Nokia ka paralajmëruar modelet 2700 classic, 6303 classic dhe 6700 classic. Nuk bëhet fjalë për telefona inovativ, por për modelet e reja të dizajnit dhe formulës klasike.
Modeli 2700 classic është i përballueshëm nga pikëpamja e çmimit, me funksione jo edhe aq të thjeshta. Ekranet e rezolucionit prej 240 x 320 pikselave kanë arritur edhe në këtë klasë të pajisjeve, mirëpo format e komunikimit ende i janë në kategorinë e gjeneratës 2.5. Kjo nënkupton se të dhënat do të barten me protokollin EDGE.
Telefoni ka radio, MP3 player dhe video player, derisa çmimi i rekomanduar është 65 euro para se t’i shtohen tatimet.
Një nga modelet më jetëgjatë në ofertën e Nokias është është 6300. Ai është në shitje nga viti 2006 dhe ende paraqet një zgjidhje kualitative për ata që nga pajisja fillimisht kërkojnë një mjet komunikimi. Formulës i është mbajtur edhe Nokia, prandaj modeli 6303 në krahasim me 6300 ka vetëm fotoaparat më të mirë me rezolucion prej 3.15 megapikselash. Specifikat tjera janë identike me modelin e vjetër 6300.
Çmimi i rekomanduar është 135 euro pa tatime.
Nokia 6700 classic është paramenduar për ata përdorues të cilët e kanë dashur modelin 6300, por që tani do të donin diç më të avancuar. Dizajni i këtij telefoni celular është shumë i ngjashëm me atë nga 6303, por në këtë model përdoruesit do të mund të gjejnë një pajise të plotë 3G me bartje të dhënave nëpërmes HSDPA-së.
Kamera digjitale është përforcuar në pesë megapiksela si dhe është shtuar pranuesi A-GPS. Çmimi i rekomanduar i këtij modeli pa tatime është 235 euro.