Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:07 am

    Benitez: Liverpooli duhet të jetë maksimalisht i përqendruar

    Rafael Benitez pohon se të zgjedhurit e tij kanë vetëm një qëllim të martën mbrëma në Anfield: ta mposhtin Real Madridin.

    “Është shumë me rëndësi që ta fillojmë ndeshjen me qëllimin për të fituar dhe të mos mendojmë për ndonjë rezultat tjetër”.

    “Real Madridi është një skuadër shumë e mirë, prandaj nuk duhet t’ia lejojmë vetes luksin të mendojmë se jemi në përparësi. Ne fituam në Bernabeu, gjë që është mirë, por e rëndësishmja është që ta kryejmë punën në Anfield”, u ka thënë Benitez gazetarëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:07 am

    Cannavaro: Liverpooli do të mbrohet

    Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, pohon se Liverpooli do të luajë lojë defanzive në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma në Anfield.

    “Ne Bernabeu, Liverpooli nuk bëri asnjë tentativë për ta fituar ndeshjen. Gjatë gjithë ndeshjes, portieri i tyre (Reina) vazhdimisht dërgonte topa të gjatë në drejtim të Dirk Kuyt. Prandaj jam i sigurt se ata do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në Anfield”.

    “Megjithatë ne duhet ta zhvillojmë lojën tonë më të mirë dhe duhet të kemi durim, me qëllim që t’i shmangim gabimet në mbrojtje. Nëse shënojmë kundër tyre, atëherë do t’i detyrojmë të luajnë”, ka thënë mbrojtësi italian.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 7:07 am

    Sissoko mungon kundër Chelseat

    Sipas "La Gazzetta dello Sport", mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, e ka thyer ashtin metatarsal dhe kështu do të qëndrojë jashtë fushe në dy muajt e ardhshëm, duke munguar edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër kundër Chelseat, që zhvillohet të martën mbrëma në Olimpico të Torinos.

    “Mohamed Sissoko e ka thyer ashtin metatarsal të këmbës së majtë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

    Mungesa e Sissokos do të jetë një mangësi e madhe në mesfushën e Juventusit, ndërkohë pritet që vendin e tij ta zë 23-vjeçari Claudio Marchisio.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 09, 2009 8:41 am

    Inzaghi: Tifozët janë të hidhëruar
    Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, është i ngazëllyer me tregolëshin e shënuar në fitoren e djeshme ndaj Atalantas, por thotë se tifozët e rosonerëve janë të zhgënjyer këtë sezon.

    “Jam i lumtur. Mund të luaj një ndeshje në javë. Jam shumë i lumtur që ende kam një vrull dhe që jam në gjendje sërish t’i shfrytëzoj këmbët. Ky ekip dhe këta njerëz më kanë ngjallur dhe më bëjnë të ndjehem si fëmijë. Vërtetë është një kënaqësi e madhe”, ka thënë Inzaghi.

    “Tifozët janë të hidhëruar. Ne duhej të luftonim për skudeto, por tash duhet të drejtohemi kah qëllimet tjera. Me këto ndeshje që kanë mbetur ne do të përpiqemi të rifitojmë publikun”, ka shtuar italiani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 09, 2009 8:41 am

    NBA: Yao ia sjell fitoren Housonit
    Yao Ming ka shënuar 24 pikë dhe ka bërë 17 kërcime për t’i sjellë fitoren prej 93-83 Houston Rockets në ndeshjen si vendas ndaj Memphis Grizzlies.

    Yao po ashtu realizoi edhe nëntë bllokime për Rockets që renditen në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore me 41 fitore dhe 23 humbje këtë sezon. Luis Scola ka shënuar 18 pikë dhe 14 kërcime Houston.

    Tek Memphis Grizzlies që kanë shënuar 16 fitore (një në 11 ndeshjen e fundit) dhe kanë pësuar 46 herë këtë sezon, Rudy Gay ishte më i sakti me 21 pikë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 10:10 am

    Laporta: Guardiola presidenti i ardhshëm i Barcelonës

    Presidenti aktual i Barcelonës, Joan Laporta, e sheh trajnerin aktual të klubit Josep Guardiola si presidentin e ardhshëm.

    “Nuk e di nëse ai do të mbetet për shumë vite si trajner i Barcelonës, pasi ai është një person jo i qetë, gjithmonë dëshiron të ngrihet dhe funksionojë”, ka thënë Laporta.

    “Por qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo ai do të jetë i lidhur me klubin të cilin e dëshiron, kjo është e sigurt. Ai është një person i cili do të mund të ishte një president i shkëlqyeshëm i Barcelonës”, ka shtuar spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon Mar 09, 2009 10:12 am

    Hiddink kërkon Van der Vaart-in

    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë përpjekje për të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin e Real Madridit, Rafael van der Vaart.

    Hiddink raportohet se ia ka rekomanduar holandezin pronarit të klubit, Roman Abramovich, duke nxitur edhe spekulimet se ai mund të mbetet edhe më tej në stolin e Chelseat.

    Por, edhe nëse mbetet apo largohet, Hiddink është i bindur se Van der Vaart do të ishte një përforcim i duhur për ekipin anglez.

    Oferta të cilën mund ta dërgojë Chelsea në drejtim të Realit për të marrë shërbimet e holandezit, thuhet të jetë afro 8 milionë funte
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:15 am

    Raul: Ronaldo është i mirëseardhur në Real

    Kapiteni i Real Madridit, Raul, beson se Cristiano Ronaldo do të jetë i pranueshëm nëse vendos të vijë në Santiago Bernabeu.

    Klubi mbretëror nuk e ka fshehur synimin për të angazhuar Cristiano Ronaldon, por tentimi i verës së kaluar për të marrë shërbimet e portugezit dështoi.

    “Mendoj se Ronaldo do të pranohej mirë nëse vjen në Real Madrid. Njerëzit të cilët më herët kanë luajtur me të, thonë se ai është një djalosh i mirë. Me ata që kam folur thonë se ai është një punëtor i madh dhe një personalitet i mirë”, ka thënë Raul.

    “Kemi pasur emra të mëdhenj të futbollit më herët, Ronaldo, Zidan, Beckham, ata ishin integruar në përbërje, u përshtatën mirë me bashkë-lojtarët dhe tifozët. Unë vet nuk e njoh Cristianon, por besoj në njerëzit të cilët e njohin atë shumë mirë”, ka shtuar kapiteni i kampionit të Spanjës.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:15 am

    Adebayor dëshiron ta shpaguajë veten në Arsenal

    Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, zbulon se që të dy gjigantët evropian, Milani dhe Barcelona, kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, por ai vendosi ta shpaguajë veten tek klubi anglez.

    “E di se Milani dhe Barcelona ishin të interesuar për mua, por në fund unë zgjodha Arsenalin. Ky është klubi ku dua ta shpaguaj veten me fitore të rëndësishme, pasi më mundësoi të bëhem një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë Adebayor.

    “E gjej veten mirë këtu, edhe pse, siç them shpesh, kurrë nuk mund të dish se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, shton sulmuesi nga Togo.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:16 am

    Voronin kërkon vendim të shpejtë nga Hertha

    Sulmuesi ukrainas Andriy Voronin, i cili aktualisht është i huazuar nga Liverpooli tek Hertha Berlin, dëshiron që klubi gjerman të vendosë për të ardhmen e tij deri në fund të muajit.

    Ai më herët kishte deklaruar se dëshiron të mbetet në Hertha, por tash kërkon që klubi të marrë një vendim të shpejtë rreth të ardhmes së tij, pasi ka interesim edhe nga klubet tjera.

    “Dua të kem një vendim deri në fund të marsit së paku. Ka shumë oferta nga klube të tjera, dhe nëse zgjat shumë biseda me Herthën, do të zhvilloj negociata me klube të tjera”, ka thënë Voronin.

    “Secili lojtar ka nevojë për besim, në Hertha ndjej se lojtarët dhe menaxherin kanë besim në mua”, shton më tej sulmuesi.

    Voronin shënoi hat-trick në fitoren e fundit të Herthës ndaj Energie Cottbus (3-1), fitore që e mban ekipin në krye të tabelës së Bundesligës.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:17 am

    Ballack: Do të luftojmë për titull deri në fund

    Mesfushori gjerman Michael Ballack kërkon nga bashkëlojarët e tij të Chelseat që të tentojnë të mposhtin liderin e tabelës, Manchester United, me çdo kusht.

    “Është gjithmonë e rëndësishme të fitoni. Fitorja e fundit na ka dhënë besim për Ligën e Kampionëve, por tash ne po ashtu jemi kualifikuar për në rundin e ardhshëm të kupës”, ka thënë Ballack për faqen zyrtare të Chelseat.

    “Ende vazhdon gara për titull. Sigurisht, të jemi real, United ka shtatë pikë epërsi dhe një ndeshje më pak, dhe nuk është ndonjë ekip tjetër por United. E dimë se është diferencë e madhe, por nëse diçka ndodh, ne jemi aty. Do të përpiqemi deri në fund”, ka shtuar Ballack.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:18 am

    Benzema përfshihet në skuadrën e Lyonit

    Skuadra e Olympique Lyonnais ka marrë një lajm të mirë, pasi që sulmuesi Karim Benzema, i cili ishte i dyshimtë për të udhëtuar në Camp Nou, është përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do të ndeshen me Barcelonën.

    Barcelona dhe Lyoni takohen të mërkurën mbrëma në Camp Nou për ndeshjen kthyese të 1/8 të Finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa mësohet se sulmuesi kryesor i skuadrës franceze do të jetë në fushë.

    Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lyonit, ndërkohë përveç Benzemas të gatshëm për lojë janë edhe Hugo Lloris dhe Jean-Alain Boumsong, të cilët munguan në humbjen e të shtunës kundër Lille në Ligue 1.

    Skuadra e plotë e Lyonit që do të udhëtojë në Camp Nou:

    Portierë: Hugo Lloris, Remy Vercoutre

    Mbrojtës: Francois Clerc, Jean-Alain Boumsong, Cris, Lamine Gassama, Fabio Grosso

    Mesfushorë: Jeremy Toulalan, Mathieu Bodmer, Jeam Makoun, Kim Kallstrom, Juninho, Miralem Pjanic, Ederson, Cesar Delgado, Anthony Mounier, Kader Keita

    Sulmues: Karim Benzema, Yannis Tafer, Frederic Piquionne.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:19 am

    Balotelli nga minuta e parë kundër United.

    Pas barazimit pa gola në Giuseppe Meazza kundër Manchester Unitedit, Interi do ta kërkojë golin në Old Trafford, pasi që një barazim me gola do t’i dërgonte zikaltrit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Për këtë arsye, trajneri Jose Mourinho ka vendosur që partner të Zlatan Ibrahimovic në sulm ta inkuadrojë të riun Mario Balotelli, njofton “Italpress”.

    Dyshja sulmuese shënuan nga një gol në përballjen e të shtunës kundër Genoas, kështu që trajneri i Nerazzurëve mendon se ata përshtaten më mirë në fushë dhe do të ishin më të rrezikshëm për portën e United, sesa dyshja Ibrahimovic-Adriano.

    Ndërkohë, problemet e Interit janë në mbrojtje, pasi që Cristian Chivu, Marco Materazzi dhe Nicolas Burdisso janë lënë jashtë për shkak të lëndimeve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:20 am

    Beckham: Milani e ka vendin në Ligën e Kampionëve

    Mesfushori i Milanit, David Beckham, i cili do të qëndrojë te Rossonerët së paku deri në fund të sezonit, ka premtuar se do t’i ndihmojë skuadrës kuqezi që të sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

    “Do të qëndroj te Milan për t’i ndihmuar skuadrës të kualifikohet në Ligën e Kampionëve”.

    “Është shumë me rëndësi të jesh pjesë e asaj gare, jo vetëm për përfitime, por për faktin se kjo është në gjenet e secilit klub të madh: që të jetë aty”.

    “Milani e ka vendin në Ligën e Kampionëve dhe unë jam aty për të ndihmuar në realizimin e këtij objektivi”, ka thënë Beckham për “Sky Sport Italia”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:20 am

    Benitez: Kujdes nga Raul, Robben dhe Higuain

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i ka paralajmëruar të zgjedhurit e tij të kenë kujdes nga rreziku që sjellë treshja e Real Madridit, Raul, Robben dhe Higuain.

    “Është e domosdoshme t’i kemi në shënjestër Raulin, Higuanin dhe Robbenin. Megjithëse mua nuk më intereson se si do të luajë Reali, por si do të luajmë ne, dhe kjo ka rëndësi”.

    “Duhet ta zhvillojmë ndeshjen duke pasur në mendje të shënojmë të parët, jo të pranojmë gol dhe pastaj të mundohemi të fitojmë”.

    “Reali nuk do të sulmojë që në fillim. Ata do të presin të shohin se si do të luajmë ne”, ka thënë ish-trajneri i Valencias.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:21 am

    Essien përfshihet në skuadrën e Chelseat \

    Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, e ka përfshirë të porsakthyerin nga lëndimi i gjatë i gjurit, Michael Essien, në skuadrën e përgjithshme të Bluve që do të ndeshet kundër Juventusit të martën mbrëma në Torino.

    Ganezi nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa për të parën herë pas rikthimit është paraqitur në ndeshjen e FA Cup të shtunën kundër Coventry Cityt.

    “Mendoj së është shumë e rëndësishme të kesh një numër më të madh lojtarësh në dispozicion. Essieni është kthyer dhe tani ne kemi më shumë kualitet në skuadër”, është shprehur Hiddink për “Sky Sports”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:25 am

    Mexes: Të fuqishmit do ta vazhdojnë garën

    Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, beson se skuadra e tij është më e mirë se kundërshtari i 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, Arsenal, dhe se Giallorossët do të kualifikohen në çerekfinalen e kësaj gare.

    “Në ndeshjen e parë ne nuk luajtëm mirë. Prandaj mendoj se në këtë ndeshje nuk mund të luajmë më keq se atje, porse jemi përmirësuar”.

    “Ata e filluan ndeshjen shumë mirë, ne filluam të përmirësoheshim ka fundi por ishte vonë. Ata shënuan nga një penallti që unë e shkaktova, megjithatë në fund gjithçka shkoi mirë, pasi që ka mundur të jetë rezultati më i lartë se 1-0”.

    “Mendoj se e rëndësishmja në këtë përballje është që të mos ngutemi dhe të ekspozohemi shumë ndaj kundërsulmeve të tyre. Nëse luajmë ashtu si dimë, padyshim se do të vijnë golat. Nëse jemi të përqendruar dhe të organizuar mirë, do ta vazhdojmë garën”, ka thënë Mexes për “Sky”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:25 am

    Casillas dëshiron që Gerrard të mos ishte

    Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, e ka bërë të qartë se kujt ia ka frikën në përballjen e të martës mbrëma në Anfield kundër Liverpoolit, dhe ky është kapiteni Steven Gerrard.

    “Po shkojmë atje të fitojmë që nga minuta e parë. E kemi rikthyer dominimin tonë në Spanjë (dy vitet e fundit) dhe tash dëshirojmë ta rindërtojmë hegjemoninë tonë në Evropë”.

    “Kam dëgjuar se Anfield është një vend i veçantë. Kjo gjë më motivon dhe shpresoj që të shënojmë fitore atje”.

    “Cilado fitore do të na dërgonte në çerekfinale, kuptohet përveç fitores 1-0 që do të na dërgonte në vazhdime”.

    “Nëse do të varej nga unë, do ta largoja Steven Gerrardin nga skuadra e tyre. Mirëpo, kur mendoj sërish, edhe pse ai nuk pati ndonjë rol të madh në Bernabeu, Liverpooli prapëseprapë fitoi”, është shprehur portieri spanjoll.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 6:25 am

    Evra: Kjo skuadër mund ta shkruajë historinë

    Mbrojtësi i Djajve të Kuq, Patrice Evra, ka thënë se kjo skuadër e Manchester Unitedit mund të bëhet skuadra më e mirë e të gjitha kohërave duke fituar pesë trofe.

    Unitedi këtë sezon tashmë e ka fituar Kupën e botës për klube dhe trofeun e Kupës së Ligës, dhe janë në rrugë të mirë për ta fituar Kupën FA, Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

    “Fitimi i pesë trofeve do të ishte legjendar. Jemi të uritur. Vitin e kaluar e fituam Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë vit dëshirojmë më shumë”.

    “Ndjehemi të pamposhtur edhe në shtëpi edhe si mysafir dhe kjo na bën të krijojmë shumë vetëbesim”, ka thënë francezi për “France Football”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 7:57 am

    Ederson: Në Camp Nou është finalja jonë

    Mesfushori i Olympique Lyonnais, Ederson, thotë se ndeshja e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës në Camp Nou do të jetë si finale për Lyonin.

    “Mundësitë janë ende 50-50. E dimë se ne duhet të shënojmë që paku një gol dhe besojmë se mund ta bëjmë këtë”.

    “Barcelonës i pëlqen ta mbajë topin, por ne duhet të jemi të mençur dhe të krijomë presion dhe duhet të kemi vetëbesim në këtë përballje. Për neve ndeshja kundër Barcelonës është një finale para finales”, ka thënë Enderson për “l’Equipe”
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 7:58 am

    Ibra: Interi do të bëjë gjithçka për ta eliminuar Manchën

    Sulmuesi kryesor i Interit, Zlatan Ibrahimovic, dëshiron një vend në çerekfinale për skuadrën e tij dhe ka deklaruar se zikaltrit do të bëjnë gjithçka për ta kaluar barrierën që mban emrin Manchester United.

    “Ne jemi të gatshëm të përballemi me një skuadër siç është Manchester United. Do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për të kaluar në çerekfinale”.

    “Unë nuk jam i shqetësuar dhe i besoj trajnerit tonë. Mourinho është trajner i madh dhe ai e njeh më së mirë atmosferën në Old Trafford se kushdo tjetër”, ka thënë Ibracadabra për “Expressen”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 7:58 am

    Keita shpreson Liverpooli ta mposhtë Realin

    Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, shpreson që Liveprooli ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

    I pyetur nëse dëshiron që Liverpooli ta mposhtë Realin, Keita është përgjigjur: “Personalisht, nuk më pëlqen Real Madridi pasi jam i Barcelonës. Por jo gjithmonë ndodhin ato që dëshiron”.

    “Shtypi në Madrid mund të shkruajë çfarë të dojë. Ne kishim katër pikë diferencë dhe tash kemi gjashtë, andaj mendoj se ata duhet të merren me gjëra tjera, por ne megjithatë nuk kemi problem e as nuk iu frikohemi atyre”, ka shtuar mesfushori.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:29 am

    Bayern dërgon ofertë konkrete për Hleb \

    Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka përgatitur një ofertë të vlefshme 6 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Alexandr Hleb.

    Disa burime gjermane kanë bërë të ditur se Bayerni shpreson ta sjellë Hlebin në Alliaz Arena për një çmim më të ulët gjatë kësaj vere, pasi mesfushori dështoi të tregojë veten në Camp Nou pas transferimit të verës së kaluar për 11 milionë euro nga Arsenali.

    Hleb tha gjatë javës së kaluar se ai ishte ‘i nderuar’ nga interesimi që ka shfaqur Bayerni.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:33 am

    NBA: Hamilton udhëheq Pistonsat në fitoren ndaj Magic

    Richard Hamilton ka shënuar pikët më të larta të ndeshjes, 29 sosh, dhe ka kontribuar edhe me 14 asistime (më të lartat në karrierë), për të ndihmuar Detroit Pistons të shënojë fitore 98-94 ndaj Orlando Magic.

    Tayshaun Prince shënoi 20 pikë ndërsa Antonio McDyess 13 pikë dhe 18 kërcime, derisa Detroiti mposhti Orlandon për të dytën herë brenda 10 ditëve.

    Pistonsat, 32 fitore dhe 30 humbje këtë sezon, tash janë 3-0 me ndeshje kundër Magic këtë sezon dhe kanë fituar 19 nga 24 takimet e rregullta sezonale mes tyre.

    Dwight Howard ishte më i mirë tek Magic me 27 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Rashard Lewis shënoi 21 pikë. Orlando Magic mbetet në kuotën e 46 fitoreve, ndërsa numri i humbjeve tash rritet në 17.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:46 am

    Bayern dërgon ofertë konkrete për Hleb
    Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka përgatitur një ofertë të vlefshme 6 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Alexandr Hleb.

    Disa burime gjermane kanë bërë të ditur se Bayerni shpreson ta sjellë Hlebin në Alliaz Arena për një çmim më të ulët gjatë kësaj vere, pasi mesfushori dështoi të tregojë veten në Camp Nou pas transferimit të verës së kaluar për 11 milionë euro nga Arsenali.

    Hleb tha gjatë javës së kaluar se ai ishte ‘i nderuar’ nga interesimi që ka shfaqur Bayerni.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:47 am

    NBA: Hamilton udhëheq Pistonsat në fitoren ndaj Magic

    Richard Hamilton ka shënuar pikët më të larta të ndeshjes, 29 sosh, dhe ka kontribuar edhe me 14 asistime (më të lartat në karrierë), për të ndihmuar Detroit Pistons të shënojë fitore 98-94 ndaj Orlando Magic.

    Tayshaun Prince shënoi 20 pikë ndërsa Antonio McDyess 13 pikë dhe 18 kërcime, derisa Detroiti mposhti Orlandon për të dytën herë brenda 10 ditëve.

    Pistonsat, 32 fitore dhe 30 humbje këtë sezon, tash janë 3-0 me ndeshje kundër Magic këtë sezon dhe kanë fituar 19 nga 24 takimet e rregullta sezonale mes tyre.

    Dwight Howard ishte më i mirë tek Magic me 27 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Rashard Lewis shënoi 21 pikë. Orlando Magic mbetet në kuotën e 46 fitoreve, ndërsa numri i humbjeve tash rritet në 17.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:47 am

    Sergio Ramos kërkon fitore në Anfield

    Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ekipi i tij do të kërkojë fitore në Anfield si edhe kualifikim për në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

    Klubi mbretëror arrin në Angli me një gol disavantazh nga ndeshja e parë, por Ramos thotë se ata nuk kishin fat në ndeshjen e parë dhe se superioriteti i tyre në futboll do t’u ndihmojë të kualifikohen për në rundin e ardhshëm të garës evropiane.

    “Dua ta zhvilloj ndeshjen më të mirë time në karrierë, kurrë nuk kam luajtur në Anfield. Është një stadium magjik ku secili futbollist dëshiron të fitojë atje. Ne duhet të fitojmë ose të fitojmë, nuk ka zgjidhje tjetër. Kjo është një ndeshje për jetë a vdekje”, ka thënë mbrojtësi i Realit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:47 am

    Zidane i bindur se Lyoni do ta eliminojë Barcelonën

    Ish-ylli i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se Lyoni ka kualitet për ta eliminuar Barcelonën nga gara e mëtejme e Ligës së Kampionëve.

    Kampioni i Francës do të ketë një punë të vështirë në Camp Nou kundër Barcelonës, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

    Por legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, beson në sukses të Lyonit. Francezi thotë se Lyoni do të luajë barazim 2-2 në udhëtim tek lideri i La Ligës dhe me këtë do të kualifikohet për në rundin e ardhshëm të garës evropiane.

    “Lyoni do të shkojë më tej. Ata janë të aftë për këtë dhe mund ta paramendoj se si do t’i kundërvihen Barcelonës”, ka thënë Zidane në një intervistë për Canal +.

    “Si do të jetë rezultati? Barazim 2-2. Jam i bindur se ata do të kualifikohem për në rundin e ardhshëm”, shton më tej legjenda e futbollit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Mar 10, 2009 10:48 am

    Gerrard: Liverpooli do të kërkojë fitore

    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se të kuqtë nuk do të luajnë lojë defensive në ndeshjen e sotme të kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në Anfield.

    “Mendoj se një gol i dytë në këtë ndeshje do të ishte mjaft i rëndësishëm. Nëse Madrid shënon, ndeshja do të jetë shumë e hapur dhe kjo është diçka të cilën ne nuk e dëshirojmë”, ka thënë Gerrard.

    “Është e nevojshme që të sigurohemi se ne do të jemi të parët që do të shënojmë gol dhe se do ta zgjedhim rrugën për në fazën e ardhme para kohe”.

    “I kemi eliminuar ekipet më të mira në disa vitet e fundit dhe është e nevojshme të sigurohemi se kjo do të ndodhë edhe me Real Madridin. Jam i sigurt se ata janë të shqetësuar pasi e dinë se sa të mirë jemi në Evropë”, shton kapiteni i të kuqve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:17 am

    Liverpooli turpëron Realin

    Liverpooli ka turpëruar kampionin e Spanjës, Real Madrid, edhe në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, të cilën e fitoi me rezultat 4-0, duke u kualifikuar kështu për në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 5-0.

    Pas ndeshjes së parë në Bernabeu që përfundoi në favor të ekipit anglez, u prit që kampioni i Spanjës të jetë më kërkues në ndeshjen e kthimit, por në fakt ndodhi e kundërta, pasi vendasit dominuan në tërësi ndeshjen.

    Pjesa e parë


    Të kuqtë e Rafa Benitez filluan shkëlqyeshëm ndeshjen duke dominuar si në posedim të topit po ashtu edhe me raste.

    Në dhjetë minutat e para të lojës Liverpooli pati tre raste të mira shënimi, por tentimet e Torres, Mascherano dhe Gerrard, të gjitha u ndaluan nga portieri i ekipit spanjoll, Iker Casillas.


    Festa e Torres pas golit të parë të shënuar. Foto: AP

    Megjithatë njëshi i kombëtares së Spanjës, nuk mundi të bënte më shumë kur në minutën e 16-të të lojës një gabim i mbrojtësit Pepe dhe një asistim i Dirk Kuyt, i lejoi sulmuesit Fernando Torres të shënojë nga afërsia.

    Pas gati gjysmë ore lojë, në favor të vendasve u akordua një penalti e dyshimtë, për shkak të një supozimi të prekjes me dorë nga mbrojtësi argjentinas Gabriel Heize, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë kapiteni Steven Gerrard (28’).

    Pjesa e dytë

    Liverpooli filloi pjesën e dytë me të njëjtën ‘formulë’ të fillimit të ndeshjes, duke sulmuar menjëherë pas pauzës e që rezultoi edhe me golin e tretë të të kuqve.



    Iker Casillas kokulur pas golave të pranuar. Foto: AP

    Pas një depërtimi të mirë nga Ryan Babel, kapiteni Steven Gerrard gjeti rrjetën e kundërshtarëve për të dytën herë, për të fundosur shpresat e mbretërve për kualifikim të mëtejmë (47’).

    Ndeshja vazhdoi me emocione në të dyja anët, por pa ndryshim rezultati deri në çastet e fundit, kur vendasit vulosën gjithçka me golin e zëvendësuesit Andrea Dossena, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

    Liverpooli kështu kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga të dyja ndeshjet.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:21 am

    Eliminohet Juventus

    Një superndeshje është zhvilluar të martën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Chelseat, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. Me këtë rezultat Blutë nga Londra kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Zonjës së Vjetër i mbetet të luftojë për Scudetto dhe për Kupën e Italisë.



    Iaquinta shënoi golin e parë për Juven. Foto: AP

    Juventusi ishte skuadër shumë më e mirë në fushë në të dyja pjesët e ndeshjes, megjithatë Chelsea u tregua skuadër e mençur dhe priti momentet e veta për t’i dënuar vendasit.

    Që në minutat e para të ndeshjes (13’) Bianconerët mbetën pa njeriun kryesor të mesfushës, Pavel Nedved, i cili u largua për shkak të lëndimit, duke lënë Juven të hendikepuar në mesfushë, kur llogaritet edhe lista e gjatë e mesfushorëve të lënduar.



    Nedved do ta përfundojë karrierën pa e fituar Ligën e Kampionëve. Foto: AP

    Sido që të jetë, vendasit gjetën golin me anë të Vicenzo Iaquintas pas një pasimi të bukur nga David Trezeguet (19’), për të ndezur atmosferën në Torino.

    Por festa e tifozëve vendas u ndërpre në fund të pjesës së parë (45’+1) nga Michael Essien, i cili dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë prej 1-1.



    Momenti i barazimit nga Essien. Foto: AP

    Më tutje, Juventus duhej të fitonte me avantazh prej dy golash për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe këtë e kërkuan me ngulm bardhezinjtë gjatë pjesës së dytë.

    Por në minutën e 70-të vendasit morën një goditje tjetër, pasi që mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë duke ia përkeqësuar punët edhe më shumë skuadrës së tij.



    Kapiteni i zhgënjyer. Foto: Reuters

    Përkundër mungesës së një lojtari, Zonja e Vjetër u tregua skuadër shumë më e fortë se mysafirët anglezë duke arritur që të krijojë sërish avantazhin me anë të kapitenit Alessandro Del Piero (74’), i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

    Mirëpo atëherë kur Juventus kërkonte golin e kualifikimit, doli në skenë Didier Drogba, i cili shoi shpresat e skuadrës bardhezi duke e mposhtur portierin Buffon (83’) dhe duke barazuar sërish rezultatin.



    Goli i Drogbas shoi shpresat bardhezi. Foto: AP

    Minutat në vazhdim Juventus ndërpreu ofanzivën duke u pajtuar me eliminimin, ndërkohë që Chelsea ka mundur ta fitojë krejt takimin po t’i shfrytëzonte rastet në minutat e fundit të ndeshjes.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:21 am

    Bavarezët shkatërrues

    Bayern Munichu ia ka bërë bajat futbollin Sportingut të Lisbonës në të dyja ndeshjet e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të fitojnë me rezultat të përgjithshëm prej 12-1.

    Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në Allianz Arena ndërmjet Bayern Munichut dhe Sporting Lisbonës, ka përfunduar me rezultat 7-1 në favor të skuadrës vendase.

    Bavarezët e kishin të siguruar kualifikimin që nga ndeshja e parë e zhvilluar në Lisbonë, ku patën fituar me rezultat 5-0, mirëpo të zgjedhurit e Jurgen Klinsmanit argëtuan tifozët vendas në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar plot shtatë gola.


    Lukas Podolski duke festuar. Foto: Reuters

    Serinë e golave e filloi Lukas Podolski në minutat e para të ndeshjes (7’) dhe po i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në minutën e 34.

    Një autogol i Polgas (39’) e ngriti rezultatin në 3-0, ndërkohë që Moutinho ngushtoi epërsinë (42’) dhe ky ishte goli i nderit për skuadrën mysafire.

    Një minutë pas golit të Moutinhos, mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger krijoi sërish avantazhin prej tre golash, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-1.



    Në listën e golashënuesve ishin edhe Klose dhe Van Bommel. Foto: AFP

    Vendasit shënuan edhe tre gola në pjesën e dytë me anë të Mark Van Bommel (74’), Miroslav Klose (nga penalltia 82’) dhe Thomas Müller (90’), për të kaluar në çerekfinale në mënyrën më të merituar se cilado skuadër tjetër.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:21 am

    Villarreali në çerekfinale

    Skuadra e Villarrealit e ka siguruar vizën për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke e mposhtur ekipin grek Panathinaikos në Athinë, me rezultat 2-1.

    Takimi i parë i zhvilluar në El Madrigal kishte përfunduar me rezultat 1-1, rezultat ky i cili favorizonte më shumë skuadrën greke, por Nëndetësja e Verdhë nuk mendoi kështu.

    Mysafirët krijuan avantazhin në minutat e para të pjesës së dytë (49’), ndërsa golashënues ishte Ariel Ibagaza.



    Festa e mysafirëve spanjoll. Foto: AFP

    Megjithatë vendasit reaguan shumë shpejtë dhe vetëm pas gjashtë minutash (55’) rikthyen ndeshjen në baraspeshë.

    Kualifikimin Villarrealit ia siguroi Joseba Llorente në njëzet minutat e fundit të takimit (70’) duke bërë që skuadra e tij të vazhdojë tutje në garën më prestigjioze evropiane të futbollit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:21 am

    Zyrtare: Donadoni trajner i Napolit

    Skuadra e Napolit ka konfirmuar se ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Donadoni, e ka zëvendësuar trajnerin e deritanishëm të Napolit, Edoardo Reja.

    Humbja e fundjavës kundër Lazios, ishte ndeshja e nëntë e Napolit pa fitore, duke e detyruar presidentin Aurelio De Laurentiis që ta shkarkojë trajnerin.

    “I kemi ndarë rrugët me Edy Rejan dhe e kemi angazhuar Donadonin. Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë, kur dihet roli i Rejas në pesë sezonet e fundit, gjatë të cilave ai e ka udhëhequr klubin nga Serie C deri në Kupën UEFA”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:22 am

    Del Piero: Merituam më shumë

    Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është i zhgënjyer që skuadra e tij nuk vazhdoi garën e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve, pasi, sipas tij, me lojën që kanë treguar bardhezinjtë në të dyja ndeshjet, ata e kanë merituar kualifikimin.

    Në ndeshjen kthyese, e cila u zhvillua të martën mbrëma në Torino, Juventus dhe Chelsea luajtën baraz, 2-2, ndërsa Blutë u kualifikuan falë golit të shënuar në Stamford Bridge.

    “Dëshpërimi dhe pendimi janë të zakonshëm në këto momente për ne”.

    “Patëm një fillim të fuqishëm, ndërsa vetëm pasi shënuam ata filluan të sulmojnë, gjë që nuk i shkon për shtat një skuadre aq të mirë si Chelsea”.

    “Fatkeqësisht nuk arritëm që të shkojmë në pushim me avantazh prej 1-0, dhe pastaj gjithçka ndryshoi”.

    “Jam i dëshpëruar se gjatë 180 minutave nuk ishim skuadra më e keqe në fushë, prandaj mendoj se merituam më shumë”.

    “Ne e lamë zemrën dhe shpirtin në fushë, prandaj duhet t’i lëvdoj të gjithë lojtarët për kontributin e tyre”, është shprehur ikona bardhezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:22 am

    Mijatovic: Reali luajti keq

    Drejtori sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatovic, është shprehur se gjatë ndeshjes në Anfield, skuadra e tij tregoi 'një pasqyrë shumë të keqe'.

    Los Merengues janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi në ndeshjen kthyese në Anfield, Liverpooli i turpëroi duke i mposhtur me rezultat 4-0.

    “Edhe këtë herë u eliminuam në 1/8 e finales. Liverpooli luajti shumë mirë, ndërsa ne nuk luajtëm aspak, nuk arritëm t’i baraspeshojmë gjërat në fushë”.

    “Duhet të jemi të brengosur, sepse ajo që treguam në këtë ndeshje është një pasqyrë shumë e keqe për skuadrën”, ka thënë ish-sulmuesi i Los Blancos.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:22 am

    Riquelme heq dorë nga Përfaqësuesja

    Njoftohet se mesfushori i Argjentinës, Juan Roman Riquelme, ka hequr dorë nga fanella e përfaqësueses së Argjentinës pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin aktual, Diego Armando Maradona.

    Këtë e ka konfirmuar vetë 31-vjeçari në një interviste për kanalin televiziv “Canal 13”.

    “Kam dëgjuar në lajme se trajneri nuk do të më ftojë në miqësoren kundër Francës (e cila u zhvillua në shkurt), po ashtu kam dëgjuar në lajme se trajneri dëshiron që unë të luaj në një pozitë tjetër. Kjo lë të kuptohet se ne nuk mund të punojmë bashkë”.

    “Për mua Përfaqësuesja ka marrë fund. Unë kam parimet e mia, ndërsa trajneri nuk i ndan me ne pikëpamjet e tij. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për Përfaqësuesen dhe shpresoj të kualifikohen (në Kampionatin Botëror) pa mua”, ka përfunduar deklaratën e tij Riquelme.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:23 am

    Benitez: Ishte përgatitje e mirë për në Old Trafford

    Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka thënë se skuadra e tij do të udhëtojë në Old Trafford me vetëbesim të plotë pas fitores së lartë kundër Real Madridit.

    Të shtunën Manchester United dhe Liverpool do të ndeshen në Old Trafford për ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier, ndërkohë që Benitez thotë se fitorja në Ligën e Kampionëve kundër Mbretërve të Madridit, do t’u ndihmojë Redsave në garën për titull në Kampionatin anglez.

    “Shpresoj se me këtë fitore do t’i japim një frymëzim Unitedit të mendojë për ndeshjen e të shtunës. Ata kanë një skuadër të mirë, mirëpo ne udhëtojmë atje me vetëbesim të plotë. Kjo ishte mënyra më e mirë për t’u përgatitur për atë përballje”, ka thënë spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:23 am

    Raul: Liverpooli ishte më i mirë se ne në të gjitha aspektet

    Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve i turpëruar pas humbjes së përgjithshme prej 5-0 nga Liverpooli, ndërkohë që derisa kapiteni Raul ua ka uruar fitoren Redsave, mbrojtësit Sergio Ramos dhe Pepe u kanë kërkuar falje tifozëve për performancën e dobët.

    “Deshëm të luanim mirë në këtë ndeshje, por krejt çka mund të bëjmë në fund është ta urojmë Liverpoolin, sepse ata treguan se janë më të mirë se ne në të gjitha aspektet”.

    “Dëshiroj t’i falënderoj tifozët për mbështetjen dhe njëkohësisht t’u kërkoj falje për formën e dobët që treguam”, u ka thënë Raul gazetarëve.

    Ndërkohë edhe mbrojtësit, Sergio Ramos dhe Pepe, iu kanë kërkuar falje tifozëve, dhe njëkohësisht u kanë premtuar se do të japin gjithçka për ta fituat La Ligan.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:23 am

    Ronaldo: Më pëlqejnë femrat italiane dhe Del Piero

    Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se një ditë do të dëshironte të luajë në Itali sepse i pëlqen futbolli italian, por njëkohësisht ka shprehur edhe dashurinë për femrat italiane.

    “A do të luaj ndonjëherë në Itali? Kurrë mos thuaj kurrë”.

    “Unë e vizitoj Italinë me dëshirë, sepse atje janë femrat më të bukura dhe më seksi në botë”.

    “T’i lëmë anash shakatë... Vërtet e admiroj futbollin italian dhe jo rastësisht Italia është kampion bote”.

    “Në veçanti më pëlqen Del Piero. Ai është një futbollist unik dhe i jashtëzakonshëm- një profesionist i vërtetë për të gjithë ata që e duan futbollin”, ka thënë portugezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:23 am

    Wenger: Sonte vendosim fatin tonë

    Arsene Wenger thotë se Arsenali mund të arrijë sukses të madh në Ligën e Kampionëve, por paraprakisht duhet ta eliminojë Romën.

    “Sonte do të luajmë për fatin e skuadrës. Ky është momenti, i cili më së shumti do ta përcaktojë të ardhmen tonë. Kjo është një mbrëmje kur të gjithë duhet të tregojnë se janë të krijuar për këtë punë”.

    “Së shpejti do të na kthehen shumë lojtarë nga lëndimet, prandaj nëse e kalojmë Romën, mendoj se do të jemi një fuqi e vërtetë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Wenger.

    Të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian takohen Roma dhe Arsenali për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Takimi i parë i zhvilluar në Emirates para dy javësh, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Topçinjve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 8:24 am

    Nasri: Duam fitore edhe në Romë

    Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, beson se ekipi i tij do ta eliminojë Romën dhe do të kalojë në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

    Topçinjtë udhëtojnë sonte në Romë me një gol avantazh. Edhe pse edhe një barazim e kualifikon ekipin anglez, Nasri beson se ata duhet të shënojnë fitore.

    “Kemi kualitetin e duhur për ta mposhtur Romën. Këtë sezon Arsenali është shumë, shumë i fuqishëm. Nuk do të shkojmë në Romë dhe të mbrohemi. Do të shkojmë të fitojmë”, ka thënë Nasri.

    “E dimë se është e nevojshme të sulmojmë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të sigurohemi që edhe mbrojtja të jetë në nivel. E dimë se Roma do të jetë e motivuar në këtë përballje, por kemi besim në aftësitë tona”.

    “Theo Walcott është rikthyer në ekip, që është mirë. Ai do të na japë një kualitet të ri nga anët. Kjo është një armatim shtesë. Do të na mundësojë të jemi më të paparashikueshëm kur të sulmojmë”, shton më tej francezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 11:10 am

    Rooney kërkon më shumë kohë kundër Interit

    Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai pret një rezistencë të fuqishme nga Interi në ndeshjen e sotme kthyese të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

    “Ata janë shumë mirë të përgatitur fizikisht. Por, ne u gjendëm mirë edhe në Milano, andaj mendoj se në Old Trafford to jetë edhe më mirë për ne. Ata vërtet e dinë se çfarë bëjnë në fushë”, ka thënë Rooney.

    “Taktika dhe loja e tyre është shumë precize dhe konkrete. Por, ne dimë të luajmë kundër një loje të tillë. Ka shumë ekipe në Premierligë, të cilat e aplikojnë një lojë të tillë”.

    “Këtë herë shpresoj të luaj më shumë. Kemi zbuluar disa mangësi në lojën e tyre dhe dimë si të lajmë këtë herë. Do të luajmë me kujdes në mbrojtje dhe do t’i sulmojmë me gjithë forcën”, ka shtuar anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 11:11 am

    Pepe kërkon falje nga tifozët

    Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka kërkuar falje nga tifozët e klubit spanjoll pas turpërimit të mbrëmshëm në Liverpool.

    “Kërkoj falje nga fansat. Nuk arritëm tek rezultati të cilin secili e dëshironte. Lojtarët janë larguar nga Anfield shumë të zhgënjyer. Ekipi është shumë i lënduar”, ka thënë Pepe.

    Pas humbjes minimale në Bernabeu, prej 1-0, Reali u trondit edhe më shumë në Anfield, ku u mposht nga Liverpooli me rezultat 4-0. Të kuqtë kështu u kualifikuan për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5-0.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 11:11 am

    Mourinho: Në Manchester ndjehem si në shtëpi

    Menaxheri i Inter, Jose Mourinho, thotë se ai ndjehet si në shtëpi në Old Trafford, por megjithatë shton se ai nuk është i interesuar për të pasuar menaxherin Sir Alex Ferguson në detyrën e kampionit të Anglisë.

    “Për të parën herë kam ardhur këtu në vitin 2004, dhe atëherë vërtetë ishte diçka e re për mua. Tash jo, di ca detaje sikur të ishte shtëpia ime”, ka thënë Mourinho para derbit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

    “Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004, por jo edhe mënyra se si e shoh unë futbollin, pasioni im për sportin dhe kjo është ajo që do t’ua them lojtarëve. Ata duhet të kënaqen me një ngjarje kaq të rëndësishme”, ka shtuar portugezi.

    Mourinho po ashtu ka thënë se spekulimet se ai mund ta zëvendësojë Fergusonin tek Manchester United, janë të pavërteta.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Mar 11, 2009 11:50 am

    Lampard: Të gjithë na kanë frikën
    Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, beson se rikthimi i shpirtit luftues tek blutë është një mesazh rrëqethës për klubet evropiane.

    Chelsea mbetet i pamposhtur nën drejtimin e trajnerit Guus Hiddink, pas barazimit të djeshëm 2-2 ndaj Juventusit, që iu lejoi bluve të kualifikohen për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    “Mbase askush nuk dëshiron të përballet me ne, me mënyrën se si luajmë. Kundër Juventusit dhe në pesë ndeshjet e kaluara kemi treguar se jemi të bashkuar dhe, kur shpirti kombinohet me kualitetin, mund të bëjmë çfarë të duam”, ka thënë Ylli i Chelseas Lampard
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Mar 11, 2009 4:09 pm

    Barcelona dërmon Lyonin

    Barcelona ka dërrmuar në Camp Nou kampionin e Francës, Lyonin, duke e mposhtur me rezultat 5-2 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve dhe duke siguruar çerekfinalen.

    Blaugranët dominuan ndeshjen në sulm duke krijuar raste të shumta, dhe jo që nuk munguan golat, por ato erdhën me bollëk.

    Pjesa e parë

    Sulmuesi francez Thierry Henry ishte ai që hapi rezultatin pas 25 minutash lojë, kur shënoi pas një asistimi të mbrojtësit Marquez. Nuk zgjati shumë dhe i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin, kësaj here pas një asistimi të mesfushorit Xavi.

    Por, vendasit nuk u mjaftuan me kaq, dhe të liruar nga presion shënuan edhe dy herë, përmes dy sulmuesve të tjerë, Lionel Messi dhe Samuel Eto’o.

    Argjentinasi shëtiti mbrojtjen e mysafirëve, sikur ajo të mos ishte, për të shënuar golin e tretë të Barcelonës, pesë minuta para fundit të pjesës së parë (40’). Hovi i vendasve në pjesën e parë përfundoi me një gol të Eto’o, tre minuta më vonë (43’).

    Euforia e vendasve në këto minuta të fundit të pjesës së parë, mbase iu kushtoi edhe me një gol të pranuar. Pas një harkimi të Juninhos nga këndi, topi gjeti kokën e mesfushorit Jean Makoun, goditja e të cilit përfundoi në rrjetën e portierit Victor Valdes.

    Pjesa e dytë

    Edhe pjesa e dytë ishte me plot raste dhe dominuese për Barcelonën, por ishin mysafirët ata që filluan më mbarë. Lyoni, ashtu siç e mbaroi pjesës e parë, filloi edhe pjesën e dytë duke shënuar me anë të kapitenit Juninho, për të ngushtuar disavantazhin në 4-2.

    Por, rezultati në favor të Barcelonës shkaktonte pakënaqësi tek lojtarët e Lyonit, që ishin ca më të ashpër në minutat e fundit të ndeshjes e që rezultoi edhe me përjashtim të brazilianit Juninho.

    Të favorizuar edhe me lojtar më shumë, blaugranët shënuan edhe një herë me anë të Seydou Keita, që vulosi rezultatin në minutën e pestë shtesë të ndeshjes.

    Barcelona kualifikohet në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-3.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Mar 11, 2009 4:11 pm

    Djajtë viktimizojnë Interin

    Supersfida kthyese e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Interit, ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të skuadrës vendase, e cila e vazhdon garën në çerekfinale.

    Pjesa e parë

    Djajtë e Kuq e filluan vrullshëm takimin duke befasuar zikaltrit porsa filloi ndeshja (4’). Një krosim nga këndi i Ryan Giggs u shfrytëzua më së miri nga mbrojtësi serb i United, Nemanja Vidic, i cili e mposhti me kokë portierin Cesar.

    Pas golit të pësuar, Nerazzurët e patën të vështirë të krijonin ndonjë rast para portës së Van Der Sar, pasi që Zlatan Ibrahimovic ishte vazhdimisht i rrethuar nga tre apo katër lojtarë vendas sa herë që pranonte topin.

    Megjithatë në vazhdën e takimit suedezi arriti të krijojë raste për veten dhe bashkëlojtarët, duke qenë rreziku kryesor për portën vendase, dhe njëkohësisht duke bërë që Interi të jetë skuadër më dominuese në pjesën e parë.

    Gajtë gjysmës së parë Ibracadabra goditi transversalen dhe pati një rast shumë të mirë, me ç’rast gjuajtja e tij kaloi shumë afër shtyllës.

    Nga ana tjetër për Unitedin vlen të përmendet rasti i O'Shea, i cili u gjet i vetëm përpara portierit mysafir, por Julio Cesar u tregua më efikas duke pamundësuar realizimin e golit të dytë të vendasve, i cili do ta shokonte Interin.

    Pjesa e dytë

    Ashtu si kurse në pjesën e parë, me të filluar pjesa e dytë, edhe atë pikërisht në minutën e katërt (49’), Manchester United shënoi golin e dytë në këtë përballje duke ia vështirësuar edhe më shumë punët të zgjedhurve të Jose Mouronhos.

    Ishte lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo, lojtari i cili dyfishoi epërsinë e Djajve të Kuq me një gol të shënuar me kokë pas një krosimi të Wayne Rooneyt.

    Një rast shumë të mirë për Interin e pati i porsainkuadruari në lojë, Adriano, por goditja e tij përfundoi në shtyllën pingule.

    United reagoi menjëherë duke krijuar një rast shumë të mirë para portës kundërshtare, por Dimitar Berbatov nuk arriti ta mposhtë portierin mysafir, i cili bëri një tjetër ndërhyrje të saktë.

    Në vazhdim të lojës trajneri zikaltër bëri të gjitha zëvendësimet e mundshme, por nuk arriti të bëjë asgjë përballë skuadrës së fuqishme kampione, e cila do ta vazhdojë rrugën drejt titullit të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve.

    Ndërkohë, Interit i mbetet të vazhdojë luftën për Scudetto ku i ka punët mirë dhe ta rikthejë eventualisht disavantazhin prej 3-0 në Kupën e Italisë kundër Sampdorias, pasi kjo është hera e tretë radhazi që eliminohet në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Mar 11, 2009 4:11 pm

    Porto në çerekfinale

    Skuadra e Portos ka arritur të nxjerrë një barazim pa gola në shtëpi kundër Atletico Madridit, për të vazhduar garën e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve.

    Takimi i parë i 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Portos i zhvilluar në kryeqytetin spanjoll kishte përfunduar me rezultat 2-2.

    Ishin pikërisht golat e shënuar si mysafir të skuadrës portugeze, të cilët ia mundësuan vazhdimin e mëtutjeshëm të garës më të madhe të futbollit evropian për klube.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu Mar 12, 2009 6:22 am

    Arsenali ekipi i katërt anglez që arrin në çerekfinale

    Arsenali ka eliminuar Romën për t’u bërë ekipi i katërt anglez që kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe i treti që eliminon një ekip italian.

    Topçinjtë ishin më të saktë se gialorosët në gjuajtjen e penaltive, pas rezultatit të barabartë nga të dyja ndeshjes (1-0 secila).

    Ekipi anglez filloi lojën me një gol epërsi nga ndeshja e parë e zhvilluar në Emirates Stadium, por vendasit e filluan ndeshjen e kthimit furishëm që në fillim.

    Romakët kaluan në epërsi me golin e mbrojtësit Juan, pas nëntë minutash lojë, gol që doli të ishte edhe i vetmi i kohës së rregullt të ndeshjes.

    Goli i brazilianit erdhi pas një gabimi të mbrojtjes së Arsenalit, kur topi lehtësisht i goditur nga Totti kaloi nëpër këmbët e Gallas dhe Toure, për të arritur tek Juan i cili shënoi nga afërsia.



    Autori i golit të vetëm në ndeshje, Juan. Foto: AP

    Raste, megjithëse të rralla, pati nga të dyja anët, por koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-0 për vendasit, që detyroi ekipet të zhvillojnë lojë shtesë, tridhjetë minutat e të cilës po ashtu nuk sollën ndryshim rezultati.



    Sulmuesi Nicklas Bentner në aksion. Foto: AP

    Penaltitë

    Edhe gjuajtja e penaltive, si edhe pjesa më e madhe e ndeshjes, ishte mjaft e ekuilibruar dhe Arsenali arriti të kualifikohet në çerekfinale pas tetë goditjeve, duke i fituar me rezultat 7-6.

    Për Arsenalin shënuan Van Persie, Walcott, Nasri, Denilson, Toure, Sagna, Diaby ndërsa humbi vetëm Eduardo Da Silva.

    Për Romën shënoi Pizzaro, Baptista, Montella, Totti, Aquilani, Rise, ndërsa humbën Mirko Vucinic dhe Max Tonneto.

    Arsenali kështu bëhet ekipi i katërt i Premierligës që hyn në mesin e tetë ekipeve më të mira të garës evropiane. Po sot, biletën në çerekfinale e ka siguruar edhe kampioni i Anglisë, Manchester United, që eliminoi atë të Italisë, Interin.

    Chelsea ishte ekipi tjetër anglez që eliminoi një italian, Juventusin, ndërsa Liverpooli ishte i vetmi që pati përballë një ekip italian. Të kuqtë mbrëmë eliminuan nga gara kampionin e Spanjës, Real Madridin.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 14 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:28 pm