Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 9:59 am

    Essien: Do të luaj pas një muaji

    Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, thotë se ai do të kthehet në fushë brenda një muaji.

    "Mjeku më ka thënë se shërimi im nuk duhet të marrë më shumë se një muaj për të luajtur përsëri".

    "Ai më ka thënë se një herë do të bëj disa ushtrime të tjera për dy ose tre javë, dhe pastaj shpresoj të jem i gatshëm për të luajtur në fushë”, ka thënë Essien për “90minutes”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:01 am

    Diego: Tre skuadra të mëdha më dëshirojnë

    Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, ka njoftuar se Real Madridi, Juventusi dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e tij.

    "Juventus, Real Madrid dhe Manchester City janë duke më përcjellë. Ndërsa unë do të vendos në maj për të ardhmen time”.

    “Aktualisht jam duke menduar vetëm për ndeshjet e radhës të Werderit. Ndërsa kur të vijë koha do të bisedoj me skuadrën për planet e mia”.

    “Nëse ndonjë skuadër dëshiron shërbimet e mia, atëherë në radhë të parë duhet të bisedojë me Werderin. Unë jam shumë i lumtur këtu dhe jam i fokusuar vetëm në ndeshjet me Werderin”, ka thënë braziliani.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:05 am

    Milani nuk mbahet deri në fund

    Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Weserstadion të Bremenit, ndërmjet Werderit dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

    Skuadra e Milanit nuk ka arritur ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit përballë Werder Bremenit, të cilët në minutat e fundit të takimit arritën të nxjerrin një barazim.

    Rossonerët kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes (36’), ndërsa golashënues ishte Filippo Inzaghi.

    Vendasit nga Bremeni u munduan gjatë gjithë pjesës së dytë t’i barazonin shifrat, mirëpo mbrojtja mysafire dukej shumë stabile duke mos i ofruar asnjë mundësi depërtimi ofanzivës kundërshtare.

    Megjithatë, ashtu si i ka ndodhur shpesh Milanit këtë sezon, edhe në këtë përballje, kuqezinjtë nuk arritën të mbaheshin deri në fund, kështu që u dënuan nga Diego (84’), i cili barazoi rezultatin.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:05 am

    Rooney kthehet me gol

    Skuadra e Manchester Unitedit e ka mposhtur Fulhamin në ndeshjen e mbetur pazhvilluar të Ligës Premier duke përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.

    Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford, ndërmjet kampionëve të Premiershipit dhe skuadrës së Fulhamit, Djajtë e Kuq arritën të shënojnë fitore me rezultat 3-0.

    Goli i parë erdhi në minutat e para të ndeshjes (12’), ndërsa golashënues ishte veterani Paul Scholes. Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, dyfishoi epërsinë (30’) duke bërë të qartë se vendasit i dëshirojnë të tre pikët nga kjo përballje.

    Për desert u kujdes sulmuesi anglez, Wayne Rooney, i cili u kthye nga lëndimi me gol. Rooneyt iu deshën vetëm tre minuta në fushë për t’u shënuar në listën e golashënuesve (63’).

    Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 59-të pikëve, pesë më shumë se Liverpooli që gjendet në pozitën e dytë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:06 am

    Ferguson krenar me veteranёt Giggs dhe Scholes

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pas fitores sё mbrёmshme ndaj Fulhamit, ka gjetur edhe njё herё fjalё tё mira pёr mesfushorёt veteranё tё Djajve tё Kuq, Paul Scholes dhe Ryan Giggs.

    Nё ndeshjen e mbёmshme Scholes shkëlqeu, duke shёnuar edhe golin e parё, ndërsa nё dy javët e kaluara ka qenё Giggs mё i merituari nё fushё.

    “Ata janë shumë shembuj pёr lojtarët e rinj, me mënyrën si e kanё jetuar jetën e tyre. Ata vazhdojnë t’i mbajnë ambiciet e tyre, qё është shumё e rëndësishme, dhe ne jemi të kënaqur me punën e tyre. Ne jemi aq krenarë qё i kemi ata nё mesin tonё”, ka thёnё Ferguson.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:24 am

    Villarreal kërkon sulmuesin e Barcelonёs, Krkic

    Klubi spanjoll Villarreal, raportohet se ёshtё duke e kërkuar sulmuesin e Barcelonёs, Bojan Krkic.

    Siç shkruan El Mundo Deportivo, Villarreal dëshiron tё marrё Krkic si huazim pёr sezonin e ardhshëm nga Barcelona.

    Sulmuesi i ri spanjoll ёshtё i pakënaqur me hapёsirёn qё fiton tek Barca, dhe ёshtё duke kërkuar ekip ku mund ketë vend tё rregullt nё ekipin e parё.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:24 am

    Sergio Ramos: Real Madrid mund ta fitojë titullin

    Mbrojtёsi i Real Madrid, Sergio Ramos, këmbëngul se kampioni i La Ligёs ende ka shanse ta mbrojё titullin kёtё sezon.

    “Unë mendoj se është e mundur të fitohet liga. Ka shumë pikë për tu luajtur dhe edhe nëse matematikisht kampion ёshtё Barcelona, ne nuk do të ndalojmë sё luftuari pёr titull”, thotë Ramos pas tetё fitoreve tё shënuara me Realin.

    “Realisht diferenca është e madhe, por në qoftë se ne vazhdojmë në të njëjtën mёnyrё dhe ata ngecin, atëherë ka ende mjaft gjasa”, ka shtuar mbrojtësi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:24 am

    Tevez: United luan mё mirё se Argjentina e Maradonёs

    Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, e ka renditur ekipin e klubit ku luan mbi kombëtaren e tij, atё tё Argjentinёs, qё tash drejtohet nga Diego Maradona.

    “United po luan më mirë se Argjentina. Kёtu kemi lojtarë me goditje të shkëlqyer nga distanca dhe kjo gjithmonë mund tё jetё vendimtare pёr ndeshjen”, ka thёnё Tevez.

    “Ryan Giggs është lideri i heshtur i ekipit tonë nё fushё”, ka shtuar argjentinasi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:25 am

    NBA: Cavaliers shёnojnё fitore ndaj Raptors

    Shёnuesi mё i mirё i NBA-sё, LeBron James, pёr pak sa nuk shёnoi edhe njё ‘tripel-double’ derisa ekipi i tij Cleveland Cavaliers shёnoi fitoren e radhёs ndaj Toronto Raptors me rezultat 93-76.

    James megjithatë shёnoi 20 pikё, nёntё asistime dhe nёntё kërcime, pёr tё huqur rastin pёr tё shёnuar pёr 21-tёn herё dyshifrorё nё tё tre vlerësimet (pikё, asistime dhe kërcime).

    Fitorja i lejon Cavaliersat t’i afrohen liderit tё Konferencёs Lindore, Boston Celtics, nё 1.5 ndeshje.

    Zydrunas Ilgauskas kontribuoi me pikёt mё tё larta, 22 pikё pёr Cleveland, derisa Joey Graham udhëhoqi tek Raptors me 15 pikё.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:25 am

    Laporta: Eto'o është një rebel

    Presidenti i Barcelonёs, Joan Laporta, thotë se ai nuk shqetësohet pёr deklaratat e Samuel Eto'o rreth të ardhmes sё e tij me klubin spanjoll.

    Eto'o ka dhënë disa intervista në lidhje me angazhimin e tij për Barca dhe dashurinë e tij pёr ish-klubin, Real Mallorca.

    “Eto'o është një person pa tё meta dhe ka disa cilësi qё rrallë kush i ka. Ai duhet të respektohet. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2010 dhe natyrisht se ne duam qё ai tё qëndrojë këtu si sulmues, si sulmuesi më i mirë pёr momentin”, thotë Laporta.

    “Shumë varet nga ajo çka ai dëshiron, pasi ne duam vetëm lojtarët qё angazhohen me dёshirё në klub dhe të cilët duan vërtetë të jenë këtu”, ka shtuar presidenti i Barcelonёs.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:25 am

    Arsenali mund ta shesë Adebayorin tek Barcelona

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ёshtё i gatshëm tё heqë dorё nga shërbimet e Emmanuel Adebayor, nëse njё ofertë e bujshme vjen nё adresë tё klubit.

    Daily Star shkruan se Wenger kishte bllokuar transferimin kur Barcelona u përpoq të nënshkruajë me Adebayor verën e kaluar.

    Por pas një sezoni jo aq bindës nga Adebayor, menaxheri i Arsenalit mund të jetë nё gjendje tё zvogëlojë shpenzimet duke kërkuar një zëvendësim tё tij.

    Trajneri i Barcelonës njё kohë tё gjatë ёshtё adhurues i Adebayor dhe me Samuel Eto'o dhe ish-legjendën e Arsenalit, Thierry Henry, qё mund tё largohen kёtё verë, klubi spanjoll do të ketë nevojë për një sulmues tё ri.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:26 am

    Totti: Roma ka nevojë pёr stadiumin e vet

    Kapiteni i Romёs, Francesco Totti, dëshiron të shohë klubin e tij derisa zhvendoset nё stadiumin e vet.

    “Do të doja në të ardhmen të luaj një ndeshje futbolli në stadium qё ёshtё nё pronësi të Romës dhe të dedikuar vetëm për futboll”, ka deklaruar Totti.

    Rreth planeve tё tij pas daljes në pension, Totti ka thёnё se edhe mё tej dëshiron tё mbetet nё futboll.

    “Dua që të mbetem në futboll, ndoshta si një figurë e menaxhuese”, ka thёnё legjenda e klubit romak.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:26 am

    Mesi i bindur se Barcelona e ka titullin nё njёrёn dorё

    Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, është i bindur se Barcelona, tashmё e ka tё siguruar titullin e La Ligёs.

    Pavarësisht dy pikёve tё humbura nё ndeshjen e fundjavës, Messi thotë se dhjetë pikë diferencё nga vendi i dytё, ku gjendet Real Madrid, është ideale.

    “Dhjetë pikë është njё diferencё e rëndësishme, dhe ne duhet të mendojmë ta rrisim kёtё diferencё dhe tё fitojmë nё të gjitha ndeshjet qё na kanë mbetur, por do të jetë e vështirë”, ka thёnё Messi.

    “Edhe nёse pёsojmё humbje dhe ata (Real Madrid) fitojnë, shtatë pikë ende do të po aq tё rëndësishme pёr ne”, ka shtuar argjentinasi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:26 am

    Ancelotti: Diego i gatshëm për Serie A

    Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka mbështetur Diegon për një transferim nё kampionatin italian, pas paraqitjes sё shkëlqyeshme nё ndeshjen e mbrёmshme.

    Braziliani shёnoi pёr Werder Bremen nё barazimin 1-1 nё kuadër tё Kupёs UEFA, dhe Ancelotti ka vetëm fjalё tё mira pёr mesfushorin.

    “Diego? Ai është i gatshëm për kampionatin italian, ai është një lojtar i shkëlqyer”, ka thёnё Ancelotti pas ndeshjes.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:27 am

    Barcelona kërkon mbrojtësin Juan

    Lideri i kampionatit Spanjoll, Barcelona, ёshtё e interesuar pёr shёrbimet e mbrojtësit brazilian tё Romёs, Juan.

    Braziliani vlerësohet shumё nga trajneri i Barcelonёs, Pep Guradiola, i cili ёshtё i etur ta sjellё atё nё Camp Nou pёr sezonin e ardhshëm.

    Roma ёshtё nё dijeni pёr interesimin e Barcelonёs dhe tashmë i ka ofruar Juan një kontratë të re tre-vjeçare, shkruan Gazzetta dello Sport.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:28 am

    Cana kërkon sukses në Kupën UEFA

    Pasi ka munguar në disa ndeshje për skuadrën e tij si pasojë e këndimit të gjurit, kapiteni i Olympique de Marseille, Lorik Cana, pritet të luajë sonte përballë Twentes në Kupën UEFA, dhe e ka bërë të ditur se ai e dëshiron këtë trofe me skuadrën franceze.

    “Është e kuptueshme se në një garë të këtillë si Kupa UEFA ne dëshirojmë të shkojmë sa më lartë që mundemi. Dëshirojmë të arrijmë në finale. Vitin e kaluar patëm një skuadër shumë të mirë, e cila i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar trofeun, mirëpo u eliminuam nga Zeniti”.

    “E dimë se edhe këtë vit është shumë vështirë për të vazhduar më tutje, mirëpo kemi vullnet dhe dëshirë për të progreduar sa më shumë”, ka thënë 25-vjeçari për “Football365”.

    Megjithatë, pavarësisht se trajneri i Marseille, Erik Gerets, e ka vënë kosovarin në listën e lojtarëve që do të përballen me Twenten, mesfushori i Kombëtares shqiptare, pohon se ende nuk i ndjehet i gatshëm për të luajtur një ndeshje të plotë.

    “Është kënaqësi të kthehem në stërvitje me skuadrën, mirëpo nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj në këtë ndeshje”, ka përfunduar Cana.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:28 am

    Ekdal: Dëshiroj të fitoj si Del Piero

    Mesfushori i ri i Juventusit, Albin Ekdal, ka thënë se ai është i lumtur që vesh fanellën e Juventusit duke pohuar se dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, sikurse idhulli i tij Alessandro Del Piero.

    “Jam shumë i lumtur me progresin tim këtu. Këtu të gjithë të përcjellin dhe të ndihmojnë të përparosh. Tash jam i aftë që të bëjë pasimin e duhur në kohë të duhur dhe më pëlqen që po përparoj vazhdimisht”.

    “Që nga momenti kur kam filluar të stërvitem me skuadrën e parë, Marchisio dhe Del Piero më kanë ndihmuar shumë”.

    “Del Piero është një njeri shumë i mirë, një lider i vërtetë dhe është ëndërr të luash me të”, ka thënë suedezi për “Tuttosport”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:28 am

    Eduardo mungon sërish

    Pas rikthimit sensacional që bëri të hënën sulmuesi i Arsenalit, Eduardo Da Silva, duke shënuar dy gola në FA Cup, ai do të mungojë sërish në dy javët e ardhshme.

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar të enjten se sulmuesi kroat nuk do të jetë sërish në formacionin e Topçinjve për shkak të një tendosjeje muskulore.

    “Eduardo do të mungojë dy javë. Ai ka pësuar një tendosje muskulore dy minuta para se ta largoja nga ndeshja”.

    “Pas mungesës aq të gjatë askush nuk pret që ai të luajë menjëherë. Megjithatë, për ne kjo është një goditje e madhe pasi që, të hënën (kundër Cardiffit) ai tregoi sa i rëndësishëm është për skuadrën”, ka thënë Wenger për “Arsenal TV Online”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:29 am

    Trezeguet krenar që është bardhezi

    Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka njoftuar se ndjehet krenar që luan për bardhezinjtë dhe shpreson ta përfundojë karrierën me gjigantët italianë.

    Trezegol është njëri nga sulmuesit më të mirë të huaj të të gjitha kohërave te Juve dhe shpreson të qëndrojë sa më gjatë në Torino. Ndërkohë që mësohet se ai mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Palermos të shtunën.

    “Të jem pjesë e historisë së Juventusit, si Zidane dhe Paltini, më bën shumë krenar”.

    “Kjo skuadër është si një familje e madhe dhe njëra nga më të rrallat në Evropë, pasi që ka shumë lojtarë që kanë luajtur këtu nga më shumë se një dekadë”, i ka thënë francezi gazetës franceze “Le Figaro”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Thu Feb 19, 2009 10:30 am

    Vucinic dhe Aquilanu mungojnë kundër Sienas

    Mësohet se dy yjet e Romës, Alberto Aquilani dhe Mirko Vucinic, do të mungojnë në përballjen e të shtunës kundër Sienas në Stadio Olimpico.

    “ANSA” njofton se dy lojtarët po vuajnë nga lëndimet dhe nuk do të jenë në gjendje të luajnë këtë vikend, por pritet që të dy të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, të martën.

    Simone Perrotta dhe Daniele De Rossi, janë të suspenduar, prandaj trajneri Luciano Spalletti do të ketë kokëçarje për mesfushën.

    Ndërkohë njoftohet se kapiteni Francesco Totti do të jetë në gjendje të luajë. Përkundër një lëndimi që kishte pësuar, simboli romak ka arritur që ta përfundojë seancën e sotme stërvitore.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Thu Feb 19, 2009 1:42 pm

    Sissoko: Jam aty për lojtarët e Chelseat

    Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, i ka paralajmëruar lojtarët e Chelseat, në veçanti mesfushorin Frank Lampard, mos të harrojnë se ai do të jetë në fushë në përballjen e tyre në javën që vjen.
    “Tash po ndihem mirë. Jam stërvitur mirë dhe tash nuk kam dhimbje. Jam i gatshëm për Chelsean. Do të jetë një super-lojë dhe ne dëshirojmë ta fitojmë “.

    “Duhet ta mbaj në shënjestër Lampardin, sidomos kur afrohet pranë zonës së rrezikut. Megjithatë, ai nuk është rreziku i vetëm, pasi që Chelsea i ka edhe Drogban dhe Anelkan”, ka thënë mesfushori nga Mali për “Il Giorno”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Thu Feb 19, 2009 1:43 pm

    Diego: Serie A është liga me e mirë në botë

    Ylli i Werder Bremenit, Diego, ka thënë se Liga italiane është liga më e fuqishme në botë duke treguar edhe më shumë dëshirën e tij për të luajtur për Juventusin.
    Njëri nga favoritët e Zonjës së Vjetër për ta zëvendësuar legjendarin Pavel Nedved, është Diego, i cili kohë pas kohë e ka shprehur dëshirën për ta veshur fanellën e Juves.

    Ndërsa komentet e fundit, gjithnjë e më shumë lënë të kuptohet se ai dëshiron të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar veror.

    “Më pëlqen futbolli italian dhe Serie A është liga më e mirë në botë. Mirëpo tash për tash jam duke menduar vetëm për skuadrën e Werderit”, ka thënë Diego për Sportmediaset.it.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:26 pm

    Shakhtar mposht Tottenhamin nё ndeshjen e parё

    Yevgen Seleznov dhe Jadson shënuan qё tё dy nё pjesën e dytë tё ndeshjes për t’i siguruar fitoren prej 2-0 tё Shakhtar Donetsk ndaj Tottenhamit, nё kuadër tё Kupёs UEFA.

    Kjo ishte fitorja e parё e trajnerit tё Shakhtar, Mircea Lucescu, ndaj njё klubi anglez nё 10 tentime.

    Seleznov zëvendësoi Olexandr Gladkiy në minutën e 78 dhe menjёherё shёnoi me kokё pas njё harkimi tё Jadson nga njё goditje e lirë nga e djathta.

    10 minuta më vonë, Jadson shëtiti nëpërmes mbrojtjes sё Tottenhamit pёr tё mposhtur sёrish portierin Heurelho Gomes me anё tё një goditje nё kёndin e djathtё tё golit (88’).

    Ndeshja e kthimit ёshtё nё plan tё zhvillohet javën e ardhshme (tё enjten) nё White Hart Lane tё Londrёs.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:27 pm

    Udinese dhe City barazojnë nё udhëtim

    Ekipi italian Udinese edhe pse avancoi me dy gola, nuk arriti tё shënojё fitore, duke barazuar 2-2 nё fushё tё ekipit polak Lech Poznan, ndërsa me po tё njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja mes Copenhagen dhe Manchester Cityt.

    Sulmuesi italian Fabio Quagliarella hapi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (50’), para se një autogol nga mbrojtësi i Manuel Arboleda tё dyfishoi epёrsinё pёr vizitorët, pesë minuta më vonë (50’).

    Megjithatë, Udinese u kapën nё befasi, pasi polakët shënuan dy herё nё 10 minutat e fundit tё ndeshjes. Sulmuesi Hernan Rengifo ngushtoi disavantazhin nё minutën e 81-tё, para se Arboleda tё pёrmirёsojё gabimin, pёr tё barazuar, gjashtë minuta para fundit tё kohës sё rregullt (84’).

    Edhe Manchester City dy herё kaloi nё epërsi nё udhëtim tek ekipi danez Copenhagen (golat: Onuoha, 30', dhe Ireland, 61'), por vendasit dy herё arritën tё barazojnë rezultatin, tё dytёn herё nё kohёn shtesё (Almeida, 56', dhe Vingaard, 90').
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:27 pm

    Holandezët mposhtin kundërshtarët

    Skuadra e Fiorentinës është mposhtur në Stadio Franchi të Firences nga ekipi i famshëm holandez, Ajax, me rezultat minimal prej 0-1, në ndeshjen e vlefshme për Kupën UEFA.

    Viola nuk e shfrytëzoi terrenin vendas dhe praninë e tifozëve për të shënuar fitore, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Holandë.

    Golashënues i vetëm në këtë takim ishte Kennedy Bakircioglu (60’), i cili e dërgoi skuadrën e tij në shtëpi më të qetë.

    Me të njëjtin rezultat, 0-1, është mposhtur në Velodrome edhe skuadra e Lorik Canës, Olimpique de Marseille, nga skuadra tjetër holandeze, Twente.

    Përkundër se marsejezët konsideroheshin favoritë në këtë takim, ata u mposhtën në shtëpi me një gol të shënuar nga Arnautovic (23’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:28 pm

    Allardyce: Ky ёshtё ekipi mё i mirё i Man United

    Menaxheri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, thotë se ekipi aktual i Manchester United, ёshtё ekipi mё i mirё qё ka drejtuar Sir Alex Ferguson.

    “Për mua, ky do të jetë ekipi mё i mirё me tё cilin do tё pёrballem. Shihni United dhe aty vëreni të rinj, dridhje, talent dhe shumë lojtarë me cilësi qё kurrë nuk i keni gjetur mё herët” ka thёnё Allardyce.

    Blackburn Rovers nesër udhëton nё Old Trafford pёr ndeshjen e radhës nё Premierligё, dhe trajneri Allardyce ka paralajmëruar lojtarёt e tij pikërisht nga tre veteranёt, Ryan Giggs, Gary Neville dhe Paul Scholes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:28 pm

    Cech: Dёshtimi ndaj Villas, fund i shpresave pёr titull

    Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka pranuar se shpresat e tyre pёr titull do tё pёrfundojnё nёse blutë dёshtojnё tё mposhtin Aston Villan gjatё ndeshjes sё vikendit.

    “Duke shikuar nё tabelë dhe pozitën ku gjendemi tash, kemi nevojë tё fitojmë, mendoj se një barazim nuk do të ndryshojë asgjë përveçse shanset tona pёr titull”, ka thёnё Cech.

    “Por kjo ёshtё vetёm ndeshja e parё kur duhet tё fillojmë marshin tonё, pasi nёse dёshirojmё ta arrijmë Manchester United, duhet tё fitojmë çdo ndeshje”, ka shtuar çeku.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:29 pm

    Wenger: Messi, madje mё i mirё se Maradona

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e sheh sulmuesin e Barcelonёs, Lionel Mesi, si lojtarin më tё mirë në botë.

    Wenger beson se ai kishte parё lojtarin më tё mirë në botë, kur kishte përcjellё ndeshjen kur Argjentina mposhti Francën me rezultat 2-0, javën e kaluar.

    “Ishte një superyll absolut nё fushё dhe ai ishte Lionel Mesi. Unë do të paguaja për ta parë atë, sepse është vërtet kënaqësi ta shohësh atё duke luajtur. Shoh mjaft ngjashmëri mes tij dhe Maradonёs, edhe pse unë duhet të them se Mesi ёshtё nё favor”, ka thёnё Wenger.

    “Mos të harrojmë se ai është ende i ri, në të njëjtën moshë si Cesc. Ne atë e njihnim kur luante në të njëjtin ekip tё tё rinjve me Cesc, por kurrë nuk kishim rast pёr tё marrё atё, pasi familja e tij ishte në Barcelona dhe ai ishte i lidhur me klubin”, ka shtuar francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:29 pm

    Saviola: Reali pengoi largimin tim

    Sulmuesi i Real Madridit, Javier Saviola, thotë se ai ishte përpjekur tё largohet nga kampioni i Spanjёs gjatё muajit tё kaluar.

    “Kam biseduar me trajnerit rreth situatës time. I kam thёnё atij se nёse nuk llogarit nё mua, do tё ishte mё mirё tё shkoja diku tjetër”, ka thёnё Saviola.

    “U përpoqa tё gjej njё vend tjetër, por qëndrova pasi klubi nuk arriti asgjë marrëveshje me asnjё klub. Unё dua tё luaj. Ështё vështirё pёr mua tё qëndroj pa luajtur aq gjatë”, ka shtuar argjentinasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:29 pm

    Juventus ndjek mesfushorin e Realit, Sneijder

    Mesfushori holandezi i Real Madridit, Wesley Sneijder, raportohet se ёshtё nё radarin e klubit italian Juventus.

    Mediaset shkruan se holandezi ёshtё duke u analizuar si zёvendёsim i Pavel Nedved, i cili pritet tё largohet nga fusha e gjelbër nё fund tё këtij sezoni.

    Drejtuesit e Juventusit janë tё bindur se Sneijder nuk arrin tё përshtatet nё Madrid, gjatë tё cilës kohë ai ishte shoqëruar edhe nga lëndimet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:29 pm

    NBA: Jazz mposhtin kampioninёt

    Mehmet Okur ka shёnuar 19 pikё pёr tё ndihmuar ekipin e tij Utah Jazz tё mposhtë kampionin aktual tё NBA-sё, Boston Celtic, me rezultat 90-85.

    Deron Williams ka shtuar 18 pikё dhe 10 asitime pёr Jazz, derisa Paul Pierce arriti pikёt mё tё larta pёr Boston, 20 pikё, por shёnoi vetëm shtatё nga 19 gjuajtjet.

    Kjo ishte fitorja e tretё nё radhё pёr Jazz, tё cilёt po ashtu mposhtёn edhe LA Lakers me rezultat 113-109 gjatё javës sё kaluar.

    Utah (32 fitore, 23 humbje), aktualisht ёshtё nё pozitën e tetё dhe tё fundit qё dërgon nё play-off nё Konferencёn Perёndimore.

    Nё ndeshjen tjetër tё NBA-sё, San Antonio Spurs ka shёnuar fitore 83-79 nё udhëtim tek Detroit Pistons, falё 19 pikёve tё Tony Parker dhe 18 tё Tim Duncan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:30 pm

    Gasol fiton çmimin evropian tё FIBA-s

    Qendra e Spanjёs dhe e Los Angeles Lakers, Pau Gasol, ёshtё emërtuar dje Lojtari Evropian i Vitit 2008 nga FIBA.

    Zgjedhja e tij u bё nga fansat dhe paneli votues i ekspertëve. Gasol udhëhoqi Spanjёn nё pikë, kërcime dhe bllokime nё Lojёrat Olimpike tё vitit tё kaluar, ku vendi i tij fitoi medaljen e argjendtë.

    Ai po ashtu ndihmoi ekipin e tij LA Lakers tё arrijë nё finale tё NBA-sё nё sezonin e kaluar.

    Spanjolli tjetër Rudy Fernandez dhe gjermani Dirk Nowitzki u renditën nё pozitat e dytё dhe tё tretё, nё garën pёr çmimin e lojtarit mё tё mirë evropian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:30 pm

    Ramos: Barcelona e tashme mё e mira nё histori

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka deklaruar se ekipi aktual i Barcelonёs ёshtё mё i miri nё historinë e klubit.

    “Qё kur kam arritur unё, kemi ngecur vetëm njё pikё. Ata kanё krijuar njё diferencё prej golash +20, derisa ne +18. Pa dyshim ne jemi duke luajtur njё futboll tё mrekullueshëm, por mos harroni se bёhet fjalё pёr ekipin mё tё mirё nё historinë e Barcelonёs”, ka thёnё Ramos.

    “Nёse dikush mё pyet çfarë ёshtё mё lehtё tё fitohet, do tё thosha Liga e Kampionёve. Jemi mё pak tё varur nga ndeshjet dhe mё shumё nga vetja”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:30 pm

    Kontratë e re për Aquilanin

    Mesfushorit të Romës, Alberto Aquilani, do t’i ofrohet kontratë e re menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën Roma e zhvillon të martën kundër Arsenalit.

    Edhe pse agjenti i Aquilanit, Franco Zavaglia, ka thënë se Giallorossët ende nuk kanë kontaktuar me të, lajmet nga Roma njoftojnë se verdhekuqtë e kanë gati ofertën e re për mesfushorin italian.

    Aquilani dëshiron të mbetet te kryeqytetasit, ndërsa gazeta “Leggo”, e ka cituar atë duke thënë: “Dëshiroj ta kthej formën time më të mirë dhe të jem protagonist te skuadra e Romës”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:31 pm

    Muntari: United janë më të mirët, por ne e kemi Mourinhon

    Mesfushori i Interit, Sulley Ali Muntari, ka respekt të madh për kampionët e Manchester United, mirëpo beson te trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho, nga i cili pret eliminimin e Djajve të Kuq.

    “United janë një skuadër e madhe, njëra nga më të mirat në botë. Mirëpo ata do ta kenë vështirë të përballen me ne sepse edhe ne jemi skuadër e fuqishme”.

    “Ata kanë sulmues të shkëlqyer, por ne e kemi planin tonë të lojës dhe e kemi faktorin Jose Mourinho, i cili është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Muntari për skysports.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:31 pm

    Trezeguet: Kemi nevojë për lojtarë klasi

    I sapokthyeri në fushë, David Trezeguet, thotë se Juventusi duhet të vazhdojë të jetë konkurrent për Scudetto, mirëpo pohon se bardhezinjtë kanë nevojë për disa lojtarë të klasit botëror.

    “Diferenca e pikëve me Interin është shumë e madhe. Ata kanë dëshmuar se janë skuadër më e fuqishme se rivalët e tyre”.

    “Mirëpo Juve nuk guxon të mos fitojë. Për këtë them se na nevojiten më shumë lojtarë të klasit botëror dhe pres që në të ardhmen të vijnë disa të tillë”.

    “Ne duhet me çdo kusht ta ngushtojmë diferencën me Interin, sepse këtë e kërkojnë të gjithë: klubi, lojtarët dhe tifozët”.

    “Shpresoj që Nevded të vazhdojë të luajë sa më gjatë, mirëpo nëse ai vendos të largohet atëherë duhet të gjejmë një zëvendësues të denjë. Unë e mbështes ardhjen e Riberyt, jo vetëm se është bashkëkombësi im, por për shkak të kualiteteve të tij. Mendoj se Juve ka nevojë për një lojtar si ai”, ka deklaruar Trezegol për “Tuttosport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:32 pm

    Leonardo favorit për ta zëvendësuar Ancelottin

    Mossuksesi i Milanit në Bremen, e ka nevrikosur edhe më shumë presidentin Silvio Berlusconi, duke nxitur spekulime se do të ketë lëvizje në stolin e Rossonerëve.

    “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Carlo Ancelotti mund të zëvendësohet nga Leonardo nëse dështon që të sjellë trofe në San Siro këtë sezon.

    Kuqezinjtë janë larg garës për Scudetto, janë përjashtuar nga Kupa e Italisë, dhe i vetmi trofe i mundshëm u mbetet Kupa UEFA, derisa barazimi kundër Werder Bremenit, ua ka vështirësuar punët për ndeshjen e kthimit, përkundër faktit se ky rezultat më shumë e favorizon Milanin.

    Megjithatë, ky barazim e ka ‘goditur’ shumë presidentin Berlusconi, i cili është ‘lodhur’ duke shpenzuar para për skuadrën dhe duke parë paraqitje të dobëta.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:34 pm

    Adriano: Duhet të dëshmoj se jam lojtar i madh

    Sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, ka pohuar se ai tash është në gjendje të mirë fizike dhe mendore dhe shpreson të japë më të mirën për zikaltrit.

    “Kam punuar mirë gjatë kësaj jave dhe jam munduar të stërvitem me gjakftohtësi në fushë”.

    “Me herët kam pasur disa probleme, mirëpo i kam shfrytëzuar ato si stimulim dhe jo si ndëshkim. Kemi diskutuar shumë me trajnerin Mourinho, sepse ai e dinte se çka mund të bëj unë për skuadrën”.

    “Tash, dëshiroj të jem fitues, të dëshmoj se jam një lojtar i madh për të gjithë tifozët dhe për presidentin (Moratti), i cili ka pasur besim tek unë”, ka thënë sulmuesi brazilian për “ANSA”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:34 pm

    Neville zgjat kontratën

    Pasi mesfushorët legjendarë të Manchester United, Paul Scholes dhe Ryan Giggs, i vazhduan kontrata e tyre edhe për një vit, trajneri Sir Alex Ferguson i ka ofruar kontratë të ngjashme edhe mbrojtësit veteran Gary Neville, i cili ka nënshkruar kontratën e re, e cila e mban në Old Trafford deri në qershor të vitit 2010.

    “Manchester Unitedi është e vetmja skuadër për të cilën kam dashur të luaj, prandaj jam i ngazëllyer që kam nënshkruar edhe për një vit”, ka thënë 34-vjeçari Neville për faqen zyrtare të klubit.

    Ndërkohë, pas suksesit të arritur me zgjatjen e kontratave për veteranët e skuadrës, Ferguson ka shtuar: “Gary, Ryan dhe Paul janë shpirti i Manchester Unitedit, prandaj ne jemi shumë të gëzuar që Gary nënshkroi edhe për një vit”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:50 pm

    Skuadra e Realit thuajse komplete kundër Betisit

    Kampionët e Spanjës, Real Madrid, do të kenë një skuadër pothuajse komplete në përballjen e të shtunës kundër Real Betisit.

    Trajneri Juande Ramos ka përfshirë në skuadrën e tij katërshen kryesore: Wesley Sneijder, Arjen Robben, Lassana Diarra dhe Guti.

    “Marca” ka njoftuar se katër yjet e Los Merengues i kanë tejkaluar problemet me lëndime dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma.

    Lista e plotë e lojtarëve të cilët do të jenë të gatshëm për Los Blancos në ndeshjen kundër Betisit: Casillas, Codina, Dudek, Pepe, Sergio Ramos, Cannavaro, Marcelo, Heinze, Metzelder, Miguel Torres, Sneijder, Lass, Robben, Guti, Gago, Raul, Saviola, Huntelaar, Higuain.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 2:51 pm

    Schalke dhe Dortmund barazojnë

    Ndeshja që hapi javën e 21-të të Bundesligës u zhvillua të premten mbrëma në Veltins Arena ndërmjet Schalkes dhe Borussia Dortmundit.

    Takimi i zhvilluar ndërmjet skuadrave nga mesi i tabelës, asaj të Schalkes dhe Dortmundit, përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1.

    Të parët shënuan vendasit duke krijuar epërsinë në gjysmën e parë të ndeshjes (20’), ndërsa golashënues ishte Kevin Kuranyi.

    Edhe pse arritën ta menaxhonin këtë rezultat në pjesën më të madhe të kohës, lojtarët e Schalkes nuk u mbajtën deri në fund të takimit, pasi që një pikë nga kjo ndeshje për skuadrën mysafire nxori sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë Mohamed Zidan (81’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 3:52 pm

    Kaka kthehet në stërvitje

    "Calciomercato" njofton se superyllli i Milanit, Kaka, gjatë të premtes ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit të Rossonerëve para ndeshjes kundër Cagliarit, e cila do të zhvillohet të dielën në San Siro.

    Braziliani ishte lënduar në përballjen me Regginan, duke munguar kështu në miqësoren Brazil-Itali, pastaj në derbin e qytetit kundër Interit, si edhe në ndeshjen e parë kundër Werder Bremenit në Kupën UEFA.

    26-vjeçari ishte në gjendje ta përfundojë gjysmën e seancës stërvitore të premten, për të vazhduar me ushtrimet specifike.

    Njoftimet pranë Rossonerëve pohojnë se Kaka mund të jetë në bankën rezervë në ndeshjen e fundjavës kundër Cagliarit, ose ndoshta Ancelotti do ta pushojë për të qenë i gatshëm në ndeshjen kthyese të Kupës UEFA kundër Werderit që do të luhet në San Siro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Feb 20, 2009 3:52 pm

    Buffon ëndërron finalen kundër Barcelonës

    Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, thotë se ëndërron që të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës aktualisht më të mirë në rruzull, Barcelonës.

    Në mesjavën e ardhshme Juventusi do të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë ndërmjet tyre, e cila do të zhvillohet në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma, ndërsa portieri bardhezi tashmë është duke menduar për finalen në Romë.

    “Ëndërroj të luaj në finale kundër Barcelonës. Mirëpo, nëse dështojmë të shkojmë deri atje, do të kisha dashur që në finale të përballeshin Roma dhe Liverpooli”, ka thënë portieri italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:17 pm

    Benitez: 10 ditët e ardhshme vendimtare

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, beson se suksesi ose e kundërta pёr ekipin e tij, do tё varen nga rezultatet nё dhjetë ditët e ardhshme.

    Tё kuqtë do përballen me Manchester Cityn gjatë tё dielës nё Anfield, para se tё mёrkurёn udhёtojnё nё Spanjë pёr t’u përballë me Real Madridin nё kuadër tё Ligёs sё Kampionëve.

    “Është njё kohë vendimtare, kemi katër ndeshje brenda disa ditësh dhe kjo mund tё jetë njё ndryshim i madh nëse do tё luftojmë pёr trofe nё fund tё sezonit”, ka thёnё Benitez.

    “Nё kёtё shkallё mund tё mendosh vetëm pёr tre pikё dhe pastaj tё shohësh se si veprojnë rivalët. Nuk mund tё kemi ndikim nё atё çfarë ju ndodh ekipeve tjera, andaj duhet tё përqendrohemi nё sistemin tonё tё punës dhe tё shohim nёse tё tjerёt humbin njё ose dy ndeshje”.

    “Tash gjithçka varet nga njё ose dy javët e ardhshme. Gjithçka mund tё ndryshojё brenda disa ditёsh”, shto spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:17 pm

    City kishte bërë përpjekje tё marrё Benzeman

    Presidenti i kampionit tё Francёs, Lyon, Jean Michel Aulas, ka konfirmuar se Manchester City kishte pasur një përpjekje të dështuar për të nënshkruar me sulmuesin Karim Benzema në muajin janar.

    “Largimi im nuk është çështje aktuale. Unë jam në një klub i madh dhe ne do të shohim se çfarë ndodh pas dy ndeshjeve me Barcelonën”, ka thёnё sulmuesi 20-vjeçari

    Aulas Lyon ka pranuar se ndoshta klubi do tё duhet ta shndërrojë nё para sulmuesin dhe se City kishte qenё ekipi i parё qё kishte bёrё njё lëvizje pёr sulmuesin shumё tё vlerësuar.

    “Disa mundësi nuk jepen dy herë. Ka disa blerës potencial. Ndarja me një lojtar ёshtё vendim strategjik që duhet të bëhet në kohën e duhur”, ka thёnё Aulas.

    “Kemi pasur kontakt nga njё klub anglez, njё i ri nё tregun e madh tё transferove. Oferta ishte e madhe. Barcelona, Madrid dhe Manchester United janë po ashtu tё interesuar. Por ai është një lojtar i Lyon pёr momentin”, ka shtuar presidenti.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:31 pm

    Mourinho: Premierliga mё e bukur se Serie A

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, duke folur para ndeshjes sё javës sё ardhme ndaj Manchester United nё Ligёn e kampionëve, ka thёnё se Premierliga ёshtё shumё mё e bukur dhe mё e dashur se Serie A, por se kjo e fundit ёshtё sfida mё e madhe nё karrierën e tij.

    “Mund tё them se Premierliga ёshtё mё shumё pёr zemër dhe emocione. Serie A ёshtё mё shumё pёr tru dhe taktika. Çdo ekip nё itali ka njё mbrojtje tё fuqishme. Çdo ndeshje varet nga taktikat”, ka thёnё Mourinho pёr Manchester United TV.

    “Nuk ёshtё aq e bukur sa Premierliga. Kjo ёshtё njё prej arsyeve pse Premierliga ёshtё aq e dashur nё gjithё botёn dhe Serie A pëlqehet vetёm nё Itali. Ështё mё shumё rreth mentalitetit dhe kulturës. Por kjo ёshtё vërtet njё sfidё e madhe, mё e madhja nё karrierën time”, ka shtuar Mourinho.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:31 pm

    Ramos: Real Madrid duhet ta mbajё Cannavaron

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ёshtё i vendosur t’i ofrojë kontratë tё re mbrojtësit italian Fabio Cannavaro.

    “Nëse ata mё pyesin mua, unё do tё thosha se ne duhet ta rinovojmë kontratën me Fabio Cannavaron. Ai ёshtё nё formë tё mirë, i shёndetshёm dhe i jep ekipit njё siguri, vrazhdësi dhe pёrvojё”, ka thёnё Ramos

    “Fakti qё ai nё kёtё moshën luan nё njё nivel tё lartё, flet gjithçka pёr tё. Ai ёshtё njё profesionist i shkёlqyeshёm nё tё gjitha aspektet”, ka shtuar trajneri spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:31 pm

    Santa Cruz: Do t’i jap fund rekordit të Van der Sar

    Sulmuesi i Blackburn Rovers, Roque Santa Cruz, thotë se ai ёshtё personi i cili do t’i japё fund rekordit tё Manchester United prej 1,302 minutash pa pranuar gol.

    “Mendoj se çdo sulmues mendon tё shënojё kundër tyre dhe tё thyejë rekordin. Gjithçka ёshtё nё tё qenit i fokusuar nё pritjen e momentit. Ata luajnë aq shumë ndeshje pa pranuar gol dhe e dini se sa tё mirё janë si nё mbrojtje edhe si ekip”, thotë paraguaiani.

    “Ata e fokusojnë ndeshjen e tyre nё rruajtjen e rrjetës dhe kjo ju jep shans tё fitojë. Çdo gol ёshtё i njёjtё, megjithatë. Nëse shënoni dhe ende humbni kjo prish gjithçka, edhe nëse ju e thyeni atё rekord”, shton lojtari.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:34 pm

    NBA: James shёnon pikёt mё larta tё sezonit

    LeBron James ka ndihmuar ekipin e tij Cleveland Cavaliers tё mposhtë nё udhëtim Milwaukee Bucks tё me rezultat 111-103, duke shënuar pikёt mё tё larta tё sezonit, 55 pikё.

    Kjo ishte ndeshja e shtatë nё karrierë qё James shënon mbi 50 pikё dhe e dyta herë kёtё sezon, pasi shënoi 52 pikë kundër New York Knicks nё Madison Square Garden mё herët gjatë këtij muaji.

    Mo Williams shënoi 23 pikë pёr Cleveland derisa pikë dyshifrore, 11, shёnoi edhe Zydrunas Ilgauskas.

    Tek Milwaukee Bucks mё i sakti ishte Charlie Villanueva me 26 pikё, ndërsa Richard Jefferson shёnoi 17 pikё.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:35 pm

    Wenger: I shqetësuar për adaptimin e Arshavin

    Sulmuesi rus Andrey Arshavin mund të jetë Diego Maradona i Arsenalit, thotë menaxheri i topçinjve, Arsene Wenger, i cili nuk dyshon në aftësitë e lojtarit, por megjithatë është më shumë i shqetësuar për adaptimin e tij në Premierligë.

    “Po, ai është shumë i vogël. Është interesant sepse në futboll njerëzit gjithmonë janë të shqetësuar për madhësinë, por një prej lojtarëve më të mirë në botë ishte Maradona, i cili ishte në madhësinë e Arshavin. Madona ishte 168 cm, derisa Arshavin është 167, andaj kjo nuk është një hendikep”, thotë Wenger.

    Wenger është më shumë i shqetësuar për aftësitë e Arshavin për t’iu adoptuar lojës angleze, pasi ka zhvilluar vetëm një ndeshje garuese në tre muajt e fundit.

    “Gjithmonë ka pasur një dyshime nëse lojtarët rus do të mund t’ia dalin këtu ose jo. Nuk është sikur të vijnë nga Uellsi”, ka thënë më tej Wenger.

    Arshavin pritet që sot të debutojë për Arsenalin, në ndeshjen që topçinjtë do të zhvillojnë në Emirates Stadium përballë Sunderlandit.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 8 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:41 pm