Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:05 am

    Mutu dëshiron të mbetet në Fiorentina
    Sulmuesi rumun Adrian Mutu thotë se ai dëshiron të mbetet në Fiorentina edhe në sezonin e ardhshëm.

    Edhe pse Mutu është jashtë fushe që nga 22 marsi pas lëndimit që pësoi dhe pati vetëm 19 paraqitje në sezonin e fundit me Fiorentinën, sulmuesi arriti të shënojë 13 gola.

    “Jam i sigurt se do të mbetem në Fiorentina. Para nesh janë kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe duhet t’i kalojmë, nuk guxojmë të lejojmë mossukses. Duhet ta përmirësojmë lojën në krahasim me sezonin e kaluar”, ka thënë rumuni.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:05 am

    Ballack: Chelsea do të jetë kampion
    Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, është i bindur se blutë në sezonin e ri do të arrijnë ta fitojnë betejën me Mancehster United për ta fituar Ligën Premier.

    Blutë në tre sezonet e fundit vetëm shikojnë Manchester United duke e fituar Ligën Premier, pasi vetë e fituan dy herë radhazi. Por Ballack beson se nën drejtimin e Ancelottit, Chelsea do të arrijë ta fitojë ligën.

    “Çdo vit qëllimi ynë është ta fitojmë kampionatin dhe jemi të bindur se kemi aftësi në sezonin e ri ta fitojmë titullin. Mendoj se kemi pasur një sezon të mirë vitin e kaluar, por United luante vërtet në nivel shumë të lartë në disa vitet e kaluara”, ka thënë Ballack.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:06 am

    Ribery vitin e ardhshëm do të kushtojë 18 milionë
    Mediat spanjolle vazhdojnë presionin në Bayern Munichun për të shitur mesfushorin Frank Ribery, kësaj here në një formë tjetër, duke i paralajmëruar se nëse presin vitin e ardhshëm, nuk do të fitojnë më shumë se 18 milionë euro nga shitja e tij.

    Bayern Munichu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e Frank Ribery edhe pse Reali së fundi raportohet se ka ofruar 55 milionë euro.

    Por, sportivja spanjolle AS, e cila është e afërt me drejtuesit e Realit, paralajmëron se francezi vitin e ardhshëm do të mund ta shfrytëzojë pikën 17 në statusin e FIFA-s dhe ta blejë marrëveshjen për rreth 18 milionë euro.

    Nëse kjo realizohet atëherë Bayerni do të fitonte tre herë më pak qe që mundet të fitojë këtë afat kalimtar.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:06 am

    City në negociata me Arsenalin për Adebayor
    Mediat angleze përcjellin lajmin se Manchester City është në negociata me Arsenalin rreth mundësisë për të transferuar sulmuesin nga Togo, Emmanuel Adebayor.

    Adebayor edhe këtë verë lidhet me një largim nga Arsenali dhe një varg klubesh evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

    U besua se sulmuesi do të mbetet në Emirates, pasi këtë e paralajmëroi edhe agjenti i tij para një jave. Por, Sky Sports, duke iu referuar disa burimeve të afërta, thotë se e ardhmja e Adebayor në Arsenal është sërish e pasigurt.

    Arsyeja për këtë është sepse përfaqësues të Manchester Cityt tashmë kanë filluar negociatat me Arsenal për një transferim të mundshëm të sulmuesit.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:06 am

    Cana arrin marrëveshje me Hamburgun
    Mesfushori kosovar Lorik Cana në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Bundesligës, Hamburg.

    Marrëveshja është arritur sot pasdite në mes drejtuesve të Olimpique Marselle dhe Hamburgut dhe shqiptari do t’i kushtojë ekipit gjerman 7.4 milionë euro.

    Hamburg po ashtu ka pranuar kushtet e kërkuara nga mesfushori kuqezi, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin gjerman.

    Cana edhe më herët pati thënë për Le Parisien se është në prag të kalimit në Bundesliga, por se kishte opsion edhe Anglinë dhe Italinë.

    “Ka shumë gjasa për mua të luaj në Hamburg. Ne duhej ta finalizonim marrëveshjen këtë fundjavë, por shkoi më gjatë. Opsion është edhe Evertoni, në Angli, që është një klub shumë i mirë. Po ashtu ka edhe zgjidhje të tjera, sidomos në Itali”, pati thënë shqiptari.

    Lajmi mbetet të konfirmohet edhe nga vetë klubet. Në pozitën e Lorik Canës, Marseille tashmë ka angazhuar një lojtar tjetër, Stephane M’bia.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:06 am

    Zyrtare: Manchester City nënshkruan me Tevez
    Ekipi i Manchester Cityt ka arritur marrëveshje me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez për kushtet personale dhe shumë shpejtë e do të përfundojë i gjithë tregimi.

    “Manchester City është i kënaqur që mund t’ua përcjellë lajmin se ka arritur marrëveshje me Carlos Tevez rreth mundësisë që ai të kalojë në City. Kushtet personale me 25-vjeçarin janë arritur dhe marrëveshja është miratuar nga Liga Premier dhe Asociacioni”, thuhet në publikimin e Cityt.

    “Me kalimin e testeve mjekësore Tevez do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare dhe do të takohet me bashkë-lojtarët e tij në turneun në Afrikën e Jugut. Ai do ta mbajë fanellën me numër 32”, shkruhet më tej në deklaratë.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:06 am

    Zidane: Ribery është më i mirë se Ronaldo dhe Messi
    Legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane ka mbrojtur bashkëvendësin e tij, mesfushorin e Bayern Munich, Frank Ribery, duke thënë se ai është më i miri në botë.

    Reali harxhoi 94 milionë euro për Cristiano Ronaldon dhe nuk u dorëzua për të shtuar në skuadër edhe Franck Ribery nga Bayern Munich.

    Francezi edhe vetë ka deklaruar se dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu, por klubi bavarez po bën gjithçka në fuqinë e vet për ta ndaluar atë nga largimi.

    “Ka shumë futbollistë të mirë në botë, si Cristiano Ronaldo ose Messi, por më i miri për mua është Ribery. Dhe nuk e them këtë sepse ai është francez, por sepse ai është shumë i mirë”, ka thënë Zidane.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:07 am

    Benitez ka refuzuar 65 milionë për Torres
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka refuzuar një ofertë të majme nga Real Madridi për sulmuesin kryesor, Fernando Torres.

    Reali ishte kthyer kah ish-sulmuesi i Atletico Madrid pasi pati realizuar marrëveshjet me Cristiano Ronaldo dhe Kaka.

    Por, Benitez i kishte thënë stop hovit të harxhimeve të Real Madridit, duke refuzuar plot 65 milionë funte për spanjollin Torres.

    Pasi është refuzuar nga të kuqtë, Reali arriti të transferojë ish-sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:07 am

    Van Persie: Suksesin do ta sjell puna ekipore
    Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, i cili javën e kaluar nënshkroi marrëveshje të re afatgjatë me klubin londinez, shpreson se me ndihmën e secilit në ekip mund të arrihet suksesi.

    “Ne kemi nevojë të ngremë trofe. Nuk është se nëse nuk fitojmë, unë do të jem shumë i shqetësuar dhe do ta hedh veten nga ura, por do të vazhdoj të punoj dhe punoj derisa të fitoj trofe”, ka thënë Van Persie.

    “Secili duhet të kuptojë se ne duhet ta bëjmë këtë së bashku. Unë nuk mund ta bëj këtë vet. Ne kemi nevojë ta bëjmë së bashku dhe ne do të fitojmë trofe. Vetëm pres ta ndaj këtë moment me fansat, me ekipit, me gjithë familjen e Arsenalit”, ka shtuar Van Persie
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:07 am

    Ferguson: Nuk do të ketë nënshkrime të reja
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se afati kalimtar për kampionin e Ligës Premier është i përfunduar.

    U mendua se Fergson do të bënte edhe nënshkrime të reja, krahas Michael Owen, Antonio Valencia dhe Gabriel Obertan.

    Por tregu i mbizotëruar nga Real Madrid dhe Manchester City, e ka nxitur Ferguson të mendojë se ai mund ta mbrojë titullin në ligë për të katërtën herë radhazi edhe pa Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevez.

    “Ky është fundi i biznesit tonë, andaj të gjitha ato tregime se kush supozohet se do të arrijë, harroni të gjitha”, ka thënë skocezi.

    Ndërkohë bëhet e ditur se Owen do të mbajë numrin 7, atë të cilin e kishte mbajtur Ronaldo, dhe do të jetë pjesë e treshes sulmuese së bashku me Wayne Rooney dhe Dimitar Berbatov, plus të rinjtë Daniel Welbeck dhe Federico Macheda.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:08 am

    Tottenham në përpjekje për ta angazhuar Vieran
    Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Tottenhamit tashmë ka filluar negociatat me Interin në përpjekje për të realizuar transferimin befasues të Patrick Vieira.

    Sipas Daily Mail, Harry Redknap tashmë ka filluar negociata me Patrick Vieira dhe shpreson se do të mund të marrë francezin si transferim i lirë.

    Tottenham i ka ofruar marrëveshje njëvjeçare ish-lojtarin e Arsenalit, sipas të cilës ai do të duhet të pranojë zvogëlim të dukshëm të pagës.

    Gazeta shkruan se francezi do të ishte i interesuar të punojë me Redknapp dhe është i gatshëm të pranojë pagë rreth 35 mijë funte në javë, që është po thuajse tre herë më e ulët në krahasim me përfitimet që i ka në Inter.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:08 am

    Melo: Juve mund të fitojë gjithçka
    Mesfushori brazilian Felipe Melo thotë se Juventusi është i aftë për t’i fituar të gjithë titujt për të cilët garon në sezonin e ardhshëm.

    Braziliani është në prag të kalimit në Juve nga Fiorentinas, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit dhe lojtari arriti marrëveshje për kushtet personale.

    “Është e nevojshme të punojmë pa ndalë për ta bërë ekipin të jetë numër një. Unë jam maksimalisht i irrituar kur nuk fitojmë dhe planifikoj të filloj menjëherë me fitore”, thotë Melo.

    “Skudeton ose Ligën e Kampionëve? Edhe Skudeton edhe Ligën e Kampionëve, Juventus mund t’i fitojë të gjitha. Por duhet të punojmë pa ndalë. Duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka shtuar braziliani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Tue Jul 14, 2009 3:08 am

    Valencia: Nuk jam zëvendësim i Ronaldos
    Antonio Valencia është i bindur se ai nuk është sjellë në Manchester United për të plotësuar zbrazëtirën e lënë nga Cristiano Ronaldo.

    “E kam përmendur këtë disa herë në të kaluarën. Kur kam biseduar së pari me Manchester Untied, kurrë nuk më është thënë se do të vija të zëvendësoja Cristiano Ronaldon”, thotë Valencia.

    “Me sa duhet ai ka arritur t’ia dalë shumë mirë këtu, pasi është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë jam këtu për të bërë gjërat që di t’i bëj mirë. Kam një dëshirë të madhe për të arritur sukses dhe kurrë nuk do ta krahasoj veten me të”, ka shtuar lojtari nga Ekuadori.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:31 am

    Marseille kërkon Heinzen

    Olimpique Marseille raportohet se është në kërkim të mbrojtësit argjentinas të Real Madridit, Gabriel Heinze.

    Sportivja franceze L’Equipe, shkruan se trajneri i ri i Marseillet, Didier Deschamps, është në kërkim të një mbrojtësi dhe se Heinze shihet si një zgjidhje ideale për mbrojtjen e ekipit francez.

    Përbërja e Real Madridit është shumë e madhe dhe pritet që së shpejti një sërë futbollistësh të largohen nga Bernabeu. Deschamps shpreson se një prej atyre që do të marrin leje për largim do të jetë edhe Heinze, i cili nuk la përshtypje me paraqitjet e tij për klubin mbretëror.

    Por transferi mund të dështojë nëse Heinze nuk pajtohet të marrë pagë më të ulët se ajo që merr në Real Madrid, dhe e cila është 4 milionë euro në vit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:31 am

    Kuyt: Duhet të përmirësohem

    Sulmuesi holandez i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është zotuar të mos pushojë këtë sezon me ekipin anglez.

    Pasi nënshkroi vazhdimin dy-vjeçar të kontratës më herë gjatë këtij viti, 28-vjeçari thotë se ai dëshiron të përmirësohet edhe më tej.

    “Secili lojtar dëshiron të përpiqet të bëhet më i mirë se një sezon më parë. Ky është edhe qëllimi im”, ka thënë Kuyt.

    “Ishte e kënaqshme se si luajta sezonin e fundit, por nëse ne dëshirojmë të arrijmë diçka, duhet të mundohemi më shumë. Duhet të kemi ambicie. Kjo mund të jetë një kohë shumë ngazëlluese”, ka shtuar holandezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:32 am

    Adebayor: Nuk kam ardhur në City për para

    Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se ai nuk i është bashkuar Manchester Cityt për para.

    “Njerëzit të cilët mendojnë se i jam bashkuar Cityt për para janë gabim. Nëse do ta kisha bërë për këtë arsye, do të kisha luajtur për Barcelonën ose Milanin në sezonin e kaluar. Ata më dhanë ofertë më të mirë se që më dha Arsenali për të qëndruar”, ka thënë Adebayor.

    “Jam këtu për shkak të ambicieve të klubit. Dua të jem pjesë e klubit i cili synon të jetë më i madhi në botë. E di se kam shumë për t’i ofruar ekipit dhe do të punoj shumë ta arrij këtë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.

    I pyetur nëse e ndjen presionin e konkurrencës me disa prej sulmuesve më të mirë në ligën angleze, Adebayor thotë:

    “Jo aspak. Para se të vija në Arsenal, ata kishin Dennis Bergkamp, Thierry Henry, Robin van Persie, dhe unë nënshkrova. Nënshkrova edhe këtu, e di se ka shumë lojtarë të mirë. Ata sapo nënshkruan me Tevez, Santa Cruz, kanë këtu Benjani që është një mik i mirë i imi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë, por edhe unë jam një lojtar i mirë”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:32 am

    Reali shpreson të fitojë 100 milionë nga shitja e lojtarëve

    Real Madridi shpreson të çojë në po thuajse 100 milionë funte të ardhurat nga shitja e lojtarëve gjatë kësaj vere.


    Që nga fundi i sezonit deri tash Reali ka arritur vetëm ta huazojë Javier Saviolan dhe ka nevojë për të shitur një varg lojtarësh të padëshiruar, për të balancuar librat e llogarive.

    Arjen Robben (22 milionë funte), Klaas-Jan Huntelaar (18 milionë), Mahmadou Diarra (18 milionë), Alvaro Negredo (13 milionë), Rafael van der Vaart (12 milionë) dhe Gabriel Heinze (8 milinë funte), që të gjithë janë në shitje.

    Javier Garcia po ashtu është një hap larg kalimit në Benfica, derisa Reali po ashtu do t’i dëgjojë ofertat për Ruud van Nistelrooy.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:32 am

    Iniesta i pakënaqur me shkëmbimin Ibra-Etoo

    Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është i pasigurt rreth marrëveshjes së shkëmbim të lojtarëve mes ekipit të tij dhe Interit.

    Barcelona është në prag të marrë shërbimet e Zlatan Ibrahimovic duke ofruar 40 milionë euro si dhe duke dërguar në drejtim të kundërt Samuel Eto’o, por kjo nuk e kënaq Iniestan.

    “Ende nuk ka asgjë zyrtare. Mendoj se lojtari suedez është shumë i rëndësishëm, por bashkë-lojtari im është Samuel dhe unë e respektoj atë shumë. Kam kaluar shumë kohë të mira me Samuel”, ka thënë mesfushori, i cili ka shtuar se ‘do ta mirëpresim’ Ibrahimovic.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:34 am

    Bunjaku përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës

    Albert Bunjaku është përzgjedhës i reprezentacionit të Kosovës, ka bërë të ditur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, në konferencën për media që u mbajt të shtunën në Shtëpinë e Sporteve.

    Bunjaku, në vitin kampional 2007 dhe 2008 ka qenë kryetrajner i ekipit suedez në ligën e parë, Kalmar, kurse më parë ishte ndihmës trajner në këtë ekip, ndër më cilësoret e këtij vendi.

    Me skuadrën e Kalmarit, Bunjaku fitojë Kupën dhe ishte nënkampion i futbollit elit suedez.

    Eksperti 37- vjeçar ka edukimin më të lartë të trajnerëve në Suedi, kurse dekadën e fundit ka qenë njëri ndër lobuesit me më ndikim për futbollin e Kosovës.

    Albert Bunjaku, trashëgon postin e Edmond Rugovës, i cili para një muaji kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme. /rtv21/telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:35 am

    Ferguson: Rooney do të përparojë edhe më shumë

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, llogarit se Wayne Rooney ende mund të përparojë si futbollist.

    Me largimin e Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez, vëmendja kryesore e Untied do të kthehet kah Wayne Rooney, i cili pritet që ai të jetë lojtari kyç në sulmin e djajve të kuq në sezonin e ardhshëm.

    “Tash e shihni pjekurinë e tij, kjo është diçka që pritet nga të gjithë lojtarët e rinj. Mendoj se ai nuk duhet të shihet si dikush tjetër, përveç se si vetja e tij, pasi e dimë se ai ende mund të përparojë. Wayne ende nuk është produkti përfundimtar siç mendojnë disa”, ka thënë Ferguson.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:35 am

    Chelsea dhe Tottenham kërkojnë Beckhamin

    Sipas mediave angleze, David Beckham do të mund të rikthehej në Premier League, ndërsa si destinacione të mundshme të tij përmenden Chelsea dhe Tottenham.

    Nëse dëshiron të jetë pjesë e Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2009, trajneri i kombëtares anglez, Fabio Capello, ka kërkuar nga Beckham të luajë në Evropë.

    Beckhami gjatë kohës të cilën e kaloi si i huazuar te Milani, dëshmoi se ende mund të luajë futboll në nivelin më të lartë.

    Plani i parë ishte që ai të rikthehet sërish në Milan në muajin janar, por nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri të rosonerëve, Leonardo.

    Sipas Mail on Sunday, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuar ta rikthejnë lojtarin në Ligën Premier. Menaxheri i ri i Chelseat është i impresionuar nga Beckhami me të cilin punoi në Milan dhe mund ta angazhojë atë në ekipin e tij të ri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:35 am

    Tevez: Ferguson është fajtor i largimit tim

    Carlos Tevez edhe një herë ka fajësuar Sir Alex Ferguson për largimin e tij nga Manchester United.

    Tevez është i lumtur për shkak të transferimit në City dhe shpreson të fitojë trofe me këtë ekip. Por, nuk ka lëshuar rastin të theksojë edhe një herë se Ferguson ëshë fajtor për largimin e tij nga Old Trafford.

    “Nëse nuk do të mendoja se do të fitoj tituj me Cityn, do të qëndroja në shtëpi me vajzat e mia. City përpiqet të ndërtojë një ekip të mirë, vërtet të fuqishëm”, ka thënë Tevez.

    “Nuk ka mister për largimin nga Untied. Alex Ferguson mi dha të gjitha arsyet për t’u larguar. Nuk kisha ndonjë rol të rëndësishëm në asnjë prej ndeshjeve të mëdha. Nuk luajta në Ligën e Kampionëve e as në ndeshjet derbi të Ligës Premier”, ka vazhduar ankesën Tevez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:36 am

    Torino mohon transferimin e Xhemailit në Palermo

    Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, thotë se mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili nuk do të transferohet në Palermo.

    “Thjesht nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë marrëveshje për Xhemailin. Nuk ka lajme të reja rreth kësaj dhe vërtet dua t’ia bëj të qartë çdokujt se nuk dua ta shes Xhemailin. Më pëlqen ai lojtar shumë dhe do të doja ta mbaj” ka thënë Cairo.

    “Megjithëse raporti jonë me Zamparinin mbetet i shkëlqyeshëm, vërtet nuk ka marrëveshje me Palermon për Xhemailin. Mesfushori i kombëtares zvicerane mbetet lojtari jonë dhe nëse është e mundshme dëshirojmë që ai të qëndrojë këtu”, ka shtuar presidenti i klubit italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:36 am

    Ranieri akuzon Juventusin

    Mediat italiane zbulojnë se Claudio Ranieri ka filluar një procedurë legale kundër Juventusit për pjesën e mbetur njëvjeçare të marrëveshjes së tij.

    Juventusi e largoi Ranieri dy ndeshje para fundit të sezonit, por ai ka marrëveshje deri në 30 qershor të vitit 2010.

    Mediat italiane thonë se ai ka bërë një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si trajner edhe në sezonin e ardhshëm, por Ciro Ferrara tashmë ka nënshkruar me Juventusin, andaj ata nuk mund të kenë dy trajnerë.

    Sipas rregullave, kjo do të thotë se Juventusi është ai që ka thyer marrëveshjen dhe do të duhet t’i paguajë dëmshpërblimin për pjesën e mbetur të vitit Claudio Ranierit.

    Tuttosport thotë se Ranieri e bën këtë për ta detyruar Juventusin ta ndërpresë marrëveshjen me qëllim që të kërkojë punë tjetër. Për momentin nuk mund ta bëjë këtë pasi është nën marrëveshje me Juventuin.

    Së fundi Ranieri është lidhur me pozitën e trajnerit të Zenitit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:36 am

    Owen sfidon golat e Ronaldos

    Michael Owen thotë se është i aftë për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi duke u shprehur i gatshëm të përballet me presionin që ka fanella me numrin 7.

    “Ky është një shans të tregoj se mund të jem i suksesshëm sërish, të tregoj se mund ta përballoj presionin dhe atë që pritet nga unë”.

    “Ajo fanellë ka presionin e vet dhe atë e kanë bartur disa lojtarë të mëdhenj (George Best, Eric Cantona, Bryan Robson dhe Cristiano Ronaldo) në të kaluarën, mirëpo unë do ta bartë në mënyrën më të mirë”.

    “Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola, ndërsa unë jam këtu për t’iu afruar atij”, ka thënë Owen për “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:36 am

    Kosova - miqësore basketbolli përballë Katarit

    Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të jetë mysafire e Federatës së Basketbollit të Katarit në datat 25 dhe 26 korrik, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e këtij vendi.

    Federata Basketbollistike e Kosovës ka vendosur ta pranojë ftesën dhe do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjet, shkruhet në faqen zyrtare të saj.

    Basketbollistët kosovar është vendosur të drejtohen nga anëtarët e Këshillit Profesional, Esat Muharremi dhe Resmije Juniku, kjo me arsyetimin se ende ‘nuk ka përfunduar procedura e zgjedhjes në bazë të konkursit’.

    Në turneun e fundit miqësor në Stamboll, ku kombëtarja zhvilloi disa ndeshje me Libinë, Sirinë dhe Jemenin, ajo u drejtua nga Arben Krasniqit, i cili ende nuk është shfuqizuar nga detyra e përzgjedhësit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:37 am

    Villarreal shënon fitore 27-0 në miqësore

    Villarreali ka shënuar fitore të thellë prej 27-0 ndaj ekipit lokal spanjoll Navata, në miqësoren e sotme përgatitore për sezonin e ri.

    Trajneri i ri Ernesto Valverde luajti dy 11-she të ndryshme në secilën pjesë, por që të dyja ishin efektive. I riu Jonathan Pereira shënoi jo më pak se shtatë gola, derisa shokët e tij të sulmit Joseba Llorente dhe Ruben Marcos që të dy gjetën portën nga katër herë.

    Ish-trajneri i Espanyolit, Valverde, ende është në kërkim të gjetjes së 11-shes më të mirë, duke aplikuar një formacion 4-2-3-1 në pjesën e parë, dhe pastaj duke iu kthyer formacionit 4-4-2 në pjesën e dytë.

    Përgatitjet e Villarrealit për sezonin e ri do të vazhdojnë të mërkurën, kur ata do të përballen edhe me një ekip tjetër regjional, Vilamalla.

    Villarreali përfundoi në pozitën e pestë në edicionin e sezonit të fundit në La Liga, duke humbur shansin për të garuar në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit ndaj rivalit Atletico Madrid.

    Për Villarrealin këtë verë ka nënshkruar edhe një kosovar, sulmuesi 18-vjeçar nga Gjakova, Egzon Kuqi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:37 am

    Robinho: Nuk ka më top katërsh në Angli

    Ylli i Manchester Cityt, Robinho, pranon se ekipi i tij do t’i japë fund dominimit të katërshes së Ligës Premier.

    Me shuma marramendëse të parave të harxhuara këtë verë nga Manchester City, Robinho nuk ka se si të mos besojë se ekipi i tij është mjaft i fuqishëm për të garuar për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

    “Nuk ka më top katërshe. Ne e kemi bërë top pesë. Nga ky sezon, ne do të nisemi me mendimin se ne jemi në prej klubeve më të mira”, ka thënë braziliani.

    “Nëse lojtarët me të cilët kemi nënshkruar, dhe lojtarët me të cilët mund të nënshkruajmë, punojmë të gjithë mirë, mund të jemi të pamposhtur, dhe jo vetëm në Angli, por në gjithë Evropën”.

    Por Robinho paralajmëron se ekipi ka nevojë jo vetëm për një sulm, por edhe për një mbrojtje të mirë.

    “Mund t’i keni gjashtë lojtarët sulmues më të mirë në botë, por derisa mbrojtja dështon, atëherë nuk do të fitoni. Kam thënë edhe më herët, kur ndërtoni një shtëpi atë e filloni nga themeli”, ka shtuar braziliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:37 am

    Liverpooli humb në miqësore ndaj Rapidit

    Liverpooli është mposhtur me rezultat minimal nga Rapid Vienna në takimin e fundit miqësor.

    Të kuqtë në fakt kurrë nuk i kërcënuan seriozisht nikoqirët dhe do të mundohen ta harrojnë sa më shpejtë atë.

    Benitez nxori në fushë një ekip që ishte kombinim i të rinjve dhe lojtarëve me përvojë, edhe pse nuk pati hapësirë për asnjë prej bashkëvendësve të tij, të cilët sapo janë rikthyer nga detyrimet e verës me kombëtaren e Spanjës.

    Pas një pjese të parë pa gola, fitoren Rapidit ia solli Stefan Hoffman në fillim të pjesës së dytë (58’). Për Liverpoolin afër shënimit ishin Dirk Kuyt dhe Yossi Benayoun, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:37 am

    Martins në rrugë drejt Arsenalit

    Sulmuesi i Newcastle United, Obafemi Martins, raportohet se është në rrugë për të kaluar në Arsenal.

    Nigeriani është caku i ri i trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, për të zëvendësuar boshllëkun e lënë në ekip pas largimit të Emmanuel Adebayor.

    Adebayor u largua në drejtim të Manchester Cityt për një shumë prej 25 milionë funtesh, e cila shumë tash është në disponim të Wenger për përforcime të reja.

    Martins po ashtu kërkohet edhe nga ekipe nga Italia dhe Bundesliga, që kur Newcastle United nuk arriti t’i bëjë ballë sezonit të dobët dhe të mbijetojë në Premier League.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:38 am

    Alonso: Nuk do ta detyroj Liverpoolin të më lirojë

    Xabi Alonso thotë se është i joshur nga projekti i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për të rikthyer klubin mbretërore në maje të futbollit botëror, por se nuk do të bëjë presion te Liverpooli që transferimi i tij të realizohet.

    Real Madridi ka kaluar disa javët e fundit duke u shtyrë me Liverpoolin për të marrë Xabi Alonson në Santiago Bernabeu dhe ende nuk ka shenja se kjo mund të ndodhë.

    “Gjithmonë është një ndjenjë e mirë kur Madrid ju dëshiron, veçanërisht kur merr parasysh fazën e karrierës në të cilën jam tash”, ka thënë Alonso.

    “Por në këtë aspekt, siç kam thënë gjithmonë, nëse kjo do të ndodhë ose jo nuk varet nga unë. Është një çështje që i përfshin tre palë, përfshirë edhe mua. Nuk dua ta detyroj askënd. Më pëlqen të bisedoj”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:38 am

    O'Neill i kundërpërgjigjet Benitez

    Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, ka sulmuar trajnerin e Liverpoolit, Rafa Benitez për kritikat e bëra ndaj Gareth Barryt.

    Duke folur pas fitores 3-0 ndaj Peterborough, O'Neill ka hedhur poshtë thëniet e Benitez se Barry është transferuar në Manchester City më shumë për para se për ambicie, duke thënë se Liverpooli në fakt kurrë nuk kishte bërë interesim për lojtarin.

    “Liverpooli ishte i njoftuar me çmimin që ne kërkonim. Ata nuk vendosën kontakte me ne dhe kurrë nuk kanë ofruar ndonjë para, andaj ishte zgjidhje vetëm e Gareth. Liverpooli mendonte se ai do të nënshkruante me ta si dhuratë, këtë pritnin”, ka thënë O’Neill.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:38 am

    Milan barazon me Los Angeles Galaxy

    Thiago Silva dhe Filippo Inzaghi kanë gjetur rrjetën nga një herë derisa Milani ka barazuar 2-2 në takimin miqësor para-sezonal me ekipin amerikan Los Angeles Galaxy.

    Rosonerët kaluan në epërsi të dyfishtë me golat e të riut Silva dhe veteranit Inzaghi, por amerikanët shënuan dy herë tjera për të barazuar rezultatin.

    Alan Gordon dhe Bran Jordan që të dy shënuan për Los Angeles Galaxy, edhe pse vëmendja ishte në lojtarin e rikthyer te Galaxy, David Beckham, i cili fishkëllehej nga publiku.

    Por pasi asistoi në golin e barazimit, anglezi vendosi gishtin në buzë, duke kërkuar heshtje nga turma vendase.

    Beckham gjysmën e sezonit të kaluar e kaloi si i huazuar pikërisht te kundërshtari i ndeshjes së fundit, Milani, ndërsa ka shprehur dëshirë të rikthehet edhe këtë sezon në Evropë, me qëllim të sigurojë vend në kombëtaren angleze për Botërorin 2010.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jul 20, 2009 3:39 am

    Roma dëshiron të huazojë Huntelaar

    Pavarësisht synimeve të Realit për ta shitur Klaas-Jan Huntelaar në Stuttgart, besohet se dëshirë e tij është të zhvendoset në Itali, ku kërkohet nga Roma në formë huazimi.

    Derisa ekipi italian pritet të shesë disa emra të mëdhenj në javët e ardhshme, mendohet se klubi po ashtu dëshiron të sjellë edhe një përforcim të klasit për të kënaqur pjesërisht kërkesat e trajnerit Luciano Spalletti.

    Me prioritet sulmin, Roma shpresonte të sjellë në radhët e veta Julio Cruz si transferim të lirë, por duket se argjentinasi mund të kalojë te rivali i qytetit, Lazio.

    Sipas Corriere dello Sport, Roma mund të bëjë një hap përpara duke sjellë Klaas-Jan Huntelaar si huazim nga Real Madridi.

    Por duke marrë parasysh deklaratat e fundit të Florentino Perez, se ai kërkon 100 milionë euro nga shitja e yjeve të padëshiruara në Madrid, mbetet të shihet nëse Roma do të arrijë të bindë ekipin spanjoll ta huazojë holandezin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:18 am

    Guardiola: Jo Ibrahimovic, nëse qëndron Eto’o

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka folur për rastin e transferimit të Zlatan Ibrahimovic nga Interi, duke thënë se ai nuk do të nënshkruajë me suedezin nëse sulmuesi kamerunas qëndron.

    “Inter ka para për ta bërë Eto’on të lumtur, por nëse ai dëshiron të qëndrojë, atëherë unë nuk do të kem problem me këtë. Nëse Samuel qëndron, atëherë ne do të vazhdojmë me të dhe pa Ibrahimovic”, ka thënë Guardiola.

    “Ibrahimovic është një lojtar më ndryshe nga Eto’o dhe edhe ai është një lojtar i klasit botëror. Gjithçka varet nga Eto’o. Ai e ka të drejtën ta vlerësojë ofertën e Interit dhe të marrë vendimin”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:19 am

    Raiola: Ibra më i mirë se Ronaldo, Kaka dhe Benzema së bashku

    Agjenti i sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se Barcelona do të realizonte nënshkrimin më të qëlluar të verës, nëse do të mund të siguronte sulmuesin suedez.

    Pavarësisht harxhimeve të pakontrolluara të Real Madridit për shërbimet e Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema, Mino Raiola thotë se Ibrahimovic është më i mirë se të tre së bashku.

    “Ai është më i mirë se Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Benzema së bashku, pasi është shumë i mirë teknikisht”, ka thënë agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

    “Marrëveshja ende nuk është arritur. Dy klubet duhet të marrin vendimet përfundimtare para se lojtarët të fillojnë negociatat. Që një transferim i tillë të jetë i suksesshëm, secili duhet të veprojë me qetësi”, ka shtuar Raiola.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:19 am

    Ronaldo shënon në fitoren e Corinthians

    Ronaldo ka vazhduar formën e shkëlqyeshme të tij duke shënuar golin e dytë që doli të jetë vendimtar në fitoren 2-1 të Corinthians në udhëtim te Cruzeiro.

    Ronaldo kishte filluar karrierën pikërisht në Cruzeiro 16 vite më herët, dhe u nderua nga klubi para ndeshjes së mbrëmshme. Fenomeni 32-vjeçar ishte shumë aktiv gjatë ndeshjes dhe asistoi në golin e parë të cilin e shënoi Jorge Henrique.

    Ish-sulmuesi i Milanit humbi një shans të shkëlqyeshëm për të dyfishuar rezultatin, pasi nuk arriti të shënojë një njëmbëdhjetëmetërsh.

    Por atë që nuk e bëri në pjesën e parë Ronaldo e përmirësoi në pjesën e dytë, kur dërgoi topin në rrjetë pas një loje të shkëlqyeshme nga mesfushori Jucilei. Ky ishte goli i gjashtë i Fenomenit brenda dy javësh.

    Cruzeiro vetëm arriti në ngushtojë rezultatin në 2-1 me anë të një goli të Kleber nga penaltia pesë minuta minua para fundit të kohës së rregullt.

    Edhe ish-sulmuesi i Interit, Adriano, shënoi një gol në barazimin 2-2 të Flamengos ndaj Botafogo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:19 am

    Almunia: Tash kemi më shumë përvojë

    Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, llogarit se ekipi ka më shumë përvojë dhe tashmë është i gatshëm për më shumë suksese.

    Portieri spanjoll është futbollisti më i vjetër në përbërjen e Arsene Wenger, e cila është e përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj.

    Mungesa përvojës llogaritet si mangësia kryesore te Arsenali, por Almunia mendon se kjo përbërje e topçinjve tashmë e ka edhe këtë.

    “Kemi shumë për të mësuar nga sezoni i kaluar, por mendoj se tashmë jemi më me përvojë dhe më të përgjegjshëm. Shpresojmë se këtë sezon secili futbollist do të jetë përgjegjës me sjelljen e tij në secilën situatë”, ka thënë Almunia.

    “Shpresoj se do të jemi shumë profesionistë jo vetëm në ndeshje, por të tillë do të jemi çdo ditë. Ka një uri për sukses. Unë do të jap më të mirën nga vetja për ekipin”, ka shtuar spanjolli me nënshtetësi angleze.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:19 am

    Elano nuk dëshiron të kthehet në Brazil

    Mesfushori i Manchester Cityt, Elano, është lidhur me largim nga klubi anglez, dhe për atë i interesuar është edhe klubi brazilian Santos, por futbollisti nuk mendon për rikthim në vendlindjen e tij.

    Elano dëshiron të luajë në Evropë, edhe pse pranon se Santos është në zemrën e tij, por mendon se ende është herët për rikthim në Brazil.

    Braziliani është lidhur me disa klube, dhe për shkak të përbërjes së zgjeruar të Mancehster Cityt e ardhmja e tij në klubin anglez është në pikëpyetje.

    “Nuk kam kurrfarë lajmesh, nuk kam pranuar kurrfarë ofertash. Santos është klubi i zemrës time, por nuk është lehtë të marrësh një vendim për t’u rikthyer në Brazil”, ka deklaruar Elano.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:20 am

    Trezeguet mund t’i bashkohet Romës

    Agjenti i sulmuesit francez David Trezeguet, Antonio Caliendo, nuk e ka përjashtuar mundësinë që lojtari i tij t’i bashkohet Romës këtë verë.

    Sulmuesi i Juventusit është lidhur vazhdimisht me një largim nga biankonerët, dhe me raportet që thonë se Mirko Vucinic mund të largohet nga Roma, francezi thuhet se është propozuar të lëvizë në drejtim të kryeqytetit italian.

    “Roma ende është e interesuar për Trezeguet dhe kjo është normale. Nëse Roma kërkon sulmues, dhe nëse Juve e lejon largimin e tij, atëherë shanset që ai t’i bashkohet ekipit tjetër ekzistojnë”, ka thënë Caliendo.

    Pavarësisht shumë thashethemeve për klientin e tij, Caliendo thotë se ai nuk ka pranuar ndonjë udhëzim nga Juve. Për më tepër, ai mendon se Roma do ta ketë vështirë të nënshkruajë me lojtarin për shkak të problemeve financiare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:20 am

    Zyrtare: Lucio nënshkruan me Interin

    Interi, ka pohuar se mbrojtësi brazilian Lucio ka kompletuar transferimin e tij dhe ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare me kampionin e Serie A.

    Bayerni që në javën e kaluar pohoi se Lucio do të transferohet në Giuseppe Meazza pasi kishte arritur marrëveshje me nerazurët për shumën e dëmshpërblimit.

    Braziliani të shtunën arriti në Milano dhe pasi tejkaloi testet mjekësore nënshkroi marrëveshje trevjeçare për të kompletuar kështu transferimin.

    “Interi është i kënaqur që mund t’ju bëjë të ditur se Lucio i është bashkuar klubit nga Bayern Munichu dhe ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare. Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar marrëveshje e cila e lidh atë me klubin deri në 30 qershor të vitit 2012”, thuhet në deklaratën e Interit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:20 am

    Moratti takohet me agjentin e Eto’o

    Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se presidenti i Interit, Massimo Moratti tashmë është takuar me agjentin e Samuel Eto’o, Jose Maria Mesalles.

    Drejtori sportiv, Marco Branca, më herët zbuloi se ai do të takohet me agjentin e Samuel nesër. Por Sipas Sky Sport Italia, Mesalles pasditen e sotme ka arritur në Milano dhe më pas është takuar me Morattin.

    Besohet se presidenti i Interit është në prag të marrëveshjes me agjentin e Eto’o për kushtet personale të kamerunasit. Nëse Eto’o dhe Inter merren vesh për kushtet personale, transferimi i Zlatan Ibrahimovic në Barcelonë do të jetë vetëm çështje orësh.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:20 am

    Owen vazhdon të shënojë për United

    Michael Owen sërish ka qenë në listën e golashënuesve të Manchester United në fitoren e 2-0 të djajve të kuq në ndeshjen e dytë ndaj yjeve në kombëtares së Malajzisë.

    Owen shënoi golin e dytë të United, dy minua pasi i riu Federico Macheda shënoi golin e parë, në minutën e 11-të të lojës.

    Ndeshja u dominua nga vizitorët, të cilët patën disa raste të humbura nga Anderson dhe Nani. Owen shënoi gol edhe në fitoren e parë të United prej 3-2 po ndaj Malajzisë, disa ditë më herët.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:21 am

    Liverpooli mohon interesimin për Villan

    Sulmuesi i Valencias, David Villa, së fundi është lidhur edhe me një kalim në Liverpool, por menaxheri i klubit anglez, Rafa Benitez, ka mohuar se kjo mund të ndodhë.

    27-vjeçari vazhdimisht është lidhur e një largim nga Mestalla, së pari për në dy ekipet spanjolle Barcelona dhe Real Madrid, dhe së fundi në drejtim të Ligës Premier.

    “David Villa, ai nuk është cak i ynë. Ne tashmë kemi nënshkruar me Johnson, një lojtar i kombëtares angleze. Ai është një nënshkrim i qëlluar dhe edhe Andriy Voronin po rikthehet (pas huazimit në Hertha Berlin)”, ka thënë Benitez.

    “Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë në ligën gjermane, andaj ne kemi dy shtesa të qëlluara. Kurrë nuk mund ta dini në futboll, ne ende kemi kohë dhe kemi nevojë të punojmë në emra të tjerë”.

    “Kemi lojtarë fantastik dhe shpresojmë se mund ta ruajmë nivelin e lojës që kishin sezonin e kaluar dhe të shohim se me një ose dy përforcime, nëse do të mund ta ngremë atë. Për momentin jemi shumë të kënaqur”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:21 am

    Nani shpreson të shënojë gola për United

    Mesfushori i Manchester United, Nani, ishte i lumtur që shënoi gol në takimin e parë para-sezonal përballë Malajzisë.

    “Jam i kënaqur dhe shpresoj se do të shënoj shumë më shumë. Mendoj se këtë sezon mund t’ia dal më mirë se në dy sezonet e fundit. Po punoj shumë në këtë drejtim”, ka thënë Nani për Man United TV.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam mundësi të shënoj më shumë gola. E di se nëse punoj më shumë çdo ditë dhe çdo ndeshje, mund t’ia dal edhe më mirë, dhe vërtet shpresoj se do të shënoj më shumë gola këtë sezon”, ka shtuar më tej mesfushori portugez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:21 am

    Edmilson: Eto’o më i mirë se Ibrahimovic

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jose Edmilson, nuk mund të kuptojë se pse ish-klubi i tij dëshiron ta heqë qafe kamerunasin e zhdërvjellët.

    Edmison ka kaluar disa vite në Camp Nou së bashku me Eto’o dhe ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij derisa ka kritikuar vendimin e Barcelonës për ta shkëmbyer atë me Zlatan Ibrahimovic.

    “Jam shumë i befasuar, pasi ai është më i miri në botë. Ai është shumë i mirë në ballë të golit, ka prezencë në zonë dhe ka një shpejtësi të mahnitshme. Ai ishte një bashkë-lojtar i shkëlqyeshëm për t’i motivuar të tjerët”, ka thënë Edmilson.

    “Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndonjë problemi me trajnerin, por unë besoj se ai është sulmuesi më i mirë në Barcelona. Nuk do ta shkëmbeja asnjë me Eto’o. Ai është më shumë lojtar se Ibrahimovic. Duket se Guardiola dëshiron lojtar më ndryshe”, ka shtuar më tej braziliani.

    Marrëveshja e cila do përfshijë shkëmbimin e dy lojtarëve, si dhe mbi 40 milionë euro që do të kalonin nga Barcelona në Inter, pritet të realizohet gjatë ditës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:21 am

    Adrian Mutu: Dua Scudetton

    Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, nuk e sheh nevojën për të qenë shumë pesimist, pavarësisht largimit të mesfushorit Felipe Melo në drejtim të Juventusit.

    Pavarësisht paraqitjeve impresive gjatë viteve të kaluara, fansat e Fiorentinës po shfaqin një pesimizëm për sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Melos dhe mosarritjes së asnjë emri të njohur.

    “Mendoj se fansat e nënvlerësojnë ekipin dhe unë nuk e kuptoj pse. Përtej emrave të lojtarëve, ky ekip është shumë konkurrues, që në disa vitet e fundit ka qenë në gjendje të sigurojë rezultate të rëndësishme edhe pa Mutu ose Melo. Kjo do të thotë se ekipi nuk varet nga lojtarët individuale, dhe ka një grup të fuqishëm”, ka thënë Mutu.

    “Jam i bindur dhe mendoj se do të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve edhe këtë sezon. Scudetto? Të gjithë e dëshirojmë atë, por duhet ta ndjekim projektin me qetësi”, ka shtuar sulmuesi rumun.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:22 am

    Napoli kërkon Dossenan

    Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena, i cili pati një sezon zhgënjyer në Anfield, është lidhur me një rikthim në Serie A.

    Agjenti i lojtarit, Roberto Laflorio, ka konfirmuar interesimin e Napolit, por ka thënë se gjithçka duhet të zgjidhet përmes klubit anglez.

    “Napoli e pëlqen lojtarin, por nëse e dëshiron atë, atëherë duhet të bisedojë me klubin britanik së pari. Unë nuk e di nëse klubi anglez vërtet dëshiron ta shesë atë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

    “Kam biseduar me Andrea dhe ai ka thënë se nëse vjen një ofertë nga Napoli, atëherë ai do ta diskutojë atë me familjen e tij”, ka shtuar agjenti.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:22 am

    Liverpooli nuk ka kontaktuar me Aquilanin

    Agjenti i mesfushorit të romak Alberto Aquilani, ka mohuar se ka interesim të Liverpoolit për klientin tij.

    Raportet e fundit nga ishulli thoshin se Liverpooli kishte bërë interesim për mesfushorin romak, por sipas agjentit të tij, Franco Zavaglia, lojtari për momentin është i fokusuar vetëm në rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit të kaluar.

    “Alberto po ia del mirë. Këtë javë ai do të shërohet në Romë dhe pastaj do të vizitojë mjekun, i cili do t’i japë atij OK për t’u stërvitur në fushë. Ai shpreson të rikthehet që në ndeshjen e parë të sezonit të ri”, ka thënë agjenti.

    “Liverpool? Ata nuk më kanë kontaktuar. Nuk di asgjë për këtë, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, ka shtuar Zavaglia.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:22 am

    Ferguson i kënaqur me Machedan

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se përparimi i shpejtë i Federico Macheda është një prej arsyeve se pse kampioni i Ligës Premier, nuk ka harxhuar shumë këtë verë.

    17-vjeçari italian ishte autor i golit edhe në takimin e mbrëmshëm në të cilin United e mposhti me rezultat 2-0 kombëtaren e Malajzisë për të dytën herë brenda disa ditëve.

    “Jam i kënaqur që Macheda dhe Owen kanë krijuar një partneritet të mirë. Kemi shpresa të mëdha për Macheda. Ai është një prej arsyeve se pse nuk u futëm në treg. Ai është i fuqishëm, atletik dhe një përfundues i mirë”, ka thënë Ferguson.

    “Ai e luajti rolin e tij në sezonin e kaluar, por ai është djalosh i ri i cili ende e mëson lojën e vet”, ka shtuar skocezi.

    Ferguson po ashtu ka lavdëruar Michael Owen, i cili shënoi golin e dytë të fitores së fundit, që ishte edhe doli i dytë i anglezit në dy ndeshje të para-sezonit.

    “Ishte një gol tipik i Michael Owen. Ai reagoi i pari, siç bëri edhe një natë më parë. Kontributi i tij ishte shumë i mirë”, ka thënë më tej Ferguson.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 9 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:34 pm