Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:50 pm

    Beckham do të heqë dorë nga paratë për Milanin

    Mesfushori anglez David Beckham ka aq dëshirë të qëndrojë më gjatë te Milani, saqë është i gatshëm të heqë dorë nga paratë vetëm e vetëm që të qëndrojë në San Siro.

    “Aktualisht Milani është më i rëndësishëm për mua sesa paratë, sepse në radhë të parë duhet të mendoj për futbollin dhe karrierën time”.

    “Për mua është e rëndësishme të më mundësohet qëndrimi i përhershëm te Milani me ç’rast do ta kisha mundësinë të luaj rregullisht dhe do të isha pjesë e skuadrës së Anglisë për Botërorin 2010”.

    “Personalisht ende nuk kam biseduar me drejtuesit e Galaxy, mirëpo dikush tjetër është duke e bërë këtë në emrin tim. Vërtet shpresoj se do të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:50 pm

    Trezeguet: Zikaltrit e dinë se kemi fituar në fushë

    Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, e ka përkujtuar Interin se Scudettoja e sezonit 2005/2006, e cila iu dha në gjykatë Interit, i takon Zonjës së Vjetër, pasi që bardhezinjtë i kanë fituar ndeshjet në fushë.

    Njëra nga trofetë të cilat iu morën Juventusit si pasojë e skandalit Calciopoli, iu dorëzua Interit, ndërkohë sulmuesi francez ende mban hidhërim me Nerazzurët të cilët jondershmërisht pranuan trofeun, i cili nuk u takonte.

    “Të gjithë lojtarët e Interit e dinë se ne i fituam këto Scudetto në fushë. Nëse arrijmë të dëshmojmë të vërtetën, atëherë ata që vendosën kundër nesh duhet të na kthejnë të dy trofetë”, ka thënë Trezeguet për “Tuttosport”.

    Javët e fundit, bardhezinjtë kanë dështuar duke humbur pikë kundrejt rivalëve nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, megjithatë Trezegol konsideron se Juve është ende në garë për titull dhe po ashtu është konkurrent i fuqishëm në Ligën e Kampionëve.

    “Juventus vazhdon të jetë në garë për Scudetto. Lojtarët të cilët po kthehen nga lëndimet do të jenë ndihmë shtesë për të luftuar kundrejt Interit dhe Milanit. Ëndrra e madhe është Liga e Kampionëve. Shpresoj të jemi në top-formë kur të përballemi me Chelsean”, është shprehur francezi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Fri Feb 06, 2009 2:50 pm

    Ibra dhe Kaka më të paguarit në botë

    Dy yjet e Serie A nga skuadrat rivale të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan, Zlatan Ibrahimovic, respektivisht Kaka, janë dy lojtarët më të paguar në botë.

    “Futebol Finance” njofton se braziliani Kaka dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic janë dy lojtarët më të paguar në botë.

    Në bazë të shifrave, Kaka paguhet 9 milionë euro në sezon, që do të thotë 750.000 euro për muaj, 1.024 euro në orë, ose 17.36 euro në minutë. Vlerë të ngjashme parash merr edhe Ibrahimovic.

    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në vendin e tretë dhe ai merr 8 milionë euro në vit.

    Lojtari më i mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, është lojtari i tetë më i paguar me 6.76 milionë euro në sezon, ndërkohë top-dhjetëshin e lojtarëve më të paguar e mbyllin Ronaldinho dhe Shevchenko, të cilët marrin afër 6.5 milionë euro për sezon.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:44 am

    Agjenti i Silva pohon interesimin e Juventusit

    Agjenti i mesfushorit spanjoll David Silva, ka pohuar se Zonja e Vjetër është e interesuar për shërbimet e klientit të tij, por shton se anësori është ëndërr e çdo klubi të madh të Evropës.

    Lista e lojtarëve për të zëvendësuar veteranin Pavel Nedved tek Juventusi është e gjatë, ndërsa David Silva është një prej shumë emrave të përmendur për një kalim në Torino.

    “Gjendja ekonomike e klubit është kritike, por mund të zgjidhet me shitje të stadiumit Mestalla. Nëse Valencia e zgjidh krizën ekonomike, David nuk do të largohet nga klubi. Ai ka marrëveshje deri në vitin 2013 dhe dëshiron ta respektojë atë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

    “Juventus? Ai është cak i shumë ekipeve tjera të mëdha në Evropë dhe fjalën e fundit do ta ketë Valencia. Për momentin ata nuk dëshirojnë ta shesin Silvan”, ka shtuar agjenti.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:45 am

    Del Piero dhe Cassano nuk luajnë kundër Brazilit

    Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do t’i ketë në dispozicion në ndeshjen miqësore kundër Brazilit të martën në Londër, ndërsa menjëherë u vërejt mungesa e emrave të Alessandro Del Pieros dhe Antonio Cassanos.

    Gianluigi Buffon dhe Andrea Pirlo kthehen në përfaqësuese pas mungesës si pasojë e lëndimeve. Po ashtu kthehen lojtarët që munguan në miqësoren e fundit, Alberto Aquilani, Antonio Di Natale dhe Gianluca Zambrotta.

    Lista e plotë e lojtarëve:

    Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Marco Amelia (Palermo), Morgan De Sanctis (Galatasaray)

    Mbrojtës: Daniele Bonera (Milan), Fabio Cannavaro (Real Madrid), Andrea Dossena (Liverpool), Alessandro Gamberini (Fiorentina), Fabio Grosso (Olympique Lyonnais), Nicola Legrottaglie (Juventus), Gianluca Zambrotta (Milan);

    Mesfushorë: Alberto Aquilani (Roma), Mauro Camoranesi (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Simone Pepe (Udinese), Simone Perrotta (Roma), Andrea Pirlo (Milan);

    Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Udinese), Giuseppe Rossi (Villarreal), Luca Toni (Bayern Munich).
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:45 am

    Bellamy siguron fitoren e Cityt

    Skuadra e Manchester Cityt e ka poshtuar ekipin e fundit në tabelë Middlesbrough, me rezultat minimal prej 1-0.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi sulmuesi Craig Bellamy, shtatë minuta brenda pjesës së dytë (52’).

    Ky ishte goli i gjashtë i Bellamy në shtatë ndeshje, gjë që e bën sulmuesin më në formë në Premeirship.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:45 am

    Bundesliga: Dështim i skuadrave të para

    Në takimet e zhvilluara të shtunën në Bundesligë, skuadrat të cilat i prijnë tabelës kanë dështuar të fitojnë.

    Lideri i tabelës, Hoffenheim, ka barazuar në udhëtim kundër skuadrës së fundit në tabelë Monchengladbach, me rezultat 1-1.

    Karlsruhe e ka mposhtur Hamburgun me rezultat 3-2, ndërsa sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani nuk u inkuadrua aspak në këtë fitore.

    Bayer Leverkuseni është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Stuttgartit me rezultat 2-4.

    Schalke e ka mposhtur Weder Bremenin me rezultat minimal prej 1-0. Ndërsa duhet të përmendur se të premten barazoi edhe skuadra e dytë në tabelë, Hertha Berlin, përballë Arminia Bielefild.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:45 am

    Chelsea bie në vendin e katërt

    Skuadra e Chesleat ka barazuar pa gola në Stamford Bridge përballë skuadrës së papërshtatshme të Hull Cityt dhe në këtë mënyrë ka humbur një pozitë në tabelë.

    Vetëm një pikë nga ky takim nuk i ka mjaftuar Chelseat për të qëndruar në pozitën e tretë, pasi që atë pozitë me fitoren e sotme e mban Aston Villa.

    Aston Villa e mposhti me rezultat prej 2-0 skuadrën e Blackburnit për t’u ngritur në kuotën e 51 pikëve, dy më shumë se Chelsea që tash mban vendin e katërt.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:46 am

    Interi forcon kreun

    Kampioni i Italisё, Interi, ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 nё fushё tё Lecces, duke forcuar kreun e tabelës sё Serie A.

    Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, hapi serinё e golave pёr nerazurёt, duke shёnuar pas 11 minutash lojё, e qё doli tё ishte goli i vetëm i pjesës sё parё.

    Pjesa e dytё u dominua po thuajse tёrёsisht nga djelmoshat e Jose Mourinhos, qё gjetёn rrjetёn edhe dy herё. Luis Figo shёnoi nё minutën e 72-tё tё lojës pёr tё dyfishuar rezultatin, ndërsa serbi Dejan Stankovic vulosi rezultatin me anё tё njё goli me kokё, tetё minuta para fundit.

    Me kёtё fitore, Interi krijon nёntё pikё epёrsi ndaj Milanit, qё sonte pret Regginёn nё San Siro. Juventusi tash mbetet 10 pikё prapa, ndërsa do tё ketë rastin ta ngushtojё kёtё nё ndeshjen e nesërme, qё e zhvillon nё udhëtim tek Catania.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:46 am

    Torres rikthen Liverpoolin nё krye tё tabelёs

    Fernando Torres ka bёrё mrekullinë duke i sjellё fitoren Liverpoolit nё çastet e fundit tё ndeshjes sё vështirё nё fushё tё Portsmouth, fitore kjo qё e ngrit ekipin e Rafa Benitez nё vendin e parё tё tabelës, sё paku deri nesër kur Manchesteri mund tё rimarr kreun.

    Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epërsi pas 17 minutash lojё nё pjesën e dytё me anё tё David Nugent pas njё asistimi tё ish-lojtarit tё Liverpoolit, Peter Crouch (62’). Por mysafirёt barazuan pas shtatё minutash me anё tё Fabio Aurelio.

    Minutat e fundit tё ndeshjes ishin edhe mё spektakolaret. Dymbёdhjetё minuta para fundit, Hermann Hreidarsson riktheu epёrsinё pёr ekipin e drejtuar nga Tony Adams (78’), por pas shtatё minutash tjera (85’) holandezi Dirk Kuyt barazoi gjithçka.

    Ishte sёrish sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili u fut nё fushё si zёvendёsues, ai qё solli tri pikё tjera tё rёndёsishme pёr Liverpoolin. Torres, i cili vendosi fitoren edhe nё ndeshjen e kaluar ndaj Chelseat, shёnoi me kokё pas njё asistimi tё Benayoun.

    Me kёtё fitore Liverpooli grumbullon 54 pikё, njё mё shumё se Manchester United qё megjithatë ka dy ndeshje mё pak. Djajtё e Kuq nesër mund tё rikthehen nё krye tё tabelës nёse nxjerrin pikё nё ndeshjen nё udhëtim tek West Ham United.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:47 am

    Mbretërit vazhdojnë me fitore

    Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu ndërmjet kampionëve të Spanjës, Real Madrid, dhe skuadrës mysafire të Racing Santander, ka përfunduar me rezultat minimal prej 1-0 në favor të Mbretërve.

    Los Merengues shfaqën lojë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili pranoi një pasim me kokë të kapitenit Raul, për ta mposhtur portierin Tono (49'), i cili bëri disa intervenime të jashtëzakonshme në këtë takim.

    Me këtë fitore Los Blancos i afrohen skuadrës së Barcelonës në nëntë pikë diferencë, megjithëse Blaugranët të dielën e zhvillojnë ndeshjen e javës së 22-të kundër Sporting de Gijon, në të cilën ndeshje konsiderohen favoritë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:47 am

    Milan nuk mban hapin

    Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro përballë skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, duke u larguar edhe më shumë nga rivali i qytet, Inter, që mban kreun e tabelës.

    Rossonerët u treguan të pafuqishëm përballë Regginës, skuadër e cila hapi rezultatin në pjesën e parë të takimit (33’), me një gol të Davide Di Gennaros, i cili e mposhti Abbitain, pas një krosimi të Costas.

    Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Leite Kaka, i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje në Paton. Ky gol ishte krejt çka bënë kuqezinjtë në këtë takim duke mos mundur ta mbajnë hapin me Nerazzurët, të cilët me fitoren kundër Lecces janë tetë pikë më larg se Milani.

    Rossonerët rrezikohen ta humbin edhe pozitën e dytë, pasi që Juventusi të dielën zhvillon takimin e javës së 23-të kundër Catanias, dhe konsiderohet favorit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:48 am

    Capello fton Beckhamin

    Pёrzgjedhёsi i Anglisё, Fabio Capello, ka ftuar mesfushorin David Beckham pёr ndeshjen miqësore ndaj Spanjёs, ndërsa nga lista ka lёnё jashtë Wayne Rooneyn i cili ishte i lënduar nё tri javët e fundit.

    Beckham, i cili ёshtё i huazuar tek Milani nga klubi amerikan LA Galaxy, do tё ketë rast ta barazojё rekordin e Boby Moore prej 108 ndeshjesh me kombëtaren angleze, pasi nё ndeshjen e kaluar u la jashtë ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisё.

    “Beckhami ёshtё njё lojtar shumё i rёndёsishёm. Forma e Beckhamit tash ёshtё OK, e pash nё njё ndeshje nё Milan. Ai tash ёshtё i gatshёm. Çdo lojtar nё pёrbёrje duhet tё luajё dhe jo vetëm tё stërvitet. Kjo ёshtё e rёndёsishme pёr David dhe pёr ne. Ai ёshtё shumё mё i miri se qё ishte para gjashtё muajve”, ka shtuar Capello.

    Pёr kombëtaren seniore tё Anglisё pritet tё debutojnë edhe sulmuesi i West Hamit, Carlton Cole, dhe mesfushori i Aston Villas, James Milner. Ndeshja miqësore mes Anglisё dhe Spanjёs do tё zhvillohet nё Sevilla mё 11 shkurt.

    Pёrpёrja e plotё:

    Portierё: Robert Green (West Ham), Joe Hart (Man City), David James (Portsmouth).

    Mbrojtёs: Wayne Bridge (Man City), Ashley Cole (Chelsea), Rio Ferdinand (Man Utd), Phil Jagielka (Everton), Glen Johnson (Portsmouth), John Terry (Chelsea), Matthew Upson (West Ham), Luke Young (Villa).

    Mesfushorё: David Beckham (LA Galaxy), Gareth Barry (Villa), Michael Carrick (Man Utd), Stewart Downing (Middlesbrough), Frank Lampard (Chelsea), James Milner (Villa), Shaun Wright-Phillips (Man City), Ashley Young (Villa).

    Sulmues: Gabriel Agbonlahor (Villa), Carlton Cole (West Ham), Peter Crouch (Portsmouth), Emile Heskey (Villa).
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:48 am

    NBA: New Jersey turpëron Denverin

    New Jersey Nets i ka shkaktuar Denver Nuggets humbjen mё tё rёndё tё sezonit, duke i shkatërruar liderёt e Divizionit Veriperёndimor me rezultat 114-70.

    Devin Harris ka shёnuar 28 pikё pёr tё udhëhequr New Jersey Nets tё shënojё fitoren e katërt me radhё.

    Brook Lopez shёnoi 15 pikё dhe nёntё kërcime, Ryan Anderson arriti 13 pikё dhe 12 kёrcime dhe Jarvis Hayes shёnoi 14 pikё.

    Carmelo Anthony, i cili shёnoi 15 pikё, ishte lojtari i vetëm me pikё dyshifrore tek Denver Nuggets.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:48 am

    Ancelotti i hidhёrar me golin e pranuar

    Rosonerёt ngecën tetё pikё prapa Interit nё garёn pёr skudeton, pasi u frenuan me barazim 1-1 nga Reggina nё ndeshjen e mbrëmshme nё San Siro, dhe trajneri Carlo Ancelotti ёshtё absolutisht i pakënaqur.

    “Sonte ne u përpoqëm tё bёjmё gjithçka. Kishte shumё pak hapёsirё, u përpoqëm t’i shkojmë rrotull Regginёs, por nuk menaxhuar tё gjejmë rrjetёn nё pjesën e parё tё ndeshjes”, ka thёnё Ancelotti.

    “Problemi ishte pranimi i golit i cili shumё lehtё mund tё ishte shmangur. Pastaj, kundër njё ekipi aq tё mbyllur ёshtё vështirё tё rikuperohesh”, ka shtuar trajneri italian.

    Shpresat e Milanit pёr skudeto mund tё rikthehen, kur rosonerёt do tё përballen me rivalin kryesor pёr titull Interin nё vikendin e ardhshёm.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:48 am

    Barcelona kërkon treshen e Arsenalit

    Lideri i La Ligёs, Barcelona, raportohet se ёshtё nё kërkim tё tre yjeve tё Arsenalit, Robin van Persie, Cesc Fabregas dhe Emmanuel Adebayor.

    Guardian ka shkruar se katalanasit qё nё muajin e kaluar kanё dërguar njё ofertё tek Arsene Wenger, nё tё cilёn ёshtё pёrfshirё Alexandr Hleb dhe njё shumё e parave kesh, me qëllimin pёr tё marrё shёrbimet e holandezit Van Persie.

    Sipas kësaj gazete, Barcelona nuk do tё heqё dorё nga sulmuesi holandez edhe nё afatin kalimtar tё verёs, ndërsa krahas tij klubi dёshiron edhe dy yjet tjera, Emmanuel Adebayor dhe Cesc Fabregas.

    Nёse Arsenali arrin tё kualifikohet pёr nё Ligёn e Kampionёve nё sezonin e ardhshёm, vështirё se diçka e tillё mund tё ndodhё, ndërsa nё tё kundërtёn gjithçka ёshtё e mundur.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:49 am

    Kaka i pasigurt pёr ndeshjen ndaj Interit

    Milani mund tё jetё i kënaqur pasi Kaka nuk pёsoi thyerje nё shputё, por lëndimi megjithatë mund t’i pamundësojё atij tё paraqitet nё derbin e vikendit tё ardhshёm përballё Interit.

    Braziliani, i cili u lëndua nё ndeshjen e mbrëmshme ndaj Regginёs, pritet ta huq miqësoren mes Brazilit dhe Italisё qё zhvillohet tё martën, ndërsa mediat lokale thonё se ai ёshtё nё dyshime edhe pёr ndeshjen e vikendit ndaj Interit.

    “Kaka ka pësuar njё traumё nё kёmbёn e tij tё majtë. Kontrolli i bёrё pas ndeshjes, nuk tregoi ndonjë lloj frakture”, thuhet nё deklaratën e Milanit, pasi lojtari iu nënshtrua testeve nё spital.

    Kaka ishe autori i golit tё barazimit pёr Milanin, duke shёnuar nga penaltia nё minutën 67-tё tё ndeshjes.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:49 am

    Torres: Kam luajtur shumё ndeshje

    Sulmuesi i Liveproolit, Fernando Torres, beson se kёtё vit ai ‘paguan’ pёr sezonin e parё shkёlqyeshёm qё pati me Liverpoolin.

    Ish-sulmuesi i Atletico Madrid sezonin e kaluar shkëlqeu tek Liverpooli duke shёnuar 24 gola nё Premierligё dhe nёntё gola nё garat tjera, ndërsa ishte edhe pjesё e kombëtares sё Spanjёs qё triumfoi nё Euro 2008.

    “Kurrё mё herët nuk kam luajtur njё sezon si ai i kaluari dhe ndoshta kjo ёshtё arsyeja e problemeve tё mia. Kurrё nuk kam luajtur njё numër aq tё madh tё ndeshjeve. Nё Atletico luanim vetëm nё La Liga dhe nё Copa del Rey ”, ka thёnё Torres.

    “Sezoni i kaluar ishte fantastik pёr mua, pasi nuk i kisha disa probleme, por kёtё sezon ёshtё shumё vështirё pёr shkak tё lëndimeve. Fillimi i sezonit tё dytё nё kёtё mёnyrё vërtet ёshtё dёshpёrues pёr mua”, ka shtuar spanjolli.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:50 am

    Arsenali me dhjetё lojtarё i bёn ballё Tottenhamit

    Topçinjtё e Arsenalit kanё nxjerrё njё pikё nё ndeshjen përballё Tottenhamit nё White Hart Lane, edhe pse luajtën me njё futbollist mё pak pjesën mё tё madhe tё ndeshjes.

    Djelmoshat e Arsene Wenger luajtën me dhjetё lojtarё nё minutat e fundit tё pjesës sё parё dhe gjithё pjesën e dytё, pas përjashtimit tё Emmanuel Eboue pёr shkak tё dy kartoneve tё verdhё, shtatё minuta para pauzës mes pjesëve (38’).

    Arsenali pёsoi edhe njё goditje tjetër kur nё minutën e 35-tё, sulmuesi kryesor i saj u largua nga ndeshja pёr shkak tё njё problemi me muskulin e kёmbёs sё majtё.

    Tё zgjedhurit e Harry Redknapp nuk arritёn tё gjejnë portёn e mysafirёve edhe pse dominuan ndeshjen, nё veçanti pjesën e dytё tё saj. Robbie Keane, Roman Pavlychenko dhe pastaj edhe zёvendёsuesi Darren Bent nuk arritën tё çajnë portёn e Manuel Almunias, edhe krahas rasteve tё shumta.

    Rastin mё tё mirё nё ndeshje e pati mesfushori kroat Luka Modric, qё dёshtoi nga afërsia nё çastet e fundit tё ndeshjes.

    Arsenali nё anёn tjetër pati po ashtu disa raste tё ralla, e qё do tё mund tё ndëshkonin vendasit, por nuk arritën tё kontretizojnё asnjërin nga kёto rastet e pakta.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:50 am

    Juventus kthehet në pozitën e dytë

    Skuadra e Juventusit ka arritur të shënojë fitore shumë të vështirë si mysafir i Catanias.

    Zonja e Vjetër e ka mposhtur Catanian në Stadio Massimino me rezultat 2-1, edhe pse që nga minuta e 12-të e takimit luajti me një lojtar më pak.

    Me të filluar ndeshja (11’), sulmuesi Vincenzo Iaquinta krijoi epërsinë për skuadrën mysafire pas një krosimi të të kthyerit nga lëndimi, Mauro Camoranesi.

    Mirëpo, festa e Iaquintas u shoqërua me një karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës, dhe gabimi i dytë i sulmuesit italian ishte një ndërhyrje e menjëhershme, e cila i kushtoi me kartonin e dytë të verdhë duke lënë bashkëlojtarët në vështirësi gjatë gjithë takimit.

    Bianconerët menaxhuan që pjesën e parë ta përfundojnë me avantazh minimal. Mirëpo në pjesën e dytë vendasit ishin shumë kërkues ndaj golit dhe këtë e arritën në minutën e 51-të me anë të Takayuki Morimoto.

    Sicilianët krijuan presion të madh para portës së Buffonit gjatë gjithë pjesës së dytë, mirëpo kah fundi i takimit, bardhezinjtë u treguan më të suksesshëm.

    Pas disa gjysmërasteve të skuadrës mysafire, i inkuadruari në lojë në minutat e fundit të takimit (83’), Christian Poulsen, arriti që në minutat shtesë (90’+1) ta mposhtë portierin Bizzarri, dhe t’ia sigurojë skuadrës së tij tre pikë të arta.

    Me këtë fitore Juventusi kthehet sërish në pozitën e dytë me një pikë më shumë se Milani që mban vendin e tretë dhe shtatë pikë më pak se Interi që i prin Kampionatit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:50 am

    Roma mposht Genoan, Fiorentina zë vendin e katërt

    Roma e ka mposhtur në Olimpico skuadrën konkurrente për një pozitën që çon në Ligën e Kampionëve, Genoan, me rezultat prej 3-0.

    Giallorossët e fituan më lehtë se sa pritej këtë takim, kur kihet parasysh forma e mirë të cilën e ka shfaqur Genoa këtë sezon.

    Kryeqytetasit krijuan epërsinë në fillim të takimit (26’) me një gol të iniciuar nga Francesco Totti, i cili gjeti Perrotan që pasoi te Cicinho, dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë ta plasonte topin në rrjet.

    Dy golat tjerë të verdhekuqëve u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa shënues ishin Mirko Vucinic (47’) dhe Julio Baptista në minutat shtesë të takimit (90’+2).

    Edhe pse fitoi, Roma sërish mbetet në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Genoan që mban vendin e pestë.

    Ndërkohë, Fiorentina është ngritur në pozitën e katërt pasi me një gol të shënuar nga Alberto Gilardino në minutat e fundit të takimit (89’), e mposhti Lazion në Stadio Franchi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:51 am

    United sërish lider

    Kampionët anglezë të Manchester United kanë shënuar fitore si mysafir të West Ham United me rezultat minimal prej 1-0.

    Të dyja skuadrat shfaqën një lojë të balancuar, megjithatë falë përvojës së tyre, Djajtë e Kuq dolën fitues.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi mesfushori legjendar i Manchesterit, Ryan Giggs, i cili pas një solo-aksioni në pjesën e dytë (62’) e mposhti portierin Green.

    Duhet përmendur se kosovari me pasaportë zvicerane, mesfushori i West hamit, Valon Behrami, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke dalë i suksesshëm në të gjitha përballjet me Cristiano Ronaldon.

    Kjo fitore i kthen kampionët aty ku ishin deri të shtunën, në krye të tabelës, me dy pikë më tepër se Liverpooli dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:51 am

    Villarreal dhe Atletico Madrid shënojnë fitore

    Villarreal dhe Atletico Madrid, dy skuadrat e La Ligas spanjolle, të cilat javët e fundit e kanë humbur paksa hapin për të qenë konkurrente për një vend që çon në Ligën e Kampionëve, kanë shënuar fitore kundër Numancias, respektivisht Recreativos.

    Villarreali e ka mposhtur Numancian në El Madrigal me rezultat 2-1, me golat e sulmuesit italian Giuseppe Rossi (15’ dhe 68’), ndërsa për skuadrën mysafire shënoi Carlos Reina Aranda (39’).

    Atletico Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Recreativo Huelvas në Nuevo Colombino me rezultat 3-0. Sergio Aguero e hapi serinë e golave në fillim të ndeshjes (3’), ndërsa Diego Forlan shënoi dy herë (27’ dhe 34’) për ta fundosur skuadrën vendase.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:51 am

    Klose i sjell fitoren Bayernit

    Bayern Munich ёshtё rikthyer nga disavantazhi pёr tё mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 3-1, duke u ngjitur edhe nё vendin e dytё tё tabelës sё Bundesligёs, njё pikё prapa liderit, Hoffenheim.

    Dortmund tronditi Bayernin me njё gol tё hershёm tё shёnuar nga Nelson Valdez nё minutën e dytё tё lojёs, por kampioni i Gjermanisё u përgjigj me anё tё Ze Robertos, i cili barazoi nё minutën e 23-tё.

    Ishte sulmuesi gjerman Miroslav Klose ai i cili solli tre pikё tё rёndёsishme pёr kampionin, duke shёnuar dy gola tё vonshëm. Goli i parё i avantazhit pёr bavaresёt erdhi tre minuta para fundit tё ndeshjes, ndërsa goli i dytё i Klose erdhi nё minutat shtesё, duke vulosur fitoren nё Allianz Arena.

    Hoffenheim, qё dje nxorri vetëm barazim ndaj ekipit tё fundit nё tabelës, Borussia Moenchengladbach, grumbullon 39 pikё nё krye tё tabelës sё Bundesligёs, ndërsa Bayerni me tre pikёt e reja mbledh 38 dhe ngjitet nё pozitën e dytё. Hertha Berlin me 37 dhe Hamburg me 36 tash zbresin nё pozitat tre dhe katёr.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 09, 2009 1:51 am

    Barcelona sinonim i fitores

    Skuadra më në formë në Evropë, ajo e Barcelonës, ka bërë atë që di më së miri, ka shënuar fitoren e radhës, kundër Sporting Gijonit me rezultat prej 3-1.

    Blaugranët ishin favoritë absolutë në këtë përballje, e cila u zhvillua në kështjellën e tyre në Camp Nou.

    Katalunasit shënuan dy herë në pjesën e parë (24’ dhe 40’), ndërsa emri i golashënuesit i ishte i njëjtë: Samuel Eto’o.

    Në pjesën e dytë (66’), mbrojtësi i krahut të djathtë, Daniel Alves, trefishoi epërsinë e vendasve, të cilët kanë mundur të shënojnë shumë gola po t’i konkretizonin të gjitha rastet.

    Mysafirët e Sporting Gijonit shënuan golin e nderit në këtë përballje vetëm dy minuta pasi pranuan golin e tretë, ndërsa golashënues ishte Kike Mateo.

    Kjo fitore e kthen sërish diferencën e pikëve ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në dymbëdhjetë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:33 am

    Torres: Të përfundojmë ashtu siç filluam

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është i bindur se të kuqtë mund ta rikthejnë formën të cilën e kishin në pjesën e parë të sezonit, kur ishin në krye të tabelës së Premierligës.
    Liverpooli ka luajtur shumë dobët së fundi dhe kjo i ka kushtuar edhe me humbjen e vendit të parë dhe zbritjen në pozitën e dytë prapa Manchester United.

    “Nëse luajmë edhe në pjesën e dytë të sezonit siç luajtëm në të parin, atëherë kemi më shumë shanse për ta fituar titullin. Por t’ia lejojmë rolin e favoritit Manchester United, le të jetë presioni në ta”, ka deklaruara Torres.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:33 am

    Fabregas: Anglia mund ta fitojë kampionatin botëror

    Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Fabio Capello e ka ringjallur përfaqësuesen e Anglisë dhe e ka shndërruar në një kandidat serioz për ta fituar Kampionatin Botëror 2010.
    Para ndeshje së nesërme në mes të Spanjës dhe Anglisë, mesfushori spanjoll ka deklaruar se ai beson se Capello e ka ndryshuar Anglisë për të mirë.

    “Anglia është tërësisht ndryshe nën drejtimin e Capellos. Ky ekip është bërë shumë më i disiplinuar. Ata mbrohen shumë mirë dhe shumë vështirë mund të shënoni kundër tyre. Ata mbrohen fuqishëm, sikur të ishin italianë”, ka thënë Fabregas.

    “Capello i ka ndryshuar në çdo aspekt. Tash Anglia është një ekip i klasit botëror dhe do të jetë një kundërshtar i rrezikshëm për Kampionatin Botëror”, ka shtuar spanjolli.

    Fabregas, i cili mendon se Spanja do të dalë fituese në duelin e nesërm, po ashtu ka thënë se ndjen keqardhje që lëndimi nuk i lejon të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:33 am

    Buffon: Doja Scolari të shkarkohej për shkak tonin

    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar rastin e shkarkimit të trajnerit të Chelseat, Luiz Felipe Scolari, duke thënë se dëshirë e tij do të ishte nëse ai do të shkarkohej për shkak të eliminimit nga Juventusi në garën e Ligës së Kampionëve.
    “Do të ishte mirë sikur ai do të shkarkohej për shkak se nuk do të ishte plasuar në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Sido që të jetë, sipas meje ndërrimi i menaxherit do të thotë se ekipi nuk luan mirë dhe kjo është normale”, ka thënë Buffon.

    “Nuk e di nëse Juventus do të ketë dobi nga kjo. Vetëm pas ndeshjes do të kuptojmë. Por, ndërrimi i trajnerit nxit edhe reagim, dhe duke shikuar në lojtarët e Chelseat, mendoj se ndërrimi do të ketë efekt pozitiv”, ka thënë Buffon.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:34 am

    Hiddink lejohet të bisedojë me Chelsean

    Federata Ruse e Futbollit ia ka dhënë lejen Chelseat që të bisedojë me trajnerin aktual të përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink.
    Blutë kanë bërë ofertë zyrtare për trajnerin holandez, i cili konsiderohet si zëvendësues potencial i të shkarkuarit Luiz Felipe Scolari, ndërsa “Sky Sports News” njofton se londinezët kanë marrë leje nga zyrtarët rusë për të filluar bisedimet.

    Hiddink ka thënë se ai do të mendojë për stolin e Chelseat, por me kusht që të bëjë punë të dyfishtë duke mbajtur edhe postin e trajnerit të Rusisë.

    “Duhet të them se kjo është një situatë e veçantë. Nëse do të ishte cilado skuadër tjetër, pos Chelseat, do të thosha JO. Mirëpo, unë kam raporte të mira me pronarin e Chelseat, prandaj dëshiroj t’i ndihmoj skuadrës që ta tejkalojë këtë situatë”.

    “Por, nëse caktohem unë do ta drejtoj Chelsean vetëm për tre apo katër muajt e ardhshëm, deri në fund të sezonit”.

    “Kur Rusia të luajë ndeshjet kualifikuese, unë do të jem trajner i Rusisë, pasi që në atë kohë nuk do të ketë ndeshje të ekipeve”.

    “Unë edhe më herët i kam kombinuar dy punë, kur isha trajner i Australisë dhe PSV-së, prandaj e kuptoj mirë situatën”, ka thënë Hiddink për agjencinë e lajmeve Reuters.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:34 am

    Torres në planet e Barcelonës

    Sipas gazetës britanike “The Daily Mail” dhe asaj spanjolle “Sport”, Barcelona dëshiron ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, në afatin kalimtar veror.
    Blaugranët nuk mund të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o, i cili nuk ngutet ta vazhdojë kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2010.

    Kjo është arsyeja që katalunasit janë duke e përcjellë ish-sulmuesin e Atletico Madridit për ta kthyer në La Liga.

    Barca nuk dëshiron që Eto’o t’u shpëtojë nga dora pa një kompensim të madh, prandaj ata do ta shesin atë para se t’i përfundojë kontrata, dhe me ato para do ta sjellin ‘El Ninon’ nw Camp Nou.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:34 am

    Lippi: Ndoshta do ta thërras Tottin

    Trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, i ka lëvduar futbollistët italianë para miqësores së madhe kundër Brazilit, ndërsa ka pohuar se ai është duke menduar ta thërrasë sërish Francesco Tottin në përfaqësuese.
    “Ata janë lojtarët më të mirë në botë në saje të mentalitetit profesional. Megjithatë, ata shpesh udhëzohen keq”.

    “Totti është një lojtar i cili nuk merr vendime pa menduar mirë për një gjë. Prandaj unë e respektoj vendimin e tij. Por edhe mua më duhet mendoj mirë para se të marr një vendim”, është shprehur Lippi për “Il Corriere Della Sera”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:35 am

    Ravanelli: Messi, Ibra dhe Rooney më të mirët në botë

    Sulmuesi i dikurshëm i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, beson se sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ai i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, dhe superyllli Barcelonës, Lionel Messi, janë sulmuesit më të mirë në botë.
    “Padyshim që Ibrahimovici është njëri nga më të mirët në botë. Po ashtu më pëlqen shumë Rooney, edhe pse kohëve të fundit nuk ka qenë në formën më të mirë”.

    “Messi dhe Eto’o janë në grupin e më të mirëve. Mirëpo mendoj se Messi është më i miri në botë në pozitën e tij”, është shprehur Ravanelli, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1996.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:35 am

    Brazili gjunjëzon kampionin e botёs

    Kampioni i pesёfishtё botëror nё futboll, Brazili, ka mposhtur kampionin e botës, Italinё, me rezultat 2-0 nё miqësoren e sotme tё zhvilluar nё Emirates Stadium.
    Pёrballjet e dy kombëtareve mё tё trofeshme me tituj botëror gjithmonë kanё qenё atraktive, dhe edhe kësaj here, pavarësisht se ishte miqësore, publiku nuk u zhgënjye dhe pёr kёtё u përkujdesёn dy yjet e Manchester Cityt, Elano dhe Robinho.


    Brazilianёt duke festuar golin e parё tё Elanos (djathtas). Foto: AP

    Elano Blumer shёnoi golin e parё pёr jugoamerikanёt pas njё loje tё mirё tё Robinhos, nё minutën e 13-tё tё lojёs.

    Robinho tregoi vlerat edhe njё herё, kur rrëmbeu njё top nga Andrea Pirlo pёr shëtitur nёpёr mbrojtjen azure dhe pёr tё shёnuar golin e dytё dhe tё fundit pёr fitoren e Brazilit (27’).



    Autori i golit tё dytё, Robinho, duke festuar golin nё stilin e tij. Foto: AP

    Italianёt dy herё gjetёn rrjetin, por tё dy golat nuk u pranuan. Sё pari njё gol i hershёm i shёnuar nga Fabio Grosso u anulua pёr shkak tё supozimit tё pozitës jashtë loje, ndёrsa njё gol tjetër nё pjesën e dytё i shёnuar nga zёvendёsuesi Luca Toni, nuk u pranua pёr shkak se italiani kishte kontrolluar topin me krah.

    Lёvizjet, mashtrimet e pasimet e tё zgjedhurve tё trajnerit Dunga mposhtёn nё tёrrёsi kampionin katёrfishtё botëror, qё kurrë nuk tregoi vlerat e kampionit.

    Me kёtё humbje, Marcello Lippi i jep fund edhe rekordit prej 32 ndeshjeve si i pamposhtur.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:36 am

    Ancelotti te Chelsea në fund të sezonit?

    Drejtori organizues i Milanit, Umberto Gandini, thotë se ekziston një mundësi e madhe që trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, të marrë drejtimin e Chelseat në verën e ardhshme.
    Pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit nga posti trajnerit të Chelseat, janë përhapur shumë spekulime se kush do ta zëvendësojë atë. Njoftimet më të reja janë se trajneri i Rusisë, Guud Hiddink, mund t’i udhëheqë Blutë deri në fund të sezonit, ndërsa në verë postin e trajnerit mund ta merr Ancelotti.

    “Nuk kam të drejtë të flas në emër të Carlos, por për momentin ai nuk mund të shkojë te Chelsea. Mirëpo, nëse vjen një ofertë serioze në qershor, mendoj se ai do ta konsiderojë këtë pozitë”, është cituar Umberto Gandini nga “Daily Mail”.

    Kandidatët tjerë potencialë për ta marrë drejtimin e Chelseat janë, ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, si edhe ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:36 am

    Ronaldo gjithnjë më afër Realit

    Banka e famshme botërore, Banco Santander, ka vendosur të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdimin e dytë të ‘telenovelës Cristiano Ronaldo-Real Madrid’.
    Mësohet se Banco Santander, e cila është sponsor i skuterisë së Formula 1, McLaren-Mercedes, dhe Copa Libertadoteres, ka aprovuar aplikacionin e Realit për një kredi të madhe.

    Sipas informuesit të bankës, Jose Ramon de la Morena, banka gjigante evropiane, tashmë ua ka siguruar 70 milionë euro Mbretërve për t’u ndihmuar në blerjen e Cristiano Ronaldos në qershor.

    Pritet që oferta e Los Blancos ta ketë shifrën prej 100 milionë euro për ta transferuar portugezin në Santiago Bernabeu.

    Përveç spekulimeve se lojtari më i mirë në botë për vitin 2008 ka një parakontratë me Realin, thuhet se portugezi ka nënshkruar një marrëveshje edhe me trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ku thuhet se nëse oferta është më e lartë në vitin 2009, atëherë do të lejohet largimi i tij nga Old Trafford.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:37 am

    Kaka: Chelsea ka gabuar me shkarkimin e Scolarit

    Superylli brazilian Kaka është cituar të ketë thënë se vendimi i Chelseat për ta larguar trajnerin Luiz Felipe Scolari është një gabim i madh.
    “Nuk mund të kuptoj se si një skuadër, e cila i dëshiron aq shumë trofetë, mund të bëjë një gabim të këtillë”.

    “Vetëm për faktin se Chelsea pati disa ndeshje të dobëta, nuk do të thotë se faji është te trajneri. Shkarkimi i tij ishte një gabim i madh. Jam i sigurt se pas disa muajsh, ai do të jetë trajner i një skuadre më të madhe se Chelsea”, është cituar Kaka nga “The Sun”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:37 am

    Galliani: Interi nuk mund të na bëjë ballë

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka folur për derbin e fundjavës ndërmjet Interit dhe Milanit, duke thënë se Nerazzurët nuk kanë asnjë shans përballë Rossonerëve, nëse këta të fundit janë në formë.
    “Aktualisht jemi shumë të qetë, edhe pse nuk jemi të kënaqur me humbjen e pikëve kundër skuadrave të vogla, siç është Reggina. Duhet të kuptojmë se titulli fitohet duke i mposhtur edhe skuadrat e vogla”.

    “Ne kemi arritur t’i marrim vetëm 12 pikë nga shtatë ndeshje përballë skuadrave të fundit në tabelë, ndërsa Interi i ka fituar 19 pikë”.

    “Fatmirësisht e kemi mundësinë të përballemi me Interin këtë vikend, dhe jam sigurt se do të luajmë mirë. Në vitin 2008 i fituam të dyja derbit, shpresoj që ta përsërisim këtë edhe sivjet”.

    “Nëse luajmë ashtu si dimë më mirë, është shumë vështirë që të na ndalë ndonjë skuadër”, ka përfunduar Galliani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:37 am

    Adebayor lojtari më i mirë në Afrikë

    Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, është shpallur Lojtari më i mirë në Afrikë për vitin 2008.
    Sezonin e kaluar Adebayor shënoi 24 gola në Ligën Premier dhe ishte lojtari kryesor i Togos drejt kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010.

    Çmimin e futbollistit më të mirë ia ka ndarë Konfederata Afrikane e Futbollit, ndërsa kanë votuar kapitenët dhe trajnerët e përfaqësueseve afrikane.

    “Jam shumë i lumtur për këtë çmim. Jam vërtet i nderuar për kontributin që kam dhënë për futbollin afrikan dhe shpresoj që Kampionatin e ardhshëm Botëror ta fitojë një shtet afrikan”, është shprehur Adebayor.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:37 am

    Van Persie: Forma e Arsenalit e pakënaqshme

    Lojtari ofanziv i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se forma aktuale e Arsenalit nuk është e kënaqshme, edhe pse Topçinjtë nuk janë mposhtur në njëmbëdhjetë ndeshje.
    “Në tre ndeshjet e fundit në Premier League kemi barazuar tri herë dhe kjo nuk është mirë, pasi që kemi humbur gjashtë pikë”.

    “Jemi duke u munduar, mirëpo ende nuk arrijmë ta japim maksimumin. Nuk shënojmë gola dhe nuk luajmë mirë sa duhet”.

    “Ndonjëherë i kam fajet unë, ndonjëherë i ka fajet ndonjë lojtar tjetër, ndonjëherë nuk kemi fat... Mirëpo ne duhet ta gjejmë mënyrën për të pasur sukses, sepse tani për tani nuk shkon mirë”, është shprehur holandezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:37 am

    Cannavaro: Italia pati një ditë të keqe

    Në takimin e të martës mbrëma Brazili e mposhti Italinë me rezultat prej 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Emirates Stadium, ndërsa kapiteni i Azzurëve, Fabio Cannavaro, thotë se italianët paguan për fillimin e dobët të ndeshjes.
    “Kur luan përballë një skuadre siç është Brazili dhe mundohesh të mos rrezikosh, atëherë dënohesh. Është turp sepse dështuam krejtësisht në gjysmën e parë”.

    “Në pjesën e dytë krijuam disa mundësi dhe besoj se kemi pasur më shumë gjuajtje drejt portës se Brazili. U munduam të bëjmë diçka ta përmbysnim rezultatin, mirëpo ishte thjeshtë një ditë e keqe për ne”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:38 am

    Rakitic: Mund të bëhem Nedvedi i ri

    Mesfushori kroat i Schalke 04, Ivan Rakitic, beson se mund ta zëvendësojë legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, nëse transferohet te gjigantët italianë.
    Zonja e vjetër është duke kërkuar një zëvendësues të denjë të ‘Furisë çeke’, që pritet të pensionohet në fund të sezonit, ndërsa Rakitic po mundohet t’ua lehtësojë zgjedhjen Bianconerëve.

    “Pavel Nedved është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është mëkat të më krahasosh mua me të. Ai ka qenë në nivelet më të larta të futbollit qe shumë vite, ndërsa unë sapo e kam filluar karrierën”.

    “Megjithatë, unë mundohem të jap maksimumin dhe të përmirësohem vazhdimisht. Besoj në kualitetet e mia dhe mendoj se dikur mund të bëhem si Nedvedi”, ka thënë mesfushori kroat.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:38 am

    Terry pro- Hiddinkut

    Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka shprehur keqardhjen e tij për largimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari, ndërkohë ka mbështetur tentativat për ardhjen e trajnerit të Rusisë, Guus Hiddink, në krye të Bluve.
    “Hiddinkut i pëlqen futbolli. Ai ka raporte të mira me Abramovichin dhe shpresoj ta pranojë rolin e trajnerit tonë”, ka thënë mbrojtësi anglez.

    Chelsea ka mbetur pa trajner në momentin më të keq, pasi që tre ndeshjet e radhës i zhvillon në tre kompeticione të ndryshme: FA Cup kundër Watfordit; Premier League kundër Aston Villas; dhe në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:38 am

    Bryant arrin shifrën 23.000, Clevelandi pëson sërish

    Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, është lojtari më i ri në historinë e NBA-së, i cili ka arritur shifrën prej 23.000 pikëve.
    L.A. Lakers shënuan fitore kundër Oklahoma Cityt me rezultat 105-98, ndërsa Bryant në këtë takim shënoi 34 pikë për të hyrë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

    Nga ana tjetër, basketbollisti i Clevelandit, LeBron James ka shënuar 47 pikë në përballjen tjetër që u zhvillua të martën mbrëma, të cilën Cavallierët e humbën nga Indiana me diferencë prej një pikë (96-95).

    Kjo është humbja e dytë radhazi e Clevelandit, ndërsa ishte befasuese, pasi që Indianas i munguan tre lojtarë kryesorë, Mike Dunleavy, Jeff Foster dhe Marquis Daniels.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:39 am

    Leonardo do ta zëvendësojë Ancelottin?

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, mund të largohet nga San Siro në fund të sezonit, ndërsa vendin e tij pritet ta zë, mesfushori i dikurshëm i Rossonerëve, Leonardo.
    “Sportmediaset” njofton se gjasat janë gjithnjë e më të mëdha që në fund të këtij sezoni, Ancelotti të merr drejtimin Chelseat, ndërsa drejtuesit e Milanit janë duke u përgatitur që në stolin e kuqezinjve ta angazhojnë ish- mesfushorin brazilian Leonardo.

    Leonardo është duke marrë leksione të trajnimit, ndërsa “Sportmediaset” e ka cituar të ketë thënë: “Jam duke u përgatitur për të qenë trajner i Milanit”.

    Mediat britanike njoftojnë se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është duke përgatitur një mega-ofertë për ta joshur Ancelottin drejt Stamford Bridge në fund të sezonit. Ndërsa deri atëherë, sipas të gjitha gjasave, Blutë do t’i drejtojë Guus Hiddink.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:39 am

    Hiddink: Javën tjetër jam në Stamford Bridge

    Trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink, ka thënë për një radio holandeze se javën e ardhshme do të angazhohet si trajner i Chelseat.
    “Abramovichi ka bërë shumë për futbollin rus, prandaj edhe unë dëshiroj të bëj diçka për të. Do të shkoj në Londër dhe do të pranoj që javën e ardhshme të jem në fushë”, ka thënë Hiddink për “Radio 538”.

    Marrëveshja me Hiddinkun besohet të jetë e përkohshme tani për tani, mirëpo holandezi 62-vjeçar është shprehur se ai mund të qëndrojë më gjatë në stolin e Bluve.

    “Nëse më shkon keq, do të kthehem kah lindja. Ndërsa nëse kam sukses do të qëndroj. Mirëpo tani për tani nuk po mendoj për afat të gjatë kohor”, ka shtuar Hiddink.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:39 am

    Haan: Kemi ardhur këtu për të sulmuar

    Vetëm pak orë përpara ndeshjes me Maltën, trajneri i Kombëtares shqiptare, Arie Haan, ka folur për gjendjen në skuadrën kuqezi.
    Portieri Arjan Beqaj, kapiteni Altin Lala dhe zëvendëskapiteni Lorik Cana, nuk do të jenë në këtë ndeshje të rëndësishme të Kombëtares kuqezi.

    "Beqaj nuk luan, madje nuk do të jetë as në stolin e rezervave", deklaroi Haan në konferencën për shtyp, që u zhvillua dje pasdite. "Ai ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe për këtë arsye do ta shohë ndeshjen në tribunë. Gjithsesi, kemi besim të plotë tek Isli Hidi, për të cilin nuk do të jetë ndeshja e parë si titullar. Ai ka përvojën e duhur për një përballje kaq delikate".

    Drejtuesi i stoli kuqezi konfirmoi se objektivi i Shqipërisë është vetëm fitorja. Holandezi synon t'i marrë tri pikët në La Valeta, duke hedhur në fushë një skuadër shumë ofensive, e cila do të kërkojë golin nga minuta e parë, deri në fërshëllimën finale.
    "Kemi ardhur këtu për të sulmuar dhe për të fituar. Objektivi i skuadrës është që të luajë futboll të bukur dhe po mendojmë të hedhim në fushë një formacion sulmues", shtoi Haan. Gjithsesi, ai nuk e fshehu faktin se i trembet asaj që është konsideruar "Thembra e Akilit" në përballjet e Kombëtares me kundërshtarë më të dobët teknikisht: vetëkënaqësisë.

    Tjetër problem është edhe forma jo optimale e disa futbollistëve, të cilët ende nuk e kanë nisur sezonin me klubet ku militojnë. Ky hendikep vjen në një moment delikat për skuadrën, së cilës i mungojnë shumë lojtarë.

    "Disa lojtarë të formacionit mungojnë për shkak të dëmtimeve, megjithatë, besoj se ata që do të aktivizohen do ta justifikojnë besimin që i kemi dhënë. Për mendimin tim, problemi më i madh është forma e disa lojtarëve, që për arsye të ndryshme, nuk janë aktivizuar rregullisht me skuadrat e tyre". /tch/telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:39 am

    Wenger interesohet për lojtarin e Atleticos, Koke

    Mesfushori shumë i vlerësuar i ekipit të të rinjve të Atletico Madridit, Koke, raportohet se është cak i Arsenalit.
    Topçinjtë janë lidhur me angazhim të 17-vjeçarit Koke, i cili aktualisht luan për Atletico Madridin B, edhe pse ekipi i Londër ende nuk e ka pohuar këtë.

    Mesfushori defansiv llogaritet si një prej më të mirëve në futbollin spanjoll dhe është kapiten i kombëtares së Spanjës ndër 17 vjet.

    “Jam i qetë. Fokusi im është kah përmirësimi si futbollist. Arsenali ka përcjellë disa prej paraqitjeve të mia, por unë nuk kam biseduar me askënd”, ka thënë Koke.

    Koke angazhohet për ekipin e të rinjve të Atletico Madridit dhe pritet të nënshkruajë marrëveshje profesionale për t’u përfshirë në ekipin e seniorëve gjatë verës, kur Arsenali edhe mund të bëjë hapin e duhur.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:39 am

    Zyrtare: Hiddink në stolin e Chelseat

    Ekipi i Chelseat edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin e kombëtares ruse, Guus Hiddink.
    Me anë të një deklarate në sajtin zyrtar të klubit, Chelsea ka zbuluar se pasues i Luiz Felipe Scolarit do të jetë holandezi Hiddink.

    “Ekipi i Chelsea ka kënaqësinë të pohojë se Guus Hiddink do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit deri në fund të sezonit. Ai do të takohet me lojtarët gjatë javës. Klubi shfrytëzon rastin për ta falënderuar Federatën Ruse të Futbollit për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në publikimin zyrtar të bluve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Feb 11, 2009 10:40 am

    Alves: Është privilegj të luaj krahas Henry

    Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka deklaruar se bashkë-lojtari i tij, Thierry Henry, nuk do të rikthehet në Angli.
    Sulmuesi legjendar i Arsenalit është lidhur së fundi me rikthim në Premierligë, ku më së shumti është përmendur emri i Manchester Cityt.

    “Sigurisht se ai është i lumtur që luan në Barcelona, sipas meje ai është një talent i jashtëzakonshëm i cili jep shumë për ekipin. Mendoj se të luaj me të dhe të jem kolegë është privilegj për mua”, ka thënë braziliani.

    “Nga ajo që di, ai është i lumtur në Barcelona dhe nuk mendon për rikthim në Premierligë. Për momentin ai mendon të mbetet në Barcelona”, ka shtuar Alves.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Mon Feb 16, 2009 10:36 am

    Roma mposhtet nga Atalanta

    Roma ka pësuar një ‘goditje’ prej 3-0 në Bergamo në fushë të Atalantas, duke humbur edhe rastin e artë që kishte për t’u ngritur në pozitën e katërt të tabelës së Serie A.

    Të zgjedhurit e trajnerit Luciano Spalleti nuk arritën të tregojnë formën e mirë të cilën e gëzuan së fundi, dhe pësuan tri gola në udhëtim në Stadio Azzurri d’Italia, dy nga të cilët i shënoi Cristiano Doni.

    Gialorosët kishin edhe një varg mungesash, si Cassetti, Riise, Menez, Cicinho, Panuccin dhe Aquilanin, që të gjithë të lënduar, dhe Rodrigo Taddein të suspenduar. Por, Francesco Totti i cili u rendit në krah të Mirko Vucinic, nuk arriti të gjejë portën kundërshtare.

    Pas një pjese të parë pa gola, vendasit shënuan tri gola brenda shtatë minutash. Daniele Capelli hapi rezultatin për Atalantan me një goditje në minutën e shtatë të pjesës së dytë (52’). Tre minuta më pas Doni dyfishoi rezultatin, për të shënuar edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Atalantas pas edhe katër minutash tjera (59’).

    Minutat e fundit Roma i luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Simone Perrotas.

    Me humbjen e sotme gialorosët humbën edhe rastin për të kaluar në pozitën e katërt të tabelës, dhe do të vazhdojnë të mbeten në pozitën e gjashtë me 40 pikë.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:52 pm