Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:22 pm

    Dunga nuk do të ftojë Ronaldon për Kupën e Konfederatave

    Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, tashmë ka vendosur në mendje të mos e përfshijë sulmuesin brazilian Ronaldo për Kupën e Konfederatave, garë kjo e cila do të fillojë në qershor në Afrikën e Jugut.

    Ronaldo shpresoi për një rikthim në kombëtare pas formës së mirë që po kalon në Corinthians, ku tashmë ka shënuar tetë gola në 10 ndeshje, por kjo nuk e ka bindur Dungan që të mendojë për përfshirjen e Fenomenit në skuadër.

    Madje as edhe presioni nga presidenti i vendit, e as ai nga yjet si Pele dhe Romario, duket se nuk ka pasur ndikim në vendimin e trajnerit brazilian.

    Dunga ka thënë për gazetën “Estado de Sao Paolo” se lëndimi i ndjeshëm i gjurit të Ronaldos është një faktor rreziku, pasi ai beson se ndeshjet në Kupën e Konfederatave janë shumë më të ashpra se ato në kampionatin brazilian.

    Ekipi i saktë i cili do të udhëtojë këtë verë për në Afrikën e Jugut, do të zbulohet nga Dunga më 21 maj.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:22 pm

    NBA: Wade ruan shpresat e Miami Heat

    Dwyane Wade ka shpërthyer duke shënuar 41 pikë për të udhëhequr Miami Heat në fitoren 98-72 ndaj Atlanta Hawks, fitore kjo që do të detyrojë edhe zhvillimin e ndeshjes së shtatë për të përcaktuar fituesin e rundit të parë të play-offit në mes dy ekipeve.

    Michael Beasley shënoi 22 pikë dhe 15 kërcime, derisa Miami shmangi eliminimin për të barazuar në 3-3 numrin e fitoreve.

    Për Atlantan, Mike Bibby shënoi 20 pikë, ndërsa Ronald Murray dhe Joe Johnson shënuan secili nga 13 pikë. Hawks nuk kanë fituar në seritë e play-offit që nga viti 1999.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:22 pm

    Lippi: Milani nuk ka shans të fitojë skudeton

    Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, është i bindur se Interi tashmë e ka fituar kampionatin, pavarësisht dëshirës së tij që gjithçka të jetë ende e hapur.

    Interi është duke udhëhequr në tabelën e Serie A me 74 pikë nga 33 ndeshjet e zhvilluara, derisa Milani ngec me shtatë pikë në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të sezonit.

    “Rosonerët kanë luajtur një futboll të bukur së fundi, dhe pavarësisht shumë problemeve që kanë pasur këtë sezon, ata duhet të vazhdojnë ta sfidojnë kampionatin, derisa kjo matematikisht është e mundur”, ka thënë Lippi për Gazzetta dello Sport.

    “Edhe pse e them këtë, është shumë vonë për ta të synojnë të fitojnë titullin e kampionatit. Ëndrra e tyre ka marrë fund”, shton më tej italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:22 pm

    Reina: Ne jemi Liverpooli dhe nuk dorëzohemi

    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, pohon se ai, trajneri dhe bashkëlojtarët e tij, janë të vendosur të luftojnë për titull, deri sa kjo gjë të jetë e pamundur matematikisht.

    “Ne do ta vazhdojmë luftën deri në fund. Kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll, ndërsa Manchester Unitedi mund të gabojë sërish, prandaj ne duhet të jemi gati”.

    “Ne jemi Liverpooli dhe nuk dorëzohemi. Unë e kuptoj plotësisht atë që kërkojnë tifozët nga ne. Titulli i Ligës është ëndrra e cila ende është e realizueshme për ne”, ka thënë spanjolli për “The Guardian”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:23 pm

    Almunia dëshiron Chelsean në finale

    Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, ka deklaruar se nëse e eliminojnë Manchester Unitedin në ndeshjen kthyese gjysmëfinale, atëherë në finale të Ligës së Kampionëve, Topçinjve më shumë do t’u konvenonte të luanin kundër Chelseat sesa kundër Barcelonës.

    “Në finale do ta dëshiroja Chelsean. Ajo është skuadër që mund të parashikohet më lehtë, derisa Barcelona ka resurse më të mëdha. Ne e njohim Chelsean dhe e dimë si luan. Blutë nuk do të mund të na befasonin”.

    “Gjysmëfinalja jonë e parë kundër Manchester Unitedit qe shumë më e mirë sesa ajo e Chelseat kundër Barcelonës. Chelsea kishte udhëtuar në Spanjë vetëm për t’u mbrojtur dhe bëri një lojë të mërzitshme”.

    “Ata dëshmuan se krejt çka dëshironin ishte rezultati 0-0. Trajneri ynë Arsene Wenger nuk di ta formojë një skuadër e cila nuk hy në fushë për të fituar”, është cituar spanjolli nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:23 pm

    Fenerbahce ofertë serioze për Ronaldinhon

    Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, në sezonin e ardhshëm mund ta veshë fanellën e Fenerbahces, pasi që skuadra turke është duke përgatitur një ofertë serioze për të.

    Faqja gjermane 4-4-2.com njofton se drejtuesit e skuadrës së madhe turke do të bëjnë një ofertë serioze për ish-lojtarin më të mirë në botë, nëse ata arrijnë të sigurojnë shërbimet e ish-trajnerit të Chelseat, Luiz Felipe Scolari.

    Mediat në Stamboll pohojnë se Fenerbahce është gati të ofrojë 21 milionë euro për të fituar shërbimet e brazilianit, që është vlera e ngjashme të cilën e kanë paguar Rossonerët për ta blerë atë nga Barcelona.

    Skuadra turke është e gatshme t’i ofrojë pesë milionë euro për sezon Ronaldinhos me kusht që ta joshë atë drejt Stambollit, mirëpo do të jetë vështirë që zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, të lejojë largimin e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:23 pm

    Fat i keq për Eduardon !

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se sulmuesi kroat Eduardo ka pësuar një tjetër lëndim, i cili do ta mbajë atë jashtë fushe deri në fund të sezonit.

    Braziliani me pasaportë kroate u inkuadrua nga stoli gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Old Trafford kundër Manchester Unitedit, ndërsa pësoi një tjetër lëndim në një përplasje me mbrojtësin e Djajve të Kuq, Rio Ferdinand.

    “Sezoni ka marrë fund për të. Që nga rikuperimi i tij duket se, të gjitha gjërat më të imëta që parashikohen të ndodhnin, i kanë ndodhur atij”.

    “E kemi përcjellë mirë xhirimin dhe ai nuk kishte asnjë shans që t’i shpëtonte lëndimit. Ai ishte në tokë dhe Rio rra mbi të. Ishte një fat i keq”, është cituar Wenger nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:23 pm

    Cannavaro dhe Juventus shumë afër

    Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka pranuar se është shumë afër transferimit te Juventusi, mirëpo ka pohuar se duhen sqaruar edhe disa gjëra para se të ndodh ky transferim.

    Qendërmbrojtësi italian ka vendosur të kthehet te skuadra të cilën e braktisi në vitin 2006 pas skandalit Calciopoli, ndërsa mediat italiane kanë nxituar të spekulojnë se tashmë është arritur marrëveshja.

    Megjithatë, Cannavaro mbetet i qetë në deklaratat e tij duke pohuar dëshirën e tij dhe të Juventusit për të qenë bashkë sërish, porse ende asgjë nuk është nënshkruar.

    “E di se Juventusi është afër, mirëpo ende nuk është arritur marrëveshja”, i ka thënë mbrojtësi italian gazetës spanjolle “Marca”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:24 pm

    Cana favorizon Unitedin për Ligën e Kampionëve

    Kapiteni i Olimpique de Marseille, Lorik Cana, ka deklaruar se edhe këtë sezon trofeu i Ligës së Kampionëve do të shkojë në Old Trafford.

    Manchester United ka fituar me rezultat minimal prej 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, ndërkohë që javën që vjen zhvillohet ndeshja kthyese në Emirates Stadium.

    Nga ana tjetër, gjysmëfinalja tjetër e zhvilluar në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Chelseat ka përfunduar pa gola dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në Stamford Bridge.

    “Unë mendoj se Manchester United do ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve”, është shprehur mesfushori kuqezi për faqen zyrtare të klubit francez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:24 pm

    United vazhdon me fitore

    Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Premier duke mposhtur skuadrën e Middlesbrough në Riverside Stadium me rezultat prej 2-0.

    Djajtë e Kuq shënuan nga një gol në secilën pjesë për të përforcuar pozitën e parë në tabelë kundrejt rivalëve për titull, Liverpool dhe Chelsea.

    Golin e parë për mysafirët e shënoi veterani Ryan Giggs (25’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ji-Sung Park me të filluar pjesa e dytë (51’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:24 pm

    Wolfsburg shkatërron Hoffenheimin, Bayerni në vendin e dytë

    Lideri i tabelës në Bundesliga, Wolfsburg, ka shënuar fitore të lartë me rezultat prej 4-0 në Volkswagen Arena kundër skuadrës, e cila në asnjë mënyrë nuk po e merr veten, asaj të Hoffenheimit. Fitore ka shënuar edhe kampioni në fuqi Bayern Munich në Allianz Arena kundër skuadrës së Monchengladbach.

    Edin Dzeko vazhdon të jetë lojtari kryesor i Wolfsburgut, i cili edhe në këtë përballje qe njeriu i ndeshjes duke shënuar hat-trick.

    Të gjithë golat e skuadrës vendase u shënuan në pjesën e dytë të takimit pasi pjesa e parë përfundoi pa gola. Në minutën e 66-të Edin Dzeko shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa epërsinë e dyfishoi në minutën e 74.

    Katër minuta më vonë (78’) boshnjaku kompletoi hat-trickun e tij, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Grafite nga pika e bardhë (89’).

    Nga ana tjetër, Jupp Heynckes e ka filluar me fitore qëndrimin e tij në stolin e Bayern Munichut.

    Me golat e Bastian Schweinsteiger (33’) dhe Hamit Altintop (42’) skuadra bavareze e ka mposhtur Monchengladbachun. Të vetmin gol për mysafirët e shënoi Filip Daems nga pika e bardhë (38’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:25 pm

    Blutë nuk lejojnë befasi

    Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Fulhamit në Stamford Bridge, para ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve në mesjavën e ardhshme kundër Barcelonës.

    Blutë i kaloi në epërsi Nicolas Anelka që në minutën e parë të ndeshjes, mirëpo tre minuta më pas Erik Nevland barazoi rezultatin.

    Anelka ishte pjesëmarrës edhe në aksionin e golit të dytë të Chelseat, të cilin e konkretizoi Florent Malouda në minutën e dhjetë për t’ia dhënë sërish epërsinë skuadrës vendase.

    Rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vendosi Didier Drogba në minutat e para të pjesës së dytë (53’), por duhet përmendur sërish përfshirjen e lojtarit më të mirë në këtë takim, Nicolas Anelka.

    Me këtë fitore Chelsea barazohet me pikë me Liverpoolin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe parapërgatitet për takimin e vështirë kundër Barcelonës, të cilin e zhvillon të mërkurën mbrëma para tifozëve të vet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:25 pm

    Fitore bindëse e Arsenalit

    Arsenali vazhdon të qëndrojë i sigurt në pozitën e katërt në tabelë pasi të shtunën ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0, si mysafir i Portsmouthit.

    Topçinjtë i kaloi në epërsi Nicklas Bendtner në minutën e trembëdhjetë të takimit, ndërsa disa minuta pa përfunduar pjesa e parë (41’), i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë.

    Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u kujdes Carlos Alberto Vela (56’). Kjo fitore do t’i shërbejë Arsenalit si parapërgatitje për ndeshjen e vështirë të të martës mbrëma kundër Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:25 pm

    Spektakël dhe turpërim

    Superderbi evropian i futbollit ‘el Clasico’ i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren e lartë prej 6-2 të skuadrës mysafire, e cila i turpëroi Mbretërit para tifozëve të vet.

    Pjesa e parë

    Los Blancos e filluan shumë mirë takimin duke krijuar presion te kundërshtari i tyre dhe kjo rezultoi me shënimin e golit të avantazhit.

    Një kalim i bukur i Sergio Ramosit, i cili krosoi në drejtim të zonës së rrezikshme për ta gjetur argjentinasin Gonzalo Higuain, i cili me kokë e mposhti portierin Victor Valdez (14’) për të çuar në këmbë gjithë Bernabeun.

    Mirëpo ky gëzim i vendasve zgjati vetëm tre minuta: Thierry Henry pranoi një pasim të mençur nga Lionel Messi, dhe arriti që në mënyrë dinake ta mposhtë portierin vendas.

    Që nga barazimi i rezultatit, Barcelona e imponoi lojën e vet në fushë duke paaftësuar të gjitha repartet e Real Madridit.

    Në këtë mënyrë, Blaugranët arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë vetëm në pjesën e parë.

    Fillimisht krijoi avantazhin mbrojtësi Carles Puyol, i cili kërceu më së larti nga një krosim i Xavit nga gjuajtja e lirë për të shënuar në portën madrilene (25’).

    Pas disa tentativave të dështuara përballë portierit vendas, më në fund Leo Messi shfrytëzoi një gabim të Los Merengues për ta mposhtur të ‘pamposhturin’ Iker Casillas.

    Gjatë pjesës së parë, Barcelona ka mundur të shënojë disa herë, por falë intervenimeve bravuroze të portierit Casillas, Mbretërve iu dha mundësia për të shpresuar që në pjesën e dytë t’i ndryshojnë gjërat.

    Pjesa e dytë

    Sikurse në pjesën e parë, edhe në fillimin e fraksionit të dytë të lojës vendasit u treguan më kërkues ndaj golit dhe këtë gjë e arritën, kur një krosim nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Sergio Ramos për ta ngushtuar epërsinë në 3-2 (56’).

    Mirëpo, atëherë kur pritej që Reali të jetë ofanziv dhe ta merr lojën në dorë, në skenë doli sërish Thierry Henry, i cili heshti ovacionet e tifozëve vendas (58’).

    Në ndërkohë, trajneri i Los Merengues u mundua me anë të zëvendësimeve të ndryshonte ritmin e lojës së skuadrës së tij, mirëpo kampionët në fuqi ishin të pafuqishëm përballë skuadrës mjaft të përgatitur të Barcelonës.

    Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Super-Leo Messi tregoi magjinë e tij me golin e dytë personal në këtë takim dhe të pestin për Barcelonën, por merita kryesore për këtë gol i takoi mesfushorit Xavi Hernandez.

    Radha për të shënuar në këtë takim i erdhi edhe mbrojtësit Gerard Pique (83’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar të takimit, Real Madrid-dy, Barcelona-gjashtë.

    Pas kësaj humbjeje Real Madridi do të gjendet sërish shtatë pikë prapa Barcelonës kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar.

    Mirëpo, pas këtij turpëri Mbretërit duhet që me dorën e vet t’ua dorëzojnë trofeun e titullit kampion të La Ligas katalunasve, të cilët me këtë lojë treguan se pa asnjë dyshim e meritojnë titullin kampion këtë sezon.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:26 pm

    Lazio e pafuqishme përballë Interit

    Lideri i Serie A, Inter, ka shënuar fitore shumë të rëndësime kundër Lazios, për të qëndruar i sigurt në krye të tabelës drejt titullit të radhës në Kampionatin italian.

    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Lazios ka përfunduar me fitoren e skuadrës zikaltër me rezultat prej 2-0.

    Të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë. Golin e parë në ndeshje e shënoi, kush tjetër, pos Zlatan Ibrahimovicit (58’), i cili shënoi golin e 21-të të sezonit duke u barazuar sërish me Marco Di Vaion në listën e golashënuesve më të mirë të sezonit.

    Golin e dytë dhe të fundit e shënoi Sulley Ali Muntari njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (70’), pasi pranoi një asist të bukur nga Ibracadabra.

    Me këtë fitore kampionët në fuqi largohen në dhjetë pikë diferencë nga Milani që mban vendin e dytë, por që të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 34 si mysafir i Catanias.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:26 pm

    Ferguson: Chelsea do të luajë në finale

    Duket se trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, nuk e ka përcjellë el Clasicon e të shtunës mbrëma, sepse ka deklaruar se skuadra e Chelseat do ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

    Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në Camp Nou përfundoi pa gola, ndërsa të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja e kthimit në Stamford Bridge, dhe trajneri i Djajve të Kuq beson se Blutë do të kualifikohen në finale.

    “Mendoj se Chelsea do të vazhdojë në finale, sepse tash ata do ta udhëheqin ndeshjen”.

    “Barcelona është një skuadër e rrezikshmen në shtëpi, mirëpo mungesa e dy mbrojtësve (Carles Puyol dhe Rafael Marquez) do ta bëjë Barcën të lëndueshme, sidomos pasi luan si mysafir”, ka thënë skocezi për “The Observer”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:26 pm

    Benitez: Nuk do ta kthejmë Owenin

    Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka mohuar mundësinë e rikthimin në Anfield të sulmuesit të Newcastle United, Michael Owen.

    “Michael është ende një lojtar i ri, është një sulmues i mirë dhe dëshiron të luajë në secilën ndeshje”.

    “Tash për tash unë i kam Fernando Torresin dhe Steven Gerrardin me të cilët luaj në sulm (prandaj nuk kam nevojë për sulmues)”, është shprehur spanjolli.

    Owen po kalon një formë të keqe te Newcastle dhe shpresonte se rikthimi te Redsat do ta kthente atë në formën e dikurshme, mirëpo këto fjalë të Benitez sigurisht se do të jenë zhgënjyese për të.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:27 pm

    Ibra: Tifozët më motivuan më shumë

    Interi ka bërë një hap shumë të madh drejt titullit kampion të Serie A, pasi me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Lazios thuajse ka fundosur çdo shpresë të rivalëve të qytetit për të ndryshuar diçka në vazhdën e Kampionatit.

    Zlatan Ibrahimovic ishte njeriu kryesor i fitores prej 2-0 të Interit, pasi që e shënoi golin e parë dhe ishte asistues në të dytën, megjithatë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes tifozët i kishin fishkëllyer ish-sulmuesit të Juventusit.

    “Tifozët vetëm se më motivuan. Unë shënova dhe asistova, dhe thjeshtë e bëra punën time në fushë. Të tjerat nuk kanë rëndësi, harrohen menjëherë pas ndeshjes”, ka thënë Ibra për “Rai”.

    Së fundmi Ibracadabra ka deklaruar se do ta kërkojë të ardhmen e tij në një skuadër tjetër dhe për këtë arsye ai është bërë i padëshiruar dhe tifozët kanë reaguar në atë mënyrë, ndërkohë që pas golit të shënuar suedezi nuk kishte mundur të mos reagonte duke iu thënë tifozëve të heshtnin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:28 pm

    Adebayor vesh fanellën e Milanit në fund të sezonit ?

    Sipas "The News of the World", trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm ta shesë sulmuesin Emmanuel Adebayor në fund të këtij sezoni.

    I njëjti burim njofton se verën që vjen Emmanuel Adebayor do t’i shitet Milanit për një çmim prej 34 milionë eurosh.

    Milani qe një kohë të gjatë është i interesuar për shërbimet e sulmuesit nga Togo, por Topçinjtë nuk lejonin largimin e tij.

    Megjithatë, sipas këtyre informatave, duket se këtë verë Rossonerët do ta bëjnë të mundshëm transferimin e 24- vjeçarit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:28 pm

    Finalja e Romës: Nadal vs. Djokovic

    Të shtunën Novak Djokovic e ka eliminuar Roger Federerin (4-6, 6-3, 6-3) nga gjysmëfinalja e “Rome Masters” për të siguruar kalimin në finale dhe mundësinë që ta mbrojë titullin.

    “Mendoj se kjo nuk ishte një përballje të cilën nuk duhej ta humbja, sepse zakonisht nuk hedh në ujë mundësi të këtilla”, është shprehur Federer.

    Serbi në finale do të ndeshet me tenistin numër një në botë, spanjollin Rafael Nadal, i cili eliminoi Fernando Gonzalezin (6-3, 6-3).

    Finalja ndërmjet Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të zhvillohet të dielën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:29 pm

    Iniesta: Ishte ndeshje e përsosur

    Sikurse të gjithë bashkëlojtarët e tij, edhe Andres Iniesta është shprehur tejet i kënaqur me fitoren prej 6-2 të Barcelonës kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.

    “Ishte nj ndeshje e përsosur. Çfarë mund të kërkoni më shumë kur rezultati ishte 6-2. Personalisht jam shumë i kënaqur”.

    “Ky sezon ka qenë i shkëlqyer dhe ne dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha trofetë (e mundshme)”.

    “Vetëm mendimi se të mërkurën luajmë ndeshjen e cila mund të na dërgojë në finale (të Ligës së Kampionëve) është diçka e jashtëzakonshme’, u ka thënë spanjolli gazetarëve pas ‘el Clasicos’.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:30 pm

    Ronaldo: Ëndrra ime madrilene ka vdekur

    Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se çdo tentativë për të kaluar te Real Madridi tashmë ka marrë fund dhe e ardhmja e tij mbetet në Old Trafford.

    Telenovela ‘CR7-Real Madrid’ po zgjat qe një kohë të gjatë, por në një intervistë për “Sunday Mirror”, portugezi e ka bërë të qartë se nuk është më i interesuar që të kalojë në Santiago Bernabeu dhe se do t’i mbetet besnik Unitedit.

    “Nuk mendoj më për Madridin. Ajo ëndërr ka vdekur. E vetmja gjë për të cilën mendoj tani është Manchester Unitedi dhe titulli i Ligës së Kampionëve në Romë”, është shprehur lojtari më i mirë në botë për vitin 2008.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:30 pm

    Van Persie kthehet kundër Unitedit

    Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, do t’i japë një mbështetje të madhe lojës së Topçinjve, pasi që do të jetë i gatshëm të luajë të martën mbrëma në Emirates Stadium kundër Manchester Unitedit, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

    Holandezi ka munguar në tri javët e fundit të sezonit, si pasojë e një lëndimi në ijë, ndërkohë që “Sunday Mirror” njofton se ai do ta shoqërojë Emmanuel Adebayorin në sulmin e Topçinjve.

    Arsenali duhet ta përmbysë rezultatin prej 1-0 që e pësoi në Old Trafford, ndërsa mësohet se mungesa e Gael Clichy është definitive, derisa Mikael Silvestre është në dyshim për lojë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:30 pm

    Fitore bindëse e Liverpoolit

    Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Newcastle United në takimin e të dielës në Anfield.

    Redsat kanë mundur ta fitojnë me epërsi shumë më të madhe këtë takim, mirëpo fati ishte në anën e Newcastle pasi që disa herë shtylla i shpëtoi mysafirët.

    Golin e parë në takim e shënoi Yossi Benayoun (22’), nga një pozicion i dyshimtë, ndërsa gjashtë minuta më vonë Dirk Kuyt e dyfishoi epërsinë duke mposhtur me kokë portierin Harper.

    Edhe goli i tretë u shënua me kokë, pas një krosimi të Aurelios, ndërsa golashënues ishte Lucas Leiva (87’).

    Me këtë fitore Liverpooli afrohet në tre pikë ndaj Manchester Unitedit kur kanë mbetur edhe tri javë për t’u zhvilluar, por duhet të kihet parasysh që kampionët në fuqi e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:30 pm

    Milan vazhdon me fitore

    Skuadra e dytë në Serie A, Milan, ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 si mysafir i Catanias në Stadio Massimino.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi ‘njeriu gol’, Filippo Inzaghi, i cili pranoi një top nga Ricardo Kaka, për ta mposhtur portierin Kosicky (27’).

    Përveç asistimit, Kaka u regjistrua edhe në listën e golashënuesve, pasi që ishte pikërisht braziliani lojtari i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje (52’).

    Kjo fitore e përforcon Milanin në pozitën e dytë me katër pikë më shumë se Juventusi që ka barazuar kundër Lecces.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:31 pm

    Ranieri: Nuk jap dorëheqje

    Juventusi ka dështuar të shënojë fitore edhe këtë javë, pasi që ka barazuar në Stadio Olimpico të Torinos kundër Lecces, ndërsa trajneri Claudio Ranieri vazhdon të mos ndjehet i turpëruar me punën që po bën.

    Zonja e Vjetër edhe pse e përmbysi disavantazhin prej një goli në pjesën e dytë, nuk arriti ta mbante epërsinë deri në fund dhe në minutat shtesë të takimit (90’+3) mysafirët e barazuan rezultatin në 2-2.

    “Nuk po luajmë mirë dhe jemi duke e dëmtuar një sezon të shkëlqyer të cilin e patëm deri para një muaji”.

    “Si gjithmonë, unë mundohem të inkuadroj në fushë lojtarët të cilët mendoj se janë më të mirët, dhe e marr gjithë përgjegjësinë nëse gjërat shkojnë keq”.

    “Nuk e di nëse dikush planifikon të më largojë nga skuadra. Megjithatë, unë do të vazhdojë punën time ashtu si di”, ka thënë Ranieri për “Sky Italia” pas ndeshjes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:31 pm

    Spalletti i zhgënjyer pas barazimit

    Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas barazimit të të dielës pa gola kundër Chievon në Olimpico, gjë që thuajse i ka dhënë fund mundësive të Giallorossëve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi Roma gjendet tetë pikë prapa Fiorentinës që mban vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar.

    “Chievo luajti për barazim dhe kjo na i vështirësoi shumë gjërat. Ata bënë 50 ndërhyrje pa leje në fushën e tyre, dhe thjeshtë na pamundësuan depërtimin”.

    “Po ashtu edhe ne nuk luajtëm mirë siç duhej të luanim, mirëpo skuadra u mundua dhe e bëri punën e vet në fushë”, tha Spalletti pas ndeshjes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:31 pm

    Espanyol bën një hap të madh drejt ekzistencës

    Skuadra e Espanyolit ka shënuar fitore bindëse kundër Valencias për të bërë një hap të madh drejt ekzistencës në elitën e futbollit spanjoll.

    Takimi i zhvilluar të dielën në Montjuic, ndërmjet Espanyolit dhe Valencias, ka përfunduar me fitoren prej 3-0 të skuadrës vendase.

    Tre golat e skuadrës së dytë nga qyteti i Barcelonës u shënuan në pjesën e dytë të takimit.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi Roman Martinez (66’), ndërsa dyfishoi Nicolas Pareja (82’). Rezultatin përfundimtar e vendosi Nene nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit (90’+6).

    Me këtë fitore Espanyoli ngjitet në pozitën e katërmbëdhjetë me një pikë më shumë se Betisi dhe një pikë më pak se Racing Santanderi, që mbajnë pozitat pesëmbëdhjetë dhe trembëdhjetë, respektivisht.

    Ndërkohë Valencia ka ruajtur pozitën e katërt me një pikë më shumë se Villarreali që të shtunën mbrëma është mposhtur nga Sevilla.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:31 pm

    Nadal mposht Djokovicin

    Tenisti numër një në botë Rafael Nadal ka fituar trofeun e “Rome Masters” pasi që të dielën e ka mposhtur serbin Novak Djokovic në finalen e zhvilluar në Foro Italico.

    Spanjolli shënoi fitore me rezultat prej 2:0 në sete [7-6 (7-2) dhe 6-2] për ta fituar titullin e katërt të Romës dhe e vazhdoi rekordin e tij pa humbje në tridhjetë përballje.

    Kjo humbje serbit Djokovic do t’i kushtojë edhe me vendin e tretë në rangimet botërore, të cilin do t’ia zë britaniku Andy Murray.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:32 pm

    Genoa fiton derbin gjenovas

    Derbi lokal i zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e skuadrës që kishte rolin e nikoqirit, Genoas, me rezultat prej 3-1.

    Ishte një përballje ku u ndanë tre kartonë të kuq në minutat e fundit të ndeshjes, dy për vendasit (Matteo Ferrari dhe Thiago Motta) dhe një për mysafirët (Campagnaro).

    Pa dyshim njeriu i takimit ishte sulmuesi i Genoas, Diego Milito, i cili shënoi hat-trick në këtë përballje duke ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij në luftën për të siguruar vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.

    Golin e parë Milito e shënoi në minutën e 31-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Campagnaro barazoi rezultatin.

    Milito krijoi sërish epërsinë në minutën e 73-të, ndërsa në fund të takimit argjentinasi kompletoi hat-trickun e tij (90’+3).

    Me këtë fitore Genoa mban diferencën prej një pike nga Fiorentina që mban vendin e katërt në tabelë dhe vazhdon të jetë pretendente për këtë pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:32 pm

    Bordeaux barazohet me pikë me Marseille

    Bordeaux ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Sochaux për t’u barazuar me pikë me Olimpique de Marseille që mban vendin e parë falë një goli më shumë të shënuar.

    Skuadra e Lorik Canës barazoi të shtunën mbrëma në Velodrome kundër Toulouse duke ia dhënë mundësinë skuadrës së Bordeaux që t’ia rrezikojë pozitën e parë dhe për t’u bërë pretendente kryesore për titull.

    Bordeaux krijoi avantazh të dyfishtë shumë shpejtë në minutat e para të takimit, me anë të Gregory Sertic (7’) dhe Yoann Gourcuff (14’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Marouane Chamakh në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3).

    Me këtë fitore Bordeaux ngjitet në kuotën e 68 pikëve, aq sa ke edhe Marseille në pozitën e parë me një gol më tepër të shënuar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:32 pm

    Seedorf: Lëndimet na pamundësuan sukseset

    Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, është shprehur shumë i kënaqur me formën aktuale të skuadrës së tij duke shtuar se gjërat do të shkonin shumë më mirë për Rossoneret po qe se nuk do të kishin pësuar aq shumë lëndime gjatë sezonit.

    “Ne pamë në fushë një Milan të madh, të përqendruar që nga fillimi i ndeshjes (kundër Catanias)”.

    “Ne zhvilluam një lojë të mirë duke ia pamundësuar Catanias kundërsulmet dhe shënuam në momentet më të mira të ndeshjes”.

    “Sido që të jetë sezoni ynë nuk duhet vlerësuar vetëm me këto ndeshjet e fundit, por në përgjithësi. Ne paguam me mungesën e gjatë të disa lojtarëve shumë të rëndësishëm, dhe nga ky pikëvështrim nuk kemi mundur të bëjmë më shumë”, është shprehur Seedorf për “Milan Channel”
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:33 pm

    Perez i gatshëm ta drejtojë Realin pas turpërimit nga Barca

    Nuk është më çështje nëse Florentino Perez do të kandidojë për president të Real Madridit, por vetëm pritet dita kur ai të shpall kandidaturën.

    Sipas “AS”, menjëherë pas turpërimit që pësoi Reali në Bernabeu të shtunën duke u mposhtur me rezultat prej 6-2 nga Barcelona, Perez ka mbajtur takime me ekipin e tij zgjedhor dhe me krahun e tij të djathtë, Jorge Valdano, për të diskutuar planin e kandidaturës.

    Besohet se çështja kryesore do të jetë pasuesi i Juande Ramos, i cili do të zgjidhet ndërmjet Carlo Ancelottit dhe Arsene Wengerit (ky i fundit ka refuzuar dy oferta të mëparshme).

    Ndërsa superyjet që figurojnë në listën e Perez janë Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Franck Ribery, si edhe Cesc Fabregas, Xabi Alonso, David Villa dhe David Silva.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:33 pm

    Forlan: Mendoj vetëm për Atleticon

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka pasur një sezon të shkëlqyer duke qenë edhe pretendent për golashënuesin më të mirë të sezonit dhe sfiduesi kryesor i Samuel Eto’os, me 26 gola, një më pak se kamerunasi, i cili ka shënuar 27 gola.

    Forma e tij padyshim që ka rënë në syrin e skuadrave të mëdha, siç është ajo e Barcelonës, mirëpo uruguaiani thotë se ai mendon vetëm Atleticon dhe fitoret të cilat mund ta dërgojnë skuadrën kryeqytetase në Ligën e Kampionëve.

    “Këto gola shërbejnë vetëm për t’i fituar ndeshjet, dhe është pikërisht fitorja për të cilën mendoj”.

    “E rëndësishmja është që të fitohen tre pikët dhe të kthehemi në garë (për Ligën e Kampionëve). Ajo që duhet të bëjmë në vazhdim është të shënojnë fitore dhe ta përmirësojmë futbollin tonë që të mos vuajmë gjatë ndeshjeve”, është shprehur Forlan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:34 pm

    Ferguson: Rooney për lojtarin e vitit

    Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka pohuar se askush nuk e meriton më shumë se Wayne Rooney çmimin FWA të lojtarit të vitit (Football Writers' Association Footballer of the Year).

    Sulmuesi anglez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe në futbollin anglez edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Ferguson mendon se çmimi FWA për lojtarin më të mirë në futbollin anglez, të cilin sezonin e fundit e ka fituar Cristiano Ronaldo, duhet t’i takojë pikërsiht Wayne Rooneyt.

    “Mendoj se askush nuk mund t’i konkurrojë për çmimin e lojtarit të vitit. Ai padyshim që ka qenë mjaft i qëndrueshëm. Ai është i aftë të luajë në cilëndo pozitë në sulm dhe ajo që vlerësoj te ai është se mundohet të jetë i suksesshëm në të gjitha pozitat dhe është i lumtur në këtë tentativë”, ka thënë Ferguson në një intervistë për “The Observer”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:34 pm

    Trezeguet nuk është i lumtur te Juventus

    Duket se ka ardhur koha që sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, t’i thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër, për shkak të mungesës së lojës, së paku kështu pohon agjenti i tij Antonio Caliendo.

    “Ai nuk mund të jetë i lumtur kështu. Është njësoj sikur Ranieri të ishte ndihmësi i Mourinhos. Sido që të jetë, mendoj se marrëveshja duhet respektuar, kështu që Juve duhet ta bëjë hapin e parë”.

    “David është një profesionist i vërtetë dhe ai gjithmonë e ka treguar përkushtimin e tij për tifozët dhe fanellën që bart, prandaj ka refuzuar shumë oferta në të kaluarën. Ai e ka refuzuar Barcelonën për të qëndruar te Juventus”, ka thënë Caliendo për “Sport Mediaset”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:34 pm

    Arsenali me dy sulmues kundër Unitedit

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se ai planifikon të luajë me formacionin 4-4-2 në ndeshje kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e zhvillon të martën mbrëma kundër Manchester Unitedit në Emirates Stadium.

    “Luajtëm me formacionin 4-4-2 kundër Portsmouthit të shtunën dhe mendoj se jemi më kërcënues me atë formacion”.

    “Ndoshta do të luajmë me dy sulmues edhe kundër Manchester Unitedit, mirëpo gjithçka do të varet se cilët lojtarë do të jenë në dispozicion për lojë”, ka thënë Wenger.

    Edhe pse të dielën u njoftua se Robin van Persie do të jetë në ndeshjen kundër United, “The Sun” shkruan se holandezi duhet t’u nënshtrohet disa testeve gjatë ditës së sotme për të konfirmuar formën e tij dhe për të vendosur nëse do të paraqitet ose jo.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:35 pm

    Kaka do të luajë për Real Madridin

    Babai/agjenti i superyllit të Milanit, Ricardo Kaka, ka deklaruar se në sezonin e ardhshëm braziliani do të jetë lojtar i Real Madridit.

    Derisa është spekuluar se Kaka është shënjestra kryesore e Florentino Perezit, babai i tij Bosco Leita, u ka thënë mediave se ish-lojtari më i mirë në botë në sezonin që vjen do ta veshë fanellën e Los Blancos.

    “Kaka do të luajë për Real Madridin e Florentino Perezit”, ka deklaruar Bosco.

    Së shpejti pritet që Perez të mbajë takime me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, dhe me presidentin Silvio Berlusconi, për të diskutuar çmimin e lojtarit, të cilin presidenti i ardhshëm i Mbretërve pretendon ta ulë nga 60 milionë në 50 milionë euro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:36 pm

    Henry mungon kundër Chelseat

    Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, do të mungojë në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.

    Francezi bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Real Madridit duke shënuar dy herë përkundër faktit se paraprakisht kërkoi nga trajneri që ta zëvendësonte, mirëpo kjo i kushtoi me dëmtim më të rëndë.

    Barcelona dhe Chelsea u ndanë pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Camp Nou, ndërsa mungesa e ish-sulmuesit të Arsenalit vetëm sa ua vështirëson punët Blaugranëve.

    Henry do të qëndrojë dy javë jashtë fushe, që do të thotë se përveç gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ai do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Villarrealit në La Liga dhe në finalen e Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:36 pm

    Edhe Ibrahimovic do të shkojë te Reali

    Mediat italiane citojnë mesfushorin e Real Madridit, Royston Drenthe, të ketë thënë se Zlatan Ibrahimovici tashmë ka arritur marrëveshje me Mbretërit për t’u transferuar në Bernabeu në fund të sezonit.

    “Të gjithë te Real Madridi e dinë se ai do të jetë këtu sezonin e ardhshëm. Paratë për blerjen e Ibras nuk janë aspak problem”, është cituar Drenthe nga Sportmediaset.it.

    Mediat italiane pohojnë se Drenthe ka biseduar me mikun e Ibrahimovicit, suedezin me prejardhje kosovare Labinot Harbuzi, i cili luan për Malmon, dhe ka qenë pikërisht Harbuzi që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Ibras dhe Realit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:36 pm

    Messi: Chelsean e pret ajo që i ndodhi Realit

    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka paralajmëruar Chelsean se katalunasit planifikojnë ta përsërisin atë që ia bënë Real Madridit në Bernabeu, edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.

    “Edhe kundër Chesleat do të luajmë në të njëjtën mënyrë sikurse luajtëm kundër Realit, dhe me atë mënyrë të lojës do të kemi shumë raste”.

    “Nëse veprojmë ashtu si bëmë të shtunën, atëherë do të shënojmë dhe do të vazhdojmë në finale”.

    “Fitorja kundër Realit ishte një shtytje e madhe për ne. Do të shkojmë në Londër me një shpirt të madh dhe me dëshirën për të luftuar, dhe me besim të plotë që do të kualifikohemi në finale”, është cituar argjentinasi nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:37 pm

    NBA: Atlanta eliminon Miamin

    Atlanta Hawks ka mposhtur Miami Heat me rezultat 91-78 në ndeshjen e shtatë të rundit të parë të play-offit të Konferencës Lindore.

    Joe Johnson me 27 pikë ishte udhëheqës i Hawks, derisa Dwayne Wade ishte më i sakti për Miami Heat, duke shënuar 31 pikë.

    Hawks me fitoren e mbrëmshme kanë siguruar përballje me kryesuesin e tabelës, Cleveland Cavaliers, gjysmëfinale që do të fillojë të martën në Cleveland.

    Në Konferencën Perëndimore, Denver Nuggets ka mposhtur Dallas Mavericks me rezultat 109-95 për të filluar me fitore serinë e gjysmëfinales në Konferencën Perëndimore.

    Braziliani Nene shënoi 24 pikë për Nuggets, i ndjekur nga Carmelo Anthony, me 23 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:37 pm

    Laporta: Etoo nuk do të transferohet në City

    Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, thotë se ai nuk ka negociuar me Manchester Cityn për shitjen e Samuel Eto’o.

    Laporta javën e kaluar u takua me drejtorin ekzekutiv të Cityt, Garry Cook, dhe menjëherë u paraqitën spekulime se dyshja kishin biseduar për transferimin e Eto’o.

    Megjithatë klubi anglez ka bërë të ditur se takimi kishte për qëllim ndërtimin e raporteve në mes dy klubeve, ndërsa Laporta tash ka pohuar të njëjtën.

    “Isha në Londër për të diskutuar për gjëra profesionale dhe jo të bisedoj me dikë nga Manchester City për transferimin e Samuel Eto’o. Nuk bëhet fjalë për para. Barcelona nuk është klub që shet. Ne blejmë lojtarë, nuk shesim”, ka thënë spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:37 pm

    Van Persie rikthehet në stërvitje

    Sulmuesi Robin van Persie dhe mbrojtësi Mickael Silvestre, janë rikthyer në stërvitje me përbërjen e Arsenalit që nesër do të presë Manchester United në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.

    Lajmi është i një rëndësie të madhe për topçinjtë që janë në disavantazh prej një goli nga ndeshja e parë në Old Traffort, e që do të jenë pa sulmuesin kroat Eduardo da Silva.

    Van Persie nuk ka luajtur që nga gjysmëfinalja e Kupës FA kur Arsenali u mposht nga Chelsea me rezultat 2-1. Por, holandezi është rikthyer në stërvitje në prag të ndeshjes vendimtare për finalistin e parë të Ligës së Kampionëve dhe mund të jetë partner i Emmanuel Adebayor në sulmin e topçinjve.

    Silvestre po ashtu ishte në dyshim për aktivizim pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e parë pikërisht kundër United, por edhe francezi do të jetë i gatshëm për lojë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:38 pm

    Figo: Inter është klubi im i fundit në Evropë

    Veterani Luis Figo thotë se sezonin e kaluar kishte qenë shumë afër largimit nga Interi, pas fjalosjeve me ish-trajnerin Roberto Mancini, por me ardhjen e Mourinho i ka ndërruar planet e tij.

    “Vitin e kaluar isha afër largimit për shkak të raporteve jo të mira me Mancinin, ai nuk më jepte shumë opsione. E dija se nëse ai mbetej nuk do të fitoja shumë rast, andaj pse të vazhdoja në klub”, ka thënë Figo.

    “Me ardhjen e Mourinhos vendosa të mbetem, pasi e dija se do të kem rast. Ndoshta nuk do të jem startues, por e dija se së paku do të jem opsion në stolin e rezervave”.

    “Sa i takon të ardhmes, jam në mes të procesit të marrjes së vendimit, por tash më mirë është të mos flasim për këtë pasi duhet të luftojmë për titullin. Më e rëndësishme është ta fitojmë kampionatin dhe pastaj do të flas. Por Interi do të jetë klubi im i fundit në Evropë”, ka shtuar portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:38 pm

    Wenger premton ndeshje madhështore

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka premtuar një paraqitje ekipore ‘madhështore’ nga djelmoshat e tij për ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përballë Manchester United në Emirates.

    Manchester United do të futet në ndeshjen e kthimit me një gol avantazh nga ndeshja e parë, por Wenger ka besim në ekipin e tij.

    “Secili është i fokusuar dhe i gatshëm për lojë. Të gjithë jemi të pajtimit se paraqitja ekipore do të jetë më e rëndësishme se sa përgjegjësitë individuale”.

    “Jam shumë i bindur se ekipi do të bëjë një paraqitje madhështore dhe se ne do ta kontrollojmë ndeshjen. Na mungoi mprehtësia në ndeshjen e parë. Do të sigurohemi që mprehtësia dhe vendosmëria të jenë në anën e ekipit tonë në ndeshjen e nesërme”, ka shtuar francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:38 pm

    Ibrahimoviq: Ky është sezoni më i mirë i imi

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviq, thotë se ky sezon është më i miri në karrierën e tij, si për nga golat e shënuar po ashtu edhe për nga kualiteti i lojës.

    “A duhet ta ndërroj klubin për të fituar Ligën e Kampionëve? Mund ta bëj atë edhe me Interin, por mund të shkoj edhe në ndonjë klub tjetër. Liga e Kampionëve është një garë në të cilën shumë të rëndësishëm janë fati dhe detaje të vogla”, ka thënë Ibrahimovic në një intervistë për Canal+.

    “Më së shumti më vjen keq për ndeshjen me Manchesterin. Atëherë e pamë formën më të mirë të Interit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar”.

    “Besoj se ky ka qenë sezoni më i mirë në karrierën time. Kam treguar një qëndrueshmëri të lartë kur janë në pyetja golat, por edhe kualiteti i lojës time”, ka shtuar mes tjerash suedezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:38 pm

    Manchester United klubi më i mirë sipas IFFHS

    Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS) e ka shpallur Manchester United si ekipin më të mirë në botë për periudhën një vjeçare 1 maj 2008 deri më 30 prill 2009.

    Kampioni i Anglisë, Evropës dhe Botës, u gjend në krye të listës së IFFHS të publikuar sot, me 302 pikë të mbledhura.

    Pas Manchesterit gjendet Barcelona me 282 pikë, ndërsa në vendin e tretë gjendet kundërshtari i katalanasve në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Chelsea, me 254 pikë.

    Boca Juniors është ekipi më i mirë nga Amerika e Jugut, që u gjend në pozitën e katërt të kësaj liste me 253 pikë. Kundërshtari i Manchester United në gjysmëfinalen e dytë evropiane, Arsenali, mbyll top pesëshin me 245 pikë.

    Liverpooli po ashtu është gjendur në top 10 (pozita e gjashtë me 240 pikë) krahas dy klubeve nga Ukraina, Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetsk (shtatë dhe dhjetë). Hamburgu është gjendur në pozitën e tetë me 223 pikë, derisa i nënti është ekipi brazilian Sao Paolo (207 pikë).

    Ekipi më i mirë i plasuar nga Italia është Juventusi që gjendet në pozitën e 13-të (205 pikë), një vend para Interit (195 pikë).

    Edhe më keq në këtë listë ka pësuar Real Madridi që ka mbledhur 176 pikë dhe është gjendur në pozitën e 25-të, një më poshtë se rivali i qytetit, Atletico Madrid.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:39 pm

    Cana: Lyoni ende është i rrezikshëm

    Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar se Olimpique Marseille do të jetë i përgatitur për derbin francez përballë Lyonit, që do të zhvillohet pas dy javës në Velodrome.

    Lyoni së fundi ka treguar një formë të dobët duke fituar vetëm në dy nga 12 ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë vikendit u mposht në fushë vendore me rezultat 2-0 nga Valenciennes.

    Por Cana ende mendon se ekipi i trajnerit Claude Puel mbetet i rrezikshëm dhe që tash ka hedhur dritë në derbin e ardhshëm.

    “Normalisht duhet të konsiderohet se titulli do të vendoset në mes të Marseille dhe Bordeaux. Lyoni ishte ekipi im favorit dhe duhet të jemi të kujdesshëm edhe më tej”, ka thënë Cana për France365.

    “Lyoni do të vazhdojë të luajë lojën e vet dhe do të përpiqet në fund të fundit të sigurojë vend për në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, ka shtuar kosovari për derbin e 17 majit.

    Marseille humbi dy pikë në ndeshjen e fundit, duke barazuar gjatë të shtunës në Velodrome përballë Toulouse me rezultat 2-2, por megjithatë mbetet lider me pikë të barabarta me Bordeaux, por me diferencë më pozitive golash.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 5:39 pm

    Ferdinand dhe Evra luajnë kundër Arsenalit

    Mbrojtësit e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand dhe Patrice Evra, do të jenë në dispozicion të trajnerit Sir Alex Ferguson në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Emirates Stadium.

    “Rikthimi i Patrice parashikohej dhe ai pritet të jetë në rregull. Po ashtu edhe Rio është në gjendje të mirë, kështu që i kemi të gjithë në dispozicion”.

    “Është shumë rëndësi që Rio të luajë. Ishim të shqetësuar të mërkurën e kaluar kur ai doli nga ndeshja duke nxjerrë gjak me kollitje. Por fatmirësisht kjo nuk ishte aq serioze”.

    “Jemi të lumtur që të gjithë i kanë tejkaluar telashet, sepse në ndeshje të këtilla ke dëshirë të kesh sa më shumë lojtarë në dispozicion”, ka thënë trajneri Sir Alex Ferguson.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 7 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Wed May 15, 2024 3:44 am