Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:16 pm

    Bayerni shkatërron Stuttgartin

    Skuadra e Bayern Munichut e ka deklasuar Stuttgartin me rezultat 5-1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Federatës Gjermane të Futbollit, DFB Pokal.
    Kampionët gjermanë e filluan vrullshëm takimin duke shënuar tri herë që në pjesën e parë.

    Serinë e golave e hapi Bastian Schweinsteiger, i cili shënoi që në minutën e 14-të. Katër minuta më pas (18’), mesfushori francez Franck Ribery dyfishoi epërsinë. Para fundit të pjesës së parë (43’), bavarezët shënuan edhe njëherë, ndërsa këtë herë ishte radha e sulmuesit italian Luca Toni.

    Ashtu si në fillimin e pjesës së parë, edhe në fillim të të dytës shënoi mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger, por këtë radhë nga pika e bardhë (55’). Për ta bërë rezultatin 5-0 u kujdes braziliani Ze Roberto (59’).

    Krejt çka bëri skuadra vendase e Stuttgartit ishte një gol i nderit i shënuar në fund të takimit (85’), nga sulmuesi Mario Gomez.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:16 pm

    United përforcon pozitën e parë

    Kampionët e Ligës Premier, Manchester United, e kanë mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 skuadrën e pashpresë të West Bromwich Albion, për t’iu shmangur tre pikë Liverpoolit, i cili nesër është mysafir i Wigan Athletic.
    Djajtë e Kuq shënuan golin e parë në minutën e 22-të me anë të sulmuesit bullgar Dimitar Berbarov, i cili pas një kombinimi me Carrick e mposhti portierin Carson.

    Nga minuta e 40-të, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi gjyqtari në mënyrë kontroverse e përjashtoi direkt me karton të kuq Paul Robinsonin, për një ndërhyrje e cila ndoshta meritonte karton të verdhë.

    Nga ky moment të zgjedhurit e Fergusonit nuk e patën vështirë të shënoni gola. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), argjentinasi Carlos Tevez dyfishoi epërsinë për mysafirët.

    Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’) shënoi edhe serbi Nemanja Vidic, për ta ngritur epërsinë në 3-0.

    Dy golat tjerë u rezervuan për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, i cili shfrytëzoi më së miri pasimet e Giggsit dhe Berbatovit për ta fundosur krejtësisht WBA-në.

    Në ndeshjet tjera të Premiershipit të zhvilluara të martën mbrëma, Sunderlandi e ka mposhtu Fulhamin me rezultat minimal prej 1-0. Me të njëjtin rezultat Aston Villa ka fituar si mysafir i Portsmouthit. Ndërsa me rezultat 3-1, Tottenhami ka dalë fitues kundër Stoke Cityt.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:16 pm

    O'Neill: Villa mund ta fitojё ligёn

    Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, pas fitores sё mbrëmshme ndaj Portsmouthit, thotë se ekipi i tij mund edhe ta fitojё Premierligёn kёtё sezon.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:16 pm

    Australian Open: Verdasco mposht Tsonga-n

    Spanjolli Fernando Verdasco ka kaluar pёr herё tё parё nё njё gjysmëfinale nё Grand Slam, pasi mposhti francezin Jo-Wilfried Tsonga nё 4-0 nё sete (7-6, 3-6, 6-3, 6-2) nё çerekfinale tё Australian Open.
    I rendituri i 14-tё nё listёn botërore, Verdasco, nuk tregoi asnjë shenjё lodhje nga ndeshja e mëparshme ndaj Andy Murrayt, qё zgjati pesё sete, dhe arriti tё tejkalojё edhe tё fuqishmin Tsonga, gjatё njё pёrballjeje triorёshe.

    Tsonga arriti nё finale nё Australian Open tё vitit tё kaluar, por dёshtoi kёtё herё kundër Verdascos, duke humbur nё momentet nё tё rёndёsishme tё ndeshjes.

    Kundёrshtari i radhёs i Verdascos, do tё jetё njёri nga fituesit e ndeshjes sё sotme, spanjolli tjetër Rafael Nadal ose kundërshtari i tij, francezi Gilles Simon.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    Espanyol kërkon Emersonin

    Klubi spanjoll Espanyol raportohet se ёshtё duke kërkuar shërbimet e mesfushorit brazilian tё Milanit, Emerson.
    Trajneri i ri i Espanyolit, Mauricio Pochettino, ka hequr dorё nga kërkesa pёr sulmues dhe ёshtё i interesuar tё nënshkruajё me njё mesfushor.

    Emerson, i cili nuk gjen vend nё formacionin e parё tё Milanit, mund tё arrijё tek Espanyol si huazim deri nё fund tё sezonit, dhe siç shkruajnë mediat spanjolle, bisedimet tashmё kanё filluar.

    Ndёrkohё, sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, ka refuzuar qё tё transferohet tek ky klub i Barcelonёs nё afatin kalimtar tё janarit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    Raul: Duhet tё rindёrtojmё njё imazh tё ri

    Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, thotë se imazhi i klubit ka pёsuar dëmtime, qё nga dorëheqja e Ramon Calderon.
    “Ka situata tё cilat askush nuk mund t’i kontrollojë. Mё e madhja se tek ne ёshtё prekur ёshtё imazhi dhe historia e klubit. Ështё e qartё se ne nuk jemi tё kënaqur dhe klubi duhet tё ofrojё njё imazh tjetër”, thotë Raul.

    “Andaj dua tё pёrmirёsohem nё muajt e ardhshëm, tё arrij stabilitetin e klubit dhe ta dërgoj Real Madridin atje ku meriton tё jetë”, ka shtuar Raul.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    Juve dhe Fiorentina nё kërkim tё Senturk

    Dy klubet e Serie A, Juventusi dhe Fiorentina, janë duke ndjekur nga afёr sulmuesin e Fenerbahces, Semih Senturk.
    Sulmuesi 26-vjeçar turk tashmё njё kohё ka tёrhjekur vëmendjen e Juventusit pёr aftёsitё e tij.

    Sё fundi, agjenti i vetё lojtarit ka zbuluar se interesim pёr shërbimet e lojtarit ka shprehur edhe Fiorentina.

    Raportohet se Fenerbahce kërkon 7 milionё funte pёr tё hequr dorё nga shërbimet e Senturk.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    NBA: Spurs shёnojnё fitore nё çerekun e katërt

    San Antonio Spurs ka bёrё rikthim nё çerekun e katërt pёr tё mposhtur ekipin e Utah Jazz me rezultat 106-100.
    Tim Duncan dhe Tony Parker udhёhoqёn ekipin mysafir me nga 24 pikё tё shёnuar secili. Matt Bonner kontribuoi me 20 pikё.

    Ronnie Brewer shёnoi 23 pikё dhe Mehmet Okur 22 tё tjera pёr Jazz, tё cilёt dёshtojnё nё ndeshjen e katërt nё varg.

    Kjo ishte fitorja e 30-tё pёr liderin e Divizionit Jugperёndimor, San Antonio Spurs, qё deri tash ka 14 humbe. Utah ka 25 fitore dhe 21 humbje.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    Robinho arrestohet pёr njё rast dhunimi seksual

    Ylli i Manchester Cityt, Robinho, ёshtё arrestuar pёr shkak tё njё rasti tё dhunimit seksual nё njё klub tё natës nё Leeds.
    Braziliani i ka hedhur poshtё nё mёnyrё kategorike akuzat se kishte marrё pjesё nё incidentin qё kishte ndodhur.

    Policia nga West Yorkshire ka pohuar se ka njё tё arrestuar pёr incidentin i cili kishte ndodhur mё 14 janar.

    Edhe zёdhёnёsi i Robinhos po ashtu ka pohuar se lojtar ishte marrё nё pyetje.

    “Ai nё mёnyrё kategorike i ka hedhur poshtё akuzat dhe ёshtё i gatshёm tё bashkëpunojё me policinё pёr vazhdimin e hulumtimeve”, ka thёnё zёdhёnёsi i lojtarit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    Ancelotti i kënaqur me Ronaldinhon

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se ai ёshtё i kënaqur me formёn e mesfushorit brazilian Ronaldinho.
    “Nuk do tё ketë nevojё ta rrotullojmë ekipin, por nuk do tё përjashtoja disa ndryshime. Çdo ditё forma dhe tempoja e Ronaldinhos pёrmirёsohet”, thotë Ancelotti.

    “Ai nuk ёshtё nё formё tё keqe, ai vetëm ka pasur njё zhytje tё formës lidhur me stërvitjet e vështira mjeshtërore qё i kemi bёrё nё Dubai. Ai ёshtё i qetё si gjithmonë dhe ёshtё i vetёdijshёm se sa i rёndёsishёm ёshtё pёr ekipin”, ka shtuar trajneri italian.

    Milani sonte pret nё San Siro ekipin e Genoas nё kuadër tё javës sё 21-tё nё Serie A.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

    Hleb: Jam i pakënaqur me veten

    Mesfushori bjellorus, Alexandr Hleb, ёshtё i bindur se ai ka dёshtuar tё adaptohet nё klubin e tij tё ri, Barcelona.
    “Nuk po ia dal mbanё aq mirё sa do tё doja, me sa duket do tё doja tё luaj mё shumё dhe mё mirё. Jam i pakënaqur me veten”, ka thёnё Hleb.

    “Adaptimi im nё zhveshtore ka qenё shumё i mirё. Ështё e vërtetё se duhet ta pёrmirёsoj gjuhёn, por i kuptoj tё gjitha instruksionet dhe tё gjitha bisedat nё fushё. Nuk kam probleme me kёtё, por ёshtё e vërtetё, nё shtёpi, duhet ta pёrmirёsoj spanjishten”, ka shtuar ish-lojtari i Arsenalit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:18 pm

    Barca gati planet për sezonin e ardhshëm

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke mbajtur takime me sekretarin teknik, Txiki Begiristain, në lidhje me formacionin e blaugranëve për sezonin e ri, ndërsa gjithçka do të varet nga suksesi i sivjetmë i skuadrës.
    Mësohet se katalunasit do të blejnë vetëm dy lojtarë të ri në afatin kalimtar veror dhe do të tentojnë zgjatjen e kontratës me Samuel Eto'o

    Blaugranët janë favoritët kryesorë për ta fituar Ligën spanjolle dhe Kupën e Mbretit, duke mos lënë anash edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa Guardiola tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm.

    Sipas të gjitha gjasave, Barca do të provojë transferimin e dyshes së Valencias, David Villa dhe David Silva, ndërsa Henrique do të kthehet nga huazimi prej Bayer Leverkusenit.

    Në kuadër të transferove, lojtarët të cilët do të largohen nga skuadra, supozohet të jenë Thierry Henry dhe Eidur Gudjohnsen.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:18 pm

    Ibra: Topi i Artë është reklamë

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka favorizuar veten për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen pasi që mendon se ky çmim është thjeshtë një reklamë.
    “Topi i Artë është shndërruar në një reklamë publike. Gjithçka varet nga ajo se çka shohin njerëzit dhe nuk e gjykojnë lojën”.

    “Për mua është më me rëndësi që të fitoj me skuadrën sesa të fitoj çmime personale”, ka thënë suedezi.

    Ibra është njëri nga lojtarët e favorizuar nga trajneri Jose Mourinho, dhe ai pranon se po ia kalon shumë mirë me trajnerin portugez.

    “Gjithmonë kemi pasur ndjenjën e respektit me Mourinhon, që nga dita e parë. Ai e kupton futbollin dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar. Ai ma jep lirinë dhe besimin e tij, dhe këto janë gjëra që më stimulojnë”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Juventusit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:18 pm

    Buffon dëshiron letër nga Obama për ditëlindje

    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, sot i ka mbushur 31 vjet, ndërsa ka kërkuar një dhuratë të pazakontë për ditëlindje.
    “Ndoshta nuk e përul shumë veten kur them se dëshiroj të marr një letër nga Obama. Ai do të mund të më thoshte: ‘Përshëndetje Buffon, ti je portieri im i preferuar’. Kjo do të më gëzonte pa masë, kështu do të kisha filluar të këmbej letra me të dhe të krijoja shoqëri”, ka thënë Buffon duke qeshur.

    Përveç kësaj, Buffon do të dëshiroj që ta festojë ditëlindjen edhe me një fitore kundër Udineses, në ndeshjen e cila zhvillohet sonte në Stadio Friuli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:18 pm

    Interi ofron Materazzin për Modric

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është në kërkim të mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric, dhe ka ofruar mbrojtësin italian Marco Materazzi në formë këmbimi për të siguruar shërbimet e kroatit para përfundimit të afatit dimëror, njofton "Mirror".
    Trajneri i Spursave, Harry Redknapp, dëshiron ta përforcojë mbrojtjen e skuadrës së tij për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndim të kapitenit Ledley King, ndërsa Materazzi është njëri prej lojtarëve që konsiderohet për t’u transferuar.

    Në kërkim të mesfushori kroat, i cili është transferuar nga Dinamo Zagrebi te Tottenhami për 16.6 milionë funte, është i interesuar edhe Juventusi, pasi që Modric konsiderohet si zëvendësues potencial për Pavel Nedved.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:18 pm

    Inter fiton me dhjetë lojtarë

    Kampionët e Italisë kanë shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Catanias në Stadio Massimino, pavarësisht se nga minuta e 31-të luajtën me një lojtar më pak.
    Mesfushori serb Dejan Stankovic krijoi epërsinë për Inter që në minutat e para të ndeshjes (5’), ndërsa asistues ishte Julio Cruz.

    Që në pjesën e parë (31’) skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Sulley Muntari u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes në Tedescon.

    Megjithatë Nerazzurët dëshmuan se pse i prijnë kampionatit të sivjetmë duke arritur ta menaxhojnë lojën deri në fund, madje duke e dyfishuar epërsinë.

    Lojtari më i mirë në Serie A për vitin 2008, Zlatan Ibrahimovic, pranoi një pasim të Stankovicit për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij (71’).

    Me këtë fitore Interi distancohet me gjashtë pikë nga përcjellësi Juventus, që sonte u mposht në Friuli nga Udinese. Ndërsa edhe Milani mbetet tetë pikë prapa liderit, pas barazimit në San Siro kundër Genoas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:19 pm

    Udinese mposht Juventusin

    Skuadra e Juventusit ka pësuar humbje prej 2-1 në Stadio Friuli nga skuadra e Udineses.
    Trajneri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, kishte preferuar ta pushonte njeriun kryesor Alessandro Del Piero, ndoshta për pakënaqësinë e shprehur nga ikona e Juves javën e kaluar në momentin e zëvendësimit kundër Fiorentinës.

    Mungesa e kapitenit u reflektua menjëherë në lojën e Juventusit, të cilët në pjesën e parë u humbën në fushë.

    Skuadra e vendase, e cila nuk e kishte shijuar fitoren që nga nëntori i vitit të kaluar, kërkoi me ngulm tri pikët nga ky takim, ndërsa dominuan lojën në pjesën e parë dhe u treguan mjaft të rrezikshëm nga kundërsulmet edhe në pjesën e dytë.

    Dyshja Fabio Quagliarella dhe Antonio Di Natale ishin fatalë për Juventusin. Quagliarella krijoi epërsinë në pjesën e parë (20’), ndërsa Di Natale e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë (74’) duke shënuar një supergol.

    Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë me një gol të shënuar nga Vicenzo Iaquinta (77’) nga pika e bardhë, mirëpo edhe inkuadrimi i David Trezeguet nuk u ndihmoi juventinëve të nxjerrin së paku një pikë nga ky takim.

    Me këtë humbje Juventus mbete gjashtë pikë prapa kryesuesve të Serie A, Inter, ndërsa Milani i afrohet në dy pikë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:19 pm

    Milan barazon kundër Genoas

    Skuadra e Milanit nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Juventusit për ta arritur me pikë, pasi që ka barazuar në San Siro kundër Genoas me rezultat 1-1.
    Rossonerët krijuan epërsinë me anë të mesfushorit anglez David Beckham (31’), i cili pasi shënoi në fundjavë golin debutues kundër Bolognas, arriti që edhe në këtë takim të tregohet vendimtar për Milanin.

    Megjithatë, të zgjedhurit e Ancelottit nuk u treguan të vëmendshëm deri në fund të takimit, kështu që u ndëshkuan nga sulmuesi i Genoas i kthyer nga lëndimi, Diego Milito, i cili barazoi në fund të takimit (87’).

    Një pikë e fituar e afron Milanin me Juventusin, prapa të cilit gjendet vetëm dy pikë, mirëpo Interi është shmangur në tetë pikë diferencë me fitoren kundër Catanias.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:19 pm

    Roma zë vendin e pestë

    Me fitoren e të mërkurës mbrëma kundër skuadrës së Palermos, Roma është ngjitur në vendin e pestë me një pikë më pak se Genoa që mban vendin e katërt.
    Në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico, Giallorossët shënuan fitore kundër sicilianëve me rezultat 2-1.

    Simboli romak Francesco Totti, i rikthyer nga lëndimi, nuk kishte si të mos shënonte në këtë takim, pasi të gjithë tifozët e Romës kanë pritur golin e tij. Numri dhjetë i verdhekuqve hapi ndeshjen në minutën e 23-të.

    Mysafirët nga Palermo barazuan rezultatin në minutën e 31-të me anë të Edinson Cavanit. Mirëpo në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Matteo Brighi krijoi sërish epërsinë për skuadrën vendase, dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:19 pm

    Liverpool barazon kur s’duhet

    Skuadra e Liverpoolit ka barazuar në shtëpi të Wiganit me rezultat 1-1, duke humbur pozitën e dytë që tash mban Chelsea që ka pikë të barabarta, por golaverazh më të mirë.
    Redsat zhvilluan një pjesë të parë më të mirë duke arritur të krijonin avantazhin përballë skuadrës vendase me golin e Yossi Benayoun (41’), i cili shënoi nga një pozitë thuajse e ‘pamundur’.

    Mirëpo një penallti e akorduar në favor të Wigan Athletic, u shndërrua në gol nga Mido (83’), i cili ia siguroi një pikë të artë skuadrës vendase.

    Me këtë barazim, Liverpooli mbetet dy pikë pas Manchester United që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa zbret në vendin e tretë me pikë të barabarta me Chelsean që e ka mposhtur Middlesbroughun.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:19 pm

    Van Persie shpëton Arsenalin

    Arsenali ka arritur të nxjerrë një pikë në fund të përballjes shumë të vështirë si mysafir i Evertonit në Goodison Park Stadium, duke barazuar me rezultat 1-1.
    Në pjesën e parë nuk u shënuan gola, ndërsa Topçinjtë u gjetën në disavantazh në pjesën e dytë të takimit (61’), kur Tim Cahill mposhti portierin Almunia.

    Nga humbja Arsenalin e shpëtoi Robin Van Persie, i cili barazoi në minutat shtesë të takimit (90’+2) duke nxjerrë një pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën mysafire.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Wed Jan 28, 2009 4:20 pm

    Chelsea në pozitën e dytë

    Blutë nga Londra e kanë mposhtur Middlesbrough në Stamford Bridge me rezultat 2-0 për t’u barazuar me pikë me Liverpoolin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë, ngjiten në pozitën e dytë.
    Në pjesën e parë të takimit nuk u prekën rrjetat, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan dy gola të cilët mbajnë firmën e një lojtari, Salomon Kalou.

    Kalou u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit pas një gjuajtje nga këndi të Lampard, dhe pas panikut të krijuar në mbrojtjen e Middlesbrough, shënoi golin e parë (58’).

    Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja (80’), Kalou dyfishoi epërsinë, ndërsa sërish asistues ishte Lampard.

    Kjo fitore e ngrit Chelsean në kuotën e 48 pikëve aq sa ka edhe Liverpooli, por për shkak të golaverazhit më të mirë ngjitet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Manchester United që kryeson në tabelë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:46 pm

    NBA: Celtics sёrish mё tё mirё se Pistons

    Kevin Garnett ka shёnuar 22 pikё ndërsa Paul Pierce 20 tё tjera, pёr t’i sjellё fitoren e 10-tё radhazi ekipit tё Boston Celtics, qё mposhti Detroit Pistons me rezultat 86-78.
    Fitorja ishte e treta radhazi e Celtcisave ndaj Pistonsave kёtё sezon. Rodney Stuckey dhe Allen Iverson udhëhoqën tek Detroit me nga 19 pikё.

    Nё ndeshjen tjetër tё NBA-sё Los Angeles ka shёnuar fitore prej 132-119 nadj Minnesota Timberwolves, me Kobe Bryant qё shёnoi pikёt mё tё larta tё ekipit, 30.

    Andrew Bynum shpërtheu tek Lakers me 27 pikё dhe 15 kёrcime, ndërsa Pau Gasol shёnoi 21 pikё.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:46 pm

    Australian Open: Willims fiton titullin e katërt Australian Open

    E dyta e renditur nё tenisin botëror, Serena Williams, ka triumfuar nё finalen e femrave tё turneut Australian Open, duke shkatërruar tenisten e tretё nё botё, rusen Dinara Safina me fitore prej 2-0 nё sete (6-0, 6-3), brenda vetëm 58 minutash.
    Williams dominoi tёrёsisht pёrballjen qё nga fillimi, duke fituar setin e parё me rezultat 6-0. Seti i dytё ishte mё i ekuilibruar, por qё megjithatë i takoi amerikanes.

    Ky ёshtё trofeu i katërt pёr Serena Williams nё Australian Open, pas titujve tё fituar nё vitin 2003, 2005 dhe 2007.



    Williams me trofeun e katërt Australian Open nё duar. Foto: AP

    Triumfi nё kёtё turne do t’i mundësojё amerikanes tё marrё vendin e parё nё listёn botërore tё tenisteve, tё cilin aktualisht e mban serbja Jelena Jankovic.

    Finalja e meshkujve, ku do tё përballen dy tenistёt mё tё mirё nё botё, Rafael Nadal dhe Roger Federer, do tё mbahet mëngjesin e nesërm, 1 shkurt.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:47 pm

    Dunga fton Amaurin për ndeshjen ndaj Italisë

    Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Dunga, e ka ftuar Amaurin për ndeshjen miqësore me Italinë, pasi Luis Fabiano ka ra nga kombinimi për shkak të lëndimit.
    Amauri një kohë të gjatë ka qenë në dyshime se për cilën kombëtare do të luajë, vendlindjen e tij Brazilin, apo Italinë, ku është afirmuar si futbollist.

    Të dyja kombëtaret një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se do ta ftojnë futbollistin, por Brazili ishte në epërsi për shkak se Amauri ende nuk është pajisur me pasaportë italiane.

    Amauri nuk u gjend në listën e parë të Dungas për ndeshjen e 10 shkurtit kundër Italisë, por pas lëndimit të Luis Fabianos, i cili do të pauzojë për dy javë, trajneri brazilian ftoi sulmuesin e Juventusit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:47 pm

    Beqaj lëndohet sërish

    Portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, është dëmtuar sërish të premten gjatë seancës stërvitore me skuadrën e tij Anorthosis Famagusta, njofton gazeta qipriote "Simerini".
    Beqaj është larguar menjëherë nga stërvitjet pasi ka ndier dhimbje, ndërsa pritja e gjatë që ai të rikthehet sot tashmë është shndërruar në mit.

    Portieri kuqezi të njëjtat probleme i kishte pasur edhe në takimin kundër Panthinaikosit në kuadër të Ligës së Kampionëve, me ç’rast mungoi dy muaj pas atij lëndimi.

    Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm në përballjen kundër Maltës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2010, pasi që tashmë disa lojtarë të Përfaqësues shqiptare janë në dyshim.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:48 pm

    City do të transferojë tre lojtarë brenda dy ditësh?

    Pasanikët e Manchester Cityt dëshirojnë të shpenzojnë 45 milionë funte brenda 48 orëve të ardhshme.
    “Daily Mail” njofton se pronarët e klubit ua kanë dhënë dritën e gjelbër delegatëve të tyre të bëjnë transferimin sulmuesit të Blackburnit, Roque Santa Cruz, portierit të Newcastle, Shay Given, dhe mbrojtësit të Arsenalit, Kolo Toure.

    Përfaqësuesit e Cityt janë kthyer në Blackburn për të ofruar afër 20 milionë funte për shërbimet e Santa Cruz, pasi që ofertat e tyre të deritanishme janë refuzuar.

    Gjatë të shtunës ata do të bisedojnë me Arsenalin për të fituar shërbimet e Toure për 15 milionë funte, para se të finalizojnë gjërat me portierin e Newcastle, Shay Given.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:48 pm

    Hoffenheim kthehet në krye të tabelës

    Skuadra e Hoffenheimit ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në Rhein Neckar Arena kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus, për ta rikthyer pozitën e parë të cilën ia mori të premten mbrëma Hamburgu.
    Liderët e deritanishëm në Bundesliga shënuan nga një gol të dy pjesët të cilët mjaftuan për ta mposhtur Cottbusin. Demba Ba krijoi epërsinë për vendasit (28’), ndërsa Boubacar Sanogo e dyfishoi atë (63’).

    Me këtë fitore Hoffenheim rikthen pozitën e parë me dy pikë më shumë se Hertha dhe Hamburgu të cilat ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta.

    Hertha Berlin me fitoren e sotme kundër Eintracht Frankfurtit ka zënë vendin e dytë me 36 pikë aq sa ka edhe Hamburgu në vendin e tretë.

    Fitore me rezultat prej 2-0 ka shënuar edhe Stuttgarti, i cili e ka mposhtur skuadrën e fundit në tabelë, Monchengladbach. Bayer Leverkusen ka barazuar si mysafir i Borussia Dortmundit me rezultat 1-1.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:48 pm

    Arsenali barazon sërish

    Ndeshja e zhvilluar në Emirates Stadium ndërmjet Arsenalit dhe West Hamit ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola.
    Pas barazimit në mesjavë kundër Evertonit, skuadra e Arsenalit ka barazuar sërish, këtë radhë kundër skuadrës së Valon Behramit, West Ham United. Me këto pikë të humbura Topçinjtë ia pamundësojnë vetes garën për titull.

    Me rezultat të ngjashëm ka përfunduar edhe takimi ndërmjet skuadrës që mban vendin e katërt, Aston Villa, e cila është përballur në terren vendas kundër dhe Wigan Athletic.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:49 pm

    Ronaldo forcon Manchesterin në krye të tabelës

    Një penalti e shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo ka mjaftuar për t’i sjellë tri pikë të reja kampionit në fuqi, Manchester United, në ndeshjen ndaj Evertonit në Old Trafford.
    Evertoni vizitoi Old Traffordin pas dy barazimeve kundër Liverpoolit dhe një barazimi tjetër kundër Arsenalit, dhe tregoi organizim dhe prirje për ta përsëritur këtë sukses.

    Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi dy minuta para fundit të pjesës së parë, pasi Mikel Arteta ndërhyri lehtas ndaj Michael Carrick, edhe pse rasti nuk u duk të ishte aq serioz për penalti. Ronaldo nuk huqi nga pika e bardhë, duke i sjellë kështu edhe fitoren 1-0 Manchesterit.

    Me tre pikët e fituara, ekipi i drejtuar nga Sir Alex Ferguson ngrihet pesë pikë mbi ndjekësit, Chelsea dhe Liverpool. Dy ekipet do të mund ta zvogëlojnë diferencën e pikëve kur nesër do të përballen mes tyre në Anfield, në derbin më të rëndësishëm të javës në Premierligë.

    Dy ekipet tjera, Aston Villa dhe Arsenali, sot barazuan pa gola në fusha të veta në ndeshjet kundër Wigan Athletic, respektivisht West Ham United.

    Ndeshja mes Manchester United dhe Everton u karakterizua edhe me një rekord tjetër. Portieri Edwin van der Sar ruajti edhe kësaj here portën e pa prekur, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 1,103 minutash pa pranuar gol.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:49 pm

    Cagliari befason Juventusin

    Skuadra e papërshtatshme e Cagliarit e ka mposhtur Juventusin në Olimpico të Torinos duke ia vështirësuar gjithnjë e më shumë garën për titull.
    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit ka përfunduar me rezultat 2-3 në favor të skuadrës mysafire, e cila pas 41 vjetësh arrin të shënojë fitore kundër Zonjës së Vjetër në Torino.

    Cagliari u tregua skuadër e rrezikshme që nga fillimi i takimit duke arritur të krijojë avantazhin me anë të Davide Biondinit (16’).

    Bianconerët vepruan në mënyrën më të mirë duke përmbysur rezultatin pa përfunduar pjesa e parë. Momo Sissoko barazoi rezultatin (31’) pas një krosimi të Del Pieros nga këndi, ndërsa Pavel Nedved krijoi epërsinë për vendasit me një gol të bukur (38’).

    Mirëpo, në pjesën e dytë mysafirët u treguan të rrezikshëm nga kundërsulmet duke arritur ta përmbysnin këtë rezultat dhe ta kthenin atë në favor të tyre.

    Jedaias Capucho Neves- Jeda barazoi shifrat në 2-2 (54’), ndërsa lojtari që zëvendësoi Aquafrescan, Alessandro Matri, shoi shpresat e juventinëve për tre pikë nga ky takim.

    Deri në fund të ndeshjet bardhezinjtë provuan që së paku të nxirrnin një pikë nga kjo përballje, mirëpo nuk arritën ta bënin as këtë.

    Kjo humbje thuajse e shndërron në iluzion ëndrrën e Juventusit për titull, pasi që me fitore eventuale kundër Torinos në takimin e të dielës, Interi do të distancohet për nëntë pikë. Ndërkaq nëse Milani fiton përballë Lazios në Olimpico të Romës, atëherë Zonja e Vjetër do ta humbë edhe pozitën e dytë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:50 pm

    Real Madrid shёnon fitore tё lehtё

    Raul dhe Arjen Robben kanё shёnuar nё fitoren 2-0 tё Real Madridit ndaj Numancias, pavarësisht se kampioni nё fuqi luajti me njё lojtar mё pak nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes.
    Pas njё pjese tё parё pa gola, kapiteni Raul hapi serinё e golave nё fushё mysafire qё nё minutën e tretё tё pjesës sё dytё (48’), duke shёnuar golin e tij tё 10-tё kёtё sezon. Robben dyfishoi epёrsinё nё minutën e 56-tё tё lojës, pas njё asistimi tё Raul.

    Nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes, Reali luajti me 10 lojtari, pasi Fernando Gago u përjashtua nga loja nё minutën e 79-tё pёr shkak tё dy kartonëve tё verdhё, por kjo nuk i solli asnjë avantazh ekipit vendas.

    Me kёtё fitore, Madrid i afrohet nё nёntё pikё liderit tё tabelës, Barcelonёs, qё luan tё dielën nё fushё tё Racing Santanter.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:51 pm

    Ferguson i ngazëllyer me rekordin e Van der Sar

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i ngazëllyer me edhe njё ndeshje pa pranuar gol, nё fitoren e djeshme prej 1-0 ndaj Evertonit.
    Rrjeta e Van der Sar nuk ёshtё prekur pёr dymbёdhjetё ndeshje nё ligё dhe holandezi tash ka kaluar 1122 minuta pa pranuar gol, duke thyer rekordin e mёhershёm prej 1103 minutash qё mbahej nga ish-portieri i Reading, Steve Death, i vendosur nё sezonin 1978-79.

    Lojtari i fundit qё ka shёnuar nё rrjetёn e Van der Sar ishte mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, nё fitoren 2-1 tё topçinjve nё Emirates, mё 8 nёntor.

    “Ështё fantastike. Nuk mund ta besoja kur lexova se goli i fundit qё kemi pranuar ishte kundër Arsenalit qё nё nëntor. Kjo ёshtё e jashtëzakonshme”, ka thёnё Ferguson.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:51 pm

    Torres: Dua tё shënoj kundër Chelseat

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ёshtё i paepur t’i japё fund mungesës sё golave nё Anfield, nё ndeshjen e sotme kundër Chelseat.
    “Kjo përballje ka qenё edhe ndeshja ime e parё nё Anfield para tifozëve tё Liverpoolit, andaj ёshtё shumё e veçantё pёr mua. Unё po ashtu shënova golin tim tё parё nё atё ndeshje, dhe ishte fillimi i gjithçkaje”, ka thёnё Torres.

    “Pёr kёtё arsye nuk do tё kishte ndeshje mё tё mirё pёr mua pёr tё shёnuar sёrish nё Anfield. E di se ndeshja do tё përcillet nga shumё njerëz dhe tifozёt do ta dёshirojnё aq shumё njё fitore, andaj shpresoj tё luaj lojën time mё tё mirё dhe tё shënoj”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:52 pm

    Kobe Bryant tifoz i Barcelonёs

    Superylli i basketbollit, Kobe Bryant, raportohet se ёshtё njё tifoz i klubit spanjoll Barcelona.
    Nё edicionin e fundit tё magazinës ESPN, Bryant flet pёr faktin se e pёlqen Barcelonёn si dhe flet edhe pёr miqёsinё qё ka me Lionel Messi dhe Ronaldinhon.

    Bryant ishte rritur duke pasur pёr idol ish-trajnerin e blaugranёve, Frank Rijkaard, i cili aso kohe shkëlqente me Milanin, ndërsa po ashtu ka treguar edhe aftёsitё e tij futbollistike me veshje tё Barcelonёs.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:52 pm

    Raul i lumtur për rekordin

    Kapiteni i Real Madridit, Raul, është mjaft i lumtur pasi ka barazuar rekordin e golave të shënuar për klubin mbretëror me Alfredo di Stefano.
    Raul shënoi golin e tij të 307-të për klubin, po aq sa Di Stefano, gjatë fitores së mbrëmshme prej 2-0 të Realit ndaj Numancias.

    “Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Është mirë të barazosh rekordin e Alfredos, shpresoj ta përmirësoj atë në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Raul.

    “Alfredo më ka kërkuar ta bëj atë sa më shpejt që është e mundur ashtu që të dy të mos ngacmohemi më nga ju gazetarët”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:53 pm

    NBA: Spurs-at i bëjnë ballë sulmit të Paul

    San Antonio Spurs iu ka bërë ballë 38-pikëve të shënuara nga Chris Paul, për të mposhtur në udhëtimin ekipin e New Orleans Hornets me rezultat 106-93.
    Tony Parker shënoi 25 pikë, Manu Ginobili 22 dhe Michael Finley 20 pikë për Spurs, që renditen në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore. Matt Bonner realizoi 13 pikë dhe Tim Duncan 12 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

    Chris Paul shënoi 38 pikë në këtë ndeshje, si dhe kontribuoi me gjashtë kërcime dhe katër asistime. David West ishte vetëm lojtari i dytë tek Hornet, që kishte shënuar pikë dyshifrore, duke përfunduar ndeshjen me 16 pikë dhe 10 kërcime.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:53 pm

    Zbehen shpresat e Ranierit për Skudeton

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se gjasat për skudeto sërish janë zbehur pas humbjes ndaj Cagliarit.
    “Nëntë pikë janë shumë. Gjithmonë kam thënë se nuk duhet të fokusohemi tek ekipet tjera, por vetëm tek vetja dhe të kuptojmë se çfarë është ajo që e bëjmë keq”,ka thënë trajneri i Juventusit.

    “U afruam aq shumë kreut dhe tash menjëherë u larguam sërish. Duhet të koncentrohemi në progresin tonë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”.

    “Cagliari luajti një lojë fantastike dhe shumë të organizuar. Kjo është një skuadër e cila e din se çfarë dëshiron dhe si ta arrijë atë. Është për keqardhje që të tri golat që pësuam ishin nga kundërsulmet dhe kjo nuk duhej të ndodhë. Po bëjmë shumë gabime. Kjo është turp”, ka shtuar Ranieri.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:54 pm

    Nadal fiton trofeun e parë Australian Open

    Numri një i botës, Rafael Nadal, ka dalë fitues në finalen e Australian Open, përballë rivalit të tij, numrit dy, Roger Federer, pas një drame që zgjati pesë sete.
    Nadal, i cili erdhi nga ndeshja e vështirë dhe më e gjata në historinë e këtij turneu (5 orë e 14 minuta), ajo përballë bashkëkombësit të tij Fernando Verdasco, triumfoi 3-2 në sete (7-5, 3-6, 7-6, 3-6, 6-2) gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në Rod Laver Arena, e që zgjati plot 4 orë e 22 minuta.

    Pas çdo seti të fituar nga Nadal (të parin dhe të tretin), Federer kundërpërgjigjej më fuqishëm në setet vijuese (dytin dhe të katërtin), por seti vendimtar, ai i pesti, i takoi spanjollit, duke ia sjellë edhe trofeun e parë në këtë turne të madh.



    Rafael Nadal i shtrirë në fushë, i gëzohet triumfit në Australian Open. Foto: Reuters

    Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Nadal ndaj Federer në një finale Grand Slam. Spanjolli fitoi ndaj zviceranit edhe në French Open dhe Wimbledon dhe e zëvendësoi atë në vendin e parë të listës së tenistëve.

    Fitorja e 22-vjeçarit Nadal e len në pritje synimin e zviceranit Ferderer për të çuar në 14 numrin e titujve Grand Slam, me të cilën do të barazonte dhe rekordin e Pete Sampras.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:54 pm

    Torres: Gerrard më i mirë se Lampard

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, e vlerëson kapitenin e ekipit të tij Steven Gerrard si një mesfushor shumë më të mirë se ai i Chelseat, Frank Lampard.
    “Për mua, Gerrard është idhull. Më ka pëlqyer shumë edhe para se të vij në Anfield dhe është mrekulli të luash në ekip me të. Ai është në listën time të mesfushorëve më të mirë në botë, pa dyshim”, ka thënë Torres.

    “Ai ka një goditje të mirë, kontroll të mirë, ai arrin në kuadratin e penaltisë në kohën e duhur dhe ka një vizion të madh në fushë. Në momente të caktuara ai është një sulmues. Një mesfushor i cili shënon dhe krijon raste si ai, është i veçantë”.

    “Frank Lampard është po ashtu një futbollist i madh. Ai ka shumë aspekte të lojës së tij të cilat janë të ngjashme me të Gerrard. Por, nëse më pyetni mua cilin do ta preferoja në Liverpool, padyshim se do të thosha Stevien”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:55 pm

    Interi ndalohet nga Torino

    Kampioni i Italisë, Interi, nuk ka arritur të shfrytëzojë rastin për të krijuar nëntë pikë diferencë ndaj Juventusit, pasi barazoi në fushë të vet në ndeshjen e sotme kundër Torinos, me rezultat 1-1.
    Pas 45 minutave të para pa gola, mysafirët kaluan në epërsi që në fillim të pjesës së dytë me golin e shënuar nga Rolando Bianchi me kokë (46’).

    Por nerazurët arritën të barazojnë me anë të Nicolas Burdisos pas 11 minutash tjera (57’). Përkundër presionit të vazhdueshëm nga ekipi i Jose Mourinhos, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët arritën të ruajnë barazimin dhe të nxjerrin një pikë të rëndësishme.

    Me pikën e fituar Interi forcon kreun me 7 pikë para Juventusit, që mbrëmë humbi në fushë të vet ndaj Cagliarit.

    Milani, që gjendet nëntë pikë prapa, mund ta ngushtojë diferencën në pesë pikë, nëse sonte shënon fitore ndaj Lazios në Olimpiko të Romës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:55 pm

    Edhe Roma ndalohet nga Reggina

    Reggina ka arritur të nxjerrë një pikë në fushë të vet ndaj Romës, duke barazuar me rezultat 2-2.
    Djelmoshat e trajnerit Luciano Spalleti arritën të rikthehen nga disavantazhi 1-0 për të kaluar në epërsi 2-1, megjithatë nuk arritën ta ruajnë këtë duke nxjerrë vetëm barazim ndaj Regginës.

    Vendasit kaluan në epërsi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë me anë të Bernardo Corradit (43’), por David Pizzaro ka arritur të barazojë për romakët shumë shpejt, në çastet e fundit të pjesës së parë (45’).

    Pjesa e dytë e pa Romën në epërsi, me anë të golit të dytë të Pizzaros (57’), por në fund vendasit arritën të nxjerrin një pikë, falë golit të Ciccio Cozza të shënuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes (81’).

    Roma për momentin do të vazhdojë të mbajë vendin e pesë me 37 pikë, e që rrezikohet nga Fiorentina, e cila aktualisht ka 35 pikë, por që luan nesër në fushë të Bolognës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:55 pm

    Lionel Messi mposht Racing Santanderin

    Lionel Messi, i futur në lojë si zëvendësues, ka shënuar dy gola në pjesën e dytë, për të rikthyer rezultatin prej disavatanzhit 1-0 dhe për t’i dhënë fitoren prej 2-1 Barcelonës në udhëtim ndaj Racing Santander.
    Racing iu dha shumë pak hapësirë veprimi mysafirëve dhe kaloi në epërsi me golin Nikola Zigic të shënuar nga penaltia, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë (55’).

    Përfshirja e Messi në pjesën e dytë elektrizoi Barcelonën dhe argjentinasi arriti të barazojë pas vetëm 10 minutash nga inkuadrimi i tij në fushë (55’), ndërsa shënoi golin e fitores dhjetë minuta para fundit të ndeshjes (80’).

    Barcelona, e cila në minutat e fundit të ndeshjes mbeti me nënë lojtarë në fushë, për shkak të përjashtimit të Rafael Marquez (88’) dhe Gerard Pique (90’), me këtë fitore rikthen edhe epërsinë prej 12 pikësh ndaj Real Madridit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:55 pm

    Dy gola të Torresit fundosin Chelsean

    Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka shënuar dy gola të vonshëm, për t’i mundësuar Liverpoolit të mposhtë në Anfield, Chelsean e mbetur me 10-lojtarë në fushë, dhe për të ngushtuar diferencën në krahasim me liderin e tabelës, Manchester United.
    Që të dyja ekipet ishin në kuotën e 48 pikëve para ndeshjes, pesë pikë prapa Manchester United, dhe me numër të njëjtë ndeshjesh, dhe presioni ishte i njëjtë në të dyja anët, që kërkonin fitore për të ruajtur hapin me kryesuesin.

    Chelsea pësoi një goditje pas 1 ore lojë në Anfield, kur mesfushori Frank Lampard u përjashtua nga loja me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje të ashpër në Xabi Alonson.


    Momenti i përjashtimit të Frank Lampard me karton të kuq. Foto: Reuters

    Pas 88 minutash lojë pa gola, Torres çoi në këmbë të gjithë publikun e të kuqve, kur shënoi një gol të bukur me kokë, pas harkimit nga Fabio Aurelio (89’), duke sjellë edhe avantazhin e parë për Liverpoolin.

    Goli, i cili ishte i pari i Torres këtë sezon në Anfield, u pasua shpejt edhe nga një gol tjetër i spanjollit, që shënoi në çastet e fundit të ndeshjes. Kësaj here për golin e dytë asistoi zëvendësuesi Yossi Benayoun (90’).

    Me këtë fitore, Liverpooli mbledh 51 pikë në vendin e dytë dhe i afrohet në vetëm dy pikë Manchesterit (53), që tash ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Chelsea në pozitën e tretë mbetet pesë pikë prapa liderit, dhe po ashtu me një ndeshje më shumë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:56 pm

    Milan ngrihet nё pozitën e dytё

    Milani ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 ndaj Lazios nё Olimpiko, duke u ngritur nё vendin e dytё tё tabelës sё Serie A.
    Mё i merituari pёr dy golat e parё tё Milanit ishte mesfushori David Beckham. Anglezi sё pari asistoi pёr sulmuesin brazilian Alexandre Pato, i cili shёnoi tre minuta para fundit tё pjesës sё parё (42’).

    Nё minutën e tretё tё pjesё sё dytё, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridit, harkoi nga gjuajtja e lirё duke gjetur kokёn e Massimo Ambrosinit, i cili dyfishoi epёrsinё pёr rosonerёt (48’).

    Kaka, i cili mё herët huqi njё rast tё mirё, vulosi rezultatin me golin e tretё tё Milanit, shtatё minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes, pas njё loje tё mirё tё Clarence Seedorf.

    Milan tash mbledh 44 pikё, gjashtё mё pak se Interi dhe njё mё shumё se Juventusi, qё pas humbjes sё djeshme ndaj Cagliarit, zbret nё pozitën e tretё.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:56 pm

    Roma transferon mbrojtësin e Udineses, Motta

    Klubi i Romës ka nënshkruar edhe me një mbrojtës tjetër, atë të Udineses, Marco Motta.
    Motta do të arrijë në klubin romak si huazim deri në fund të sezonit me mundësi që gjysma e kartonit të tij të blihet në qershor për një shumë prej 3 milionë funtesh.

    Motta është kapiten i ekipit U-21 të kombëtares italiane dhe mund të luajë si mbrojtës ose si mesfushor anësor.

    Roma ditë më parë transferoi edhe një mbrojtës tjetër, atë të Lecces, Souleymane Diamoutene.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:56 pm

    Tottenham kërkon Balotellin si huazim

    Ekipi i Premierligës, Tottenhami, ka bërë një hap përpara për të marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Mario Balotelli.
    Siç shkruan Daily Mail, Spurs në 24 orët e fundit kanë bërë kërkesë tek Interi rreth mundësisë për huazuar italianin deri në fund të sezonit.

    Trajneri Jose Mourinho ditë më parë kishte thënë se nuk dëshiron ta lejojë largimin e Balotellit, por edhe se ky i fundit ka nevojë për më shumë përvojë me qëllim që ta shohë veten në formacionin startues të nerazurëve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:56 pm

    Benitez i kënaqur pas fitores ndaj Chelseat

    Menaxheri i Liverpooli, Rafa Benitez, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, pas fitores së djeshme ndaj Chelseat.
    Të kuqtë iu rikthyem fitoreve me dy gola të Fernando Torres, të cilët ishin edhe golat e parë të tij këtë sezon në Anfield.

    “Jam vërtet i kënaqur me lojtarët pasi e merituam fitoren. Kur luajtëm 11 kundër 11 ishim ekipi më i mirë dhe pastaj ata mbetën me 10 lojtarë, ne kishim më shumë kontroll dhe më shumë raste”, ka thënë Benietz për Liverpoolfc.tv.

    “Ne morëm atë që merituam. Ishim më të mirë se ata. Mendoj se ishte e rëndësishme për ekipin dhe po ashtu për Fernandon të shënojë. Ishte një fitore vendimtare, por çdo ndeshje është si kjo. Jemi në një pozitë të mirë dhe ka shumë për të bërë”, ka shtuar trajneri spanjoll.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:57 pm

    Pirlo: Milan ende është në garë për skudeton

    Mesfushori italian, Andrea Pirlo, është i ngazëllyer pas fitores së mbrëmshme të Milanit ndaj Lazios.
    “Ne jemi ende në garë, pavarësisht barazimit të së mërkurës. Duam ta arrijmë Interin me çdo çmim dhe e treguam këtë me paraqitjen e sotme”, ka thënë Pirlo pas përfundimit të ndeshjes.

    “Ne filluam pjesën e dytë me të njëjtin vrull dhe dëshiruam golin e dytë shpejt, dhe gjithçka shkoi mirë”, ka shtuar mesfushori italian.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Feb 03, 2009 12:57 pm

    NBA: LeBron James mposht Pinstonsat

    LeBron James ka shënuar 33 pikë në ndeshjen të cilën Cleveland Cavaliers e fitoi me rezultat 90-80 në udhëtim ndaj rivalit të Divizionit të Qendrës, Detroit Pistons.
    Mo Williams shënoi 22 pikë për Cleveland (37 fitore, 9 humbje), që kishte katër humbje radhazi në Detroit. Allen Iverson udhëhoqi për vendasit me 22 pikë, derisa Richard Hamilton shënoi 16 pikë.

    Humbja ishte e katërta në radhë në shtëpi për Detoit Pistons, e para në tetë vitet e fundit. Detroit tash ka 25 fitore dhe 21 humbje këtë sezon.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:16 pm