Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:23 am

    Manchester City i gatshëm për Diegon

    Sipas "News of the World", Manchester City e ka kthyer vëmendjen kah ylli i Werder Bremenit, Diego, për të arritur qëllimet e tyre të transferimeve dimërore.
    Mësohet se ‘pasanikët’ nga Liga Premier janë të gatshëm të ofrojnë 27 milionë euro për të fituar shërbimet e brazilianit, i cili pritet të largohet nga Bundesliga, më së largëti në verë.

    23-vjeçari është në shënjestër të shumë skuadrave evropiane, ndërsa atë më së shumti e dëshiron Juventusi që e sheh si zëvendësim të Pavel Nedved.

    Për ta joshur brazilianin, City ka bërë gati ofertën, sipas së cilës Diego do të fitojë 190.000 euro në javë nëse vesh fanellën e skuadrës pronë të sheikëve të Abu Dhabit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:23 am

    Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo

    Trajneri i Rusisë, Guus Hiddink, ka kritikuar shpalljen e Cristiano Ronaldos si lojtarin më të mirë të vitit duke preferuar kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, për këtë çmim.
    “Cristiano Ronaldo është një lojtar që duket bukur, është gjithmonë me stil, ndërsa flokët e tij janë gjithmonë të rregulluara. Mirëpo, shpallja lojtari më i mirë i vitit është e tepërt”.

    “Unë epreferoj Gerrardin. Ai është një lojtar me një teknikë superiore dhe përmbush të gjitha kualitete taktike, ndërsa unë e admiroj shpirtin dhe qëndrimin e tij në fushë”.

    “Në futboll gjithçka ka të bëjë me pasionin për lojë. Gerrard është një lojtar me të cilin identifikohen tifozët. Ai është një njeri i cili e bart në vete dashurinë për skuadrën e tij”.

    “Nuk duhet ta mohoj që Ronaldo i argëton tifozët dhe ka aftësi të shkëlqyeshme. Mirëpo, ai mundohet më shumë ta joshë publikun dhe të bëjë shfaqje. Gerrard dhe dyshja e Barcelonës, Xavi dhe Messi, nuk fokusohen në vetvete. Ata luajnë për skuadrën”, ka përfunduar mendimin tij holandezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:25 am

    Lista e zezë e Perez

    Kandidati potencial për ta fituar presidencën e Real Madridit, Florentino Perez, tashmë e ka gati listën e lojtarëve të cilët do të largohen nëse ai zgjidhet president i Los Merengues.
    “Sport” ka shënuar emrat e lojtarëve, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Realit nëse zgjidhet Perez:

    Jerzy Dudek: Nuk do t’i vazhdohet kontrata, pasi e bllokon progresin e portierit të ri Jordi Codina nga skuadra e të rinjve.

    Michel Salgado: Pothuajse u largua nga klubi sezonin e kaluar, ndërsa tashmë nuk ka vend në skuadër.

    Fabio Cannavaro: Është 35 vjeçar dhe dëshiron ta përfundojë karrierën te Napoli. Do të mundësohet largimi i tij.

    Javier Saviola: I kanë mbetur edhe dy vite në kontratë, mirëpo as lojtari e as skuadra nuk dëshirojnë t’i kalojnë këto vite bashkë.

    Marcelo: Nuk ka lënë përshtypje dhe skuadra do të kërkojë largimin e tij.

    Royston Drenthe: Ka potencial të madh, por i mungon përvoja. Pritet huazimi i tij në ndonjë skuadër tjetër.

    Javi Garcia: Ardhja e Lassana Diarras nënkupton se Garcia është tepricë.

    Christoph Metzelder: Ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Juande Ramos, mirëpo ende nuk ka bindur për një vend në skuadër. E ardhmja e tij do të varet nga ajo se kush do të jetë trajneri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:25 am

    Laporta: Reali mundohet ta destabilizojë Barcën

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i nevrikosur në lidhje me spekulimet sipas të cilave Real Madridi është duke kërkuar ta transferojë Lionel Messin.
    “Kjo është një fushatë për ta destabilizuar Barcelonën. Ata po mundohen t’i fshehin problemet e tyre dhe të krijojnë probleme te ne. Messi është i lumtur këtu, ndërsa atë e tregon gjatë secilës lojë”, ka thënë Laporta pas ndeshjes kundër Numancias.

    Nga ana tjetër vetë argjentinasi ka mohuar spekulimet për ndonjë largim drejt Bernabeut.

    “Nuk e di se nga vinë të gjitha këto spekulime. Unë asnjëherë nuk kam dashur të largohem nga kjo skuadër. Nëse ndonjëherë largohem kjo do të jetë për arsyen se skuadra nuk më dëshiron më, jo për faktin se unë dëshiroj të largohem”.

    “Barcelona gjithmonë më ka trajtuar mua dhe familjen time në mënyrën më të jashtëzakonshme, që nga koha kur kam qenë fëmijë. Prandaj qëndrimi im te Barcelona është mënyra me të cilën unë i falënderoj ata për atë që kanë bërë për mua”, ka thënë Messi për Barca TV.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:26 am

    Chelsea nuk e dëshiron Robinhon

    Drejtuesit e Chelseat kanë konfirmuar se ata nuk janë të interesuar ta transferojnë sulmuesin e Manchestre Cityt, Robinho.
    Braziliani ka pasur probleme me skuadrën e tij, sidomos pasi City dështoi ta transferonte Kakanë, ndërsa largimi i tij nga fusha stërvitore pa marrë leje prej askujt, shënoi zanafillën e spekulimeve për largimin e tij nga ‘pasanikët’.

    Në verën e vitit që shkoi, Chelsea ishte favoriti kryesor për ta transferuar ish-lojtarin e Real Madridit, mirëpo ata u ‘mposhtën’ nga City në momentin e fundit. Ndërsa së fundmi është spekuluar se trajneri i Bluve, Luiz Felipe Scolari, dëshiron t’ia ofrojë Cityt Didier Drogban për të fituar shërbimet e brazilianit.

    Megjithatë në një intervistë për “Sunday Express”, ndihmës-trajneri i Chelseat, Ray Wilkins, ka konfirmuar se Robinho nuk bën pjesë në planet e tyre.

    “Nuk kemi biseduar me Manchester Cityn për asnjë lojtar, kështu që mund të them se Robinho nuk është në planet tona”, ka thënë Wilkins.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:26 am

    Rikthim sensacional i Federer

    Tenisti numër dy në botë, Roger Federer, është rikthyer nga disavantazhi prej dy setesh, për të shënuar fitore dramatike kundër Tomas Berdych në Australian Open, dhe kështu i ka mbajtur gjallë shpresat për ta fituar titullin e katërmbëdhjetë Grand Slam.
    Federer, i cili kërkon ta arrijë rekordin e titujve të Pete Sampras, e kishte filluar keq përballjen kundër çekut Berdych, ndërsa dikur më vonë e ka gjetur formën e tij dhe në fund doli fitues.

    Zvicerani, i cili konsiderohet si favoriti kryesor për ta ngritur trofeun në Australian Open, arriti që nga humbja e dy seteve (4-6 dhe 6-7) të rikthehet dhe t’i fitojë tri setet e radhës (6-4, 6-4 dhe 6-2) duke ia siguruar vetes një vend në çerekfinale ku do të përballet me argjentinasin Juan Martin Del Potro, i cili e mposhti kroatin Marin Cilic (5-7 6-4 6-4 6-2).

    “Duhet të mbahesh deri në fund, nuk ka zgjidhje tjetër...” është shprehur Federer pas fitores.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:26 am

    Jankovic eliminohet nga Australian Open

    Tenistja numër një në botë Jelena Jankovic është eliminuar në raundin e katërt të Australian Open, ndërsa tenistja e tretë Dinara Safina me vështirësi të madhe ka arritur ta vazhdojë më tutje garën.
    Jankovic është mposhtur nga francezja Marion Bartoli, ndërsa Safina i mbijetoi përballjes shumë të vështirë kundër francezes tjetër, Alize Cornet.

    Bartoli ishte agresive në fitoren e papritur (6-1, 6-4) kundër Jankovic.

    “Është moment zhgënjyes, sepse askush nuk dëshiron të humbasë. Sot është një ditë e vështirë për mua”, është shprehur serbja, e cila sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme do ta humb pozitën e parë në ranglistën e përgjithshme botërore.

    Nga ana tjetër Safina është shprehur shumë e lumtur për fitoren e vështirë. Ndërsa nëse e fiton titullin në këtë turne, ajo shumë lehtë mund të zë pozitën e parë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:26 am

    NBA: James udhëheq Cavalierët drejt fitores së vështirë

    LeBron James ishte ‘modest’ për një triple-double, duke shënuar 33 pikë, 14 kërcime dhe nëntë asistime, për ta udhëhequr Clevelandin drejt fitores prej 102-97 kundër Utah.
    Mo Williams shtoi 25 pikë për Cavaliers, të cilët vinin nga fitorja dramatike e të premtes kundër Golden State Warriors.

    Fitorja e të shtunës ishte e treta e Clevelandit nga katër ndeshjet e fundit, pengesa e tyre e vetme ishin Los Angeles Lakers, nga të cilët u mposhtën me rezultat 105-88.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:27 am

    Mourinho: Liverpool do ta fitojë titullin

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se ai beson se Liverpooli do t’i mposht Manchester Unitedin dhe Chelsean në garën për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.
    “Është kënaqësi ta shikosh Liverpoolin këtë sezon. Mendoj se ata i kanë të gjitha gjërat e duhura për ta ftuar titullin”.

    “Liverpooli ka trajner të mirë, lojtarë të mirë, kanë tifozë unikë, tradita e klubit është e madhe, prandaj pse të mos e fitojnë titullin? Unë mendoj se ata munden”.

    “Gabimin e vetëm që e bën Liverpooli është kur duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve ata e humbin përqendrimin në Ligën Premier. Kështu ka ndodhur në të kaluarën. Ata paraqiteshin shumë mirë në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbnin pikë në Kampionat”.

    “Ata deri më tani kanë humbur 10 pikë duke barazuar me skuadra të cilat janë të lehta për Redsat. Nga dy pikë të humbura nga barazimet kundër Stoke, Fulham, West Ham, Hull dhe Everton, bëjnë dhjetë pikë. Po t’i kishin këta dhjetë pikë tash, ata do të ishin larg në krye të tabelës”, ka shkruar në kolumnën e tij në “Sunday Telegraph”, ish- trajneri i Chelseat.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:27 am

    Beckham shënon në fitoren e Milanit

    Skuadra e Milanit e ka mposhtur Bolognan në Stadio Dall'Ara me rezultata 4-1, në një ndeshje ku David Beckham shënoi golin e par në fanellën e Milanit.
    Mysafirët nga Bologna ishin të parët që shënuan në këtë takim me anë të golashënuesit më të mirë në Serie A deri më tani, Marco Di Vaio (9’), i cili shënoi nga pika e bardhë.

    Avantazhi i mysafirëve zgjati vetëm katër minuta, pasi që Clarence Seedorf menjëherë barazoi rezultatin (13’).

    Në minutën e 17-të u akordua penallti në favor të Milanit, të cilën e shndërroi në gol Leite Kaka. Braziliani shënoi sërish nga pika e bardhë pa përfunduar pjesa e parë (43’), ndërsa Gaby Mudingayi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

    Për desert u kujdes David Beckham, i cili e mposhti portierin Antonioli, pasi pranoi një asist nga Seedorf (59’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:27 am

    Roma hesht San Paolon

    Skuadra e Romës e ka mposhtur Napolin në kështjellën e vet në Stadio San Paolo me rezultat prej 3-0.
    Goli i parë në ndeshje erdhi nga Philippe Mexes (18’), i cili ishte në një pozicion të dyshimtë jashtëloje kur e pranoi topin nga David Pizarro.

    Edhe goli i dytë erdhi nga një mbrojtës. Këtë radhë shënoi Juan, i cili me kokë e mposhti portierin Gianello (32’), për ta dyfishuar rezultatin, ndërsa ky ishte rezultati i pjesës së parë.

    Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), sulmuesi malazias Mirko Vucinic shënoi edhe golin e tretë, pasi nga një gabim i Santacroces përfitoi Aquilani dhe pasoi te Vucinic, i cili i dha fund takimit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 10:27 am

    Cagliari poshtërron Lazion

    Një dramë e vërtetë është zhvilluar në Olimpico të Romës, ku Cagliari në rolin e mysafirit e ka mposhtur skuadrën e Lazios me rezultat 4-1.
    Vendasit e filluan mirë ndeshjen duke hapur ndeshjen me golin e Tommaso Rocchit që në minutat e para të takimit (4’), mirëpo ky gol ishte krejt çka treguan kryeqytetasit në këtë përballje.

    Vetëm pas dy minutash (6’) mysafirët nga Cagliari barazuan rezultatin me anë të Jedaias Capucho Neves. I njëjti lojtar shumë shpejt shënoi golin e dytë personal dhe krijoi epërsinë për mysafirët (9’).

    Në minutën e 21-të u akordua penallti për Cagliarin, të cilët e shndërroi në gol Robert Acquafresca për ta ngritur rezultatin në 3-1. Mysafirët nuk u ndalën me kaq, ata shënuan sërish, ndërsa golashënues ishte Alessandro Matri (41’).

    Pa përfunduar pjesa e parë (44’) gjyqtari akordoi penallti në favor të Lazios, të cilën e huqi kapiteni Tommaso Rocchi.

    E diela nuk ishte dita e Biancocelestëve, pasi që Mauro Zarate dështoi të shënonte nga një tjetër penallti të akorduar në favor të tyre (52’), pasi gjuajtjen e tij e mbrojti portieri Marcheti.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 11:37 am

    Derbi i qytetit pa fitues

    Derbi i qytetit të Liverpulit i zhvilluar të dielën ndërmjet Liveropoolit dhe Evertonit në kuadër të raundit të katërt të FA Cup nuk dha fitues, pasi takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
    Evertoni ishte skuadra e parë e cila krijoi epërsinë me një gol të shënuar nga Joleon Lescott (27’), i cili pranoi një top nga Cahill dhe mposhti portierin Reina.

    Liverpool barazoi rezultatin në pjesën e dytë (54’). Golashënues ishte kapiteni Steven Gerrad, i cili pranoi një asist nga Torres dhe shënoi në portën e Howard.

    Deri në fund të takimit Redsat ishin skuadër dukshëm më e mirë ne fushë, mirëpo nuk arritën që ta fitonin takimin.

    Takimi tjetër i zhvilluar sot në kuadër të raundit të katërt FA Cup ndërmjet Cardiff Cityt dhe Arsenalit në Ninian Park, përfundoi pa gola.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jan 25, 2009 11:37 am

    Mallorca mposht Valencian

    Valencia është mposhtur në Ono Stadi si mysafir i Mallorcas me rezultat 3-1, dhe tash gjendet nëntëmbëdhjetë pikë prapa liderit të tabelës, Barcelona.
    Vendasit nga Mallorca e përfunduan takimin që në pjesën e parë, pasi që arritën të shënojnë tre gola.

    Njeriu i ndeshjes në këtë takim ishte Jose Manuel Jurado Marin, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një gol u shënua nga Josep Lluis Marti, të cilët ia sigurua tre pikët skuadrës vendase.

    Golin e parë Jurado e shënoi që në fillim të ndeshjes (8’) duke ia dhënë avantazhin skuadrës vendase. Marti dyfishoi nga penalltia në minutën e 41-të. Ndërsa një minutë pas Jurado i dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 3-0 në favor të Mallorcas.

    Krejt çka bënë mysafirët nga Mestalla ishte një gol i nderit i shënuar nga Vicente (72’).
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:44 pm

    Inter rikthehet në krye të tabelës

    Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Giuseppe Meazza kundër Sampdorias në takimin e fundit të javës së njëzet në Serie A.


    Një ballafaqim i Adrianos dhe Daniele Gastaldellos, Foto: AP

    Të dyja skuadrat kundërshtare e filluan ndeshjen në mungesë të sulmuesve kryesorë. Te Inter mungoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Sampdoria nuk u paraqit Antonio Cassano.

    Pjesa e parë e takimit u zhvillua në një ritëm të plogësht, me raste të rralla, megjithatë zikaltrit arritën ta shënojnë golin e fitores.



    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, u largua me karton të kuq (40'), Foto: Reuters

    Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian Adriano, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi një top nga Maicon dhe shënoi në portën e Castellazzit.



    Momenti i golit të Adrianos, Foto: AP

    Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën disa raste të pakonkretizura, megjithatë Nerazzurët arritën të dalin fitues nga ky takim shumë i vështirë dhe të nxjerrin tre pikët, të cilat e rikthejnë Interin në krye të tabelës.



    Një intervenim i Julio Cesar, Foto: AP

    Me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Fiorentinës, Juventusi pati fatin të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të kësaj ndeshje, pasi kampionët në fuqi sërish marrin primatin dhe qëndrojnë tre pikë para Zonjës së Vjetër.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:44 pm

    Mbretërit fitojnë në Bernabeu

    Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë që ka shfaqur në ndeshjet e fundit duke e mposhtur skuadrën e Deportivo la Corunas me rezultat minimal prej 1-0.
    Los Merengues zhvilluan lojë më të mirë se kundërshtari i tyre, megjithatë arritën të shënojnë vetëm një gol. Por duke mos mohuar edhe rastet e La Corunas, të cilët disa herë kanë mundur t’i dënojnë Los Blancos.

    Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kapiteni legjendar, Raul Gonzalez Blanco, i cili devijoi me kokë një krosim të Lassana Diaras për ta mposhtur portierin Munua (40’).

    Me gjithë rastet e shumta, sidomos në minutat e fundit, kur Arjen Robben krijoi disa shanse për vetë dhe për bashkëlojtarët e tij, nuk u shënua asnjë gol tjetër.

    Me këtë fitore Reali qëndron dymbëdhjetë pikë prapa Barcelonës që prin Kampionatin, ndërsa i është shkëpuur për tre pikë skuadrës së Sevillas, e cila gjendet në vendin e tretë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:44 pm

    Benitez kritikon metodën e lojës sё Evertonit

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka kritikuar taktikat e lojës sё Evertonit, me fokus kryesisht nё mbrojtje, gjatё barazimit1-1 tё Kupёs FA.
    “Njёri ekip përpiqej tё fitojё, ndërsa tjetri përpiqej tё mos humbë. Ne dominuam ndeshjen, kontrolluam gjithçka por ishte vetëm njё gabim dhe ata shënuan”, ka thёnё Benitez.

    “Ata erdhëm pёr tё nxjerrë barazim, ne përpiqeshim tё fitojmë. Ështё vështirё kundër njё ekipi qё ka 10 lojtarё prapa topit, por isha shumё i kënaqur me paraqitjen tonё. E dimё se disa ekipe do tё bёjnё tё njёjtёn gjё dhe mbrohen. Duhet tё mёsojmё t’i shqetёsojmё dhe tё sulmojmë”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:45 pm

    Ballack: Chelsea duhet ta mposhtë Liverpoolin

    Mesfushori gjerman i Chelseat, Michael Ballack, thotë se blutë duhet ta fitojnë ndeshjen e tё dielës nё udhëtim tek Liverpooli.
    “E dimё se do tё jetё vështirё tё fitohet nё Anfield, por nuk ёshtё e pamundur. Nёse dёshirojmё tё rikthehemi nё krye, duhet tё fitojmë, por e mërkura ёshtё fokusi i momentit”, ka thёnё Ballack.

    “Kemi humbur shumё pikё nё shtёpi dhe duhet tё jemi tё kujdesshёm. Nuk kemi pasur paraqitje tё mira kёtё vit kundër ekipeve tё mёdha. Kjo do tё ndryshojё nёse ne do tё fitojmë titullin”, ka shtuar gjermani.

    Tё mёrkurёn Chelsea do tё presё nё Stamford Bridge ekipin e Middlesbrough, para se tё dielën tё udhëtojё nё Anfield pёr t’u përballur me Liverpoolin.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:45 pm

    Mourinho i lumtur qё Kaka ka refuzuar Cityn

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai ёshtё i lumtur qё Kaka ka refuzuar Manchester Cityn dhe ka vendosur tё qëndrojё nё Milan.
    “Jam i lumtur qё Kaka nuk shkoi atje. Dua qё lojtarёt mё tё mirё tё jenё nё ligёn time. Dua qё liga ime tё jetё sa mё e fuqishme qё mundet dhe sigurisht se Kaka ёshtё nё krye. Do tё ishte shumё, shumё keq pёr futbollin italian, nёse Kaka largohej nga Serie A”, ka thёnё Mourinho.

    “Kur njё lojtar si ai vendos tё shkojё nё City, kjo do tё ndodhte pasi ata kanё dëshmuar se ka njё projekt tё madh; pasi nuk mendoj se njё lojtar si Kaka do tё largohej nga njё klub si Milani pёr shkak tё njё euro mё shumё ose njё euro mё pak”, shton portugezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:45 pm

    Robinho: Do tё qëndroj nё Manchester City

    Sulmuesi brazilian Robinho, ka rikonfirmuar besueshmёrinё pёr klubin ku aktivizohet, Manchester Cityn.
    Chelsea dëshironte tё shfrytëzonte mosmarrëveshjet e lojtarit me trajnerin Mark Hughes, pёr tё transferuar brazilianin, por lojtari e ka mohuar kёtё.

    “Kam kontratё me Cityn dhe do tё qëndroj kёtu. Dua tё triumfoj nё Angli dhe tё luftoj tё jem golashënuesi mё i mirё”, ka thёnё Robinho.

    “E pёrsёris se nuk kam probleme me Hughes, as mё herët dhe as tash. Nuk kam ardhur kёtu vetëm pёr para, por pёr njё projekt tё shkёlqyeshёm sportiv, ku do tё kem njё rol tё rёndёsishёm”, ka shtuar braziliani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:45 pm

    Australian Open: Nadal fiton me lehtësi ndaj Gonzalez

    Numri njё i botёs, Rafael Nadal, ka depërtuar nё çerekfinale tё turneut Australian Open me njё fitore tё qetё prej 3-0 nё sete (6-3, 6-2, 6-4) ndaj kilianit Fernando Gonzalez.
    Spanjolli, i cili po lufton pёr titullin e parё tё tij Grand Slam nё fushё tё fortё, nuk pati punё tё vështirё ndaj kilianit, duke qenё i vetmi qё depërton nё tetëshen e fundit, pa asnjё set tё humur.

    Kundёrshtari i tij i radhës do tё jetё francezi Gilles Simon, përballje qё do tё zhvillohet tё mёrkurёn.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:45 pm

    Drenthe: Jam shumё i brengosur

    I brohoritur nga tifozёt vendas gjatё fitores sё mbrëmshme ndaj Deportivo La Coruna, anësori i Real Madridit, Royston Drenthe, thotë se ai nuk po arrin tё përballet me situatën.
    “Çdo ditё kur vij nё shtёpi mendoj se çfarë mё ndodh, pasi dua tё jap mё shumё pёr Real Madrid. Tash jam shumё i mërzitur dhe e di se kёto janë gjёra tё futbollit, dhe duhet tё jem mё i fortё”, ka thёnё Drenthe.

    “Duhet tё përpiqem tё fitoj përkrahjen e njerëzve tё cilёt tash mё bёjnё tё ndjehem shumё keq. Ka lojtarё tё tillё si Sergio Ramos, Raul, Guti dhe Heinze, tё cilёt mё pёrkahin. Ndjehem i lënduar. Kjo mё bёn shumё tё mërzitur”, ka shtuar holandezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:45 pm

    Messi: Mund tё largohem, si Ronaldinho

    Sulmuesi argjentinas Lionel Messi nuk mund tё garantojë se ai do ta kalojë tё gjithë karrierën e tij futbollistike nё Barcelona.
    Argjentinasi kishte parë se si miku i mirё i tij, Ronaldinho, ishte detyruar tё largohet nga Barcelona gjatё verёs sё kaluar, nё drejtim tё Milanit.

    “Nuk ёshtё e pamundur (tё largohem). Shiko çfarë ndodhi me Ronnien. Nё vitin e fundit, ai nuk ishte i lumtur dhe kjo nuk ishte pse se dëshironte tё largohej”, ka thёnё Messi.

    “Kam ardhur kёtu qё si 13-vjeçar dhe ky klub mё ka dhёnё mua dhe familjes time gjithçka. Dashuria e tifozëve ёshtё gjёja mё e rёndёsishme dhe unё nuk synoj tё shkoj askund tjetër”, ka shtuar sulmuesi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:46 pm

    Beckham pёlqen tё qëndrojё nё Milan

    Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, thotë se ai dëshiron ta vazhdojё qëndrimin e tij nё Milan, ndërsa edhe presidenti i klubit ka deklaruar se dëshiron ta mbajё mesfushorin.
    Anglezi ёshtё i huazuar tek Milani deri mё 9 mars, por ka spekulime tё shtuara se qëndrimi i tij mund tё vazhdohet ose madje tё bëhet i pёrhershёm.

    “Ndjehem mirё kёtu. Kam ardhur nё njё ekip qё mё dëshironte pёr shumё vite dhe luaj pёr disa tifozё tё veçantё. Do tё qëndroj kёtu deri nё mars, pastaj do tё shohim. Pёr momentin jam i fokusuar vetëm nё futboll”, ka thёnё anglezi pёr RAI.

    Beckham shёnoi golin e parё tё tij nё Serie A, nё fitoren e mbrëmshme prej 4-1 tё Milanit ndaj Bolognas.

    “Ai ёshtё njё lojtar i mirё. Ka lёnё shumё pёrshtyje tё mira. Jam i impresionuar. Duhet ta mbajmë”, ka thёnё Berlusconi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:46 pm

    NBA: Lakerat hakmerren ndaj Spursave

    Kobe Bryant ka udhëhequr sulmin e Los Angeles Lakers qё mposhti San Antonio Spurs me rezultat 99-85 nё pёrballjen mes dy ekipeve lidere tё Konferencёs Perёndimore.
    Bryant shёnoi 22 pikё, derisa luajti vetëm tre çerekët e parë tё ndeshjes dhe nuk ishte i nevojshëm nё çerekun e katërt.

    Rezerva Trevor Ariza shёnoi 17 pikё, ndrёsa 16 pikё erdhën nga Pau Gasol pёr Los Angelesm qё shёnoi fitoren e 23-tё nga 26 ndeshjet nё shtёpi.

    Tony Parker udhëhoqi San Antonion me 19 pikё, ndёrsa Tim Duncan ishte vetëm i dyti nё kёtё ekip qё shёnoi pikё dyshifrore, 15 gjithsej. Manu Ginobili e përfundoi ndeshjen me nёntё pikё dhe tetё kërcime.

    Fitorja ishte hakmarrje e humbjes prej vetëm njё pike tё Lakersave nё ndeshjen e 14 janarit dhe i jep fund katёr fitoreve radhazi tё San Antonios.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:46 pm

    Hoffenheim nё bisedime me United pёr Tevez

    Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, ёshtё duke tërhequr interesimin e liderit tё Bundesligёs, Hoffenheimit, qё përkrahet nga miliarderi Dietmar Hopp.
    Sipas mediave angleze, këshilltarёt e Hopp kanё kontaktuar me Kia Joorabchian, biznesmenin iranian kompania e tё cilit ka nё pronё shërbimet e Tevez.

    Kontrata huazuese e Tevez me Manchester United skadon nё fund tё sezonit, ndërsa njё kohё tё gjatё spekulohet largimi i mundshëm i argjentinasit, i cili ёshtё i pakënaqur me minutazhin qё i jepet si dhe me ngecjen qё marrëveshja e tij tё bёhet e pёrhershme.

    Hoffenheimi ka qenё befasia e kampionatit gjerman. Ekipi i cili kёtё sezon ёshtё promovuar nё Bundesligёn I, u shpall kampion vjeshtor, me pikё tё barabarta me Bayernin, por me diferencё mё tё mirё tё golave.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:47 pm

    Seedorf i pasigurt nёse Kaka do tё mbetet nё Milan

    Mesfushori holandez Clarence Seedorf ka dyshime se bashkёlojtari i tij tek Milani, Leite Kaka, do tё mbetet nё klubin italian edhe pёr njё kohё tё gjatё.
    Seedorf ёshtё i alarmuar nga interesimi i fundit i Real Madridit pёr Kakan, derisa pёr brazilianin ёshtё i interesuar edhe menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari.

    “Kurrё nuk kam menduar se Kaka do tё largohet tash. Por nё qershor ёshtё edhe njё afat tjetër transferimi dhe do tё shohim nёse ai do tё mbetet”, ka shprehur dyshimet Seedorf.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:47 pm

    Del Piero: Tre pikë të domosdoshme kundër Udineses

    Kapiteni dhe ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, dëshiron pikë maksimale në takimin e të mërkurës mbrëma kundër Udineses në Stadio Friuli.
    “Kemi arritur maksimumin e mundshëm nga ndeshjet e vështira, prandaj nëse vazhdojmë kështu, atëherë do të mund t’i arkëtojmë edhe tre pikë të reja”.

    “Jam i lumtur për performancat e mia deri më tani dhe po mendoj për ndeshjen e radhës kundër Udineses”, ka thënë sulmuesi italian.

    I pyetur në lidhje me incidentin që ndodhi pasi Ranieri e zëvendësoi në ndeshjen kundër Fiorentinës, me ç’rast Del Piero e hodhi pallton e tij, kapiteni u përgjigj me shaka: “E hodha pallton, sepse nuk ishte madhësia ime”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:47 pm

    Gattuso: Kthehem pas tre muajsh

    Mesfushori i lënduar i Milanit, Gennaro Gattuso, është duke u munduar ta shpejtojë rikuperimin e tij dhe ia ka vendosur vetes një afat prej tre muajsh për t’u kthyer në fushë.
    Ringhio e ka lënduar ligamentin gjurit në dhjetor të vitit që shkoi, prandaj u detyra t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike. Mjekët kanë parashikuar një mungesë prej gjashtë muajsh, ndërsa vetë italiani ka vendosur të kthehet më herët.

    “Do të kthehem pas tre muajsh. Mjekët mendojnë se jam i çmendur, mirëpo unë gjithmonë mundohem t’i tejkaloj pengesat dhe nganjëherë e teproj me ushtrimet, mirëpo i këtillë jam unë”, ka thënë shkatërruesi për revistën “Grazia”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:47 pm

    Tottenham transferon Cudicinin

    Në faqen zyrtare të Chelseat shkruan se Tottenham Hotspur kanë transferuar portierin e Bluve, Carlo Cudicini.
    “Chelsea konfirmon që Carlo Cudicini sot ka nënshkruar me Tottenham Hotspur si transfer i lirë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

    Cudicini ka pasur një karrierë të mirë te Blutë duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dhe dy Kupa FA. Në vitin 2002 ai është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës.

    Mirëpo, 35-vjeçari nga Milano u bë i padëshirueshëm në formacionin bazë të Chelseat që nga ardhja e Petr Cech në vitin 2004.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:47 pm

    Secco: Juves nuk i duhet Panucci

    Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka mohuar spekulimet sipas të cilave Bianconerët janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit veteran të Romës, Christian Panucci.
    Giallorossët duket se do t’ia tregojnë derën mbrojtësit italian për shkak të mosbindjes së tij në San Paolo, ndërsa “Sky Sport 24” mëngjesin e sotëm ka raportuar kinse agjenti i Panuccit, Oscar Damiani, është duke biseduar me Juventusin.

    “Nuk jemi të interesuar për Panuccin. Jo se nuk është lojtar i mirë, mirëpo nuk kemi nevojë për mbrojtës sepse jemi të kompletuar”.

    “Shpesh e kam përsëritur, por do ta them sërish, nuk kemi në plan që të transferojmë ndonjë lojtar këtë muaj. Ne kemi vendosur që këtë afat kalimtar askush s’do t largohet dhe askush nuk do të vijë”, ka thënë Secco për “Laroma24.it”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:48 pm

    Durmishi triumfon në “Finlanda Free Style Cup”

    Gjatë fundjavës në Finlandë është zhvilluar turniri i parë ndërkombëtar "Finlanda Free Style Cup". Në këtë aktivitet është paraqitur edhe mundësi kosovar, Fatos Durmishi i cili ka mbrojtur ngjyrat e KM "Era" nga Prishtina.
    Ai në 55 kilogramë ka arritur të fitojë medaljen e artë duke fituar katër mundës Tomas Hunt (EST), Sanderi Orion (EST), Jami Vilhunen (FIN) dhe Valtteri Varteri (FIN).

    Ndryshe, në këtë turnir kanë marrë pjesë 112 garues ku prej tyre ka pasur edhe reprezentues të Estonisë të cilët janë përgatitur në këtë vend për Kampionatin evropian që mbahet në muajin mars.

    “Pjesëmarrës kanë qenë të gjitha ekipet e Finlandës dhe reprezentacioni i Estonisë. Ndeshjen e parë e kam pasur me Kampionin e Estonisë për senior, Tomas Hunt, meçin e dytë me nënkampionin e Estonisë për senior dhe kampion i Estonisë për junior dhe i nënti në kampionatin evropian. Jam i kënaqur nga suksesi”, pohoi Durmishi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:48 pm

    Klubi hap dosjet sportive për ambasadat mike

    Klubi për Politikë të Jashtme i ka ndarë sot përfaqësuesve të shteteve që tanimë kanë njohur pavarësinë e Kosovës "Dosjet Sportive", te cilat përmbajnë informata të hollësishme mbi përfaqësuesit e shteteve përkatëse në organizatat sportive ndërkombëtare. Përmes këtij akti simbolik Klubi ka hapur debatin për gjetjen e rrugës për të nxjerrë nga izolimi 20 vjeçar sportin kosovar.
    Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Ylli Hoxha, në emër të Klubit dhe komunitetit sportive, ka kërkuar nga përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, që aktivisht të ndihmojnë Kosovën në procesin e pranimit në organizatat sportive ndërkombëtare. Ai u ka kërkuar ambasadorëve që të lobojnë tek përfaqësuesit e shteteve të tyre në organizatat sportive ndërkombëtare për mbështetjen e kërkesave për anëtarësim që vijnë nga ana e federatave sportive kosovare.

    "Besojmë se është koha ti jepet fund këtij izolimi. Është koha që të vihet në jetë një nga parimet bazë të Olimpizmit, i cili në mënyrë eksplicite përjashton çdo formë të diskriminimit ndaj shtetit apo personit në baza racore, rajonale, politike apo gjinore", ka thënë Ylli Hoxha.

    Kryetari i federatës së Basketbollit, Erolld Belegu, në paraqitjen e tij "Influenca e politikës në pranim ndërkombëtar të sportit të Kosovës”, ka parafrazuar fjalët e kolegëve të tij nga Federata Botërore e Basketbollit se "sporti nuk jeton në vakum shoqëror dhe se ndikimi i politikës do të jetë vendimtar". Ai ka dhënë shembuj konkret kur politika është shndërruar në barrierë të patejkalueshme për organizatat sportive kosovare dhe anasjelltas.

    Belegu ka tërhequr vërejtjen se "nëse një situatë e këtillë e të jetuarit në GETO sportive vazhdon,e ne këtë vetëm e shikojmë,për një kohë shumë të shkurtër do të kemi rininë më problematike në Evropë! Këto pasoja frikësohem se mund të reflektohen edhe më gjerë".

    Edhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Valton Beqiri, i cili ishte panelistë i kësaj konference përsëriti se sporti kosovar kryekëput është peng i politikës. Ai tha se duhet të merren të gjitha hapat përfshirë këtu edhe Qeverinë dhe Institucionet tjera, që më së largu në Olimpiadën 2012 që mbahet në Londër, shteti i Kosovës të përfaqësohet me sportistët e vet.

    "Çështja e anëtarësimit të federatave kosovare në arenën ndërkombëtare është bërë peng i qëndrimeve politike. Sporti dhe Federatat janë autonome, por kësaj duhet t'i ndihmojë shumë edhe përkrahja nga ana politike", tha Beqiri.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:49 pm

    Tre ndeshje moslojë për Adrianon

    Sulmuesi i Interit, Adriano, ka marrë një dënim pre tri ndeshjesh moslojë, pasi e ka goditur njërin nga lojtarët kundërshtarë në takimin e të dielës mbrëma kundër Sampdorias.
    Në minutën e 40-të takimit, Adriano e ka goditur në stomak markuesin e tij, Daniele Gastaldello. Gjyqtari nuk e ka parë këtë veprim agresiv të brazilianit, kështu që vendimin e ka marrë Gjykatësi i Sportit, Gianpaolo Tosel, i cili e ka caktuar dënimin.

    Në ndeshjen kundër Sampdorias, u largua me karton të kuq edhe trajneri Jose Mourinho, i cili e ofendoi gjyqtarin.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:49 pm

    Giggs: United do tё mbetet nё krye

    Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, ka thёnё se Djajtё e Kuq nuk do ta dorёzojnё pozitën e tyre nё krye tё Premierligёs.
    United tash kryeson nё tabelën e Premierligёs me pikё tё barabarta me Liverpoolin, por me diferencё pozitive tё golave dhe me njё ndeshje mё pak.

    “Njёherё kur e arrini kreun, dëshironi ta ruani atё. Ne gjithmonë synojmë tё jemi aty, afёr Krishtlindjeve. Dhe nuk ka dyshime se mё shumё dёshirojmё qё tё tjerёt tё na ndjekin neve, se ne t’i ndjekim tё tjerёt”, thotë Giggs.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:49 pm

    Van der Sar nё rrugё pёr tё thyer rekordin e Premierligёs

    Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ёshtё nё rrugё pёr tё thyer njё rekord tё ri nё Premierligё.
    Holandezi 38-vjeçar do tё rikthehet nё formacionin e parё nё ndeshjen e tё mёrkurёs kundër West Bromwich Albion, pasi u pushua pёr fitoret e Kupёs Carling dhe Kupёs UEFA ndaj Derbyt dhe Tottenhamit.

    Dhe nёse ai kalon 84 minuta pa pranuar gol nё ndeshjen e radhёs, do tё thyejё rekordin e Petr Cech prej 1025 minutash pa pranuar gol, tё vendosur nё vitin 2005.

    “Vidic dhe Evans kanё qenё tё shkёlqyeshёm pёr njё kohё dhe paraqitjet e tyre para Edwin na kanё ndihmuar tё barazojmë rekordin e Chelseat prej 10 ndeshjeve pa pranuar gol”, ka thёnё Ferguson.

    “Qetёsia dhe koncentrimi i Edwin na jep neve fuqi pozitive dhe ai luan po aq mirё si gijthmonё. Ai ka qenё nё kulmin e tij gjatё ndeshjeve tё fundit”, ka shtuar trajneri skocez.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:49 pm

    Australian Open: Djokovic dorëzohet para Roddick

    Kampioni nё fuqi Novak Djokovic ёshtё eliminuar nga Austalian Open, duke u dorëzuar nё setin e katërt tё pёrballjes me amerikanin Andy Roddick.
    Serbi filloi mirё ndeshjen, duke fituar setin e parё nё tie-break (7-6, 7/3), por temperatura mbi 40 gratё Celsiun e dobësoi lojtarin.

    Amerikani vazhdoi dominimin e tij, sidomos me anё tё servimeve tё shkёlqyeshme, duke i fituar dy setet e radhёs, (6-4, 6-2), ndërsa nё setin e katërt, pas njё konsultimi me mjekёt, serbi dorëzoi ndeshjen.

    Nё gjysmëfinale tё Australian Open, Roddick do tё takohet me fituesin qё do tё del nga ndeshja Juan Martin Del Potro – Roger Federer.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:49 pm

    Ancelotti: Kaka dhe Ronaldinho mund tё luajnë sё bashku

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar paraqitjen e Kaka, pasi braziliani shёnoi nё fitoren 4-1 të rosonerëve kundër Bolognas.
    “Fakti qё Ricardo vendosi tё qëndrojё kёtu ёshtё njё motiv shtesё pёr secilin. Dashuria qё publiku i Milanit ka treguar pёr tё, i ka dhёnё atij mё shumё entuziazëm”, ka thёnё Ancelotti.

    Trajneri i rosonerёve po ashtu ka komentuar qëndrimin e Ronaldinhon nё stol pёr tё dytёn herё me radhё, gjatё ndeshjes sё tё dielës, duke i lejuar Kakas tё luajё nё njё pozitё mё tё avancuar.

    “Mё herët ose mё vonё, ne do ta shohim Ronaldinhon tё ripozicionuar prapa Kaka. Ai mund tё jetё njё armё kundër çdo ekipi qё mbrohet shumё. Por Kaka nuk mё ka kërkuar ndonjë privilegj taktik pёr tё qëndruar nё Milan”, ka shtuar mes tjerash trajneri italian.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:50 pm

    Napoli kërkon tё huazojё Flaminin

    Ekipi i Napolit ёshtё duke u interesuar pёr tё marrё si huazim shërbimet e mesfushorit tё Milanit, Mathieu Flamini.
    Francezi ka dёshtuar tё depërtojё nё mesfushën e Milanit qё kur arriti gjatё verёs nga Arsenali.

    Sё fundi mediat italiane shkruajnë se Napoli ёshtё duke tentuar tё marrё shërbimet e tij si huazim deri nё fund tё sezonit, para se tё mbyllet afati kalimtar dimëror.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:50 pm

    Vёllai i Ronaldinhos lavdëron Messin

    Agjenti dhe vëllai i superyllit brazilian Ronaldinho, Roberto de Assis, ka lavdëruar yllin e Barcelonёs, Lionel Messi.
    Messi dje komentoi rastin e Ronaldinhos, i cili ishte detyruar tё largohej nga Barcelona.

    “Rasti i Ronniet dhe Messit nuk krahasohen, pasi secili lojtar ka tregimin e tij. Vëllai im pati disa momente dramatike para se tё largohej nё drejtim tё Italisё, derisa me Leo shpresoj se ai do tё kënaqet nё fitimin e titujve dhe tё qenit kampion nё Barcelona”, ka thёnё De Assis.

    “Ka njё miqësi tё madhe mes nesh, qё lulëzoi gjatё kohës nё Barcelona. Ai ishte njё shok mё ndryshe. Messi ёshtё njё person i mrekullueshëm dhe njё lojtar spektakolar”, ka shtuar braziliani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:50 pm

    Ferguson: Ronaldos kurrë nuk i mungon vetëbesimi

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk është i shqetësuar për formën e Cristiano Ronaldos, dhe i ka hedhur poshtë zërat se ai ka mungesë të vetëbesimit.
    Edhe pse Ronaldo ndoshta kurrë nuk do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, kur shënoi 42 gola, ai nuk ka qenë aspak mbresëlënës këtë sezon dhe duket se lufton për t’u rikthyer në formën e tij kulmore.

    “Mendoj se Ronaldo nuk ka problem me vetëbesimin. Ai ka shumë vetëbesim dhe beson në kualitetet e tij. Ai ka humbur disa shanse, por megjithatë ka shënuar 10 gola për ne”, ka thënë Ferguson.

    “Në fund të sezonit do të ketë më shumë se 20 gola, që është fantastike për një anësor”, ka përfunduar trajneri skocez.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:50 pm

    Abidal: Barcelona është ekipi më i mirë

    Mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal, thotë se ky ekip i blaugranëve është më i mirë që ai ka pasur rastin të shohë ndonjëherë, dhe ka lavdëruar trajnerin Josep Guiardiola.
    “Nëse shihni atë çfarë kemi bërë deri tani, do të vëreni vetëm ndeshje të mira, shumë gola dhe shumë pikë. E dimë se duhet të luftojmë deri në fund, por deri tash jemi ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë”, ka thënë mbrojtësi francez.

    “Ky vit është më ndryshe. Tash ka më shumë kënaqësi në stërvitje, në dhomën e zhveshjeve dhe kjo është dëshmuar në gjithçka. Kjo është shkaku se pse rezultatet janë më të mira” ka shtuar Abidal.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:51 pm

    Saviola afër kalimit në PSV Eindhoven

    Sulmuesi i Real Madridit, Javier Saviola, thotë se ai mund t’i bashkohet ekipit holandez PSV gjatë kësaj jave.
    “PSV më ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe kjo është një mundësi të cilën nuk mund ta lejoj të kalojë”, ka thënë Saviola.

    Argjentinasi ka edhe dy vite kontratë me Realin dhe ka thënë se do të pranojë ulje të pagës së tij, vetëm e vetëm për të luajtur rregullisht.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:51 pm

    Australian Open: Federer shkatërron Del Potron

    Zvicerani Roger Federer ka shkatërruar argjentinasin Juan Martin del Potro duke e mposhtur në tre sete (6-3, 6-0, 6-0), për të arritur kështu në gjysmëfinale të Australian Open dhe duke iu afruar në dy fitore rekordit prej 14 titujve të mëdhenj të fituar nga Pete Sampras.
    Federer, kampion i trefishtë i Australian Open, tërësisht e demoloi 20-vjeçarin argjentinas, i cili renditet i gjashti në botë.

    Për ish-numrin një të botës, kjo do të jetë gjysmëfinalja e 19-të në Grand Slam, ku do të takohet me amerikanin Andy Roddick, ndaj të cilit do të kërkojë fitoren e 16-të.

    “Nuk prita një rezultat si ky. Kjo nuk është e zakonshme. Mendoj se Juan Martin nuk ishte në formën e tij më të mirë sonte”, ka thënë Federer pas ndeshjes.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:51 pm

    Zenit: Kemi arritur marrëveshje me Arsenalin

    Zeniti ka lëshuar një deklaratë zyrtare sipas të cilës, skuadra ruse dhe Arsenali janë marrë vesh për transferimin e Andrei Arshavin ne Emirates Stadium.
    “Negociatat ndërmjet Zenitit dhe Arsenalit për transferimin e Andrei Arshavin po vazhdojnë. Klubet kanë arritur marrëveshje bazë për vleftën e lojtarit”.

    “Tash ka mbetur vetëm zgjidhja e çështjeve personale dhe kërkesave të Andrei Arshavin. Arshavin nuk ka në plan t’i zvogëlojë kërkesat e tij, kështu që duhet të pritet derisa të arrihet një pikë e përbashkët ndërmjet tij dhe Arsenalit”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

    Mësohet se vlera të cilën do ta paguajnë Topçinjtë për shërbimet e mesfushorit rus është 16 milionë euro.

    Problemi i vetëm në lidhje me këtë transfer është paga e Arshavin. Rusi kërkon 106.000 euro në javë, ndërsa Arsenali është gati t’i ofrojë 80.000 euro për javë, gjë që e bën atë njërin nga lojtarët më të paguar të Arsenalit.

    “Jam duke pritur vendimin përfundimtar. Ende nuk kam biseduar me menaxhmentin e klubin dhe ende nuk kam marrë një ‘PO’ ose një ‘JO’ të pastër”, është shprehur Arshavin për gazetën ruse “Sport Express”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:52 pm

    Anulohet ndeshja Itali-Brazil?

    Sekretari i Shtetit italian, Alfredo Mantica, ka kërkuar anulimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit, e cila është caktuar të zhvillohet më 10 shkurt në Londër, për shkak se Brazili nuk lejon ekstradimin e një terroristi të dënuar italian.
    Cesare Battisti kërkohet nga Qeveria italiane për terrorizëm, ndërsa është i dënuar katër herë me burg të përjetshëm. Ai aktualisht gjendet në Brazil dhe është duke kërkuar azil politik. Të hënën, gjykatësi përgjegjës për rastin ka vendosur që Battisti të mos ekstradohet në Itali pasi ai ka statusin e refugjatit politik.

    Ky vendim e ka nevrikosur Qeverinë italiane, të cilët kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë ndeshjen miqësore kundër Selecaos.

    “Mendoj se duhet ta anulojmë ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë dhe Brazilit në Londër. Ne nuk mund t’i pranojmë veprimet e Qeverisë së Brazilit. Battisti është një terrorist dhe jo refugjat politik”.

    “Zhvillimi i ndeshjes mund të nxisë probleme ndërmjet tifozëve, kështu që rrezikojmë ta shndërrojmë sportin në një skandal politik”, ka thënë Mantica për “La Repubblica”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:52 pm

    Capello: Kthejani Scudettot Juventusit

    Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka kërkuar kthimin e dy Scudettove, të cilat iu morrin Juventusit si pasojë e skandalit Calciopoli, pasi që ato janë fituar me mund nga lojtarët bardhezi.
    Cappello, i cili ishte trajner i Bianconerëve asokohe, ka kërkuar nga autoritetet italiane të futbollit që t’ia kthejnë ato trofe Zonjës së Vjetër, pasi që ai dhe lojtarët e tij i kanë fituar në fushë.

    “Kam qenë trajner i Juventusit ato vite dhe i kam fituar Scudettot në mënyrë legjitime në fushë. Prandaj nuk befasohem kur dëgjoj që Cobolli Gigli dhe tifozët dëshirojnë kthimin e tyre”, ka thënë ish-trajneri i Real Madridit për “Il Giornale”.

    Gjatë kohës kur udhëhiqte Juven, trajneri aktual i Tre Luanëve nuk mund të shihej sy më sy me Del Pieron, ndërsa tani ai ka vetëm fjalë të mira për të.

    “Jam shumë i lumtur për formën që po shfaq Del Piero. Ai ka një klas të lartë dhe po tregon nivelet më të larta të futbollit. Ai po dëshmon se është një kampion dhe po stërvitet shumë mirë”, ka përfunduar Capello.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:52 pm

    Trezeguet në stol kundër Udineses

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka konfirmuar se sulmuesi francez David Trezeguet, pas një kohe të gjatë (që nga shtatori i vitit të kaluar) do jetë në dispozicion të tij që në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Udineses.
    “Vincenzo Iaquinta do të jetë në dispozicion, edhe pse nuk është stërvitur mjaftueshëm”.

    “Trezeguet do të jetë në bankën e rezervistëve. Nëse është e nevojshme do ta inkuadroj në lojë. Ai është stërvitur mirë dhe është në fazën e rikuperimit të plotë. Do të shoh si do të shkojnë gjërat dhe nëse ai mendon se është i gatshëm për lojë, atëherë mund të luajë”.

    “Dalëngadalë po kthehen lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive për në. Shpresoj që së shpejti t’i kem të gjithë lojtarët në formën e tyre më të mirë”, ka thënë trajneri i Bianconerëve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Jan 27, 2009 1:53 pm

    Trezeguet në stol kundër Udineses

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka konfirmuar se sulmuesi francez David Trezeguet, pas një kohe të gjatë (që nga shtatori i vitit të kaluar) do jetë në dispozicion të tij që në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Udineses.
    “Vincenzo Iaquinta do të jetë në dispozicion, edhe pse nuk është stërvitur mjaftueshëm”.

    “Trezeguet do të jetë në bankën e rezervistëve. Nëse është e nevojshme do ta inkuadroj në lojë. Ai është stërvitur mirë dhe është në fazën e rikuperimit të plotë. Do të shoh si do të shkojnë gjërat dhe nëse ai mendon se është i gatshëm për lojë, atëherë mund të luajë”.

    “Dalëngadalë po kthehen lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive për në. Shpresoj që së shpejti t’i kem të gjithë lojtarët në formën e tyre më të mirë”, ka thënë trajneri i Bianconerëve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:16 pm

    City do ta dënojë Robinhon

    Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Robinho, do të dënohet nga skuadra e tij për shkaka të largimit pa marrë leje nga fusha stërvitore në Tenerife.
    Trajneri i Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar se braziliani do të dënohet dhe se do të merren edhe masa të tjera disiplinore ndaj tij.

    Në bazë të disa burimeve, pronari i klubit, sheiku Mansour ka mbështetur dënimin kundrejt Robinhos dhe pritet që braziliani të paguajë 320.000 funte për veprimet e tij.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 9:05 am