Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:01 am

    Drogba, Bosingwa dhe Chelsea dënohen nga UEFA

    UEFA ka ndëshkuar dy lojtarët e Chelseat, Didier Drogba dhe Jose Bosingwa, si dhe vetë klubin blu, për incidentin në ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

    Drogba është ndëshkuar me gjashtë ndeshje moslojë në garat evropiane, nga të cilat dy me kusht, për shkak të fjalëve me arbitrin kryesor, Tom Henning Ovrebo, si dhe fjalëve ofenduese të drejtuese për UEFA-në përmes kamerave.

    Ndërsa Bosingwa është ndëshkuar me katër ndeshje moslojë, nga të cilat një me kusht, për shkak të deklaratave në media pas ndeshjes, duke e quajtur arbitrin ‘hajn’.

    Chelsea është dënuar edhe me 100 mijë euro për shkak të sjelljes së dhunshme të lojtarëve dhe hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:02 am

    Zyrtare: Juninho nënshkruan për Al Gharafa

    Pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore është zyrtarizuar transferimi i Juinhos nga Lyoi te skuadra nga Katari, Al Gharafa.

    Calciomercato.it njofton se braziliani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me ç’rast ai do të luajë për Al Gharafan deri në fund të sezonit 2010/2011.

    Të mërkurën mbrëma, Juninho është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Al Gharafas në një konferencë për shtyp, në prani të drejtuesve të klubit të ri.

    Ky transferim i shqetëson Interin dhe Genoan, të cilat skuadra ishin të interesuara për shërbimet e 34-vjeçarit, i cili te skuadra e re do ta bart numrin 5.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:03 am

    Figo beson që Ibra do të qëndrojë tek Inter

    Sipas spekulimeve të fundit, sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, dëshiron të largohet nga zikaltrit për të kërkuar sfida të reja, ndërsa Real Madridi, Barcelona dhe së fundmi Chelsea, janë skuadrat që mund të paguajnë shërbimet e tij.

    Megjithatë, ish-bashkëlojtari i Ibras, Luis Figo, beson që ish-sulmuesi i Juventusit do të mbetet në Giuseppe Meazza.

    “Tani për tani e shoh Ibran me fanellën e Interit. Megjithatë, asnjëherë nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, pasi që gjithmonë është lojtari ai i cili vendos”, ka thënë Figo për “Radio Marca”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:03 am

    Panucci mund t’i bashkëngjitet Parmës

    Mbrojtësi veteran i Romës, Christian Panucci, mund të largohet nga skuadra kryeqytetase me të cilën i kaloi tetë sezonet e fundit.

    Skuadra e porsakthyer në Serie A, Parma, është e interesuar për shërbimet e 36-vjeçarit, të cilit i skadon kontrata me Romën në fund të këtij muaji.

    “Për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Ne jemi duke i shqyrtuar disa gjëra. Kemi pasur takime dhe do të kemi sërish. Parma e ka bërë të ditur se Christian mund të jetë një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Kështu që para se të përfundojë kjo javë do të marrim një vendim”, ka thënë agjenti i Panuccit, Oscar Damiani, për LaRoma24.it.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:03 am

    Cannavaro pro-transferimit të Diarras te Juve

    Fabio Cannavaro, i cili është rikthyer te Juventusi, është shprehur pro-ardhjes së ish-bashkëlojtarit të tij Mahamadou Diarra te Zonja e Vjetër.

    Bianconerët janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, i cili me ardhjen e administratës së re nuk do të ketë vend te Mbretërit.

    “Ai është një mik i mirë. I ka gjërat e qarta dhe ideja për transferimin e tij nuk është aspak e keqe”, ka thënë mbrojtësi italian për “Corriere dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:04 am

    Perrotta mund ta braktisë Romën

    Sipas informatave të reja nga Italia, duket se po i vjen fundi qëndrimit në Olimpico të mesfushorit të Romës, Simone Perrotta.

    Agjenti i Perrotas, Giuseppe Bozzo, ka thënë për “Datasport” se klienti tij mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

    “Dëshira e Simones është të qëndrojë te Roma, mirëpo tani për tani nuk mund të themi që largimi i tij nuk është i mundshëm”.

    “Do t’i shqyrtojmë të gjitha ofertat së bashku me klubin, dhe pastaj do të varet nga drejtuesit nëse do të pranojnë ndonjë ofertë ose jo”, është cituar të ketë thënë Bozzo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:04 am

    Gigi krenar për nëntë bardhezinjtë e Italisë

    Italia aktualisht është duke zhvilluara gara në dy kompeticione, Kupën e Konfederatave dhe Kampionatin Evropian U-21.

    Portieri kryesor i Azzurëve, Gianluigi Buffon, është shprehur krenar që nëntë lojtarë të Juventusit përfaqësojnë Italinë në këto dy gara.

    “Së bashku me mua në Afrikën e Jugut janë Chiellini, Legrottaglie, Cannavaro, Camoranesi dhe Iaquinta”.

    “Në anën tjetër të botës, në turneun (evropian) U-21 janë De Ceglie, Marchisio dhe Giovinco”.

    “Jemi shumë nga ne që po luajmë dhe është kënaqësi kur shoh se të gjithë po participojnë në mënyrë të suksesshme. Kjo është një shenjë e cila tregon fuqinë e Juventusit, gjë që më jep shpresë për të ardhmen”, ka thënë Buffon në faqen e tij zyrtare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:05 am

    Barca mund ta transferojë Reinan

    Të mërkurën është njoftuar se Barcelona planifikon transferimin e portierit të Liverpoolit, Pepe Reina, nëse dështon me vazhdimin e kontratës së Victor Valdes.

    Sipas “El Mundo Deportivo”, Blaugranët mund të sigurojnë shërbimet e Reinas (i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2014) nëse paguajnë afër 20 milionë euro.

    Spekulimet e fundit pohojnë se Barcelona tashmë i ka ofruar kontratë pesëvjeçare portierit të dikurshëm katalunas me vlerë prej pesë milionë eurosh për sezon.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 3:05 am

    United shpreh interesim për Van Persien

    Tabloidi britanik "The Sun" njofton se Manchester Unitedi është duke përcjellë sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.

    Kontrata aktuale e holandezit me Topçinjtë përfundon në qershorin ardhshëm, ndërsa Arsenali i ka ofruar kontratë të re katërvjeçare me pagë prej 80.000 funtesh në javë.

    Mirëpo, 25-vjeçari dëshiron të luajë për një skuadër të aftë për të fituar trofe dhe kampioni aktual i Ligës Premier është një skuadër e tillë.

    “Oferta është e mirë financiarisht, mirëpo ajo nuk është e tëra. Bëhet fjalë për ambiciet e mia dhe si mund të plotësohen ato”.

    “Në katër vitet e fundit kam fituar vetëm një trofe, Kupën FA, ndërsa unë dëshiroj më shumë”, është cituar Van Persie nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:56 am

    Dossena: Dua të qëndroj te Liverpooli

    Andrea Dossena ka njoftuar se ai nuk dëshiron të largohet nga skuadra e tij aktuale, Liverpool.

    Mbrojtësi i krahut ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, ndërsa Juventusi është skuadra më e përfolur si destinacioni i ardhshëm i tij.

    Mirëpo, 27-vjeçari, i cili sezonin e kaluar u transferua në Anfield nga Udinese për tetë milionë euro, ka shprehur dëshirën e tij për bartur fanellën e Redsave edhe në të ardhmen.

    “Asnjëherë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem nga Liverpooli. Jam i lumtur te Liverpooli dhe dëshiroj të qëndroj këtu”, ka thënë italiani për “Sky Sports”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:57 am

    Eto’o më afër Cityt

    Tabloidi britanik "The Daily Mail" njofton se sulmuesi i Bracelonës, Samuel Eto’o, është pranë kalimit te Manchester City.

    Burime të afërta me skuadrën katalunase kanë njoftuar se bisedimet po zhvillohen me sukses dhe është shumë pranë që të arrihet marrëveshja.

    Pasanikët nga Liga Premier pritet t’i paguajnë Barcelonës 30 milionë funte (35.2 milionë euro) për të siguruar shërbimet e sulmuesit kamerunas.

    Ndërsa spekulohet se paga e tij neto do të jetë marramendëse, afër 225.000 euro në javë (që do të thotë se City do të paguajë 376.500 euro në javë bashkë me taksat- më shumë se 19 milionë euro për sezon?!?).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:57 am

    Barcelona duhet të ndajë 45 milionë për Mascherano

    Mediat angleze e kanë lidhur edhe një herë mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano, me një kalim në Barcelona.

    Daily Mail shkruan se Mascherano mund të transferohet për në kampionatin spanjoll, pasi agjenti i lojtarit, Walter Tamer, dje kishte arritur Angli për bisedime.

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka deklaruar tashmë se Mascherano nuk është në shitje dhe se ai dëshiron të flasë me lojtarin dhe agjentin e tij.

    Por, nëse Barcelona dëshiron të marrë shërbimet e argjentinasit, duhet të përgatisë 45 milionë funte për të nxitur të kuqtë të mendojnë për shitje, ndërsa një opsion është që në ofertë të përfshihet ndonjë lojtar si Yaya Toure.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:58 am

    Villa ka vendosur për Realin ?

    Shtypi spanjoll beson se sulmuesi i Valencias, David Villa, ka vendosur të transferohet te Real Madridi.

    Pas fitores së Spanjës kundër Irakut të mërkurën mbrëma, Villa u tha gazetarëve se ai ka marrë vendimin e tij për skuadrën të cilës do t’i bashkëngjitet.

    “Agjenti im e di vendimin që kam marrë dhe ai duhet të punojë në realizmin e tij”, ka deklaruar Villa duke mos cekur emrin e skuadrës tek e cila dëshiron të transferohet.

    Për sulmuesin spanjoll janë të interesuara shumë skuadra, ndër të cilat Barcelona, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli, ndërsa shtypi spanjoll beson se emri i skuadrës të cilës ka vendosur t’i bashkëngjitet Villa është: Real Madrid.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:59 am

    Baptistës nuk i intereson Manchester City

    Sulmuesi brazilian, Julio Baptista, dëshiron të mbetet në Romë edhe krahas interesimit të Manchester Cityt.

    27-vjeçari brazilian, i cili aktualisht është i aktivizuar në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Brazilit, u transferua te Roma verën e kaluar nga Real Madridi, dhe shënoi 9 gola në 27 ndeshje në sezonin e parë të tij në Serie A.

    Ish-lojtari i Arsenalit u spekulua se është pjesë e planeve të Manchester Cityt, por sulmuesi dëshiron të mbetet në radhët e Romës.

    “Nuk mendoj për largim nga Roma. Kam nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Romën dhe dua të mbetem dhe t’i ndihmoj ekipit që në sezonin e ardhshëm të sigurojë një plasim më të mirë. Qëllimi ynë është të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar braziliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:59 am

    Barcelona përgatit ofertë për Frey

    Kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, raportohet se është duke përgatitur ofertë për portierin e Fiorentinës, Sebastien Frey.

    Me Victor Valdes i cili refuzon të pranojnë ofertën e fundit të Barcelonës, klubi spanjoll është duke kërkuar një zëvendësim të qëlluar për të.

    Burime nga Firenca thonë se Barcelona është duke u përgatitur të ofrojë 8 milionë funte për portierin e Fiorentinës, Sebastien Frey, si dhe mbrojtësin Rafael Marquez.

    Klubi spanjoll raportohet se është i interesuar edhe për portierin e Liverpoolit, Pepe Reina, për të cilin disa media shkruajnë se ka ofruar 17 milionë funte.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu Jun 18, 2009 10:59 am

    City në ndjekje të Pennant

    Manchester City është duke kërkuar të angazhojë mesfushorin në largim nga Liverpooli, Jermaine Pennant.

    Guardian shkruan se Pennant është një prej përforcimeve të mundshme të Manchester Cityt, që do të mund t’i bëjë konkurrencë anësorit aktual Shaun Wright-Phillips.

    Lojtari sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Portsmouth, ndërsa nga fundi i sezonit të ri do të jetë pa kontratë edhe me të kuqtë.

    Agjenti i lojtarit, Sky Andrew, ka refuzuar të komentojë lëvizjen e mundshme.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:28 am

    Kupa e Konfederatave: Brazili në gjysmëfinale

    Brazil ka treguar një paraqitje të shkëlqyeshme për të mposhtur me rezultat 3-0 kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për t’u kualifikuar kështu për në gjysmë-finale të Kupës së Konfederatave.
    Brazili sulmoi që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa arriti te goli i parë me anë të Felipe Melo pas shtatë minutash lojë. Robinho dyfishoi avantazhin e brazilianëve po në pjesën e parë të ndeshjes, pas edhe 13 minutash tjera (20’).

    Fillimi i pjesës së dytë nuk ishte aspak më i mirë për amerikanët, pasi nga loja u përjashtua Sacha Kljestan (57’). Duke shfrytëzuar epërsinë e një lojtari, Brazili shënoi edhe golin e tretë, kësaj here me anë të Maicon (62’).

    Me këtë fitore Brazili kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, ndërsa nëse shënon fitore më vonë ndaj Egjiptit, në gjysmëfinale kualifikohet edhe Italia.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:28 am

    Ancelotti synon Ligën e Kampionëve me Chelsean

    Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka shprehur dëshirën e tij për të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge.
    “Liga e Kampionëve për mua është gara më e mirë në botë. Chelsea ka një rekord të shkëlqyeshëm, pesë gjysmëfinale në gjashtë vite është rezultat i bukur, por ne kemi nevojë ta fitojmë atë dhe shpresoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Ancelotti.

    Rreth asaj se si do të arrijë t’i përshtatet karrierës menaxheriale në Angli, Ancelotti ka thënë: “I shoh të gjitha ndeshjet në televizor. Më pëlqen Liga Premier pasi mendoj se ka ekipe të shkëlqyeshme dhe luajnë futboll të mirë. Ndeshje më pak taktike, shumë të shpejta dhe më pëlqen ky futboll”.

    “Në Itali ndeshjet janë shumë taktike. Ekipet vijnë të mbrohen mirë dhe vetëm pas kësaj sulmojnë, ndeshjet bazohen në kontroll dhe jo në shpejtësi”, ka shtuar italiani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:29 am

    Reina dëshiron kupa dhe jo rrjetë të pastër

    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është ziliqar ndaj kolegut të tij të Chelseat, Petr Cech, i cili tashmë ka fituar medaljen e Premier League.
    26-vjeçari do ta shkëmbente ruajtjen e golit të pastër me një titull të ligës.

    “Sigurisht do ta shkëmbeja. Kam pasur një sfidë të vogël me Petr Cech në sezonin e fundit, kur shikonim se kush e kishte pranuar golin e fundit. Pavarësisht rivalitetit, që të dy qëndrojmë para golave”, ka thënë Reina.

    “Të gjithë këtu në Liverpool dëshirojmë të fitojmë Ligën Premier. Do të preferoja të fitojmë çdo ndeshje me rezultat 3-2, nëse kjo do të thotë të fitojmë titullin në fund të sezonit”, ka shtuar spanjolli
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:29 am

    Kupa e Konfederatave: Egjipti mposht Italinë

    Kampioni i botës në fuqi, Italia, ka pësuar humbje befasuese nga Egjipti në kuadër të Grupit B të Kupës së Konfederatave.
    Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma, me një gol të vetëm të shënuar nga Mohammed Homos (40’), përfaqësuesja e Egjiptit i ka mposhtur Azzurët.

    Kështu, Egjipti dhe Italia kanë pikë të barabarta dhe xhirot e fundit do të vendosin se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

    Derisa Egjipti përballet me SHBA-të, përfaqësuesja e Italisë ka një ndeshje shumë të vështirë përballë Brazilit, i cili edhe pse ka siguruar vizën për në gjysmëfinale, rivaliteti që ka me Azzurët do të bëjë që t’ua vështirësojë punët italianëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:30 am

    Kalimi i Villas te Reali vetëm çështje kohe

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se është vetëm çështje kohe kur David Villa do të nënshkruajë me Los Merengues.
    Sulmuesi i Valencias është njëri nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e këtij afati kalimtar, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar gjigantët e futbollit evropian, Real Madrid, Barcelona, Liverpool dhe Manchester United.

    “Ai është një lojtar i shkëlqyer të cilin doemos duhet ta përfshijmë në projektin tonë. (Presidenti i Valencias) Manuel Lorente duhet ta bëjë atë që duhet ta bëjë dhe unë duhet ta kryej punën time. Transferimi është vetëm çështje kohe”.

    “Gjithçka është arritur në një mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese, dhe ne kemi marrëdhënie të mira me Valencian...”, është cituar Perez nga “Marca”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:30 am

    Toure i vendosur të largohet nga Arsenali

    Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Kolo Toure, është i vendosur të largohet nga Arsenali.
    Daily Mail shkruan se Toure dëshiron patjetër të largohet nga Arsenali, pasi nuk arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me bashkëlojarin William Gallas, ndërsa edhe për faktin se klubi ka një buxhet të kufizuar për transferime.

    Toure kishte kërkuar të largohet edhe në muajin janar, pas zënkës me partnerin e mbrojtjes, Gallas, por Wenger arriti ta mbajë në ekip.

    Manchester City raportohet se mund të përpiqet të marrë shërbimet e tij duke ofruar 10 milionë euro.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:31 am

    Torres: Jam i lumtur në Liverpool

    Fernando Torres ka përjashtuar një mundësi të largimit nga Liverpool për t’u transferuar te Manchester United ose Real Madrid.
    “Triumfi në Kampionatin Evropian me Spanjën më dha shijen e asaj se si është të fitosh në nivel të lartë dhe kur e provoni njëherë shijen e suksesit, kjo bëhet varësi”, ka thënë Torres.

    “Shumë lojtarë i kanë dhënë besimin Liverpoolit këtë verë, duke nënshkruar kontrata të reja dhe ata nuk e bëjnë këtë nëse nuk mendojnë se do të realizojnë ambiciet e tyre. Unë vërtet besoj se do ta fitoj Ligën Premier dhe Kupën Evropiane këtu. Tradita e fitores është e dukshme në Liveprool. Dua të jem pjesë e kësaj historie”.

    “Madridi duket se po harxhon shumë para dhe jam i sigurt se edhe Sir Alex Ferguson do të kërkojë një emër të madh për të zëvendësuar Ronaldon, por jam i ngazëllyer nga ajo çfarë menaxheri po bën këtu. Ishim shumë afër sezonin e fundit dhe, me përvojën e tashme, besoj se mund të jemi kampionë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:31 am

    F1 rrezikon të ndahet më dysh

    Formula 1 është zhytur në krizën më të madhe në 60 vite me tetë nga 10 ekipet që kanë zbuluar planet e krijimit të një kampionati të ri.
    Asociacioni i skuadrave FOTA ka thënë se BMW-Sauber, Brawn, Ferrari, McLaren, Red Bull, Renault, Toro Rosso dhe Toyota ishin të bashkuara në vendimin i cili do ta ndante sportin më dysh nëse FIA nuk pranon kushtet e tyre.

    “Ekipet nuk mund të vazhdojnë të komprometojnë vlerat fundamentale të sportit dhe kanë vendosur të ndryshojnë kushtet për kampionatin botëror 2010. Ekipet nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të fillojnë përgatitjet për një kampionat të ri, që do të nxjerrë në pah vlerat e pjesëmarrësve dhe partnerëve”, thuhet në deklaratë.

    Të gjitha ekipet tjera, me përjashtim të Williams dhe Force India, kanë paraqitur kushtet për rregullat e sezonit 2010, dhe me mosarritjen e marrëveshjes me FIA, krijimi i një kampionati të ri është i pashmangshëm.

    FOTA thotë se seria e re e garave do të inkurajojë më shumë anëtarë, do të dëgjojë dëshirat e fansave dhe do të ketë një qeverisje më transparente. Asociacioni i skuadrave po ashtu ka premtuar ‘uljen e çmimeve për spektatorët, partnerët dhe aksionarët tjerë të rëndësishëm’.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:32 am

    Lippi: Italia nuk meritoi të humbë

    Trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, ka thënë se ekipi i tij nuk meritoi të humbë në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Konfederatave, përballë Egjiptit.
    “Mendoj se merituam së paku një gol. Mendoj se Egjipti ka luajtur dy ndeshje të shkëlqyeshme këtu. Jemi në një grup të vështirë. Portieri i tyre pati një ndeshje fantastike dhe gjërat nuk shkuan mirë për ne”, ka thënë Lippi.

    Lippi thotë se ekipi i tij tash duhet të mposhtë Brazilin në ndeshjen e fundit të grupit B, nëse dëshiron të kualifikohet për në gjysmëfinale.

    “Thjesht duhet të fitojmë. Do të përpiqemi të kemi iniciativën”, ka shtuar më tej italiani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:32 am

    City arrin marrëveshje për Santa Cruz?

    Manchester City është afër nënshkrimit të marrëveshjes me Blackburn Rovers për të marrë shërbimet e sulmuesit Roque Santa Cruz.
    Daily Mail shkruan se City ka arritur marrëveshje të vlefshme 18 milionë funte me Blackburnin për të nënshkruar me Roque Santa Cruz, derisa kërkon të ndërtojë një skuadër që do të futet në top katërshin e Premier League.

    Menaxheri Mark Hughes do të bashkohet përfundimisht me sulmuesin të cilin kishte dashur ta marrë me veti që verën e kaluar, kur u largua nga Rovers në drejtim të Cityt.

    Santa Cruz do të kushtojë 15 milionë funte, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në varësi të paraqitjeve të lojtarit dhe suksesit të ekipit.

    Postuar: 10:55 / 19 Qershor '09 | RSS
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:32 am

    Dinamo Kiev planifikon të rikthejë Shevchenkon

    Trajneri i Dynamo Kiev, Valery Gazzaev, dëshiron të transferojë sulmuesin e Chelseat, Andriy Shevchenko.
    Së fundi u spekulua se 32-vjeçari ishte i hapur për rikthim te klubi i tij i parë, ku fitoi pesë tituj të ligës së Ukrainës në mesin e viteve 1994 dhe 1999, por kërkesat e tij mund të jenë pengesë.

    “Në jetë asgjë nuk është e pamundshme. Andriy është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe një person i mrekullueshëm. Do të isha shumë me fat nëse do ta kem atë në sulm. Ai i takon Chelseat, por unë jam gjithmonë i gatshëm të punoj me të”, ka thënë Gazzaev.

    Interesim për shërbimet e Shevchkos ka shprehur edhe Roma, që e sheh ukrainasin si një zëvendësim të vlefshëm për Mirko Vucinic, i cili mund të largohet në drejtim të Manchester United.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:33 am

    Riera: Liverpooli duhet t’i mbajë lojtarët më të mirë

    Xabi Alonso, Alvaro Arbeloa dhe Javier Mascherano duhet të qëndrojnë në Liverpool, thotë anësori Albert Riera.
    “Është jetësore t’i mbajmë të gjithë lojtarët pasi mund të shihni se këtë vit secili lojtar ishte vërtet i rëndësishëm. Alonso, Arbeloa dhe Mascherano na kanë dhënë shumë kualitet, andaj duhet t’i mbajmë”, ka thënë Riera.

    “Por jo vetëm ata, të gjithë lojtarët. Nëse dëshironi të fiton ligën, ky është hapi i parë që duhet të bëni”, ka shtuar spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:33 am

    Zola: Ancelotti mund ta thyej dominimin e United

    Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola, i cili tash drejton West Ham United, besoj se trajneri i ri i bluve, Carlo Ancelotti, do të arrijë të fitojë titullin e Premier League-s.
    “Për Carlon kjo është një mundësi për të filluar këtu. Ai do të ketë një motivim të madh dhe me aftësitë e tij dhe me kapacitetin që ka Chelsea, ai do të mund të arrijë rezultate shumë të mira”, ka thënë Zola për La Gazzetta dello Sport.

    “Ai mund ta thyejë dominimin e Mancehster United dhe ta bëjë Ligën Premier më interesante”, ka shtuar italiani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:34 am

    Kalimi i Rossit te Juve varet nga Trezeguet

    Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka pranuar se skuadra e tij është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, mirëpo thotë se transferimi i tij varet nga çmimi që kërkon Villarreali, si edhe nga e ardhmja e David Trezeguet.
    “Në fillim Rossi nuk ka qenë në planet tona, mirëpo tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me David Trezeguet. Nisa ai (Trezeguet) dëshiron të largohet, atëherë ne duhet të gjejmë një skuadër e cila është në gjendje ta paguajë rogën e tij”, ka thënë Gigli për “Tuttosport”.

    Ndërkohë, presidenti i Zonjës së Vjetër ka folur edhe për Del Pieron, pasi që së fundmi është spekuluar se nuk ka negociata për vazhdimin e kontratës së tij, e cila përfundon në qershorin e ardhshëm.

    “Nuk ka asnjë problem për Del Pieron ai është flamuri ynë dhe në do të gjejmë një mënyrë për vazhdimin e kontratës”, ka shtuar presidenti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:34 am

    Tevez do të mbetet te United

    Sipas tabloidit britanik "The Sun", Manchester Unitedi është pajtuar të paguajë 26 milionë funte për ta mbajtur sulmuesin Carlos Tevez në Old Trafford.
    Kontrata e qëndrimit të Tevez te United në formë huazimi, skadon në fund të këtij muaji, kështu që Djajtë e Kuq ose duhet të paguajnë shumën e kërkuar nga pronarët e argjentinasit, ose Tevez do të largohet nga kampioni anglez.

    Deri më tani Manchesteri ka refuzuar ta paguajë shumën e kërkuar nga pronarët e Tevez, ndërsa interesim për 25-vjeçarin kanë shprehur shumë skuadra evropiane, si edhe ato nga Liga Premier, Chelsea, Manchester City dhe Liverpooli.

    Sido që të jetë, duket që më në fund United është pajtuar ta paguajë shifrën e kërkuar për Tevez, ndërsa mbetet që të arrihet marrëveshja në lidhje me pagën e lojtarit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:35 am

    Di Vaio vazhdon kontratën me Bolognan

    Bologna ka dhënë deklaratë zyrtare duke njoftuar se sulmuesi Marco Di Vaio e ka vazhduar kontratën.
    Sulmuesi, i cili është pronë e Genoas, ka qenë i huazuar te Bologna në sezonin e kaluar gjatë të cilit arriti të shënojë 24 gola, me ç’rast drejtuesit e skuadrës vendosën që ta shpërblejnë duke ia zgjatur qëndrimin edhe dy vite të tjera.

    “Bologna FC 1909 dëshiron të njoftojë se kemi arritur marrëveshje me Marco Di Vaion për qëndrimin e lojtarit në skuadër”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:36 am

    D’Agostino: Është koha t’i bashkohem Juves

    Mesfushori i Udineses, Gaetano D’Agostino, i cili është në shënjestër të Juventusit shpreson që të realizohet dëshira e tij për të kaluar te Zonja e Vjetër.
    Skuadrat me fanellat bardhezi janë qe një kohë të gjatë në bisedime për D’Agostinon, ndërsa njëherë madje u njoftua se ishte arritur marrëveshja, megjithatë dy skuadrat ende nuk i kanë finalizuar bisedimet e tyre.

    “Nuk e di nëse java e ardhshme do të jetë vendimtare, po shpresoj të jetë, sepse unë i di qëllimet e Udineses”.

    “Presidenti Pozzo më ka trajtuar si djalin e tij, mirëpo ne kemi një projekt sipas të cilit unë duhet të vazhdoj në një skuadër më kualitative pas qëndrimit dyvjeçar te Udinese”.

    “Është koha që unë ta bëj hapin dhe t’i bashkohem Juves. Ndërsa këtë e dinë edhe klubi edhe presidenti dhe ata pajtohen me dëshirën time”, ka thënë D’Agostino për “Radio Kiss Kiss”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:36 am

    Robbenit i tregohet dera

    Real Madridi i ka thënë Arjen Robbenit që t’i shqyrtojë ofertat që vijnë në drejtim të tij, pasi që Los Blancos nuk do ta përfshijnë atë në projektin e tyre për sezonin ardhshëm.
    Para ardhjes së tij në krye të Realit, presidenti Florentino Perez e kishte bërë të qartë se dëshiron ta largojë kontingjentin holandez nga Santiago Bernabeu, ndërsa drejtori gjeneral i Mbretërve, Jorge Valdano, me komentin e tij të fundit ia ka bërë të qartë Robbenit që të largohet nga Merengues.

    “Do të ishte më mirë, sikur Robben t’i shqyrtonte ofertat që vijnë për të”, është cituar Valdano nga “The Guardian”
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:36 am

    Molby: Gerrard vlen më shumë se Ronaldo

    Mesfushori i dikurshëm i Liverpoolit, Jan Molby, beson se shuma prej 80 milionë funtesh që do ta paguajë Real Madridi për transferimin e Cristiano Ronlados nuk do të mjaftonte për blerjen e simbolit të Redsave, Steven Gerrard.
    “Është e pakuptimtë që të bësh një ofertë për Gerrardin, pasi që ka disa lojtarë të cilët asnjëherë nuk do të jenë në shitje, dhe ai bën pjesë në atë kategori. Ndërsa unë mendoj se Cristiano Ronaldo sërish do të jetë në shitje në të ardhmen”.

    “Të gjithë ne te Liverpooli e dimë vlerën që ka Gerrard për klubin dhe ai vlen shumë më shumë para se Ronaldo”, ka thënë Molby.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:36 am

    Zyrtare: Vermaelen lojtar i Arsenalit

    Arsenali ka konfirmuar se ka nënshkruar me mbrojtësin e Ajaxit, Thomas Vermaelen.
    Topçinjtë do të paguajnë 12 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka bërë 143 paraqitje për skuadrën holandeze, kështu që konsiderohet lojtar me përvojë nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

    “Thomas është një transfer i shkëlqyer për klubin futbollisitk të Arsenalit dhe të gjithë jemi të ngazëllyer që ai do të na bashkëngjitet neve. Ai është një lojtar solid me një përvojë të mirë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA dhe është po ashtu lojtar i rregullt i përfaqësueses së Belgjikës”, ka thënë Wenger.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:36 am

    Llorente: Villa nuk është në shitje

    Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka konfirmuar se David Villa nuk është në shitje këtë verë dhe se Los Che do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër.
    “Dëshiroj të konfirmoj vendimin që kemi marrë për të mos e shitur Villan”.

    “Ne e kemi marrë këtë vendim pas diskutimeve disaditëshe dhe duke shqyrtuar përparësitë dhe të metat e ofertave që na janë bërë”.

    “Villa është sulmuesi më i mirë në Evropë dhe ne kemi fatin që ai është te Valencia”.

    “Ne do të luftojmë që ta mbajmë atë në skuadër. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm dhe Valencia ka nevojë për lojtarë të këtillë, të cilët tregojnë përkushtimin e tyre çdo ditë, ka thënë Llorente.

    Këto komente Llorente i ka bërë një ditë pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, deklaroi se ishte vetëm çështje kohe kur Villa do ta vishte fanellën e Los Blancos, megjithatë presidenti i Valencias ka lënë një derë të hapur: “Nuk mund të them se nuk do ta shesim nëse vjen ndonjë ofertë shumë shumë e madhe, mirëpo dëshiroja t’u jap fund spekulimeve të dritanishme”, ka shtuar në mënyrë kontroverse presidenti Llorente.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:37 am

    Burdisso nuk do të transferohet te Chelsea

    Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka mohuar spekulimet se do t’i bashkëngjitet Chelseat gjatë këtij afati kalimtar.
    Është spekuluar se argjentinasi mund të shfrytëzohet si pjesë e marrëveshjes për sjelljen e Decos dhe Ricardo Carvalhos në Giuseppe Meazza. Mirëpo, agjenti i Burdissos thotë se Blutë nuk e kanë kontaktuar klientin e tij.

    “Ne nuk dimë asgjë. Interi nuk na ka njoftuar në lidhje me këtë çështje, ndërsa në gazeta ka vend për fantazi të këtilla”, ka thënë agjenti i Burdissos, Fernando Hidalgo për FcInterNews.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:37 am

    Edhe Chelsea në garë për Mexes

    Chelsea e ka caktuar mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes, si kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Ricardo Carvalhon.
    Në fillim të kësaj jave, agjenti i francezit mohoi spekulimet për kalimin e mundshëm të 27-vjeçarit te Milani duke thënë se Giallorossët nuk do ta shesin lojtarin e tyre.

    Megjithatë, tabloidi britanik “The Sun” njofton se Blutë janë të gatshëm të paguajnë 12 milionë funte (14.2 milionë euro) për transferimin e Mexes, i cili është një lojtar që pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:38 am

    Sneijder: Dua të qëndroj te Reali

    Wesley Sneijder është njëri nga lojtarët i cili duhet të largohet nga Real Madridi, si pasojë e projektit ‘revolucionar’ të presidentit Florentino Perez, mirëpo vetë lojtari thotë se nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
    “Nuk e kam ndërmend të largohem nga Real Madridi. Askush nuk ka kontaktuar me mua dhe askush nuk më ka thënë që duhet të largohem, ndërsa dëshira ime është që të qëndroj në këtë skuadër”.

    “Reali ka paguar shumë para për mua (27 milionë euro) dhe unë dëshiroj të arrij suksese me këtë klub”.

    “Tash për tash, jam i qetë dhe mezi po pres që të kthehem dhe t’ia filloj punës te Reali”, ka thënë 25-vjeçari për “AS” derisa po qëndron për pushime ne Holandë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:38 am

    Ronaldo arrin marrëveshje për detajet e kontratës

    Tabloidi britanik "The Daily Mail" njofton se ylli portugez Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje me Real Madridin sa i përket detajeve të kontratës personale të tij.
    Më herët pati pengesa në arritjen e kësaj marrëveshje për shkak të të drejtave të imazhit të lojtarit, me ç’rast Los Merengues dëshironin ndarjen e fitimeve gjysmë për gjysmë, ndërsa agjenti i portugezit Jorge Mendes dëshironte të nxirrte 60% të fitimeve në favor të klientit të tij.

    Edhe pse nuk është bërë e ditur përqindja që do të fitojë Reali dhe përqindja që do të fitojë Ronaldo nga reklamat, mësohet se marrëveshja është arritur dhe tash pritet vetëm transferimi zyrtar i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 80 milionë funte (94 milionë euro).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:39 am

    Mellberg arrin marrëveshje me Olympiakosin

    Juventusi ka njoftuar për largimin e disa lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa mbrojtësi Olof Mellberg bën pjesë në këtë grup.
    Sipas informatave të fundit nga “AFP”, sezonin e ardhëm suedezi do të luajë për skuadrën greke Olympiakos.

    Mësohet se 31-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare, ndërsa të hënën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Olympiakosit.

    Ndërkohë, Juventusi do të fitojë 2.7 milionë euro për shitjen e Mellberg, i cili qëndroi vetëm një sezon te Bianconerët.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:39 am

    Pato dëshiron të kalojë te Chelsea

    Sulmuesi i ri i Milanit, Alexandre Pato, ka deklaruar se është i interesuar të kalojë te Chelsea nëse Blutë dëshirojnë shërbimet e tij.
    “Ancelotti është shumë i rëndësishëm për mua. Ai është njeriu që më solli te Milani dhe më dha mundësinë që të rritem si lojtar”.

    “Unë kam kontratë me Milanin, mirëpo do të isha shumë i interesuar nëse Chelsea kërkon shërbimet e mia”, ka thënë braziliani për “Setanta Sports”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:40 am

    West Ham dëshiron ta huazojë Balotellin

    Skuadra e West Ham Unitedit dëshiron ta sjellë në Ligën Premier sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, në formë huazimi.
    Tablodi britanik “The Daily Mirror” njofton se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, kishte dashur ta transferonte Balotellin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo kishte dështuar.

    Ndërsa tani skuadra angleze ka rishfaqur interesimin për sulmuesin italian, i cili nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë te skuadra e Interit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:40 am

    Mourinho i jep ultimatum Ibrahimovicit

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, i ka dhënë ultimatum sulmuesit Zlatan Ibrahimovic që të vendosë nëse dëshiron të largohet ose të qëndrojë, pasi që kur të fillojnë ndeshjet para-sezonale ai nuk do të lejojë largimin e tij.
    “Il Corriere Dello Sport” njofton se portugezi është takuar me presidentin Massimo Moratti për të folur në lidhje me sulmuesin boshnjak me pasaportë suedeze, duke caktuar datën 12 korrik si afatin e fundit kur mund të shitet Ibracadabra.

    Ibrahimovic është i kërkuar nga shumë skuadra, ndërsa më të interesuar për shërbimet e tij janë gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:40 am

    Lazio vë kontakt me Nedvedin

    Ish- mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, kërkohet nga skuadra e tij e dikurshme, Lazio, vetëm disa javë pasi ai i dha fund qëndrimit në Torino.
    Pas largimit nga Juve, Nedvedi njoftoi se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, mirëpo agjenti i tij ka thënë se ende nuk ka përfunduar karriera e ‘furisë çeke’.

    “Il Corriere Dello Sport” njofton se të enjten presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është takuar me agjentin e Nedvedit, Mino Raiola, me të cilin ka biseduar për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme që Nedved të bëjë një rikthim sensacional te Lazio.

    “Është e vërtetë, jam takuar me Lotiton. Duhet të presim dhjetë deri në 15 ditë, pasi që Pavel është në pushime. Gjithçka do të vendoset pas kthimit të tij nga pushimet”, ka thënë Raiola.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:45 am

    United konfirmon largimin e Tevez

    Manchester United ka konfirmuar se Carlos Tevez nuk do të luajë në Old Trafford në sezonin e ardhshëm.
    “Manchester United njofton se Carlos nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin”, shkruan në deklaratën zyrtare të United.

    Më tutje, në deklaratë thuhet se kampioni i Anglisë është pajtuar të paguajë 25.5 milionë funte dhe i ka ofruar argjentinasit kontratë pesëvjeçare, e cila do ta bënte atë njërin nga lojtarët më të paguar, mirëpo ai nuk ka dashur të luajë më shumë për Manchester Unitedin.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:45 am

    Alonso: Jam i lumtur te Liverpool, por...

    Xabi Alonso ka pranuar se është shumë i lumtur te skuadra e tij aktuale, Liverpool, mirëpo ka shtuar se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
    Spanjolli është i kërkuar nga Real Madridi, mirëpo në një intervistë me “El Pais” ai ka deklaruar se dëshiron ta mbajë fanellën e Redsave.

    “Jam i lumtur te Liverpooli, mirëpo në futboll nuk mund të thuash jo për asgjë, sepse nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Mirëpo, unë nuk planifikoj të largohem”, ka thënë Alonso.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:45 am

    Benzema mund të shkojë te United

    Këshilltari i Olympique Lyonnais, Bernard Lacombe, ka thënë se skuadra franceze do ta ketë vështirë ta pengojë kalimin e sulmuesit Karim Benzema te Manchester United.
    Skuadra të shumta janë të interesuara për ta transferuar sulmuesin francez, duke përfshirë Arsenalin, Real Madridin dhe Barcelonën, mirëpo duket se United kanë shanset më të mëdha që ta transferojnë Benzeman.

    “Ai është lojtar i yni, mirëpo askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Edhe për Michael Essienin nuk mendonim se do të largohej, mirëpo kur Chelsea ofroi shumën e parave...”.

    “Nëse Manchesteri, që siç e dimë ka shumë para, dëshiron ta blejë Benzeman, atëherë çfarë mund të bëjmë?”, ka thënë Lacombe.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sun Jun 21, 2009 1:46 am

    Kaka: Ndjehem si italian

    Para ndeshjes së të dielës mbrëma kundër Italisë, superylli brazilian Kaka ka thënë se ndjehet si italian, përkundër se luan për përfaqësuesen e Brazilit.
    “Ndjehem shumë italian, kam kaluar gjashtë vite atje dhe më duhet ta falënderoj atë vend dhe Milanin për shumëçka”.

    “Ata u mposhtën në Londër (në ndeshjen miqësore kundër Brazilit), mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe, është një ndeshje zyrtare dhe unë do ta zhvilloj atë me respektin më të madh”.

    “Ndeshjet Brazil-Itali janë përballje klasike ndërkombëtare. Italia duhet të fitojë (pasi u mposht nga Egjipti) dhe për këtë arsye lojtarët do të jenë shumë më të motivuar”, ka thënë lojtari i Real Madridit për “AS”.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 3 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:32 pm