Trajneri i Milanit, Leonardo, kërkon përforcime të reja në skuadër, ndërsa drejtuesit e klubit kanë rikthyer interesimin kah sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.
Rossonerët kanë pësuar pesë humbje radhazi, ndërsa “Gazzetta dello Sport” shkruan se skuadra është vënë në alarm për përforcime.
Huntelaar kërkohet nga shumë skuadra, duke përmendur Tottenham Hotspurin, Arsenalin dhe Liverpoolin, ndërsa kuqezinjtë duhet të paguajnë një shifër e cila do të plotësojë kërkesat e Mbretërve, të cilët nuk dëshirojnë të humbin shumë në krahasim me shifrën e tij të blerjes (27 milionë euro) nga viti i kaluar.