Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:30 am

    Mozah, zonja e re e Porsche

    "Sheikja" Mozah, gruaja e preferuar e sheikut të Qatar-it, është zonja e re e Porsche.

    E bukur, nënë e shtatë fëmijëve, Mozah është frymëzuese e një sërë ndryshimeve sociale dhe kulturore që kanë nisur të manifestohen që prej vitit 1995, kur sheiku Hamad mori fuqinë prej të atit.

    Të gjitha këto ndryshime po e transformojnë vendin në një laborator të vogël, larg eksperiencës konservatore saudite.

    Mozah drejton Education City dhe është shpirti i Qatar Foundation që në pak vite si një magnet tërhoqi projekte dhe iniciativa nga e gjithë bota në fushën e kulturës, artit dhe arkitekturës.

    Qatar, një prej vendeve me të rëndësishëm si burim gazi në botë, tregon sot shenja te një sigurie të qëndrueshme, një monarki absolute me pushtetin në duart e një familjeje, me ligjin kuranor që rregullon sferën private dhe ku njerëzit janë shumë të pasur. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:30 am

    SHBA: Ekonomia po rimëkëmbet

    Këshilltari ekonomik i presidentit amerikan Barack Obama shprehet se rreziku i rënies së ekonomisë është larguar.

    “Nuk ka më asnjë lloj të dhëne që tregon se ekonomia është në rënie të lirë. Nuk kemi rritjen ekonomike që do të dëshironim dhe na duhet me shumë kohë. Që nga fillimi i krizës ne kemi punuar shumë dhe tani nuk ka asnjë rrezik që ekonomia të arrijë në kolaps”, tha Lawrence Summers.

    Summers ka paraqitur një raport me të dhënat e rritjes ekonomike në SHBA që pas zbatimit të planit prej 700 miliard dollarësh. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:30 am

    Kriza globale dhe ndikimi tek ekonomia ruse

    Qeveria ruse publikoi shifra të reja ekonomike që sugjerojnë se vendi mund ta ketë kaluar pikën më të ulët të recesionit.

    Shërbimet Federale të Statistikave kanë deklaruar se papunësia në Rusi ra në 8,3 përqind në qershor nga 8,5 përqind muajin e kaluar. Ekonomistët ia atribuan këtë përmirësim nevojës sezonale për krah pune në sektorët e ndërtimit dhe bujqësisë.

    Papunësia në Rusi arriti në gati 10 përqind në fillim të këtij viti, ndërkohë që ngadalësimi ekonomik global kontribuoi në recesionin më të rëndë në Rusi prej dekadash.

    Shifra të tjera ekonomike ruse për qershorin tregojnë përmirësim nga muaji i kaluar.

    Investimet e kapitalit nga kompanitë ruse u rritën me 18 përqind në maj, ndërsa të ardhurat u rritën me 3,7 përqind. Të dy treguesit kishin rënie në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:30 am

    Përfundon misioni i FMN-së në Shqipëri

    Në një kohë kur ekonomia e vendit ka dhënë shenja të dukshme të prekjes nga kriza ekonomike, pasi të ardhurat nuk po mblidhen në nivelin e duhur dhe ku roli i FMN vlerësohet nga ekonomistët si stabilizues, kryeministri Sali Berisha i ka dhënë lamtumirën zyrtare përfaqësues së fondit në Tiranë, Ann Margaret Westin.

    Në takimin e fundit të zhvilluar sot në kryeministri, mësohet se kryetari i qeverisë ka falënderuar FMN-në për prezencën në Shqipëri.

    Ky takim vjen në një kohë kur buxheti i shtetit po përballet me vështirësi në mbledhjen e taksave dhe rritjen e deficitit buxhetor.

    FMN nuk ka dhënë informacion lidhur me bisedën e zhvilluar mes palëve.

    Kurse Kryeministria tha se Berisha priti sot në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar për Shqipërinë, znj. Ann-Margret Westin me rastin e largimit të saj, pas përfundimit të misionit të FMN-së në Shqipëri.

    Sipas qeverisë, Shqipëria, mbylli me shumë sukses bashkëpunimin shumëvjeçar me FMN-në dhe tani kalon në një fazë tjetër bashkëpunimi me ketë institucion duke u bazuar në Artikullin 4.

    Zyra për shtyp e Qeverisë, citoi Berishën të ketë siguruar zonjën Westin se në këtë fazë të dytë të bashkëpunimit me FMN-në, qeveria shqiptare është përsëri shumë e hapur dhe bashkëpunuese me këtë institucion.

    Po ashtu, qeveria citon dhe zonjën Westin të jetë shprehur se po largohej nga Shqipëria me mbresa shumë të mira nga të gjitha pikëpamjet dhe se FMN është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë shqiptare. /noa/


    Pak ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një intervistë u shpreh se prania e FMN në vendin tonë vlerësohet si e domosdoshme, për garantuar stabilitetin makroekonomik të vendit.


    Në të njëjtën linjë janë edhe shumë ekonomistë, por qeveria duket e vendosur në qëndrimin e saj për të larguar FMN dhe për të marrë vendime në mënyrë të pavarur, pa u kushtëzuar nga ndërkombëtarët.


    Nëse qeveria shqiptare do të kishte një marrëveshje bashkëpunimi me FMN, atëherë ajo do të ishte një ndër ekonomitë që do të përfitonte fonde nëpërmjet kredive të buta për të përballuar krizën.


    Në këto kushte qeverisë i duhet të marrë kredi tregtare me norma të larta interesi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Tue Jul 21, 2009 4:30 am

    Pandemia e gripit A/H1N1 thellon krizën në ekonominë britanike

    Pandemia e gripit A/H1N1 do ta sjellë Britaninë e Madhe në recesion më afatgjatë dhe më të thellë për shkak të ndikimit potencial ndaj konsumit dhe udhëtimeve. Ky vlerësim erdhi nga firma konsultuese "Oxford Economics".

    Shprenzimet e përgjithshme të Britanisë së Madhe për shkak të pandemisë parashikohen në rreth pesë për qind nga bruto prodhimi i vendit (BPV).

    Në Lidhjen britanike të afaristëve të vegjël parashohin se pandemia do të mund të detyrojë 120.000 njerëz të ndërpresin punën. Parashihet që shpenzimi kryesor i cili e ngarkon ekonominë e vogël gjatë pandemisë do të mund të arrijë rreth 900.000 funta (më shumë se një milionë euro) në ditë.

    Parashikohet se pandemia e gripit të ri ndikim më të madh ndaj ekonomisë britanike do të ketë në kuartalin e fundit të këtij viti, ku sipas autoriteteve shëndetësore do të sëmuren deri 30 për qind e popullatës në vend, ndërsa nga puna do të mungonin deri 12 për qind e të punësuarve. /mia/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:33 am

    Berisha-Ramës: Nuk dëgjoj zërin e anti-globalistëve

    Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar të martën nga mbledhja e KRrTRSH kreun e PS-së Edi Rama. Ai i ka cilësuar si papërgjegjshmëri të liderit socialist deklaratat e tij kundër ndërtimit të TEC-eve me qymyr apo parqeve energjetike.

    "Rama u tregua i papërgjegjshëm në deklaratat për TEC-et me qymyr, kur tha se janë jashtë kohës në një moment kur 6 të tilla po ndërtohen në vende të rëndësishme të Evropës dhe një i madh do të ndërtohet në Kosovë", u shpreh Berisha.

    “Unë nuk do të dëgjoj zërin e anti-globalistëve, por do ta denoncoj atë sepse ky fenomen në vendin tonë mbron interesat e mafies”, vijoi ashpër kryeministri.

    Berisha theksoi gjithashtu se tendenca anti-globaliste vihen re në një grupim të së majtës pa folur me më tepër hollësi.

    Disa ditë më parë kryesocialisti Edi Rama në një konferencë për shtyp nga foltorja e selisë rozë akuzoi kryeministrin se po e “masakron” Shqipërinë duke ndërtuar parqe energjetike anekënd saj. /gazeta start/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:33 am

    Skandal spiunazhi në “Deutsche Bank”

    “Deutsche Bank” ka konfirmuar sot zërat se po përballet me një investigim kriminal për shkak të një çështjeje spiunazhi.

    Dy anëtarë të bordit të institucionit huadhënës më të madh në Gjermani akuzohen se kanë nxjerrë jashtë tij detaje të rëndësishme.

    Prokurorët shtetërorë po mundohen të vendosin nëse do ta trajtojnë ose jo çështjen si një investigim kriminal normal.

    Nga ana e saj, banka ka refuzuar të komentoje lajmet dhe ka shkarkuar dy anëtarët e stafit të saj të lidhur me çështjen.

    Banka e filloi hetimin e saj mbi çështjen e spiunazhit në muajin maj dhe po e vazhdon edhe në këto momente.

    Por zëdhënësi i saj ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë koment derisa të përfundojnë hetimet. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:33 am

    Aeroporti shet xhipa të UNMIK-ut, institucionet tjera blejnë

    Sipas gazetës Kosova Sot, aeroporti ka shitur 10 xhipa dhe pritet të shesë edhe 50 të tjerë për ti zëvendësuar me Peugot të rinj, për shkak të kostos të lartë të mirëmbajtjes, 5 mijë euro në vit, ndërkaq institucionet tjera janë duke i blerë tani. 10 xhipat e aeroportit janë shitur 50 mijë euro apo 5 mijë euro për copë.

    Sipas gazetes, veturat e UNMIK-ut, përveç ANP-së, i kishte blerë edhe KEK-u dhe institucionet e tjera. Gazeta disponon një kontratë të Korporatës Energjetike të Kosovës, e cila në fillim të vitit kishte blerë xhipa të tillë në shumë prej 60 mijë eurove. Mirëpo, disa institucione tanimë janë bërë “pishman” për blerjen e tyre, për shkak të harxhimeve të mëdha.

    Heqim qafe rrangallat

    Zyrtarët e Aeroportit thonë se mezi po presin ardhjen e veturave të reja, për t’i hequr qafe rrangallat.

    “I kemi nxjerrë në shitje 10 xhipa me një çmim fillestar prej 2.500 eurove përmes procedurës së ankandit publik. 10 xhipat janë shitur për një shumë prej 50 mijë eurove. Po presim ardhjen e veturave të reja këto ditë, për të nxjerrë në shitje edhe pjesën tjetër prej 50 xhipave. Presim që nga shitja e të gjithë flotës së xhipave t’i inkasojmë rreth 400 mijë euro”, tha koordinatori për marrëdhënie me jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.

    Sipas tij, arsyeja e shitjes së xhipave është kostoja të cilën ai e quan “vrastare” të mirëmbajtjes vjetore të një xhipi të tillë.

    “Blerja e xhipave të tillë nga ana e ish-menaxhmentit të kompanisë në vitin 2005 ka qenë një vendim jo i qëlluar, megjithëse janë blerë me çmime të lira. Nga analiza që është bërë vitin e kaluar kosto e mirëmbajtjes së një xhipi të tillë është rreth 5 mijë euro në vit. Në se kjo shumë llogaritet për 60 xhipa të tillë që disponon kompania, atëherë del që shpenzime vjetore vetëm për parkun e automjeteve janë mbi 300 mijë euro në vit”, tha Ahmeti për “Kosova Sot”.

    Këta xhipa, të cilët tashmë klasifikohen si të vjetër, për shkak se shumica prej tyre janë prodhuar në vitet 1998-1999 , si pasojë e vozitjes abuzive dhe nga shumë duar, harxhojnë mesatarisht rreth 25 litra në 100 kilometra, por edhe prishjet dhe pjesët e tyre janë shumë të shpeshta dhe të shtrenjta.

    “Aeroporti dhe Kosova në përgjithësi karakterizohen si një vend i rrafshët. Në këtë kuptim blerja e xhipave 4x4 dhe me peshë 3 mijë kubikë nga ish-menaxhmenti, pa llogaritur koston e mirëmbajtjes, duket i pakuptueshëm.
    Duke parë këtë menaxhmenti dhe bordi i ri në ANP, në krye me Bekim Jasharin, i cili ka marrë detyrën më 15 qershor të vitit të kaluar, qysh në mbledhjen e dytë mori vendim për t’i heqë qafe këto rrangalla”, shtoi Ahmeti.

    548 mijë për veturat

    Menaxhmenti i ANP-së pret që këtë muaj të furnizohet me veturat e reja, 31 copë ‘Peugot’, të cilat kanë kushtuar 548 mijë euro. Tenderi është zhvilluar para 6 muajsh dhe aty kanë konkurruar 5 kompani.

    “Veturat janë blerë përmes procedurës së tenderit të hapur, ku secila kompani ka pasur të drejtë të konkurrojë. Në fund ka fituar kompani ‘Peugot’, e cila ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sipas tenderit. Veturat e reja të cilat do të vinë janë vetura normale, vetura speciale për pistë dhe për natyrën specifike të punës në aeroport”, tha koordinatori Ahmeti.

    Sipas tij, çmimet e blerjes së veturave nuk janë aspak të shtrenjta. “Vlera e 31 automjeteve të reja që ka blerë aeroporti është 430 mijë euro apo rreth 13-14 mijë euro për automjet. Kur kësaj shumë t’i shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar dhe dogana, atëherë vlera e tyre shkon në 548 mijë euro.

    Është diçka më shumë sesa kemi parashikuar t’i inkasojmë nga shitja e xhipave”, tha Ahmeti. Ai ka theksuar që analiza e menaxhmenti ka treguar që vlera e automjeteve të reja kompensohet automatikisht nga dy vjet që shpenzohen për mirëmbajtjen e parkut të vjetër të veturave.

    “Kur kësaj t’i shtojmë edhe siguracionin që kanë automjetet e reja dhe servisimin për 3 vitet e para që ka ofruar fituesi i tenderit, na del që automjetet e reja për vitet e para kanë një kosto afër zeros”, tha ai. /Kosovs Sot/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:34 am

    Vala shet 14.5 mijë numra 045 për vetëm një javë

    Vetëm një javë nga lansimi i numeracionit të ri 045, operatori Vala ka shitur 14 mijë e 445 numra.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, kërkesa dhe fluksi i madh i qytetarëve nëpër pikat shitëse të PTK-së, anë e kënd Kosovës, ka bërë që numeracioni 045 të bëhet pjesë e pandashme e konsumatorëve të Vala-s.

    “Premtimi i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Dr. Haxha se me lansimin e numeracionit të ri 045 të operatorit Vala, do të përmbushen kërkesat e konsumatorëve të PTK-së për numra të ri, po e merr kuptimin dhe formën e vet që në javën e parë të startimit”

    Në po të njëjtin njoftim zyrtar, PTK ka rikujtuar, se numrat 044 dhe 045 janë të njëjtë.

    “Shërbimet, produktet dhe çmimet janë të njëjtë për të gjithë konsumatorët, si ata që përdorin numeracionin 044, ashtu edhe për ata që tashmë kanë në posedim numrat me numeracionin e ri 045”.

    Operatori publik Vala po ashtu ka njoftuar se numrat e rinj me 045, vazhdojnë të gjenden nëpër të gjitha pikatë shitëse të PTK. Andaj PTK inkurajon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të pajisen me SIM kartela të reja.

    Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe llojllojshmërinë e ofertave, operatori Vala po ashtu ka njoftuar se, tashmë ka lëshuar edhe shërbimin Prepaid Roaming, për të gjithë konsumatorët e saj që shkojnë jashtë Kosovës. /Telegrafi/

    “Ndërkohë, për të gjithë ata qytetarë të cilët vizitojnë Kosovën, Vala ofron shërbimin GPRS Roaming falas për tre muaj”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:34 am

    Borxhet e "Porsche"-së arrijnë 13 miliardë euro

    Borxhet, siç transmeton gazeta gjermane "Bild", u rritën pasi që "Porsche" mori borxhe te 15 banka gjermane për kredi të nevojshme për blerjen e "Volkswagen".

    Pas kësaj "Volkswagen" i propozoi "Porsche"-së ndihmë në vlerë prej tetë miliardë euro për kthimin e kredive të huazuara, që pritet të shqyrtohet nga bordi i drejtorëve të "Porsche"-së.

    Nëse këta e pranojnë propozimin, pas pastrimit të borxheve, "Volkswagen"-i do të posedojë 50 për qind të "Porsche"-së. Njëzet për qind të aksioneve të "Porsche"-së do t`i takojnë Qeverisë së Saksonisë së Ulët, ndërsa 15-19 për qind investitorëve nga Katari.

    Interesant në tërë rastin është fakti se ristrukturimi, "Porsche"-ja do të jetë në pronësi shumicë të "Volkswagen"-it, e jo anasjelltas, siç ishte planifikuar paraprakisht.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:34 am

    Gjermania pret rritje të borxhit publik në 1.700 miliardë euro

    Borxhi publik gjerman do të rritet deri në fund të vitit për 126 miliardë euro në gjithsej 1.700 miliardë euro.

    Kjo bëhet e ditur në përgjigjen me shkrim të Qeverisë në Berlin në pyetjen e një deputeti në Parlamentin gjerman.

    Borxhi për kokë banori të 82 milionë qytetarëve gjermanë sivjet do të rritet në 20.773 euro, prej 19.240 sa ishte vitin e kaluar, publikoi udhëheqësi i fraksionit Partia e Lirë Demokratike, Karl Ludvig Tiel.

    Sipas pritjeve, ekonomia gjermane në vitin 2009 do të realizojë rënie prej gjashtë për qind.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:35 am

    1 miliardë euro investime në fabrika të çimentos

    Tre fabrika çimentoje do të ndërtohen në Balldre e në Mamurras të Lezhës, si dhe në Bushat të Shkodrës. Bëhet fjalë për një investim prej 1 miliard euro, i cili do të rrisë ndjeshëm prodhimin e çimentos në vendin tonë, duk iu përgjigjur kështu kërkesave në rritje për këtë produkt, si rezultat i investimeve publike që po bëhen, kryesisht në infrastrukturë.

    “Shqipëria është një vend me nevoja në rritje shumë të shpejtë për çimento dhe materiale ndërtimi. Një infrastrukturë e tërë është për t’u ndërtuar, janë për t’u ndërtuar edhe qindra hidrocentrale, vepra të shumta vaditje, mijëra kilometra rrugë dhe vepra arti në çdo kilometër. Në këtë kontekst, nevojat e vendit për çimento janë shumë të mëdha. Ndaj, janë shumë të mirëpritura investimet në industrinë e çimentos dhe industrinë e materialeve të ndërtimit në tërësi”,- ka deklaruar kryeministri Berisha.

    Dihet që kodrat bazike të Shqipërisë përbëjnë një material të klasit të parë dhe gurët e tyre gëlqerorë përbëjnë një material të cilësisë të parë për çimento, por do të qartësojmë se cili është efekti kumulativ i tyre në hapësirën e këtij territori.

    Gjithashtu, do të përcaktohen shumë qartë teknologjitë që do të përdorën, si dhe të gjithë faktorët më të cilët kjo industri ndikon në mjedis”,- u shpreh Berisha.

    Në Shqipëri ka aktualisht dy fabrika ekzistuese të çimentos dhe në ndërtim janë katër të tjera. Me tre fabrikat e miratuara në mbledhjen e djeshme të KRRTRSH-së, numri total i tyre shkon në nëntë, me një kapacitet prodhues prej rreth 10 milionë ton në vit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:36 am

    SHBA,“Watergate” në shitje

    Është vënë në shitje dhe ka dështuar ankandi i parë për “Hotel Watergate” në Amerikë.

    Hoteli që u bë i famshëm për skandalin që çoi në dorëheqjen e presidentit Nixon është nxjerrë në ankand nga pronari i tij. Çmimi fillestar është 25 milion dollarë dhe asnjë nga të pranishmit nuk e ka ofruar këtë shumë.

    Pronari dhe punëtorët e hotelit u shprehen se shuma prej 25 milion dollarësh është shumë e arsyeshme, por kriza ekonomike ndikon tek ofertat. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jul 22, 2009 2:36 am

    Shkalla e papunësisë në Kroaci arriti 14%

    Shkalla e regjistruar e papunësisë në Kroaci gjatë muajit qershor arrin 14 për qind, bëri të ditur Enti kroat për statistikë.

    Kjo, në krahasim me muajin e kaluar paraqet zvogëlim për 0.4 për qind, ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 1.5 për qind më shumë.

    Ndërkohë agjencia Standard and Poor's bëri të ditur vlerësimin, sipas të cilit Kroacia në vitin 2009 do të realizojë rënie të BPV-së prej pesë për qind dhe deficit buxhetor prej katër për qind.

    Paga mesatare në Kroaci në muajin maj ishte 5.326 kuna ( rreth 730 euro).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:15 am

    Përfitimi nga diamantët është ulur për 99 për qind

    Prodhuesi më i madh botëror i diamantëve De Beers njoftoi sot se në gjysmën e parë të këtij viti për shkak të krizës ekonomike botërore vërejti ulje të përfitimit për madje 99 për qind.

    Vlera e shitjes së diamantëve të papërpunuar në këtë firmë në të cilën ulet 40 për qind nga tregu botëror i diamantëve, u ul për 57 për qind në 1,4 miliardë dollarë.

    Neto përfitimi i "De Beers" në gjysmën e parë të këtij viti u ul në tre milionë dollarë, prej 316 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:15 am

    Maqedonia subvencionon turizmin

    Me rregulloren që së shpejti duhet të miratohet, shteti do ta subvencionojë bartjen e turistëve të huaj në Maqedoni, me çka turizmi do të trajtohet si degë eksportuese ekonomike.

    Këtë ua premtoi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, punëtorëve turistikë dhe përfaqësuesve të odave ekonomike në takimin e djeshëm në Strugë. Sipas tij, subvencionimi do të fillojë të zbatohet prej fillimit të vitit të ardhshëm.

    "Do t`i subvencionojmë turoperatorët të cilët do të bartin mysafir të huaj në Maqedoni që do të qëndrojnë në grupe të organizuara më shumë se tre ditë. Kjo do të ndihmojë të kemi aranzhmane më konkurrente për të huajt, ndërsa do të rriten edhe neto të ardhurat devizore", tha ministri Fatmir Besimi.

    Ai premtoi se do të vazhdojë mbështetja e Qeverisë në promovimin e vlerave turistike të Maqedonisë në mediumet elektronike dhe të shtypura botërore dhe nëpër bursat turistike.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:15 am

    Durrës-Kukës, tërhiqet kësti i dytë prej 100 milionë euro

    Ministria e Financave ka tërhequr edhe 100 milionë euro kredi nga dy banka private, të cilat do të përdrohen për përfundimin e Rrugës së Kombit, atë Durrës-Kukës.

    Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me këto dy banka është nënshkruar në maj, e cila u kundërshtua ashpër nga opozita.

    Qeveria aso kohe, e paraqiti si një sukses nënshkrimin e kësaj marrëveshje, pasi në një periudhë krize, bankat e kishin të vështirë të jepnin kredi. Megjithatë, interesi prej 11% nuk është i ulët, teksa qeveria shqiptare ka premtuar se është e gatshme të paguaj një shumë të tillë, për shkak të rritjes së të ardhurave në buxhet.

    Ky është kësti i dytë i marrë, ndërsa kanë mbetur edhe 50 milionë euro për t’u tërhequr nga shuma prej 250 milionë eurosh.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:15 am

    BERZH: Valë e re falimentesh në Europën Lindore

    Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se konturet e një goditjeje të re në shëndetin e bankave të Europës Lindore po krijohen me shpejtësi dhe se qeveritë e këtyre vendeve duhet të marrin masa për të shmangur më të keqen. Presidenti i BERZH, Tomas Mirrow, në një fjalim të mbajtur pak ditë më parë në Institutin e Vjenës, tha se rritja e kredive të pashlyera dhe gjendja e vështirë financiare e biznesit në rajon po shoqërohet me papunësi dhe përkeqësim të bilancit të bankave.

    "Kjo është një sfidë e vështirë dhe nuk duhet nënvlerësuar, as ekonomikisht, por aq më tepër politikisht, ndaj dhe ne nuk duhet të lejojmë eufori apo optimizëm të tepruar", tha Mirrow.

    Vala e parë e krizës në Europën Lindore u shënua në shkurt të këtij viti, kur tërheqja e investimeve të huaja solli zhvlerësim të shpejtë të monedhave të këtyre vendeve. Ekspertët paralajmëruan në atë kohë se zhvlerësimi i monedhave kombëtare do të sillte një katastrofë të shpejtë për sistemin financiar, për shkak se shumica e kredive në Europën Lindore janë dhënë në valutë të huaj dhe sa më shumë të zhvlerësohej monedha, aq më shumë kredimarrës humbnin aftësinë paguese. Angazhimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe garancitë e dhëna nga qeveritë e Europës Perëndimore e shmangën rrezikun e katastrofës në atë kohë.

    Por sipas BERZH, asgjë nuk është zgjidhur përfundimisht. Gjatë muajve të fundit, shumë kredimarrës kanë humbur aftësinë paguese. Eksportuesit kanë shtyrë pagesat e kësteve për shkak të rënies së kërkesës nga jashtë; një pjesë e kredimarrësve individualë kanë humbur vendet e punës etj. Për pasojë, edhe pse kriza e bilancit të pagesave u shmang me sukses, kreditë e këqija në të gjitha vendet po rriten me shpejtësi.

    Në Shqipëri, niveli i kredive të këqija arriti në 8.9 për qind të totalit të kredive të dhëna deri në maj. Te kreditë e këqija klasifikohen kreditë që nuk janë shlyer për një periudhë disamujore. Përveç tyre, edhe 7.7 për qind të tjera janë kredi të vonuara për disa ditë apo disa javë. Kreditë e këqija janë rritur me shpejtësi në Shqipëri gjatë muajve të fundit, por megjithatë, ato nuk përbëjnë ende rrezik për stabilitetin financiar të bankave. Deri tani, kreditë e këqija kanë "ngrënë" fitimet që bankat realizojnë zakonisht.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:16 am

    17 milionë euro investime në parkun e biznesit në Drenas

    U nënshkruan sot kontratat e para mes Ministrisë së Tregtisë e Industrisë dhe bizneseve, përfitues të fazës së parë për vendosjen në Parkun e Biznesit në Drenas. Bizneset kanë deklaruar të investojnë afro 17 milionë euro si dhe të krijojnë afro 800 vendeve të reja të punës.

    Me trembëdhjetë programe prodhimi, shtatëmbëdhjetë programe shërbimi si dhe gjashtë të tregtisë, do të merren bizneset e para në parkun e tyre. Këto biznese, në mesin e të cilëve edhe katër të huaja, do të krijojnë shumë vende pune, njoftoi ministri i Tregtisë e Industrisë Lutfi Zharku, duke theksuar se
    bizneset kanë deklaruar investime në vlerë prej afro 17 milionë euro, si dhe krijimin e afro 800 vendeve të punës.

    Edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku u shpreh i kënaqur me realizimin e këtij projekti.

    “Është një projekt mjaft i rëndësishëm që po realizohet në mes të MTI dhe KK të Drenasit, që tregon më së miri përkushtimin institucional qoftë të nivelit qendror, e atij lokal për krijimin e kushteve për bizneset. Padyshim që ky projekt do të ndikojë jo vetëm në realizimin e të hyrave, por edhe të hapjes së vendeve të punës për të cilat kemi më së shumti nevojë”, ka thënë Demaku.

    Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, u bëri thirrje edhe kuvendeve tjera komunale të ndërmarrin hapa të tillë për hapjen e parqeve të bizneseve. Ndryshe, ka ende hapësirë të lirë për vendosjen edhe të bizneseve tjera në Parkun e Drenasit. Çmimi i qirasë mujore është vetëm 15 centë për metër katror./rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:16 am

    Qeveria ua paguan 44 eurot mantelbardhëve

    Kryeministri Thaçi ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë për zbatim të plotë të Marrëveshjes, dhe ka caktuar si afat muajin gusht 2009 për pagesën e 44 eurove për 6-mujorin e parë për të gjithë punëtorët shëndetësorë. Ndërsa, kjo pagesë, për 6-mujorin e dytë të këtij viti, po sipas Kryeministrit Thaçi, do të realizohet më së largu deri në muajin nëntor 2009. Kryeministri Thaçi gjithashtu ka deklaruar se ky kompensim do të planifikohet në buxhetin e vitit 2010 dhe me këtë do të zgjidhet problemi i vonesës së kësaj pagese.

    Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Asllan Bajrami, dhe nënkryetari i Federatës, Jahir Mulolli, janë takuar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prezencën edhe të Zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, dhe Ministrit të Financave, Ahmet Shala. Takimi është thirrur nga Kryeministri Thaçi dhe është zhvilluar në zyrën e Kryeministrit.

    Sipas Kryeministrit, ka informacione se shumica e komunave i kanë të destinuara mjetet për pagesën e 44 eurove për punëtorët e sektorit primar për 6-mujorin e parë të këtij viti.

    Sa i përket ligjeve që janë pjesë e Marrëveshjes së 14 tetorit 2008, Kryeministri ka deklaruar se duhet të kërkohen rrugët për përshpejtimin e procedurave të miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend brenda vitit 2009.

    Kryeministri poshtu ka kërkuar mbështetje për reformat që pritet të ndodhin në shëndetësi pasi pritet që kjo reformë do të përballet me mjaft sfida. Federata ka dhënë mbështetje të plotë për reformat në shëndetësi, duke deklaruar:

    “Reformat kundërshtohen nga individë dhe grupe të caktuara që të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga status-quoja në shëndetësinë publike”, është shprehur Kryetari i Federatës, Asllan Bajrami./Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:16 am

    Liqeni i Dojranit dhe Prespës nën koncesion

    Dhënia e koncesioneve për liqenin e Dojranit dhe të Prespës, është tema e pres-konferencës, të cilën sot do ta mbaj ministri i Bujqësisë Abdilgafur Sinani.

    Qeveria paraprakishtë paralajmëroi se do të publikohen shpallje për dhënien nën koncesion të liqenit të Prespës dhe Dojranit, ndërsa për liqenin e Ohrit është dhënë moratorium për peshkim ekonomik deri në vitin 2014.

    Deri atëherë për liqenin e Ohrit do të kujdeset shërbimi për ruajtje të peshkimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:18 am

    Euroja me vlerë rekorde ndaj dollarit

    Euroja u ngrit në nivelin më të lartë gjatë këtij viti krahasuar me dollarin, meqë sinjalet e fuqishme ekonomike detyruan investuesit të kthehen drejt tregtimit më të rrezikshëm me valutat.

    Valuta e përbashkët e 16 shteteve evropiane ka vlerën 1.4303 dollarë në krahasim me 1.4243 dollarë nga fundi i ditës së djeshme.

    Euroja herën e fundit është ndryshuar mbi 1.43 nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:18 am

    Koncesion për hekurudhat dhe portet

    Përgatitja për ristrukturim dhe privatizim e shoqërive të hekurudhave dhe porteve Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin renditet në objektivat kryesore të qeverise. Ekspertët shpjegojnë se privatizimi do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e këtyre ndërmarrjeve, çka do të shoqërohet me shërbime më cilësore edhe për qytetarët. Kjo, veçanërisht porsa u përket hekurudhave, gjendja e të cilave aktualisht është e vështirë për mungesë edhe të investimeve në vite.

    Privatizimet kanë rezultuar një praktikë e suksesshme për qeverinë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit ka shitur asetet në sektorët kyç të ekonomisë. Kjo praktikë është konsideruar si mënyra më e lirë për të larguar asete nga duart e shtetit dhe për t’u hapur rrugë investimeve private.

    Me përjashtim të kompanisë shtetërore të sigurimeve, INSIG tashmë kanë përfunduar privatizimet në sektorët strategjikë. Shitja e aksioneve shtetërore do të përdoret edhe për hekurudhat dhe portet. Burime zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëjnë të ditur se përgatitja për këtë proces është edhe një ndër objektivat kryesore të këtij dikasteri.

    Sipas burimeve të Ministrisë së Ekonomisë, rruga që do të përdoret për privatizimin e hekurudhave dhe porteve është dhënia me koncesion e tyre. Koncesionet kanë rezultuar shumë të suksesshme në sektorin e energjisë elektrike, ku pas miratimit të ligjit të ri, qeveria ka lidhur deri tani kontratat për ndërtimin e 103 hidrocentraleve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:19 am

    Komisioni Europian, ndihmë bujqësisë

    Me rastin e përfundimit të fazës së parë të projektit dy vjeçar në vlerë prej 1.8 milion euro financuar nga Komisioni Evropian, ministri Vehapi tha se Faza e dytë pritet të filloi në muajin gusht të këtij viti dhe kap vlerën prej 1.5 milion euro.

    Ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi, vlerësoi lart kontributin e Komisionit Evropian në mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë në rishikimin dhe rekomandimet e planit zhvillimor të ministrisë së bujqësisë 2009-2013.

    Me planin zhvillimor 2009-13, të rishikuar dhe të hartuar nga ekspertët vendorë, në bashkëpunim me ata ndërkombëtarë, mendojmë se Ministria e bujqësisë, sa i përket politikave zhvillimore të bujqësisë i plotëson kushtet si të para-anëtarësimit ashtu edhe të anëtarësimit në BE, tha ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi. Ai theksoi se për zbatim të këtij plani kanë paraparë ngritje të buxhetit.

    “Ne që nga viti 2008, e sidomos nga viti 2009, kemi parapa ngritje të buxhetit, sidomos për grante dhe subvencione në sektorin e bujqësisë, që është një nga paramanat e këtij projekti, dhe, mund të themi lirisht se Ministria e bujqësisë e ka një plan të detajizuar i cili i paraprinë para-anëtarësimit dhe anëtarësimit në të ardhmen, të Kosovës në Bashkësinë Evropiane”, ka thënë Vehapi.

    Gjithashtu udhëheqësi i projektit dy vjeçar Ros Bull, tha se zbatimi i projektit në këtë ministri ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të efikasitetit operacional të Ministrisë së bujqësisë në të gjitha dikasteret e saj.

    “Veçoi zhvillimin e shkathtësive në kontekstin evropian: si teknikat, dhe shkathtësitë e komunikimit; përmirësim i dukshëm i stafit profesional në komunikim të gjuhës angleze, si dhe trajnim të personelit për zbatim të ligjeve në të gjitha sektorët”, ka thënë z. Ros Bull.

    Por jo të gjithë sektorët ndahen të kënaqur nga zbatimi i këtij projekti dy vjeçar.
    Hysen Abazi, drejtor i Departamentit të pylltarisë në Ministrin e bujqësisë, tha se departamenti i tij ka përfituar shumë pak nga ky projekt.

    “Unë disa herë kamë dhënë vërejtjet e mia me stafin tonë, i cili mbahet për çdo vit, pikërisht rreth kij projekti dhe vazhdimisht kam pyet ku janë objektivat të cilat i kanë marrë për t’i zbatua në fushën e pylltarisë, ndërsa nga ky projekt edhe pse jam laik në fushën e bujqësisë vërejta se është arrit diçka”, tha z. Abazi
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:19 am

    B1 del nga sistemi, fillojne reduktimet

    Për shkak të rrjedhjes në kazan, Blloku 1 i TC Kosova B është ndalur nga puna dhe nuk do të hyjë në funksion deri të premten në mëngjes, ndërkohë që janë ashpërsuar reduktimet me energji elektrike për të gjitha kategoritë dhe për momentin nuk ka fare orar të caktuar.

    Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka thënë se për shkak të një defekti Korporata është detyruar që të ndalë sot nga puna Bllokun 1. Aktualisht, në prodhim janë dy blloqet 3 dhe 4 të termocentralit Kosova A, të cilat prodhojnë gjithsej 260 megavat energji elektrike, Ujmani që prodhon 32 megavat dhe 60 megavat nga importi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:19 am

    FMN, keq edhe në vitin 2009

    Gjendja në tregun financiar është më e mirë, por, viti 2009 edhe më tutje do të jetë i keq për ekonominë botërore.

    Këtë, siç transmeton Makfaks-i, e vlerësoi mbrëmë drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominik Shtraus - Kan.

    Ai, në intervistën për televizionin Frans 24, tha se dollari do të mbetet valutë kryesore botërore, por, paralajmëroi për vendimin skandaloz të disa prej bankave amerikane që ta ruajnë mënyrën e vjetër të punës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:20 am

    BERZH dhe Sosiete Gjeneral, ndihme per Evropën Lindore

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sosiete Zheneral e Francës, paralajmëruan bashkim të forcave me qëllim të rritjes së plasmaneve kreditore në Evropën Lindore.

    Kjo është lajmëruar në selinë e BERZH-it, me ç`rast bëhet e ditur se qëllimi i kredive do të jetë sektori real në Evropën Lindore, me qëllim të zbutjes së efekteve nga kriza botërore.

    BERZH planifikon të investojë 400 milionë euro, të cilat si kredi do të plasohen përmes filialave të Sosiete Zheneral në shtetet e Evropës Lindore.

    Pjesa më e madhe e investimeve të do të dedikohen për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, thuhet në kumtesën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:20 am

    BE e shqetësuar nga humbja e 33 milionë valixheve në vit

    Humbja e valixheve është kthyer në një shqetësim tashmë jo vetëm për pasagjerët dhe kompanitë ajrore që përballen me stresin e gjetjes së tyre, por edhe vetë Bashkimin Evropian. Vetëm vitin e kaluar janë shënuar 33 milionë raste të humbjes së valixheve nga ana e pasagjerëve, që do të thotë 90 000 valixhe në ditë dhe një shifër të tillë, BE e ka konsideruar si aspak të pranueshme dhe normale.

    Ka qenë komisionari i BE për Transportin, Antonio Tajani, i cili ka paraqitur në raportin e tij se 1 në çdo 70 pasagjerë nuk i gjen më valixhet e veta nëse i humbet ato.

    Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Pasagjerëve, 1 në 64 pasagjerë është i prekur nga dukuria e humbjes së valixhes, madje thuhet se në Evropë 15% e valixheve të humbura përfundojnë në ndonjë ankand.

    Ndonëse shumica e pasagjerëve i merr përsëri valixhet brenda dy ditësh, shumë valixhe të vogla dhe çanta nuk gjenden më.

    Lidhur me këtë fakt, bëhet e ditur se për vitin e ardhshëm komisioni i Bashkimit Evropian do të hartojë rregulla të reja ligjore, siç është e drejta e zhdëmtimit me vlerën deri në 1100 euro nëse valixhja nuk gjendet më.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:21 am

    Plazhet publike kthehen ne private

    Sipas qytetarëve, zënia e plazheve publike nga plazhet private është kthyer në një problem shqetësues për turistët dhe pronarët e apartamenteve në plazhet e Gjirit të Durrësit.

    Një grup qytetarësh të drejtuar nga zyra për mbrojtjen e konsumatorëve i ka kërkuar qeverisë të detyrojë bashkitë dhe komunat të garantojnë plazhe normale dhe me standarde.

    Ata kanë kërkuar për këtë hartimin e një VKM në të gjithë bregdetin shqiptar.

    “Bashkitë dhe komunat të etura për çdo përfitim apo taksa që burojnë nga plazhet private i kanë kthyer këto plazhe në ambiente të ndaluara për turistët dhe banorët e apartamenteve buzë detit.

    Rëra e të gjithëve tashmë është pronë e uzurpuar e disave e cila po sjell përfitime të detyruara të mëdha për disa por shpenzime abuzive dhe të padrejta për qytetarët.

    Kjo situatë ka sjellë vazhdimisht shqetësim për një pjesë të komunitetit dhe konfliktet midis banorëve dhe "pronarëve të rërës" po shtohen dhe përshkallëzohen përditë aq sa këto konflikte mund të sjellin situata të paparashikuara”, thuhet në deklaratën e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit.

    Sipas kësaj zyre, protesta synon ndërgjegjësimin e institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale për të ndërmarrë iniciativa ligjore për përcaktimin me ligj të:siperfaqjeve maksimale që mund të jepen në çdo akër sipërfaqe rërë në nivel horizontal e cila të aplikohet në të gjithë plazhet e Shqipërisë, të detyrimit të pushtetit lokal që ka nën administrim sipërfaqet e rërës, për të garantuar për çdo sasi pushuesish dushe dhe banjo publike, të detyrimit të policive bashkiake për të garantuar shërbimin të ndihmës së shpejtë për rreziqet në det duke bashkëpunuar ngushtë me policinë kufitare, të ndalimit të çdo punimi ndërtimor përgjatë periudhës Korrik – Gusht si një periudhë e shfrytëzimit turistik.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:23 am

    Pensione për kosovarët që kanë punuar në Maqedoni

    Maqedonia dhe Kosova do ta shqyrtojnë mundësinë për firmosjen e marrëveshjes bilaterale në sferën e sigurimit social. Për këtë qëllim sot në Shkup mbahet takimi punues i grupeve eksperte nga Maqedonia dhe Kosova, të cilat diskutojnë për tema nga sfera e sigurimit social.

    "Shpresoj se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve marrëveshja do të jetë gati dhe do të mund të përurohet solemnisht", deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale i Maqedonisë Xhelal Bajrami.

    Ai nuk mund të saktësonte se sa është shifra e shtetasve të Maqedonisë që punojnë në Kosovë dhe sa kosovarë punojnë në Maqedoni.

    "Është fakt se Maqedonia dhe Kosova rezultojnë nga një ish-shtet i përbashkët dhe në atë kohë një numër i madh i qytetarëve nga Kosova punonin këtu dhe shumë qytetarë të Maqedonisë kanë punuar në Kosovë. Statusi i tyre rreth pensionimit ende nuk është zgjidhur dhe pikërisht kjo është njëra prej arsyeve për vendosjen e kësaj marrëveshjeje", tha Bajrami.

    Të dyja palët e kanë potencuar nevojën e ndërmarrjes së aktiviteteve për rregullimin e çështjeve të lidhura me sigurimin social, gjegjësisht realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, sigurimi shëndetësor, të drejtat në bazë të papunësisë së përkohshme dhe çështjet tjera.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:23 am

    Sllovenët, shpenzuesit më të mëdhenj

    Sipas studimit, mesatarisht një familje në Slloveni brenda një muaji shpenzon 1.700 euro për nevojat e përditshme, përderisa një familje në Ukrainë për këtë në disponim ka tetë herë më pak para, gjegjësisht 214 euro.

    Këtë e tregoi studimi për konsumin e përditshëm në 10 shtete të rajonit, i realizuar nga agjencia Regionplan.

    Amvisëritë në Serbi, Rumani dhe Bullgari e kalojnë muajin me 400 deri 500 euro, derisa çekët, sllovakët, kroatët, polakët dhe hungarezët brenda muajit shpenzojnë deri në një mijë euro.

    Në Ukrainë 54 për qind e konsumit shkon në ushqim, në Çeki, rreth 20 për qind, ndërsa në Slloveni 17 për qind, gjë që sipas ekspertëve e konfirmon rregullën - sa më i madh të jetë shpenzimi mujor për ushqim, aq më e vogël është fuqia blerëse e popullatës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:24 am

    Gjykata ekonomike, ende socialiste

    Christofer Decker, drejtor i Departamentit për të drejtat e njeriut dhe komunitete në OSBE, tha se nëse Gjykata Ekonomike mbetet në formën e saj të tashme si një gjykatë e ndarë e qarkut me kompetencë për tërë Kosovën, korniza ligjore në bazë të së cilës ajo vepron duhet të rishikohet dhe modernizohet, për të reflektuar transformim nga ekonomia socialiste në atë të tregut të lirë.

    Kjo u tha ne nje raport te OSBE, te publikuar të enjten për Gjykatën Ekonomike të Kosovës, me anë të të cilit rekomandon që të rishikohet dhe modernizohet korniza ligjore, në bazë të së cilës funksionon kjo gjykatë.

    Ndryshe si rekomandime tjera të këtij raporti jepen edhe ato se nëse Kosova vazhdon të ketë një Gjykatë Ekonomike, rregullat lidhur me kompetencën e saj do të duhej të përshkruhen në një ligj dhe kjo kompetencë nuk duhet të varet nga natyra e palëve si persona fizik apo juridik.

    Sipas këtij raporti, Gjykata Ekonomike do të mund të ketë kompetencë ekskluzive për të gjitha kontestet që dalin nga ligje të caktuara, siç janë Ligji për Organizatat e Biznesit, Ligji për falimentimin, Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta dhe Ligji për markat tregtare./telegrafi/.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:25 am

    Nënshkruhet marrëveshja kolektive e qytetarëve me KEK-un

    Qytetarët e Shtërpcës kanë nënshkruar marrëveshjen kolektive me KEK-un për pagesën e borxhit që i kanë Korporatës Elektroenergjtike të Kosovës.

    Tashmë, ekipe të KEK-ut kanë filluar të mbledhin paushallin prej 26 eurove për familje. Janë gjithsej tetë ekipe që po faturojnë dhe mbledhin borxhin që qytetarët serbë tani e dhjetë vite nuk i kanë paguar KEK-ut.

    Ndërkaq, puna e ekipeve po sigurohet nga patrullat e Policisë së Kosovës. /rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:25 am

    Reno, 2.7 miliardë euro humbje

    Prodhuesi francez i automobilave "Reno" sot njoftoi se në gjysmën e parë të të vitit 2009 ka shënuar humbje prej 2.7 miliardë eurove, duke sqaruar se kjo është për shkak të krizës ekonomike.

    Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kompania shënoi fitim prej 1.5 miliardë eurove, njoftoi Reno në pres-konferencën.

    Të ardhurat janë zvogëluar për 23,7 për qind afër 16 miliardë euro. Në pjesën e prodhimtarisë së automobilave kanë ra në 24.2 për qind në 15.1 miliardë euro.

    Humbja operative në gjysmën e parë të vitit arriti 946 milionë euro, në krahasim me fitimin operativ prej 845 milionë euro në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Fri Jul 31, 2009 7:26 am

    Kompanitë e naftës shpallën rënie të fitimit

    Kompanitë e naftës Royal Dutch Shell dhe Exxon Mobil shpallën rënie të madhe të përfitimit kuartal duke marrë parasysh rënien e çmimeve të naftës nga mesi i vitit 2008.

    Siç transmeton Makfaks-i, fitimi i kompanisë Royal Dutch Shell deri në korrik shënoi rënie për 70 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, në 2.3 miliardë dollarë. Fitimi i kompanisë Exxon Mobil në periudhën e njëjtë shënoi rënie për 66 për qind, gjegjësisht për 3.95 miliardë dollarë.

    Gjatë vitit çmimet globale të naftës realizuan rekord prej 147 dollarë për një fuçi, para se të biejn për shkak të recesionit botëror. Në SHBA çmimi i një fuçie naftë momentalisht u lëshua në rreth 64 dollarë.

    Shitja kuartale e kompanisë Royal Dutch Shell në përgjithsi ka qenë 63.9 miliardë dollarë, gjegjësisht 51 për qind më pak se vitin e kaluar, ndërsa e Exxon Mobil ra për 46 për qind, në 74.5 miliardë dollarë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:32 pm

    Auditori nxjerr pozitiv Ministrinë e Limajt

    Ministri Limaj tha se nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me të njëjtin staf dhe me të njëjtën ministri, të cilët e kanë rritur vëllimin e punimeve 900 për qind gjatë vitit 2008.

    Sipas, ministri Limaj, në auditimin e përgjithshëm konstatohet se pasqyrat financiare, për Ministrinë e Transportit, paraqesin një të ardhme të drejtë, dhe të vërtetë në të gjitha aspektet dhe ky është një aspekt në të cilin tregon se në këtë ministri është punuar sipas ligjit dhe ligjit mbi financat në Kosovë.

    “Sot, ne po paraqesim opinionin e Ministrisë së Transportit, lidhur me raportin e auditimit për vitin 2008. Sa i përket këtij raporti për ministrinë tonë, konsiderojmë që ky raport është pasqyrim real dhe ky auditor ka bërë paraqitjen e drejtë të të gjitha vlerësimeve. Andaj, ne si ministri e transportit e përshëndesim auditimin që e ka bërë auditori i përgjithshëm në MTPT, për një kohë të caktuar dhe sipas ligjit”, tha ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj gjatë konferencës së sotme me gazetarë.

    Sipas tij, raporti i auditorit për këtë vit ka pasur 12 rekomandime.

    " Gjatë vitit 2008, sipas të dhënave që ne i kemi dhe sipas kontstatimit të auditorit përgjithshëm del se MTPT-ja i ka përmbushur 8 nga 12 këto rekomandime, 2 prej tyre janë në përmbushje e sipër, ndërsa 2 kanë mbetur që të përmbushen, për të cilat kam kërkuar që menjëherë të fillojë përmbushja e tyre”.

    Me kënaqësi ju them se auditimi ka gjetur rritjen e të hyrave për 15 për qind nga bizneset të cilat kanë qasje në brezin rrugor, shtoi Limaj.

    Ndërsa sa u përket vërejtjeve të auditorit, për mosmbajtjen e softwerit të kontabilitetit, unë mund t’ju them që Ministria e Transportit në këtë rast është duke punuar në krijimin e programit të GIS-it, tha kreu i MTPT-së.

    “Normalisht që në gjithë këtë proces, auditimi ka konstatuar edhe lëshime administrative, teknike për të cilat ne do të angazhohemi që t’I përmirësojmë, këtë vit dhe që të jemi sa më mirë vitin e ardhshëm. Këtu është fjala për mospërfundimin e një plani përfundimtar të prokurimit” , tha ne konferencen per media, ministri Limaj. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:32 pm

    KE-ja i jep 100 milionë euro Serbisë

    Komisioni Evropian njoftoi sot dhënien e një ndihme buxhetore prej 100 milionë eurosh Serbisë, vend që po troket në derën e BE-së, për ta ndihmuar të zbusë pasojat e krizës ekonomike.

    Fondet e dhëna do ta ndihmojnë Serbinë të vazhdojë reformat që lidhen me integrimin e saj në BE, që pa këtë mund të shtyhet për një datë të mëvonshme në këtë periudhë krize", nënvizoi komisioneri evropian i zgjerimit, Olli Rehn, në një komunikatë. "Në këtë mënyrë, ne mbështesim përpjekjet që po bën Serbia për ta mbajtur në binarë procesin e saj të integrimit në BE gjatë krizës ekonomike", shtoi ai.

    Kriza që ka kapur Evropën, më e rënda që prej më shumë se 60 vjetësh, e ka rritur defiçitin buxhetor serb, arsye për të cilën është hartuar një program mbështetës, me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ndihma buxhetore e BE-së do të plotësojë këtë iniciativë.

    Serbia aspiron të hyjë në Bashkimin Evropian, por procesi është bllokur aktualisht, sepse Holanda kërkon paraprakisht arrestimin e ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, që kërkohet kryesisht për gjenocidin në Srebrenicë në 1995.

    Ndër të tjera, komisioni njoftoi sot subvencionimin e 85 milionë eurove, gjithmonë kundër krizës ekonomike, në favor të vendeve të Ballkanit perëndimor në përgjithësi dhe Turqisë. Kjo shumë bën pjesë në një program më të gjerë mbështetjeje në bashkëpunim me disa institucione financiare ndërkombëtare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:32 pm

    Autostrada në nëntor, Aeroporti shitet në dhjetor

    Sipas ministrit Fatmir Limaj, autostrada e kombit, pjesa kosovare e rrugës Morinë-Vërmic pritet të fillojë të ndërtohet ne nëntor, ndërsa Aeroporti i Prishtines do të shitet në dhjetor.

    Javën tjetër shpallet shprehja e interesit per Aeroportin, fazë e cila do të zgjasë një muaj, ndërsa pastaj do të shpallet tenderi.

    Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) gjithashtu ka shpallur të premten kompaninë financiare konsultuese, e cila do të rrumbullakojë përgatitjen e dosjes së tenderit për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:33 pm

    Wolkswagen zgjeron tregun

    E gjithë bota është në krizë dhe kompanitë e makinave raportojnë miliarda euro humbje, por për prodhuesin gjerman, "Volkswagen", gjërat nuk po ecin edhe aq keq. Kompania me qendër në Volfsburg, raportoi fitime në vlerën 281 milionë euro për gjysmën e parë të këtij viti, shifër kjo shumë më e lartë nga sa pritej. Fitimet qenë 80 për qind më të ulëta se një vit më parë, kur kompania pati fituar 2.5 miliardë euro, por gjithsesi qenë shumë më pozitive sesa ato të konkurrentëve.

    Gjatë ditëve të fundit, "Daimler", "Renault" apo "Peugeot" raportuan të gjitha miliarda euro humbje. Megjithëse shitjet e saj të makinave kanë rënë si pasojë e krizës së përgjithshme, duket se "Volkswagen" dhe makinat e saj për popullin kanë qenë më tërheqëse për konsumatorët, sesa konkurrentët. Kjo kompani zotëron tashmë 12 për qind të tregut botëror të makinave, nga 9 për qind që zotëronte më parë. Pjesa më e madhe e fitimeve të kësaj kompanie i dedikohet një programi mbështetës të qeverisë gjermane për rinovimin e makinave nga popullata.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:33 pm

    Shqipëria merr 240 milionë euro për anëtarësim në BE

    Komisioni Evropian miratoi ndihmën financiare që do të jepet për Shqipërinë në kuadër të mbështetjes të para-anëtarësimit në fusha të caktuara ndërhyrjeje duke synuar përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

    Për periudhën 2009-2011 Shqipëria do të përfitojë në formë grantesh nga buxheti evropian 269.4 milionë euro ku pjesa më e madhe 237.9 milionë euro është Ndihmë për Tranzicionin dhe Ngritjen e Institucioneve kurse pjesa tjetër 31.5 milionë euro shkon për Bashkëpunimin Ndërkufitar.

    Më specifikisht, sa i takon drejtimit të parë, fushat kryesore të ndërhyrjes në kuadër të kërkesave politike do të jenë reforma e administratës publike, reforma e gjyqësorit dhe policisë, lufta kundër korrupsionit. Po ashtu, janë parashikuar fonde për zhvillimin e medias, inkurajimin e përfshirjes shoqërore dhe ekonomike të pakicave dhe grupeve në nevojë, si edhe dialogun me shoqërinë civile.

    Këto financime synojnë ta ndihmojnë Shqipërinë të arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.

    Pjesa e dytë e ndihmës që shkon për ‘Bashkëpunimin Ndërkufitar’ do të merret me veprimtaritë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së si edhe me vende të tjera kandidate apo potencialisht kandidate.

    Financimi do të mbështesë veprimtari të tilla si: zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të zonave kufitare; adresimi i sfidave të përbashkëta sidomos në fushat e mjedisit, shëndetit publik dhe zhvillimit; dhe inkurajimi i veprimtarive mes OJQ-ve dhe autoriteteve lokale. /alsat/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:33 pm

    Banka zviceriane dorëzohet përballë presionit amerikan

    Marrëveshja përfundimtare do të vendose pikën në përpjekjet shumëmujore te zyrtarëve amerikan që ta detyrojnë Zvicrën që të heq dorë nga ligjet strikte rreth fshehtësisë bankare

    Zyrtarët amerikan thane se me bankën zvicerani UBS kanë arritur marrëveshje në parim lidhur me kërkesës që atyre t’iu jepen emrat e mijëra qytetarëve të pasur amerikan, të dyshuar që llogaritë në këtë bankë i kanë shfrytëzuar për fshehjen e tatimeve, ka bërë të ditur, Stewart Gibson, nga ministria amerikane e drejtësisë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:33 pm

    Papunësi në BE gati 10 %

    Numri i të papunëve në Eurozonë është ngjitur në nivelin më të lartë që prej dhjetë vjetësh, 9,4%, apo 2 pikë përqind më shume se një viti më parë.

    Kjo është shifra më e lartë që prej qershorit 1999, thuhet në zyrën e statistikave Eurostat në Bruksel. Në 27 vendet anëtare muajin e kaluar kanë qenë të papunë afro 21,5 milionë vetë, 5 milionë më shumë se sa në qershorin e 2008.

    Kuota e papunësisë eshte me e lartë në Spanjë 18,1%, ndersa n Holandë më e ulëta me 3,3%. Ne gjermani ishte 7,7%.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Sat Aug 01, 2009 12:33 pm

    85 milionë për Ballkanin, përfiton edhe Kosova

    Komisioni Evropian miratoi në Bruksel një paketë të përbashkët ndihme prej 85 mln euro për disa vende të rajonit të Ballkanit. Mes vendeve përfituese është dhe Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Turqia.

    Një paketë specifike ndihme prej 100 milionë euro i është akorduar edhe Serbisë kuadër të mbështetjes buxhetore për t’ia mundësuar këtij vendi që të vazhdojë reformat ekonomike gjatë recesionit.

    Komisioni Evropian tha se paratë do të ndihmojnë të ulin koston e lartë sociale të shkaktuar nga recesioni, i cili ka dobësuar buxhetin e Serbisë.

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 15 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 21, 2024 8:26 pm