Të supozosh se çka do të ofroj Apple sot është bërë më e lehtë
paksa, pasi që të gjithë prisnin që çmimet e pajisjes së famshme
muzikore nga Apple, iPod të zbresin, gjë që edhe ka ndodhur tashmë.
iPod Touch me 8GB memorie të brendshme është zbritur në çmim, prej
229$ në189$; modeli tjetër prej 16GB tani kushton 249$, krahasuar me
çmimin e mëparshëm prej 299$, ndërsa modeli tjetër me më shumë
hapësirë, përkatësisht versioni me 32GB është saktësisht 120 dollarë më
lirë, i liruar nga 279$ në 399$.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që edhe modeli iPod Nano ka rënë
në çmim, edhe atë nga 149$ në 129. Modeli me 16GB i Nano gjithashtu
është më lirë, duke rënë në çmim nga 199$ në 149$,dhe përfundimisht
iPod classic tani kushton 229 apo 20$ më lirë se çmimi i vjetër.
Këto lirime të çmimeve janë mjaft solide, ndërsa thuhet se kompania
Apple e ka bërë këtë lëvizje për tu përgatitur për ti lansuar modelet e
reja të iPod, të cilët do ti zëvendësojnë këta të vjetrit, mirëpo
gjithsesi se çmimet e modeleve të reja nuk do të jenë kaq të lira.