Qendërmbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, iu ka dhënë fund spekulimeve për mundësinë e largimit të tij nga Stadio Olimpico, duke thënë se do të qëndrojë te Giallorossët.
“Do të qëndroj, të jeni të sigurt. Është gjithmonë kënaqësi kur skuadrat tjera interesohen, mirëpo unë jam mirë në Romë”.
“Kam kaluar sezonin më të keq në pesë vitet e fundit dhe nuk dëshiroj të largohem në këtë mënyrë. Dëshiroj ta tregoj vlerën time”, ka thënë 27-vjeçari.
Për shërbimet e francezit janë të interesuar Milani dhe Chelsea.