Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:15 am

    Kreditë e FMN-së në të ardhmen pa kushte dhe kufizime
    Fondi Monetar Ndërkombëtar sot ka shpallur reforma për mënyrat e dhënies së kredive mes të cilave është edhe mundësimi i linjës kreditore pa "kufirin e lartë" të shumës apo kushte të posaçme.

    Ato reforma paraqesin ndryshim të rëndësishëm me qëllim që FMN-ja t'u ndihmojë vendeve anëtare, që është me rëndësi të posaçme në këtë kohë të krizës gloable", deklaroi Dominique Strauss Kahn Kan drejtor i FMN.

    "Fleksibilitet më të madh në marrjen e kredive me kushte më të lehta që të mundësojnë reagim më efikas të krizës së anëtareve tona. Ajo do t'u mundësojë që ta tejkalojnë krizën dhe ripërtrijnë zhvillimin e qëndrueshëm" shtoi ai.

    Risi kryesore është formimi i instrumentit të ri për miratimin e kredive, linja felksibile kreditore, e cila është bërë për anëtaret në të cilat sipas vlerësimeve të FMN-së, drejtohet në mënyrë të drejtë.

    Kreditë e asaj linje do të jepen pa kushte apo kufizime për shumën e të hollava që mund të huazohen. Kan shtoi se ajo do të jetë "instrument i kujdesshëm" dhe se mjetet do të mund të merren në çdo kohë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:15 am

    Beqaj: Të zgjerohet bashkëpunimi me bizneset finlandeze
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj gjatë takimit me drejtorin e Qendrës për Tregti e Finlandës (FIPRO) me seli në Bullgari, Matti Niemena kërkoi që të shqyrtohen mundësit e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të bizneseve të dy vendeve.

    Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe kryetari Beqaj propozoi nënshkrimin e Memorandumit te Bashkëpunimit në mes të OEK-ut dhe FIPRO dhe ftoi bizneset nga Finlanda dhe Bullgaria që të vizitojnë Kosovën.

    Niemena ka deklaruar se në ketë moment FIPRO nuk ka ndër mend të hap zyre në Kosovë por ka plane konkrete për zgjerimin e Bashkëpunimit me Kosovën.

    Ndryshe FIPRO ka 60 zyre në vende të ndryshme dhe ka mandat që të ndihmojë ndërmarrjet në analiza tregu, në aktivitetet e eksportit, propozon zgjidhjet për prodhimtari me shpenzime më të ulta etj.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:15 am

    Kompanitë ajrore, 4.7 miliardë humbje
    Kompanitë ajrore në të gjithë botën do të humbasin plot 4.7 miliardë dollarë në vitin 2009 për shkak të krizës financiare e cila ka mbërthyer gjithë botën.

    Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, një gjë e tillë do të ndodhë pasi ka një rënie drastike të kërkesës për trafik ajror nga pasagjerët dhe frekuentuesit e tjerë të saj.

    Vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, kompanitë ajrore humbën në shumën e 2.5 miliardë dollarëve në total për shkak të rënies së fluksit të udhëtarëve.

    “Situata në këtë sektor paraqitet shumë e rëndë. Kërkesa për fluturime është ulur shumë më tepër nga sa ne e kishim parashikuar disa vite më parë”, pohojnë drejtues të kësaj shoqate.

    Kjo shoqatë përfaqëson 230 kompani ajrore të njohura në të gjithë botën, mes të cilave më në zë janë British Airways, Cathay Pacific, United Airlines ed Emirates, të cilat kanë pësuar edhe goditjen më të madhe financiare, prej 8.5 miliardë dollarëve.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:44 am

    SHKNRR: Hapja e Post Bankës shpëton vendin nga kriza financiare

    Në këto rrethana të krizës globale financiare dhe nevojave të ekonomisë kosovare për infuzion financiar, Post banka do të ishte një mbështetës i fuqishëm financiar i stabilitetit financiar dhe i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës. Kështu ka vlerësuar Shoqata Kosovare për Ndërtim të Rrugëve (SHKNRR).

    Sipas SHKNRR-së, bankat komerciale në Kosovë, në bazë të rekomandimeve të qendrave të tyre të vendosjes i kanë mbyllur hermetikisht dyert për mbështetjen financiare të biznesit kosovar dhe me mbylljen e tyre në vete janë paralizuar edhe mjetet e depozituesve kosovare dhe sidomos atyre më të mëdhenjve siç janë mjetet e PTK-së.

    "Si reagim ndaj një mungese akute të mjeteve financiare, sidomos atyre qarkulluese, shumë biznese kosovare kanë filluar t’i largojnë punëtorët”.

    SHKNRR po ashtu ka vlerësuar se hapja e Postë-bankës do të krijonte një mundësi që mjetet financiare të krijuara në Kosovë nga ana e PTK-së dhe ato buxhetore të plasohen në ekonominë e Kosovës me një interes të ndërsjellë si për PTK-në, për bizneset kosovare ashtu edhe për Qeverinë e Kosovës.

    “Me gjithë atë, ideja e hapjes së Postë bankës si një institucioni financiar vendor, nuk po përkrahet nga ana e disa institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”.

    Sipas SHKNRR-së, rezervimet ndaj hapjes së Post bankës ka shprehur Guvernatori i BQK-së i cili publikisht ka pohuar si sukses të institucionit që drejton, se mjetet e ekonomisë së Kosovës për shkaqe sigurie janë të plasura në tregjet e jashtme.

    “Ashtu ka ndodhur me mjetet e Trustit pensional, me mjetet e privatizimit etj. Ndërsa ekonomia kosovare po përjeton ditët më të zeza në përpjekjet e saja për të mbijetuar për shkak të mungesës së mjeteve financiare”.

    Ndërkaq, ndër institucionet ndërkombëtare të cilat e kundërshtojnë hapjen e Postë bankës së Kosovës, në shtyp është përmendur FMN-ja.

    “Por, nuk është e qartë, nëse është vërtet mospajtimi i këtij institucioni rreth themelimit të postë bankës në Kosovë apo është interpretim i qarqeve të caktuara te cilat e kundërshtojnë hapjen e Post bankës”. /Telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:44 am

    Çekia kundër planit stimulues Obama

    Kryeministri i rrëzuar çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së ka përsëritur kritikat e tij lidhur me planin amerikan për ringjalljen e ekonomisë.

    Ai tha se kombinimi i stimulimit dhe proteksionizmit do ta pengonte sistemin global financiar.

    Topolanek e bëri këtë deklaratë në Parlamentin Evropian në Strasburg 10 ditë përpara samitit të G20-s në Londër.

    "Timothy Geithner, Sekretari amerikan i Thesarit, flet për veprime të përhershme dhe në sesionin tonë të pranverës, u alarmuam prej kësaj. Ai flet për një fushatë të gjatë stimulimi për SHBA-në".

    Topolanek tutje ka shtuar se "Të gjitha këto masa, kombinimi i tyre dhe permanenca është një rrugë drejt ferrit". /bbc
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:45 am

    Kriza ekonomike ka ndaluar në portat e Shqipërisë

    Forumi Ekonomik i Crans Montanës filloi sot mbasdite punimet në Tiranë, duke u përqëndruar në sfidat e krizës financiare ndërkombëtare, sfidat gjeo-strategjike lidhur me energjinë në Europën Juglindore dhe zhvillimin dhe përmirësimin e investimeve të huaja.

    Punimet e këtij Forumi i hapi Presidenti i Crans Montanes, Zhan Pol Kalteron, i cili vlerësoi hapat e bëra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e barrierave ndaj biznesit, duke ndikuar që Banka Boterore ta rendisë Shqipërinë ndër 10 vendet e para në botë për këtë tregues si dhe masat që ka marrë për të përballuar efektet e krizes globale ndërkombëtare.

    Kreu i forumit Jean-Paul Kalteron deklaroi se kriza ekonomike ka ndaluar në portat e Shqipërisë.

    Në këtë Forum, marrin pjesë 200 pjesëmarrës, mbi 120 prej të cilëve përfaqësues nga institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, nga qeveri të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së dhe nga kompani të mëdha të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri. /tar/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:45 am

    Brown: Duhet reformuar sistemin bankar

    Kryeministri britanik, Gordon Brown, u ka bërë thirrje liderëve të Grupit 20, që në samitin e ardhshëm në Londër të ndërmarrin hapa që do të siguronin reformimin e sistemit bankar dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

    "Duhet të veprojmë në samitin e Londrës për të siguruar që sistemi bankar të reformohet dhe për t'u vërtetuar se institucionet tona financiare mund t'ju vijnë në ndihmë vendeve më të varfëra", ka thënë Brown pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

    Kreu i OKB-së, Moon i ka dërguar letër vendeve të Grupit 20, me kërkesën që në samitin e Londrës me 2 prill të përkrahin paketën e masave stimuluese, që kap vlerën prej një mijë miliardë dollarë, për të ndihmuar vendet e varfëra. /rel/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:45 am

    Parandalohet bankrotimi i 100 bankave në Rusi

    Autoritetet ruse parandaluan bankrotimin e 100 bankave më të fuqishme ruse, deklaroi sot ministri rus i Financave Alexei Kudrin.

    Ai, në konferencën e 11-të ndërkombëtare në Moskë, deklaroi se bankat ruse prej 1 tetorit të vitit 2008 e deri tani, kanë kthyer kredi me vlerë prej gjithsej 50 miliardë dollarëve.

    Kudrin vlerësoi se duke iu falënderuar aktiviteteve të Bankës Qendrore (BQ), situata në sektorin bankar është “përmirësuar”.

    Sipas tij, shembull për gjendjen e këtillë me aktivën dhe pasivën në sistemin bankar, duke saktësuar se pasiva ndërkombëtare, tani, është rreth 150 miliardë dollarë, ndërsa aktiva ndërkombëtare 147 miliardë.

    “Barazimi praktik i këtyre shifrave mund të quhet faktor stabilizues”, theksoi Kudrin. /Makfaks/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:46 am

    Reno në krizë deri në vitin 2011

    Kriza ekonomike do ta përcjell gjigantin automobilistik francez “Reno” deri në vitin 2011.

    Në këtë drejtim, në vitin 2009 Prodhuesi I automobilave, “Reno”, ka paralajmëruar largimin e 9.000 të punësuarve.

    Kompania po ashtu ka paralajmëruar se nuk do t’i mbyllë repartet në Francë, derisa e shfrytëzon huan shtetërore në vlerë prej tre miliardë euro.

    Megjithatë doemos “Reno” duhet të përgatitet për zvogëlimin e porosive, që do të zgjasë deri në vitin 2011.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:46 am

    Crans Montana, Berisha fton investitorët

    Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e hapjes të forumit ekonomik Crans Montana, që po mbahet në Tiranë.

    Gjatë fjalës së tij kryeministri ka ftuar vendet perëndimore të investojnë në Shqipëri, duke e vënë theksin tek lehtësirat që ka ofruar qeveria për bizneset.
    “Ky forum është një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për investime, të cilat ishin të ndaluara.

    Ne hoqëm pengesat burokratike për investime, kemi modernizuar sistemin fiskal dhe kemi hartuar e miratuar një sistem të ri për taksat. Gjithashtu, kemi ulur çmimin e energjisë për bizneset dhe kemi rinovuar infrastrukturën”, ka pohuar Berisha.

    Më tej kryeministri ka përsëritur projektet e qeverisë në sektorin e energjetikës, ku ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar me vende të ndryshme. /atsh/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:46 am

    FMN-ja i aprovoi tre miliardë euro Serbisë

    Marrëveshje për hua në vlerë prej tre miliardë eurove arriti Serbia me Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), prej të cilave 2.2 miliardë euro do t'i aprovohen në vitin 2009.

    Lajmin e bëri të ditur ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiq, duke shqtuar se marrëveshja u arrit në çast të duhur.

    "Marrëveshjen që e arritëm me FMN-në është shumë i rëndësishëm për Serbinë, meqë do të sjell stabilitet në sistemin financiar, por edhe siguri për qytetarët tanë, si dhe për investitorët e huaj, tha Dinkiq.

    Ai sqaroi se karakteristika kryesore e marrëveshjes është zvogëlimi i konsumit shtetëror dhe përshkakta e vëllimit të të ardhurave buxhetore.

    Barra më e madhe e kësaj përshtatje do të bie mbi administratën shtetërore, ku vendoset kursim i madh, theksoi Dinkiq.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:46 am

    Kroacia shkurton buxhetin

    Shpenzimet e përgjithshme të Kroacisë zvogëlohen për 5.4 miliardë kuna (740 milionë euro), ndërsa të ardhurat e planifikuara për tetë miliardë kuna (1.08 miliardë euro).

    Kjo parashihet me ribalancin e propozuar të buxhetit shtetëror, që qeveria kroate mbrëmë e dorëzoi në Kuvend.

    Të ardhurat e përgjithshme me ribalancin e buxhetit do të zvogëloheshin në 116.6 miliardë kuna (15.5 miliardë euro), përderisa shpenzimet e planifikuara shkurtohen në 121.58 miliardë kuna (16.4 miliardë euro).

    Deficiti i projektuar me këtë do të rritej në 1.4 për qind të BPV-së, kundrejt 0.7 për qind aq sa planifikohej me buxhetin në dhjetor.

    Në anën e shpenzimeve planifikohet zvogëlimi i rrogave për gjashtë për qind, gjegjësisht kthimin e nivelit të vitit të kaluar. Parashihet zvogëlimi i subvencioneve dhe kursim i shpenzimeve materiale.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:47 am

    Shqipëria dhe Kroacia do të ndërtojnë central bërthamor

    Memorandum për negociata të mëtejshme për ndërtim eventual të centralit të përbashkët bërthamor të Shqipërisë dhe Kroacisë, duhet të firmoset në muajin prill.

    Këtë sot e deklaruan mediumet kroate, pas vizitës së delegacionit të lartë qeveritar kroat në Shqipëri.

    Në takimet, siç theksohet është biseduar për bashkëpunimin bilateral ekonomik, si dhe për projekt të përbashkët për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri.

    Memorandumi që duhet të nënshkruhet muajin e ardhshëm parasheh formim të grupit punues të ekspertëve nga pesë anëtarë të Shqipërisë dhe të Kroacisë, të cilët do t'i vazhdojnë bisedimet.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:47 am

    Energjia, sfidë për investimet

    Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Erhard Busek, tha se Kosova ka ndryshuar shumë dhe është zhvilluar. “Ndryshimet që janë bërë në krahasim me vitet paraprake nga kosovarët janë mbresëlënëse”, ka theksuar Busek, duke iu bërë thirrje bizneseve për investime në Kosovë pasi, sipas tij, janë krijuar kushte të favorshme në këtë drejtim. Republika e Kosovës që nga sot u bë anëtare e Forumit Ekonomik të Vjenës.

    Nënshkrimi i anëtarësimit të Kosovës në Forumin Ekonomik të Vjenës është bërë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Erhard Busek.

    Në forumin e organizuar ne Prishtinë nga “Vienna Economic Forum” në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës me temë “Investo në Kosovë-investo në rajon, ku po marrin pjesë rreth 180 pjesëmarrës nga 90 vende të rajonit u deklarua se Qeveria e Kosovës ka bërë progres në konsolidimin e ambientit të favorshëm për investime.

    Sipas tyre Kosova ka pasuri natyrore, popullatë të re dhe të motivuar, kornizë ligjore moderne, mirëpo çështja e furnizimit të rregullt me energji elektrike vazhdon të mbetet sfidë për investime dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Vizioni im për zhvillimin ekonomik të Kosovës paraqet bazën për një Kosovë shtet të të gjithë qytetarëve të saj, i zhvilluar në përputhshmëri me parimet demokratike, me një ekonomi të qëndrueshme, me një shoqëri shumetnike dhe me një përkushtim të plotë për integrimin euro-atlantik”, tha Thaçi, duke shtuar se Kosova është një shtet i ri me spektër të gjerë të nevojave për zhvillim.

    Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala theksoi se Qeveria e Kosovës i ka hapur dyert për privatizim në KEK, të rrjetit të distribucionit dhe të shpërndarjes, ka ulur taksat në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për investime.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e interesuar që të bashkëpunojë me sektorin privat në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës.

    Ndërsa, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se sigurimi i energjisë elektrike është sfidë e vështirë për të tejkaluar pasi që kërkohen reforma të guximshme dhe investime kapitale në sistemet energjetike, kryesisht në sektorin e gjenerimit të energjisë elektrike. /telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:47 am

    Pa bordin e ART-së, nuk hiqen operatorët ilegal

    Ministri Fatmir Limaj, tha të enjten se brenda një periudhë jo të gjatë, do t’u ndalohet veprimtaria të gjithë operatorëve ilegal të telefonisë mobile që po veprojnë në vend, por mundësia për të vepruar në këtë periudhë është paksa e vështirë për faktin se bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) i ka kaluar mandati.

    Besojmë se shumë shpejt do t’i zgjidhim anëtarët e këtij bordi dhe pastaj të nxjerrim vendim të qarta, prandaj shpresoj që në Kosovë nuk do të veprojnë më asnjë operator ilegal që bie në kundërshtim me ligjin”, u shpreh ministri Limaj.

    Ai bëri këto deklarata në seancën e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës në pikën e rendit të ditës që ka të bëjë më pyetjet parlamentare.

    “Është e vërtetë se anë e kënd Kosovës ende vazhdojnë operatorë ilegal. Ne kemi kërkuar që të fillohet me eliminimin dhe largimin e këtyre tyre operatorëve nga Kosova dhe në këtë çështje kohën e fundit kemi bërë disa lëvizje dhe shpresojmë që këto do të intensifikohen”, tha ministri Limaj.

    Në Kosovë që nga periudha e pasluftës vazhdojnë të veprojnë operatorë ilegal të telefonisë mobile nga Serbia. /telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:48 am

    Qeveria duhet të heqë tatime të tjera

    Heqja e tatimit në dividendë nuk është bërë pjesë e ligjit për taksa të korporatës. Kjo për investitorët e huaj mund të jetë po aq e rëndësishme sa reduktimi i tatimit në korporatë nga 20 në 10 %. Tatimi i dyfishtë gjithashtu është një çështje e madhe për investitorët e huaj, tha Luan Dalipi, kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane.

    Kjo u tha ne tryezen e rrumbullakët “Zbatimi i politikave të reja fiskale”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosove.

    “Objektiv kryesor të Odës sonë, ATK-së dhe Doganave në këtë tryezë janë që përmes një partneriteti të fuqishëm publiko-privat të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes dhe edukimit të gjitha palëve të interesit për mundësinë e deklarimit të plotë qarkullimit të mallrave dhe importuara dhe të eksportuara. Të ndikojmë në rritjen e buxhetit të Kosovës dhe të ndikojmë pozitivisht në përmirësimin e klimës për investime, e cila përfundimisht do të përmirësojë edhe jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha kreu i Bordit të OEAK-së, Dalipi.

    Sipas tij, shumica vendeve në transicion edhe Kosova po përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme, por sipas tij një nga prioritetet për këtë vit është lirimi nga TVSH-ja për shërbimet e eksportuara.

    Nga ana tjetër, Naim Huruglica, drejtor i Doganave të Kosovës, ka theksuar se nga ndryshimi i normës tatimore është pritur një rritje e të hyrave në kufi, por sipas tij ka rënie, e cila do të reflektojë në të hyrat më pak në kufi.

    “Ne sot e kësaj dite përballemi me nivelin e kontrabandimit, por problemi i kontrabandimit shfaqet në dy forma është që quhet një kontrabandim tradicional që njerëzit mendojnë që përmes vijës së gjelbër ose vendkalimeve ilegale dhe aty kemi bërë përpjekje dhe problemet kanë qenë kryesisht në veri të Mitrovicës. Por me vendosjen e EULEX-it ka një sukses të dukshëm me periudhën e mëhershme, nuk them që është 100 % në kontroll, por është shumë më mirë”, ka thënë Huruglica.

    Ndërsa Sakim Imeri, zv. drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës ka përmendur uljen e tatimit në korporata që është një ndryshim rrënjësor.

    “Te tatimi në të ardhura të korporatave norma e tatimit në të ardhura ulet nga 20 në 10 %. Pra, ndryshimi rrënjësor është ky. Norma e tatimit në dividim për interesa, kamata ulet nga 20 në 10 % dhe norma e tatimit të mbajtur në burim për qiratë ulet nga 16 në 9 %”, ka theksuar Imeri. /telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:48 am

    Lajmet pozitive ekonomike e rritën çmimin e naftës

    Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesë në maj në bursën e Nju-Jorkut u rrit në 53,44 dollarë për barel, që është për 67 centë nën nivelin e djeshëm. Në Bursën e Londrës nafta për një barel u shtrenjtua dhe kushtoi 52,52 dollarë ose 77 centë më shumë se sa dje.

    Menaxheri investues i kompanisë "Astaks", Tetsu Emori vlerëson se shtrenjtimi më i ri i naftës pason si reagim i tregut ndaj lajmeve të volitshme në ekonominë amerikane.

    Emori konsideron se duke llogaritur në afat të shkurtër duhet të priten oscilime të çmimit të naftës, derisa Ken Hasegava nga kompania "Nevixh" në Tokio thotë se gjatë disa ditëve mund të testohet edhe nivel prej 55 dollarë për barel.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:49 am

    Hidhet hapi i parë për autostradën Vërmicë –Mërdare

    Qeveria e Kosovës miratoi sot vendimin e ministrisë së Transportit për shpronësimin pronave të paluajtshme për nevoja të ndërtimit të autostradës Vërmicë –Mërdare.

    Saktësisht ky fond do sherbeje për shpronesimet ne segmentin Vërmicë –Prizren.

    Ministra e financave ka ndarë 13 milionë euro për fillimin e shpronësimit.

    Qeveria miratoi sot edhe projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ne Bankën Botërore. /telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:49 am

    Mali i Zi zvogëlon çmimet në turizëm deri në 35 për qind

    Çmimet e aranzhmaneve turistike në Mal të Zi në vitin 2009 do të zvogëlohen madje deri në 35 për qind, paralajmëroi ministri malazez i Turizmit Predrag Neneziq.

    Planifikojmë që këtë vit t'i ulim çmimet prej 10 deri në 35 për qind, theksoi Neneziq, duke saktësuar se përqindja e zvogëlimit do të varet prej asaj nëse aranzhmanet do të jenë në parasezon, gjatë verës, apo pas sezonit kryesor.

    Ai informoi se planifikohen më shumë masa për lehtësim të punës së kompanive turistike-hotelierike në Mal të Zi, nga zvogëlimi i tatimeve, e deri në subvencione të ndryshme për pagesë të rrymës dhe shërbimeve komunale.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:49 am

    Hasanaj, depozitimi nuk është investim

    Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) deklarojnë që Fondi i Privatizimit rreth 400 milionë euro mbetet i depozituar dhe ende i sigurt në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

    Kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Hasanaj ka mohuar që ndërkombëtarët nuk po lejojnë kthimin e fondit të privatizimit, prej 400 milione eurove.

    “Nuk është vërtet që ndërkombëtarët nuk po lejojnë kthimin e parave. Në tetor të vitit të kaluar Bordi i AKP-së nga aprovuar me procedurat bankare që të gjitha mjetet e privatizimit të investohen në Kosovë. Ligji mbi agjencinë thotë qartë që Bordi i agjencisë është ai i cili vendos për investime. Ne iu kemi drejtuar dhe është marrë vendimi për kthimin e të gjitha mjeteve që janë të investuara jashtë Kosovës. Ne gjithnjë i kemi depozituar pranë Bankës Qendrore. Ka opinion ekonomik që depozitimi është investim, por unë nuk e kam atë opinion. Deri më tani nuk kemi marr qëndrim zyrtar të Bankës, përveç asaj që thonë se mjetet e privatizimit deri tani janë të paefektuara dhe nuk janë të humbura”, ka theksuar Hasanaj.

    Ai ka thënë se ato janë të depozituara në BQK dhe i mbetet BQK-së të përgjigjet se ku janë mjetet.

    Sipas tij Bordi ka marrë vetëm vendim për kthimin e mjeteve, por nuk ka diskutuar se ku duhet të investohen mjetet.

    Edhe anëtari i Bordit të AKP Andrea Capussela nga Zyra Civile Ndërkombëtare ICO ka thënë se ka siguri të këtij Fondi, i cili është i depozituar në BQK.

    “Vetëm dëshiroj të them se fondet janë të depozituara në Bankën Qendrore të Kosovës. Unë personalisht jam i kënaqur me këtë situatë dhe në takimet e mëparshme, Bordi e ka diskutuar këtë çështje. Dhe mendoj se Bordi mendon që situata për momentin është e kënaqshme. Ne kemi siguri të plotë në BQK fondet janë atje derisa të merret ndonjë vendim nga bordi paratë do të mbesin atje”, ka thënë Capussela.

    Në mbledhjen e fundit të Bordit është bërë aprovimi i valës së 34 privatizimit në të cilën valë do të sillen 11 ndërmarrje të reja. Është diskutuar për ndërmarrjet e shitura përmes spin off-special dhe agjencia për momentin është në fazën e auditimit të përmbushjes së këtyre obligimeve na këto ndërmarrje.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:50 am

    AKK dhe EULEX, bashkë kundër korrupsionit

    Drejtori I Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit Hasan Preteni dhe kryeprokurori i EULEX-it Theo Jacobs, nënshkruan të premten një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilit mundësohet këmbimi i informative të marra për veprime të mundshme korruptive që posedojnë këta dy mekanizmave.

    Nënshkruesit e këtij memorandumi thane se një gjë e tille ka qenë shumë e nevojshme në mënyrë që të sigurohet një luftim më i efektshëm ndaj fenomeneve kriminale të lidhura me korrupsionin në Kosovë.

    "Ky memorandum do të kontribuojë për të siguruar një bashkëpunim më të efektshëm në mes të AKK-së dhe prokurorëve të EULEX-it, përmes këmbimit të sakta të informative në mes dy palëve. Kjo marrëveshje e cila bashkon kapacitetet e dy palëve është përpjekje shtesë e AKK-së dhe kryeprokurorit të EULEX-it me qëllim që në Kosovë të sundojë e drejta dhe ligji", thuhet në komunikatën e AKK-së. /Telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sat Mar 28, 2009 2:50 am

    Nis punën AZHRV, për fazën e parë ndahen 500 mijë euro për secilën agjenci

    Është mbajtur takimi i parë i bordit të partnerëve të Agjencisë Zhvillimore Rajonale në Veri (AZHRV), duke bërë kështu hapin e parë konkret në funksionalizimin e kësaj agjencie, një prej pesë të tillave të themeluara në gjithë Kosovën me përkrahjen e Komisionit Evropian.

    Në takimin i cili u mbajt të premten në Mitrovicë morën pjesë drejtuesit e komunës së Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë si dhe përfaqësuesit e KE dhe u bisedua për detajet që kanë të bëjnë me funksionalizimin e AZHRV.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha se këto agjencione mendohet të përshpejtojnë apo dinamizojnë investimet apo thithjen e donacioneve si dhe të jenë si një lloj qendre koordinuese që kanë të bëjnë me përgatitjen e projekteve që do të përkrahen nga KE-ja apo ndonjë donatorë tjetër.

    Ai theksoi se ekspertët e të tri komunave prej javës së ardhshme do të fillojnë takimet për të identifikuar projektet që do të financohen në fazën e parë.

    Për detajet rreth funksionalizimit të AZHRV foli Kjartan Bjornsson nga Zyra ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë. Ai sqaroi se për fazën e parë do të ndahen nga 500 mijë euro për secilën nga këto agjenci, në mënyrë që të mundësohet realizimi i nga një apo dy projekteve të përbashkëta në mes të dy apo më tepër komunave.

    Sipas tij, projektet duhet të jenë të nivelit të lartë profesional dhe t’i takojnë fushave të zhvillimit të biznesit, infrastrukturës rajonale si dhe zhvillimit të kapacitete njerëzore.

    “Mund të përfshihen projekte që kanë të bëjnë me edukimin, trajnime të ndryshme etj, të cilat do të realizohen më më së paku me një shumë prej 250 mijë eurosh”.

    Ai theksoi se afati për dorëzimin e projekteve në këtë fazë është deri me 18 qershor të këtij viti, prandaj komunat duhet të fillojnë sa më parë punën në identifikimin e projekteve të tyre të përbashkëta.

    Bjornsson potencoi se prej suksesit të realizimit të projekteve të para varet edhe përkrahja që do të kenë këto agjencione nga KE-ja dhe donatorët tjerë. /Telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:14 am

    Rekomandimet e FMN-së para takimit të G20 në Londër

    Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se rregullimi i sistemit financiar duhet të jetë çështja kryesore në bisedimet e ardhshme të 20 vendeve me ekonomit më të mëdha të botës.

    Dje, duke folur në një konferencë për shtyp në Paris, Dominique Strauss-Kahn tha se vendosja e parave vetëm në planet për stimulimin ekonomik nuk do të sjell rezultate pa larguar kredit të këqija të cilat kanë plagosur financat globale.

    Strauss-Kahn nënvizoi se qeverive do të mund të u duhet të shpenzojnë më shumë në planet për stimulimin fiskal në se ekonomia e botës nuk përmirësohet.

    FMN-ja i ka bërë thirrje vendeve të G-20 të shpenzojnë deri në dy përqind të prodhimit bruto të tyre në përpjekjet e stimulimit gjatë dy viteve të ardhshme. /voa/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:14 am

    Mali i Zi zvogëlon çmimet në turizëm deri në 35 për qind

    Çmimet e aranzhmaneve turistike në Mal të Zi në vitin 2009 do të zvogëlohen madje deri në 35 për qind, paralajmëroi ministri malazez i Turizmit Predrag Neneziç.

    Planifikojmë që këtë vit t'i ulim çmimet prej 10 deri në 35 për qind, theksoi Neneziq, duke saktësuar se përqindja e zvogëlimit do të varet prej asaj nëse aranzhmanet do të jenë në parasezon, gjatë verës, apo pas sezonit kryesor.

    Ai informoi se planifikohen më shumë masa për lehtësim të punës së kompanive turistike-hotelierike në Mal të Zi, nga zvogëlimi i tatimeve, e deri në subvencione të ndryshme për pagesë të rrymës dhe shërbimeve komunale. /Makfaks/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:14 am

    SHBA, falimenton Omni National Bank

    Omni National Bank ka falimentuar duke u bërë kështu banka e 21-të që falimenton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Institucioni financiar ka një aset prej 956 milionë dollarësh dhe depozita prej 796 milionë dollarë.

    Sipas autoriteteve, për shkak të praktikave pak të sigurta, banka ka pësuar humbje shumë të mëdha dhe nuk ka asnjë prespektivë të sigurojë ekzitencen e saj pa mbështetjen e qeverisë federale.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:15 am

    ORA: Qeveria të merret me pasojat e krizës globale

    “Qeveria e Kosovës duhet të merret më shumë me pasojat e krizës globale ekonomike, që me të madhe janë duke e ndier edhe në Kosovë” tha sot nënkryetari i partisë reformiste ORA, Besnik Krajku.

    Krajku po ashtu tha se pasojat e para po ndihen në vet ashpërsimin e kritereve të dhënies së kredive që është normale nga se konjuktura në treg i bën kushtet e kthimit të kredive më të vështira.

    Në konferencën e rregullt për shtyp, ai po ashtu kritikoi qeverinë për mënyrën e menaxhimit të mjeteve të Trustit të Kursimeve Pensionale dhe atyre nga shitja e ndërmarrjeve.

    Nënkryetari i Partisë Reformiste ORA po ashtu ka tërhequr vëmendjen rreth dukurive që po ndodhin me pasurinë kosovare e cila gjendet jashtë territorit të Kosovës.

    “Jemi dëshmitarë që një pjesë nga kjo pasurisë ka filluar të tjetërsohet nga ana e vendeve tjera siç është rasti me pasurinë e kombinatit JATEX, Gjakovë, dhe i tërheqim vërejtjen e Qeverisë edhe AKP-së që të reagojë në instanca relevante ndërkombëtare për të parandaluar këtë tjetërsim të pronës kosovare”.

    Ai po ashtu ka kërkuar nga AKP-ja të bënë evidentimin e të gjithë pronave të Kosovës e cila gjendet jashtë Kosovës, të bënë përllogaritjen financiare e vlerës së kësaj pasurie të Kosovës si dhe të ndërmarrë masa që ajo pasuri të mbrohet edhe nëpërmjet instansave ndërkombëtare”. /Telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:15 am

    Në Romë takim i ministrave të Punës së G-8-shit

    Ministrat e Punës të vendeve të G-8-shit dhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare, do të tubohen sot në Romë, në takimin treditor, për t'i shqyrtuar "pasojat njerëzore" nga kriza globale financiare dhe "paktin global për mbrojtje sociale".

    Italia, e cila është kryesuese aktuale me grupin e tetë vendeve më industriale, do të kërkojë nga vendet-anëtare të G-8-shit që të arrijnë marrëveshje për "pakt global për ndihmë sociale" me qëllim të stabilitetit social dhe ekonomik.

    "Roma shpreson se pjesëmarrësit e takimit do të angazhohen që ta mbrojnë BPV-në nga papunësia, sepse do të investohet në stërvitje të fuqisë punëtore dhe do të sigurojnë që sistemi i ndihmës sociale të mbetet i qëndrueshëm në krahasim me pensionet dhe shërbimet shëndetësore", deklaroi ministri italian i Punës, Mauricio Sakoni.

    Disa mijëra njerëz protestuan dje pasdite në Romë, në prag të takimit të ministrave të G-8-shit. Demonstratat ishin të organizuara nga sindikatat e pavarura.

    Demionstrantët, të cilët parakaluan nëpër qendër të Romës, brohoritnin parulla "Ne jemi me punëtorët, të papunët, të dëmtuarit, e jo me përgjegjësit e krizës". Ata me ngjyrë të kuqe dhe me vezë i godinin filialet e bankave, zyret e kompanive të sigurimit dhe agjencitë për patundshmëri, pranë të cilave parakalonin.

    Protesta masovike, me pjesëmarrje të dhjetëra mijë njerëzve dje u mbajtën në kryeqytetet evropiane për të protestuar kundër takimit të ardhshëm të G-20-shit, që do të mbahet javën e ardhshme në Londër.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:15 am

    Aeroporti i Prishtinës, 24 orë në funksion

    Vendimi për të punuar 24 orë është marrë nga ana e Menaxhmentit të ANP-së pas interesit të shfaqur nga ana e kompanive ajrore, analizave profesionale, teknike dhe financiare të cilat rezultuan pozitive për fluturime të sigurta në ANP, thuhet në komunikatën për media.

    Menaxhmenti i ANP morri vendimin për zgjatjen e orarit të fluturimeve në ANP në 24 orë, duke konsideruar këtë vendim si njërin nga vendimet më të rëndësishme të ANP-së në vitet e fundit dhe që përbën një hap të madh për kompaninë, zhvillimin e aviacionit civil si dhe për Kosovën në tërësi.

    Deri tani, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka punuar nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes.

    Fluturimi i parë gjatë orarit të natës pritet të bëhet sonte nga kompania ajrore sllovene, “Adria Airways”, aeroplani i së cilës pritet të arrijë në Prishtinë rreth orës 1, pasmesnate.

    E njëjta kompani ajrore, Adria Airways, ka konfirmuar se do të ketë 7 fluturime në javë në këtë orar, ndërkohë që 4 fluturime të tjera gjatë orarit të natës janë konfirmuar nga kompania kroate e fluturimeve “Croatia Airlines”

    “Ka një interes të mjaftueshëm nga ana e kompanive ajrore për të fluturuar gjatë orarit të natës. Për momentin janë dy kompani ajrore të cilat kanë konfirmuar që do të fluturojnë në këtë orar, por gjatë sezonit veror presim që të rritet edhe më tej numri i kompanive që do të fluturojnë gjatë orarit të natës. Një tjetër kompani ajrore që pritet të filloj fluturimet në orarin e natës është edhe kompania “Swiss International ”, tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Sipas tij, vendimi për të punuar gjatë 24 orëve i hap perspektivë edhe investimeve të jashtme në Kosovë .

    “Një aeroport i cili punon 24 orë dëshmon stabilitetin e një vendi si nga aspekti ekonomik poashtu edhe politik. Mendoj dhe besoj që vendimi për të punuar 24 orë do të jetë i mirëseardhur edhe për investitorët të cilët dëshirojnë të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, pasi do ta kenë më të lehtë dhe gjatë gjithë kohës mundësinë për të qarkulluar mallrat dhe kapitalin e tyre”, tha më tutje z. Mustafa.

    Vendimi për të punuar non-stop, do të krijojë lehtësira të mëdha edhe për udhëtarët dhe kompanitë ajrore që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

    Kompanitë ajrore tani do të kenë mundësi që të operojnë në çdo orar, për të kapur në kohë sa më të mirë linjat ndërkontinentale në mënyrë që të kursehet koha e udhëtarëve që udhëtojnë në shtetet e treta nga Prishtina. /Telegrafi/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 29, 2009 11:16 am

    PSD kritikon pozitën monopoliste të KEK-ut

    “Duke mos ndërmarrë asgjë, qeveria e Kosovës ende është duke toleruar pozitën monopoliste të Korporatës Energjetike të Kosovës, e cila jo vetëm se nuk ofron shërbime të duhura dhe furnizim cilësor me energji elektrike, por duke shkyçur kolektivisht madje edhe tërë vendbanimet, ndëshkon edhe paguesit e rregullt të energjisë elektrike”.

    Kështu tha në takimin e rregullt javor me gazetarë të Partisë Social-Demokrate, nënkryetarja Fëllënzë Hoxha, duke propozuar Qeverisë së Kosovës një varg masash për tejkalimin e kësaj gjendjeje, madje edhe formimin e Policisë Energjetike.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:00 am

    Investime rekorde të BERZH-it në Evropën Lindore

    Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) njoftoi se në ndikimin negativ të krizës globale financiare ndaj vendeve të Evropës Lindore është përgjigjur me rritje të madhe dhe investime rekorde në ekonominë rajonale gjatë tremujorit të parë të këti viti.
    BERZH-i gjatë kuartalit të kaluar në këtë rajon investoi shumë rekorde prej 1,1 miliardë euro, në krahasim me 678 milionë euro në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet rritje prej 64 për qind, është publikuar në sajtin e kësaj banke me seli në Londër.

    Në kuadër të masave për zvogëlim të ndikimit të krizës financiare ndaj Evropës Lindore, BERZH-i planifikon këtë vit t'i rrisë investimet në këtë rajon në gjithsej shtatë miliardë euro prej 5,1 miliardë euro vitin e kaluar.

    "BERZH-i ka mundësi, vullnet dhe gatitshmëri të jetë me Evropën Lindore gjatë kësaj krize, si dhe në të ardhmen. Investimet tona në rrjedhën e deritanishme e konfirmojnë vendosshmërinë tonë", deklaroi kryetari i kësaj banke, Tomas Mirov.

    Qëllimi i rritjes së përgjithshme të investimeve të BERZH-it në Evropën Lindore është që të sigurohen të ardhura të mjaftueshme të kapitalit dhe të përshpejtohet procesi i transformimit ekonomik në vendet nga ky rajon, gjatë kohës kur burimet e tjera për financim pothuajse janë shterrur.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:00 am

    BIE akordoi 866 milionë euro për kompanitë evropiane të makinave

    Banka investuese evropiane (BIE) u akordoi kredi në vlerë të përgjithshme prej 866 milionë euro prodhuesve të makinave me seli në Evropë, për automjetet me emision të ulët të gazrave të dëmshme.
    BIE, shtylla më e rëndësishme financiare e BE-së për ndarjen e huave afatgjate, nga dhjetori i kaluar u akordi prodhuesve evropianë të makinave dhe kamionëve 3,6 miliardë kredi.

    Huatë më të reja të konfirmuara dje, janë pjesë e pakos më të gjerë kreditore prej shtatë miliardë eurove, të cilën banka me seli në Luksemburg do t'ia miratojë industrisë së makinave, me qëllim që të ndihmohet rikuperimi i ekonomive rajonale nga kriza globale financiare.

    Kreditë e reja, të cilat do t'i propozohen këshillit të drejtorëve të BIE-së në maj dhe qershor, do t'u ndahen një numri të madh të shrytëzuesve, duke përfshirë edhe kompanitë për përpunimin e pjesëve të makinave.

    Sektori evropian i makinave në të cilin punojnë rreth 12 milionë njerëz, i goditur rëndë nga kriza ekonomike, prodhoi 28 për qind më pak automjete në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë vjet.

    Konform pakos së gjerë për rikuperimin ekonomik të publikuar në dhjetor, BIE i rriti debitë e përgjithshme deri në 15 miliardë euro për vitin 2009 dhe 2010 në krahasim me dy vitet e kaluara.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:00 am

    Kosova braktisë mbledhjen e CEFTA-s

    Delegacioni i Kosovës ka braktisur takimin e CEFTA-s që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Shkak janë bërë autoritetet malazeze të cilat nuk kanë pranuar që të heqin mbishkrimin e UNMIK-ut dhe në vend të tij të vendoset emri i Kosovës.
    Në takimin e CEFTA-s, merrte pjesë një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , të MTI dhe të Doganave në Kosovë.

    Takimi kishte për qëllim rishikimin e politikave tregtare bujqësore, duke përfshirë edhe masat mbrojtëse, subvencionet në eksport si dhe këmbimi i informatave për tregtinë e produkteve bujqësore.

    Takimi ishte i nivelit të nën-komitetit për bujqësi dhe masa sanitare e fitosanitare.

    Kosova gjatë këtij viti ka patur probleme me CEFTA për shkak se dy vende Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar eksportet e vendit tonë për shkak të vulës së Republikës së Kosovës, ndërsa i pranojnë vetëm me ato të UNMIK-ut.

    Ministri malazez Branimir Gvozdenoviç, në cilësinë e kryesuesit të sekretarit të CEFTA-s, pati deklaruar dhe më herët se Kosova në këtë asociacion nuk mund të prezantohet pa UNMIK-un dhe nuk ka arsye që të debatohet për bllokadën e mallrave kosovare nga Serbi e Bosnja.

    Marrveshja CEFTA është nënshkruar dhe pranuar nga të gjitha vendet e Europës Juglindore dhe parashef shkëmbimin e mallrave pa norma doganore. Ajo ka zëvendësuar marrveshjet biletarale për tregëti të lirë që kanë ekzistuar mes këtyre shteteve. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:00 am

    Kriza financiare ndërkombëtare ulë shkallën e shitjes edhe në Kosovë

    Pronarë të bizneseve gjithnjë e më tepër po ankohen për rënie të shitjes. Edhe eksporti i metaleve që kishte një përqindje të madhe në vlerën e eksporteve kosovare po shënon rënie. Ndërkohë, pronarët e Ferronikelit nuk janë duke shqyrtuar mundësinë e sistemimit të punëtorëve ngase vëllimi i punëve ka rënë dukshëm.
    Trusti i Kursimeve Pensionale, Ferronikeli dhe Trepça, deri më tashti janë prekur më së shumti nga kriza financiare ndërkombëtare. Por, ekspertë dhe biznesmenë, thonë se kriza tashmë po ndihet mjaft edhe në ekonominë reale, sidomos te shitja e cila ka rënë.

    Gjithnjë e më tepër pronarë të bizneseve po ankohen për këtë, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.

    “Kriza globale nuk ka mund që mos ta prek Kosovën dhe po i prek të gjithë sektorët. Por kriza më e madhe ka prekur qytetarin, xhepin e qytetarit, të cilit i ka rënë fuqia blerëse dhe kjo po reflektohet direkt te kompanitë, të cilat në krahasim me vitin e kaluar, aktivitetet i kanë më të zbehta, pikërisht për shkak të krizës globale”, thotë z. Shahini.

    Eksperti i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se kriza po e godet tani eksportin, edhe ashtu shumë të ulët të vendit tonë.

    “Çdo ditë e më tepër është fakti se një numër bukur i madh i eksporteve, i përbërë nga metalet dhe mbeturinat metalike, është përgjysmuar”, thotë Gërxhaliu.

    Gërxhaliu posaçërisht potencon suksesin e privatizimit, Ferronikelin, të prekur mjaft nga kriza. Për shkak të rënies së vëllimit të punëve, zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje, janë duke menduar se çfarë të bëjnë me punëtorët. Zëdhënësi Arten Bajrushi thotë se janë duke shqyrtuar dy opsione.

    “Opsioni i parë është që, pasi një numër të punëtorëve rreth 200 për momentin nuk kemi ku ti angazhojmë, t’i dërgojmë në pushim me pagesë në shtëpi, apo të bëjmë një zbritje kolektive të rrogave deri në 10%”, thotë z. Bajrushi.

    Pushimi me pagesë sipas Bajrushit nënkupton pagesë 70% të rrogës aktuale. Ndryshe, të intervistuarit nuk shprehen të kënaqur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar krizën. /rtklive/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:00 am

    7 ministra nuk deklarojnë pasurinë

    Numri i zyrtarëve të lartë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre në vitin 2009 ka qenë 800, ku nga ky numër 619 apo 78.8% e tyre e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 173 është numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, 8 të tjerë janë zyrtarë të lartë të liruar nga detyra që kanë ushtruar dhe nuk bartin detyrim për deklarimin e pasurisë.
    Afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin kundër Korrupsionit (LKK) ka përfunduar më 31 mars 2009.

    "Në mesin e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë janë edhe liderët kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Presidenti i Republikës, kryeministri, kryetari i Kuvendit, dy zv/kryeministrat. Ndërsa nga niveli i ministrave pasurinë e tyre e kanë deklaruar dhjetë ministra nga 17 sa përbëjnë Qeverinë e Republikës së Kosovës", thuhet ne komunikaten e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Para fillimit të marsit janë shpërndarë formularët e deklarimit të pasurive ndërsa, zyrtarët e Agjensionit kanë mbajtur trajnime me personat që ishin pikë kontaktuese në mes të AKK-së dhe institucionit përkatës (një nga të gjitha institucionet publike) në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë mbushjen e formularëve. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:00 am

    Berisha përuron autostradën Lushnje-Fier

    Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të autostradës Lushnjë-Fier. Kjo autostradë, ka një gjatësi 21.5 km dhe për ndërtimin e saj është shpenzuar rreth 20 milionë euro
    Autostradë është realizuar nga firma e ndërtimit Maltauro & Delma. Në këtë projekt, krahas autostradës me katër korsi, janë përfshirë dhe ndërtimi i lidhjeve midis rrethrrotullimit të Lushnjes dhe kilometrit zero të aksit te ri Lushnjë-Fier, ndërtimi i tre mbikalimeve për automjetet, si dhe ndërtimi i pesë mbikalimeve për këmbësorët, të cilat janë realizuar në pjesën e parë nga rrethrrotullimi i Lushnjës deri në rrethrrotullimin e Kolonjës.

    Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D’Elia, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të kompanisë ndërtuese Maltauro & Delma, etj.

    Kryeministri Berisha vlerësoi standardin e ndërtimit të kësaj autostrade, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ajo në lidhjen e dy epiqendrave të Myzeqesë, Lushnjes dhe Fierit dhe në zhvillimin e tyre.

    “Lushnja bëhet i vetmi qytet me hyrje dhe dalje autostradë me katër korsi dhe ajo e meriton plotësisht atë. Lushnja është djepi i pluralizmit, është një nga epiqendrat kryesore të zhvillimit të vendit”, u shpreh Kryeministri.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:01 am

    Zvicra do të mbrojë sekretin bankar

    “Zvicra do të vazhdojë të mbrojë sekretin strikt bankar pasi ka bërë disa lëshime, megjithëse pret më tepër presione për shkak të masave kundër të ashtuquajturave parajsa fiskale si pasojë e krizës ekonomike, deklaroi sot një ministër i kabinetit zviceran”, - ishte pohimi që bëri ministrja zvicerane e Ekonomisë, Doris Leuthard
    Shteti i Zvicrës nuk ka ndërmen të dorëzohet përballë asnjë presioni të bërë nga liderë të ndryshëm botërorë për të nxjerrë sekretin bankar nga institucionet financiare të konfederatës së famshme për “arkivat’ e saj monetare nga pasanikë të të gjithë botës.

    Ministrja, komentoi deklarimet e bëra para pak ditësh në punimet e samitit të G20-s në Londër, ku u njoftua se do të eliminohen parajsat fiskale që nuk japin informacion për origjinën e parave.

    “Zvicra e ka bërë një lëshim, muajin e kaluar për rregullat ndërkombëtare mbi deklarimin e informacionit për klientët e huaj mbi një bazë çështjesh, sepse nuk dëshiron që eksportuesit vendas të vuajnë pasojat e kësaj, por shtoi se pritet më tepër presion në të ardhmen”, - ka vijuar ministrja.

    Ajo ka konfirmuar megjithatë se deklarimi i informacionit për klientët, nuk u pranua të bëhet automatikisht, siç kërkojnë shumë vende të botës që e cilësojnë Zvicrën, si qendra më e madhe parajsë fiskale në kontinent.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:01 am

    Obama kërkon 83,4 miliardë dollarë për luftra

    Presidenti amerikan, Barak Obama, do të kërkojë nga Kongresi 83,4 miliardë dollarë për operacionet ushtarake dhe diplomatike të SHBA-ve në Irak dhe në Afganistan gjatë vitit 2009. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës për Buxhetin e Shtëpisë së Bardhë, Tom Gevin.
    Sipas njoftimeve, 75,5 miliardë dollarë do të shpenzohen për qëllime ushtarake, ndërsa rreth 7 miliardë për ndihma të jashtme.

    Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se kjo masë është e domosdoshme për finansimin e strategjisë së re në Afganistan dhe për tërheqjen e njësive luftarake nga Iraku. /rel/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:01 am

    Brenda pak muajsh ekonomia merr veten

    Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për ekonominë Lerri Samers tha se parashikon, që prirja e rënies ekonomike tani jashtë kontrollit, do të marrë fund brenda pak muajsh, pasi të fillojnë të zbatohen masat qeveritare për stimulim ekonomik.
    Por zoti Samers tha para një audience dje në Uashington, se nuk është ende e qartë se sa kohë do të dojë ekonomia që të fillojë të shënojë përsëri rritje.

    Ai tha se ritmet e rimëkëmbjes do të varen nga ekonomia globale, psikologjia e konsumatorëve dhe suksesi në zbatimin e programit ekonomik të administratës.

    Më parë, dje, Presidenti Barak Obama tha se miliona amerikanë mund të kursejnë para, duke rifinancuar kreditë e shtëpive të tyre për të shfrytëzuar normat e interesave që janë në nivelin më të ulët.

    Në komentet që bëri dje në Shtëpinë e Bardhë, ai u bëri thirrje pronarëve të shtëpive të shfrytëzojnë interesat e ulta dhe disa programe të reja të qeverisë, që synojnë të ndihmojnë njerëzit për huatë.

    Problemet në tregun e shtëpive luajtën rolin kryesor në rënien e ekonomisë amerikane në recesion, i cili është përhapur në mbarë botën. /woa/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:01 am

    Paga më të ulta për deputetët serbë për shkak të krizës

    Rrogat e deputetëve në Serbi do të ulen për shkak të krizës ekonomike, ndërsa do t'u hiqen edhe të gjitha mëditjet dhe bonueset.
    Kjo është një pjesë e masave qeveritare për kursim, të cilat mbrëmë i paralajmëroi ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiq.

    "Do të ulen rrogat e kryetarit të shtetit, deputetëve, në Bankën Qendrore, në Odën Ekonomike dhe në të gjitha ndërmarrjet publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal", deklaroi ministri Dinkiq.

    Ai theksoi se të gjitha bonuset do të jenë absolutisht të ndaluara sivjet.

    "Lidhur me mëditjet e deputetëve, mbajtëm takim dhe vendosëm të vazhdojmë me pezullimin e tyre derisa është kriza", theksoi Dinkiq.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:02 am

    Maqedonia dhe Shqipëria për bashkëpunim në komunikimet

    Marrëveshje ndërmjet Qeverisë maqedonase dhe shqiptare për bashkëpunim në fushën e komunikimeve postale dhe elektronike do të nënshkruhet sot në Ohër.
    Marrëveshjën, siç kumtohet, do ta nënshkruajnë ministrat e transportit dhe lidhje të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Mile Janakievski dhe Sokol Oldashi.

    Bashkëpunimi në sferën e komunikimeve postale dhe elektronike është pjesë e agjendës evropiane të të dyja vendeve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:02 am

    Kosova dhe Shqipëria, marrëveshje për bujqësinë

    Në tregtinë e lirë mes dy vendve janë përfshirë edhe disa prej prodhimeve bujqësore, por zyrtarët e dy vendeve kanë deklaruar se kemi nevojë për thellim të bashkëpunimit edhe në fushën e bujqësisë.
    Ministri i Bujqësisë, agro-industrisë dhe zhvillimit rural të Republikës së Shqipërisë, Jemin Gjana, gjatë vizitës, pritet të nënshkruaje një Marrëveshje mirëkuptimi për fushën e bujqësisë.

    Ai do të pritet nga homologu i tij kosovar, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Idriz Vehapi dhe do të zhvillojë edhe takime të tjera me drejtuesit e institucioneve. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:02 am

    Kriza shpëtoi FMN-në

    Kriza aktuale botërore duket se solli edhe "shpëtimin" e Fondit Monetar Ndërkombëtar nga "harresa" në të cilën ishte zhytur për më shumë se një dekadë, komentoi në numrin e saj të fundit, e përjavshmja britanike "The Economist".
    Fondi, i cili gjatë gjashtëdhjetë viteve të fundit ka pasur për detyrë të shpëtojë vendet e ndryshme nga falimenti, doli i "papunë" që nga kriza argjentinase e vitit 2001, kur shumë ekonomi në zhvillim iu drejtuan tregjeve private për kreditim dhe ia dolën të krijojnë rezerva valutore të vetat për ditë të vështira, duke e nxjerrë FMN-në jashtë loje.

    Gjatë viteve të fundit, fondi hasi "vështirësi" financiare, pasi mungesa e kreditimit të vendeve në krizë e la pa të ardhura të mjaftueshme për të financuar operacionet e veta. Për pasojë, një pjesë e stafit u nxor në pension të parakohshëm për të shkurtuar shpenzimet.

    Por me shpërthimin e krizës aktuale botërore, duket se FMN është "kthyer në biznes". Gjithnjë e më shumë vende e kanë të vështirë të sigurojnë kredi në treg të hapur dhe po i drejtohen fondit për fonde.

    Pavarësisht kësaj, tani për tani, kreditimi nga FMN mbetet në nivelet më të ulëta historike. Vetëm 20 miliardë nga USD e fondit janë në duart e kredimarrësve nga 200 miliardë që janë në arkat e tij.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:02 am

    Nënshkruhet marrëveshja për bujqësinë

    Ministri Gjana, gjithashtu, tha se nënshkrimi i bazës doganore me tarifa të larta për prodhuesit e patateve nga Kosova të cilët eksportojnë në Shqipëri është bërë me qëllim të mbrojtjes së prodhuesve nga Shqipëria. Mirëpo, Gjana, premtoj se kjo bazë doganore do të hiqet së shpejti.
    Pas nënshkrimit solemn të memorandumit të bashkëpunimit Ministri Bujqësisë së Shqipërisë Jemin Gjana tha se bujqësia është sektor jetik për ekonominë e dy vendeve.

    Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës Idriz Vehapi tha se ky bashkëpunim do të shtrihet në fushat e legjislacionit e deri te fushat siç janë vreshtaria dhe blegtoria. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:02 am

    Kanë humbur rreth 110 milionë euro pensione

    Si pasojë e krizës ekonomike botërore, Trusti i Kursimeve Pensionale gjatë vitit 2008 dhe gjatë dy muajve të parë të këtij vitit ka humbur rreth 110 milionë euro të kontribuuesve kosovarë. Por kjo humbje është e parealizuar, thonë drejtues të këtij institucioni, duke theksuar se humbja reale është vetëm rreth 250 mijë euro, pasi është dashur të shiten aksionet për t’u paguar personat e pensionuar gjatë kësaj kohe.
    Zëvendësdrejtori i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Agron Krasniqi, thotë se humbja prej rreth 110 milionë eurosh, e pësuar nga rënia e vlerës së aksioneve në tregun financiar botëror, është humbje e parealizuar. Por të gjithë personat që gjatë kësaj periudhe kanë dalë në pension, fatkeqësisht e kanë realizuar humbjen, pasi është dashur që aksionet e tyre të shiten në mënyrë që ata të tërheqin paratë e tyre.

    “Humbjet “e parealizuara” apo rënia në vlerë e aksioneve për vitin 2008 ka qenë 29.4 %, kurse në vlerë monetare rreth 92 milionë euro. Ndërkaq sa i përket këtij viti, rënia në janar ka qenë 3.4 % apo 8.4 milionë euro, dhe në shkurt rreth 4.2 % apo 10.3 milionë euro. Në total gjatë dy muajve, është shënuar rënie prej 7.6 % apo 18.7 milionë euro”,tha Krasniqi.

    Ndonëse nuk ka ende të dhëna zyrtare, rënia në muajin mars bazuar ne të dhënat paraprake, mund të ulet në 4.5 % dhe ka kthim prej 5 milionë eurosh, që do të thotë se humbja është zvogëluar.

    Humbja e realizuar gjatë vitit 2008 ka qenë rreth 250 mijë euro dhe të gjithë personat që kanë dalë në pension vjet, kryesisht në çerekun e fundit, kanë humbur mesatarisht nga 85 euro. Rreth 1200-1300 persona kanë dalë në pension gjatë 2008-s kurse gjatë dy muajve të këtij viti, numri i të pensionuarve është rreth 230. Krasniqi shprehet këta të pensionuar, kanë lindur para vitit 1946, dhe ligji nuk i ka obliguar të paguajnë në trust, por e kanë bërë vullnetarisht.

    “Kjo nuk do të thotë se është dashur që ata ta realizojnë këtë humbje. Nëse duan ata në mënyrë vullnetare mund të mos e bëjnë pensionimin sapo të mbushin moshën 65 vjeç, kur është e drejta e tyre ligjore, dhe mund të presin një kohë të caktuar, derisa tregjet financiare të shënojnë ngritje, në mënyrë që të mund të rikuperohet një pjesë e humbjeve të tyre. Por ne nuk mund të garantojë se nëse presin gjashtë muaj, apo një vit, personat që kanë mbushur moshën e pensionimit do të marrin mjetet e humbura”,tha Krasniqi.

    Gjendja e krizës ekonomike globale, me të cilën është përballur edhe Trusti, ka filluar që në korrik të vitit 2007. Prej shtatorit të vitit të kaluar, me vendim të bordit paraprak të të gjitha paratë e kontribuuesve, rreth 50 milionë euro, janë grumbulluar në një konto në Bankën Qendrore të Kosovës. Por, çështje problematike mbetet zgjedhja e bordit të ri udhëheqës të Trustit, për të cilin konkursi është shpallur tri herë, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

    Sidoqoftë, bordi i ardhshëm ka para vetes detyra të vështira. Në radhë të parë duhet të vendosë rreth fondit prej 50 milionësh të grumbulluar në BQK, e më pas edhe rreth politikës së investimeve, pasi ligji për pensionet e përcakton qartë që çdo vendimmarrje mbi investimet e kontributeve pensionale i takon vetëm bordit udhëheqës, e jo menaxhmentit, thekson zv.drejtori i Trustit, Agron Krasniqi.

    Ndryshe, Trusti ka rreth 280 mijë kontribuues, dhe deri në fund të vitit 2008 ka menaxhuar rreth 255.7 milionë euro, kurse në fund të shkurtit këto mjetet kanë qenë 250.5 milionë euro. /rtklive/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:03 am

    Prodhuesit e qumështit paralajmërojnë grevë

    Drejtuesit e këtyre shoqatave thonë se në rast se qeveria deri më 17 prill nuk i përmbush kërkesat e qumështarëve, atëherë ata me datën 20 prill do të fillojnë protestë në nivel vendi. Ndryshe, në Kosovë janë rreth dy mijë e 300 ferma komerciale dhe 19 qumështore të licencuara.
    Dy shoqatat e industrisë së qumështit, e prodhuesve dhe ajo e përpunuesve, kanë kërkuar nga qeveria që të në mënyrë të ngutshme të ndikojë në përmirësimin e gjendjes në këtë sektor.

    Në të kundërtën ata paralajmërojnë protesta prej datës 20 prill. Kështu thanë drejtuesit e këtyre shoqatave në një konferencë për media në Prishtinë.Qumështarët e Kosovës janë tejet të pakënaqur me gjendjen që mbretëron në këtë sektor.

    Problemet e qumështarëve nuk janë zgjidhur asnjëherë, përkundrazi janë rritur me kalimin e viteve, tha drejtuesi i shoqatës së prodhuesve të qumështit, Behlul Behluli.

    Ai theksoi se në Kosovë nuk grumbullohet e tërë sasia që prodhohet në fermat vendore, ndërkaq rreth 80 për qind e tregut është i mbushur me prodhime të importit.

    Ndër kërkesat kryesore të qumështarëve janë subvencionimi i prodhuesve të qumështit, sigurimi i çmimit minimal për grumbullim të qumështit të freskët, rivlerësimi i bazës doganore për qumësht dhe prodhime të qumështit, lirimi i përpunuesve të qumështit nga TVSH-ja etj.

    Drejtuesi i shoqatës së përpunuesve të qumështit, Ramadan Memaj tha se Kosova është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që nuk ka ndërmarrë asnjë masë që t’i mbrojë, stimulojë apo zhvillojë prodhimet vendor.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:03 am

    Kërkohet harmonizimi i politikave të Shqipërisë dhe Kosovës

    Kryetari i OEK, Besim Beqaj, potencoi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë. Sipas tij, këmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është në nivel të ulët dhe ky bashkëpunim mund të përmirësohet me harmonizimin e bazës legjislative të dyja vendeve, shfrytëzimin e portit të Shëngjinit, dhënien e statusit të njëjtë bizneseve kosovare etj
    Gjate vizitës në Kosovë ministri Gjana i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Idriz Vehapi, sot vizituan Odën Ekonomike të Kosovës, ku biseduan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

    Ministri Gjana e potencoi nevojën e organizimit të panaireve të përbashkëta me qëllim të promovimit të produkteve vendore brenda dhe jashtë vendit, si dhe është theksuar nevoja për studimin e pikave kufitare me qëllim të lehtësimit të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. /telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:03 am

    Kriza, bie kërkesa për naftë

    Si pasojë e rënies ekonomike, kërkesa për naftë gjatë këtij viti do të bjerë në nivelin me të ulët, që nga viti 1980.
    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një rënie në kërkesën për naftë në masën prej 2.8 për qind, krahasuar me vitin 2008.

    Rënia e kërkesës vjen si pasojë e recesionit ku janë përfshirë vendet e zhvilluara dhe rënies së kërkesës për naftë në vendet në zhvillim.

    Megjithatë, në takimin e fundit të OPEC-ut, vendet anëtare vendosen të mos ketë ndryshim në sasinë e prodhimit të naftës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:04 am

    KEK: Po shënojmë përparime në të gjitha segmentet

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me përmirësimin e shërbimeve karshi konsumatorit dhe ngritjen e vlerës së Korporatës.
    Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë rritje të produktivitetit ka patur gjatë vitit të kaluar në të gjitha segmentet e KEK-ut, duke filluar nga prodhimi i qymyrit, i energjisë elektrike, rritja e inkasimit dhe zvogëlimi i humbjeve.

    "Edhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë shënuar avancime të reja në çdo segmet të punës.

    KEK po ashtu ka njoftuar se është duke bërë edhe kapitalizimin maksimal të aseteve.

    "Pjesë e këtij aktiviteti është arritja e marrëveshjeve me PTK-në, IPKO-n dhe Kujtesën për përdorimin të rrjetit distributiv të Korporatës për qëllime të telekomunikacionit".

    Në po të njëjtin njoftim thuhet se, bashkëpunim në sfera të ndryshme të operimit në mes të KEK-ut dhe kompanive tjera vendore do të ketë edhe në të ardhmen.

    "Përmes shfrytëzimit të aseteve për qëllime të shtimit të shërbimeve karshi konsumatorit arrihet maksimalizim i ngritjes së të hyrave në KEK dhe bëhet e mundur përmirësimi i mëtutjeshëm i vet këtyre shërbimeve". /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:04 am

    Obama: Ekonomia amerikane po del nga recesioni

    Ekzistojnë burime shpresë për ekonominë amerikane, e cila ka filluar të dalë nga recesioni.
    Deklarata është bërë nga presidenti Barack Obama, i cili sot zhvilloi një mbledhje me autoritetet me të larta ekonomike të vendit.

    Megjithatë, gjatë bisedimeve me sekretarin e Thesarit Timothy Geithner, presidentin e Federal Reserve Ben Bernanke dhe zyrtarë të tjerë, Obama ka pranuar se ka ende shumë punë për të bërë.

    “Ka ende shumë punë për të bërë për të hyrë në rrugën e rimëkëmbjes”, ka shtuar shefi i Shtëpise së Bardhë. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Sat Apr 11, 2009 7:04 am

    SHBA, dy banka falimentojnë në 24 orë

    Dy banka kanë falimentuar në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “New Frontier Bank”, instituti më i madh i kreditimit në Kolorado dhe “Cape Fear Bank”, në Karolinën e Veriut e çojne në 23 numrin e bankave që kanë falimentuar si pasojë e krizës financiare globale.

    “New Frontier Bank” është banka më e madhe e falimentuar në SHBA për vitin 2009.

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 4 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:53 pm