Vera po afrohet, e kjo është përafërsisht koha kur nga kompania Apple pritet (edhe pse nuk është vërtetuar zyrtarisht paralajmërimi askund) të paraqes një iPhone të ri. Në lidhje me këtë çdo ditë e më shumë po paraqiten informata të pavërtetuara, e kjo e fundit tingëllon bukur e besueshme.
Sipas pamjes së përzgjedhësit kryesor i cili është paraqitur në një forum kinez, thamë edhe më herët se informacioni është i pavërtetuar, iPhone i ri do të ketë procesor me takt punues prej 600 MHz (aktualisht ka 400 MHz), 32 GB memorie për ruajtje të dhënave, 256 MB memorie punuese (dyfish më shumë se tani) dhe fotoaparat me auto-fokus me rezolucion prej 3.2 megapikselash.
Përmenden edhe kompasi digjital e radio FM, dhe tëra këto në shtëpizën e dimensioneve dhe pamjes së njëjtë si dy të mëhershmit iPhone.
Tingëllon bukur besueshëm, mirëpo jemi të sigurt se thashetheme si këto do të ketë ende, e po ashtu jemi të sigurt se Apple, si gjithmonë, fsheh ndonjë befasi edhe për këtë iPhone të fundit.
www.apple.com