Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 27, 2009 6:47 am

    Del Piero mirëpret Cassanon
    Juventusi është duke planifikuar që në afatin kalimtar veror ta transferojë në Torino sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano, ndërsa ikona bardhezi Alessandro Del Piero thotë se nuk e ka frikë konkurrencën.

    “Nuk mendoj se do të ketë konkurrencë në aspektin negativ, megjithatë karriera ime futbollistike më tregon se nuk duhet t’ia kem frikën ardhjes së Cassanos ose ndonjë lojtari tjetër”.

    “Cassano dhe unë luajmë në pozita të ndryshme dhe mendoj se do të ishim shumë të suksesshëm së bashku. Derisa vijnë në skuadër lojtarë të mëdhenj si Cassano, atëherë gjithçka do të shkojë mirë”, është shprehur Del Piero për “La Repubblica”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:00 am

    City gati ofertën për Donin

    Sipas gazetës romake "Corriere dello Sport", pasanikët e Manchester Cityt kanë gati ofertën prej 14 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e portierit të Romës, Doni.
    Doni është transferuar në kryeqytetin italian nga skuadra Juventude në vitin 2005, por kohëve të fundit tifozët e Romës e kanë akuzuar, sidomos gjatë mbrojtjes së penalltive kundër Arsenalit me ç’rast nuk u tregua i aftë që t’ia sigurojë Romës një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Nëse Roma dështon të sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë pritet që drejtuesit e Giallorossëve të largojnë disa lojtarë nga skuadra, ndërsa njëri prej tyre mund të jetë portieri Doni.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:00 am

    Conti: Totti nuk luan për para

    Drejtori sportiv i Romës, Bruno Conti, ka thënë se legjenda e Romës, Francesco Totti, ka mundur të luajë për cilëndo skuadër dhe të fitojë shumë më tepër para sesa merr te Roma, mirëpo dashuria e tij për klubin dhe tifozët ka bërë që ai të mbetet në kryeqytetin italian.
    “Një lojtar si Totti, i cili ka marrëdhënie të mira me tifozët, nuk mund të ndalojë së qeni njeri”.

    “Totti ka mundur të luajë për cilëndo skuadër dhe të fitojë shumë më tepër para, mirëpo ai nuk mund ta braktiste dashurinë për tifozët”, ka thënë Conti për “La7”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:00 am

    Edhe Maicon në listën e Perez

    Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, është emri i fundit i cili lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi, nëse Florentino Perez fiton presidencën e Los Merengues.
    Gazeta spanjolle “AS” njofton se gjigantët madrilenë dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të krahut, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer me Nerazzurët.

    Edhe pse Maicon është lojtar shumë i rëndësishëm për Interin, presidenti Massimo Moratti mund ta lëshojë atë për një çmim të mirë dhe ta zhvendosë Davide Santonin në krahun e djathtë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:00 am

    Maradona e quan Pelen homoseksual

    Legjenda braziliane e futbollit, Pele, kohë më parë kishte përqeshur të kaluarën me kokainë të Diego Maradonës, duke e etiketuar argjentinasin edhe si shembull të keq për rininë.
    Kësaj here trajneri i kombëtares së Argjentinës i është kundërpërgjigjur në një mënyrë të ngjashme, duke e quajtur brazilianin ‘homoseksua’.

    “Çfarë mund t’i përgjigjem personit i cili virgjërinë e tij e ka humbur si 14-vjeçar me një mashkull më të vjetër”, ka thënë Maradonna para gazetarëve në Buenos Aires.

    Maradona aktualisht është në përgatitje me reprezentacionin e Argjentinës për ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikime në Botërorin 2010, kundër Venezuelës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:01 am

    NBA: Lakers më në fund thyejnë Detroitin

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore 92-77 në Detroit për të parën herë në shtatë vite, me Kobe Bryant që ka shënuar 30 pikë.
    Bryant po ashtu kontribuoi me tetë kërcime dhe shtatë asistime, derisa Derek Fisher shënoi 15 pikë. Pau Gasol ndihmoi ekipin me 12 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Lamar Odom shënoi 12 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime.

    Will Bynum udhëhoqi tek Pistons me 25 pikë dhe 11 asistime Antonio McDyess shënoi 14 pikë dhe 12 kërcime.

    Lakers me këtë fitore i dhanë fund nëntë humbjeve radhazi në fushën e Detroit Pistons, të cilët kësaj here ishin pa të lënduarit Allen Iverson, Richard Hamilton dhe Rasheed Wallace.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:01 am

    Haan: Ka njerëz që nuk e duan kombëtaren

    Trajneri Arie Haan ka thënë se ka njerëz në mesin e shqiptarëve të cilët nuk ia duan të mirën kombëtares kuqezi dhe dëshirojnë dështimin e saj.
    Holandezi ka qenë mjaft i ashpër në akuza, duke sulmuar drejtorin e stadiumit “Qemal Stafa”, i cili nuk ka lejuar lojtarët të zhvillojnë seancë stërvitore në këtë fushë.

    “Dua të shtoj diçka për stërvitjen që kemi në mbrëmje. Gjithmonë në grumbullimin e kombëtares bëhet një plan stërvitor, ku përfshihet edhe një seancë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Vetëm një ditë më parë jam njoftuar se nuk mund ta zhvillonim këtë seancë”, ka thënë Haan.

    “Vetëm një pyetja kisha: Pse ky zotëri kërkon të marrë një përgjegjësi kaq të madhe, për të mos na lejuar të stërvitemi në ‘Qemal Stafa’? Mendoj se pas këtij njeriu duhet të fshihen të tjerë. Si duket, nuk janë të interesuar që kombëtarja të bëjë një paraqitje të mirë. Janë njerëz që nuk i duan të mirën kombëtares. Nuk mund ta shpjegoj ndryshe këtë situatë”, ka shtuar mes tjerash trajneri holandez.

    Deklarata e Haan kishte nxitur menjëherë përgjigje nga ana e drejtuesve të stadiumit, dhe kombëtarja mbrëmë ka mundur të zhvillojë seancën e paraparë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:01 am

    Dunga: Pato është Ronaldo i ri

    Trajneri i kombëtares së Brazilit, Dunga, ka deklaruar se i riu i Milanit, Alexandre Pato, është “Ronaldo i ri”.
    “Ai do të jetë trashëgimtari i tij. Ai ka qëllime në gjakun e vet, ngjashëm sikur kishte ‘fenomeni’”, ka thënë Dunga.

    “Ai mund të luajë si sulmues i parë ose i dytë. Ai do të bëhet një lojtar fundamental”, ka shtuar trajneri, i cili kishte fituar Kupën e Botës me Ronaldon.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:01 am

    Hiddink: Chelsea më ka ofruar të jem këshilltar

    Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, ka zbuluar se Roman Abramovich i ka ofruar mundësinë të mbetet në klub një kohë më të gjatë, por në cilësinë e këshilltarit.
    Holandezi, i cili tash ka rol të dyfishtë, si përzgjedhës i kombëtares së Rusisë dhe si menaxher i Chelseat, thotë se ka marrëveshje me ekipin nga Stamford Bridge deri më 31 maj, por se klubi i ka ofruar vazhdimin e kontratës edhe atë në cilësinë e këshilltarit.

    “Duhet të ekzistojë një marrëveshje, përndryshe puna ime në Chelsea në aspektin juridik do të jetë jo-legale. Po, ekziston një marrëveshje e tillë e cila skadon më 31 maj. Ata më ofruan të punoj për ta edhe më pas, por si këshilltar”, ka thënë Hiddink.

    “Duhet të shoh se si do të rrjedhë situata. Ndoshta do të jem i frytshëm për Chelsean në këtë rol. Për cilindo klub tjetër do të thosha jo. Në mënyrë të kulturuar por të fuqishme”, ka shtuar strategu holandez.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:02 am

    Alonso: Liverpooli më i mirë se United

    Rezultatet nga përballjet ndërmjet Manchester United dhe Liverpool këtë sezon tregojnë se ekipi nga Anfield është më superior krahasuar me ekipin nga Old Trafford, thotë Xabi Alonso.
    Mesfushori spanjoll thotë se United ende është favorit për të fituar titullin e Premierligës, por ndodhitë në dy javët e fundit e kanë rihapur garën.

    Liverpooli ka mposhtur dy herë Manchesterin këtë sezon. Së pari në Anfield me rezultat 2-1, dhe së fundi në Old Trafford me rezultat të thellë 4-1.

    “Ne mund ta fitojmë Premierligën. Është më e mundshme se një muaj më parë kur ishim shumë pikë prapa. Liverpooli ka dëshmuar këtë sezon se është superior në krahasim me United në dy përballjet në mes ekipeve”, ka thënë Alonso,

    “Askush nuk mund ta mohojë këtë, por tash është një garë e vërtetë për titullin. Nuk është e pamundur të imagjinojmë se ne mund t’i fitojmë të gjitha tetë ndeshjet e mbetura, ndërsa United të humbë në dy”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:02 am

    Juventus do të përfshijë Iaquintan në ofertën për Hamsik

    Juventus është i gatshëm të përfshijë sulmuesin Vincenzo Iaquinta në ofertën për të marrë yllin e Napolit, Marek Hamsik.
    Gazzetta dello Sport shkruan se Juventusi e ka marrë me shumë seriozitet mundësinë për të transferuar mesfushorin sllovak.

    Biankonerët synojnë të ofrojnë 14 milionë funte dhe në ofertë të përfshijnë njërin, Iaquinta ose Rafaelle Palladino, si shkëmbim për Hamsik, të cilit do t’i ofrohet marrëveshje katërvjeçare.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:02 am

    Ramos: Nuk duhet të jetojmë në të kaluarën

    Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se përfaqësuesja e Spanjës duhet ta dëshmojë veten në këtë Kampionat Botëror dhe nuk duhet të bazohet në suksesin që pati në Euro 2008.
    “Ne kemi vetëbesim të madh në skuadër dhe tifozët kënaqen teksa ne po luajmë. Mirëpo nuk duhet t’ia lejojmë vetes të jetojmë në të kaluarën. Duhet të dëshmojmë çdo ditë se sa të mirë jemi”.

    “Kemi një grup të komplikuar dhe duhet t’i marrim gjërat një nga një duke u fokusuar në kundërshtarët më të afërt”, ka thënë Ramos.

    Spanja ka dy ndeshje të njëpasnjëshme kundër Turqisë, njërën si vendas dhe tjetrën si mysafir.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 3:02 am

    Ballack: Gjermania duhet të reagojë më së miri

    Të shtunën Gjermania përballet me Lihtenshtajnin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2009, ndërsa vetëm fitorja mund t’i bëjë tifozët t’i harrojnë dy humbjet në ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Norvegjisë.
    “Gjithmonë ekzistojnë ngritjet dhe rëniet, mirëpo është e rëndësishme që jo vetëm të flasim për humbjet, por të mësojmë nga ato”.

    “Duhet të tregojmë një kundërveprim ndaj Lihtenshtajnit. Duhet të fitojmë që kur të shkojmë në Rusi të jemi liderë të grupit”, ka thënë mesfushori i Chelseat dhe kapiteni i Gjermanisë, Michael Ballack për “Kicker”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:21 am

    Kaka mungon kundër Ekuadorit

    Përzgjedhësi i përfaqësueses së Brazilit, Carlos Dunga, ka konfirmuar se superylli i Milanit, Ricardo Kaka, do të mungojë në ndeshjen kundër Ekuadorit.
    “Nuk është hera e parë që e udhëheq skuadrën në mungesë të Kaka, prandaj duhet të jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje”.

    “Është mirë kur i ke të gjithë lojtarët në dispozicion, mirëpo tash domosdoshmërish duhet të gjejmë zëvendësues”, ka thënë trajneri i Brazilit në konferencën për shtyp.

    Pritet që zëvendësuesi i Kaka të jetë bashkëlojtari i tij te Milani, Ronaldinho.

    “Ronaldinho do ta ketë besimin e plotë. Ai është një lojtar që ka teknikë të mirë dhe kreativitet në lojë”, ka përfunduar Dunga.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:21 am

    Ronaldo: Nuk aktroj

    Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar ndaj kritikave të Henrik Larson, i cili ka thënë se ai e aktron lojtarin e lënduar.
    “Nuk më pengojnë fjalët e Larson, sepse e di se nuk aktroj kur lëndohem dhe kjo është më e rëndësishmja për mua”.

    “Ndodh që shpesh marr goditje, mirëpo nuk aktroj. Duket se të gjithë kanë diçka me ndërhyrjet ndaj meje, mirëpo kjo nuk më shqetëson mua”, ka thënë Ronaldo, i cili të shtunën me përfaqësuesen e Portugalisë do të përballet kundër Suedisë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:21 am

    Cana: Shqipëria duhet të guxojë në sulm

    Mesfushori kosovar i Kombëtares Kuqezi, Lorik Cana, ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë pjesëtarëve të përfaqësueses së Shqipërisë në ndeshjen e të shtunës kundër Hungarisë, duke filluar nga futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit tjerë.
    Hungaria është e vetmja skuadër e cila e ka mposhtur Shqipërinë në këto eliminatore, ndërsa Cana pohon se humbja ka ardhur si pasojë e gabimeve të skuadrës kuqezi, ndërkohë nëse Shqipëria e dëshiron hakmarrjen, atëherë duhet të bazohet më tepër në fazën e sulmit dhe jo të luajë lojë defanzive.

    “Në këtë ndeshje nuk kemi rrugë tjetër. Edhe dëshira e tifozëve është të sulmojmë, kështu që nuk mund ta presim kundërshtarin në fushën tonë. Megjithatë, e theksoj, nuk duhet të bëjmë gabime në fazën mbrojtëse, që kundërshtari të mund të na ndëshkojë”, është cituar Cana nga “Sporti Shqiptar”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:17 am

    NBA: Celtics më të mirë se Hawks

    Ray Allen ka shënuar 22 pikë dhe Glen Davis 19 pikë dhe 12 kërcime, për të ndihmuar Boston Celtics të mposhtë Atlanta Hawks me rezultat 99-92.

    Kevin Garnett u pushua gjatë kësaj ndeshjeje, por mungesa e tij nuk u ndje falë kontributit të pjesës tjetër të ekipit.

    Një lojtar tjetër mjaft i dobishëm ishte Paul Pierce, i cili shënoi 21 pikë për Bostonin.

    Josh Smith udhëhoqi tek Hawks me 22 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Mike Bibby shënoi 19 pikë. Për Atlanta Hawks kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe e treta në katër ndeshje.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:18 am

    Mancini: Jam i gatshëm të rikthehem

    Ish-menaxheri i Interit, Roberto Mancini, thotë se ai synon t’i rikthehet punës në sezonin e ardhshëm.

    “E kam konsideruar këtë kohë si pushimi, megjithëse një më të gjatë se zakonisht”, ka thënë Mancini për Sky Sport 24.

    “Vërtet ka filluar të më mungojë puna e përditshme e të qenit trajner, andaj do të rikthehem që nga muaji korrik dhe jo gushti”, ka shtuar italiani.

    Mancini u shkarkua nga kampioni i Italisë në sezonin e kaluar pavarësisht se Interi fitoi titullin e Serie A, dhe u zëvendësua nga trajneri portugez Jose Mourinho.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:18 am

    Capello: Anglia ka nevojë për lojtarë si Rooney

    Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se temperamenti i nxehtë i sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney, është i rëndësishëm për planet e tij.

    “Rooney?”, ka qeshur Capello. “Më pëlqen ai sepse është shumë i rëndësishëm për ekipin. E dini, ndonjëherë kur ekipi luan ngadalë, është personaliteti i tij ai që i shkund. Kjo është gjë e mirë”.

    “Rooney është një lojtar fantastik dhe një prej më të mirëve për momentin, si edhe Steven Gerrard. Po, ai është shumë gjaknxehtë dhe ka nevojë ta ekuilibrojë. Mendoj se me ndihmën tonë ai do të ekuilibrohet. Ai është i zjarrtë pasi ka shpirt anglezi dhe më pëlqejnë lojtarët që e kanë atë shpirt”, ka shtuar Capello.

    “Ai është shumë i mirë teknikisht dhe nuk do të ishte mirë nëse e humb atë gjallërinë e tij. Kemi nevojë për atë, por ai duhet të jetë i kujdesshëm po ashtu”, ka thënë më tej italiani.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:19 am

    Kuqi shënon në fitoren e Finlandës

    Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar golin e dytë të fitoren 2-0 të Finlandës në udhëtim tek Uellsi, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010.

    Uellsi dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por dështoi të krijojë shanse të pastra dhe u ndëshkua në fund të pjesës së parë kur Jonathan Johansson i dha avantazhin Finlandës (42’).

    Sulmuesi i Crystal Palace, Shefki Kuqi, i futur në lojë si zëvendësues një minutë para fundit të kohës së rregullt, vulosi fitoren në çastet e fundit të ndeshjes, me anë të një goditje fantastike mbi portierin Wayne Hennessey.

    Me tre pikët e reja Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshjet, një më shumë se Uellsi. Në grupin 4 favorit për t’u kualifikuar është Gjermania që mban kreun me 10 pikë, si dhe Rusia që aktualisht ka gjashtë pikë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:19 am

    Anglia fiton thellë ndaj Sllovakisë

    Kombëtarja angleze ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 në miqësoren ndaj Sllovakisë të zhvilluar në Wembley, por ka marrë tre lëndime.

    Emile Heskey, Carlton Cole dhe Peter Crouch që të tre janë në dyshim për ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikim në Botërorin 2010, që zhvillohet të mërkurën ndaj Ukrainës.

    Heskey shënoi golin e fitores pas 7 minutash lojë, por u zëvendësua nga Carlton Cole në minutën e 15-të për shkak të një problemi në këmbë. Zëvendësuesi i tij pësoi të njëjtin fat pas 20 minutash, dhe u zëvendësua nga Crouch, i cili nuk mundi t’i shmangej këtij fati, dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.

    Wayne Rooney, i cili aktualisht mbetet sulmuesi i vetëm i padëmtuar, shënoi dy gola në këtë ndeshjes, një në minutën e 70-të dhe një në minutat shtesë të ndeshjes, të cilët gola futën në sandviç golin e Frank Lampard, i cili shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.

    David Beckham u fut në lojë si zëvendësues dhe shkëlqeu në paraqitjen e 109-të të tij për kombëtaren angleze, duke thyer rekordin e Bobby Moore për numrin më të madh të paraqitjeve nga një lojtar (jo portier).
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:19 am

    Kombëtarja mposhtet në "Qemal Stafa"

    Përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale nga përfaqësuesja e Hungarisë, në takimin e vlefshëm për Grupin e Parë në fazën e kualifikuese të Kampionatit Botëror.

    Lojtarët kuqezi zhvilluan një ndeshje më të mirë se kundërshtari i tyre, sidomos në pjesën e parë, mirëpo duke mos qenë të aftë të shënojnë në portën kundërshtare dhe në këtë mënyrë u dënuan nga mysafirët.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Torghelle (38’) pas një gabimi të Armend Dallkut brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

    Në pjesën e dytë kuqezinjtë patën disa raste të pakonkretizuara, megjithatë edhe kjo ishte një lojë tipike e përfaqësues së Shqipërisë, e cila gjatë gjithë kohës mundohet të bëjë diçka, por nuk ka sukses t’i çojë deri në fund aksionet.

    Në takimin tjetër të Grupit të Parë, Danimarka ka shënuar fitore prej 3-0, si mysafir i Maltës.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:20 am

    Fitore e lartë e Gjermanisë

    Gjermania ka përforcuar pozitën e parë në Grupin e Katërt, pasi ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Lihtenshtajnit.

    Gjermanët e filluan furshim takimin, pasi që ende pa kaluar minuta e dhjetë, ata shënuan dy herë. Kapiteni Michael Ballack e filloi serinë e golave (4’), ndërsa pesë minuta më pas Marcell Jansen e dyfishoi rezultatin (9’).

    Ashtu sikurse në pjesën e parë, porsa filloi gjysma e dytë e ndeshjes, vendasit reaguan shpejtë për të shënuar dy gola të tjerë. Bastian Schweinsteiger shënoi golin e tretë (48’) për gjermanët, ndërsa pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Lukas Podolski vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

    Në takimet e tjera të Grupit të Katërt, Rusia e ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat Finlanda ka fituar si mysafir i Uellsit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:20 am

    Ribery ia siguron tre pikë Francës

    Përfaqësuesja e Francës ka shënuar fitore minimale si mysafir i Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Shtatë në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme kombëtares së tij, në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Serbia ka shënuar fitore si mysafir i Rumanisë me rezultat 3-2, për të përforcuar kryesimin në Grupin e Shtatë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:20 am

    Italia, qetë dhe sigurt

    Të zgjedhurit e Marcelo Lippit kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0, kundër përfaqësueses së Malit të Zi në Podgoricë, për të vazhduar garën kualifikuese për Kampionatin Botëror në kuadër të Grupit të Tetë.

    Në minutën e 13-të u akordua penallti në favor të skuadrës mysafire, për shkak të prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga malazezët, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Andrea Pirlo.

    Ishte kjo një mbrëmje me fat për Giampaolo Pazzinin, i cili shënoi golin debutues të tij për Italinë. Pirlo pasoi te Pepe, ndërsa ky i fundit e gjeti Pazzinin, i cili e mposhti Poleksicin (74’) duke shënuar golin e sigurisë për Azzurët.

    Nga ana tjetër, në takimet tjera të këtij grupi, Irlanda dhe Bullgaria kanë barazuar, 1-1, ndërsa Qiproja e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 2-1.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:20 am

    Portugalia dhe Suedia ndajnë pikët

    Dy nga ekipet favorite për t’u kualifikuar për në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, Portugalia dhe Suedia, kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të grupit të parë.

    Yjet e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, Deco dhe Simao Sabrosa, të cilët luajtën në fushë vendore, por nuk arritën të çajnë mbrojtjen e mysafirëve, të cilët ishin pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic.

    Ky ishte barazimi i tretë radhazi në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2010, për Portugalinë, që do të vendosë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit të kësaj kombëtareje, Carlos Queiroz.

    Me këtë rezultat, të dyja ekipet mbledhin nga gjashtë pikë, sa ka edhe Shqipëria. Portugalia megjithatë mban pozitën e tretë falë diferencës më të mirë të golave, duke lënë Suedinë dhe Shqipërinë në pozitat vijuese, megjithëse Suedia ka një ndeshje më pak.

    Danimarka mban kreun e grupit të parë, me 10 pikë, po aq sa ka edhe Hungaria, që mbetet në pozitën e dytë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:21 am

    Pique i sjell tre pikë të vështira Spanjës

    Një gol i vetëm i shënuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka sjellë tre pikë të reja kampionit të Evropës, Spanjës, në ndeshjen përballë Turqisë të vlefshme për kampionatin botëror, Afrika e Jugut 2010.

    Spanja arriti t’i bëjë ballë sulmit të Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, për të shënuar edhe një fitore të rëndësishme dhe për të kryesuar tabelën e Grupit 5 me gjashtë pikë epërsi.

    Fitorja megjithatë nuk ishte aspak e vështirë për kombëtaren më të mirë në botë sipas FIFA-s.

    Goli i parë në ndeshjet ndërkombëtare i Gerard Pique, i shënuar pas një ore lojë, ishte vendimtari për tre pikët e reja të Spanjës. Përveç këtij rasti, ekipi vendas rrallë shkaktoi probleme për Turqinë, dhe në të vërtetë ishte Iker Casillas ai i cili ishte më i angazhuar.

    Portieri i Real Madridit arriti t’u bëjë ballë tentimeve të dyshes Nihat Kahveci dhe Sanli Tuncay, duke frenuar mysafirët.

    Spanja tash kryeson me pikë maksimale, 15 nga pesë ndeshje, gjashtë më shumë se Bosnja dhe Hercegovina, që pas fitores ndaj Belgjikës ngrihet në pozitën e dytë të këtij grupi.

    Turqia mbetet në pozitën e tretë me tetë pikë dhe do të kërkojë hakmarrjen ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të mërkurën, por kësaj here në Turqi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:21 am

    Fabregas i nderuar nga interesimi i Realit dhe Barcës

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka nxitur spekulime për një largim nga Arsenali, pasi ka pranuar se është i ngazëllyer që Barcelona dhe Real Madridi kërkojnë shërbimet e tij.

    “Nuk do t’ia mbyll derën askujt. Secili lojtar i analizon gjërat dhe mendon nëse është i lumtur, apo nëse dëshiron të përmirësojë diçka në statusin e tij”.

    “Nuk mund t’i kontrolloj njerëzit për atë që e thonë për mua. Mirëpo është një nder i madh që dy skuadrat më të mëdha të futbollit botëror po flasin për mua”, ka thënë Fabregas.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:22 am

    Mascherano: Fitorja ishte shumë e rëndësishme

    Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Venezuelës, ndërsa Javier Mascherano thotë se kjo fitore shënon një fazë të re në futbollin e Argjentinës.

    “Argjentina luajti mirë, sepse ne vazhdimisht e kontrollonim topin, ndërsa në pjesën e dytë u përmirësuam edhe më shumë dhe këtë e tregon edhe rezultati”.

    Sipas mesfushorit defanaziv të Liverpoolit, Venezuela u mbajt aq sa mundi, me të gjitha forcat mbrojtëse, me një sistem defanziv të lojës.

    Me këtë fitore Argjentina gjendet katër pikë prapa liderit të grupit, Paraguai, që të shtunën është mposhtur nga Urugai me rezultat prej 2-0.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:22 am

    Capello: Anglia luan keq pa Rooneyn

    Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka pranuar se është i mahnitur nga forma e jashtëzakonshme e sulmuesit Wayne Rooney.

    Sulmuesi i Manchester Unitedit shënoi dy herë në miqësoren e të shtunës kundër Sllovakisë duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

    “Wayne është letra e duhur në xhepin tonë. Ai mund të luaj në cilëndo pozitë dhe është shumë i rëndësishëm për skuadrën”.

    “I lutem Zotit që ai ta mbajë këtë formë. Ai luajti shumë mirë dhe ne nuk mund të kemi sukses pa të”, ka thënë Capello për “News of the World”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:22 am

    Mourinho i penduar për qëndrimin e gjatë te Chelsea

    Jose Mourinho mendon se ka qëndruar shumë gjatë te Chelsea dhe ndjehet i penduar që nuk është larguar më herët.

    Trajneri aktual i Interit është larguar nga Chelseat në shtator të vitit 2007 pas një sezoni jombresëlënës, mirëpo portugezi mendon se është dashur të largohet më herët nga stoli i Bluve.

    “Gabimi më i madh që kam bërë si trajner është largimi nga Chelsea në shtator, është dashur të largohem që në korrik”.

    “Në vend se të isha trajner i një skuadre të madhe, pasi isha vazhdimisht i kërkuar, unë qëndrova duke punuar në rrethana shumë të vështira te Chelsea”, ka thënë Mourinho për “News of the World”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:22 am

    Button triumfon në garën e Australisë
    Çmimi i Madh i Australisë, që hapi sezonin e ri të Formula 1, është mbyllur me fitoren e pilotit të skuderisë "Brown Mercedes", Jenson Button.

    Garimi ka qenë i vështire, por piloti ia ka arritur të kryesojë dhe të shkelë i pari vijën e finishit.

    Pas tij është renditur Barricelo me të njëjtën skuderi, i ndjekur nga Truli me “Toyota” dhe Hamilton, i katërti me “McLaren”.

    “Ferrari” ka zhgënjyer plotësisht. Piloti i skuderisë italiane Kimi Raikkonen ka zënë vetëm vendin e 16-të.

    Ndërkohë, piloti i ri gjerman, Sebastian Vettel ka pasur fatin e keq të përplaset me njërin nga rivalët e tij, gjë që i ka shkaktuar një dëmtim serioz në makinë, që ka bërë që nga vendet e para të garës të dalë në vendin e 14-të. /tch/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:23 am

    Totti pesimist për pozitën e katërt

    Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është i dyshimtë që Giallorossët mund ta zënë një vend që çon në Ligën e Kampionëve, mirëpo i ka siguruar tifozët se skuadra e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë objektiv.

    “Ne do të mundohemi ta zëmë pozitën e katërt edhe pse do të jetë punë shumë e rëndë për t’u realizuar”.

    “”Vendi i katërt është shumë vështirë të arrihet. Pesë pikë janë shumë kur kanë mbetur edhe nëntë javë për t’u luajtur, pasi që rivalët tanë do të mundohen të mos gabojnë”, ka thënë simboli romak.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:23 am

    Skela: Është humbje e dhimbshme

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, pavarësisht se ka qenë i kënaqur me paraqitjen e bashkë-lojtarëve të tij, ka thënë se humbja minimale ndaj Hungarisë është ‘shumë’ e dhimbshme.

    “Mendoj se ekipi dha maksimumin në këtë ndeshje. U përpoq gjithë lojës të shënonte, por fatkeqësisht në ato mundësi që na u dhanë nuk realizuam gol”.

    “Normal, është një humbje shumë e dhimbshme, sidomos ndaj një kundërshtari ndaj të cilit pretendonim të ishim më lartë në tabelë”.

    “Pas pësimit të golit kishim një rënie në lojën tonë. Megjithatë në pjesën e dytë, pas pushimit u munduam prapë të realizonim, sepse patëm shumë raste, por, por e them edhe njëherë, fatkeqësisht nuk shënuam”, ka thënë Skela për Supersport menjëherë pas ndeshjes.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:24 am

    Santon: Kam qenë afër kalimit në Milan

    Ylli i ri i Interit, Davide Santon, ka zbuluar se ai pothuajse i ishte bashkuar Milanit si junior.

    “Lejomëni të them se besoj në fat dhe në faktin se të gjithë ne ndoshta jemi lindur për të arritur diçka të veçantë”, ka thënë mbrojtësi italian për Gazzetta dello Sport.

    “Kam luajtur në akademinë e të rinjve në Ravenna dhe në moshën 10-vjeçare kisha një provë me Interin. Kur mbusha 14 vjet, ata më shkruan përsëri dhe thanë se më dëshironin”.

    “Vetëm dy ditë më vonë e njëjta letër arriti nga Milani. Në atë koha isha një tifoz i rosonerëve, por kisha zgjedhur Interin. Zemra mund ta ndërrojë mendjen dhe duke marrë parasysh sa i lumtur kam qenë këtu, kurrë nuk do të mendoja për transferim në një klub tjetër”, ka shtuar Santon.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:24 am

    Maradona: Luajtëm një ndeshje të përkryer

    Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, pas fitores në ndeshjen e parë të tij zyrtare, është ndarë tepër i kënaqur dhe ka thënë se lojtarët e tij e kishin dhuruar argëtimin perfekt.

    Argjentina shënoi fitore të thellë prej 4-0 ndaj Venezuelës, me golat e Messi, Tevez, Maxi Rodriguez dhe Aguero.

    “Ishte një ndeshje perfekte për ne, e kishim topin në këmbët tona, krijuam shumë raste për shënim. Djelmoshat e dinin se është e nevojshme të jemi të durueshëm dhe shënuan gol në momentin e duhur”, ka thënë Maradona.

    “Duhet të pranojmë se Venezuela është shumë më e përmirësuar, sot ndoshta shënuan katër gola, por ndeshja nuk ishte e lehtë. Duhej të punonim shumë”, ka shtuar legjenda e futbollit argjentinas.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:25 am

    Beckham krenar me paraqitjen e 109-të

    Mesfushori i LA Galaxy, i cili është i huazuar tek Milani deri në fund të sezonit, David Beckham, është i ngazëllyer pas paraqitjes së 109-të me kombëtaren angleze, në fitoren e mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sllovakisë.

    “Vërtet nuk mund të besoj. Është diçka të cilën gjithmonë e ëndërroni kur jeni fëmijë, të luani për Anglinë. Të arrish një numër të tillë paraqitjesh dhe të qëndrosh mbi Bobby Moore, një legjendë e futbollit anglez, është emocionuese. Kjo do të thotë shumë”, ka thënë Beckham.

    “Momentet e tilla të bëjnë të ndjehesh i vlerësuar. Gjatë gjithë karrierës të luash në Wembley dhe të luash për vendin tënd. Kam arritur 109 ndeshje dhe jam krenar për këtë”, ka shtuar mesfushori.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:25 am

    Chelsea do të ofrojë 15 milionë funte për Young

    Chelsea raportohet se është duke planifikuar të bëjë një ofertë të vlefshme 15 milionë funte gjatë verës, për anësorin e Aston Villas, Ashley Young.

    ‘Mail on Sunday’ ka shkruar se Young është etiketuar nga Chelsea si zëvendësim për anësorin francez Florent Malouda, i cili do të huazohet pas dy sezoneve zhgënjyese në Stamford Bridge.

    Mesfushori i Aston Villas ka lulëzuar nën drejtimin e Martin O’Neill që nga transferimi 8.5 milionë funtësh nga Watford, por lojtari thuhet se dëshiron të shijojë kënaqësinë e të luajturit në Ligën e Kampionëve si dhe të sigurojë vend në kombëtare.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:25 am

    City do të ofrojë 35 milionë funte për Ribery

    Manchester City është i gatshëm për të kaluarën shifrën rekorde prej 32 milionë funtesh të cilën e pagoi për Robinhon, duke synuar të transferojnë yllin e Bayern Munich, Franck Ribery.

    Daily Star Sunday shkruan se City do të dërgojë një ofertë prej 35 milionë eurosh për Ribery.

    Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, ka përkrahur pronarët e Abu Dhabi United Group për të bërë ofertë për Lojtarin më të Mirë të Vitit në Francë dhe Gjermani.

    City shpresonte të marrë Riberyn për një shumë prej 20-25 milionë euro, por vlera e tij është ngritur pasi për të interesim janë duke shprehur edhe Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:53 am

    Terry: Synon mbi 100 paraqitje
    Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, i cili bëri paraqitjen e 50-të me kombëtaren angleze në ndeshjen e mbrëmshme përballë Sllovakisë, ka thënë se shpreson të arrijë dhe të tejkalojë numrin e paraqitjeve të David Beckham.

    Terry ka qenë i ngazëllyer me shifrën e arritur dhe ka thënë se ëndërron që një ditë ta dyfishojë atë dhe mbase ta tejkalojë edhe Beckhamin, që po dje theu rekordin me paraqitjen e tij të 109 për Anglinë.

    “Kam qenë ca nën hije, por do ta tejkaloj. Ishte një arritje e madhe për Becks. Ishte edhe një arritje e madhe për mua dhe ky është caku kur së pari filloni të luani”, ka thënë Terry.

    “I vendosni vetes një qëllim dhe i imi ishte 50 paraqitje, tash që kam arritur këtu dua 100. Nëse vazhdoj të jem i shëndetshëm, do të kem rast”, ka shtuar kapiteni i Chelseat.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:55 am

    Ancelotti nuk përjashton largimin
    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk e ka përjashtuar një largim të afërt nga San Siro.

    Thashethemet se Ancelotti mund të largohet nga klubi italian vazhdojnë të qarkullojnë, me disa që e lidhin atë me kalim në Chelsea dhe disa të tjera me kalim tek Real Madrid.

    Edhe vetë trajneri është logjik rreth të ardhmes së tij dhe nuk përjashton një largim.

    “Sigurisht, nuk do të udhëheq Milanin përgjithmonë... gjithçka është e mundshme”, ka thënë ai për Corriere dello Sport.

    “Do të doja të them lamtumirë menjë përqafim, por tash nuk është momenti dhe raporti jonë i punës është tërësisht në harmoni”, ka shtuar italiani.

    -------

    https://kosova-forum.darkbb.com/viewtopic.forum?t=4405

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:57 am