Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

3 posters

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:02 am

    Vjen edhe një celular Samsung me dy SIM kartela

    Oferta e celularëve të cilët janë në gjendje të pranojnë dy SIM kartela aktive në të njëjtën kohë është më e pasur edhe me një pajisje nga punëtoria e kompanisë Samsung.
    Samsung B5702 bie në kategorinë e pajisjeve quad-band, dhe si i tillë mund të punojë në të gjitha rrjetet mobile të mbarë botës. Kjo na gëzon edhe më shumë sepse një lloj i tillë i pajisjeve shumë lehtë do të mund të paraqitej edhe tek ne.

    Kjo pajisje Dual SIM me llambën përkatëse LED tregon se në cilën kartelë është drejtuar thirrja telefonike, derisa përdoruesit mund t’ua përshtatin tërësisht pamjet secilës SIM kartelë.

    Nga gjërat tjera theksojmë se Samsung B5702 përmban 50 MB hapësirë të dhënash e cila mund të zgjerohet edhe më me anë të kartelave të memories, ka ekran prej 2.4 inç (320 x 240 piksela), player multimedial, shfletues të dokumenteve, pranues të radiovalëve FM, fotoaparat prej tre megapikselash si dhe gjëra tjera të cilat janë tipike për këtë lloj të pajisjeve.

    Samsung B5702 në treg do të mund të paraqitej gjatë muajit maj me çmim prej rreth 400 dollarësh.

    www.samsungmobile.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:03 am

    Kompania Asus kundër hajnave

    Kompania Asus ka paralajmëruar se laptopët e saj nga seria P do t’i pajis me teknologjinë e kompanisë Intel për mbrojtje nga vjedhjet e hajnave.
    Nëse në laptop bartni dokumente të rëndësishme, apo vetëm keni frikë se mund t’ua vjedhin, Asus i është bashkuar tani për tani numrit të vogël të prodhuesve të cilët integrojnë teknologjinë për mbrojtje nga vjedhjet. Bëhet fjalë për teknologjinë e Intel “Anti-Theft PC Protection Technology” të cilën ata do të fillojnë ta integrojnë në laptopët e serisë P dhe atë në modelet P30 e P80.

    Kjo teknologji ofron mundësinë që përdoruesi me anë të formës pa tela (wireless) të dërgojë një kod i cili paaftëson kompjuterin e vjedhur dhe i bën të dhënat në disk të palexueshme për hajnat. Nëse ndodhë çudia dhe laptopi kthehet në ndonjë formë, atëherë me fjalëkalimin përkatës kompjuteri aftësohet sërish për punë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:03 am

    Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP

    Kompania Microsoft është duke u bërë gati edhe për një hap drejt pensionimit të Windows XP, edhe pse ende bëhet fjalë për produktin e saj më të shpërndarë.
    Javën e ardhshme Microsoft do të duhej të shkëpus mbështetjen për Windows XP. Kjo nuk do të thotë se do të ndalojë së përmirësuari lëshimet e sigurisë për këtë sistem operativ. Vrimat e porsazbuluara Microsoft do t’i arnojë deri në vitin 2014. Do të shkëputet mbështetja telefonike për zgjidhjen e problemeve me Windows XP dhe do të ndalohet me shtojcat të cilat përmirësojnë funksionalitetin e këtij sistemi operativ. Nëse ndonjë shfrytëzues i madh do të ketë nevojë për shtojca të tilla, do të duhet të nënshkruajë me Microsoftin për mirëmbajtje dhe të paguaj përpunimin e shtojcave.

    Ky hap i Microsoftit është shumë i pazakontë kur merret parasysh se 63 për qind e kompjuterëve në botë shfrytëzojnë pikërisht sistemin operativ Windows XP. Kompania nga Redmondi arsyetohet me faktin se XP është mjaft gjatë në treg dhe në të është përmirësuar krejt çfarë është mundur të bëhet dhe se po punohet në një softuer shumë funksional dhe të besueshëm.

    Duket se Microsoft ka shumë shpresa në sistemin e ri operativ Windows 7 i cili shumë shpejt do të duhej të arrijë në treg dhe të ofrojë funksionalitet shumë më të mirë në sistemet e dobëta kompjuterike, përfshirë edhe laptopët.

    www.microsoft.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 6:59 am

    Automjeti botëror i vitit është Volkswagen Golf

    Në panairin e New Yorkut tanimë tradicionalisht është përzgjedhur automjeti i viti (World Car of the Year). Në vitin 2009 ky nder i ka takuar Volkswagen Golfit të gjeneratës së gjashtë.
    Pesëdhjetë e nëntë gazetarë të automobilistikes nga njëzet e nëntë shtete e kanë zgjedhur VW Golfin për automjetin më të mirë në botë para Ford Fiestas e Toyota IQ-së.

    Në kategorinë për automjetin më të mirë sportiv të vitit në botë është zgjedhur Nissan GT-R para Corvette ZR 1 e Porsche 911.

    Çmimi për dizajnin më të mirë i ka takuar automjetit Fiat 500 i cili ka fituar ndaj Jaguar XF e Citroën C5.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 6:59 am

    Vjen Bluetooth 3.0

    Të dhënat e fundit mbi specifikat e standardit të ri zbulojnë se Bluetooth 3.0 do të mbështesë shpejtësitë e bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi.
    Bluetooth SIG para lansimit zyrtar ka publikuar detajet e standardit Bluetooth 3.0. Sipas informacioneve të fundit, nga paraardhësi i tij Bluetooth 2.0, standardi i ri do të jetë disa herë më i shpejtë.

    Sipas specifikave të paralajmëruara, versioni i tretë do të duhej të ofrojë shpejtësi të bartjes së dhënave sikur edhe Wi-Fi. Po ashtu, teknologjia e re Enhanced Power Control do të ndihmojë në ruajtjen e lidhjes edhe nëse pajisja gjatë bartjes së dhënave mbyllet, sa për shembull, nëse vendoset në xhep apo çantë.

    Detajet shtesë do të publikohen më 21 prill, kur specifikat e këtij standardi do të publikohen edhe zyrtarisht. Se kur Bluetooth 3.0 do të mund të paraqitej në produktet e reja nuk dihet.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 6:59 am

    T-Mobile G2 vjen më 21 prill?

    Filiali amerikan i T-Mobile ka paralajmëruar konferencën për gazetarë, detajet nuk janë publikuar, por supozohet se është duke ardhur Androidi i dytë me radhë.
    T-Mobile më 21 prill në New York do të mbaj konferencën të veçantë për gazetarë. Detajet nuk janë bërë të ditura, por thuhet se do të mund të bëhej paraqitja zyrtare e celularit të ri HTC Magic, i njohur nën emrin T-Mobile G2.

    Konferencën e fundit të ngjashme T-Mobile e ka mbajtur gjatë muajit shtator të vitit të kaluar kur është paraqitur celulari i parë me sistemin operativ Android të kompanisë Google, ai HTC Dream.

    Modeli i ri G2 do të jetë pa tastierë harduerike, derisa do të ketë ekran 3.2 inçësh, mirëpo në dimensione më të vogla të shtëpizës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:29 am

    Kia Koup

    Automjeti i parë ‘kupe’ i kompanisë koreane Kia, karakterizohet me dizajn atraktiv edhe pse pak a shumë ngjanë me Civic. Platforma është thuajse krejtësisht e re, e cila duhet të mundësoji aftësi më të mira të vozitjes
    Plani për ta pushtuar tregun botëror të automjeteve, nuk mund të realizohet pa një model sportiv. Për këtë arsye, Kia i ka kushtuar vëmendje të veçantë konstruktimit të këtij modeli, i cili krahas pamjes së bukur duhet të jetë i këndshëm në vozitje dhe nuk duhet të kushtojë shtrenjtë.

    Tërheqja është me rrotat e para, ndërsa sa i përket motorizimit, do të ekzistojnë automjete me lloje të ndryshme të motorëve benzinë: me 2.0 me 156 KF dhe 2.4 me 173 KF.

    Do të jenë në dispozicionin automjetet me marshe manuale dhe automatike, te motori më i dobët me pesë shkallë (4+R), ndërsa te automjetet me motorin më të fortë me nga një shkallë më shumë.

    Kia Koup pritet që premierën e saj ta përjetojë në panairit automobilistik në Frankfurt gjatë muajve të fundit të këtij viti.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:29 am

    Themeluesit dëshirojnë rikthimin e Skype

    Themeluesit e "Skype", Niklas Zennstrom dhe Janus Friis planifikojnë që sërish të bëhen pronarë të shërbimit të njohur për VoIP (Voice over Internet Protocol).
    “The New York Times” njofton se themeluesit janë duke i grumbulluar paratë e tyre dhe po kërkojnë investitorë në mënyrë që ta blejnë Skype-n që në vitin 2005 ia kanë shitur eBay-t për 2.6 miliardë dollarë, që më vonë me anë të bonuseve kjo shifër ka arritur në 3.1 miliardë.

    Në ndërkohë, Zennstrom dhe Friis e kanë themeluar fabrikën “Atomico”, e cila qëndron prapa shërbimit për video, Joost.

    Skype në kohën e shitjes ka pasur 53 milionë shfrytëzues të regjistruar, ndërsa tani ka 405 milionë shfrytëzues. Për shkak të çmimit të lire të thirrjeve ndërkombëtare, Skypë mban 8% të të gjithë fitimit të telefonisë ndërkombëtare, ndërsa popullariteti i tij po rritet vazhdimisht, sidomos pas prodhimit të platformave të tilla telefonike, siç është iPhone.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:50 am

    Virusi Conficker fillon sulmin në kompjuterë

    Programi dashakeq i njohur si Conficker për të cilin shumë kanë pasur frikë se do të sulmojë më 1 prill ngadalë ka filluar të aktivizohet, kanë thënë ekspertët.
    Conficker, i njohur si "Downadup apo Kido" ngadalë po i shndërron mijëra kompjuterë personalë në serverë për dërgimin e porosive spam të e-mailave dhe për instalimin e programeve spyware.

    Virusi ka filluar të shpërndahet më herët, duke infektuar miliona kompjuterë dhe duke i shndërruar ata në “robër”, të cilët i përgjigjen urdhrave të dërguara nga serverët e largët të cilët po ashtu e kontrollojnë ushtrinë e kompjuterëve të njohur si "Botnet".

    Conficker instalon virusin tjetër, i njohur si "Waledac", i cili dërgon e-maila spam, pa dijeninë e pronarit, së bashku me programin e rrejshëm anti-spyware.

    "Kjo me siguri është njëra prej rrjeteve më të sofistikuara botnet në planet. Njerëzit të cilët qëndrojnë prapa kësaj janë shumë profesionalë. Absolutisht e dinë se çfarë bëjnë", kanë thënë nga kompania e njohur Trend Micro Inc.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:50 am

    Asus K Series Domino Collection

    Laptopët e parë të kompanisë Asus cilët vijnë me ekrane të diagonales prej 17.3 inçësh dhe teknologjinë IceCool për uljen e temperaturës së shtëpizës.
    Asus ka lansuar linjën e laptopëve me emrin K Series Domino Collection. Përveç emrit të zgjatur laptopët nga kjo linjë do të kanë mundësi solide multimediale, derisa veçanti do të jetë edhe teknologjia IceCool e cila me përdorimin e ventilatorëve të pozicionuar në vende të veçanta temperaturën e mban 25% më të ulët sesa ajo e trupit të njeriut.

    Laptopët do të vijnë me ekrane 17.3, 15.6 apo 14-inçëshe me kontrast të shtuar. Të gjithë do të vijnë me variante të ndryshme të procesorëve të kompanisë Intel dhe grafikën e NVIDIA-s GeForce G120M, apo me ato të kompanisë ATI, Mobility Radeon HD4570, respektivisht HD4860.

    Për sistem operativ në dispozicion janë Vista Home Basic, Vista Home Premium apo Linux.

    Të dhënat mbi datat e paraqitjes në treg dhe çmimet nuk janë bërë publike.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:51 am

    Audi A4 2.0 TDI 'e' shpenzon gjithsej 4.6 litra në 100 km

    Nga fillimi i korrikut blerësit evropianë do të kanë në dispozicion Audi A4 2.0 TDI 'e' i cili, sipas të dhënave zyrtare, në ciklin e kombinuar shpenzon gjithsej 4.6 litra karburant në njëqind kilometra të kaluara.
    Në mënyrë që limuzina e tyre e klasës së ulët të arrijë këtë rezultat, në Ingolstadt kanë vendosur të bëjnë një seri të testeve teknike.

    A4 2.0 TDI 'e' është i pajisur me teknologjinë start-stop, marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish të përshtatur si dhe me rrjetën gjysmë të mbyllur të ftohësit.

    Në Audi pohojnë se limuzina e tyre ekonomike arrin shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për 9.7 sekonda dhe atë maksimale prej 215 km/h.

    Çmimi i paralajmëruar i modelit A4 ekologjik në Gjermani do të jetë 30.800 euro, derisa versioni karavan Avant i cili shpenzon diç më shumë (4.9 litra në njëqind kilometra) do të kushtojë 32.800 euro.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:52 am

    Së shpejti vjen Samsung Omnia Pro?

    Nëse mund t’i besohet blogut të pavarur italian hdblog.it i cili është i dedikuar për hapat që ndërmerr Samsung, kësaj vere do të duhej të paraqitej trashëguesi i modelit të suksesshëm të kompanisë Samsung, atij Omnia.
    Sipas thashethemeve të cilat janë shfaqur gjatë fundjavës, këtë verë do të mund të dilte pajisja e quajtur Samsung Omnia Pro, trashëguesi i drejtpërdrejtë i modelit Omnia. Pos dizajnit të njohur pajisja do të duhej të përmbajë edhe tastierë të plotë, ekran 3.5 inçësh WVGA të ndjeshëm në prekje si dhe fotoaparat prej pesë megapikselash.

    Sistemi operativ i pajisjes Omnia Pro do të duhej të ishte ai Windows Mobile 6.1.

    Sërish ritheksojmë se bëhet fjalë për thashetheme, sipas të cilave pajisja do të duhej të paraqitej këtë verë, me çmim prej rreth 500 eurosh.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:53 am

    Invadim i klonimeve - HiPhone Nano N3+

    Klonimi i pajisjeve të popullarizuara, siç është ai i iPhone i kompanisë Apple, apo Touch i kompanisë HTC, është bërë aq i rëndomtë sa që nuk paraqet befasi kur një imitim i ri paraqitet në treg.
    Për kualitetin e telefonave të klonuar mund të diskutohet (ndodhë të kanë mundësi të cilat nuk gjenden as në pajisjen origjinale, por gjithashtu shpesh u mungojnë disa opsione), derisa nga pikëpamja e dizajnit kryesisht bëhet fjalë për imitime të mira.

    Kloni më i ri, i cili vjen nga prodhuesi kinez i telefonave të klonuar HiPhone, është ai Nano N3+. Bëhet fjalë për një telefon me kapak dhe dizajn të bukur të maskës.

    Pajisja ka butonin “click” dhe pamja e tij ngjan pothuajse tërësisht në iPod Nano. Ekrani i tij është 2.8 inçësh QVGA i ndjeshëm në prekje, me të cilën vjen edhe lapsi stylus.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:53 am

    Automjeti misterioz nga Audi vjen më 16 korrik

    Nga prodhuesi gjerman i automjeteve “Audi” është paralajmëruar se më 16 korrik, me rastin e festimit të 100-vjetorit të ekzistimit të kompanisë, premierën do ta ketë një model i ri, i cili tani për tani po ruhet nën vellon e fshehtësisë.
    Thashethemet thonë se do të mund të ishte një RS5, R8 Spider apo A5 Sportback, edhe pse asnjë supozim nuk është për mos tu lavdëruar.

    Fillimi i kremtimit të njëqindvjetorit të ekzistimit do të fillojë me ceremoninë gara në Audi Forum, në Ingoldstadt, derisa në ceremoninë katër-ditore do të merr pjesë edhe kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:53 am

    Samsung me Android

    Samsung edhe zyrtarisht ka paralajmëruar I7500 – celularin e parë të vet të bazuar në sistemin operativ Android të kompanisë Google.
    Telefoni do të ketë dimensione prej 115 x 56 x 11.9 milimetrash, ekran 3.2 inçësh AMOLED me rezolucion prej 320 x 480 pikselash derisa fotoaparati do të jetë prej pesë megapikselash me auto-fokus.

    Pos lidhjeve Wi-Fi, Bluetooth e USB, celulari do të ofrojë 8 GB të hapësirës për ruajtjen e dhënave dhe qasje microSD për kartelat e memories me anë të cilave do të mund të zgjerohet shtesë kapaciteti.

    Samsung nuk e ka publikuar çmimin, mirëpo paraqitja e tij në tregun evropian është paralajmëruar për muajin qershor të këtij viti.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:53 am

    Paraqitet disku optik prej 500 GB

    Kompania "General Electric" ka paraqitur diskun optik me kapacitet prej 500 gigabajt, respektivisht 100 DVD disqe.
    Disku mikroholografik është i të njëjtës madhësi sikur disqet ekzistuese DVD, derisa ai është i dedikuar për arkivimin e të dhënave. "General Electric" beson se edhe përdoruesit e rëndomtë do të mund ta përdornin në playerët shtëpiak, transmeton BBC.

    Disqet Blue ray, të cilët shërbejnë për incizimin e filmave me definicion të lartë, aktualisht kanë kapacitet prej 25 deri në 50 gigabajt.

    Disqet mikroholografike i ruajnë informacionet në tri dimensione, e jo vetëm në sipërfaqe të diskut, dhe mu për këtë arsye kapaciteti i tyre është dukshëm më i madh.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:53 am

    General Motors shuan modelin Pontiac

    Gjiganti i përkulur amerikan i automjeteve General Motors ka ndërmarrë hapin e parë të ristrukturimit të vet. GM ka shuar modelin Pontiac pas 83 vitesh të ekzistimit të këtij brendi.
    Një fat i ngjashëm, siç po qëndrojnë hesapet, i pret edhe Saab, Saturn e Hummer, duke marrë parasysh se prodhuesi amerikan nuk po arrin të gjej blerës të interesuar në këto kohë krize, derisa koha për strukturim çdo ditë është më e shkurtër.

    GM në periudhën vijuese planifikon të fokusohet në katër brende – Chevrolet, Cadillac, Buick e GMC.

    Në të njëjtën kohë General Motors planifikon të zvogëlojë edhe fuqinë punëtore nga 61.000 sa ishin në vitin 2008 në 40.000 në vitin 2010.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:53 am

    Vjen versioni Firefox 3.0.10

    Firefox 3.0.10 sjell me vete rregullimin e problemit me “rrëzimin” e shfletuesit dhe korruptimin e memories, probleme këto të cilat ishin integruar në versionin 3.0.9
    Vetëm disa ditë pas lëshimit të versionit 3.0.9 Mozilla ka lëshuar edhe versionin 3.0.10 të shfletuesit të vet të internetit Firefox në të cilin janë rregulluar gabimet e lëshuara në versionin paraprak.

    Shumicës së përdoruesve versioni i ri do t’u vjen me anë të funksionit të integruar për përditësim automatik, derisa mund të shkarkohet edhe nga faqet zyrtare të Mozillas.

    Mozilla Firefox
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:54 am

    Disk i jashtëm elegant nga Samsung

    Kompania Samsung ka paraqitur një disk të jashtëm në shtëpizën e vendosur horizontalisht nga alumini i lëmuar.
    Përparësia më e madhe e serisë së pajisjeve Story nga Samsung është se nuk duken aspak si disqet e jashtme të forta. Të gjithë ata që janë lodhur nga shtëpizat e plastikës të cilat kryesisht i shohim në këto lloj pajisjesh do të dinë të vlerësojnë diçka që duket se pjesë e ndonjë sistemi muzikor - Hi-Fi.

    Sa u përket specifikave, disqet do të janë në dispozicion me kapacitete prej 500 GB si dhe 1 e 1.5 TB. Ata do të janë të pajisur me qasjen USB 2.0 si dhe me softuerin e Samsung për ruajtjen e sigurt të dhënave në kohë reale, me mundësi të enkriptimit dhe mbrojtjes së dhënave me fjalëkalim.

    www.samsung.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:54 am

    Wi-Fi çdo ditë e më i popullarizuar

    Kompania AT&T ka njoftuar se gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 ka ardhur deri tek shfrytëzimi dukshëm më i madh i rrjeteve Wi-Fi.
    Arsyet e rritjes së përdorimit të tyre vijnë si rrjedhojë e numrit më të madh të hot-spoteve, të cilat mundësojnë që përdoruesi të lidhet në internet me anë të qasjes Wi-Fi. Në të njëjtën kohë është rritur edhe numri i përdoruesve të cilët posedojnë pajisje të cilat janë në gjendje të lidhjen me rrjetet e shiritit të gjerë (broadband).

    Gjatë tre muajve të parë të vitit 2009 janë shënuar mbi 10.5 milionë lidhje me Wi-Fi, që paraqet një shifër e cila është më shumë se dy herë më e madhe se numri i përgjithshëm i lidhjeve të shënuara gjatë tërë vitit 2008.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:54 am

    Microsoft megjithatë nuk punon në celularin Zune

    Kompania Microsoft zyrtarisht ka publikuar se nuk ka për qëllim të prodhojë asnjë lloj celulari të bazuar në playerin e vet multimedial - Zune.
    Megjithatë, është e mundur që disa karakteristika të Zune të paraqiten në sistemin operativ Windows Mobile.

    Duke u bazuar në thashethemet se operatori mobil Verizon do të ofrojë një celular të bazuar në platformën Zune nga Microsoft janë paraqitur disa spekulime të mëdha rreth asaj sa që thuhej se Microsoft sa nuk e ka paraqitur konkurrencën për celularin shumë të popullarizuar iPhone.

    Mirëpo zëdhënësi i Microsoftit ka pohuar me këmbëngulje se “nuk janë duke punuar në harduer” dhe se “nuk kanë për qëllim të paraqesin ndonjë celular të bazuar në Zune”.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se së shpejti nuk do të mund të paraqitej telefoni i ndonjë prodhuesi tjetër të bazuar në ndonjë version të ri të platformës Windows Mobile me ndonjë karakteristikat e Zune, por për këtë na duhet të presim edhe pak kohë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:55 am

    Brendi Google ka vlerë prej 100 miliardë dollarë

    Makina e kërkimit të internetit Google është e para në listën e brendeve më të suksesshme në botë me përfitim prej 100 miliardë dollarësh amerikanë, janë të dhënat e hulumtimeve të fundit ekonomike.
    Gjiganti i internetit fiton gati 25 për qind më shumë se konkurrenti i tij kryesor, korporata kompjuterike Microsoft.

    Profiti i Google është rritur për 16 për qind vetëm në një vit, dhe mu për këtë me meritë ka zënë vendin e parë në listën e 100 brendeve më të suksesshme në botë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:55 am

    Spamerët shfrytëzojnë popullaritetin e gripit të derrave

    Siç edhe është pritur, spamerët gjatë disa ditëve të fundit janë duke tentuar të shfrytëzojnë popullaritetin që ka zgjuar gripi i derrave. Numri çdo ditë e më i madh i porosive të padëshiruara brenda vetes përmbajnë shprehjen “Swine Flu” (shqip: gripi i derrave).
    Siç raportojnë ekspertët e kompanisë McAfee gjatë disa ditëve të fundit spamerët brazilianë e kanë mbushur hapësirën e internetit me porositë e tyre të cilat përmbajnë tituj si “Madonna caught swine flu!”, “US swine flu statistics” dhe “Swine flu in USA”.

    McAfee u tërheqë vërejtjen përdoruesve që në asnjë mënyrë të mos hapin bashkëngjitjet të cilat gjenden brenda porosive të e-mailave dhe të mos vizitojnë lidhjet e internetit të cilat janë radhitur në to.

    www.mcafee.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:55 am

    Palm Pre më i lirë se iPhone

    Çmimi prodhues i Palm Pre sipas analizës së iSuppli është dukshëm më i lirë se çmimi i prodhimit të iPhone 3G para dhjetë muajsh.
    Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete se prej çfarë pjesëve saktësisht është krijuar Pre, parashihet se çmimi i të gjithë komponentëve të përfshirë të mos i kalojnë 138 dollarë amerikanë.

    Pjesët më të shtrenjta të telefonit është ekrani multi-touch, i cili kushton 40 dollarë, memoria 8 GB e cila kushton 16 dollarë dhe procesori prej 11 dollarësh. Fotoaparati me rezolucion prej tre megapikselash e prodhuesit kushton 12 dollarë. Në përllogaritje nuk janë përfshirë çmimi i zhvillimit të telefonit, marketingu dhe faktorë të ngjashëm.

    Sa për krahasim, çmimi prodhues i një iPhone 3G pas paraqitjes së tij ishte vlerësuar në 174 dollarë.

    Thashethemet e fundit si datë të lansimit të Palm Pre përmendin 7 qershorin, dy ditë para datës së pritur të lansimit të gjeneratës së ardhshme të popullarizuarit iPhone.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:55 am

    Obama flash drive

    Bëhet fjalë për një flash drive të cilin e ka shpikur dhe lansuar në treg kompania Active Media Products.
    Me dimensione prej vetëm 40 x 14 x 5 milimetra, ky flash drive ka kapacitet prej 2 GB (modelet me memorie më të madhe arrijnë së shpejti), është rezistues ndaj ujit dhe në vete përmban kapakun mbrojtës i cili sillet dhe në të cilin gjendet fotografia holografike e Barack Obamas.

    Kjo pajisje e vogël për ruajtjen e të dhënave ka USB 2.0 dhe në të veçmë gjenden të dhënat e regjistruara si fjalimi i tij me kohëzgjatje prej një orë në formatin mp3, fotografitë zyrtare të Obamas dhe disa fjalime në formatin PDF.

    Këtë flash drive prej 2 GB mund ta blini në Amazon.com për vetëm 8.95 dollarë plus shërbimet e dërgesës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:55 am

    Motorola Clutch i465 - rezistuese ndaj çdo gjëje

    Nëse jeni adhurues i telefonave "push-to-talk" (tek të cilët vendosja e lidhjes dhe kryerjes së bisedave bëhet me anë të shtypjes në një tast), një i tillë do ta paraqitet së shpejti nga kompania amerikane Motorola.
    Sipas informacioneve të para, të cilat janë paraqitur kohë më parë, Motorola Clutch i465 është rezistuese ndaj të gjitha gjërave të padëshiruara: rrezatimit diellor, dridhjeve, goditjeve e madje edhe pluhurit.

    Nga karakteristikat teknike duhet të veçohen fotoaparati prej tre megapikselash, porti micro USB, mbështetja për riprodhimin e dosjeve MP3, WAV e MIDI, si dhe lidhja Bluetooth 1.2.

    Me anë të këtij telefoni mund të dërgohen të gjitha llojet e porosive, përfshirë IM (Instant Messages), e-mailat dhe porositë tekstuale (SMS).

    Tani për tani nuk ka informata për çmimin e kësaj pajisje kur të del në treg.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:55 am

    Nokia hap dyqanin online OviStore

    Nokia ka vendosur të hap dyqanin me aplikacione për telefonat e saj, që është një hap i cili padyshim është nxitur nga suksesi i dyqanit online të kompanisë Apple - App Store.
    Një nga shërbimet e dyqanit Ovi të cilin Nokia ka filluar kohë më parë ka vendosur ta krijojë është afarizmi me aplikacione.

    Prodhuesi finlandez i celularëve ka vendosur të bashkëpunojë më mirë me prodhuesit e aplikacioneve për telefonat e tij Symbian dhe t’u lehtësojë atyre shpërndarjen e produkteve të reja. Përdoruesit gjithashtu do të gjejnë më lehtë aplikacionet e kërkuara kur t’u ofrohen në një vend të vetëm.

    Përveç aplikacioneve serioze, me anë të Ovi Sotore do të shiten edhe muzika e lojërat. Fillimi i Ovi Store Nokia planifikohet të ndodhë gjatë muajit maj.
    www.nokia.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:56 am

    Kërkim drejtpërdrejt nga Gmail

    Shtojca e re për Gmail vendos një fushë për kërkimin e internetit brenda këtij mekanizmi për udhëheqje me postë elektronike – email.
    Shtojca e re është integruar në anën e majtë të ekranit dhe ajo është një fushë për futjen e shprehjeve, e pasi që kërkimi të bëhet hapet një dritare e re. Nëse klikohet në ndonjërin prej rezultateve hapet faqe e re në një dritare të re.

    Sikur edhe shtojcat tjera të Gmail Labs, edhe ky përfshihet brenda mekanizmit me emrin Labs.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:56 am

    Audi R8 kabrio merr dritën e gjelbër

    Audi R8 pa kulm ka marrë dritën e gjelbër për prodhim serik.
    Pas shumë muaj thashethemesh dhe fotografi spiunësh, versioni kabriolet i Audi R8 përfundimisht dhe zyrtarisht ka marrë dritën e gjelbër për prodhim serik.

    Informatat jozyrtare thonë se njësitë e parë do të mund të dilnin nga shiritat e fabrikës gjatë vitit 2011.

    Më herët është konsideruar se R8 ka kulm në fakt nuk do të jetë një kabriolet i vërtetë, por një version i tij me kulm të fortë, megjithatë revista “What Car” pohon se do të ketë kulm të butë.

    Kulmi i fortë është anuluar për shkak të faktit të thjeshtë se motori është vendosur prapa, që pamundëson zbatimin e tij.

    Supozohet se versioni serik do të thirret R8 Spider dhe do të përdorë paletën e plotë të motorëve të versionit standard.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:56 am

    HP paraqet serinë e laptopëve afaristë Pro Book S

    Seria e re e laptopëve të cilin e ka paraqitur HP bashkon performansën, çmimin e përballueshëm dhe dizajnin.
    Në kuadër të serisë janë në dispozicion tri dimensione të ndryshme të laptopëve: 14.1 15.6 dhe 17.3 inç. Secili prej tyre ka procesor të integruar AMD apo Intel, lexues të kartelave SD, Blu-Ray drive opsional, si dhe HDMI out për prezantime.

    Për më tepër blerësve u është ofruar mundësia të zgjedhin në mes të Linuxit të parainstaluar apo atij Windows Vista.

    Seria ProBook me gjasë do të paraqitet gjatë muajit qershor.

    www.hp.com
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:56 am

    BlackBerry tejkalon shitjen e iPhone

    Falë promovimit agresiv të operatorëve mobil shitja e BlackBerry Curve në tremujorin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka tejkaluar celularin shumë të popullarizuar iPhone.
    Sipas rezultateve të hulumtimit të kompanisë NPD Group, celulari BlackBerry Curve i kompanisë Research In Motion (RIM) në tremujorin e parë sipas rezultateve të shitjes e ka tejkaluar atë iPhone dhe është bërë telefoni i mençur më i shitur në SHBA.

    Si arsyeja kryesore për rritjen e menjëhershme të shitjes së pajisjeve BlackBerry theksohet promovimi agresiv i pajisjeve nga ana e operatorit mobil Verizon Wireless i cili i ka paraqitur ofertën “blej një, tjetrin merr falas".

    Falë kësaj ofertë BlackBerry në tremujorin e parë është rritur për 15%, dhe tani mban mbi 50 për qind të tregut të telefonave të mençur celularë në SHBA.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:56 am

    Provoni versionin testues të Windowsit të ri

    Sistemi ri operativ nga Microsoft, Windows 7, prej ditës së sotme është në dispozicion në versionin RC (release candidate), dhe atë plotësisht pa pagesë për secilin që do ta testojë.
    Nuk është fshehtësi se Windows 7 që një kohë është një produkt bukur i finalizuar. Edhe kur ka qenë në njërën prej versioneve të para eksperimentale ka funksionuar në mënyrë gati krejtësisht stabile. Tanimë është në versionin RC i cili zakonisht është versioni testues i cili do të paraqitet para atij përfundimtar dhe shumë shpesh në mes dy versioneve pothuajse nuk ka aspak dallime.

    Windows 7 RC do të jetë në dispozicion deri në muajin korrik të këtij viti, derisa do të jetë funksional deri në qershor të vitit të ardhshëm, që do të thotë se keni gati një vit të luani pa pagesë me të. Natyrisht, gjatë tërë kohës do të keni vërejtjen se bëhet fjalë për një produkt të papërfunduar, prandaj telashet me të mund të janë të mundura.

    Windows 7 RC mund të gjendet në lidhjen vijuese të internetit: www.microsoft.com/windows/windows-7/download.aspx
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:57 am

    Seat Ibiza Ecomotive – 2.9 litra në 100 km

    Automjeti i ri Seat Ibiza Ecomotive, i cili përndryshe publikut i është paraqitur gjatë tetorit të vitit të kaluar në panairin e automjeteve në Paris, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke kaluar 1.562 kilometra me një rezervuar karburant, që do të thotë se shpenzimi mesatar ka qenë vetëm 2.9 litra në 100 kilometra.
    Në timonin e Ibiza Ecomotive përndryshe ka qenë austriaku Gerhard Plattner, i cili ka udhëtuar nga Martorella afër Barcelonës në Spanjë, e nëpër Francë deri në qytetin Gottingen të Gjermanisë.

    Për një rezultat të këtillë janë meritorë aerodinamika e përmirësuar e automjetit, njësia e modifikuar kontrolluese elektronike e motorit me naftë 1.4 litërsh (ka 80 KF dhe moment të rrotullimit prej 195 Nm), pesha diç më e vogël dhe gomat SP10A 175/70 R14 me rezistencë më të vogël të rrotullimit, etj.

    Ibiza Ecomotive për të arritur shpejtësinë prej 100 km/h ka nevojë për 12.9 sekonda, derisa atë maksimale e arrin në 177 km/h.

    Nën pajisjet standarde të Ibiza Ecomotive ndryshe, në mes tjerash gjenden ABS, ESP, TCS + EBA, Hill Hold Control, MP3, servo timon, mbyllje qendrore nga largësia dhe shumë opsione tjera.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:57 am

    Hakerët maqedonas sulmojnë faqen e presidentit Topi

    Një grup hakerësh të kompjuterëve të martën kanë sulmuar faqen e presidentit shqiptar Bamir Topi, ku kanë ndërhyrë dhe vendosur foto të ndryshme.
    Siç bën të ditur agjencia INA, grupi i ashtuquajtur “Macedonian Dark Security” ka sulmuar faqen, duke njoftuar se kjo ishte një hakmarrje, pasi që, ditë më parë, hakerët shqiptarë të njohur si grupi “KHG” kishin sulmuar faqen e internetit të presidentit maqedonas Branko Cërvenkovski.

    “Mos luani me ne” dhe disa foto dhe harta maqedonase kanë qenë pjesë të vendosura në faqen e presidentit Topi. Shërbimet e kabinetit të presidentit pas disa orëve kanë intervenuar duke e kthyer faqen në gjendjen normale. /INA/Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by The End Wed May 06, 2009 4:57 am

    Tata Nano shitet “flakë”

    Madje gjysma e blerësve të modelit Nano kanë vendosur për versionin më të pajisur me aklimatizim dhe ngritës elektrik të xhamave.
    Tata deri më tani ka pranuar 203.000 rezervime për modelin Nano, automjetin më të lirë në botë, i cili gjatë viteve të fundit është paralajmëruar si automjet revolucionar udhëtarësh (për shkak të çmimit, natyrisht).

    Megjithatë, për shkak të protestave të dhunshme të bujqve fabrika është dashur të zhvendoset, që ka shkaktuar vonesën e prodhimit.

    Deri në fund të vitit 2010 blerësve do t’u dorëzohen 100.000 automjete.

    Është interesante që vetëm 20 për qind e blerësve kanë vendosur për versionin më të lirë, i cili kushton 2.050 dollarë pa tatim dhe shpenzime përcjellëse.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Wed May 06, 2009 11:23 am

    Hakeri suedez sulmon NASA-n

    Një suedez njëzetvjeçar është paditur për sulm hakerësh në sistemet operative të NASA-s dhe gjigantit të rrjeteve Cisco, ka njoftuar ministria amerikane e drejtësisë.

    Philip Gabriel Pettersson, i njohur si "Stakkato", është paditur për sulm dhe për qasje të paautorizuar në fshehtësitë e prodhuesve, ka theksuar ministria.

    Pettersson është paditur për pesë pika për sulm në sistemin kompjuterik dhe rrjet në San Jose, në selinë kaliforniane të Cisco në maj të vitit 2004 dhe vjedhjen e kodit operativ të atij sistemi.

    Supozohet se ai ka hyrë pa leje edhe në kompjuterët të cilët i takojnë qendrës hulumtuese Ames të NASA-s dhe njësisë së avancuar për super-kompjuterë në Moffett Field të Kalifornisë, në maj dhe tetor të vitit të njëjtë.

    Ministria e drejtësisë ka theksuar se po bashkëpunon me autoritetet suedeze në këtë rast.

    Dënimi më i madh për secilën nga paditë për sulm dhe vjedhje të fshehtësive të mbrojtura është 10 vjet burg dhe dënim me para prej 250.000 dollarë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Tue May 12, 2009 6:53 am

    Miu më i vogël kompjuterik në botë

    Kompania japoneze TEC është krenare për faktin se miu i tyre kompjuterik me emrin Lingo është më i vogli në botë. Bukur shumë, vetëm kush do ta përdorë se...

    Lingo punon me një bateri të thjeshtë AAA, peshon 23 gramë, derisa dimensionet e tij janë 27.5 x 60 x 19 milimetra. Punon pa tela, me largësi deri në 10 metra, derisa bateria i qëndron deri në rreth 15 orë.

    Krejt kjo tingëllon që është shumë i lehtë për tu bartur pas vetes dhe praktik kur jeni diku në udhëtim, mirëpo nëse nuk e keni dorën e vogël, përdorimi më i gjatë i këtij miu do të jetë bukur i parehatshëm.

    Në çdo rast, nëse dëshironi të bëheni pronar i miut më të vogël në botë, për këtë kënaqësi do të duhet të paguani hiq më pak se 50 dollarë amerikanë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Tue May 12, 2009 6:54 am

    Land Rover Discovery 4

    Land Rover ka freskuar ofertën e modelit me gjeneratën e katërt të Discovery.

    Edhe pse quhet Discovery 4, ai nuk është model 100 për qind i ri. Bëhet fjalë për një ndryshim të theksuar të pamjes në të cilin janë përmirësuar të gjitha segmentet e automjetit.

    Në të gjendet edhe enterieri i ri, frenat janë më të fuqishme derisa në lëvizje e fut edhe motori i ri.

    TDV6 tre litërsh zhvillon 245 kuaj fuqi, të cilët në katër boshtet i transmeton marshi automatik.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Tue May 12, 2009 6:54 am

    Porsche punon në Panamera kabriolet ?

    Para se Porsche të përfundonte projektin e automjetit të para me dy palë dyer – Panamera, nëpër hapësirën e internetit flitej për versionin kupe të tij.

    Edhe pse fjalët për trashëguesin e modelit legjendar 928 nuk kanë pushuar ende, nga Auto Motor und Sport vjen paralajmërimi për versionin kabriolet të Panameras.

    Gazetarë e revistës automobilistike gjermane kanë biseduar me drejtorin e Porsche për zhvillimin e produkteve Wolfgang Dürheimer i cili ka thënë se kabrioleti tani për tani nuk është në plan dhe se kanë edhe bukur do punë të pakryera të shtëpisë kur bëhet fjalë për Panameran, siç është lansimi i saj me motor prej gjashtë cilindrash si dhe përgatitja e versionit të parë hibrid.

    Gazetarëve të Auto Motor und Sport kjo u ka mjaftuar të konkludojnë se versioni kabriolet do të mund të ketë në dispozicion kulm të butë në vend të atij të fortë dhe se do të mund të hyj në mesin e modeleve të Porsche pa kulm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë - Page 2 Empty Re: Lajme me te reja nga bota e Teknologjisë

    Post by MBerisha Tue May 12, 2009 6:54 am

    Nokia biznesi me bateri që qëndron gjatë

    Nokia ka paralajmëruar trashëguesin e celularit të saj të biznesit E51 dhe e ka emëruar E52. Modeli i ri i është përmirësuar në secilën pikëpamje, e posaçërisht në kohëzgjatjen e baterisë.

    Modeli i ri dallohet kryesisht për kohën në pritje të telefonit e cila zgjat gati një muaj, mirëpo kohën kaq të gjatë të baterisë në realitet do ta shkurtojnë mundësitë ai ofron si bartja e të dhënave HSDPA apo navigimi A-GPS për të cilën gjë E52 është i gatshëm, pasi që ka pranues GPS të integruar. Fotoaparati i integruar në këtë celular ka 3.2 megapiksela.

    Modeli më i ri i serisë E të telefonave të mençur është bërë me procesor më të shpejtë sesa paraardhësit e tij, niset nga procesori ARM 11 me takt punues prej 600 MHz. Ekrani i telefonit i ka karakteristikat e njëjta sikur edhe në paraardhësin e tij, rezolucion 240 x 320 piksela dhe shfaqje të 16 milionë ngjyrave, mirëpo diagonalja i është rritur nga dy në 2.4 inç.

    Çmimi i rekomanduar i këtij celulari si dhe data e saktë e fillimit të shitjes nuk dihen ende.