Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

3 posters

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:45 am

    Ketu mund ti postoni te gjitha lajmet nga bota e Teknologjisë
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:45 am

    HTC – së paku edhe tre celularë me Android

    Përfaqësuesi i HTC-së gjatë një interviste të dhënë ka konfirmuar se deri në fund të vitit do të lansohen edhe së paku tre celularë me Android.
    Në një intervistë për gazetën prestigjioze amerikane Wall Street Journal, përfaqësuesi i HTC-së ka konfirmuar se kompania këtë vit ka në plan të paraqesë së paku edhe tre celularë me sistemin operativ të kompanisë Google - Android.
    I pari me radhë është HTC Magic, trashëgimtar i modelit G1 të T-Mobile, i cili në treg vjen gjatë pranverës.

    Gjatë vitit të parë HTC ka shitur mbi një milionë modele G1, ne të cilën gjë kanë tejkaluar qëllimin e përcaktuar fillimisht. Për specifikat e celularëve të rinj me Android nuk është bërë fjalë, derisa është e mundur që disa prej tyre mund të paraqiten vetëm në tregje të caktuara.

    Këtë vit HTC më shumë do të orientohet në tregun kinez, derisa 20 telefona të mençur do të paraqiten.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:46 am

    Jaguar XF karavan

    Limuzina sportive Jaguar XF bëhet edhe me versionin karavan.
    Jaguar që një kohë të gjatë është duke punuar në versionin karavan të modelit të vet XF, i cili së shpejti do të duhej të paraqitej edhe zyrtarisht.

    Në formë jozyrtare, premiera është përcaktuar për panairin e automjeteve në Frankfurt gjatë vjeshtës.

    Edhe pse bëhet fjalë për versionin sallon, automjeti i paraqitur, sipas pohimeve të një burimi të brendshëm, do të jetë i gatshëm për prodhimin serik, i cili do të duhej të fillonte deri në fund të këtij viti.

    Është shumë interesante se po punohet edhe në versionin R – Jaguar XF-R Estate me 510 kuaj fuqi i cili do të jetë një konkurrent i fortë për karavanët e fuqishëm nga Gjermania.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:46 am

    Sot vjen Internet Explorer 8

    Tabori Microsoftit ka publikuar lajmin se gjatë ditës së sotme (e enjte), rreth orës 18:00 sipas orës sonë, përdoruesve do t’u ofrojë versionin përfundimtar të shfletuesit të vet internetit Internet Explorer, i cili ka evoluar deri tek versioni 8.
    Pas pothuajse një viti përgatitjes, Internet Explorer 8 do të jetë në dispozicionin tonë gjatë ditës së sotme në 25 gjuhë të ndryshme botërore, dhe atë nga faqet zyrtare të Internet Eplorer apo nga Microsoft Download Centre, derisa tek përdoruesit të cilët e kanë të kyçur opsionin Automatic Update shfletuesi do të instalohet automatikisht.

    Në të njëjtën kohë Microsoft ka publikuar edhe raportin e vet i cili thotë se Internet Explorer 8 gjoja është dukshëm më i sigurt sesa shfletuesit konkurrentë nga Mozilla e Google.

    Raportin për Microsoftin e ka kryer kompania NSS Labs e cila ka publikuar se IE RC1 është madje 69 për qind më i efektshëm në njohjen e sulmeve të ndryshme nga uebi të cilat çdo ditë i ngacmojnë përdoruesit, derisa në vendin e dytë është kategorizuar Firefox, Safari në të tretin dhe Google Chrome në vendin e katërt.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:46 am

    Shitje çdo ditë e më e dobët e kompjuterëve Mac

    Kompjuterët e kompanisë Apple në muajin shkurt kanë shënuar rënie të shitjes, derisa në të njëjtën kohë shitja e përgjithshme e kompjuterëve është në ngritje. Statistikat kanë të bëjnë me tregun amerikan ku edhe përdoren më së shumti kompjuterët e Apple.
    Shtëpia analitike NPD ka regjistruar rënien e shitjes së kompjuterëve të Apple në tregun amerikan gjatë muajit shkurt për 16 për qind. Në të njëjtën periudhë shitja e kompjuterëve në përgjithësi është rritur për 22 për qind. Për rënien e Applet fajtorë janë kryesisht kompjuterët Mac desktop të cilët janë shitur për 36 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Laptopët në anën tjetër kanë shënuar rënie prej shtatë për qind.

    Kompjuterët desktopë nga Windows gjithashtu kanë shënuar rënie të shitjes prej 10 për qind, derisa për rritje të shitjes së përgjithshme të kompjuterëve të Windows meritorë janë laptopët të cilët po shënojnë rritje prej 36 për qind.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:47 am

    Nuk ka krizë për industrinë e video-lojërave

    Derisa industritë tjera janë duke u munduar me krizën globale, ekspertët prognozojnë rritje të mëtutjeshme të industrisë së lojërave të cilat do të udhëhiqen nga platformat mobile.
    Sipas prognozave më të fundit, industria globale e lojërave deri në vitin 2012 do të fitojë 40 miliardë dollarë në vit.

    Raportimet e mëhershme kanë thënë se udhëheqës i trendit të ri është Apple iPhone me ekranin e tij të thjeshtë të ndjeshëm në prekje i cili do të jetë më meritori për rritjen e lojërave mobile, mirëpo edhe numri më i madh i lojtarëve, lidhjet më të shpejta, dhe konzolat e gjeneratës së ardhshme do t’i ndihmojnë industrisë së lojërave në të gjitha drejtimet, e jo vetëm ato që lidhen me platformat mobile.

    Kësaj i shkon për shtati edhe definicioni i lojtarëve të cilët në mesatare është një mashkull afërsisht 33 vjeçar, mirëpo edhe numri i madh i lojtareve të cilat në disa lojëra përbëjnë mbi 50 për qind të përdoruesve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:47 am

    Opel përgatit modelin Corsa 4x4 për vitin 2011

    Prodhuesve, të cilët automjetet e tyre kompakte i kthejnë në ato sportive, së shpejti do t’u bashkohet edhe Opel, pohojnë në portalin e njohur britanik për automobilistikë - Autoexpress.
    Britanikët kanë arritur deri tek informata të besueshme dhe fotografi, sipas të cilave, siç pohojnë gjermanët, kanë arritur të krijojnë Opel Corsan 4x4.

    Corsa sportive gjoja do të duhej të ndërtohej në platformën e përshtatur të modelit Agila.

    Automjetin me të cilin prodhuesi gjerman i automjeteve Opel, do t’i konkurronte edhe atij Yeti, të paraqitur kohë më parë nga Skoda, do ta fusin në lëvizje një paletë e motorëve të vegjël me turbo-mbushës me benzinë dhe naftë.

    Corsa 4x4 megjithatë nuk do të paraqitet para gjeneratës së re të Corsa e Meriva diku në vitin 2011, pohojnë britanikët.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:47 am

    A4 – më i miri në Gjermani

    Audi A4 ne tregun gjerman i ka mundur të gjithë rivalët e tij.
    Audi A4 vitin e kaluar ka qenë automjeti më i shitur në klasën e vet në tregun gjerman, tanimë tradicionalisht më të madhin në Evropë, kur bëhet fjalë për limuzinat luksoze të klasës së mesme.

    Gjithsej janë shitur 98.714 njësi të këtij modeli, me të cilën gjë janë mundur bindshëm rivalët.

    Sa i përket vetë Audit, modeli A4 merr madje 40% në Gjermani.

    As automjetet tjera me katër unaza në maskën e përparme nuk janë mbrapa – A6 gjithashtu është lider në segmentin e vet, që vlen edhe për modelin TT.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:47 am

    Anuloni porosinë e dërguar me Gmail

    Nëse e përdorni këtë shërbim pa pagesë të kompanisë Google, sigurisht që së paku një herë ju ka ndodhur të keni dërguar e-mail, të cilin për ndonjë arsye të caktuar keni dëshiruar ta anulonit. Google ka integruar një shtojcë të re e cila ua mundëson pikërisht këtë gjë.
    Edhe po që se e keni nisur porosinë në adresë të gabuar, apo nuk e keni shkruar tërë përmbajtjen e porosisë, keni harruar të shtoni ndonjë bashkëngjitje, të cilën keni dashur t’ia dërgoni, apo keni bërë diçka që me dëshirë do të donit ta anuloni dërgimin e porosisë, Google prej tani e tutje u mundëson këtë me një shtojcë për Gmail.

    Pasi që të shtypni Send, mbi dritaren e arkës (inbox) tuaj virtuale do t’ju paraqitet tasti Undo, i cili në periudhën kohore prej pesë sekondash u mundëson anulimin e dërgimit të porosisë.

    Natyrisht, këtë opsion duhet ta aktivizoni, e këtë e bëni në përzgjedhësin Gmail Labs dhe me aktivizimin e shtojcës Undo Send.

    mail.google.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:48 am

    Mbi 90 për qind e përdoruesve nuk e aprovojnë ridizajnin e Facebook

    Masa e madhe nga pothuajse një milion përdorues të cilët kanë votuar në anketën për dizajnin e faqes së parë të këtij rrjeti të popullarizuar online i kanë dhënë notë negative. Nga Facebook porosisin: “Do të mësoheni”.
    “Katastrofë”, “i pashfletueshëm”, “ktheni dizajnin e vjetër”, janë vetëm disa nga vërejtjet e përdoruesve të cilët kanë komentuar zbatimin e faqes së parë të faqes së rrjetit Facebook.

    Megjithatë, siç raporton Cnet, pakënaqësinë më të madhe e shprehin përdoruesit të cilët nuk janë të vetëdijshëm nga pikëpamja teknologjike (të cilët janë edhe më të shumtët në Facebook),sepse të tjerët veçmë janë mësuar që moti me ndryshime të tilla ideore.

    Shumë prej tyre pamjen e re të Facebookut e lidhin me pamjen aktuale të shërbimit për mikrob loge Twitter, që nuk është edhe larg së vërtetës.

    Përkundër pakënaqësisë së përdoruesve me këtë hap, numri i personave të rinj në Facebook po rritet pandalshëm, derisa aktualisht janë 175 milionë.

    www.facebook.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:48 am

    Mercedes E63 AMG

    Qysh muajin e ardhshëm në panairin e automjeteve në New York do të paraqitet versioni sportiv i AMG-së.
    Mercedes E63 AMG futet në lëvizje nga motori i njohur AMG prej 6.2 litrash, 525 kuaj fuqi dhe moment të rrotullimit prej 630 Nm.

    Performansat janë diç më të mira në krahasim me versionin paraprak – 4.5 sekonda deri në 100 km/h, derisa shpejtësia maksimale, natyrisht, në mënyrë elektronike është kufizuar në 250 km/h. Megjithatë, me një pagesë bukur të majme shtesë kufizimi mund të largohet.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:48 am

    Nokia mbyll shërbimin Mosh

    Për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve dhe paraqitjes së shpejtë të dyqanit të saj online Ovi Store, Nokia ka vendosur të mbyllë shërbimin e vet për blerjen e përmbajtjeve për celularë.
    Shërbimi i Nokias me emrin Mosh i cili është i dedikuar për përmbajtjet e celularëve është duke i mbyllur dyert e veta. Edhe pse Nokia kohë më parë është lavdëruar për mbi 137 milionë shkarkime nga ky shërbim, zvogëlimi i shpenzimeve dhe ardhja në skenë e dyqanit Ovi Store kanë shkaktuar mbylljen e shërbimit - Mosh.

    Në shërbim kanë mundur që përmbajtjet t’i vendosin vet përdoruesit, derisa Nokia për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme (pornografi dhe materiale të mbrojtura) veçmë po përballej me kritika. Shërbimi që prej paraqitjes së tij, diç më pak se dy vite, nuk ka arritur të largohet nga faza eksperimentale.

    Zëvendësimin për shërbimin Mosh përdoruesit do të mund ta gjejnë në dyqan online Ovi Store, mirëpo me kufizime shumë më të mëdha për sa i përket vendosjes së materialeve personale.

    Data zyrtare e mbylljes së shërbimit Mosh ende nuk është publikuar, derisa Ovi Store fillon me punë në muajin maj të këtij viti.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:48 am

    Celular rrëshqitës i ndjeshëm në prekje

    Pajisja më e re telekomunikuese nga tabori i Lenovos na duket tërheqës që në shikim të parë, mirëpo assesi nuk po arrijmë të kuptojmë që gjatë paraqitjes së tij kanë vendosur ta emërojnë me X1. Me emrin e njëjtën, në fakt, paraqitet edhe një prej celularëve më të ri nga tabori i Sony Ericsson – Xperia X1.
    Lenovo ja ka paraqitur publikut celularin e vet më të ri me shenjën X1. Pajisja përmban ekran të ndjeshëm në prekje WQVGA prej 3.2 inçësh, formë rrëshqitëse, GPS të integruar, qasje për kartelat e memories microSD, shumë mundësi multimediale dhe karakteristika tjera që përkasin me këtë lloj të pajisjeve.

    Celularin Lenovo X1 e fut në funksion Touch Dream, softuer i cili është zhvilluar në taborin e kësaj kompanie kineze. Dimensionet e pajisjes i përbëjnë 115 x 55 x 12.5 milimetra, derisa çmimi tani për tani mbetet i panjohur.

    Risia nga Lenovo fillimisht është paraqitur në tregun kinez, derisa në pjesën tjetër të botës do të duhej të paraqitej gjatë këtij viti.

    www.lenovomobile.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:48 am

    Acer Android në shtator?

    Sipas informatave të pavërtetuara, celulari i parë i kompanisë Acer i bazuar në Android dhe me ekran të ndjeshëm në prekje vjen në treg gjatë muajit shtator të këtij viti.
    Portali Engadget bart shkrimin e javores filipinase “Business Mirror” e cila gjoja ka arritur deri tek të dhënat e besueshme nga Acer, sipas të cilave celulari i parë i tyre me sistemin operativ Android nga Google dhe ekranin e ndjeshëm në prekjes do të duhej të del në shitje gjatë shtatorit të këtij viti.

    Shenja zyrtare do të duhej të jetë A1, derisa ai do të paraqitet paralelisht me tre celularë tjerë të këtij prodhuesi, nga të cilët edhe disa do të duhej të ishin me Android, por ende nuk dihet se cili.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:48 am

    Vjen edhe Golf VI GTD

    Volkswagen Golf VI bëhet edhe me versionin me naftë GTD, i cili së shpejti do të paraqitet edhe zyrtarisht.
    Në panairin e radhës së automjeteve AMI në Leipzig të Gjermanisë, i cili mbahet nga 28 mars deri më 5 prill të këtij viti, publikut do t’i paraqitet edhe Golf VI edhe në versionin GTD.

    GTD nën kapak do të ketë motorin e njohur me naftë prej 2.0 litrash dhe 170 KF, që i mundëson Golfit të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 8.2 sekonda. Shpejtësia maksimale është 220 km/h.

    Natyrisht, në ofertë përveç marshit mekanik prej gjashtë shpejtësish do të jetë edhe marshi DSG me friksion të dyfishtë dhe shtatë shpejtësi transmetimi.

    Dallimet më të mëdha në mes të GTI-së së re janë në motorizim, ndryshe pamja është shumë e ngjashme.

    Edhe enterieri është shumë i ngjashëm me atë nga GTI, që nënkupton ulëse, timon dhe pedale sportive si dhe pajisje shumë të pasura.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:49 am

    Seat Ibiza karavan

    Nga Seat ka arritur vërtetimi se gjatë vitit të ardhshëm do të paraqitet versioni karavan i modelit Ibiza.
    Seat në periudhën e ardhshme do të paraqes disa modele të reja apo versione të reja të atyre ekzistuese, derisa një nga risitë është Ibiza në versionin karavan.

    Karavani pos emrit standard do të merr edhe shenjën ST, e cila në këtë rast nuk ka konotacion sportiv, sikur se Sports Tourer tek prodhues Ford.

    Ibiza ST do të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm, me ofertë të njëjtë të motorëve sikurse tek modeli ekzistues, që nënkupton edhe opsionin e marshit DSG me friksion të dyfishtë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:49 am

    Samung netbook NC310

    Netbooku i tretë i paralajmëruar nga Samsung vjen me procesorin Atom nga Intel dhe ekran prej 10 inçësh në një shtëpizë interesante me mundësi zgjidhjeje prej katër ngjyrash.
    Në të është integruar procesori Atom në 1.6 GHz, ekrani është me diagonale prej 10 inç, derisa pesha e tij është 1.23 kilogramë. Kapaciteti i diskut është 120 gigabajt, është integruar një gigabajt e memories punuese dhe është siguruar edhe mbështetje për rrjetet Wi-Fi e HSDPA.

    Varësisht nga versioni, bateria ofron nga pesë deri në njëmbëdhjetë orë autonomi.

    Çmimi nuk është publikuar, mirëpo ajo që dihet është se në tregjet më të mëdha ai do të ishte në dispozicion për blerje së shpejti.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:49 am

    Telefonat e mençur përbëjnë një të tretat e celularëve

    Sipas të dhënave të fundit të kompanisë reklamuese AdMob, telefonat e mençur janë çdo ditë e më të popullarizuar në mesin e përdorueseve, gjë që ka rezultuar se pjesëmarrja e këtyre pajisjeve në numrin e përgjithshëm ka arritur deri në 30 për qind të numrit të përgjithshëm të celularëve.
    Sipas të dhënave të AdMob, para një viti telefonat e mençur kanë përbërë 26 për qind të numrit të përgjithshëm të celularëve.

    AdMob reklamon në rreth 6.000 faqe interneti në mbarë botën dhe pikërisht falë tyre e ka matur se me çfarë lloj pajisjesh njerëzit i qasen reklamave të caktuara.

    Sa i përket pjesëmarrjes së prodhuesve, gjithmonë sipas të dhënave të AdMob, Apple iPhone ka grabitur 33 për qind të pjesëmarrjes, derisa përcillet nga Blackberry Curve, Blackberry Pearl, Palm Centro dhe HTC Dream (i njohur si G1).

    Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    www.admob.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:49 am

    Në Kinë sërish bllokohet qasja në YouTube

    Kompania amerikane e internetit Google ka njoftuar se portali i saj i internetit për shkëmbimin e video materialeve, YouTube është bllokuar në Kinë që prej të hënës, duke shtuar se nuk dihen arsyet e bllokimit.
    “YouTube është bllokuar në Kinë që prej të hënës”, ka thënë të martën zëdhënësi i Google, Scott Rubin.

    “Po punojmë sa më shpejt që mundemi që përdoruesve tonë t’u mundësojnë qasjen në faqet tona në Kinë”, ka thënë Rubin.

    Zëdhënësi i konsullatës kineze në San Francisko ka thënë se nuk posedon informata për bllokadën eventuale të shërbimit YouTube në Kinë.

    Deri tek bllokada ka ardhur pasi që zyrtarët qeveritarë në Pekin kanë vënë në pikëpyetje autenticitetin e video incizimit të publikuar në YouTube, i cili shfaqë policinë vendase duke rrahur për vdekje një murg tibetian gjatë vitit të kaluar.

    Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” ka cituar një burim anonim qeveritar i cili thotë se pasuesit e Dalai Lamës “trillojnë gënjeshtra” duke falsifikuar video incizime për të “magjepsur bashkësinë ndërkombëtare”.

    Shoqata për mbrojtjen e lirisë së mediave “Reporters Without Borders” kanë gjykuar bllokimin e YouTube, duke e quajtur atë “aktin më të ulët të censurës”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:50 am

    Kia paraqet versionin hibrid

    Kia ka paraqitur në tregun korean versionin hibrid të modelit Forte, ndërsa tash për tash nuk është njoftuar nëse ky automjet do të paraqitet në treg edhe në vendet tjera.
    Kia Forte LPI Hybrid ka motor 1.6 litra dhe zhvillon 114 KF, ndërsa për ndihmesë e ka elektromotorin 15 kW/20.4 KF.

    Leva e marsheve, kuptohet është automatike, por jo klasike, por i pashkallëzuar- CVT.

    Për shkak të çmimit të lartë, peshës, teknologjisë hibride dhe marshit automatik, dhe harxhimit jo aq mbresëlënës (5.8 l/100), duket se nuk do të ketë edhe aq blerës në Evropë, duke llogaritur ekzistimin e automjeteve të mira dizel.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:50 am

    Tata Nano në të ardhmen edhe në Evropë dhe Amerikë

    Tata Nano është automjet për të cilin është folur më së shumti gjatë këtij viti, i konsideruar si automjeti më i lirë në botë duke lëkundur të gjithë industrinë automobilistike.
    Megjithatë çmimi i tij prej 2.000 dollarësh, pa tatim vlen vetëm për Indinë, kështu që prodhuesit tjerë nuk janë edhe aq të shqetësuar.

    Siç njofton “Financial Times”, kompania Tata Motors është duke planifikuar që prodhimin e vet ta nxjerrë edhe në tregjet evropiane dhe ato amerikane.

    Prodhuesit e Tata Nanos janë të vetëdijshëm se duhet t’i plotësojnë shumë standarde për siguri dhe për ekologji, dhe të shtojnë edhe aparaturë shtesë nëse dëshirojnë të kenë sukses, mirëpo kjo do të thotë se do të duhet ta rrisin edhe çmimin.

    Planet që ky automjet të arrijë në Evropë llogariten deri në vitin 2011, ndërsa për në SHBA, në vitin 2012.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:50 am

    IPKO shpërblen konsumatorin 10.000 të televizionit digjital kabllor

    Kanë mjaftuar vetëm nëntë ditë pune, që kompania IPKO të përfitojë 10.000 konsumatorë me ofertën e saj të televizionit digjital kabllor.
    Zenel Zhinipotoku nga Prishtina, ka qenë konsumatori me fat i cili është befasuar këndshëm tw mwrkurwn, kur zyrtarët e kompanisë e kanë njoftuar se ai është konsumatori i 10.000 i shërbimit të televizionit digjital kabllor, të cilin kompania IPKO e ofron në bashkëpunim me platformën e mirënjohur televizive DigitAlb.

    “Kompania IPKO sigurisht është lider në shërbimin konsumator, pasi që shërbimin të cilin kjo kompani e ofron është i shkëlqyeshëm. Unë jam i nderuar të fitoj këtë shpërblim, siç është një konsolë Nintendo Wii dhe një marrës digjital, i cili do ta befasojë këndshëm vajzën time të vogël, Enea”, tha ai.

    Kompania telekomunikuese IPKO, që nga 16 marsi ka kaluar nga transmetimi televiziv analog në atë digjital. Në bashkëpunim me platformën DigitAlb, konsumatorët e IPKO Digital TV do të kane mundësi që të kënaqen me ofertën më të mirë në treg te programeve informuese, argëtuese, filmave, sportit, muzikës etj.

    “Pako e televizionit digjital kabllor të cilën po e ofrojmë është oferta më atraktive në treg, duke e pasur parasysh përmbajtjen, sinjalin cilësor dhe risitë që i ofron ajo. Mirëpo, kjo e arritur është vetëm pikënisje e të gjithë ofertave atraktive të cilat do t’ia ofrojmë konsumatorit të IPKO’s” tha Shpend Jakupi, drejtor komercial në IPKO.

    IPKO ofron shërbime telekomunikimi të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:50 am

    Asus më i besueshmi

    Hulumtimi i kompanisë Rescuecom, e cila merret me mbështetje dhe riparim të kompjuterëve në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshmon se gjatë tremujorit të parë të këtij viti kompjuterët e kompanisë Asus kanë dalë të jenë më të besueshmit.
    Lista është krijuar në bazë të thirrjeve të përdoruesve në raport me kompjuterët e shitur, derisa vendin e parë e mbajnë Asus me 972 dhe IBM/Lenovo me 348 pikë. Numri i madh i pikëve të Asusit i regjistrohen numrit të madh të shitjeve të netbookëve Eee nga tremujori i kaluar, mirëpo pritet edhe rënie gjatë muajve të ardhshëm, kur këta laptopë të fillojnë të përdoren më shumë dhe t’u nënshtrohen prishjeve.


    Vendin e dytë e mban Apple, e cila vitin e kaluar ka qenë në maje të listës. Sipas listës së Rescuecom në vendin e tretë është gjendur Toshiba (172 pikë) dhe Acer në të katërtin me 151 pikë. HP është në vendin e pestë (142 pikë), derisa është interesante se në listë nuk janë Dell e Sony. Analiza ka të bëj me tregun amerikan.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:50 am

    Lojërat funksionojnë më shpejt në Windows 7 sesa në Vista

    Duket se sistemi operativ i radhës Windows 7 qysh tani është një produkt i përpunuar bukur mirë; madje edhe lojërat funksionojnë njëjtë mirë apo edhe më shpejt sesa në Vista.
    Djelmoshat nga faqja e portalit PC Perspective kanë bërë një nga testet më të detajuara sa u përket lojërave në Windows 7, duke përdorë lloj-lloj lojërash dhe shtatë kartela të ndryshme grafike. Rezultatet kanë befasuar këndshëm; Windows 7 punon më shpejt dhe më besueshëm, pa u ndaluar, derisa lojërat në të funksionojnë më shpejt sesa në sistemin e mëhershëm operativ - Windows Vista.

    Sa për rikujtim, edhe pse Vista kishte premtuar shumë gjëra kur bëhej fjalë për lojërat kompjuterike, deri më sot disa lojëra në këtë sistem operativ punojnë më ngadalë sesa në paraardhësin e tij, Windows XP. Megjithatë, duket se Windows 7 do të ndryshojë këtë traditë, e madje tani për tani bëhet fjalë vetëm për versionin eksperimental të tij!
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:51 am

    Wii kalon kufirin 50 milionësh

    Nintendo Wii është konzola e lojërave e shitur më së shpejti në histori, pasi që është shitur në mbi 50 milionë njësi prej paraqitjes së saj të parë në fund të vitit 2006.
    Përfaqësuesit e Nintendos kanë pranuar se në vitin 2006 para lëshimit në shitje të konzolës Wii as në projeksionet më optimiste nuk kanë shpresuar për një sukses të këtillë.

    Si arsye kryesore për këtë sukses në kompani kanë theksuar orientimin drejt softuerit, respektivisht lojërat, të cilat e shesin konzolën.

    Duke theksuar se si Wii është orientuar në lojtarë që kërkojnë më pak dhe lojëra më të thjeshta, në kompani kanë thënë se 20% e ekonomive shtëpiake në SHBA të cilat kanë blerë konzolën Wii, respektivisht rreth tre milionë njerëz, më herët nuk kanë pasur asnjë konzolë të lojërave.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:51 am

    Skype për iPhone në përgatitje e sipër?

    Sipas disa thashethemeve, siç është zakon të thuhet, nga burime të sigurta, Skype gjoja tashmë ka variant të gatshëm të klientit të saj për celularin iPhone.
    Pas lansimit të para pak kohe të versionit të ri eksperimental për platformën Windows Mobile, flitet se Skype së shpejti do të mund të arrinte edhe në versionin për të shumë popullarizuarin - iPhone.

    Nga faqja e internetit Gigaom pohojnë se versioni zyrtar i Skype tashmë është i gatshëm për t’u lëshuar, derisa shpërndarja do të mund të paraqitej qysh javën e ardhshme. Paraqitja zyrtare, sipas parashikimeve të tyre, do të mund të bëhej në panairin CTIA Wireless, i cili fillon javën e ardhshme në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Protokoli Skype tanimë është i mbështetur në iPhone nëpërmes disa klientëve si Nimbuzz apo Truphone, por me komplikime të panevojshme të cilat nuk do të duhej të ishin në versionin zyrtar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:51 am

    Chairman – telefon i mençur hibrid

    Një telefon jashtëzakonisht i pazakontë, së paku sipas dukjes së tij, është paraqitur nga kompania Ulysse Nardin.
    Telefoni i mençur hibrid, me emrin Chairman, ka ekran me madhësi prej 2.8 inçësh, lexues për zhbllokim i cili reagon në shenjat e gishtërinjve, kamerë prej pesë megapikselash, mbështetje për WiFi dhe aplikacionet për shfletimin e internetit dhe leximin e postës elektronike.

    Telefoni do të prodhohet vetëm në një numër të caktuar, nga të cilat theksohen Rose Gold, Rose Gold & Blue, Rose Gold & Steel, tërësisht të zi dhe i kaltër metalik.

    Pajisja aktualisht është duke u paraqitur nëpër panaire të ndryshme, derisa nuk ka informata për çmimin dhe datën e paraqitjen e saj në treg.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:51 am

    Hyundai Blue Drive

    Hyundai Motor Company ia ka paraqitur publikut për herë të parë logon – Blue Drive. Ajo përbëhet nga një gjethe e gjelbër e cila simbolizon ciklin jetësor të tokës, derisa ngjyra e kaltër simbolizon pastërtinë e oqeanit dhe qiellit.
    Modeli i parë i cili në vete do të bartë këtë shenjë është i30 Blue me teknologjinë inovative ISG (Idle Stop Go). Bëhet fjalë për një sistem i cili ndalë motorin gjatë kohës sa qëndron në vend, dhe e nis atë sërish me të lëvizur me të cilën zvogëlohet shpenzimi i karburantit dhe rrjedhimisht emetimi i dyoksid karbonit.

    Gama e modeleve Blue Drive së shpejti do të zgjerohet edhe më shumë me modelet tani për tani konceptuale Gas-Electric Hybrid, LPI- Electric Hybrid, modelet me motorët Flex-Fuel, modelet me motorët CRDi dhe teknologjinë CFP dhe modelet me hidrogjen.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Mar 28, 2009 4:51 am

    LG nga laptopët në celularë

    Për shkak të ndryshimeve në kërkesat e tregjeve dhe dobësimit të ekonomisë botërore, LG do të vë më shumë theksin në prodhimin e celularëve.
    Të parët në plan janë pajisjet me tastierë të plotë QWERTY dhe ato me ekran të ndjeshëm në prekje.

    Deri në fund të vitit kompania planifikon të lansojë celularë në të cilët, mes tjerash, do të përpunojë dizajnin, derisa do të investojë edhe në komponentë (më shumë memorie dhe fotoaparate më të mira). Në anën tjetër, në ofertë do të janë edhe modelet me çmime më të ulëta.

    Deri tek ky vendim ka ardhur sepse në LG këtë vit me gjasë e kanë mbivlerësuar tregun e netbookëve dhe laptopëve në përgjithësi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 3:59 am

    Sony ulë çmimin e PlayStation 2

    Sipas mediave amerikane, prodhuesi i pajisjeve elektronike Sony Corporation ka paralajmëruar uljen e çmimit të konzolës ende të popullarizuar të lojërave PlayStation 2.
    Në fakt, Sony nga dita e sotme (1 prill) do të ulë çmimin e PlayStation 2 për 23 për qind, respektivisht në 99.99 dollarë amerikanë, është njoftuar dje nga kjo kompani.

    Me këtë hap Sony dëshiron t’i zgjas jetën PS2, e cila që prej vitit 2000 deri më sot është shitur në mbi 136 milionë njësi, që e bën këtë konzolë sistemin më të shitur për lojëra në botë.

    Kësaj informate i kanë paraprirë thashethemet se Sony do të ulë çmimin e PlayStation 3, tek e cila konzolë modeli më i lirë kushton 400 dollarë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 3:59 am

    Sistemi operativ Android në laptopët e HP?

    Hewlett-Packard është duke marrë parasysh sistemin operativ Android të kompanisë Google, i cili fillimisht është i dedikuar për tregun e telefonave të mençur, për ta përdorë në laptopët e ardhshëm të lirë të kësaj kompanie.
    Mundësinë e përdorimit të Androidit në laptopët e HP-së e ka vërtetuar edhe zëvendëskryetari i njësisë së kompjuterëve Satjiv Chahil, edhe pse nuk e ka konfirmuar se vendimi është përfundimtar.

    Android aktualisht është i pranishëm në telefonin celular G1 të kompanisë T-Mobile, edhe pse janë paralajmëruar edhe disa celularë tjerë të cilët së shpejti do të duhej të gjendeshin në treg me të, sikur ai Magic nga HTC.

    Pos sistemeve operative të Windows, HP në laptopët e saj nga linja Mini 1000 tashmë ofron edhe Linux, derisa përzgjedhja e Androidit gjithashtu do të mund të ndikonte në çmimin më të lirë të shitjes së vet pajisjeve.

    Edhe pse Android zyrtarisht ende nuk është i pranishëm në kompjuterët personalë, interesim për këtë përveç HP-së kanë shprehur edhe Asus e Dell, i cili këtë sistem operativ ka për qëllim ta përdorë në telefonat e saj të mençur.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 3:59 am

    U hap dyqani online me aplikacione për BlackBerry

    Duke marrë shembull nga Apple App Store, kompania RIM, prodhuese e BlackBerryt, ka hapur dyqanin me aplikacionet për BlackBerry.
    BlackBerry App World ofron kushte diç më të mira për programuesit e aplikacioneve. Në fakt, për dallim nga Apple, e cila merr 30 për qind të shitjes, RIM do të ndalë vetëm 20 për qind, derisa 80 për qind do t’i kalojnë pronarit të aplikacionit.

    Sa u përket përdoruesve, këto janë lajmë të shkëlqyeshme sepse tanimë janë paraqitur një bollëk aplikacionesh, e mund të presim që numri i tyre tani të rritet dukshëm.

    Në BlackBerry App World janë paraqitur edhe Facebook, Google Talk, ICQ, Yahoo Messenger dhe shumë aplikacione tjera. Shumica prej tyre janë pa pagesë, derisa blerja e atyre të cilat nuk janë të tilla do të bëhet nëpërmes shërbimit PayPal.

    BlackBerry App World
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 3:59 am

    Edhe Gjermania kundër shërbimit YouTube!

    Klipet muzikore të këngëtarëve të tyre të preferuar gjermanët nuk do të mund t’i shohin më në YouTube.
    Filiali gjerman i shërbimit më të popullarizuar për shkëmbimin e video materialeve ka njoftuar se klipet janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave autoriale.

    Zëdhënësi i YouTube pohon se nuk ka pasur mundësi tjera sepse Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale për çdo klikim në video klipin e paraqitur në YouTube ka kërkuar të paguhet nga një cent. "Në këtë mënyrë me çdo klikim do të ishim në humbje”, ka pohuar Henning Dorstewitz.

    GEMA, që është shkurtesa për këtë shoqatë, ka paditur shërbimin YouTube se nuk po paraqesin të dhëna të sakta për klipet e paraqitura, dhe ka shtuar se nuk do të pranojë pagesën paushall, derisa nga YouTube përgjigjen se si GEMA nga ta kërkon pesëdhjetë herë më shumë para sesa Shoqata britanike për mbrojtjen e të drejtave autoriale. "Kjo është e papranueshme", ka thënë zëdhënësi i YouTube për Evropë, Patric Walker.

    Klipet muzikore në YouTube në Gjermani deri më tani i kanë shikuar mbi 13 milionë përdorues në muaj.



    www.youtube.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    Firefox para Internet Explorerit

    Sipas të dhënave statistikore të javës së kaluar, shfletuesi Firefox 3 në Evropë sipas numrit të përdoruesve ka tejkaluar atë Internet Explorer.
    Shfletuesi Firefox 3 sipas numrit të përdoruesve ka tejkaluar atë Internet Explorer 7, së paku thuhet kështu nga statistikat e kompanisë StatCounter. Këto janë rezultatet e matjes së javës së kaluar të shfletuesve të internetit në Evropë.

    Të shtunën e kaluar në tregun evropian është shënuar përqindje prej 36.16 e pjesëmarrjes së Firefoxit, derisa kjo shifër tek Internet Explorer ka qenë 35.1%. Një ditë më pas Firefox ka shtuar përparësinë e tij me pjesëmarrje prej 37.15%.

    Këtë javë Firefox ka filluar të humb përparësinë, pasi që gjendja aktuale tregon pjesëmarrje prej 36 për qind të Internet Explorerit dhe 33 për qind për Firefox.

    Shikuar në përgjithësi, Internet Explorer edhe më tutje mbetet shfletuesi më i popullarizuar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    Volkswagen Tiguan shpallet automjeti i vitit

    Lexuesit e revistës "AutoBild Allrad" edhe këtë vit e kanë shpallur Tiguanin si – automjetin e vitit të Allrad.
    Plasmani i jashtëzakonshëm i këtij automjeti shihet edhe nga statistika e numrit të automjeteve të regjistruara në Gjermani, e cila vërteton se Volkswagen Tiguan për disa muaj rresht është më i bindshmi në këtë segment të automjeteve të terrenit.

    Tiguan e ka fituar shpërblimin në kategorinë e "Automjeteve sportive dhe të terrenit deri në 40.000 euro“ i cili është dhënë në Lepzig në panairin e automjeteve (AMI) ku deri më 5 prill Volkswagen do të ketë premierën e Golf GTD dhe premierën gjermane të modelit të ri Polo.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

    Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.
    Laptopët e lirë miniatural gjatë viteve të fundit kanë shënuar rritje të mirë të shitjes, aq sa të gjithë prodhuesit më të mëdhenj të laptopëve, pos atij Apple, të vendosin të prodhojnë së paku nga një model të tyre. Mbizotëruesit e këtij tregu ende mbesin pionierët e tyre -Asus e Acer.

    Hulumtimi i NPD-së parasheh që shitja e netbookëve gjatë vitit të ardhshëm do të rritet për 65 për qind. Rritje e madhe pritet të ngjajë në Azi, derisa Kina do të udhëheq. Japonia e SHBA-të shënojnë rritje, por dukshëm më të vogël sesa shtetet ku banorët kanë mundësi më të dobët të blerjes.

    Kompjuterët miniatural ofrojnë funksionalitetin të mirë për çmimin e tyre.

    www.npd.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    IPKO tejkalon parashikimet me televizion digjital kabllor

    Interesimi i qytetarëve për shërbimin e televizionit kabllor digjital të Kompanisë Telekomunikues IPKO në bashkëpunim me platformën shqiptare DigitAlb, ka tejkaluar të gjitha parashikimet e kompanisë për kërkesën e tregut, duke arritur shifrën prej 20 mije klientëve në territorin e Prishtinës.
    Deri ne fund të ditës së sotme dhe për më pak së 3 javë prej se është lansuar kjo ofertë, IPKO do të arrijë të shesë rreth 20 mijë resivera digjital dhe karta SMART, përmes të cilave konsumatorët mund të shikojnë programet më të mira dhe sinjalin më kualitativ televiziv digjital që ofrohet në Kosovë.

    IPKO lansoi shërbimin televiziv kabllor digjital për rajonin e Prishtinës, ku përfshihen edhe Fushë Kosova, Ajvalia dhe Graçanica, me 15 mars.

    Interesimi i madh i konsumatorëve për shërbimin kabllor digjital të IPKO ka ndikuar që sasia e parë resiverave digjital të shpenzohet në tërësi deri në fund të ditës së premte, shumë më shpejtë se çfarëdo prognoze e deritashme e kërkesë së tregut.

    IPKO tashmë ka bërë porosinë e re të resiverave dhe kartave SMART dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë për një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundshme.

    Deri në arritjen e sasisë së re të resiverëve dhe kartelave SMART, IPKO ka vendosur që të rikthejë në platformën analoge në rajonin e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ajvalisë dhe Gracanicës një pjesë të kanaleve televizive.

    Kanalet televizive që do të rikthehen në transmetim në platformën analoge deri në arritjen e porosisë së re të resiverave digjital janë: RTK, KTV, RTV21, Top Channel, Top News, Klan Kosova, Klan TV, Alsat.

    Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve ndërkombëtare dhe lokale.

    Oferta digjitale e IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg.

    IPKO ka filluar me platformën digjitale kabllore me oferta promovuese fillimisht në rajonin e Prishtinë, por ajo do të zgjerohet hap pas hapi edhe ne qytetet tjera të Kosovës. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    Celulari Vegas Touchscreen Phone - 68 euro

    Operatori francez i telefonisë mobile “Orange” para pak kohe u ka paraqitur përdoruesve të tij celularin Vegas Touchscreen Phone, një celular me ekran të ndjeshëm në prekje.
    Celulari i lirë përmban Bluetooth, MP3 player, FM radio dhe fotoaparat prej 1.3 megapiksela si dhe peshë prej 84 gramësh. Memoria interne e tij është 64 MB derisa mund të zgjerohet me anë të kartelave të memories MicrosSD deri në 1 gigabajt.

    Vegas veçmë ka filluar të shpërndahet brenda rrjetit të telefonisë mobile Orange. Pasi që bëhet fjalë për një pajisje për fillestarë, besohet se do të ketë një numër të madh të përdoruesve të tij.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    Falas kundër sulmeve kompjuterike

    Kompania HP ofron zgjidhje pa pagesë e cila u ndihmon kompanive të mbrohen nga sulmet e hakerëve.
    HP ka paralajmëruar HP SWFScan, një mekanizëm pa pagesë falë së cilit inxhinierët zhvillimorë për Flash do të mbrojnë faqen e tyre të internetit nga lëshimet e rastësishme të aplikacioneve të sigurisë dhe të zvogëlojnë rrezikun nga sulmet e hakerëve në të dhënat e besueshme.

    Kur merret parasysh se Adobe Flash Player aktualisht është i instaluar në mbi 98 për qind të kompjuterëve të kyçur në internet, është e rëndësisë së veçantë që aplikacionet e internetit të cilat bazohen në teknologjinë Flash të janë sa më të sigurta.

    HP SWFScan është mekanizmi i parë i llojit të tij i cili zbërthen aplikacionet e zhvilluara me ndihmën e platformës Flash dhe ekzekuton analizën statike për të kuptuar sjelljen e tyre. Në këtë mënyrë mund të zbulohen lëshimet brenda ndonjë aplikacioni të cilat nuk mund të zbulohen me anë të metodave tradicionale dinamike.

    Mekanizmi mund të kontrollojë lëshimet e njohura të sigurisë të cilat i kanë në shënjestër hakerët dashakeq, e kjo përfshin edhe të dhënat e besueshme të pambrojtura, skriptimin cross-site(XXS), shfrytëzimin e lëshimeve të aplikacionit për qasje të paautorizuar në më shumë domene (cross-domain privilege escalation) dhe futja e të dhënave nga ana e përdoruesit siguria e të cilave nuk vërtetohet. Mekanizmi gjithashtu zgjidh probleme duke zbuluar lëshime në kodin burimor dhe duke dhënë udhëzime se si të zgjidhen ato.

    Mekanizmi mund të shkarkohet drejtpërdrejt nga faqja e internetit www.hp.com/go/swfscan.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:00 am

    Wi-Fi çdo ditë e më i popullarizuar tek celularët

    Gjatë disa viteve të fundit Wi-Fi ka përjetuar ekspansion të madh në tregun e telefonave celularë.
    Edhe pse 3G është i mundësuar tek shumica e operatorëve telefonik Wi-Fi edhe më tutje po mban fuqishëm pozitën udhëheqëse kur bëhet fjalë për lidhjet pa tela.

    Sipas hulumtimit të kryer nga kompania ABI, 75 për qind e njerëzve nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë Wi-Fi në telefon, përdorin këtë lloj të lidhjes pa tela. Në anën tjetër, më shumë se gjysma e shkëmbimit të dhënave të iPhone kryhen me anë të lidhjes Wi-Fi.

    Një nga përparësitë e lidhjes Wi-Fi është shpejtësia e shkarkimit (download), prandaj në të ardhmen e afërt priten të paraqiten edhe rrjetet 4G.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:01 am

    Celular me tastierë rrotulluese

    Para disa vitesh nuk do të mund të përshkruanim një titull të këtillë, sepse në treg kanë qenë vetëm disa modele me tastierë rrotulluese (apo ekran, varet si e shikoni). Këtë trend është duke tentuar ta kthej sërish në jetë kompania pak e njohur tek ne – PCD.
    PCD TXT8030 nga njëra anë ka tastierë të plotë QWERTY, derisa nga ana tjetër janë zmadhuesit dhe tastet për të udhëhequr me përmbajtjet multimediale. Pra, një celular për punë dhe pajisje për kënaqësi, të gjitha në një.

    Është mëkat që disa nga specifikat nuk janë edhe aq të nivelit, si për shembull fotoaparati prej gjithsej 1.3 megapiksela, mirëpo specifikat tjera tingëllojnë bukur solide: ekran me diagonale prej 2.2 inç, Bluetooth dhe mundësi e zgjerimit të memories me anë të kartelave microSD të kapacitetit prej 16 gigabajt.

    Kjo pajisje do të mund të gjendet në treg vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, mirëpo kur merret parasysh se kompania PCD nuk është e pranishme në tregun tonë, pothuajse me siguri nuk do ta shohim fare tek ne.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:01 am

    WristFone – celular rreth dore

    Celulari WristFone i kompanisë kanadeze Neutrano është një pajisje e pazakontë e cila kombinon telefonin dhe playerin multimedial lëvizës, derisa vendoset edhe si orë – rreth kyçit të dorës.
    Ekrani është i ndjeshëm në prekje, është integruar edhe fotoaparati, derisa pjesa e përparme e pajisjes sipas nevojës mund të ndahet për të bërë më lehtë thirrjet telefonike. Që të mos ketë nevojë të flitet në dorë, thirrjet mund të kryhen edhe me anë të dëgjueseve Bluetooth.

    WristFone do të paraqitet në dy versione – nga metali i pandryshkshëm dhe në kombinimin në mes plastikës dhe lëkurës. SIM kartela vendoset nën bateri, derisa mbështetet edhe dërgimi i porosive të zakonshme dhe MMS si dhe dëgjimi i radiostacioneve FM. Fotoaparati i integruar ka rezolucion prej dy megapikselas, celulari ka 512 megabajt intern, por merret edhe kartela microSD me kapacitet prej 1 GB. Kohëzgjatja e deklaruar e baterisë është katër orë bisedë.

    Në tregun amerikan WristFone arrin më 15 qershor me çmim të rekomanduar të shitjes prej 400 dollarësh.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:01 am

    Samsung Impression arrin në treg

    Celulari i ri i kompanisë Samsung me ekran të madh dhe tastierë në tërheqje ka nisur shitjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Samsung Impression ka dalë në shitje nën ombrellën e AT&T, e kur do të paraqitet, dhe nëse do të paraqitet në tregun tonë, nuk e dimë. Mirëpo, ajo që na intereson është ekrani i tij AMOLED prej 3.2 inçësh. Rezolucionin e ka 400 x 240 piksela, e duket se edhe punon shkëlqyeshëm.

    Nga karakteristikat tjera vlen të përmenden mbështetja për HSDPA e Bluetooth 2.0, 190 megabajt të memories interne me mundësi të zgjerimit me anë të kartelave të memories microSD dhe fotoaparati me rezolucion prej tre megapikselash.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:01 am

    Internet Explorer - më së dobëti në dhjetë vitet e fundit

    Versioni i ri i shfletuesit të internetit nga tabori i Microsoftit, Internet Explorer 8, është lansuar për afro tri javë, mirëpo siç raportojnë analistët, në përdorimin e tij kanë vendosur vetëm rreth katër për qind e përdoruesve.
    Sipas analistëve të Net Applications, nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të cilët i ka humbur Internet Explorer, shfletuesi alternativ Firefox nga fillimi i vitit 2009 i ka grabitur gjysmën, derisa pjesa tjetër e përdoruesve kanë vendosur për shfletuesit e prodhuesve tjerë, Safari të kompanisë Apple dhe Chrome nga Google.

    Shikuar nga pikëpamja globale, Internet Explorer ende mbetet shfletuesi më dominues, mirëpo pjesëmarrja e tij gjatë muajit mars të këtij viti sipas të dhënave të Net Applications ka qenë 66.82 për qind, që është përqindja më e vogël gjatë dhjetë viteve të fundit.

    Firefox është radhitur në vendin e dytë me 22.05 për qind të pjesëmarrjes, që është shifra më e madhe të cilën e ka publikuar kjo shtëpi analitike ndonjëherë për të. Safari në vendin e tretë mban 8.23 për qind, derisa Opera në vendin e katërt me 0.71 për qind të pjesëmarrjes.

    www.netapplications.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:01 am

    Filmat e Sony Pictures në YouTube?

    Së shpejti në YouTube do të mund të paraqiteshin të gjithë filmat e shtëpisë filmike Sony Pictures – negociatat janë në vazhdim e sipër.
    Siç shkruan portali CNET, YouTube e Sony Pictures janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për shpërndarjen e të gjithë filmave në këtë shërbim të popullarizuar të kompanisë Google. Edhe pse detajet nuk janë bërë të njohura, supozohet se filmat do të sponsorizoheshin me anë të reklamave. Asnjëra kompani nuk ka dashur të komentojë pohimet.

    Pak kohë më parë YouTube ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me shtëpinë filmike Disney. është e qartë se Google me shërbimin e vet çdo ditë e më shumë po i kthehet përmbajtjeve profesionale, respektivisht po lufton për t’i bërë për veti shtëpitë filmike të cilat tradicionalisht nuk kanë qenë të interesuara për këtë lloj të shpërndarjes së filmave të tyre.

    www.youtube.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:01 am

    Rrjedh Dell Mini 11

    Sipas informatave nga faqja gjermane e internetit Netbooknews, në linjën ekzistuese të kompjuterëve Mini të kompanisë Dell do të mund të paraqitej edhe një kryqëzim në mes të laptopit dhe netbookut prej 11 inçësh.
    Informatat e “rrjedhura” në publik nga Dell zbulojnë se bëhet fjalë për një kompjuter bartës me diagonale prej 11.6 inç. Më së shumti ka gjasa që të jetë i bazuar në platformën e Intel me procesor të voltazhit ultra të ulët, derisa do të vjen me 2 GB RAM, disk prej 250 GB dhe Windows XP apo Vista..

    Koha e pritur e lansimit të tij në treg është fundi i tremujorit të dytë apo fillimi i të tretit me çmim të rekomanduar të shitjes prej 500 dollarësh – për tregun amerikan.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:02 am

    Office për iPhone në përgatitje e sipër?

    Supozohet se Microsoft tashmë është duke punuar në versionin e paketës për zyre Office për platformën e versionit 3.0 të sistemit operativ për iPhone.
    Kryetari i njësisë afariste të Microsoftit, Stephen Elop, në mënyrë indirekte ka pranuar zhvillimin e paketës Office për celularin iPhone nga Apple. Ky celular i mençur në mënyrë standarde mbështet shfletimin e dokumenteve Word e PowerPoint (zakonisht në bashkëngjitje të e-mailave), mirëpo edhe përpunimin e tyre.

    Vet Microsoft është prodhuesi më i madh i softuerëve për platformën Mac, derisa versioni i paketës Office nga Mac po shënon rezultate të mira të shitjes.

    Qysh në muajin mars të vitit të kaluar Tom Gibbons, zëvendëskryetar i Microsoftit për celularë dhe platforma mobile, ka njoftuar se kompania është duke eksperimentuar me platformën e iPhone dhe po hulumton funksionalitetin e saj të plotë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:02 am

    Mbi 40 miliardë fotografi në shërbimet online

    Numër çdo ditë e më i madh i përdoruesve vendosin që të ruajnë fotografitë e tyre digjitale në njërin nga shërbimet online të krijuara për këtë qëllim. Edhe pse Facebook ka bazën më të madhe të përdoruesve, shërbimi i tij megjithatë nuk ka arritur të kategorizohet në vendin e parë në mesin e tyre.
    Siç raporton TechCrunch, vendin e parë në këtë listë të shërbimeve online për ruajtjen e fotografive e mban ImageShack, në të cilin përdoruesit kanë vendosur rreth 20 miliardë fotografi. Pasohet nga Facebook, në të cilin janë rreth 15 miliardë, derisa në vendin e tretë është vendosur PhotoBucket, i cili ka diç më shumë se shtatë miliardë fotografi të përdoruesve.

    Megjithatë, në segmentin e rritjes së numrit të fotografive të publikuara mbret i papërkulur është Facebook, në të cilin çdo muaj përdoruesit publikojnë rreth 850 milionë fotografi. Vetëm sa për krahasim, në shërbimin e përmendur më herët ImageShack në baza mujore shtohen rreth 100 milionë fotografi.
    Në vendin e katër të kësaj liste është gjendur Yahoo Flickr, në të cilin gjenden rreth 3.4 miliardë fotografi, derisa në të pestin Multiply me diç më shumë se një miliardë fotografi.

    www.imageshack.us

    www.facebook.com

    www.photobucket.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:02 am

    Sony Ericsson Idou vjen në vjeshtë

    Nëse mund t’u besohet pohimeve të faqes suedeze të internetit “Mobil”, përfaqësuesi gjerman i Sony Ericsson ka konfirmuar se në tetor të këtij viti do të paraqitet në treg celulari jashtëzakonisht interesant – Idou.
    Kjo faqe thekson se Sony Ericsson Idou në treg do të paraqitet në muajin tetor apo më së voni në nëntor dhe se do të paraqes modelin e parë të këtij prodhuesi në serinë e pajisjeve të cilat do të duhej t’u ofrojnë përdoruesve kënaqësi të pakufishme.



    Sony Ericsson Idou publikut i është paraqitur për herë të parë në panairin “Mobile World Congress” në Barcelonë.

    Celulari dallohet për fotoaparatin prej 12.1 megapikselash, sistemin operativ Symbian, ekranin 3.5 inçësh të ndjeshëm në prekje dhe karakteristika tjera që janë tipike për këtë lloj të pajisjeve.

    www.sonyericsson.com/idou
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:02 am

    Facebook arrin 200 milionë përdorues

    Vetëm këtë muaj ka qenë e mjaftueshme që rrjeti online për shoqërim Facebook të dyfishojë bazën e vet të përdoruesve dhe të kalojë kufirin prej 200 milionësh.
    Para disa muajsh, Facebook sipas numrit të përdoruesve ka arritur konkurrentin e vet më të madh MySpace, mirëpo me këtë arritje e ka kaluar edhe dukshëm. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, MySpace aktualisht numëron “vetëm” 130 milionë përdorues aktiv.

    Për këtë të arritur ka njoftuar një prej themeluesve të Facebookut, Mark Zuckerberg.

    Me festimin e përdoruesit të 200 miliontë, Facebook ka nisur edhe një faqe bamirësie - Facebook for Good. Ajo ka dalë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen nëpërmes kësaj faqe, në mes 90 e 95 për qind të shumës së blerë do të shkojnë për qëllime bamirësie.

    www.facebook.com

    Sponsored content


    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Tue May 14, 2024 7:35 am