Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:09 pm

    Galliani: Ancelotti qëndron nëse mbesim të tretë

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se trajneri Carlo Ancelotti do të mbetet në krye të klubit nëse ata e ruajnë pozitën tretë të tabelës së Serie A.

    Galliani pati një bisedë të vogël me gazetarët para se ekipi i tij të udhëtojë në Katar ku do të zhvillojë ndeshje miqësore. Ai ka pohuar se Ancelotti do të mbetet në Milan.

    “Nëse e fitojmë vendin e tretë, stoli i Ancelottit do të jetë i paprekur”, ka thënë Galliani, i cili ka komentuar edhe situatën e David Beckham.

    “Një kohë të gjatë jemi duke negociuar me Los Angeles Galaxy, por ende nuk është arritur marrëveshja.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:10 pm

    Diego dëshiron Juventusin

    Babai i mesfushorit brazilian, Diego, i cili është edhe agjent i tij, thotë se lojtari i Weder Bremenit dëshiron ta veshë fanellën bardhezi.

    Diego një kohë të gjatë është cak i Juventusit, që është edhe favoriti kryesor për të marrë shërbimet e tij. Të interesuar për brazilianin janë edhe Real Madrid, Inter dhe Manchester City.

    “Djali im e dëshiron Juventusin. Në fanellën e biankonerëve ai mund ta fitojë Topin e Artë. Ai ëndërron të luajë në një klub me të cilin do të mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Do të ishte shumë i lumtur nëse Juve i fillon bisedimet me Werder Bremenin”, ka thënë Da Cunha për Tuttosport.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:10 pm

    NBA: James fiton duelin ndaj Wade

    LeBron James ka fituar duelin e dy liderëve të shënimeve në NBA, përballë Dwyane Wade, për të ndihmuar Cleveland Cavaliers të shënojnë fitore 107-100 ndaj Miami Heat.

    James qëndron i dyti prapa Wade në renditjen individuale të shënimeve, por ishte në gjendje të mposhtë kundërshtarin e tij në përballje direkte me një pikë më shumë. James shënoi 42 pikë dhe kontribuoi edhe me tetë kërcime dhe katër asistime.

    Wade krahas 41 pikëve, kontribuoi edhe me nëntë asistime, shtatë kërcime dhe shtatë vjedhje të topave. Bashkëlojtarët e tij tek Miami, Jermaine O’Neal dhe Mario Chalmers kontribuuan me 16 pikë, respektivisht 15.

    Mo Williams shënoi 30 pikë derisa Zydrunas Ilgauskas 12 pikë dhe 15 kërcime për fituesin e ndeshjes, Cleveland Cavaliers.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:11 pm

    Adebayor kërkon fitore në çdo ndeshje

    Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se ekipi i tij ka nevojë për fitore në të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, nëse dëshiron të përfundojë në katërshen e parë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

    Topçinjtë kanë një sfidë të vështirë për të përfunduar në top katërshin më të mirë të tabelës së Premierligës, pasi aktualisht gjenden në pozitën e pestë me gjashtë pikë prapa Aston Villës.

    “Liga e Kampionëve është prioritet për Arsenalin. Që të futemi në katërshen duhet të japim gjithçka, të fitojmë në çdo ndeshje nga tash deri në fund të sezonit”, ka thënë Adebayor.

    “E dimë se nuk do të jetë e lehtë, e dimë se do të jetë vështirë, por duhet të jemi të gatshëm dhe të përballemi me këtë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:12 pm

    Sylvinho: Rivalët kanë frikë nga Barcelona

    Sylvinho ka hedhur poshtë thëniet se Barcelona është në krizë, pasi epërsia e blaugranëve në krye të tabelës është ngushtuar në vetëm katër pikë ndaj ekipit të dytë të renditur, Real Madridit.

    “Për momentin, jemi klubi më i lakmueshëm në Spanjë. Dymbëdhjetë pikë ishin shumë mirë, por edhe katër janë po ashtu mirë”, ka thënë Sylvinho.

    “Jemi një hap para finales në Kupë dhe kualifikimi në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të vendoset nga ndeshja në shtëpi. Jemi lideri në ligë. A është kjo krizë...”.

    “Njerëzit mund të thuan çfarë të dëshirojnë, por ne jemi të bindur në punën tonë. Jemi të fokusuar dhe nëse ata e thonë këtë, e bëjnë atë për shkak se kanë frikë nga ne”, ka shtuar veterani brazilian.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:16 pm

    Behrami i shpëton thyerjes, por mungon ndaj Wiganit

    Mesfushori shqiptar i West Hamit, Valon Behrami, do të mungojë në ndeshjen e nesërme të cilën ekipi i tij do ta zhvillojë në fushë të Wiganit.

    Behrami u nxor jashtë fushe me maskë oksigjeni, për shkak të një lëndimi në gju në ndeshjen e të dielës ndaj Manchester Cityt.

    Por lëndimi i tij nuk doli aq serioz sa u duk në fillim. Pas testeve të bëra u vërtetua se Behrami nuk kishte thyerje dhe do të rikthehet në fushë më shpejt se që u mendua.

    Megjithatë trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, refuzon të japë një datë se kur mund të rikthehet mesfushori shqiptar.

    Ajo që është e sigurt, kosovari me nënshtetësi zvicerane do të mungojë në ndeshjen e nesërme përballë Wiganit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:16 pm

    Crespo: Largimi nga Interi i paevitueshëm

    Sulmuesi argjentinas Hernan Crespo thotë se largimi i tij nga Interi në fund të sezonit është “i paevitueshëm”.

    “Është e paevitueshme. Kontrata ime skadon në qershor, unë dua të luaj, ende ndjehem i rëndësishëm, mendoj për Kupën Botërore 2010”, ka thënë Crespo.

    “Kam biseduar me Maradonën (trajneri i Argjentinës), ai më përkrah. Por që të aplikoj për një vend në kombëtare, duhet të luaj vazhdimisht dhe të shënoj gola. Ai më ka thënë se nëse e bëj, do të më zgjedhë mua”, ka shtuar argjentinasi.

    Crespo shënoi golin e barazimit për Interin në derbin e fundjavës ndaj Romës.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 03, 2009 12:17 pm

    Tare i bindur se Zarate dhe Pandev do të qëndrojnë në Lazio

    Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, i cili tash ushtron detyrën e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, ka ripërsëritur planet e klubit për të ruajtur top tre lojtarët.

    “Ne duam të nënshkruajmë marrëveshje të përhershme me Mauro Zarate dhe Matuzalem”, ka thënë ish-sulmuesi i Lazios.

    “Kontrata e re me Goran Pandev tashmë është në duar. Ne jemi në vazhdë të negociatave dhe shpresojmë së shpejti t’i realizojnë këto zgjatje të kontratave”, ka shtuar Tare.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:23 am

    Kupa e Italisë: Lazio mposht Juventusin
    Lazio është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Juventusit.

    Ekipi i Claudio Ranierit, i cili pushoi disa prej lojtarëve kryesor, kaloi i pari në epërsi me anë të golit të shënuar nga mesfushori Marco Marchionni, pas 34 minutash lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

    Goli i barazimit për Lazion erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes, kur Goran Pandev më në fund theu rezistencën e portierit Maninger. Austriaku largoi një goditje të Lichsteiner, por nuk arriti të mbrojë edhe gjuajtjen tjetër të maqedonasit.

    Portieri i Juves u thye edhe një herë 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur kapiteni i Lazios Tomasso Rocchi shënoi nga afërsia, për t’i sjellë ekipit romak fitoren.

    Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Italisë do të zhvillohet nesër, kur Sampdorias do të presë në fushë të vet kampionin e Italisë, Interin.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:24 am

    Arsenali iu rikthehet fitoreve
    Nicklas Bendtner ka shënuar dy gola për t’i ndihmuar Arsenalit të shënojë fitore 3-1 në ndeshjen e Premierligës përballë West Bromwich.

    Danezi gjeti hapësirë të mjaftueshme që në minutën e katërt të lojës, duke i dhënë Arsenalit një avantazh të hershëm. Por vendasit barazuan shumë shpejtë, pas vetëm tre minutash të tjera, kur Chris Brunt shënoi nga gjuajtja e lirë.

    Por topçinjtë sërish rikthyen avantazhin në minutën e 38-të, kur Kolo Toure dërgoi topin në rrjetë, pas harkimit të sulmuesit rus Andrei Arshavin.

    Një minutë para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë të ndeshjes, Bendtner shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Arsenalin, që ishte edhe goli i fundit i ndeshjes.

    Fitorja është e para në Premierligë për Arsenalin pas pesë barazimeve. Fitorja e fundit e topçinjve ishte më 17 janar ndaj Hull Cityt.

    Topçinjtë tash mbledhin 49 pikë pikë në pozitën e pestë, tre më pak se Aston Villa që nesër luan në fushë të Manchester Cityt.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:24 am

    Drogba mban gjallë shpresat e Chelseat
    Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka shënuar golin e fitores në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi në Fratton Park kundër Portsmouthit.

    Drogba shënoi pas 79 minutash lojë, pas një dështimi të mbrojtësit të Portsmouth, Sol Campbell, të ndalojë një harkim të Jose Bosingwas.

    Fitorja e pestë radhazi e Chelseat mban gjallë shpresat për titull të ekipit londinez, që e ngushton diferencën ndaj liderit, Manchester United, në katër pikë.

    Rezultati ruajti rekordin perfekt të Guus Hiddink që nga arritja e tij, por si edhe ajo prej 2-1 në fundjavë ndaj Wiganit, edhe kjo fitore ishte mjaft e vështirë për Chelsean që është larg nga forma më e mirë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:25 am

    Liverpooli ruan hapin
    Liverpooli iu është rikthyer fitoreve pas dështimit të vikendit, duke mposhtur Sunderlandin në Anfield me rezultat 2-0.

    Mysafirët po thuajse kaluan në epërsi befasuese në minutën e katërt të ndeshjes. Por pjesa e parë megjithatë përfundoi pa gola.

    Pas një loje të mirë nga Steven Gerrard, topi gjeti sulmuesin francez David N'Gog, goditja e të cilit përfundoi në portën kundërshtare duke thyer rezultatin në Anfield, pas 52 minutash lojë. Goli ishte i pari në Premierligë për N’Gog.

    Pas golit të parë Liverpooli mori timonin dhe dyfishoi epërsinë pas 65-tash lojë me anë të Yossi Benayoun, me të cilin rezultat, 2-0, edhe përfundoi ndeshja.

    Rezultati e mban Liverpoolin në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Chelsean, dhe katër më pak se lideri Manchester United, që megjithatë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:26 am

    Schmeichel: Van der Sar është i veçantë
    Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, thotë se Edwin van der Sar e ka dëshmuar veten si një prej portierëve më të mëdhenj.

    “Për të qenë portieri i Manchester United, duhet të kesh disa kualitete bazike. Të bësh atë që ka bërë Ewin van der Sar, ta ruash portën e paprekur për 14 ndeshje, duhet të kesh diçka të veçantë”, ka shkruar Schmeichel në një artikull për Daily Mail.

    “Van der Sar një kohë ka qenë një prej portierëve më të mirë, sipas meje. Në shumë raste para se ai të arrijë në klub, e kam përmendur emrin e tij nëpër intervista dhe artikuj. Tash jam i gëzuar që ai është në këtë klub”, ka shtuar ish-portieri i Manchesterit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:27 am

    Benitez i kënaqur me formën e Benayoun
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i ngazëllyer me formën e fundit të mesfushorit izraelit Yossi Benayoun.

    “Kam biseduar me stafin tim për Yossi dhe të gjithë pajtohemi se ai ka luajtur shumë mirë së fundi. Kur arrini në këtë shkallë të sezonit, ndonjëherë lojtarët mund të lodhen, por në rastin e Yossi ai duket mirë dhe po ia del shumë mirë”, ka thënë Benitez.

    “Ai është një lojtar inteligjent i cili bën disa lëvizje të mira. Ai mund t’i mposhtë lojtarët, ai mund ta mbajë topin në mes linjave dhe është shumë i mirë për të gjetur mundësinë për pasimin e fundit”.

    “Ai mund të asistojë për lojtarët e tjerë dhe po ashtu mund të shënojë shumë gola. Siç thash ai është një lojtar me kualitete dhe inteligjencë loje. Ai mund ta ndryshojë lojën”, ka shtuar trajneri spanjoll.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:28 am

    Hiddink i ngazëllyer me Drogbën
    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka lavdëruar fituesin e ndeshjes së mbrëmshme, Didier Drogba, pas paraqitjes së tij ndaj Portsmouth.

    “Ai është shumë i lumtur me këtë gol. Ai e din se nuk ka shënuar shumë gola këtë sezon”, ka thënë Hiddink.

    “Kjo çliron ca tensionin tek ai. Kur një lojtar luan në këtë pozitë dhe nuk shënon, atëherë vjen deri tek një shpërthim shumë emocional. Nëse jeni sulmues dëshironi të shënoni. Ata jetojnë për të shënuar dhe asistuar”, ka shtuar Hiddink.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:28 am

    Wenger: Bendtner po e dëshmon veten si lojtar i Arsenalit
    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me paraqitjen dhe golat e shënuar nga Nicklas Bendtner në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj West Bromwich.

    “Të dy sulmuesit ia dolën mirë. Bendtner është duke u përmirësuar nga muaji në muaj dhe Arshavin nga ndeshja në ndeshje. Ai ka qenë i pafat në përfundimet. Por ju mund ta shihni klasin e tij në fushë”, ka thënë Wenger.

    “Është më ndryshe kur luan për Arsenalin. Krahasoheni me lojtarët të cilët kanë luajtur pesë, gjashtë ose dhjetë vite më herët. Por duhet ta pranoni se djemtë 19-20 vjeçar (Bentner) do të jenë më mirë çdo tre muaj, gjashtë muaj. Ai sonte ka treguar se ka talent të jetë lojtar i Arsenalit”, ka shtuar francezi pas fitores së mbrëmshme.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:29 am

    Rossi i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit
    Trajneri i Lazios, Delio Rossi, është ndarë më se i kënaqur nga fitorja 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

    “Filluam ca më të qetë dhe pranuan një gol të hershëm, dhe një tronditje. Pastaj u rikthyem në pjesën e dytë dhe mendoj se rezultati ishte ajo që ne merituam”, ka thënë Rossi.

    “Ne u dëshmuam, kishim posedimin më të madh dhe ishim më ngulmues. Jemi një ekip shumë teknik dhe nuk synojmë të luajmë me topa të gjatë, andaj duhet ta luajmë topin rreth e rrotull me qëllim që të ndërtojmë sulmin. Edhe nëse kishim humbur ose barazuar, do të kërkonim fitore në ndeshjen e dytë”, ka shtuar italiani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:29 am

    NBA: Howard më i mirë se O’Neal
    Orlando Magic ka shënuar fitore prej 111-99 ndaj Phoenix Suns, gjatë një ndeshje që u karakterizua me një ballafaqim të Dwight Howard dhe Shaquille O'Neal.

    Howard shënoi 21 pikë dhe tetë kërcime për vendasit, derisa O'Neal shënoi 19 pikë dhe 11 kërcime. Rashard Lewis ishte më i miri tek Magic me 29 pikë dhe 12 kërcime. Hedo Turkoglu shënoi 22 pikë.

    Tek Phoenix, Jason Richardson ishte më i miri me 27 pikë, ndërsa Steve Nash është rikthyer duke shënuar 20, tetë asistime dhe shtatë kërcime.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:29 am

    Gattuso: Periudha më e vështirë në 25 vitet e fundit
    Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se rosonerët janë në krizë e cila mbase është më e keqja në 25 vitet e fundit.

    “Situata nuk është e mirë. Ne përjetojmë momentet më të këqija në historinë e Milanit në 25 vitet e fundit. Duhet të bëjmë gjithçka për të arritur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gattuso.

    “Do të ishte tragjedi nëse e humbin sërish. Do të ishte e vështirë, pasi kemi edhe 12 ndeshje përpara, që kërkojnë shumë, por nëse luajmë siç duhet të luajë Milani, nuk do të kemi probleme”, ka shtuar italiani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:30 am

    Cannavaro përsërit dëshirën për të kaluar te Napoli
    Kontrata e Fabio Cannavaros me Real Madridin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa mbrojtësi italian ka përsëritur dëshirën për kalim te Napoli ku dëshiron ta përfundojë karrierën e tij.

    “Nuk dëshiroj që kjo të shndërrohet në një telenovelë, sepse kam respekt për udhëheqësit e klubit, lojtarët dhe trajnerin”.

    “Nëse do të krijohet ndonjë mundësi të luaj te Napoli tani ose pas një viti, kush e di... do ta kisha mirëpritur”, ka thënë ish-mbrojtësi i Juventusit për “Il Mattino”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:30 am

    Behrami: Sezoni ka marrë fund për mua
    Tentativa e West Ham United për ta siguruar një vend i cili çon në Kupën UEFA, ka marrë një goditje të rëndë, pasi që mësohet se mesfushori shqiptar Valon Behrami nuk do të luajë deri në fund të sezonit.

    Kosovari me pasaportë zvicerane, e ka lënduar gjurin të dielën në përballjen me Manchester Cityn, ndërkohë që pritej rikthimi i shpejtë i tij në fushë.

    Por ekzaminimet radiografike, kanë treguar se lëndimi i 23-vjeçarit është shumë serioz dhe ai ndoshta do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta rregulluar problemin.

    “Sezoni ka marrë fund për mua. Duhet të pres një ditë ose dy, derisa të kuptoj nëse do t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike ose jo”, është cituar Behrami për “The Sun”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:30 am

    Berlusconi urdhëron uljen e pagave
    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka filluar t’i ndërmarrë masat e para për dështimet e fundit të skuadrës së tij. Ai e ka urdhëruar shefin ekzekutiv Adriano Galliani që t’ua zvogëlojë pagat lojtarëve.

    Milani aktualisht paguan 120 milionë euro për sezon vetëm pagat e lojtarëve, aq sa paguan edhe Interi, ndërsa Juventusi zë vendin e tretë me 115 milionë.

    Sipas MilanNewës.it, Berlusconi ka kërkuar uljen e pagave për 30% me qëllim që të përballet me gjendjen e vështirë të skuadrës, e cila nuk garon për asnjë trofe dhe rrjedhimisht nuk do të sjellë para të mëdha këtë sezon.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:31 am

    Raul: Ramos mund ta udhëheqë Realin gjatë
    Kapiteni i Real Madridit, Raul, beson se trajneri Juande Ramos ka bërë një punë të mirë me Los Blancos dhe se ai mund të qëndrojë disa vite në stolin e skuadrës.

    “Ai ka bërë një punë të madhe. Me ardhjen e tij skuadra është përmirësuar dukshëm dhe po përmirësohemi në çdo ndeshje”.

    “Punën e tij e kanë parë të gjithë. Ai ka qenë trajner i shkëlqyer dhe mund të qëndrojë në krye të klubit për një kohë të gjatë”, ka thënë kapiteni për “AS”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:31 am

    Edhe Tottenhami pas Krkicit
    Skuadra nga Liga Premier, Tottenham Hotspur, i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Bojan Krkic.

    “Mirror” njofton se Spursat dëshirojnë ta marrin 18-vjeçarin në formë huazimi.

    Spanjolli me prejardhje serbe nuk mund të zë vend në formacionin bazë të Barcelonës këtë sezon duke parë formën e shkëlqyer që kanë treguar tre lojtarët në fazën e sulmit te Blaugranët, prandaj kohëve të fundit po spekulohet për largimin e tij nga Camp Nou.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Wed Mar 04, 2009 8:31 am

    Al Fahim dëshiron Maradonën dhe Messin te City
    Sheiku Sulejman Al Fahim ëndërron që t’i shohë Diego Maradonën dhe Lionel Messin te Manchester City.

    Pronari i Cityt që nga blerja e klubit ka shprehur dëshirë për t’i pasur të gjitha yjet në skuadër, ndërsa tani ka zbuluar dëshirën e tij që një ditë dëshiron ta ketë Maradonën si president të klubit, ndërsa Messin si lojtarin kryesor të skuadrës.

    “Nuk e di nëse Diego Maradona do të jetë një trajner i mirë. Ajo që unë mendoj është se ai duhet të qëndrojë në pozitën e kryetarit të klubit, dhe ta ketë të drejtën të zgjedhë dhe të blejë lojtarë”.

    “Kurrë më parë nuk kam bashkëpunuar me Maradonën, por shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti. Ndërsa Messi është një lojtar, i cili më detyron ta dua sërish përfaqësuesen e Argjentinës”, ka thënë Al Fahim për agjencinë “DPA”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Mar 04, 2009 2:41 pm

    Cech nuk beson se United do t’i fitojë të gjitha trofetë

    Petr Cech thotë se Manchester United do ta ketë të vështirë që t’i fitojë të gjithë titujt këtë sezon dhe mendon se Djajtë e Kuq nuk do të mbahen deri në fund të sezonit.

    United tashmë ka fituar dy trofe që nga fillimi i sezonit 2008/2009, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën Carling, ndërsa portieri i skuadrës rivale thotë se kampionët nuk do të mund të vazhdojnë me këtë formë deri në fund.

    “Është vështirë të tentosh t’i fitosh të gjitha garat, dhe këtë e di nga përvoja sepse edhe ne e kemi provuar të njëjtën gjë më herët”.

    “Nganjëherë ndodh të humbësh vetëm për fatin e keq. Prandaj për të qenë i suksesshëm në të gjitha garat është gjithmonë vështirë, ndërsa duhet që gjithçka të shkojë në favorin tuaj, duke përfshirë këtu edhe fatin edhe disponimin... Por në realitet rrallë ndodh kështu”, është shprehur çeku.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Mar 04, 2009 2:42 pm

    Ibra: Ronaldo është i mirë, por Interi do ta mposhtë Unitedin

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lëvduar yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Old Trafford, por ka shtuar se skuadra zikaltër do t’i eliminojë kampionët në fuqi nga Liga e Kampionëve.

    “Ronaldo është lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai po luan shumë mirë. Ai ka fituar Topin e Artë, çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit dhe tre trofe me klubin e tij sezonin që shkoi”.

    “Unë duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe do të vijë koha për ta fituar edhe Topin e Artë, por më e rëndësishmja është që të fitoj me skuadrën”.

    “E kemi fituar Kampionatin këto vitet e fundit dhe mendoj se ka ardhur koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.

    “Manchester United është një skuadër e fuqishme, por e tillë është edhe Interi. Nëse dëshirojmë ta fitojmë trofeun, atëherë duhet t’i fitojmë ndeshjet e këtilla”.

    “Nëse jemi kompakt dhe të fokusuar atëherë nuk do ta kemi të vështirë. Duhet të luajmë më mirë dhe të kemi më shumë besim, duke mos gabuar”, ka përfunduar suedezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Mar 04, 2009 2:43 pm

    Interi do të ishte në vendin e katërt pa ndihmën e gjyqtarëve

    Sipas një studimi në Itali, tabela do të dukej më ndryshe po të mos kishte pasur gabime të gjyqtarëve.

    Në Serie A sërish ka plasur çështja e ‘gabimeve të gjyqtarëve’ si rezultat i barazimit të fundit ndërmjet Interit dhe Romës, ku është akorduar një penallti e pa qenë në dëm të Giallorossëve.

    Në bazë të një mbikëqyrjeje të realizuar nga “Observations on Arbitration Errors” në bashkëpunim me “Adiconsum”, që nga fillimi i sezonit 2008/2009, 171 pikë do të ishin të riaranzhuara po të mos bëheshin 163 gabime të vërtetuara deri më tani.

    Në mënyrë hipotetike, Milani vendoset në pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Fiorentina do të ishte në vendin e dytë me 51 pikë.

    Ndërkohë, Jventusi do ta kishte zënë vendin e tretë pasi ka pasur disa gabime të vogla në favor të tyre, derisa Interi do të ishte në vendin e katër me 11 pikë më pak saqë ka tani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:55 am

    Sampdoria afër finales së Kupës
    Skuadra e Sampdorias ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Interit.

    Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë i zhvilluar të mërkurën mbrëma, ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Stadio Ferraris, ka përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase.

    Golin e parë për vendasit e shënoi Antonio Cassano që në minutat e para të ndeshjes (9’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë Sampdoria shënoi edhe dy herë me anë të Giampaolo Pazzinit (30’ dhe 42’) duke trefishuar rezultatin, ndërsa ky rezultoi të ishte edhe rezultati i fundit i ndeshjes.

    Deri në fund të takimit zikaltrit nuk arritën të shënojnë as edhe golin e nderit në këtë përballje, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:56 am

    Manchester United nuk ndalet
    Kampioni aktual i Premierligës, Manchester United, është rikthyer nga disavantazhi prej një goli, për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen përballë Newcasle United të zhvilluar në St. James Park.

    Peter Lovenkrands tronditi kampionët kur shënoi pas vetëm nëntë minutash lojë, pas një gabimi të tmerrshëm të portierit Edwin van der Sar.

    Por Wayne Rooney rihapi gjithçka në minutën e 20-të, duke shënuar golin e nëntë në nëntë ndeshje kundër Newcastlet. Vendimtar për fitoren e Djajve të Kuq ishte goli i Dimitar Berbatov në minutën e 56-të të lojës.

    Pavarësisht fitores, paraqitja e United ishte jo aq bindëse. Kjo fitore ka rikthyer epërsinë prej shtatë pikëve të Manchesterit ndaj dy ndjekësve, Chelseat dhe Liverpoolit, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:56 am

    Mourinho: Chelsea nuk do ta arrijë Manchesterin
    Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se Manchester United do të fitojë titullin e Premierligës edhe këtë sezon.

    “Guus ka shënuar një start të mirë dhe unë mendoj se ai do ta drejtojë Chelsean edhe në shumë fitore të tjera”, ka thënë Mourinho.

    “Sigurisht se ata mund të fitojnë, por mendoj se United është shumë larg në krye të tabelës. Kurrë nuk i dihet në futboll, por mendoj se United do të jetë kampion”, ka shtuar trajneri i Interit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:57 am

    Mascherano: Tre ndeshjet e ardhshme do ta definojnë sezonin
    Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, beson se ekipi i tij do të mund ta shpëtojë sezonin nga përfundimi zhgënjyes duke shënuar tre rezultate të mira në ndeshjet e radhës.

    Gjatë të martës ata mund të arrijnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nëse e eliminojnë Real Madridin në Anfield.

    Pastaj, të dielën e ardhshme, ata kanë një ndeshje vendimtare në Premierligë, me Manchester United në Old Trafford, që do të ndiqet nga ndeshja në fushë vendore përballë Aston Villas më 22 mars.

    “Është me rëndësi që nuk kemi rrëshqitur në tabelë. Duhet ta ruajmë koncentrimin dhe të shohim nëse mund të afrohemi. Duhet të vazhdojmë të luftojmë. Ne jemi në garë me Chelsean për vendin e dytë, por nuk duhet të dorëzohemi në këtë rast për të arritur Manchester United”, ka thënë Mascherano

    “Nuk do të dorëzohemi. Le të mos flasim për tituj, le t’i fitojmë ndeshjet tona. Kemi një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit javën tjetër dhe pastaj udhëtojmë tek Manchester United, para se Aston Villa të vijë në Anfield”.

    “Duhet të punojmë hap pas hapi, të përpiqemi të kualifikohemi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe pastaj të kthejmë vëmendjen kah dy ndeshjet e ligës. Tre ndeshjet e radhës do të jenë shumë, shumë të rëndësishme për ne”, ka përfunduar argjentinasi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:57 am

    Tottenham etiketon Iaquintan
    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është duke planifikuar të bëjë një ofertë për sulmuesin e Juventusit, Vicenzo Iaquinta.

    Sulmuesi italian, 29-vjeçar, thuhet se është i lirë të largohet për rreth 8 milionë funte, megjithëse ai ngurron për t’u larguar.

    Redknapp tashmë ka bërë interesim për Iaquintan, i cili mund t’i bashkohet Zenit St Petersburgut para javës së ardhshme kur përfundon afati kalimtar në Rusi.

    Menaxheri i klubit anglez dëshiron të transferojë italianin gjatë afatit kalimtar veror.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:58 am

    NBA: Dallasi mposht San Antonion
    Dallas Mavericks i janë përgjigjur një vargu të paralajmërimeve nga pronari i klubit, duke mposhtur me rezultat 107-102 San Antonio Spurs.

    Pronari i Dallas Mavericks (37 fitore, 24 humbje), Mark Cuban, kritikoi ekipin dhe kërcënoi se do të bëjë ndryshime në personel pas humbjes 96-87 ndaj Oklahoma City Thunder gjatë të hënës, por duket se këto nuk do të jenë të nevojshme.

    Josh Howard shënoi pikët më të larta për Mavericks, 29 pikë, derisa Dirk Nowitzki shënoi 24 pikë dhe 12 kërcime.

    Tony Parker ka shënuar 37 pikë derisa Roger Mason 23 të tjera për Spurs, të cilët humbin për të tretën herë në katër ndeshjet e fundit. Tim Duncan ka kontribuar me 19 pikë dhe 12 kërcime, por ka qenë i saktë vetëm në 7 nga 21 tentimet në lojë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Thu Mar 05, 2009 5:58 am

    Cech: Fati i mirë i Manchesterit do të ndryshojë
    Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka paralajmëruar Djajtë e Kuq se fati i mirë i tyre me siguri do të ndryshojë deri në fund të sezonit.

    “Në çdo garë, secili ekip mund ketë një ditë të keqe, ose fat të keq. Mund të goditni shtyllën tre herë ose të pranoni gol dhe jeni jashtë. Kjo është gjithmonë e mundshme. Ju duhet një moment dhe një fat i mirë dhe të luani mirë ta arrini atë”, ka thënë Cech.

    Cech kujton si shembull rastin e Chelseat në vitin 2005 nën urdhrat e Jose Mourinhos. Blutë fituan Kupën Carling dhe Premierligën por iu mohua një vend në finalen e Ligës së Kampionëve nga një gol i dyshimtë i Luis Garcias për Liverpoolin në Anfield.

    “Ne i dimë këto momente. Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në Liverpool, ne pranuam një gol që mbase kurrë nuk ishte. Mund të diskutoni kurdo, nëse ishte apo jo, por rezultati mbetet i njëjti dhe ne u eliminuam”, ka shtuar portieri çek.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Y||! Thu Mar 05, 2009 6:29 am

    Lennon: Tottenhami mund të kualifikohet për Evropë

    Pas fitores së thellë të mbrëmshme prej 4-0 ndaj Middlesbroug, Aaron Lennon thotë se Tottenhami mund të kualifikohet për në Evropë.

    “Dikush tha pas ndeshje se nuk jemi larg nga vendi i shtatë dhe do të ishte e pabesueshme nëse do ta arrinim këtë, veçanërisht pas fillimit të sezonit kur kishim dy pikë nga tetë ndeshje”, ka thënë Lennon, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e fundit.

    “Gjëja më e rëndësishme për momentin është ta mbajmë veten në ligë, por e dimë se nuk duhej të ishim në këtë pozitë me lojtarët që kemi në klub”.

    “Secili lojtar ka filluar të luajë mirë. Që nga portieri deri tek mbrojtësit dhe mesfushorit deri tek sulmuesit, secili është në formë”, ka shtuar mesfushori anglez.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Y||! Thu Mar 05, 2009 6:29 am

    Messi i lumtur që Barcelona arrin në finalen e Kupës


    Sulmuesi argjentinas Lionel Messi është ndarë i kënaqur nga goli i tij i mbrëmshëm për Barcelonën në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Real Mallorcas.

    Goli i argjentinasit i shënuar në minutën e 80-të barazoi rezultatin pas disavantazhit 1-0 të Barcelonës.

    “Është kënaqësi të rikthehemi në finale. Kemi pasur një dëshirë të madhe dhe kemi arritur diçka shumë të rëndësishme për ne dhe për tifozët”, ka thënë Messi.

    Barcelona edhe krahas barazimit u kualifikua për në finale falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Nou Camp. Ekipi i Pep Guardiolës në finale do të përballet me Atletico Bilbao, që në gjysmëfinale eliminoi Sevillan.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:13 am

    Benayoun: Goli në Bernabeu nuk ka vlerë nëse nuk shpallemi kampionë
    Mesfushori i Liverpoolit, Yossi Benayoun, ka thënë se asgjë që e kanë bërë ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do të ketë vlerë, po qe se Redsat nuk e fitojnë Ligën e Kampionëve.

    “Për mua është e rëndësishme të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë Ligën e Kampionëve, ndërsa nëse nuk e bëjmë këtë ai gol nuk ka asnjë vlerë”, ka thënë izraeliti.

    Liverpooli pas përballjes së vështirë kundër Real Madridit në mesjavën që vjen, në vikendin tjetër do të udhëtojë në Old Trafford për t’u ndeshur me liderin e Premier Ligës, Manchester United.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:13 am

    Arrestohet Ashley Cole
    Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, është arrestuar për shkak të dehjes dhe sjelljes së dhunshme.

    Në orët e hershme të të enjtes, Cole është arrestuar sepse nënë ndikimin e alkoolit kishte filluar një zënkë me policinë.

    Pas incidentit, Cole është dërguar në një stacion policor ku është mbajtur tri orë dhe ka marrë një dënim qesharak prej 80 funtesh (kur dihet se ai paguhet 80.000 funte në javë).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:14 am

    Drogba: Do të mbetem te Chelsea
    Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është shprehur se dëshiron që t’u jepen fund thashethemeve për largimin e tij nga Stamford Bridge.

    Muajt e fundit ka pasur spekulime të shumta të cilat e lidhnin sulmuesin me një largim nga Blutë, ndërsa skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Interi dhe ish-skuadra e tij Marseille.

    “Dëshiroj që njerëzit të mos thonë më se do të kthehem te Marseille ose do t’i bashkëngjitëm Interit. Unë do të mbetem te Chelsea deri sa të më përfundojë kontrata”, ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë për “Le 10 Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:14 am

    Mourinho, Balotelli dhe De Rossi do të dënohen
    Federata Italiane e futbollit ka ngritur padi kundër Jose Mourinhos, Mario Balotellit dhe Daniele de Rossit, të cilët do të dënohen me para ose me suspendim në disa ndeshje.

    Që të tre janë të akuzuar për thyerjen e rregullave të futbollit dhe tani do të përballen me dënim në para që mund të jetë nga 2.500 deri në 50.000 euro, ndërsa po ashtu ata pritet të suspendohen edhe në disa ndeshje.

    Sipas deklaratës zyrtare të Federatës së Futbollit, Balotelli akuzohet për gjestikulacionet e tij ndaj tifozëve në ndeshjen Inter-Roma, De Rossi për shkak të ofendimit që ka bërë ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, ndërsa Mourinho do të dënohet për deklaratat e tij në media.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:14 am

    Perez ka arritur marrëveshje me Kaka?
    Zyrtarët e Real Madrid janë të bindur se Florentino Perez e ka një marrëveshje me suepryllin e Milanit, Leite Kaka.

    “El Mundo Deportivo” njofton se burime pranë klubit mbretëror thonë se Perez, i cili pritet të kandidojë për president të Realit këtë verë, ka arritur marrëveshje me brazilianin dhe porsa ta fitojë presidencën, ai do ta transferojë atë në Bernabeu.

    Thuhet se Perez dhe Kaka kanë arritur marrëveshje që në janar dhe kjo ishte arsyeja që ish-futbollisti më i mirë në botë refuzoi ofertën shumëmilionëshe të Manchester Cityt.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:15 am

    Valencia do ta shesë Villan dhe Silvan
    Shefi i ri ekzekutiv i Valencias, Javier Gomez, ka pranuar se gjendja financiare e skuadrës është në një moment të keq.

    Njoftohet se Los Che përveç borxheve tjera, nuk ka paguar edhe një vlerë prej 15 milionë eurosh paga të lojtarëve, dhe tani ndoshta do të detyrohet t’i lëshojë yjet kryesore, David Villa dhe David Silva.

    “Kjo skuadër është në një situatë shumë delikate. Ndoshta do të mendojmë edhe për shitjen e Silvas dhe Villas, me qëllim që ta mbajmë klubin”, ka thënë Gomez për “Sky Sports”.

    Silva ka kontratë me Valencian deri në vitin 2014, ndërsa më i interesuar për shërbimet e tij është Juventusi.

    Ndërkohë Villa është i lidhur për Mestallan deri në vitin 2013 dhe nëse ndonjë skuadër dëshiron ta prishë kontratën e tij duhet të paguajë 150 milionë euro, së paku kështu ka qenë deri në vitin e kaluar, ndërsa me gjithë borxhet që ka Valencia do të heqë dorë nga kjo shifër.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:15 am

    Marchionni: Chelsea favorit për t’u kualifikuar
    Mesfushori i Juventusit, Marco Marchionni, ka folur para ndeshjes kthyese të Ligës së Kamionëve kundër Chelseat, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Torino, duke favorizuar Blutë si skuadër e cila mund të vazhdojë tutje.

    “Ditët në vijim janë ‘të nxehta’ për ne. Takimi kundër Torinos (të shtunën) është një derbi dhe ka rëndësi të madhe për tifozët, po ashtu mund të na mbajë gjallë shpresat për Scudetto”.

    “Pas kësaj kemi ndeshjen më të rëndësishme në këtë periudhë të këtij sezoni: ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve”.

    “Ne kemi humbur, prandaj ata kanë përparësi. Mendoj se Chelsea i ka 70% të mundësive për të vazhduar tutje, ndërsa ne 30%, sepse ata e fillojnë ndeshjen nga fitorja”.

    “Ne e kemi mundësinë e fundit të martën dhe duhet ta shfrytëzojmë atë, pasi që e luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, ka përfunduar mesfushori.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:16 am

    Ramos: Do të luftojmë deri në fund
    Real Madridi do të japë maksimumin edhe në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ka deklaruar trajneri Juande Ramos.

    “Ndeshja në Anfield është shumë e rëndësishme për ne, mirëpo të shtunën ne kemi një derbi, dhe meqenëse i jemi afruar aq shumë Barcelonës, nuk guxojmë të dështojmë tani. Do të luftojmë deri në maksimum, edhe në Ligën e Kampionëve edhe në Primera Division”.

    “Për ne ndeshja në Anfield është një finale dhe ne duhet t’i fitojmë finalet. Madridi mund të fitojë kudo, dhe unë jam i bindur se ne do t’i kemi shanset tona të cilat duhet t’i shfrytëzojmë për të krijuar avantazh”, ka thënë Ramos për “Marca
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:16 am

    Hleb i interesuar për Bayern Munichun
    Mesfushori i Barcelonës, Alexander Hleb, thotë se ai mund të kalojë në Bayern Munich, nëse në adresë të tij arrin një ofertë nga kampioni gjerman.

    Ish-ylli i Arsenalit po kalon një periudhë të vështirë tek lideri i La Ligës, pas transferimit të tij gjatë verës së kaluar dhe mund të huazohet në ndonjë klub tjetër gjatë kësaj vere.

    “Jam mu në vitet më të mira të karrierës time dhe nuk dua t’i kaloj këto vite në stol. Bayern Munich është një klub i veçantë dhe interesimi i tyre për mua është një nder emocionues”, ka thënë 27-vjeçari për Bild.

    “Nëse ndonjë klub si Bayerni interesohet, kjo është vërtet e shkëlqyeshme, për secilin. Bayerni është ndër ekipet më të mira në botë”, ka shtuar mesfushori bjellorus.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:16 am

    Torres rikthehet kundër Realit
    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që zhvillohet e të martën në Anfield.

    Torres ka munguar në fushë që nga ndeshja e parë me Madridin dhe kishte dyshime se ai mund të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, kundër Realit dhe kundër Manchester United.

    “Shpresoj të jem i gatshëm për të dyja ndeshjet, pasi do të jenë dy ndeshje të mëdha. Gjuri më ka shkaktuar disa probleme dhe procesi i rikuperimit po zgjat më gjatë se që kam shpresuar”, ka thënë Torres.

    “Sidoqoftë jam shumë optimist se do të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit dhe nëse gjuri im reziston, do të jem po ashtu edhe në Old Trafford”, është zotuar spanjolli.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:17 am

    Van der Sar lavdëron mbrojtjen e Manchesterit
    Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka vetëm fjalë të mira për mbrojtësit e tij këtë sezon.

    “Nuk kam luajtur prapa ndonjë dyshe më të mirë mbrojtëse të qendrës se Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic. Mënyra se si ata përshtaten është e shkëlqyeshme. Por edhe kur Rio ose Nemanja janë jashtë, Jonny Evans ka bërë punë të mrekullueshme po ashtu”, ka thënë holandezi për The Sun.

    “Ka pasur ndryshime në mbrojtje me Patrice Evra të lënduar dhe të suspenduat dhe po ashtu me Gary Neville dhe Wes Brown jashtë. Por mbrojtja ka qenë mirë e organizuar dhe secili e din punën e tij”, ka shtuar Van der Sar.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:17 am

    NBA: Paul udhëheq Hornets në fitore
    Chris Paul ka rikthyer në ‘jetë’ në pjesën e dytë ekipin e tij New Orleans Hornets, për të udhëhequr vendasit të mposhtin Dallas Mavericks me rezultat 104-88.

    Paul shënoi 21 nga 27 pikët në dy pjesët e fundit të ndeshjes dhe kontribuoi me 15 asistime për t’i dhënë fitoren e gjashtë radhazi New Orleans Hornets. David West ka kontribuar me 19 pikë dhe 10 kërcime, derisa Rasual Butler 18 pikë, për Hornets.

    Dirk Nowitzki udhëhoqi tek Mavericks po ashtu me 27 pikë, por ekipi i tij u duk i lodhur pas fitores 107-102 ndaj San Antonio Spurs një ditë më herët.

    Për New Oreleans Hornets kjo ishte fitorja e 38-të këtë sezon, krahas 22 humbjeve, derisa Dallas mbeten me 37 fitore dhe 25 humbje.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:18 am

    Cannavaro do të përfundojë në Premierligë?
    Agjenti italian Enzo Bronzetti nuk pret që mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, të rikthehet në Serie A.

    Kontrata e Cannavaros skandon në muajin qershor dhe për të interesim ka shprehur edhe ish-klubi i tij, Napoli.

    Por superagjenti Enzo Bronzetti nuk mendon se mbrojtësi italian mund të rikthehet sërish në Serie A.

    “Nuk e shoh Fabion në Itali sërish. Nuk ka ndonjë përparim në bisedat me Napolin, dhe mendoj se mbrojtësi i Realit do të shkojë në Angli ose Amerikë. Me Realin ai nuk mund ta rinovojë kontratën, pasi për momentin nuk ka bord”, ka thënë Bronzetti.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 6:20 pm