Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 2:42 am

    NBA: LA Lakers kampion i ri

    Los Angeles Lakers ka ngritur edhe trofeun e 15-të në NBA dhe të parin që nga viti 2002, pasi shënoi fitore me rezultat 99-86 ndaj Orlando Magin në ndeshjen e pestë finale.

    Los Angeles i jep fund kështu serisë me rezultat 4-1, duke i dhënë trajnerit Phil Jackson titullin e 10-të rekord në kampionatin amerikan të basketbollit dhe titullin e katërt yllit të ekipit Kobe Bryant.

    30-vjeçari Bryant udhëhoqi te Lakers me 30 pikë dhe u emërua MVP i finaleve, duke marrë këtë titull për të parën herë.

    Kur ai i kishte fituar tre titujt e mëhershëm (2000-20002), kishte qenë ish-bashkëlojtari i tij, Shaquille O'Neal, ai kishte marrë titullin MVP i finaleve.

    Lamar Odom shënoi 17 pikë, Trevor Ariza 15 dhe Pau Gasol 14, për Lakers. Te Orlando Magic, Rashard Lewis shënoi pikët më të larta në ndeshjen e fundit, 18 pikë gjithsej.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:32 am

    Jankulovski dhe 10 milionë euro për Mexesin

    Milani vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Romës, Philippe Mexes.

    Sportmediaset.it njofton se Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë dhjetë milionë euro dhe ta ‘sakrifikojnë’ Marek Jankulovskin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez.

    Trajneri i Milanit, Leonardo, është i interesuar që ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe Mexes do të ishte njeriu i duhur për ta freskuar këtë repart, sidomos kur tashmë kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit tjetër francez Aly Cissokho.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:33 am

    Torres: Fillim i mbarë i Kupës së Konfederatave

    Pas tregolëshit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme në të cilën Spanja mposhti me rezultat 5-0 Zelandën e Re, Fernando Torres thotë se ky është një fillim i mirë në Kupën e Konfederatave.

    Sulmuesi i Liverpoolit shënoi hat-trick pas vetëm 17 minutash, që ishte vetëm i dyti në fanellën e tij me Spanjën.

    “Ky është një fillim i mbarë për ekipin, shumë është e rëndësishme të fillohet gara me fitore, veçanërisht 5-0! Gjithmonë është e rëndësishme të shënohet gol, dhe jam i kënaqur që arrita ta gjej rrjetën tri herë”, ka thënë spanjolli.

    “Të tre golat i mi ua dedikoj të gjithë fansave në Afrikë, të cilët më dëshiruan mirëseardhje. Një kohë të gjatë jemi munduar me lojën në nivel kombëtar, por tash definitisht po e shijojmë futbollin dhe kjo është një kohë për ta mbajtur mend”.

    “Shpresoj se do të vazhdojmë me të njëjtën tempo në këtë turne dhe do të kemi formën më të mirë për Kampionatin Botëror”, shton sulmuesi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:33 am

    Fiorentina kontakton me Owenin

    Sulmuesi i Newcastle United, Michael Owen, vazhdon të kërkohet nga klubet italiane.

    Sunday Sun shkruan se Fiorentina është ekipi i fundit italian që synon të transferojë Owenin dhe mund t’i ofrojë atij angazhim në Ligën e Kampionëve.

    Por, ish-sulmuesi i Real Madridit, e di se një kalim në Serie A do të thoshte edhe ulje e dukshme e pagës dhe vështirë se mund të ndodhë një lëvizje e tillë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:33 am

    Fabregas: Yaya Toure i duhet Arsenalit

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka porositur menaxherin Arsene Wenger të bëjë hap konkret për të angazhuar mesfushorin e Barcelonës, Yaya Toure.

    “Ne jemi mësuar me lojtarë si Patrick Vieira, Gilberto Silva ose Flamini në mesin e fushës. Është e vërtetë se pa dikë si ata, ne kemi qenë lehtësisht të pa ekuilibruar dhe më të dobët në një pozitë aq të rëndësishme”, ka thënë Fabregas.

    “Është një pozitë e nënvlerësuar, por aq e rëndësishme, veçanërisht për ekipet si i yni që sulmojnë shumë. Kur e keni topin, është shumë e rëndësishme të jeni të sigurt se është dikush është prapa juve që ju mbulon”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:33 am

    Zidane paralajmëron Ronaldon

    Ish-legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, i rikthyer në klub kësaj here në stafin drejtues, ka paralajmëruar Cristiano Ronaldon të mos presë të njëjtin status të yllit edhe në Real Madrid.

    “Pavarësisht shumës së madhe të parave të harxhuara në transferimin e tij, Ronaldo do të duhet të pajtohet me të qenit vetëm edhe një yll tjetër në klub”, ka thënë Zidane për Daily Mirror.

    “Me ardhjen e brazilianit Kaka dhe të tjerëve që pritet të vijnë nën drejtimin e Florentino Perez, ai nuk mund të presë të marrë skenën qendrore në një klub si Real Madrid”.

    “Për më tepër, derisa tifozët pëlqejnë të kenë në radhë superyje, suksesi kolektiv është më shumë i nevojshëm për ta, se sa ndonjë individualist”, përfundon francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:34 am

    Brazili mposht me vështirësi Egjiptin

    Përforcimi i ri i Real Madridit, Leite Kaka, ka shënuar një penalti në çastet e fundit të ndeshjes për të ndihmuar Brazilin të mposhtë Egjiptin me rezultat 4-3, gjatë një ndeshje drithëruese në kuadër të grupit B të Kupës së Konfederatave.

    Kaka shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e pestë, para se Mohamed Zidan të barazojë katër minuta më pas. Por Brazili shpejt riktheu epërsinë me anë të Luis Fabianos (12’), ndërsa shkoi në pauzë të pjesëve me dy gola epërsi, pas edhe një goli të Juan (37’).

    Kampioni i Afrikës për vitet 2006 dhe 2008, Egjipti, bëri një rikthim befasuese, duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për të barazuar ndeshjen në 3-3. Së pari Mohamed Shawky ngushtoi disavantazhin (54’), një minutë para se Zidan të shënojë edhe golin e tij të dytë, për të barazuar (55’).

    Egjipti bëri përpjekje të gjejë edhe golin e katërt, por që në fakt e pësoi atë në portën e vet në çastet e fundit të ndeshjes.

    Nga pika e bardhë, Kaka dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës së Essam Al-Hadari, pasi zëvendësuesi Ahmed Al-Muhammadi me qëllim ndaloi me dorë një goditje të Lucios në minutën shtesë të ndeshjes, duke u përjashtuar edhe me karton të kuq.

    Ndeshja e radhës është ajo mes SHBA-ve dhe Italisë, që zhvillohet po sonte.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:34 am

    Rossi shkëlqen në fitoren e Italisë

    Italia e ka filluar me fitore garën në Kupën e Konfederatave duke i mposhtur SHBA-të me rezultat prej 3-1.

    Amerikanët në pjesën më të madhe të ndeshjes luajtën me një lojtar më pak, pasi që në minutën e 33-të u përjashtua Ricardo Clark direkt me karton të kuq për ndërhyrjen e tij në Gennaro Gattuson.

    Megjithatë, përkundër mungesës së një lojtari, SHBA-të kaluan të parët në epërsi me golin e Donovan nga pika e bardhë (41’).

    Italianët u kthyen në lojë në pjesën e dytë duke shënuar tre gola dhe duke dalë fitues në këtë përballje.

    Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, fillimisht e barazoi rezultatin (58’).

    Ndërkohë, mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, kaloi kampionët e botës në epërsi, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Giuseppe Rossi me golin e dytë personal në këtë përballje.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:34 am

    Zyrtare: Xhemjali nënshkruan për Torinon

    Përkundër rënies në Serie B, Torino ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit premtues Blerim Xhemajli nga Bolton Wanderers.

    Shqiptari me pasaportë zvicerane e kaloi sezonin 2008/2009 në formë huazimi te Torino, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë të ‘Granatës’.

    Ndërkohë dy skuadrat, Torino dhe Bolton kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e 23-vjeçarit në Itali.

    Mesfushori nga Tetova u transferua te Boltoni në vitin 2007 nga Zurichu, mirëpo si pasojë e lëndimit ai nuk arriti të sigurojë një vend në skuadrën angleze, mirëpo ai shkëlqeu me fanellën e Torinos gjatë sezonit që shkoi, prandaj ata vendosën ta mbajnë duke konkurruar me Lazion dhe Napolin që po ashtu ishin të interesuar për shërbimet e Xhemajlit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:35 am

    Milani kërkon Eto’o dhe Valdes

    “Sport” njofton se trajneri i Milanit, Leonardo, dëshiron të bëjë përforcime në të gjitha repartet e skuadrës së tij, kështu që ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të sigurojnë shërbimet e dyshes së Barcelonës, Samuel Eto’o dhe Victor Valdez.

    Javën e kaluar u spekulua se sulmuesi kamerunas kishte arritur marrëveshje verbale me Rossonerët për të kaluar në San Siro si transfer i lirë në vitin 2010, mirëpo gazeta nga Barcelona shkruan se trajneri i Milanit e dëshiron Eto’o-n që në sezonin që vjen.

    I njëjti burim pohon se kuqezinjtë dëshirojnë ta sjellin në San Siro dhe portierin e Barcës, Victor Valdez, kontrata e të cilit po ashtu skadon në vitin 2010.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:35 am

    Ancelotti fton Tevezin te Chelsea

    Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga sulmuesi argjentinas Carlos Tevez që të transferohet në Stamford Bridge.

    “The Daily Mail” dhe “The Sun” shkruajnë se ish-trajneri i Milanit ka siguruar numrin e telefonit të Tevez dhe e ka ftuar atë të kalojë te Blutë, ndërkohë që Tevez ka mbetur i mahnitur nga kjo ofertë.

    “Carlos është shtangur kur ka marrë telefonatë nga Ancelotti, por njëkohësisht është edhe i kënaqur. Ancelotti ka bërë një punë shumë të mirë që ia ka bërë me dije interesimin e tij, ndërsa Carlos është i befasuar për të mirë për veprimin tij”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:35 am

    Dzeko është në shitje

    Vlado Borozan, agjenti i sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka thënë se mundësia e transferimit të boshnjakut te Milan varet nga skuadra e tij aktuale, e cila tashmë e ka hequr shprehjen 'nuk është në shitje'.

    Ditë më parë u njoftua se Dzeko ka arritur marrëveshje me Milanin, dhe pritej të arrihej edhe marrëveshja ndërmjet klubeve. Mirëpo kampioni gjerman vazhdonte të thotë se sulmuesi i spikatur nuk ishte në shitje, por duket se drejtuesit gjermanë kanë ndërruar mendje.

    “Të gjithë jemi duke punuar që negociatat të përfundojnë në një mënyrë pozitive. Një derë e vogël është hapur dhe gjithçka varet nga drejtuesit e Wolfsburgut të cilët do të japin opinionin e tyre në ditët në vijim. E mira është se nuk e ekziston më shprehja ‘nuk është në shitje’”, ka thënë Borozan për “Gazzetta dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:37 am

    Cissokho i nderuar që është në San Siro

    Transferi i ri i Milanit, Aly Cissokho, është shumë i lumtur që do të bartë fanellën e Milanit dhe ka premtuar se do ta shpaguajë besimin që ka shfaqur italiane skuadra për të.


    “Jam shumë i nderuar që jam te Milan. Kjo është një mundësi e madhe për mua, sepse Milani është një skuadër e madhe. Do të jap më të mirën nga vetja për t’i kënaqur të gjithë”.

    “Milani ka besuar në mua dhe unë shpresoj që kjo t’i shpërblehet. Në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj, edhe pse largimi i Kaka ishte një goditje e madhe, megjithatë te Milani ka edhe tjerë emra të mëdhenj”, ka thënë ish-lojtari i Portos për “Gazzetta dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:37 am

    Roma nënshkruan me Gubertin

    Calciomercato.com njofton se Roma ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Barit, Stefano Guberti, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kryeqytetasit.

    Asgjë nuk është bërë e njohur në lidhje me detajet e këtij transferimi, mirëpo pritet që të enjten të jepet një deklaratë zyrtare nga Roma, e cila do të tregojnë vlerën e blerjes dhe pagën të cilën do ta fitojë lojtari.

    Për shërbimet e 22-vjeçarit kanë qenë të interesuar edhe Fiorentina dhe Juventusi, mirëpo në fund ai e kishte zgjedhur Romën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:38 am

    Grosso: Do të mendoj për Juven

    Mbrojtësi i Lyonit, Fabio Grosso, nuk dëshiron të flasë për mundësinë e transferimit te Juventusi derisa të përfundojë Kupa e Konfederatave.

    Pas fitores kundër SHBA-ve në kuadër të Kupës së Konfederatave, i pyetur për mundësinë e kalimit te Zonja e Vjetër, ish-lojtari i Interit ka lënë gjithçka të hapur duke thënë se do të mendojë më vonë për këtë gjë.

    “Juve? Do të pres njëherë të shoh se si do të përfundojë kjo garë, dhe pastaj do të mendoj”, ka thënë Grosso për tuttosport.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:38 am

    Valencia e pakënaqur me ofertat për Villan

    Sulmuesi i Valencias, David Villa, është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë këtij afati kalimtar, për të cilin janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane.

    Real Madridi, Barcelona dhe Manchester Unitedi, janë disa nga skuadrat e gatshme të shpenzojnë shuma të majme parash për të siguruar shërbimet e spanjollit, mirëpo ofertat e tyre të deritanishme nuk i kanë kënaqur udhëheqësit e Los Che.

    “Janë dy gjëra të cilat duhet të sqarohen. E para, Valencia asnjëherë nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër për Villan, dhe e dyta, deri më tani nuk ka pasur oferta që plotësojnë kërkesat tona”, ka thënë drejtori sportiv i Valencias, Fernando Gomez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:39 am

    Bayerni nuk do ta shesë Riberyn

    Kryetari i bordit ekzekutiv të Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka njoftuar se Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester Unitedi, kanë kërkuar shërbimet e anësorit francez Franck Ribery, mirëpo sipas fjalëve të tij, francezi do të mbetet në Allianz Arena.

    “Jemi tërësisht të qetë dhe krenar që kemi në skuadër njërin nga tre lojtarët më të mirë në botë, i cili ka kontratë me ne dhe që ka nxitur interesim aq të madh”.

    “Reali ka kërkuar me anë të presidentit Florentino Perez, dhe këshilltarit të tij Pedro Jimenez që të fillojmë bisedimet për një marrëveshje. Por ne e kemi refuzuar këtë kërkesë, sepse nuk dëshirojmë ta shesim Riberyn”.

    “Për ofertën e Chelseat kemi njoftuar më herët, ndërsa po ashtu oferta kanë bërë edhe Manchester Unitedi dhe Barcelona”.

    “Gjithmonë do të ketë perceptime të tilla të cilat do të sugjerojnë se Bayern Munichu po mundohet ta rrisë çmimin dhe kur të arrijë një shifër e caktuar do ta pranojmë, mirëpo ne nuk dëshirojmë ta shesim Riberyn”, ka thënë Rummenigge për “Bild”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:39 am

    Sneijder nuk largohet nga Reali

    Wesley Sneijder nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar, thotë agjenti i tij.

    Mesfushori holandez është njëri nga lojtarët e përfshirë në listën për largim të administratës së re të Mbretërve, mirëpo agjenti Soren Lerby thotë se klienti i tij dëshiron ta bart fanellën e Los Blancos në katër vitet e ardhshme, sa zgjat kontrata e tij.

    “Wesley ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2013. Ai është i lumtur me Los Blancos dhe nuk dëshiron të largohet”, u ka thënë Lerby gazetarëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:40 am

    Roma përgatit ofertë të re për Tottin

    Roma ka bërë gati kontratën e re për simbolin e skuadrës, Francesco Totti, sipas të cilës ai do të luajë në Olimpico deri në vitin 2014.

    Kontrata aktuale e kapitenit skadon në vitin 2010, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se ‘Numri Dhjetë’ i Giallorossëve do ta nënshkruajë kontratën e re porsa të kthehet nga pushimi.

    Në bazë të kontratës së re pritet që Tottit t’i ulet paga aktuale (6 milionë euro për sezon) për 20%, ndërsa pas vitit 2014, kur ai do t’i ketë 38 vjet do t’i ofrohet një post si drejtor te skuadra e tij e zemrës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:40 am

    Luca Toni pranë Interit

    Interi është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni.

    Sezonin e kaluar Toni pati probleme me lëndime të cilat ia pamundësuan të shfaqte formën e tij më të mirë, kështu që ai nuk është edhe aq i dëshiruar te skuadra bavareze, ndërsa nëse llogaritet edhe ardhja e Mario Gomez dhe Ivica Olic, atëherë largimi i sulmuesit italian nga Allianz Arena është më se i mundur.

    “Sky Sport Italia” njofton se agjenti i Tonit, Tullio Tinti, është takuar me përfaqësuesit e Interit, dhe se Nerazzurët kanë përgatitur gjashtë milionë euro për Bayernin dhe nga katër milionë euro për sezon për Tonin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:40 am

    Bursaspor në kërkim të Skelës

    Mesfushori shqiptar i Energie Cottbus, Ervin Skela, po kërkohet nga shumë skuadra evropiane pas rënies së ekipit të tij aktual në Bundesliga 2, ndërsa së fundmi interesim ka shprehur skuadra turke Bursaspor, njofton "Top Channel".

    Kontrata e Skelës me Cottbusin skadon në vitin 2011, mirëpo aty përfshihet edhe klauzola e vlefshme vetëm për Bundesliga 1, kështu që largimi i tij është më se i mundur.

    Përveç Bursaspor, për mesfushorin kuqezi kanë shprehur interesim edhe disa klube tjera, duke filluar nga Bundesliga 1 (Mainz, Mönchengladbach), Bundesliga 2 (TuS Koblenz), Serie A (Cagliari), Serie B (Torino) dhe kampionati grek i futbollit (Olimpiacos dhe AEK).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:41 am

    Barcelona mendon për transferimin e Robinhos

    Barcelona planifikon të kërkojë shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Robinho, i cili së fundmi është shprehur se do t’i pëlqente të luante për kampionin e Evropës, nëse Blaugranët bëjnë një ofertë për të.

    “Barca është një skuadër e madhe dhe është gjithmonë kënaqësi kur dëgjoj se më dëshirojnë të luaj atje”, është cituar Robinho nga “Sport”.

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që në sezonin e kaluar kishte kërkuar nga udhëheqësit e klubit që t’ia sjellin Robinhon, mirëpo kataluanist nuk bënë ofertë për të.

    Ndërsa tani është ndryshe, dhe pritet që gjiganti spanjoll të bëjë gati ofertën për brazilianin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:41 am

    Eboue mendon për largim nga Arsenali

    Mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Eboue, ka deklaruar se ai është i gatshëm të largohet nga Arsenali.

    Përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë ka thënë për France Football se largimi nga ekipi anglez është një zgjidhje e vështirë, por se nuk mund të pranojë që qëndrojë në stolin rezervë si në sezonin e kaluar.

    “Është një zgjidhje e vështirë, por mendoj se do të jetë edhe më vështirë nëse përjetoj edhe një sezon si ky i fundit. Sidoqoftë, nëse largohem, do të jetë sigurisht për një kampionat tjetër të madh”, ka thënë lojtari.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:41 am

    Wolfsburg interesohet për Peter Crouch

    Kampioni i ri i Gjermanisë, Wolfsburg, është duke kërkuar sulmuesin e Portsmouth, Peter Crouch.

    Shtatlarti anglez mund të arrijë te Wolfsburgu si zëvendësim i sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, i cili pritet të shitet gjatë kësaj vere.

    “Më duket si një opsion interesant për të ardhmen e Peter Crouch”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:42 am

    Gerrard planifikon pensionimin në moshën 33-vjeçare

    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se kontrata e tij e re do të jetë edhe e fundit e tij në lojën aktive të futbollit.

    “Do të jem 33 vjeçar në fund të kontratës time në vitin 2013 dhe nuk e di nëse do të shkoj më tej. Nëse pensionohem, atëherë do ta di se që nga fillimi deri në fund të karrierës time kam pasur vetëm një klub. Dhe nuk dua të mendoj për të veshur ndonjë fanellë tjetër në të ardhmen”, ka thënë Gerrard.

    “Isha afër largimit në të kaluarën, ndoshta dy herë, veçanërisht në vitin 2005. Atë vit ishim larg titullit të Premier League dhe interesimi i Chelseat më pushtoi kokën. Ishte një moment i vështirë për mua. Sidoqoftë, tash kur shikoj prapa jam shumë i lumtur me atë që vendosa të qëndroj këtu. Kjo më ka dhënë krenari të vërtetë”, ka shtuar anglezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:42 am

    Sagna mirëpret interesimin e Real Madridit

    Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, do të mirëpriste një kalim në Real Madrid.

    Sagna është emri i fundit i cili lidhet me një kalim te gjiganti spanjoll. Ndryshe nga bashkë-lojtari i tij, Gael Clichy, Sagna, i cili ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me Arsenalin, nuk ka përjashtuar një kalim te Reali.

    “Jam i befasuar me këtë, edhe pse nuk di asgjë, por nuk jam kundër kësaj ideje. Dua të vazhdoj me Arsenalin, por do të shohim”, ka thënë francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:43 am

    United ofron më shumë se Reali për Maicon

    Kampioni i Anglisë, Manchester United, do të dërgojë ofertë për mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon.

    Corriere dello Sport shkruan se Maicon, i cili gjendet në Afrikën e jugut ku kombëtarja e Brazilit merr pjesë në Kupën e Konfederatave, është i alarmuar nga lajmi se Sir Alex Ferguson dëshiron të nënshkruajë me të.

    Real Madrid ka thënë se do të ofrojë 18 milionë funte për brazilianin, por Ferguson raportohet se përgatit të mposhtë ofertën e Realit, duke dhënë 22 milionë euro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:43 am

    Juninho afër kalimit në Katar

    Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Garrafa, ka pohuar se është në negociata për të angazhuar kapitenin e Lyonit, mesfushorin brazilian Juninho.

    Braziliani është pa kontratë nga fundi i sezonit dhe u paralajmërua se do të transferohej në ndonjë prej vendeve afrikane ku do të mund të merrte një pagë të majme.

    Mbrëmë, agjenti i lojtarit ka thënë brazilianin e kërkojnë edhe shumë klube në Itali, por së fundi del në pah një destinacion i ri për Juninhon, dhe sipas gjasave ai do të luajë në Katar në sezonin e ardhshëm.

    Juninho sot ka udhëtuar për në Doha, ndërsa klubi Al-Garrafa ka pohuar se ata janë në negociata me të, për ta definuar transferimin.

    Sipas disa burimeve, Juninho do të fitojë pagë vjetore rreth 2.5 milionë euro, që do të jetë rekord për kampionatin e këtij vendi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:43 am

    Juventus i interesuar për Diarran

    Mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, është caku i ri i klubit italian, Juventus.

    Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Juves dëshirojnë të krijojnë një mesfushë nga dy lojtarët e Malit, me anë të Momo Sissoko dhe Diarra.

    Juve shpreson që miqësia në mes të Diarra dhe përforcimit të ri, Fabio Cannavaro, ta bindë mesfushorin të transferohet në Torino këtë verë.

    Diarra, i cili është duke u shëruar nga lëndimi në gju, mund të lëshohet për rreth 12 milionë euro nga Reali.

    Ndërkohë, Juventusi është i gatshëm të shesë Olof Mellberg dhe Christian Poulsen, paratë e të cilëve do të harxhohen në blerjet e reja.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:44 am

    Portsmouth pranon ofertën e Liverpoolit për Johnson

    Oferta prej 17 milionë eurosh e Liverpoolit për mbrojtësin Glen Johnson, raportohet se është pranuar nga Portsmouth.

    Edhe vetë mbrojtësi anglez më herët kishte shprehur pëlqimin për t’iu bashkuar Liveproolit, ndërsa mediat angleze sot pohojnë se një e tillë tashmë është pranuar edhe nga Portsmouth.

    Edhe Chelsea dhe Manchester City ishin në kërkim të 24-vjaçarit, por lojtari i ka thënë klubit se Anfield është destinacioni i tij i preferuar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:45 am

    Ndërpriten bisedimet për vazhdimin e kontratës së Valdes

    Bisedimet ndërmjet Barcelonës dhe portierit Victor Valdes janë ndërprerë, pasi që asnjëra palë nuk ka arritur të gjejë një pikë të përbashkët për të arritur marrëveshje.

    “Sport” njofton se përfaqësuesit e lojtarit dhe Blaugranët kanë mbajtur disa ditë takime, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme, kështu që ekziston mundësia që Barcelona të dalë në kërkim të një portieri tjetër.

    Valdes dëshiron rritjen e pagës në nivel me lojtarët kryesorë të skuadrës, mirëpo katalunasit nuk janë në gjendje t’ia plotësojnë kërkesat 27-vjeçarit.

    Milani dhe Manchester Unitedi janë skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit spanjoll dhe kjo ka bërë që tek ai të rritet vetëbesimi dhe të kërkojë pagë më të lartë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:45 am

    Perez ndan 55 milionë euro për Ribery

    Edhe pse drejtuesit e Bayern Munichut vazhdojnë të thonë që Franck Ribery nuk është në shitje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka caktuar një shumë parash për transferimin francezit.

    Perez dhe këshilltari i tij Zinedine Zidane gjithmonë e kanë shprehur admirimin tyre për anësorin e Bayernit, prandaj ata po përgatiten për një tjetër mega-ofertë.

    “AS” shkruan se Mbretërit kanë përgatitur 55 milion euro për ta joshur francezin drejt Santiago Bernabeut.

    Në ofertë mund të përfshihen edhe mesfushorët holandezë Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, për të cilët është i interesuar trajneri i ri i skuadrës bavareze Louis van Gaal.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:45 am

    Sampdoria kërkon Marchionnin

    Sipas cittadigenova.com, Sampdoria e ka vendosur anësorin e Juventusit, Marco Marchionni, në krye të listës së transferimeve.

    Marchioni është njëri nga lojtarët i cili pritet të largohet nga bardhezinjtë në javët e ardhshme, kjo për shkak të taktikës së re të lojës së Juves, me ç’rast trajneri Ciro Ferrara pritet të luajë me formacionin 4-3-1-2, me Diegon prapa dy sulmuesve,

    Kështu Marchionni bëhet i padobishëm për skuadrën, ndërsa ai mund të jetë një figurë shumë e rëndësishme te Sampdoria, e cila luan me anësorë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:46 am

    Figo lëvdon Raulin

    Mesfushori portugez, Luis Figo, i cili i dha fund karrierës si futbollist aktiv me Interin, është kthyer në Spanjë ku është duke jetuar me familjen e tij, ndërkohë që ka folur për dy skuadrat e mëparshme- armiqtë e përhershëm- Real Madridi dhe Barcelona, dhe njëkohësisht e ka lëvduar legjendën e Los Merengues, Raul Gonzalez.

    36-vjeçari ka thënë se do të shkonte në stadiumin e cilësdo nga këto skuadra për të ndjekur ndonjë ndeshje, edhe pse tifozët e Barcelonës nuk ia kanë falur kurrë që i tradhtoi duke veshur fanellën e Real Madridit.

    Ndërkohë, Figo ka thënë fjalë të mira për kapitenin legjendar të Los Blancos, Raul.

    “Ai është një fenomen, njëri nga më të mirët, dhe shpresoj që skuadra të kujdeset më shumë për të në sezonin e ardhshëm”.

    “Do të ketë prej tyre të cilët po mundohen ta ndërtojnë skuadrën dhe dëshirojnë që ai të pensionohet, mirëpo nuk do të kenë sukses. Ai është më i fuqishëm se të gjithë ata. Po ta kisha unë në skuadër ai do të luante gjithmonë”, ka thënë portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:47 am

    De Ceglie arrin marrëveshje me Napolin

    Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare, mediat italiane besojnë se mbrojtësi i Juventusit, Paolo De Ceglie, ka arritur marrëveshje me Napolin.

    Sipas “Corriere dello Sport”, dy skuadrat janë pajtuar për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ende nuk është caktuar shifra e parave për transferimin e 22-vjeçarit, e cila pritet të vendoset të mërkurën në mbrëmje.

    Vlera të cilën duhet ta paguajë Napoli pritet të jetë 4-5 milionë euro, ndërsa nga sezoni i ardhshëm mbrojtësi i krahut do të luajë në Stadio San Paolo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:47 am

    Rossi tifoz i Milanit

    Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka deklaruar se skuadra e tij favorite gjithmonë ka qenë Milani dhe se ai është tifoz i Rossonerëve që nga fëmijëria, dhe kjo është njëra nga arsyet për të cilën sulmuesi italian shpreson që të bartë fanellën e kësaj skuadre në të ardhmen.

    “Gjithmonë kam qenë tifoz i Milanit dhe idhujt e mi kanë qenë Gullit dhe Van Basten. Nëse më thërret Galliani do ta kisha përshëndetur thirrjen e tij”, ka thënë Rossi për “Gazzetta dello Sport”.

    Megjithatë, Galliani nuk është i interesuar për shërbimet e Rossit, pasi që Milani kërkon një qendërsulmues. Ndërkohë, Juventusi është i interesuar për transferimin e italianit të lindur në SHBA.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:48 am

    Reali nuk është i interesuar për Ibrahimovicin

    Drejtuesit e Real Madridit pohojnë se nuk janë në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic.

    Këtë e ka bërë të njohur drejtori sportiv i Los Blancos, Jorge Valdano, i cili veç tjerash ka mohuar edhe interesimin për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan.

    “Është spekuluar se dëshirojmë shërbimet e Ibrahimovicit dhe Forlanit, mirëpo këto nuk janë të vërteta”.

    “Ende jemi në kërkim të një sulmuesi, kemi dy ose tri alternativa, mirëpo asnjëra alternativë nuk është sulmuesi i Interit ose ai i Atletico Madridit”, ka thënë Valdano për “Radio Marca”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:48 am

    Gallata e dëshiron Babelin për sezonin që vjen

    Gjiganti turk Galatasaray dëshiron ta transferojë lojtarin e Liverpoolit, Ryan Babel, njofton tabloidi britanik "The Daily Mail".

    Trajneri i i porsacaktuar i skuadrës turke, Frank Rijkaard, ka caktuar 22-vjeçarin si transferin kryesor gjatë këtij afati kalimtar.

    Mësohet se klubi nga Stambolli është gati të shpenzojë 9.5 milionë euro për të fituar shërbimet e holandezet, i cili mund të luajë edhe si mesfushor krahu edhe si sulmues.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:49 am

    Roma nxjerr në treg Vucinicin ?

    "Il Tempo" shkruan se Roma do të detyrohet ta shesë së paku njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe emri që qarkullon është ai i sulmuesit Mirko Vucinic.

    ‘Italpetroli’- kompania e cila mbështet Romën, ka afër 300 milionë euro borxh, kështu që Giallorossët nuk kanë fonde për ta forcuar skuadrën, pos nëse e shesin ndonjë lojtar.

    Dyshja e mbrojtjes, Juan dhe Philippe Mexes, janë lojtarët më të kërkuar, mirëpo trajneri Luciano Spalletti nuk lejon largimin e tyre, kështu lojtari që mund të largohet dhe të sjellë para (afër 25 milionë euro) është sulmuesi malazez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:49 am

    West Ham arrin marrëveshje për Mancinin dhe Jimenez

    West Ham United ka siguruar shërbimet e dyshes së Interit, Amantino Mancini dhe Luis Jimenez, shkruan tabloidi britanik "The Sun".

    Liverpooli dhe Lyoni kanë qenë skuadrat e interesuara për Mancinin, mirëpo shefi ekzekutiv i West Hamit ka arritur marrëveshje për ta huazuar brazilianin dhe bashkëlojtarin e tij Jimenez për sezonin që vjen.

    Skuadra nga Liga Premier, në fund të sezonit do ta ketë edhe mundësinë që t’i mbajë lojtarët në Upton Park nëse paguan shumën e parave të caktuar nga zikaltrit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:50 am

    Ambrosini do të nënshkruajë kontratë të re

    Agjenti i Massimo Ambrosinit, Moreno Roggi, ka deklaruar se klienti i tij dëshiron të ndjekë rrugine legjendës së Mialnit, Paolo Maldini dhe do ta përfundojë karrierën me fanellën kuqezi.

    Kontrata aktuale e mesfushorit italian përfundon në qershor të vitit 2010, ndërsa ende nuk kanë filluara negociatat për vazhdimin e saj. Megjithatë, Roggi thotë se nuk ka vend për spekulime për largimin e mundshëm të Ambrosinit, pasi që së shpejti do të nënshkruhet kontrata e re.

    “Nesër do të takohemi me Gallianin dhe besoj se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës për më shumë se një sezon”.

    “Asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe keqkuptime. Ai do të qëndrojë te Milan sepse është i lidhur me këtë klub dhe dëshiron të jetë kapiteni i parë, i epokës pas-Maldinit”, ka thënë Roggi për “Sky Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:50 am

    Dzeko do ta pranojë vendimin e Wolfsburgut

    Agjenti i Edin Dzekos, Irfan Redzepagic, ka deklaruar se gjithçka varet nga Wolfsburgu në lidhje me mundësinë e kalimit të sulmuesit boshnjak te Milani.

    Rossonerët janë të interesuar ta transferojnë yllin boshnjak, i cili kaloi sezon të shkëlqyer me Wolfsburgun duke qenë njëri nga lojtarët kryesorë që i ndihmuan skuadrës së tyre të shpallej kampion i Bundesligas.

    Ndërkohë, Redzepagic është duke pritur përgjigjen e skuadrës aktuale të Dzekos dhe thotë se ‘topi është në fushë të tyre’.

    “Po presim dhe mendoj se pikërisht ajo që duhet të bëjmë është ta presim vendimin e Wolfsburgut. Ne kemi respekt për Wolfsburgun dhe do të pranojmë çfarëdo vendimi që do të marrin drejtuesit e skuadrës, qoftë nëse e shesin qoftë nëse e mbajnë”, ka thënë Redzepagic për Calciomercato.it.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:52 am

    Ronaldo do të marrë 13 milionë euro pagë vjetore

    Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo, jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit por, do të jetë edhe lojtari me të ardhura më të mëdha në botën e futbollit.

    Ronaldo është në prag të kompletimit të transferimit të tij në Real Madrid, që kur Manchester United pranoi ofertën rekorde, prej 94 milionë eurosh.

    Reali tash duhet të caktojë kushtet personale me portugezin, para se ai të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i ri i klubit spanjoll.

    Sipas Marca, Ronaldo jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por Reali do ta bëjë atë edhe futbollistin me përfitime më të mëdha.

    Gazeta shkruan se Ronaldo do të marrë një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon, ose një milion më shumë se sa lojtari me të ardhura më të mëdha për momentin, Zlatan Ibrahimovic, i cili në Inter merr 12 milionë euro në sezon.

    Ronaldo do të marrë pagë po thuajse dyfish më të madhe se kapiteni Raul, i cili merr 7 milionë euro në sezon. Me marrëveshjen e re, portugezi do të marrë 1.083 milionë euro në muaj, ose 1 mijë e 500 euro çdo orë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:52 am

    Benzema dëshiron edhe një vit me Lyonin

    Agjenti i sulmuesit francez Karim Benzema, thotë se dëshirë e klientit të tij është të mbetet në radhët e Lyonit edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

    Manchester Untied, Barcelona, Inter dhe Real Madrid janë të interesuar për francezin, por edhe Lyoni vazhdimisht ka theksuar se dëshirë e klubit është që ta ruajë sulmuesin sa më gjatë.

    “Karim më ka thënë se dëshiron të mbetet në Lyon. Para se të niset për në pushim, që do të zgjasë tri javë, ai më ka thënë se dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Lyon dhe të përgatitet më mirë për Kampionatin Botëror”, ka thënëagjenti i sulmuesit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:53 am

    Leonardo kërkon Robbenin

    Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, raportohet se ka kthyer sytë kah anësori i Real Madridit, Arjen Robben, të cilin e sheh si një lojtar ideal për rosonerët.

    Corriere dello Sport shkruan se Leonardo planifikon të luajë me sistemin 4-3-3 dhe është i bindur se Robben do të përshtatej në mënyrë të përkryer në këtë sistem.

    Ndërkohë rosonerët këtë vikend janë në pritje edhe të përgjigjes së Wolfsburgut për sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 9:53 am

    Reali kthehet kah De Rossi

    Real Madrid është i gatshëm të dërgojë ofertë në drejtim të mesfushorit të Romës, Daniele de Rossi.

    El Mundo Deportivo shkruan se Reali është duke synuar De Rossin, pasi ka hequr dorë nga përpjekja për të angazhuar mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso.

    De Rossi shihet si një opsion ideal, megjithëse italiani, i cili është në detyrë me kombëtaren e Italisë në Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut, do të jetë vështirë të bindet.

    “Ia kam premtuar të ardhmen dhe besnikërinë time Romës. Ekipit nga qyteti im për gjithë jetën. Jam besnik ndaj klubit dhe kurrë nuk do të largohem. Nuk shqetësohem nëse ekipet tjera interesohen për mua”, ka thënë lojtari.
    Mr.lonely
    Mr.lonely
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 93
    Age : 33
    Reputation : 0
    Pikët : 222
    Registration date : 2009-05-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Mr.lonely Wed Jun 17, 2009 10:17 am

    Interviste me Puyol (Ne 2 pjes)


    Kapiteni i klubit, Carles Puyol ka bërë një intervistë për El Mundo Deportivo...

    Çka ke thënë një vit më parë nëse je pyetur se cilën nga këto do ta zgjidhje: Ligën, Kupën apo Ligën e Kampionëve?
    -Kam thënë që ne duhet të luftojmë për gjithqka por do të jetë vështirë. Gjithmonë kur të fillosh një sezon, fillon me aspirata të reja. Por kujdes, ndonjë gjë që ka ndodhur në të kaluarën mund të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne duhet të shijojmë këttë verë por të lëvizim menjëherë kur të fillojnë pregaditjet për vitin tjetër.

    Kur ka qenë hera e parë që ke ëndërruar për tripletën pa frikë që askush nuk ka dëgjuar, posaqërisht në kohën e Guardiolas?
    -Mendoj që kanë qenë dy momente. I pari në Bernabeu. Dhe pas kësaj fundi i gjysmëfinales në Stamford Bridge. Këtu ne kemi siguruar vendin tonë për në finale dhe pati mbetur pak për të fituar titullin. Mirë, "pak" vërtet është shumë por e sheh atë si të mbyllur.

    Ti je i informuar për gjithqka që është organizuar në Barcelonë, Kataluni dhe në çdo shtëpi ku ka adhurues të Barcelonës...
    -Po, e shihni nëpër lagje. Mendoj që gjithqka këtë vit ka qenë argëtim. Duhet të shohësh që njerëzit shikojnë të lumtur. Tash pasi i kemi parë ata të lumtur, duhet ti shohësh ata të jenë krenar. Tash shohim më shumë fanela dhe shumë flamuj nëpër ballkone. Kjo është e mirë dhe na gëzon ne. Kohët e sotme, njerëzit nuk ndalen duke më falendëruar. Është gjëja më e mirë që dikush mund të thotë.

    Këtu ka pasur shumë festime. Është thënë që ju keni fituar më shumë se tre tituj, më shumë se tripletën...
    -Është momenti të festojmë dhe të kalojmë kohë të mirë. Ne kemi kënaqur veten gjatë tërë vitit por ne nuk kemi pasur kohë të ndalemi dhe të pushojmë për një sekond. Nëse fiton një titull, nuk mund ta festosh sepse 3 ditë më vonë duhet të luash edhe një ndeshje shumë të rëndësishme. Kjo pse, kur gjithqka është fituar, është dukur sikur një bombë. Është vetëm logjike. Por gjithkush është ndier modest. Ne kemi hargjuar kohën tonë mirë. Ka qenë një festim me gjithkënd dhe ekipi dhe tifozët kanë qenë perfekt.

    Je bërë kapiteni i parë që i merr dy Kupa Evropiane. Kjo është legjendare...
    -Supozoj që unë kam menduar këtë disa ditë por momentalisht nuk po mendoj për këtë gjë. Po mendoj që ne kemi fituar tripletën dhe jo që kam fituar dy kupa evropiane. Mendoj që është shumë mirë dhe gjithashtu privilegj i madh por nuk mendoj individualisht por për ekipin.

    Një pyetje e thjeshtë: pse keni fituar gjithqka?
    -Mirë, sepse ne e kemi merituar këtë. Kjo është e thjeshtë. Besoj që ne kemi ekipin më të mirë. Ekipi ka punuar shumë dhe më e rëndësishmja, ishim të sigurtë. Gjithkush e thotë këtë: NE JEMI MË TË MIRËT.

    Po, por, çka keni bërë ndryshe që keni fituar gjithqka?
    -Kemi nisur një projekt me shumë besim. Ne ngecëm në fillim por i gjithë ekipi e di rrugën që do të marrin.
    Ne jemi të sigurtë në mënyrën tonë e të punuarit dhe pak nga pak ne shohim që është e mundur sikur gjatë sikur gjithqka ka shkuar mirë. Gjithqka përfundoi ashtu si kemi parashikuar.

    Miqësia që shihet në grup është e vërtetë?
    -I tërë grupi është shumë i bashkuar, edhe nësë nuk luajmë gjithmonë. Shembull, Milito i cili ka munguar tërë sezonën për shkak të lendimit ka qenë gjithmonë me ekipin. Grupi është qelësi.

    Ju gjithashtu keni falendëruar këta që punojnë për ekipin: Manuel Estiarte, doctor Pruna,...
    -Ata janë sikur një pjesë shtesë e ekipit. Ata janë gjithmonë shumë të rëndësishëm. Nëse nuk do të ishin ata me punën individuale që kanë bërë me specializimet e tyre, ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ata duhet të falendërohen dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ti përmendim ata. Është deklaratë e sinqertë dhe e vërtetë nga zemra.

    A e mbani mend kur njerëzit thanë që një nga problemet në dy vitet e kaluara ishte titulli i kapitenit? A keni të thoni diqka?
    -Kur ne shënojmë gola, këtu ka disa gjëra që sjanë thënë më shumë. Tash ne jemi më të mirët dhe vitin e kaluar ishte një katastrofë. Mendoj që ne duhet tu mbyllim gojën shumë kritikëve dhe nëse mund të përmirësohemi, do ta bëjmë. Por është një subjekt që nuk më shqetëson mua shumë.
    Mr.lonely
    Mr.lonely
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 93
    Age : 33
    Reputation : 0
    Pikët : 222
    Registration date : 2009-05-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Mr.lonely Wed Jun 17, 2009 10:19 am

    Pjesa 2

    Puyol: "Barcelona është e fortë me Eto'o"


    Me Eto'o vitin e kaluar, është thënë që kanë qenë lojtarët tjerë të cilët kanë bindur Guardiolën ta mbajnë atë...
    -Unë mendoj që ajo që e ka bindur atë ta mbajë Eto'onë ka qenë qëndrimi dhe kualiteti i Eto'o. Mendoj që kemi pasur një sezon spektakular dhe ne gjithmonë kemi thënë që Samu është i mirë. Për mua, ai është qendërsulmuesi më i fortë në botë, për shkak të mënyrës se si punon dhe çka i sjell ekipit. Është vështirë të gjesh një lojtar si ai.

    Unë do të supozoj që ti je Txiki Begiristain, do ti ofroje atij kontratë të re?
    -Këto fjalë që thashë lart do më detyronin ta bëja këtë, unë besoj që Barcelona me Eto'o është e fortë. Për më tepër së pari vjen Barca pastaj lojtari. Këtu, çdo pjesë e ekipit është e rëndësishme dhe duhet të gjesh më të mirën nga secili.

    Tash është gjithashtu rradha jote. Kontrata të përfundon në verën e vitit të ardhshëm...
    - Unë jam shum i relaksuar. Kam vetëm edhe një vit në kontratë por nuk jam i shqetësuar. Tash është koha të festojmë ende tripletën, të luaj me kombëtaren dhe pastaj do të shohim se si do sillen punët.

    Çfarë nëse ata të ofrojnë një kontratë të vogël dhe para më pak?
    -Nuk e di se çfarë klubi po mendon sepse nuk kam biseduar me ta. Kur të bisedojmë, do të shohim.

    A është e mundur që ti vetëm të përfundosh kontratën dhe asgjë tjetër?
    -Unë vërtet nuk e di. Kam një kontratë dhe do të shohim. Dëshira ime është të qëndroj këtu dhe pastaj do shohim çka thotë klubi. Nëse ata mendojnë që unë kam qka të jap në ekip, do qëndroj.

    A vazhdon me dëshirën të fillosh dhe të përfundosh në këtë klub?
    -Kjo ide është e madhe aq sa e vështirë. Është synimi që më mban të motivuar.

    Edhe sa vite do të lësh futbollin?
    -Ndihem mirë fizikisht dhe jam optimist. Por nuk mund të parashikoj se edhe sa vite do të luaj.

    Këtë vit si je ndier duke luajtur në aq shumë pozita, i gjithanshëm apo i hutuar?
    -Asnjë nga këto apo ndonjë gjë tjetër. Jam ndier sikur një lojtar i rëndësishëm dhe kam luajtur shumë ndeshje. Kam ndryshuar pozitat shpesh, por unë jam këtu të ndihmoj ekipin dhe trajneri vendos se çka është më së miri për të fituar ndeshjet. Kam respektuar gjithmonë trajnerin sepse e kuptoj që ai shikon vetëm për më të mirën.

    Është thënë që ti nuk je si duhet në mbajtjen e topit, diqka që është qelës në stilin e Guardiolës...
    -Nuk kam asnjë gjë të them. Çka bëj unë është që provoj të përmirësohem çdo ditë dhe të jap më të mirën që mundem dhe çka kam dhe kjo është. Për më tepër vendos trajneri. Ky nuk është ndonjë problem. Kam luajtur shpesh dhe jam i lumtur.

    Flasim për qendërmbrojtësit, çka mund të thuash për Pique?
    -Mendoj që është një qelës në këtë grup. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, i cili jep shum te ekipi edhe brenda por edhe jashtë fushe. Ai ka një të ardhme spektakulare dhe mendoj që ne kemi bërë një blerje shumë të mirë.

    Dhe Messi?

    -Pfff! Të them më shum gjëra për Leon është e komplikuar. E vlerësoj gjithqka që ai ka bërë me ekipin. Është shumë vështirë të bësh ato që nuk mund ti bëjë ndonjë njeri, por ne që kemi qenë këtu e dimë që obligimet duhet kryer dhe ai i ka përmbushur ato.
    Kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë qështje.

    Na jep një shembull.
    -Leo shpesh kthehet prapa dhe tenton të mbrohet nga krahu. Është e mrekullueshme të shikosh lojtarët duke bërë diqka sikur kjo por ai e ka bërë këtë. E di që shumë thonë që është puna e tij, por është e komplikuar për lojtarët e rëndësishëm të punosh aq shumë për ekipin, por është mënyra e vetme. Nëse dëshiron të fitosh, duhet ta bësh atë gjë.

    A e ke falendëruar Messin?
    -Po. Të gjithë dhe unë. Sepse ne e dimë që nëse ne nuk ndihemi të gjithë sikur jemi së bashku, është vështirë. Mund të fitojmë një ditë por gjithmonë është e pamundur të fitosh tripletën. Kjo është arsyeja pse kemi fituar ne.

    Iniesta, njeriu i vitit. Ai është më shumë i rëndësishëm më shumë duke ju falendëruar futbollit të tij... dhe se si ai i imiton mediat.
    -Andres është i relaksuar por shumë budalla. Për mua, ai është një fenomen. Unë qesh gjithmonë me imitime por është vërtet një ekzagjerim. Ai nuk është shumë i pajetë. Ai është një shok shumë i mirë dhe jam me fat që luaj me të.

    Pep Guardiola. Më i miri?
    -Tash është e lehtë që ai është një fenomen. Duhet ta uroni atë për atë qka ka bërë dhe gjithashtu këta që kanë llogaritur në të. Ka qenë vendim i rrezikshëm. Ai ka arritur gjithqka sepse ai ka punuar fort dhe sepse ai ka mesazhin e tij për ekipin, dhe mirë... ju e keni parë se çka ka bërë ai.

    A është trajneri më i mirë që ke pasur ndonjëherë?
    -Pa asnjë dyshim, një nga më të mirët. Them që qdo ditë mësojmë diqka të re nga ai. Çdo ditë ai të mëson diqka dhe është bukur. Duhet të çmojmë atë. Gjithashtu, ai është pushtues. Mendoj që ai dhe pjesa tjetër e ekipit kanë bërë punë shumë të mirë. Rezultatet i tregojnë të gjitha.

    Pas gjitha këtyre, kujt do ja jepje Topin e Artë ti?
    -Mua vërtet nuk më pëlqen Topi i Artë. Është vështirë ti japësh çmim vetëm një lojtar. Do ia jepja atë Barcelonës. Të gjithë ekipit. Dhe Maldinit, për karrierën e tij. Dhe Messit, sigurisht.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 2:59 am

    Spanja shënon fitore minimale ndaj Irakut

    Kampioni i Evropës, Spanja, ka shënuar fitore minimale ndaj kampionit të Azisë, Irakut, në kuadër të ndeshjes së grupit A të Kupës së Konfederatave, duke siguruar vend për në gjysmëfinalen e kësaj gare.

    Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi i Valencias, David Villa, ishte ai që theu rezultatin e ndeshje me anë të një goli të shënuar me kokë në minutën e 55-të të ndeshjes, e që doli të ishte vendimtar për tri pikët e reja të Spanjës.

    Në ndeshjen e ardhshme, kampioni i Evropës do të takohet me nikoqirin e Kupës së Konfederatave, Afrikën e Jugut, por pavarësisht të këtij rezultati Spanja tashmë është e kualifikuar për në gjysmëfinale.

    Iraku, pavarësisht se ka vetëm një pikë nga dy ndeshje, mund të ketë rast të kualifikohet nëse mposht Zelandën e Re në ndeshjen e fundit, dhe nëse Afrika e Jugut humb pikë në ndeshjen tjetër e sotme kundër Zelandës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 2:59 am

    United përballë Birmingham në ndeshjen e parë të sezonit të ri

    Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, do ta fillojë garën për mbrojtjen e titullit në fushë të vet kundër ekipit të rikthyer në ligën elite të futbollit anglez, Birmingham, më 15 gusht.

    Në ndeshjen e dytë Djajtë e Kuq do të përballen po ashtu me një ekip të ri në Ligën Premier, pasi do të udhëtojnë te Burnley. Derbi i parë për United do të jetë në fund të muajit gusht, 29, kur do ta presin Arsenalin në Old Trafford.

    Nga ndeshjet tjera të javës së parë, Chelsea po ashtu do të luajë në fushë të vet, pasi do të presë në Stamford Bridge, Hull Cityn.

    Liverpooli do të jetë pjesë e derbit të javës së parë, pasi udhëton te Tottenham, ndërsa Arsenali po ashtu do të zhvillojë një derbi në fushë të Evertonit.

    Në javën e parë do të takohen:
    Aston Villa v Wigan
    Blackburn v Man City
    Bolton v Sunderland
    Chelsea v Hull City
    Everton v Arsenal
    Man Utd v Birmingham
    Portsmouth v Fulham
    Stoke v Burnley
    Tottenham v Liverpool
    Wolverhampton v West Ham

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:23 am