Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:05 am

    Kryeministri i Japonisë planifikon rreth dy milionë vende të reja të punës

    Kryeministri i Japonisë, Taro Aso sot deklaroi se Qeveria e tij ka për qëllim në tre vitet e ardhshme të krijojë 1,4 deri dy milionë vende të reja pune, në suaza të planit të ri afatgjat për nxitjen e rritjes ekonomike.
    Me planin aksional, parashikohet që Japonia deri në vitin 2020 ta rrisë vlerën e bruto prodhimit të brendshëm real (BPB) për 120 bilionë jenë (1,2 milionë dollarë) dhe të krijojë katër milionë vende të reja pune, tha kryeministri japonez.

    Pjesë e rëndësishme e strategjisë për rritje ekonomike përputhet me pakon e madhe të masave për shpëtim të ekonomisë, me vlerë 15,4 bilionë jenë (154,4 miliardë dollarë), të cilën Qeveria japoneze planifikon zyrtarisht ta publikojë nesër.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:05 am

    Kriza ekonomike i goditi të rinjtë në Austri

    Kriza ekonomike globale i përshiu edhe njerëzit e ri në Austri, të cilët gjithnjë e më pak shpenzojnë para për dalje, alkool dhe cigare, tregojnë rezultatet e hulumtimit më të ri.
    Hulumtimi ka treguar se shumica e të rinjve sot kanë më pak para se sa para një viti. Posaçërisht rëndë të goditur nga kriza janë të rinjtë mes 20 dhe 29 vjet të cilët në muaj kanë 50 euro më pak në dispozicion.

    Të rinjtë kursejnë në thuajse gjithçka, me përjashtim të përkujdesjes dhe trupit. Pjesë më e madhe të parave e harxhojnë në kozmetikë, por edhe në tatuazhe dhe pirsing. Posaçërisht interesante është që kozmetika nuk ju është interesante vetëm vajzave por edhe djemve te të cilët luan rol sa më të madh.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:05 am

    Kapitalizimi është sistemi më i mirë ekonomik

    Mbi gjysma e amerikanëve (53 për qind) kanë deklaruar se kapitalizmi është sistemi më i mirë ekonomik, tregojnë rezultatet nga sondazhi i "Rasmusen riports".
    Nga të anketuarit, 20 për qind janë përgjigjur se e preferojnë socializmin si sistem ekonomik, ndërsa 27 për qind nuk i janë përgjigjur pyetjes se cili sistem ekonomik është më i mirë.

    Në sondazhin paraprak në fund të dhjetorit, para hyrjes në detyrë të Barak Obamës, 70 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se e preferojnë tregun e lirë.

    "Fakti se tregu i lirë merr mbështetje më të madhe nga kapitalizmi, sjell deri te skepticizmi i caktuar se kapitalizmi në SHBA është i mbështetur në tregun e lirë", thonë autorët e sondazhit.

    Hulumtimi është zbatuar nëpërmjet linjës telefonike më 6 dhe 7 prill, me ç'rast janë përfshirë 1.000 persona, me gabim të lejuar prej tre për qind.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:05 am

    Qeveria e Kosovës ndan 200 mln euro për krizën

    Fondi do të përdoret në ndihmë të ekonomisë nëse kriza do të thellohet. Paralajmërimet për ndikim të krizës kanë shtyrë qeverinë që të marrë masa serioze.
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur këto levizje të qeverisë, që sipas saj do të bëjë që efektet negative të krizës të jenë sa më të dobëta. /tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:26 am

    Ekonomia kineze - ndryshime pozitive

    Kryeministri i Kinës Wen Jiabao ka deklaruar se ekonomia e vendit është duke treguar "ndryshime pozitive", ndonëse ka ftuar për angazhime tjera në luftimin e krizës fianciare globale.
    Shtypi kinez ka cituar kryeministrin Jiabao të ketë thënë se në tre mujorin e parë si pasojë e pakos stimuluese ekonomia ka treguar "ndryshime më pozitive se ç'është pritur".

    Vitin e kaluar ekonomia kineze ishte rritur në shkallën 9 për qind, ndërsa sivjet rritja pritet të jetë vetëm 5 për qind. /rel/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:27 am

    Virus i ri kompjuterik u kërcënohet kartelave kreditore

    Virus i ri kompjuterik mund t'i zbrazë llogaritë bankare të shumë rusëve dhe nacionaliteteve tjera, kumtoi kompania ruse "Doktor Ueb".
    Sipas kompanisë, nëse virusi, i cili përfshihet në grupin e "kuajve të Trojës", infekton softuer të ndonjë bankomati, do të mund t'i kopjojë të dhënat nga kartelat kreditore të personave që e shfrytëzojnë këtë aparat.

    Me këtë, krijuesit e virusit pastaj do të mund t'i shfrytëzojnë të dhënat e kopjuara për "zbrazjen" e llogarive të viktimave eventualë.

    Ekspertë të "Doktor Ueb" vlerësojnë se në krijimin e virusit të tillë pothuaj sigurisht janë përfshirë persona të punësuar në banka ose në kompani që prodhojnë softuerë për bankomatë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:27 am

    PSD: Të krijohet Banka për zhvillim

    Partia Social Demokrate gjatë një konference të mbajtur sot për shtyp ka vlerësuar se ideja e krijimit të një banke për zhvillim apo Agrobanke e dalë nga kjo parti, ka hasur në mbështetje nga shumë subjekte të tjera politike në Kosovë dhe se realizimi i kësaj ideje është një vizion për të ardhmen që do të kishte një zgjerim të vazhdueshëm varësisht nga rritja e tregut dhe nga rezultatet pozitive financiare.
    Gëzim Kasapolli zëdhënës në PSD ka vlerësuar se Banka për zhvillim apo Agrobanka me sukses do të implementonte projekte në bujqësi dhe industri ushqimore .

    “Numri më i madh i ndërmarrjeve të vogla janë të themeluara në funksion të shitjes me pakicë dhe të sektorit të ofrimit të shërbimeve. Në fushën e prodhimit, kryesisht janë në bashkëpunim me ndërmarrjet e mesme si dhe me kompanitë e mëdha. Ato kanë shkallë të lartë të fleksibilitet në treg dhe janë shpesh burim inovacioni dhe si të tilla kontribuojnë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik”.

    Sipas tij, ndërmarrjet e vogla kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin rajonal dhe lokal të vendit dhe shpesh janë burimi kryesor i punësimit të ri.

    “Nga ana tjetër biznesi i vogël mund të ketë një rol të rëndësishëm në tregtinë e jashtme të vendit si një kooperator me kompanitë e mëdha dhe kompani shumëkombëshe”.

    Socialdemokratët kanë vlerësuar se, themelues i kësaj banke do të duhej të ishte Qeveria e Republikës së Kosovës.

    “Kapitali fillestar i kësaj banke do të ishte përqindja e caktuar p.sh. 20% nga suficiti i Buxhetit të Kosovës, i cili është duke qëndruar në bankat e huaja jashtë Kosovës ose është depozituar në Bankën Qendrore të Kosovës”.

    Gjatë kësaj konference të mbajtur për shtyp gjithashtu është vlerësuar se, duhet të merret në konsideratë që edhe mjetet të cilat janë të dedikuara në rast të ndikimit më të madh të krizës ekonomike globale në Kosovë për vitin 2009 (200 mil euro), në rast se nuk do të përdoreshin atëherë një përqindje e caktuar të drejtohej në fond të kësaj banke. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:49 am

    „General Motors" paralajmërohet që të përgatitet për bankrot

    Ministria amerikane e Financave paralajmëroi „General Motors"-in që t`i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për shpallje eventuale të bankrotit më 1 qershor.
    Kumtesa, siç transmetuan agjencitë perëndimore, është dërguar prej anëtarëve të afërt me presidentin Barak Obama, të cilët javën e shkuar e kanë kaluar në takime dhe bisedime në selinë e „General Motors" në Detroit.

    Sipas burimeve jozyrtare, plani ka qenë që „General Motors" të përgatitet për „bankrotim të shpejtë kirurgjik".

    Dokumentet e domosdoshme për bankrotimin e kompanisë tashmë janë duke u përgatitur dhe do të aktivizohen nëse kompania nuk ia del të arrijë marrëveshje me aksionerët për shkëmbim të 28 miliardë dollarëve të letrave kreditore me vlerë në "General Motors".

    Kompania tashmë ka shfrytëzuar 13,4 miliardë dollarë ndihmë federale.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:49 am

    Evropa do të bëhet edhe më e varur nga gazi rus

    Evropa në të ardhmen do të bëhet edhe më e varur nga gazi rus dhe nga nafta e Lindjes së Afërt, shkruan sot "Financial Times" (FT).
    Kriza aktuale seriozisht u reflektua mbi hulumtimet që janë duke u zbatuar në Detin e Veriut, për të cilin besohet se është i pasur me naftë dhe gaz natyror.

    Siç bën të ditur gazeta, Britania e Madhe ka pritur që deri në vitin 2020 të plotësojë 45 për qind të nevojave për naftë dhe gaz nga Deti i Veriut, por siç qëndrojnë punët tani, me siguri do të mund të plotësojë vetëm 12 për qind të nevojave.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:50 am

    Kriza në rajon do të kulmojë në vjeshtë

    Kriza e goditi fuqishëm Evropën lindore, por rajoni do të ngrihet në këmbë më shpejtë sesa Evropa e zhvilluar, meqë e ka atunë më të mirë për investitorët tani për tani të përgjumur - fuqinë e lirë punëtore.
    Kështu shprehet Simeon Xhankov, ekonomist kryesor i Bankës Botërore, i cili është duke vizituar vendet e rajonit. Ai, megjithatë, paralajmëron se, përderisa investitorët do ta vënë në lëvizje kapitalin, kriza do të kulmojë në vjeshtë dhe do të godasë punësimin.

    „Problemet do të thellohen. Vlerësuar sipas rënies së investimeve dhe të eksportit, vetëm mund të parashikohet se kriza në rajon do të kulmojë nga fundi i vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Humbja e vendeve të punës dhe rënia e shkëmbimit tregtar atëherë do të arrijnë majën e vet", paralajmëron Xhankov.

    Sipas Xhankovit, industria e tekstilit, e këpucëve dhe ajo farmaceutike, janë sektorë që në kushte të krizës jo vetëm që nuk zvogëlohen, por mund edhe të rriten.

    „Ato krijojnë artikuj për të cilët njerëzit nuk mund të kursejnë. Industria e tekstilit duhet të riorientohet drejt prodhimtarisë më të lirë. Po ashtu, duhet të kërkohen partnerë në Lindjen e Afërt, te shtetet arabe dhe në Amerikën Latine. Atje kërkesa ende është e madhe", konsideron Xhankov.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:50 am

    S'ka punëtorë sezonal në Finlandë

    Cdo vit tregut të punës në Kosovë i shtohen rreth 40 mijë të papunë
    Kriza ekonomike globale pamundëson realizimin e planeve për dërgimin e punëtorëve sezonal në Finlandë.

    Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq, megjithatë tha se kjo ministri do të vazhdojë angazhimet për gjetjen e rrugëve për zbutjen e papunësisë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:50 am

    Forum 2015, kritika BB, USAID dhe Qeverisë për termocentralin

    Forumi 2015 ka vlerësuar se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është padyshim projekti më i madh kosovar me të cilin synohet të ngritët dukshëm potenciali ekonomik në të ardhmen – mirëpo ka kritikuar skenarët që sillen nga agjencitë që e ndihmojnë realizimin e këtij projekti dhe një pjesë e qeverisë kosovare që – sipas këtij forumi – nuk është duke i parë këto rreziqe...
    “Interesi madhor kombëtar i këtij projekti, që Kosova të dalë me përfitime sa më të mëdha, është cenuar dukshëm, me skenarët që sillen nga agjencitë që e ndihmojnë realizimin e këtij projekti, Banka Botërore, USAID dhe një pjesë e qeverisë kosovare, që nuk është duke i parë këto rreziqe”, thuhet në komunikatën e Forumit 2015, që mbledh rreth vetës ekspertët më të njohur të fushës së ekonomisë në vend.

    Forumi 2015 vlerëson se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është padyshim projekti më i madh kosovar me të cilin synohet të ngritët dukshëm potenciali ekonomik në të ardhmen.

    "Skenarët e prezantuar dhe të përfolur, ende ka shumë fshehtësi në veprime të atyre që “kujdesen” për këtë projekt, rrezikojnë të krijojnë monopol të një kompanie të jashtme, që s’do t’i sjellë asgjë të mirë dhe me leverdi ekonomisë kosovare", theksohet më tëj në komunikatë.

    Ky forum ka paraparë organizimin e një konference me datë 14 prill lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:51 am

    Gjysma e sllovenëve e ndjejnë krizën ekonomike

    Më shumë se gjysma e sllovenëve i ndjejnë pasojat e krizës ekonomike në jetën e përditshme, përderisa 48 për qind kanë deklaruar se ende nuk ndjejnë këtë krizë
    Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 1.000 të anketuar, tregon se një për qind e pjesëmarrësve në anketën tashmë i kanë humbur vendet e punës për shkak të recesionit, 22 për qind këtë e presin së shpejti, ndërsa 65 për qind konsiderojnë se vendi i tyre e punës është i sigurt.

    Gjashtë për qind e të anketuarve presin që vendi i tyre i punës në të ardhmen të jetë edhe më i sigurt, dy për qind se ai edhe tani është i sigurt, përderisa katër për qind nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.

    Për shkak të recesionit u janë zvogëluar rrogat 22 për qind e të anketuarve, 17 për qind këtë e presin së shpejti, 48 për qind nuk presin ndryshime, përderisa shtatë për qind presin t`u rritet rroga.

    Katër për qind e pjesëmarrësve në anketën pohojnë se rroga u është rritur, përderisa një për qind nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:51 am

    Durrës-Kukës, ritme të larta pune në ndërtimin e rrugës

    Puna për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, po vazhdon me ritme të shpejta, çka në prag të sezonit turistik do të mund të funksionojë për lëvizjen e mijëra turistëve kosovarë.
    Kompania Bektel Enka ka bërë të ditur se, po punohet pa ndërprerje në të gjithë gjatësinë e segmentit të autostradës Fushë Dukagjin-Rrëshen, 60,4 kilometra të gjatë.

    Punimet vazhdojnë edhe në segmentin e parë Rrëshen-Reps me gjatësi 19,5 kilometra me ngritjen e murëmbajtëseve, ndërsa në segmentin e dytë Reps-Thirrë, e gjatë 26,5 kilometra ka nisur hedhja e 3 shtresave të stabilizantit, krahas procesit të asfaltit.

    Në segmentin Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14,8 kilometrash, ku vendin kryesor e zë tuneli, për hapjen e të cilit po punohet nga të dy anët, kanë mbetur për t’u bashkuar edhe rreth 260 metra. Tuneli ka një lartësi prej 10 metrash dhe në çdo 400 metra, ka rrugë që lidhin dy tunelet me njëri-tjetrin.

    “Pavarësisht ndonjë vështirësie, pasi po punohet në shkëmb të butë, gjë që ul ritmin e punimeve, të dy anët e tunelit do të bashkohen në muajin maj”, pohojnë burime të kompanisë. Ndërkaq, drejt përfundimit janë dhe ndërtimi i urave të këtij aksi rrugor.

    Deri tani ka përfunduar ndërtimi i 24 urave, nga 29 gjithsej. Të gjitha urat janë 4 kalimëshe, ndërsa ura më e madhe ndodhet pranë tunelit, në anën veriore të tij, me gjatësi prej 316 metrash dhe lartësi 88 metra. /gazeta-start/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:51 am

    Shqipëri, rriten pagat dhe pensionet, FMN kundër

    Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha njoftoi mbrëmë se qeveria ka përfunduar përllogaritjet për rritjen më 1 maj të rrogave dhe pensioneve. Pak ditë më parë Fondi Monetar e këshilloi qeverinë që në kushtet e pasojave të krizës ekonomike të bënte kujdes më një hap të tillë.
    "Me këto rritje, qeveria shqiptare i jep përgjigje shumë të vendosur mjerimit dhe varfërisë. Mbi 800 mijë familje shqiptare të cilat jetonin me 1 dollarë në ditë për frymë, pas kësaj rritjeje, do të kenë të ardhura dy herë më shumë se katër vite më parë. Rritja e rrogave bëhet edhe për një qëllim tjetër; të rrisë kërkesën, të shtojë fuqinë blerëse në tregun e brendshëm. Dhe kjo është një masë e rëndësishme kundër pasojave të krizës", tha Berisha.

    Por nga ana e tij Fondi Monetar ndërkombëtar, javën e shkuar u shpreh hapur kundër kësaj lëvizjeje të qeverisë, pasi në një kohë kur efektet e krizës globale po ndjehen në Shqipëri, mbajtja nën kontroll e shpenzimeve për të mos helluar deficitin buxhetor, vlerësohet si një masë parndaluese.

    Kryeministri Berisha megjithatë deklaroi mbrëmë se qeveria e tij e realizon rritjen e pagave përmes grumbullimit të të ardhurave në buxhet.

    "Unë nuk kam asgjë kundër me konceptin e FMN-së, rrogat dhe pensionet indeksohen. Mirëpo, Shqipëria ka ca specifika që mua më kanë imponuar të marr këto masa, të cilat janë faktuar të drejta. Rritja e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri nuk ka sjellë asnjëherë lëkundje të stabilitetit makroekonomik të vendit, nuk është bërë mbi bazën e rritjes së deficitit buxhetor, nuk është bërë mbi bazën e rritjes së borxhit. Përkundrazi, të gjitha këto kanë ardhur në zvogëlim, për shkak të performancës më të mirë.. /woa/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:51 am

    Shqipëria dhe Kroacia ndërtojnë central bërthamor

    Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kroacisë do të duhej nga fundi i muajit të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e centralit të përbashkët bërthamor në afërsi të Shkodrës, shkruajnë mediumet malazeze. Centrali, sipas burimeve të njëjta, do të kushtojë katër miliardë euro, ndërsa kapaciteti i tij do të jetë rreth 1.500 megavatë.
    Centrali, sipas burimeve të njëjta, do të kushtojë katër miliardë euro, ndërsa kapaciteti i tij do të jetë rreth 1.500 megavatë.

    Ndërtimin do ta bëjë “Elektroekonomia kroate”, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të dorëzohet në Kroaci, theksojnë mediumet.

    Podgorica zyrtare lajmëroi se nuk ka marrë ofertë që të marrë pjesë në projektin për ndërtimin e centralit bërthamor në bregun e liqenit të Shkodrës, një pjesë e së cilës i takon Malit të Zi.

    Ministria malazeze e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor përkujton se në Mal të Zi është në fuqi Ligji për ndalimin e objektit bërthamor, të miratuar në vitin 1995./
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:52 am

    Rreth 25.000 persona largohen nga puna

    Kompanitë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) gjatë katër muajve të kaluar larguan nga puna rreth 25.000 punëtorë, si pasojë nga kriza ekonomike dhe rënia e ekonomisë.
    Sipas të dhënave zyrtare statistikore, brenda katër muajve të fundit numri i të papunësuarve në Federatën (BeH) është rritur për rreth 20 mijë, ndërsa në Republikën Sërpska për pesë mijë.

    Përfaqësuesit e organizatave sindikale druajnë se vala e pushimeve nga puna do të mund të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm.

    Më kritike është gjendja në ndërtimtari, në industrinë e metalit, tekstile dhe përpunimit të drurit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:52 am

    Serbia rrugëdaljen nga kriza e shikon në ndërtimin e Korridorit 10

    Sipas planit, është paraparë të përfundohet ndërtimi i autostradës në Korridorin 10 nga Leskoci deri në kufirin me Maqedoninë, si dhe nga Nishi drejt kufirit me Bullgarinë.
    Këtë në intervistën për "Politika" e deklaroi ministri serb i Infrastrukturës Millutin Mërkonjiq, duke shtuar se nëse punët zhvillohen sipas planit, deri më 1 tetor do të përfundohen 40 kilometra të këtij aksi.

    Mërkonjiqi informoi se në këtë moment sundon një interesim i madh për realizimin e punëve publike, të cilat i financon Qeveria e Serbisë, për çka më së miri flet e dhëna, sipas të cilës, në tender për ndërtimin e 20 kilometrave të aksit Novi Sad-Hogorsh janë paraqitur 27 sipërmarrje.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:52 am

    Bie niveli i kontrabandës në Kosovë, ndikon vendosja e EULEX-it

    Që nga vendosja e patrullave lëvizëse dhe statike të EULEX-it në pikat doganore në veri, janë shtuar të hyrat legale të mallrave, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës,. Ndërkaq, sipas Policisë së Kosovës, muajve të fundit, është shënuar rënie e kontrabandës së mallrave në këto dy pika kufitare.
    Dy pikat kufitare në veri të Kosovës, të cilat janë ende jashtë kontrollit të doganierëve kosovarë, kanë filluar të jenë më përfituese. Ndonëse ende nuk janë funksionale si duhet, në këto dy pika janë rritur të hyrat e mallrave legale, thonë përgjegjësit e Doganave të Kosovës.

    Naim Huruglica, drejtor i Doganave të Kosovës, thotë se me zhdoganimin e mallrave që hyjnë nga pikat kufitare 1 dhe 31, janë rritur të hyrat dhe ka pasur zvogëlim të kontrabandës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Mund të them lirisht që ka një rënie prej gati 70 – 80 për qind të asaj çka ne e kemi njohur si kontrabandë, apo së paku e kemi supozuar, pasi që nuk e kemi ditur kurrë saktësisht se sa ka qenë kontrabanda pas djegies së dy pikave doganore”, u shpreh zoti Huruglica.

    Sipas tij, të hyrat në muajt e fundit janë rritur si rezultat i regjistrimit të mallrave nga doganierët e EULEX-it, të cilët janë vendosur në pikat kufitare 1 dhe 31.

    Pikat doganore në veri të vendit nga fillimi i muajit shkurt janë kthyer në pika regjistrimi për mallrat që hyjnë në Kosovë nga Serbia. Këtë regjistrim të mallit janë duke e bërë përfaqësuesit e EULEX-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

    “Derisa nuk vendosemi me zyrtarët tanë plotësisht në ato dy pika, nuk mund të themi se problemi është zgjidhur në tërësi”, thekson drejtori i Doganave të Kosovës, zoti Huruglica.

    Rënien e nivelit të kontrabandës në pikat kufitare Jarnië dhe Zubin Potok, e konfirmon edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

    Që nga vendosja e EULEX-it, niveli i kontrabandës ka rënë dukshëm. Këtë e tregojnë edhe statistikat e mallrave të konfiskuara nga policia.

    “Që nga vendosja e EULEX-it, niveli i kontrabandës ka rënë dukshëm. Këtë e tregojnë edhe statistikat e mallrave të konfiskuara nga policia. Akoma vazhdon punën grupi punues për parandalimin e kontrabandës. Gjithashtu janë në funksion patrullat shtesë të policisë në këto dy pika kufitare”, thotë Beka.

    Mirëpo, eksperti për çështje ekonomike, Mejdi Bektashi, konsideron se mosfunksionimi si duhet i pikave doganore në veri të Kosovës, po rrit edhe më shumë kontrabandimin e mallrave - gjë që po shënon humbje të mëdha për ekonominë kosovare.

    “Problemi ka të bëjë edhe me mungesën e infrastrukturës ligjore që e rregullon këtë problematikë të ndëshkimit të atyre që shkelin rregulloret ekzistuese, si dhe problemi i masave mjaft të lehta apo ndëshkimet në pagesa shumë të vogla për ata që bëjnë vepra të tilla”, thotë Bektashi.

    Ndryshe, pikat 1 dhe 31 u dogjën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prej atëherë, administrata doganore nuk është e pranishme, ndërsa pikat mobile të kontrollit janë vënë në thellësi të territorit të Kosovës, në pjesën e Mitrovicës. Përveç doganave, deri më tani në këto pika doganore askush nuk ka bërë regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Radio Evropa e Lirë/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:52 am

    Michelin do të mbyllë filialin në SHBA

    Kriza ekonomike vijon të godasë gjigantet botërore të industrisë automobilistike.
    Kompania franceze e gomave “Michelin” ka lajmëruar mbylljen e filialit amerikan në Alabama brenda 31 tetorit të këtij viti.

    Nga kjo do të mbeten të papunë më shumë se një mijë persona. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:53 am

    Shpallet vala e 34 e privatizimit

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 34 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur me 27 Mars, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.
    Lista e tenderëve për privatizim për valën 34 përmban 11 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 11 Ndërmarrje të Reja.

    Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

    Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 13 maj, 2009.

    Dita për dorëzim të ofertave do të jetë me 20 maj, 2009, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

    Ndermarrjet qe do te privatizohen jane,

    Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Kodrali e Becit Sh.P.K. - gjendet në zonat kadastrale Kodrali e Becit dhe në fshatrat Bec dhe Kodrali. Kjo ndërmarrje ofron rreth 215 ha tokë bujqësore.

    Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Fushticë e Ulët Sh.P.K. - me rreth 50 hektarë të tokës bujqësore. Ndër. E Re shtrihet në zonën kadastrale Fushticë e Ulët dhe gjendet pranë rrugës Komoran-Carralevë rreth 5 km larg udhëkryqit Komoran-Carralevë.

    Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Muzakaj Sh.P.K. - me rreth 91 hektarë të tokës bujqësore. Ndër. E Re shtrihet në zonat kadastrale Milloshevë, Mazgit, Obiliq.

    Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Zidi i Sadik Agës Sh.P.K. - gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë-Prizren. Kjo Ndër. e Re përbëhet vetëm nga toka bujqësore. Ndër. e Re do të përbëhet prej përafërsisht 167 hektarë tokë.

    Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë bagëti apo asete tjera të lëvizshme.

    Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

    Ndërmarrja e Re KB Gurrakoc Sh.P.K. - ofron pasuri në sipërfaqe prej përafërsisht 5.96.00 ha tokë përfshirë po ashtu objektet përafërsisht me një sipërfaqe prej 3.000 m2 në qendër të Gurrakocit.

    Ndërmarrja e Re Thertorja Istog Sh.P.K. - përfshinë tokën dhe ndërtesat e përshtatshme për të zhvilluar biznesin e thertores dhe kasaphanën me kapacitet të përmbushjes së standardeve të prodhimit të mishit. Ndërmarrja e Re përbëhet prej një sipërfaqe rreth 2.26 ha tokë me tri ndërtesa strategjike.

    Ndërmarrja e Re Inxheniering Shitoret – Tregu Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë të fitoj pesë dyqane me sipërfaqe total përafërsisht 59 m² me lokacionet në katin e parë dhe të dytë në qendrën Tregtare afër Tregut te Gjelbërt në Prishtine, me mundësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste dhe të qiradhënies.

    Ndërmarrja e Re Drithnaja Tregu Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj ngastrën prej përafërsisht 3.2 ari që përfshin tre lokale dhe parkingun. Kjo pasuri gjendet në pjesën mjaft atraktive të qytetit të Prishtinës afër Tregut të Gjelbër dhe Qendrës së AKP-së me mundësi të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme komerciale e të qiradhënies.

    Ndërmarrja Re Mekanizimi Lokali në Qafë Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj një objekt prej përafërsisht 391.35 m² në qendër të Prishtinës me mundësi të mëdha për aktivitete komerciale.

    Ndërmarrja e Re Liria “Ortakoll-1” Shitoret Sh.P.K. - Kompleksi i Njësisë me pakicë për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin katër shitore dhe bodrumin që ndodhen në Ortakoll Lam I/a and Lam V/1-Prizren dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 673.14m².

    Ndërmarrja e Re Koritniku – Ndërtesa e Administratës Dragash Sh.P.K. - Prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përmban zyrat që ndodhen në Dragash dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00,03,02 ha. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:53 am

    Nafta nën 50 dollarë për barel

    Çmimet e naftës kanë rënë nën 50 dollarë për barel, pasi që investuesit nuk kanë gjetur “shenja të mjaftueshme të kënaqshme” se kërkesat për naftë në gjithë botën do të përmirësohen së shpejti.
    Nafta e lehtë amerikane për dërgesat e muajit maj, ka rënë të martën për 38 centë në 49,67 dollarë për barel. Nafta në dy javët e fundit është shitur për rreth 50 dollarë barel, dukshëm më lart se sa në shkurt kur ishte 35 dollarë.

    Tregtarët janë të inkurajuar me shenjat e para, të cilat tregojnë mundësinë e stabilizimit të bankave amerikane.

    “Goldman Sachs” dje ka bërë të ditur për profit prej 1,66 miliard dollarësh për çerekun e parë, që ka tejkaluar pritjet e “Wall Street”, duke treguar një lëvizje të dukshme krahasuar me humbjet prej 2,29 miliardë dollarësh nga tremujori i vitit të kaluar.

    Raporti i “Goldman Sachs” erdhi pas publikimit të bankës “Wells Fargo” se pret që në çerekun e parë të ketë profit rekord prej 3 miliardë dollarësh. Gjigantët bankarë “Citigroup” dhe “America Corp.” fitimet e tyre do t’i bëjnë të ditura më vonë.

    Në Londër, brendi i Detit Verior është shtrenjtuar 29 centë dhe sot shitet për 52,43 dollarë për barel.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:54 am

    Termocentrali Kosova e Re, asnjë përfitim vendi

    Drejtori ekzekutiv i Fondacionit për shoqëri të hapur, Luan Shllaku, tha se ndërtimi i termocentralit të ri prej 2 mijë e 100 megavatësh, kalimi i pronësisë së minierës së Sibovcit investitorit të ri, dhe dhënia me koncesion për 40 vjet, nuk do t’i sjellë kurrfarë përfitimesh Kosovës.
    Ai tha se përfitime do të ketë vetëm investitori, ndërkaq gjatë 40 vjetësh do të shterrojnë të gjitha burimet e linjitit.

    Ministrja e energjisë dhe minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se ende nuk është marrë asnjë vendim, por të gjitha opsionet janë në shqyrtim e sipër.

    Këto deklarata u thanë në një debat që “Forumi 2015” organizoi sot në Prishtinë, ku diskutua rreth interesit kombëtar për realizimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, i cili vlerësohet se do të avancojë pozitën e përgjithshme të ekonomisë kosovare dhe posaçërisht atë të energjetikës.

    Përgjithësisht anëtarët e Forumit 2015, kritikuan të gjithë sërish skenarët për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:55 am

    Delegacioni i Shqipërisë sjell informacione për shfrytëzimin e portit të Shëngjinit

    Bashkëpunimi ekonomik dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ishin në fokus të bisedimeve ndërmjet anëtarëve të komisionit të jashtëm të parlamentit shqiptarë dhe krerëve të institucioneve të vendit.
    Kryetari i këtij komisioni Preç Zogaj, e informoi presidentin dhe kryeministrin se rruga Durrës-Morinë është në përfundim e sipër dhe se ajo do të jetë një ndihmë e madhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

    Zogaj tha se ka informuar liderët kosovarë me vendimin e kryeministrit Berisha për formimin e komisionit ndërministrorë për dhënien në shfrytëzim të Portit të Shën Gjinit për nevojat e Kosovës.

    Parlamentarët shqiptarë thanë se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në gjitha fushat të cilat paraqitet nevoja. /rtk/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:55 am

    UBS Bank do shkurtojë 8700 punonjës

    Banka zvicerane UBS vendos shkurtimin e 8700 vendeve të punës gjatë vitit të ardhshëm. Banka ka njoftuar se në tremujorin e parë të 2009-ës është regjistruar një humbje prej rreth 2 miliardë frangash zvicerane, ose më shumë se 1,3 miliardë euro.
    USB ka miratuar një program të reduktimit të shpenzimeve, që parashikon edhe uljen e numrit të punonjësve. Numri i të punësuarve deri në vitin 2010 do të ulet në 67500 në filialet në të gjithë botën.

    Vetëm në Zvicër do të shkurtohen 2500 vende pune, njoftoi një zëdhënës i UBS-së. Deri në fund të vitit 2010 ky institut financiar planifikon kursime nga 3,5 deri në 4 miliardë franga.

    USB, që konsiderohet si një ikonë e sistemit bankar zviceran, ka humbur miliarda nga kriza e hipotekave në SHBA. Edhe në tremujorin e parë të vitit klientët tërhoqën sërish para në vlerën e 23 miliardë frangave. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:55 am

    OBT: S`ka kërcënim për proteksionizëm

    Kërcënim nga animi drejt luftës proteksioniste dhe vendosjes së barrierave tregtare për produkte të huaja në këtë moment nuk ka.
    Ky është konstatimi i miratuar në takimin e përfaqësuesve të 153 vendeve anëtare të Organizatës Botërore Tregtare (OBT), në të cilin shqyrtohej situata aktuale në tregtinë në kushte të krizës globale financiare.

    Qeveritë në mbarë botën doemos duhet të jenë të kujdesshëm dhe t`i mbajnë tregjet e tyre të hapura, porositet nga takimi i OBT-së.

    Kompanitë në vendet e pasura dhe në ekonomitë me rritje të shpejtuar informojnë për kërkesë të zvogëluar të produkteve të tyre, përderisa transporti i mallrave përmes rrugës ajrore dhe detare shënon rënie të konsiderueshme në nivel global.

    Sipas parashikimeve të OBT-së, tregtia globale gjatë këtij viti do të shënojë rënie për nëntë për qind në krahasim me vitin e kaluar.

    Një pjesë e madhe e takimit iu kushtua dhjetëra masave, që janë ndërmarrë nga më shumë qeveri në drejtim të mbrojtjes së prodhimtarisë vendore dhe punëtorëve. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:56 am

    KEK nënshkruan marrëveshje me kompaninë Kujtesa

    KEK ka nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e rrjetit distributiv të korporatës me kompaninë Kujtesa. Marrëveshja ka të bëjë me shfrytëzimin e shtyllave elektrike dhe kanaleve nëntokësore të KEK-ut nga Kujtesa.
    “Kjo marrëveshje ka benefite të shumëanshme. KEK përfiton financiarisht duke krijuar të hyra alternative, kompania Kujtesa ka qasje më të lehtë për të arritur deri tek konsumatori, ndërsa qytetarët kanë qasje më të lehtë në shfrytëzimin e shërbimeve telekomunikuese, sikurse do të kenë edhe më tepër zgjidhje në këtë fushë”, thotë z. Arben Gjukaj, u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

    KEK ka një marrëveshje të ngjashme edhe me kompaninë IPKO, ndërsa është në proces të finalizimit të marrëveshjes edhe me PTK-në.

    "Bashkëpunim në sfera të ndryshme të operimit në mes të KEK-ut dhe kompanive tjera vendore do të ketë edhe në të ardhmen. KEK është i vendosur që të shërbejë si lehtësues i punës së bizneseve legale, aty ku ka mundësi. Ndërsa, me rritjen e të ardhurave alternative, krijohet mundësia e shtimit të shërbimeve karshi konsumatorit dhe bëhet e mundur përmirësimi i mëtutjeshëm i vet këtyre shërbimeve", thuhet ne komunikate. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:56 am

    Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave

    Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Entin Rregullator të Ujit të Shqipërisë, përmes së cilës palët janë pajtuar se ajo do të shërbejë në drejtim të zhvillimit dhe ecjes përpara të punës rreth menaxhimit të ujërave.
    Ministri i Mjedisit dhe Ambientit të Ujërave të Shqipërisë Lutfer Xhuveli ka kujtuar edhe një herë se ajri dhe ujërat janë faktorë të tjerë të rëndësishëm të mjedisit, të cilët nuk kanë të bëjnë me hartat dhe kufijtë administrativ.

    “Ajri i pastër, apo jo i pastër, mund të kalojë në çdo kohë nga Kosova në Shqipëri, apo nga Shqipëria në Kosovë, apo në çdo vend tjetër dhe nëse ujërat e Drin i Bardhë janë të pastër dhe do të vazhdojnë të kalojnë kufirin dhe të derdhen në Detin Adriatik d.m.th., Deti Adriatik do të jetë i pastër për të gjithë ne së bashku. Por nëse ujërat që derdhen atje do të jenë të ndotura do të jemi po ne ata që do të vuajmë këtë mungesë të pastërtisë”, ka theksuar ministri Xhuveli.

    “Nëpërmjet kësaj marrëveshje të dy institucionet iniciojnë bashkëpunimin dhe interesin e ndërsjellë në fushën e rregullimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ujëra të zeza, në bazë të barazisë dhe përfitimeve reciproke.

    Ndër të tjera ky bashkëpunim synon në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe njohurive respektive sektoriale, ngritje të kapaciteteve dhe stafeve përkatëse, në aspekt të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe organizmave rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e rregullatore të sektorit të ujrave etj. “, ka theksuar përfaqësuesi nga Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina, Avni Dervishi. /rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:56 am

    Air France-KLM do shkurtojë 3000 punonjës

    Kompania më e madhe ajrore evropiane Air France-KLM ka njoftuar se do të shkurtojë 2500-3000 vende pune deri në vitin 2011.
    Shkurtimet do të bëhen pasi kompania franko-holandeze ka shënuar një rënie me 9,4 për qind të transportit ajror në muajin mars.

    Air France shkurtoi edhe 2400 vende pune gjatë vitit financiar që përfundoi me 31 mars dhe parashikon një humbje prej 200 milionë eurosh për atë periudhë.

    Nuk do të rinovohen kontratat afatshkurtra dhe as do të zëvendësohen punonjësit që kanë dalë në pension, për të shmangur pezullime të tjera të detyrueshme, ka njoftuar një zëdhënës. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:57 am

    Polonia kërkon kredi nga FMN-ja

    Për shkak të krizës ekonomike Polonia do të parashtrojë kërkesë te Fondi Monetar Ndërkombëtar, për marrjen e kredive prej afro 15 miliardë eurosh.
    Sipas ministrit të financave, Jacek Rostowski, rezervat e bankës qendrore vendore duhet të ngrihen me një të tretën.

    Deri tani vetëm Meksika ka kërkuar mjete financiare nga programi i FMN-së për luftimin aktiv të krizës ekonomike.

    Ekspertët presin, që pas kërkesës polake edhe vende si Brazili, Indonezia, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, apo Çekia të përpiqen të marrin ndihma përkatëse.

    Polakët shqetësohen nga largimi i kapitalit gjatë krizës së kredive, si dhe nga shtimi i preokupimit për gjendjen e ekonomive evropianolindore. /dw/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:57 am

    Fond për zhvillimin e bujqësisë

    “Ky fond do të jetë në shërbim të prodhuesve dhe bujqësisë, në shërbim të njerëzve të Kosovës”, tha Thaçi, i bindur se donatorët strategjik do ta përkrahin këtë nismë. Ndërsa Qeveria, siç tha kryeministri, do të marrë përgjegjësitë dhe pjesën e riskut që i takon.
    Kryeministri Hashim Thaçi dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, deklaruan të mërkurën, se në Kosovë ekziston një stabilitet i qëndrueshëm ekonomik e financiar, pavarësisht krizës globale financiare, ndërkaq u dakorduan për formimin e një fondi të veçantë për ndihmuar bujqësinë kosovare.

    “Edhe pse është viti më i rëndë sa i përket krizës financiare, ne jemi të sigurt se Kosova do ta ruajë trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik. Jemi në konsultim edhe me FMN dhe Bankën Botërore, me mekanizmat tjerë përkatës ndërkombëtarë dhe me hapat që kemi ndërmarrë mund të them se Kosova është nga shtetet më së paku të ndikuara në rajon, sa i përket krizës”, tha Thaçi.

    Përfaqësuesi i ProCerit Bankës, Philip Sigwart e quajti të qëndrueshme gjendjen në sistemin bankar. “Sistemi bankar po vazhdon të përmbushë detyrën e tij për financimin e bizneseve në Kosovë”, tha ai, sipas të cilit, duhet menduar për mënyrat e financimit të sektorit të bujqësisë.

    Ndërsa Hashim Rexhepi, drejtor i Bankës Qegrafindrore tha se janë marrë të gjitha veprimet dhe masat për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetit e sistemit bankar të Kosovës.

    “E informuam se sistemi bankar i Kosovës vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rritje të mëtejshme...,ndikimet e krizës financiare dhe ekonomike ndërkombëtare në sistemin bankar të Kosovës, ndërkaq nuk janë duke u ndier dhe sistemi bankar i Kosovës është duke ecur në rrugën e tij të qëndrueshme”, tha Rexhepi. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:57 am

    ZRrE aprovon tarifat e reja të energjisë

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën, ka aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike të cilat që nga 1 prilli të këtij viti përfshirë në mesatare do të jenë më të larta për 2.5% krahasuar me ato të deritanishme.
    “ZRRE‐ja ka marrë parasysh vetëm kostot e arsyeshme e në të cilat nuk përfshihen subvencionet që u janë dhënë KEK-ut dhe KOSTT-it nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës”.

    Në njoftimin zyrtar të ZRRE-së po ashtu thuhet se Bordi i këtij institucioni ka konsideruar se tarifat e reja janë të përballueshme për konsumatorët me të ardhura më të ulëta, nxisin kursimin e energjisë te konsumatorët që shpenzojnë shumë, dhe stimulojnë investimet në sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve të energjisë elektrike.

    Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Organizata FOL 08 sipas së cilës me vendimin e ZRRE-së për ngritje tarifash nuk është respektuar kërkesa e 10.529 qytetarëve që kanë nënshkruar peticioninin kundër ngritjes së çmimit energjisë elektrike.

    “Na shqetëson fakti se ngritja e tarifës së energjisë elektrike po promovohet si zgjidhja për problemet e KEK-ut, sidomos për furnizim me energji elektrike. Nuk është e drejtë që për shkak të pa-aftësisë së KEK-ut për të siguruar inkasim të faturave dhe faturim të energjisë elektrike qytetaret e përgjegjshëm të cilët paguajnë rrymën të ngarkohen”.

    FOL 08 po ashtu ka vlerësuar se ZRrE duhet të dërgoj një porosi të qartë që pa shterjen e të gjitha opsioneve ngarkimi financiar i qytetarëve është vendimi i fundit ekstrem.

    “Kërkojmë nga ZRrE që përfundimisht të mos vendos për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe kështu të përmbush një obligim ndaj qytetarëve”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:58 am

    Kinë: Rritja më e ulët në një dekadë

    Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë më e ulëta gjatë dekadës së fundit. Kina ka shënuar një rritje ekonomike 6.1% gjatë muajve të parë të 2009-ës, krahasuar me 6.8% që ishte rritja në tremujorin e fundit të 2008-ës
    Përpara fillimit të krizës globale ekonomike, Kina ka pasur rritje dyshifrore. /rel/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:59 am

    Maqedoni, greva bllokon aeroportet

    Për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit, sot prej orës 10 deri në orën 12 nuk do të ketë fluturime dhe aterime në aeroportet në Shkup dhe në Ohër.
    Sipas paralajmërimeve, gjatë periudhës së ardhshme do të mundësohet vetëm fluturim i aeroplanëve mbi territorin e Maqedonisë.

    Greva është caktuar për shkak të qëllimit të Drejtorisë për të Ardhura Publike që dhunshëm të paguajë 10 milionë euro nga llogaria e Agjencisë për Aviacion Civil që i ka grumbulluar gjatë gjashtë viteve të fundit si kthim i tatimit të vlerës së shtuar.

    Kontrollorët e fluturimeve nuk heqin dorë nga qëllimi që ta ndërpresin punën, ndonëse, siç u shprehën, ditëve të fundit u janë eksponuar trysnive dhe kërcënimeve se nëse nisin grevën, do të mbeten pa punë.

    Ata paralajmërojnë se për trysnitë do t`i njoftojnë autoritetet ajrore evropiane, ku Agjencia për Aviacion Civil është anëtar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:59 am

    Çekia sërish anulon vendosjen e euros

    Çekia sërish prolongoi afatin deri kur do ta vendoste euron, kësaj radhe për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Ministri i Financave në dorëheqje Mirosllav Kalousek dje deklaroi se nuk duhet pritur që Qeveria, siç ishte premtuar vitin e kaluar, më 1 nëntor ta lajmërojë afatin dhe planin për hyrjen e Çekisë në eurozonën.

    Ministri çek beson se është reale të pritet që Çekia të hyjë në eurozonën në vitin 2013 ose 2014, siç paralajmërohej paraprakisht.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Mon Apr 20, 2009 3:59 am

    Turqia lidere sipas papunësisë në Evropë

    Papunësia në Turqi në janar të këtij viti është rritur në 15,5 për qind, me çka ky vend bashkë me Spanjën bëhet lider sa i përket papunësisë në Evropë.
    Sipas të dhënave zyrtare, në shkurt të këtij viti në Spanjë po ashtu është regjistruar papunësi prej 15,5 për qind, por Turqia pritet ta tejkalojë këtë shifër.

    Në mesin e vendeve të Evropës me përqindje të lartë të papunësisë janë edhe Letonia, Belgjika, Irlanda dhe Polonia.

    Papunësia, nga ana tjetër, në eurozonën u ngjit në 8,5 për qind.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:02 am

    Donatorët zotohen 5 mrd $ ndihma për Pakistanin

    Donatorët ndërkombëtarë janë zotuar për 5 miliardë dollarë ndihma për Pakistanin në dy vjetët e ardhshëm.
    Premtimet që u bënë në takimin në Tokio, do t'i financojnë përpjekjet për uljen e varfërisë, për edukim dhe shëndetësi.

    Japonia dhe Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të japin nga 1 miliard dollarë, Arabia Saudite 700 milionë dollarë, ndërsa Bashkimi Evropian 640 milionë dollarë.

    Premtimet u bënë pasi presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, burri i ish-kryeministres së vrarë Benazir Bhutto, premtoi të luftojë militantizmin, i cili po e destabilizon vendin që zotëron armë bërthamore.

    "Ne jemi të gatshëm të luftojmë. Përkundër faktit se unë e humba nënën e fëmijëve të mi, unë e pranova këtë sfidë si president i Pakistanit për ta drejtuar Pakistanin në këto kohë të vështira. Shpresoj dhe i kërkoj botës me përulësi të na ndihmojë ta luftojmë këtë sfidë të madhe, me të cilën përballemi dhe që i kapërcen në kufijtë tanë", tha Zardari. /rel/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:02 am

    Kasyanov: Rusia rrezikon kaos ekonomik

    Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov deklaroi se Rusia mund të përballet me kaos ekonomik madje edhe me një revolucion, nëse qeveria nuk vepron me vendosmëri për të reformuar dhe zbutur kufizimet politike.
    Kasyanov, i cili aktualisht drejton një parti opozitare, deklaroi gjatë një seminari ne Bruksel se deri në fundin e këtij viti, inflacioni në Rusi mund të arrinte në 15 për qind, kreditë e këqija mund të rriten me rreth 30 për qind të të gjitha kredive dhe papunësia mund të arrijë në 10 milionë persona.

    “Qeveria mund të ketë nevojë për ndihmë nga FMN-ja në të ardhmen”, deklaroi ai. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:03 am

    20 milionë euro investime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë

    Eshtë bërë inaugurimi i investimeve në rrjetin shpërndarës në Klinë dhe në Istog.
    “Kjo është një punë e mirë sepse krijon stabilitet në rrjetin shpërndarës dhe furnizim në mënyrë më kualitative të konsumatorëve me energji elektrike. Këtu është instaluar teknologjia më e avancuar, ndërsa jemi të përkushtuar që stabilimente të tilla të instalohen edhe në pjesët tjera të Kosovës”, tha znj. Pula.

    Kthinat 20 kilovoltëshe të vendosura në Klinë krijojnë mundësinë e komandimit nga distanca. “Po shihen në njërën anë stabilimentet e vjetra, e në tjetrën të rejat, të cilat rrisin stabilitetin dhe sigurinë e punëtorëve. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha z. Çitaku.

    Punëtorët e Nëndistriktit të Klinës tash ndihen të lehtësuar dhe mjaft të kënaqur.

    “Kjo është vetëm një pjesë e investimeve që po realizohen në të gjithë vendin, sepse politika e menaxhmentit të KEK-ut është që të vazhdojë në këtë mënyrë. Vetëm sivjet në rrjetin shpërndarës do të investohen rreth 20 milionë euro nga forcat vetanake të Korporatës”, tha z. Gjukaj.

    Edhe investimet në Istog kanë rritur ndejshëm sigurinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike. Kryetari i kësaj komune, z. Fadil Ferati ka shprehur gatishmërinë e tij që ta mbështesë KEK-un si në investime të kësaj natyre, ashtu edhe në operimet ditore të Korporatës, njofton Zyra e KEK-ut për informim. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:03 am

    Ulet çmimi i thirrjes Vala - IPKO

    Operatori publik mobil Vala dhe operatori i dytë, IPKO kanë arritur marrëveshjen e interkoneksionit, duke zbritur kështu çmimin e thirrjes nga Vala në Ipko prej 0.28 eurocent në 0.18 eurocent, apo thënë ndryshe mbi 35 përqind.
    Marrëveshja e arritur do të hyjë në fuqi nga data 1 maj 2009 dhe do të përfundojë me 30 prill 2010.

    " Ky veprim i dy operatorëve ka qenë i domosdoshëm, marrë parasysh asimetrinë e çmimeve, me ç’rast është dëmtuar kompania dhe vet konsumatori i Vala-s. Njëkohësisht, ky veprim do të ndikojë dukshëm në rritjen e të hyrave të operatorit publik mobil Vala. Kjo marrëveshje e iniciuar nga menaxhmenti i PTK Sh.a. me në krye Prof. Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., është përkrahur plotësisht nga operatori IPKO", thuhet ne komunikaten PTK-se.

    Një hap i tillë, ka qenë i domosdoshëm të merret nga vet udhëheqësia e PTK Sh.a.-së dhe pa ndërmjetësimin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

    ART, e cila kishte ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes së parë mes këtyre dy operatorëve, ka një kohë të gjatë që nuk është duke funksionuar, gjë që ka shtyrë të dy kompanitë, PTK dhe IPKO që të marrin hapa konkret dhe krejt kjo për hir të ofrimit të shërbimeve sa më të lira, konsumatorit.

    "Në këtë mënyrë, PTK dhe IPKO dëshmojnë për një konkurrencë të lirë dhe lojale, duke punuar në të mirë të konsumatorit si synim i vetem", saktesohet ne komunikate. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:03 am

    Citigroup 1.6 miliardë fitim pas shumë humbjesh

    Gjiganti financiar amerikan “Citigroup” ka realizuar fitim neto prej 1.6 miliard dollarësh në tremujorin e parë të vitit, pas një viti me humbje të mëdha dhe disa plane shpëtimi nga Uashingtoni.
    Kjo shumë paraqet një përmirësim tepër të madh krahasuar me humbjet prej mbi 5 miliardë dollarësh për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka njoftuar të premten “Citigroup”, e cila është një nga bankat që ka përfituar nga ndihmat qeveritare.

    Niveli i ulët i interesave i ka nxitur konsumatorët të marrin kredi, po ashtu shitblerjet e aksioneve dhe investimet bankare po fuqizohen nga përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e tregut të kredive.

    Megjithatë, ende vazhdojnë shqetësimet, ndërsa disa klientë të bankës nuk janë në gjendje të paguajnë huat e shtëpive, si dhe nga kartat e kreditit, gjë që mund të shtojë humbjet e korporatës nga huat.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:03 am

    Centrali bërthamor në Shkodër frikëson malazezët

    Deti ynë është 30 kilometra larg atij rajoni, dhe çdo incident do të fshinte qytete të tëra nga harta. Liqeni i Shkodrës edhe pa incidente, do të vihej në rrezik nga puna e impiantit, pasi temperatura do të rritet në disa gradë. Kjo do të shkatërronte jetën e gjallesave në këtë liqen, paralajmëroi eksperti i ndërtimeve, Cedomir Cejoviç cituar nga radio serbe “B92”.
    Zëdhënësi i ministrit kroat të Ekonomisë, Tomoslav Mazal, i tha televizionit të Podgoricës, “Vijesti”, se qeveritë e dy vendeve kanë formuar një grup pune prej pesë ekspertësh, të cilët kanë si detyrë që të zbatojnë nga ana teknike këtë projekt të madh.

    Mediat kroate kanë njoftuar më parë, se kontrata është firmosur mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

    Impianti do të ndërtohet afër Shkodrës, aty ku lumi i Bunës buron nga liqeni i Shkodrës në detin Adriatik, afër kufirit me Malin e Zi. Sipas medias së Podgoricës, impianti do të kushtojë 4 miliardë euro dhe do të ketë kapacitet 1500 megavat.

    Ndërtimi i impiantit do të bëhet nga kompania shtetërore elektrike kroate “HEP”, ndaj dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të shkojë në Kroaci.

    Pas njoftimit që përkon edhe me 30-vjetorin të tërmetit shkatërrues që goditi bregdetin malazez në vitin 1979, eksperti i ndërtimeve, Cedomir Cejoviç, ka paralajmëruar për rreziqet e ndërtimit të një impianti të tillë në një zonë që njihet për aktivitetin sizmik.

    Ndërkohë, nga pala shqiptare ende nuk ka ndonjë koment për rreziqet e ndërtimit të këtij impianti.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:03 am

    Hyrjen e PTK-së në Shqipëri pritet ta votojë parlamenti

    Qeveria shqiptare, duke qenë se në tender u kualifikua vetëm PTK por me oferte fituese në krahasim me ofertat e tjera, dhe për të mos anuluar tenderin dhe rihapjen e procedurave të reja, ia ka lënë Kuvendit të miratojë kontratën për futjen e PTK si operatorë i katërt në vend.
    Në tenderin për celularin e katër u paraqitën dy oferta, ajo e Postës së Kosovës dhe ajo e “Universal PG”, me vlerë 5 milionë euro.

    Kompania e dytë nuk i plotësoi kushtet, kështu që në tender ngeli vetëm një ofertë. Kjo është arsyeja që qeveria e lë në dorë të Kuvendit miratimin e ofertës së vetme apo shtyrjen e tenderit.

    Sidoqoftë qeveria ka dhënë disa arsye pse kontrata duhet të miratohet.

    Arsyeja e parë është vlera, e cila është 45% më e lartë se oferta tjetër.

    Nga ana tjetër, qeveria nënvizon se kushtet aktuale të krizës botërore e bëjnë të vështirë deri të pamundur gjetjen e një oferte tjetër nga investitorë të huaj.

    “Kriza që preku ekonominë botërore gjatë vitit të kaluar do të vijojë efektet në ekonominë botërore edhe gjatë këtij viti. Për pasojë në kushtet kur bizneset po përshtatin orientimet e tyre dhe institucionet financiare po forcojnë politikat e tyre financuese, vendi nuk mund të presë një rritje fluksi investitorësh strategjikë të interesuar për këtë shërbim në një treg modest si Shqipëria, me gjithë masat dhe instrumentet që autoritetet shtetërore vendase mund të ndërmarrin për këtë çështje, përfshi uljen e çmimit nën kufirin e 5 milionë euro”.

    Arsye tjetër është koha.

    Sipas qeverisë, në ekonomi vonesat shkaktojnë gjithnjë humbje. Në këtë rast buxheti humb paratë e shitjes, ekonomia një investim të huaj dhe qytetarët konkurrencën në tregun e celularëve dhe, si rrjedhojë, uljen e çmimeve dhe shtimin e shërbimeve.

    Qeveria parashikon që një investim i tillë do të hapë edhe vende pune, kryesisht për inxhinierët. Nga ana tjetër, fakti që në treg do të ketë edhe një kompani tjetër, atëherë edhe konkurrenca do të jetë më e fortë. Sipas kontratës, konsorciumi do të duhet që brenda vitit të parë të punës të arrijë një mbulim prej 81% të territorit dhe 95 për qind të popullsisë. Në vitin e dytë 83 për qind të territorit dhe në vitin e tretë 85 për qind. /panorama/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:04 am

    Forbes: Pasanikët rusë humbën 2/3 e pasurisë

    Pohimi është publikuar nga revista “Forbes”. Ajo nënvizonte në numrin e saj të fundit që doli sot, se “kriza financiare i ka goditur rëndë pasanikët më të mëdhenj rusë, vlera e përgjithshme e pasurive të të cilëve ka rënë me më shumë se 70 për qind, deri në 142 miliardë dollarë.Revista ka bërë një klasifikim të përvitshëm dhe në publikimin e sotëm, evidentojnë se “kriza ka prekur të gjithë botën: financierët dhe metalurgët, naftëtarët dhe prodhuesit e artikujve të konsumit të përditshëm”. Klasifikimi dominohet këtë vit nga Mihail Prokhorov, pronar i fondeve të investimeve “Onexim”, 43 vjeç, pasuria e të cilit vlerësohet në 9.5 miliardë USD, të fituara veçanërisht në industrinë metalurgjike, atë arit dhe financë. Vendin e dytë e zë Roman Abramoviç, 42 vjeç dhe pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, me 8.5 miliardë USD i pasuar nga presidenti i përgjithshëm i kompanisë së naftës “Loukoil”, Vagit Alekperov, që posedon 7.8 miliardë USD. Oleg Deripaska, në krye të gjigandit të aluminit "Rusal" dhe i përballur me probleme të rënda rinmbursimi të kredive të tij, ka humbur më shumë se 25 miliardë dollarë dhe zë aktualisht vendin e dhjetë në klasifikim. Në të vërtetë, revista prestigjioze ekonomike “Forbes”, regjistron çdo vit 100 personat më të pasur. Këtë herë, ajo ka evidentuar se “asnjë anëtar i Rripit të Artë nuk ka shënuar rritje të pasurisë së tij”. /noa/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:04 am

    ORA: Kosova po shpronësohet

    Zyrtarë të Partisë Reformiste ORA, thane se nëse vazhdohet me këtë lloj të privatizimit të plotë edhe me ndërmarrjet publike, pa vizion për zhvillim ekonomik, duke i plotësuar jo nevojat e shtetit por nevojat e firmave ofertuese dhe pa lënë asgjë në pronë të shtetit, për një kohë shumë të shkurtër Kosova do të shpronësohet dhe do të shndërrohet në qiraxhi në vend të vet.
    Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatqija, deklaroi se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës ka qenë një proces që si efekt ka prodhuar pak mjete të inkasuara.

    Sipas saj, shumica e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara nuk kanë vazhduar me ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, por janë shndërruar në parkingje, universitete dhe banesa.

    Nënkryetari i kësaj partie Naim Hoxha bëri disa rekomandime se si duhet të dilet nga kjo situatë, duke përmendur edhe privatizimin parcial të ndërmarrjeve publike, ku pjesa vendimmarrëse do të mbetet në pronësi të shtetit sikundër edhe privatizimin përmes fletë obligacioneve. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:04 am

    Lufthansa dyfishon fluturimet me Shqipërinë, ofrohen dhe tarifa më të ulëta

    Shërbimi ofrohet dy herë në ditë midis Tiranës dhe Mynihut, ndersa kompania ka aplikuar çmime te reja, shume te lira për udhëtimet nga Shqipëria. Bileta vajtje-ardhje nga Tirana në Mynih kushton vetëm 89 euro dhe 189 euro kushton bileta për 60 qytete Evropiane. Cmimi përfshin të gjitha taksat dhe tarifa të tjera, veç tarifës për shërbimet ndaj biletës.
    “Linja ajrore ndërkombëtare me qendër në Gjermani, ka shtuar një fluturim ditor, krahas shërbimeve të saj ekzistuese ditore, nga Tirana në Munih”, - u tha në një konferencë për shtyp që drejtues të kompanisë zhvilluan në Tiranë.

    Itinerari i ri i shtohet shërbimeve ekzistuese që ofrohen nga grupi Lufthansa dhe është përshtatur për të ofruar koordinimin optimal të kohës së udhëtimit si për pasagjerët e biznesit dhe për pasagjerët për turizëm.

    Gabor Horvarth, Menaxheri i Përgjithshëm i Shitjeve të Pasagjerëve të Lufthansës për Bullgarinë dhe Shqipërinë, duke folur për risinë, evidentoi konstatimin se “fluturimet Tiranë-Mynih janë pritur mirë nga pasagjerët tanë, sidomos nga komuniteti i biznesit gjithnjë në rritje”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:04 am

    Forbes: Ja vendet me mjedis më të pastër

    Revista e mirënjohur ekonomike, amerikane "Forbes" ka botuar një renditje me vendet, të klasifikuara si më mike të mjedisit, në botë.
    140 vende janë klasifikuar në bazë të një indeksi për ruajtjen e mjedisit, i përpunuar nga Universitetet e Kolumbias dhe Jeillit.

    Zvicra vlerësohet si shteti më i pastër dhe me mjedis të pandotur, në botë, edhe pse është vend me të ardhura të larta.

    Pas saj renditet Suedia, Norvegjia, Kosta Rika, Kolumbia, Zelanda e Re, Japonia, Kroacia dhe Shqipëria.

    Për vendin tonë nënvizohet, se edhe pse nuk ka bërë sa duhet për ekologjinë, shkaqet e pastërtisë lidhen me industrinë e vendit, që thuajse nuk ka punuar kurrë.

    Tjetër arsye që përmendet është mos-përdorimi i gazit, apo i lëndëve të tjera për ngrohje.

    Gjithashtu, në rang vendi, ndotja e ajrit mbetet ende e vogël. Metoda e përdorur bazohet në 25 kritere, që nisin nga pastërtia e ajrit, cilësua e ujit, biodiversiteti dhe përdorimi i pasticideve. /tar/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:04 am

    Urgjent themelimi i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim

    Partia Social Demokrate poashtu permes nje raporti ka sulmuar bankat komerciale, jo-vendore dhe vendore, në politikën e tyre afariste, me arysetimin se gjatë gjithë kësaj kohe kanë dëshmuar se janë në shërbim të ngurtë dhe të ngushtë të profitit dhe interesave te aksionarëve të tyre dhe asgjë me tepër.
    Këshilli Ekonomik i PSD-së, për mes përpilimit të një raporti ka vlerësuar se gjatë formimit të kësaj banke duhet ofruar mundësinë edhe ndonjërës prej bankave ekzistuese komerciale.

    “ Nese duam që ta ndërpresim stagnimin gati 20 vjeçar të zhvillimit ekonomik, pra që nga viti 1990 kur Kosova totalisht u de-institucionalizua edhe kur bruto produkti i saj ishte ca 2,5 miliard dollarë, ndërsa në vitin 2007 e mbylli me 2.5 miliardë euro, duhet të marrin një hap urgjent, pra të formohet Banka e Kosovës për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila horizontalisht do të shtrihej në 7 qendrat e Kosovës, në kuadër të një infrastrukture të objekteve të Bankës së Kosovës të cilat tani për tani nuk janë të privatizuara, nuk janë në shfrytëzim për këtë dedikim dhe të cilat pa dyshim i plotësojnë në tërësi kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie”, thuhet në raportin e PSD-së.

    Këshilli Ekonomik i PSD-së ka vlerësuar se Kosovës nuk i mungojnë asetet financiare, por i mungojnë organizimi dhe menaxhimi i mirëfilltë i tyre.

    Përpiluesit e këtij raporti kanë thënë se formimi i kësaj banke do të mund të eliminonte shumë dobësi dhe boshllëqe të akumuluara në këtë lëmi në Kosovë.

    “Kjo bankë do të kryente edhe të gjitha punët tjera bankare nga fushëveprimi i saj. Shuma e fondeve nga këto baza sipas shënimeve aktuale është nga 1,7 deri në 2,0 miliardë euro, të cilat për fat të keq të mirëqenies së popullatës së Kosovës, në përgjithësi janë në qarkullim dhe në funksion të zhvillimit të atyre vendeve ku ato qarkullojnë pra jashtë Kosovës”, thuhet në raport./telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:05 am

    Samërs: Rimëkëmbja ekonomike, proces i ngadaltë

    Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, Lerri Samërs thotë se megjithëse ka shenja përmirësimi në ekonomi, rimëkëmbja do të jetë një proces i ngadaltë.
    Zoti Samërs tha në një intervistë televizive se ekonomia përballet ende me probleme madhore. Por ai shtoi se megjithëse shifrat ekonomike ishin negative deri para pak muajsh, tani të dhënat janë të përziera.

    Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumë vende të tjera janë në krizë ekonomike. Papunësia e thellë ka bërë që shumë familje të mos të përballojnë dot kreditë e shtëpive dhe faturat shëndetësore. /woa/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:06 am

    Exxon Mobil në krye të kompanive më të mëdha amerikane

    Të ardhurat e gjigandit të naftës, Exxon për vitin 2008 ishin 442 miliard dollarë. Ndërsa për kompaninë e shitjeve me pakicë Wal-Mart ato ishin 405 miliardë.
    Exxon Mobil i zuri vendin Wal-Mart-it në krye të listës së kompanive më të mëdha amerikane që kanë aksione në bursë dhe që përfshihen në listën Fortune 500.

    Lista vjetore e kompanive më me fitim për vitin 2008 u publikua dje. Ajo i rendit kompanitë sipas të ardhurave bruto.

    Dy kompani të tjera nafte renditen në pesë vendet e para - Chevron Corp në vend të tretë dhe ConocoPhillips në vend të katërt.

    Konglomerati industrial General Electric renditet në vendin e pestë.

    2008-a ishte një vit të cilin shumica e kompanive të listës do të dëshironin ta harronin. Të ardhurat e përgjithshme të 500 kompanive kryesore ishin 85% më të ulta se sa në vitin 2007.

    Ato që u prekën më rëndë ishin kompanitë e shërbimeve financiare.

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 5 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:06 am