Sot HP prezantoi zgjidhje të reja që ndihmojnë biznesin e vogël dhe të
mesëm (SMBs) të përmirësojë sigurinë e të dhënave, maksimizoje
rendimentin dhe minimizoje riskun e biznesit duke ulur ndjeshëm kostot
dhe shfrytëzimin e energjisë.
Ofertat e reja zgjerojnë portofolin e HP Total Care, i cili ndihmon
SMB-të në menaxhimin, mbrojtjen dhe rritjen e biznesit të tyre.
“Duke investuar në aplikimet më të fundit informatike sot, bizneset
e vogla dhe të mesme do të fitojnë një pozitë më të fuqishme për të
shfrytëzuar mundësitë e rritjes dhe lulëzimit gjatë rimëkëmbjes së
ekonomisë” pohoi Keti Chou, zëvendëspresident i strategjisë botërore të
bizneseve të vogla dhe të mesme, pranë HP.
Përmirësim i sigurisë dhe menaxhim i rrezikut. Për rritjen e nivelit
të sigurisë ne mbrojtje të të dhënave të bizneseve të vogla dhe të
mesme HP paraqet këto zgjidhje të reja:
• HP Total Care Business Risk Mitigation – Për përmirësimin e
dukshëm të vlefshmërisë së sistemit ndërsa redukton rrezikun ndaj
sigurisë së të dhënave duke ofruar konfigurim të personalizuar të
serverëve, depozitimit të të dhënave, networking si dhe produkte
sigurie.
• HP StorageWorks X500 Data Vault Series – Për një menaxhim të
përballueshëm të të dhënave, qe u lejon bizneseve të vogla të qëndrojnë
konkurrues në treg duke përmirësuar mbrojtjen e të dhënave të biznesit
dhe duke automatizuar formatimin e sistemit. Ky aplikim i mundëson
bizneseve të vogla me deri ne10 kompjuterë të ruajnë informacionin në
një zonë qendrore dhe shpërndajnë thjeshtësisht dosjet me të dhëna
pavarësisht nga vendndodhja e punonjësit. Gjithashtu pronaret e
bizneseve mund të kursejnë para fale çmimit të ulët të këtij aplikimi,
i cili kushton 22 përqind me lirë se aplikime të ngjashme ne treg.
• HP StorageWorks X3000 Network Storage Systems High Availability
Bundles – Për të maksimizuar përditësimin e të dhënave, ndërto dhe
harduer dhe softuer në një zgjidhje efikase të depozitimit të skedarëve
dhe të dhënave të aplikuara.
Për të ndihmuar konsumatoret të kursejnë para, të qëndrojnë produktivë
dhe të menaxhojnë dobësitë në sigurinë e rrjetit, HP prezanton:
• HP ProCurve 1810G Switch Series – qe sjell rendiment me të larte
administrues. Ky aplikim mundëson përballimin e lidhjeve në madhësi
gigabit të cilat mund të konfigurohen dhe mirëmbahen pa qenë nevoja për
një staf të gjere dhe të specializuar. Ky aplikim i ofron konsumatoreve
shpërndarje fleksibele të aplikimeve.
• HP ProBook 5310m Notebook PC – nje laptop me kosto të përballueshme,
me peshe të ulet dhe performancë të larte. HP ProBook 5310m Notebook PC
është laptopi me i holle ne bote 2,4 cm dhe 1.67 kg. Bateria qëndron
për 8 ore , ekran LED, HD, 13.3-inch. HP QuickWeb u mundëson
përdoruesve të hynë ne ueb edhe ne kohen kur laptopi është i mbyllur.
Për biznese të vogla dhe të mesme qe duan të zgjerohen ndërkohë që
minimizojnë ndikimin e tyre ne mjedisin përreth, HP paraqet zgjidhje të
reja printimi dhe marketingu online.
Seria e printerëve HP Color LaserJet Professional CP5220 ofron
cilësi të pakrahasueshme të printimeve dhe punës në rrjet dhe kosto të
përballueshme për bizneset e vogla. Ky është printeri i pare që ofron
teknologjie HP Auto-Off, një teknologji lider ne industrinë e
printerëve qe sinjalizon automatikisht ne rastet kur nuk ka aktivitet
printimi dhe automatikisht përshtat parametrat ne fuqi.
• Për tu ardhur ne ndihme bizneseve të vogla dhe të mesme HP mundëson sistemin e printimit HP LaserJet.
• Për të ndihmuar bizneset e vogla për tu lidhur me mire me klientët e
tyre, HP ka hedhur ne treg një version të ri të MarketSplash nga
shërbimi HP web.
• HP dhe Yahoo! janë bashkuar për të ndihmuar bizneset e vogla ne
Shtetet e Bashkuara të krijojnë një identitet koheziv përmes
funksioneve të ndryshme të marketingut online ose jo online. Nëpërmjet
Studios Kreative HP dhe
HP Total Care ne bashkëpunim me portofolin e biznesit Yahoo,
konsumatoret mund të përfitojnë oferta speciale të web hosting,
mundësinë e shërbimeve të specializuara të dizajnit nga Logoworks HP
për krijimin e një faqeje interneti profesionale.
Ofertat e reja
Se fundmi, Hp ka rritur ofertat ekzistuese të SMB nëpërmjet
partnereve të saj channel partners, duke përfshire produktet për
kanalet individual, programet për Menaxhimin e shërbimeve të Printimit
te kanaleve kryesore dhe zgjidhjet e certifikuara HP, të cilat
mundësojnë qe SMB-të të konkurrojnë sa me mire në treg.