Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
MBerisha
The End
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:33 am

    Benitez: Duhet ta mposhtim Chelsean në Anfield
    Rafa Benitez mendon se Liverpooli mund ta eliminojë skuadrën e Chelseat nga Liga e Kampionëve, por me kusht që të shënojë fitore në kështjellën e Të Kuqve, në Anfield.

    “Është me rëndësi të mendojmë për ndeshjen e parë në Anfield ku do ta kemi mbështetjen e tifozëve tanë, prandaj aty duhet të nxjerrim rezultat pozitiv para se të shkojmë në Stamford Bridge”.

    “Duhet të sigurohemi që të mos e bëjmë gabimin e njëjtë që e bëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit të kaluar. Na presin dy takime shumë të vështira, por jemi duke luajtur mirë dhe kemi besim të plotë se mund t’ia dalim mbanë”, ka thënë spanjolli.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:34 am

    Ferguson i kënaqur me Porton
    Menaxheri i kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur me hedhjen e shortit të premten, pasi që Manchester United do ta ketë të lehtë ta sigurojë gjysmëfinalen këtë sezon.

    “Ky është një short i mirë për ne. Nganjëherë është vështirë të mendosh nëse është më mirë ta luash ndeshjen e parë në shtëpi, apo si mysafir, mirëpo e rëndësishmja është që të mos pësosh gol në terren vendas”.

    “Jemi takuar me Porton edhe në të kaluarën dhe kemi respekt për skuadrat portugeze. Në skuadrën tonë kemi pasur ndikim të madh të futbollit portugez, në fillim me Carlos Quieroz, ndërsa tani me Cristianon dhe Nanin. Prandaj, dua të them se e kuptojmë futbollin portugez”.

    “Jemi të lumtur me përzgjedhjen dhe po mendojmë për fillimin e përgatitjeve për ndeshjet kundër Portos”, ka thënë skocezi për manutd.com
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:34 am

    Alves: Bayerni sfidë e rëndësishme
    Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, e ka përshkruar kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve si një "sfidë e rëndësishme" për Barcelonën.

    Barcelona do të përballet me Bayern Munichun në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërsa pas atij shkatërrimi që i bënë bavarezet Sportingut të Lisbonës, Blaugranët duhet të jenë të kujdesshëm për rrezikun që kanë përpara.

    “Kjo përballje është një sfidë shumë e rëndësishme për Barcelonën. Ne do t’i tejkalojmë ata me kualitetin tonë dhe me lojën që tregojmë... Jemi të bindur se do të luajmë në fazën tjetër, ku do të jemi një hap më afër finales”, ka thënë braziliani për “Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:34 am

    Udine e gatshme për Werderin
    Drejtori gjeneral i Udineses, Pietro Leonardi, ka komentuar pozitivisht për shortin në kuadër të Kupës UEFA, ku skuadra e tij do të përballet me Werder Bremenin në çerekfinale.

    “Do të jetë një përballje fascinuese kundër një skuadre të rëndësishme. Ekipi gjerman ka lojtarë individualë të mirë dhe ka një lojë të testuar mirë, që bart edhe përvojën evropiane”.

    “Sido që të jetë, ne jemi të gatshëm të përballemi me ta dhe do të mundohemi të shfaqim ndeshje sa më spektakolare”, ka thënë Leonardi për Sportmediaset.it.

    Në takimet tjera çerekfinale do të ndeshen Hamburg - Manchester City, PSG - Dynamo Kyiv dhe Shakhtar - Marseille.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:34 am

    Walcott lëndohet sërish
    Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, sërish ka pësuar lëndim të gjurit në stërvitje, që do të mund ta mbajë atë jashtë fushe edhe për disa ndeshje.

    “Lajmi i keq për ne dhe kombëtaren e Anglisë është se Walcott është lënduar në stërvitje. Ai do të bëjë një skanim të gjurit dhe jemi ca të befasuar dhe të shqetësuar, pasi ai sapo u rikthye në një formë të mirë”, ka thënë Wenger.

    “Kjo është një lajm i keq. Ai me siguri do të jetë jashtë ekipi për ndeshjen ndaj Newcastle dhe nuk do të jetë në ekipin kombëtar”, ka shtuar trajneri francez.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:34 am

    Ferguson: Liverpooli ka harxhuar më shumë se ne
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i është kundërpërgjigjur atij të Liverpoolit, Rafa Benitez, rreth deklaratave se kush ka harxhuar më shumë në tregun e transferimeve.

    “Kam biseduar me disa njerëz në departamentin teknologjik të sportit. Kemi parë se në pesë vitet e fundit, Liverpooli ka harxhuar rreth 24 milionë euro më shumë se Manchester United”, ka thënë trajneri skocez.

    “Ata janë shumë përpara nesh në harxhime në pesë vitet e fundit. Gjëja më interesante është se ata kanë shfrytëzuar 60 lojtarë në rezerva këtë sezon”, ka shtuar Ferguson.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sat Mar 21, 2009 2:35 am

    ATP: Roddick përballë Nadal në gjysmëfinale
    Tenisti amerikan i famshëm për servimet e tij, Andy Roddick, ka shkatërruar tenistin serb Novak Djokovic me rezultat 6-3, 6-2, për të arritur në gjysmëfinale të turneut të ATP në Indian Wells.

    I shtati i renditur Roddick theu të tretin në botë, Djokovic, dy herë në secilin set, për të siguruar vend në katërshen e fundit.

    Amerikani në gjysmëfinale do të përballet me numrin një të botës Rafael Nadal, i cili është kualifikuar pasi mposhti argjentinasin Juan Martin Del Potro me rezultat 6-2, 6-4.

    Finalisti tjetër do të përcaktohet nga përballja Andrew Murray dhe Roger Federer.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:51 pm

    NBA: Celtics-at më të saktë se Spurs-at

    Kevin Garnett ka bërë rikthim triumfues nga lëndimi për të ndihmuar ekipin e tij Boston Celtics të shënojë fitore me rezultat 80-77 në udhëtim ndaj San Antonio Spurs.

    Garnett shënoi 10 pikë gjatë vetëm 15 minutave lojë, pasi mungoi në 13 ndeshje për shkak të lëndimit në gju, derisa Celtics shënuan fitoren e 52-të këtë sezon (18 humbje), për të forcuar pozitën e dytë në Konferencën Lindore.

    Ray Allen udhëhoqi tek fituesit me 19 pikë, ndërsa Rajon rondo shënoi 16 pikë dhe 12 asistime.

    Tony Parker pati pikët më të larta në ndeshje, 25, ndërsa kontribuoi edhe me tetë asistime për Spurs (45 fitore, 23 humbje). Tim Duncan përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe nëntë kërcime.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:51 pm

    Riise: Roma mund ta befasojë Juventusin

    Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, thotë se ekipi kryeqytetas mund ta befasojë Juventusin në ndeshjen e sotme.

    “Do të kemi mungesë të shumë yjeve, por megjithatë edhe më tej do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme në mes dy ekipeve”, ka thënë norvegjezi.

    Gialorosët janë pa yjet Francesco Totti, Alberto Aquilani, Simone Perrotta, Cicinho, Juan, Marco Cassetti dhe Rodrigo Taddei, që të gjithë për shkak të lëndimeve.

    Po ashtu romakët janë edhe pa katër lojtarë të suspenduar, Daniele De Rossi, David Pizarro, Souleymane Diamoutene dhe Marco Motta.

    Kjo ka nxitur trajnerin Luciano Spalletti t’i thërrasë gjashtë lojtarë të ekipit të të rinjve, Riccardo Brosco, Alessandro Crescenzi, Marco D’Alessandro, Adrian Stojan, Alessandro Malomo dhe Sebastian Mladen.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:52 pm

    Del Piero: Capello më bëri të mendoj për largim

    Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se ai e kishte vënë në dyshim të ardhmen e tij me biankonerët derisa ish-trajneri Fabio Capello ishte në detyrë.

    Del Piero do ta përfundojë karrierën e tij në Juventus, por kishte frikë se mund të largohej kur vazhdimisht lihej në stol nga Capello dhe pastaj klubi zbriti në Serie B.

    “Jam tmerrësisht i lumtur që qëndrova në Juventus, pasi ky ishte objektivi im primar. Kishte disa gjëra që më shtynin të largohem nga Juve gjatë asaj kohe, por megjithatë gjërat shkuan kështu dhe jam i lumtur”, ka thënë Del Piero.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:52 pm

    Casillas: Nuk mund të lejojmë të humbim pikë

    Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, pranon se ekipi i tij nuk duhet të lejojë të humbasë pikë më tej nëse dëshiron që të mposht Barcelonën në luftën për titull.

    “Për momentin jemi të interesuar të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Jemi në formë të mirë, por çdo ndeshje tash është vitale”, thotë Casillas.

    “Nuk mund të lejojmë të humbim pikë pasi nëse e bëjmë, Barcelona do të shfrytëzojë rastin për të na thënë lamtumirë në La Liga. Në dy muajt e mbetur ka shumë kthesa që mund të bëhen”, vazhdon më tej portieri spanjoll.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:53 pm

    Gigli konfirmon interesimin për Cassanon

    Pas spekulimeve të vazhdueshme të mediave italiane, presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij për sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano.

    “Cassano është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe Juventusi është duke i përcjellë disa lojtarë të rangut të tij”.

    “Ne jemi duke kërkuar lojtarin e duhur për ta zëvendësuar Nedvedin, dhe dëshirojmë të investojmë ca para për këtë pozitë”, ka thënë Gigli për “Tuttosport”.

    Për ta transferuar Cassanon, Juve duhet të paguajë së paku 20 milionë euro, prej të cilave 5 milionë do t’i shkojnë skuadrës së mëparshme të Cassanos, Real Madrid.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:53 pm

    Donadoni: Napoli nuk ia ka frikën Milanit

    Trajneri i porsaemëruar i Napolit, Roberto Donadoni, paralajmëron ish-skuadrën e tij Milan, për ferrin që e pret në San Paolo.

    Napoli dhe Milani ndeshen të dielën mbrëma në Stadio San Paolo në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në Serie A, ndërsa trajneri Donadoni nuk ua ka frikën Rossonerëve.

    “Do të përballemi me një skuadër e cila rrallë gabon në ndeshjet vendimtare, këtë e tregon historia. Prandaj ne duhet të jemi të përsosur në këtë ndeshje”.

    “Lojtarët tanë janë ata të cilët duhet të shënojnë. Mbi të gjitha duhet të luajmë pa frikë. Nuk ka rëndësi se kush do të gabojë, por ne duhet ta japim më të mirën nga vetja”, ka thënë ish-trajneri i Italisë për “Sky Sport Italia”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:53 pm

    Amauri: Miccoli është më i mirë se Del Piero

    Sulmuesi i Juventusit, Amauri, duket se dëshiron ta humbë simpatinë e kapitenit të Zonjës së Vjetër, pasi që ka deklaruar se ish-partneri i tij në sulm, Fabrizio Miccoli, është më i mirë se partneri i tij aktual, Alessandro Del Piero.

    Amauri ka kaluar një sezon të shkëlqyer krah ikonës së Juves në sulm që prej ardhjes së tij nga Palermo, mirëpo ai e konsideron Miccolin si lojtar më të mirë se kapiteni bardhezi.

    “Del Piero? Mendoj se Miccoli është më i mirë. Fabrizio ka kualitete të jashtëzakonshme. Fatkeqësisht lëndimet e tija në sezonin e kaluar, na penguan që të zhvillonim një sezon të shkëlqyer së bashku”.

    “Mund të them me sinqeritet që Miccolli është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë braziliani për Mediagol
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:54 pm

    Klinsmann: Bundesliga është prioriteti ynë

    Bayern Munichu do të përballet me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo bavarezët duhet ta kthejnë vëmendjen te Bundesliga, pasi të shtunën e zhvillojnë ndeshjen kundër Karlsruhes në Allianz Arena.

    “Duhet ta largojmë Ligën e Kampionëve nga mendjet tona. Prioriteti ynë absolut është titulli i kampionit në Bundesligë”.

    “Duhet ta vazhdojmë presionin. Një fitore kundër Karlsruhes do ta mbante presionin kundrejt Herthas dhe rivalëve tjerë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Karlsruhen. Ata kanë një skuadër shumë më të mirë sesa që tregon pozita e tyre në tabelë”, ka thënë trajneri Juergen Klinsmann për faqen zyrtare të klubit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:54 pm

    Begiristain: Barca duhet të shënojë në Allianz Arena

    Dy skuadrat me më shumë gola në Ligën e Kampionëve, Barcelona dhe Bayern Munichu, do të përballen në çerekfinalen e kësaj gare, ndërsa drejtori sportiv i Blaugranëve, Txiki Bergiristain, thotë se çelësi i kualifikimit është që Barca të shënojë në shtëpi të Bayernit.

    “E dimë se stili i tyre i lojës do të na shkaktojë shumë probleme, mirëpo ne duhet të jemi të vendosur për të imponuar filozofinë tonë të lojës, por duke mos e lënë anash edhe inteligjencën”.

    “Këtë sezon kemi dëshmuar se mund të shënojmë edhe në ndeshjet si mysafir, prandaj duhet të vazhdojmë kështu. Është shumë me rëndësi që të shënojmë kur të luajmë në Allianz Arena”, ka thënë Bergiristain në një intervistë për “Ona FM”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:54 pm

    Crouch mposht Evertonin

    Dy gola të sulmuesit anglez Peter Crouch kanë bërë që Porsmouthi të rikthehet nga disavantazhi prej 1-0, për të shënuar në fund fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen përballë Evertonit të zhvilluar në Fratton Park.

    Leighton Baines çoi Evertonin në avantazh të hershëm, duke shënuar nga gjuajtja e lirë që në minutën e katërt të ndeshjes.

    Por Crouch barazoi në minutën e 22-të duke shënuar me kokë pas një harkimi nga këndi të Niko Kranjcar. Shtatlarti anglez shënoi edhe një gol tjetër 15 minuta para fundit të kohës së rregullt, duke mposhtur edhe një herë me kokë portierin Tim Howard.

    Tre pikët e reja janë mjaft të rëndësishme për Portsmout që lufton për mbijetesë në Premierligë. Në anën tjetër humbja nuk rrezikon aspak pozitën e Evertonit që qëndron në vendin e gjashtë të tabelës.

    Fitorja ishte vetëm e dyta në 14 ndeshje të Portsmouth në Premierligë dhe po ashtu e dyta në shtëpi në të gjitha garat këtë vit.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:55 pm

    Fulhami ‘godet’ Manchën

    Kampioni në fuqi dhe lideri i Premierligës, Manchester United, ka pësuar edhe një goditje të radhës, pasi u mposht me rezultat 2-0 në fushë të Fulhamit, duke bërë edhe më të hapur luftën për titull.

    Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 18-të të lojës kur Paul Scholes u përjashtua nga loja dhe iu dhuroi një penalti vendasve, pasi ndaloi topin me dorë mu para golit.

    Penaltia e shndërruar në gol nga Danny Murphy solli avantazhin e parë për vendasit, duke lënë në një pozitë të papërshtatshme ekipin e Sir Alex Ferguson.

    Pavarësisht përpjekjeve të shumta të mysafirëve, porta e Mark Schwarzer mbeti e paprekur gjatë gjithë ndeshjes. Madje Fulhami shënoi edhe një gol të dytë tre minuta para fundit të kohës së rregullt. Mesfushori Zoltan Gera siguroi pikët e Fulhamit me anë të një shënimi akrobatik pas një harkimi të ulët të Andrew Johnson.

    Nervozizmi në radhët e Manchesterit e la këtë ekip në fushë me nëntë lojtarë në minutat e fundit të ndeshjes, pas përjashtimit të sulmuesit Wayne Rooney me kartonin e dytë të verdhë.

    Humbja ishte e dytë me radhë në Premierligë për Djajtë e Kuq, pas humbjes 4-1 të vikendit të kaluar në Old Trafford nga Liverpooli.

    Manchester United vazhdon të kryesojë me 65 pikë, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli me nga 61 pikë.

    Derisa Chelsea po ashtu ‘humbi’ tre pikë në ndeshjen ndaj Tottenhamit, Liverpooli do të ketë rastin ta ngushtojë në një pikë disavantazhin, nëse nxjerr pikë të plota në ndeshjen e nesërme ne Anfield përballë Aston Villas.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:55 pm

    Hertha mposhtet, Bayerni dhe Wolfsburgu fitojnë

    Skuadra lidere e Bundesligës, Hertha Berlin, ka pësuar humbje nga Stuttgarti në Mercedes Benz Arena, me rezultat prej 2-0. Nga ana tjetër dy përcjellësit e parë, Bayern Munich dhe Wolfsburg kanë shënuar fitore, për t’u afruar në vetëm një pikë diferencë pranë liderit.

    Stuttgarti u tregua skuadër e fuqishme në shtëpi duke shënuar dy gola të shpejtë, me të filluar pjesa e dytë, me anë të Cacau (47’) dhe Khedira (51’), të cilët rezultuan të ishin fatal për Herthan, e cila tashmë e rrezikon pozitën e parë në tabelë.

    Bayern Munichu ka arritur të shënojë fitore minimale prej 1-0, kundër skuadrës së Edmond Kapllanit, Karlsruhe.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Jose Ernesto Sosa (34’), i cili ia siguroi tre pikë shumë të vlefshme skuadrës kampione në luftën për titullin e radhës.

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të për Karlsruhen, mirëpo nuk arriti të ndryshojë asgjë në vazhdën e ndeshjes.

    Pretendenti tjetër për titull, Wolfsburg ka arritur të shënojë fitore me rezultat prej 3-0, si mysafir i Arminia Bielefeld.

    Edhe Wolfsburgu gjendet vetëm një pikë prapa Herthas, me pikë të barabarta me Bayern Munichun, por edhe me golaverazh të njëjtë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:55 pm

    Dështon edhe Chelsea

    Skuadra e Chesleat nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Manchester Unitedit për ta ngushtuar diferencën e pikëve pasi është mposhtur nga Tottenhami.

    Ndeshja e javës së 30-të e Ligës Premier, e zhvilluar të shtunën ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat minimal prej 1-0.

    Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Luka Modric (50’) pas një asistimi të Lennon, për t’ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij.

    Pas humbjes së United, Blutë e patën një mundësi të mirë që t’i afroheshin liderit në vetëm një pikë diferencë, mirëpo nuk e bënë këtë dhe sërish diferenca e tyre mbetet në katër pikë.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Mar 21, 2009 1:55 pm

    Arsenal shënon fitore ndaj Newcastle

    Topçinjtë e Londrës kanë shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e zhvilluar në St James Park.

    Ndeshja filloi më mbarë për vendasit kur në minutën e 24-të u akordua penalti pas ndërhyrjes së portierit Manuel Almunia ndaj Ryan Taylor, por Obafemi Martins nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

    Rrjetat mbetën të paprekura deri në fillim të pjesës së dytë, kur sulmuesi danez Nicklas Bendtner shënoi me kokë pas një harkimi të Andrei Arshavin, për t’i dhënë avantazhin Arsenalit, në minutën e 57-të të lojës.

    Megjithatë vendasit barazuan pas vetëm disa sekondave. Obafemi Martins rihapi ndeshjen duke përmirësuar gabimin e pjesës së parë.

    Abou Diaby riktheu epërsinë për topçinjtë pas një asistimi nga Robin van Persie, gjashtë minuta më vonë (64’), ndërsa pas vetëm edhe tre minutash tjera Samir Nasri vulosi fitoren e Arsenalit, sërish me asistimin e Van Persiet.

    Me këtë fitore ekipi i Arsene Wenger forcon pozitën e katërt me 55 pikë, tre më shumë se Aston Villa që nesër ka një sfidë të vështirë përballë Liverpoolit në Anfield.

    Newcastle United me këtë humbje bie në zonën e rrezikut, saktësisht në pozitën e 18-të me 29 pikë, dy më pak se Blackburni që është një pozitë më lartë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:32 am

    Armata romake thyhet në Olimpico
    Kryendeshja e javës së 29-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e lartë të Zonjës së Vjetër, prej 4-1.

    Juventus e filloi ndeshjen me pretendimin për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Interin, në garën për ta fituar titullin kampion, ndërsa Roma objektiv kryesor ka një pozitë e cila çon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.



    Vlen të përmendet që të dyja skuadrat luajtën në mungesë të shumë lojtarëve të formacioneve bazë. Te Roma emrat e spikatur që mungonin ishin: Totti, De Rossi, Juan, Cicinho, Aquilani, Taddei, Perrota etj., derisa te Zonja e Vjetër, veç tjerëve munguan: Camoranesi, Sissoko, Zanetti dhe Amauri.


    Pjesa më e madhe e gjysmës së parë të ndeshjes u zhvillua me një ritëm jo shumë të shpejtë, me pak raste, pasi që skuadrat zhvillonin një lojë të mençur, duke u munduar të mos lënë shumë hapësira në fushë.



    Megjithatë, Bianconerët arritën që në minutën e 34 ta zhbllokonin rezultatin.

    Një lëvizje e mirë e sensacionit juventin, Sebastian Giovinco, e gjeti sulmuesin Vincenzo Iaquinta, i cili e mposhti portierin Doni për t’ia dhënë avantazhin skuadrës mysafire, e cila shkoi në pushim me epërsi minimale.



    Porsa filloi pjesa e dytë e ndeshjes (48’), skuadra e Romës barazoi rezultatin me anë të Simone Lorias, mirëpo ky gol vetëm sa i nervozoi lojtarët mysafir.



    Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, nuk e lejoi të zgjaste shumë baraspesha, pasi e mposhti për të dytën herë Donin në këtë mbrëmje, duke ia dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij (55’).

    Një krosim të bukur të Del Pieros nga këndi, e shfrytëzoi më së miri mbrojtësi shtatlartë i Bianconerëve, Olof Mellberg, i cili me kokë krijoi avantazhin e dy golave për skuadrën mysafire (68’).



    Goli i katërt i takoi legjendës së Juves, Pavel Nedved, i cili porsa hyri në lojë e përshëndeti portierin romak me një ‘volley’.

    Me këtë fitore Juventusi mban gjallë shpresat për Scudetto dhe tani është katër pikë prapa Interit që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Regginas.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:32 am

    Marselle kryeson Ligën franceze
    Skuadra e Lorik Canës, Olimpique Marseille, është ngjitur në krye të tabelës në Ligën e Parë franceze, pas fitores kundër Nantes.

    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stade Velodrome, ndërmjet Olympique de Marseille dhe Nantes Atlantiques, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0.

    Vendasit arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat e para të pjesës së dytë, me anë të Renato Civellit (54’) dhe Brandaos (59’), për t’i siguruar tre pikë shumë të rëndësishme të cilat e ngrenë Marseillen në krye të tabelës.

    Aktualisht Marseille gjendet dy pikë para liderit të deritanishëm, Lyon, i cili të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 29-të kundër Sochaux.

    Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, bëri një paraqitje të mirë në këtë takim duke luajtur plot nëntëdhjetë minuta.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:34 am

    Boks: Klitschko mbron titullin në WBC
    Vitali Klitschko, vëllai i madh nga dy legjendat e gjalla të boksit, ka mbrojtur titullin në kategorinë WBC, duke mposhtur me nokaut teknik kubanin Juan Carlos Gomez, në meçin e zhvilluar në Stuttgart të Gjermanisë.

    Vitali Klitschko dominoi po thuajse të gjitha rundet dhe përfundimisht i dha fund përballjes në rundin e nëntë.

    Të dy boksierët tentuan të marrin luftën në duar që në rundin e parë, me Gomez që mbase ishte më i saktë. Por derisa rundet kalonin Klitschko filloi të jetë shumë më efektiv duke fituar deri në të shtatin, në të cilin ukrainasi e rrëzoi kubanin.
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Vitaliklitschko350AP
    Vitali Klitschko duke goditur. Foto: AP

    Në rundin e tetë Klitschko vazhdoi të dëshmojë se ai ishte një boksier shumë më superior dhe Gomez ishte gati të dorëzohet në një moment.

    Fundi erdhi në rundin e nëntë kur Klitschko rrëzoi sërish Gomez-in dhe megjithëse ky i fundit u ngrit, ukrainasi vazhdoi të godasë dhe referi përfundimisht ndaloi luftën.
    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Vitaliklitschko350Reuters
    Momente nga përballja. Foto: Reuters

    Me këtë fitore Klitschko ngrit rekordin e tij në 37 fitore (36 me nokaut), kundrejt 2 humbjeve, derisa Gomez bie në 44-2.

    Nga afër ndeshjen e përcolli edhe boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, i cili ishte edhe në cilësinë e komentatorit ekspert për televizionin gjerman RTL.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:34 am

    Valladolidi kundërshtar i lehtë për Sevillan
    Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore të lehtë kundër Valladolidit në Sanchez Pizjuan me rezultat 4-1.

    Njeriu i ndeshjes në këtë përballje ishte sulmuesi Frederic Kanoute, i cili shënoi hat-trick kundër Valladolidit.

    Kanoute e shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (8’), ndërsa Henok Goitom e barazoi rezultatin (22’).

    Pa përfunduar pjesa e parë (43’), sulmuesi i Sevillas krijoi sërish epërsinë për skuadrën e tij, dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

    Luis Fabiano shënoi golin e tretë për andaluzianët, ndërsa lojtari i cili e filloi serinë e golave, edhe e mbylli atë, duke kompletuar hat-trickun e tij (70’).

    Të shtunën fitore ka shënuar edhe Villarreali duke e mposhtur Athletic Bilbaon në El Madrigal me rezultat 2-0. Golat për Villarrealin i shënuan Cazorla (68’) dhe Matias Fernandez (90
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:34 am

    Manchester City kërkon Zaraten
    Klubi i pasur i Premierligës, Manchester City, vazhdon të mbetet i interesuar në sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate.

    Zarate është në huazim tek Lazio nga klubi i Katari,t Al-Sadd, dhe agjenti i tij Jose Alberti thotë se City mund të përpiqet të marrë shërbimet e argjentinasit edhe gjatë verës.

    “City u interesuar për Zaraten edhe në janar dhe klubi më i pasur i bëtë mund të provojë sërish këtë verë”, thotë Alberti.

    “Lazio ka sjellë një talent të veçantë në Itali, që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe gjatë dimrit City ishte i gatshëm ta transferojë atë me një ofertë të bujshme”, ka thënë agjenti i tij Jose Alberti.

    “Lazio, në anën tjetër mund të jetë e qetë pasi kanë marrëveshje me Al-Sadd dhe e kanë lojtarin në duar”, ka shtuar më tej agjenti.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:34 am

    Ferguson: Këto humbje mund të na kushtojnë
    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se gabimet në këtë shkallë të sezonit mund t’i kushtojnë ekipit të tij.

    Pas humbjen nga Liverpooli dhe Fulhami, trajneri skocez duket ca i shqetësuar.

    “Siç kam thënë, kur humbni ndeshje në mars edhe prill kjo mund të ju kushtojë. Mbase kemi një kryesim të lehtë për momentin, por kjo nuk është shumë. Shpresoj se pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare do të rikthehemi në formën më të mirë”, ka thënë Ferguson.

    “Kemi edhe një ndeshje kundër Aston Villas në shtëpi dhe mendoj se kjo do të jetë vendimtare”, ka shtuar skocezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:35 am

    Redknapp lavdëron mesfushorin Modric
    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka qenë plot në lëvdata për Luka Modric, i cili ishte autor i golit të vetëm në fitoren ndaj Chelseat.

    “Ai është i veçantë dhe ka aftësi të mrekullueshme. Ai nuk është person i lehtë, ai mund të jetë fizikisht i fuqishëm. Ai mund të përzihet me të mëdhenjtë dhe është një lojtar i klasit”, ka thënë Redknapp.

    Tottenham tash është tre pikë larg vendit të shtatë, që dërgon në Evropë, dhe Redknapp shprehet optimist se do të mund të arrijë synimin.

    “Ne kemi nxjerrë 18 pikë nga nëntë ndeshje, që do të thotë se luajmë mirë”, ka shtuar trajneri.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Sun Mar 22, 2009 2:35 am

    Benitez: Villa nuk do të përfundojë në top katërshen
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, duke folur para ndeshjes së sotme thotë se ai nuk beson se Aston Villa do të mund të përfundojë në top katërshe këtë sezon.

    “Është shumë vështirë për ta të vazhdojnë të luajnë me të njëjtën tempo për një kohë të gjatë. Ekipet tjera janë top dhe janë shumë të fuqishme”, thotë Benitez.

    “Villa ka pasur një sezon fantastik dhe ata janë në një pozitë të mirë dhe duhet të përpiqen deri në fund. Por Arsenali luan shumë më mirë dhe situata do të bëhet më e vështirë për Villan. Por edhe më tej ky është një sezon i mirë për ta”, ka shtuar spanjolli.

    Nëse Liveprooli shënon fitore ndaj Aston Villas në ndeshjen e sotme, do të marrë vendin e dytë të tabelës së Premierligës dhe do t’i afrohet Manchester United në vetëm një pikë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:09 am

    NBA: Shaq shënuesi i pestë më i mirë i të gjitha kohërave
    Shaquille O'Neal ka shënuar 13 pikë për të ndihmuar ekipin e tij Phoenix Suns të shënojë fitore 128-96 ndaj Washington Wizards dhe për t’u bërë shënuesi i pestë më i mirë në histori në NBA-së.

    O'Neal tejkaloi Moses Malone, duke u renditur i pesti me 27,411 pikë në karrierë. Ai po ashtu kontribuoi edhe me 10 kërcime në ndeshjen e të shtunës mbrëma.

    “Është një rezultat i mirë, por unë megjithatë vazhdoj të jem i zhgënjyer. Matematikisht kam humbur tri vite të vlefshme të ndeshjeve dhe kam humbur mbase 5 mijë gjuajtje të lira. Nëse do t’i kisha këto, do të isha ndoshta i dyti ose i treti”, ka thënë O’Neill.

    Jason Richardson kryesoi me 35 pikë në fitoren e Suns, derisa Steve Nash kontribuoi me 17 pikë.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:10 am

    Hiddink: Shpresa për titull e zbehtë
    Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, ka pranuar se mundësitë janë shumë të vogla që Blutë të shpallen kampionë të Ligës Premier këtë sezon, sidomos pas humbjes së të shtunës nga Tottenham Hotspur.

    “Këto janë ditët kur shikon prapa dhe pendohesh për të gjitha gabimet. Nuk do të heqim dorë nga titulli, mirëpo kjo ishte mundësia ideale për ta ngushtuar diferencën e pikëve ndaj Manchester Unitedit”.

    “Nuk guxojmë të humbim dy apo tre pikë në asnjë ndeshje, nëse dëshirojmë ta arrijmë Unitedin. Kjo humbje ishte goditje shumë e madhe. Të jem i sinqertë, nëse nuk fiton në momente të këtilla, atëherë duhet ta fajësosh veten për të gjitha”, ka thënë holandezi për BBC Sport.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:12 am

    Nedvedi do të vazhdojë edhe një vit?
    Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se në fund të sezonit do të heqë dorë nga futbolli aktiv, mirëpo agjenti i tij, Mino Raiola, është i mendimit se klienti i tij do të mendojë sërish për planet e tija të pensionimit dhe se do të bindet për ta rinovuar kontratën me Zonjën e vjetër.

    “Mendoj se ai do të vazhdojë të luajë dhe mund ta bëjë këtë për shumë vite. Do të bëj gjithçka që mundem, për ta bindur Nedvedin që ta vesh fanellën e Juves edhe sezonin e ardhshëm”.

    “Ende ekziston shpresa që të ndryshojë mendje. Ai dëshiron thjeshtë të largohet që të lë vend për lojtarët e rinj”, është cituar Raiola për “La Gazzetta dello Sport”.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:13 am

    Fitore komode e Interit
    Skuadra lidere në Serie A, Inter, ka shënuar fitore të lehtë në Giuseppe Meazza, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, me rezultat prej 3-0.

    Zikaltrit i dhanë shumë shpejt fund dilemës së fituesit të ndeshjes, pasi që po shkonte vetëm minuta e dhjetë ndërsa ata ishin në avantazh pre 2-0.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi Esteban Cambiasso (6’), duke krijuar epërsi të hershme për vendasit, ndërsa Zlatan Ibrahimovic e dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë vetëm katër minuta më pas (10’).

    Ibracadabra shënoi edhe golin e dytë personal në këtë përballje (58’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar prej 3-0, dhe njëkohësisht u barazua me gola me Marco di Vaion, në garën për golashënuesin më të mirë në Serie A.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:13 am

    Genoa ruan pozitën e katërt
    Ekipi i katërt në tabelë në Serie A, Genoa, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Udineses, për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

    Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Udineses, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0.

    Vendasit e hapën rezultatin në pjesën e dytë (59’), me anë të Giuseppe Scullit, ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), golashënuesi më i mirë i Genoas, Diego Milito, vendosi rezultatin përfundimtar prej 2-0.

    Me këtë fitore Genoa ruan diferencën prej dy pikësh nga Fiorentina që gjendet në vendin e pestë, ndërkohë që tani është pesë pikë para Romës, pasi që Giallorossët u mposhtën të shtunën nga Juventusi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:14 am

    Mutu i sjell tre pikë Violas
    Skuadra e Fiorentinës ka shënuar fitore minimale në Stadio Franchi kundër skuadrës së Sienas, për të vazhduar kërkimin e pozitës së katërt e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi rumuni Adrian Mutu (71’), i cili ia solli fitoren Violas pas dy humbjeve radhazi në Kampionat.

    Pikët e reja e largojnë Fiorentinën nga Roma dhe tani diferenca ndërmjet tyre është tre pikë, ndërsa vendi i katërt i cili mbahet nga Genoa, është vetëm dy pikë larg skuadrës vjollce.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:14 am

    Tre pikë për Cityn
    Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore minimale në shtëpi kundër Sunderlandit.

    Mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në minutat e parë të ndeshjes, pasi që George McCartney u përjashtua me karton të kuq (14’).

    Nga ky moment ‘pasanikët’ ishin të favorizuar në fushë falë një lojtari më tepër, mirëpo ata nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol.

    Në minutën e 18-të u akordua penallti në favor të Cityt, mirëpo nga pika e bardhë nuk ishte i saktë sulmuesi brazilian Robinho.

    Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Micah Richards në pjesën e dytë (56’) duke bërë që skuadra e tij të merr tre pikë të plota nga kjo përballje.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:15 am

    Liverpooli nuk ka të ndalur
    Tre gola nga Steven Gerrard, kanë ndihmuar Liverpoolin të shkatërrojë ekipin e Aston Villas me rezultat 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në Anfield dhe t’i afrohet në vetëm një pikë kampionit në fuqi Manchester United.

    Pas Real Madridit dhe Manchester United, Aston Villa ka qenë viktima e radhës në mesin e ekipeve të fuqishme, për të kuqtë të trajnerit Rafael Benitez, që edhe kësaj here fituan me rezultat të thellë.


    Të kuqtë dominuan në tërësi pjesën e parë, në të cilën shënuan plot tre gola. Holandezi Dirk Kuyt hapi rezultatin pas vetëm tetë minutash lojë, duke shënuar me anë të një goditje të fuqishme nga afërsia.



    Pavarësisht disa rasteve për Aston Villan, ishte sërish Liverpooli që shënoi, kësaj here me anë të një goditje tjetër të fuqishme nga Albert Riera. Topi i hedhur në lojë nga portieri Pepe Reina, arriti tek spanjolli tjetër, i cili nuk fali për të dyfishuar rezultatin.

    Por vendasit nuk u mjaftuan me kaq dhe gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë shënuan edhe golin e tretë. Autori i golit të dytë, Riera, u faulua në zonën e rreptësisë nga Nigel Reo-Cocker, ndërsa nga penaltia i saktë ishte kapiteni Gerrard (39’).



    Edhe pjesa e dytë filloi mbarë për vendasit, të cilët gjetën portën jo më pak se edhe dy herë të tjera.



    Steven Gerrard shënoi golin e dytë të tij në ndeshje pesë minuta pas pauzës, kësaj here nga gjuajtja e lirë duke gjetur këndin e djathtë të poshtëm të portës së portierit Blad Friedl (50’).

    Ishte mu portieri që bëri edhe një gabim tjetër të radhës, kur ndaloi sulmuesin Fernando Torres para golit të tij, ndërsa arbitri nuk ngurroi të tregojë për të dytën herë në ndeshje në pikën e bardhë, ndërsa për më keq përjashtoi me karton të kuq Frield, duke lënë Aston Villan me 10 lojtarë në fushë.



    Gerrard arriti të mposhtë edhe portierin e dytë zëvendësues të Aston Villas, Brad Guzan, për të shënuar golin e tij të tretë në ndeshje dhe të dytin nga penaltia (65’), duke vulosur kështu fitoren e të kuqve.

    Tre pikët e reja e ngritin Liverpoolin në pozitën e dytë të tabelës me 64 pikë, që shtojnë presionin mbi Manchester United që ka një pikë më shumë, por edhe një ndeshje më pak. Chelsea pas humbjes së djeshme nga Tottenhami, bie në pozitën e tretë, me tre pikë më pas se Liverpooli, 61.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:16 am

    Reali shton presionin ndaj Barcës
    Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur Almerian në Santiago Bernabeu me rezultat prej 3-0.

    Kampionët krijuan avantazhin në pjesën e parë (23’) me anë të Marcelos, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë Mbretërit shënuan edhe dy herë me anë të holandezit Klaas-Jan Huntelaar (52’ dhe 65’) për të bërë një tjetër hap pozitiv drejt garës për titullin kampion të La Ligas.

    Me këtë fitore Los Merengues ngushtojnë diferencën në tre pikë me Barcelonën, e cila gjatë të dielës zhvillon ndeshjen e javës së 28-të kundër Malagas.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:16 am

    Kthehet Barcelona shkatërruese
    Pasi ka kaluar një periudhë paksa të zbehur në javët e fundit, është kthyer sërish në skenë Barcelona e frikshme, e cila e ka deklasuar Malagan.

    Ndeshja e të dielës mbrëma e zhvilluar në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Malagas ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 6-0.

    Serinë e golave hapi Xavi Hernandez (19’), dyfishoi Lionel Messi (25’), ndërsa trefishoi Thierry Henry (32’).

    Pa përfunduar pjesa e parë (43’), Samuel Eto’o shënoi për rezultatin 4-0, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

    Porsa filloi pjesa e dytë (51’), Dani Alves u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa rezultatin përfundimtar prej 6-0, e vendosi golashënuesi më i mirë në La Liga, Samuel Eto’o (57’) me golin e dytë personal në këtë ndeshje.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:17 am

    Milani ndan pikët me Napolin
    Milani është frenuar me barazim pa gola në fushë të Napolit, në ndeshjen e fundit të javës së 29-të në Serie A.

    Edhe pse pati posedimin më të madh të topit, ekipi i Carlo Ancelottit edhe një herë dështoi të shkëlqejë, me Napolin që ishte më ngulmues dhe me më shumë raste në ndeshje.

    Vendasit madje patën një gol të anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje, por që xhirimet treguan se Marek Hamsik ishte në pozicion të rregullt kur shënoi në minutën e 37-të.

    Vendasit kishin disa raste edhe me anë të Marcelo Zalayeta, që në një rast dështoi nga një pozitë e pastër. Në anën tjetër mysafirët më rrallë patën raste shënimi dhe po thuajse kurrë nuk kërcënuan seriozisht.


    Me pikën e fituar Milani ruan vendin e tretë me 55 pikë, katër më shumë se ndjekësi Genoa. Interi, që kryeson tabelën, tash ka 14 pikë më shumë ndërsa Juventusi ka shtatë pikë më shumë se Milani.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:18 am

    Van Persie: Arsenali mund të shpallet kampion
    Arsenali gjendet dhjetë pikë prapa liderit të tabelës në Premier League, Manchester United, ndërsa Robin van Persie mendon se Topçinjtë kanë shanse të shpallen kampionë këtë sezon.

    “Mendoj se duhet të mendojmë pozitivisht. Jemi duke treguar formë të mirë dhe secilën ndeshje po japim diçka më shumë. Kjo do të thotë se mund të krijojmë presion në secilën ndeshje dhe secilën javë”.

    “Kjo skuadër ka karakter dhe është e vendosur ta tregojë atë deri në fund të sezonit, sepse ne mund të fitojmë shumëçka këtë sezon”, është cituar Van Persie nga “Setanta Sports”
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:18 am

    Ronaldo: Duhet t’i humb tre kilogramë
    Sulmuesi i rikthyer brazilian, Ronaldo, pranon se ende nuk është në formë të duhur fizike dhe pohon se duhet t’i largojë së paku edhe tre kilogramë.

    “Duhet t’i humb edhe tre kilogramë të cilët më shqetësojnë shumë. Që nga ardhja te Corinthians i kam humbur tetë kilogramë dhe ndjehem shumë më mirë”.

    “Megjithatë, ende nuk jam në formën më të mirë. Ende më mungon 10-15% e energjisë që të jem eksploziv dhe i shpejtë si më parë”, ka thënë ‘Fenomeni’ për faqen zyrtare të klubit aktual, Corinthians.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:19 am

    Huntelaar: Nuk ka probleme mes meje e Robben
    Sulmuesi i Real Madridit, Klaas Jan Huntelaar, i ka festuar golat kundër Almerias me bashkëkombësin e tij, Arjen Robben, duke lënë të kuptohet se gjithçka po shkon mirë ndërmjet tyre.

    Dy lojtarët e Los Merengues patën një zënkë në ndeshjen e javës së kaluar kundër Athletic Bilbaos, ndërsa pas ndeshjes së të dielës kundër Almerias, Huntelar e ka bërë të qartë se raportet ndërmjet tyre janë rregulluar.

    “Nuk ka probleme ndërmjet nesh. Nganjëherë ndodhin gjëra në fushë dhe ekzistojnë keqkuptime. Ne po ia kalojmë shumë mirë prej kohësh dhe do të vazhdojmë kështu”, ka thënë Huntelaar.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:20 am

    Lippi kërkon fytyra të reja për Italinë
    Mediat italiane njoftojnë se trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi, do të ftojë disa fytyra të reja për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.

    Fundjavën që vjen Azzurët do të jenë mysafirë të Malit të Zi, ndërsa disa ditë pas do të jenë nikoqir të Irlandës në Bari.

    Përzgjedhësi italian ka disa probleme për shkak të lëndimeve të Mauro Camoranesit, Simone Perrottas dhe Luca Tonit.

    Mësohet se sulmuesi i Sampdorias, Gianpaolo Pazzini, do ta marrë ftesën për të luajtur për kombëtaren e tij, ndërkohë që Antonio Cassano, sërish do të lihet jashtë.

    Emra tjerë të rinj që përmenden nga mediat janë Salvatore Bocchetti i Genoas dhe Marco Motta i Romës. Po ashtu për një vend në përfaqësuese janë konkurrues edhe Matteo Brighi (Roma) dhe Pasquale Foggia (Lazio).
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:20 am

    Juve kërkon mbrojtësin e Villarrealit
    David Silva nuk është i vetmi lojtar nga Primera Divisioni për të cilin është i interesuar Juvetnusi. Mediat italiane njoftojnë se Bianconerët dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të Villarrealit, Diego Godin.

    “Tuttosport” njofton se Ranieri është duke e përcjellë qendërmbrojtësin e Villarrealit, si edhe mbrojtësin e krahut të djathtë të Valencias, Miguel.

    Mbrojtja e Juves ka pasur disa probleme për shkak të lëndimeve, ndërsa përveç kësaj drejtuesit bardhezi dëshirojnë ta rifreskojnë mbrojtjen, pasi që Nicola Legrottaglie, 32-vjeçar dhe Olof Mellberg, 31-vjeçar, kanë filluar të plaken.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:20 am

    Berbatov jashtë përfaqësueses
    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, do të mungojë në ndeshjet kualifikuese të Bullgarisë për Kampionatin Botëror 2010.

    28-vjeçari është lënduar në takimin e të shtunës kundër Fulhamit dhe do të mungojë në ndeshjet të cilat do t’i zhvillojë Bullgaria kundër Irlandës dhe Qipros.

    “Nuk ka asnjë shans që Berbatov të luajë kundër Irlandës dhe Qipros. Kam kontaktuar me ekipin mjekësor të Manchester Unitedit dhe ata më thanë që nevojiten dy javë që Berbatov të rikuperohet, ndërsa gjatë kësaj jave këmba e tij do të jetë e imobilizuar”, ka thënë mjeku kryesor i përfaqësueses së Bullgarisë, Mihail Iliev.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:21 am

    Ramos mohon problemet me Gutin
    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka thënë se ai nuk e ka përfshirë Gutin në takimin e të dielës mbrëma kundër Almerias për shkak të formës së tij dhe jo për çështje disiplinore.

    Është spekuluar se Ramos e kishte lënë jashtë spanjollin, pasi që trajneri ishte lodhur me qëndrimet negative të mesfushorit. Mirëpo pas fitores kundër Almerias, Ramos kishte deklaruar se mungesa e Gutit kishte qenë e bazuar në performancën jo të kënaqshme të tij në stërvitje.

    “E zgjodha këtë skuadër për shkak të kontinuitetit dhe duke u bazuar në mënyrën se si janë paraqitur lojtarët”.

    “Ata të gjithë i kanë karakteristikat dhe dobësitë e tyre. Por unë mendoj se një lojtar si Guti mund të jetë shumë i dobishëm për skuadrën, prandaj do të mundohemi të nxjerrim më të mirën nga ai”, ka përfunduar Ramos.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:21 am

    Toure dhe Iniesta dy javë jashtë fushe
    Dy mesfushorët e Barcelonës, Yaya Toure dhe Andres Iniesta, janë lënduar në takimin e të dielës mbrëma kundër Malagas, të cilin Blaugranët e fituan me rezultat 6-0.

    Këtë fundjavë dhe mesjavën e ardhshme, dy lojtarët kishin angazhime me përfaqësueset e tyre, mirëpo sipas raporteve të fundit, ata do të qëndrojnë së paku dy javë jashtë fushe.

    “Andres dhe Yaya kanë pësuar lëndime për shkak të të cilave do të qëndrojnë jashtë fushe në 15 ditët e ardhshme”, ka deklaruar trajneri i Barcës, Pep Guardiola.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:22 am

    Tenis: Nadal tepër i fortë për Andy Murrayn
    Tenisti i parë në botë, Rafael Nadal, ka dominuar ndaj numrit katër, britanikut Andy Murray, duke e mposhtur 6-1, 6-2, për të fituar kështu finalen e tretë të ATP, BNP Paribas Open.

    Spanjolli tregoi një formë të shkëlqyer në një ditë të me erë në fushën kaliforniane Indian Wells, duke dalë fitues me rezultat të thellë në të dyja setet, dhe duke i dhënë fund dilemës rreth fituesit brenda 80 minutash.

    Kjo ishte fitorja e parë e Nadal ndaj skocezit, pas dy humbjeve ndaj tij në dy përballjet e mëhershme.

    Murray në çerekfinale të këtij turneu kishte eliminuar favoritin tjetër të turneut, tenistin e dytë në botë, zviceranin Roger Federer.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 23, 2009 7:31 am

    NBA: Rockets marrin kreun e Jugperëndimit
    Luis Scola ka shënuar pikët vendimtare kur kishin mbetur edhe 11.2 sekonda, për t’i dhënë fitoren si dhe vendin e parë në Divizionin Jugperëndimor, ekipit të Houston Rockets, që eliminon nga kreu ekipin e San Antonio Spurs.

    Ron Artest shënoi 24 pikë për Rockets në fitoren 87-85 ndaj Spursave, që ishte fitorja e katërt radhazi për mysafirët, që tash kanë 47 fitore dhe 25 humbje këtë sezon.

    Tim Duncan shënoi 23 pikë, Tony Parker 22 pikë dhe 12 kërcime për Spurs, që mbeten një ndeshje e gjysmë prapa Houston Rockets, duke humbur edhe pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 9:16 am