Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:17 am

    Carrick i ngazëllyer me golin e fitores

    Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, është shumë i kënaqur me golin e tij, që ishte vendimtar për fitoren e mbrëmshme ndaj Wigan Athletic.

    “Goli e ka shpaguar pritjen. Të shënosh gola aq të rëndësishëm sa ai është ndjenjë e shkëlqyeshme. Duhej ta mbuloja rastin e humbur në pjesën e parë, është një ndjenjë e mirë”, ka thënë Carrick pas ndeshjes së mbrëmshme.

    “Wigan na shkaktoi shumë probleme. Kjo nuk është hera e parë që ne duhet të rikthehemi nga disavantazhi. E bëmë këtë në mënyrë shumë të vendosur”, ka shtuar mesfushori anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:19 am

    Zarate dhe Muslera: Fitorja ishte për fansat

    Dy heronjtë e Lazios, autori i golit në ndeshje, Mauro Zarate, dhe portieri Fernando Musleara që mbrojti dy penaltitë vendimtare të fitores, ia dedikojnë triumfin në Kupën e Italisë fansave të klubit.

    “Gjëja më e rëndësishme për ne është fitorja. Jam i lumtur për veten dhe bashkëlojtarët, por veçanërisht për ata tifozë të mrekullueshëm. Shpresojmë se ky do të jetë i parë nga shumë kohë të mira që presim të vijnë”, ka thënë autori i golit të Lazios, Zarate, në një intervistë pas ndeshjes.

    “Kam qenë i bekuar që sonte kam mbrojtur dy penalti. Megjithatë, këtë fitore nuk e solla unë, por i gjithë ekipi. E gjitha që bëra unë ishte të jem i qetë kur kalonim momente të vështira. Mendoj se kjo është një fitore për fansat”, ka thënë heroi i mbrëmjes, portieri Fernando Muslera.

    Ky ishte triumfi i pestë në historinë e klubit romak në Kupën e Italisë, dhe i pari që nga viti 2004.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:19 am

    Reina: Gerrard është më i mirë në botë dhe jo vetëm në Angli

    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, mendon se bashkëlojtari i tij, Steven Gerrard, është më i miri në botë këtë sezon dhe thotë se pa të ekipi anglez nuk do të ishte i njëjti që është tash.

    Gerrard dje u zgjodh Lojtari i Vitit në Ligën Premier për këtë sezon, nga Asociacioni i Gazetarëve të Sportit në Angli. Por Reina mendon se ai është më i miri jo vetëm në Angli por në gjithë botën.

    “Jam i gëzuar për shpërblimin e tij, është plotësisht i merituar, dhe ai nuk është më i miri vetëm në Angli, por në gjithë botën”, thotë Reina.

    “Ai këtë sezon ishte fantastik, futbollisti ynë më i mirë, futbollisti më i mirë në Angli dhe më i miri në botë. Liverpooli është një ekip më ndryshe pa të. Ai është lojtar kyç për ne”, ka shtuar portieri spanjoll.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:19 am

    Trezeguet drejt Lyonit

    Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se sulmuesi i Juventusit, Dadiv Trezeguet, në fund të sezonit do të largohet në drejtim të Lyonit.

    Francezi kishte një zënkë me trajnerin Claudio Ranieri pas ndeshjes me Chelsean në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Francezi nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin e tij, kur biankonerët kishin nevojë të shënojnë.

    Pas këtij incidenti sulmuesi nuk fitoi shumë rast për të luajtur dhe spekulimet për largimin e tij filluan të jenë gjithnjë e më të zëshme. Së fundi mediat italiane sërish shkruajnë se Trezeguet në fund të sezonit do të përshëndetet me Juventusin, pavarësisht nëse Ranieri do të largohet apo do të mbetet.

    Destinacion i tij pritet të jetë kampioni aktual i Francës, Lyoni, me të cilin klub ai tashmë ka zhvilluar disa herë negociata.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:20 am

    NBA: Nuggets në finalen e Perëndimit

    Chauncey Billups udhëhoqi Denver Nuggets në finalen e parë të Konferencës Perëndimore që nga viti 1985, duke ndihmuar ekipin të shënojë fitore 124-110 ndaj Dallas Mavericks.

    Billups shënoi 28 pikë dhe 12 asistime, për të qenë i dyti më i saktë në pikë, pas Carmelo Anthony, i cili shënoi 30 pikë në fitoren e katërt në këtë gjysmëfinale të Nuggets ndaj Mavericks.

    Dirk Nowitzki shënoi 32 pikë dhe 10 kërcime për Mavericks.

    Denver do të luajë në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Los Angeles Lakers-Houston Rockets, ku Lakers avancojnë 3-2 me ndeshje të fituara.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:20 am

    Zyrtarizohet kandidimi i Perez

    Florentino Perez ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidohet për president të Real Madridit në zgjedhjet e qershorit, në garën për ta rikthyer postin nga i cili ishte larguar para tre vitesh.

    Perez konsiderohet si pretendenti kryesor për ta fituar presidencën e Mbretërve në zgjedhjet e 14 qershorit, pasi që planifikon ta bëjë sërish Realin skuadër galaktikësh.

    “Nuk kam thënë asgjë gjatë sezonit, sepse nuk kam dashur t’i përkeqësoj gjërat”.
    “Mirëpo, pas ngjarjeve shumë serioze të cilat kanë ndodhur së fundmi, kam vendosur zyrtarisht të shpall vendimin tim për të garuar në zgjedhjet presidenciale të Real Madridit”, u ka thënë Perez gazetarëve në një konferencë për shtyp.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:21 am

    Eto’o + €70m = Ibrahimovic

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, mund të kalojë te Barcelona në afatin kalimtar veror me një mega-marrëveshje dhe shkëmbim me Samuel Eto'on.

    Sportmediaset.it njofton se boshnjaku me pasaportë suedeze kërkohet nga presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta, dhe është vetëm çështje kohë për të filluar bisedimet për transferimin e tij.

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka njoftuar se ai do ta lejojë largimin e Ibras nëse ndonjë skuadër paguan 100 milionë euro.

    Sipas mediave italiane dhe spanjolle, Barca do t’u ofrojë zikaltërve 70 milionë euro dhe sulmuesin Samuel Eto'o për të fituar shërbimet e Ibracadabras.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:22 am

    Ancelotti drejt Chelseat?

    Sipas numrit të sotëm të gazetës “Corriere dello Sport”, trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes së fundjavës kundër Udineses, do ta shpall vendimin e tij për t’u larguar nga Rossonerët, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do ta drejtojë Chelsean.

    Me një fitore kundër Udines, Milani do ta sigurojë edhe matematikisht një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa pas kësaj garancie, Ancelotti do të njoftojë vendimin për të ardhmen e tij.

    Mësohet se ish-trajneri i Parmës dhe Juventusit, me Chelsean do të nënshkruajë një marrëveshje e cila do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2013, ndërsa ai do të fitojë 6.5 milionë euro në sezon.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:22 am

    Dinho në shënjestër të Napolit

    Edhe Napoli i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Milanit, Ronaldinho, pasi që agjenti i brazilianit ka njoftuar se ai mund të largohet nga Rossonerët.

    Tuttomercatoweb.com njofton se napolitanët dëshirojnë shërbimet e ish-lojtarit më të mirë në botë, sidomos pasi vëllai/agjenti i tij, Roberto De Assis, kishte pohuar se shumë skuadra evropiane janë të interesuara për ish-lojtarin e Barcelonës, dhe se ai do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga San Siro.

    Trajneri i Napolit, Roberto Donadoni, ka deklaruar se ai dëshiron lojtarë të mëdhenj në skuadër për të kthyer ‘vitet e lavdisë’, ndërsa njëri nga lojtarët të cilin ia ka rekomanduar drejtorit sportiv Pierpaolo Marino, është pikërisht Ronaldinho.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:23 am

    Aquilani shpreson të luajë në Kampionatin Botëror

    Mesfushori italian i Romës, Alberto Aquilani, planifikon të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror, i cili mbahet në Afrikën e Jugut në vitin 2010.

    Aquilani ka pasur një sezon të vështirë si pasojë e lëndimeve dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke u trajtuar, ndërkohë që edhe aktualisht gjendet në Amsterdam për t’u shëruar.

    “Qëllimi im kryesor është të luaj në Kampionatin Botëror, dhe për ta bërë këtë duhet të luaj rregullisht për Romën, dhe shpresoj se do ta bëj këtë”, ka thënë mesfushori për “Sky Sport Italia”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:23 am

    Pique: Të dielën vjen trofeu tjetër

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i bindur se ai po luan për skuadrën më të mirë në botë dhe shpreson që këtë javë katalunasit do ta sigurojnë matematikisht titullin.

    Të mërkurën mbrëma, Blaugranët e fituan trofeun e parë këtë sezon duke e mposhtur Athletic Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit, me rezultat 4-1, ndërsa Pique shpreson që ky të jetë vetëm fillimi.

    “Shpresojmë të fitojmë më shumë tituj. Të luash për këtë skuadër është nder dhe kënaqësi. Po i marrim gjërat nja nga një, të dielën do të luajmë për trofeun e dytë”.

    “Ndeshja (kundër Bilbaos) ishte shumë e mirë, një ndeshje e madhe për Barcën. E pamë në fushë skuadrën më të mirë në botë. Ishte një ‘ekspozitë’ dhe Barca e meritoi fitoren”, ka thënë Pique për faqen zyrtare të klubit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:23 am

    Presidentët janë marrë vesh për Militon

    Agjenti i Diego Militos, Fernando Hidalgo, ka deklaruar se Interi prin në garën për transferimin e sulmuesit të Genoas.

    “Interi është shprehur i interesuar për të. Milito do të ishte një lojtar i shkëlqyer krahas Ibrahimovicit. Shpresoj që t’i shohim ata duke luajtur së bashku në fushë”.

    “Sido që të jetë, ka interesime edhe nga skuadrat tjera, të cilat kanë folur me mua. Unë kam një lidhje të privilegjuar me Interin, mirëpo duhet t’i respektoj edhe drejtorët tjerë”.

    “Mendoj se (presidenti i Interit) Massimo Moratti dhe (presidenti i Genoas) Enrico Preziosi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Militos në fund të sezonit”, i ka thënë Hidalgo radios “Kiss Kiss”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:59 am

    Zeniti rishfaq interesimin për Iaquintan

    Zenit St Petersburgu ka rishfaqur interesimin për sulmuesin e Juventusit, Vincenzo Iaquinta, me ç’rast pritet një tentativë e re për ta transferuar atë në qershor, pas dështimit në janar.

    Sportmediaset.it njofton se trajneri i skuadrës ruse Dick Advocaat vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e sulmuesit italian dhe pritet të bëjë një ofertë në afatin kalimtar veror.

    I njëjti burim pohon se Pavel Pogrebynyak do t’i bashkëngjitet Andrey Arshavinit tek Arsenal, dhe në këtë mënyrë do të krijohen fonde dhe hapësirë për Iaquintan.

    Vendi i Iaquintas në formacionin bazë të Juves është thuajse i pamundur në raport me Alessandro Del Pieron dhe Amaurin, ndërsa ardhja e Diegos do t’ia kufizojë edhe më shumë minutazhin e lojës.

    Kjo mund të jetë një arsye shtesë për ta detyruar ish-sulmuesin e Udineses të largohet nga Torino duke llogaritur se ai dëshiron të luajë sa më shumë për t’u përfshirë në formacionin e Italisë në Kampionatin Botëror 2010.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:05 am

    Perez: Më të mirët duhet të jenë te Reali

    Pretendenti kryesor për ta fituar presidencën e Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, dhe superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, janë në agjendën e tij, nëse ai i fiton zgjedhjet presidenciale të Los Merengues.

    “Unë jam shumë i afërt me (zëvendëspresidentin e Milanit) Adriano Gallianin. Ai më thërret kur vjen në Spanjë dhe të njëjtën gjë e bëj unë kur shkoj në Itali. Zakonisht flasim me të për futbollin, mirëpo njëherë duhet të presim se çka do të ndodhë në zgjedhje”.

    “Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, ndërsa lojtarët më të mirë në botë duhet të luajnë për Real Madridin”, u ka thënë Perez gazetarëve të enjten, në ditën kur shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për president të Real Madridit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:05 am

    Carlos porosit Kakan të pranojë ofertën e Realit

    Roberto Carlos ka porositur ish-bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Kaka, të mos e hedh poshtë ofertën e Florentino Perez për t’iu bashkuar Real Madridit.

    Carlos, i cili tash luan për Fenerbahcen, pati një sukses të madh gjatë periudhës sa Perez ishte një president i Realit dhe shpreson se edhe njëshi i Milanit t’i dëgjojë fjalët e tij.

    “Dëgjoje Florentinon. Dëgjoje atë dhe lejoi atij të të bind t’i bashkohesh Real Madridit. Nuk do të pendohesh”, ka thënë Roberto Carlos.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:06 am

    Reali nuk ka mundur t’i bëjë ballë Barcelonës

    Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka pranuar se skuadra e tij nuk ka mundur t’i konkurrojë Barcelonës sezonin e sivjetmë në La Liga.

    Mbretërit aktualisht janë tetë pikë pas Blaugranëve, të cilët i ndan vetëm një pikë nga titulli i kampionit të Primera Divisionit spanjoll, kështu që mjafton një barazim i vetëm kundër Mallorcas në fundjavë dhe Barcelona do të jetë kampioni i ri i Spanjës.

    “Ne nuk mund t’i bënim konkurrencë Barcelonës. Paraqitjet tona kanë qenë shumë të mira dhe me rezultatet të cilat i kemi arritur, kemi mundur të bëhemi kampionë”.

    “Mirëpo, Barcelona luan futboll të shkëlqyeshëm. Lojtarë të tillë si Xavi, Puyol dhe Iniesta, plotësojnë nivelin më të lartë të futbollit”, është shprehur Ramos, i cili sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit do të largohet nga timoni i Los Merengues.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:06 am

    Carrick dëshiron që Tevez të mbetet në Untied

    Michael Carrick shpreson për një zgjidhje të suksesshme të negociatave rreth kontratës së Carlos Tevez me Manchester United.

    Disa minuta pasi Sir Alex Ferguson tha se sulmuesit i ishte ofruar një kontratë për të qëndruar në Old Trafford, këshilltari i Tevez, Kia Joorabchian, tha se kjo nuk kishte ndodhur.

    “Duam ta mbajmë ekipin të bashkuar sa më shumë që mundemi. Është mrekulli këtu dhe ne ende nuk kemi arritur në majë, andaj do të ishte mirë të qëndronim së bashku. Carlos është një lojtar i klasit dhe fansat e duan atë po ashtu”, ka thënë anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:06 am

    Gerrard dëshiron Ligën dhe Botërorin në sezonin e ardhshëm

    Steven Gerrard është zotuar ta shndërrojë vitin 2010 në sezonin më të suksesshëm në karrierën e tij, duke fituar Kupën Botërore me Anglinë si dhe titullin e kampionit me Liverpoolin.

    Me Manchester United që tashmë ka gjashtë pikë kryesim para Liverpoolit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, shpresat e të kuqve për titull janë të shuara.

    Manchesteri do të mund të shpallet kampion edhe nëse nxjerr një pikë të vetme në derbin e të shtunës kundër Arsenalit. Por, kapiteni i Liverpolit shpreson se sezonin e ardhshëm gjithçka do të jetë më ndryshe.

    “Të fitoj ligën dhe pastaj të shkoj të fitoj Kupën Botërore, kjo është ëndrra ime. Ka shumë punë për të bërë dhe shumë pengesa për të kaluar para se të arrij këtë, por kjo është ambicia dhe ëndrra. Mendoj se është e mundur”, ka thënë Gerrard për mediat angleze.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:07 am

    Materazzi mund të largohet nga Interi

    Agjenti i mbrojtësit italian Marco Materazzi thotë se qëndrimit të tij në Inter së shpejti do të mund t’i vijë fundi.

    “Dëshirë e Marcos është të luajë në vazhdimësi në sezonin e ardhshëm, pasi ai ende mund të jetë pjesë e ekipit kombëtar dhe mund të udhëtojë në Kupën Botërore, ka thënë agjenti i lojtarit, Vincenzo Morabito.

    “Për këtë arsye, ne duhet ta vlerësojmë situatën: nëse ai mund të luajë shpesh në Inter do të jetë i lumtur të qëndrojë, pasi ai është shumë i afërt me klubin. Përndryshe, ai mund të largohet në drejtim tjetër, në Itali ose jashtë saj”, ka shtuar agjenti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:07 am

    Gigli: Del Piero do të fitojë kontratë të re

    Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka bërë të ditur se klubi nuk ka në plan t’ia ndryshojë kushtet e kontratës kapitenit të ekipit Alessandro del Pieros.

    “Nuk ka probleme me kontratën e Del Pieros. Ai është kapiteni dhe shtylla jonë dhe mendoj se sezonin e ardhshëm ne mund të presim një vit të shkëlqyeshëm nga ai”, ka thënë Cobolli Gigli.

    “Në fund të muajit të ardhshëm, do të diskutojmë për të ardhmen e Del Pieros. Kontrata e tij skadon në sezonin e ardhshëm”, ka shtuar presidenti i biankonerëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:07 am

    Zidane: Reali duhet ta fitojë garën për Riberyn

    Ish-legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, sërish ka deklaruar se Real Madrid duhet patjetër ta fitojë garën për të marrë shërbimet e mesfushorit francez Franck Ribery, nëse ai lejohet të largohet nga Bayern Munich.

    “Shpresoj se Real Madrid mund të nënshkruajë me Ribery. Do të ishte një avantazh i madh të kesh një lojtar si ai në ekipin tuaj”, ka thënë Zidane.

    “Nëse ka marrëveshje në mes dy klubeve, jam i sigurt se Franck do të zhvendoset në Spanjë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta sjellë atë në Madrid, nënshkrimi i tij do të ndihmonte të kthehet prestigji i klubit”, ka shtuar francezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:08 am

    City përgatit ofertë për Ronaldinhon dhe Drogban

    Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester Cityt është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e Milanit, Ronaldinho, dhe sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

    City është interesuar për dy lojtarët edhe në të kaluarën, por nuk arriti të marrë asnjërin prej tyre, me Ronaldinhon që u transferua nga Barcelona në Milan dhe me Chelsean që refuzoi të shesë sulmuesin e vet.

    Sipas mediave angleze, City sërish e ka ringjallur interesimin për të dy këta lojtarë dhe këtë verë do të ketë një tentim të dytë për të ardhur tek shërbimet e tyre.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:08 am

    NBA: Rockets-Lakers, fituesi vendoset në ndeshjen e shtatë

    Lojtarët e Houton Rockets të mbushur me energji kanë tronditur Los Angeles Lakers duke e mposhtur 95-80 për të detyruar zhvillimin e ndeshjes së shtatë në këtë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, ku do të përcaktohet finalisti.

    Aaron Brooks ka shënuar 26 pikë dhe Luis Scola 24 pikë dhe 12 kërcime, derisa Rocket udhëhoqën nga fillimi deri në fund, në një fitore impresive para publikut të vet kundër liderit të Perëndimit.

    Për Lakers më i saktë ishte Kobe Bryant, i cili shënoi edhe pikët më të larta në ndeshje, 32 pikë. Ndeshja e shtatë do të zhvillohet në dielën në Los Angeles.

    Në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, Dwight Howard ka shënuar 23 pikë dhe ka bërë 22 kërcime për të ndihmuar Orlando Magic të shënojë fitore 83-75 ndaj kampionit në fuqi, Boston Celtics, për të çuar përcaktimin e fituesit po ashtu në ndeshjen e shtatë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:08 am

    Tevez refuzon Realin

    Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, ka hedhur poshtë një mundësi për të kaluar në radhët e Real Madridit, duke refuzuar ofertë të vlefshme 40 milionë euro, bëjnë të ditur mediat angleze.

    Daily Mail ka shkruar se në adresë të Tevez mbrëmë kishte arritur oferta nga klubi mbretëror, por argjentinasi e kishte refuzuar, duke treguar se ai dëshiron të mbetet në Premier League, pavarësisht nëse do të luajë në United apo jo.

    “Carlos është ai që vendos për të ardhmen e tij. Carlos Tevez do të vendosë ku do të luajë Carlos Tevez. Nuk bëhet fjalë për para, por ai dëshiron të jetë atje ku dëshiron të jetë edhe familja e tij”, ka thënë personi i cili ka në pronë shërbimet e argjentinasit, Kia Joorabchian.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:09 am

    Queiroz përgatitet maksimalisht për ndeshjen kundër Shqipërisë

    Shqipëria është udhëkryqi i Portugalisë drejt fazës finale të Botërorit 2010. Drejtuesi i stolit luzitan, Carlos Queiroz, i trembet sfidës me kuqezinjtë dhe ka kërkuar të ketë në dispozicion 47 lojtarë për duelin e 6 qershorit në "Qemal Stafa".

    Edhe pse Shqipëria nuk ka më asnjë objektiv në Grupin e Parë eliminator, Queiroz është treguar shumë i kujdesshëm, duke përfshirë në listën e madhe futbollistët më në formë.

    23 prej 47 futbollistëve që bëjnë pjese në listën e madhe do të jenë të pranishëm në stërvitjen treditore (27 deri me 29 maj).

    Portugalia gjendet e pozicionuar në vendin e tretë në Grupin e Parë dhe ka vetëm gjashtë pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që pozita e parë në këtë grup mbahet nga Danimarka e cila ka grumbulluar 13 pikë nga pesë ndeshje. /tch/telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:09 am

    Barca përgatitet për titullin

    Të dielën Barcelona luan si mysafir i Real Mallorcas, ndërkohë që të gjitha përgatitjet janë bërë për ta ngritur titullin e kampionit të La Ligas.

    Pas fitores së Copa del Rey, Blaugranët janë shumë afër që ta fitojnë trofeun e dytë këtë sezon atë të Kampionatit spanjoll.

    Për t’ia arritur qëllimit të tyre, katalunasit duhet të nxjerrin së paku një barazim në udhëtimin e tyre te Mallorca, ose ata mund të shpallen automatikisht kampionë nëse Real Madridi dështon të fitojë në ndeshjen e vështirë të shtunën kundër Villarrealit në El Madrigal.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:09 am

    Genoa do ta lëshojë Mottan për një ofertë të mirë

    Thiago Motta ka arritur të rikthehet në formë të mirë gjatë këtij sezonin me Genoan duke siguruar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

    “Genoa mund të lejojë largimin e tij nëse vjen ndonjë ofertë joshëse”, ka thënë agjenti i tij Dario Canovi për “Radio Marte”.

    Njëra nga skuadrat e interesuara për shërbimet e ish-mesfushorit të Barcelonës është Napoli, ndërsa Canovi ka deklaruar se ka qenë në kontakt me drejtuesit e Napolit para se braziliani të transferohej te Genoa, ndërsa sipas tij Motta mund të luajë në një skuadër më të madhe pasi që ai është kthyer në formën e tij më të mirë.

    “Pasi i ka kaluar problemet fizike (nga lëndimet), besoj se Motta është njëri nga lojtarët më të mitë në Evropë në pozitën e tij”, ka përfunduar Canovi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:10 am

    Buffon: Juve ka nevojë për kualitet

    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ua ka bërë të qartë drejtuesve bardhezi se nëse Zonja e Vjetër dëshiron të konkurrojë me Interin, atëherë nevojitet më tepër kualitet në skuadër.

    “E vërteta është se ne nuk jemi në nivel konkurrues me Interin. Madje jemi skuadër më e dobët se së paku dy skuadra tjera (nga Serie A)”.

    “Mendoj se kemi nevojë për kualitet më të madh në pozita të caktuara, për shembull në mesfushë”.

    “Ne kemi lojtarë të mirë, mirëpo na ka munguar Cristiano Zanetti dhe Mohamed Sissoko. Është sikurse te Interi të mungonte Maicon ose Ibrahimovic”, është shprehur Gigi për “Il Corriere Della Sera”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:10 am

    Laporta: Asnjë lojtar i Barcës nuk do të luajë për Realin

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka paralajmëruar kandidatin për president të Real Madridit, Florentino Perez, që të mos provojë të transferojë ndonjë lojtarë të Barcës, pasi që do të jetë humbje kohe për të.

    Të enjten Perez e bëri zyrtare kandidaturën e tij për president të Los Merengues, dhe nuk e mohoi mundësinë e transferimit të ndonjërit nga lojtarët e rivalit më të madh të Mbretërve.

    Herën e fundit kur Perez ishte në krye të Los Blancos kishte arritur ta rrëmbente Luis Figon nga Barcelona, mirëpo të premten Laporta ia ka dërguar një mesazh duke thënë se kjo nuk do të përsëritet më.

    “Nuk mendoj se ai do të provojë të transferojë ndonjë lojtar të Barcelonës, sepse lojtarët i takojnë këtij klubi, mirëpo edhe nëse provon do të jetë vetëm humbje kohe”.

    “Do të më pëlqente sikur ai të mos provonte ta destabilizojë Barcelonën, sepse nuk do të arrinte asgjë me këtë dhe e vërteta është se do t’i marrë kohë ky veprim”, ka thënë Laporta për “AS”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Fri May 15, 2009 11:10 am

    Spalletti: E ardhmja ime vendoset në qershor

    Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka deklaruar se për të ardhmen e tij do të vendosë në fund të këtij sezoni.

    Giallorossët po mundohen të sigurojnë një vend për Kupën UEFA, ndërsa ata janë shpërqendruar paksa nga spekulimet se Spalletti do të largohet nga klubi.

    “Kemi punë të vështirë për të siguruar një vend në Evropë, pasi që duhet të përballemi me Catanian, Milanin dhe Torinon në ndeshjet e mbetura”.

    “Gjithmonë kam qenë në kontakt me drejtuesit e skuadrës. Kam folur edhe me (presidenten) Rosella Sensi në të kaluar, dhe do të flas sërish me të në fund të sezonit (për të ardhmen time)”, ka thënë Spalletti për “Sky Sport Italia”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 2:43 am

    Nuk ka paqe me Barcelonën

    Pretendenti kryesor për ta fituar presidencën e Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se nuk ka asnjë mirëkuptim me Barcelonën në lidhje me transferët dhe se do të tentojë transferimin e cilitdo lojtar për të cilin ai mendon se është i nevojshëm për skuadrën e tij.
    Joan Laporta dhe ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon, kanë pranuar se ata kishin një marrëveshje xhentëlmenësh për të mos provuar transferimin e lojtarëve nga dy skuadrat rivale, mirëpo kjo nuk vlen për Perezin.

    “Nuk më kujtohet të kem bërë ndonjë pakt me Barcelonën. Secili lojtar kur nënshkruan një kontratë, aty përfshihet edhe mundësia për t’u larguar nga skuadra, nëse paguhet shuma e kërkuar e parave. Prandaj do të flasim për këtë gjë kur të përfundojnë zgjedhjet”, është cituar Perez nga “AS”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 2:44 am

    Wenger: United është më i miri për momentin

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pranon se Manchester United është ekipi më i mirë për momentin në Ligën Premier.
    Wenger është i vetëdijshëm se Arsenali vështirë se mund të krahasohet me Manchesterin për momentin, por francezi beson se sezonin e ardhshëm gjërat do të ndryshojnë.

    “Dallimi prej 18 pikësh është situatë për të cilën duhet mirë të mendojmë. Njerëzit harrojnë se ishim aq gjatë prapa tyre dhe humbëm shumë pikë. United është kampion botëror, kampion i Evropës dhe tash sërish do të bëhet kampion i Anglisë”, thotë Wenger.

    “Të gjithë duhet të luftojnë dhe jo ta pranojnë atë, dhe sezonin tjetër t’i arrijmë ata. Pa dyshim se United tash është më i mirë se ne”, shton francezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 2:45 am

    Oddo: Kombëtarja për mua ka përfunduar

    Massimo Oddo ka pranuar se gjasat që ai të përfshihet në kombëtaren italiane janë po thuajse zero, pasi Marcello Lippi është në kërkim të talenteve të rinj.
    Mbrojtësi i Bayern Munichut, Massimo Oddo, nuk u përfshi në Euro 2008 verën e kaluar nga ish-trajneri Roberto Donadoni, ndërsa nuk është ftuar as nga Marcello Lipi, që kur ai rimori timonin e kombëtares italiane.

    “Mundësitë e mia të jem pjesë e kombëtares tashmë kanë përfunduar. Kryesisht sepse kur Lippi u rikthye, kurrë nuk tregoi interesim për mua. Mbase me të drejtë, unë kam arritur një moshe nuk ka disa talente të rinj mjaft premtues dhe Lippi është një trajner i madh i cili e di se çfarë dëshiron dhe mund t’i bëjë zgjidhjet e veta”, ka thënë Oddo.

    Oddo, i cili është i huazuar nga Milani, ka bërë 21 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë verës.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 2:46 am

    Benitez kërkon nga Arsenali të ruajë të hapur garën për titull


    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk pranon të heqë dorë nga titulli dhe shpreson se Arsenali do ta tregojë veten duke mposhtur Manchester United në derbin e sotëm.
    Manchesteri është gjashtë pikë para Liverpoolit në tabelën e Ligës Premier, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit. Djajtë e kuq kanë nevojë për një pikë të vetme për të siguruar titullin, por Benitez vazhdon të shpresojë ende.

    “Kemi besim se Arsenali do të luajë një ndeshje të mirë. Ata i kanë humbur dy ndeshjet e fundit de këtë herë do të shihni një ekip tjetër, i cili synon të dëshmojë ca veten. Nëse ata e bëjnë këtë, shpresoj se kjo do të na japë neve rast ditën tjetër”, ka thënë Benitez

    “Çfarëdo që të ndodhë, unë jam vërtet i kënaqur që jemi në këtë pozitë në fund të sezonit. Por nuk heq dorë nga titulli, duhet të jemi gjithmonë pozitiv”, ka shtuar spanjolli
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 2:46 am

    Scholes: Së shpejti do të mendojmë për titullin e sezonit tjetër

    Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, thotë se ai së shpejti do të fokusohet në titullin e sezonit të ardhshëm, nëse ata sigurojnë trofeun e këtij sezoni sot kundër Arsenalit.
    “Kurrë nuk kam menduar shumë gjerësisht. Thjesht mendoj për gjërat e momentit. Ajo që ka ndodhur më herët tashmë është e kaluar”, ka thënë Scholes.

    “Jam i sigurt se nëse ne fitojmë ligën të shtunën, disa ditë më vonë do të mendojmë për vitin tjetër”, ka shtuar anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 2:46 am

    Mancini i hapur ndaj ofertës së Romës

    Agjenti i ish-trajnerit të Lazios dhe Interit, Roberto Mancini, ka thënë se klienti i tij është i hapur ndaj mundësisë për të qenë trajner i ri i Romës në sezonin e ardhshëm.
    Për momentin Mancini është pa punë, pasi në fund të sezonit të kaluar u shkarkua nga Interi, pavarësisht se fitoi skudeton, dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.

    Ende nuk është e qartë nëse Luciano Spalletti do të mbetet në krye të Romës edhe sezonin e ardhshëm, pasi edhe vetë trajneri tha se vendimi do të merret në fund të sezonit.

    “A mund të bëhet Roberto Mancini trajner i Romës? Kuptohet gjithçka është e mundshme në futboll. Gjithçka varet nga ajo se si do të zhvillohet punët, por do të doja të flas për atë vetëm kur klubi do të lidhet direkt me klientin tim”, ka thënë agjenti i trajnerit.

    “Nuk ka oferta zyrtare nga klubet tjera. Roberto ka shprehur dëshirë të dalë jashtë vendit dhe kërkojmë oferta serioze”, ka shtuar ai.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:45 pm

    Agjenti i Drogbës viziton Milanon

    Agjenti i sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, mbrëmë është parë në qytetin e Milanos, duke negociuar me drejtuesit e të dy klubeve të këtij qytetit, Milanit dhe Interit.
    Pas incidentit që ndodhi në ndeshje në mes të Chelseat dhe Barcelonës, zërat për largimin e sulmuesit të Bregut të Fildishtë nga Stamford Bridge janë gjithnjë e më të theksuara.

    Sipas mediave italiane, agjenti i lojtarit ka qenë mbrëmë në Milano, por ka refuzuar të japë deklaratë për gazetarët. Kjo nuk është hera ep arë që Drogba lidhet me një kalim në Inter, pasi kjo ndodhi edhe në vetëm e kaluar kur Mourinho erdhi në krye të nerazurëve.

    Rosonerët po ashtu kanë nevojë për një sulmues të llojit të Drogbas. Ancelotti në fakt e dëshironte sulmuesin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor, por ky trajner vështirë se do të jetë në krye të këtij ekipi në sezonin e ardhshëm.

    Drogba së fundi është lidhur edhe me Manchester Cityn, si dhe me një rikthim te ish-klubi i tij, Olimpique Marseille.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:45 pm

    Reali kërkon mbrojtësin Bruno Alves

    Mbrojtësi i klubit portugez, Porto, Bruno Alves, raportohet se është nën vështrimin e Real Madridit.
    Pavarësisht zgjedhjeve presidenciale në Real, stafi aktual i klubit ende është aktiv në tregun e transferimeve, pasi së fundi u bë e ditur se ata kishin dërguar edhe një ofertë në drejtim të sulmuesit të Manchester United, Carlos Tevez, ofertë kjo që u refuzua nga argjentinasi.

    Sipas mediave spanjolle Reali ka kthyer shikimin kah një lojtar tjetër, kësaj here i repartit mbrojtës, dhe ky është Bruno Alves. Në konkurrencë për të është edhe Chelsea.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:46 pm

    Diego: Zidane është modeli im

    Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, është i bindur se do të ketë ndikim të madh në Juventus në sezonin e ardhshëm.
    “Le të themi se jemi shumë afër, vetëm një hap të vogël larg nga marrëveshja. Dua të luaj për Juventusin. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Itali pasi mendoj se Serie A është liga më e bukur dhe më sfiduese dhe tash Juve ka treguar se vërtet më dëshiron mua”, ka thënë Diego.

    “Atje ka dhe gjithmonë ka pasur kampionë të mëdhenj. Zidane është model i imi dhe gjithmonë e kam parë atë në TV. Ai ishte francez por kishte këmbë braziliane”.

    “A jam i frikësuar nga presioni i rritur në Serie A? Jo, jam mësuar. Kam luajtur për ekipin kombëtar të Brazilit që kur i kam mbushur 19 vjet dhe ka qenë e njëjta dramë kur humb ndeshje”, ka shtuar braziliani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:46 pm

    Tevez ndjehet i parespektuar

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Ligën Premier, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai nuk do të luajë për Djajtë e Kuq në sezonin e ardhshëm.
    “Qëllimi im është që të mbetem në Ligën Premier, sepse kjo është liga më konkurruese në botë, edhe pse jam i vetëdijshëm për interesimet e skuadrave spanjolle dhe italiane”.

    “Kur të përfundojë Kampionati do të vendos se ku do të shkoj. Ndjej dhimbje që duhet të largohem nga Manchester Unitedi, për shkak të tifozëve”.

    “Është e vështirë për mua që ta pranoj këtë vendim. Secila ditë që kalon është më e vështirë për mua, sepse e di se nuk do të luaj më për këtë skuadër”.

    “Drejtuesit e skuadrës thonë se unë jam pranë zgjatjes së kontratës, mirëpo kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk më kanë respektuar. Asnjëherë nuk kam kërkuar nga Ferguson ndonjë sqarim, por lojtari e kupton kur nuk bën pjesë në planet e skuadrës”, ka thënë argjentinasi për “TyC Sports”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:46 pm

    Wolfsburg shumë pranë titullit

    Lideri i Bundesligës, Wolfsburg, e ka shkatërruar skuadrën e Hannoverit, për të bërë një hap shumë të sigurt drejt titullit të Kampionatit gjerman.
    Takimi i zhvilluar të shtunën në AWD Arena, ndërmjet Hannoverit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren skuadrës mysafire me rezultat prej 5-0.

    Serinë e golave e filloi sulmuesi në top-formë, Edin Dzeko, në minutën e 14-të, ndërsa më pastaj sulmuesi tjetër në formë, Grafite, dyfishoi dhe trefishoi rezultatin pa përfunduar pjesa e parë (33’ dhe 36’).

    Në pjesën e dytë Wolfsburgu shënoi edhe dy herë me anë të sulmuesit boshnjak, i cili në minutën e 53-të shënoi golin e katërt për mysafirët dhe të dytin personal, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Dzeko kompletoi hat-trickun e tij.

    Me këtë fitore Wolfsburgu ka dy pikë më shumë se Bayern Munichu kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:47 pm

    Bayerni bën një hap fals

    Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, ka barazuar në fushë të Hoffenheimit, për t’ia përkeqësuar vetes punët për titullin e sivjetmë të Ligës elite gjermane.
    Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të anësorit francez Franck Ribery (16’), mirëpo vendasit shumë shpejt e barazuan rezultatin me anë të Demba Ba (21’).

    Në minutën e 29-të, vendasit madje krijuan epërsinë, ndërsa golashënues ishte Carlos Eduardo.

    Krejt çka bënë mysafirët ishte goli i barazimit i shënuar nga Luca Toni pa përfunduar pjesa e parë e lojës (44’).

    Me këtë barazim Bayerni mbetet dy pikë prapa liderit Wolfsburg dhe barazohet me pikë me Stuttgartin ( i cili e mposhti Energie Cottbusin), skuadër me të cilën bavarezët do të ndeshen në javën e fundit në Allianz Arena.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:47 pm

    Nuk ka marrëveshje me Realin!

    Babai/agjenti i Ricardo Kaka, Bosco Liete, ka dhënë një deklaratë me anë të të cilës ka mohuar spekulimet e gazetës “AS”, sipas të cilave superylli i Milanit kishte arritur marrëveshje me pretendentin për presidencën e Real Madridit, Florentino Perez.
    “Nuk ka marrëveshje me Real Madridin apo këdo tjetër, dhe nuk është e vërtetë ajo që thuhet se Kaka tashmë ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën spanjolle”.

    “Kaka është i përqendruar maksimalisht në xhirot finale të Kampionatit dhe lojaliteti i tij për Milanin është i qëndrueshëm si gjithmonë”, ka thënë Bosco Leite për “La Repubblica”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sat May 16, 2009 12:47 pm

    Roma fiton pas dramës në Olimpico

    Skuadra e Romës ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në shtëpi kundër Catanias.
    Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Catanias, ka përfunduar me rezultat prej 4-3 në favor të skuadrës vendase.

    Në pjesën e parë të ndeshjes Roma ishte dukshëm skuadër më e fuqishme në fushë dhe kjo u pa edhe në rezultat.

    Giallorossët kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të Simone Perrottas, por vetëm tre minuta më vonë (15’), Giacomo Tedesco e barazoi rezultatin.

    Nuk kaloi shumë kohë (17’) dhe Roma riktheu epërsinë ndërsa golashënues ishte sulmuesi Mirko Vucinic.

    Mesfushori italian Simone Perrotta shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën vendase në minutën e 31-të, dhe me rezultatin prej 3-1 në favor të Giallorosëve, skuadrat shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë lojtarët e Catanias u treguan shumë të rrezikshëm. Porsa filloi fraksioni i dytë i lojës (47’), Giuseppe Mascara ngushtoi epërsinë në 3-2.

    Ishte Takayuki Morimoto, lojtari i cili e barazoi rezultatin (72’) duke shmangur grackën e ‘ofside-t’.

    Deri në fund të takimit vendasit ishin kërkues të golit të fitores dhe këtë e arritën në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2) me anë të mbrojtësit veteran Christian Panuci.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 3:50 pm

    Parma rikthehet në Serie A


    Ekipi i Parmës është rikthyer në Serie A pas vetëm një viti të kaluar në Serie B, pasi ka siguruar pozitën e dytë në tabelë.
    Në ndeshjen e fundit Parma barazoi me rezultat 2-2 në udhëtimin tek Cittadella dhe me 72 pikë të grumbulluara tashmë është e paarritshme kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

    Hera e fundit kur Parma u rikthye në Serie A ishte para 19 vitesh, pas të cilës ra nga liga vetëm vitin e kaluar, pasi fitoi 4 trofe ndërkombëtar gjatë kësaj periudhe.

    Në vitet e vonshme të 90-ta, Parma ishte një prej klubeve më të mira në Itali, ndërsa për të kanë luajtur edhe Fabio Cannavaro, Gianluigi Buffon dhe Lilian Thuram. Gjatë kësaj periudhe ata fituan Kupën e Italisë dhe Kupën UEFA.

    Në Serie A do të promovohet edhe Bari, që e siguroi atë që në javën e kaluar. Ekipi i tretë që do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm, mbetet të caktohet përmes play-offit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat May 16, 2009 3:50 pm

    Udine i bën nder Interit

    Skuadra e dytë në tabelën e Serie A, Milan, ka pësuar humbje nga Udinese duke i mundësuar rivalit të qytetit, Inter, që të shpallet automatikisht kampion i Italisë.
    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Friuli ndërmjet Udineses dhe Milanit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-1.

    Udine kaloi në epërsi në minutën e 31-të me anë të Gaetano D'Agostinos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

    Me të filluar pjesa e dytë (49’), vendasit dyfishuan epërsinë me golin e Cristian Zapatas, pas një goditje nga këndi të D'Agostinos.

    Krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Massimo Ambrosini në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3).

    Me këtë humbje të Milanit mbyllet gara për titull pasi që Nerazzurët shpallen edhe matematikisht kampionë të Serie A edhe këtë edicion.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun May 17, 2009 4:10 am

    Reali mposhtet, Barcelona kampion i ri

    Real Madridi më nuk është kampion i Spanjës, pasi ka pësuar edhe një herë, kësaj here nga Villarreali me rezultat 3-2, duke i lejuar Barcelonës të shpallet kampion i ri me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

    Villarreali javën e kaluar prishi planet e Barcelonës, duke ia pamundësuar të fitojë titullin në Camp Nou, por kësaj here i bëri një nder tjetër duke mposhtur Real Madridin dhe duke ua ‘dhuruar’ më herët titullin katalanasve.

    Vendasit kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes me anë të një goli me kokë të shënuar nga sulmuesi francez Robert Pirez, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

    Reali u rikthye mbarë pas pauzës, duke barazuar që në minutën e dytë të pjesës së dytë me anë të golit të parë këtë sezon të Rafael Van der Vaart.

    Vendasit rimorën epërsinë pas edhe 15 minutash tjera me anë të Cani (62’), para se mbretërit të barazojnë edhe një herë, dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes kësaj here me anë të Gonzalo Higuain (88’).

    Por, si në ndeshjen e kaluar ndaj Barcelonës, Villarreali shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, kësaj here për të marrë tri pikë të plota nga derbi i javës me anë të golit të Joan Capdevilla.

    Me këtë fitore Villarreali mban gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ngjitet në pozitën e pestë, me 59 pikë, sa ka edhe Valencia në pozitën e katërt, e që nesër udhëton tek Atletico Madrid.

    Reali mbetet në pozitën e dytë me 78 pikë, pa asnjë gjasë për të arritur Barcelonën, që ka 86 pikë në krye të tabelës, e që nesër do të fitojë titullin në fushë të Mallorcas, pavarësisht rezultatit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun May 17, 2009 4:10 am

    Ronaldo: E dua Unitedin

    Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se është shumë i lumtur që është një Djall i Kuq.

    Për portugezin vazhdojnë spekulimet se gjatë verës do të kalojë te Real Madridi, mirëpo në një intervistë për “News of the World”, Ronaldo e ka bërë të ditur se ai mund të mbetet në Old Trafford.

    “Ky klub është një familje dhe jam shumë, shumë i lumtur këtu. Është një arritje shumë e madhe fitorja e sërishme e Ligës Premier. Të gjithë janë shumë miqësorë në këtë skuadër dhe kjo është arsyeja pse e dua Manchester Unitedin”, ka thënë lojtari më i mirë në botë për vitin 2008.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun May 17, 2009 4:11 am

    Kaka: Milani nuk mund të mungojë në LK

    Pas humbjes së të shtunës, Milani ende nuk e ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ndërsa Ricardo Kaka, thotë se Rossonerët me çdo kusht do të jenë në garën më të madhe evropiane të futbollit.

    “Jemi të zhgënjyer se prisnim ta sigurojmë kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.

    “Tash na ka mbetur që në dy ndeshjet e radhës t’i rregullojmë gjërat (kundër Romës dhe Fiorentinës)”.

    “Është turp (po të mos kualifikohemi), sepse jemi të vetëdijshëm se sa shumë e dëshirojnë këtë garë tifozët tanë, prandaj dy ndeshjet e radhës do të jenë sikurse finale për ne”, ka thënë braziliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun May 17, 2009 4:11 am

    Drogba mund të ndërrojë skuadër

    Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka njoftuar se do të takohet me drejtuesit e skuadrës në fund të sezonit për të diskutuar për të ardhmen e tij.

    Kontrata e Drogbas skadon pas diçka më shumë se një vit, ndërsa në një intervistë për “Sunday People”, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se ai mund të largohet nga Blutë.

    “Pas finales së Kupës FA dëshiroj të takohem me drejtuesit e skuadrës dhe pastaj do të vendos se çka është mirë për mua. Ndërsa tani, dëshiroj të mbetem i përqendruar për ta fituar nj trofe me Chelsean”, ka thënë 31-vjeçari.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 11 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 8:09 pm