Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:35 pm

    Anelka dërgon Chelsean në pozitën e tretë

    Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Nicolas Anelka, ka qenë i mjaftueshëm për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme ekipit të Chelseat në ndeshjen ndaj Aston Villas në Villa Park.

    Blutë dominuan ndaj vendasva në pjesën e parë të ndeshjes, duke treguar një futboll shumë cilësor, që rezultoi me një gol. Pas një loje të mirë të Frank Lampard, Anelka solli epërsinë për mysafirët, që doli të ishte edhe goli vendimtar i fitores.

    Fitorja ishte një fillim i mbarë për trajnerin e ri të Chelseat, Guus Hiddink, që ngrit ekipin një vend më lartë në të tabelën e Premierligës.

    Humbja minimale, e cila u jep fund 13 ndeshjeve pa humbje të ekipit të drejtuar Martin O’Neill, bën që Aston Villa të zbresë në pozitën e katërt të tabelës, derisa pozitën e tretë do ta marrë Chelsea.Anelka dërgon Chelsean në pozitën e tretë
    Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Nicolas Anelka, ka qenë i mjaftueshëm për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme ekipit të Chelseat në ndeshjen ndaj Aston Villas në Villa Park.

    Blutë dominuan ndaj vendasva në pjesën e parë të ndeshjes, duke treguar një futboll shumë cilësor, që rezultoi me një gol. Pas një loje të mirë të Frank Lampard, Anelka solli epërsinë për mysafirët, që doli të ishte edhe goli vendimtar i fitores.

    Fitorja ishte një fillim i mbarë për trajnerin e ri të Chelseat, Guus Hiddink, që ngrit ekipin një vend më lartë në të tabelën e Premierligës.

    Humbja minimale, e cila u jep fund 13 ndeshjeve pa humbje të ekipit të drejtuar Martin O’Neill, bën që Aston Villa të zbresë në pozitën e katërt të tabelës, derisa pozitën e tretë do ta marrë Chelsea.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:37 pm

    Bundesligë: Dështojnë liderët e tabelës

    Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, ka pësuar humbje befasuese me rezultat 2-1 në fushë të vet nga Kolni, derisa me të njëjtin rezultat ka pësuar edhe lideri i tabelës, Hertha Berlin, në udhëtim tek Wolfsbourg.

    Koln kaloi në epërsi të dyfishtë në Allianz Arena që në pjesën e parë të ndeshjes, me golat e Patrice Ehret (22’) dhe Daniel Brosinski (34’) derisa Daniel van Buyten vetëm arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1 për Bayernin, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes (84’).

    Fitorja e Kolnit ishte e para në Bayern trajnerit Christophe Daum, që erdhi në ndeshjen e 150-të të tij.

    Edhe Hertha Berlini nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar në fillim të pjesës së dytë në udhëtim tek Wolfsburg, duke pësuar dy gola në vazhdim, për të humbur me po të njëjtin rezultat si edhe Bayerni, 2-1, dhe duke humbur edhe kreun e tabelës.

    Hoffenhaim ka barazuar 3-3 në një ndeshje dramatike në fushë të Sttutgard, falë tre golave të shënuar nga Demba Ba, duke rimarrë kështu kreun e tabelës me pikë të barabarta me Herthën,

    Demba Ba dërgoi në epërsi mysafirët pas 24 minutash lojë, por vendasit barazuan dy minuta më vonë me anë të Cacau, ndërsa pas edhe pesë minutash Mario Gomez solli avantazhin e parë për Stuttgartin. Në fund të pjesës së parë, Ba shënoi golin e tij të dytë për të barazuar.

    Gomez po ashtu shënoi një gol të tij të dytë dhe të tretin për vendasit në minutën e 63-të, por ishte sërish Ba pas katër minutash që nxorri një pikë për Hoffenheimin (67’).

    Vendasit patën një shans të artë për të marrë tri pikë, kur në çastet e fundit të ndeshjes, u akordua penalti për Hoffenheim, por Salihovic nuk ishte i saktë, duke çuar topin mbi portën e Jens Lehmann.

    Hamburgu do të ketë rastin të marrë kreun e tabelës, nëse shënon fitore në ndeshjen e nesërme në udhëtim tek Bayer Leverkusen.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:37 pm

    Balotelli forcon kreun për Interin

    Kampioni i Serie A ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e radhës në Serie A në udhëtim tek Bologna, duke forcuan kreun e tabelës.

    Pas një pjese të parë pa gola, nerazurët kaluan në epërsi me golin e mesfushorit argjentinas Esteban Cambiaso (minuta e 57-të), por vendasit barazuan me anë të Miguel Angel Britos (79’).

    Nuk zgjati shumë dhe sulmuesi i ri i Interit, Mario Balotelli, solli tri pikë për ekipin e Jose Mourinhos, duke shënuar nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt.


    Me tri pikët e reja Interi krijon 12 pikë epërsi në krye të tabelës ndaj të dytit të renditur, Juventusit, që sot në mbrëmje udhëton tek Palermo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:37 pm

    Arsenali frenohet edhe nga Sunderlandi

    Sulmuesi rus Andrei Arshavin bëri debutimin e pritur për Arsenalin, që u ndalua me barazim pa gola në Emirates Stadium nga Sunderlandi.

    Edhe pse Arsenali dominoi në posedimin e topit për shumicën e ndeshjes, dështoi të thyejë mbrojtjen mirë të organizuar të Sunderlentit, të cilët edhe vetë kërcënuan disa herë.

    E mira në ndeshje ishte fillimi inkurajues i Arshavin, i cili ishte i përfshirë në shumicën e lojës sulmuese të Arsenalit në pjesën e parë të ndeshjes. Ai u zëvendësua pas një ore lojë nga Carlos Vela.

    Me këtë barazim Arsenali mbledh 45 pikë në pozitën e pestë, dhe nuk shfrytëzon në maksimum humbjen e Aston Villës ndaj Chelseat, për t’iu afruar edhe më shumë pozitës së katërt.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:38 pm

    Rooney dhe Ronaldo i japin fitoren Unitedit

    Kampionët e Ligës Premier, Manchester United, kanë shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në Old Trafford skuadrën e Balckburn Rovers me rezultat prej 2-1.

    Djajtë e Kuq ishin skuadër shumë më e fuqishme sesa kundërshtari i tyre, sidomos pas kthimin e sulmuesit anglez Wayne Rooney, emri i të cilit u shënua në listën e golashënuesve.

    Ishte pikërisht numri dhjetë i Manchesterit, lojtari i cili e hapi takimin pasi pranoi një pasim nga Nani (23’).

    Mirëpo mysafirët e Blackburn arritën që t’i barazojnë shifrat me anë të Roque Santa Cruz (32'), duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundojë me rezultat të barabartë.

    Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’) lojtari më i mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, shënoi golin e dytë për vendasit, i cili rezultoi të jetë i fitores.

    Në minutat e fundit të takimit mysafirët krijuan presion para portës së Kuszczak, me shpresë për t’i barazuar sërish shifrat, mirëpo nuk arritën të bënin asgjë para mbrojtjes së fuqishme të Djajve të Kuq.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:38 pm

    Roma iu rikthehet fitoreve

    Roma iu është rikthyer fitoreve, duke mposhtur Sienën në Olimpico me rezultat minimal 1-0, edhe pse ekipi i Luciano Spallettit ishte larg nga forma bindëse, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit.

    Një gol nga Rodrigo Taddei i shënuar në minutën e 63-të ishte i mjaftueshëm për t’u sjellë tre pikë gialorosëve, të cilët javën e kaluar u mposhtën nga Atalanta me rezultat 3-0.

    Fitorja e ngrit Romën në vendin e katërt, edhe pse kjo pozitë kërcënohet nga Fiorentina dhe Genoa, të cilët do të zhvillojnë ndeshjet përkatëse nesër. Siena mbetet në pozitën e 13-të.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:38 pm

    Mbretërit gjithnjë më afër kreut

    Skuadra e cila një javë më parë, e ndaloi hovin e Barcelonës, Real Betis, është deklasuar nga Mbretërit e Realit të Madridit.

    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Real Betisit, ka përfunduar me rezultat 6-1 në favor të Los Merengues.

    Vendasit ishin të jashtëzakonshëm në këtë përballje duke i dhënë fund ndeshjes që në 45 minutat e para të takimit.

    Serinë e golave e filloi Gonzalo Higuain që në minutat e para të ndeshjes (7’), për të dyfishuar më pas transferi i ri i Realit, Klaas-Jan Huntelaar (15’).

    Edhe goli i tretë në ndeshje i takoi holandezit Huntelaar (24’), i cili duket se dalëngadalë po përshtatet te gjigantët spanjollë.

    Në minutën e 30-të të takimit, mysafirët e Betis ngushtuan epërsinë në 3-1 me anë të Ricardo Oliveiras, por ky gol vetëm sa i nevrikosi më shumë lojtarët vendas.

    Dy golat e radhës u rezervuan për golashënuesin më të mirë në historinë e Real Madridit, Raul Gonzalez Blanco (36’ dhe 42’), i cili e ngriti epërsinë në 5-1.

    Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Los Blancos shënuan edhe golin e gjashtë në këtë ndeshje, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos.

    Gjysmëloja e dytë ishte më e plogësht me ç’rast nuk u shënua asnjë gol.

    Me këtë fitore, Reali i është afruar Barcelonës në vetëm shtatë pikë diferencë, pasi që liderët e La Ligas janë mposhtur në Camp Nou nga Espanyol.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:39 pm

    Barcelona merr n’thua

    Derbi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Espanyolit, i ka takuar skuadrës së dytë katalunase, e cila ka arritur të shënojë fitore brenda kështjellës së Blaugranëve.

    Skuadra lidere në La Liga, Barcelona, është mposhtur nga ekipi i fundit në tabelë, Espanyol, me rezultat prej 1-2.

    Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, mirëpo minuta e 38-të ishte kyçe, pasi që Seydou Keita u përjashtua me karton të kuq, duke lënë Barcelonën me një lojtar më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës.

    Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), mysafirët kaluan në avantazh me anë të Ivan De la Pena. I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën e 55-të, duke ia vështirësuar punët skuadrës së Pep Guardiolas.

    Krejt çka bënë vendasit, ishte një gol i shënuar nga Yaya Toure (62’), i cili vlen vetëm për statistika, pasi që Blaugranët nuk arritën të bëjnë më shumë deri në fund të ndeshjes.

    Kjo humbje i kushton Barcelonës me afrimin e Real Madridit drejt kreut, skuadër e cila pret gabime të tilla të liderit të tabelës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat Feb 21, 2009 2:39 pm

    Juventus i kthehet fitores

    Pas barazimit të javës së kaluar kundër Sampdorias, Juventusi ka arritur ta mposhtë Palermon në Renzo Barbera, me rezultat 2-0.

    Lojtarët vendas e nisë furishëm takimin duke krijuar disa raste para portës së Gianluigi Buffon, mirëpo duke mos arritur t’i konkretizonin ato. Ndërkohë me kalimin minutave, Bianconerët filluan ta kontrollojnë lojën.

    Të zgjedhurit e Ranierit shënuan nga një herë në secilën pjesë për të mbajtur diferencën prej nëntë pikësh me liderin e tabelës Inter.

    Golin e parë për Juven e shënoi mesfushori shkatërrues Mohammed Sissoko, i cili pasi bëri gjithçka vetë, me forcë e përplasi topin në portën e Amelias (26’).

    Në këtë takim u kthye me gol edhe sulmuesi francez, David Trezeguet, të cilit i ka munguar goli qe një kohë të gjatë, ndërsa shënoi falë një pasimi të ish-sulmuesit të Palermos, Amauri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Feb 22, 2009 5:53 am

    Reina dëshiron ta mposhtë Realin për Barcelonën

    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se për shkak se ai është i lidhur me Barcelonën, dëshiron ta mposhtë rivalin e radhës të Ligës së Kampionëve, gjatë ndeshjes së kësaj jave.

    “Kam qenë një tifoz i Barcelonës pasi ishte një ekip i babait tim, andaj do të ishte vërtet e veçantë për mua nëse e eliminoj Realin nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Reina.

    “Jam i bindur se do të arrijmë në çerekfinale. Gara ka qenë shumë e mirë për ne në vitet e fundit dhe dëshirojmë që ky sukses të vazhdojë”.

    “Çdo lojtar ëndërron të luajë në ndeshje të mëdha dhe në fushat më të mira dhe sigurisht që kjo është një prej tyre. Kam shumë miq në Real, si Sergio Ramos dhe Iker Casillas. Të gjithë jemi të afërt, por kjo nuk më ndalon të dëshiroj rundin e ardhshëm me Liveproolin”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Feb 22, 2009 5:54 am

    Ferguson: Premierligës i mungon Mourinho

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson duke folur para ndeshjes së radhës së Ligës së Kampionëve thotë se Premierligës i mungon trajneri i Interit, Jose Mourinho.

    “Kam kaluar mirë me Jose dhe kur ai u largua nga Chelsea ishte një humbje e madhe për futbollin anglez. A do të doja ta shoh sërish këtu? Po, por ai duhet të ngutet pasi nuk më ka mbetur edhe shumë kohë. Ndoshta mund të përfundojë sërish në Chelsea, kush e di”, thotë Ferguson

    “Kam pasur kënaqësinë derisa i kam ndjekur intervistat e tij në televizion. Ai ishte shumë i mirë. Ai ishte kryelartë dhe me vetëbesim dhe ishte shumë i mirë për ndeshjen tonë pasi ishte një karakter i vërtetë”.

    “Jose ka qenë këndej për të na parë si luajmë disa herë së fundi dhe ai më vizitoi mua për një pije pasi luajtëm me Chelsean dhe ishte në një formë të shkëlqyeshme. Nuk mund t’ia mohoni sukseset njeriut”, ka përfunduar Ferguson.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Feb 22, 2009 5:56 am

    Laporta kritikon taktikat e Espanyolit pas humbjes

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që lojtarët e tij ta harrojnë sa më shpejt humbjen e mbrëmshme ndaj Espanyolit.

    “Kemi luajtur shumë me nguti, por duhet ta harrojmë këtë rezultat sa më shpejt që është e mundur dhe të rikujtojmë atë çfarë kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Laporta.

    “Nuk mund të jemi edhe aq të qetë. Sot ishim ekipi më i mirë, por gjërat nuk shkuan siç i planifikuam”, ka shtuar presidenti i klubit katalanas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Feb 22, 2009 5:56 am

    Vidic po thuajse zgjodhi Liverpoolin para Manchesterit

    Mbrojtësi serb Nemanja Vidic ka thënë se ai kishe zhvilluar bisedime me Liverpoolin para se më në fund të vendoste për të kaluar në Manchester United.

    “Kam biseduar me Liverpoolin. Isha shumë afër Fiorentinës, pastaj Liverpoolit dhe pas kësaj Manchester United. Mendoj se e kam bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë Vidic për The Independent.

    “Në atë kohë ishte vështirë të zgjidhja, por nëse shihni tash, brenda tri viteve kemi fituar aq shumë trofe dhe kam luajtur rregullisht”.

    “Liverpooli filloi takimet, pastaj ndaloi. Nëse do të qëndroja në Spartak Moskë do të kisha më shumë para se që kam në United, pasi ata më ofruan më shumë para të qëndroja. Profesionalisht, të shkoja në Evropë, United ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë serbi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Feb 22, 2009 5:58 am

    Guardiola: Humbja duhet të jetë zgjim

    Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, e sheh me pozitivizëm humbjen e mbrëmshme ndaj Espanyolit, duke thënë se kjo duhet të jetë një ‘zgjim’ për ekipin.

    Ivan de la Pena u rikthye në fushë të ish-klubit të tij për të shënuar dy gola në fitoren e mbrëmshme të Espanyolit ndaj Barcelonës në Nou Camp.

    Tentimi i 10 lojtarëve vendas të mbetur në fushë nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë ndonjë pikë, edhe pse goli i shënuar nga Yaya Toure iu dha ca kurajë atyre.

    “Shumë njerëz një kohë të gjatë kanë thënë se La Liga është fituar, por kjo humbje do të na prekë të gjithëve. Nuk jam i shqetësuar për humbjen, por siç thash, kjo duhet të na zgjojë”, ka thënë Guardiola.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Feb 22, 2009 5:59 am

    Mourinho: Benitez duhet të ndalojë së ankuari

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e ka porositur menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, të ndalojë të ankohet në Manchester United.

    Mourinho hedh poshtë thëniet e Benitez, se orari i ndeshjeve dhe ndikimi i arbitrave ishin arsye kyçe për dominimin e Manchester United.

    “Chelsea ishte kampion pasi ishte ekipi më i mirë dhe Manchester United është kampion sepse është ekipi më i mirë. Nëse Liverpooli dëshiron të fitojë, duhet të jetë më i miri. Ekipi më i mirë gjithmonë fiton”, ka thënë Mourinho.

    I pyetur se pse nuk i pushoi lojtarët kryesor në ndeshjen e djeshme ndaj Bolognas, Mourinho është përgjigjur sërish me një sulm tjetër ndaj Benitez dhe Liverpool.

    “Nuk i pushuam lojtarët pasi duam ta fitojmë titullin. Klube të mëdha janë ata që luftojnë për tituj dhe Liga e Kampionëve është e njëjtë. Para se të luaja me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në vitin 2007, Liverpooli i pushoi 10 lojtarë kundër Fulhamt dhe humbi, dhe kjo fitore i ndihmoi Fulhamit të dalë nga zona e rrezikut”, ka komentuar Mourinho.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:11 am

    Valdes: Gabimi im na kushtoi

    Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Espanyolit, edhe atë në Camp Nou, ndërsa portieri Victor Valdes bëri një gabim amatoresk, të cilin e shfrytëzoi Ivan De la Pena për ta shënuar golin e dytë.

    “Gabimi im, i cili na kushtoi me golin e dytë, pati shumë rëndësi në vazhdimin e lojës. Po ashtu përjashtimi (i Seydou Keitas) ishte momenti kryesor në ndeshje”.

    “Espanyoli kishte ardhur të luante në mënyrën e tyre dhe ata e prishën lojën. Loja jonë është e bazuar në shpejtësi, ndërsa ata e prishën lojën me metodat e tyre”, ka thënë Valdes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:11 am

    Wenger i vihet pas Felipe Melos

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka shënjestruar mesfushorin defanziv të Fiorentinas, Felipe Melo, si lojtarin kryesor që dëshiron ta transferojë në afatin kalimtar veror.

    Paraqitjet e brazilianit me fanellën e Violas, kanë nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane, ndërsa mësohet se Wenger është gati të shpenzojë 20 milionë euro për ta transferuar ish-lojtarin e Almerias në Emirates.

    Paratë për transferimin 25-vjeçarit, trajneri i Topçinjve do t’i grumbullojë pas shitjes së njërit ose dyve nga yjet e tij, Emmanuel Adebayor, Cesc Fabregas ose Robin van Persie, për të cilët Barcelona ofron shumë para.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:11 am

    Ranieri mbështet Zolan për trajner të Chelseat

    Ish-trajneri i Chelseat, Claudio Ranieri, mbështet idenë që lojtari i dikurshëm i Chelseat, trajneri aktual i West Hamit, Gianfranco Zola, të merr drejtimin e Bluve në fund të sezonit.

    Pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e caktoi trajnerin e Rusisë, Guus Hiddink, në stolin e Bluve, mirëpo holandezi ka thënë se ai është vetëm zëvendësues i përkohshëm dhe se në fund të sezonit do ta vazhdojë punën me përfaqësuesen e Rusisë.

    Ndërsa trajneri aktual i Juvntusit, i cili ka qenë për katër vite te Chelsea derisa u zëvendësua nga Jose Mourinho, thotë që Zola do të ishte zgjidhja më e mirë për stolin e Bluve.

    “Gianfranco Zola po punon shumë mirë si trajner. Mendoj se ai do të ishte zgjedhje e mirë për ta udhëhequr Chelsean. Ai ka një histori shumë të mirë në këtë skuadër, dhe mendoj se tifozët do të ishin shumë të kënaqur”, ka thënë Ranieri për “The Times”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:12 am

    Milani më në fund fiton

    Skuadra e Milanit ka shënuar fitore shumë të vështirë në San Siro kundër ekipit të papërshtatshëm të Cagliarit me rezultat minimal prej 1-0.

    Mysafirët nga Cagliari u treguan skuadër shumë e fortë përballë Rossonerëve, duke u treguar më të rrezikshëm se kundërshtari i tyre në pjesën më të madhe të lojës.

    Megjithatë, falë përvojës së tyre, kuqezinjtë, të cilët luanin në mungesë të treshes braziliane, Kaka, Pato dhe Ronaldinho, arritën që të shënonin fitore shumë të rëndësishme, pasi që nuk kishin fituar që nga ndeshja kundër Lazios në fillim të shkurtit.

    Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte mesfushori holandez Clarence Seedorf, i cili shfrytëzoi rrëmujën që e shkaktoi Pippo Inzaghi te mbrojtja kundërshtare, dhe shënoi në portën e Cagliarit (65’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:30 am

    Viola në vendin e katërt, Genoa në të pestin

    Fiorentina ka arritur që në fund të takimit të shënojë fitore kundër skuadrës së Erjon Bogdanit, Chievo, ndërsa Genoa e ka mposhtur me rezultat minimal Napolin në San Paolo.

    Viola u gjet në disavantazh që në minutat e para të ndeshjes (13’), kur shënoi Santiago Morero.

    Ndërsa nga momenti i golit të pësuar Fiorentinës iu desh një kohë e gjatë për të shënuar në portën kundërshtare, dhe këtë e bëri Alberto Gilardino në minutën e 74 duke i barazuar shifrat.

    Në minutat shtesë të ndeshjes (94’+4), sulmuesi rumun i rikthyer në formë, Adrian Mutu, ia siguroi tre pikë të arta të Fiorentinës, të cilat e mbajnë atë në vendin e katërt me tre pikë pas Milanit që mban vendin e tretë.

    Vlen të përmendet se sulmuesi i përfaqësues shqiptare, Erjon Bogdani, luajti në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të këtij takimi, por nuk arriti të ndryshonte asgjë në rrjedhën e lojës.

    Nga ana tjetër, ka mjaftuar goli i Bosko Jankovic (69’) që Genoa ta mposhtë Napolin në kështjellën napolitane, Stadio San Paolo.

    Kjo fitore e mban Genoan në garën për vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve, pasi që gjendet vetëm një pikë prapa Fiorentinës që mban vendin e katërt dhe një pikë para Romës që gjendet në vendin e gjashtë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:30 am

    Liverpool ndalet nga City

    Liverpooli ka dështuar të shënojë fitore kundër Manchester Cityt në Anfield, dhe kështu ka mbetur shtatë pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United.

    ‘Pasanikët’ e Cityt kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të Robinho, Kompany dhe Bellamy, mirëpo topin në rrjet e futi Alvaro Arbeloa (49’) duke shënuar autogol.

    Vendasit ishin të paaftë ta përmbysnin rezultatin deri në fund të ndeshjes, ndërsa krejt çka nxorën nga ky takim ishte barazimi.

    Një pikë nga kjo përballje e siguroi Dirk Kuyt (78’), i cili e bëri atë që nuk arriti ta bënte Fernando Torres, pas një krosimi të Benayoun.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:31 am

    Hamburg në krye të tabelës

    Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore si mysafir i Bayer Leverkusen dhe tani i prin Bundsligës me 42 pikë.

    Ndeshja e zhvilluar të dielën në LTU Arena ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Hamburg ka përfunduar me rezultat 1-2.

    Mysafirët e Hamburgut kaluan në epërsi në minutën e 18-të me anë të Marcell Jansen, ndërsa vendasit e barazuan rezultatin (30’) me anë të Patrick Helmes.

    Jansen shënoi sërish në pjesën e dytë (67’) dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për Hamburgun, i cili e ngriti në krye të tabelës me dy pikë më shumë se përcjellësit e parë Hoffenheim dhe Hertha Berlin, të cilët kanë nga 40 pikë, dhe gjenden në pozitat dy dhe tre, respektivisht.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:31 am

    Valencia dhe Deportivo ndajnë pikët

    Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 24 në La Liga, e cila u zhvillua të dielën mbrëma në stadiumin Riazor ndërmjet Deportivo La Corunas dhe Valencias, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

    Mysafirët shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të golashënuesit të dytë më të mirë në La Liga, David Villa, në minutën e 25-të.

    Villa ishte aktori kryesor i kësaj përballje pasi përveç se shënoi, ai mori dy kartonë të verdhë, duke u përjashtuar në minutën e 77-të.

    Porsa u largua nga ndeshja sulmuesi kryesor i Valencias, vendasit barazuan rezultatin (80’), ndërsa golashënues ishte Adrian Lopez.

    Me këtë pikë të fituar, Valencia pozicionohet në vendin e pestë me pikë të barabarta me Malagan që mban vendin e gjashtë, ndërsa ka dy pikë më pak se Villarreali që gjendet në vendin e katërt.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:31 am

    Juan, Vucinic, Aquilani dhe Cicinho në listë

    Të martën që vjen, Roma udhëton në Emirates Stadium ku do të përballet me Arsenalin në ndeshjen vlefshme për Ligën e Kampionëve.

    Giallorossët e kanë të gjatë listën e të lënduarve: Mirko Vucinic, Alberto Aquilani, Marco Cassetti, Jeremy Menez, dhe së fundmi lëndime të vogla kanë pësuar edhe Juan dhe Cicinho.

    Mirëpo, përkundër njoftimeve të stafit mjekësor se këto lojtarë ende nuk janë të gatshëm për lojë, “Tuttomercatoweb” njofton se Luciano Spalletti i ka përfshirë edhe Juan, Vucinic, Aquilani dhe Cicinho në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për Londër.

    Ekipi i plotë i Romës që do të udhëtojë në Londër: Aquilani, Artur, Baptista, Bertagnoli, Brighi, Cicinho, De Rossi, Diamoutene, Filipe, Juan, Loria, Doni, Pizarro, Mexes, Montella, Motta, Perrotta, Riise, Taddei, Tonetto, Totti dhe Vucinic.

    Do të ishte një vit i përkryer për Romën po të arrinte deri në finale të Ligës së Kampionëve, pasi që ndeshja e fundit e garës më prestigjioze evropiane do të luhet pikërisht në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:32 am

    Trezeguet i gatshëm për Chelsean
    Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ndjehet i gatshëm për t’u përballur me Chelsean, pas performancës së tij të pëlqyeshme kundër Palermos ku arriti të shënojë golin e dytë.

    Të mërkurën Juventusi do të përballet me Chelsean në Stamford Bridge, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa sulmuesi francez mendon se është i gatshëm për këtë lojë.

    “Ka qenë shumë me rëndësi për mua të luaja të gjithë ndeshjen (kundër Palermos), si edhe të shënoja. Kjo fitore do të na shërbejë për ngritjen e moralit tonë”.

    “Unë jam në formë të mirë fizike dhe jam i gatshëm për Chelsean. Tani i mbetet trajnerit të vendosë se kë do ta inkuadrojë në fushë”, ka thënë Trezegol.

    Përkundër entuziazmit të francezit, mësohet se sulmin e Juves nga minuta e parë në Stamford Bridge, do ta përbëjnë kapiteni Alessandro Del Piero dhe sulmuesi brazilian Amauri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:32 am

    Mourinho: E ardhmja ime në Spanjë

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se destinacioni i tij pas Italisë, do të jetë Primera Divisioni spanjoll.

    Trajneri portugez tashmë i ka dy tituj të Ligës Premier me Chelsean dhe është në rrugë të mbarë që ta fitojë Scudetton me Interin. Mirëpo ai nuk do të jetë i kënaqur pa triumfuar edhe në Ligën e tretë më të fortë në Evropë.

    “Njëra nga ambiciet e mia si trajner është të fitoj tre kampionatet më të rëndësishme në Evropë: Ligën Premier, Serie A dhe La Ligan. Nëse mund t’i arrij dy të parat, e ardhmja ime do të jetë La Liga”, ka thënë “I Veçanti” për “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:32 am

    Roma dënon Tottin

    Skuadra e Romës do ta dënojë kapitenin Francesco Totti për veprimet e tija në momentin e zëvendësimit në ndeshjen përballë Sienas.

    Roma e fitoi ndeshjen e të shtunës në Olimpico kundër Sienas me rezultat minimal 1-0, për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa diçka e pahijshme ndodhi kah fundi i ndeshjes.

    Trajneri Luciano Spalleti e zëvendësoi kapitenin Francesco Totti, i cili u përcjell me fishkëllima nga tifozët për paraqitjen e tij të dobët. Ndërsa, pas zëvendësimit, Er Purpone shkoi direkt në dhomat e zhveshjes duke thyer protokollin e klubit dhe duke mos qëndruar me bashkëlojtarët që gjendeshin në stol për minutat e mbetura të ndeshjes.

    Drejtuesit e klubit të Romës nuk janë aspak të kënaqur me këtë veprim të kapitenit dhe kanë vendosur ta dënojnë atë për thyerjen e rregullave të skuadrës.

    “Kur e zëvendësova Tottin, ai vendosi të mos qëndronte në stol dhe i theu rregullat e klubit. Nuk mendoj se ky është një akt shumë kontrovers, mirëpo rregullat duhen respektuar dhe mendoj se do të dënohet”, ka thënë Spalletti për “Tuttomercatoweb”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:33 am

    Gerrard mund të kthehet kundër Realit

    Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka njoftuar se simboli i skuadrës, Steven Gerrard, mund të kthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu.

    Kapiteni ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit, ndërsa Redsat tashmë kanë humbur pikë kundrejt Manchester Unitedit në garën për titull.

    Mirëpo, kthimi i tij në ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Los Merengues do të ishte një shtytje e madhe për të zgjedhurit e Benitez.
    “Gerrard mund të luajë të mërkurën. Ai duhet të stërvitet të hënën dhe pastaj mjeku do të vendosë nëse do të luajë. Nuk është një vendim i lehtë, mirëpo ai është thuajse i gatshëm për lojë”, ka thënë Benitez për faqen zyrtare të klubit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:33 am

    Ferguson: Arsenalit i duhen lojtarë defanzivë

    Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka këshilluar homologun e tij tek Arsenal, Arsene Wenger, për transferimin e lojtarëve, duke thënë se Topçinjtë kanë nevojë për lojtarë defanzivë dhe jo për sulmues.

    “Ai u beson shumë lojtarëve të rinj dhe nuk dëshiron t’i përziej ata me lojtarë më të moshuar”.

    “Ajo që më habit mua është se ai gjithmonë blen lojtarë ofanzivë, siç është rasti i fundit me Adrei Arshavin”.

    “Arshavin është lojtar i mirë, mirëpo Arsenali tashmë i ka Nasrin, Adebayorin, van Persien, Bendtnerin, Eduardon, Walcottin”.

    “Mendoj se atij nuk i pëlqen të blejë lojtarë defanzivë, prandaj ka mungesë të baraspeshës në skuadër”, ka thënë Ferguson për “The Independent”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Feb 23, 2009 4:33 am

    Cambiasso: Interi nuk guxon të gabojë kundër Unitedit

    Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, e ka paralajmëruar skuadrën e tij se gabimet përballë Manchester Unitedit mund të jenë fatale për zikaltrit.

    Të martën mbrëma Interi pret në Giuseppe Meazza kampionët e Manchester United, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa mesfushori argjentinas thotë se të gjithë duhet të jenë të përqendruar maksimalisht.

    “Në ndeshjet e këtilla gjithmonë vendosin detajet e vogla. Gjëja më e rëndësishme për Interin është që të ketë përqendrim maksimal dhe të mos gabojë”.

    “E dimë se Manchester Unitedi është një skuadër shumë e fortë, mirëpo ne kemi besim në vetvete dhe në aftësitë tona”, ka thënë mesfushori për UEFA.com.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:42 pm

    Beckham: Mancha do ta mposhtë Interin

    Mesfushori i dikurshëm i Manchester Unitedit, David Beckham, i ka paralajmëruar Djajtë e Kuq për rrezikun që mund të shkaktojnë taktikat e Jose Mourinhos, mirëpo si favorit për përballjen Inter-United, e ka zgjedhur ish-skuadrën e tij.
    “Interi ka lojtarë të mirë në të gjitha repartet, mirëpo dy sulmuesit (Zlatan Ibrahimovic dhe Adriano) janë veçanërisht të rrezikshëm. Janë të shpejtë, e kontrollojnë mirë topin dhe nuk kanë frikë. Duhet t’i kontrollosh për të mos pësuar”.

    “Mirëpo, Unitedi ka po ashtu ka lojtarë shumë të mirë të cilët mund t’i fitojnë ndeshjet, ndërsa mbrojtja e tyre është e veçantë”.

    “Sipas meje Manchesteri është favorit. Ata janë në një garë ku duken të pamposhtur. Unë jam në anën e tyre, sepse unë jam tifoz i Man Utd”, ka thënë mesfushori i Milanit për "The Indipendent".
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:42 pm

    Totti tallet me gazetarët: Nuk do të luaj kundër Arsenalit

    Derisa trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, e ka caktuar Francesco Tottin si rrezikun kryesor për Arsenalin në përballjen e tyre të martën, kapiteni i Romës ka deklaruar se nuk do të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
    Romanews.eu njofton se të hënën skuadra e Romës ka udhëtuar për në Londër ku do të ndeshet kundër Arsenalit në Emirates Stadium. Mbrojtësi brazilian Juan është në dyshim serioz për moslojë, ndërsa simboli i Giallorossëve ka dhënë një deklaratë “dekurajuese”për tifozët e Romës.

    “Nuk mendoj se do të rikuperohem për t’u përballur me Arsenalin. E kam dëmtuar muskulin në ndeshjen kundër Sienas dhe mendoj se nuk do të luaj nesër”, u ka thënë Totti gazetarëve italianë para nisjes.

    Sapo gazetarët kishin filluar të krijonin panik, Er Purpone, kishte qeshur dhe u kishte thënë se kjo ishte thjeshtë një shaka.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:42 pm

    Sissoko: Chelsea frikësohet nga Juventus

    Të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge përballen Chelsea dhe Juventusi, ndërsa mesfushori shkatërrues i Zonjës së Vjetër, Mohamed Sissoko, ka njoftuar se Nicolas Anelka i ka thënë se Blutë ia kanë frikën Bianconerëve.
    “Kam folur me Nicolasin. Ai dhe Drogba krijojnë një partneritet të shkëlqyer në sulm, mirëpo unë e di se ata na kanë frikën”.

    “Chelsea është një skuadër e madhe dhe ndeshja e parë do të ketë shumë rëndësi, pasi që skuadrat angleze janë shumë të fuqishme para tifozëve të vet”.

    “Megjithatë, nëse shkojmë në Stamford Bridge, ashtu si shkuam në Bernabeu, mendoj se mund të bëjmë diçka të madhe”, ka thënë Sissoko për “Tuttosport”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:42 pm

    Ibra: Jam më i mirë se Rooney dhe Berbatov

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i ka paralajmëruar sulmuesit e Manchester Unitedit, Wayne Rooney dhe Dimitar Berbatov, se do t’u tregojë se kush është ‘bosi’ të martën mbrëma në Giuseppe Meazza.
    “Unë jam gjithmonë ambicioz dhe dëshiroj të dëshmoj se jam më i mirë se Rooney dhe Berbatov”.

    “Sulmuesit e Unitedit janë të jashtëzakonshëm, mirëpo unë do të tregoj se jam më i mirë se ata. Krejt çka dua është të shënoj kundër Unitedit dhe të kontribuoj për suksesin e skuadrës”, është cituar Ibracadabra nga Tuttomercatoweb.com.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:43 pm

    Boniek: Del Piero dhe Amauri do ta gjunjëzojnë Chelsean

    Legjenda e Juventusit, Zibigniew Boniek, beson se dy sulmuesit bardhezi, Alessandro Del Piero dhe Amauri, do ta thyejnë Chelsean në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma.
    “Chelsea është skuadër angleze, e cila ka shumë lojtarë të huaj. Ata luajnë lojë të ngadalshme dhe e mbajnë topin. Juve do ta ketë vështirë nëse e lejon Chelsean ta luajë lojën e vet”.

    “Megjithatë, Juventusi ka lojtarë të mirë dhe mendoj se Amauri dhe Del Piero do të jenë thelbësor në ndeshjen në Londër”.

    “Juve dhe Roma i kanë shanset e barabarta përballë kundërshtarëve të tyre anglezë, ndërsa Interi e ka shumë të vështirë, pasi që përballë e ka skuadrën e fuqishme të Manchester Unitedit”, ka thënë Boniek për “La Gazzetta Dello Sport”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:43 pm

    Gerrard përfshihet në listën e Liverpoolit

    Njoftohet se kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do të përballen me Real Madridin në Santiago Bernabeu të mërkurën.
    Në mëngjesin e të hënës ishte spekuluar se simboli i Redsave mund të kalojë testin e vënë nga mjekët për të qenë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Spanjë, dhe këtë gjë ka arritur ta bëjë mesfushori anglez, për të dëshmuar se është i gatshëm për lojë.

    “Steven do të jetë në skuadër. Ai ishte mirë gjatë stërvitjes së sotme. Ishte një stërvitje e veçantë dhe nuk e kemi testuar njëqind për qind, mirëpo ai do të jetë në fushë. Koha sa do të luajë do të varet nga forma e tij fizike deri të mërkurën”, ka thënë trajneri Rafa Benitez.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:43 pm

    Lloris: Do të luajmë për fitore

    Të martën mbrëma Olympique Lyonnais do të ndeshet me skuadrën e fuqishme të Barcelonës në Stade Gerland, në kuadër të 1/16 së Ligës së Kampionëve, ndërsa portieri vendas, Hugo Lloris, shpreson në suksesin e skuadrës franceze.
    “Pa marrë parasysh nëse luajmë kundër Panathinaikos ose Barcelonës, sfida mbetet e njëjtë: të kalojmë në çerekfinale”.

    “Mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm se do të përballemi me skuadrën më të fuqishme në Evropë. Megjithatë, ne do të luajmë për fitore”, ka thënë portieri i talentuar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:43 pm

    Lampard: Dyshja Anelka-Drogba do të ketë sukses

    Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, mendon se dy partnerët në sulmin e Bluve, Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, do të jenë produktivë në ndeshjen kundër Juventusit të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.
    "Kundër Juventusit duhet ta mbajmë topin dhe të lëvizim shpejtë, sepse skuadrat italiane janë shumë të fuqishme në mbrojtje”.

    “Nëse humbim kohë në pasime dhe në mbajtjen e topit, duke mos sulmuar, atëherë nuk do të mund të depërtojmë kurrë në gjashtëmbëdhjetëmetërshin e tyre”.

    “Mendoj se Nico dhe Didier së bashku në sulm ofrojnë më shumë opsione, këtë së paku e kanë treguar në ndeshjet e fundit”, ka thënë Lampard.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Feb 23, 2009 12:43 pm

    Juve cakton skuadrën që do të udhëtojë në Londër

    Të mërkurën mbrëma në Stamfrod Bridge do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Juventusit.
    Trajneri i Bianconerëve, Claudio Ranieri, e ka bërë të njohur listën zyrtare të lojtarëve të cilët do të udhëtojnë në Londër.

    Ish-trajneri i Chelseat nuk do t’i ketë në dispozicion të lënduarit prej kohësh, Jonathan Zebina dhe Dario Knezevic, ndërsa po ashtu si pasojë e lëndimeve do të mungojnë edhe Paolo De Ceglie dhe Cristiano Zanetti.

    Lajmi i mirë për tifozët e Zonjës së Vjetër është rikthimi i Giorgio Chiellinit dhe David Trezeguet, të cilët luajtën në fitoren kundër Palermos vikendin që shkoi dhe dukeshin në formë të mirë.

    Lista e plotë e lojtarëve të Juventusit:

    1 Buffon, 3 Chiellini, 4 Mellberg, 7 Salihamidzic, 8 Amauri, 9 Iaquinta, 10 Del Piero, 11 Nedved, 12 Chimenti, 13 Manninger, 16 Camoranesi, 17 Trezeguet, 18 Poulsen, 19 Marchisio, 20 Giovinco, 21 Grygera, 22 Sissoko, 28 Molinaro, 30 Tiago, 32 Marchionni, 33 Legrottaglie.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:34 am

    Ramos: Do ta eliminojmë Liverpoolin

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka deklaruar se Los Merengues kanë gjithçka që është e nevojshme për ta eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampionëve.
    Të mërkurën mbrëma Real Madridi dhe Liverpoli do ta zhvillojnë ndeshjen e parë ndërmjet tyre për 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që ish-trajneri i Tottenhamit është shprehur i qetë duke besuar plotësisht në suksesin e skuadrës së tij.

    “Kohëve të fundit Liverpooli ka rënë nga forma, ndërsa ne jemi ngritur”.

    “Në Bernabeu duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe, dhe duhet të them se kam besim të plotë se lojtarët e mi do të korrin sukses”, ka thënë Ramos.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:34 am

    Spalletti: Do të jemi në çerekfinale

    Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, është maksimalisht i motivuar për takimin e skuadrës së tij kundër Arsenalit dhe beson se lojtarët e tij do t’ia dalin mbanë pa ndonjë problem përballë Topçinjve.
    Të mërkurën Roma do të jetë mysafir i Arsenalit në Emirates Stadium, për të zhvilluar ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Sportmediaset.it e ka cituar trajnerin e Giallorosëve duke shprehur bindjen e tij se ekipi nga kryeqyteti italian do të vazhdojë në çerekfinale.

    “Është një ndeshje e komplikuar, por ne jemi këtu për fitore. Unë mund të vë bast që Roma do ta eliminojë Arsenalin”, ka thënë Spalleti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:35 am

    Robben kërkon hakmarrje

    Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, ende e ka në memorie eliminimin e tij nga Liverpooli në sezonin 2004/2005 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kur ishte lojtar i Chelseat, prandaj dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast që t’u hakmerret Redsave.
    Të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu do të ndeshen Real Madridi dhe Liverpooli në 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa mesfushori holandez do ta ketë mundësinë të hakmerret ndaj skuadrës nga Liga Premier.

    “Kam dëshirë të madhe ta mposht Liverpoolin. Ata janë një skuadër shumë e fuqishme, dhe kur luaja për Chelsean, nuk më pëlqente të ndesheshem me ta”.

    “Më mirë do të luaja kundër Manchester Unitedit ose Arsenalit, sepse Liverpooli nuk është një skuadër e cila di të luajë futboll të mirë. Ata luajnë lojë fizike, vrapojnë shumë dhe janë taktikisht të përgatitur”.

    “Aktualisht, Reali është në formën më të mirë të sezonit. Prandaj mendoj se duhet të jemi të qetë dhe të përgatitur. Gjithçka do të varet nga takimi i parë dhe është me rëndësi të mos pësojmë gol, pastaj nuk mendoj se do ta kemi vështirë në Anfield”, ka thënë Robben për gazetën spanjolle “AS”
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:35 am

    Adriano: Ibra dhe unë do ta eliminojmë Unitedin

    Të martën mbrëma Interi është nikoqir i Manchester Unitedit në Giuseppe Meazza ku do të zhvillohet takimi i parë ndërmjet tyre, për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa sulmuesi brazilian i Interit, Adriano, thotë se ai dhe partneri i tij në sulm, Zlatan Ibrahimovic, do t’i dënojnë kampionët në fuqi.
    “Mendoj se skuadra e cila do të dalë fituese ndërmjet nesh (Interi ose Manchester Unitedi) do ta fitojë Ligën e Kampionëve”.

    “Ibra dhe unë jemi të fuqishëm fizikisht. Jemi të mirë në mbrojtjen e topit dhe i japim skuadrës shtytje përpara”.

    “Na pëlqen t’i ndërrojmë pozitat. Është ndjenjë e mirë kur provojmë t’i frikësojmë mbrojtësit, përfshirë edhe Rio Ferdinandin. Kam luajtur kundër Ferdinandit me Brazilin, ai është mbrojtës i fortë, mirëpo unë do të jap gjithçka për t’i shkaktuar probleme”, ka thënë Perandori për “La Gazzetta dello Sport”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:40 am

    Agger mungon në Bernabeu

    Faqja zyrtare e Liverpoolit, ka njoftuar se Daniel Agger ka mbetur jashtë skuadrës së Liverpoolit, e cila do të përballet me Real Madridin të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu.
    Derisa kapiteni Steven Gerrard ka arritur të tejkalojë lëndimin, Agger do të mbetet për të vazhduar rikuperimin e tij nga lëndimi i shpinës. Përveç tij do të mungojë edhe mbrojtësi zviceran, Philipp Degen.

    “Gerrardi do të udhëtojë, Degan është jashtë, ndërsa Agger ende ka probleme. Të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, ka thënë trajneri Rafa Benitez.

    Pritet që njëri, ose Sami Hyypia ose Martin Skrtel, të jenë partner të Jamie Carragherit në qendërmbrojtje.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:41 am

    Giuly: Samu shumë më i mirë se Benzema

    Njëri nga ish-bashkëlojtarët e Samuel Eto’o, Ludovic Giuly, i ka dhënë komplimente sulmuesit kamerunas para ndeshjes së 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.
    Eto’o ende nuk mund të merret vesh me udhëheqësit e Barcës për statusin e tij, ndërsa sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, është njëri nga lojtarët favoritë për ta zëvendësuar kamerunasin.

    “Eto’o është një lojtar shumë më i mirë se Benzema. Ai është një sulmues fenomenal. Është gjithmonë në formë dhe shënon vazhdimisht. Po të pyetesha unë, më mirë do t’ia zgjatja atij kontratën sesa ta transferoja Benzeman”.

    “Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë Benzeman nga Lyoni, atëherë duhet të presë së paku dy vite derisa ai të nxjerrë formën më të mirë nga vetja, sepse nuk është lehtë të ambientohesh në një skuadër të madhe”, ka thënë anësori i Paris Saint-Germainit për “Catalunya Radio”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:41 am

    Vialli: Kundërsulmet mund ta dënojnë Chelsean

    Sulmuesi i dikurshëm i Juventusit, Gianluca Vialli, beson se së paku dy nga skuadrat italiane do të kualifikohen për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa njëra nga ato është Juventusi.
    Të martën mbrëma fillon beteja anglo-italiane e Ligës së Kampionëve. Sonte në Giuseppe Meazza do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Interit dhe Manchester Unitedit, ndërsa Roma do të jetë mysafir i Arsenalit në Emirates.

    “Mendoj se ne (italianët) do të fitojmë 2-1. Mendoj që Manchester Unitedi është në formë më të mirë se Interi, mirëpo ata kanë mbrojtës të lënduar, ndërsa sulmi i Interit është i rrezikshëm”.

    “Pres që përballja Arsenal-Roma të jetë më interesantja nga të gjitha tjerat. Spalleti ka disa probleme në mbrojtje, ndërsa Wenger do të luajë pa Cesc Fabregasin dhe Emmanuel Adebayorin, të cilët e kanë vlerën e njëjtë sikurse De Rossi dhe Totti për Romën”.

    Të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge takohen Chelsea dhe Juventusi, ndërsa Vialli mendon se arma e Juves do të jenë kundërsulmet.

    “Jam i kënaqur se pas përfundimit të ndeshjes, do të më jepet mundësia t’i ngacmoj, ose miqtë e mi italianë ose miqtë e mi anglezë”.

    “Chelsea është favorit në letër, mirëpo mua më pëlqeu fitorja e fundit e Juves kundër Palermos, dhe mendoj se kundërsulmet e tyre mund ta dëmtojnë seriozisht Chelsean”, ka përfunduar Vialli për “La Gazzetta dello Sport”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue Feb 24, 2009 4:43 am

    Ferguson: Tifozët italianë do ta shohin kush është Ronaldo

    Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, pret që superylli portugez, Cristiano Ronaldo, të shkëlqejë në takimin e të martës mbrëma në Giuseppe Meazza kundër Interit, për t’u treguar tifozëve italianë se kush është lojtari më i mirë në botë.
    “Dy vite më parë kur erdhëm në Milano për të luajtur kundër Milanit, Ronaldo ishte një lojtar i papjekur ende. Mirëpo ai tash është një lojtar krejtësisht ndryshe”.

    “Dëshiroj që unë dhe të gjithë të pranishmit në stadium, të shohim pjekurinë e Ronaldos sonte. Ai do të dëshmojë se kush është Ronaldo i vërtetë, për nder të atmosferës, tifozëve dhe garës”, ka thënë trajneri i Djajve të Kuq.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Feb 24, 2009 7:16 am

    Baptista: Nuk i frikësohemi Arsenalit
    Sulmuesi brazilian i Romës, Julio Baptista, thotë se Giallorossët nuk kanë asnjë arsye për të pasur frikë nga Arsenali.

    “Mendoj se ne jemi favoritë për këtë përballje. Mungesa e Fabregasit, Adebayorit, Walcottit dhe Eduardos, është një problem i madh për Arsenalin”.

    “E dimë se ata janë një skuadër e rrezikshme, mirëpo me gjithë këta mungesa, është një goditje e madhe për ta dhe një shans më shumë për ne”.

    “Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë në një atmosferë të nxehur. Por ne nuk kemi për çka të frikësohemi, sepse ndeshja e dytë do të luhet në Romë dhe kjo do të na jep një shtytje shtesë”, ka thënë brazilian për “Daily Star”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Feb 24, 2009 7:17 am

    Legrottaglie: Juve do të shkëlqejë kundër Chelseat
    Qendërmbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, pranon se është shumë i emocionuar para ndeshjes kundër Chelseat, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, duke shtuar se skuadra e tij do të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.

    “Të gjithë e kemi pritur një ndeshje të këtillë me vite dhe e di se Juventusi do të shkëlqejë në Evropë”.

    “Do të ishte mirë sikur të mos pësonim asnjë gol në Londër dhe të shënonim një në portën e tyre”.

    “Nëse hymë në fushë me të njëjtin motivim sikurse në Bernabeu, atëherë mendoj se mund ta mposhtim çdo skuadër”, ka thënë Legrottaglie për “La Gazzetta Dello Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Tue Feb 24, 2009 7:17 am

    Puel: Mund ta mposhtim Barcelonën
    Menaxheri i Olympique Lyonnais, Claude Puel, thotë se ai ka besim te skuadra e tij që mund t’i mposhtë gjigantët katalunas në përballjen e të martës mbrëma për 1/16 finales së Ligës së Kampionëve.

    “E rëndësishmja është se ne mendojmë se mund të fitojmë. Nuk dëgjojmë se çka thonë për neve. Kohëve të fundit ka filluar edhe shtypi të kuptojë se Barcelona është një skuadër e cila mund të mposhtet, ndërsa ne e kemi menduar gjithmonë këtë”.

    “Ne e dimë se ata janë një skuadër shumë e mirë, dhe që nga momenti kur jemi caktuar të luajmë me ata, ne e kemi përcjellë vazhdimisht situatën te Barcelona”.

    “Nuk besoj se Barcelona do ta ndryshojë stilin e lojës kundër nesh. Ata do të luajnë njësoj si në të gjitha ndeshjet. Ndërsa përgjigja e lojtarëve të mi duhet të jetë e përbashkët. Duhet të fokusohemi te të gjithë lojtarët. Por kryesorja është që ne ta luajmë lojën tonë. Kjo është mënyra më e mirë për ta mposhtur Barcelonën”, ka thënë Claude Puel.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:49 pm