Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+3
MBerisha
The End
FooSe
7 posters

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:23 am

    Winehouse digjet me ujë të nxehtë

    Amy Winehouse duket se është e lindur për telashe, pasi së fundi ka djegur veten me ujë të nxehtë derisa përgatiste një darkë për miqtë e saj.
    Këngëtarja kishte vendosur të organizojë një darkë për miqtë në ishullin e Karaibeve, St. Lucia, ku ajo ka kaluar kohën më të madhe muajve të fundit, duke punuar në albumin e ri.

    Por problemet filluan të krijohen në kuzhinë, pasi ena e madhe e mbushur me ujë dhe pasta, kishte rënë në tokë duke përvëluar këngëtaren. Ajo ka djegur këmbët, por nuk ka lejuar mysafirët të kujdesen për plagët e saj.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:23 am

    Zac Efron: Dua të jem Matt Damon

    Zac Efron, filmi i të cilit “17 Again” kryesoi në box-office në vikendin e kaluar, dëshiron të bëhet si Matt Damon.
    “Më së shumti i admiroj Matt Damon dhe Michael J Fox. Sapo e pashë ‘Rounders’ dhe ma rikujtoi veten. Matt Damon është dikush që dua të jem. Thjesht dua t’i bëj zgjidhjet e tij të mençura”, ka thënë Efron.

    Efron po ashtu ka krahasuar rolin e tij në filmin e fundit dhe moshën shkollore kur ishte 17-vjeçar.

    “Kur isha 17-vjeçar, isha fëmija më ‘cool’ në shkollë, por nuk isha një endacak i plotë. Isha diku në mes. Mbaja kapela të kota dhe bëja teatër muzikor. Shumica e njerëzve më mendonin çuditshëm”, ka shtuar idhulli i tinejxherëve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:23 am

    DJ Blunt konfirmon bashkëpunimin me Zanfinën

    Trendi i bashkëpunimeve në mes të hip-hop artistëve dhe pop këngëtarëve po vazhdon. Kësaj radhe DJ Blunt dhe Real 1 kanë nisur bisedimet për realizimin e një singëlli të përbashkët me këngëtaren Zanfina Ismajli.
    DJ Blunt nëpërmjet telefonit për emisionin “Express Live”, ka konfirmuar lajmin se kanë nisur bisedimet me Zanfinën për një bashkëpunim të tillë.

    Madje, ai ka zbuluar se takimi ka qenë i rastësishëm në një fitnes studio të Prishtinës, të cilën që të dy artistët e frekuentojnë shpesh.

    “Singëlli do të publikohet gjatë sezonin të verës dhe do të shoqërohet me një videoklip mjaft provokues”, ka thënë DJ Blunt. /ktv/telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:24 am

    Liridona Miftari shpallet Miss Shqiptarja në Evropë

    Bukuroshja Liridona Miftari ka triumfuar në spektaklin e bukurisë "Miss Shqiptarja në Evropë 2009", i cili mbahet në Zvicër, njofton e përditshmja "Zëri".
    Liridona, e cila është nga Gadimja ndërsa jeton në Zvicër, është shpallur fituese në konkurrencën e ngushtë prej 14 vajzave shqiptare, të cilat jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.

    “Edhe ky titull bukurie është në vazhdimësi të shumë titujve të cilët i kam fituar deri më tani në rangje të ndryshme. Pra, unë jam përkushtuar në këtë fushë, por duke mos i lënë anash as sfilatat e modës dhe top modelet”, është shprehur “Miss Shqiptarja në Evropë”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:24 am

    NRG Band pret përkushtim nga VFM‘09

    Anëtarët e NRG Band presin që festivali i sivjetmë i vlerësimit të videospoteve, Videofesti Muzikor, te jetë i organizuar me më shumë seriozitet dhe përkushtim.
    NRG Band janë të nominuar në tri kategori në këtë festival: Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve, Video Spoti me Performancen më të mirë dhe Video Spoti më i mirë në konkurrencën RnB, ndërkohë që frontmeni i grupit, Besnik Qaka flet fjalë të mira për vitet e para të këtij festivali, por jo edhe për më vonë.

    “Fillimet e këtij festivali ishin të mbara, por më vonë ndodhën shumë batica e zbatica. Pasi që është i vetmi festival që ka të bëjë me klipet shpresoj se do të rimëkëmbet dhe të organizohet me më shumë seriozitet dhe me përkushtim më të madh”, është shprehur Besniku për “Infopress”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:27 am

    Winslet femra më e bukur natyrale

    Aktorja britanike Kate Winslet është emëruar si femra më e bukur natyrale nga një sondazh i realizuar nga kompania e produkteve kozmetike, "Vie At Home".

    Ylli i filmit “Titanic” ka kryesuar sondazhin ku kanë marrë pjesë 3.000 votues, për t’u zgjedhur aktorja më e bukur.

    Vendin e dytë e ka zënë aktorja e filmit “Breakfast at Tiffany's”, Audrey Hepburn, ndërsa vendin e tretë e ka zënë modelja britanike Kelly Brook.

    Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, është votuar e katërta, ndërsa top-pesëshin e ka mbyllur Angelina Jolie.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:27 am

    Tommy Lee gjen të dashur në internet

    Rokeri Tommy Lee është duke planifikuar një udhëtim për në Britani të Madhe për t’u takuar me një femër të cilën e ka njoftuar në internet.

    Anëtari i grupit “Motley Crue”, i cili ka qenë i martuar tri herë dhe ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Pamela Anderson, dëshiron të kthehet sërish në ‘lojën e takimeve’, ndërsa i është qasur internetit për të gjetur të dashurën e tij të re.

    “I dua femrat britanike dhe theksin e tyre të ëmbël. Kam shumë femra shoqe, por asnjëra nuk më tërheq. Ekziston një femër në Londër, e cila më pëlqen shumë, por ende nuk e kam takuar. Kemi komunikuar në internet, por ajo jeton në Londër dhe unë në SHBA. Por planifikoj të takohem me të”, ka treguar rokeri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:30 am

    Rihanna planifikon turne ‘femrash’

    Rihanna dëshiron të bëjë bum në skenën muzikore pas ndarjes nga Chris Brown, duke zhvilluar një turne ‘femrash’ së bashku me Ciara dhe Keyshia Cole, bëjnë të ditur mediat amerikane.

    Krijuesja e hitit “Umbrella” ka caktuar një seri koncertesh në Amerikën Veriore gjatë shtatorit të ardhshëm dhe dy vajza të famshme pritet t’i bashkohen asaj.

    “Rihanna dëshiron që femra të fuqishme t’i bashkohen asaj. Ky është një lloj turneu që tregon ‘fuqinë femërore’,”, ka thënë burimi për E Online.

    Paraqitja e parë e Rihannas në skenë që nga zënka e supozuar me ish-të dashurin Brown, pritet të jetë në muajin e ardhshëm në Dubai.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:30 am

    Biel ‘striptizere’ profesionale

    Jessica Biel është aq bindëse si striptizere në filmin e ri “Powder Blue”, sa trajneri i saj ka parashikuar karrierë si valltare për të rritur, nëse rolet në Hollywood ndonjëherë shteren për të.

    E dashura e Justin Timberlake është e sigurt se do të dridh meshkujt me zhveshjen e saj në rolin e vallëzueses ekzotike Rose Johnny në dramën e ardhshme ku po ashtu luajë edhe Forest Whitaker, Ray Liotta, Lisa Kudrow dhe Patrick Swayze.

    Biel iu nënshkrua një orari të ngjeshur stërvitjesh për t’u përgatitur për këtë rol dhe trajneri i saj, Cati Jean, është shumë i impresionuar, sa është i bindur se ajo do të ishte e shkëlqyeshme si valltare profesionale.

    “Jessica është shumë e mirë dhe shumë e fokusuar. Ajo ka elemente të bukurisë ajo e ka trupin, ajo i ka të gjitha gjërat që i duhen një valltareje profesionale. Ajo do të mund të ishte një valltare profesionale nëse do të dëshironte. Është aq e fuqishme, është elastike”, ka thënë Jean.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:31 am

    Lady GaGa është tërësisht e varfër

    Lady GaGa nuk është vetëm një vajzë pa talent, por jo është edhe e varfër po ashtu.

    Megjithëse GaGa ka bërë miliona dollarë nga singlet e saj, krijuesja e ”Poker Face”, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, thotë se ajo është e varfër.

    “I harxhoj paratë e mia sërish në koncerte dhe në objekte. Jam e pasur objektivisht dhe në kostume dhe në modë. Në realitet jam shumë e varfër, por kam një dollap të mbushur me veshje”, ka thënë GaGa.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:33 am

    Timberlake lanson shou në MTV

    Justin Timberlake ka lansuar një shou në MTV, të titulluar “The Phone”, dhe do të jetë një emision i çmendur.

    “Ne i marrim katër njerëz dhe i vendosim ata në ndeshjen e ferrit, në parim. I bëjmë ata të jenë karaktere në një film aksion. Vazhdimisht gjuajmë topa nga këndi”, ka thënë Timberlake, i cili është producent i serisë.

    “The Phone”, që është bazuar në një program të ngjashëm nga televizioni Holandez, i cili paraqet garuesit duke marrë sfida përmes telefonave celular, me qëllim për të kompletuar misionet e rrezikshme që do t’i dërgojë ata tek çmimi prej 50 mijë dollarëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:34 am

    Angelina Jolie në rolin e Scarpetta ?

    Angelina Jolie është lidhur me rolin e Dr Kay Scarpetta në një adaptim filmik të librave bestseller të Patricia Cornwell, pasi studio Fox 2000 së fundi tha se ishte duke kërkuar emrat e duhur për serinë.

    Ekzistojnë 16 novela “Scarpetta”, që do të thotë se do të ketë edhe më shumë filma, por ky i film nuk do të lidhet me titullin specifik e misterioz të Conwell.

    Jolie, 33-vjeçare, vazhdon të jetë një aktore e zënë. Bukuroshja, e cila rrit gjashtë fëmijë me partnerin e saj Brad Pitt, aktualisht është në New York, duke xhiruar filmin “Salt”.

    Ajo po ashtu do ta japë zërin në filmin “Kung Fu Panda 2” dhe pritet të jetë edhe pjesë e vazhdimit të filmit “Wanted”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:35 am

    Skillz punojnë në albumin e dytë

    Dy reperët e grupit "Skillz", Ledri dhe Visari, janë duke punuar rreth përmbledhjes së krijimeve më të reja muzikore, që do të përfshihen në albumin e tyre të ri.

    “Skillz” ka bërë të ditur se albumi do të përfshijë rreth 14 këngë të reja duke pohuar se në këtë album nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet.

    Albumit do t’i paraprijë një videoklip i ri. Albumi i ri i grupit “Skillz”, i dyti më radhë, pritet të lansohet në fillim të këtij sezoni veror.

    Ledri dhe Visari së fundi janë pjesë e bashkëpunimit në remixin “La Vida Loca” të këngëtarit Blero, në të cilën paraqiten edhe F-Kay, Kaos, MC Kresha dhe Lyrical Son. /ktv/telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:35 am

    Lohan do të transferohet në Londër ?

    Aktorja në telashe Lindsay Lohan planifikon të transferohet në Londër për të kërkuar një fillim të ri dhe për t’i lënë pas vetes problemet personale.

    Aktorja njujorkeze aktualisht jeton në Los Angeles, mirëpo kohë pas kohe kthehet edhe në qytetin e saj të lindjes.

    Mirëpo, si pasojë e ndarjes nga e dashura e saj Samantha Ronson, ylli i filmit “Mean Girls” është duke menduar për ta blerë një shtëpi në kryeqytetin britanik me qëllim që t’i ikë presionit të vazhdueshëm të medias.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:43 am

    Rikthimi i Blur i qëndrueshëm

    Rikthimi i rokerëve britanikë të grupit "Blur" duket të jetë për një afat më të gjatë kohor, pasi që kitaristi Graham Coxon ka njoftuar se bendi do të incizojë këngë të reja.

    Këngëtarët e hitit “Parklife” kanë paralajmëruar planin e tyre për ribashkim, ndërsa gjatë verës do të organizojnë disa koncerte në Britani të Madhe.

    “Unë jam pro ribashkimit nëse edhe të tjerët pranojnë. Nëse do të ndjehemi mirë së bashku, atëherë do incizojmë sërish. Jam i sigurt që do ta bëjmë këtë gjë”, ka thënë Coxon për “Daily Star”, duke folur edhe në emër të anëtarëve tjerë të grupit Damon Albarn, Alex James dhe Dave Rowntree.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:59 am

    Uma nuk është martuar

    Uma Thurman ka mohuar spekulimet se ajo është martuar fshehurazi me të fejuarin e saj Arpad Buddon gjatë vikendit të kaluar.

    Çifti është fejuar që në vitin e kaluar, ndërsa së fundi është spekuluar se ata janë martuar në Bahamas në një ceremoni private të shtunën e kaluar.

    Mirëpo përfaqësuesja e aktores së filmit “Kill Bill”, Stephen Huvane, i ka thënë shkurt revistës “E! Online”: “Uma nuk është martuar!”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 11:59 am

    J-Lo nuk është e gatshme për të lindur sërish

    Jennifer Lopez është sërish në ‘luftë’ me burrin e saj Mark Anthony, për shkak se ajo nuk është gatshme të ketë më shumë fëmijë.

    Qëkur mirëpritën binjakët Max dhe Emme në muajin shkurt të vitit 2008, Lopez është munduar vazhdimisht të rikthejë formën e saj.

    Dhe ajo nuk është e gatshme të prishë sërish formën, pavarësisht se Anthony është i paepur për të zgjeruar familjen e tyre.

    “Marc thotë, ‘Çfarë presim?’, ndërsa unë them, ‘Duhet të presim derisa nëna të jetë gati’. Jam në formën më të mirë të jetës. Dhe në gjendje më të mirë psikike”, ka thënë Lopez për People.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:00 pm

    John Mayer në lidhje me një modele ?

    John Mayer duket se ka harruar ish-të dashurën e tij Jennifer Aniston, pasi raportohet se ka filluar lidhjen me një modele.

    Këngëtari i hitit “No Such Thing”, thuhet se po përzien me 24-vjeçaren Scheana Marie Jancan, të cilën e takoi rastësisht në fillim të këtij muaji në Beverly Hills.

    “Scheana mbeti e befasuar dhe e tronditur kur John i kërkoi asaj të dilnin bashkë. Ajo gjithmonë ka menduar se ai ishte ‘hot’, dhe i tha ‘po’ menjëherë, duke i shkruar numrin e telefonit në një letër”, ka thënë burimi për revistën Star.

    “Ata flirtuan gjithë kohën dhe ai tha se ajo ishte e këndshme. Scheana ka thënë se është shumë e lumtur me të. Ajo iu ka thënë miqve se John është shumë ‘i butë, i ëmbël dhe kreativ’,”, ka shtuar burimi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:00 pm

    Jones nderohet sërish

    Legjenda uellsiane e muzikës, Tom Jones, do të jetë mysafir nderi në ceremoninë e 40-të vjetore të Hollit të Famës së Kantautorëve, që do që zhvillohet këtë verë.

    Jones do të marrë një çmim special në këtë ceremoni, një mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikë. Veterani do të marrë çmimin Howie Richmond Hitmaker në këtë ngjarje që do të organizohet në New York më 18 qershor.

    Bordi ka thënë se ka zgjedhur krijuesin e hitit “Delilah” për shkak të suksesit të tij të madh gjatë një periudhe që zgjati pesë dekada.

    Fitues të mëhershëm të këtij çmimi janë edhe legjenda Diana Ross, ylli i muzikës r&b Whitney Houston dhe legjenda e muzikës latine Gloria Estefan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:00 pm

    Rihanna rikthehet me Chris Brown ?

    Rihanna është rikthyer në krahët e reperit Chris Brown, bëjnë të ditur mediat amerikane.

    Këngëtarja e hitit “Umbrella”, ka kaluar disa ‘net të qeta’ me Brown dhe i ka dërguar atij fotografitë e disa shtëpive në shitje.

    “Me sa duket Rihanna ende e dëshiron atë dhe na ka thënë të gjithëve, ‘Pajtohuni. Unë jam ende. Ajo na ka thënë se nuk do të del në publik me të edhe një kohë”, ka thënë një burim për Chicago Sun-Times.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:00 pm

    Hudgens fiton rol në filmin “The Beastly”

    Ditët e Vanessa Hudgens në filmat “High School Musical” tashmë janë e kaluar, pasi 20-vjeçarja ka siguruar një rol të ri në filmin “The Beastly”.

    Kompania CBS Films, e cila aktualisht është duke realizuar një projekt me Harrison Ford, Brendan Fraser dhe Keri Russell, ka zbuluar se projekti i radhës do të ketë në ballë aktoren e re.

    Filmi do të jetë një version modern i filmit “Beauty and the Beast”, dhe do të fillojë të xhirohet në New York gjatë kësaj vere.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:00 pm

    Scherzinger shton në peshë

    Anëtarja e grupit Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, mendon se ajo është e shëndoshë.

    Këngëtarja, e cila është në lidhje me ngasësin britanik dhe kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, thotë se ajo ka shtuar në peshë që kur është rikthyer nga turneu i lodhshëm.

    “Kam shtuar shumë peshë gjatë disa javëve të fundit, pasi kur ishim në turne në Evropë dhe bënim shou nga dy-tre orë çdo natë, është e pashmangshme të humbasësh në peshë”, ka thënë Scherzinger.

    “Por tash jam sërish në shtëpi dhe ha në të gjitha restorantet e mia favorite çdo natë, e kam mbushur fytyrën. Është vërtet kënaqësi. Më pëlqen ushqimi amerikan”, ka shtuar bukuroshja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:01 pm

    Adela: Kam vuajtur shumë

    Anëtarja më e përfolur e edicionit të sivjetmë të shout real "Big Brother", Adelajda, i ka thënë Qetësorit se ajo ka vuajtur shumë duke u munduar t’i ndryshonte gjërat në jetën e saj dhe personat përreth.

    “Ndonjëherë më vjen keq për veten, sepse jam rritur përpara kohe!”, ka thënë Adelajda duke shtuar se kjo kishte edhe të mirat e veta.

    Adela ka thënë se po të ishin jashtë do t’u tregonte shumë gjëra dhe vetëm atëherë ata do ta kuptonin tamam, njëherë e mirë dhe do t’i thoshin se nuk kishte pasur faj.

    “Unë kam vuajtur gjithë ato vite, jam lodhur, jam përpjekur t’i ndryshoj gjërat. Kam vuajtur vërtet!”, ka shtuar ajo. /tch/telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:01 pm

    Tyson: Brown është një fëmijë

    Kampioni i dikurshëm i boksit Mike Tyson e ka kritikuar këngëtarin e muzikës R&B, Chris Brown, për sulmin që ka bërë ndaj ish-të dashurës së tij Rihanna.

    Në shkurt të këtij vitit Brown e kishte lënduar, atëkohë, të dashurën e tij, këngëtaren e hitit “Umbrella”, duke e lënë të përgjakur dhe të mavijosur.

    Ndërsa ish-boksieri nuk ka qëndruar pa e komentuar këtë veprim brutal të 19-vjeçarit, derisa edhe vetë Tyson është akuzuar nga ish-gruaja e tij, Robin Givens, për abuzim fizik.

    “Mendimi im personal për këtë veprim të tijin është se ai është ende një fëmijë. Ai është një fëmijë i vogël i cili nuk di si t’i kontrollojë emocionet kur bëhet fjalë për një femër. Abuzimi i femrave është diçka shumë e sëmurë. Edhe unë jam prodhim i një ambienti ku lejohet dhuna ndaj gruas. Unë personalisht kam goditur femra në të kaluarën, mirëpo jam penduar për këtë gjë dhe nuk do ta bëj kurrë më një veprim të tillë”, ka shpjeguar Tyson.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 12:01 pm

    Dunst në dyshim për Spider-Man 4

    Filmi "Spider-Man" ndoshta do t’i kthehet aksionit pa femrën kryesore të filmit, Kirsten Dunst.

    Producentët e filmit janë duke u munduar ta bindin aktoren që të nënshkruajë për vazhdimin e katërt të hit-filmit për superheroin: ‘Njeriun Marimangë’.

    26-vjeçarja ka luajtur në të tre filmat paraprakë të “Spider-Man”, në rolin e Mary Jane Watson, krahas aktorit kryesor Tobey Maguire.

    Mirëpo, derisa Maguire ka konfirmuar paraqitjen e tij edhe në vazhdimin e katërt dhe të pestë të filmit, Dunst është ende e dyshimtë për t’iu bashkëngjitur trupës së aktorëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 2:51 pm

    Arjoni feston ditëlindjen brenda shtëpisë

    Disa prej banorëve të "Big Brother" kanë pasur fatin të festojnë ditën e tyre të lindjes si asnjëherë tjetër. Këtë herë ka qenë radha e Arjonit, i cili ka festuar 24-vjetorin më të veçantë të jetës së tij.

    E ka pranuar shpeshherë gjatë bisedave që nuk është tip i befasive, por këtë herë ka rënë pre e një surprize të këndshme. Mëngjesi të martës ka bërë që banorët të përkushtohen për t'ia bërë ditën sa më të bukur Arjonit.

    Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëkë dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar "që të mos dukej".

    Ata e uruan të gjithë me radhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e datëlindjes.

    "Unë nuk i kam qejf surprizat, por kjo ishte shumë e bukur!", ka thënë Arjoni.

    Gjithë kjo nuk ka mbaruar me kaq, banorët janë organizuar duke e vazhduar këtë festim me një shaka të përgatitur për Arjonin. Anjeza, Adelajda dhe Bjordi kanë shfrytëzuar momentin kur ai ka ikur dhe, ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatitur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjeza, për të parë sesi do të reagonte. Por, Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan, duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe. /Shekulli/Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 2:52 pm

    Anderson do të luajë në "Doctor Who"

    Aktroja e serialit televiziv “The X-Files”, Gillian Anderson, ka vendosur të luajë në serialin tjetër fantastico-shkencor, "Doctor Who".

    40-vjeçarja ka luajtur në hit-serialin e viteve të nëntëdhjeta, “The X-Files”, krahas David Duchovnyt, si edhe në dy filma të bazuar në këtë serial, në vitin 1998 dhe në vitin 2008.

    Ndërsa tani “Daily Express” njofton se producentët ekzekutivë të serialit britanik, “Doctor Who”, dëshirojnë ta kenë aktoren në serial, duke pasur parasysh të kaluarën e saj pozitive në një rol fantastiko-shkencor.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:05 pm

    Vesa nuk flet për jetën private

    Këngëtarja Vesa Luma, ka vendosur që të mos flasë më për jetën e saj private në media. Këtë e ka thënë vet këngëtarja, në një intervistë për emisionin "Express Live".

    Sipas Vesës është keqpërdorur gatishmëria e saj për të folur rreth jetës private, sidomos nga mediat e shkruara në Shqipëri.

    “Unë kam qenë shumë e hapur ndaj mediave çdo herë kur më janë bërë pyetje për jetën time private. Kjo është keqpërdorur, sidomos nga mediat e shkruara në Shqipëri. Prandaj kam vendosur që më të mos flas më për jetën time private”, ka thënë këngëtarja, e cila është në lidhje me regjisorin Genc Dobroshi. /ktv/telegrafi
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:05 pm

    Hudson: Nuk jam shtatzënë

    Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Hudson ka mohuar, thashethemet e fundit të cilat pohojnë se ajo do të bëhet nënë.

    Në fillim të kësaj jave revista “Essence” kishte shkruar se fituesja e OSkarit po priste fëmijën e parë me të fejuarin e saj, David Otunga.

    Ndërkohë, TheCelebrityTruth.com citon përfaqësuesen e Hudson të ketë thënë se këto spekulime nuk janë të vërteta.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:06 pm

    Rikthehen ninxhat breshka

    Bosët e filmit do të festojnë 25-vjetorin e “The Teenage Mutant Ninja Turtles”, duke i rikthyer ‘ninxhat breshka’ në ekranin e madh.

    Breshkat do të kthehen sot në qendër të vëmendjes, pasi organizatorët e Tribeca Film Festival do të festojnë krijimin e tyre të vitit 1984 me një festë speciale në New York.

    Ndërtesa Empire State Building do të jetë e gjelbër në nder të tyre dhe një projektim i veçantë do të shfaqet për fansat, të cilët janë të ftuar të dalim të veshur si katërshja e ‘breshkave’, Leonardo, Michaelangelo, Raphael dhe Donatello.

    Dhe festa nuk do të përfundojë me kaq, por do të ndiqet me një film të ri, i cili do të jetë i gatshëm për lëshim në vitin 2011, bën të ditur Variety.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:06 pm

    Jay Leno dërgohet në spital

    Shoumeni i njohur amerikan Jay Leno, e ka ndërprerë emisionin “Tonight Show” gjatë të enjtes, pasi është dërguar në spital në Los Angeles.

    Prezantuesi televiziv supozohet se kishte qenë duke biseduar me aktorin Ryan Reynolds në shoun e tij, por xhirimet është dashur të ndërpriten për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Leno.

    Burime të brendshme thonë se Leno kishte vuajtur nga një helmim ushqimi. Kjo vjen një muaj para se ai t’i japë fund suksesit të tij si drejtues i emisionit “The Tonight Show with Jay Leno”, më 19 maj.

    Leno raportohet se është lëshuar nga spitali dhe është duke pushuar në shtëpinë e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:07 pm

    Ciara i kthehet modës

    Ylli i muzikës r&b, Ciara, është duke u përpjekur të ndjekë hapat e yjeve të tjera, si Beyonce, Jennifer Lopez dhe Jessica Simpson dhe të lëshojë linjën e saj të veshjeve.

    Krijuesja e hitit “Goodies”, ka një sy të mprehtë për stil dhe tashmë e din çfarë lloj të veshjesh do të krijojë për fansat e saj dhe si do të quhet linja.

    “Do të jetë një linjë seksi dhe zbavitëse, si veshjet e brendshme me vizatime të cilët fëmijët i veshin. Do të jetë për të qeshur. Do ta quaj ‘Fly Girl’,”, ka thënë 23-vjeçarja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:08 pm

    Barton planifikon të luajë një karakter të Shakespearet

    Aktorja Mischa Barton ka vendosur të luajë një karakter të Shakespeareat në teatër, kështu që ka filluar të ushtrojë për paraqitje në skenë.

    Ish-ylli i serialit “The O.C.” dëshiron të heqë dorë për një kohë nga rolet filmike dhe të përqendrohet në karrierën skenike.

    “Së fundmi kam shkuar në një kurs për të ushtruar shfaqjet e Shakespearet, sepse nëpër shkollat amerikane nuk të mësojnë të luash karakteret e Shakespearet”, ka thënë aktorja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:08 pm

    Hathaway, Shatner dhe Bratt fitues në Prism Awards

    Anne Hathaway, William Shatner dhe Benjamin Bratt ishin ndërmjet aktorëve të cilët kanë fituar çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Prism Awards 2009, e cila i nderon produksionet të cilat ngritin vetëdijen për çështjet e lidhura me drogën.

    Ceremonia e cila është mbajtur të enjten në Los Angeles, e ka vlerësuar aktoren Hathaway për rolin e saj në filmin “Rachel Getting Married”, ku ajo luan rolin e një të varure nga droga.

    Shatner është nderuar për rolin e tij në serialin “Boston Legal”, ndërsa Bratt për paraqitjen e tij në serialin “The Cleaner”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:08 pm

    Rodriguez do të realizojë filmin e ri Predator

    Njoftohet se regjisori Robert Rodriguez do të risjellë në ekran vazhdimin e filmit "Predator", i cili do të titullohet "Predators".

    Filmi i parë i realizuar nga John McTiernan në vitin 1987, i cili flet për jashtëtokësorin vrasës, ka pasur sukses të madh duke u nominuar madje edhe për çmimin Oskar për efektet vizuale, mirëpo vazhdimi i tij në vitin 1990 nuk u pranua aq mirë nga publiku.

    Një vazhdim tjetër “Aliens vs Predator: Requiem” është realizuar në vitin 2007, mirëpo Rodriguez planifikon të realizojë diçka krejtësisht të re.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:08 pm

    Adela e ka të vështirë të flejë me Bjordin

    Adelajda i ka thënë Mimozës se e ka të vështirë ta ndajë krevatin me Bjordin para kamerave, prandaj çdo natë po sajon diçka për t’i ikur situatës.

    “Më vjen zor të fle në krevat me Bjordin!” ka thënë Adelajda duke shtuar se Bjordi e ka kuptuar atë që bën ajo duke sajuar vazhdimisht diçka për të mos fjetur me të.

    Pyetjes së Mimozës se pse e ka zor të flejë me Bjordin, Adelajda i është përgjigjur se nuk ndjehet mirë ta bëjë këtë gjë kur të gjithë e shikojnë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:09 pm

    Luan Krasniqi është bërë baba

    Boksieri profesionist, Luan Krasniqi, është bërë baba për herë të parë, njofton Top Channel.

    “Jam jashtëzakonisht shumë i gëzuar. Tashmë në jetën tonë ka hyrë një engjëll flokëverdhë dhe lindja e vajzës sime është më e rëndësishme se çdo fitore”, ka thënë boksieri kosovar.

    Vajza dhe bashkëshortja e tij, Sueda, janë mire me shëndet dhe tani ata do të kthehen në shtëpinë e tyre në Rotvajl. “Unë po shijoj çdo moment me familjen time të re”, shprehet Krasniqi.

    Përveç të qenit baba i mire, ai është i përqendruar edhe te karriera e tij dhe shpreson për një rikthim në ring.

    “Stërvitem çdo dite dhe dua të bëj një ndeshje këtë vit kundër një boksieri të mirë”, shton boksieri i peshave të rënda.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:09 pm

    Barrymore dhe Lange nuk janë grindur

    Bashkaktoret e filmit "Grey Gardens", Drew Barrymore dhe Jessica Lange, kanë mohuar spekulimet se kanë pasur një zënkë në lidhje me nominimet e ardhshme të Emmy Awards.

    Faqet e thashethemeve këtë javë kanë sugjeruar se dy aktoret, të cilat luajnë në filmin e realizuar nga HBO, kishin pasur një grindje me njëra-tjetrën për faktin se cila do të konsiderohet e nominuar për aktoren kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Prime Time Emmy Awards”.

    Thashethemet kanë spekuluar se HBO ka përcaktuar që Barrymore, të konsiderohet aktorja kryesore, derisa Lange ka reaguar për këtë gjë.

    Mirëpo, një përfaqësues i kompanisë televizive ka thënë se HBO nuk përcakton se kush do të dominohet dhe në cilën kategori dhe ka mohuar të ketë pasur mospajtime ndërmjet dy aktoreve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:09 pm

    Miley i kthehet dashurisë së vjetër ?

    Miley Cyrus ka nxitur spekulime se i është kthyer dashurisë së vjetër, pasi që ka kaluar një tjetër mbrëmje romantike me ish-të dashurin e saj Nick Jonas.

    Këtë muaj Miley është bashkuar me grupin “Jonas Brothers”, të cilin e përbëjnë tre vëllezërit Nick, Joe dhe Kevin Jonas për të incizuar këngën e Disneyt, “Pass It On”, ndërkohë gjatë kësaj jave dy ish- të dashuruarit kanë darkuar së bashku në një mbrëmje intime.

    Ky takim ka nxitur spekulime se Miley do të ndahet nga i dashuri aktual, modeli dhe këngëtari Justin Gaston, për t’u lidhur sërish me Nick, ndërsa sipas “New York Daily News”, ylli i grupit “Jonas Brothers” ka kërkuar nga këngëtarja dhe aktorja që ta lajmërojë sa më shpejtë Gastonin se i është kthyer të dashurit të vjetër.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:10 pm

    Madonna rikthehet në studio

    Madonna ka harruar aksidentin e rënies nga kali gjatë vikendit të kaluar dhe tashmë është rikthyer në studio për të punuar në këngë të reja.

    Këngëtarja është bashkuar me DJ britanik Paul Oakenfold dhe dyshja kanë kaluar ditën e enjte duke punuar së bashku në këngë të reja.

    “Paul Oakenfold lëviz nëpër studio i zhveshur... pasi ajo nuk ajroset... është nxehtë këtu... por muzika do të jetë edhe më e nxehtë!!!”, thuhet në një publikim në Twitter të menaxherit të këngëtares, Guy Oseary.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:10 pm

    Hayek shtron darkën e martesës

    Salma Hayek dhe burri i saj Francois-Henri Pinault kanë mirëpritur një mori të yjeve të cilët janë të ftuarit e çiftit në martesën e dytë të tyre, që sot zhvillohet në Venecia të Italisë.

    Woody Harrelson, David Blaine, Antonio Banderas, Charlize Theron dhe ish-i dashuri i Hayek, Edward Norton, ishin në listën e mysafirëve të cilët mbrëmë iu bashkuan çiftit dhe vajzës së tyre Valentina në darkën festive, të pasuar nga një ndejë e maskuar.

    Hayek, 42-vjeçare, dhe Pinault, 46-vjeçar, do të martohen sot në qytetin italian, dy muaj pasi u kurorëzuan për të parën herë në Paris, Francë, në ditën e Shën Valentinit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:10 pm

    Von Teese disenjatore e veshjeve të brendshme

    Bukuroshja e parodive, Dita von Teese, ka dizajnuar një linjë të re të veshjeve të brendshme për gjigantin Wonderbra.

    Format veshjeve të brendshme për gra të dizajnuara nga Von Teese janë të stilit të viteve 1940-ta dhe 50-ta.

    “Gjithmonë kam dashur të bëj diçka me veshjet e brendshme dhe ishte e rëndësishme të përfundoja këto produkte duke nxjerrë diçka të cilën do të mund ta vesh edhe vetë”, ka thënë Von Teese.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:11 pm

    Katy Perry rikthehet me Travis McCoy ?

    Katy Perry raportohet se ka ringjallur romancën e saj me ish-të dashurin Travis McCoy.

    Dyshja, të cilët u ndanë në dhjetorin e kaluar, kanë vendosur të rikthehen së bashku pasi kanë kuptuar se nuk mund t’ia dalin të ndarë.

    “Ndarja ta shpifte. Ne jemi sërish së bashku, jeni personi i parë të cilit ia kam treguar”, ka thënë rokeri i bendit “Gym Class Heroes”, Travis, për gazetën britanike The Sun.

    “Vazhdoj të mendoj se nëse do të duhej ta kaloja këtë sërish, sa gjë e vështirë do të ishte. Thjesht po kënaqem me mënyrën si janë gjërat tash”, ka shtuar Travis.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:11 pm

    Knightley pëlqen patatet e skuqura

    Aktorja britanike Keira Knightley, e cila shpesh akuzohet se ka çrregullime me ushqimin, thotë se ajo pëlqen të hajë ushqime të yndyrshme.

    “Jam një adhuruese e madhe e ushqimit. Në jetën time familjare, të gjitha gjërat e mira rrotullohen rreth tavolinës së ushqimit. Gatesat e nënës time janë të mrekullueshme. Ne bëjmë dreka të mëdha”, thotë aktorja.

    “S’ka asgjë më të mirë se patatet e skuqura, janë vërtet të këndshme. Më pëlqejnë edhe pastat. Shpesh përgatis Spageti Bolognese me ton”, thotë Keira.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:11 pm

    Nicholson nge padi ndaj një borxhliu

    Aktori veteran Jack Nicholson ka ngritur akuzë kundër një producenti të Hollywoodit duke supozuar se ai i ka borxh yllit më shumë se 1.2 milionë dollarë.

    Nicholson i ka dërguar dokumentet në Gjykatën e Lartë në Los Angeles gjatë të premtes, duke thënë se ai ia kishte ofruar paratë ish-ekzekutivit të studios, Mark Canton, me qëllimin që t’i ndihmojë atij të mbulojë një hua bankare.

    Por aktori thotë se Canton ende nuk e ka paguar asnjë nga paratë e huazuara, bën të ditur TMZ. Nicholson kërkon shumën e dhënë të parave si dhe shtesën e interesit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:11 pm

    Klum: Foshnja e ardhshme do të jetë e fundit

    Supermodelja shtatzënë, Heidi Klum, është zotuar se nuk do të ketë më shumë fëmijë, pasi të lind edhe të katërtin më vonë gjatë këtij viti.

    Bukuroshja e pistave dhe burri i saj, këngëtari Seal, zbuluan më herët gjatë këtij muaji se presin edhe një foshnjë, një vajzë e cila do t’u bashkohet fëmijëve të tjerë, Henry, trevjeçar, Johan, dyvjeçar, dhe pesëvjeçares Leni, të cilën Klum e ka nga lidhja e mëhershme.

    Por, Klum zotohet se ky do të jetë edhe fëmija i fundit për të, me të cilin do të kompletohet familja.

    “Kur shihnim rreth e rrotull në tavolinë, ishte edhe një person që mungonte. Dhe mu për këtë u bë edhe numri katër. Por do të jetë i fundit”, ka thënë Klum.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:12 pm

    Big Brother: Largohen Arjoni dhe Eltoni

    Mbrëmja e së shtunës ka sjellë emocione të veçanta në shtëpinë e Big Brother. Nga shtëpia janë larguar dy konkurrentë dhe eliminimi i parë i Arjonit ka përlotur Anjezën.

    Pas eliminimit dhe një dhurate, Arjonit i është ofruar një bursë e plotë studimi në një shkollë mode.

    Ndërsa ethet janë shtuar mes banoreve të mbetur dhe që çuan në eliminimin e dytë. Ai është Eltoni, një nga konkurrentët e rinj që hyri në shtëpinë e Big Brother.

    Juna ka qenë një ndër të përzgjedhurat e “Vëllait të Madh”, e cila ka zhvilluar një bisede emocionuese me të atin Virgjilin. Ndërsa Arjani ka ndarë me banorët e tjerë dhe publikun emocionet dhe kujtimin e babait të tij.

    E vetmja banore nga Kosova, Mimoza, ka pranuar një dhuratë surprizë nga Poli, ish-banor në edicionin e parë të “Big Brother”, i cili i ka dhënë asaj edhe mjaft këshilla në lidhje me qëndrimin në shtëpi.

    Të nominuar për eliminimin e radhës janë Adelajda, Adi, Mimoza, Juna dhe Anjeza./TCH/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:12 pm

    Jon Bon Jovi ka frikë nga gruaja

    Rokeri Jon Bon Jovi ka bërë shaka duke thënë se martesa e tij me Dorothea Hurley ka mbijetuar për dy dekada pasi ai jeton nën frikën e gruas.

    “Le ta themi atë këtu dhe troç. Kam frikë nga gruaja ime”, ka thënë Jon i pyetur për sekretin e martesës së suksesshme.

    Jon, i cili do të festojë 20-vjetorin e martesës në javën e ardhshme, thotë se ai është më i lumtur se kurrë me gruan dhe dyshja bëjnë çdo përpjekje për të qëndruar jashtë vëmendjes së publikut.

    “Ajo është investimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Besomëni ajo është më e mira. Jam shumë i lumtur”, ka shtuar rokeri.

    Jon u martua në mënyrë sekrete me të dashurën e tij nga shkolla e mesme, Dorothea, më 29 prill të vitit 1989 në Las Vegas. Dyshja kanë katër fëmijë së bashku.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:12 pm

    Victoria krenare me bashkëshortin seksi

    Victoria Beckham mendon se burri i saj David Beckham është “mashkulli më i bukur” në botë dhe është krenare për këtë.

    Ish-anëtarja e grupit Spice Girls është e lumtur me futbollistin dhe thotë se ai është mashkulli më i pashëm që ka parë ndonjëherë.

    E pyetur nëse ajo shqetësohet për efektin e fotografive seksi në reklamën e veshjeve të brendshme të markës Armani, Victoria është përgjigjur: “Pse? Fotot vetëm tregojnë të vërtetën, ai është vërtet mashkulli më i bukur”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by MBerisha Fri May 08, 2009 3:12 pm

    TVSH nuk kursen paratë për Kejsin

    Drejtuesit e Televizionit Publik Shqiptar duket se nuk i kursejnë paratë këtë vit për një prezantim sa më dinjitoz të Kejsi Tolës, në Festivalin Evropian, që do organizohet në maj në Rusi.

    Sipas burimeve të “Panorama Plus” bëhet e ditur se vetëm realizimi i klipit të saj “Carry Me Into Your Dreams” në një studio gjermane ka kushtuar një shumë të majme parash, ndërkohë që do shpenzohet po ashtu për një veshje të mirë skenike, me mëndafsh të bardhë nga më të shtrenjtit, realizuar nga kostumografia Anila Zajmi.

    Televizioni Publik Shqiptar ka zgjedhur linjën e veshjeve BSB, për veshjet “casual” të këngëtares, me mbërritjen e saj në aeroport, dhe për prezantimin e saj në konferencat e shtypit, që do mbahen para fillimit të Festivalit Evropian, dhe pas tij nëse do jetë e nevojshme.

    Ndërkohë ajo ka marrë mësime baleti në Athinë, dhe ka bërë ushtrime të rregullta në palestër për të rënë nga pesha dhe për të arritur një formë të mirë trupore.

    Për perfomancën e saj po kujdeset koreografi, që jeton në Greqi, Julian Bulku. Në prezantimin skenik të Eurovizionit shoqërohet nga dy këngëtare, dy balerinë 14 vjeçarë dhe një balerin kryesor, që simbolizon Princin e Kaltër, bazuar në fabulën e këngës “Më merr në ëndërr”, të Edmond Zhulalit.

    Sponsored content


    Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it - Page 3 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e ShowBiz-it

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 8:25 pm