Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:46 am

    Vettel siguron ‘pole position’

    Piloti i Red Bull-it, Sebastian Vettel, ka siguruar fillimin nga vendi i parë në garën e të dielës në Britani të Madhe- British Grand Prix, derisa lideri i kampionatit të sivjetmë të Formula 1, Jenson Button, ka shënuar provat më të këqija zyrtare të sezonit, duke u pozicionuar i gjashti.
    Vendin e dytë e ka siguruar piloti i Brawn GP, Rubens Barrichello, ndërsa nga vendi i tretë starton Mark Webber me Red Bull-in e tij.

    “Ka qenë një vikend fantastik nga fillimi deri në fund dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Të gjitha pjesët e reja që i kemi instaluar duket se po funksionojnë për mrekulli, kështu që mendoj se kemi bërë një hap përpara”, ka thënë Vettel i cili të dielën do të startojë në ‘pole position’ në Silverstone Circuit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:47 am

    Juve e ka më të lehtë ta blejë Grosson

    Juventusi aktualisht është duke u angazhuar në disa fronte sa i përket transferimeve të lojtarëve që do të largohen dhe atyre që do të vijnë në skuadër.
    Çështja me mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino, mbetet e pa finalizuar, ndërsa ende nuk është vendosur nëse David Trezeguet do të largohet dhe në vend të tij do të vijë sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, apo francezi do të qëndrojë në Torino.

    Megjithatë, një tjetër pozitë të cilën Juve dëshiron ta plotësojë është mbrojtësi i krahut, me ç’rast bardhezinjtë janë të interesuar për mbrojtësin e Liverpoolit, Andrea Dossena, dhe mbrojtësin e Lyonit, Fabio Grosso.

    Mësohet se Bianconerët e kanë më të lehtë ta transferojnë Grosson, i cili kushton afër 2.5 milionë euro në raport me Dossenan, i cili e ka vlerën 6-7 milionë euro.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:47 am

    Kupa e Konfederatave: Spanja dhe Afrika e Jugut në gjysmëfinale

    Spanja ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 kundër Afrikës së Jugut, në kuadër të Grupit A të Kupës së Konfederatave.
    Me këtë fitore Spanja ka thyer edhe një rekord duke shënuar fitoren e pesëmbëdhjetë radhazi dhe kështu qëndron para Brazilit, Francës dhe Australisë që kanë arritur të shënojnë nga katërmbëdhjetë fitore radhazi .

    Dy golat e Spanjës u shënuan në pjesën e dytë ndërsa golashënuesë ishin David Villa (52’) dhe Fernando Llorente (72’).

    Përkundër humbjes së pësuar, nikoqiri i Kupës së Konfederatave, Afrika e Jugut është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi që në ndeshjen tjetër të Grupit A, Iraku dhe Zelanda e Re kanë barazuar pa gola.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:48 am

    Super C.Ronaldo: Pse po largohem nga United

    Në një intervistë për "News Of The World", superylli portugez Cristiano Ronaldo ka treguar arsyet pse po largohet nga Manchester United duke thënë se ai e ka menduar këtë transferim qe një kohë të gjatë.
    “Pasi e fituam Ligën e Kampionëve, fillova të mendoj se nuk më ka mbetur asgjë tjetër për të arritur me Manchesterin”.

    “E kuptova se kur arrin gjithçka, është koha për të kërkuar një sfidë të re. Unë qëndrova edhe një vit dhe u kënaqa, mirëpo ëndrra ime ishte të luaj për Real Madridin”.

    “Nuk jam transferuar për para. Ajo që unë dëshiroj është të jem lojtari më i mirë në botë, dhe për ta bërë këtë më duhet shumë punë, por ky është qëllimi im. Prandaj është shumë e qartë: nëse bëhesh lojtari më i mirë i Real Madridit, atëherë do të jesh lojtari më i mirë në histori”, ka shpjeguar Ronaldo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:20 pm

    Milani refuzon ofertën për Paton

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se Rossonerët kanë refuzuar një ofertë të majme për sulmuesin brazilian Alexandre Pato.

    Milani është i vendosur të mos e shesë Paton, duke refuzuar një ofertë të majme nga një top klub evropian.

    “Milani këtë vit refuzoi ofertë të madhe për Paton. Por nuk do të tregoj se cili klub dërgoi ofertë”, ka thënë zëvendëspresidenti i klubit.

    Galliani po ashtu ka zbuluar se në drejtim të klubit italian ende nuk ka arritur asnjë ofertë për Andrea Pirlo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:20 pm

    Wimbledon: Venus, Safina kalojnë rundin e parë

    Kampionia në fuqi, Venus Williams, dhe numri një i botës, Dinara Safina, kanë tejkaluar me lehtësi rundin e parë të turneut të tenisit Wimbledon.

    Williams, kampione e pesëfishtë e këtij turneu, mposhti zviceranen Stefanie Voegele 2-0 në sete (6-3, 6-2), për të siguruar vend në rundin e dytë, ku do të takohet me ukrainasen Kateryna Bondarenko.

    Në rundin e dytë është kualifikuar edhe rusja Dinara Safina, e cila mposhti në dy sete spanjollen Lourdes Dominguez Lino (7-5, 6-3) dhe në ndeshjen e radhës do të takohet me paraguaianen Rossana de los Rios.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:20 pm

    Wimbledon: Murray dhe Potro shënojnë fitore

    Britaniku Andy Murray ka arritur të mposhtë amerikanin Robert Kendrick në sfidën e tij të parë drejt ëndrrës për të ngritur trofeun e Wimbledonit, duke e fituar atë në katër sete (7-5, 6-7, 6-3, 6-4).

    Skocezi i renditur i treti më i mirë në botë, kërkon të bëhet britaniku i parë që fiton Wimbledonin që kur këtë e ka fituar Fred Perry në vitin 1936.

    Murray pati vështirësi në dy setet e para, duke e fituar vetëm të parin, por fitoi me lehtësi dy setet e fundit, dhe në rundin e dytë do të takohet me tenistin nga Letonia, Ernests Gulbis.

    Argjentinasi Juan Martin del Potro (5-ti), ka shkatërruar francezin Arnaud Clement në tri sete (6-3, 6-1, 6-2) dhe në rundin e dytë do të ketë një kundërshtarë të vështirë, pikërisht fituesin e vitit 2002, Lleyton Hewitt. Australiani mposhti Robby Ginepri po në tri sete (6-4, 6-1, 6-1).

    Edhe Andy Roddick është kualifikuar më tej, duke mposhtur francezin Jeremy Chardy (6-3, 7-6, 4-6, 6-3).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:20 pm

    Reali pret 25 mijë tifozë në prezantimin e Ronaldos

    Ende nuk është caktuar data zyrtare prezantimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi, pasi që ende nuk është kompletuar transferimi zyrtar i portugezit, mirëpo mediat spekulojnë se do të jetë data 6 korrik kur Ronaldo do të shkelë në Santiago Bernabeu.

    Los Blancos presin që së paku 25.000 tifozë dhe 500 gazetarë të jenë të pranishëm në stadium në ditën e prezantimi të lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008.

    “Shtëpia e Bardhë” tashmë ka filluar organizmin e ditës së rëndësishme, me ç’rast pritet të thyhen të gjitha rekordet në numrin e tifozëve të pranishëm për zbulimin e ndonjë lojtari.

    Rekordin aktual të Realit për numrin e tifozëve të pranishëm në prezantimin e ndonjë lojtari e mban Robinho, me ç’rast ishin grumbulluar 11.000 tifozë, ndërkohë rekordin për numrin e gazetarëve të pranishëm e mban Zinedine Zidane, pasi që gjatë prezantimit të tij ishin të akredituar 400 gazetarë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:21 pm

    Behrami i gatshëm në gusht

    Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, shpreson që të kthehet në fushë që në muajin e parë të sezonit të ri- në gusht.

    Kosovari me pasaportë zvicerane dëmtoi ligamentin e gjurit në mars të këtij viti dhe aktualisht gjendet në procesin e rikuperimit.

    “Rikuperimi im po shkon shumë mirë dhe nëse vazhdoj kështu më 10 gusht do të bashkohem me lojtarët tjerë të skuadrës (në stërvitje). Ndërsa pas punës intensive dy ose tri javore, në javën e fundit të gushtit shpresoj të jem i gatshëm për lojë”, ka thënë Behrami.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:21 pm

    Jimenez nënshkruan për West Hamin

    West Ham United ka konfirmon se ka siguruar shërbimet e sulmuesit kilean, Luis Jimenez, nga Interi, i cili është huazuar për një sezon me mundësinë e nënshkrimit të kontratës së re në fund të sezonit që vjen.

    Jimenez do ta vesh fanellën e skuadrës nga liga Premier më 1 korrik pasi t’u jetë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

    Sulmuesi është shprehur mjaft i kënaqur me këtë transferim duke thënë për faqen zyrtare të klubit se është shumë i lumtur, i emocionuar dhe i vendosur të dëshmojë kualitetet e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:21 pm

    Barca nuk heq dorë nga Villa

    Barcelona dëshiron të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Valencias, David Villa, për të cilin është i interesuar edhe rivali i përjetshëm, Real Madrid.

    Edhe pse presidenti i Valencias, Manuel Llorente, së fundmi deklaroi se ka vendosur të mos e shesë sulmuesin spanjoll, sido që të jetë, kataluanist dëshirojnë të bëjnë një ofertë “që nuk refuzohet”.

    Blaugranët e kanë të kufizuar buxhetin e shpenzimeve këtë afat kalimtar, dhe maksimumi që mund të shpenzojnë është 35 milionë euro. Mirëpo, ata e kanë në dispozicion sulmuesin Samuel Eto’o, të cilin mund ta shfrytëzojnë si pjesë e marrëveshjes.

    Kështu, sipas “TV3”, Barcelona planifikon ta shesë kamerunasin Eto-o dhe të grumbullojë 40 milionë euro të nevojshëm për t’i bërë ofertë Valencias për David Villan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:22 pm

    Arsenali do ta shesë Adebayorin, por jo Chelseat

    Sipas tabloidit britanik "The Daily Mirror", Arsenali ka kontaktuar me gjigantët nga Serie A, Milan dhe Inter, për mundësinë e transferimit të sulmuesit Emmanuel Adebayor para mbylljes së këtij afati kalimtar.

    Njoftohet se Topçinjtë dëshirojnë ta shesin 25-vjeçarin për shumën prej 25 milionë funtesh (29.1 milionë euro), ndërsa planifikojnë t’ua shesin Adebayorin italianëve, me qëllim që të mos kalojë te Chelsea.

    Trajneri i ri i Bluve, Carlo Ancelotti, është i interesuar ta transferojë sulmuesin nga Togo, prandaj drejtuesit e Arsenalit janë vënë në alarm që ta shesin atë diku tjetër, me qëllim që të mos shkojë te rivali i tyre nga Liga Premier.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:23 pm

    Chelsea vazhdon të kërkojë brazilianët Pato dhe Maicon

    Carlo Ancelotti ka një ide të qartë për tipat e lojtarëve të cilët i nevojiten te Chelsea për ta fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa deri më tani ai ka kërkuar lojtarët që i njeh më së miri, ata nga Serie A.

    Pasi nuk arriti të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic, Ancelotti dëshiron të tentojë transferimin e sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato, dhe mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon.

    Blutë kanë ofruar 30 milionë euro për Maiconin, mirëpo presidenti zikaltër Massimo Moratti kërkon 40 milionë.

    Ndërsa për Paton, Chelsea ka ofruar shërbimet e sulmuesit Didier Drogba dhe shumën prej 35 milionë eurosh për t’i bindur Rossonerët që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:23 pm

    Ibra: Të ardhmen time e shoh tek Inter, por...

    Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht gjendet në pushime, nuk brengoset shumë për sezonin e ri, përkundër se gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, dëshirojnë ta transferojnë atë nga Giuseppe Meazza.

    “Argëtohem kur lexoj se një ditë jam në Madrid, pastaj në Barcelonë ose në Londër (te Chelsea). E vërteta është se tani për tani e ardhmja ime është Interi”.

    “Mirëpo gjithçka mund të ndodhë. Askush nuk mund ta garantojë të ardhmen, megjtihatë tani ekziston vetëm Interi”, ka thënë Ibra për gazetën suedeze “Expressen”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:23 pm

    Casillas: Reali është shtëpia ime

    Iker Casillas ka mohuar ‘me forcë’ spekulimet se mund të largohet nga Real Madridi këtë verë për t’iu bashkëngjitur Manchester Unitedit.

    “Nuk ka absolutisht asgjë nga Unitedi ose ndonjë skuadër tjetër. As agjenti im e as Real Madridi nuk më kanë thënë asgjë për ndonjë ofertë dhe askush nuk më ka telefonuar. Të gjitha janë spekulime, gjëra që ndodhin gjatë afateve kalimtare”.

    “Unë kam kontratë me Madridin deri në vitin 2017 dhe dëshiroj ta respektoj atë. Të gjithë e dinë se unë jam një ‘madridist’ dhe jam gjithmonë 100 për qind me klubin. Unë i jam bashkuar Realit si i ri dhe këtu është shtëpia ime”, ka thënë Casillas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:24 pm

    Messi fton Mascheranon te Barca

    Lionel Messi ka përsëritur dëshirën që bashkëkombësi i tij, Javier Mascherano, t’i bashkëngjitet te Barcelona.

    Spekulohet për një largim të mundshëm të mesfushorit të Liverpoolit nga Anfield gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa Barcelona është njëra nga skuadrat e interesuar për shërbimet e tij.

    “Pa dyshim që do të më pëlqente që ai të vinte. Kush nuk do të dëshironte të luajë krahas një lojtar të jashtëzakonshëm siç është Javier. Shpresoj që ai të vijë këtu”, ka thënë Messi për “El Mundo Deportivo”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:24 pm

    Villa nuk bën më pjesë në planet e Realit

    Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka konfirmuar se Mbretërit nuk janë më në garë për ta transferuar sulmuesin e Valencias, David Villa.

    Villa ka qenë njëri nga lojtarët që Florentino Perez kishte premtuar ta sillte në Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo bisedimet për angazhimin e tij nuk rezultuan me sukses, kështu që Valdano thotë se Reali do ta pranojë vendimin e Valencias për mosshitjen e sulmuesit spanjoll.

    “Çështja me Villan është 100 për qind e përfunduar. Presidentët e të dy klubeve kanë biseduar për të, por Valencia tha se Villa nuk është në shitje”.

    “Ne e kuptojmë këtë vendim, prandaj jemi duke kërkuar një alternativë tjetër”, ka deklaruar Valdano.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:24 pm

    Aguero do të mbetet në Atletico Madrid

    Atletico Madrid thotë se Sergio Aguero nuk është në shitje dhe se sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të luajë në Vicente Calderon.

    Edhe pse spekulimet rreth largimit të Agueros janë bërë edhe më të zëshme së fundi, duket se kjo nuk do të ndodhë. Atletico ka bërë të ditur se ka marrë vendim për të mos e shitur lojtarin.

    “E di se klubet e mëdha në Evropë janë të interesuar për futbollistin tonë, por kam folur me njerëz të afërt të Kun dhe jam i bindur se ai edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e përbërjes tonë”, ka thënë presidenti i klubit Enrique Cerezo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:24 pm

    Van Der Vaart mund të rikthehet te Hamburgu

    Mesfushori holandez Rafael van der Vaart mund të rikthehet te ish-klubi i tij, Hamburg, i cili megjithatë do të ketë konkurrent edhe Ajaxin dhe Werder Bremenin.

    Holandezi është një prej shumë yjeve të Real Madridit të cilët janë të lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.

    Po thuajse të gjithë lojtarët holandez raportohet se janë në shitje dhe Van der Vaart është i vetëdijshëm se nuk do të ketë hapësirë në sezonin e ardhshëm te mbretërit, edhe pse ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Madrid.

    Pasi kaloi tri vite të shkëlqyeshme në Hamburg është e kuptueshme se ai do të dëshironte të rikthehet te lubi i Bundesligës, por në garë është edhe Werderi që kërkon zëvendësim për Diegon e larguar.

    Martin Jol thuhet se dëshiron ta marr Van der Vaart në Ajax, por kjo do të ishte një hap prapa për të. Anglia për momentin mbetet destinacioni i ardhshëm i holandezit, nëse ai do të largohet nga klubi spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:25 pm

    Forlan drejt Barcelonës ?

    Siç shkruajnë mediat spanjolle, sulmuesi i Atletico Madridi, Diego Forlan, mund të përfundojë në Barcelona.

    Agjenti i lojtarit dje ishte në Barcelona për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit paraguaian. Siç bën të ditur El Mundo Deportivo, ai është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Txiki Begiristain, për të diskutuar mundësinë e kalimit të Forlan në Camp Nou gjatë kësaj vere.

    Barcelona është duke menduar transferimin e Forlan, pas dështimeve për të arritur marrëveshje me sulmuesin e Valencias, David Villa, dhe atë të Interit, Zlatan Ibrahimovic.

    Blaugranët vazhdimisht lidhen edhe me një angazhim të një lojtari tjetër të Atleticos, Sergio Aguero, edhe pse klubi i tij ka pohuar se argjentinasi do të luajë në Vicente Calderon edhe sezonin e ardhshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:25 pm

    Tare: Pandev kushton 18 milionë euro

    Drejtori i Lazios, Igli Tare, thotë se sulmuesi maqedonas Goran Pandev mund të largohet nga klubi romak, por jo për një shumë më të vogël se 18 milionë euro.

    “Pandev dëshiron të largohet, por ne nuk mund të lejojmë largimin e tij për një çmim të ulët. Napoli pagoi rreth 18 milionë euro për Fabio Quagliarellan dhe lojtari ynë nuk është hiç më pak i vlefshëm se kjo shumë”, ka thënë Tare.

    “Çmimi është i njëjtë, por ende nuk kemi marrë një ofertë formale. Vetëm po presim një ofertë të mirë, por në këtë stad nuk mund të them se sa janë gjasat që transferimi të realizohet. Kaka për shembull u largua nga Milani për disa ditë”, ka shtuar ish-kapiteni i kombëtares shqiptare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:25 pm

    Hamburgu ofron 6 milionë euro për Canën

    Olimpique Marseille raportohet se ka pranuar një ofertë prej 6 milionë eurosh nga Hamburgu për të hequr dorë nga shërbimet e kapitenit Lorik Cana.

    Cana, i cili është një nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, ishte edhe një prej lojtarëve kyç të Marseillet në sezonin e fundit, kur u rendit në pozitën e dytë, tre pikë prapa fituesit të kampionatit francez, Bordeaux.

    Me largimin e Eric Gerets dhe ardhjen e trajnerit të ri, Didier Deschamps, në kreun e klubit francez, u vu në dyshim edhe qëndrimi i Canës.

    Vetë shqiptari në disa raste ka thënë se nëse ai largohet nga Marseille destinacione të mundshme të tij do të ishin Liga Premier ose Bundesliga.

    Por klubi francez thuhet se nuk do të analizojë asnjë ofertë ndër 8 milionë euro, bën të ditur France Football, rrjedhimisht nuk do ta marrë parasysh as ofertën e Hamburgut.

    Të interesuar për Canën thuhet se janë edhe dy klube angleze, Evertoni dhe Liverpooli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 24, 2009 2:26 pm

    Wimbledon: Federer kalon lehtë edhe në rundin e dytë

    Numri dy i botës në tenis, Roger Federer, ka tejkaluar me lehtësi edhe sfidën e dytë në turneun Wimbledon, pasi mposhti në tre sete spanjollin Guillermo Garcia-Lopez (6-2, 6-2, 6-4).

    Zvicerani, i cili është në kërkim të titullit të gjashtë në Wimbledon dhe titullit të 15-të Grand Slam, rrallë e pa veten në vështirësi në përballje me spanjollin, duke kryer punën brenda një ore e 29 minutash lojë.

    Federer, i cili është favorit për të fituar titullin në mungesë të kampionit në fuqi Rafael Nadal, në rundin e tretë do të ndeshet me gjermanin Philipp Kohlschreiber, i cili mposhti me shumë vështirësi çekun Ivo Minar (6-4, 3-6, 4-6, 6-2, 8-6).

    Edhe serbi Novak Djokovic, i katërti në botë, siguroi vend për në rundin e tretë, duke mposhtur në tri sete gjermanin Simon Greul (7-5, 6-1, 6-4). Djokovic në ndeshjen e radhës do të përballet me amerikanin Mardy Fish, i cili në rundin e dytë eliminoi një serb tjetër, Janko Tipsarevic (6-4, 3-6, 6-1, 6-4).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jun 24, 2009 10:57 pm

    Wimbledon: Eliminohet Sharapova

    Ish-kampionia Maria Sharapova është eliminuar në rundin e dytë të turneut Wimbledon nga argjentinasja Gisela Dulko, e cila ka shënuar fitore në tre sete (6-2, 3-6, 6-4).
    Ish-numri një i botës, Sharapova, ka dështuar të përgjigjet në mënyrën e duhur ndaj argjentinases, duke u dorëzuar në setin e parë. Pas rikthimit në setin e dytë, rusja u kthye edhe një herë në setin e tretë që ishte dhe vendimtar.

    Dulko tash do të përballet me rusen tjetër, Nadia Petrova (e 10-ta në botë), e cila mposhti izraeliten Shahar Peer në dy sete (6-3, 6-2).

    Serena Williams nuk pati asnjë shqetësim në rundin e dytë, duke mposhtur me shumë lehtësi australiane Jarmila Groth (6-2, 6-1), brenda 58 minutash. Amerikania tash do të përballet me italianen Roberta Vinci, e cila mposhti rusen Anastasia Pavlyuchenkova (6-4, 7-6).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jun 24, 2009 10:57 pm

    SHBA-të befasojnë Spanjën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore sensacionale prej 2-0 kundër Spanjës së favorizuar në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave.
    Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Konfederatave e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Free State të Bloemfonteinit, ndërmjet përfaqësueses së Spanjës dhe asaj të SHBA-ve, ka përfunduar me fitoren e amerikanëve me rezultat prej 2-0.

    Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të kur sulmuesi i Villarrealit, Jozy Altidore, e mposhti portierin Iker Casillas.

    Për t’ia vështirësuar punët edhe më shumë kampionit të Evropës, u kujdes Clint Dempsey, i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje (73’).

    Nga minuta e 87-të SHBA-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Michael Bradley u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje në Xavin, mirëpo në minutat e mbetura spanjollët nuk mundën të ndryshojnë asgjë.

    Me këtë fitore përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kualifikohet në finale të Kupës së Konfederatave ku do ta presë fituesin nga përballja ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Brazilit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:12 am

    Donadoni: Mutu mund ta udhëheqë skuadrën

    Trajneri i Napolit, Roberto Donadoni, ka konfirmuar interesimin skuadrës së tij për sulmuesin e Fiorentinas, Adrian Mutu.

    Edhe pse rumuni disa herë e ka cekur se nuk dëshiron të largohet nga Viola skuadra të shumta janë të interesuara për të, kështu që Napoli duhet të përballet me konkurrencën e Wolfsburg, Zenit St. Petersburgut, Shakhtar Donetsk dhe Besiktas për ta transferuar ish-sulmuesin e Chelseat.

    “Ai është një lojtar karizmatik, i cili mund ta udhëheqë skuadrën. Nëse planifikojmë të kemi rezultate dhe të fitojmë trofe, atëherë duhet të transferojmë lojtarë si Mutu”, ka thënë Donadoni për Prosport.ro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:13 am

    Të enjten zyrtarizohet transferimi i Albiol

    Të mërkurën është spekuluar se Real Madridi ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mbrojtësit Raul Albiol për shumën prej 15 milionë eurosh.

    Ndërsa sipas “Cadena SER”, të enjten pritet që të dyja skuadrat të dalin me deklaratat zyrtare për të konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

    Besohet se 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Los Blancos, ndërsa me fanellën e Realit do të prezantohet porsa të kthehet nga Kupa e Konfederatave ku është i angazhuar me Spanjën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:14 am

    Casillas: Dikur duhej të humbnim

    Spanja është eliminuar nga Kupa e Konfederatave, pasi në gjysmëfinale është mposhtur me rezultat prej 2-0 nga SHBA-të, ndërsa kapiteni Iker Casillas thotë se mungesa e përqendrimit në mbrojte i kushtoi skuadrës së tij me eliminim.

    “Diçka e këtillë është dashur të ndodhte një ditë dhe kjo ishte dita. Humbëm shumë shanse për të shënuar dhe paguam për dy gabimet tona në mbrojtje”, ka thënë portieri i Real Madridit pas ndeshjes.

    Spanja do të ndeshet me skuadrën e cila do të humbë nga përballja ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Brazilit, për të luajtur për vendin e tretë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:14 am

    Milani do të bëjë orvatjen e fundit për Dzekon

    "Gazzetta dello Sport" njofton se Milani ka ende shanse ta transferojë sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, përkundër se skuadra e tij ka refuzuar vazhdimisht shitjen e boshnjakut.

    Ekipi gjerman është duke kërkuar një zëvendësues të Dzekos, ndërsa aktualisht është në bisedime me Manchester Cityn për të biseduar për blerjen e bullgarit Valeri Bojinov.

    Ndërkohë, pritet që zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, të udhëtojë në Gjermani të shtunën për ta bindur Wolfsburgun që të heqë dorë nga Dzeko.

    Kështu deri në fillim të javës së ardhshme do të merret vesh nëse Milani do ta transferojë ose jo sulmuesin boshnjak.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:14 am

    Fabregas pro- transferimit te Reali

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se nuk do ta refuzojë shansin t’i bashkëngjitet Real Madridit nëse Mbretërit bëjnë ofertë për të.

    22-vjeçari është i lindur në Arenys de Mar të Catalonias dhe si i ri ka qenë pjesë e Barcelonës, derisa u transferua te Arsenali në vitin 2003 si 16-vjeçar.

    Derisa familja e tij janë tifozë të përbetuar të Barcelonës, Cesc thotë se ata do t’ia falnin po të transferohej te rivalët e përjetshëm të Blalugranëve.

    “Kuptohet që familja ime do të më kuptonte nëse unë nënshkruaj për Real Madridin, sepse ata më duan dhe dëshirojnë që unë të jem i lumtur dhe e dëshirojnë më të mirën për mua”.

    “Ata do të më mbështesnin pavarësisht se cilit klub do t’i bashkëngjitëm. Familja ime do të jetë gjithmonë aty për mua, pa marrë parasysh vendimin tim”, është cituar Fabregas nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:15 am

    Kosova pësoi humbje nga Kalmari

    Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren ndaj skuadrës kampione të Suedisë, Kalmar, me rezultat 2:1, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin "Frederikssans".

    Kosova kaloi në epërsi që në minutën e 7-të, me golin e shënuar nga sulmuesi Arsim Gashi.

    Megjithatë skuadra suedeze arriti të barazojë shifrat në minutën e 20-të me golin e Daniel Mendesit.

    Ndërkohë golin e fitores për skuadrën suedeze e realizoi Marselo Hulio Viltorian, në minutën e 75-të. /rtk/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:15 am

    Lyon: Nuk jemi në negociata me Realin

    Olympique Lyonnais ka reaguar për të mohuar spekulimet që Karim Benzema është në largim e sipër nga skuadra franceze.

    Të mërkurën mediat spanjolle kanë shkruar se 21-vjeçari është shënjestra kryesore për sulmin e Real Madridit, pasi Los Blancos kanë hequr dorë nga David Villa, ndërsa po ashtu spekulohej se është duke u biseduar për një shifër prej 40 milionë eurosh për transferimim e francezit në Santiago Bernabeu.

    “Nuk jemi në negociata me Real Madridin për Benzeman. Lajmi i vetëm është se Madridi ka kontaktuar me ne para disa ditësh për t’u informuar në lidhje me qëndrimin tonë për Benzeman”, ka thënë një zëdhënës i Lyonit për “El Mundo Deportivo”, i cili ka shtuar se Benzema dëshiron të qëndrojë edhe një vit me Lyonin dhe të njëjtën gjë e dëshiron edhe skuadra franceze, kështu që sulmuesi nuk do të shitet këtë afat kalimtar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:16 am

    Hyka: Shanset që të luaj te Palermo janë 50 me 50

    Skuadra e Palermos është e interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar Jahmir Hyka, përkundër sezonit jo të mirë që kaloi me skuadrën e tij aktuale, Mainz, që bën gara në Bundesliga 2.

    “Kam biseduar me menaxherin tim, i cili më ka bërë të ditur se Palermo më kërkon”,

    “Për mua do të ishte një ëndërr të luaja me ketë skuadër. Do të më pëlqente të luaja në elitën e futbollit italian. Di edhe se presidenti i sicilianëve, Zamparini, është një njeri për së mbari”.

    “Shanset që të luaj te Palermo janë 50 me 50. Menaxheri im më tha se mund të gjendet një akord. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë biseduar me Mainzin dhe do të isha i lumtur nëse ata do të arrinin marrëveshjen”, është cituar Hyka nga “Top Channel”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:16 am

    Monaco heq dorë nga Sheva, Roma destinacioni i mundshëm

    Skuadra franceze Monaco ka tërhequr interesimin për sulmuesin e Chelseat, Andriy Shevchenko.

    “Shevchenko nuk është një mundësi për ne, për një skuadër si e jona, është i pamundur (transferimi)”, ka thënë trajneri Guy Lacombe për “Aujourd'hui Sport”.

    Sheva u kthye në San Siro sezonin që shkoi në formë huazimi nga Chelsea, mirëpo Milani nuk dëshiron t’ia vazhdojë kontratën për shkak të mungesës së golave, kështu që destinacioni i radhës për ukrainasin mund të jetë Roma, e cila ka shprehur interesim për 32-vjeçarin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 25, 2009 5:16 am

    Zyrtare: Reali transferon Albiolin

    Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mbrojtësit, Raul Albiol, i cili do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Mbretërit.

    Spanjolli do të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme kur do të kthehet nga Kupa e Konfederatave dhe pasi t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

    “Real Madridi dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Raul Albiol, një marrëveshje e cila do të hyjë në fuqi javën e ardhshme pas ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe pas nënshkrimit të kontratës nga lojtari”, shkruan në njoftimin zyrtar të Realit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:07 am

    Shitja e Pirlos varet nga oferta

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka njoftuar se Andrea Pirlo nuk bën më pjesë në grupin e ‘të paprekshmëve’ duke thënë se një mega-ofertë do të mirëpritet nga drejtuesit e skuadrës kuqezi.

    “Pirlo nuk është në shitje, mirëpo kjo mund të ndryshojë varësisht nga vlera e ofertës”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.

    Mesfushori italian kërkohet nga ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti, i cili dëshiron ta transferojë atë në Stamford Bridge.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:07 am

    Valdano: Nuk ka paqe me Barcelonën

    Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, i ka dhënë fund paqes me Barcelonën, duke thënë se nëse Mbretërit dëshirojnë ndonjë lojtar të katalunasve atëherë do të kërkojnë shërbimet e tij, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Atletico Madridin.

    Gjatë kohës sa ishte Ramon Calderon president i Los Blancos, ekzistonte një pakt xhentëlmenësh sipas të cilit, asnjëra nga dy skuadrat nuk do të kërkonin lojtar nga njëra-tjetra, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.

    “Nëse ekziston mundësia, pse jo? Kjo fazë kalimtare është duke u zhvilluar në nivel të lartë, prandaj edhe Atletico de Madridi dhe Barcelona po i përforcojnë skuadrat e tyre”, citohet Valdano nga “Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:07 am

    Milani mund të rikthehet kah Adebayor

    Milani ka zbuluar se mund ta ringjallë interesimin për sulmuesin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor, nëse nuk arrin të marrë shërbimet e sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko.

    Qëllimi kryesor i rosonerëve për këtë verë mbetet Dzeko, por për shkak se Wolfsburg nuk pajtohet ta shesë sulmuesin më të mirë të Bundesligës, Milani do të mendojë për alternativë tjetër.

    “Ajo që kërkojmë ne është një sulmues dhe qëllimi jonë është Dzeko. Ai është lojtar i Wolfsburgut dhe ata dëshirojnë ta mbajnë, edhe pse lojtari edhe vetë ka shprehur dëshirë të vijë në Milan”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani.

    “Nga përvoja e di se është vështirë të mbash një lojtar, i cili dëshiron të largohet. Nëse nuk arrijmë ta marrim Dzekon, Luis Fabiano nga Sevilla dhe Adebayor, do të mund të ishin alternativat tona”, ka shtuar më tej Galliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:08 am

    Burdisso: Nuk dua të largohem nga Interi

    Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një kalim në Chelsea.

    Mediat shkruajnë se 28-vjeçari mund të transferohet në Stamford Bridge si pjesë e marrëveshjes në të cilën portugezët Deco dhe Ricardo Carvalho do të lëvizin në anën e kundërt.

    “Kam biseduar me Mourinhon dhe ai më ka thënë se është i kënaqur me mua dhe se kam edhe shumë për t’i dhënë Interit. Raporti im me Mourinhon është i shkëlqyeshëm dhe shpresoj se do të mbetet i tillë edhe në të ardhmen”, ka thënë Burdiso.

    “Kam mësuar shumë gjëra nga ai. Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyeshëm dhe pozitiv dhe unë do të doja të mbetem në Inter. Nuk kam synim ta ndërroj ekipin”, ka përfunduar argjentinasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:08 am

    Obi Mikel: E dua Ligën e Kampionëve me Chelsean

    Mesfushori nigerian John Obi Mikel thotë se ai dëshiron të mbetet në Chelsea dhe të fitojë Ligën e Kampionëve me këtë klub.

    “Kam kontratë me Chelsean, e dua klubin dhe do të luaj për këtë klub. Jam në dashuri dhe kam respekt dhe mbi të gjitha, jam i lumtur këtu”, ka thënë Mikel për Soccer Star.

    “Dua të bëj histori me Chelsean, duke e fituar Ligën e Kampionëve”, ka shtuar nigeriani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:08 am

    Edhe City i interesuar për Maicon

    Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, është cak edhe i Manchester Cityt, në mesin e shumë klubeve të famshme evropiane.

    27-vjeçari, i cili kaloi një sezon të shkëlqyeshëm te kampioni i Italisë, ka tërhequr interesimin e Real Madridit dhe Chelseat.

    Së fundi interesim për brazilianin ka shprehur edhe Mancehster City, dhe duhet se ai mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihet edhe mesfushori Elano.

    “Maicon është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë. Do ta përjashtoja Manchester United si cak të tij të ardhshëm, por e di se City ka bërë ofertë për të”, ka thënë agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo për Gazzetta dello Sport.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:09 am

    Wimbledon: Hewitt eliminon Del Potron

    Lleyton Hewitt ka qenë befasia e ditës në Wimbledon, pasi australiani i renditur i 56-ti në botë eliminoi në rundin e dytë argjentinasin e pestë në botë, Juan Martin Del Potro.

    Australiani është rikthyer në formë duke shënuar befasinë më të madhe në garën e meshkujve, pasi eliminoi Del Potron në tre sete (6-3, 7-5, 7-5). Hewitt në ndeshjen e ardhshme do të përballet me gjermanin Philipp Petzschner, i cili mposhti bashkëvendësin e tij Mischa Zverev (4-6, 7-6, 3-6, 7-6, 6-0).

    Numri tre i botës, Andy Murray, po ashtu ka siguruar vend në rundin e tretë të Wimbledonit pasi mposhti në tre sete (6-2, 7-5, 6-3) tenistin nga Letonia, Ernests Gulbis.

    Murray e pa veten në vështirësi vetëm në setin e dytë, ndërsa me lehtësi fitoi në dy setet tjera, duke kryer punën brenda 88 minutash. Skocezi do të përballet me fituesin e takimit në mes të serbit Victor Troicki dhe spanjollit Daniel Gimeno-Traver.

    Për në rundin e tretë është kualifikuar edhe amerikani Andy Roddick, i cili mposhti në katër sete rusin Igor Kunitsyn (6-4, 6-2, 3-6, 6-2). Roddick në ndeshjen e ardhshme do të takohet me austriakun Jurgen Melzer, i cili mposhti gjermanin Benjamin Becker (7-6, 6-3, 7-6).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:09 am

    Wimbledon: Venus në formë të shkëlqyeshme

    Kampionia në fuqi Venus Williams ka shkatërruar ukrainasen Kateryna Bondarenko në dy sete (6-3, 6-2) duke siguruar vend në rundin e tretë të turneut të tenisit Wimbledon.

    Venus, e cila është në kërkim të titullit të gjashtë në Wimbledon dhe të tretit radhazi, kurrë nuk u dorëzua në përballje me Bondarenko. Amerikania në do përballet me Carla Suarez Navarro në kërkim të një vendi për të rundin e katërt, pasi spanjollja mposhti rusen Ekaterina Makarova në tri sete (7-5, 4-6, 6-1).

    Tenistja numër një në botë, rusja Dinara Safina po ashtu ka siguruar vend në rundin e tretë, duke mposhtur tenisten nga Paraguai, Rossana De Los Rios, 2-0 në sete (6-3, 7-5). Safina në ndeshjen e radhës do të përballet me belgen Kirsten Flipkens, e cila mposhti britaniken Elena Baltacha (7-5, 6-1).

    Edhe kampionia e French Open, Svetlana Kuznetsova, ka shfaqur një paraqitje të shkëlqyeshme, duke mposhtur me lehtësi francezen Pauline Parmentier (6-1, 6-3).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:09 am

    Alves dërgon Brazilin në finale

    Dani Alves ka shënuar një gol të vonshëm ndaj nikoqirit të Kupës së Konfederatave, Afrikës së Jugut, për ta dërguar Brazilin në finale të kësaj gare, ku do të ketë përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pas triumfit të SHBA-ve në gjysmëfinalen e mbrëmshme, kur bëri befasinë duke eliminuar kampionin e Evropës, Spanjën, kombëtarja e Brazilit pati po ashtu një sfidë të vështirë përballë Afrikës së Jugut, por nuk lejoi të ndodhë edhe befasia e radhës.

    Fitoren Brazilit ia solli anësoni i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshje nga një gjuajtje e lirë e pambrojtshme, dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Alves u fut në lojë si zëvendësuesi dhe shënoi pas vetëm shtatë minutash inkuadrimi.

    Pavarësisht humbjes, Afrika arriti t’i shkaktojë mjaft telashe Brazilit, duke bllokuar në mënyrën më të mirë yjet botërore, të cilët treguan një paraqitje zhgënjyese në këtë ndeshej gjysmëfinale.

    Brazili, që është në përpjekje të mbrojë titullin e kësaj gare të fituar në vitin 2005, do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në finalen që zhvillohet të dielën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:09 am

    De Ceglie do të qëndrojë te Juventus

    Carlo Pallavicino, agjenti i mbrojtësit të Juventusit, Paolo De Ceglie, ka dhënë një deklaratë ku thuhet se 22-vjeçari nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër, përkundër spekulimeve se ai mund t’i bashkëngjitet Napolit.

    “Lojtari nuk do t’i konsiderojë mundësitë që ka te Napoli dhe Udinese, jo se nuk i respekton këto dy klube të mëdha, por thjeshtë se është i vetëdijshëm për vlerën e tij dhe ka vendosur t’i provojë aftësitë e tij me Juventusin”, shkruan në deklaratën e Pallavicinos të publikuar në pianetazzurro.net.

    Për më shumë edhe trajneri i bardhezinjve, Ciro Ferrara, nuk dëshiron të lejojë largimin e mbrojtësit të krahut, i cili konsiderohet si lojtar me perspektivë në të ardhmen.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:10 am

    Milan në kërkim të Andre Santos

    Milani është në kërkim të mbrojtësit të Corinthians, Andre Santos, ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Roberto Queiroz de Andrade.

    “Po, është e vërtetë, Milani e kërkon lojtarin. Tash duhet që Corinthians të vendosë”.

    “Çmimi i tij? Skuadra do të fillojë nga një vlerë rreth 25-30 milionë euro, mirëpo sipas mendimit tim shumë lehtë do të mbyllej marrëveshja për 20 milionë euro duke përfshirë edhe autorizimin”, ka thënë Andrade për calciomercato.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:10 am

    Viola vështirë se do ta mbajë Melon

    Njeriu i transfereve, Claudio Pasqualin, thotë se Fiorentina e ka shumë të vështirë ta mbajë mesfushorin Felipe Melo, përkundër se drejtuesit e Violas vazhdimisht pohojnë se nuk do ta shesin brazilianin.

    Për shërbimet e Melos janë të interesuara shumë skuadra të mëdha, siç janë Milan, Inter, Arsenal, Liverpool dhe Real Madrid.

    “Mendoj se është shumë punë e vështirë për Fiorentinën që t’i mbajë të gjithë lojtarët e mirë që ka, sidomos Felipe Melon, për të cilin ka shumë presion nga disa skuadra shumë të rëndësishme”, ka thënë Pasqualin për “Lady Radio”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:10 am

    Lotito mirëpret Nedvedin te Lazio

    Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se skuadra e tij mund të nënshkruajë me ish-mesfushorin e Juventusit, Pavel Nedved, dhe dikur më vonë do të mund t’ia ofrojë një post legjendës çeke në klubin kryeqytetas.

    Në fund të këtij sezoni, Nedved mbylli karrierën e tij me Juventusin që mendohej të ishte edhe fundi i karrierës si futbollist, mirëpo, Lazio dëshiron ta bindë 36-vjeçarin që të vazhdojë të luajë.

    “Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm për lojtarët që bënë historinë e Lazios” ka thënë Lotito për blitzquotidiano.it, duke shtuar se mund të bashkëpunojnë sërish me Nedvedin, megjithatë, ai nuk ka folur ende me lojtarin për këtë gjë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:10 am

    Milan nënshkruan me sulmuesin Zigoni

    "Sky Sport Italia" njofton se Milani ka mposhtur konkurrencën e një numri të madh skuadrash nga Serie A për të nënshkruar me sulmuesin 18-vjeçar, Gianmarco Zigoni, nga Treviso për një shumë prej 1.2 milion euro.

    Sulmuesi i ri ka lënë përshtypje të madhe me skuadrën e të rinjve të Trevisos, kështu që sezonin që shkoi është inkuadruar në ekipin e parë të skuadrës duke shënuar dy gola në 18 paraqitje në Serie B.

    Treviso ka rënë në Lega Pro, kështu që ka nevoja të shumta financiare prandaj do të detyrohet të shesë disa lojtarë për ta tejkaluar krizën, në grupin e të cilëve bën pjesë edhe Zigoni.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Fri Jun 26, 2009 9:11 am

    Pique: Cesc do të luajë për Barcelonën

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se mesfushori i Arsenalit, Francesc Fabregas, një ditë do të transferohet në Camp Nou.

    “Nuk mendoj se Cesc do t’i bashkëngjitet Madridit. Në futboll asnjëherë nuk mund të thuash se diçka është e pamundur, mirëpo unë nuk mund ta paramendoj atë si lojtar të Madridit”

    “Besoj se një ditë do të luajmë bashkë. Gjithmonë e kam thënë se Cesc një ditë do ta bartë sërish fanellën e Barcës. Ai nuk e pranon këtë gjë, mirëpo unë gjithmonë ia përsëris këtë”, ka thënë Pique për “Sport”.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:50 pm