Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Qeveria kërkon mbështetje nga biznesi për bllokimin e mallrave serbe

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Qeveria kërkon mbështetje nga biznesi për bllokimin e mallrave serbe Empty Qeveria kërkon mbështetje nga biznesi për bllokimin e mallrave serbe

    Post by FooSe Tue Dec 23, 2008 1:58 am

    Qeveria e Kosovës, përmes ministrit të Ekonomisë dhe Finacave, Ahmet Shala, ka kërkuar mbështetjen e bizneseve në rast se detyrohen të bllokojnë importin e mallrave nga Serbia, pasi që kjo e fundit ka bllokuar eksportet e Kosovës. Serbia eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej 300 milionë euro në vit, ndërsa eksportet e Kosovës nuk përbëjnë as 10 përqind të kësaj shume.

    “Mund të ndodhë që disa biznese të dëmtohen nëse detyrohemi të aplikojmë masat reciproke. Kërkoj nga ju që të mendoni në aspektin afatgjatë dhe do të përfitoni”, ka deklaruar Shala, në kuvendin e shtatë të punës së Odës Ekonomike të Kosovës.

    Bllokimi i mallrave serbe është paralajmëruar ditë më marë edhe nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, pas njoftimeve se Serbia nuk po lejon eksportin e mallrave të Kosovës me arsyetimin se në dokumentacionet e eksportuesve është vula e Doganave të Kosovës.

    Shala në këtë takim më tej ka theksuar se edhe vendimi i qeverisë dhe i Parlamentit për zvogëlimin e tatimit në fitim dhe atij në të ardhura personale, do ti bëjë të barabartë bizneset e Kosovës me partnerët në rajon dhe do të ulë shkallën e ekonomisë informale.

    “Për shkak të normave të larta të taksave të aplikuara deri më tani shumë biznese kanë hezituar ti paguajnë obligimet ndaj shtetit. Reformat fiskale përfshinë disa nga elementet që ju bëjnë juve të fuqishëm karshi partnerëve tuaj në vendet e rajonit”, u ka thënë biznesmenëve Shala.

    Kreu i OEK-ut, Besim Beqaj, e ka vlerësuar këtë hap si të arriturën kryesore të vitit 2008 për komunitetin e biznesit.

    “OEK-u do të vazhdoj të ketë rol në përmirësimin e kushteve për investitorët vendor dhe të huaj, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”, tha Beqaj. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:31 am