Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+3
MBerisha
The End
FooSe
7 posters

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:47 pm

    Allen në kërkim të dashurisë

    Këngëtarja Lily Allen është në kërkim të dashurisë së re. Ajo u ka thënë shoqeve të saj që t’ia caktojnë një takim me ndonjë mashkull.

    Lidhja e fundit e Allen, me shitësin e veprave artistike Jay Jopling, zgjati vetëm një muaj, ndërsa këngëtarja urren të merr pjesë vetëm në organizimet e ndryshme të të famshmëve, kështu që dëshiron me çdo kusht ta gjejë një të dashur.

    “Lily urren që është vetëm. Ajo ka nevojë për një mashkull në jetën e saj. Ajo ndjehet e pasigurt kur shkon nëpër evenimente të ndryshme dhe urren që duhet të kthehet vetëm. Ajo ka nevojë për dikë që t’ia mbajë dorën gjatë kalimit nëpër qilimin e kuq”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:47 pm

    Levine po shkruan këngë për Diaz

    Adam Levine ka vendosur të shkruajë një këngë të cilën do t’ia kushtojë aktores Cameron Diaz.

    Këngëtari i grupit “Maroon 5”, për të cilin thuhet se është në lidhje me romantike me bionden hollivudiane, thotë që këngët e tija më të mira u janë kushtuar të dashurave të tij.

    “Gjithmonë mundohem të frymëzohem dhe të shkruaj për lidhjen në të cilën jam. Cameron dhe unë e njohim njëri-tjetrin qe një kohë dhe kemi dalë bashkë”, ka thënë Levine.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:47 pm

    West: Jam njeri që preki për toke

    Kanye West, i cili së shpejti do të vijë edhe me albumin e tij të pestë, thotë se në jetën e përditshme ai është një njeri shumë i thjeshtë dhe shumë i qetë.

    “Jam një person që prek shumë për toke. Mendoj, qëndroj në mes të New Yorkut. Jam person shumë i sinqertë me muzikën dhe me përkrahësit dhe nëpër spektaklet e çmimeve”, ka thënë West.

    “Kur bëj rep, është sikur jam në luftë ose sikur jam në betejë. Por në jetën e përditshme, jam i qetë dhe dëshiroj që çdokush të ketë kohë të mira dhe ndihmoj sa më shumë që mundem”, ka shtuar reperi.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:48 pm

    Perry do të vazhdojë të puthë vajza në koncerte

    Këngëtarja e hitit “I Kissed a Girl”, Katy Perry, thotë se ajo do të vazhdojë të zgjedhë fanse vajza të cilat do t’i puthë gjatë koncerteve të saja, dhe nuk ka frikë se mund të preket nga herpesi.

    “Çdo natë, kur performoj në koncert, zgjedh një vajzë dhe e puthi atë. Kam puthur rreth 50 vajza dhe nuk jam e shqetësuar se do të marr gripin e derrave. Ose herpesin”, ka thënë këngëtarja.

    Por, 24-vjeçarja e cila është në lidhje me frontmenin e “Gym Class Heroes”, Travis McCoy, nuk zbulon gjithçka nga jeta e saj dhe thotë se shumicën e ngjarjeve të djallëzuara i ruan për veti.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:48 pm

    Miller goditet nga kriza ekonomike

    Sienna Miller është fytyra e famshme e fundit e cila pëson humbje si pasojë e krizës ekonomike, pasi ka nxjerrë në shitje shtëpinë për 300 mijë dollarë më pak se sa e ka blerë atë.

    Ylli i filmit “Alfie” pagoi 1.8 milionë dollarë për shtëpinë e saj luksoze në Londrën veriore në janar të vitit 2007, por kjo pronë tash duhet të shitet për më pak se 1.5 milionë.

    Shtëpia i takon stilin bohemik të Miller, me një dhomë dite, dy dhoma fjetje, të kompletuara me banjë të stilit turk dhe me saunë.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:48 pm

    Depp sëmuret pasi xhiron filmat

    Aktori Johnny Depp sëmuret pasi përfundon xhirimet e filmave, pasi jep aq shumë në krijimin e karakterit të tij.

    Ylli i filmit “The Pirates of the Caribbean” kurrë nuk sëmuret derisa punon, por sapo përfundon punën ai shtrihet me një sëmundje të keqe e cila e mban atë për disa javë në shtrat.

    Dhe Depp është i bindur se ai jep më shumë se ç’mundet nga vetja gjatë aktrimit.

    “Ka një periudhë sapo e përfundon rolin, kur mundohesh të kthehesh në vete dhe ndonjëherë kjo vetë mund të çojë në sëmundje. Pasi kam bërë filmin ‘The Libertine’, isha në shtrat për dy javë. Kur punon, nuk sëmuresh, pastaj menjëherë ju godet”, ka thënë aktori.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:48 pm

    Adi ruan miqësinë me Bjordin dhe Adelën

    Njëri nga anëtarët e spikatur të edicionit të dytë të shout “Big Brother”, Adi, vazhdon ta ruajë miqësinë me çiftin Adela dhe Bjordi, me të cilët u njoh brenda shtëpisë, shkruan shtojca "Panorama Plus".

    Përkundër përkushtimeve që ka në programin e përditshëm në radio, Adi vazhdon të takohet me miqtë me të cilët duket se po i ka punët mirë, përkundër dallimit të madh në moshë.

    Adi, Adela dhe Bjordi rrinë kudo së bashku në aktivitetet që janë organizuar nga ish-banorët nëpër qytete të ndryshme, në ndeja apo dhe gjatë vizitës që ata bënë në Prishtinë.

    Mesa duket fakti që ai është 40- vjeçar, i bën dy të rinjtë të ndjehen shumë komod me Adin pasi ka raste që mendimi i një më të rrituri mund të jetë shumë i rëndësishëm, aq më shumë në këtë situatë të re në të cilën gjenden Bjordi dhe Adela, ku kanë kuptuar se kanë shumë fansa dhe shumë vëmendje nga publiku.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Sun Jun 14, 2009 4:49 pm

    Moza në lidhje me Arin ?

    Mediat shqiptare spekulojnë se dy anëtarët e edicionit të sivjetmë të "Big Brother Albania", Moza dhe Ari, janë në lidhje romantike.

    Që gjatë qëndrimit brenda shtëpisë Ari shprehu pëlqimin e tij për vajzën e bukur nga Kosova, ndërkohë që pasi u zbulua lidhja e Mozës me Polin, Ari u tërhoq.

    Megjithatë, pas daljes nga shtëpia Moza dhe Poli i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila nuk u kuptua se si përfundoi, dhe tani miqtë e Arit dhe Mimozës thonë se dyshja nuk mund t’i fshehë ndjenjat për njëri-tjetrin, përkundër se ata po mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe medias.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:53 am

    Whitford kthehet muajin ardhshëm
    Kitaristi i grupit legjendar "Aerosmith", Brad Whitford, do t’u bashkëngjitet anëtarëve tjerë të grupit në turne gjatë muajit të ardhshëm.

    Whitford ka pasur gjakderdhje të brendshme pasi e kishte lënduar kokën duke dalë nga Ferrari i tij, një javë para se rokerët të fillonin turneun (10 qershor), kështu që ai do të mungojë në disa koncerte, por pritet rikthimi i tij në korrik.

    Kitaristi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa vendin e tij në grup e ka zënë ish-kitaristi i “Green Day” dhe “Weezer”, Bobby Schneck.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:55 am

    Rihanna, këngë për Chris Brown

    Rihanna dhe Lady GaGa shfaqen me një këngë “Djali budalla”, e cila provokon serish momentet e vështira të këngëtares nga Barbadosi, e cila u dhunua nga i dashuri i saj Chris Brown.

    Teksti i këngës i adresohet Brown, i cili dhunoi fizikisht të dashurën e tij, duke i lënë shenja të dukshme në fytyrë.
    Thursday, May 14, 2009
    Rihanna, këngë për Chris Brown

    ShowBiz

    Rihanna dhe Lady GaGa shfaqen me një këngë “Djali budalla”, e cila provokon serish momentet e vështira të këngëtares nga Barbadosi, e cila u dhunua nga i dashuri i saj Chris Brown.

    Teksti i këngës i adresohet Brown, i cili dhunoi fizikisht të dashurën e tij, duke i lënë shenja të dukshme në fytyrë.

    “Të kam thënë se nuk dua të kthehem më me ty. Kishe një të dashur të mirë por nuk dije si ta trajtoje”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës, kripi i së cilës qarkullon në internet qëkur Brown publikoi disa foto intime të Rihanna.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:56 am

    Vesa Luma është befasuar me një dhuratë nga shoqëria e saj

    Këngëtarja dhe gazetarja Vesa Luma nuk ka menduar ende se si do të festojë datëlindjen e saj të njëzet e tretë, por ajo ka thënë për Kosovapress se ka festuar mbrëmë deri në ora 24 në një ndejë për të cilën tregon se ka qenë befasia e kësaj datëlindjeje.

    “Nuk kam menduar ende se si do ta festojë ditëlindjen, pasi unë faktikisht festova mbrëmë deri në ora 24 dhe sot do t’ia lë kohës. Sot do të pres miq e njerëz të shumtë në familjen time dhe kështu do të shënohet datëlindja ime, si të gjitha datëlindjet tjera”, ka thënë Luma.

    Duke treguar më hollësisht se si ka festuar mbrëmë, Vesa ka pohuar se edhe kësaj radhe ka marrë dhurata të shumta nga njerëzit, të cilët e rrethojnë, por ajo çka ka veçuar kësaj radhe është befasia që i ka bërë shoqëria me një ndejë të organizuar në një lokal të kryeqytetit.

    “Kam marrë shumë dhurata, shumë të mira prej shumë njerëzve, mirëpo dhurata që shoqëria ma ka bërë mbrëmë ka qenë ndër ma të mirat, më kanë befasuar shumë me një organizim në një lokal në Prishtinë dhe ajo ka qenë një prej dhuratave më të mira që më janë bërë ndonjëherë. Por, ajo çfarë unë do ta vlerësoja është se mbrëmë i kam pasur afër gjithë njerëzit, të cilët i dua, i kam pas në të njëjtin vend dhe ajo ka qenë më e mira e tërë kësaj feste”, ka shtuar ajo.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:57 am

    Çiljeta kap uljet e sezonit, me kokë tek rrobat

    Ja tek e kemi kapur ‘mat’ Çiljetën duke bërë shopping praën Qëndrës Tregtare Univers në autostradë. Shumë e kënaqur se ka arritur uljet e sezonit për veshjet, Çili e shoqëruar nga e ëma hyn në çdo dyqan dhe sheh bluzat, këmishat, xhaketat, fundet dhe fustanet më të bukura për të, si natyrë mjaft ‘trandy’ dhe njëkohësisht moderne që është.
    Ngjyrat janë të shumllojshme, modelet po ashtu. E fiksuar pas tendencave më të fundit, këngëtarja provon veshje, i sheh me kujdes dhe mundohet të zgjedhë mes tyre. Në fakt Çiljeta pjesën më të madhe të veshjeve i blen jashtë Shqipërisë, duke qenë se udhëtimet e saj në shtete të ndryshme janë aq të shpeshta, san ë Tiranë gjendet rrallë. Por ja që edhe këtu i kanë pëlqyer modelet. Siç është për shembull kjo xhaketë lejla që ajo vendos përpara bustit, në mënyrë që ta shohë në i shkon apo jo. E teksa Çili vijonte me provat dhe kalimit nga njëri dyqan tek tjetri, shumë fansa kryesisht fëmijë e kanë rrethuar duke mos e lënë të shkëputej pa realizuar me ta një foto. Shumë foto të realizuara veç e veç por edhe shumë të tjera të realizuara në grup ka marrë dhe ka dhënë Çiljeta vetëm pak ditë më parë.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:59 am

    Dafina: Me Bleron kemi pasur një mosmarrëveshje

    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo tha se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës, por mes këtyre dyve.

    Dafina tha për Kosovapress se nuk ka marrë pjesë pasi që remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari për shkak se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, Dafina tha se mosmarrëveshje për shkak të nënës së saj nuk kanë pasur me Bleron, por e gjitha çka ka qenë, thotë ajo, ka qenë mes saj dhe Bleros.

    Thursday, May 7, 2009
    Dafina: Me Bleron kemi pasur një mosmarrëveshje

    ShowBiz

    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo tha se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës, por mes këtyre dyve.

    Dafina tha për Kosovapress se nuk ka marrë pjesë pasi që remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari për shkak se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, Dafina tha se mosmarrëveshje për shkak të nënës së saj nuk kanë pasur me Bleron, por e gjitha çka ka qenë, thotë ajo, ka qenë mes saj dhe Bleros.

    “Ajo ka qenë një mosmarrëveshje e vogël dhe tash nuk ka kurrfarë problemi mes neve”, tha Dafina, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje që ishte nuk ka të bëjë me mungesën e saj në remiksin dhe të gjitha këto thashetheme që flasin që krejt kjo ka lidhje me ankesat e nënës së saj nuk janë të vërteta.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:59 am

    18-vjeçarja që ndau Berluskonin nga gruaja

    ITALI- Një ndarje e bujshme, në sytë e gjithë mediave. Kështu është cilësuar lajmi për divorcin mes kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe gruas së tij, tashmë prej shumë vitesh Veronika Lario.

    Lajm që ka bërë xhiron e botës, publikuar nga të gjitha mediat prestigjioze. Vendimi është marrë nga Veronika Lario, e cila ka deklaruar se do t’i japë fund jetës bashkëshortore, pas dhimbjes së fundit e të madhe që i ka shkaktuar i shoqi.

    Ndarja për çiftin, e kurorëzuar në vitin 1990 ka qenë deklaruar që më parë, nga bashkëshortja, por këtë radhë duket se pritet vetëm rruga ligjore për të vënë pikat mbi i.

    Shkak për vendimin final, flitet se janë bërë zgjedhjet e fundit të të shoqit të saj, kreut të ekzekutivit italian, i cili përfshiu në listën e kandidatëve të partisë së tij për Parlamentin Europian, një balerinë, një aktore, një këngëtare dhe një mis bukurie.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 2:00 am

    Meda, Geti dhe Tuna Me Nje Talla-Hip-Pop

    Tre kengetaret kosovare, qe kendojne kenge te zhanreve te ndryshme, kane realizuar nje kenge e cila pritet qe te degjohet nga publiku gjate muajve te veres. Kete lajm e ka konfirmuar per Express Online nje burim i afert me kengetaret, i cili ka thene se kenga pritet qe te jete nje hit i ketyre tre kengetareve te cilet deri me tani prin ne shitjen e kengeve te tyre.
    Edhe pse te tre kengetaret jane te zhanreve te ndryshem, Meda kendon muzike qe shumica e quajne “tallave”, por Getoar Selimi – Geti kendon nje zhaner tjeter, hip-hop kurse Tuna muzike pop.

    Pavaresisht kesaj te tre keta kengetare ndryshe njihen si kengetaret te cilet kane shitur me se shumti kopje te albumeve ne Kosove
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 2:01 am

    Adoleshentja Gjyste Vulaj
    E qeshur, e çiltër pa kurrfarë droje, e shpenguar, e pakufizuar në asgjë, ajo të flet natyrshëm për jetën e saj. Ka mbetur po ajo Gjyste pa ndryshuar tash e shumë vite si në pamje dhe në komunikim. “Njeriu në jetë duhet të tregohet ashtu si e ka bërë natyra, origjinal, pa u ndrojtur artificialisht, pa shitur mend pa bazë, pa përbuzur njeri, i aftë të falë, të bëjë atë që i pëlqen dhe ndjen, të flasë me gjithë zemër”, shprehet ajo.
    Në skenë është shpërthyese, e papërmbajtur me një zë kumbues, me lëvizje si një balerinë e staxhionuar, e aftë të komandojë trupin e gjatë, mjeshtre e elektrizimit të skenës. Veshje sugjestionuese, ku del në pah gjoksi që ajo nuk mundohet ta reklamojë, pasi gjoksi i saj origjinal e vështirëson dhe vetë reklamën. Edhe pse burri i saj nuk është aspak xheloz, Gjystja herë pas here e tepron disi me provokimet e saja. Duke u munduar të ndjekë trendet dhe të duket si një vajzë akoma adoleshente, ajo nuk mendon se mosha që ecën ia bën disa gjëra të pamundura dhe jo aq normale. Fotoja që po publikojmë flet më shumë për këtë fakt.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 2:02 am

    VALTONI bën për vete vajzat

    Valton Krasniqi është një nga këngëtarët që pëlqen të performojë ‘live’, dhe këtë mundohet ta arrijë në pjesën më të madhe të koncerteve që organizon apo ku është i ftuar. I tillë ka qenë edhe koncerti i zhvilluar në Vjenë pak ditë më parë. Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pritur tek dera hyrëse e ambientit ku zhvillohej koncerti, të cilëve Valtoni u ka kushtuar jo pak vëmendje, por ka
    Tuesday, May 5, 2009
    VALTONI bën për vete vajzat

    ShowBiz

    Valton Krasniqi është një nga këngëtarët që pëlqen të performojë ‘live’, dhe këtë mundohet ta arrijë në pjesën më të madhe të koncerteve që organizon apo ku është i ftuar. I tillë ka qenë edhe koncerti i zhvilluar në Vjenë pak ditë më parë. Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pritur tek dera hyrëse e ambientit ku zhvillohej koncerti, të cilëve Valtoni u ka kushtuar jo pak vëmendje, por ka qëndruar me ta. Dhe, vetë këngëtari ka mbetur i befasuar nga shumë e shumë vajza që kërkonin të realizonin foto me të apo thjesht t’i merrnin një autograf. Pasi e ka përfunduar performancën e caktuar për në këtë koncert, Valtoni është kthyer edhe njëherë në skenë për vajzat duke kënduar sërish për to në skenë, ‘live’. Këto foto i përkasin mbrëmjes së Valtonit në Vjenë.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:10 pm

    Beyonce kërcënohet me padi
    Beyonce është kërcënuar me padi gjyqësore pasi që është tërhequr nga mbajtja e një koncerti në një klub nate, i cili ishte paracaktuar për të shtunën që vjen.

    Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” është dashur të këndonte në klubin “M2” të New Yorkut, pasi pronari Joey Morrissey ishte pajtuar të paguante 200.000 euro për paraqitjen e këngëtares.

    Mirëpo, Beyonce të mërkurën ka anuluar këtë koncert me pretendimin e se është shumë e zënë duke u përgatitur për turneun e saj të Amerikës Veriore.

    Përfaqësuesit e këngëtares i kanë ofruar pronarit të lokalit që Beyonce të qëndrojë personalisht një orë në klub (por jo të këndojë), mirëpo Morrissey ka thënë se tashmë ka shpenzuar 100.000 dollarë për përgatitjet për koncertin e Beyonce, kështu që, sipas “New York Post”, ai do të ngrejë një padi gjyqësore dhe kërkon dëmshpërblim prej një milion dollarësh.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:10 pm

    Pink ndërron hotelin për siguri
    Pink është nevrikosur shumë me sigurimin, pasi që një fans kishte arritur të depërtonte në dhomën e saj në hotelin ku po qëndronte këngëtarja.

    Hitbërësja e këngës “So What” aktualisht gjendet në turne në Australi dhe po qëndron në Queensland, së bashku me burrin e saj Carey Hart.

    Ndërsa Pink është frikësuar shumë kur kishte kuptuar që një fans i saj kishte arritur ta gjente dhomën ku po qëndronte dhe ia kishte lënë një letër, me anë të të cilës kërkonte që të takohej me këngëtaren.

    Për shkak të këtij incidenti, sipas “Courier Mail”, Alecia Moore- emri i vërtetë i Pink, është çregjistruar nga ky hotel dhe është vendosur në një hotel tjetër më të sigurt.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:10 pm

    Bruni muza e re e Allen
    Filmbërësi legjendar Woody Allen ka gjetur një muzë të përsosur për filmin e tij të radhës: Zonjën e Parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozy.

    Allen, i cili aktualisht gjendet në Paris për promovimin e komedisë romantike “Whatever Works”, u ka thënë gazetarëve se ai do të kishte pasur shumë dëshirë që ta kishte Brunin të filmin e tij të radhës.

    I pyetur se cilin personalitet nga jeta publike do ta përfshinte në projektin e ardhshëm të tij, regjisori 73-vjeçar është përgjigjur: “Po të mundja, padyshim se do ta angazhoja Carla Brunin. Jam i sigurt se ajo do të ishte e mahnitshme. Ajo ka karizëm dhe është mësuar të qëndrojë përpara njerëzve. Do t’ia jepja asaj çfarëdo roli”.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:11 pm

    [u]Oshënarja Megan Fox
    Megan Fox është kundër jetës hollivudiane, kështu që refuzon pjesëmarrjen nëpër ndejat ‘e egra’ dhe preferon të qëndrojë në shtëpi.

    Aktorja e filmit “Transformers: Return of the Fallen” ka frikë nga jeta e natës në Hollywood dhe nuk i nënshtrohet asaj, pasi që nuk dëshiron të shtrohet në rehabilitim.

    “Në një farë mënyre unë jam një person i tërhequr nga bota- një oshënare. Nuk dal shumë sepse kam frikë të madhe nga Hollywoodi. Mendoj se duhet të jesh shumë i fuqishëm për ta përballuar (Hollywoodin), sidomos nëse je femër”, ka thënë aktorja.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:12 pm

    Moss këndon në duet me Gilmour
    Në një eveniment bamirës të enjten mbrëma, supermodelja Kate Moss u ngjit në skenë për të kënduar bashkë me legjendën e grupit "Pink Floyd", Dave Gilmour.

    Mbretëresha e pistave ishte pjesëmarrëse në një karioke në Londër, e cila kishte për qëllim grumbullimin e parave për shoqatën bamirëse “Hoping For Palestine”.

    Njëri nga mysafirët kishte ofruar të dhuronte 47.000 funte (55.000 euro) me kusht që ta dëgjonte bukuroshen duke kënduar, ndërkohë ajo nuk kishte hezituar më shumë dhe kishte kapur mikrofonin për ta kënduar këngën “Summertime” në duet me Gilmour.

    I dashuri i Moss, Jamie Hince, dhe mikja e tyre Lily Allen, po ashtu kishin kënduar në duet këngën “Dream a Little Dream of Me” për të grumbulluar 48.350 funte (57.000 euro).
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:12 pm

    Miley dhe Nick Jonas sërish bashkë?
    Nick Jonas është përfshirë sërish në lidhje romantike me sensacionin e të rinjve, Miley Cyrus, thotë vëllai i tij Joe.

    Pas ndarjes nga modeli Justin Gaston, Cyrys u kthye në krahët e ish-të dashurit të saj Nick, i cili ishte ngushëllimi i yllit të serialit “Hannah Montana” në momentet e vështira të saj.

    Mirëpo, duket se ata janë bashkuar sërish dhe së fundmi këtë e ka konfirmuar edhe vëllai dhe bashkanëtari i Nick në grupin “Jonas Brothes”, Joe Jonas.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:12 pm

    Gili: nuk dua të më prekin në moral
    Këngëtarja e njohur kosovare, Gili, e cila së fundi ka shënuar një sukses të konsiderueshëm me realizimin e këngës “Kur u ndamë” në duet me Enis Potokun, ka deklaruar në një intervistë për Flladin se nuk i pëlqen të jetë pjesë e thashethemeve nëpër media.

    “Edhe po të jem, nuk më bën shumë përshtypje, por të them të drejtën nuk është se kam dëshirë të jem pjesë e skandaleve”, ka thënë Gili.

    Ajo ka shtuar se edhe po të ndodhë që të shkruhet për të, nuk do i bënte përshtypje nëse dikush do shkruante keq për interpretimin e këngëve, veshjen apo realizimin e videoklipeve, mirëpo nuk do të lejonte asnjëherë që ta prekin në moral.

    “Këtë nuk do ta toleroja, sepse gjithmonë kam qenë ose jam munduar të jem një këngëtare familjare dhe asnjëherë nuk kam tentuar të jem në qendër të vëmendjes përmes skandaleve”, ka shtuar këngëtarja. /ktv/
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:13 pm

    Richie do të paraqitet në një telenovelë
    Lionel Richie ka vendosur t’i bashkëngjitet ekipit të aktorëve që luajnë në telenovelën "One Life To Live".

    Këngëtari i muzikës ‘soul’, i cili të shtunën mbush 60 vjet, do të paraqitet në xhirimet e serialit javën e ardhshme.

    Lionel do ta luajë vetveten më episodin i cili do të transmetohet në SHBA muajin korrik.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:13 pm

    Aniston në lidhje të re?
    Jennifer Aniston nga nxitur spekulimet që ka gjetur një ‘Brad’ të ri, pasi është parë së bashku me yllin e filmit "The Hangover", Bradley Cooper.

    Aktorët që kishin flertuar me njëri-tjetrin gjatë premierës së filmit të ri të Aniston, “Management”, janë parë së bashku në një restorant në Manhattan.

    Një i pranishëm në restorant ka thënë për People.com se ky ishte një takim dashurie dhe jo një dalje ndërmjet miqsh.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:13 pm

    Moza konfirmon ndarjen nga Poli
    Banorja kosovare e edicionit të dytë të "Big Brother Albania", në një intervistë për "Flladin" në KTV ka konfirmuar se nuk është më në lidhje me Polin.

    “Ishte një lidhje e shkurtë e cila nuk funksionoi”, është përgjigjur shkurt Mimoza.

    Lidhja e Mozës me Polin, anëtarin e edicionit të parë të “Big Brother”, ishte bërë publike pikërisht gjatë kohës kur Moza po qëndronte në shtëpinë e famshme, mirëpo pas daljes nga shtëpia lidhja ndërmjet tyre shumë shpejtë u zbeh dhe pas kësaj u spekulua për ndarje, gjë të cilën tashmë e ka konfirmuar vetë Mimoza.

    Ndërsa së fundmi është spekuluar për një lidhje ndërmjet Mozës dhe anëtarit tjetër të “BB”, Arit, i cili që brenda shtëpisë e pëlqente shumë kosovaren.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:13 pm

    Detyrohet të aterojë aeroplani i Schwarzenegger
    Aeroplani i aktorit të aksionit, aktualisht guvernator i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka bërë aterrim të detyruar, pasi në të është vërejtur tym.

    Zyrtarët thanë se piloti ndërmori hapa të shpejtë dhe ateroi në aeroportin Los Angelos.

    Asnjëri nga personat që udhëtonin me aktorin nuk është i lënduar pas këtij incidenti, ndërsa Schwarzenegger këtë aterrim e ka konsideruar si një aventurë.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:13 pm

    West i kthehet të dashurës
    Spekulohet se Kanye West i ka përmirësuar raportet me të dashurën e tij, Amber Rose, vetëm nja javë pasi u njoftua për ndarjen e tyre.

    Një kohë të gjatë është spekuluar për marrëdhëniet e këqija ndërmjet këngëtarit të hitit “Stronger” dhe Amber Rose, ndërsa gjatë këtij muaji West deklaroi se ata nuk janë më bashkë.

    Mirëpo, faqja Hollyscoop.com njofton se të enjten mbrëma çifti është parë së bashku në një restorant të Hollywoodit dhe se ata ishin shumë të lumtur dhe të pasionuar me njëri-tjetrin
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:14 pm

    Familja e Hilton e lumtur për ndarjen nga Reinhardt
    Familja e Paris Hilton është e lumtur që trashëgimtarja e hoteleve është ndarë nga Doug Reinhardt.

    Gjatë këtij muaji pasanikja i dha fund lidhjes me bejsbollistin amerikan, ndërsa familja e saj është e ngazëllyer për këtë vendim të këngëtares/aktores, pasi që ata ishin të dyshimtë sa i përket qëllimeve të Reinhardt.

    Halla dhe nëna e Hilton, i kanë thënë revistës amerikane “E! Online” se ata nuk e kanë aprovuar lidhjen e saj me Reinhardt dhe se janë shumë të lumtura që kësaj lidhjeje i erdhi fundi.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:14 pm

    Adela dhe Bjordi, planet në televizion, kinema dhe muzikë
    Çifti i famshëm nga edicioni i dytë i “Big Brother Albania”, Adela dhe Bjordi, ende nuk i kanë idetë e qarta se çfarë do të bëjnë me gjithë këtë famë, si do ta menaxhojnë në mënyrë që t’ju shërbejë për të ardhmen, mirëpo për momentin po shijojnë famën e tyre dhe fansat që i duan dhe i mirëpresin kudo ku ata shkojnë.

    Ndërkohë që Adela e ka tashmë një ftesë zyrtare për të punuar tek programi “E diell” në Top Channel, Bjordi duket se nuk është orientuar akoma në realitetin shqiptar e aq më shumë si një djalë tashmë shumë i njohur.

    Mesa duket nuk do kthehet më në Itali, ashtu siç bëri edhe Arjoni, por nuk dimë se çfarë ka menduar të bëjë në Tiranë.

    Por një gjë është e sigurt, ai ka pasion kinematografinë dhe akoma një alternativë për të, siç është prova që iu ofrua nga një menaxher italian.

    Thuhet gjithashtu se Adelajda dhe Bjordi kanë disa plane edhe në muzikë. /PP/Telegrafi/
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:14 pm

    Lady Gaga nuk ka kohë për ndeja
    Lady Gaga është lodhur nga pjesëmarrjet në ndejat e të famshmëve, kështu që më shumë i pëlqen të qëndrojë në shtëpi sesa të jetë pjesëmarrje në organizimet e ndryshme.

    Këngëtarja e hitit “Poker Face”, e cila është e njohur për jetën e saj ‘të shthurur’ dhe për zgjedhjet e pazakonshme të veshjeve, thotë se më shumë preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të përgatisë këngë të reja, sesa të kalojë kohën me kolegët e saj të famshëm.

    “Unë nuk jam një vajzë që dal shumë. Aktualisht po shfrytëzoj çdo minutë për të shkruar muzikë dhe për të shkuar në studio. Nuk kam shumë kohë për pushim dhe po ashtu nuk kamë kohë për të famshmit”, ka thënë këngëtarja.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:14 pm

    Cheryl do ta ndryshojë dukjen
    Cheryl Cole planifikon të bëjë ndryshime radikale në stilin e saj për t’i bërë konkurrencë mikes së saj nga "X Factor", Dannii Minogue.

    Anëtarja e grupit “Girls Aloud” dëshiron ta ndryshojë imazhin e saj, sepse mendon që është ‘mposhtur’ nga pamja e anëtares tjetër të jurisë në spektaklin për talentë “X Factor”, Danni Minogue, e cila javën e kaluar e kishte ndryshuar dukjen e saj dhe duket për mrekulli.

    “Cheryl është befasuar kur e ka parë për herë të parë pamjen e re të Danni-t. Ajo e dinte që Danni do t’i shkurtonte flokët, mirëpo ajo është shokuar kur ka parë që (Danni) kishte ndryshuar komplet stilin. Kështu, Cheryl dëshiron të bëjë diçka më të mprehtë tani”, ka thënë një burim.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:14 pm

    Perry maskohet dhe flet keq për veten
    Katy Perry maskohet që të mos e njohin dhe takohet me njerëz të panjohur për të folur keq për vetveten.

    Këngëtarja e hitit “I Kissed a Girl” shpesh bëhet sikur është dikush tjetër dhe e kritikon veten para njerëzve të panjohur, pasi që kënaqet duke e bërë këtë.

    “Jam e zonja në rregullimin e kapelës dhe syzeve, ashtu që shumë njerëz nuk më njohin”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se nuk ndihet aspak keq kur të tjerët flasin keq për të dhe njëkohësisht kur flet vetë për vetveten, porse kjo i duket argëtuese.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:15 pm

    Miriam Cani moderatore
    Muaji qershor e ka gjetur këngëtaren Miriam Cani në rolin e moderatores së disa formateve televizive në Gjermani, të cilin rol do ta ketë deri në fund të këtij muaji, duke udhëhequr dy emisione, "PopCharts" dhe "New Talents", që transmetohen nga televizioni E.Clips.

    Por nuk mbaron këtu pasi Miriami do të jetë e angazhuar edhe me dy formate të tjera siç janë “Video Mission” dhe “Clash Clips” në Jamba TV.

    Bashkëpunimi i Miriamit me televizionin e parë ka kohë që vazhdon ndërkohë që me të dytin është një bashkëpunim i ri. Detajet lidhur me datat Cani tashmë i ka të publikuara në faqen e saj në internet.

    Këngëtarja shqiptare është moderatorja e katër formateve televizive që i servohen publikut gjerman. Këto formate kanë të bëjnë me zbulimin e talenteve të rinj në këngë.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:15 pm

    Biel mposht Timberlake në golf
    Ylli i muzikës pop, Justin Timberlake, raportohet se refuzon të luajë golf me të dashurën e tij, aktoren Jessica Biel.

    Krijuesi i hitit “Sexy Back” supozohet se i ka thënë aktores të gjejë një partner të ri golfi, pasi ajo e kishte fituar gjatë një ndeshjeje.

    “Jessica sapo i është bashkuar atij në lojë, por ai tash preferon të mos luajë me të, pasi kuptoi se ajo është shumë e mirë”, ka thënë burimi.

    Dyshja janë në lidhje që nga viti 2007, ndërsa së fundi kanë mohuar zërat se ata janë në prag të martesës.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:15 pm

    Madonna dhe Ritchie bashkohen për Mercyn
    Madonna dhe ish- burri i saj Guy Ritchie janë ribashkuar të shtunën në Londër për t’i uruar mirëseardhje në familje vajzës së sapo-adoptuar, Mercy James.

    Madonna dhe tre fëmijët tjerë të saj kanë udhëtuar të premten në kryeqytetin britanik, ndërsa më pas janë shoqëruar befasisht nga Ritchie për ta pritur vajzën trevjeçare.

    Gjykata e Lartë në Malaui më 12 qershor ka aprovuar adoptimin e Mercyt nga Madonna, pas disa probleme që penguan adoptimin e menjëhershëm të saj.
    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Y||! Sun Jun 21, 2009 1:15 pm

    Katy Perry ’ndizet’ nga Agyness Deyn
    Krijuesja e hitit “I Kissed a Girl”, Katy Perry, ka zbuluar se ajo ‘ndizet’ nga femrat kur del natën për t’u argëtuar, por kurrsesi nuk do të krijonte një lidhje me një femër.

    24-vjeçarja thotë se ajo nuk është lesbike, por i pëlqen të ‘bëjë muhabet’ me femra atraktive, si supermodelja britanike Agyness Deyn.

    “Kam folur shumë rreth dëshirës për të puthur vajzat, por a jam lezbike? Jo. Është vetëm një puthje”, ka thënë Perry.

    “Do të doja ndoshta të shkoja me Agyness Deyn. Ajo është një vajzë shumë punk-rok. Fytyrë e bukur, kraharor i bukur. Shoh në të dhe them, ‘Ooh, jam shumë e ndezur”, ka shtuar këngëtarja.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:24 am

    Nickelback fituesit e MuchMusic Video Awards

    Rokerët e grupit "Nickelback" janë fituesit më të mëdhenj të ceremonisë kanadeze MuchMusic Video Awards, e cila u zhvillua të dielën mbrëma në Toronto.

    Këngëtarët e hitit “Rockstar” fituan çmimet për videoklipin më të mirë, videoklipin më të mirë rok dhe çmimin për post-produksionin më të mirë, të gjitha këto për këngën “Gotta Be Somebody”.

    Në këtë ceremoni çmimesh, të udhëhequr nga “Jonas Brothers”, u vlerësua edhe Lady Gaga, e cila mori çmimin Best International Video, për këngën “Poker Face”, ndërsa videoklipi i grupit Black Eyed Peas, “Boom Boom Pow”, u vlerësua me të njëjtin çmim por për grup.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:25 am

    Djali i Osbourne sulmohet në Londër

    Jack Osbourne, djali i rokerit legjendar Ozzy, është duke u shëruar pasi është sulmuar nga një grup banditësh në Londër.

    Ylli televiziv është sulmuar të shtunën mbrëma teksa po kthej në shtëpi, pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë martesore të një miku të tij në kryeqytetin britanik.

    Jack ka njoftuar për incidentin në faqen e tij Twitter.com duke thënë se ai ishte vetëmbrojtur duke i goditur sulmuesit e tij.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:25 am

    Linkin Park befasojnë fansat

    Rokerët e grupit Linkin Park, kanë befasuar fansat në premierën e filmit “Transformers: Revenge of the Fallen”, gjatë të hënës në Los Angeles, duke bërë një koncert spontan pas shfaqjes së filmit.

    Anëtarët e bendit, të cilët kanë realizuar këngën e filmit, zbuluan në qilimin e kuq të Mann Theater se do të performojnë një koncert të plotë pas premierës.

    Rokerët ndërtuan një skenë të vogël në rrugë për të luajtur për fansat e filmit, të cilët kishin pritur për orë të tëra arritjen e yjeve të filmit në ngjarje.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:25 am

    Spacey ëndërron të përballet me Bondin

    Aktori i Hollywoodit, Kevin Spacey, ka kërkuar nga bosët e filmit James Bond ta analizojnë angazhimin e tij në filmin e ardhshëm mbi agjentin sekret.

    Fituesi i çmimit Oskar, i cili luajti rolin e djaloshit të keq Lex Luthor në filmin e vitit 2006, “Superman Returns”, thotë se gjithmonë ka ëndërruar të luajë në filmin e James Bondit.

    Aktori kërkon të jetë kundërshtari i Daniel Craig në filmin që do të pasojë vazhdimin e vitit 2008, “Quantum of Solace”.

    “Do të dëshiroja të luaj rolin negativ në filmin Bond, por ata ende nuk më kanë ftuar”, ka thënë Spacey.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:25 am

    Jolie synon karrierë politike

    Aktorja e Hollywoodit, Angelina Jolie, është duke synuar të ndryshojë karrierën e saj, ajo raportohet se planifikon të shmangë jetën e një ylli të filmave për t’iu përkushtuar politikës.

    Ylli i filmit “Tomb Raider” është Ambasadore e Vullnetit të Mirë të Kombeve të Bashkuara dhe kalon një pjesë të madhe të kohës duke luftuar për të drejtat e refugjatëve dhe në aktivitete tjera bamirëse.

    Së fundi ajo raportohet se dëshiron ta ngrejë interesimin e saj për rastet humanitare në një nivel tjetër, duke hequr dorë nga aktrimit për t’iu përkushtuar ambicieve politike.

    “Ajo ka thënë se ka filluar të lodhet nga Hollywoodi. Tash ka kthyer pamjen e saj kah Washingtoni. Ajo është e pasionuar për të drejtat e njerëzve, luftën dhe drejtësinë dhe mendon se mund të fusë duart edhe më thellë dhe të bëjë më shumë ndryshim nëse përfshihet në politikë”, ka thënë burimi për gazetën britanike Daily Express.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:26 am

    Voight: Fox është po aq seksi sa Angelina

    Aktori veteran Jon Voight thotë se Megan Fox është po aq seksi sa vajza e tij Angelina Jolie.

    Voight, i cili nuk është në kontakt me bajzën e tij qe disa vite, thotë se krahasimet e këtilla ndërmjet Fox dhe Jolie, janë normale, pasi që të dyja aktoret janë femra të jashtëzakonshme.

    “Ato janë shumë të bukura dhe të dyja janë vajza seksi”, ka thënë Voight për revistën “Life and Style Weekly”.

    Ndërkohë, revista “FHM” (“For Him Magazine”), e ka zgjedhur Megan Fox si femrën më seksi të vitit.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:26 am

    Madonna mbretëreshë e fitimeve

    Madonna, Celine Dion dhe Beyonce kanë dëshmuar se femrat ende kryesojnë në industrinë muzikore- ato janë vënë në krye të listës sa i përket fitimit vjetor.

    Sipas revistës amerikane “Forbes”, nga qershori i vitit 2008 deri në qershor të vitit 2009, Mbretëresha e muzikës pop ka fituar 110 milionë dollarë, falë turneut të saj mbarëbotëror “Sticky & Sweet”.

    Ndërkohë, në të njëjtën periudhë kohore, Celine Dion ka grumbulluar 100 milionë dollarë, ndërsa Beyonce zuri vendin e tretë me 87 milionë dollarë të fituar brenda një viti.

    Top-pesëshin e mbyllin dy meshkuj, Bruce Springsteen (70 milionë dollarë) dhe Kenny Chesney (65 milionë dollarë)

    Lista e 12 fituesve më të mëdhenj:

    1. Madonna 110 milionë dollarë
    2. Celine Dion 100 milionë dollarë
    3. Beyonce Knowles 87 milionë dollarë
    4. Bruce Springsteen 70 milionë dollarë
    5. Kenny Chesney 65 milionë dollarë
    6. Coldplay 60 milionë dollarë
    6(7). Rascal Flatts 60 milionë dollarë
    6(8). AC DC 60 milionë dollarë
    9. The Eagles 55 milionë dollarë
    10. Toby Keith 52 milionë dollarë
    11. Bon Jovi 50 milionë dollarë
    12. Dave Matthews Band 45 milionë dollarë
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:26 am

    Carey në America’s Got Talent ?

    Nick Cannon shpreson që ta inkuadrojë gruan e tij Mariah Carey në spektaklin televiziv "America’s Got Talent".

    Reperi/aktori është nikoqir i shout për talentë në sezonin e ri që ka filluar më 23 qershor, pasi ka zënë vendin e Jerry Springer.

    Cannon i ka thënë MTV-së se ai vazhdimisht pyetet nëse do ta sjellë Careyn në këtë spektakël, ndërsa përgjigja e tij është se “nuk e di, por ekziston mundësia”, pasi këngëtarja është një fanse e madhe e këtij shou.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:27 am

    Cattral përgëzon bashkaktoren e saj

    Kim Cattral e ka përgëzuar bashkaktoren e saj nga "Sex and the City", Sarah Jessica Parker, e cila të martën është bërë me binjakë.

    Nëna surrogate ka lindur dy vajzat e Parker, Marion dhe Tabitha, ndërsa Parker dhe burri i saj Matthew Broderick, ishin të pranishëm në momentin e lindjes së tyre.

    “Jam shumë e lumtur për Sarah, Matthew dhe James Wilkie (djali i çiftit). Për më shumë vajzat bo i bashkëngjiten familjes sonë SATC (Sex and the City).

    Çifti hollivudian kishin gjetur nënë surrogate, pasi Parker nuk kishte mundur të mbetej shtatzënë.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:28 am

    Fillon transformimi i Efron

    Zac Efron ka vendosur të shmanget nga të qenit idhull i tinejxherëve duke nënshkruar të luajë në një film të zhanrit "sexy thriller".

    Efron, i cili ka siguruar fansa të shumtë me rolin e tij në hitin e Disneyt, “High School Musical”, planifikon të luajë një rol kryesor më të pjekur.

    Sipas “Hollywood Reporter”, transformimi i tij në aktor serioz do të fillojë nga paraqitja në filmin me skenar të Leslie Dixon, me të cilën ka bashkëpunuar edhe në mjuziklin “Hairspray”.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:28 am

    Bukuria e shtrenjtë e Cheryl Cole

    Këngëtarja e grupit "Girls Aloud", Cheryl Cole, shpenzon më shumë se 100.000 funte (117.000 euro) në vit për dukjen e saj, duke përfshirë trajtimet kozmetike, stilistët dhe dietistët.

    Cole, e cila bën pjesë në grupin e femrave më seksi në botë, dëshiron që gjithmonë të duket mirë, dhe për këtë arsye ka angazhuar një grup ekspertësh të cilët merren vetëm me dukjen e saj.

    “Cheryl është personi më ambicioz që e njoh. Ajo shpenzon shumë para që të duket mirë. Shpenzimin e parave në këtë drejtim ajo e konsideron si investim- diçka e cila i ndihmon që të ketë sukses në karrierë”, thotë një burim i afërt me këngëtaren.
    NiTa
    NiTa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 641
    Age : 30
    Reputation : 20
    Pikët : 448
    Registration date : 2008-11-17

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by NiTa Thu Jun 25, 2009 5:28 am

    DeGeneres dhe De Rossi nuk duan fëmijë

    Ellen DeGeneres dhe gruaja e saj Portia de Rossi, kanë vendosur të mos kenë fëmijë porse të mbajnë kafshë të përkëdhelura.

    Pas martesës së tyre në vitin 2008, çifti i lesbikeve kishte deklaruar se planifikojnë ta zgjerojnë familjen e tyre, mirëpo tani komikja DeGeneres thotë se ajo dhe De Rossi kanë vendosur kundër kësaj ideje, sepse nevojitet shumë përgjegjësi.

    “Nuk mendoj se do të kemi fëmijë. Kemi menduar shumë për këtë gjë... por ka shumë përgjegjësi, dhe nuk mendoj se ajo është diçka të cilën e dëshirojmë. Ne jemi shumë të lumtura në martesën pa fëmijë”, ka thënë DeGeneres për “AOL Television”.

    Sponsored content


    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 12 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 6:19 pm