Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:37 am

    Harrohet premtimi për magjistralen Fushë Kosovë–Sllatinë
    Vetëm 80 ditë janë shfrytëzuar, nga 180 sa janë në kontratë për përfundimin e punimeve në zgjerimin e magjistrales që lidh Aeroportin me Prishtinën. Shkaktarët për ndërprerjen e punimeve janë kushtet e pafavorshme atmosferike, të cilat kanë mbretëruar në vend.

    Mospërfundimi me kohë i punimeve të kësaj rruge, për të cilën konsiderohet se është investuara më së shumti në dallim me të gjitha rrugët e tjera në Kosovë, po u sjell probleme ngasësve të automjeteve, të cilët pothuajse çdo ditë kalojnë përmes saj.

    Ministri i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thënë se i kupton brengat e qytetarëve, por ata duhet të kujtojnë gjendjen e mëhershme që ka pasur kjo rrugë, e cila, sipas tij, do të ketë një pamje tjetër.

    Ministri Limaj ka thënë se punimet për rrugën, gjatësia e së cilës është 8.2 kilometra, e për të cilën janë investuar rreth 30 milionë euro, do të rinisin ditët e para të prillit.

    Ai ka theksuar se pavarësisht kur kishin nisur punimet, përballja me kushtet atmosferike ka qenë e pashmangshme. Punët pritet të marrin fund në vjeshtë, ka premtuar Limaj.

    Kjo lë të kuptohet se në sezonin e kthimit të bashkatdhetarëve kjo rrugë të mbetet e ngarkuar për të gjithë ata që thuajse çdo ditë qarkullojnë në të. /ktv/
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:37 am

    Banka Botërore, 5 milionë dollarë për pensionet në Shqipëri
    Banka Botërore ka aprovuar një fond prej 5 milionë dollarësh amerikanë në ndihmë të projekteve sociale në Shqipëri. Bordi i drejtuesve të Bankës Botërore miratoi tw martwn huanë e cila kompleton kreditin fillestar prej 10 milionë $ që kjo Bankë ka dhënë më parë.

    Ky projekt, ka për qëllim realizimin e një sistemi pensionesh më efektiv dhe më efecient duke përmirësuar sistemin administrativ të pensioneve, forcimin e mbështetjes institucionale dhe përmirësimin e njohurive nga qytetarët ndaj këtij sistemi.

    “Aktivitetet e mbështetura nga financimi. Do të mbështesin reformën në administratë për sistemin e pensioneve, zhvillimin e një qendre arkive për kontribuuesit dhe përfituesit, si dhe do të promovojë edukimin publik ndaj të këtij sistemi”, tha Lorena Kostallari, drejtuesja e grupit të Projekteve të Shërbimeve Sociale në Shqipëri.

    Projekti filloi në janar 2002 me qëllim përmirësimin e standardeve të grupeve të varfra në Shqipëri duke i rritur shërbimet sociale dhe të kujdesit ndaj kësaj kategorie. Kredia origjinale mbështeti shërbimet sociale në 43 qendra kujdesi ditore, të cilat u ofrojnë shërbime me standarde të reja më shumë se 25 mijë përfituesve.

    Shqipëria është bërë pjesë e Bankës Botërore në 1991. Që prej asaj kohe, vendi ynë ka përfituar afërsisht 1.4 miliardë dollarë. /start/
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:40 am

    Raiffeisen Lizing edhe në Kosovë
    Raiffeisen Bank në Kosovë ka prezantuar të mërkurën Raiffeisen Lizing, kompaninë e sapoformuar e cila do të ofrojë produkte të lizingut për herë të parë në Kosovë.

    Aksionarë të kompanisë Raiffeisen Lizing në Kosovë janë Raiffeisen Bank në Kosovë e cila ka 70% të aksioneve dhe Raiffeisen Leasing International e cila ka 30% të aksioneve.

    Produktet që do të ofrojë kjo kompani janë unike në tregun e Kosovës dhe mund të shfrytëzohen edhe nga individët edhe nga bizneset, është thënë në një konferencë për media.

    Deri më tani, Raiffeisen Leasing ka nënshkruar kontratat me përfaqësuesit zyrtarë të distributorëve të automjeteve në Kosovë kështu që klientët kanë mundësi që nga sot të shfrytëzojnë produktin lizing për automjete. Përveç automjeteve, klientët mund të shfrytëzojnë produktet e lizingut edhe për blerjen e pajisjeve të ndryshme.

    “Krijimi i Raiffeisen Lizing në Kosovë tregon edhe njëherë përkushtimin tonë ndaj tregut në Kosovë si dhe interesimin tonë për të mbetur pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Përmes Raiffeisen Lizing, ne iu ofrojmë klientëve tanë edhe një mundësi tjetër për t’i realizuar projektet e tyre“, tha Bogdan Merfea, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank.

    Ai poashtu theksoi se Raiffeisen Bank në Kosovë është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit që vijnë si rezultat i krizës ekonomike dhe financiare në botë, përkatësisht në Evropë. Megjithatë, Merfea është i bindur se Kosova si dhe vendet tjera në përgjithësi do të arrijnë të tejkalojnë situatën e krijuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Raiffeisen Leasing në Kosovë është degë e Raiffeisen Leasing International. Kjo e fundit është njëra nga kompanitë kryesore në ofrimin e produkteve lizing në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Raiffeisen Leasing International ka 18 kompani të konsoliduara Lizing në 17 vende, duke përfshirë këtu kompanitë Lizing të krijuara së fundi në Kosovë në 2009, atë në Moldavi në vitin 2007 dhe në Shqipëri dhe Ukrainë në vitin 2006.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:40 am

    Rritja ekonomike në Kinë gjatë këtij viti 6.5 %
    Banka Botërore ka ulur prognozat për zhvillimin ekonomik të Kinës gjatë këtij viti nga 7,5 në 6,5 %. Shkaku i uljes së prognozave është rënia e eksportit dhe investimeve, pohojnë ekspertët në Pekin, në bilancin e tyre për tre muajt e fundit.

    Megjithatë ekonomia e tretë më e madhe në botë, mbetet si një lloj "drite" në kohërat e errëta të ekonomisë botërore, theksoi drejtori i Bankës botërore për Kinën, David Dollar.

    Bankat edhe më tej janë të padëmtuara shumë, ndërkohë që edhe më tej ka hapësirë të mjaftueshme për masa ekonomike.

    Rënia ekonomike në Kinë do të ketë pak pasoja për stabilitetin social të vendit, thuhet në këto prognoza. /D-Welle/
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 18, 2009 9:40 am

    Filloi eksporti i ujit mineral të Kllokotit në Zvicër
    Fabrika e ujit mineral "Kllokoti" ka filluar këto dite eksportin e ujit mineral në Zvicër, dhe pas eksportit në Shqipëri dhe Maqedoni, ky është edhe një sukses i këtij prodhuesi të mirënjohur.

    Fetah Ostërgllava, menxher i shitjes ne Fabrikën e Ujit Mineral, ka deklaruar se në kontratën e nënshkruar me Ndërmarrjen Eduardi gmbh, nga kantoni Muri në Zvicër është siguruar eksporti i 1 milion shisheve 1.5 litrash të ujit mineral.

    Cilësia e ujit natyral mineral dhe tradita 44 vjeçare kanë bërë që ky lloj uji të kërkohet edhe jashtë Kosovës.

    Ostërgllava posaçërisht thekson ndihmën dhe përkrahjen e Odës Ekonomike të Kosovës në realizimin e kësaj kontrate. /QiK/
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:11 am

    Brenda majit përfundojnë 2 tunelet e Kalimashit
    Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi gjatë inspektimeve në aksin rrugor Durrës-Kukës se tunelet e Kalimashit përfundojnë në muajin maj.

    Olldashi u shpreh se “mbeten edhe rreth 508 metra për tu takuar dy tunelet”. “Nga 5.6 km që është gjatësia e tunelit ka mbetur më pak se 1/10 e gjatësisë për tu takuar dy galeritë me njëra-tjetrën dhe parashikohet që në fillim të muajit maj, në varësi të shkëmbit që haset, tunelet do të takohen. Prandaj do të kemi një tunel të hapur në fillim të majit”, tha të mërkurën ai.

    Olldashi u ndal për të parë nga afër ecurinë e punimeve në segmentin ku po punon firma maqedonase “Granit”, disa punëtorë të së cilës janë futur dy ditë më parë në grevë urie për kërkesa ekonomike. Lidhur me grevën e punëtorëve ministri Olldashi u shpreh se ky është një problem i firmës dhe jo i shtetit.

    “Çështja e marrëdhënies së punonjësve me sipërmarrësit e tyre private nuk ka lidhje me ne. Ajo që më intereson mua është ecuria e rrugës. Detyrimi ynë është të paguajme kompanitë, më pas se si merren vesh kompanitë me punëtorët e tyre nuk mund ta përcaktojmë”, tha Olldashi.

    Njëkohësisht Olldashi konfirmojë se me një vendim të ditëve të fundit të qeverisë janë marrë masa edhe për problemin e kompensimit të banorëve që preken nga ndërtimi Rrëshen- Kalimash
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:12 am

    Rriten të hyrat në veri
    Që nga vendosja e patrullave lëvizëse të EULEX-it në pikat doganore në veri, sipas Doganave të Kosovës, është vërejtur përparim në vjeljen e të hyrave. Por, sipas Policisë së Kosovës, kontrabanda s’ka marrë fund në këtë pjesë të vendit.

    Doganat e Kosovës kanë vërejtur një rritje prej 50 përqindësh në vjeljen e të hyrave për muajin shkurt në veriun e vendit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje i atribuohet pranisë së doganierëve të EULEX-it, që tashmë po patrullojnë në pikat doganore 1 dhe 31, të cilat qenë djegur nga serbët në shenjë proteste ndaj shpalljes së pavarësisë.

    Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nga vendosja e doganierëve është vërejtur zvogëlim i kontrabandës së mallit që hynte nga Serbia në Kosovë. “Në shkurt, i cili ka qenë muaji më problematik vitin e kaluar, rritja e të hyrave kalon në 1. 5 milion euro. Këto janë dy indikatorë kryesorë pse doganierët e EULEX-it, edhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë arritur në njëfarë mase jo të ndalojnë krejt kontrabandën, por ta mbajnë nën kontroll”, u shpreh Stavileci.

    Doganierët e EULEX-it kanë më shumë se një muaj që kanë filluar të regjistrojnë dhe evidentojnë mallin që hyn në kufi. Ata nuk bëjnë zhdoganimin e tij. Edhe pse punë jo e përfunduar, Stavileci thotë se kjo në masë të madhe po u ndihmon Doganave të Kosovës.

    “Në rrethanat tona është shumë i nevojshëm regjistrimi, sepse Doganat e Kosovës e kanë pastaj një pasqyrë shumë të qartë se kush importon dhe ne mund të gjejmë importuesin brenda. Pra, ne dimë saktësisht se kush është importuesi - kur e ka sjellë, çka ka sjellë, sasinë e saktë”, tha Stavileci.

    Doganierët kosovarë aktualisht nuk mund të patrullojnë në pjesën veriore. Kjo, siç thuhet, për hir të ruajtjes së stabilitetit. Serbët lokalë kanë qenë edhe kundër vendosjes së patrullave lëvizëse të EULEX-it në pikat doganore. Disa kanë hedhur dyshimin se këto kundërshtime vinin nga njerëz që donin të përfitonin nga kontrabandimi i mallrave.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, pohon se që nga vendosja e EULEX-it, niveli i kontrabandës ka rënë dukshëm. Që nga vendosja e EULEX-it në dogana, por edhe që kur ka filluar punën grupi punues dhe aktivitetet shtesë, në bazë të statistikave, kemi një ulje të rasteve të kontrabandimit.

    “Që nga vendosja e EULEX-it në dogana, por edhe që kur ka filluar punën grupi punues dhe aktivitetet shtesë, në bazë të statistikave, kemi një ulje të rasteve të kontrabandimit”, tha Beka.

    Dogana e Kosovës vlerëson se nga mosfunksionimi i pikave doganore në Jarinë dhe Zubin Potok, deri më tani humbja ka arritur në rreth 25 milionë euro. Ndërkohë, nuk dihet ende se kur do të bëhen plotësisht funksionale këto pika.

    Zyrtarë të komponentës për dogana të EULEX-it thonë se aktualisht doganierët e tyre po kryejnë punën pa pengesa në veri. Por, duke e cilësuar si vendim politik, këta zyrtarë nuk tregojnë se kur në pikat doganore në veri do të kthehen edhe doganierët kosovarë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:12 am

    BE diskuton për krizën ekonomike
    Shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot dhe nesër në Bruksel lidhur me krizën ekonomike, sigurinë energjetike, pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për strategjinë e zhvillimit të marrëdhënieve më të ngushta me vendet fqinje në pjesën lindore të Bashkimit Evropian.

    Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet përgatitjeve të qëndrimeve të BE-së për takimin e vendeve të Grupit 20, i cili do të mbahet me 2 prill në Londër, ku do të duhej të përcaktoheshin masat botërore për tejkalimin e krizës ekonomike
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:12 am

    Rritja e popullsisë, krizë në vitin 2030
    Rritja e popullsisë së botës do të shkaktojë krizë ushqimore, energjie dhe te mungesës së ujit deri në vitin 2030.

    Profesori britanik John Beddington parashikon atë që e quan “stuhi perfekte”, dhe se kërkesa për këto burime do të shkaktojë krizë me pasoja të tmerrshme.

    "Deri në vitin 2030 kërkesa për ushqim dhe energji do të rritet me 50 për qind dhe për ujë të pijshëm me 30 për qind, ndërsa popullsia do të arrijë në 8,3 miliardë banorë, tha Beddington në një konferencë për zhvillimin e qëndrueshëm në Londër.

    Sipas tij, ndryshimet e klimës do të sjellin pasoja të paparashikueshme. Mungesa e ujit do të ndihet kryesisht në disa pjesë të Afrikës, Evropës dhe Azisë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:13 am

    Shala: Këtë vit synohet rritja ekonomike prej 5.3 për qind
    Qeveria e Kosovës pret që gjatë këtij viti në Kosovë të shënohet një rritje ekonomike prej 5.3 për qind, ndërsa planifikohet privatizimi i disa sipërmarrjeve të mëdha publike si është PTK-ja.

    Kështu tha ministri i Ekonomisë dhe financave Ahmet Shala gjatë një takimi me 40 afaristë sllovenë që po zhvillojnë një vizitë dyditore në Kosovë.

    Delegacioni slloven vazhdon vizitën edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë ndërsa kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Sllovenisë mbajnë edhe një konferencë shtypi për bashkëpunimin ekonomik dy palësh.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:13 am

    121 kosovarë në Afganistan për punë
    Kosovarët do të punësohn në Afganistan përmes kompanisë amerikane ITT.

    Në një takim me përfaqësues të mediave, drejtori i Qendrës së punësimit në Mitrovicë, Ramadan Kelmendi tha se kompania në fjalë i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale të Republikës së Kosovës për mundësi punësimi të përkohshëm në Afganistan për disa pozicione, përkatësisht vende të punës si nëpunës administrativë, koordinatorë, asistentë për mbrojtje nga zjarri, specialistë për mbrojtje nga zjarri, shofer për kamionë të rëndë, mbajtës i kontejnerit në terrene të vështira, etj.

    Sipas tij, janë gjithsejtë 121 vende pune, ndërsa kërkohet eksperiencë në fushat e lartshënuara, njohje bazike e gjuhës angleze si dhe dokumentet tjera të nevojshme.

    Ai tha se aplikantët duhet të dorëzojnë CV-në në gjuhën angleze në adresën elektronike të kësaj qendre deri më datën 31 mars para dite
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Thu Mar 19, 2009 7:13 am

    Beqaj propozon krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me Slloveninë
    Kosova dhe Sllovenia duhet të paraqiten bashkërisht në tregje tjera si ndërmarrje të përbashkëta prodhuese, kjo për shkak se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është i lartë por i pavolitshëm. Kështu u vlerësua pas takimit dy ditor të përfaqësuesve të dy Odave dhe biznesit nga Kosova dhe Sllovenia.

    Gjatë takimit të sotëm Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj dhe drejtori ekzekutiv i Odës së Ekonomisë dhe Industrisë të Sllovenisë, Samo Hribar Miliq vlerësuan se këmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është i lartë por i pavolitshëm për Kosovën, pasi që importon mallra në vlerë prej 75 milionë euro, ndërsa eksporton vetëm 5 milionë euro dhe kjo shumë është për 40 për qind më e madhe nga eksporti i vitit 2007.

    “Ka vend që ndërmarrjet nga Kosova dhe Sllovenia të paraqiten bashkërisht në tregjet tjera si ndërmarrje të përbashkëta dhe këto marrëdhënie duhet të mos mbesin vetëm në nivelin e këmbimit tregtar por të ngritën në forma me të larta të bashkëpunimit, me theks të veçantë në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta prodhuese”.

    Ndërkaq Miliq vlerësoi se gjatë kësaj vizitë kanë marrë informacione shumë të rëndësishme të cilat do të bëjnë të mundur angazhimin me kualitativ të bizneseve nga Sllovenia.

    Ai veçanërisht potencoi infrastrukturën ligjore për investime të cilën e vlerësoi si shumë më të volitshme se sa në Slloveni.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:44 am

    Franca e pakënaqur me drejtimin e ekonomisë
    Qindra mijë punonjës francezë pritet të përfshihen sot në një grevë të përgjithshme njëditore, në shenjë proteste ndaj mënyrës se si po e drejton ekonominë Presidenti Sarkozy.

    Papunësia në Francë ka mbërritur në dy milionë dhe pritet që vitin e ardhshëm shifra të jetë shumë më e lartë.

    Demonstratat janë parashikuar të zhvillohen në qytete dhe qendra të mëdha urbane anekënd vendit. Ka njoftime se shkollat dhe zyrat e administratës shtetërore mund të mbyllen dhe transporti publik të mos funksionojë normalisht.

    Një korrespondent i BBC-së thotë se protesta mund të marrë përmasa më të mëdha se ajo e janarit në të cilën morën pjesë mbi një milion veta.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:44 am

    Barroso: Veprime, jo fjalë
    Krerët e Bashkimit Evropian po diskutojnë në Bruksel mënyrat për të ndaluar rënien ekonomike. Gjatë takimit dy ditor krerët e shteteve anëtare të BE-së shpresojnë të bien dakord për një qëndrim të përbashkët me të cilin do paraqiten në takimin e G20-ës.

    "Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për fjalë, por për veprime. Na duhet të zbatojmë planin e rimëkëmbjes dhe të zbatojmë paketat stimuluse fiskale", tha Barroso, kreu i Komisionit Evropian.

    Udhëheqësit e BE-së do kërkojnë më shumë fonde për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe rregullore më të mira për tregjet financiare. Vendet e BE-së në dallim nga SHBA-të nuk duan të miratojnë paketa të reja ndihme për ekonomitë e tyre.

    BE-ja do të shpenzojë 400 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dy viteve të fundit. SHBA-të thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:46 am

    PTK dhe FSKP nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi
    Në vazhdën e marrëveshjeve për dërgimin e letrave dhe pakove brenda dhe jashtë Kosovës, përmes shërbimeve të postës, Post Telekomi i Kosovës (PTK), nënshkroi sot marrëveshje edhe me Fondin Slloveno-Kosovar të Pensioneve.

    Marrëveshja e nënshkruar ofron shërbime specifike për nevoja të Fondit, ndërkohë që e bënë Postën e Kosovës një partner të besueshëm të biznesit dhe institucioneve kosovare.

    Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha ka pohuar se PTK-ja dhe Posta e Kosovës si njësi e saj biznesi, ka kënaqësinë që tash e tutje do të bashkëpunojë me Fondin Slloveno-Kosovar duke i ofruar asaj shërbimet e veta, siç janë ato të pranimit dhe dorëzimit të dërgesave postare, duke e çuar në këtë mënyrë Fondin edhe më pranë qytetarëve dhe kontribueseve kosovar.

    Sipas Haxhës, PTK dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve, edhe më tutje do të vazhdojë të zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit të tyre, dhe kjo gjithnjë në të mirë të konsumatorit respektivisht qytetarëve anë e mban vendit.

    Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i FSKP, Dardan Sejdiu, ka thënë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap në trendin e bashkëpunimit mes PTK dhe FSKP.

    “Bashkëpunimi jonë do ta forcojë edhe më shumë përkushtimin tonë ndaj klientëve që kemi në tërë territorin e vendin. Pasqyrat të cilat sipas ligjit jemi të obliguar t’i dërgojmë një herë në vit, shpërndahen edhe më shpesh se kaq, e tërë kjo për hir të transparencës ndaj klientëve”.

    Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve është pjesë e Fondit Prva Grupa të Sllovenisë, ndërkohë që operon në shtatë shtete të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

    Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, e paraprirë nga marrëveshja e mëhershme që Posta e Kosovës ka arritur me dy bankat tjetër kosovare TEB, Bankën Për Biznes (BPB) dhe Nova Ljubljanska Banka (NLB).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:46 am

    Sërish takim mes Menaxhmentit të KEK-ut dhe SPEK-ut, diskutohet riorganizimi
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se mbrëmë është realizuar një takim i dytë në mes të Menaxhmentit të Korporatës dhe përfaqësuesve të SPEK-ut. Në këtë takim janë diskutuar çështjet e ngritura nga SPEK-u për punonjësit e KEK-ut.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të KEK-ut në takim është arritur përafrim në çështjet e ngritura e që ndërlidhen me riorganizimin brenda KEK-ut, nënshkrimin e kontratave të punës dhe kontratat kolektive të punës në fuqi, shujtës për ushqim, sigurimit shëndetësor për punonjës, marrëveshjes kolektive dhe çështjeve tjera që palët u pajtuan se nuk i përkasin Menaxhmentit të Korporatës.

    “Menaxhmenti mbetet edhe më tej i hapur për të diskutuar çështjet në fjalë dhe çdo shqetësim tjetër të ngritur dhe njofton punonjësit dhe publikun që mbetet i përkushtuar për suksese të mëtejme në çdo sferë të punës, suksese që në fund do të rezultojnë në përmirësim të kushteve të gjithëmbarshme brenda Korporatës”.

    Menaxhmenti i KEK-ut ka ftuar të gjithë punonjësit dhe Sindikatat që përfaqësojnë ata të ndihmojnë në realizimin sa më të lehtë të objektivave të vëna për suksesin e gjithëmbarshëm të kompanisë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:47 am

    FMN: Ekonomia globale do të tkurret për herë të parë në 60 vjet
    Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin ekonomik, madje tani thotë se ekonomia botërore do të tkurret këtë vit për herë të parë pas 60 vjetësh.

    Në studimin e publikuar dje, zyrtarët e FMN-së, huadhënësit global, thonë se ekonomia botërore mund të tkurret deri në 1 për qind. Në studim thuhet se ekonomitë e zhvilluara do të pësojnë një recesion të thellë: ekonomia amerikane do të bjerë me 2,6 për qind në vit dhe ekonomia e Japonisë do të bjerë ndjeshëm, me 5,8 për qind.

    Ndërkohë, dje pati lajme të tjera shkurajuese në SHBA, që është ekonomia më e madhe e botës. Deprtamenti i Punës tha se numri i punonjësve amerikanë që marrin përfitimet e papunësisë u rrit javën e kaluar, duke kapur shifrën rekord të 5,5 milionë njerëzve.

    Rritja e kësaj shifre tregon se tani njerëzve i duhet një kohë më e gjatë për të gjetur punë, pasi e kanë humbur atë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:47 am

    Ekonomia, parashikime negative edhe nga OSBE
    Parashikimeve të fundit negative për ekonominë botërore, u është shtuar edhe ai i OSBE-së.

    Sipas organizatës, viti 2009 do jetë vit i rritjes ekonomike negative në nivelin botëror.

    Kjo, pasi që edhe rritja e Indisë dhe Kinës me 6-7 për qind këtë vit, nuk do të mund të kompensojë rritjen negative të vendeve me të industrializuara.

    Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm, Angel Gurria.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:47 am

    FMN i kushtëzon ndihmat Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës
    Serbia ndodhet para bankrotimit total shtetëror për shkak të krizës ekonomike globale që e ka goditur.

    Kështu shkruan gazeta gjermane TagesZeitung e Berlinit, e cila shton se Serbia për të dalë nga kjo krizë ka nevojë për rreth 2 miliardë euro para të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    Gazeta shkruan se për t'i dhënë këto para, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kushtëzuar Serbisë ndryshimin e politikës ndaj Kosovës.

    Vetëm kur ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia mund të llogarisë në paratë e Fondit Monetar Ndërkombëtar shkruan gazeta e përmendur gjermane.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:48 am

    Feith emëron drejtoreshën e re të sekretarisë së AKP-së
    Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR-ja), Pieter Feith, ka emëruar Silvia Conti si Drejtoreshë të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP).

    Bazuar në një njoftim zyrtar të ICO-së, aktualisht, Conti është juriste dhe konsulente në Itali. Si Drejtoreshë e Ekzekutivit të Përgjithshëm, ajo do të marrë pjesë në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve të AKP-së pa të drejtë vote dhe do të ofrojë këshilla juridike dhe udhëzime sipas nevojës, në bashkërenditje me Departamentin Juridik të AKP-së.

    Me këtë rast shefi i ICO-së, Pieter Feith ka deklaruar se, Conti është një eksperte me një përvojë të veçantë në lëmin e së drejtës dhe zhvillimit të korporatave.

    “Jam i bindur se me përvojën e saj, ajo do të japë kontribut vendimtar për një proces të qëndrueshëm privatizues që do të rrisë zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:48 am

    Greva në KEK, gati të hënën
    Ende nuk është arritur pajtim rreth rritjes së pagave në mënyrë lineare për 100 euro, rritjes së pagesës për shujtën ditore si dhe rreth lejimit të 200 kilovat orësh për punëtorët e KEK-ut.

    Sindikalistët e KEK-ut shprehen të vendosur të fillojnë grevën të hënën, në rast të mospërmbushjes së të gjitha kërkesave që ia kanë adresuar KEK-ut.

    Në takimet e zhvilluara deri tani, ata kanë arritur pajtueshmëri me drejtues të KEK-ut për nënshkrimin e kontratave për të gjithë të punësuarit, për mos-shkurtimin e vendeve të punës gjatë shthurjes së KEK-ut, si dhe për negocimin e kontratës kolektive, por jo edhe për kërkesa tjera.

    Zyrtarët e KEK-ut kanë bërë të ditur se riorganizimi i KEK-ut nuk do të ndikojë në shkurtimin e vendeve të punës dhe se janë pajtuar për nënshkrimin e kontratave për të punësuarit, si dhe vlerësimin e mundësive të sigurimit të tyre shëndetësor.

    Por nuk janë pajtuar për rritje pagash për 100 euro në mënyrë lineare për të gjithë të punësuarit, apo rreth 75 mijë euro në muaj, me arsyetim se është jashtë parashikimeve buxhetore.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:49 am

    Mbretëresha Shqiptare Edit Durham në pullat postare
    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 F.0320143725247_m

    Filatelia e Postës së Kosovës, të shtunën lëshon në qarkullim postar emisionin e pullës postare me titull “Edit Durham-Lobimi për çështje shqiptare” dhe zarfin e Ditës së Parë me po të njëjtën temë.

    Mary Edit Durham (1863-1944) ishte artiste dhe shkrimtare britanike, që u bë e njohur për shkrimet e saj rreth jetës në trojet shqiptare në kohën e sundimit otoman.

    Mbi 20 vjet, ajo udhëtoi dendur nëpër viset e banuara me shqiptarë, ku këto udhëtime i përmblodhi në disa libra dhe punime tjera shkencore, duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare.

    Zonja Durham punoi gjithashtu shumë, në përkrahjen e çështjes shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve, dhe me të drejtë e kanë emëruar “Mbretëresha Shqiptare”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:49 am

    Mem prezanton në Budva projektin rajonal për poça kursyese
    Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministria e Energjisë dhe Minierave, udhëhequr nga Zv.ministri i Blerim Rexha me bashkëpunëtor kanë marrë pjesë në konferencën regjionale për siguri dhe efiçiencë të energjisë që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të MEM-it, konferenca është e organizuar nga organizata gjermane për bashkëpunim teknik (GTZ) dhe Ministria për Zhvillim Ekonomik të Malit të Zi, ndërsa pjesëmarrës ishin më se 30 shtete me rreth 300 pjesëmarrës.

    “Tema të bisedimeve ishin bashkëpunimi regjional në fushën e efiqiencës së energjisë, stabiliteti energjetik në të ardhëm në regjion, mundësitë e identifikimit të projekteve regjionale, shkëmbimi i përvojave praktike dhe mundësinë e investimeve në regjion në sektorin e efiqiencës së energjisë”.

    Në këtë konferencë, delegacioni i Kosovës e paraqiti projektin rajonal për poça kursyes dhe harmonizimin e politikave të rajonit me ato të BE-së. Ky projekt ka hasur në përkrahjet të pjesëmarrësve në këtë konferencë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Fri Mar 20, 2009 9:49 am

    Mbyllet për tre muaj rruga për në Aeroport
    Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit ka njoftuar se nga data 23 mars deri me 23 qershor të këtij viti do të mbyllet rruga për në aeroport.

    Vendimi është marrë nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit nxjerr.

    MTPT-ja ka njoftuar se gjatë kohës së mbylljes së rrugës për Aeroport, komunikimi do të bëhet përmes hyrjes së vjetër, rrugës regjionale Sllatinë-Magurë.

    Sinjalizimi për informimin dhe orientimin e pjesëmarrësve në komunikacion për mbylljen e rrugës së Aeroportit dhe shfrytëzimit të hyrjes së vjetër për Aeroport do të vendoset nga kryerësi i punimeve për ndërtimin e rrethrrotullimit “Trema Engineering” nga Tirana.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 22, 2009 2:24 am

    BE dyfishon fondin e emergjencës

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të dyfishojnë fondin e emergjencës në ndihmë të vendeve anëtare që janë në vështirësi financiare.

    Vendimi u mor në ditën e dytë të punimeve të samitit të udhëheqësve të vendeve anëtare në Bruksel.

    Fondi i emergjencës është dyfishuar në vlerë brenda një periudhe katërmujore. Tani ai përmban 68 miliardë dollarë.

    Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së BE-së, tha se shuma është në dispozion të atyre vendeve të BE-së që nuk kanë adoptuar euron.

    Monedhat në vështirësi
    Monedhat e disa vendeve anëtare të bllokut janë goditur veçanërisht rëndë nga kriza financiare globale.

    Hungaria dhe Letonia tashmë po marrin ndihmë nga fondi dhe në rradhë tani është Rumania.

    Udhëheqësit e BE-së po ashtu ranë dakord që të shtojnë rezervat e Fondit Monetar Ndlërkombëtar me mbi 100 miliardë dollarë.

    Por udhëheqësit që po përgatiten për samitin e G20-ës që mbahet muajin e ardhshëm në Londër, kundërshtuan thirrjet e Uashingtonit për të shpenzuar fonde të reja për të stimuluar ekonominë.

    Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso, tha se masat stimuluese duhet të shoqëroheshin me reforma ekonomike. /bbc/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 22, 2009 2:24 am

    SHBA, deficit rekord në 2009-ën

    Deficiti i bilancit amerikan do të arrijë nivelin rekord prej 1845 miliardë dollarësh në vitin fiskal 2009, ose thënë ndryshe sa 13.1 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Vlerësimi është bërë nga zyra e bilancit të Kongresit që ka riparë në rritje parashikimet e tij të mëparshme që në janar hidhnin hipotezën një deficiti prej 1200 miliardë dollarësh.

    Parashikimet e reja nuk kanë marrë parasysh planin antikrizë të prezantuar nga presidenti Obama, i cili sipas Shtëpisë së Bardhë, nuk ka ndërmend të ndryshoje qëndrim. /tch/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 22, 2009 2:24 am

    Sindikata e KEK-ut anulon grevën

    Është marrë vendim që të shtyhet data e fillimit të grevës së punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, pas konsultimeve të shumta me menaxhmentin e KEK-ut. Drejtuesit e Sindikatës po ashtu kanë marrë vendim që këshilli grevist të monitoroi marrëveshjen e arritur dhe respektimin nga ana e punëtorëve të vendimit për shtyrjen e grevës.

    Menaxhmenti i KEK-ut është shprehur i vendosur për zbatimin e marrëveshjes së arritur me sindikatën. Drejtuesit e KEK-ut, po ashtu janë pajtuar që të ketë takime të rregullta mes tyre dhe sindikatës.

    Kërkesat e parashtruara nga ana e punëtorëve janë ngritja e pagave, kërkesa për 200 kw/h energji në muaj falas për punëtorët e KEK dhe kërkesa për përfaqësim në bordin e KEK-ut.

    Sipas drejtuesve të Sindikatës riaktualizimi i grevës varet nga zbatimi i marrëveshjes së menaxhmentit të KEK-ut, reagimi nga ana e bordit dhe institucionet e tjera lidhur me kërkesat e punëtorëve. /rtv21/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 22, 2009 2:24 am

    Zoellick: Në 2009-tën ekonomia shënon rënie

    Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, tha sot se ekonomia globale mund të shënojrënie prej 1 e deri në 2%, gjatë këtij viti.

    Siçpas tij, "në aspektin global nuk janë parë të dhëna të këtilla prej Luftës së Dytë Botërore, që realisht do të thotë prej Depresionit të Madh".

    Mëtutje, duke folur në një konferencë në Bruksel, ai propozoi që G-20-ta, që është grupi i 20 vendeve më ekonomi më të zhvilluar, ta shqyrtoj mundësinë se a janë të nevojshme masat e mëtejshme stimuluese financiare, për ta kthyer situatën.

    Smiti i liderëve të G-20-tës mbahet në Londër më 2 prill. /rel/
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by FooSe Sun Mar 22, 2009 2:25 am

    ORA: Të parandalohet shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në Serbi

    “Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Serbi, dukuri kjo që po ndodhë me shumë ndërmarrje” kërkoi sot kryetarja e partisë ORA Teuta Sahatçia.

    Partia reformiste ORA kërkoi edhe pagesën sa më të shpejtë të 20 përqindëshit nga privatizimi, për ish-punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore. /rtk/
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:07 am

    Greqia dhe Irlanda para bankrotimit
    Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm t`i shpëtojë anëtaret e veta nga bankrotimi, nëse për këtë paraqitet nevoja, lajmëron edicioni elektronik i gazetës greke "Katimerini".

    "Ka gjasa të mëdha që Greqia dhe Irlanda të kenë nevojë për shpëtim", ka deklaruar Oto Bernard, përfaqësues i partisë në pushtet në Gjermani.

    Sipas tij, nga të gjitha vendet e eurozonës, Irlanda është në gjendje më të vështirë.

    Nga ana tjetër, ministri grek i Ekonomisë dhe Financave, Janis Papatanasiu, deklaroi se Greqia ka nevojë për plan shpëtimi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:07 am

    Nëntoka shqiptare ka 5 miliardë fuçi naftë
    Nëntoka shqiptare mund të mbajë 2.5 herë më shumë naftë nga sa mendohej më parë. Një studim i kryer nga ekspertë ndërkombëtarë vlerëson se Shqipëria ka rreth 5 miliardë fuçi naftë në nëntokën e vet. Më herët, vlerësohej se sasia e naftës qe jo më shumë se 2 miliardë fuçi.

    Por ky ndryshim statistikor nuk nënkupton pasurim të vendit, sipas ekspertëve. Vetëm pak për qind nga nafta që gjendet nën tokë mund të nxirret në sipërfaqe me teknologjinë ekzistuese.

    Për pasojë, Shqipëria ka rezerva prej më pak se 220 milionë fuçi që mund të nxirren nga nëntoka. Vitin e kaluar, ky tregues qe rreth 190 milionë fuçi. Rezervat e rikuperueshme, sipas studimeve të fundit janë rritur me rreth 30 milionë fuçi në krahasim me vlerësimet e mëparshme. Kjo sasi është e barabartë me qindra milionë dollarë xhiro biznesi, por sërish ekspertët thonë se kjo gjë nuk jep shpresa për pasurim.

    Prodhimi është rritur gjithashtu. Në dhjetor të vitit të kaluar, në Shqipëri u nxorën mesatarisht rreth 7 mijë fuçi naftë bruto në ditë. Dy të tretat qenë naftë e prodhuar privatisht përmes koncesioneve të ndryshme ndërsa vetëm një e treta i dedikohet kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës "Albpetrol".

    Dhjetë kompani të huaja, mes të cilave edhe gjigantët ndërkombëtar të hidrokarbureve kanë kërkuar naftë në nëntokën shqiptare gjatë dy dekadave të fundit.

    Në total ato kanë shpenzuar mbi 600 milionë dollarë për shpime eksperimentale në det dhe në tokë, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Sipas këtyre kompanive, në Shqipëri ka naftë, por ajo ka një përqindje të lartë rëre, gjë që e bën të vështirë ose të pamundur ta nxjerrësh në sipërfaqe për përpunim. Për pasojë, vendi duhet të presë edhe disa dekada të tjera derisa bota të krijojë teknologjinë e nevojshme për ta nxjerrë këtë lloj nafte.

    Rezervat e naftës të Shqipërisë përbëhen nga rëra bituminoze, të cilat gjenden në thellësi relativisht të ulët, (700-1500 metra), por që janë në një terren tektonik shumë të copëzuar gjë që detyron shpimin e shumë puseve dhe që ka kosto shumë të lartë nxjerrëse. Kostoja e nxjerrjes së naftës në Shqipëri është aktualisht 10-20 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës shqiptare është sa gjysma e çmimit të naftës së detit të Veriut BRENT. Nëse çmimi BRENT bie nën 40 dollarë për fuçi, atëherë sektori i naftës në Shqipëri është në limitet e eficensës ekonomike.

    Shqipëria ka arritur të nxjerrë deri në 2.4 milionë tonë naftë në vit në vitet ‘80, por prodhimi filloi të bjerë me rënien e investimeve për mirëmbajtjen e puseve dhe për hapjen e puseve të reja. Pas viteve ‘90, sektori i naftës filloi të operojë me fitime të pakta e shpesh me humbje.

    Prodhimi i naftës filloi të rritet pas vitit 2000, kur pati arritur në minimumin historik të 300 mijë tonëve në rreth 700 mijë tonë që qe vitin e kaluar. Por rritja e prodhimit u dedikohet koncesioneve të huaja dhe ekspertët thonë se Shqipëria përfiton pak ose aspak nga investimet me koncesion.

    Edhe qeveria është ankuar për këtë dhe vitin e kaluar vendosi për herë të parë një taksë mbi eksportet e naftës bruto dhe minerareve në masën 3 për qind. Aktualisht në sektorin e nxjerrjes së naftës bruto ka pesë kompani operuese, por nga këto, tri kompani sapo kanë hyrë në fazën e prodhimit.

    Ekspertët janë të ndarë në mendimin nëse nafta shqiptare po shkon drejt shterimit apo përmirësimi teknologjik në këtë sektor do t‘i zgjasë jetën fushave naftëmbajtëse shqiptare.

    Sipas llogarive të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë shekullit të fundit Shqipëria ka shfrytëzuar rreth 65% të naftës që mund të nxirret nga nëntoka. Vendburimi i Patos-Marinzës, i cili është edhe burimi më i rëndësishëm në vend, mund të shterojë rreth vitit 2025 sipas normave aktuale të shfrytëzimit. Por ky është një debat ende i papërfunduar mes ekspertëve të naftës. Se çfarë do të ndodhë me të vërtetë, do ta shohim me kalimin e kohës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:08 am

    Pritet rritja e çmimit të bukës
    Shoqata e furrtarëve dhe mullisëve të Prishtinës, e cila përfshin edhe prodhues të bukës nga Fushë Kosova, Obiliqi, Skënderaj, Mitrovica dhe Podujeva, ka paralajmëruar rritje të çmimit të bukës nga 25 në 30 centë, apo rreth 16 për qind.

    Shtrenjtimi i këtij artikulli elementar, nuk është aspak i mirëseardhur për konsumatorët, veçmas ata me të ardhura të ulëta. Por, në pamundësi për të ndikuar në çmim, pasi çmimin e përcakton tregu, ata kërkojnë nga prodhuesit, që të zbatojnë edhe kriteret e cilësisë dhe sasisë.

    Përfaqësuesi i Shoqatës së Furrtarëve dhe Mullisëve, Shefki Ostërgllava, njëherësh pronar i rrjetit të furrave “Sheki”, tha se vendimi për nivelizim të çmimit të bukës, do të ndikojë në eliminimin e parregullsive në treg, por edhe në standardizim të bukës, qoftë sa i përket cilësisë, sasisë, por edhe çmimit.

    Përderisa nuk kanë asnjë marrëveshje të shkruar, shumë prodhues edhe sot vazhdonin me çmimet e vjetra. Por, Rexhë Morina, pronar i furrës “EDI”, thotë se do ta rrisin çmimin, për shkak të obligimeve të mëdha.

    Shefi i inspektoratit të tregut në komunën e Prishtinës, Ahmet Frangu, paralajmëroi se prej nesër një ekip do të dalë në terren për të kontrolluar sasinë dhe cilësinë e bukës.

    Në bazë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, gjobat në rast të mospërmbushjes së cilësisë dhe sasisë së mallit që shitet, sillen prej një mijë deri në 4 mijë euro.

    Por, Frangu u shpreh i pakënaqur me punën e gjykatave sa i përket rasteve të shkeljes së të drejtave të konsumatorëve. Ndërkohë kontrollin e furrave do ta bëjnë edhe inspektorët sanitarë, që kërkojnë patjetër që buka të shërbehet me dorëza, por edhe të përdoret ambalazhi, sikurse në të gjitha vendet e botës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:08 am

    RZB, banka numër 1 në Evropën Qendrore dhe Lindore
    Revista e njohur financiare "Global Finance" ka ndarë çmimin si "Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore 2008" për Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) si dhe degën e saj Raiffeisen International Bank-Holding AG.

    Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, Raiffeisen e ka fituar këtë çmim për aktivitetet e tyre bankare në rajon për herën e tretë radhazi – çmimi i pestë brenda gjashtë viteve. Përveç çmimeve rajonale, edhe bankat e rrjetit në Bosnë dhe Hercegovinë, Bullgari, Republikën Çeke, Serbi dhe Sllovaki kanë marrë çmimet "Banka më e mirë" në tregjet ku veprojnë.

    Raiffeisen International ka pranuar sërish vlerësimin si bankë udhëheqëse në rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore dhe kjo konfirmon performancën shumë të mirë të grupit në 2008, grup ky i cili arriti një profit të konsoliduar prej 982 milionë euro, sipas rezultateve preliminare të publikuara muajin e kaluar. Raiffeisen International ka arritur të shënojë një rritje të profitit prej 17% në krahasim me vitin e kaluar edhe përkundër dyfishimit të ndalesave për humbje në vlerë prej 780 milionë euro.

    Në përzgjedhjen e fituesve për çmimet e tyre, redaktorët e Global Finance janë mbështetur në të dhënët nga analistët financiarë, drejtorët ekzekutivë të korporatave dhe këshilltarët bankarë.

    Kriteret që janë marrë për bazë nga revista përfshijnë rritjen e aseteve, profitit, marrëdhënieve strategjike, shërbimeve për klientë, si dhe produkteve inovative. Global Finance do të botojë listën e "Bankave më të mira në tregjet në zhvillim” në edicionin e muajit maj 2009.

    "Vendimi i Global Finance për t’ia ndarë çmimin Raiffeisen si “Banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore” për herën e tretë radhazi thekson edhe njëherë se roli ynë drejtues në rajon vazhdon të jetë i suksesshëm edhe përkundër kushteve mjaft sfiduese makroekonomike”, ka deklaruar Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe kryetar i Bordit Mbikqyrës së Raiffeisen International.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:08 am

    SHBA, marrëveshje FED-qeveri për krizën
    “Një performancë ekonomike e forte kërkon një stabilitet financiar monetar”.

    Ky është objektivi që Departamenti amerikan i Thesarit dhe Federal Reserve synojnë nëpërmjet një marrëveshjeje katër pikeshe e cila përcakton rolin e të dyja institucioneve gjatë krizës dhe në të ardhmen.

    Ndërkohë në një njoftim të përbashkët për mediat, FED pohon se do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbështetur tregjet financiare derisa ta kërkojnë rrethanat.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:09 am

    Kina kërkon një valutë të re globale nën kontrollin e FMN-së
    Kina ka kërkuar një valutë të re globale nën kontrollin e FMN-së, që do të thoshte largimi nga dollari.

    Shefi i bankës qëndrore kineze, Zhou Xiaochuan, shkruan se kriza aktuale kërkon edhe një herë një reformë kreative të sistemit monetar dhe një menaxhim të ri të krizës.

    Duke aluduar dukshëm për dollarin Zhou paralajmëroi, që transaksionet ndërkombëtare financiare të mos mbështeten në monedhën e një vendi të vetëm.

    Ide të ngjashme për një "valutë globale erdhën në prag të samitit të G20-ës edhe nga Rusia.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:09 am

    Tregtia botërore do të bie për 9 %
    Sivjet tregtia botërore do të pakësohet për 9 %, që është rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Kjo është si rezultat i zvogëlimit të kërkesës në kushte të krizës ekonomike, lajmëroi Organizata Botërore Tregtare (OBT).

    Tregtia botërore ashpër ka ra në gjysmën e dytë të vitit 2008 dhe shënoi rritje prej 2 % për tërë viti, pasi që në vitin 2007 regjistroi rritje prej 6%, thekson OBT-ja në raportin.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:09 am

    FMN: Kriza kërcënon miliona njerëz me varfëri
    Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se bota është në një krizë ekonomike të vështirë që kërcënon të zhysë miliona njerëz përsëri në varfëri.

    Drejtori Menaxhues i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn paralajmëroi se vendet në zhvillim përballen me një rritje dramatike të papunësisë e cila mund të çojë në trazira sociale dhe madje luftë.

    Ai i bëri komentet në Gjenevë gjatë takimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, një agjenci e OKB-së që përfaqëson sindikatat, punonjësit dhe qeveritë.

    Zoti Strauss-Kahn tha se industria financiare globale duhet të riparohet si pjesë e përpjekjeve për daljen nga kriza.

    Shefi i FMN-së tha gjithashtu se disa qeveri kanë mundësi për të miratuar masa të mëtejshme stimulimi financiar si shpenzime apo shkurtime taksash për të nxitur ekonominë.

    FMN-ja u ka bërë thirrje qeverive të miratojnë buxhete stimulimi të barabarta në përmasa me 2 përqind të GDP-së botërore.

    Zoti Strauss-Kahn tha se deri tani këto buxhete stimuluese kapin vetëm 1.6 deri në 1.7 përqind të GDP-së globale.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:10 am

    Bosat AIG-së do të kthejnë bonuset
    Bonuset kanë shkaktuar zemërim të përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara sepse janë dhënë pasi kompania AIG u shpëtua me rreth 170 milirada dollarë të holla të qeverisë amerikane.

    Prokurori i Përgjithshëm i Njujorkut , Andrew Kuomo po heton disa organizata që kanë marrë bonuse nga fondet e paketë së shpëtimit.

    Ai thotë se 15 nga 20 bonuset të dhëna nga AIG tani janë zotuar se do të kthehen të hollat që në total janë rreth 30 milionë dollarë.

    Ai tha se ishte konfident se eventualisht 80 nga rreth 160 milionë dollarë në formë bonusesh do të kthehen, por pjesa tjetër ju është dhënë punëtorëve që janë të vendosura jashtë Amerikës dhe ata nuk kanë treguar shenja se do ti kthejnë ato
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:10 am

    Eksporti bie me 20%
    Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, theksoi se sektori i eksporteve aktualisht është i goditur për shkak të rënies së kërkesës në vendet e zhvilluara dhe bllokadat që janë shkaktuar nga Serbia dhe BeH.

    Por parametrat e tjere, përkundur krizës globale financiare, si sistemi financiar në Kosovë u vlerësua të jetë i qëndrueshëm dhe nuk pritet të hasë në vështirësi dhe probleme të caktuara.

    Në konferencën me temë “Financimi i përgjegjshëm në Kosovë”, të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës, u tha se roli i planifikimit dhe kontrollit të saktë të financave është përgjegjësia më e lartë shtetërore dhe institucionale e njerëzve që janë të zgjedhur në detyra të tilla.

    Ministri Ahmet Shala, pohoi se Kosova ka hartuar ligje të mira në këtë sektor, të cilat mundësojnë që një shtet i ri të ketë një menaxhim të financave në mënyrë të përgjegjshme.

    Sipas tij, në javët dhe muajt në vijim do të jenë më të dinamizuar në këtë drejtim për të mundësuar që fondi prej 400 milion të kthehen në qarkullim.

    Ministri Shala po ashtu njoftoi se është formuar edhe Komiteti kombëtarë për stabilitet financiar dhe menaxhim të krizave të cilët takohen çdo muaj për të analizuar situatën.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:10 am

    Feith: Qeveria të bashkëpunojë me Auditorit
    Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të funksionoj Zyra e pavarur e Auditorit të Përgjithshëm dhe Institucionet e Kosovës duhet ta mbështesin atë sa i përket llogaridhënies. Kështu u vlerësua gjatë një takimi midis Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith, me Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Lars Lage Olofsson.

    Pas këtij takimi Olofsson është shprehur se, do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë partnerët në mënyrë që të krijohen praktika më të qarta të llogaridhënies mes Kuvendit, Qeverisë, shpenzuesve të buxhetit dhe zyrës së tij.

    “Jam i bindur se partnerët e mi e kuptojnë nevojën për një Zyrë të Auditorit të Përgjithshëm vërtet të pavarur në procesin e llogaridhënies. Po ashtu, jam i bindur se ata në praktikë do të marrin masa të rrepta për të siguruar pavarësinë financiare dhe mjetet e mjaftueshme. Kështu na mundësojnë të kryejmë rolin tonë si Institucion më i Lartë i Auditimit ndaj popullit të Kosovës në përputhje me mandatin tonë.”

    Ndërkaq Feith ka pohuar se, pavarësia e Auditorit të Përgjithshëm nga çdo ndikim është vendimtare në përmbushjen e mandatit të tij, për të siguruar një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe të menaxhimit financiar nga ana e Qeverisë, komunave dhe ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Prandaj, Auditori i përgjithshëm i jep llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.

    “Një Auditor i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar donatorët e Kosovës, të cilët i financojnë projektet e menaxhuara nga institucionet e Kosovës”.

    Feith po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që Auditorit të Përgjithshëm t’i ofrojnë bashkëpunim të mirë, ndërsa unë do ta monitoroj nga afër marrëdhënien ndërmjet Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe institucioneve.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:11 am

    Kriza rrit varfërinë në Shqipëri
    Efektet e para të krizës ekonomike që ka mbërthyer shumë vende të botes kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri.

    Sipas të dhënave të CARITAS rezulton se vetëm gjatë dy muajve të fundit është rritur me 33 % numri i familjeve që kërkojnë ndihmë ushqimore.

    Ne qytete si Laçi, Kruja, Shkodra por edhe në shumë fshatra të jugut dhe të veriut rezulton se është rritur ndjeshëm varfëria. Është rritur numri i fëmijëve që braktisin shkollën, i familjeve që s’kanë para për të blerë ilaçe apo për të paguar qeranë e shtëpise

    Sipas studimeve paraprake mendohet se në vitin 2010 do të ndihen më shumë efektet e krizës globale,ndaj kërkohet hartimi i strategjive dhe marrja e masave
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:11 am

    Krimi i organizuar i shkakton humbje milionëshe PTK-së
    Miliona euro llogariten të jenë humbjet në Post Telekomin e Kosovës si pasojë e aktivitetit kriminal përmes fenomenit “SIM to SIM”. Lajmi është bërë i ditur nga vet zyrtar të kompanisë.

    “Përmes këtij aktiviteti ilegal, nuk po dëmtohet vetëm pasuria korporatës por e tërë Kosovës. Kjo është një formë e krimit të organizuar, pas të cilës qëndrojnë persona të papërgjegjshëm brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në një njoftim zyrtar të PTK-së.

    Me këtë rast menaxhmenti i PTK-së, ka ftuar të gjithë qytetarët që në rastet kur pranojnë thirrje nga jashtë Kosova, ndërkohë që në telefonin e tyre mobil paraqitet numri i operatorit Vala, ta raportojnë atë menjëherë në Qendrën e Thirrjeve të PTK-së.

    Ndryshe SIM to SIM është një dukuri negative, që ka të bëjë me terminimin e trafikut ndërkombëtar hyrës. Ky aktivitet përbën formë të veçantë të ofrimit të shërbimeve, për të cilën fushë PTK-së nuk ka dhënë asnjë lloj leje apo aprovimi paraprak. Kjo çështje përbën regjim të veçantë të komunikimit, për të cilën veprimtari kërkohen leje dhe licenca speciale nga organet dhe institucionet kompetente të Republikës së Kosovës.

    Në kushte normale, komunikimi telefonik ndërmjet dy shteteve realizohet nëpërmjet një rrjeti ndërkombëtar, që përfshin shumë shtete. Në të kundërtën “SIM to SIM” mundëson komunikimin telefonik në atë mënyrë, që rrjeti ndërkombëtar telefonik mes dy shteteve zëvendësohet plotësisht me komunikim nëpërmjet rrjeteve ilegale.

    Kësisoj, shumë persona të papërgjegjshëm kanë blerë numra PrePaid te Vala-s dhe kanë lidhur kontrata mbi Post-Paid në Vala dhe i kanë shfrytëzuar për këtë veprimtari, e cila është ilegale dhe i shkakton dëme të mëdha operatorit Vala.

    Menaxhmenti i ri Ekzekutiv i PTK sh.a.-së, gjithashtu, fton organet kompetente që përmes mekanizmave të tyre, të luftojnë këtë dukuri kriminale dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:11 am

    Rritje e madhe e aksioneve në Wall Street
    Plani i ministrisë amerikane të Financave për rimëkëmbjen e bankave me kënaqësi është pritur në Bursën e New York-ut, që rezultoi me bum pozitv të aksioneve.

    Indeksi Dow Jones kërceu për 6.84 për qind, më së shumti brenda pesë muajve të fundit, duke përfunduar tregtimin në 7.775.85 pikë të indeksit.

    Rritjen e Dow Jones e udhëheqi sektori financiar, ku aksionet e bankave më të fuqishme u rritën për 20 për qind, ndërsa disa edhe më shumë se kjo.

    Indeksi teknologjik i Nasdaq kërceu për 6.76 për qind, përderisa vlera e indeksit të zgjeruar Standard and purs u rrit për 7.08 për qind.

    Ministria e Financave dje shpalli program të ri të partneritetit publik-privat, nëpër të cilin duhet të blihen një bilion dollarë pronë e palikuiduar e bankave, të cilat në këtë mënyrë do të shkarkohen dhe do të mund të vazhdojnë me kreditimin.

    Krahas këtij lajmi, investitorët plotësisht u inkurajuan edhe nga të dhënat më të reja të tregut të patundshmërive, ku vërehet rritje mujore e shitjes prej 5.1 për qind, që paraqet kërcimin më të madh brenda gjashtë viteve të fundit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:12 am

    Brown: Kriza, një uragan ndërkombëtar
    Kryeministri britanik Gordon Brown e ka cilësuar krizën ekonomike si “një uragan ndërkombëtar”, i cili nuk kursen asnjë vend të botës.

    Vlerësimin e tij Brown e bëri gjatë sesionit plenar të Parlamentit Evropian, ku theksoi se nga samiti i ardhshëm i G20 duhet të marrë jetë aksioni i parë global kundër parajsave fiskale.

    “Është fillimi i fundit për parajsat fiskale. Rregullat tona duhet të aplikohen në çdo bankë, kudo, duke eliminuar mundësitë qe të ketë banka hije”, ka deklaruar Brown.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:13 am

    Obama: Ekonomia amerikane, më e forta në botë
    “Ekonomia amerikane është më e forta në botë dhe nuk është e nevojshme për një valutë të re botërore për të zëvendësuar dollarin tradicional”.

    Në këtë mënyre kreu i Shtëpisë së Bardhë i përgjigjet Kinës e cila kishte propozuar për një monedhë të re botërore.

    Në konferencën e tij të dytë të mbajtur për shtyp pas marrjes së detyrës, presidenti Obama po ashtu ka thënë se masat emergjente të shpallura prej tij për përballimin e krizës ekonomike do të japin rezultat, por për këtë duhet kohë dhe durim.

    “Duhet zbatim urgjent i këtyre masave dhe ato duhet të shtriheshin në të gjitha fushat dhe se që tani kishte shenja përparimi”.

    Presidenti Obama pohoi, se programi i tij do të shoqërohej nga buxheti, i paraqitur tashmë në Kongres dhe se përparësi do të ketë hapja e vendeve të reja të punës, rigjallërimi i tregut të banesave dhe bindja e bankave për t'iu kthyer procesit të dhënies së kredive.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:13 am

    Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme
    Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje bore pothuajse në tërë territorin e Kosovës. Megjithatë të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës gjatë tërë kohës kanë qenë të hapura.

    Lajmi është bërë i ditur nga zyrtar të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të cilët kanë njoftuar se, në saje të intervenimit të shpejtë të ekipeve të kësaj ministrie, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

    Sa i përket rrugës Kullë-Rozhajë, në pjesën që është nën përkujdesjen e ekipeve të MTPT ajo është e hapur. Probleme ekzistojnë në pjesën e rrugës që shtrihet brenda territorit të Malit të Zi.

    MTPT-ja po ashtu ka njoftuar se pavarësisht vazhdimit të mundshëm të reshjeve, gjendja e rrugëve magjistrale dhe rajonale të Kosovës do të vazhdojë të jetë nën kontroll.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:13 am

    Bora dëmtoi rëndë rrjetin e KEK-ut
    Ekipet e mirëmbajtjes së KEK-ut janë në terren dhe janë duke punuar në riparimin e prishjeve. Numri i prishjeve ishte shumë më i madh, por ekipet e mirëmbajtjes, pas një pune të palodhshme kanë arritur t’i sanojnë rreth 25 dalje, duke ua kthyer tensionin mbi 25 mijë konsumatorëve.

    "KEK kërkon ndjesë nga konsumatorët që kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e kushteve atmosferike dhe sqaron se gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur reduktime të zgjatura të energjisë elektrike, por ato kanë ardhur si pasojë e prishjeve në rrjet, të cilat janë sanuar në afatet më të shkurtra të mundshme", thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie.

    Sipas saj, furnizimi me energji elektrike në zonat ku nuk ka prishje është mjaft i kënaqshëm, pasi KEK po operon me 4 njësi gjeneruese, përkatësisht B1 dhe B2 të TC “Kosova B”, A3 dhe A5 të TC “Kosova A”, si dhe HC “Ujmani”, të cilat prodhojnë afro 800 megavatë/orë energji elektrike, ndërsa importi shkon deri në 122 megavatë/orë në kohën e pikut
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:14 am

    Serbia shtrëngon rripin
    Serbia përgatiti pako të plotë masash qëllimi i së cilës do të jetë shkurtimi i pamëshirshëm i shpenzimeve dhe kursim i madh, deklaroi ministri serb i Ekonomisë Mlaxhan Dinkiç.

    Ai në intervistë për gazetën "Novosti" theksoi se fillimisht të gjitha rrogat në sektorin publik do të ngrihen, me çka do të kursehen 130 milionë euro.

    "Do të ndalohet rritja e numrit të punësuarve, ndërsa në vendet e personave që do të shkojnë në pension nuk do të pranohen punëtorë të rinjë", tha Dinkiç.

    Sipas tij privilegjet që i kanë pasur krerët dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike do të hiqen, ndërsa do të ndalohet edhe blerja e automobilave.

    Ai theksoi se ribalanci i buxhetit do të miratohet në fillim të muajit prill, ndërsa në bazë të marrëveshjes me FMN-në do të kërkohet kredi nga bankat e huaja komerciale prej 500 milionë euro për mbulimin e vrimës buxhetore.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:14 am

    Iraku dhe Turqia, 20 miliardë dollarë shkëmbime
    Iraku dhe Turqia kontraktuan shkëmbim mallërash në shumë prej 20 miliardë dollarë, lajmërohet zyrtarisht.

    Marrëveshja për rritjen e tregtisë së dyanëshme, e cila deri tani arrinte gjashtë miliardë dollarë, është arritur gjatë takimit të djeshëm të delegacionit turk të kryesuar nga kryetari Abdulla Gjyl me burrështetasit irakianë, që u mbajt në Bagdad.

    Takimi turko-irakian është pjesë e strategjisë politike të Bagdadit për orientim dhe rritje të marrëdhënieve ekonomike me shtete të treta.

    Për këtë qëllim, autoritetet irakiane së shpejti në Stamboll do të mbajnë konferencë për investimet.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by egzonn Wed Mar 25, 2009 7:14 am

    Shitet aviokompania greke Olimpic Airlines
    Qeveria greke ia shiti aviokompaninë "Olimpic Airlines" ndërmarrjes private Marfin Investment, për 177.2 milionë euro.

    Sipas paralajmërimeve, pritet që procesi i privatizimit të mbarojë në tetor, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes u shoqërua me protesta të vogla të punëtorëve të cilët druajnë se do të mbesin pa punë.

    Marrëveshja për shitblerje është arritur në kohë të rënies së Bruto-të ardhurave shoqërore, rritjes së borxhit publik dhe deficitit të lartë buxhetor të Greqisë.
    Kompania Marfin arriti të fitojë tenderin për të trija degët e aviokompanisë - operacionet e fluturimit, mirëmbajtjen teknike dhe shërbimet në tokë.

    Sipas ministrit grek të Zhvillimit Kostas Hatzidakis, "me këtë fillon etapë e re për Olimpik-un, etapë e stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë, etapë pa borxhe dhe josiguri të punësuarve, por edhe komplikime me BE-në".

    Bashkimi Evropian (BE), në shtator të vitit të kaluar, i aprovoi Qeverisë greke që sivjet ta shesë "Olimpic Airlines" me kush që kjo firmë të kthejë 850 milionë euro.

    Ndryshe, marrëveshja nuk garanton ruajtjen e 8.100 vendeve të punës, aq sa ka të punësuar për momentin në Olimpic Airlines.

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 3 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Mon Nov 25, 2024 4:09 am