Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:57 pm

    Behrami lavdëron trajnerin Zola

    Mesfushori kosovar, Valon Behrami, i cili aktivizohet në Premierligë tek West Ham United, ia ka atribuuar rikthimin pozitiv të formës së ekipit trajnerit Gianfranco Zola.
    “Të gjithë po luftojmë së bashku për t’u përmirësuar çdo ditë, dhe ky është sekreti ynë”, ka thënë Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës.

    “Kur kemi humbur katër ndeshje radhazi, menaxheri ishte gjithmonë pozitiv, duke qeshur me ekipin, andaj kur shkonim në stërvitje kënaqeshim duke punuar edhe më shumë. Kjo ju bën edhe më të fortë dhe tash vetëm duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka shtuar Behrami.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:58 pm

    Liverpooli interesohet për Saviolën

    Liverpool raportohet se është duke bërë plane për të transferuar sulmuesin e Real Madridit, Javier Saviola.
    Siç shkruan Daily Mail, të kuqtë do të tentojnë ta marrin sulmuesin argjentinas si huazim deri në fund të sezonit, para se ky afat transferimi të mbyllet sot.

    Saviola tashmë ka refuzuar një ofertë për të kaluar në Premierligë, saktësisht tek Portsmouth.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:58 pm

    Liverpool pranon ofertën e Tottenham për Keane?

    Sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Keane, është në rrugë për t’u rikthyer tek ish-klubi i tij Tottenham gjatë ditës së sotme.
    Daily Mail shkruan se Tottenhami ka ofruar 15 milionë funte për Keane, të cilën Liverpooli e ka pranuar dhe pritet që sulmuesi irlandez të nënshkruajë sot për ish-klubin e tij.

    Vetëm gjashtë muaj pas transferimin në kahen e kundërt, për 20.3 milionë euro, sulmuesi u la jashtë ekipit të Liverpoolit në fitoren e djeshme 2-0 ndaj Chelseat në Anfield. Nëse transferon Keane-n, Tottenhami do të fitojë 5.3 milionë funte nga ky rikthim.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:58 pm

    Adriano: Mourinho më ka shpëtuar karrierën

    Sulmuesi brazilian, Adriano, thotë se ai është shumë falënderues për trajnerin e Interit, Jose Mourinho, për përkrahjen e tij.
    “Ne kurrë nuk kemi pasur kundërthënie. Kemi biseduar dhe i kam pranuar gabimet e mia. Ai e ka kuptuar dhe më ka shpëtuar karrierën time”, ka thënë Adriano

    “Ne kemi një raport të shkëlqyeshëm pasi ai është një trajner i madh dhe i trajton të gjithë baras. Ai vërtetë është ‘Special’,”, ka shtuar braziliani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:59 pm

    Dështojnë negociatat për kalimin e Arshavin në Arsenal

    Agjenti i Andrei Arshavin, Dennis Lacher, ka pohuar se negociatat me Arsenalin janë ndërprerë dhe futbollisti nuk do ta veshë fanellën e topçinjve.
    Tifozët e Arsenalit gjatë gjithë afatit kalimtar shpresuan se më në fund do të kishte një përforcim serioz të ekipit, megjithatë kjo sërish nuk ka ndodhur.

    Arshavin mbrëmë ka udhëtuar në negociata përfundimtare me Arsenalin, por nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit.

    Besohet se drejtuesit e Arsenalit nuk i kanë pranuar kërkesat personale të Arshavin, pas të cilës ka dështuar edhe transferimi. Edhe vetë agjenti i Arshavin, Dennis Lachter, e ka pohuar për Times se negociatat kanë dështuar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:59 pm

    Everton nënshkruan me Jo

    Everton ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn pёr tё marrё shërbimet e sulmuesit brazilian Jo, si huazim deri nё fund tё sezonit.
    21-vjeçari arriti nё City gjatё verёs sё kaluar nga CSKA Moska, pёr njё shumё prej 18 milionё eurosh.

    Megjithatё, Jo nuk arriti tё lёrё gjurmё nё Angli dhe ishte startues vetëm nё gjashtё ndeshje nё ligё, ndërsa tri golat e fundit pёr Cityn i shёnoi nё shtator.

    Trajneri i Evertonit, David Moise, kërkonte njё sulmues pёr tё njё periudhё tё shkurtër pёr shkak tё gjendjes sё vështirё financiare dhe pёr shkak tё lëndimeve nё klub dhe duket se Jo mund tё jetё zgjidhja e duhur.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:59 pm

    Ferguson - ikona mё e madhe e United

    Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё ‘shpallur’ si ikona mё e madhe e kampionit tё Premierligёs, Manchester United.
    Skocezi i ka mposhtur dy yjet e klubit, Eric Cantona dhe Roy Keane nё klasifikimin zyrtar tё revistës sё Djajve tё Kuq, “Inside United”.

    Klasifikimi ka pёrfshirё periudhën qё kur ёshtё krijuar Premierliga, nё vitin 1992, deri mё sot.

    Gjatё kësaj periudhe, nёn drejtimin e Ferguson, United ka fituar 10 tituj nё Angli. Sezonin e kaluar ai arriti t'i fitojë Premierligën si dhe Ligёn e Kampionёve, ndërsa pёr momentin ekipi kryeson Premierligёn.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:59 pm

    Chelsea transferon Quaresman

    Anёsori portugez i Interit, Ricardo Quaresma, ka kaluar sot nё radhёt e Chelseat nё formё huazimi, pak para mbylljes sё afatit kalimtar dimëror.
    Quaresma nuk arriti tё shkëlqejё me nerazurёt pas transferimit gjatё verёs sё kaluar, dhe Interi vendosi ta huazojё atё pёr tё rikthyer formёn e duhur.

    Portugezi ditё mё parё u la edhe jashtë pёrbёrjes sё 25 futbollistёve tё Interit qё do tё kenё tё drejtё tё luajnë nё Ligёn e Kampionёve.

    Njё opsion tjetër i Interit ishte qё ai tё shkëmbehet me Jermaine Jenas dhe tё kalojё nё Totenham, por nuk u arrit deri tek njё marrëveshje e tillё.

    Supozohet se Chelsea ka mundësi tё blejё portugezin nё fund tё sezonit, pёr njё shumё prej 15 milionё eurosh.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:59 pm

    Konfirmohet transferimi i Arshavin nё Arsenal!

    Sulmuesi rus Andrei Arshavin raportohet se mё nё fund ka arritur tё nënshkruajё kontratё me topçinjtë e Londrёs, bёn tё ditur agjencia e lajmeve AFP.
    Rusi, i cili do tё mbajё numrin 13, ka nënshkruar kontratё katërvjeçare me Arsenalin, e cila do ta mbajё atё nё Londёr deri nё vitin 2012, pёr njё shumё qё raportohet tё jetё rreth 12 milionё funte.

    Kjo shumё ёshtё dukshëm mё e vogël se ajo prej 20 milionё euro, sa besohet tё ketë kërkuar Zenit nga klubi anglez.

    Mё herët gjatё ditës nga Emirates erdhën informacione se negociatat kishin dёshtuar, por duket se marrëveshja ёshtё arritur nё minutat e fundit tё afatit kalimtar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:00 pm

    Premerligё: 180 milionё funte transferime

    Klubet e Premierligёs kanё harxhuar njё shumё rekorde gjatё afatit kalimtar tё janarit, e cila raportohet tё jetё afro 178 milionё funte.
    Klubi qё ka harxhuar mё sё shumti para ёshtё Manchester City, qё ka nxjerrё nga arka plot 51 milionё funte, ndërsa nё vendin e dytё qëndron menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, qё ka paguar 44 milionё.

    Nё shumёn e Tottenham përfshihet edhe transferimi i fundit, ai i Robbie Keane, qё rikthehet tek ish-klubi i tij pas gjashtё muaj tё dёshtuar nё Liverpool, pёr njё shumё prej 12 milionё eurosh, e cila mund tё rritet nё 15 milionё nё varësi tё suksesit tё lojtarit.

    Edhe Arsenali ka kontribuar nё ngritjen e kësaj shume duke transferuar yllin e Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, pёr njё shumё qё thuhet tё jetё nga 12-15 milionё funte.

    Ndёr klubet qё kanё harxhuar mё sё paku, Chelsea ka qenё mё dorёshtrёnguar. Blutё e Londrёs kanё harxhuar vetëm gjysmё milioni euro pёr tё transferuar Gokhan Tore nga Bayer Leverkusen.

    Harxhimet e Premirligёs nё vitet e fundit:
    Janar 2009: 178 milionё
    Janar 2008: 146 milionё
    Janar 2007: 63 milionё
    Janar 2006: 70 milionё
    Janar 2005: 50 milionё
    Janar 2004: 50 milionё
    Janar 2003: 35 milionё.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:00 pm

    Ashley Cole: Chelsea është viktima

    Pas derbit të vikendit kundër Liverpoolit, në të cilën ndeshje Chelsea u mposht në Anfield me rezultat 2-0, Ashley Cole thotë se referët janë kundër bluve.
    Në këtë ndeshje, Frank Lampard u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjen në Xabi Alonson pas një ore lojë, edhe pse xhirimet treguan se reagimi i mesfushorit anglez nuk ishte aq serioz.

    Ashley mendon se gjyqtarët janë kundër Chelseat dhe përmend një incident të ngjashëm në Stamford Bridge, kur Alan Hutton doli i pandëshkuar pas ndërhyrjes së egër ndaj Shaun Wright-Phillips në sezonin e kaluar.

    “Të gjithë kanë parë çfarë pati ndodhur me Shaun Wright-Phillips dhe askush nuk u ndëshkua për atë. Ne bëjmë një ndërhyrje të vogël dhe pranojmë kartonë të verdhë ose të kuq”, ka thënë Cole.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:00 pm

    Bayern nënshkruan m e Tymoshchuk

    Bayern Munich ka nënshkruar marrëveshje me mesfushori e Zenit St. Petersburg, Anatoliy Tymoshchuk, i cili do të luajë në kampionatin gjerman që nga sezoni i ardhshëm.
    Gazeta gjermane Bild shkroi të dielën se ishte arritur marrëveshje me ukrainasin, ndërsa dje edhe menaxheri gjeneral i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka pohuar se ai pas disa muajsh do t’i bashkohet kampionit të Gjermanisë.

    “Pranoj se do të kemi një lojtar të ri këtu në Munich që nga 1 korriku. Kemi arritur marrëveshje me lojtarin por jo edhe me Zenit St. Petersburg, sa i takon datës. Ende është në pikëpyetje nëse ai mund të vijë tek ne në prill apo në korrik.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:00 pm

    Scolari nuk ndjehet nën presion

    Shpresat e bluve për të fituar titullin kanë pësuar edhe një goditje pas humbjes së fundit ndaj Liverpoolit, por trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari mbetet i pashqetësuar.
    Rezultati i fundit nxiti shumë spekulime rreth të ardhmes së Luiz Felipe Scolarit si menaxher i Chelseat. Por braziliani nuk ka frikë nga e ardhmja e tij në Stamford Bridge dhe ka hedhur poshtë rëndësinë e humbjes në Anfield.

    “Nuk ndjehem nën presion. Kjo nuk është problem në jetën time. Qesh kur fitoj, por ndonjëherë humbasim”, ka thënë Scolari.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:01 pm

    A: Kobe shpërthen me 61 pikë

    Kobe Bryant ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 61 sosh, po thuajse gjysmën e pikëve të Los Angeles Lakers në fitoren prej 126-117 në udhëtim tek New York Knicks.
    Numri i pikëve ishte më i larti nga një lojtar i NBA-së këtë sezon, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 60 pikësh të shënuar po në Madison Square Garden nga ish-lojtari i Knicks, Bernard King.

    Bryant po ashtu ka tejkaluar rekordin e Michael Jordan për pikët më të larta nga një lojtar kundërshtar në Medison Square. Jordan kishte shënuar 55 pikë në këtë fushë në vitin 1995 me Chicago Bulls-in.

    Shifra më e lartë e shënuar nga Bryant mbetet ajo e 81 pikëve në ndeshjen kundër Toronto Raptors në vitin 2006.

    Pau Gasol, kontribuoi me 31 pikë dhe 14 kërcime për Lakers. Al Harrington udhëhoqi tek Knicks me 24 pikë, David Lee shënoi 22 pikë dhe 12 kërcime ndërsa Wilson Chandler 20 pikë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:01 pm

    Gilardino lavdëron Mutun

    Alberto Gilardino ka lavdëruar shokun e tij të sulmit, Adrian Mutu, për dygolëshit të shënuar kundër Bolognas në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 të Fiorentinës në fushë të Bolognas.
    Pas dygolëshit të Adrian Mutu në pjesën e parë, Gilardino në minutën e fundit të pjesës së dytë shënoi golin e tretë në ndeshje dhe të 13-tin në Serie A këtë sezon, duke i dhënë fund mungesës njëmujore të golave.

    “Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte një fitore e madhe. Ky ishte një gol që më mungonte”, ka thënë Gilardinho pas ndeshjes.

    “Mutu? Prisja nga ai të shënojë. Adrian na ka dhënë neve një shtytje të fuqishme, kur shënoi për 2-0”, ka shtuar italiani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:01 pm

    Torres: Përmirësohem nga dita në ditë

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, beson se forma e tij fizike është duke u përmirësua nga dita në ditë.
    Pas ardhjes nga Atletico Madrid, Torres pati një sezon të parë fantastik me Liverpoolin, por këtë sezon ai është shoqëruar nga lëndimet dhe ende nuk ka treguar formën e tij më të mirë.

    Por kundër Chelseat, ku shënoi dy golat e fitores së Liverpoolit, ai tregoi se ka nevojë për pak hapësirë për të treguar sa i rrezikshëm është.

    “Ky është një sezon i pazakonshëm për mua, pasi kurrë nuk kam pasur lëndime më herët dhe tash kam tre në seri. Kjo do të thotë se nuk jam ndjerë gjithmonë 100% i gatshëm, por tash ndjehem shumë më mirë, çdo ditë përmirësohem”, ka thënë Torres.

    “Gara për titullin është e gjatë. E dimë se Manchester United është në krye të tabelës për momentin, por do të luftojmë për këtë deri në fund”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:01 pm

    Advocaat: Arshavin do të jetë sensacion

    Trajneri i Zenit St Petersburg, holandezi Dick Advocaat, thotë se Andrei Arshavin do jetë sensacioni i Premierligës.
    Sot pritet të përfundojë edhe zyrtarisht transferimi i sulmuesit rus në Arsenal, pasi mbrëmë ai i përcaktoi edhe kushtet personale me topçinjtë dhe i kaloi testet mjekësore.

    “Arsenali ende nuk e din se sa futbollist i mirë është Arshavin. Ai do të jetë sensacion. Arshavin vlen më tepër se shuma që ata paguan”, ka thënë Advocaat.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:01 pm

    Redknapp i kënaqur nga përforcimet e reja

    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai është i lumtur nga përforcimet e reja të cilat kanë arritur në afatin kalimtar dimëror.
    Robbie Keane mbrëmë e kompletoi rikthimin nga Liverpooli tek ish-klubi i tij, për një shumë që thuhet të jetë 12 milionë funte. Krahas Robbie Keane, Tottenham këtë afat kalimtar e ka angazhuar edhe katër lojtarë të tjerë Jermaine Defoe, Carlo Cudicinin, Pascal Chimbonda dhe Wilson Palacios.

    “Lëndimi i Jermaine është një goditje serioze për ne, ai filloi mirë dhe shënoi tri gola. Ai sigurisht se do të arrinte edhe shumë të tjerë deri në fund të sezonit, andaj kishim nevojë për një zëvendësues dhe nuk mund të gjenim një më të mirë se Robbie Keane”, ka deklaruar Redknapp për Sky Sports.

    “Jemi të kënaqur nga rikthimi i tij. Por jemi të kënaqur edhe me Cudicinin dhe Palacios. Ata janë përforcime të shkëlqyeshme dhe unë jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë”, ka përfunduar trajneri i Tottenhamit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:02 pm

    Cech: Duhet të fillojmë të fitojmë

    Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i bindur se fati i Premierligës tashmë nuk është në duart e tyre, por ai mendon se ekipi duhet të fillojë të fitojë.
    “Nëse bëhet fjalë për koncentrim ose jo nuk e di, por duhet t’i japim fund kësaj. Në fillim të sezonit në shumë ndeshje nuk pranuam gola, pastaj që nga dhjetori gjërat u ndryshuan”, ka thënë Cech.

    “Mund të luani një ndeshje të shkëlqyeshme, por t’i lejoni kundërshtarit të shënojë. Kjo edhe na ndodh dhe na përkeqëson gjërat”.

    “Gjithë çfarë duhet të bëjmë është të fitojmë, dhe nëse Liverpooli dhe United humbin pikë, ne do të mund t’u afrohemi. Kjo është e vetmja rrugë për ne”, ka shtuar portieri çek.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:02 pm

    Dinho sërish në planet e Cityt

    Braziliani i Milanit, Ronaldinho, është kthyer sërish në planet e Manchester Cityt, ndërsa situata aktuale e tij te Rossonerët mund të bëjë që ish-numri dhjetë i Barcës të ndërrojë sërish ambient.
    Ronaldinho pati një fillim të mbarë të sezonit që nga transferimi nga Barcelona, mirëpo kohëve të fundit ai është duke e nxehur stolin, pasi që Carlo Ancelotti preferon të luajë me treshen David Beckham, Clarence Seedorf dhe Kaka.

    Trajneri i Rossonerëve shpesh e ka përsëritur se Ronaldinho është pjesë e rëndësishme e skuadrës, mirëpo për momentin braziliani është ‘jashtë’ skuadre.

    Sipas “Telelombardia”, Manchester City mund të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar veror, për ta joshur drejt Premier Ligës ish-lojtarin më të mirë në botë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:02 pm

    Maldini: Do të luaj edhe njëherë për Italinë

    Mbrojtësi legjendar i Milanit dhe Italisë, Paolo Maldini, u ka premtuar miliona fansave të tij se do ta vesh fanellën e Përfaqësueses Azzure edhe njëherë, para se të pensionohet si futbollist.
    Tifozë të shumtë të Maldinit kanë kërkuar që legjenda italiane ta vesh edhe njëherë fanellën e përfaqësueses së Italisë para se ta mbyll karrierën si futbollist, ndërkaq mbrojtësit të Milanit i ka pëlqyer kjo ide.

    “Ta vesh edhe njëherë fanellën e Italisë do të ishte kënaqësi për mua. Nuk do të ishte një rikthim në ekipin kombëtar, por moment i shkëlqyer për ta festuar karrierën time të gjatë me Italinë. Prandaj do të isha i ngazëllyer ta bëj këtë gjë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel".
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 1:02 pm

    Zyrtare: Andrei Arshavin lojtar i Arsenalit

    Më në fund është zyrtarizuar transferimi i Andrei Arshavin nga Zenit St. Petersburgu tek Arsenali për një vlerë prej 17 milionë funtesh.
    Skuadra e Arsenalit ka konfirmuar të martën që mesfushori rus Andrey Arshavin u është bashkuar Topçinjve nga skuadra e Zenit St. Petersburgut.

    “Jemi të ngazëllyer që e kemi transferuar Andrey Arshavinin. Ai është një lojtar të cilin e kam admiruar qe një kohë të gjatë. Ai është një lojtar i gjithanshëm me përvojë të madhe, i cili do t’ia shtojë kualitetin skuadrës sonë”, ka thënë trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger.

    Ndërsa pas kompletimit të transferimit të tij në Londër, në një intervistë për “Sky Sports News”, 27 vjeçari u shpreh para tifozëve të shumtë të cilin thërrisnin emrin e tij: “Jam i befasuar që shoh kaq shumë tifozë, të cilët i falënderoj shumë. Jam i kënaqur që jam këtu. Tash jam bërë një topçi. Dhe prandaj jam shumë i lumtur”.

    Andrei Arshavin do të mbajë fanellën me numrin 23.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:47 am

    Quaresma: Do të tregoj vlerat e mia

    I porsa transferuari te Chelsea, Ricardo Quaresma, është i uritur për t’i treguar vlerat e tij me Blutë dhe thotë se dështimi i tij tek Inter është pasojë e mungesës së minutazhit të lojës.

    Quaresma është konsideruar si njëri nga transferët më të dështuar në Serie A, dhe njëherit nuk është pëlqyer nga tifozët e Interit, kështu që kalimi i tij në formë huazimi te Chelsea më shumë e ka gëzuar portugezin.

    “Në të gjitha skuadrat për të cilat kam luajtur, jam munduar që të jap më të mirën nga vetja. Tash që jam në Ligën Premier do të mundohem të tregoj çfarë mund të bëj”.

    “Tek Inter nuk kam pasur mundësi që ta dëshmoj veten. Këtu do të dëshmoj se jam lojtari i duhur për Chelsean”, ka thënë Quaresma, i cili e ka falënderuar Scolarin, i cili e ka kërkuar atë në skuadër.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:47 am

    Ranieri: Kupa e Italisë e rëndësishme sikur garat tjera

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se skuadra e tij është e vendosur që të vazhdojë më tutje në garën për ta fituar Kupën e Italisë.

    Juventusi dhe Napoli takohen të mërkurën në Torino për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Coppa Italia, ndërsa fituesi i këtij takimi do të përballet me Lazion në gjysmëfinale.

    “Kupa e Italisë ka një rëndësi të ngjashme sikurse edhe kompeticionet tjera. Ne dëshirojmë të japim më të mirën në të gjitha frontet”.

    “Shpresoj të luajmë mirë kundër Napolit dhe të shënojmë fitore”, është cituar Ranieri nga “Tuttomercatoweb”.

    Në këtë ndeshje do të mungojnë Giorgio Chiellini dhe Cristiano Zanetti për shkaka të lëndimeve, ndërsa në dyshim për lojë është edhe Gianluigi Buffon.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:48 am

    Obinna nuk largohet nga Inter

    Agjenti i sulmuesit nigerian Victor Obinnas ka deklaruar se klienti i tij nuk e ka në plan të largohet nga skuadra e Interit gjatë periudhës kalimtare dimërore.

    Gjatë janarit është spekuluar se nigeriani do të largohet nga zikaltrit në këtë afat kalimtar, mirëpo siç duket 21-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Giusepe Meazza.

    “Klienti im nuk ka menduar kurrë për largimin nga Inter. Ai dëshiron që te kjo skuadër t’i ofrohet mundësia për ta dëshmuar veten”.

    “Gjatë pjesës së mbetur të sezonit ai do të luftojë për t’i bindur zikaltrit se ia vlen të luajë për ta edhe në të ardhmen”, ka thënë për TMW agjenti i Obinnas, Patrick Bastianelli.

    Dy skuadrat më të interesuara për të fituar shërbimet e Obinnas janë Torino dhe Betis
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:48 am

    Rooney mund të kthehet kundër West Hamit

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka filluar të bëjë trajnim të plotë dhe planifikon të rikthehet në ndeshjen e fundjavës kundër West Ham United.

    Sipas “The Sun”, 23-vjeçari është në fazën përfundimtare të rikuperimit dhe tashmë po mban seanca të plota stërvitore.

    Sulmuesi anglez nuk ka luajtur që nga ndeshja kundër Wigan Athletic më 14 janar kur pësoi një lëndim, prandaj Sir Alex Ferguson ka vendosur që ta inkuadrojë në lojë vetëm atëherë kur ai të rikuperohet plotësisht.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Feb 04, 2009 6:31 am

    Totti dhe Perrotta nisin bisedimet për kontratat
    Dy nga lojtarët kryesorë të Romës, Francesco Totti dhe Simone Perrotta, kanë filluar bisedimet për vazhdimin e kontratave, pasi që kontratat aktuale të tyre përfundojnë në qershor te vitit 2010.

    Sipas “Corriere dello Sport”, simboli i Romës, Francesco Totti, dhe mesfushori italian, Simone Perrotta, sapo kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratave me skuadrën kryeqytetase.

    ‘Er Pupone’ dëshiron që kontrata e re e tij të jetë valide deri në vitin 2014, mirëpo Roma dëshiron t’ia zgjat vetëm edhe dy vjet kontratën e tij aktuale, në të cilën Totti do të mbajë të drejtat e reklamave, ndërsa paga e tij do të mbetet e njëjtë, gjashtë milionë euro në sezon.

    “Corriere dello Sport” njofton se mbrojtësi brazilian Juan dhe mesfushori italian Alberto Aquilani pritet që shumë shpejt të nënshkruajnë vazhdimin e kontratave, derisa e vetmja çështje për t’u zgjidhur mbetet kohëzgjatja e kontratës së Tottit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Feb 04, 2009 6:31 am

    Capello: Maldini, Del Piero dhe Raul janë simbole të futbollit
    Trajneri i përfaqësueses së Anglisë, Fabio Capello, i ka lëvduar tre nga lojtarët më të mirë në botë, Paolo Maldinin, Alessandro Del Pieron dhe Raulin duke i përshkruar ata si simbole të futbollit botëror.

    Tre këta lojtarë kanë disa ngjashmëri: gjatë karrierës së tyre profesionale ata kanë luajtur vetëm për klubet e tyre aktuale, secili prej tyre është shndërruar në një legjendë te skuadra përkatëse dhe që të tre kanë fituar një mori titujsh me skuadrat e tyre, si edhe çmimesh personale.

    Kapiteni i Juventusit, Del Piero, dhe kapiteni i Real Madridit, Raul, janë golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në skuadrat e tyre, ndërsa kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, konsiderohet si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

    "Maldini, Del Piero dhe Raul janë simbole të futbollit botëror”, është shprehur për “Marca” ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Feb 04, 2009 6:32 am

    Keane bëhet kapiten
    Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, nuk ka menduar dy herë për t’ia dhënë shiritin e kapitenit lojtarit të kthyer nga Liverpooli, Robbie Keane.

    “Mendoj se rikthimi i Robbiet dhe caktimi i tij si kapiten do të jetë një shtytje për skuadrën. Ai mund të japë shumë për skuadrën. Ai është një lider dhe ka personalitet për të qenë kapiten i Tottenhamit”, ka thënë Redknapp për “Daily Mail”.

    Robbie Keane u kthye te skuadra e Tottenhamit pas gjashtë muajsh qëndrimi në Anfield, ku nuk arriti të tregojë kualitetet e tija, pavarësisht e Liverpooli ishte klubi i ëndrrave të tij.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Feb 04, 2009 6:32 am

    Cambiasso vazhdon kontratën
    Numri i sotëm i gazetës italiane "Corriere dello Sport" njofton se Esteban Cambiasso është shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me Interin dhe kjo pritet të ndodhë në javët e ardhshme.

    Kontrata aktuale e argjentinasit me zikaltrit skadon në qershor të vitit 2010, ndërkohë që pritet vazhdimi i saj deri në qershor të vitit 2013.

    Cambiasso është transferuar te Nerazzurët në vitin 2004 nga Reali i Madridit. Ai ka zhvilluar më shumë se 100 ndeshje për Interin, duke fituar tre Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe tre Super Kupa të Italisë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:42 pm

    Milito afër Juventusit

    Juventusi është duke i shfrytëzuar raportet e mira që i ka me Genoan, për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Diego Milito, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro.

    Milito ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon që nga transferimi nga Zaragoza, duke arritur të shënojë 14 gola, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A deri më tani, Marco Di Vaio.

    Edhe Interi është i interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas, mirëpo Bianconerët i kanë mundësitë më të mëdha falë marrëdhënieve të mira me klubin e tij.

    Faqja Leggo.it njofton se bardhezinjtë janë duke menduar për shitjen e njërit nga sulmuesit, Vincenzo Iaquinta ose David Trezeguet, për të grumbulluar paratë e nevojshme dhe për t’ia siguruar një vend sulmuesit të Genoas.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:42 pm

    Tevez kryeson listën e Mourinhos

    Mësohet se skuadra e Interit është favorite për ta transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Carlos Tevez.

    Në verë përfundon kontrata e Tevez me kampionët e Ligës Premier, e cila është nënshkruar nga Djajtë e Kuq dhe pronarët e tij, Media Sports Investment, dhe sipas të gjitha gjasave argjentinasi do të largohet nga Old Trafford pas skadimit të kontratës.

    Sportmediaset njofton se sulmuesi ka refuzuar disa oferta nga Sir Alex Ferguson, sepse dëshiron të largohet nga United dhe dëshiron të luajë në një skuadër ku do të jetë sulmuesi kryesor.

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e dëshiron Tevezin te zikaltrit, ndërsa presidenti Massimo Moratti e ka dëshiruar atë që nga koha kur luante për West Hamin.

    Nerazzurët e konsideroj Tevezin se partner kryesor të Zlatan Ibrahimovicit në sulm, ndërkohë që sulmuesit tjerë të Interit, Mario Balotelli, Julio Cruz, Adriano dhe Hernan Crespo, nuk e kënaqin trajnerin e tyre.

    Inter duhet të konkurrojë me Manchester Cityn, Chelsean dhe Real Madridin për të fituar shërbimet e Carlos Tevez.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:43 pm

    Gerrard mund të mungojë kundër Realit

    Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrad, ka dëmtuar tejzat e gjurit, kështu që ai nuk do të mund të luaj në tre javët e ardhshme.

    “Sky Sports News” njofton se përveç disa ndeshjeve të rëndësishme ku nuk do të mund të paraqitet mesfushori anglez, ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Bernabeu.

    Gerrard nuk do të paraqitet në përballjen e fundjavës kundër Portsmouthit, pastaj në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Spanjës, po ashtu do të mungojë kundër Manchester Cityt, ndërkohë që mjekët do të bëjnë gjithçka që ai të kthehet për përballjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Realit
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:43 pm

    Capello: Messi më i mirë se Ronaldo dhe Robben

    Fabio Capello thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin dhe është lojtari i dytë argjentinas pas Maradonës, i cili do të marrë statusin e legjendës.

    Trajneri i Anglisë ka shprehur admirimin e tij për superyllin e Barcelonës, duke thënë se ai është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo apo Arjen Robben.

    “Ai mund të bëjë gjëra të mahnitshme dhe është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është pasuesi i Maradonës”.

    “Ronaldo dhe Robben janë lojtarë shumë të mirë, mirëpo askush në botë nuk e ka talentin e Messit”, ka thënë Capello për “Sport”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:43 pm

    Dinamo e Zagrebit në Prishtinë për Ditën e Pavarësisë

    Më 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës skuadra e Dinamos së Zagrebit do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Prishtinë përballë Trepçës 89, njofton "Sportske Novosti".

    Kërkesën për këtë ndeshje e ka bërë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërsa skuadra nga Zagrebi e ka pranuar me kënaqësi.

    Është e qartë që kjo ndeshje sportive do të nxit edhe konotacione politike, mirëpo anëtari i bordit për komunikim me media, Sinisha Jagodiq, u ka thënë gazetarëve se “kjo nuk ka të bëjë me politikën” dhe se “Dinamo udhëton për në Prishtinë në mision paqeje”.

    Ndërkohë, i pyetur për këtë ndeshje miqësore, ish-portieri kroat, aktualisht menaxher te Dinamo, Marijan Vlak, ka thënë: “Është mirë që Dinamo do të paraqitet në Kosove, pasi që kjo do të ndikojë pozitivisht, jo vetëm atje, por edhe në Zagreb ku jetojnë shumë shqiptarë. Nuk e kuptoj shumë politikën, mirëpo gjithmonë më ka pëlqyer të luaj në Prishtinë, sepse atje ka pasur shumë tifozë të Dinamos”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:44 pm

    Moratti: Interi mund t’i fitojë tre trofe

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka aq besim të madh te trajneri i skuadrës së tij, Jose Mourinho, nga i cili pret t’i fitojë tre trofe: Scudetton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

    “Kemi pasur sukses në të gjitha frontet dhe do ta japim më të mirën nga vetja në secilën ndeshje”.

    “Objektivi ynë kryesor mbetet Scudetto, prandaj duhet të vazhdojmë të luajmë mirë në Serie A”.

    “Ndërkaq, Liga e Kampionëve do të ishte diçka e veçantë për tifozët, të cilët janë duke e pritur qe shumë vite”.

    “Mourinho ka arritur t’i menaxhojë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme deri më tani. Ai është i përgatitur mirë dhe jam i sigurt që puna e tij do të shpërblehet”, ka thënë Moratti për faqen zyrtare të klubit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:44 pm

    Tevez të qëndrojë te United?

    Përkundër spekulimeve të mëhershme, sipas të cilave sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ishte afër Interit, mediat britanike njoftojnë se Djajtë e Kuq ia kanë bërë një ofertë të re.

    Kampionët anglezë kanë vendosur ta sigurojnë të ardhmen e argjentinasit, të cilit do t’i ofrojnë një kontratë trevjeçare me vlerë prej 11.7 milionë funtesh (75.000 funte në javë).

    Sipas “The Daily Mirror”, pas takimit ndërmjet menaxherit Sir Alex Ferguson dhe përfaqësuesit të lojtarit, Kia Joorabchian, duket se argjentinasi do të qëndrojë në Old Trafford, ndërkaq pronarët e tij do të përfitojnë afër 30 milionë funte.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:45 pm

    Fitore komforte e Barcelonës

    Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma kundër Real Mallorcas.

    Takimi i parë gjysmëfinal ndërmjet Barcelonës dhe Mallorcës në kuadër të Kupës së Mbretit i zhvilluar në Camp Nou i takoi skuadrës vendase.

    Blaugranët shënuan dy herë në rrjetin portierit mysafir Lux. Thierry Henry krijoi epërsinë në pjesën e parë (35’) pasi pranoi një krosim nga Bojan Krkic, ndërsa Rafael Marquez dyfishoi në pjesën e dytë (73’) nga një gjuajtje e lirë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:45 pm

    Redknapp ka frikё nga Arsenali

    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai ka frikё nga ekipi jo nё formё Arsenali, qё ёshtё i aftё tё bёjё gjithçka.

    Para ndeshjes sё tё dielës nё White Hart Lane, Redknapp ka pranuar se topçinjtë e Arsene Wengerit nuk luajnë aq mirё si zakonisht, por ёshtё gabim tё nënçmohet njё ekip aq i fortё.

    “Nuk ka gjasa qё Arsenali tё jetё nё krizё. Ai ёshtё njё klub fantastik dhe ka bёrё njё nënshkrim tё madh me Andrei Arshavin. Arsene Wenger ёshtё njё top-menaxher dhe ka bёrё njё punё tё pabesueshme atje”, ka thanё Redknapp.

    “Por sigurisht se do tё ketë njё shtytje tё madhe nё klub, nёse ne mposhtim Arsenalin tё dielën. Gjithmonё ka pasur ndeshje tё mёdha kundër topçinjve. Pёr momentin rekordi i tyre tregon se ata nuk luajnë mirё, siç luanin sezonin e kaluar. Megjithatё atje ende ka lojtarё fantastik, dhe do tё jetё njё ndeshje e vёshtirё”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:45 pm

    NBA: Lakers i japin fund edhe njё serie fitoresh tё Celtics

    Gjuajtjet e lira tё Lamar Odom, 16 sekonda para fundit tё ndeshjes, kanё ndihmuar ekipin e Los Angeles Lakers t’i japin fund serisё sё suksesshme tё Boston Celtics pёr tё dytёn herё kёtё sezon.

    Lakers mposhtёn Celtics me rezultat 110-109 nё Boston Garden, qё ёshtё fitorja e dytё kёtё sezon ndaj kampionit tё NBA-sё, nga i cili sezonin e kaluar u mposhtёn nё gjashtё ndeshje nё play-off.

    Kobe Bryant shёnoi 26 pikё dhe 10 kёrcime dhe Odom shёnoi 20 pikё pёr Lakers, tё cilёt shënuan fitoren e 40-tё tё sezonit, përkundёr nёntё humbjeve.

    Ray Allen shёnoi 22 pikё pёr Boston Celtics, qё vazhdon tё mbetet me 41 fitore, ndërsa e çon nё 10 numrin e humbjeve.

    Lakers po ashtu i dhanë fund serisё prej 19 fitoreve radhazi tё Celtics nё Ditёn e Krishtlindjeve nё Los Angeles. Kёsaj here seria e fitoreve e kampionit ishte 12.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:46 pm

    Benitez shpreson nё fitore edhe pa Gerrard

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, shpreson se Liverpooli do tё qëndrojё nё garё pёr titullin e Premierligёs edhe pa tё lënduarin Steven Gerrard.

    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do tё jetё jashtë fushe pёr tri javё, pas lëndimit qё morri nё ndeshjen kundër Evertonit.

    Gerrard nuk do tё luajё nё ndeshjen e nesërme kundër Portsmouth nё Fraton Park, si edhe nё disa ndeshje tё ardhshme, ndoshta edhe nё pёrballjen e parё ndaj Real Madridit nё Ligёn e Kampionёve.

    “Ai ёshtё njё futbollist i rёndёsishёm pёr ne. Gjithmonё ёshtё vështirё tё luhet pa tё. Nuk mundёm t’i ndryshojmë gjёrat, andaj mё mirё ёshtё tё koncentrohemi nё ndeshjen e radhёs”, ka thёnё Benitez.

    “Jemi jashtë kupës andaj ndoshta do tё kemi mё shumё kohё dhe do jemi mё tё përgatitur pёr ndeshjen e Ligёs sё Kampionёve dhe Premierligёs. Jemi nё njё pozitё tё mirё dhe duhet ta fitojmë Portsmouthin dhe tё vazhdojmë mё tej”, ka deklaruar Benitez.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:46 pm

    Lippi i impresionuar nga Santon

    Pёrzgjedhёsi i kombёtares italiane, Marcelo Lippi, beson se mbrojtësin e ri tё Interit, Davide Santon, e pret njё e ardhshme e ndritur me kombëtaren.

    18-vjeçari ёshtё njё freski nё mbrojtjen e Interit. Santon e shfrytëzoi rastin qё i dha Mourinho dhe shkëlqeu duke u vërejtur edhe nga Marcelo Lippi.

    “Duhet tё them se nuk e dija Santon para debutimit tё tij para disa javës. Hera e parё qё e kam vёrejtur ishte kur ai luajti pёr Interin nё Kupёn e Italisё kundër Romёs dhe isha i befasuar”, ka thёnё Lippi pёr Sky Sport Italia.

    “Sipas meje, Santon ka tё gjithё potencialin qё ёshtё i nevojshëm pёr tё qenё njё lojtar i madh dhe sigurisht se do tё ketë rast tё luajё edhe pёr Italinё njё ditё”, ka shtuar italiani.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:46 pm

    Mirko Vucinic: Roma ёshtё shtëpia ime

    Sulmuesi malazias, Mirko Vucinic, ka zbuluar se ai ёshtё përshtatur nё mёnyrё perfekte nё Romё dhe mezi pret ndeshjen e Ligёs sё Kampionёve kundër Arsenalit.

    Sulmuesi i Romёs ёshtё nё kryeqytetin italian pёr 3 vite, por sezonin e fundit ai ёshtё bёrё pjesё e pandashme e ekipit duke gjetur rregullisht edhe rrjetën kundërshtare.

    “Mendoj se kjo ёshtё pёr faktin se kam kaluar po thuajse tre vite nё Romё. Kjo mё jep ndjenjën sikur jam nё shtёpi tash dhe e njoh ambientin, bashkёlojtarёt dhe taktikat tona”, ka thёnё Vucinic.

    “Duhet tё vazhdojmë me kёtё mёnyrё nё ligё; nuk po caktojmë qëllime pёr momentin. Duhet tё ngjitemi nё tabelё dhe pastaj do tё shohim çfarë do tё ndodhё deri nё fund tё sezonit”.

    “Sa i takon Evropёs, Arsenali ёshtё njё ekip i fuqishëm. Ata kanё shumё lojtarё tё cilёt mund ta rikthejnë ndeshje nё çfarëdo momenti, por mendoj se kjo ёshtё njё sfidё pёr ne”, ka shtuar malaziasi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:47 pm

    Guardiola: Nuk mund tё fitojmë gjithmonë 5-0

    Barcelona u mundua mjaft pёr tё siguruar njё fitore nё ndeshjen e parё gjysmёfinale tё Kupёs sё Mbretit ndaj Real Mallorcas, por Guardiola ёshtё i kënaqur me fitoren.

    “Ne jemi njerëz dhe nuk jemi aq perfekt apo aq tё mrekullueshëm sa tё fitojmë gjithmonë me rezultat 5-0. Ndonjёherё i bёjmё gjёrat mё keq. Por nё pёrgjithёsi, mendoj se po ia dalim mirё”, ka thёnё Guardiola.

    “Doja tё fitonim me diferencё prej tre golash, por jam i kënaqur. Kemi bёrё njё hap përpara pasi nuk kemi pranuar gol. Ndeshja e kthimit ende pritet tё luhet dhe Mallorca mund tё na shkaktojë probleme”, ka shtuar spanjolli.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:48 pm

    Anelka: Do tё jetё vështirё por mund ta fitojmë titullin

    Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, nuk e ka hequr ekipin e tij nga gara pёr titullin e Premierligёs, edhe pse ёshtё i vetёdijshёm se kjo do tё jetё shumё e vështirё.

    Edhe pse blutë kanё ngecur mjaft nё raport me Manchester United dhe Liverpoolin, Anelka llogarit se ata ende kanё gjasa pёr ta fituar titullin.

    “Ne nuk jemi jashtë garës pёr titullin, por do tё jetё shumё vështirё. Nuk luajmë mirё kundër ekipeve tё mёdha qё nga fillimi i sezonit. Kundёrshtarёt tanё janë po aq tё mirё sa edhe ne, por duhet tё pёrmirёsohemi nё duele dhe teknikë”, ka thёnё Anelka.

    “Duhet tё luajmë njё futboll mё tё mirё. Kundёr ekipeve tё mёdha ende nuk e kemi parё Chelsean e vërtetё”, shton francezi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:48 pm

    Adebayor kërkon mё shumё gola

    Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, pranon se ёshtё i pakënaqur me numrin golave dhe dëshiron tё shënojë mё shumë gola deri nё fund tё sezonit.

    Sulmuesi i Togos ka shёnuar 12 gola kёtё sezon, pёrfshirё edhe njё hat-trick kundër Blackburnit mё herët gjatё sezonit. Por nё shtatё ndeshjet e fundit ai ka vetëm njё gol.

    “Tё jem i sinqertë nuk jam i kënaqur pasi jam sulmues dhe kam vetëm 12 gola deri tash. E di se kam lëshuar disa raste dhe duhet tё përpiqem mё shumё, por ky ёshtё futbolli dhe nuk ekziston asnjë futbollist i cili mund tё shënojë 10 herё nga 10 raste, nuk mundet as Pele”, ka shtuar sulmuesi.

    “Pёr mua mё e rёndёsishme ёshtё tё vazhdoj tё besoj se mund edhe t’u ndihmoj bashkёlojtarёve tё mi pёr tё fituar. Pёr kёtё arsye edhe jemi kёtu dhe mendoj se pёr momentin po përballem shkёlqyeshёm me kёtё”, ka shtuar Adebayor.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:48 pm

    Ferguson: Lëndimet mund të na kushtojnë trofe

    Skuadra e Manchester Unitedit po vazhdon të ketë sukses në katër fronte, ndërsa trajneri Sir Alex Ferguson ka frikë se lëndimet mund t’u kushtojnë kampionëve në fuqi me mosfitimin e trofeve.

    Djajtë e kuq kanë arritur në finalen e Kupës së Ligës, vazhdojnë më tutje ne FA Cup, janë të parët në tabelë në Ligën Premier dhe duhet ta mposhtin Interin në Ligën e Kampionëve për të vazhduar garën.

    Sido që të jetë, Ferguson mendon se skuadra e tij ka kualitet dhe forcë për t’i fituar të gjitha këto trofe, ndërsa frika e vetme vjen nga lëndimet.

    “Duhet të kemi fat dhe duhet t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Nëse janë të gjithë në dispozicion, atëherë mund të them me plot bindje se mund t’i fitojmë të gjitha trofetë”.

    “Derisa je në një garë, kjo do të thotë se e ke mundësinë ta fitosh atë. Ne kemi arritur të luajmë mirë përkundër lëndimeve që kemi pasur”.

    “Mirëpo realisht mendoj se kemi pasur fatin t’i kompensojmë gjërat, se nëse do të kemi lëndime në të ardhmen, atëherë është vështirë t’i menaxhojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë skocezi për radion “Sirius”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:49 pm

    Reali sërish pengesë për Manchesterin

    Të enjten është raportuar se Manchester United është gati të nënshkruajë një kontratë me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez, e cila do ta lidhte atë për Old Traffordin, mirëpo sot mediat njoftojnë se Real Madridi do ta pengojë nënshkrimin e kësaj kontrate.

    Numri i të premtes i gazetës “The Daily Mirror” njofton se Los Merengues janë të gatshëm të konkurrojnë me Djajtë e Kuq për ta transferuar Tevezin në Santiago Bernabeu.

    United janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë funte (34.5 milionë euro) për shërbimet e argjentinasit, ndërkohë që pronarët e tij MSI (Media Sports Investments) kërkojnë shtesë prej 75.000 funtesh (86.000 eurosh) në javë për lojtarin.

    Mësohet se Mbretërit janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e MSI me qëllim që të kenë edhe një sulmues në skuadër.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:49 pm

    Juve ka disa mesfushorë në listë

    Skuadra e Juventusit dëshiron ta plotësojë boshllëkun në mesfushë dhe tashmë ka vënë në listë disa emra të cilët do të mund ta vishnin fanellën bardhezi në fund të këtij sezoni.

    Tre muajt e fundit janë përmendur tre emra, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e Alessio Seccos dhe zyrtarëve tjerë të Zonjës së Vjetër, këto janë: Marek Hamsik (Napoli), Riccardo Montolivo (Fiorentina) dhe Gaetano D'Agostino (Udinese).

    Bardhezinjtë e kanë më të lehtë transferimin e Gaetano D'Agostinos, i cili së fundmi ka tërhequr edhe interesimin e Romës dhe Interit. Ndërkohë që Hamsik konsiderohet hero te Napoli, dhe është vështirë për t’u larguar nga San Paolo. Derisa Viola do të bëjë gjithçka për të penguar kalimin e Montolivos te Juventusi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:50 pm

    Floccari dhe Quagliarella edhe në listën e Romës

    Skuadra e Romës dëshiron ta përforcojë sulmin para fillimit të sezonit të ardhshëm, ndërsa dy sulmuesit në formë, Sergio Floccari apo Fabio Quagliarella, janë njerëzit e duhur për kryeqytetasit.

    Sipas “Il Messaggero”, Giallorossët janë duke kërkuar një sulmues i cili do t’u bashkëngjitet në fund të këtij sezoni, ndërsa dy emra të cilët lidhen me verdhekuqtë janë 27-vjeçari i Atalantas, Floccari, dhe 26-vjeçari i Udineses, Quagliarella.

    Quagliarella, i cili kërkohet edhe nga Juventus, vlen 14 milionë euro, ndërsa Floccari është një lojtar i dëshiruar nga shumë skuadra falë formës së shkëlqyer që ka treguar në Bergamo.

    Sulmuesi i Udineses mund të largohet në qershor nga Friuli për shkak të problemeve që ka me drejtuesit e klubit, ndërkohë që Floccari po kërkon një skuadër më të madhe, dhe kjo mund të jetë pikërisht Roma. Megjithatë për të fituar shërbimet e tyre kryeqytetasit duhet ‘ta mposhtin’ Zonjën e Vjetër.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 5 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:04 pm