Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar edhe një herë për ekipin e tij Crystal Palace, që fitoi 3-1 në fushë të Swasea në kuadër të ligës së dytë angleze, Championship.
Swansea City pësoi humbjen e dytë në shtëpi, kësaj here nga Crystal Palace, që u ka dhënë edhe një shtytje shpresave për të siguruar vend për në play-off dhe inkuadrim në Premierligë.
Victor Moses hapi rezultatin për Palace në fillim të pjesës së dytë (49’), ndërsa Jose Fonte dyfishoi 12 minuta më vonë (61’). Gorka Pintado ngushtoi rezultatin për vendasit (65’), por ishte Shefki Kuqi që vulosi fitoren për Crystal Palace, në minutat shtesë të ndeshjes.
Kuqi shënoi edhe në ndeshjen e kaluar të Crystal Palace ndaj Burnley-t, të cilën ndeshje ekipi i tij e humbi me rezultat 4-2.