Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun May 17, 2009 4:12 am

    Tifozët dëshirojnë qëndrimin e Tevez

    Të shtunën, qindra tifozë të Manchester Unitedit kanë protestuar jashtë stadiumit Old Trafford duke kërkuar nga udhëheqësit e skuadrës që ta mbajnë Carlos Tevezin.

    United është shpallur kampion i Ligës Premier një javë pa përfunduar sezoni 2008/2009 pasi ka barazuar pa gola kundër Arsenalit, ndërsa “News of the World” njofton se tifozët kanë protestuar jashtë hyrjes së udhëheqësve të skuadrës duke i lagur ata me birrë, duke gjuajtur shishe dhe duke kënduar për qëndrimin e Tevezit.

    Argjentinasi çoi në këmbë të gjithë të pranishmit në Old Trafford në momentin kur u zëvendësua dhe ai i përshëndeti në mënyrën më të mirë tifozët, ndërsa kjo tregoi se sa shumë e duan ata këtë lojtar.

    Mundësitë për qëndrimin e sulmuesit te United janë shumë të vogla, mirëpo tifozët e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre që ai të mbetet me Djajtë e Kuq.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun May 17, 2009 4:12 am

    Guardiola ndërron formacionin

    Pas humbjes së Real Madridit të shtunën mbrëma, Barcelona është shpallur edhe matematikisht fituesi e titullit të La Ligës, dhe kjo ka ndikuar edhe në ndërrimin e formacionit, i cili do të ndeshet të dielën me Mallorcan.

    Trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola, kishte zgjedhur të gjithë lojtarët që i kishte në dispozicion për ndeshjen që Barca e luan si mysafir, mirëpo pas sigurimit të titullit, ai ka bërë disa ndryshime dhe i ka lënë të pushojnë disa lojtarë, si Gerard Pique, Yaya Toure, Xavi, Lionel Messi dhe Jose Manuel Pinto, të cilët pritet të pushojnë deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

    Puyol është kthyer nga lëndimi dhe ndoshta ka nevojë pak për lojë, derisa Guardiola shpreson që Samuel Eto’o në këto ndeshjet e mbetura ta kthejë formën e humbur në disa takime të fundit.

    Trajneri i ka ftuar edhe disa lojtarë nga skuadra e të rinjve: Xavi Torres, Abraham, Thiago, Jeffren dhe Fontas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:02 am

    Mourinho: ky është vetëm fillimi

    Pas humbjes së Milanit nga Udinese, Interi ka siguruar titullin e shtatëmbëdhjetë të Serie A, ende pa e zhvilluar ndeshjen e javës së 36-të, ndërsa trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho, ka thënë se Interi e meritoi Scudetton dhe se ky është vetëm fillimi.
    “Gjithmonë kam thënë se skuadra më e mirë e fiton Kampionatin, madje e kam pasur këtë bindje edhe në rastet kur nuk kam arritur ta fitoj ndonjë kampionat”.

    “Në këtë moment kënaqësie, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë: stafin, ata që përkujdesen për stadiumin, zonjën që pastron dhomat, të gjithë ata që punojnë në prapavijë, si edhe lojtarët të cilët nuk janë këtu sot, Adrianon, Dacourtin dhe Quaresman”.

    “Ky është vetëm fillimi për mua, sepse shumë trajnerë kanë qenë më të suksesshëm se unë tek Inter. Unë e njoh mirë futbollin, nëse nuk ka rezultat, atëherë mungon edhe pasioni, prandaj unë planifikoj të jem i suksesshëm edhe në të ardhmen që të mbetem në zemrat e interistëve”, ka thënë portugezi për “Inter Channel”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:03 am

    Higuain: Barca e meriton titullin

    Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ua ka uruar lojtarëve të Barcelonës titullin e kampionit të La Ligas, duke thënë se Blaugranët janë shpallur kampionë me plot meritë.
    Pas humbjes së të shtunës nga Villarreali, Real Madridi humbi çdo shpresë për ta zgjatur më shumë garën për titull, ndërsa Barcelona u shpall kampion ende pa e zhvilluar ndeshjen e javës së 36-të.

    “Duhet t’i urojmë kampionët, sepse ata e merituan ta fitonin titullin. Mirëpo, për ne është me rëndësi të theksoj se u munduam të shënonim fitore kundër Villarrealit”, ka thënë Higuan për faqen zyrtare të Realit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:03 am

    Figo mbyll karrierën

    Pasi është shpallur kampion i Italisë me Interin, legjenda portugeze Luis Figo i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv.
    Lojtari më i mirë në botë në vitin 2001, ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij 20-vjeçare në të njëjtën dikë kur Interi u shpall kampion i Italisë.

    “Kjo është hera e parë që shpallem kampion pa luajtur dhe mendoj se është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund karrierës”.

    “Nuk do të luaj më në asnjë ligë ku luhet niveli i lartë i futbollit dhe nuk do të pranoj ndonjë ofertë, pos nëse vjen nga jashtë Evropës”, ka thënë portugezi.

    Gjatë karrierës së tij Figo ka luajtur për skuadrat e mëdha Barcelona dhe Real Madrid. Ka fituar 23 tituj, duke përfshirë edhe titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2002. Figo ka bërë 127 paraqitje për Portugalinë duke arritur në finalen e vitit 2004 të Kampionatit Evropian ku u mposht nga Greqia, ndërsa në vitin 2006 zuri vendin e katërt me përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:03 am

    Wenger: Reali i josh të gjithë trajnerët

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se rikthimi i Florentino Perezit si president i Real Madridit, do të joshte cilindo trajner për t’i drejtuar Mbretërit.
    Francezi është njëri nga trajnerët, të cilin Perez do të tentojë ta angazhojë te Los Blancos, nëse i fiton zgjedhjet e qershorit.

    Ndërsa edhe pse më herët e ka refuzuar mundësinë për të kaluar te Reali, me deklaratën e tij të fundit, Wenger ka lënë të kuptohet se edhe ai është i hapur për të kaluar në Bernabeu.

    “Me Florentino Perezin në krye, do të ishte joshëse për cilindo trajner ta drejtojë Realin. Për vete nuk dëshiroj të flas për këtë, sepse unë zakonisht i respektoj kontratat e mia”, është cituar 59-vjeçari nga “L'Equipe”.

    Kontrata e Wenger me Arsenalin përfundon në vitin 2010, ndërsa ky është viti i katërt radhazi që Topçinjtë nuk fitojnë asnjë trofe, prandaj ndoshta është koha që Wenger të kërkojë punë në një skuadër tjetër.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:03 am

    Fitore e lehtë e Liverpoolit

    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të lehtë prej 2-0 në fushën mysafire të West Bromwichit, për të ruajtur me siguri pozitën e dytë në tabelë.
    Kapiteni i Të Kuqve, Steven Gerrad e kaloi skuadrën mysafire në epërsi në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë (63’), Dirk Kuyt dyfishoi epërsinë dhe ky doli të ishte edhe rezultat përfundimtar i ndeshjes.

    Të shtunën Manchester Unitedi u shpall kampion i Ligës Premier duke ia pamundësuar Liverpoolit edhe këtë sezon që ta fitojë Kampionatin anglez, dhe krejt çka u mbetet Redsave është pozita e dytë në tabelë, e cila çon në mënyrë direkte në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

    Nga ana tjetër West Bromwichi me këtë humbje u përshëndet nga elita e futbollit anglez, pasi që edhe matematikisht humbi shanset për të qëndruar në Ligën Premier në sezonin e ardhshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:04 am

    Vazhdon kriza te Juventus

    Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim në teren vendas kundër Atalantas.
    Zonja e Vjetër nuk di për fitore që nga java e 29-të, ndërsa takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet Juves dhe Atalantas, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2.

    Porsa filloi ndeshja (2’), mysafirët kaluan në epërsi me golin e Luca Cigarinit.

    Vendasit u kthyen në lojë me golin e Vincenzo Iaquintas në minutën e 26-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Cristiano Zanetti shënoi një supergol për t’ia dhënë avantazhin skuadrës bardhezi.

    Mirëpo pa përfunduar pjesa e parë (44’), mysafirët u treguan sërish të rrezikshëm, ndërsa Maximiliano Pellegrino e mposhti Buffonin për ta barazuar rezultatin.

    Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol, madje as inkuadrimi në lojë i Alessandro Del Pieros (62’) dhe David Trezeguet (72’) nuk doli i efektshëm për Bianconerët.

    Me këtë barazim Juve rrezikon ta humbë edhe vendin e tretë në tabelë, pasi që Fiorentina është afruar në vetëm një pikë diferencë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:06 am

    Viola thuajse siguron Ligën e Kampionëve

    Skuadra e Fiorentinës ka shënuar fitore minimale në Stadio Franchi të Firences kundër Sampdorias për të bërë një hap të madh drejt sigurimit të vizës për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
    Goli i Alberto Gilardinos i shënuar në minutën e 21-të pati vlerën e tre pikëve me ç’rast Fiorentina distancohet pesë pikë nga Genoa që mban vendin e pestë, dhe ka nevojë për vetëm një pikë kundër Lecces në ndeshjen e ardhshme, ose Genoa të mos fitojë në Torino, dhe Viola do të luajë në garën më prestigjioze të futbollit në sezonin e ardhshëm.

    Gjenovasit nga ana tjetër nuk kanë mundur të nxjerrin më shumë se një pikë përballë Chievos e cila lufton për ekzistencë, pasi që takimi i zhvilluar në Stadio Ferraris ka përfunduar me rezultat prej 2-2.

    Në takimet tjera, Palermo e ka mposhtur Lazion, ndërsa skuadrat e fundit në tabelë, ajo e Regginas, Torinos dhe Bolognas kanë shënuar fitore, për ta bërë edhe më dramatik përfundimin e Kampionatit italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:06 am

    Chelsea shënon fitoren e radhës

    Blutë nga Londra kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stamford Bridge kundër Blackburn Rovers.
    Chelsea e filloi bindshëm takimin dhe shumë shpejt (4’) arriti deri te goli i avantazhit, ndërsa golashënues ishte Florent Malouda.

    Goli i dytë për vendasit erdhi në minutën e 59-të, kur sulmuesi Nicola Anelka e mposhti portierin mysafir, Paul Robinson.

    Kjo fitore e Chelseat vlen sa për statistika, pasi që titulli i Ligës Premier është përcaktuar, ndërsa vendi i dytë në tabelë mbahet me xhelozi nga Liverpooli, i cili gjendet tre pikë larg, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:28 am

    Barca feston titullin me humbje

    Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, ka festuar me humbje triumfin në La Liga, pasi befasisht u mposht me rezultat 2-1 në ndeshjen e sotme në fushë të Mallorcas.
    Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola, të cilët fituan statusin e kampionëve një ditë më herët, pas humbjes së mbrëmshme të Real Madridit nga Villarreali, avancuan të parët në ndeshjen e sotme, me anë të Samuel Eto’o, në minutën e nëntë të ndeshjes.

    Por vendasit u rikthyer në pjesë të dytë me golat e Juan Arango (73’), i cili barazoi me anë të një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, dhe Cleber Santana, i cili shënoi 12 minuta para fundit të kohës së rregullt.

    Eto'o fitoi një penalti të dyshimtë në kohën shtesë, por dështoi të jetë i saktë nga pika e bardhë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:28 am

    Interi feston titullin me fitore

    Kampioni i konfirmuar i Italisë, Interi, ka festuar titullin me krenari, duke shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Sienës në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Giuzeppe Meazza.
    Edhe pse matematikisht e siguroi titullin që dje, pas humbjes së Milanit në Udinese, Interi nuk lejoi të ketë befasi as në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë vendore përballë Sienas.

    Esteban Cambiaso shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë të ndeshjes (44’), ndërsa fitoren e bindshme e vulosën Mario Ballotelli, shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, dhe Zlatan Ibrahimovic, 14 minuta para fundit të ndeshjes (76’).

    Me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Interi konfirmohet si kampion me 10 pikë epërsi ndaj Milani.

    Titulli është i katërti radhazi për Interin, përfshirë këtu edhe titullin ‘e marrë’ nga Juventusi, pas skandalit të montimit të ndeshjeve në sezonin 2005/06, dhe i 17-ti në përgjithësi në ligën italiane.

    Triumfi është i pari në Serie A edhe për trajnerin Jose Mourinho, i cili kështu bëhet me trofe të tri kampionateve (portugez, anglez dhe italian).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:29 am

    Marseille humb derbin dhe kreun

    Ekipi i Lorik Canës, Olimpique Marseille, ka pësuar një goditje në shpresat për të fituar titullin e këtij sezoni, pasi u mposht me rezultat 3-1 në fushë të vet në derbin francez përballë Lyonit, duke humbur kështu edhe kreun e tabelës, ku nga mbrëmë është ngjitur Bordeaux.
    Kampioni në fuqi i ligës franceze, Lyoni, kaloi në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes, me të dy golat e shënuar nga sulmuesi francez Karim Benzema (31’ dhe 43’), të parin nga penaltia.

    Vendasit shtuan shpresat për të nxjerrë së paku një pikë nga kjo ndeshje, kur Sylvain Wiltord shënoi nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt, por një gol i shënuar nga Juninho në minutat shtesë të ndeshjes vulosi çdo dilemë rreth fituesit.

    Me tre pikët e reja, Lyoni mbledh 67 pikë dhe mban gjallë shpresat për vendin e dytë, që dërgon në Ligën e Kampionëve, ku tash ndodhet Marseille me 71 pikë. Bordeaux, që dje shënoi fitore në fushë të Le Mans, ka marrë kreun e ligës franceze, kur deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe dy xhiro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:29 am

    Atletico në pozitën e katërt

    Skuadra e Atletico Madridit e ka fituar derbin e dytë të javës së 36-të të La Ligas duke e mposhtur Valencian me rezultat minimal.
    Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Valencias, ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të skuadrës vendase.

    Golin e vetëm në ndeshje, i cili pati vlerën e tre pikëve, e shënoi sulmuesi Diego Forlan nga pika e bardhë (29’).

    Me këtë fitore skuadra kryeqytetase është pozicionuar në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Valencia që mban vendin e pestë dhe tre pikë më pak se Sevilla që gjendet në vendin e tretë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:29 am

    Berlusconi dëshiron një trajner të ri

    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se nuk ka asnjë zënkë me trajnerin Carlo Ancelotti dhe se gjithçka do të zgjidhet në fund të sezonit, por duket se edhe ai do të dëshironte një trajner të ri.
    “Në fund të sezonit do të ulemi rreth tavolinës dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dhe për Milanin”, ka thënë Berlusconi i pyetur rreth raportove të tij me trajnerin.

    “Por do të mund të rrezikonim në një trajner të ri, tashmë të dëshmuar. Tash ka shumë me kraharorë të gjerë të gatshëm për të drejtuar një ekip të madh”, shton presidenti i rosonerëve.

    Ndërkohë, njëri nga emrat e përfolur se do të mund të zëvendësojë Ancelottin te stoli i Milanit, Marco Van Basten, së fundi raportohet se ka drekuar me stafin teknik të ekipit italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:29 am

    Vidic zgjidhet Lojtari i Vitit në radhët United

    Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, është emëruar Lojtari i Vitit nga bashkëlojtarët e tij dhe nga fansat e klubit anglez.
    Vidic i fitoi të dy mirënjohjet pas një sezoni në të cilin partneriteti i tij në mbrojtje me Rio Ferdinand ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm që United të mbrojë titullin në Premier League.

    Mbrojtësi serb ka qenë i ngazëllyer me mirënjohjet e dhëna këtë sezon. “Është një mbrëmje e madhe për mua. Jam vërtet i befasuar që po e shijoj këtë. Në karrierë në të vërtetë kurrë nuk kam pasur shpërblime individuale”, ka thënë serbi.

    “Jam i nderuar veçanërisht kur i shoh lojtarët me të cilët luaj çdo ditë. Është e mrekullueshme ta marrësh këtë çmim. Jam shumë i lumtur. Faleminderit. Unë jam zhvilluar këtu si lojtar. Falënderoj lojtarët dhe stafin drejtues”, ka shtuar më tej Vidic.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:29 am

    Santon falenderon Mourinhon

    Davide Santon ka falënderuar trajnerin e Interit, Jose Mourinho, që i ka dhënë atij rast të luajë gjatë këtij sezoni.
    Mbrojtësi tinejxher ka qenë një prej zbulimeve të suksesshme në Serie A këtë sezon, dhe këtë ia ka dedikuar trajnerit Mourinho.

    “Kënaqësia më e madhe këtë sezon ka qenë debutimi im. Pastaj shtova vetëbesimin dhe isha në gjendje të luaj me yje të mëdhenj të cilët janë në këtë ekip. Festa e mbrëmshme ishte vërtet e bukur dhe shpresoj se të jetë e para për shumë tjera për mua”, ka thënë Santon.

    “Mourinho? Ai më ka dhënë gjithçka. E falënderoj shumë për besimin e treguar në mua dhe atë çfarë ka bërë për mua. Besoj se gjithçka që kam arritur është një falënderim i madh për të”, ka shtuar i riu italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:30 am

    NBA: Lakers në finalen e Perëndimit

    LA Lakers ka shënuar fitore ndaj Houston Rockets në ndeshjen e shtatë gjysmëfinale të play-offit dhe është kështu kundërshtari i radhës i Denver Nuggets në finale të Konferencës Perëndimore.
    Lideri i Perëndimit, Los Angeles Lakers, përfundimisht arriti të eliminojë Houston Rockets, duke fituar për të katërtën herë nga shtatë takimet mes tyre, kësaj here me rezultat 89-70.

    Pau Gasol ishte lider i Lakers me 21 pikë dhe 18 kërcime, derisa Trevor Ariza kontribuoi me 15 pikë dhe Kobe Bryant me 14 pikë dhe shtatë kërcime në ndeshjen e zhvilluar në Staples Center në Los Angelesit.

    Aaron Brooks ishte sërish më i miri te Rockets me 13 pikë, i ndjekur nga Luis Scola me 11 pikë.

    Lakers do të takohet me Denver Nuggets në finalen e Perëndimit, me serinë e ndeshjeve që do të fillojë të martën në Los Angeles.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:30 am

    NBA: Magic eliminojnë Celticsat

    Orlando Magic ka avancuar në finalen e Lindjes pasi eliminoi kampionin në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, pas shtatë ndeshjeve mes tyre.
    Hedo Turkoglu ka shënuar 25 pikë dhe 12 asistime për Orlando Magic, që shkatërroi Boston Celtics me fitore bindëse prej 101-82.

    Dwight Howard shënoi 12 pikë, 16 kërcime dhe pesë bllokime për Magic, ndërsa te Boston, Ray Allen shënoi 23 pikë dhe Paul Pierce 16 të tjera.

    Magic avancojnë kështu në finalen e Lindjes ku do të takohen me liderin, Cleveland Cavaliers, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet të mërkurën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:30 am

    Mourinho: Nuk jemi larg angazhimit të Militos

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se klubi ka nevojë për disa përforcime për sezonin e ardhshëm dhe ka zbuluar se nerazurët nuk janë larg ta angazhojnë Diego Militon.
    “Kemi nevojë për një deri në dy sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës, krahas lojtarëve që do të vijnë nga shkolla e të rinjve. Të gjithë e dinë se ne e duam Milion dhe nuk jemi larg angazhimit të tij. Te argjentinasi gjejmë një lojtar në top-formë”, ka thënë Mourinho.

    “Por sigurisht se na duhet kualitet edhe në mesfushë. Këtë vit, disa lojtarë vazhdimisht kanë luajtur atje. Po ashtu kemi nevojë edhe për një mbrojtës i cili din të luajë futboll”, ka shtuar portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:30 am

    Ferguson: Ronaldo do të mund të luajë mbrojtës në Real

    Lojtarët e Manchester United kishin bërë shaka me Cristiano Ronaldon se nëse ai do të transferohet në Real Madrid do të duhet të luajë në mbrojtje.
    Sir Alex Ferguson ka zbuluar se humbja e thellë e Real Madridit nga Barcelona e ka rimenduar Cristiano Ronaldon rreth dëshirës së tij për t’u transferuar në Bernabeu.

    “Pas ndeshjes në të cilën Barcelona e shkatërroi Real Madridin me rezultat 6-2, lojtarët bënin shaka me Ronaldon duke i thënë se duhet të luajë si mbrojtës i qendrës, nëse transferohet në Santiago Bernabeu”, ka thënë Ferguson.

    Lojtari më i Mirë në Botë sigurisht se këtë verë sërish do të jetë cak i Real Madridit dhe mediave spanjolle, sidomos pas aktit të pakënaqësisë që shprehi në fushë javën e kaluar, kur u zëvendësua nga Ferguson dhe pas ndryshimeve në kryesinë e klubin spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:31 am

    Dzeko nuk është në shitje!

    Chelsea dëshiron të fitojë shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar të Wolfsburgut, Edin Dzeko, mirëpo presidenti i skuadrës gjermane Jurgen Marbach, ua ka bërë të ditur Bluve se boshnjaku nuk është në shitje.
    Dzeko po shkëlqen këtë sezon me liderin e Bundesligës dhe ka arritur të shënojë 25 gola në Ligën elite gjermane kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa gjasat janë të mëdha që të shpallet kampion i Gjermanisë me skuadrën e tij.

    “Ai është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në sistemin tonë të lojës dhe ne dëshirojmë që ai të mbetet në skuadër”, ka thënë Marbach.

    Megjithatë Wolfsburgu do ta ketë të vështirë ta mbajë Dzekon, pasi që shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për sulmuesin boshnjak.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:31 am

    Wenger dhe Ribery në bisedime me Realin

    Jorge Valdano, i cili pritet të jetë njëri nga njerëzit kryesorë të Florentino Perezit te Real Madridi, ka mbajtur takime me përfaqësuesit e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, dhe anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery, për mundësinë e kalimit në Bernabeu në fund të sezonit.
    Wenger të dielën kishte deklaruar se Reali i josh të gjithë trajnerët, ndërsa një burim i afërt me menaxherin e Topçinjve ka thënë se tash më shumë se kurrë ekziston mundësia që francezi të marrë postin e trajnerit të Los Merengues.

    Nga ana tjetër, Valdano ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e Ribery, me ç’rast ka marrë informata për kërkesat e lojtarit dhe skuadrës gjermane në rast të përgatitjes së ofertës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:31 am

    Zyrtare: Juventusi shkarkon Ranierin

    Skuadra e Juventusit ka konfirmuar zyrtarisht se e ka shkarkuar trajnerin Claudio Ranieri, ndërsa në vend të tij është caktuar Ciro Ferarra.
    “Ciro Ferrara është trajneri i ri i Juventusit. Juventusi dëshiron të njoftojë se e ka shkarkuar trajnerin Claudio Ranieri”.

    “Nga sot skuadra do të drejtohet nga Ciro Ferrara. Juventusi falënderon Claudio Ranierin për punën që ka bërë gjatë këtyre vitëve”.

    “Trajnerit të ri Ciro Ferrara i dëshirojmë sukses të menjëhershëm”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:31 am

    Pandev pranë largimit nga Lazio

    Sulmuesi i Lazios, Goran Pandev, mund të largohet nga skuadra italiane para se t’i përfundojë kontrata e tij (2011).
    “Do të takohemi me presidentin Lotito për të diskutuar këtë çështje, por siç duket lojtari ka vendosur në kokën e tij”, ka thënë agjenti i maqedonasit, Leonardo Corsi, për tuttomercatoweb.

    25-vjeçari është më afër kalimit te Tottenham Hotspur, mirëpo për të janë të interesuar edhe Fiorentina, Bayern Munichu dhe Juventusi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:31 am

    Kaka, Ronaldo dhe Messi, dëshirat e Gutit

    Mesfushori i Real Madridit, Guti, shpreson që skuadra e tij të transferojë disa emra të mëdhenj gjatë afatit kalimtar veror.
    “Shpresoj të vijnë Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Për Madridin duhet të luajnë lojtarët më të mirë në botë”.

    “Presim që me ardhjen e tij (Florentino Perezit) të fillojë një projekt i madh, me lojtarë të mëdhenj të cilët do të qëndrojnë në skuadër dhe do të fitojnë shumë tituj”, ka thënë Guti për “Cuatro”, edhe pse ardhja e lojtarëve të mëdhenj do të thoshte se ai duhet të jetë lojtarë rezervë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:32 am

    Anglia fillon kampanjën për Botërorin 2018

    Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, së bashku me kryeministrin britanik Gordon Brown, kanë filluar sot edhe zyrtarisht kampanjën për të marrë organizimin e Kampionatit Botor 2018.
    Krahas David Beckham në ceremoninë u paraqit edhe Wayne Rooney si dhe anëtarë të gjeneratës të cilët në vitin 1966 fituam kampionatin botëror.

    “Është një moment i qëlluar për Anglinë për të organizuar Kampionatin Botëror. Kemi traditë e cila nuk është inferiore ndaj asnjë tjetre, disa prej klubeve tona më të mira garojnë me sukses me pjesën tjetër të botës. Jemi shtëpi e disa prej më të mirëve të futbollit”, ka thënë me këtë rast kryeministri britanik.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:32 am

    Blanc: Vendimi ishte i gjithë klubit

    Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Jean-Claude Blanc, ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të Claudio Ranierit vetëm dy xhiro pa përfunduar Kampionati.
    “Ky vendim nuk i ngjason mënyrës sonë se si punojmë, mirëpo do të ishte shumë më keq po të mos kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve”.

    “Pas rezultateve të fundit ne jemi vetëm një pikë para Fiorentinës, kështu që duke analizuar gjithë sezonin, vendosëm që ta shkarkonim Ranierin”.

    “Tash dëshirojmë një përfundim të mirë dhe shpresojmë që së paku të mbetemi në pozitën e tretë. Ishte një vendim i gjithë klubit. Dy ndeshjet e radhës skuadra do të udhëhiqet nga Ciro Ferrara, ndërsa në fund të sezonit do t’i shqyrtojmë gjërat”, ka thënë Blanc për “Il Giornale”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:32 am

    Srna në planet e Milanit

    Rossonerët planifikojnë ta përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa në planet e tyre është edhe kroati Darijo Srna.
    Sipas tuttomercatoweb lojtari i Shakhtar Donetsk do të takohet me përfaqësuesit e Milanit pas finales së Kupës UEFA (kundër Werder Bremenit në Stamboll) dhe do të diskutojë për të ardhmen e tij të mundshme në San Siro.

    27-vjeçari është një lojtar i gjithanshëm, pasi që mund të luajë edhe në mesfushë (pozitë të cilën e luan te përfaqësuesja e Kroacisë) edhe si mbrojtës krahu (siç luan te Shakhtari).

    Për të fituar shërbimet e tij Milani do të përballet me konkurrencën e Bayern Munichut, pasi që edhe bavarezët dëshirojnë shërbimet e Srnas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:32 am

    Zanetti shpreson që Ibra do qëndrojë

    Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur dëshirën që bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimovic të mbetet me zikaltrit edhe në sezonin e ardhshëm.
    “Dëshirojmë të vazhdojmë me këtë formë të shkëlqyer edhe në sezonin e ardhshëm. Ndërsa për ta bërë këtë duhet t’i mbajmë në skuadër lojtarët tanë më të mirë”.

    “Zlatan Ibrahimovic është njëri nga këta lojtarë, pasi që është i jashtëzakonshëm dhe mund të jetë vendimtar për skuadrën”, ka thënë argjentinasi në një intervistë për “Tuttosport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:32 am

    Messi shpreh dashurinë për Argjentinën

    Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka thënë shtypit se do të kishte dashur ta mbyllë karrierën me një skuadër argjentinase, pasi që t’i përfundojë kontrata me Barcelonën.
    “Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën në Argjentinë, sepse është ëndërr e imja të luaj atje. Si fëmijë shkoja nëpër stadiume dhe dëshiroj që ta përjetoj sërish të njëjtën gjë edhe në të ardhmen”.

    “Ajo që dëshiroj është të luaj në Ligën e Argjentinës, të shoh si luhet futbolli atje”.
    “Jeta në Argjentinë është shumë ndryshe. Këtu kam shumë qetësi, mirëpo mbi të gjitha, Argjentina është Argjentina”, ka thënë Messi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:33 am

    Cannavaro nënshkruan sot për Juven?

    Fabio Cannavaro është pranë rikthimit te Juventusi, ndërsa këtë e ka konfirmuar menaxheri gjeneral i Zonjës së Vjetër, Jean Claude Blanc, i cili ka thënë se nënshkrimi i mbrojtësi të Real Madridit me ish-skuadrën e tij do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt.
    “Cannavaro është një shtesë shumë e rëndësishme për ne, edhe pse tifozët ende janë të ndjeshëm për largimin e tij para tre vitesh”.

    “Për momentin jemi duke punuar në dy çështje, ndërsa shpresoj që njëra (Cannavaro) të mbyllet gjatë ditës së sotme. Tjetra (Diego) pritet të mbyllet në ditët në vijim”, është cituar Blanc nga “Tuttosport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:33 am

    Reali dhe Wigani arrijnë marrëveshje për Valencian

    Sipas "The Daily Mail", Wigan Athletic ka arritur marrëveshje me Real Madridin për shitjen e Antonio Valencias për një shumë prej 24 milionë dollarësh.
    Sipas të njëjtit burim, finalizimi i kësaj marrëveshjeje varet nga mundësitë e Los Merengues për ta transferuar superyllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të mbetet shënjestra kryesore e Mbretërve.

    Nëse Los Blancos arrijnë të fitojnë shërbimet e Ronaldos, atëherë Valencia do të transferohet në Old Trafford, ndërsa nëse Ronaldo mbetet te United, atëherë Reali do ta finalizojë marrëveshjen me Valencian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:33 am

    Interi shënjestron Vidicin

    Sipas njoftimeve të reja, trajneri i Interit, Jose Mourinho, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë filluar planet për sezonin e ardhshëm, vetëm disa ditë pasi zikaltrit u shpallën kampionë të Serie A.
    “Studio Sport” njofton se mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, është njëra nga shënjestrat kryesore të Nerazzurëve për sezonin e ardhshëm.

    Sipas të njëjtit medium, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, është angazhuar për të arritur një marrëveshje me serbin dhe me skuadrën angleze.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:33 am

    Del Piero dhe Zidane lëvdojnë Ciro Ferraran

    Juventusi e ka caktuar Ciro Ferraran në postin e trajnerit pas shkarkimit të Claudio Ranierit, ndërsa dy bashkëlojtarët e dikurshëm të tij, Alessandro Del Piero dhe Zinedine Zidane, kanë mbështetur vendimin që Ferrara ta drejtojë Juven.
    “Gazzetta dello Sport” njofton se ikona e Juves, Alex Del Piero, ia ka dërguar një mesazh urimi Ferraras, ku thuhet : “Ti je i madh Ciro. Kam qenë kapiteni yt dhe tani do të jem njëri nga lojtarët e tu. Do të fitojmë sërish bashkë”.

    Ndërkohë të hënën mbrëma lojtari i dikurshëm i Juves, Zinedine Zidane, ishte në Torino për të participuar në një ndeshje bamirëse, ndërsa edhe legjenda franceze ia ka uruar postin e ri Ferraras.

    “Jam i lumtur për Ciron dhe shpresoj që ai do të arrijë t’i fitojë këto dy ndeshjet e mbetura, ashtu që Juve ta konsolidojë vendin e tretë”, ka thënë Zizu.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:33 am

    Ranieri: E kam bërë punën time

    Të hënën Juventusi e ka shkarkuar trajnerin Claudio Ranieri si pasojë e shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore, ndërsa italiani ka thënë se ai e ka bërë punën e tij në skuadër dhe i ka fajësuar drejtorët e klubit për mostransferimin e lojtarëve të duhur.
    “E kam ditur se do të përfundojë kështu. Por unë jam shumë i qetë sepse e di se e kam bërë punën time”, është cituar Ranieri nga “La Gazzetta dello Sport”.

    Ranieri erdhi te Juventus në vitin 2007, pas rikthimit të Bianconerëve në Serie A, ndërsa në të dy sezonet nuk arriti më shumë se pozitën e tretë në tabelë.

    Ish-trajneri i Chelseat kishte edhe një vit në kontratën e tij me Juven, ndërsa ekzistojnë spekulime se ai mund ta marrë timonin e Romës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:34 am

    Dzeko: Do të mendoj për të ardhmen time

    Sulmuesi në top-formë i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka deklaruar se ai mund të largohet nga Bundesliga në sezonin e ardhshëm.
    Boshnjaku ka kaluar një sezon të shkëlqyer nën udhëheqjen e Felix Magath duke shënuar 25 gola kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa kalimi i Magath te Schalke në fund të sezonit, do të ndikojë edhe në vendimin e Dzekos për të ardhmen.

    “Do të ishte mirë të jem golashënuesi më i mirë i Ligës në fund të sezonit, mirëpo fitimi i titullit është shumë më i rëndësishëm”.

    “Sido që të jetë, e gjithë situata në klub ka ndryshuar për shkak të largimit të Felix Magath drejt Schalkes”.

    “Jam shumë i zhgënjyer për largimin e tij dhe do të mendoj për opsionet e mia në fund të sezonit”, ka thënë Dzeko për “Bild”

    Tottenham Hotspur, Milan, Arsenal dhe Chelsea, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e sulmuesit boshnjak.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:34 am

    Shkëmbimi Pandev-Iaquinta?

    Sulmuesi i Lazios, Goran Pandev, dëshiron të largohet drejt një skuadre më të madhe, ndërsa Juvetnusi mund ta shfrytëzojë Vincenzo Iaquintan si pjesë e marrëveshjes për ta sjellë maqedonasin në Torino.
    Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon 20 milionë euro për lojtarin e tij, ndërsa “Corriere dello Sport” njofton se Juve do të propozojë një shkëmbim me Iaquintan.

    Hamburgu, Tottenhami, Fiorentina dhe Interi janë ndërmjet skuadrave të interesuara për shërbimet e Pandev.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:35 am

    Zyrtare: Cannavaro lojtar i Juventusit

    Fabio Cannavaro ka bërë rikthim sensacional te skuadra të cilën e braktisi në vitin 2006. Klubi i Juventusit ka njoftuar se mbrojtësi italian ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare deri në qershorin e vitit 2010, me mundësinë për ta vazhduar atë deri në vitin 2011.
    “Fabio Cannavaro do të jetë sërish me Juventusin që nga korriku. Juventusi ka siguruar kontratën e Fabio Cannavaros, e cila do të jetë e vlefshme nga 1 korriku i vitit 2009 deri më 30 qershor të vitit 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të Juventusit.

    “Jam krenar që do ta vesh sërish fanellën bardhezi”, ka deklaruar Cannavaro, i cili ishte në Torino për ta nënshkruar kontratën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:35 am

    Ibra do të largohet vetëm nëse Interi e shet

    Zlatan Ibrahimovici do të largohet nga Interi vetëm nëse skuadra kampione e Italisë vendos ta shesë atë, thotë agjenti i tij, Mino Raiola.
    Javët e fundit është spekuluar për një transferim luksoz të boshnjakut me pasaporte suedeze drejt Barcelonës, pasi ai kishte deklaruar se ekziston mundësia të largohet nga zikaltrit, ndërsa agjenti i tij pohon se largimi i Ibracadabras nga Giuseppe Meazza do të ndodhë vetëm me vendimin e Interit.

    “Nëse Zlatan largohet nga Interi, atëherë kjo do të ndodhë pasi të arrihet një marrëveshje ndërmjet Interit dhe skuadrës tjetër”, ka thënë Raiola.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:35 am

    Barcelona rikthen interesimin për Lahm

    Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e Bayern Munich, Philipp Lahm.
    El Mundo Deportivo shkruan se pas ofertës së refuzuar në muajin janar, drejtori sportiv i Barcës, Txiki Begiristain, do të përpiqet sërish të marrë mbrojtësin gjerman.

    Lahm u ndje i lënduar pasi Barcelona dështoi të kompletojë nënshkrimin e tij, duke i kërkuar edhe të mos nënshkruajë rinovimin e marrëveshjes me Bayernin.

    Kjo bëri që mbrojtësi t’i thotë ‘jo’ transferimit në janar, por tash situata është më ndryshe dhe gjermani mund të pranojë një kalim në kampionatin spanjoll.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:35 am

    Arsenal kërkon kapitenin e Wolfsburgut

    Kapiteni i liderit të tabelës së Bundesligës, Wolfsburgut, Josue, raportohet se është caku i ri i klubit të Ligës Premier, Arsenalit.
    Mediat gjermane shkruajnë se mesfushori brazilian mund të jetë në rrugë për të luajtur në Arsenal në sezonin e ardhshëm.

    Mesfushori defensiv, Josue, mund të jetë një plotësim i përkryer për hapësirën e lënë pas largimit të Gilberto Silva dhe Mathieu Flamini gjatë verës së ardhshme, dhe mund të ishte një blerje jo e shtrenjtë për topçinjtë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:36 am

    Seedorf do të ndjekë Ancelottin te Chelsea?

    Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, raportohet se dëshiron të transferohet në Chelsea në fund të këtij sezoni.
    Tuttosport shkruan se Seedorf dëshiron ta ndjekë nga prapa trajnerin aktual të Milanit, Carlo Ancelotti.

    Ancelotti një kohë të gjatë është cak i spekulimeve për të zëvendësuar Guus Hiddink te blutë e Londrës, ndërsa atij tash i është bashkuar edhe Seedorf.

    Holandezi thuhet se nuk dëshiron të shihet sy më sy me ish-përzgjedhësin e kombëtares së Holandës, Marco van Basten, i cili pritet të pasojë Ancelottin në stolin e Milanit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:36 am

    Bruno Alves i gatshëm të largohet nga Porto

    Mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, ka pohuar se ai me siguri do të largohet nga klubi portugez në afatin kalimtar të verës.
    Portugezi është lidhur me një transferim te disa klube evropiane, dhe së fundi janë përmendur Interi dhe Chelsea.

    “Largimi nga Porto është një opsion për mua, por ende nuk kam përgjigje për këtë. Jam tërësisht i koncentruar në finalen e Kupës së Portugalisë dhe fitimin e dy trofeve këtë sezon”, ka deklaruar portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:37 am

    Klinsmann: Do ta fitoja titullin me Bayernin

    Jurgen Klinsmann i ka dhënë fund heshtjes së tij tre javore dhe ka deklaruar se nëse ai do ta udhëhiqte Bayernin deri në fund të sezonit, bavarezët do ta fitonin titullin e Bundesligës.
    Wolfsburg është në prag të triumfit historik të titullit në Bundesliga. Bayern Munich ka gjasa teorike, por përveç fitores ndaj Stuttgart do të duhet të shpresojë që Wolfsburg të humbë në fushë vendore nga Werderi.

    “Pranova përgjegjësi për shumë gjëra për të cilat nuk munda të bëja asgjë. Më e dhimbshme në gjithë situatën është se do të mund ta përfundoja punën me sukses. Mund t’ia sjellja ekipit titullin e kampionit”, ka thënë Klinsmann.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:37 am

    Djali i Berlusconit e dëshiron Tottin në Milan

    Kapiteni i Romës, Francesco Totti, do të mund të jetë pjesë e ekipit të rosonerëve sipas të fejuarës së Pier Silvio Berlusconit.
    Ylli televiziv, Silvia Toffanin, ka zbuluar se djali i Silvio Berlusconit, Pier Silvio, gjithmonë ka dashur ta shohë Tottin me fanellën kuqezi.

    “Pier ka respekt të madh për Francesco Tottin. Ai gjithmonë më ka thënë se ëndërr e tij është ta shohë Tottin në Milan”, ka thënë Toffanin.

    Marrëveshja aktuale e Tottit me Romën skadon në vitin 2010 dhe klubi ende nuk i ka ofruar marrëveshje të re. Por një largim i Tottit nga klubi kryeqytetas vështirë është i mendjeshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:37 am

    Maldini: Dëshirojmë qëndrimin e Ancelottit

    Derisa spekulimet vijnë e shtohen për mundësinë e largimit të trajnerit të Milanit, Carlo Ancelotti, legjenda kuqezi, Paolo Maldini, i cili do ta luajë ndeshjen e fundit në San Siro këtë fundjavë, është shprehur se lojtarët kërkojnë qëndrimin e Carletos.
    “Të gjithë e mbështesin Carlon. Ne kemi fituar shumë trofe nën udhëheqjen e tij. Kemi arritur në tre finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa i kemi fituar dy nga ato, këto janë rezultate të shkëlqyeshme”.

    “Sido që të jetë për të vazhduar më tutje bashkëpunimin, duhet të ekzistojë pëlqimi i të tria palëve: lojtarëve, dhe ne dëshirojmë që të vazhdojë, trajnerit dhe skuadrës”, ka thënë legjenda e futbollit italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:38 am

    Kroati Josip Kuze trajneri i ri i kombëtares

    Trajneri kroat Josip Kuze është përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
    Kuze është zgjedhur në mesin e tre kandidaturave nga Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së të jetë pasardhësi i Arie Haan në stolin e kombëtares kuqezi.

    Kontrata e kroatit do të jetë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë. Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t’u njohur nga afër me ta.

    56-vjeçari do të ketë provën e parë me kombëtaren më 6 qershor, përballë Portugalisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Më pas do të pasojnë dy miqësore, ajo me Gjeorgjinë dhe Qipron.

    Kuze gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb./Telegrafi/TCH/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:38 am

    Fabregas vesh fanellën e Barcës në fund të sezonit?

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë afatit kalimtar veror mund të kthehet te ish-skuadra e tij, Barcelona.
    Sipas “Sport”, Barca dëshiron të rikthejë shërbimet e Fabregasit, i cili u largua në drejtim të Topçinjve në moshën 16-vjeçare.

    Mësohet se katalunasit dëshirojnë që sa më shpejt ta mbyllin marrëveshjen, para zgjedhjeve presidenciale te Real Madridi, pasi që Fabregas bën pjesë edhe në planet e pretendentit për fronin e Mbretërve, Florentino Perez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sat May 23, 2009 3:38 am

    Maradona: Të gjithëve do t’u jepet rasti

    Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka pohuar se të gjithë lojtarët e Argjentinës do ta kenë shansin ta tregojnë veten me skuadrën të cilën ai e drejton.
    “Secili ka mundësi të luajë, shpresa humb e fundit. Askush nuk vjen këtu për pushime. Ajo që do të bëjnë të mërkurën (në ndeshjen miqësore kundër Panamasë) do të përcaktojë nëse do ta ftoj lojtarin e caktuar në kualifikime (për Kampionatin Botëror) ose jo”, ka thënë legjenda botërore e futbollit.

    Maradona e ka konfirmuar listën e njëmbëdhjetëshes bazë e cila do të paraqitet kundër Panamasë: Diego Pozo, Matias Caruzzo, Nicolas Otamendi, Alexis Ferrero, Eduardo Salvio, Hernan Bernardello, Fabian Rinaudo, Matias de Federico, Daniel Montenegro, Jose Sand dhe Gonzalo Bergessio.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 12 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Wed May 15, 2024 6:56 am