Rokeri i bendit Oasis, Liam Gallagher, është duke synuar të ndërtojë karrierë si aktor, pasi ka nënshkruar për të luajtur në një film rreth biznesit muzikor.
Këngëtari do të paraqitet në versionin filmik të novelës së Kevin Sampson, “Powder”, e bazuar në një dështim të një bendi të rokut që jepet pas seksit dhe drogës, pas ngritjes së famës.
Gallagher, i cili së fundi u shndërrua edhe në disenjator mode për markën e veshjeve “Pretty Green”, do të paraqitet krahas veteranit të muzikës, Guru Josh, në këtë film.
“Guru Josh do të luajë veten e tij, krahas Liam Gallagher. A është bota e gatshme për Liam Gallagher dhe Guru Josh së bashku në ekranin e madh? A është Liam Gallagher i gatshëm për Guru Josh?”, shkruhet në faqen e rokerit Guru Josh, emri i vërtetë i të cilit është Paul Walden.
Skenat e filmit do të fillojnë të xhirohen pas fundit të turneut të “Oasis”, në muajin gusht.
Ylli i fimit “Harry Potter”, Emma Watson, thotë se ajo do të largohet nga aktrimi nëse nuk gjen role për të cilat është e pasionuar.
Aktorja, e cila bëri emër me rolin e Hermione Granger, në serinë e filmave Harry Potter, do të mendojë të largohet nga Hollywoodi dhe t’i përkushtohet ndonjë profesioni tjetër nëse nuk do të mund të gjejë role të përshtatshme.
“Nuk e kam atë pasionin e zjarrtë për aktrimin. Derisa të vijë diçka për të cilin do të ndjehem po aq e fortë sa u ndjeva për Hermione, nuk dua të aktroj sërish”, ka thënë aktorja 19-vjeçare.
Aktori Johnny Depp ka harxhuar 4 mijë dollarë për një faturë të vetme në një restorant në Chicago.
46-vjeçari ndoqi premierën e filmit të tij të ri “Public Enemies” me një grup miqsh në këtë qytet, dhe më pas darkoi me miqtë e tij në një prej restoranteve lokale.
Kur fatura kishte arritur me vlerën 2 mijë e 600 dollarë, ai kishte vendosur të lërë edhe një mijë e 500 dollarë bakshish për të treguar se kishte pëlqyer ushqimin dhe shërbimin.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, pavarësisht se pëlqen vajzat ukrainase, thotë se nuk do të martohet me një të tillë.
Kosovari aktivizohet në kampionatin ukrainas te Vorskla Polltava tashmë katër sezone, dhe ka simpati për vajzat e këtij vendi.
“Nuk e di, gjithçka mund të ndodhë. Vajzat ukrainase janë shumë të bukura, por nuk besoj se do të martohem me një vajzë nga Ukraina”, ka thënë kosovari në një intervistë për Sporti Shqiptar.
Cameron Diaz është duke luftuar edhe me një sëmundje tjetër të lëkurës, pasi duket se vuan nga psoriaza menjëherë nën bërrylin e krahut të djathtë.
Të kruarat që shkakton psoriaza janë të tmerrshme, dhe është një sëmundje e lëkurës e cila nuk largohet lehtë.
“Pasi luftoi aknet për disa vite, kjo është një sëmundje tjetër e lëkurës me të cilën duhet të përballet ajo! Ajo ka vuajtur edhe nga pigmentimi në fytyrë dhe nga ekspozimi i tepërt i diellit”, ka thënë burimi.
Diaz pati guximin t’i tregojë krahët e saj kur zbuloi yllin në Sheshin e Famës në Hollywood gjatë të hënës, dhe njerëzit e pranishëm mund të shihnin nga afër lëkurën e aktores për t’u vërtetuar se ajo nuk ishte perfekte.
Zanfina Ismaili ka përfunduar xhirimet e klipit të ri të këngës "Le të vdes në buzët tua".
Për realizimin e kësaj kënge Zanfina ka bashkëpunuar me Arsim Bunjakun në rolin e kompozitorit dhe tekstshkruesit, ndërsa orkestrimin e ka bërë Valon Fetiu.
Albaniac.com ka publikuar disa foto nga vendxhirimi i spotit, i cili pritet të jetë ‘i nxehtë’, ndërsa kënga padyshim që do të jetë një hit, si të gjitha këngët e Zanfinës.
Salma Hayek ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në lidhje me Jon Peters duke lëshuar një deklaratë për të mohuar çfarëdo lidhje me producentin.
Peters ka shkruar një autobiografi dhe në listën e të dashurave të tij e ka përmendur edhe aktoren e filmit “Frida”.
“Asnjëherë nuk kam dalë dhe nuk kam qenë në lidhje romantike me z. Peters. Emri im është përmendur vazhdimisht në lidhjet e tij, prandaj dëshiroj t’i jap fund kësaj gënjeshtre”, ka thënë aktorja.
Ndërkohë, producenti ka njoftuar se ka qenë në lidhje me Kim Basinger, Pamela Anderson, Sharon Stone dhe Catherine Zeta-Jones dhe ka premtuar që gjithçka do të zbulojë në një libër.
Aktori Martin Lawrence do t’i shndërroj përvojat e tij fëmijërore në një komedi të animuar televizive.
Ylli i filmit “Bad Boys” është duke punuar me skenaristin Rodney Barnes për të ‘rigjallëruar’ aventurat e djaloshit 13-vjeçar në Washington.
“Hollywood Reporter” njofton se ky është njëri nga tre projektet televizive në të cilat punon Lawrence- i cili është po ashtu duke zhvilluar një komedi me komikun Gary Owen, si dhe është duke realizuar edhe një tjetër serial komik.
Campbell refuzon të luajë në vazhdimin e katërt të "Scream"
Kreatori i filmit "Scream", Kevin Williamson, do të detyrohet të ndryshojë gjithë skenarin për vazhdimin e katërt të filmit horror, pasi që aktroja kryesore në tre filmat e mëparshëm, Neve Campbell, ka refuzuar ta përsërisë rolin e saj.
Regjisori Wes Craven ka njoftuar se Courteney Cox dhe burri i saj David Arquette janë pajtuar që të përsërisin rolet e tyre në pjesën e katërt të filmit horror, duke shpresuar se të njëjtën gjë do ta bënte edhe Campbell.
Mirëpo, aktorja ka refuzuar ta përsërisë rolin e Sidney Prescott për të katërtën herë. Kështu që gjithçka duhet të punohet ndryshe, shkruan NYPost.com.
Lenny Kravitz ka zbuluar se ai ka ndihmuar mikeshën e tij, Madonna, të adoptojë vajzën e re nga Malawi, Mercy, duke ia ofruar asaj shtëpinë e tij në Francë.
Krijuesi i hitit “Are You Gonna Go My Way”, ia ka dhënë shtëpinë e tij luksoze në Francë këngëtares 50-vjeçare, kur ajo adoptoi katërvjeçaren Mercy, me qëllim që të qëndrojë larg syrit të publikut.
“Ka qenë e vështirë për Madonnën. Por ajo po ia del mirë. Ajo po qëndron në shtëpinë time në Francë gjatë kësaj periudhe. Jam krenar që po i ndihmoj”, ka thënë Kravitz.
Genta: Mundohem të jap maksimumin në çdo prezantim
Genta është njëra nga këngëtaret, e cila që pas lansimit të videoklipit të parë ka krijuar fansa të shumtë duke bërë që çdo këngë e saj dhe çdo videoklip të jenë të pëlqyer.
Për të pasur suksesin e saj, Genta i kushton shumë rëndësi prezantimit, si dhe përgatitjes së këngës dhe videoklipit.
“Po mundohem që të jap maksimumin në çdo prezantim timin, e sidomos në përgatitjen e videoklipeve”.
“Në paraqitjen skenike është shumë me rëndësi që të jesh e kompletuar dhe të japësh atë që del nga shpirti dhe nga vetvetja jote në mënyrë që publiku të të ndjejë sa më afër”.
“Kjo është ajo që e bën një artist të ndjehet mirë dhe të ketë sukses. Unë jam e kënaqur me këtë dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të kem suksese”, ka thënë Genta për të përditshmen “Kosova Sot”.
Këngëtarja problematike Amy Winehouse ka lëshuar një linjë të letrave mbështjellëse dhe kartolinave, të cilat do të përfshijnë tekstet e këngëve të albumit “Back to Black”.
Fituesja e çmimit Grammy, e cila aktualisht është duke shijuar pushimet e zgjatura në Karaibe, ka krijuar një koleksion produktesh të ndryshme në bashkëpunim me gjigantin e muzikës, Emi.
Linja do të përfshijë kartolina dhe letra mbështjellëse për dhurata, mbi të cilat janë të shtypura fjalët e këngëve të albumit të saj, përfshirë edhe këngët e hiteve “Rehab”, “Back to Black” dhe “You Know I'm No Good”.
Filmi mbi Batmanin, “The Dark Knight”, i ka shtuar edhe pesë trofe tjera sukseseve të shumta, pasi triumfoi në ndarjen e çmimeve vjetore Saturn Award.
Filmi ku luan Christian Bale në rolin kryesor, mblodhi shumicën e trofeve gjatë ndarjes së mbrëmshme të çmimeve që jepen nga Akademia e Filmave Shkencorë, Fantastik dhe të Frikshëm.
“The Dark Knight” u emërua filmi më i mirë aksion-aventurë, derisa ylli i ndjerë i filmit, Heath Ledger, u nderua me çmimin aktori më i mirë në rol dytësor.
Filmi po ashtu fitoi çmimin për skenarin, realizimin dhe efektet speciale.
Supermodelja Heidi Klum është duke akuzuar një tregtar në vendlindjen e vet, Gjermani, për shitje të parfumeve të saj në Internet me gjysmën e çmimit real.
Bukuroshja e pistave ka linjën e aromave, që është pjesë e produkteve të saj të modës dhe bukurisë, por ylli është zemëruar pasi ka zbuluar se produktet e saj shiten me zbritje në një ankand në faqen eBay.com.
Klum tash ka marrë iniciativë legale kundër një kompanie, duke e akuzuar për përçmim të markës së saj për shkak të shitjes së aromave pa licencë. Modelja kërkon 145 mijë dollarë kompensim.
Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Në një lajm të fundit, gazeta amerikane The Los Angeles Times ka raportuar se mbreti i muzikës pop ka vdekur.
Këngëtari kishte pësuar arrest kardiak (ndalim së funksionuari të zemrës), ndërsa kur ndihmësit mjekësor kishin arritur në shtëpinë e tij, ai më "nuk merrte frymë".
Gati të gjitha mediat amerikane pohojnë se Jackson është në komë , ndërsa LA Times, duke iu referuar zyrtarëve të spitalit ku këngëtari është shtruar, pohon se ai tashmë është i vdekur.
Ikona e muzikës pop filloi karrierën si fëmijë me grupin “Jackson 5”, ndërsa u bë këngëtari më i famshëm në botë kur filloi të këndonte solo në vitet e shtatëdhjeta.
Lansimi i albumit "Thriller" ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave. Derisa hitet e tilla si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, të cilët imitonin stilin e tij të vallëzimit.
Gruaja e parë e legjendës së muzikës ishte vajza e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 1994, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm dy vite.
Më vonë, ai u martua me australianen Debbie Rowe me të cilën ka dy fëmijë, Prince dhe Paris. Ndërsa fëmija i tretë, Prince Michael II, është lindur nga një nënë surrogate për të cilën nuk ka informata.
Vitet e fundit Jackson ka pasur probleme serioze financiare me ç’rast thuhej se ka borxh afër 500 milionë dollarë, një pjesë të madhe të këtij borxhi këngëtari shpresonte ta paguajë me koncertet e paralajmëruara të mbaheshin në O2 Arena të Londrës nga muaji korrik.
Megjithatë konfirmimi për vdekjen e Michael Jackson do t’i bëjë miliona njerëz anekënd botës që të mbajnë zi për njeriun që do të mbahet mend gjatë në histori. /Telegrafi/
Britney dhe Timberlake i bëjnë homazh idhullit të tyre
Dyshja më e famshme e muzikës pop, Britney Spears dhe Justin Timberlake, kanë shprehur pikëllimin për vdekjen e legjendës, Michael Jackson.
Britney dhe Timberlake, të cilët kanë pasur mundësinë të dalin në skenë bashkë me Mbretin e muzikës pop, kanë pranuar se kanë qenë shumë të frymëzuar nga Jackson.
“U entuziazmova shumë kur dëgjova se do të mbajë koncerte në Londër. Unë do të isha në turne në Evropë asokohe, dhe planifikoja të shkoj në koncertet e tij. Ai ka qenë një inspirim gjatë gjithë jetës time dhe jam shumë e dëshpëruar që ai nuk është më”, ka thënë Britney.
Ndërkohë, Timberlake është shprehur se bota jo vetëm se ka humbur njërin nga yjet më të mëdha të muzikës, por njëkohësisht “ka humbur një gjeni, i cili ka qenë frymëzimi i të gjitha gjeneratave”.
Filmbërësi legjendar Steven Spielberg është nga njerëzit e shumtë që po shprehin pikëllimin e tyre për humbjen e këngëtarit Michael Jackson.
“Ai ishte një legjendë. Ngjashëm si nuk do të ketë më një Fred Astaire ose një Elvis Presley, po ashtu nuk do të ketë më një Michael Jackson”, ka thënë regjisori Spielberg.
Sipas njoftimeve të reja në Los Angeles, arresti kardiak që shkaktoi vdekjen e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson, është shkaktuar si pasojë e numrit të madh të barnave që ka përdorur këngëtari.
Revista “Life & Style” njofton se Jackson kishte përdorur shumë barna muajt e fundit, duke përfshirë barnat kundër anksiozitetit, Xanax dhe Zoloft, si dhe kundër dhimbjes- Demerol.
Ndërkohë një burim ka thënë se ekziston frika që këngëtari ta ketë tepruar me dozën e barnave që mund t’i ketë shkaktuar arrest respirator dhe kardiak.
Lisa Marie e pikëlluar për vdekjen e ish-burrit të saj
Ish-gruaja e Michael Jackson, Lisa Marie Presley, ka thënë se ajo është e pikëlluar dhe e hutuar, për vdekjen e yllit të muzikës pop, derisa nëna e saj Priscilla Presley është shokuar kur ka marrë lajmin e hidhur.
“Jam shumë e pikëlluar dhe shumë e hutuar me të gjitha emocionet ekzistuese. Më është thyer zemra për fëmijët e tij, të cilët për të ishin gjithçka, si dhe për familjen e tij. Kjo është një humbje shumë e madhe në shumë nivele... fjalët po më tradhtojnë...”, është shprehur Lisa Marie.
“Unë jam në shok dhe e di se edhe të tjerët janë në këtë gjendje. Kjo është një humbje tragjike. Mendimet e mia më të thella janë me familjen e tij në këtë moment të vështirë”, ka shtuar ish vjehrra e Jackson, Priscilla Presley.
Me lot, këndim, madje edhe vallëzim, një numër i madh fansash të yllit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, e kanë kaluar mbrëmjen përpara qendrës spitalore UCLA, afër shtëpisë së tij dhe afër shtëpisë së prindërve të këngëtarit në Kaliforni, ndërsa fansa të shumtë janë mbledhur edhe nëpër qytetet tjera të SHBA.
Fansat kanë bllokuar rrugët në Los Angeles dhe kanë lëshuar muzikën e Jackson për të nderuar vdekjen e legjendës së muzikës botërore.
Fansa të shumtë janë mbledhur edhe nëpër rrugët e qyteteve tjera të mëdha, siç janë New Yorku, Philadelphia, Washingtoni, Chicago dhe qytete tjera.
Aktori Johnny Depp ka fajësuar fansat e zjarrtë të tij për faktin se qëndron i mbyllur në shtëpinë e vet.
Ylli i filmave “The Pirates of the Caribbean”, i cili së fundi është aktual me filmin e tij “Public Enemies”, thotë se më shumë preferon të qëndrojë në shtëpi në ‘një dhomë të errët’, pasi nuk mund t’i bëjë ballë vëmendjes së fansave.
“Kurrë nuk mësohesh me këto gjëra. Kjo është arsyeja se pse vështirë largohem nga shtëpia ime. Nuk shkoj askund. E kuptoj se pse kjo ndodh, por ka shumë gjëra me të cilat duhet të përballet njeriu. Nuk mund ta mendoj veten si të famshëm. Është e çuditshme. Më shumë do të preferoja të qëndroj në dhomën e errët”, ka thënë aktori.
Aktori Leonardo DiCaprio është parë duke flirtuar me dy vajza, shkruan ueb faqja, Perez Hilton, por duke kërkuar shumë ka mbetur pa asgjë.
Ylli i filmit “Revolutionary Road”, i cili së fundi u raportua se është ndarë nga e dashura e tij supermodelja Bar Rafaeli, kishte kaluar një natë argëtuese me miq në një klub nate në Hollywood, ku kishte rënë në kontakt me dy bukuroshe misterioze.
Aktori raportohet se kishte dashur shpejtojë procesin duke i marrë të dyja vajzat në shoqërim, por kishte prishur gjithçka.
“Ai kishte rojën e tij të sigurimit në krah dhe shoqëruesin, derisa zgjodhi vetë disa vajza me të cilat lejoi të kontaktojë. Ai dëshironte të përshpejtojë gjërat më tepër, donte t’i marrë të dyja së bashku, andaj e prishi të tërën”, ka thënë burimi.
Vetëm disa orë pasi Michael Jackson ka ndërruar jetë, kanë filluar të qarkullojnë thashetheme rreth koncerteve londineze të planifikuara nga këngëtari i ndjerë.
Sipas mediave në internet, Justin Timberlake është një prej yjeve i cili mendon të nderojë Michaelin duke shpëtuar koncertet e tij tashmë të shitura.
Krijuesi i hitit “Cry Me a River” duket se po nxit organizimin e një shou memorial në O2 Arena të Londrës, për të mbajtur zi për vdekjen e Mbretit të Popit dhe t’i lejojë fansat të shfaqin respektin për këngëtarin e ndjerë.
“Michael ka qenë idhulli i Justin, si edhe i shumë artistëve të tjerë. Ai për momentin ende është i tronditur, por tashmë ka një ndjenjë se ai dhe ndoshta edhe disa yje të tjerë të industrisë argëtuese të bëjnë diçka për të treguar admirimin për Michael dhe muzikën e tij”, ka thënë burimi.
Aktorja Sandra Bullock është e kënaqur me trupin e saj, edhe me barkun e saj të varur.
44-vjeçarja, e cila është aktuale me filmin e fundit “The Proposal”, thotë se një bark lehtësisht i rritur është shumë seksi, dhe e përdor këtë si arsyetim për të mos shkuar në palestër.
“Mendoj, ‘O Zot, duhet të humb peshë, të mund ta vesh këtë’. Por po ashtu mendoj, ‘Nuk kam qenë në palestër tashmë një vit. A dua të shkoj? Jo’. Në një aspekt do të filloj të vrapoj sërish dhe do të arrij atje. Por, ka diçka seksi edhe në bark. Jo shumë i madh, por një plënc i vogël. Më pëlqen”, ka thënë aktorja.
Këngëtari Ne-Yo frymëzohet shumë nga rokerët britanikë të grupit "Coldplay" të cilët i konsideron si artistë të vërtetë.
Hitbërësi i këngës “Closer” është një fans i madh i “Coldplay” dhe thotë se muzika e rokerëve britanikë i përshtatet të gjitha tipave të njerëzve.
“Artistë të vërtetë në ditët e sotme ka pak, por më duhet të them se unë jam një fans i madh i ‘Coldplay’. Gjithçka që bëjnë ata është melodike dhe melodia flet me të gjithë”, ka thënë Ne-Yo për shtojcën e “Guardian”, “Film and Music”.
Sienna Miller është e lumtur që luan në filmin "GI Joe: The Rise of the Cobra", pasi që aty tregon anën e saj negative.
Aktorja, e cila luan rolin e baroneshës në adaptimin filmik të librit komik, thotë se gjithçka me këtë film është e bukur, sidomos roli negativ i saj.
“Skenari ishte i shkëlqyeshëm, roli ishte i shkëlqyeshëm”, ka thënë Miller, e cila ka shpjeguar se regjisori Stephen Sommers, në fillim kishte menduar se aktorja ishte e shkurtë për ta luajtur këtë rol.
Presidenti amerikan Barack Obama ka dërguar ngushëllimet e tij për familjen e Mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, i cili vdiq papritmas të enjten.
Homazhe Jacksonit kanë bërë shumë miq, dashamirë, kolegë, fansa, dhe tani edhe Presidenti Obama ka dërguar mesazh ngushëllimi duke lëvduar ndikim e madh të këngëtarit në pop-kulturën.
Obama i ka dërguar ngushëllimet e tij duke thënë se e gjithë bota është në zi së bashku me familjen Jackson, për humbjen e këtij njeriu të madh të muzikës dhe artit.
Aniston ‘e matur’ në fillimin e romancës së re Jennifer Aniston raportohet se ka vendosur t’i lëvizë gjëra me ngadalë, sa i takon romancës së saj të re me Bradley Cooper.
Ish-aktorja e serisë “Friends” është lidhur me Cooper që kur ata u supozua se kishin darkuar së bashku në New York, më herët gjatë kësaj jave.
“Ajo është duke e marrë me ngadalë gjithë këtë. Mes tyre ende nuk ka një romancë, por ata janë të interesuar në njëri-tjetrin... Ai është i duhur për të, sipas mendimit tim, dhe shpresoj raporti i tyre të shndërrohet në diçka më shumë. Ata sigurisht se kanë një joshje mes veti”, ka thënë burimi.
Aniston dhe Cooper aktruan së bashku në komedinë e re, “He's Just Not That Into You”.
Depp: Nuk më pëlqen ta shoh veten Aktori Johnny Depp ka zbuluar në një intervistë për shoun e David Letterman se ai kurrë nuk i sheh filmat e tij.
Ylli i filmave “The Pirates of the Carribean”, aktualisht është duke promovuar filmin e tij të ri “Public Enemies”.
“Në një mënyrë, sapo kryej detyrën time në film, ajo më nuk është puna ime. Qëndroj sa më larg që mundem... Nuk më pëlqen t’i shoh”, ka thënë Depp.
Depp po ashtu ka thënë se fëmijët e tij, vajza dhjetëvjeçare Lily-Rose dhe djali shtatëvjeçar Jack, janë fansa më të mëdhenj të filmave të tij.
“Fëmijët e mi kanë parë më shumë filma të mi se unë”, ka komentuar më tej aktori. Filmi i ri i Depp do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane që nga 3 korriku.
Adam Sandler dëshiron që punëtorët në xhirimet e filmit të tij të ri, “Born to Be a Star”, të zhvishen të gjithë, për mos t’i lejuar aktorët që do të luajnë të nervozohen.
42-vjeçari është skenarist dhe producent i filmit, që flet për dy djem që zhvendosen në Hollywood për t’u bërë yje të pornografisë, dhe ka dalë me idenë për të mbrojtur aktorët nga nervozizmi gjatë xhirimeve.
“Ai iu tha aktorëve, ‘Aty ku duhet të zhvisheni ju, të gjithë në xhirime do të zhvishen’. Tash punëtorët e tretë janë të gjithë të nervozuar”, ka thënë burimi.
Adam po ashtu ka ndihmuar stafin ta ketë më lehtë xhirimin, duke veshur brekë të bardha të ngushta, për të treguar se askush nuk duhet të frikësohet.
Christina Ricci dhe Stephen Dorff janë dy nga yjet që do të luajnë në filmin “Born to Be a Star”, edhe pse detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.
Liderja e grupit No Doubt, Gwen Stefani, ka hedhur poshtë thashethemet se ribashkimi i grupit është shoqëruar me tensione në mes të anëtarëve të bendit.
Bendi së fundi filloi turneun e ri, duke i dhënë fund zbrazëtirës pesëvjeçare, gjatë të cilës Stefani editoi dy solo albume, punoi në linjën e saj të modës L.A.M.B. dhe mirëpriti dy fëmijët Kingston, trevjeçar, dhe Zuma, 10-muajsh, me burrin Gavin Rossdale.
“Çdokush mendon se këtu ka tension, pasi unë u ndava nga bendi dhe tash të gjithë janë xheloz në mua. Mund të ketë mosmarrëveshje të vogla, por ato janë sa i takon këngës dhe shumë pak për ribashkimin”, ka thënë Stefani.
Krijuesja e hitit “I Kissed e Girl”, Katy Perry, thotë se ëndërr e saj është burri i Scarlett Johansson, Ryan Reynolds.
Këngëtarja ishte e tronditur që do të mund të takojë yllin e filmit “The Proposal”, i cili është i martuar me bukuroshen e Hollywoodit, Scarlett Johansson, pasi aktori kishte ndjekur koncertin e saj në Madrid gjatë të premtes mbrëma.
“Në Madrid është shumë bukur. Djem, djem, djem! Madje edhe Ryan Renolds do të vijë në koncert sonte! Ëndrra ime”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj në Twitter.
Mjeku i cili ishte me Michael Jacksonin në momentin e vdekjes së tij (për të cilin u tha se është zhdukur), është duke biseduar me policinë në lidhje me tragjedinë që ndodhi të enjten mbrëma.
“Sky News” shkruan se policët dëshirojnë të informohen nga kardiologu Dr. Conrad Murray, i cili kishte dhënë gjithçka për ta kthyer në jetë Mbretin e muzikës pop, nga momenti që atë e kishin dërguar në emergjencë.
“LAPD ka bërë një bisedë të shkurtë me mjekun më herët, mirëpo tani kemi nevojë për një intervistë më të gjatë, të cilën do ta bëjmë tani”, ka thënë ndihmësshefi i Departamentit të Policisë së Los Angelesit.
Michael Jackson vdiq të enjten (25 qershor) në moshë 50 vjeçare pas një arresti kardiak.
Reperi i shndërruar në personalitet televiziv, Coolio, ka shpëtuar nga burgu pasi është shpallur fajtor për posedim droge.
Hitbërësi i këngës “Gangsta's Paradise” do t’i nënshtrohet rehabilitimit 18- mujorë për shmangien e vartësisë nga droga, kështu që do të mbetet i lirë dhe nuk do të shkojë në burg.
Coolio ishte kapur në Aeroportin LAX duke qenë i ndikuar nga droga, ndërsa me vete kishte kokainë.
Cheryl Cole dëshiron ta largojë një tatuazh të saj pasi që nuk përshtatet në imazhin e këngëtares.
Vokalistja e grupit “Girls Aloud” planifikon t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dhimbshme laserike për të larguar njërin nga pesë tatuazhet e saj.
Këngëtarja planifikon t’i mbajë katër tatuazhet tjera të cilat i pëlqejnë, ndërsa nuk ndihet mirë vetëm për njërin prej tyre të cilin do ta largojë, njofton një burim i aftër me të.
Familjarët e ikonës së muzikës pop Michael Jackson kërkojnë që t’i bëhet një obduksion tjetër yllit të muzikës, i cili ndërroi jetë të enjten në moshë 50-vjeçare.
Kërkesa për përsëritjen e obduksionit është bërë për të kuptuar rolin e kardiologut Dr. Conrad Murray, para vdekjes së Jackson.
Mbreti i muzikës pop për një periudhë të gjatë kohore ka përdorur barna për qetësim dhe barna kundër dhimbjes, prandaj dyshohet se pikërisht terapia e tij ishte shkaku i vdekjes së këngëtarit.
Festivali britanik i rokut, “Glastonbury”, është në qendër të një tronditje për prekje nga gripi i derrave, pasi tre persona janë dërguar në spital me simptoma të kësaj sëmundje.
Një student nga Edinburgh, Skoci, një burri tjetër nga Exeter, Angli jugore, dhe një fëmijë dhjetëvjeçar janë të izoluar dhe janë larguar nga vendngjarja.
Që të tre janë kontrolluar nga mjekët në ngjarje dhe janë transferuar në spitalin në afërsi, por zyrtarët e kanë mohuar për të mos bërë panik në mesin e ndjekësve të festivalit.
“Tre njerëz janë dërguar jashtë vendngjarjes, drejt njësisë së izolimit me këshillë të mjekut, dhe tash janë në shtëpitë e tyre”, ka thënë edhe zëdhënësi i Glastonbury, duke mos thënë se ata janë të prekur nga virusi i gripit të derrave.
Babai i Rihannas ka kritikuar drejtësinë amerikane, pasi ish-i dashuri i vajzës së tij, Chris Brown, ishte përballur me një seancë të ‘lehtë’ për sulmin ndaj këngëtares.
Më herët gjatë këtij muaji, ylli i r’n’b u ‘ndëshkua’ me shërbim të komunitetit për gjashtë muaj dhe lirim me kusht për akuzat për sulm dhe kërcënim kriminal ndaj Rihanna, pasi u deklarua i fajshëm.
“Ai duhet të jetë në burg. Chris duhet të dërgohej në burg për atë që i ka bërë vajzës time. Ai doli nga kjo situatë shumë lehtë. Chris bëri që ajo të kalojë nëpër ferr”, ka thënë babai i këngëtares.
Pas lansimit të klipit të saj të parë “Nëse je burrë”, për një periudhë shumë të shkurtër kohore, Afërdita Dreshaj, ka lansuar edhe videoklipin e dytë duke lënë përshtypjen se e ka marrë me seriozitet këngën.
Kënga e radhës mban titullin “Për ty dridhem”, ndërsa stili i muzikës dhe videoklipi janë vazhdimësi e këngës së parë.
17 vjeçarja nga Mitrovica, Arbora Rrecaj, është vajza më e votuar ‘online’ për të fituar çmimin Miss Shqipëria 2009, shkruan revista "Albaniac".
Sipas anketës që gjendet në faqen MissShqiperia.com, Arbora ka rrëmbyer 1322 vota, ndërsa pas saj renditen Ertemiona Mejdani (1016), Sandra Dervishi (873), Lolita Ndoci (757 ) dhe Violeta Lolgjuraj (732), të cilat e mbyllin top-pesëshin.