Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon May 11, 2009 8:05 am

    Wenger: Na duhen përforcime të qëlluara, jo të shtrenjta

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të interesohet vetëm për përforcime të vërteta, për të cilat ndoshta nuk do të duhen shumë para.
    Arsenali po kalon edhe një sezon pa tituj, ndërsa topçinjtë kanë pësuar dy humbje të vështira në ndeshjet e fundit në Emirates, ndaj rivalëve Manchester United dhe Chelsea.

    “Nuk mendoj se përbërjes i duhen shumë investime. Për momentin nuk e di sa mjete do të kem në disponim për transferime. Por besoj se duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka thënë Wenger

    “Sipas meje nuk është krejt aq zi siç duket, siç duan ata t’i bëjnë gjërat pas humbjes. Kuptohet se ne luajmë në një ligë të fuqishme, kundër kundërshtarëve të fuqishëm. Andaj duhet të forcohemi vetëm në disa pozita të caktuara”, ka shtuar francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:26 pm

    Iniesta: Do të luaj në Romë

    Lëndimi i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta, nuk është serioz dhe lojtari thotë se do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet më 27 maj në Romë.

    Iniesta pësoi një lëndim të muskulit të kofshës në barazimin e mbrëmshëm ndaj Villarrealit dhe u dyshua se do të mungonte edhe në finalen e madhe të Romës. Por mesfushori ka deklaruar se do të jetë i gatshëm të përballet me Manchester United.

    “Do të jem në Romë. Kam vetëm një zgjatje të vogël të muskulit, e cila është e vogël dhe nuk është keq siç ishin parashikimet e para. Entuziazmi i të luajturit në finale do të më ndihmojë të rikuperohem në kohë”, ka deklaruar spanjolli, i cili sot mbushi 25 vjet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:26 pm

    Shevchenko: Dua t’i jap fund karrierës në Milan

    Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko thotë se dëshiron t’i japë fund karrierës së tij në San Siro.

    Ukrainasi, i cili për momentin luan për Milanin si i huazuar nga Chelsea, edhe krahas minutave të pakta që aktivizohet, thotë se dëshiron të mbetet me rosonerët.

    “Duhet ta pyetni Abramovich për të ardhmen time. Unë dua të mbetem në Milan, por do të duhet të vendosim në fund të sezonit. Nuk ndjehem si lojtar i dikurshëm. Ndjehem fizikisht i fuqishëm dhe dua ta përfundoj karrierën këtu, në Milan”, ka thënë Shevchenko.

    “Qëllimi im është të rikthehem në formën më të mirë dhe të luaj në nivelin më të lartë”, ka shtuar më tej ukrainasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:26 pm

    Cisse: Do t'i bashkohem Tottenhamit

    Sulmuesi i Sunderlandit, Djibril Cisse, shpreson t’i bashkohet Tottenhamit gjatë kësaj vere, shkruajnë mediat angleze.

    Daily Mail thotë se Cisse ka tronditur bashkëlojtarët e tij të Sunderlandit, duke thënë “Do t’i bashkohem Tottenhamit këtë verë”.

    Francezi, i cili është i huazuar te Sunderlandi nga Marseille, i kishte thënë këto fjalë gjatë të premtes, pasi i është thënë se nuk do të jetë në formacionin e parë për ndeshjen ndaj Boltonit.

    Marseille kishte arritur marrëveshje të vlefshme 10 milionë euro me Sunderlandin për të lejuar transferimin e përhershëm të Cisse, por tash duket ekipi francez do të duhet të bisedojë me Tottenhamin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:27 pm

    Schalke kërkon Ballack-un

    Ekipi i Bundesligës, Schalke, është duke dashur të rikthejë në gjermani mesfushorin e Chelseat, Michael Ballack.

    Sipas People, ish-trajneri i Bayern Munichut, Felix Magath, këtë javë është emëruar si menaxher i ardhshëm i Schalkes, dhe iu ka thënë miqve të tij se kërkon lojtarin e Chelseat.

    Megjithëse raportohet se dëshiron të rikthehet në Gjermani, Ballack duhet të pranojë një ulje të dukshme të pagës së tij.

    Gjermani megjithatë ka më shumë gjasa të pranojë ofertën për të vazhduar kontratën me Chelseat edhe për një vit tjetër, me një shumë prej 120 mijë funtesh në javë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:27 pm

    West Ham merr si huazim Carlos Velan ?

    Sulmuesi i ri i Arsenalit, Carlos Vela, pritet t’i bashkohet ekipit të Valon Behramit, West Ham United, si huazim në sezonin e ardhshëm.

    Meksikani 20-vjeçar nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një vend të rregullt në ekipin e Arsenalit, pas huazimeve tek klubet spanjolle Celta Vigo, Salamanca dhe Osasuna.

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, tash është i gatshëm t’i lejojë atij edhe një largim të përkohshëm, kësaj here për në Upton Park.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon May 11, 2009 2:27 pm

    Fabregas: Wenger meriton të fitojë Ligën e Kampionëve

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Arsene Wenger meriton të fitojë Ligën e Kampionëve për arritjet e tij në futboll.

    “Futbolli ia ka borxh Wengerit, Ligën e Kampionëve. Menaxheri gjithmonë është munduar që ekipi të luajë një futboll atraktiv dhe meriton një shpërblim për këtë”, thotë Fabregas.

    “Historia e futbollit do të ishte e padrejtë nëse Arsene kurrë nuk e bart në duart e tij trofeun, të cilin kemi qenë aq afër ta fitojmë. Ne gjithmonë kemi marrë rreziqe dhe kemi luajtur një stil të hapur të futbollit”, shton spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon May 11, 2009 10:17 pm

    Giggs: Ferguson instrument i çdo suksesi

    Ryan Giggs ia dedikon të gjithë karrierën e tij të shkëlqyeshme menaxherit të Manchester United, Sir Alex Ferguson.

    “Nëse shikoj prapa nuk do ta ndryshoja karrierën time për asgjë dhe bosi ka qenë instrument i gjithçka që unë kam arritur. Ka qenë e rëndësishme për menaxherin të kontrollojë karrierën time kur unë isha 17 vjeçar, dhe ai e ka bërë këtë”, thotë Giggs.

    “Ai më njeh më mirë se çdokush tjetër, madje edhe se gruaja ime! Ai më njeh nga mosha kur isha 13 vjeçar dhe ai erdhi në shtëpinë time për të nënshkruar me mua”, ka komentuar më tej anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Mon May 11, 2009 10:18 pm

    Newcastle del nga zona e rrezikut

    Alan Shearer ka bërë dy zëvendësime të qëlluara, derisa Newcastle United mposhti me rezultat 3-1 ekipin e Middlesbrough në ndeshjen e zhvilluar në St James' Park për të dalë nga zona e rrezikut.

    Ish-legjenda e kombëtares angleze, tash menaxher i klubit, inkuadroi Obafemi Martins dhe Peter Lovenkrands, dhe që të dy shënuan nga një gol për t’i siguruar fitoren e rëndësishme ekipit.

    Një autogol nga Habib Beye i dha epërsinë ekipit mysafir të Middlesbrough pas tre minuta lojë, para se Steven Taylor të shënojë me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1, pas pesë minutash tjera.

    Në pjesën e dytë, Martins, i cili zëvendësoi Michael Owen, shënoi në prekjen e parë të topit (71’), për t’i dhënë epërsinë ekipit vendas, ndërsa Lovenkrands vulosi fitoren me golin e shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Tre pikët e reja e ngrenë Newcastlen një pozitë mbi atë të rrezikut (17), me 34 pikë, sa ka edhe Hull City që bie një pozitë më poshtë, për shkak të diferencës së golave.

    Middlesbrough me 31 pikë vazhdon të qëndrojë në pozitën e parafundit, madje duke e forcuar këtë, me edhe vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 4:23 am

    Liverpool do të ofrojë 12 milionë funte për Downing

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez do të bëjë ofertë për anësorin e Middlesbrough, Stewart Downing, në fund të këtij sezoni.

    Daily Mail shkruan se Downing është lojtari i preferuar për të zgjidhur nevojat e Benitez dhe do të jetë cak i ofertës 12 milionëshe të Liverpoolit në fund të këtij sezoni.

    Edhe anësori i Tottenhamit, Aaron Lennon, po ashtu është në plan, por Benitez e ka hedhur fokusin në mesfushorin e Middlesbroug, klub ky që rrezikohet të eliminohet nga Liga
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 4:24 am

    Zola shpreson të konkurrojë për top katërshen

    Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, është i vendosur që gjatë afatit transferues të verës të gjejë lojtarë të cilët do të ndihmojnë ekipin të mbulojë dallimin me katër ekipet kryesuese të Premier League.

    Duke theksuar humbjen e fundit ndaj Liverpoolit, Zola ka thënë se dallimi i ekipit të tij dhe atyre kryesuese qëndron vetëm në kualitetin e skuadrës, dhe se shpreson shumë shpejt t’i arrijë ata.

    “Diferenca në mes të ekipeve si ne dhe atyre është e madhe, por në kualitetin e ekipit, dhe do të arrijmë atje. Jam i bindur se shumë shpejt do të garojmë me ta. Duhet vetëm të ngremë ca kualitetin në treshen e fundit, por jam i bindur se jemi në rrugën e duhur”, ka htënë Zola.

    “Secila ndeshje është mësim për mua. Ndonjëherë me ekipe si ky nuk është e mundur të luhet më mirë se që luajnë ata. Ju duhet diçka e veçantë. Do të përpiqemi të punojmë në këtë drejtim”, ka shtuar italiani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 4:24 am

    Evertoni sjell në Ligën Premier edhe një shqiptar

    Shkodran Mustafi, një i ri i dalë nga akademia e futbollit e Hamburgut, mund të jetë ylli i ri shqiptar në Ligën Premier, krahas tashmë të njohur Valon Behrami, pasi 16-vjeçari raportohet se ka arritur marrëveshje trevjeçare me Evertonin.

    Shkodrani javën e kaluar ishte pjesë e kombëtares U-17 të Gjermanisë, që mposhti pikërisht kombëtaren angleze U-17 me rezultat 4-0, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të Ligës Premier.

    Siç shkruan Guardian, Evertoni tashmë ka kompletuar marrëveshjen me mbrojtësin tinejxher të Hamburgut, duke i ofruar atij kontratë trevjeçare për t’u transferuar në Goodison Park.

    “Ne vërtet u përpoqëm ta mbajmë Shkodranin në klubin tonë, por kur ka interesim nga klubet e Anglisë, ishim të pafuqishëm dhe të pakrahasueshëm financiarisht”, ka thënë Jens Todt, kryetar i akademisë së të rinjve të Hamburgut.

    “Është vërtet e vështirë ta pranojmë, por kjo nuk do të na shkatërrojë. Thjesht shpresojmë që kjo të mos ndodhë shumë shpesh”, ka shtuar Todt.

    “Është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Isha ca emocionuar kur mora vendimin”, ka thënë vetë Shkodrani për mediat gjermane.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 4:25 am

    Huntelaar i hidhëruar me Ramos

    Sulmuesi i ri i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, thotë se ai është i shqetësuar me mungesën e angazhimit të tij në ndeshjet e fundit.

    “Kundër Barcelonës nuk luajta pasi kisha disa mundime në shpinë, por kundër Valencias duhej të isha në fushë që nga fillimi”, thotë Huntelaar.

    “Trajneri zgjodhi të përfshijë në formacion Raul dhe Gonzalo Higuain dhe e vërteta është se unë u ndjeva i zhgënjyer”, ka thënë holandezi.

    Huntelaar erdhi në Real Madrid nga Ajaxi, në afatin kalimtar të verës, por ka dështuar të tregojë veten në këtë pjesë të dytë të sezonit, dhe është e mundshme që të mos jetë pjesë e klubit spanjoll në sezonin e ardhshëm.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 4:25 am

    Shearer: E di se mund ta shmangim rënien

    Menaxheri i Newcastle United, Alan Shearer, është i bindur se ekipi i tij do të mbijetojë në Premier Ligë, pas fitores së mbrëmshme ndaj ekipit tjetër të rrezikuar, Middlesbrough.

    “Thjesht kam thënë, ‘Kënaquni, kënaquni djelmosha pasi kemi qenë në këtë treshe të fundit për aq shumë kohë. Kënaquni duke dalë nga kjo dhe le të sigurohemi të mos kthehemi më atje’,”, ka thënë Shearer pas ndeshjes së mbrëmshme.

    “Vërtet besoj se do të qëndrojmë, por kemi fituar vetëm një ndeshje. Le të kënaqemi sonte, por të kthehemi nesër dhe të përgatitemi për të shtunën. Ka edhe shumë për të bërë. Nuk dua të tingëllojë negativ, por është një fitore. Duhet t’i marrim edhe dy tjerat dhe të sigurohemi se do të mbetemi”, ka shtuar anglezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 5:12 am

    Van der Sar: Ta fitojmë titullin të shtunën

    Edvin van der Sar dëshiron që Manchester United ta vulosë titullin gjatë ndeshjes së vikendit kundër Arsenalit.

    Manchester United ka nevojë për së paku katër pikë nga tre ndeshjet e mbetura, për ta mbrojtur titullin e Ligës Premier. Djajtë e kuq nesër do të ndeshen me Wiganin, ndërsa të shtunën do të presin në Old Trafford, Arsenalin.

    “Kishim tre ndeshje gjatë shtatë ditëve të kaluara. Kjo ishte pengesa e parë dhe mendoj se u përballëm shumë mirë. Do të doja ta sigurojmë titullin kundër Arsenalit të shtunën, të mos e lëmë për ndeshjen e fundit, pasi shumë shpejt më pas është e finalja e Ligës së Kampionëve”, thotë Van der Sar.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Tue May 12, 2009 5:13 am

    Messi: Dua ta fitojmë kupën

    Sipas Lionel Messi, fitimi i Kupës së Spanjës, do të ishte një sukses tjetër i madh për Barcelonën.

    Klubi katalanas ka rastin që këtë sezon t’i fitojë të gjitha garat në të cilat merr pjesë. Barcelona është në prag për ta fituar kampionatin spanjoll, do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve si dhe në finalen e Kupës së Mbretit.

    Rasti i parë për të ngritur trofe do të jetë pikërisht Kupa e Spanjës, ku Barcelona do të ndeshet në Mestalla me Atletic Bilbao.

    “E dua këtë kupë. Kurrë më herët nuk e kam fituar dhe kjo më motivon. Pres një ndeshje të vështirë, pasi kundërshtarët tonë janë të vështirë. Jemi afër të arrijmë rezultat historik dhe nuk duhet ta humbin”, ka thënë Messi.

    “Atletico është një ekip për t’u respektuar. Ata luajnë me zemër. Kjo është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë. Barcelona do të japë gjithçka nga vetja, pasi e dëshiron këtë titull”, ka shtuar argjentinasi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:12 am

    NBA: James udhëheq Cavaliersat drejt finales

    Cleveland Cavaliers ka mposhtur ekipin e Atlanta Hawks edhe për të katërtën herë radhazi, kësaj here me rezultat 84-74, duke u kualifikuar në finalen e Konferencës Lindore.

    LeBron James shënoi 27 pikë derisa Cavaliers vazhdojnë me formën dominuese të pas sezonit, duke u bërë ekipi i parë që tashmë kualifikohet për në finalet.

    Delonte West shënoi 21 pikë dhe Zydrunas Ilgauskas 14 pikë dhe 10 kërcime për Cavaliers, të cilët i kaluan dy rundet e para të play-offit pa asnjë humbje dhe me tetë fitore. Josh Smith udhëhoqi te Atlanta me 26 pikë, ndërsa Joe Johnson shënoi 18 pikë.

    Në Perëndim, Dallas Mavericks i mohoi Denver Nuggets të shënojë edhe fitoren e katërt, duke e mposhtur me rezultat 119-117. Dirk Nowitzki shënoi 44 pikë dhe 13 kërcime, derisa Josh Howard shënoi 21 pikë dhe 11 kërcime për Dallas.

    Carmelo Anthony udhëhoqi tek Denver me 41 pikë dhe 11 kërcime. Nuggets do të jenë nikoqirë të ndeshjes së pestë, që do të zhvillohet të mërkurën.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:12 am

    Benitez lavdëron Dirk Kuyt
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se Dirk Kuyt gjithmonë do të jetë në ekipin startues të tij dhe e ka krahasuar atë me lepurin Duracell.

    Benitez pritet të bëjë disa ndryshime në përbërje gjatë afatit kalimtar të verës, por Dirk Kuyt do të jetë në përbërjen e klubit. Holandezi këtë sezon ka shënuar 14 gola, që është suksesi më i madh i tij në fanellën e Liverpoolit.

    “Mund ta thirrni zotëri Duracell, për shkak të stilit të tij të lojës, ai vazhdimisht vrapon. Por kur nënshkruam me të, e dinim se është i tillë pasi këtë e bën tashmë katër vite. Këtë vit ai vërtet ka luajtur mirë, ka krijuar raste dhe ka shënuar gola, por ndoshta kjo është pasi i gjithë ekipi luan mirë”, ka thënë Benitez.

    “Atë mund ta shfrytëzoni në shumë mënyra të ndryshme, kjo garanton se ai do të jetë në ekipin startues”, përfundon spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:12 am

    Rossonerët sërish në Shqipëri
    Të martën në orën 19:00 do të zhvillohet miqësorja e shumëpritur ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe gjigantit italian, Milan, në stadiumin “Qemal Stafa” dhe zhvillimi i kësaj ndeshjeje është tashmë i sigurt pasi Rossonerët kanë arritur në Tiranë.

    Tifozë të shumtë kanë qenë të pranishëm në Rinas për të përshëndetur superyjet e pëlqyer të tyre.

    Kjo miqësore do t’i shërbejë Përfaqësueses kuqezi si parapërgatitje për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ndërsa tifozët shqiptarë do ta kenë mundësinë që për të dytën herë t’i përcjellin nga afër yjet e shtatë herë kampionit të Evropës.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:13 am

    Ronaldo lojtar i Realit për 80 milionë euro

    Verën e kaluar Real Madridi dhe Manchester Unitedi kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas të cilës Cristiano Ronaldo mund të transferohet te Los Blancos pas 1 korrikut të këtij viti, por me kusht që Mbretërit të paguajnë 80 milionë euro.

    Los Merengues për më shumë se një vit janë në kërkim të portugezit, ndërsa spekulimet nuk kanë të ndalur se lojtari më i mirë për vitin 2008 do të luaj në Bernabeu sezonin që vjen.

    Gazeta “El Pais” ka publikuar disa detaje të asaj që besohet se ka qenë marrëveshja ndërmjet dy klubeve dhe nëse Reali paguan 80 milionë euro, atëherë Ronaldo do të jetë transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit deri më tani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:13 am

    Qëndrimi i Ranierit tashmë nuk është i sigurt

    Shefi ekzekutiv i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka njoftuar për disa ndryshime te Zonja e Vjetër duke përmendur se qëndrimi i trajnerit Claudio Ranieri edhe në sezonin e ardhshëm, tashmë nuk është i sigurt.

    “Do ta shqyrtojmë situatën duke e përcjellë trajnerin deri në fund të sezonit. Do të jetë një ekzaminim 360 shkallësh ku do të përcillen të gjithë dhe jo vetëm trajneri”.

    “Në fillim qëndrimi i tij (Ranierit) ishte i sigurt, por atëherë ne ishim në pozitën e dytë. Tash gjërat kanë ndryshuar dhe jemi në vendin e tretë. Po ashtu u eliminuam edhe nga Kupa e Italisë”, ka thënë Blanc për “La Stampa”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:13 am

    Edhe Milan në garë për Tevezin

    Skuadra e Milanit i është bashkëngjitur garës për ta transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Carlos Tevez.

    “Star” njofton se Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë 44 milionë euro për shërbimet e argjentinasit: 22 milionë për pronësinë e tij dhe 22 milionë të tjera për pagat katërvjeçare të lojtarit.

    Qëndrimi i Tevez te kampionët e Ligës Premier është në dyshim, prandaj shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë në radhë për të fituar shërbimet e tij.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:14 am

    Silva (ndoshta) mungon deri në fund të sezonit

    Anësori i Valencias, David Silva, mund të mos paraqitet në ndeshjet e mbetura të sezonit si pasojë e lëndimit.

    Spanjolli është dashur të zëvendësohej në ndeshjen e fundjavës kundër Real Madridit, ndërsa faqja zyrtare e Los Che ka konfirmuar se mesfushori i krahut e ka lënduar këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë në dy ose tri javët e ardhshme.

    Mungesa e Silvas do të jetë një hendikep i madh për Valencian e cila po lufton për ta ruajtur pozitën e katërt në tabelë me një pikë më tepër se Atletico Madridi, që gjendet në pozitën e pestë, dhe tri më shumë se Villarreali dhe Deportivo La Coruna, që mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë, respektivisht, kur kanë mbetur edhe tri javë për t’u zhvilluar (nëntë pikë).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:14 am

    Saviola do të largohet nga Reali

    Javier Saviola do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar veror pas dy sezoneve zhgënjyese me Los Blancos, njofton agjenti i tij.

    Sulmuesi argjentinas kërkohet nga disa skuadra angleze (Newcastle United, Everton, West Ham dhe Aston Villa) dhe italiane (Lazio dhe Sampdoria).

    “Javier ka një marrëveshje me Real Madridin deri në vitin 2010, mirëpo ai ka vendosur të largohet, sepse nuk i janë dhënë shumë mundësi këtë sezon”, ka thënë për “Sky Sports” agjenti i tij, Alfredo Cabrera Brizuela.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:14 am

    Brighi do të qëndrojë te Roma

    Mesfushori i Romës, Matteo Brighi, ka kaluar një sezon të mirë me Giallorossët duke siguruar një vend në përfaqësuesen e Italisë dhe njëkohësisht duke nxitur interesimin e skuadrave të mëdha, përfshirë edhe kampionin e Serie A, Inter.

    Megjithatë, agjenti i tij Vanni Puzzolo në një intervistë për tuttomercatoweb ka deklaruar se italiani do të mbetet te skuadra kryeqytetase.

    “Kam dëgjuar në lidhje me spekulimet për transferimin e tij, mirëpo unë nuk kam pasur asnjë kontakt me ta (drejtuesit e Interit). Ai është një lojtar i mirë dhe është e zakonshme që skuadrat e mëdha interesohen për të”.

    “Mirëpo, Matteo është në një skuadër të madhe, ku luan dhe është i lumtur. Kjo ka qenë ëndrra e tij. Ai sapo e ka rinovuar kontratën dhe është shumë i kënaqur te Roma”, ka thënë Puzzolo.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:15 am

    Ferrari mund të braktisë Formula 1

    Nëse nuk ndryshohen rregullat e vendosura së fundi nga FIA, skuadra e Ferrarit do të tërhiqet nga garat e Formula 1 duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

    Ky vendim është marrë nga këshilli administrativ i skuderisë italiane, e cila përmes një komunikate për shtyp ka kërkuar që FIA të shqyrtojë edhe njëherë çështjen e kufirit të buxhetit të skuadrave të Formula 1 që është 44 milionë euro.

    “Këshilli administrativ i Ferrarit i studioi edhe njëherë zhvillimet e javëve të fundit dhe vendimet e marra nga FIA në datën 29 prill. Nëse rregullat e vendosura në atë mbledhje do të jenë në fuqi në botërorin e vitit të ardhshëm, atëherë për Ferrarin ka shume pak arsye që të vazhdojë të qëndrojë në Formula 1. Kemi qenë gjithnjë për norma të barabarta për të gjithë, rregulla të qëndrueshme dhe vazhdimësi të punës metodike dhe progresive për uljen e kostove në Formula 1. Dhe nëse këto kërkesa nuk respektohen, atëherë Ferrari deklaron se nuk do të regjistrohet për Botërorin e vitit 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të Ferrarit.

    Nuk është hera e parë që Ferrari kërcënon për braktisje nga botërori i Formula 1. Një veprim te tille kokëkuqja italiane e ka bërë edhe me 27 tetor të vitit të kaluar kur FIA hodhi idenë e përdorimit te motorit unik. /TCH/Telegrafi/
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:15 am

    Milani fiton pas penalltive

    Përfaqësuesja e Shqipërisë, e dominuar nga lojtarët e rinj, ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e madhe italiane Milan.

    Takimi miqësor i zhvilluar të martën mbrëma në “Qemal Stafa”, ndërmjet Shqipërisë dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 3-3, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më efikas u treguan lojtarët e Milanit, të cilët u shpallën fitues të Trofeut Taçi Oil.

    Rossonerët arritën të krijojnë avantazh të dyfishtë me golat e Ronaldinhos dhe Shevchenkos, mirëpo Përfaqësuesja kuqezi arriti të kthehej në lojë dhe jo vetëm të barazonte, por ta përmbyste rezultatin.

    Lojtarët e Kombëtares shqiptare u treguan shumë më ‘të gjallë’ në gjysmën e dytë të takimit duke shënuar tre gola.

    Vila ngushtoi epërsinë në 2-1, Muzaka e barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa Hamdi Salihi e kaloi Shqipërinë në epërsi.

    Megjithatë, lojtarët vendas nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund të ndeshjes, pasi që pas një depërtimi të superyllit brazilian, Ricardo Kaka, si gjithmonë, përpara portës u gjet Filippo Inzaghi , i cili barazoi rezultatin në 3-3.

    Për ta vendosur fituesin u desh që të ekzekutoheshin penalltitë, dhe nga njëmbëdhjetëmetërshat më të saktë u treguan Rossonerët, të cilët fituan me rezultat 5-4.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:16 am

    Dzeko i pandalshëm në fitoren Wolfsburgut

    Skuadra e Wolfsburgut ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Borussia Dortmundit në Volkswagen Arena për të vazhduar kryesimin në Bundesligën gjermane dy javë pa përfunduar Kampionati.

    Heroi i Wolfsburgut në ndeshjen e të martës mbrëma ishte sërish boshnjaku Edin Dzeko, i cili shënoi dy herë në këtë përballje për t’ia siguruar tre pikë të radhës skuadrës së tij.

    Dzeko shënoi njëherë në pjesën e parë (15’), me të filluar pjesa e dytë (47’) Grafite dyfishoi epërsinë, ndërsa në minutën e 85-të Dzeko shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Wolfsburgun.

    Me këtë fitore Wolfsburg mban pozitën e parë me pikë të barabarta me Bayern Munichun që mban vendin dytë dhe një pikë më shumë se Hertha Berlin që gjendet në pozitën e tretë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:16 am

    Bayerni pret gabimin e liderit

    Kampioni në fuqi i Bundesligës gjermane, Bayern Munich, e ka fituar derbin kundër Bayer Leverkusenit për të qenë konkurrenti kryesor i Wolfsburgut në garën për titull.

    Bavarezët shënuan fitore në Allianz Arena me rezultat prej 3-0, me golat e Luca Tonit (47’), Franck Riberyt (59’) dhe Lukas Podolskit (71’).

    Nga ana tjetër në garë për titull mbetet edhe Hertha Berlin, skuadër e cila ka shënuar fitore si mysafir i 1. FC Cologne me rezultat prej 2-1.

    Kështu, dy javë pa përfunduar Kampionati gjerman, Wolfsburgu dhe Bayern Munichu kanë nga 63 pikë, ndërsa Hertha gjendet në vendin e tretë me 62 pikë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:16 am

    Bruce: United nuk do ta ketë të lehtë

    Menaxheri i Wigan, Steve Bruce, thotë se ekipi i tij mund t’ia vështirësojë gjërat kampionit të fuqi, Manchester United, gjatë ndeshjes së sotme.

    Djajtë e kuq do të krijojnë gjashtë pikë diferencë në krye të tabelës së Ligës Premier, nëse mposhtin Wiganin, por Bruce beson se kjo nuk do të jetë aq lehtë.

    “Ne do ta organizojmë mire paraqitjen tonë. Luajtëm edhe sezonin e kaluar në të njëjtën kohë, kur United fitoi titullin këtu. Por ne duhet të kishim pasur një penalti, një të dukshme nga Rio Ferdinand, dhe kjo mund ta kishte bërë diferencën”, ka thënë Bruce.

    “Por ne iu shkaktuam shumë probleme gjatë gjithë ndeshjes, dhe do ta bëjmë këtë sërish”, shton trajneri i Wiganit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:17 am

    Deschamps kërkon Tiagon në Marseille

    Mesfushori i Juventusit, Tiago, është duke u përfolur për një transferim tek ekipi i ri i ish-trajnerin të biankonerëve, Didier Deschamps, Olimpique Marseille.

    Deschamps ka nënshkruar të jetë trajner i ri i Olimpique Marseille dhe do të marrë drejtimin e këtij ekipi në fund të sezonit nga trajneri aktual Erik Gereths.

    Mediat italiane shkruajnë se Deschamps planifikon të rikthehet në Juventus, për të marrë nga atje mesfushorin portugez.

    Ish-kapiteni i kombëtares së Francëz, që menaxhoi Juven në rikthimin nga Serie B në Serie A, dëshiron që Tiago të jetë nënshkrimi i pari i tij për sezonin e ardhshëm.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:17 am

    Moratti: Mourinho kontrollon nënshkrimet e verës

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se çdo nënshkrim këtë verë do të varet nga vetë trajneri Jose Mourinho.

    “Ne do të luajmë lojën në pritje në treg, pjesërisht për shkak të situatës financiare. Sidoqoftë, Ibrahimoviq do të qëndrojë”, ka thënë Moratti.

    “Transferimet bëhen problem vetëm kur ju bëni nënshkrime jo të arsyeshme, por është gjithmonë trajneri ai i cili i merr vendimet”, ka shtuar presidenti i nerazurëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:17 am

    Cobolli Gigli: Marrëveshja me Diegon e mbyllur

    Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka deklaruar se është arritur marrëveshje me yllin brazilian të Werder Bremenit, Diego.

    “Kemi dëgjuar gjithë atë çfarë është folur në Gjermani, por Jean-Claude Blanc (menaxheri gjeneral) ka ofruar një kontratë të mirë. Ne jemi të qetë dhe tashmë kemi një marrëveshje”, ka thënë Gigli.

    “Diego ka nënshkruar me Juventusin dhe lojtari dhe të dyja klubet e përfshira po ashtu kanë arritur marrëveshje. Juve nuk duhet të deklarojë asgjë para 31 majit”, ka thënë agjenti i vetë lojtarit, Giacomo Peralito.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:18 am

    Gattuso ndjehet ‘i fituar’ nga Beckhami

    Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka vetëm fjalë lavdëruese për bashkëlojtarin e tij David Beckham.

    Italiani ishte kundër huazimit të Beckhamit nga LA Galaxy në muajin janar, por është fituar nga mesfushori anglez.

    “Kam kaluar pesë muaj gjatë të cilave kam folur shumë me Beckham. E respektoj profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj fanellës. Secilën herë që e shikoj, shoh një person i cili e do punën e tij”, ka thënë Gattuso.

    “Deri pesë muaj më parë, nuk kam besuar se kështu ishin gjërat, ishte një befasi e mirë për mua dhe jam krenar që e kam njohur atë”, ka shtuar italiani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:18 am

    Wenger ringjall interesimin për Alonson

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, planifikon t’i japë ca përvojë mesfushës së ekipit të tij dhe ka ringjallur interesimin për lojtarin e Liverpoolit, Xabi Alonco.

    Spanjolli është një prej futbollistëve më të mirë në Liverpool këtë sezon edhe krahas asaj që verën e kaluar për pak nuk u transferua në Juventus.

    Përveç Juventusit, edhe Arsenali ishte i interesuar për shërbimet e tij, pasi disa prej lojtarëve kyç u larguan nga Emirates.

    Me ringjalljen e interesimit të Liverpoolit për mesfushorin e Aston Villas, Gareth Berry, Benitez është i vetëdijshëm se do të duhet të shesë lojtarë për të sjellë të rinj në Anfield. Alonso mund të jetë një prej lojtarëve që mund të lejohet të largohet.

    Pas dështimit të Arsenalit për të fituar trofe edhe për një sezon tjetër, edhe Wenger e ka të qartë se duhet të sjellë lojtarë me përvojë në Emirates dhe të cilët e njohin futbollin anglez, kushte që i plotëson Alonso.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:18 am

    NBA: Lakers shkatërrojnë Rockets

    Kobe Bryant ka shënuar pikët më të larta në ndeshje, 26, derisa Los Angeles Lakers ka deklasuar rivalin e gjysmëfinales, Houston Rockets, duke e mposhtur me rezultat 118-78 dhe duke marrë avantazhin 3-2 në serinë e ndeshjeve të play-offit të Konferencës Perëndimore.

    Të tronditur nga humbja e dy ditëve më parë, 99-87, nga Rockets, Lakers kurrë nuk u dorëzuan në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Staples Center. Spanjolli Pau Gasol kontribuoi me 16 pikë dhe 13 kërcime, dhe Andrew Bynum shënoi 14 pikë.

    Aaron Brooks shënoi më të lartat për Rockets, 14 pikë. Ndeshja e gjashtë që zhvillohet të enjten, do të zhvendoset në Houston.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 8:19 am

    Gerrard më i miri sipas gazetarëve

    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është shpallur Lojtari i Vitit në Premier League, nga Asociacioni i Gazetarëve të Sportit.

    Sipas gazetarëve, Steven Gerrard është lojtari më i mirë në ligën angleze këtë sezon, duke lënë prapa dyshen e Manchester United, Ryan Giggs dhe Wayne Rooney. Gerrard to ta marrë shpërblimin më 29 maj, në një mbrëmje gala në Londër.

    “Paraqitjet e Steven këtë sezon janë në nivelin më të lartë. Loja dhe dëshira e tij e kanë mbajtur Liverpoolin në luftë për titull në Ligën Premier dhe kështu do të jetë deri në fund të sezonit”, ka thënë Steve Bates, presidenti i asociacionit të gazetarëve.

    “Është e qartë se Steven me të drejtë vlen prej një prej mesfushorëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe Asociacioni i Gazetarëve është i kënaqur që do ta shpërblejë kontributin e tij për klubin dhe vendin”, ka shtuar Bates.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 9:48 am

    Gourcuff udhëheq nominimet për lojtarin e vitit në Francë

    Mesfushori i Milanit, Yoann Gourcuff, i cili është i huazuar te Bordeaux është udhëheqës i nominimeve të Union Nationale des Footballeurs Professionnels për lojtarin më të mirë të Ligës së Parë franceze.

    Përveç Gourcuffit për këtë çmim janë të nominuar edhe anësori i Lille, Michel Bastos, lojtari i Paris Saint-Germain, Stephane Sessegnon, dhe sulmuesi i Toulouse, Andre-Pierre Gignac.

    Të gjithë këta lojtarë janë nominuar për ndikimin që kanë pasur në suksesin e skuadrave të veta gjatë këtij sezoni, si edhe për paraqitjet personale gjatë ndeshjeve të France Ligue 1.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed May 13, 2009 9:48 am

    Benfica dëshiron Quaresman

    Lojtari i Interit, Ricardo Quaresma, i cili zhgënjeu që nga transferimi te zikaltrit dhe po ashtu edhe pas huazimit te Chelsea nuk ka arritur të impresionojë, është në radarin e Benficas.

    Sipas mediave portugeze, Benfica është duke e monitoruar situatën e 25-vjeçarit, i cili u kushtoi Nerazzurëve 18 milionë euro kur u transferua nga Porto.

    Zikaltrit nuk janë të kënaqur me lojën që ka shfaqur Quaresma dhe janë të interesuar për shitjen e tij, ndërsa skuadra portugeze është duke përgatitur një ofertë ku përveç parave përfshihet edhe mundësia e këmbimit me ndonjë lojtar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 14, 2009 9:07 am

    Cerezo: Forlan do të qëndrojë te Atletico
    Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se sulmuesi Diego Forlan do të mbetet te skuadra kryeqytetase, përkundër spekulimeve se gjatë afatit kalimtar veror ai mund t’i bashkëngjitet Liverpoolit.

    “Mendoj se Forlan do të qëndrojë te Atletico edhe sezonin e ardhshëm. Lojtarët mund të luajnë atje ku dëshirojnë, ndërsa ne nuk kemi asnjë problem me të dhe ai është i lumtur këtu”, është cituar Cerezo nga “Marca”.

    Forlan ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Atleticon dhe është konkurrenti kryesor i Samuel Eto’o për golashënuesin më të mirë në La Liga me një gol më pak se kamerunasi
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 14, 2009 9:08 am

    Cerezo: Forlan do të qëndrojë te Atletico
    Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se sulmuesi Diego Forlan do të mbetet te skuadra kryeqytetase, përkundër spekulimeve se gjatë afatit kalimtar veror ai mund t’i bashkëngjitet Liverpoolit.

    “Mendoj se Forlan do të qëndrojë te Atletico edhe sezonin e ardhshëm. Lojtarët mund të luajnë atje ku dëshirojnë, ndërsa ne nuk kemi asnjë problem me të dhe ai është i lumtur këtu”, është cituar Cerezo nga “Marca”.

    Forlan ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Atleticon dhe është konkurrenti kryesor i Samuel Eto’o për golashënuesin më të mirë në La Liga me një gol më pak se kamerunasi
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:10 am

    Zyrtare: Van Gaal do të jetë trajner i ri i Bayernit

    Bayern Munichu ka pohuar se i ka përfunduar negociatat me AZ Alkmar dhe Louis van Gaal së shpejti do të prezantohet si trajner i ri i ekipit bavarez.

    Ajo që në disa javët e fundit u parapa nga mediat, sot edhe zyrtarisht u pohua, Louis van Gaal do të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.

    57-vjeçari do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me klubin gjerman, detyra e të cilit do të startojë më 1 korrik dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2011.

    “Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim në Bayern Munich, Luis van Gal, një trajner me përvojë dhe të suksesshëm”, ka thënë kryetari i bordit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:10 am

    Zyrtare: Van Gaal do të jetë trajner i ri i Bayernit

    Bayern Munichu ka pohuar se i ka përfunduar negociatat me AZ Alkmar dhe Louis van Gaal së shpejti do të prezantohet si trajner i ri i ekipit bavarez.

    Ajo që në disa javët e fundit u parapa nga mediat, sot edhe zyrtarisht u pohua, Louis van Gaal do të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.

    57-vjeçari do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me klubin gjerman, detyra e të cilit do të startojë më 1 korrik dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2011.

    “Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim në Bayern Munich, Luis van Gal, një trajner me përvojë dhe të suksesshëm”, ka thënë kryetari i bordit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:11 am

    Adebayor: Gjithçka ‘sillet’ rreth parave

    Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka thënë në një intervistë të fundit se këtë shkallë të karrierës ku gjendet ai, paratë luajnë rol kyç.

    “Gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe kështu është në jetë. Kur jemi të rri luajmë për shkak të dashurisë ndaj parasë, luajmë me ngazëllim për shkak të vetë lojës. Menjëherë sapo arrini fazën e profesionistit dhe luani në Ligën e Kampionëve, flasim për para”, ka thënë Adebayor.

    “Nëse nuk bëhet fjalë për para, pse luaj për Arsenalin? Nëse nuk bëhet fjalë për para do të mbetesha në vendin tim, ku të gjithë më duan. Nëse nuk bëhet fjalë për para nuk do të vija në Evropë”, ka shtuar sulmuesi i Togos.

    Ish-sulmuesi i Monacos, së fundi ka zbuluar se ishte në kontakte me zëvendës-presidentin e Milanit, Adriano Galliani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:11 am

    Stuttgart fiton në fushë të Schalkes

    Sttugart ka ngushtuar diferencën me ekipet kryesuese të Bundesligës, pas fitores 2-1 në derbin e Bundesligës ndaj Schalkes, ndërsa fitore kanë shënuar edhe Werderi dhe Hamburgu.

    Cacau çoi në epërsi Stuttgartin në minutën e 16-të të lojës, duke tronditur vendasit me anë të një goditje nga distanca, para se Ivan Rakitic të barazojë në minutën e 39-të nga gjuajtja e lirë.

    Stuttgarti arriti te fitorja e shtatë në tetë ndeshjet e fundit falë golit të shënuar nga Ciprian Marica, 11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

    Fitorja më e thellë e sotme në Bundesliga i takoi Werder Bremenit, që shkatërroi si mysafir Frankurtin e mbetur me 10 lojtarë, duke e mposhtur me rezultat 5-0. Dy gola shënoi Torsten Frings (51’ dhe 56’), ndërsa nga një Alexandros Tziliois (60’), Claudio Pizzaro (62’) dhe Hugo Almeida (77’).

    Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Hoffenheim që mposhti me rezultat 2-0 ekipin e Arminia Bielefield. Hamburgu është rikthyer në pozitën e pestë, që është e mjaftueshme për t’i siguruar pjesëmarrje në Evropë, pasi shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Bochumit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:12 am

    United një pikë larg titullit

    Manchester United është rikthyer nga diavantazhi 1-0 në pjesë të parë, për të shënuar fitore prej 2-1 në pjesë të dytë dhe për të krijuar gjashtë pikë diferencë në krahasim me Liverpoolin, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

    Pavarësisht se djajtë e kuq dominuan në raste në fillim të ndeshjes, ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të goli të Hugo Rodallega, në minutën e 28 të lojës.

    Argjentinasi Carlos Tevez hyri si zëvendësues në pjesën e dytë të lojës dhe shënoi një gol të shkëlqyeshëm pas asistimit nga Michael Carrick, duke barazuar rezultatin në JJB Stadium (61’).

    Carrick doli të ishte shtylla e sotme e Manchesterit, pasi shënoi edhe golin e fitores katër minuta para fundit të ndeshjes, pas një asistimi nga John O’Shea (86’).

    Me tre pikët e reja, Manchesteri krijon gjashtë pikë diferencë ndaj Liverpoolit, dhe ka nevojë vetëm për një pikë për të siguruar titullin e tretë radhazi në Ligën Premier.

    Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Sir Alex Ferguson, është derbi i vikendit përballë Arsenalit në Old Trafford.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:15 am

    Lazio fiton Kupën e Italisë

    Skuadra e Lazios është shpallur për të pestën herë fitues i Coppa Italia, pasi që në finale e ka mposhtur Sampdorian pas ekzekutimit të penalltive.

    Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, ndërmjet Lazios dhe Sampdorias, i vlefshëm për Kupën e Italisë, ka përfunduar me rezultat prej 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më e suksesshme u tregua skuadra kryeqytetase.



    Lazio kaloi në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (4’) me anë të argjentinasit Mauro Zarate duke e vënë në vështirësi Sampdorian.

    Skuadra gjenovase u kthye në lojë shumë shpejt dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të Giampaolo Pazzinit në minutën e 31-të.



    Në pjesën e dytë të kohës së rregullt nuk u shënua asnjë gol dhe rezultati i barabartë i dërgoi skuadrat në vazhdime.

    As pas 120 minutave nuk përcaktua fituesi, prandaj kjo u vendos me ekzekutimin penalltive, ndërsa nga pika e bardhë më efikas u treguan lojtarët e Lazios, të cilët gabuan vetëm njëherë, ndërsa Blucerchiatët dështuan dy herë nga njëmbëdhjetëmetërshat dhe në këtë mënyrë skuadra kryeqytetase fitoi trofeun e pestë të Coppa Italia.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:16 am

    Barca fiton trofeun e parë

    Barcelona ka treguar edhe një paraqitje spektakolare për të arritur tek trofeu i parë i sezonit, Kupa e Mbretit, pasi mposhti në finalen e të mërkurës Atletic Bilbaon me rezultat 4-1.

    Bilbao u tregua i rrezikshëm në fillim të ndeshjes, duke kaluar në epërsi me anë të Gaizka Toquero pas nëntë minutash lojë. Por Barcelona e pandalshme së pari barazoi në pjesë të parë me anë të Yaya Toure (32’), për të shënuar edhe tre gola në pjesën e dytë dhe ‘keqpërdorë’ disa raste të tjera.

    Lionel Messi kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 10-të të pjesës së dytë, pas një topi të reflektuar nga portieri i Atleticos, që mbrojti një goditje të Samuel Eto’o.

    Bojan Krkic shtoi epërsinë në 3-1 me anë të një shtylla-goli tre minuta më vonë, ndërsa në listën e golashënuesve u shënua edhe Xavi Hernandez, që mposhti portierin Gorka Iraizoz me anë të një goditje të përkryer nga gjuajtja e lirë.

    Kupa e Spanjës ishte trofeu i parë për të cilin luftonte këtë sezon Barcelona. Ekipi i trajnerit Pep Guardiola është në prag për të fituar kampionatin spanjoll, ndërsa do të jetë edhe në finale të Ligës së Kampionëve në fund të këtij muaji.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:16 am

    Diego konfirmon kalimin te Juve

    Ylli i Werder Bremenit, Diego, është shumë afër kompletimit zyrtar të transferimit të shumëpritur te Juventusi, ndërsa vetë braziliani ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën bardhezi.

    “Për të gjitha gjërat jam marrë vesh me Juventusin, marrëveshja është arritur”.

    “Nëse dy skuadrat (Werderi dhe Juventusi) janë marrë vesh, atëherë sezonin e ardhshëm do të luaj në Torino”.

    “Ende nuk kam nënshkruar ndonjë dokument zyrtar me Juven, mirëpo mendoj se të premten do të finalizohet gjithçka”, ka thënë Diego për “Kreiszeitung Sykè”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Thu May 14, 2009 9:17 am

    Milan bën plan të rikthejë Tonin në Serie A

    Milani është duke menduar të shfrytëzojë interesimin e Bayern Munichut për Yoann Gourcuff dhe të rikthejë sërish në Itali sulmuesin Luca Toni.

    Bayern është duke e monitoruar sezonin e suksesshëm të Gourcoff në Bordeaux dhe pret që klubi francez të mos arrijë të paguajë shumën prej 12 milionë funtesh që kërkon Milani, për të bërë transferimin e përhershëm.

    Drejtuesit e Milanit tash janë duke menduar të tërheqin Gourcuff para se t’ia ofrojnë atë Bayernit në një ofertë që do të përfshijë edhe para kesh, në përpjekje për të marrë Tonin.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 10 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Tue May 14, 2024 5:23 pm