Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Ekonomia përparësi për Obamën

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Ekonomia përparësi për Obamën Empty Ekonomia përparësi për Obamën

    Post by The End Sat Nov 08, 2008 3:01 pm

    Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Barack Obama, është angazhuar për të përballuar krizën ekonomike me të marrë postin në janar.

    Në paraqitjen e parë zyrtare pas zgjedhjeve, ai tha se përparësia e tij kyresore ishte hartimi i një pakete stimuluese për ekonominë.

    Ai u angazhua për të krijuar vende pune dhe për të ndihmuar familjet e shtresës së mesme.

    "Nuk do të ndodhë shpejt dhe nuk do të jetë e lehtë që ne të dalim nga kjo gropë ku ndodhemi," tha ai.

    Por Obama shtoi se Amerika ishte një vend i fuqishëm. "E di se do të kemi sukses nëse lëmë mënjanë përkatësitë partiake dhe politikën për të punuar së bashku'.

    Konferenca për shtyp në Çikago ishte e para që nga koha kur Obama mundi bindshëm të martë në zgjedhjet presidenciale kandidatin republikan, John McCain për t'u bërë presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës.

    Demokrati 47 vjeçar, që e merr postin në 20 janar, u tregua i kujdeshsëm për të mos prekun administratën në largim të presidentit Bush dhe tha se "Amerika kishte vetëm një president".

    Ai premtoi inicimin e një plani shpëtimi për të ofruar lehtlsim taksash për ata që mezi paguajnë faturat. Ai tha se paketa stimuluese duhej miratuat para ose menjëherë pas inagurimit të tij.

    Obama nuk bëri emërime të reja të personelit të tij, por përmendi thirrjet që i janë bërë për të emëruar shpejt Sekretarin e ri të Thesarit.

    Ai theksoi se e rëndësishme ishte që të bëhej emërimi i duhur.

    Tre janë kandidaturat që thuhet se po shqyrton Obama: Larry Summers, Paul Volcker dhe Timothy Geithner. /bbc/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 1:33 am