Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+3
MBerisha
The End
FooSe
7 posters

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:30 pm

    Lilly Allen fytyrë e markës Chanel

    Ylli britanik i muzikës pop, Lilly Allen, është zgjedhur të jetë modele e linjës së re të çantave nga marka e njohur Chanel.

    Allen është zgjedhur nga vetë disenjatori i kësaj marke, Karl Lagerfeld për reklamën e re të çantave.

    Këngëtarja e hitit “Smile” do të jetë në ballë të linjës së re dhe Lagerfeld thotë se ajo është zgjedhur për shkak të personalitetit të saj të çuditshëm.

    “Ajo është shumë argëtuese”, ka thënë Lagerfeld.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:30 pm

    Seal dhe Klum anulojnë ceremoninë në Meksikë

    Këngëtari i muzikës pop Seal dhe gruaja e tij, modelja Heidi Klum, e kanë anuluar ceremoninë e sivjetme të rinovimit të martesës së tyre, e cila ishte planifikuar të mbahej në Meksikë, për shkak të pandemisë së gripit të derrave.

    Këtë muaj çifti kishte planifikuar një qëndrim romantik në Costa Careyes të Meksikës, për të festuar katër vjetorin e martesës së tyre, mirëpo ata kanë ndryshuar mendje për shkak të rrezikut për t’u infektuar me virusin që po përhapet në gjithë botën.

    “Heidi frikësohej nga mbyllja e kufijve dhe për fëmijët e saj, dhe po ashtu ajo është shtatzënë...”, ka thënë një burim për revistën “Life & Style”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:30 pm

    Dion homazh për Danny Gans

    Celine Dion i ka bërë homazh shoumenit të ndjerë Danny Gans, të cilin e ka quajtur "më të mirin në fushën e tij".

    Mëngjesin e të premtes Gans vdiq në shtëpinë e tij në Las Vegas, ndërsa Dion ende është e rrëqethur nga lajmi për vdekjen e mikut të saj.

    “Jam shumë e pikëlluar dhe krejtësisht e shokuar nga lajmi për vdekjen e Dannyt. (Burri im) Rene dhe unë e kemi dashur shumë që nga hera e parë që jemi takuar në vitin 1997. Jo vetëm se ka qenë më i miri në fushën e tij, por ai ka qenë edhe një njeri i këndshëm dhe i dashur”, ka thënë këngëtarja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:30 pm

    Blink-182: Album dhe turne

    Grupi i ribashkuar i muzikës 'punk', "Blink-182", kanë filluar të punojnë në albumin e tyre rikthyes, vetëm tre muaj pasi kishin njoftuar për ribashkimin e tyre.

    Treshja amerikane shokoi botën muzikore kur në shkurt bëri të njohura planet për t’u ribashkuar, ndërsa tani frontmeni Mark Hoppus pohon se ata tashmë po shkruajnë këngë dhe po planifikojnë turne.

    “Kemi filluar të shkruajmë këngë para dy muajsh dhe po përparojmë në këtë drejtim. Mirëpo, tani i kemi lënë përgatitjet për album anash, dhe po bëhemi gati për turne”, ka thënë Hoppus për faqen Billboard.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:31 pm

    Burri i Crawford akuzohet për ngacmim seksual

    Burri i bukuroshes Cindy Crawford, Rande Gerber, po përballet me akuzat për ngacmim seksual të dy ish-punëtoreve të tij.

    Gerber është paditur nga dy ish-kameriere, të cilat kanë pohuar se ishin pushuar nga puna në restorantin i cili është pronë e kompanisë së Gebber, pasi që ato kishin refuzuar të kishin marrëdhënie seksuale me të dhe me menaxherët e lokalit.

    “Këto pretendime janë hulumtuar edhe më herët dhe janë treguar se janë të pabaza”, citohet nga TMZ.com zëdhënësi i Gerber.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:31 pm

    Adela dhe Bjordi planifikojnë martesën

    Teksa po afrohet fundi, çifti i famshëm i shout "Big Brother 2", Adela dhe Bjordi, tashmë kanë filluar të bëjnë plane edhe për martesën e tyre.

    Derisa Adela me shaka i thoshte se nuk do të martohet me të, Bjordi ka pohuar se do bëjnë një dasmë të madhe dhe ka dhënë disa variante se si mund të duket dasma e tyre.

    Nga ana tjetër, Adela është shprehur se dasma duhet të bëhet sikur të gjitha dasmat shqiptare- një dasmë tradicionale shqiptare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:31 pm

    Amy hospitalizohet në St Lucia

    Kur mendohej se gjërat po përmirësohen sa i përket shëndetit të këngëtares Amy Winehouse, vjen lajmi se ajo është hospitalizuar në St Lucia të ishujve Karaibe, ku po qëndron për ta rimarrë veten.

    Këngëtares së hitit “Rehab” i ka rënë të fikët në hotelin ku po qëndron dhe pastaj e ka kaluar natën në spital.

    Burime të afërta me 25-vjeçaren i kanë thënë tabloidit britanik “Daily Mirror” se Amy po vuante nga dehidrimi (humbja e lëngjeve trupore).

    Gjatë qëndrimit në ishujt Karaibe, Amy ka kaluar çaste shumë të mira, ajo madje ka arritur të incizojë edhe këngë të reja. Javën e ardhshme pritet që ajo të performojë në festivalin e xhazit në St Lucia.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:31 pm

    Miley kritikohet për qëndrimin pro-homoseksualëve

    Miley Cyrus është vënë në sy të kritikave pasi ka deklaruar mbështetjen e saj për homoseksualët dhe martesat e çifteve të gjinisë së njëjtë.

    “Unë jam e krishtere dhe ju dua të gjithëve, homoseksualë ose jo, sepse ju nuk dalloni nga të tjerët! Të gjithë jemi fëmijë të Zotit. Secili meriton të dashurojë dhe të jetë i dashuruar, dhe gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të buzëqeshin”, ka shkruar Miley në faqen e saj në Twitter.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar me furi organizata OneMillionMoms.com duke pohuar: “Deklaratat e këtilla japin mesazhe të gabuara për fëmijët tanë të cilët janë të ndikuar nga yjet e këtilla. Prindërit duhet ta kuptojnë se Cyrus nuk është model pozitiv për fëmijët e tyre ashtu si mendohej më parë”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:31 pm

    Blero: Ëndrra ime të bëj duet me Beyoncen

    Blero ka shpalosur së fundi ëndrrën prej kohësh, realizimin e një dueti me këngëtaren e famshme amerikane Beyonce Knowles.

    “Ëndrra ime është të bëj një duet me Beyonce-n”, ka thënë këngëtari në një intervistë dhënë shtojcës “Bluetooth” të Gazetës Shqiptare.

    Blero ka qëndruar ditëve të fundit në Tiranë, për siç, ka thënë ai, arsye private. Por, edhe për t’i bërë marketing këngës së tij “Nuk më deshte”, me të cilën është kualifikuar për finalen e madhe të “Top Fest 6”.

    Lidhur me çmimin, këngëtari, ka thënë se për të më i rëndësishëm sesa çmimi është pjesëmarrja në një festival, siç është Top Festi dhe të qenit pranë fansave, deklaratë kjo që tashmë është shndërruar në refren të shpeshtë të një pjese të konsiderueshme këngëtarësh. /ktv/


    Last edited by RefreSh on Fri May 08, 2009 3:32 pm; edited 1 time in total
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:32 pm

    Juna jashtë shtëpisë së Big Brother

    Junida ka qenë anëtarja më e votuar e spektaklit "Big Brother 2" për t’u larguar nga shtëpia këtë javë.

    Juna ka pasur konkurrencë të tillë, si Adelajda, Anjeza, Ardiani dhe Mimoza, dhe në këtë mënyrë ka qenë pikërisht ajo më e padëshiruara që të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.

    Nga ana tjetër, pasi i është nënshtruar një votimi ‘për të qëndruar ose për t’u larguar nga shtëpia’, mbrëmjen e të shtunës, Anjeza ka fituar imunitetin e mos-nominimit për këtë javë, kështu që do të jetë pjesëmarrëse direkte në gjysmëfinale.

    Për javën e ardhshme janë nominuar vetëm tre banorë, dhe ata janë: Adelajda, Mimoza dhe Qetësori.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:32 pm

    Britney merr leksione nga Tori Spelling

    Britney Spears ka marrë leksione për të qenë nënë e mirë nga aktorja Tori Spelling.

    Këngëtarja e hitit “Toxic”, e cila ka dy djem me ish-burrin e saj, Kevin Federline, kishte kërkuar një libër me autograf të aktores së serialit “Beverly Hills, 90210”, e cila ka shkruar librin “Mommywood”.

    “Britney është një fanse e madhe e saj (Tori Spelling). Ajo ka qenë e fiksuar pas serialit ‘Beverly Hills, 90210’. Dhe tani ajo mendon se Tori ka një familje të shëndoshë”, ka thënë një burim për revistën “Star”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:33 pm

    Paparacët nuk mund ta ndjekin Amyn

    Paparacët nuk do të qëndrojnë më përpara shtëpisë së Amy Winehouse, pasi që këngëtarja ka siguruar një vendim gjyqësor, i cili ua ndalon fotografëve që ta ndjekin atë.

    Një burim ka treguar se fotografët nuk guxojnë të afrohen më shumë se 100 nga shtëpia e këngëtares dhe njëkohësisht nuk guxojnë që ta përcjellin këmba këmbës 25-vjeçaren.

    “Secilën herë që i afrohej veturës së saj ajo ndiqej ose shtyhej nga dikush, dhe kjo ishte shndërruar në një veprim të pasigurt, jo vetëm për të por edhe për njerëzit pranë saj”, ka thënë burimi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:33 pm

    Green Day lëshon këngët në radio

    Gjatë javës së që vjen bendi "Green Day" do të promovojë shtatë këngë nga albumi i ri "21st Century Breakdown", në një radio e cila dëgjohet në SHBA dhe Kanada.

    Tashmë janë bërë të njohur edhe titujt e këngëve të cilat dëgjuesit në Amerikën Veriore do ta kenë mundësinë t’i shijojnë para se albumi të del në shitje.

    Listën e përbëjnë këto këngë: “Know Your Enemy”, “21 Guns”, “21st Century Breakdown”, “Before The Lobotomy”, “East Jesus Nowhere”, “Restless Heart Syndrome”, “American Eulogy”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:33 pm

    Pink: Jam biseksuale

    Këngëtarja Pink më në fund i ka pastruar gjërat me seksualitetin e saj- ajo ka deklaruar se është biseksuale.

    Hitbërësja e këngës “So What” për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e spekulimeve se i pëlqejnë edh meshkujt edhe femrat, mirëpo ajo gjatë gjithë kohës ka mohuar ta komentojë këtë gjë.

    “Nuk turpërohem që jam biseksuale. Kjo është se çfarë jam. Dashuria është e pastër dhe unë mundohem ta mbaj ashtu. Kjo është çfarë jam dhe çfarë ndjej”, ka thënë Alecia Moore (emri i vërtetë i Pink) për gazetën britanike “News of the World”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:33 pm

    Cheryl nënshkruan kontratë me ITV

    Cheryl Cole ka nënshkruar një kontratë që ka vlerën prej 2.1 milionë funte për të qëndruar në televizionin britanik ITV (Indipendent Television).

    “News of the World” njofton se këngëtares së grupit “Girls Aloud” do t’i rritet paga vjetore nga 820.000 funte në 1.1 milion funte për pjesëmarrjen në jurinë e shout për talentë “X Factor”, me një shtesë prej një milionë euro për disa programe tjera në kuadër të ITV.

    “Sjellja e dikujt të kalibrit të Cheryl në këtë stacion televiziv është veprim shumë pozitiv për t’i kaluar këto kohë të vështira”, ka thënë një burim nga televizioni.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:34 pm

    Dylan rimerr kreun pas 39 vitesh

    Bob Dylan ka mposhtur Tom Jones me diferencën më të gjatë në mes të albumeve numër një, me lëshimin e fundit të titulluar “Together Through Life”.

    Dylan kishte kryesuar në top listën britanike për të fundit herë me albumin “New Morning” në vitin 1970, ndërsa e ka rimarrë atë tash pas po thuaj 40-vitesh.

    Rekordin për rikthim deri tash e mbante Tom Jones me albumin “Reload” që mori kreun në vitin 1999, 31 vite pasi kryesoi me albumin “Delilah”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:34 pm

    Jessica Parker dëshiron rol në dramë

    Aktorja e serialit dhe filmit “Sex And the City”, Sarah Jessica Parker, po ia rikthen shpinën roleve moderne, pasi edhe vetë mendon se nuk është një “vajzë moderne”, dhe është duke synuar një rol në një dramë periodike.

    44-vjeçarja luajti rolin e ikonës së modës, Carrie Bradshaw, në serinë e famshme nga viti 1998 deri në vitin 2004, dhe përsëriti rolin edhe për versionin filmi në vitin 2008.

    “Vërtet kurrë nuk kam realizuar një rol periodik dhe gjithmonë kam menduar se jam më e kompletuar për ta. Në kokën time edhe ashtu jetoj në një kohë tjetër, andaj gjithmonë kam menduar se nuk jam moderne”, ka thënë aktorja.

    “Do të më pëlqente të realizoj një dramë. Mund të jetë qoftë me temë të shekullit 16-ta, ose të shekullit 20-të”, ka shtuar Parker.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:34 pm

    Anjeza: Duhet të dalë Adela

    Konkurrentja, e cila fitoi imunitet këtë javë për të mos qenë e nominuar, Anjeza, është shprehur që dëshiron që këtë javë nga shtëpia e "Big Brother" të largohet Adelajda.

    Duke biseduar me Qetësorin, për të cilin më herët është shprehur se dëshiron që të arrijë në finale, Anjeza ka thënë se fillimisht kishte dëshiruar largimin e Mimozës për shkak të pasivitetit të saj, mirëpo tani ka ndryshuar mendim për të dhe dëshiron që Adela të largohet.

    Arsyeja për këtë vendim të sajin është se Adelajda në disa situata i duket si një person i shtirur pavarësisht se ka qenë banorja me të cilën ka pasur komunikim që në fillim. Sipas saj, me kalimin e kohës ndryshojnë situatat dhe i njeh ndryshe njerëzit për të cilët ke pasur tjetër mendim. Për të Adeljada s’ka asgjë tjetër pos fjalëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:34 pm

    Yousuf Islam: Coldplay kanë vjedhur këngën time

    Këngëtari i dikurshëm anglez i shndërruar në mysliman, Yousuf Islam, është muzikanti i dytë i cili e ka akuzuar grupin "Coldplay" se kanë shfrytëzuar melodinë e tij për hitin e tyre "Viva La Vida".

    Cat Stevens, emri i mëparshëm i Islam, pohon se rokerët britanikë kanë marrë disa elemente nga kënga e tij epike “Foreigner Suite” e cila zgjat 18 minuta dhe është lansuar në vitin 1973.

    “Coldplay” aktualisht po përballen në gjykatë me kitaristin Joe Satriani, i cili i ka akuzuar po ashtu se kanë marrë disa segmente të këngës së tij “If I Could Fly”.

    “Ka pasur disa diskutime se ‘Coldplay’ e ka vjedhur këtë melodi nga Joe Satriani, mirëpo nëse e dëgjon mirë është e imja! Është kënga ‘Foreigner Suite’”, është cituar Islam nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:35 pm

    Carrey dhe Foster punojnë bashkë ?

    Komiku Jim Carrey së shpejti do të marrë urdhra nga Jodie Foster- aktorja është në bisedime për të bërë regjinë e filmit të ri "The Beaver".

    Rolin kryesor në filmin me skenar të Kyle Killen, paraprakisht është dashur ta luante Steve Carrell, mirëpo producentët kishin ndërruar mendje dhe kishin vendosur që Carrey të jetë në rolin kryesor.

    Ndërsa “Hollywood Reporter” njofton se aktorja e suksesshme Jodie Foster do ta drejtojë xhirimin e filmit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:35 pm

    Yjet bashkohen në luftën kundër kancerit

    Yjet e tilla, si Jessica Alba, Jessica Biel dhe Jennifer Conelly, të shtunën kanë marrë pjesë në një spektakël në New York, i cili kishte qëllim humanitar.

    Tre aktoret morrën pjesë në spektaklin e përvitshëm të Revlon-it, “Run/Walk for Women”, që ka për qëllim ngritjen e fondeve për hulumtimet mjekësore dhe trajtimin e kancerit.

    Në evenimentin, i cili grumbulloi afër 40.000 spektatorë në rrugët e Manhattanit, mes tjerëve morën pjesë edhe prezantuesi televiziv Jimmy Fallon dhe këngëtarja Ciara.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:36 pm

    "Friends"- një trajtim pornografik

    Komedia e famshme "Friends" do të 'rigjallërohet' në një film pornografik.

    Studioja filmike “New Sensations” ka njoftuar se filmi “Friends - A XXX Parody” pritet të jetë në dyqanet e DVD-ve këtë verë.

    Njëra nga aktoret e filmit të bazuar në hit-komedinë “Friends”, ka thënë se ngjarja do të zhvillohet në mbrëmjen e fundit të beqarisë së Moanicas ku do t’u lejohet meshkujve të ftuar që të zhvillojnë më shumë se një vallëzim të zakonshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:36 pm

    Cheryl merr dhuratë një studio nga burri i saj

    Cheryl Cole ka marrë një dhuratë të madhe nga burri i saj Ashley Cole, i cili ia ka blerë një studio profesionale incizuese.

    Njoftohet se mbrojtësi i Chelseat ka shpenzuar qindra mijëra funte për të instaluar një studio në njërën nga dhomat në shtëpinë e tyre.

    “Kjo tregon se Cheryl dhe Ashley ende po e përforcojnë lidhjen e tyre”, ka thënë një burim për gazetën “Daily Mirror”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:36 pm

    Flo Rida bashkëpunim me Black Eyed Peas

    Reperi Flo Rida do të bashkëpunojë me Black Eyed Peas duke dhuruar zërin për singlin e ri të grupit, remiksin e këngës “Boom Boom Pow”.

    Grupi lëshoi këngën në muajin mars dhe kjo u ngrit në maje të top listës amerikane, duke zbritur yllin e hip-hopit me “Right Round” për pesë vende.

    “Dëshiroj ta realizoj atë (bashkëpunimin). Do të jap 200% nga vetja dhe definitivisht do ta jap zërin në këtë këngë”, ka thënë Flo Rida.

    Reperi nuk do të ndalojë bashkëpunimet me emra të njohur, pasi ai shpreson të punojë edhe me Kanye West.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:37 pm

    Madonna ndjek koncertin e Lady GaGa

    Lady GaGa ka disa fanse të veçanta dhe ato janë askush tjetër pos Madonna dhe vajza e saj.

    Mbretëresha e muzikës pop dhe vajza e saj, Lourdes, kishin ndjekur koncertin e këngëtares së hitit “Poker Face” në New York gjatë të shtunës.

    “Madonna e pëlqeu shoun e Gaga. Veçanërisht kur Gaga këndoi ‘Future Love’ në piano. Lourdes këndonte krahas saj çdo fjalë”, ka thënë një burim i pranishëm në koncert.

    Por sipas burimit Madonna dhe Lourdes janë larguar në mes të shout, ‘mbase për shkak se Gaga performoi shumë vonë, rreth orës 1 të natës, ndërsa Madonna është një nënë e kujdesshme’.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:37 pm

    Wolverine thyen rekordin e debutimit për vitin 2009

    Filmi i ri i Hugh Hackman, “X-Men Origins: Wolverine”, ka debutuar në pozitën e parë të top listës së filmave më të shikuar në Amerikë, duke thyer rekordin për debutimin më të mirë për vitin 2009.

    “X-Men Origins: Wolverine” fitoi 87 milionë dollarë që është më e larta e fituar gjatë vikendit për këtë vit dhe debutimi i dytë më i lartë për filmat X-Men, menjëherë pas atij të vitit 2006, “The Last Stand”.

    E dyta në listë këtë vikend është gjendur komedia romantike “Ghosts Of Girlfriends Past”, që mblodhi 15 milionë dollarë.

    Kryesimi i vikendit të kaluar, “Obsessed”, ka zbritur në pozitën e tretë, derisa “17 Again” dhe “Monsters Vs. Aliens”, kanë mbyllur top pesëshin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:37 pm

    Pink nuk është biseksuale!

    Këngëtarja e muzikës pop, Pink, ka shfrytëzuar faqen Twitter.com për të mohuar spekulimet e fundit kinse ajo ka deklaruar se është biseksuale.

    Të dielën gazeta britanike “News of the World”,e kishte cituar këngëtaren të ketë thënë: “Nuk turpërohem që jam biseksuale. Kjo është se çfarë jam. Dashuria është e pastër dhe unë mundohem ta mbaj ashtu. Kjo është çfarë jam dhe çfarë ndjej”.

    Mirëpo, përfaqësuesi i Pink reagoi menjëherë për të mohuar këto spekulime, ndërsa tani vetë Alecia Moore- Pink ka shfrytëzuar faqen e internetit Twitter.com për të korrektuar gabimin e gazetës britanike dhe ka pohuar se ajo është heteroseksuale dhe e tërheqin vetëm meshkujt dhe jo gjinia e saj.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:37 pm

    Berlusconi i hidhëruar në gruan e tij

    Lideri italian, Silvio Berlusconi, kërkon nga gruaja e tij t’i kërkojë falje për bërjen publike të planeve për divorc nga kryeministri italian.

    Veronica Lario, aktore 52-vjeçare, ka konfirmuar se kërkon divorc për t’i dhënë fund martesës 19-vjeçare me Berlusconin, pasi është e lodhur me faktin se burri i saj ndjek femra të tjera.

    Por, kryeministri 72-vjeçar është i shqetësuar për akuzat që ka bërë gruaja ndaj tij, rreth ‘shoqërimit me të mitura’. Divorci befasues vjen vetëm një muaj para se Berlusconi të fillojë të luftojë për zgjedhjet e reja.

    “Me sa duket paskam shëtitur rrotull me, siç tha gruaja ime, një vajzë 17-vjeçare. Ajo është diçka e cila nuk mund të ngjitet. Unë jam mik i babait (të vajzës) dhe asgjë më shumë. Veronica do të duhet të më kërkojë falje publikisht. Dhe nuk e di nëse kjo do të mjaftojë”, ka shtuar Bersluconi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:38 pm

    Burri i Crawford: Jam i pafajshëm

    Javën e kaluar është ngritur një padi kundër burrit të bukuroshes Cindy Crawford, Rande Gerber, për ngacmim seksual të dy ish-punëtoreve në një restorant, i cili është pronë e tij.

    Mirëpo, në një deklaratë për revistën “OK!” një përfaqësues i Rande ka reaguar menjëherë duke thënë se gjithçka është e pavërtetë dhe kjo është vërtetuar më herët nga policia.

    Ndërkohë, Range ka siguruar një listë të gjatë të njerëzve të cilët do të dëshmojnë në favor të tij, duke përfshirë aktorin George Clooney, menaxherët e lokalit, kamerieret tjera dhe persona të tjerë, për të dëshmuar pafajësinë e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:38 pm

    Sori në listën e demokristianëve për deputet të Vlorës

    Partia Demokristiane në Shqipëri në një deklaratë për shtyp të hënën, ka njoftuar se njëri nga emrat e listës me 12 deputetë që kjo parti do të kandidojë në zonën e Vlorës, është edhe Qetsori, personazhi i njohur i shtëpisë së "Big Brother 2".

    "Të 12 kandidatët e prezantuar për këtë qark, premtuan se do të jenë zëri i qytetarëve vlonjatë në qeverisjen e ardhshme. Listën e kryeson kryetari i PDK-së, dega Vlorë”.

    “Një kandidat tjetër, i cili mori një mbështetje të fuqishme nga të pranishmit, edhe pse nuk ishte prezent, ishte Qetsor F., një nga personazhet shumë të njohur tashmë të shout televiziv, 'Big Brother 2'...", shkruan në njoftimin zyrtar të demokristianëve dërguar mediave. /Shekulli/Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:38 pm

    Lennox e quan Papën të papërgjegjshëm

    Këngëtarja Annie Lennox e ka kritikuar Papa Benedictin XVI për mospërkrahjen e seksit të sigurt për ta shpëtuar Angolën nga AIDS-i. Në muajin mars Papa kishte udhëtuar në këtë vend dhe kishte thënë para gazetarëve se kondomët vetëm sa mund ta përkeqësojnë përhapjen e AIDS-it, ndërkohë kishte kërkuar nga njerëzit abstenim seksual për t’u mbrojtur nga sëmundja.

    Ish-vokalistja e grupit “Eurythmics”, e cila qe një kohë të gjatë është pjesë e fushatave për ta ngritur vetëdijen për rrezikun nga HIV/AIDS-i në Afrikë, është shprehur shumë e pakënaqur me udhëheqësin e katolikëve, i cili është shprehur kundër përdorimit të kondomëve në Angola, gjë që sipas saj mund ta shtojë rrezikun për përhapjen e sëmundjes.

    “Nëse ka ekzistuar ndonjëherë një shembull për papërgjegjësi, është pikërisht veprimi i Papës, i cili shkon në Angola ku njerëzit po vdesin nga seksi i pambrojtur dhe u thotë atyre se kondomët mund ta përkeqësojnë epideminë e AIDS-it”, është shprehur Lennox.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:38 pm

    Jagger dhe Stone punojnë sërish bashkë

    Sir Mick Jagger ka vendosur të bëjë një bashkëpunim të dytë me këngëtaren e muzikës 'soul' Joss Stone për një album të ri me qëllim bamirës.

    Legjenda e grupit “Rolling Stones” për herë të parë kishte bashkëpunuar me Stone në vitin 2004 në realizimin e këngës “Lonely Without You”, e cila kishte qenë temë e filmit “Alfie”.

    Ndërsa tani, sipas “The Sun”, dy këngëtarët do të punojnë sërish bashkë për të kontribuar në realizmin e një albumi dhe të mbështesin Kombet e Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Paqes (21 shtator).

    Mësohet se nga artistët tjerë të cilët do të punojnë në këtë album janë edhe frontmeni i grupit “U2”, Bono, dhe reperi Nas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:39 pm

    Xhim Presheva përfaqëson Zvicrën

    Xhelal Memeti i njohur me nofkën Xhim Presheva do ta përfaqësojë Zvicrën në festivalin ndërkombëtar të muzikës pop/rok në Bullgari, njofton agjencia e lajmeve INA.

    "Më 8, 9 dhe 10 maj, do të jem në Bullgari për të përfaqësuar shtetin shumë mik të kombit tonë Zvicrën dhe shkoj me respekt të veçantë dhe u jem shumë mirënjohës, që më kanë zgjedhur mua që të përfaqësoj këtë shtet dhe shihet qartë dhe është shembull edhe për të tjerët, e kam fjalën për ato shtete që nuk kanë traditë të demokracisë dhe shihet qartë pra, se Zvicra më jep mua mundësinë", është shprehur Presheva.

    Përkundër se shumë pak aktual në mediat shqiptare, Presheva është zgjedhur nga Zvicra për ta përfaqësuar muzikën rok, ndërsa mospopullariteti i tij është për faktin se muzikën e ka hobi dhe jo profesion, ndërsa nofka e tij rrjedh nga vendlindja e tij, pra nga Presheva.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:39 pm

    Java e fundit për Mozën ?

    Mimoza është shprehur e shqetësuar që kjo mund të jetë java e fundit e qëndrimit të saj në shtëpinë e "Big Brother", por njëkohësisht ka thënë se dëshiron ta shfrytëzojë maksimalisht këtë javë, pikërisht për faktin se mund të largohet.

    Duke biseduar me Anjezën, e cila ka imunitet këtë javë, për kohën që kanë kaluar dhe po kalojnë në shtëpi, fjalët e Mozës kanë qenë: “Dua të kënaqem në maksimum këtë javë”.

    Anjeza ka thënë se vetëm kur ka menduar për familjen dhe e ka ndjerë mungesën e tyre, kanë qenë momentet kur është mërzitur në shtëpi, ndërsa gjithë pjesën tjetër të kohës e ka kaluar shumë mirë.

    Anjeza shton se në momentin që i ka hyrë letra nga Poli, e ka parë Mozën e vërtetë, pasi ajo nuk kishte treguar për lidhjen me të më parë dhe e ndjente rëndesën e mostregimit, ndërsa pas këtij zbulimi ajo është ndjerë e lehtësuar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:39 pm

    Perry tallet me gripin e derrave

    Katy Perry shpreson që një unazë e re do ta mbrojë atë nga gripi i derrave, me ç’rast ka bërë shaka në faqen e saj të internetit duke lënë përshtypjen se nuk është mirë mendërisht.

    Këngëtarja e hitit “I Kissed a Girl” është tallur me sëmundjen vdekjeprurëse, e cila ka shkaktuar vdekjen e disa njerëzve dhe ka sëmurë shumë të tjerë.

    “Meqenëse gripi i derrave është në trend, dëshiroja që të jem në hap me kohën me unazën time të gripit te derrave”, ka thënë këngëtarja duke zbuluar një unazë që e kishte blerë në Miami.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:40 pm

    Aguilera do të luajë në një film parodish

    Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera, ka nënshkruar të luajë një valltare të parodive në projektin e parë të saj për ekranin e madh.

    Këngëtarja do të luajë rolin kryesor në ‘Burlesque’, një muzikal rreth një vajze nga një qytet i vogël, e cila fiton një punë për të vallëzuar në një klub striptizi, derisa kërkon famë dhe pasuri në Los Angeles.

    Projekti do të realizohet nën regjinë e Steve Antin, vëllait të koreografit Robin Antin, i cili formoi bendin e vajzave The Pussycat Dolls. “Burlesque” do të fillojë të xhirohet më vonë gjatë këtij viti.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:40 pm

    Iron Maiden nxjerr në gjyq një kompani keqpërdoruese

    Rokerët e Iron Maiden kanë dërguar bosët e një kompanie në gjyq me akuzën se ata kanë shfrytëzuar emrin e bendit.

    Sipas akuzës së dërguar në gjykatë në SHBA, krijuesit e hitit “Number Of The Beast” kanë akuzuar firmën amerikane “Iron And The Maiden, LLC”, në përpjekje për ta ndaluar të shfrytëzojë tituj ‘të ngjashëm dhe ngatërrues’ në librat, lojërat video dhe mallrat e ndryshme.

    Bendi heavy metal, po ashtu është duke kërkuar kompensim financiar nga kjo kompani, ka raportuar faqja TMZ.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:40 pm

    Simpson ‘inferiore’ ndaj Spears dhe Aguilera

    Jessica Simpson gjithmonë ka qenë e zhgënjyer nga karriera e saj pop, pasi ajo vazhdimisht është nderë e rendit të dytë ndaj rivaleve të saj Britney Spears dhe Christina Aguilera.

    Këngëtarja/aktorja së pari u përball me rivalet e saj të muzikës kur ishte fëmijë në provat për shoun e Mickey Mouse të shtëpisë Disney. Të dyja, Spears dhe Aguilera siguruar vend në program, por Simpson ishte refuzuar.

    “Kur morra letrën (nga Mickey Mouse Club), e cila thoshte se nuk ia kisha dalë, mbaj mend vetëm se u dorëzova dhe mendova se do të vdes”, ka thënë Simpson.

    “Është qesharake të vështrosh ditarët e mi dhe të shohësh gjithë frikën me të cilën duhej të përballesha. Ato të gjitha më mbajnë mend. Nuk ndihesha konkurruese. Isha më shumë e frikësuar”.

    “Albumet e mia gjithmonë ishin më ndryshe. Së pari lëshova balada. Nuk vallëzoja dhe të bëja gjithë ato gjëra. Doja ta ndaja veten. Por gjithmonë kam qenë e treta”, ka shtuar bukuroshja.

    Simpson hoqi dorë nga muzika pop në vitin 2007, duke iu përkushtuar muzikës country.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:40 pm

    Britney me djemtë në turne

    Britney Spears ka marrë leje nga ish-burri Kevin Federline që t’i merr me vete djemtë e saj gjatë kohës kur këngëtarja do të jetë në turne në Evropë.

    Princesha e muzikës pop pritet të udhëtojnë në Londër gjatë muajit qershor ku do të qëndrojë për gjashtë javë, mirëpo ajo nuk do të ketë nevojë të përmallet për djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, sepse ata do të jenë me të.

    Këtë e ka konfirmuar avokati i Federline, i cili ka thënë se klienti i tij është pajtuar që t’i ndihmojë Britneyt për ta zhvilluar nevojën e kujdesit për fëmijët, kështu që do ta lejojë atë t’i merr djemtë me vete edhe kur është jashtë SHBA-ve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:41 pm

    Christopher Lee i kthehet kompanisë që e bëri të famshëm

    Ikona e filmave horror, Christopher Lee, ka vendosur të kthehet në studiot filmike të kompanisë Hammer Films, e cila i ka ndihmuar që të bëjë emër disa dekada më parë, pasi që ka siguruar një rol në filmin e ri "The Resident" ku luan krahas Hilary Swank.

    Në film, Swank luan rolin e një doktoreshe e cila zbulon se qiradhënësi i saj është pikërisht ndjekësi i aktores.

    Xhirimet do të fillojnë në muajin qershor në qytetin New Mexico, ndërsa në film do të luajë edhe ylli i filmit “Watchmen”, Jeffrey Dean Morgan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:41 pm

    Zellweger i jep vetes pushim

    Renee Zellweger po bën një pushim nga aktrimi, sepse dëshiron ta kalojë kohën duke mos bërë asgjë, duke pushuar dhe duke qenë e qetë.

    Aktorja ka punuar vazhdimisht që nga momenti kur është bërë e famshme në vitet e nëntëdhjeta dhe nuk ka pasur kohë për pushime.

    Prandaj, ajo mendon se ka nevojë të madhe për një pauzë dhe ka kërkuar nga agjenti i saj që t’i refuzojë të gjitha ofertat filmike, me qëllim që ajo të jetë plotësisht e qetë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:41 pm

    Vazhdon pesimizmi i Mimozës

    Mimoza ndjehet shumë e rrezikuar se mund të largohet nga shtëpia e “Big Brother” këtë fundjavë dhe për këtë gjë i ka njoftuar edhe anëtarët tjerë të shtëpisë.

    Duke biseduar me Adin dhe Anjezën se kush mund të dalë të shtunën, Moza është shfaqur shumë pesimiste duke u shprehur se ajo është personi më i rrezikuar për t’u larguar këtë javë.

    Sipas saj, Qetsori rrezikon shumë pak, ndërsa Adela është çift dhe prandaj ka shumë pak mundësi për ta nxjerrë. Adi është munduar ta ngushëllojë duke i thënë se t’i gjithë i kanë shanset e barabarta për të dalë, dhe se të gjithë rrezikojnë njësoj këtë të shtunë.

    Adi ka shprehur keqardhje për faktin se e ka kandiduar Mimozën, në një kohë qe i kishte thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Ndërsa Anjeza ka pohuar se në këtë lojë secili lufton për vete, ndërsa rrethi sa vjen e ngushtohet duke mos lënë hapësirë për premtime.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:42 pm

    Megan Fox e ka të lehtë t’i kontrollojë meshkujt

    Aktorja e filmit "Transformers: Revenge of the Fallen", Megan Fox, e cila konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura në Hollywood, i vë meshkujt në kllapi kur zbulon detaje të jetës së saj private.

    “Ata janë meshkuj- është lehtë të luash me ta. U tregoj gjëra të ndryshme nga jeta ime dhe ata bëhen të hanë nga dora ime”, ka thënë Megan.

    Megjithatë, bukuroshja pohon se eksperiencat e të kaluarës nganjëherë e bëjnë atë të dyshojë dhe e ka të vështirë që t’i besojë ndonjë mashkulli.

    “E kam jetuar jetën e një 35-vjeçareje që nga mosha 18-vjeçare. Dyshoj shumë te meshkujt. Thjeshtë nuk u besoj atyre”, ka shtuar aktorja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:42 pm

    Moss braktis të dashurin ?

    Spekulohet se Kate Moss është ndarë nga i dashuri i saj Jamie Hince, pasi që bukuroshja ka refuzuar të merr pjesë në koncertet e tij në New York.

    Supermodelja britanike së fundmi ka pasur disa mosmarrëveshje me rokerin e grupit “The Kills”, pasi që ai kishte krijuar miqësi me një femër të bukur gjatë turneut të fundit në Australi.

    Kështu, në vend se të ndiqte performancën e Jamiet në Big Apple, Kate kishte vendosur ta kalonte kohën në jahtin e bosit të Topshopit, Sir Philip Green, njofton “Daily Mirror”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:42 pm

    Joga i bën mirë Lily Allenit

    Lily Allen ka zbuluar një metodë të re për ta mbajtur trupin e saj në formë, dhe kjo është joga.

    Këngëtarja e hitit “Smile”, e cila i ka mbushur 24 vjet, i është nënshtruar ushtrimeve të Bikram-jogës, të cilat i kanë ndihmuar të largojë disa kilogramë nga pesha e saj.

    “Ajo bën ushtrime intensive nga 90 minuta, dy herë në javë. Ajo është shumë e kënaqur me figurën e re trupore dhe këto ushtrime i kanë siguruar edhe një fushatë reklamuese të Chanel-it”, ka thënë një burim për “Daily Star”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:43 pm

    Arjoni: Nuk e dashuroj Anjezën

    Mjaftuan disa përkëdhelje dhe puthje në buzë në shtëpinë e "Big Brother", për t'u përfolur më tej për një dashuri të madhe, ndërmjet Arjonit dhe Anjezës, por ja që nuk është kështu.

    “Shekulli” njofton se Arjoni ka pohuar se e pëlqen Anjezën, por nuk e dashuron atë, duke thënë se këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anjezën derisa ishte pjesë e shout real.

    "Të dy e kemi pranuar këtë fakt. Ajo që lindi mes nesh në ambientet e shtëpisë ishte një ndjenjë reciproke nga të dy, por është shumë herët për ta quajtur dashuri”, ka thënë Arjoni.

    Anjeza nuk ka qenë e parë që ka preferuar shoqërinë e Arjonit brenda shtwpisw, para saj ishte Zhuljeta e më pas Mesida. Për asnjë nga këto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithëse ka ndarë një shtrat me to, dhe kjo vetëm në mënyrë miqësore.

    Arjoni ka pohuar se, "nuk mjaftojnë dy javë për të lindur një dashuri mes dy njerëzve. Një lidhje, për t'u quajtur e konsoliduar, duhet të kalojë në disa filtra njerëzorë, që vetëm ambienti i jashtëm mund të t'i japë".
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:43 pm

    Konfirmohet ardhja e kitaristit Santana në Shkup

    Kitaristi Carlos Santana më 10 korrik do të ndezë dritat e Shkupit me muzikën e tijë legjendare. Ylli botëror i muzikes rok do të mbajë koncert madhështor në Stadiumin e Qytetit në Shkup, koncert i cili do të mbahet në kuadër të turneut të tij botëror "Supernatyrali SANTANA- Shëtitje nëpër hite".

    Organizator i koncertit është produksioni Avalon që edhe këtë vit dëshmoi se bëjnë çmos që publiku rajonal të përjetojë koncerte atraktive botërore.

    Për koncertin e të mirënjohurit Santana veçse është treguar interesim i madh. Rezervimi i buletave ka filluar që kohë më parë edhe pse vetëm këto ditë është zyrtarizuar lajmi për konfirmimin e këtij projekti madhështor, kanë bërë të ditur përfaqësues të produksionit nga Maqedonia dhe Kosova.

    Santana pritet të performoj hitet e tija të shumëta dhe të njohura të cilët kanë lënë gjurmë të thella në muzikën e mirëfilltë për pothuajse katër dekada.

    Nga produksioni Avalon kanë bërë të ditur se përveç përcjellësve të tij të zakonshëm, Santana në koncertin në Shkup do të prezantojë edhe mysafirë, emrat e të cilëve njëherit po mbahen si befasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:43 pm

    Lady Gaga e inspiruar nga Beatles

    Lady Gaga duket se është një fanse e flaktë e “The Beatles”, pasi këngëtarja ka dëgjuar bendin vazhdimisht për gjashtë muaj radhazi.

    Krijuesja e hitit “Poker Face” thotë se albumi i bendit legjendar “Abbey Road”, ka qenë inspirim për albumin e saj debutues, “The Fame”.

    “Nuk e di nëse dikush e din këtë, por kur e kam realizuar ‘The Fame’ dëgjoja vazhdimisht Beatles dhe ‘Abbey Road’. E kam dëgjuar vazhdimisht për rreth gjashtë muaj”, ka thënë Gaga.

    “Është tmerrësisht e mrekullueshme, një shije natyrale e kënaqësisë. Është gjithë hare”, ka shtuar këngëtarja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:44 pm

    Theron pëlqen vithet e Hanks

    Aktorja fituese e çmimit Oskar, Charlize Theron, mendon se fituesi tjetër i këtij çmimi, Tom Hanks, ka vithe seksi.

    Theron, e cila kishte luajtur nën regjinë e Tom në filmin debutues të saj “That Thing You Do!” në vitin 1996, është e impresionuar me pjesën e pasme të aktorit 52-vjeçar.

    “Ai ka një prapanicë shumë të mirë. Vithe vërtet shumë të mira”, ka thënë aktorja.

    “Ajo është shumë e dashur. Cilado femër, e cila të jep komplimente për prapanicën, është një të cilës duhet t’i qepesh pas”, është kundërpërgjigjur me shaka Hanks.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:44 pm

    Në kinemanë ABC shfaqet filmi “Heshtja e Lornës”

    Në kinemanë ABC në Prishtinë të mërkurën është shfaqur filmi “Heshtja e Lornës”, i njohur më së shumti tek ne për faktin se në rolin kryesor aktron aktorja e mirënjohur kosovare, Arta Dobroshi.

    Në premierën e filmit morën pjesë edhe regjisorët e filmit, vëllezërit belg Luc Dardenne dhe Jean-Pierre Dardenne, ndërsa Arta ishte e shoqëruar nga bashkë-aktori tjetër shqiptar në këtë film, Alban Ukaj.

    “Premiera e sotme ka shumë rëndësi për mua. Ndjehem shumë e gëzuar që filmi ka ardhur në shtëpinë time, që njerëzit e mi mund ta shohin. Tash ndjehem edhe shumë e qetë që më në fund filmi erdh këtu. Ishte shumë e veçantë që edhe regjisorët kanë gjetur kohë të vijnë sonte në premierën e Prishtinës”, ka thënë Arta për RTK, gjatë arritjes në premierë.

    Në ditët e ardhshme filmi do të jetë i hapur për publikun dhe do shfaqet në pesë termine në kinemanë ABC (ora 14, 16, 18, 20 dhe 22).

    Sponsored content


    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 5 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 15, 2024 1:28 am