Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:06 am

    Kriza: GM largon 1600 punonjës

    Gjiganti i prodhimit të makinave, “General Motors”, i prekur rëndë nga kriza financiare, do të shkurtojë këtë javë 1600 punonjës.
    Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave shkurtimi në fjalë është pjesë e një programi që parashikon largimin e 3400 punonjësve.

    Burimet shtojnë se shkurtime të mëtejshme mund të bëhen gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:06 am

    Australia hyn në recesion

    Guvernatori i Bankës Qendrore australiane, Glenn Stevens, ka deklaruar se vendi ka hyrë në recesion.
    “Besoj se çdo njeri i përgjegjshëm, nëse do të analizonte të gjitha informacionet e disponueshme, do të arrinte në përfundimin se ekonomia australiane ka hyrë në recesion”, është shprehur Stevens.

    Rënia e fundit në ekonominë vendase është shënuar në fillim të viteve ’90. Në tremujorin e fundit të vitit 2008, Australia regjistroi tremujorin e parë të rritjes negative në tetë vjet. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:06 am

    SHBA, Obama: 100 mld më shumë për FMN-në

    Presidenti amerikan ka propozuar një shumë shtesë prej 100 miliardë dollarësh për Fondin Monetar Ndërkombëtar.
    Në një letër drejtuar krerëve të Kongresit, Barack Obama theksoi se “financimi duhet të kuptohet si një shkëmbim asetesh, duke mos u bërë kështu as një shpenzim shtesë për buxhetin, as një shtesë e deficitit publik.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar sa më shumë vota për vendet që ndihmohen nga FMN-ja. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:06 am

    Kriza, mbyllën 10.000 ndërmarrje në Serbi

    Kriza në Serbi më së shumti i ka goditur dyqanet dhe punëtoritë e zejtarëve, kështu që nga fillimi i vitit, në vend janë mbyllur 10 mijë ndërmarrje të vogla, shkruan sot gazeta beogradase "Blic".
    Ulja e fuqisë blerëse të qytetarëve, problemet me likuidiimin, ekonomia e përhimtë dhe konkurrenca e fuqishme e marketeve të mëdha dhe qendrave tregtare janë shkaqet të cilat në Serbi gjithnjë e më shpesh mbyllen dyqanet e vogla.

    Të dhënat për numër gjithnjë e më të madh të dyqaneve të mbyllura arrijnë pothuajse nga të gjitha qytetet në vend, që është konfirmuar edhe nga regjistrat ekonomik.

    Sipas agjencisë, nga 1 janari deri më 13 prill të këtij viti nga regjistri i subjekteve ekonomike janë fshirë 10.508 ndërmarrje, apo pesë për qind nga numri i përgjithshëm i firmave të regjistruara në Serbi.

    Në mesin e ndërmarrjeve të vogla numri më i madh është i punëtorive të zejtarëve, firmave tregtare të pavarura, salloneve të bukurisë, parukerive, ordinancave stomatologjike dhe veterinare, si dhe agjenci për dhënin e shërbimeve të ndryshme. /mia/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:07 am

    KE, hetim ndaj kompanive ajrore

    Komisioni Evropian ka nisur një hetim të gjerë ndaj shtatë kompanive me të mëdha ajrore, evropiane dhe amerikane, të cilat sipas Brukselit kishin krijuar një situatë monopol në treg, që nga oraret e fluturimit, çmimet dhe deri te fitimet.
    Kompanitë bashkëmenaxhonin oraret dhe ndanin të ardhurat mes tyre.

    Zëdhënësi i KE-se theksoi se nisja e hetimeve nuk do të thotë se Komisioni ka prova përfundimtare për këtë çështje. /Telegrafi/tch/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:07 am

    Hapet Panairi Expokos 2009

    Me organizimin e kompanisë Congress and Event Organization (CEO), në Prishtinë hapet Panairi “Expokos 2009”, ku do të prezantohen prodhimet dhe shërbimet nga sektori i ndërtimtarisë, sektori i energjetikës, sektori i teknikës dhe makinerisë, dhe sektori i enterierit dhe mobileve.
    Ky panair karakterizohet me rritje të shumëfishtë këtë vit me një pjesëmarrje të gjerë të kompanive ekspozuese nga Kosova, rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian.

    Pjesë e panairit do të jenë edhe institucione të rëndësishme si: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, odat ekonomike rajonale si dhe asociacione tjera ndërkombëtare të biznesit.

    Ekspozuesit e këtij panairi janë nga: Kosova, Turqia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Gjermania, Italia, Belgjika, Greqia, Austria, Zvicra dhe Holanda. /rtk/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:07 am

    Ambasada sllovene, me sektor të ekonomisë

    Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar, tha se për Slloveninë liberalizimi i vizave me Ballkanin Perëndimor është me rëndësi pasi kompanitë sllovene janë aktive në këtë pjesë të Evropës, ndërkohë që në Kosovë janë investitorët kryesorë.
    Sipas tij, interesimi për investime po rritet prandaj Ambasada e Sllovenisë në vendin tonë, së shpejti do të ketë sektorin e ekonomisë, për të ndihmuar në bashkëpunimin tregtar.

    Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, dhe homologu i tij slloven, Samuel Zbogar, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës me të cilën do të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

    Marrëveshja parasheh, përveç tjerash, ndihmën e shtetit slloven për zhvillim e Kosovës. Me këtë rast ministri Hyseni kërkoi nga shteti slloven të vazhdojë përkrahjen për perspektivën evropiane për Kosovën.

    “Ballkani Perëndimorë mbetet ndër prioritetet e larta për politikën e jashtme të Sllovenisë. Progresi i kësaj pjesë në afrimin me strukturat euro-atlantike është prioritet, prandaj Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë rrugëtimin e këtyre vendeve”, ka thënë ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zbogar.

    Ministri Zhbogar theksoi se marrëveshja e nënshkruar me institucionet e Kosovës është bazë për ndihmën që shteti slloven do t’i ofrojë Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të saja qeverisëse dhe administrative. /Telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:08 am

    Kinë-Rusi, marrëveshje miliarda dollarëshe

    Kina dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej miliarda dollarësh. Marrëveshja parasheh ndërtimin e një dege të transportuesit të naftës të linjës Siberi-Oqeani Paqësor. Kjo linjë do mundësojë furnizimin e tregut kinez me naftë dhe gaz.
    Në shkëmbim Kina do t'i japë një kredi në vlerë prej 25 miliardë dollarësh kompanisë ruse të naftës Rosneft. /rel/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:08 am

    Serbia shtrin duart tek energjia e Malit të Zi

    Korporata Elektroenergjetike e Serbisë EPS njoftoi dje se synon të blejë 18 për qind të aksioneve të kompanisë simotër të Malit të Zi, kryesisht për shkak të perspektivës për ndërtimin e një linje interkonjeksioni Mali i Zi - Itali, njoftoi "Balkan Insight".
    Drejtori i EPS, Dragomir Markovic, tha se rëndësia e blerjes nuk qëndron vetëm te paketa e aksioneve, por edhe te fakti se blerësi do të mund të menaxhojë sistemin energjetik të vendit më të vogël të Ballkanit. Serbia është e interesuar edhe për shfrytëzimin e burimeve ujore të Malit të Zi, veçanërisht lumit Drino.

    Operatori italian i transmetimit TERNA, ka shpallur dëshirën për të pasur një lidhje interkonjeksioni me Malin e Zi dhe Serbia, e cila zotëron një monopol virtual mbi linjat e interkonjeksionit në Ballkan, synon të ruajë pozicionin e vet përmes blerjes së kompanisë malazeze të energjisë elektrike.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:08 am

    Drejtorët në Çeki nën trysni për shkak të rrogave të mëdha

    I pari rrogën e vet e shpalosi drejtori i Hekurudhës çeke Petër Zhaluda, pasi që tabloidet i përshkruan se ka pasur të ardhura mujore prej 74.000 eurove."Kjo nuk është e vërtetë, rroga ime arrin 18.500 euro në muaj", tha Zhaluda. Së shpejti më pas sekretet rreth rrogave të veta ishin të detyruar t`i zbulojnë edhe drejtori i Postës çeke, Petër Sedlaçekj (9.200 euro) dhe drejtori i gjigantit elektroenergjetik ÇEZ, Martin Roman (18.500).
    Drejtorët e kompanive shtetërore ose gjysmështetërore çeke, nën trysni të madhe të opinionit, ishin të detyruar t`i shpalosin të dhënat për të ardhurat e tyre mujore.

    Sipas gazetës "Hospodarski novini", bëhet fjalë vetëm për rrogës themelore, duke bërë të ditur se numrit më të madh të menaxherëve u janë të garantuara programe të ndryshme të motivimit plotësues.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 8:08 am

    Memorandum kundër korrupsionit

    Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) dhe Qendra e Inteligjencës Financiare (QIF), nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi mbi shkëmbimin e informative të cilat u shërbejnë këtyre mekanizmave në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për realizimin e misionit të tyre.
    Qëllimi i këtij memorandumi është që të shtohet bashkëpunimi dhe koordinimi në lidhje me shkëmbimin e informative lidhur me zbatimin dhe hetimin e korrupsionit, si dhe zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave në Kosovë.

    Ky memorandum i cili bashkon kapacitetet e dy mekanizmave është përpjekje shtesë e AKK-së dhe QIF-së në mënyrë që të luftohen dhe parandalohen mundësit e veprimeve korruptive sikundër edhe pastrimit të parave.

    Ndryshe QIF pranon, analizon dhe shpërndan informata të ndjeshme financiare lidhur me veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, dhe veprave të ngjashme penale. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:04 pm

    Banka Qendrore paralajmëron rishikim të legjislacionit bankar

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi informoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj se institucioni që ai drejton është duke përgatitur rishikimin e legjislacionit i cili rregullon funksionimin e Bankës Qendrore dhe lëmin e industrisë së bankave dhe sigurimeve në Kosovë.

    Rexhepi paralajmëroi rishikimin e Ligjit mbi Bankën Qendrore, Ligjin për Bankat, ligjin me të cilin sigurohen kushte për punën e industrisë se sigurimeve në Kosove dhe Ligjin mbi borxhet.

    Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj gjatë takimit shprehu shqetësimet e komunitetit të biznesit lidhur me disa çështjet nga fushë veprimtaria e Bankës Qendrore duke theksuar se në Kosovë konsiderohet që banka komerciale pa nevoje i kanë ashpërsuar edhe më tej kriteret e ndarjes së kredive.

    Duke vlerësuar se gjendja dhe siguria financiare e bankave në Kosove është në nivel të lakmueshëm, Beqaj dhe Rexhepi u pajtuan se duhet rishikuar mundësinë e riprogramimit të borxheve nga kreditë, posaçërisht për disa nga ndërmarrjet të cilat për shkak të situatës aktuale në tregun ndërkombëtare janë gjetur në situatë të pavolitshme.

    Gjatë këtij takimi, Guvernatori Rexhepi informoi kryetarin e OEK-së se së shpejti pritet nënshkrimi i memorandumit për njohjen reciproke te kartelave të gjelbërta me Turqinë dhe Malin e Zi, gjë që do të lehtësonte lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në mes të Kosovës dhe këtyre shteteve.

    Memorandumi mbi kartonin e gjelbërt në mes të Kosovës dhe Kroacisë i cili është nënshkruar kohë më parë, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore nuk mund të realizohet pasi që mungon marrëveshja ndërshtetërore në mes të dy shteteve.

    Gjatë takimit u theksua se nga Fondi i Garancisë i ndërmarrjeve të sigurimit të Kosovës janë paguar afro 1 milion euro në emër të dëmit të shkaktuar nga automjetet me targa të Serbisë dhe Malit të Zi. U kërkua që kjo çështje të zgjidhet me sistemin e reciprocitetit. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:04 pm

    PTK drejt fitores në tenderin për operatorin e 4-t celular në Shqipëri

    Komisionit parlamentar i veprimtarisë prodhuese në Shqipëri ka miratuar sot Projekt ligjin për operatorin e katërt të telefonisë celulare në vendi, një bashkim ofertuesish të përfaqësuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovës në përbërje të së cilës janë: Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution si dhe ACi Engineering shpk.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Ministria e telekomunikacionit ka deklaruar se PTK-ja plotëson të gjitha kriteret e nevojshme, dhe ka paraqitur tarifa të ulta për tregun e telefonisë celulare në vend.

    Ndryshe projekti ligji në fjalë i cili të enjten pritet të kalojë edhe në parlamentin shqiptar ishte formuar nga Qeveria e Shqipërisë. Kjo e fundit dha dritën e gjelbër që fitues i tenderit të telefonisë së katërt mobile në Shqipëri të jetë PTK-ja.

    Projekti në fjalë synon ti jap ne përdorim për 15 vjet frekuencën e 4-të këtij konzorciumi. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:04 pm

    FMN-ja kërkon hapa të vendosur

    Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka paralajmëruar qeveritë në të gjithë botën që të hedhin hapa të tjerë vendimtarë për të rikthyer stabilitetin e sistemit financiar global.

    Në një raport të ri, FMN-ja thotë se ka pasur shenja që tregojnë se ka përmirësime.

    Raporti thotë, gjithashtu se ka shenja që tregojnë se po ecet drejt rikthimit të besimit.

    Mirëpo raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se hapat e deritanishëm kanë qenë të shkëputura dhe janë hedhur si reagim ndaj situatës së krijuar.

    Në një parashikim të ri të situatës, FMN-ja thotë se humbjet në shkallë globale si rezultat i aseteve problematike mund të kapin shifrën katër trilion dollarë. /bbc/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:04 pm

    Bankat amerikane kanë kapital të mjaftueshëm

    Pjesa më e madhe e bankave amerikane posedojnë më shumë kapital sesa që u nevojitet, deklaroi mbrëmë ministri amerikan i Financave, Timoti Gajtner.

    "Pjesa dërmuese e bankave kanë më shumë kapital se ai i domosdoshëm, me çka mund të konsiderohen si mirë të kapitalizuara", deklaroi Gajtner në dëshmimin para Komisionit të Kongresit, detyra e të cilit është kontrolli i zbatimit të programit qeveritar për ndihmë institucioneve financiare amerikane të goditura nga kriza.

    Gajtneri, deklarata e të cilit nxiti rritje të aksioneve në bursë, bëri të ditur se ka indikacione se ngadalë është duke u kthyer besimi në tregun kreditor.

    Ministri i Financave theksoi se Qeveria amerikane ka mjete të mjaftueshme për t`u ndihmuar bankave nëse paraqitet nevoja për këtë.

    Disa institucione financiare publikuan rritje të fitimit dhe rritje të të ardhurave në kuartalin e parë të këtij viti.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:05 pm

    Recesioni fuqishëm i sulmon kompanitë e mëdha

    Disa nga kompanitë udhëheqëse në botë njoftuan për përfitim të zvogëluar në muajt e parë të vitit, për shkak të kërkesës së vogël të prodhimeve të tyre dhe shërbimeve në kohën e recesionit global, njoftoi Zëri i Amerikës.

    Kompania më e madhe ajrore në botë, Delta, njoftoi se në tremujorin e parë të viti 2009 ka humbur 794 milionë dollarë. Kjo është përmirësim lidhur me humbjen multimiliardere të paraqitur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Delta merr me qira disa aeroplanë më të vjetër transportues me shpenzim të madh që të kursejë para, dhe i rrit të dhënat për çekim të bagazhit në fluturimet ndërkombëtare ta rrisë profitin.

    Prodhuesi më i madhë botëror i pijeve njoftoi se ka bërë profit më të vogël në tremujorin e parë të viti 2009. Koka-kola paraqiti të ardhura neto prej 1,35 miliardë, që është ulje prej dhjetë për qind.

    Prodhuesi më i madh i pajisjeve të rënda ndërtimore dhe pajisje për xehtari në botë për herë të parë pas 16 viteve, paraqiti humbje për tremujorin e parë.

    Keterpilar njoftoi se ka humbje prej 112 milionë dollarë në muajt e parë të viti. ky është ndryshim i madh nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar kur firma kishte profit prej mbi 900 milionë dollarë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:05 pm

    Llamkos", punëtorët ngrihen në protesta

    Punëtorët e fabrikës "Llamkos", do të protestojnë nesër para ndërtesës se Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë, duke kërkuar, privatizimin e mirëfilltë të kësaj fabrike, ritenderimin e saj, pagat e papaguara për 9 muaj dhe gjendjen e rëndë që mbretëron në këtë kompani , pas privatizimit me Spin-of special.

    Fabrika pas privatizimit nga ana e fabrikës bullgare të llamarinave, Kremikovski, ka qenë në gjendje shumë të mirë financiare dhe arriti të eksportojë materjale në shumën prej 30 milionë euro, duke u kthyer në eksportuesin kryesorë, por gjendja ndryshoi kur fabrika në Kremikovski u ble së bashku me Llamkosin në Vushtrri.

    Pronari i saj i ri me renome ndërkombëtare Metal Stel, pas kalimit të fabrikës në pronësi të tij e la atë në mëshirë të fatit.

    Pas problemve të shumta si gjendja e rëndë financiare, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka vendosur që ta ritenderojë kompaninë. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:05 pm

    Banka Botërore trefishon investimet sociale

    Banka Botërore do të trefishojë në dy vitet e ardhshme investimet në programet sociale për vendet në zhvillim që të ndihmojë njerëzit e varfër nga pasojat e krizës ekonomike.

    Gjithsej u siguruan për programe të tilla kredi prej 12 miliardë dollarësh, bëri të ditur Banka Botërore. Me këtë shumë parash do të financohen programe për arsimin dhe shëndetësinë. Në këtë mënyrë do të nxiten programet me kredi të vogla, të cilat kanë dëshmuar efektivitet në vendet si Brazili dhe Etiopia.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:06 pm

    Rusia, pa para ne 2010

    Rezervat federale aktuale të Rusisë të grumbulluara nga fitimet e naftës kapin shumën prej 121 miliarda dollarë. Qeveria tash detyrohet të shpenzojë mjete nga fondi për ta luftuar krizën aktuale ekonomike.

    Ministri i Financave i Rusisë, Aleksei Kudrin ka thënë se pjesa më e madhe e rezervave të vendit, që synojnë të zbusin rënien ekonomike, praktikisht do të shpenzohen plotësisht vitin e ardhshëm.

    Javën e kaluar, Kudrin tha se Rusia konsideron të marrë hua nga tregjet finansiare ndërkombëtare, për të parën herë në 10 vitet e fundit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:06 pm

    40 kompani promovojnë turizmin kosovar

    “Organizimi i këtij panairi është me rëndësi për biznesin, për turizmin dhe për ekonominë e Kosovës. Është me rëndësi që Kosova po e shënon Ditën globale të tokës duke rikujtuar se mbrojtja e ambientit është me rëndësi për planetin, për Kosovën dhe e rëndësishme për zhvillimin e turizmit”, tha Scott Wayne, këshilltar për turizëm në kuadër të programit të USAID-it për ndërmarrje private.

    Për herë të parë në Kosovë u hap panairi për udhëtime dhe turizëm, i cili ka për qëllim zhvillimin e turizmit në vend, me ç’rast u prezantuan 40 kompani.

    Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi, i cili bëri prerjen e shiritit të hapjes zyrtar të panairit, e ka vlerësuar këtë një ngjarje të rëndësishme për Kosovën.

    “Turizmi si fushë e rëndësishme e ekonomisë sonë mbështetet në vlerat e ambientit dhe njëkohësisht luan rol në mbrojtjen dhe afirmimin e atyre vlerave. Kosova është vend i pasur me vlera dhe produkte turistike, prandaj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës përshëndes dhe mbështesim nismën e USAID-it dhe Asociacionit Kosovar të Turizmit për organizmin e këtij panairi”, thaThaçi. Ne panair është shpallur edhe gara për turizëm, ndërsa panairi për udhëtime dhe truizëm është një ditor. Panairi është organizuar nga Asociacioni për Turizëm i Kosovës me përkrahjen e projektit të USAID-it për ndërmarrje private në Kosovë. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:06 pm

    Kriza, FMN: Bota, tronditje të jashtëzakonshme

    Në raportin e tij të përvitshëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar doli në përfundimin se bota po pëson një tronditje të jashtëzakonshme nga kriza financiare dhe nga recesioni i nisur në Shtetet e Bashkuara në 2007-tën.

    Kryekonomisti i tij, Olivier Blanchard skicon një të ardhme ekonomike shumë me të zymtë se sa parashikimet e tre muajve më parë.

    Për FMN-në, ekonomia botërore do të tkurret me 1.3 përqind këtë vit, treguesi më i keq në më se 60 vjet. Sipas organizmit mbikëqyrës të financave botërore, rimëkëmbja pritet të fillojë vetëm në fund të vitit dhe rritja do të arrijë vetëm 1.9 përqind në vitin 2010.

    Blanchard thotë se muajt e fundit ka patur një kontraktim të papare të ekonomisë globale. Ashpërsia e rënies ekonomike globale i ka habitur ekspertët e FMN-së, që vetëm tre muaj me parë parashikonin rritje të ngadaltë por jo rënie për vitin 2009.

    Rimëkëmbja sipas tyre do të jetë e ngadaltë dhe papunësia në vendet me të zhvilluara do të arrijë kulmin nga fundi i vitit 2010.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:07 pm

    GM, uzinat mund të mbyllen për 9 javë

    Rënia e shitjeve dhe rritja e stoqeve të makinave të pashitura mund të detyrojë “General Motors” të mbyllë për nëntë javë këtë vere pjesën me të madhe të uzinave të saj.

    Ndërkohë përfaqësuesit ndërmarrjes amerikane do të takojnë sot grupin e vendosur nga Obama që do të supervizojë ristrukturimin e Detroitit.

    Drejtuesit e GM janë të vendosur për të mos e lejuar ndërmarrjen të shkojë drejt falimentimit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:07 pm

    SHBA-të mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në OBT

    SHBA-të "fuqimisht e mbështesin" hyrjen e Malit të Zi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

    Këtë mbrëmë e deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Podgoricë, Roderik Mur.

    Ai shfaqi shpresë se Mali i Zi së shpejti me sukses do t`i përfundojë negociatat bilaterale me Ukrainën, me çka do të krijoheshin kushte për anëtarësimin e tij të plotëfuqishëm në OBT.

    Mur bëri të ditur se finalizimi i procesit të aderimit të Malit të Zi në Organizatën Botërore Tregtare (OBT) është i mundshëm "vetëm me mbështetje të fuqishme të të gjitha shteteve tjera", anëtare të këtij asociacioni. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:07 pm

    Punëtorët e Llamkos-it protestuan para AKP-së

    Rreth 200 punëtorë të Fabrikës për prodhimin dhe përpunimin e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, protestuan sot para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke kërkuar privatizimin e mirëfilltë të fabrikës, pagat e papaguara për nëntë muaj dhe përcaktimin e titullarit.

    Përfaqësuesit e punëtorëve zhvilluan një takim, sipas tyre, të pasuksesshëm me zyrtarë të AKP-së, ndërkaq gjatë ditës presin të takohen edhe me zyrtarë të qeverisë.

    Përndryshe, kjo fabrikë është privatizuar me spin –off special në vitin 2005 dhe ka rreth 500 të punësuar. Por blerësi nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës sa i përket investimeve, dhe AKP-ja është në procedurë të kthimit të aksioneve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:07 pm

    Kosova merr pjesë në takimet e pranverës të FMN-së dhe BB-së

    Me ftesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, do të marrë pjesë në takimet e Pranverës tek të dy këto Institucione, që do të mbahen në Washington me 25 dhe 26 prill të këtij viti.

    Gjatë kësaj vizite Ministri Shala pritet të takohet me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe me një numër të Drejtorëve Ekzekutiv dhe Guvernatorëve të këtyre dy Institucioneve.

    Në të njëjtën kohë, ky delegacion do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Thesarit dhe USAID-it.

    Tema kryesore e të gjitha këtyre takimeve do të jetë anëtarësimi i Republikës së Kosovës në FMN dhe BB. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:08 pm

    Nis ristrukturimi në PTK

    Posta dhe Telekomi i Kosovës, tashmë ka filluar me procesin e ristrukturimit të korporatës. Për këtë qëllim është emëruar një Komision profesionistësh, të cilët po punojnë në mënyrë që ristrukturimi të fillojë të aplikohet sa më shpejtë, ndërkohë Bordi i Drejtorëve të PTK, tashmë ka aprovuar këtë proces.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, është hera e parë që ky proces i cili njëherësh është jetik për funksionimin e PTK-së, po zhvillohet me kapacitete të brendshme, duke mos u shpenzuar asnjë cent dhe konform konditave evropiane të menaxhimit.

    Ristrukturimi si proces i domosdoshëm i iniciuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha dhe që është aprovuar nga Bordi i drejtorëve të PTK-së, ka për qëllim të ngris efikasitetin e punës nëpër Njësitë e Biznesit, efikasitetin e çdo punëtori të PTK-së, të vendoset mekanizmi i monitorimit më efikas dhe permanent të përformancës së çdo punëtori, si dhe të sigurojë profitabilitet për të gjitha NJB-të, që janë në kuadër të kompanisë.

    Haxha para punëtorëve të korporatës ka deklaruar se, me strukturën ekzistuese organizative, PTK nuk mund të privatizohet, andaj ristruktutimi i PTK-së ka qenë më se i domosdoshëm.

    “NJB-të funksionojnë shumë të përziera dhe me kompetenca jo të qarta, kjo do të ndikojë negativisht në përcaktimin e çmimit të këtyre NJB-ve”.

    Sipas Haxhës, arsyet për ristrukturimin e korporatës janë të shumta, megjithatë duhet veçuar ato më parësoret, si ngritja e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, efikasiteti në punë, pavarësimi i Njësive të Biznesit, procesi i privatizimit të ndërmarrjes nuk mund të fillojë me strukturën aktuale, të thjeshtësohet/ lehtësohet komunikimi Konsumator –PTK, pastaj ofrimi i shërbimeve sa më cilësore, ulja e shpenzimeve operacionale si dhe mënjanimi i nepotizmit.

    “Me përfundimin e këtij procesi asnjë punëtor nuk do të humb punën, përkundrazi do të krijohen vende të reja punë dhe poste të reja menaxheriale”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:08 pm

    Feith, mosmarrëveshje me Qeverinë për emërimet e bordeve në NP

    Duke komentuar njoftimin e Qeverisë për anëtarët e bordit të ndërmarrjeve publike, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith ka deklaruar se Ligji mbi ndërmarrjet publike përcakton procedurën për emërimin e anëtarëve të bordit.

    Feith po ashtu ka pohuar se pas këshillimit me zyrën e tij, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur procesin e emërimeve në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria sa më e mirë me kërkesat procedurale të parashtruara në ligj.

    “Unë ju kujtoj se aty ku janë ndjekur procedurat, por ka mosmarrëveshje në lidhje me rezultatin përfundimtar, vendi i duhur për t’i adresuar ato është nëpërmjet kontrolleve dhe ekuilibrave institucionalë të Republikës së Kosovës. Në çdo rast, aty ku qeveria i ushtron përgjegjësitë e saj, ajo në mënyrë të natyrshme i nënshtrohet llogaridhënies te pushteti legjislativ, elektorati dhe shqyrtimi juridik”.

    Feith po ashtu ka kujtuar se Qeveria është e detyruar me ligj t’i raportojë Kuvendit mbi mënyrën se si menaxhohen ndërmarrjet publike qendrore dhe të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze mbi punën e bordit të drejtorëve.

    “Qeveria gjithashtu është e detyruar të marrë në konsideratë largimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të bordit në rastet kur ndërmarrja në pronësi publike dështon në përmbushjen e synimeve të performancës së saj”.

    Sipas tij respektimi i procedurave të parashtruara në ligj është karakteristikë themelore e shtetit të shëndoshë.

    “Bordet e emëruara si duhet janë veçanërisht të rëndësishme në Kosovë në kohën kur ndërmarrjet publike po përgatiten për privatizim”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:08 pm

    Aeroport, linjë e veçantë për transport mallrash

    Importuesit dhe eksportuesit e mallrave në Kosovë, të cilët dëshirojnë që mallrat e tyre ti bartin përmes transportit ajror, që nga dita e sotme do ta kenë në dispozicion një linjë dhe aeroplan të veçantë për bartjen e mallrave.

    Kompania prestigjioze Turkish Airlines, filloi sot linjën e re të Cargo-s, e cila fillimisht do të funksionojë njëherë në javë, çdo të Enjëte, në realicionin Stamboll-Prishtinë -Millano, relacion që lidh Kosovën me Azinë dhe Evropën Perëndimore.

    “ Linja e rregullt e Cargo-s që ka filluar sot është shumë domethënëse për komunitetin e biznesit në Kosovë, për ata që eksportojnë dhe importojnë mallra nga vendet Evropiane apo Aziatike. Tani në dispozicion të tyre, do të jetë një linjë e rregullt dhe me kapacitete të mjaftueshme, përmes kompanisë Turkish Airlines, e cila ka vënë në dispozicion një aeroplan të tipit Airbus 310”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, z. Agron Mustafa.

    Sipas tij, kjo linjë e cila pritet të shpeshtohet është në kuadër të rritjes dhe përmirësimit të shërbimeve që menaxhmenti i ANP-së ka ndërmarrë që prej një viti, dhe është në frymën time të orientimit ndaj konsumatorit.

    “ Kemi marrë angazhim që të përmirësojmë shërbimet, jo vetëm për udhëtarët e zakonshëm por edhe për komunitetin e biznesit. Pa kaluar muaji që ne filluam të operojmë 24 orë, tani po ofrojmë linjën e re për bartjen e mallrave. Për momentin kemi kapacitete të mjaftueshme të Cargo-s për komunitetin e biznesit. Megjithatë nëse rritet kërkesa, ne si kompani jemi të hapur për të zgjeruar kapacitetet”, tha tutje Mustafa.

    Deri më tani mallrat në rrugë ajrore, janë bartur përmes aeroplanëve të zakonshëm të udhëtarëve dhe ka ndodhur shpeshherë që këta aeroplanë të mos kenë kapacitet të mjaftueshëm dhe mallrat në Kosovë të mos arrijnë si të tëra dhe brenda një dite.

    Gjithashtu, linja e re pritet të sjellë risi edhe në çmimet e bartjes së mallrave përmes rrugëve ajrore.
    Aeroplani Airbus 310 ka një kapacitet prej 32 tonësh apo 200 deri në 210 metër kub, varësisht nga mallrat që ngarkohen në këtë aeroplan. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:09 pm

    Ibër- Lepenci përballon furnizimin me ujë të TC, Kosova e Re

    Në organizim të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Zyrës së Projektit PATEL dhe kompanisë Ibër-Lepenci, sot në MEM është mbajtur takimi me temën “Furnizimi i qëndrueshëm i sektorit të energjisë me ujë”.

    Të ftuar në këtë takim ishin të gjitha institucionet që tangojnë këtë fushë si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina, si dhe organizatat tjera dhe donatorët aktiv në Kosovë si Banka Botërore, Komisioni Evropian, USAID, KfW etj.

    Në takim është prezantuar kërkesa e sektorit të energjisë për ujë si dhe propozim projektet e kompanisë Ibër-Lepenci për të rritur kapacitetet dhe sigurinë e furnizimit me ujë.

    Gjatë këtij takimi u konkludua se kapacitet aktuale ujore të kanalit të Ibrit janë të mjaftueshme për furnizim me ujë të termocentralit të ri “Kosova e Re”, por nevojitet rehabilitimi i sistemit ekzistues të Ibrit si dhe ndërtimi i një basenit rezervë (15 ditorë) që do të garantonte furnizim të pandërprerë me ujë.

    Të pranishmit konstatuan se nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për ujërat dhe kjo duhet të bëhet nga institucionet përgjegjëse sektoriale si dhe u përkrah realizimi i propozim projektit të Lepencit, projekt i cili paraprakisht kërkon rifreskimin e studim të fizibilitetit që daton nga vitet e 80-ta e që do të bëhet në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm.

    Për realizimin e këtyre projekteve Banka Botërore dhe Komisioni Evropian edhe më herët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur këto aktivitete. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:09 pm

    Parlamenti voton PTK si operator të katërt

    Është miratuar të enjten në seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë projektligji "Për dhënien e së drejtës së përdorimit, për 15 vjet, në brezin e frekuencave e GSM dhe GSM 1800, kompanisë PTK", pra futjen e operatorit të katërt celular në tregun shqiptar.

    Kryeministri Sali Berisha tha gjatë debatit në Kuvend se janë bërë përpjekje për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga licenca e operatorit të katërt, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë lëshim ndaj askujt dhe kompania fituese ofroi çmimin më të lartë.

    Ligji t'i japë një konsorciumi shqiptar të kryesuar nga "Postë Telekomunikacioni i Kosovës" licencën e operatorit të katërt të telefonisë së lëvizshme.

    Tenderi për operatorin e katërt celular, parashikohej të përfundonte që në muajin janar të këtij viti, por ai dështoi dy herë. Në garë ishte vetëm "Univers PG" dhe konsorciumi i kryesuar nga PTK, të cilat ofruan respektivisht 5 dhe 7.2 milionë euro.

    Qeveria e konsideron ofertën e PTK-së për tarifat shumë konkurruese. Në relacion thuhet se konsorciumi shqiptar është angazhuar që brenda vitit të parë nga marrja e licencës të mbulojë 81% të territorit dhe 95% të popullsisë.

    Ndërkohë që brenda tre viteve parashikon të mbulojë mbi 85% të territorit, nga 70% që është kërkuar në kontratë nga qeveria. Sipas qeverisë, hyrja në treg e operatorit të katërt celular do të ulë ndjeshëm tarifat. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:09 pm

    Shpjegim i Telegrafit rreth tekstit "Niksicko Pivo"

    Të nderuar lexues, Ju njoftojmë se teksti “Niksicko Pivo, nuk asgjësohet por shitet në Kosovë”, është botuar gabimisht në faqen tonë www.telegrafi.com, respektivisht është botuar materiali që ishte planifikuar të shfrytëzohej për një tjetër tekst të plotë.

    Teksti i botuar në ueb-faqen e Telegrafit, është një shkrim i vjetër i përkthyer nga Dnevne Vijesti me disa të dhëna të kohëve të fundit - të cilat është dashur të shfrytëzohen për një temë rreth shitjes, cilësisë, dhe tregut të birrave në Kosovë- të cilën ishte duke e realizuar Telegrafi.

    Për shkak të një keqkuptimi teknik, teksti është edituar online – jo i plotë, me të dhëna të moçme dhe si i tillë mund të ketë shkaktuar huti në mesin e lexuesve, ose edhe mund t’i ketë shkaktuar dëme prodhuesit të apostrofuar të birrës.

    As njëra prej këtyre nuk ishte qëllim i Telegrafit.

    Edhe një herë kërkojmë falje nga Ju, sikur edhe nga birraria “Niksicko Pivo” për këtë gabim të paqëllimshëm.

    Redaksia e Telegrafit

    (Më poshtë është teksti i gabuar i botuar në Telegrafi.com)

    Niksicko Pivo, nuk asgjësohet por shitet në Kosovë

    Shoqata e ish-punëtorëve dhe aksionarëve të birrarisë “Trebjesa” në Nikshiq e cila prodhon birrën “Niksicko Pivo” në Nikshiq të Malit të Zi, ka mbajtur një takim me gazetarë lidhur me “derdhjen” gjegjësisht asgjesimin e birrës Nikshiqko në lumin Bistrica shkaku i kualitetit të keq të birrës.

    Kryetari i i kësaj shoqate Radovan Gojkoviq, ka thënë para mediave se atë ditë janë asgjesuar 4,800 hektolitra gjegjësisht 480,000 litra birrë, përderisa një sasi është shëndruar në kanaqe dhe pastaj afërsisht 60,000 kanaqe janë shkatërruar dhe hudhur në vrimat nëntokësore të Rigjanit në afërsi të Nikshiqit.

    Gjithashtu, atë ditë janë asgjësuar edhe afërsisht 26 mijë shishe “Stela Artois” të prodhuara në Belgjikë.

    Shoqata e aksionarëve ka paraqitur gjithashtu shqetësimin pse “Niksicko Pivo” që prodhohet në Mal të Zi nuk i nënshtrohet kontrolleve nga institucionet e atjeshme si “Instituti i Republikës për mbrojtjen e shëndetit” në Podgoricë ose “Istituti Toksikologjik”, por fabrika jap shpjegim se “analizat bëhen në Belgjikë”.
    “Ne mendojmë” vazhdon Gojkovic, se receptura dhe teknologjia e prodhimit është ndryshuar , dhe se në prodhim përdoret acid sulfurik në sektorin e zierjes dhe në bodrume. Acidi sulfurik shkakton tek njeriu efekte negative në traktin digjestiv duke shkaktuar vjellje, dhimbje koke dhe diare, ndërsa përdorimi i vazhdueshëm shkakton kancer në fyt, traktin digjestiv dhe në lukth.

    Që nga viti 2000 deri me sot tri herë ka ndodhur që të prishet birra dhe të ipet urdhër për asgjësim. Pas lajmit për asgjësim, ka pasur deklarata nga po e njëjta shoqatë që birra nuk është asgjësuar por është dërguar për tregun Kosovar dhe se është shitur në Kosovë.

    Kosovarët vazhdojnë të konsumojnë ende produkte të kualiteteve të dyshimta dhe institucionet përgjegjëse për kontrollimin e kualitetit të produkteve që hyn në Kosovë, nuk janë duke kontrolluar sa duhet hyrjen e këtyre mallrave që rrezikojnë shëndetit e qytetarëve.

    Kosova fatkeqësisht vazhdon të jetë një shtet ku shtetet tjera i shesin produktet që duhet të hidhen dhe asgjësohen, përderisa edhe qytetarët nuk e stimulojnë produktin vendor por konsumojnë produkte të huaja të cilat kanë origjinë dhe kualitet të rrezikshëm për shëndet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:12 pm

    KEK: Kthehet njësia B2

    Pas revizionit të rregullt nëntë ditor është kthyer në punë njësia B2 e TC “Kosova B”. Kthimi i këtij blloku ka stabilizuar edhe më tutje furnizimin me energji elektrike, rguhet në një komunikatë të KEK-ut.

    Po ashtu bëhet e ditur se, në punë janë edhe njësitë B1 dhe A5 si dhe HC “Ujmani”, njësi këto që së bashku prodhojnë mbi 650 megavatë/orë energji elektrike.

    Reduktime ka pasur vetëm gjatë orëve të mëngjesit për kategorinë C, ndërsa gjatë ditës ato janë eliminuar krejtësisht.

    Njësitë B1 dhe B2, të cilat gjatë këtij muaji ishin njëra pas tjetrës në revizion nëntë ditor të planifikuar, si nyjat kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, kanë arritur stabilitet të jashtëzakonshëm në prodhim gjatë këtij viti.

    “Në tremujorin e parë B1 ka qenë vetëm 5 orë jashtë punës, ndërsa B2 vetëm 24 orë. Puna e tyre në ditët e sotme, kur janë bërë mbi 25 vjet nga koha e stratimit të tyre, është si në ditët më të mira, dhe e tejkalon edhe normën mesatare të Bashkimit Evropian për orët vjetore në punë”, theksohet në komunikatë.

    “Kjo është arritur edhe falë angazhimit të jashtëzakonshëm të menaxhmentit dhe punëtorëve në Divizionin e Gjenerimit të korporatës.”

    “KEK po bën të gjitha përpjekjet që të ketë stabilitet sa më të madh të prodhimit të energjisë elektrike, në mënyrë që t’i furnizojë konsumatorët në mënyrë sa më kualitative”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:12 pm

    Topi merr pjesë në Samitin e Sofjes

    Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, ka udhëtuar të enjten për në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin "Gazi natyror për Evropën: Siguria dhe Partneriteti", që do të zhvillohet në datat 24-25 prill në Sofje.

    Me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Georgi Parvanov, në këtë Samit do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh dhe drejtues të lartë të 28 vendeve nga Evropa Juglindore, rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Azia Qendrore, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, etj.

    Politika evropiane për energjetikën, marrëveshjet e reja ndërkombëtare në shërbim të sigurisë energjetike në rajonin ballkanik dhe në mbarë Evropën, zbatimi i projekteve për transportimin e energjisë, mundësitë e zbutjes së situatës së krizës sa i përket gazit natyror në Evropë, janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen nga pjesëmarrësit në këtë Samit.

    Gjatë punimeve të Samitit për Energjetikën, Topi do të mbajë fjalën në njërën prej seancave plenare, po ashtu pritet të ketë takime me homologë të tij dhe personalitete të tjera të larta pjesëmarrëse në Samit. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:12 pm

    Bien shitjet e Microsoft-it

    Gjigandi amerikan i prodhimit të programeve të kompjuterave, Microsoft, njoftoi rënien e parë të shitjeve që prej 23 vjetësh.

    Në tremujorin e parë të këtij viti, shitja e produkteve të Microsoft-it ra 6% në krahasim me një vit më parë.

    Edhe fitimi i kësaj kompanie për këtë periudhë ra më shumë se 30%.

    Analistët thonë se për shkak të krizës ekonomike globale, përdoruesit e kompjuterave dhe biznesi po shpenzojnë më pak në fushën e teknologjisë.

    Mirëpo, të enjten rivali kryesor i Microsoft-it, kompania Apple, njoftoi se volumi i shitjes së produkteve të saj ishte rritur, pavarësisht nga kriza.

    Apple po dominon gjithnjë e më shumë tregun e telefonisë celulare.

    Kjo kompania shiti 3.79 milionë telefona celularë 'iphone' në tremujorin e parë, 123% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Kompania Apple njoftoi se sapo ka shitur komponentin e një miliardtë të programeve të saj të softit për këta celularë apo për pajisjen e ipodit.

    Në kontrast Microsoft-i i nxjerr fitimet kryesore nga shitja e sistemit Windows apo e softit që përdoret nga biznesi, siç është programi Office.

    Prania e kësaj kompanie në tregun e telefonisë celulare nuk është aq e fortë sa e rivalit të saj Apple.

    Analistët thonë se Microsofti po humbet gjithnjë e më shumë terren në këtë treg.

    Ekspertët thonë se pavarësisht nga kohërat e vështira, konsumatorët duken të gatshëm për të shpenzuar para për të blerë produktetet e Apple-it, iphone apo ipod, sepse ato konsiderohen si produkte që ata duhet t'i kenë patjetër. /bbc/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:12 pm

    BB: Rrezikohet thellimi i varfërisë në Shqipëri

    Banka Botërore paraljmëron se kriza ekonomike globale rrezikon të thellojë varfërinë në Shqipëri. Gjatë prezantimit të anketës për matjen e nivelit të jetesës të zhvilluar nga Instituti i Statistikave, PNUD-i dhe Banka Botërore përfaqësuesja e saj e përhershme në Shqipëri Camille Nuamah, ka deklaruar se duhet të indetifikohen personat më të prekshëm të cilët në kushtet e krizës botërore rrezikojnë të bien në varfëri.

    “Duhet të shohim se cilët janë personat vulnerabër ndaj varfërisë, pasi nuk e dimë se sa do të zgjasë kriza globale. Duhet të abalizojmë se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur këto rezultate të varfërisë, pasi nuk është faji i shqiptarëve por i problemeve të ekonomisë botërore”, u shpreh Camille Nuamah.

    Sipas anketës, niveli i varfërisë në vend ka rënë nga 25.4 për qind në vitin 2002 në 12.4 për qind në fund të 2008. Por përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe PNUD-it kanë cilësuar se në këtë studim nuk janë përfshirë efektet e krizës globale që kanë nisur të ndihen në vendin tonë gjatë muajve të fundit të vitit që lamë pas.

    “Progresi i shënuar në uljen e varfërisë është rezultat i shpirtit sipërmarrës të popullit shqiptarë, të dhënat e anketës janë marrë përpara fillimit të krizës globale”, u shpreh perfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Camille Nuamah

    Nga anketa për matjen e nivelit të jetesës ka rezultuar se gjatë viteve të fundit varfëria është vendosur nga zonat rurale drejt atyre urbane, por varfëria mbetet një dukuri karakteristike për zonat malore. Sipas ekspertëve që kanë realizuar anketën një hipotezë e mundhasme që shpjegon këtë rezultat është krijimi i një kurhti të vrafërisë në rajonin malorë. /balkanweb/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:13 pm

    Chrysler drejt falimentimit të drejtuar

    Departamenti amerikan i Thesarit është duke përgatitur procedurat për falimentimin e drejtuar të “Chrysler”, që mund të përfundojë aktivitetin javën e ardhshme.

    Lajmin e ka bërë të ditur “New York Times” në faqen e saj të internetit.

    Ndërkohë administrata “Obama” është e përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje mes “Chrysler” dhe “Fiat”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:13 pm

    Fiat-i blen Opel-in ?

    Gjiganti italian automobilistik Fiat do ta blejë pakon shumicë të aksioneve në koncernin automobilistik gjerman Opel.

    Këtë lajm e publikoi revista gjermane "Spiegel", në on-lajn portalin e vet në internet, duke iu referuar burimeve në të dyka kompanitë.

    "Fiat tashmë të martën do të firmosë letër me qëllime për blerjen e pjesës shumicë në Opel", bëhet e ditur në portalin e "Spiegel".

    Sipas javores, drejtoria e Opel ka qenë në negociata me edhe një kompani, por Qeveria gjermane dhe "General Motors", i cili është pronar mazhoritar i Opel-it, i japin përparësi Fiat-it.

    Një përfaqësues i të punësuarve në Opel shprehu druatje se Fiat-i me borxhe të mëdha do të mund ta shpiente Opel-in në vështirësi edhe më të mëdha financiare. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:14 pm

    Rritje alaramante e papunësisë në Spanjë

    Numri i të papunëve në Spanjë në tremujorin e parë të këtij viti shënon rritje alarmante, duke tejkaluar shifrën prej katër milionë të papunë.

    Shkalla e papunësisë në Spanjë arriti 17,36 për qind të popullatës së aftë për punë, përderisa në kuartalin e fundit të vitit 2008 ajo arrinte 13,91 për qind.

    Numri i përgjithshëm i të papunëve arrin 4.010.000 persona, që është madje për 1.836.000 më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, lajmëroi Instituti kombëtar për statistikë.

    E tronditur nga kriza financiare dhe hipotekare, me ç`rast më së shumti u fundos sektori i ndërtimtarisë, Spanja në gjysmën e dytë të vitit të kaluar hyri në recesion.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:14 pm

    Bllokimi i mallrave nga Mali i Zi do tejkalohet

    I pyetur rreth bllokimit të mallrave të Kosovës nga ana e Malit të zi, kryeministri Thaçi tha se kjo është një çështje, e cila është duke u diskutuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ajo e Ekonomisë dhe Financave, dhe si e tillë, sipas kreut të ekzekutivit, do të tejkalohet.

    Ai këto komente i bëri të premten pas mbledhjes së kabinetit të ministrave, me ç’rast ka ripërsëritur se institucionet vendore do të vazhdojnë me respektimin e agjendës së tyre,

    “Ju e dini se ende nuk kemi raporte diplomatike. Në momentin që vijnë raportet diplomatike, ndërshtetërore, atëherë tejkalohen. Por ende procesi i njohjes që ka ndodhur i pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi kërkon natyrisht vënien e raporteve diplomatike ndërshtetërore”, është shprehur Thaçi.

    Mali i Zi eshte shteti i trete me, pas Serbise dhe Bosnjes qe bllokon kalimin e mallrave per shkak te vules Republika e Kosoves. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:14 pm

    FMN, do të mbështesim Kosovën

    Më ftesë të FMN-së, delegacioni i Republikës së Kosovës në përbërje, Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Hashim Rexhepi, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Driton Qehaja, këshilltar për çështje ekonomike i Kryeministrit të Kosovës, Hajdar Korbi, këshilltar, Emira Ajeti, këshilltare, Flamur Mrasori, shef i kabinetit të guvernatorit, më të mbërritur në Uashington është pritur nga ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Avni Spahiu, i cili e shoqëroi delegacionin në shumicën e takimeve.

    Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala ka mbajtur takime zyrtare me personalitete të rëndësishme, më qëllim të përkrahjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësim në FMN.

    Para se të fillojnë takimet pranverore të FMN-së, delegacioni kosovar ka realizuar takime me zyrtar të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Thesarit amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it, si dhe me përfaqësues të lartë nga Zyra Ekzekutive e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe me kongresmenin Eliot Engel.

    Delegacioni kosovar, gjithashtu, mori pjesë në një koktej të organizuar nga ambasada sllovene në Uashington, me astin e IMF/EC/CEF, dhe vizitës së ministrit të Financave të Sllovenisë z. Krizhaniq.

    Takimet e përmendura më lart, përveç informimit të duhur mbi zhvillimet më të fundit në Republikën e Kosovës, kishin si fokus qendror anëtarësimin e Kosovës në FMN. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:15 pm

    Haradinaj mandaton grupin punues për bujqësi

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mandatuar sot Grupin Punues për hartimin e Programit Qeverisës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili do të udhëhiqet nga Imer Rusinovci.

    Në një njoftim zyrtar të AAK-së thuhet se, kjo parti synon që në programin e saj qeverisës për prioritet të veçantë të ketë zhvillimin e sektorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    “AAK beson se konsolidimi i këtij sektori ndikon drejtpërdrejt në zbutjen e shumë problemeve sociale dhe i njëjti ndihmon zhvillim ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve”.

    Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se, grupi punues që për anëtarë të vet ka ekspert të mirënjohur të vendit, do të analizojë gjendjen e pavolitshme dhe të disfavorshme në sektorin e bujqësisë, dhe ndërkohë do të prezantoj draft programin me politika bujqësore të cilat duhet të jenë konform trendit të zhvillimeve kohore.

    “Ky program synon poashtu, të identifikoj fushat me interes të veçantë që në një anë do të ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori dhe në anën tjetër do të ndihmon zhvillimin dhe avancimin ekonomik të vendit, duke krijuar kushte për punë të fermerëve dhe duke krijuar vende të reja të punës”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:15 pm

    Italianet shprehin interesim për të investuar në Kosovë

    Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj priti sot delegacionin e Asociacionit Italian ne Sofje me të cilin bisedoi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të bizneseve nga Kosova dhe Italia.

    Asociacioni Italian në Sofje përfaqëson mbi 200 biznese italiane në Bullgari dhe qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë ka qenë mbledhja e fakteve për kushtet e investimeve në Kosovë, procedurat ligjore dhe siguria e investimeve të huaja.

    Kryetari Beqaj i ka informuar mysafirët nga Italia mbi situatën aktuale ekonomike në Kosove me theks të veçantë lidhur me aktivitetet e OEK-ut dhe angazhimin në bashkëpunim ndërkombëtare ekonomik.

    Të dy palët u pajtuan që në një të ardhme të shpejtë të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të OEK-ut dhe Asociacionit Italian në Sofje i cili do të kishte për synim zgjerimin dhe ngritjen e kualitetit të bashkëpunimit jo vetëm në lëmine e tregtisë por edhe në format me të avancuara të bashkëpunimit. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:15 pm

    Miratohet strategjia e re kundër korrupsionit

    Qeveria e Kosovës, miratoi të premten Strategjinë e re kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011 dhe Ligjin Antikorrupsion.

    Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi, kërkoi mbështetjen e të gjithë aktorëve, në betejën për të luftuar korrupsionin, edhe pse u shpreh i kënaqur që qeverisja e tij ka arritur ta ndryshojë për të mirë imazhin e Kosovës.

    “Strategjia kundër korrupsionit, është e domosdoshme dhe përputhet drejtpërdrejtë me përcaktimin dhe vizionin e qeverisë, me moton për zero tolerancë në raport me korrupsionin, dukuritë negative, krimin e organizuar dhe përcaktueshmëri të plotë për sundimin e ligjit”.

    Tutje kryeministri Thaçi u shpreh se, lufta që Qeveria e bën kundër korrupsionit çmohet dhe vlerësohet nga qytetarët, por edhe në raportet ndërkombëtare.

    “Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë mekanizmat për luftimin e korrupsionit. Do të kërkojë partneritet edhe me shoqërinë civile e mediat. Do të bashkëpunojë me të gjithë mekanizmat adekuat në mënyrë që të kemi sukses”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:24 pm

    Qeveria jep pëlqimin për anëtarë të bordit të TKPT-së

    Pas gati një vit mungese të bordit të drejtorëve dhe mbi 100 milionë euro humbje si pasojë e krizës financiare botërore, Qeveria e Kosovës me në fund ka dhënë pëlqimin për anëtarë të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës.

    Një vendim i tillë u mor sot gjatë takimit të rregullt të vendit, ndërkohë që të propozuarit janë Besim Beqaj, Ruzhdi Morina, Ymer Havolli dhe tre ndërkombëtarë.

    Të propozuarit, ndërkaq pritet të votohen në ligjvënësin e Kosovës në ndonjërën nga seancat e ardhshme. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:25 pm

    Kryeministri Berisha sulmon ashpër FMN-në

    Në një intervistë telefonike për revistën e njohur amerikane, "Business Week", kryeministri shqiptar ka sulmuar ashpër Fondin Monetar Ndërkombëtar duke theksuar se skemat e tyre po refuzohen nga qeveritë, për shkak se i fusin vendet në krizë më keq.

    Duke folur si lideri i një vendi që drejton ekonominë botërore, Berisha i është drejtuar FMN-së, duke u thënë se G20 u ka dhënë një rol të ri dhe ai është i kënaqur për të.

    “Kam respekt të madh për FMN. Por ata nuk duhet të inkurajojnë përhapjen e panikut. Nuk është një gjë që ndihmon, sipas meje. U kam thënë atyre: "Shikoni, ju jeni një institucion, shumë, shumë i rëndësishëm. Jam shumë i gëzuar që G20 (ekonomitë më të zhvilluara në botës.), u kanë dhënë një rol të ri".

    Ai tutje ka shtuar se, shumë qeveri po hezitojnë të punojnë me FMN-në, për shkak se skema e tyre në kohë të trazirave sociale, më shumë krijon probleme se sa i zgjidh.

    Berisha ka rrëzuar pretendimet e FMN-së se ekonomia në Shqipëri është e brishtë dhe lehtësisht e rrezikuar nga kriza, duke thënë se vendi ka një ekonomi reale. Berisha ka pranuar se po bien remitancat e emigrantëve, por ka deklaruar se po e zgjidh këtë çështje duke zhvilluar turizmin.

    “Nuk e konsideroj ekonominë shqiptare si shumë të brishtë. Është një ekonomi reale. Remitancat nuk po vijnë në atë nivel për shkak të humbjes së vendeve të punës në Greqi dhe Itali. Por ne po inkurajojmë turizmin”. /Telegrafi/Shekulli/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:25 pm

    G7: Kriza ekonomike ka filluar të zbutet

    Ministrat e financave të 7 vendeve më të industrializuara në botë vlerësojnë se ka shenja që tregojnë se rënia ekonomike globale ka filluar të zbutet.

    Gjatë një takimi të mbajtur në Washington, ata parashikuan një rigjallërim të dobët që do të jetë i dukshëm gjatë muajve të ardhshëm.

    Në një deklaratë të përbashkët që shënoi përfundimin e këtij takimi, ministrat e G-7-s u shprehën se bazuar mbi të dhënat e fundit rezulton se hapi i rënies ekonomike po ngadalësohet.

    Megjithatë, ata u zotuan dhe premtuan angazhimin e tyre për të punuar së bashku për ta nxjerrë botën nga recesioni.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:25 pm

    Kriza, bie pasuria e gjiganteve të muzikës

    Kriza ekonomike ka goditur edhe këngëtarë miliarderë britanike si Paul McCartney, Elton John dhe Mick Jagger, pasuritë e të cilëve kanë pësuar rënie me 10 % këtë vit.

    Shifrat janë publikuar nga revista “Sunday Times”, që harton çdo vit renditjen e me të pasurve.

    Shkak është bërë rënia e vlerës së pasurive të patundshme, aksioneve dhe investimeve. Brenda një viti të ardhurat e Elton John janë reduktuar me 26 %, nga 262 milionë euro në 195 milionë.

    sh-pjesëtari i “Beatles”, McCartney ka shënuar 12 % rënie, ose 66 milionë euro me pak. Mick Jagger, lider i “Rolling Stones” ka reduktuar kursimet në 16 %, ose 211 milionë euro.

    Në krye të listës së me të pasurve është renditur Clive Calder, ish-diskografi i ri Britney Spears me 1,3 miliardë sterlina, ndërsa spikat edhe emri i Judy Craymer, producente e filmit muzikor “Mamma Mia”, financat e së cilës janë rritur me 29%, ose 75 milionë sterlina. Amy Winehouse, ka përgjysmuar fitimin dhe ka mbetur me 5 milionë sterlina.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 6:26 pm

    FMN: 250 miliard dollarë hua për vendet në vështirësi

    Përpjekjeve për të rigjallëruar ekonominë botërore do t’u shtohen fonde prej 250 miliard dollarësh që do t’u jepen në formë huash emergjente vendeve të cilat ndodhen në vështirësi financiare.

    Ministrat e financave nga vende të ndryshme të botës ranë dakord për kreditë e reja gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar që u mbajtën të shtunën në Uashington.

    Ata iu përgjigjën gjithashtu kërkesave të ekonomive në zhvillim si Kina, Brazili dhe India, për të vënë në dispozicion një fond shtesë prej 250 miliard dollarësh për “programe të zgjeruara dhe më elastike".

    Shefi i Fondit Monetar, Dominique Strauss Kahn tha se të gjitha vendet janë tani dakord me pohimin se fondet shtesë janë të nevojshme për ta nxjerrë ekonominë globale nga recesioni dhe se vendet anëtare janë të angazhuara për “pastrimin e sistemit financiar”.

    Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, i cili të premten paralajmëroi se problemet e ekonomisë botërore ende nuk kanë mbaruar, e quajti fuqizimin e rolit të FMN-së një rezultat të rëndësishëm. /woa/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 11:33 pm

    Emiri i Katarit: Çmimi i dëshiruar i naftës është mes 40 dhe 45 dollarë

    Çmimi i naftës mes 40 dhe 45 dollarë për barel do t'u ndihmonte vendeve importuese të dalin nga kriza aktuale ekonomike, deklaroi emiri i Katarit, sheiku Hamad Bin Kalifa al-Tani.

    "Edhe krahas krizës ekonomike globale, kërkesa zvogëlohet drastikisht, ndërsa çmimet arrijnë çmime rekord të ulëta", theksoi emiri i Katarit.

    Ai paralajmëroi se "çmimet e larta nuk nxitin rritje ekonomike, por këtë nuk e bëjnë as çmimet e ulëta".
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 11:34 pm

    Kërkesa e kredive në Kroaci ka shënuar rënie deri 50 për qind

    Kamatat e larta dhe pasiguria e përgjithshme e tregut i detyrojnë njerëzit në Kroaci të qëndrojnë sa më larg sporteleve bankare.

    Bankat pranojnë se japin shumë pak kredi me para të gatshme ose kredi për makina, për shkak se njerëzit parashtrojnë shumë më pak kërkesa për dallim nga më parë.

    Kamatat e atyre kredive janë prej 10 deri maksimum 14 për qind.

    "Privredna banka Zagreb" lajmëroi se sivjet shënon rënie të palsmanit te popullata edhe deri 50 për qind, që shpjegohet me kujdesshmërinë e qytetarëve për të investuar në kredi dhe huazim afatgjatë banesor.

    Bankat tjera, po ashtu, theksojnë se është zvogëluar interesimi për kredi, por edhe përkundër kamatave të larta, bankat te klientët kërkojnë edhe "qime në vezë", shkruan gazeta e përditshme kroate "Jutarnji list".

    "Politika kreditore është më restriktive lidhur me analizat dhe vlerësimet e përforcuara të cilësive kreditore dhe aftësisë kreditor të kërkuesit të kredisë, veçanërisht në sferën e kredisë me para të gatshme", bën të ditur gazeta.

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 6 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:48 am