Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:19 am

    Ronaldo i ngazëllyer me rikthimin në fushë
    Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit, braziliani Ronaldo, është i ngazëllyer me rikthimin e tij në fushë gjatë kësaj jave.

    Pas 13 muajsh jashtë fushe për shkak të operacionit në gju, braziliani luajti në pjesën e dytë të ndeshjes së Kupës së Brazilit, të cilën ekipi i tij Corinthians e fitoi ndaj Itumbaria me rezultat 2-0.


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Ronaldocorianthis350AP
    Ronaldo në aksion gjatë ndeshjes rikthyese. Foto: AP

    “Kam vuajtur shumë këtë vit. E kam pyetur veten time disa herë nëse do të jem në gjendje të rikthehem apo jo. Por ky është vetëm fillimi, nuk ka përfunduar këtu”, ka thënë Ronaldo.

    “Ende më duhet të përmirësohem shumë. Prej tash kemi lojëra çdo të mërkurë dhe të diel. Nuk mund t’i luaj të gjitha, por shpresoj të jem atje shpesh”, ka shtuar ish-lojtari më i mirë në botë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:20 am

    Wenger: United nuk mund të arrijnë të jenë të pamposhtur
    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se edhe nëse Manchester United fiton gjithçka këtë sezon, nuk do të arrijë ta mposhtë pathyeshmërinë e Arsenalit në vitin 2004.

    “Të fitosh pesë trofe do të ishte diçka shumë e veçantë, por nuk mendoj se kjo është një arritje më e madhe se sa të kalosh gjithë sezonin si i pamposhtur”, ka thënë Wenger.

    “Nuk është e pamundur për ta të fitojnë pesë trofe, por nuk mendoj se ata do ta bëjnë këtë për shkak se orari në fund të sezonit është shumë i ngjeshur”, ka shtuar francezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Fri Mar 06, 2009 5:25 am

    Maldini: Mourinho le t’i numëroi medaljet e mia
    Mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka shpërthyer ndaj trajnerit të Interit, Jose Mourinho, duke i thënë ‘numëro medaljet e mia’.

    “Nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit duke iu përgjigjur Mourinhos, i cili mendoj se ka qenë shumë i vrazhdë veçanërisht kundër Juventusit”, thotë Maldini.

    “Do t’i thosha vetëm të mos flasë rreth titujve të fituar. Unë, gjatë viteve në Milan, kam fituar pesëfish më shumë sa ka fituar ai”, shprehet shkurt kapiteni i Milanit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 06, 2009 8:03 am

    Del Piero është lojtari më i dashur në Itali

    Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kryesuar një sondazh nga kompania “Panini”, duke dalë përpara Buffonit, Ibrahimovicit, Lavezzit dhe Leite Kaka.

    Kompania me qendër në Modena ka filluar sondazhin në dhjetor të vitit 2008, ndërsa kanë votuar më shumë se 200.000 njerëz në faqen e internetin ose me anë të telefonave.

    Legjenda bardhezi, Alex Del Piero ka fituar numrin më të madh të votave, duke e lënë në vend të dytë bashkëlojtarin e tij, Gianluigi Buffon.

    I treti është renditur, ylli i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ndërsa top-pesëshin e kanë mbyllur, sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, dhe superylli i Milanit, Kaka, të cilët zunë vendin e katërt, respektivisht të pestin.

    Nga votuesit është kërkuar ta votojnë edhe njëmbëdhjetëshin e preferuar në Serie A, ndërsa më shumë vota ka marrë ky formacion (3-4-3):

    Buffon (Juventus)- Maicon (Inter), Chiellini (Juventus), Gamberini (Fiorentina)- Kaka (Milan), Hamsik (Napoli), Cristiano Doni (Atalanta), Nedved (Juventus)- Lavezzi (Napoli), Ibrahimovic (Inter), Del Piero (Juventus).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 06, 2009 8:04 am

    Galliani konfirmon marrëveshjen me Beckham

    Milani është vetëm disa orë para përfundimit të marrëveshjes, e cila do ta lidhë mesfushorin anglez David Beckham për San Siron, ndërsa menjëherë do të ndodhë edhe njoftimi zyrtar.

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se marrëveshja tashmë është arritur, ndërsa vetëm nënshkrimi mungon.

    “Shanset janë të mëdha që Beckham të qëndrojë te Milan deri në qershor. Jam shumë optimist. Krejt çka mungon është vetëm nënshkrimi, ndërkohë që duhet të sqarohen edhe disa gjëra”.

    “Shumë shpejt do të finalizohet gjithçka dhe kjo pritet të ndodhë brenda disa orësh, më së largu deri nesër”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri Mar 06, 2009 8:04 am

    Inter shfrytëzon Genoan si parapërgatitje për Old Trafford

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka deklaruar se kundërshtari i tij i radhës, Genoa, luan futbollin më të bukur në Itali, ndërkohë që ka konfirmuar mungesën e Cristian Chivu dhe Walter Samuel në përballjen e të shtunës në Stadio Ferraris.

    “Kjo ndeshje do të ndikojë direkt në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. Kështu ndodhi edhe para përballjes së parë, kur luajtëm kundër Bolognas”.

    “Genoa është një skuadër e cila luan mirë dhe me qetësi, dhe prandaj arrin sukses”, ka thënë portugezi.

    Mourinho ka shtuar se në njëmbëdhjetëshin shartues do të kthehen Esteban Cambiasso, Dejan Stankovic, Zlatan Ibrahimovic dhe Davide Santon, ndërkohë që pritet mungesa Cristian Chivu dhe Walter Samuel, të cilët janë të lënduar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Mar 06, 2009 8:18 am

    Abidal: Shpresoj që Benzema do t’i bashkëngjitet Barcelonës

    Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, dëshiron që ish-bashkëlojtari i tij, sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, të transferohet në Camp Nou.

    Abidal, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi, është shprehur se Benzema do të përparonte shumë po të nënshkruante për Blaugranët.

    “Nëse ai dëshiron të ndërtohet më shumë si lojtar, atëherë duhet të vijë te Barcelona, sepse këtu është vendi i përsosur për ta zhvilluar më shumë lojën e tij”, ka thënë Abidal për Radio Monte-Carlo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Mar 06, 2009 8:19 am

    Chelsea dhe City në alarm

    Pas njoftimeve të së enjtes, sipas të cilave Valencia mund ta shesë sulmuesin David Villa, dy skuadrat nga Liga Premier, Chelsea dhe Manchester City, janë vënë në alarm për ta transferuar spanjollin.

    27-vjeçari, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga këtë sezon me 19 gola, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra të mëdha.

    Llogaritet se Valencia u ka borxh bankave afër 450 milionë euro, prandaj është njoftuar se Los Che do të detyrohen t’i lëshojnë yjet kryesore të skuadrës, përfshirë edhe David Villan.

    Ndërkohë “The Daily Mirror” njofton se Chelsea dhe Manchester City janë gati të plotësojnë kërkesat e skuadrës nga Mestalla për të fituar shërbimet e sulmuesit spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Mar 06, 2009 8:28 am

    Sissoko: Juve nuk dorëzohet

    Javën e kaluar Juventusi është afruar në shtatë pikë afër kreut, ndërsa këtë javë e ka mundësinë që ta ngushtojë edhe më shumë diferencën e pikëve me Interin, pasi që bardhezinjtë konsiderohen favoritë në letër në Derby della Mole kundër Torinos, ndërsa Interi ka një ndeshje të vështirë në udhëtim kundër Genoas.

    “Jam i gatshëm për derbin dhe tashmë kam filluar ta ndjej atmosferën, duhet të fitojmë me çdo kusht. Unë e respektoj Torinon, ata kanë luajtur mirë kohëve të fundit, mirëpo ne nuk kemi alternativë tjetër veç fitores”.

    “Dallimi prej shtatë pikësh është i madh, mirëpo Kampionati është ende i hapur. Ne ende jemi duke luftuar në të gjitha frontet dhe do të mundohemi të arrijmë maksimumin e mundshëm”.

    “Një tjetër ndeshje e madhe është ajo e Ligës së Kampionëve (kundër Chelseat), të cilën duhet ta fitojmë po ashtu. Besojmë te fitorja, megjithëse nuk do të jetë lehtë në fushë”.

    “Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e tyre, por ata nuk janë të pamposhtur. Ne mund të vazhdojmë tutje”, ka thënë mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, për “Corriere dello Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 1:45 am

    Përfundon sezoni për Paulo Ferreiran
    Sezoni 2008/2009 ka përfunduar për mbrojtësin e Chelseat, Paulo Ferreira, i cili të enjten i ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

    Sipas informatave më të reja, mbrojtësin blu e pret një pauzë shumë e gjatë si pasojë e lëndimit. Ferreira është lojtari i tretë i Chelseat që pëson një lëndim të këtillë, pasi që para tij ngjashëm ishin lënduar Michael Essien dhe Joe Cole.

    Lajmi i mirë për Chelsean është rikthimi pikërisht i Essien, i cili pritet të inkuadrohet në ndeshjen e vlefshme për FA Cup kundër Coventryt.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 1:46 am

    Moyer dhe Jaglienka më të mirët e muajit
    Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka fituar shpërblimin e Menaxherit të Muajit në Premierligë, ndërsa Phil Jagielka atë të lojtarit të muajit.

    Edhe pse kishte disa mungesa, Moyes muajin e kaluar e drejtoi ekipin e tij në dy fitore, kundër Boltonit dhe WBA, si edhe nxori një barazim në udhëtim tek Newcastle.

    Trajneri i Evertonit, Moyes, dhe mbrojtësi Jagielka, me shpërblimet e fituara. Foto: Eurosport

    Jagielka ndërkohë vazhdon me paraqitje impresive me të cilën arriti të tërheqë vëmendjen e trajnerit të Anglisë, Fabio Capello, i cili i dha rast në miqësoren ndaj Spanjës.

    Kjo është hera e parë që Jagielka e fiton këtë shpërblim, ndërsa i pesti për mbrojtësin David Moyes.

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Philjagielka350Eurosport
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 1:46 am

    Wenger: Futbolli anglez do ta përmirësojë Arshavinin
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 F.0306204711140_m
    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Liga Premier do ta përmirësojë lojën e rekrutit të tij, Andrey Arshavin.

    “Unë nuk mendoj se stërvitjet e shumta i përmirësojnë lojtarët. Të gjithë lojtarët që janë transferuar këtu janë bërë më të mirë për shkak të sfidës fizike që mbretëron në Kampionatin anglez, shpejtësia është më e madhe dhe nëse nuk pason menjëherë shumë shpejtë e humb topin”.

    “Këtu lojtarët gjithmonë kanë presion dhe kjo i bën më të mirë. Çdokush që ka ardhur nga ligat tjera e ka kuptuar se Liga Premier bazohet në vështirësitë fizike, pasi që kërkesat janë të mëdha”.

    “Jam i kënaqur me Arshavin, sepse ai krijon raste në secilën ndeshje, dhe kjo është shenjë e një lojtari kulmor. Kur ai e ka topin, gjithmonë ndodh diçka. Në momentin kur do të përshtatet fizikisht, ai do të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Wenger.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 1:46 am

    Zanetti: Interi do të fitojë në Old Trafford
    Manchester United dhe Inter do të ndeshen në Old Trafford për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, ndërsa kapiteni i zikaltërve, Javier Zanetti, thotë se ata do të udhëtojnë në Mançester për fitore.

    “Padyshim se ky është kundërshtari më i fuqishëm me të cilin jemi përballur, por jam i bindur se kjo skuadër e Interit mund t’i eliminojë ata”.

    “Nuk do të gabojmë duke u mbrojtur, por do të hymë në fushë për fitore. Ata kanë vullnet të madh dhe ne mund t’i dënojmë me kundërsulme. Mendoj se nëse qëndrojmë në mbrojtje dhe i presim ata të sulmojmë atëherë mund ta humbim mundësinë për t’i eliminuar”, ka thënë argjentinasi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 1:47 am

    Ferguson pëlqen lojën e Luka Lodric
    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka zbuluar se kolegu i tij nga Manchester United, Sir Alex Ferguson, është një tifoz i madh i Luka Modric.

    “Ai mund të luajë për cilindo. Është një futbollist fantastik me tru të madh. Nuk është ai që prita kur erdha këtu. Ai është një djalosh i vogël, por është i fuqishëm”, ka thënë Redknapp.

    “Alex mendoi se Luka ishte fantastik (në finalen e Kupës Carling). Ai nxori John O’Shea jashtë dhe ndryshoi sistemin. Luka iu shkaktonte shumë probleme”, shton trajneri.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:33 pm

    Juventus do të bëjë ofertë për Decon
    Klubi italian Juventus, raportohet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë të vlefshme 6 milionë euro në drejtim të Chelseat, për të marrë shërbimet e mesfushorit Deco.

    The Sun shkruan se portugezi u soll në Chelsea nga Barcelona për një shumë prej 8 milionë eurosh, nga ish-trajneri Philipe Scolari, i cili e kishte menaxhuar atë edhe në kombëtaren e portugalisë.

    Por Deco dështoi të gjejë një qëndrueshmëri në ekip dhe tash pas largimit të Scolarit është në pikëpyetje edhe qëndrimi i tij.

    Mediat italiane shkruajnë se trajneri aktual i Juventusit, Claudio Ranieri, dëshiron që Deco të zëvendësojë Pavel Nedved, i cili pritet të largohet nga futbolli këtë verë.

    Juventusi gjatë të martës pret në Olimpiko ekipin e Chelseat në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Stamford Bridge pati përfunduar me rezultat minimal, 1-0, për ekipin anglez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:34 pm

    Ferguson: Do ta shesim Ronaldon kur do të duam ne
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se nuk kishte asnjë shans që Real Madrid të nënshkruante me Cristiano Ronaldo gjatë verës së kaluar.

    “Së pari, duhet të dëgjoni dëshirën e lojtarit. Nëse dy klube ofrojnë 100 milionë funte për Cristianon dhe ai dëshiron të shkojë në Madrid, a mendoni se do të mund të bëja që ai të nënshkruajë me klubin tjetër? Mendoni se do të mund të shkoja kundër dëshirës së tij?”, ka thënë Ferguson.

    “Gjithë çka mund të bëj është ta këshilloj atë. Por gjithë kjo ka kuptim vetëm nëse ne jemi të gatshëm ta shesim Cristianon për 100 milionë. Ne tashmë i kemi shitur Madridit: Heize, Beckham, Van Nistelrooy”.

    “Ne i kemi shitur lojtarët sepse kemi dashur. Nuk e kemi shitur Cristianon sepse nuk kemi dashur. Kjo është thjesht një pyetje biznesi, jo një pyetje etike. Nuk do të lejoja që ndjenjat e mia personale të ndikojnë në marrjen e vendimeve”, ka shtuar trajneri skocez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:34 pm

    NBA: Celtics i afrohet kreut
    Paul Pierce ka shënuar 29 pikë dhe nëntë asistime derisa Boston Celtics i është afruar kreut të Konferencës Lindëre të NBA-së falë fitores 105-94 në shtëpi ndaj Cleveland Cavaliers.

    Duke luajtur pa të lënduarin Kevin Garnett për të shtatën ndeshje radhazi, Celtics i bënë ballë njëshit të kundërshtarëve, LeBron James, i cili shënoi 21 pikë këtë ndeshje, me vetëm 5 goditje të sakta nga 15 tentimet nga loja. Mo Wlliams kryesoi tek Cleveland me 26 pikë.

    Leon Powe shënoi pikët më të larta të sezonit, 20, dhe kontribuoi me 11 kërcime, derisa Ray Allen shënoi 17 pikë për Boston Celtics, që tash kanë 49 fitore, kundër 14 humbjeve këtë sezon.

    Cavaliers, pavarësisht humbjes mban kreun edhe më tej, falë përqindjes më të mirë, 48 fitore dhe 13 humbje.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:35 pm

    Cannavaro dëshiron të mbetet në Madrid
    Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu edhe në sezonin e ardhshëm.

    Kapiteni i kombëtares së Italisë është duke i kaluar muajt e fundit tek kampioni i Spanjës. Ai shpesh është përfolur për një kalim në Serie A, tek Napoli, por edhe Real planifikon t’i ofrojë marrëveshje të re.

    “Synimi im, si edhe i familjes time, është të mbetem në Madrid. Kam biseduar për marrëveshjen e re me ish-presidentin Ramon Calderon, por tash gjërat janë ca më të komplikuara”, ka thënë Cannavaro.

    “Duhet të pres. Kur jeni para skadimit të marrëveshjes, agjenti juaj mund të negociojë edhe me ekipe të tjera, por për mua më mirë është këtu”, ka shtuar italiani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:35 pm

    Juninho: Barca dhe Messi më të mirët
    Mjeshtri i gjuajtjeve të lira i Lyonit, Juninho, ka deklaruar se skuadra e Barcelonës dhe superylli argjentinas, Lionel Messi, janë më të mirët në botë.

    “Ne zhvilluam ndeshje shumë të mirë në shtëpi, mirëpo i lejuam ata të shënonin gol në fushën tonë”.

    “Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë dhe prandaj konsiderohen favoritë përballë nesh. Për më shumë, ata e kanë lojtarin më të mirë në botë sot, Lionel Messi”.

    “Lyoni është skuadra më e mirë në Francë, mirëpo nuk është lehtë të jesh më i miri në Evropë. Ne jemi pa dyshim në top-dhjetë skuadrat më të mira në Evropë, por ëndrra e klubit mbetet titulli i Ligës së kampionëve”, ka thënë Juninho për “Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:36 pm

    Cannavaro: Aguero nuk është lojtar i madh
    Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka deklaruar se sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, është ende i papjekur para golit, dhe ka shtuar se rreziku kryesor për Los Merengues në derbin e të shtunës do të vijë nga Diego Forlan.

    “Aguero është lojtar i mirë në përballjet një me një, mirëpo ende nuk mund të konsiderohet i shkëlqyeshëm. Nuk them se nuk është i mirë, mirëpo ai shpesh i humb shanset për të shënuar, gjë që nuk duhet t’i ndodhë një sulmuesi. Ai është i ri dhe ka nevojë për kohë. Në të ardhmen do të bëhet lojtar i madh”.

    “Mua më pëlqen Forlani. Ai vrapon shumë, është i shpejtë, godet me të dyja këmbët, krijon presion në mbrojtje dhe është inteligjent”, ka thënë mbrojtësi italian.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:37 pm

    Fitore e radhës për Blutë në FA Cup
    Chelsea vazhdon në raundin e radhës në FA Cup, pas fitores së të shtunës kundër Coventryt me rezultat prej 2-0.

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Dider Drogba, e kaloi Chelsean në epërsi që në minutën e 15-të të pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë (73’), mbrojtësi Alex dyfishoi epërsinë për Blutë duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të Kupë
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:38 pm

    Buffon: Presim lajme të mira nga Genoa
    Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, i cili është një tifoz i madh i skuadrës së Genoas, të shtunën ka edhe një arsye më shumë për të bërë tifo, pasi që Genoa e pret Interin në Stadio Ferraris.

    “Gara për Scudetto është ende e hapur dhe presim lajme të mira nga Genoa. Pas kësaj ndeshje vjen derbi ynë (kundër Torinos), që është i pari për mua këtë sezon”.

    “Kundër Torinos dëshiroj ta mbaj traditën: nuk kam humbur asnjë derbi të qytetit si lojtar i Juventusit dhe dëshiroj të vazhdojë kështu”.

    “Tre pikë kundër Torinos do të jetë parapërgatitje e mirë para duelit në Ligën e Kampionëve (kundër Chelseat)”, ka thënë Gigi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:39 pm

    Bayerni deklason Hannoverin
    Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Hannoverit, ka përfunduar me rezultat 5-1 në favor të skuadrës vendase.

    Kampionët gjermanë u gjetën në disavantazh në minutën e 15-të, kur shënoi Jiri Stajner, por ky gol ishte krejt çka bënë mysafirët në këtë takim, pasi pjesa tjetër e lojës i takoi krejtësisht Bayernit.

    Avantazhi i mysafirëve zgjati vetëm pesë minuta, pasi që Daniel Van Buyten barazoi rezultatin (20’), ndërsa menjëherë pas pesë minutave të radhës (25’), Miroslav Klose i kaloi bavarezët në epërsi.

    Rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, prej 3-1, e vendosi Hamit Altintop (34’) duke dërguar skuadrën e tij në pushim me dy gola epërsi.

    Bavarezët shënuan edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë, me anë të Lukas Podolskit (73’) dhe Martin Demichelis (89’), të cilët vendosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

    Me këtë fitore Bayerni ndan vendin e dytë me Hoffenheimin, Wolfsburgun dhe Hamburgun me nga 42 pikë
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:39 pm

    Hertha përforcon pozitën e parë
    Skuadra lidere në Bundesliga, Hertha Berlin, ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si mysafir i Energie Cottbusit në Stadion der Freundschaft, për ta përforcuar pozitën e parë në tabelë.

    Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ukrainasi Andrey Voronin, i cili shënoi hat-trick në këtë përballje për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së tij.

    Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Çagdaş Atan, i cili shënoi në minutën e 21-të.

    Mirëpo mysafirët u kthyen menjëherë në lojë dhe pa përfunduar pjesa e parë, jo vetëm që barazuan rezultatin (34’), por edhe kaluan në epërsi (44’), ndërsa golashënues në të dyja rastet ishte Voronin.

    Në minutat e fundit të takimit (88’), Andrey Voronin kompletoi hat-trickun e tij, duke ngritur skuadrën e tij në kuotën e 46 pikëve, katër më shumë se katër skuadrat pasuese të cilat kanë nga 42 pikë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:39 pm

    Roma barazon në Olimpico
    Skuadra e Romës ka dështuar sërish në tentativën për të zënë pozitën e katërt në tabelë, pasi që në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë përballë Udineses.

    Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Felipes (55’), i cili pranoi një top nga Antonio Di Natale për ta mposhtur portierin Doni.

    Vendasit barazuan pas vetëm gjashtë minutash (61’), ndërsa golashënues ishte sulmuesi malazez, Mirko Vucinic.

    Nga minuta e 68-të Roma e zhvilloi ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi që me karton të kuq u përjashtua Daniele De Rossi, duke ia pamundësuar kështu skuadrës fitoren.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:40 pm

    Interi i pandalshëm
    Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 2-0.

    Ibra rrëmben topin nga Matteo Ferrari (majtas) dhe Giuseppe Biava. Foto: AP

    Genoa, nga e cila pritej se do t’i shkaktonte probleme kampionit në fuqi të Serie A, është treguar e pafuqishme përballë lojtarëve zikaltër, pavarësisht se ka dominuar në pjesën më të madhe të lojës.

    Nerazzurët e filluan këtë ndeshje duke qenë të fokusuar në takimin e të mërkurës në Old Trafford kundër Manchester United, megjithatë kundërshtari i tyre nuk e kishte fuqinë që ta mposhtte skuadrën lidere në Kampionatin italian.

    Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë. Foto: AP

    Që në fillim të ndeshjes (2’), Zlatan Ibrahimovic heshti tifozët e pranishëm në Stadio Ferraris, pasi që e mposhti portierin Rubinho dhe kaloi Interin në epërsi.

    Edhe pse vendasit mbanin topin, arrinin deri te gjashtëmbëdhjetëmetërshi kundërshtar, ata nuk arrinin ta shpartallonin mbrojtjen e fuqishme të Interit, dhe kështu deri në fund të takimit nuk mundën të shënojnë në portën e Julio Cesar.

    Mario Balotelli shënoi golin e dytë dhe fundosi vendasit. Foto: Reuters

    Mosefektivitetin e Genoas e shfrytëzoi Interi, që dyfishoi rezultatin me anë të Mario Balotellit (61’) duke i arkëtuar tre pikë të reja, dhe tash gjendet dhjetë pikë përpara Juventusit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:40 pm

    United deklason Fulhamin për të vazhduar në gjysmëfinale
    Manchester United vazhdon garën edhe për një tjetër trofe, pasi që në përballjen e të shtunës kundër Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, ka shënuar fitore me rezultat 4-0.

    Djajtë e Kuq kanë shënuar nga dy gola në të dy gjysmat e ndeshjes, për ta fundosur shpresën e Fulhamit për të vazhduar tutje.

    Gjysma e parë e ndeshjes i takoi argjentinasit Carlos Tevez, i cili shënoi dy herë (20’ dhe 35’), për ta çuar skuadrën e tij në pushim me avantazh të dyfishtë.

    Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Wayne Rooney shënoi golin e tretë për Kampionët anglezë, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 4-0, e vendosi mesfushori Ji-Sung Park (81’).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:42 pm

    Derbi madrilen përfundon pa fitues
    Derbi i kryeqytetit spanjoll i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

    Mbretërit nuk kanë arritur ta mbajnë hapin me Barcelonën drejt garës për titull, pasi që kanë humbur pikë përballë rivalit të qytetit.
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Forlan1(1)
    Protagonistët e golit të Atleticos, Aguero dhe Forlan.
    Të parët kaluan në epërsi lojtarët mysafirë pas një kundërsulmi të shpejtë. Sergio Aguero pasoi te Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Casillas (38’) duke ia dhënë epërsinë Atleticos, ndërkohë që ky ishte rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë (57’) Los Merengues barazuan rezultatin me anë të transferit të ri, Klaas-Jan Huntelaar, por nuk arritën të nxjerrin më shumë se një barazim nga kjo përballje e vështirë.

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Huntelar1
    Vendasit madje kanë mundur të dënohen nga Atletico, po të kishte qenë më i saktë Kun Aguero, i cili humbi shumë raste të mira para portës së Casillas.

    Me këtë pikë të fituar, Real Madridi largohet sërish nga kreu, dhe tani diferenca është gjashtë pikë, pasi që Barcelona ka shënuar fitore kundër Athletic Bilbaos.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:42 pm

    Barcelona i kthehet fitores
    Skuadra e Barcelonës ka arritur të shënojë fitore në Camp Nou kundër Athletic Bilbaos, me rezultat 2-0, për t’iu shmangur për gjashtë pikë konkurrentit direkt për titull, Real Madridit.

    Pas tre dështimeve radhazi në La Liga, një barazim dhe dy humbje, Blaugranët arritën që më në fund të nxjerrin tre pikë të plota nga kjo përballje.

    Golin e parë për katalunasit e shënoi Busquets (17’), pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Xavi.

    Vendasit e kryen punën që në gjysmën e parë të ndeshjes, pasi që Lionel Messi dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë (31’).

    Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo Barcelona arriti të fitojë pikë në një moment shumë të volitshëm, kur kihet parasysh se Reali barazoi kundër Atletico Madridit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 07, 2009 2:42 pm

    Juve fiton derbin torinez
    Derbi i qytetit të Torinos që u zhvillua të shtunën mbrëma, ndërmjet Torinos dhe Juventusit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës bardhezi.

    Zonja e Vjetër e filloi këtë takim pa disa lojtarë kryesorë, të cilët trajneri Claudio Ranieri i pushoi për ndeshjen shumë të rëndësishme në mesjave, kundër Chelseat.

    Megjithëse e patën të vështirë të fitonin, Bianconerët arritën që në fund të takimit të dalin me pikë të plota nga kjo ndeshje.

    Golashënues i vetëm në këtë përballje ishte mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili u gjet më së miri pas një krosimi të Pavel Nedved dhe shënoi në portën e Serenit (81’).

    Me këtë fitore Juventus mban sërish diferencën prej shtatë pikësh me Interin, i cili kryeson Kampionatin italian.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:17 pm

    Hiddink plotësisht i kënaqur nga Drogba

    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, është i ngazëllyer me arritjet e sulmuesit Didier Drogba.

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë vazhdoi formën e shkëlqyer të mesjavës, kur shënoi golin e fitores kundër Portsmouth, duke qenë protagonist edhe në fitoren e djeshme të Kupës FA, kundër Coventry Cityt.

    “Që nga dita e parë që e kam parë, ai ka qenë një djalosh i cili punon shumë. Nuk dua të gjykoj çfarë ka ndodhur më herët. Nuk më duhet ta stimuloj, por ai ka zhvilluar stërvitje shtesë dhe po shpaguhet”, ka thënë Hiddink.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:17 pm

    Ferguson lavdëron Tevezin

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë plot lëvdata për autorin e dy golave në fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, Carlos Tevez.

    “Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme, ai ka aq shumë energji”, ka thënë Ferguson pas ndeshjes së mbrëmshme.

    “Secili ishte në formë dhe i freskët dhe pëlciste të luajë. Isha i ngazëllyer sapo filloi loja, me energjinë dhe kënaqësinë. Por ishte një ndeshje e vështirë, Fulham ishte në formë dhe duhet ta respektojmë. Barazimi ishte gjëja e fundit për të cilën kishim nevojë”, ka shtuar trajneri.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:18 pm

    Ranieri: Më e rëndësishmja është të fitojmë

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është shprehur i kënaqur nga fitorja e mbrëmshme ndaj Torinos dhe shton se në këtë pjesë të sezonit më e rëndësishme është të fitohet se sa të luhet bukur.

    Juventusi ishte pa lojtarët kryesorë Alessandro Del Piero, David Trezeguet dhe Pavel Nedved, të cilët u pushuan para ndeshjes së të martës ndaj Chelseat, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    “Vuajtëm ca pasi kemi pasur mungesë të disa lojtarëve kyç, por gjëja më e rëndësishme ishte fitorja”, ka thënë Ranieri pas ndeshjes ndaj Torinos.

    “Duhet të fitojmë, nuk është e rëndësishme se si. Këtë e kemi thënë disa herë. E kemi kontrolluar derbin mirë. Donim të fitonim dhe krijuam katër-pesë raste të pastra, ndërsa ata krijuan dy”, ka shtuar trajneri italian.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:22 pm

    NBA: Cavaliers më të mirë se Heat

    Ekipi i Cleveland Cavaliers ka shënuar fitore prej 99-89 ndaj Miami Heat, që ishte e 28-ta si vendas nga 29 ndeshjet këtë sezon.

    Mo Williams kryesoi tek lideri i Konferencës Lindore me 29 pikë, 12 nga të cilat i shënoi në çerekun e katërt.

    Delonte Weste shënoi 19 pikë, ndërsa LeBron James shënoi triple-double (hera e 21-të në karrierë), pasi përfundoi ndeshje me 14 pikë, 12 asistime dhe 10 kërcime.

    Lideri i shënimeve në NBA, Dwyane Wade, i bëri ballë startit të dobët për ta përmbyllur ndeshjen me 25 pikë, 12 asistime dhe tetë kërcime.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:23 pm

    Ramos: Gjashtë pikë nuk janë shumë

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, thotë se përpjekja e tyre për të fituar titullin është e pacenuar, pavarësisht barazimit të mbrëmshëm ndaj Atletico Madridit.

    Reali barazoi 1-1 në derbin e mbrëmshëm madrilen në Bernabeu, duke i lejuar Barcelonës të shtojë në gjashtë diferencën e pikëve, pas fitores ndaj Athletic Bilbao.

    “Tash janë gjashtë pikë dhe nuk është një diferencë shumë e çuditshme, dhe ata duhet të vijnë të luajnë në Bernabeu. Ka edhe 12 ndeshje deri në fund. Kjo nuk ishte një ndeshje vendimtare”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:23 pm

    Ferguson: Edhe tek Interi ekziston mentaliteti italian

    Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Interi do të hyjë në fushë të mërkurën mbrëma me qëllimin që ndeshjen ta dërgojë deri në penallti.

    “Mund të them se në Old Trafford, Interi do të provojë të shkojë deri në penallti”.

    “Mentaliteti i futbollit italian është i pranishëm edhe te ata, pavarësisht ekzistimit të futbollistëve jo-italianë”.

    “Koncepti është gjithmonë i njëjtë: ata do të provojnë ta mbyllin lojën tonë dhe të nxjerrin barazimin 0-0 deri në fund të 120 minutave”, ka thënë Ferguson për “La Gazzetta dello Sport”, duke harruar se në vitin 2007 ishte pikërisht ‘mentaliteti italian’ që e eliminoi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 5-3, dhe jo me penallti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:23 pm

    Mourinho: Pas Fergusonit mund ta udhëheq Unitedin

    Sipas mediave britanike, trajneri i Interit, Jose Mourinho, nuk e ka refuzuar mundësinë që gjatë karrierës së tij ta udhëheqë rivalin aktual në Ligën e Kampionëve, Manchester United.

    “Nëse dëshironi të them se asnjëherë nuk do të jem trajneri i Manchester Unitedit, këtë nuk do ta them. Klubet e veçanta kanë nevojë për menaxherë të veçantë, kështu që teoretikisht unë do të kisha sukses në stolin e United, mirëpo askush nuk e di të ardhmen e futbollit”.

    “Mua më janë ofruar shumë punë të mëdha të cilat i kam refuzuar. Përfaqësuesja e Anglisë më dëshironte mua si trajner, dhe kjo është puna më e madhe në Angli. Prandaj mendoj se kur Sir Alex të pensionohet, ata (United) do të shqyrtojnë trajnerët më të mirë në botë, dhe unë jam në atë grup”, është cituar portugezi nga “News of the World”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:24 pm

    Arsenali në çerekfinale të FA Cup

    Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për FA Cup për të vazhduar në çerekfinale ku do të përballet me Hull Cityn.

    Topçinjtë kanë qenë dominues në këtë përballje duke arritur të shënojnë tri herë në portën kundërshtare.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi Carlos Alberto Vela (25’), derisa asistues ishte Andrey Arshavin.

    Në minutat e para të pjesës së dytë (51’), i rikthyeri nga lëndimi, Eduardo Da Silva, dyfishoi epërsinë, duke lënë të kuptohet që Arsenali do të vazhdonte tutje.

    Ndërsa për rezultatin përfundimtar, prej 3-0, u kujdes Emmanuel Eboue, i cili pranoi një top pas një kombinimi të Gallas dhe Song.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:24 pm

    Zyrtare: Beckham te Milan deri në fund të sezonit

    Pas bisedimeve disajavëshe, skuadra e Milanit më në fund ka konfirmuar se David Beckham do të qëndrojë në San Siro deri në fund të këtij sezoni, në formë huazimi nga Los Angeles Galaxy.

    “AC Milan njofton se futbollisti David Beckham do të qëndrojë me Rossonerët deri më 30 qershor 2009”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

    “U jam falënderues të dyja skuadrave që e kanë bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre”, është shprehur të dielën Beckham për Associated Press.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:25 pm

    Inzaghi shënon hat-trick në fitoren e Milanit

    Ndeshja e zhvilluar të dielën në San Siro ndërmjet Milanit dhe Atalantës, ka përfunduar me rezultat 3-0 në favor të skuadrës vendase.

    Lojtari i ndeshjes ishte padyshim ‘njeriu gol’, Filippo Inzaghi, i cili arriti të shënojë hat-trick në këtë përballje duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

    Me të filluar ndeshja (7’), Inzaghi krijoi avantazhin për Milanin pas një krosimi të ulët të Marek Jankulovskit.

    Atalanta krijoi presion të vazhdueshëm para portës së Abbiatit për ta barazuar rezultatin, mirëpo falë disa intervenimeve të jashtëzakonshme të portierit vendas, rrjeta e tij mbeti e paprekur deri në fund të ndeshjes.

    Në njëzet minutat e fundit të ndeshjes SuperPippo shënoi edhe dy herë. Inzaghi dyfishoi rezultatin në minutën e 71-të pasi pranoi një pasim të Patos, ndërsa hat-trickun e tij e kompletoi vetëm tre minuta më pas, ndërsa këtë radhë u shërbye nga Zambrotta.

    Me këtë fitore, Milani i shmanget për pesë pikë Fiorentinës që mban pozitën e katërt.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:25 pm

    Fiorentina mposhtet, Lazio turpëron Napolin

    Skuadra e Fiorentinës është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Palermos me rezultat 0-2, ndërkohë që me rezultat të ngjashëm Lazio e ka mposhtur Napolin në San Paolo.

    Palermo krijoi epërsi të dyfishtë në minutat e para të pjesës së dytë, me anë të Fabio Simplicios (48’) dhe Fabrizio Miccolit (56’) dhe siguroi këtë fitore shumë të rëndësishme në Stadio Franchi të Firences.

    Me këtë humbje, Viola ka rrezikuar vendin e katërt në tabelë, kur dihet se ka vetëm një pikë më shumë se Genoa dhe Roma, që mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë, respektivisht.

    Në ndeshjen tjetër ndërmjet Napolit dhe Lazios të zhvilluar në kështjellën napolitane, San Paolo, Biancocelestët kanë arritur ta turpërojnë skuadrën vendase duke shënuar fitore me rezultat 2-0, ndërsa golashënues i dyfishtë ishte Tomasso Rochi (57’ dhe 65’).

    Ndërkohë, Bologna ka shënuar fitore kundër Sampdorias me rezultat 3-0, derisa edhe në këtë përballje u regjistrua një hat-trick, që mban emrin e golashënuesit më të mirë në Serie A deri më tani, Marco di Vaio.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:26 pm

    Berisha ia siguron fitoren Horsensit

    Sulmuesi i Përfaqësueses shqiptare, Besart Berisha, ka shënuar dy herë në ndeshjen e parë zyrtare për skuadrën daneze Horsens, ku është i huazuar nga skuadra angleze Burnley.

    Takimi i zhvilluar ndërmjet Horsensit dhe Odenses të dielën në kuadër të Superligës daneze, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të skuadrës vendase.

    Lojtari i ndeshjes ishte padyshim kosovari Besart Berisha, i cili shënoi të dy golat për Horsens.

    Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Berisha ia dha avantazhin skuadrës së tij, ndërkohë që në minutën e 72-të mysafirët barazuan me golin e Fall.

    Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (88’), Berisha shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores për Horsens, duke ia siguruar tre pikë të plota skuadrës së tij.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:27 pm

    Saha dërgon Evertonin në gjysmëfinale të Kupës FA

    Evertoni ka arritur të rikthehet nga një gol disavantazh për të mposhtur në Goodison Park ekipin e Middlesbrough me rezultat 2-1, në çerekfinalen e fundit të Kupës FA.

    David Wheater tronditi publikun vendas me një gol të shënuar në prag të fundit të pjesës së parë. Por me të filluar pjesa e dytë vendasin këmbëngulën dhe arritën tek barazimi me anë të Marouane Fellaini (50’).

    Menaxheri i Evertonit, David Moyes, futi në lojë Louis Saha në pjesën e dytë që u dëshmua të ishte një lëvizje e qëlluar. Francezi solli edhe fitoren për vendasit, gjashtë minuta pas barazimit (56’).

    Me këtë fitore Evertoni kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës FA, ku do të ketë përballë njërin nga ekipet më të fuqishme të Premierligës, Manchester United, Chelsea apo fituesin e ndeshjes Arsenal/Hull City.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Mar 08, 2009 4:27 pm

    Sevilla mposht Almerian

    Sevilla ka shënuar fitore në përballjen të dielës mbrëma në Sanchez Pizjuan duke mposhtur Almerian me rezultat 2-1.

    Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e pestë kur Frederic Kanoute mposhti portierin Diego Alves.

    Kanoute ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, por këtë radhë si asistues, pasi që topin në rrjet e dërgoi Renato (62’).

    Në minutën e 70-të mysafirët ngushtuan epërsinë nga pika e bardhë, me anë të Negredos, por ata nuk arritën të bëjnë më shumë në pjesën e mbetur të ndeshjes.

    Me këtë fitore Sevilla ruan vendin e tretë me pesë pikë diferencë nga Villarreali që gjendet në vendin e katërt.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 2:19 am

    City gati ofertën për Henry

    Manchester City do të bëjë një tentativë për ta transferuar sulmuesin e Barcelonës, Thierry Henry.

    Tabloidi britanik “The People” njofton se ‘pasanikët’ po përgatisin 11 milionë euro për ta kthyer francezin në Premier League.

    Manchester City e ka në radar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, mirëpo ky i fundit ka deklaruar se nëse largohet nga kampionët francezë atëherë do të transferohet në Camp Nou.

    Prandaj mundësia më e mirë është që t’ia mbushin mendjen ish-sulmuesit të Arsenalit që të kthehet në Premiership.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 2:20 am

    Riise: Roma do ta eliminojë Arsenalin

    Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, është i bindur në suksesin e Giallorossëve përballë Arsenalit në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Olimpico.

    Ndeshja e parë e zhvilluar në Emirates përfundoi me fitore minimale të Topçinjve, ndërsa ish-mbrojtësi i Liverpoolit mendon se Armata romake e ka fuqinë për të vazhduar në çerekfinale.

    “Do të jetë një ndeshje e bukur. Ne jemi të gatshëm, sepse kjo do të jetë një përballje e vërtetë. Do të jetë vështirë, por unë mendoj se ne mund të fitojmë me rezultat prej 2-0 dhe të shkojmë në raundin tjetër”, ka thënë norvegjezi për “Sky”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:01 am

    Ramos:Jemi të gatshëm për përmbysjen e rezultatit

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme ta përmirësojë gabimin që bëri në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Bernabeu, kur u mposht nga Liverpooli me rezultat prej 1-0.

    “Të gjithë janë maksimalisht të motivuar dhe ne do ta konsiderojmë këtë ndeshje si një finale”.

    “Lojtarët janë të etshëm për ta përmirësuar gabimin e ndeshjes së parë në Bernabeu dhe ne do të mundohemi me të gjithë fuqinë tonë që të sigurojnë një kualifikim në çerekfinale për t’i gëzuar tifozët tanë”.

    “Të gjitha mundësitë dhe opsionet do të jenë në fushë. Ndoshta jemi në disavantazh, mirëpo dëshira jonë është e madhe dhe mund të arrijmë gjithçka”, është shprehur Ramos për programin “El Larguero”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:01 am

    Iniesta i bindur që Barca do ta fitojë La Ligan

    Barcelona i është kthyer fitores të shtunën mbrëma kur e mposhti Athletic Bilbaon në Camp Nou, ndërsa mesfushori Andres Iniesta është i bindur se trofeu i Kampionatit spanjoll këtë sezon do t’i takojë skuadrës së tij.

    “Jam i bindur se ne do ta fitojmë La Ligan këtë vit. Besoj plotësisht në fuqinë e skuadrës dhe tashmë i jemi kthyer formës më të mirë. Tash për tash, titulli varet vetëm nga ne”,

    “Pas ndeshjes kundër Bilbaos jemi shmangur sërish me pikë kundrejt Realit (gjashtë), dhe javët gjithnjë po pakësohen”, ka thënë 24-vjeçari për Radio Catalunya.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:06 am

    Ronaldo shpëton Corinthians nga humbja

    Fenomeni brazilian i rikthyer në fushë, Ronaldo, në ndeshjen e dytë për skuadrën e tij të re Corinthians, e ka shënuar emrin në listën e golashënuesve duke nxjerrë një pikë në derbin përballë Palmeiras.

    Në takimin e të dielës mbrëma kundër Palmeiras, Ronaldo u inkuadrua në minutën e 63-të, ndërsa në minutat shtesë të takimit shënoi gol duke penguar humbjen e skuadrës së tij në këtë udhëtim të vështirë.

    “Jam shumë i kënaqur. Kjo është një ndjenjë e veçantë”, është shprehur Ronaldo.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:06 am

    Wenger: Arsenali duhet të fitojë në Olimpico

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se skuadra e tij nuk do ta mbrojë rezultatin në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Romës të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico.

    Në ndeshjen e parë ndërmjet Arsenalit dhe Romës në Emirates Stadium, Topçinjtë fituan me rezultat minimal prej 1-0, mirëpo menaxheri Wenger kërkon nga lojtarët e tij të shënojnë fitore dhe jo të mundohen të nxjerrin një barazim, i cili do t’i dërgonte në çerekfinale.

    “Duhet të shkojmë në Romë dhe ta luajmë lojën tonë. Është shumë me rëndësi për ne që të fokusohemi në sulm dhe të shënojmë gola”.

    “Ata janë një skuadër shumë e mirë në sulm, dhe nëse ne i lejojmë që ata ta kalojnë pjesën më të madhe të ndeshjes në gjysmën tonë, atëherë mund të dënohemi”.

    “Ne jemi shumë afër çerekfinales, prandaj duhet ta testojmë veten nëse jemi për të vazhduar më tutje, dhe kjo mund të arrihet vetëm me fitore”, ka thënë Wenger.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 13 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 8:42 pm