Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:01 am

    Gourcuff dëshiron të qëndrojë te Bordeaux

    Sulmuesi francez Yoann Gourcuff ka thënë se nuk dëshiron të rikthehet tek Milani gjatë verës.

    Gourcuff është i huazuar nga ekipi italian tek Bordeaux këtë sezon, ku po tregon paraqitje të shkëlqyeshme dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për ekipin francez.

    “Dua të qëndroj në Bordeaux. Tash duhet të gjejmë një marrëveshje me menaxhmentin e rosonerëve”, ka thënë Gourcuff.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:01 am

    NBA: Magic rimerr avantazhin

    Orlando Magic ka mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultat 99-89 për të marrë avantazhin 2-1 në serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Lindore.

    Dwight Howard shënoi 24 pikë dhe nëntë kërcime edhe pse luajti më pak se 28 minuta, derisa për Orlando Magic edhe pesë lojtarë të tjerë shënuan pikë dyshifrore.

    LeBron James vazhdoi me formën e tij të shkëlqyeshme duke shënuar 41 pikë, nëntë asistime dhe shtatë kërcime për Cleveland, por ishte i suksesshëm në vetëm 11 nga 28 gjuajtjen nga loja dhe huqi edhe pesë gjuajtje të lira.

    Ndeshja e katërt mes dy ekipeve zhvillohet të martën në Orlando.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:03 am

    Ferguson shpreson se Evra do ta ndalojë Messin

    Sir Alex Ferguson thotë se nuk përgatit ndonjë plan të veçantë për t’u përballur me Lionel Messi në finalen e Ligës së Kampionëve.

    Skocezi pranon se argjentinasi është një prej sulmuesve më të rrezikshëm, por shpreson se Patrick Evra do të arrijë ta ndalojë Messin.

    “Vitin e kaluar vareshim nga forma e Patrick Evra, dhe këtë vit po ashtu do të varemi nga kjo. Patrick është një lojtar fantastik, shumë i shpejtë nëpër gjithë fushën dhe kjo është më se e nevojshme kundër Messi, pasi edhe ai vetë është shumë i shpejtë”, thotë Ferguson.

    “Kishte momente në Old Trafford kur nuk mund të bënim asgjë kur topi ishte në këmbët e tij dhe ai i sulmonte lojtarët tonë”.

    “Duhet t’i jepet meritë për këtë, pasi kishte momente kur ne u mbështetëm në fat, se ai do të bëjë ndonjë pasim të gabuar, do të del para topin, ose diçka tjetër do të ndodhë”, ka shtuar skocezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:04 am

    Saha i kënaqur që ka lënë Manchesterin për Evertonin

    Sulmuesi francez Louis Saha nuk është penduar që është larguar nga Manchester United për të kaluar në Everton këtë sezon.

    “Jam shumë i kënaqur me zgjidhjen time për të ardhur në Everton. Edhe bashkë-lojtarët e mi poashtu janë të kënaqur”, thotë Saha.

    “Gjëra të shkëlqyeshme pritet të ndodhin në ekip, jo vetëm këtë sezon, por edhe në të ardhmen po ashtu. Kjo është sepse e kam bërë zgjidhjen e duhur duke ardhur në Everton. Por nuk mendoj se i kam tejkaluar pritjet ende”, ka shtuar francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:04 am

    Manchester City kërkon Juninhon

    Manchester City raportohet se është duke kërkuar yllin e Olympique Lyon, brazilianin Juninho.

    Siç shkruan Sunday Mirror, Juninho do të jetë cak i një varg klubesh evropiane, pasi ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Lyoni.

    35-vjeçari brazilian është një prej specialistëve më të mirë në botë në gjuajtjet e lira, ndërsa ka shënuar 99 gola për kampionin e Francës, 44 nga të cilat janë shënuar pikërisht nga gjuajtjet e lira.

    City është i gatshëm ta sjellë brazilianin në Premier League, ndërsa pritet të ketë edhe konkurrencën e Real Madridit dhe Juventusit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:05 am

    Wenger refuzon ofertën e Juventusit

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka refuzuar një ofertë nga Juventusi për të marrë nën drejtim klubin italian.

    Daily Star Sunday shkruan se ekipi italian është i fundit nga gjigantët evropian që dështon të marrë francezin nga Arsenali, pas dështimit të Real Madridit.

    Vikendin e kaluar klubi nga Torino vendosi të shkarkojë trajnerin e deritanishëm, Claudio Ranieri, dhe e kishte etiketuar Wengerin si personin për të zëvendësuar italianin.

    Juventusi ishte i gatshëm t’ia ofronte pagën më të lartë se çdo trajner tjetër, dhe këtë ua kishte përcjellë agjentëve të tij.

    Por përgjigja e Wenger ka qenë e njëjta, “Faleminderit, por jo faleminderit”, të cilën ia kishte thënë edhe Real Madridit muajin e kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:05 am

    Mourinho: Chelsea duhej të ishte në finale dhe jo Barcelona

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se Manchester United duhej të përballej me Chelsean dhe jo me Barcelonën, në finalen e Ligës së Kampionëve.

    Këto komente portugezi i ka bërë në një kolumne në gazetën britanike Telegraph.

    “Një gjë dua të them, Chelsea e meritoi finalen. Barça është një ekip i klasit, por ata nuk ishin më të mirë se Chelsea. A kishte vendime të gabuara? Po. A ishte Barcelona me fat? Po. Por ky vazhdon të jetë një super-ekip dhe ata vazhduan të besonin deri në sekondën e fundit”, ka shkruar portugezi.

    “Lojtarët e Chelseat merituan të ishin të lumtur, ata pothuajse kanë qenë kampionë evropian gjatë pesë viteve të fundit dhe gjithmonë ka një lidhje të çuditshme ‘pothuajse’. Jam i dëshpëruar për ta, por Barcelona dhe Manchester United do t’i japin botës një finale të madhe”, ka shtuar më tej Mourinho.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:05 am

    Ferguson: Rio do të luajë në finale

    Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se mbrojtësi kryesor i Djajve të Kuq, Rio Ferdinand, do të jetë në gjendje të rikuperohet për finalen e të mërkurës mbrëma të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

    “Rio po rikuperohet shpejtë. Ai është stërvitur gjatë vikendit me lojtarët tjerë. Mendoj se ai do të arrijë të rikuperohet deri të mërkurën”, ka thënë Sir Alex për UEFA.com

    Skocezi ka shtuar se edhe dy mbrojtësit tjerë, Rafael dhe wes Brown, të cilët kanë pësuar lëndime të vogla, do të jenë të gatshëm për finalen e madhe.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:05 am

    Drogba: Jam krenar që luaj për Chelsean

    Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se ai do ta bartë fanellën e Bluve derisa drejtuesit e skuadrës do ta dëshirojnë këtë gjë.

    Drogba ka qenë pjesë e thashethemeve për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge, drejt Marseille, Interit apo Real Madridit, mirëpo sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është shprehur pro qëndrimit te skuadra e tij aktuale.

    “Mendoj se ardhmja e Chelseat do të jetë madhështore, sepse kemi krijuar diçka për të cilën shumë lojtarë dëshirojnë të luajnë këtu”.

    “Ata e dinë se nëse vinë këtu, secilin vit duhet të luftojnë për të fituar trofe”.

    “Kjo skuadër tashmë është e madhe, mirëpo në të ardhmen edhe më shumë do të shkruajë historinë”.

    “Jam shumë krenar që jam pjesë e Chelseat dhe dëshiroj të mbetem këtu aq gjatë sa të më dëshirojnë”, ka thënë Drogba për “The Mirror”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:06 am

    Sylvinho: Do ta ndaloj Ronaldon

    Mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho, beson se nëse luan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, ai do të arrijë me sukses që ta markojë superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.

    Eric Abidal, Dani Alves dhe Rafa Marquez nuk do të luajnë për Balugranët në finalen e 27 majit, që do të thotë se Sylvinho do të luajë në mbrojtje.

    “Nuk e konsideroj pozitën time (mbrojtës i krahut të majtë) si pikën e dobët të Barcelonës”.

    “Nuk kam luajtur në shumë ndeshje, mirëpo kur më është dhënë mundësia, mendoj se kam luajtur mirë”.

    “Cristiano Ronaldo ka shumë talent dhe është vështirë për ta ndaluar. Ai bën gjëra të cilat as nuk mund t’i imagjinosh. Mendja e tij është e shpejtë, por mendoj se e imja është edhe më e shpejtë”, u ka thënë braziliani gazetarëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:06 am

    Henry dhe Iniesta përfshihen në listën e Barcës

    Barcelona ka përshirë Thierry Henryn dhe Andres Iniestan, në listën e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve më 27 maj në Romë.

    Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcës, janë stërvitur të hënën me pjesën tjetër të skuadrës duke i dhënë kështu shpresë të madhe trajnerit Pep Guardiola, i cili edhe ashtu do të ketë mungesë të disa lojtarëve kyç në finalen e madhe kundër Manchester Unitedit.

    Henry nuk luan që nga ‘El Clasico’ në Bernabeu, pasi ishte dëmtuar nga mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ndërsa Iniesta është lënduar në ndeshjen kundër Villarrealit.

    Të dy lojtarët kanë dhënë maksimumin për të qenë pjesë e skuadrës katalunase në finalen e Romës, ndërkohë që ata do t’u nënshtrohen testeve në seancën e fundit stërvitore dhe pastaj Guardiola do të vendose nëse do t’i inkuadrojë dhe kur do t’i inkuadrojë në lojë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:06 am

    Së shpejti Juve njofton për transferimin Diegos

    Juventusi është pranë zyrtarizimit të transferimit të Diegos, pasi braziliani i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të hënën në Torino.

    “Tuttosport” njofton se pas ekzaminimeve mjekësore, braziliani është drejtuar në takimin me shefin ekzekutiv Jean-Claude Blanc, ku do ta nënshkruajë kontratën e tij pesëvjeçare me vlerë prej 4 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, Werder Bremeni do të fitojë 25 milionë euro nga shitja e lojtarit kryesor.

    “Edhe pse çështja nuk është zyrtarizuar, jemi prani sigurimit të shërbimeve të Diegos”, ka thënë shefi i transfereve Alessio Secco për “Corriere dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:07 am

    Galata do ta transferojë Nistelrooyn ?

    Mediat turke njoftojnë se Galatasaray ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.

    Sulmuesi holandez ka munguar thuajse në të gjithë sezonin 2008/2009 për Los Merengues, ndërsa me caktimin e presidentit të ri pritet largimi i tij.

    “Milliyet” njofton që drejtori i Galatasarayt, Haldun Ustunel, ka udhëtuar në Holandë dhe ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin.

    Ndërsa tani mbetet që skuadra turke të diskutojë termet e transferit me Realin, me ç’rast do të mund të realizohet transferimi gjatë këtij afati kalimtar veror.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:08 am

    Ronaldo: Nuk ia kam frikën Messit, por e respektoj

    Manchester Unitedi dhe Barcelona do të ndeshen të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës për finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa kjo ndeshje do të jetë edhe përballje direkte ndërmjet dy superyjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

    “Nuk është mirë të hysh në fushë dhe t’ia kesh frikën dikujt, megjtihatë unë e respektoj Messin”.

    “Ai ka një stil të shkëlqyer të lojës dhe mendoj se edhe ai do të jetë i emocionuar në finale, sikurse unë”.

    “Këtë vit do të zhvillohet finalja ndërmjet dy skuadrave më të mira në botë dhe mendoj se do të jetë një spektakël të cilin e dëshirojnë tifozët e futbollit, ka thënë Ronaldo për “News of the World”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:08 am

    Ferrara krenar që është trajner i Juves

    Trajneri i porsacaktuar i Juventusit, Ciro Ferrara, ndjehet maksimalisht i nderuar që i është dhënë mundësia të jetë trajner i Zonjës së Vjetër, ndërsa nuk e ka fshehur gëzimin për fitoren e parë në krye të bardhezinjve.

    “Jam i lumtur për skuadrën, lojtarët dhe vetveten. Kjo është hera e parë që jam në krye të një skuadre edhe atë në krye të njërës nga skuadrat më të mira në botë”.

    “Kam marrë komplimente nga drejtuesit e klubit (për fitoren kundër Sienas) dhe më duhet të pranoj se jam shumë i kënaqur”, ka thënë Ferrara për “Juventus Channel”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:09 am

    Zizu favorizon Riberyn para Ronaldos

    Legjenda franceze Zinedine Zidane ka deklaruar se po t’i jepej mundësia të zgjidhte ndërmjet superyllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, dhe anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery, ai do ta zgjidhte të dytin si lojtarin më të mirë.

    “Cristiano është një lojtar i shkëlqyer, kuptohet, ai e ka fituar Topin e Artë dhe mund ta fitojë sërish këtë sezon. Ai është një lojtar mjaft i rrezikshëm”.

    “Por nëse më pyetni mua se kë e preferoj, është e shumë e qartë, Riberyn”, ka thënë Zidane, i cili ka shtuar se nëse Perez zgjidhet president i Real Madridit, ai do të jetë pjesë e drejtuesve të Los Merengues, që do të thotë një mundësi më shumë që bashkëvendësi i tij, Franck Ribery, ta vesh fanellën e Los Blancos.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:09 am

    Arsenali në garë për Canën

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është afër të mposhtë menaxherin e Evertonit, David Moyes, për të nënshkruar me mesfushorin kosovar, Lorik Cana.

    Mediat angleze që më herët shkruan se Moyes ishte në kërkim të mesfushorit të kombëtares shqiptare, për të cilin interesim kishte shprehur edhe Liverpooli.

    Evertoni u raportua se ishte i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë funte për 25-vjeçarin, por duekt do të ketë konkurrencën e Arsenalit në këtë synim.

    Wenger nuk e ka fshehur dëshirën e tij për kapitenin e Marseillet dhe mund të bëjë përpjekje të angazhojë shqiptarin gjatë kësaj vere.

    Edhe vetë Cana, në një koment të bërë ditë më parë, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga ekipi francez, veçanërisht pasi në sezonin e ardhshëm nuk do të ketë trajner Erik Gerets, i cili do të zëvendësohet nga Didier Deschamps.

    “Do të flas me familjen dhe drejtuesit e klubit në fund të sezonit. Nuk do ta përfundoj karrierën këtu, por nuk do të ngutem. Nuk dua të largohem pa fituar diçka me Marseille. Anglia dhe Gjermania janë dy kampionate që më interesojnë”, pati thënë Cana.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:09 am

    Zyrtare: Mourinho vazhdon kontratën me Interin

    Kampioni i Serie A, Interi, ka zbuluar se trajneri i ekipit, Jose Mourinho, ka nënshkruar marrëveshje të re me klubin.

    Strategu portugez iu dha fund spekulimeve të cilat e lidhnin atë me një kalim te Real Madridi, duke nënshkruar marrëveshje trevjeçare, e cila do ta mbajë atë në Inter deri në vitin 2012.

    “Si përgjigje e dëshirave të trajnerit të vazhdojmë projektin të cilin e kemi filluar së bashku para një viti, dëshirë e pritur me kënaqësi nga klubi si shenjë e afrisë dhe shpirtit luftarak, Inter bën të ditur se Jose Mourinho ka vazhduar marrëveshjen deri në 30 qershor të vitit 2012”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.

    Mourinho thuhet se ka një rritje të pagës, e cila tash është 10 milionë euro në vit, por klauzula për ndërprerje të kontratës, vazhdon të mbetet në kuotën e 7.5 milionë eurove.

    Mourinho arriti tek titulli i kampionit në Serie A që në sezonin e parë të tij në kampionatin italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:09 am

    Mascherano dëshiron Tevezin në Liverpool

    Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ka përkrahur klubin në përpjekje për të bërë ofertë për bashkëvendësin e tij Carlos Tevez.

    “Do të ishte e shkëlqyeshme të kem Carlos këtu me mua, e di se sa i mirë është ai. Por nuk e di se si është situata, me siguri është e vështirë”, ka thënë Mascherano.

    “Nuk e di saktësisht se çfarë ndodh. E vetmja gjë që mund të them është se ai është një lojtar dhe person i shkëlqyeshëm”, ka shtuar mesfushori argjentinas për bashkëkombësin e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:10 am

    Voronin i jep fund qëndrimit te Hertha

    Andriy Voronin i ka dhënë fund periudhës së shkëlqyeshme si i huazuar tek klubi gjerman Hertha Berlin, dhe mund të jetë në rrugë për t’u kthyer te Liverpooli.

    Sulmuesi ka thënë se ndeshja e vikendit ishte e paraqitja e fundit e tij për Hertha, por nuk ka zbuluar se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

    “Ndeshja kundër Karlsruhe gjatë të shtunës, ishte e fundit për mua si lojtar i Hertha Berlin. I dëshiroj klubi dhe fansave gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë Voronin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:10 am

    Anelka krenar me këpucën e artë

    Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, është i ngazëllyer që ka fituar Këpucën e Artë të Ligës Premier.

    Anelka shënoi golin e 19-të të sezonit në fitoren 3-2 të Chelseat në fushë të Sunderlandit, duke lënë kështu prapa Cristiano Ronaldon me 18 gola.

    “U përpoqa ta gjej rastin për të goditur dhe jam i kënaqur pasi u përpoqa ta dërgoj topin në këndin e sipërme dhe mu aty shkoi”, ka thënë Anelka.

    “Jam shumë i gëzuar që kam shënuar aq shumë gola, pasi nuk i marr përsipër penaltitë, nuk i marr përsipër gjuajtjet e lira, nuk kam luajtur në pozitën time të zakonshme në të gjitha ndeshjet këtë sezon dhe kam shënuar 25 gola në të gjitha garat. Shpresoj se edhe sezonin e ardhshëm të shënoj 25 ose më shumë”, ka shtuar francezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:11 am

    Ferdinand do të hapë restorant me emrin Roma

    Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, dëshiron të hapë një restorant italian me emrin e qytetit ku do të zhvillohet finalja e nesërme e Ligës së Kampionëve.

    Anglezi, 30-vjeçar, dhe miq të tij dëshirojnë ta hapin “Bella Roma”, që do të thotë “Roma e Bukur”, në një rrugë në afërsi të Manchesterit këtë verë.

    Por kjo do të mund të ishte një auto-gol nga Ferdinand, nëse Manchester United nuk arrin ta mposhtë Barcelonën në Romë.

    “Nëse United fiton në Romë, restoranti do të rikujtojë këtë mbrëmje fantastike. Por sigurisht se nuk do ta dëshironi fjalën Roma në të ardhmen, nëse ata mposhten. Atëherë do të mund të vizitoheni nga shumë përkrahës të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, dhe t’i leni jashtë fansat e United”, ka thënë burimi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:11 am

    NBA: Nuggets barazojnë me Lakers

    Denver Nuggets ka mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 120-101 për të barazuar në 2-2 serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Perëndimore.

    Chauncey Billups shënoi 24 pikë, sa edhe JR Smith, ndërsa Carmelo Anthony vetëm 15 pikë për Denver.

    Bryant shënoi pikët më të larta në ndeshje, 34, ndërsa Pau Gasol 21 pikë dhe 10 kërcime për Los Angeles.

    Ndeshja e pestë finale e Perëndimit do të zhvillohet të mërkurën në Los Angeles.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:11 am

    Zyrtare: Diego nënshkruan kontratë pesëvjeçare

    Juventusi ka pohuar edhe zyrtarisht se ka angazhuar mesfushorin brazilian të Werder Bremenit, Diego, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

    Klubi italian një kohë të gjatë ka përcjellë paraqitjet e Diegos dhe rreth një muaj ka negociuar për të kompletuar transferimin e tij.

    Lojtari arriti dje në Torino për të kompletuar testet mjekësore, ndërsa sot Juventusi edhe zyrtarisht ka pohuar lajmin se braziliani sezonin e ardhshëm do ta mbajë fanellën bardhezi.

    “Juventusi bën të ditur se ka arritur marrëveshje për të angazhuar brazilianin Diego. Transferimi është finalizuar. Lojtari ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i vitit 2009”, thuhet në deklaratën e klubit.

    Juve do t’i paguajë Werderit 24.5 milionë euro, ndërsa në varësi të paraqitjeve të Diegos, klubi gjerman do të mund të fitojë edhe 2.5 milionë euro shtesë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 26, 2009 8:11 am

    Messi: Do të paguaja ta shoh Ronaldon

    Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, pranon se ai është i mahnitur me lojën që bën Ronaldo dhe thotë se do të paguante për ta parë portugezin.

    Messi dhe Ronaldo do të përballen nesër në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe pritet të tregohen pika kyçe në triumfin e njërës apo palës tjetër.

    “Manchester United ka kualitet në secilën pozitë. Ata kanë shumë lojtarë të mirë. Por nëse duhet të zgjedh njërin, ai do të jetë Ronaldo. Ai bën lojë për të cilën do të paguaja ta shoh”, ka thënë Messi.

    “Ai dhe unë jemi të ndryshëm, por ai është i pabesueshëm dhe shumë i veçantë, dhe nuk do të jetë lehtë ta ndalojmë. Por nuk mund plotësisht të përqendrohemi vetëm në të dhe ta harrojmë Berbatov, Rooney dhe Carlos Tevez”, ka shtuar argjentinasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:40 am

    Gerrard dëshiron rolin e James Bondit

    Futbollisti anglez Steven Gerrard planifikon karrierë në aktrim pasi t’i jap fund karrierës si futbollist.

    Gerrard ka shprehur dëshirën që veç roleve tjera të paraqitet edhe në rolin e agjentit sekret James Bond.

    Mesfushori i Liverpoolit u ka thënë gazetarëve në Festivalin e Filmit në Kanë se planifikon të ndjekë hapat e Eric Cantona dhe Zinedine Zidane, kështu që në të ardhmen të paraqitet në role të ndryshme filmike.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:40 am

    Adebayor dëshiron të mbetet te Arsenali

    Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka shprehur dëshirën për të mbetur te Topçinjtë, mirëpo nuk e ka refuzuar as mundësinë e largimit nga Emirates.

    “Kam thënë gjithmonë se ndjehem mirë këtu dhe jam lodhur duke e përsëritur të njëjtën gjë. Kjo skuadër ka një të ardhme të ndritshme dhe ne secilin sezon po përparojmë”.

    “Wenger është njeriu i cili i merr vendimet në skuadër dhe nëse ai më thotë se unë nuk bëj pjesë më në planet e skuadrës, atëherë do të kërkoj një skuadër tjetër”.

    “Un kam kontratë me Arsenalin dhe dëshiroj të fitoj trofe këtu. Ndërsa në të ardhmen nuk i dihet”, ka thënë sulmuesi nga Togo për gazetën spanjolle “Marca”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:40 am

    Mario Gomez do t’i bashkëngjitet Bayernit

    Sulmuesi i Stuttgartit, Mario Gomez, është shënjestra kryesore e Bayern Munichut për sezonin e ardhshëm, kështu që pritet kalimi i tij në Allianz Arena gjatë afatit kalimtar veror.

    “Planifikoj t’i bashkëngjitem Bayern Munichut këtë verë. Bayerni është një skuadër e veçantë dhe unë dëshiroj ta fitoj Bundesligën me këtë klub në sezonet që pasojnë”.

    “Për më shumë, jam i ngazëllyer që do të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, ka thënë Gomez për faqen zyrtare të Bayernit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:41 am

    Edhe një vit futboll për Scholes

    Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka thënë se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për karrierën e tij futbollistike.

    Scholes ka edhe një vit në kontratën e tij me Djajtë e Kuq dhe është shprehur se pasi t’i përfundojë kontratë do të heqë dorë nga futbolli aktiv.

    “Mendoj se viti i ardhshëm, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i fundit për mua. Më ka mbetur edhe një vit në kontratën time, por ky sezon nuk ka qenë i mirë për mua (si pasojë e lëndimeve) dhe nuk e di si do ta kaloj sezonin e ardhshëm”, ka thënë Scholes për “Daily Telegraph”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:41 am

    Berlusconi do të detyrohet ta shesë Kaka-n

    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, mund të detyrohet ta shesë syperyllin brazilian Kaka, pasi që familja e tij kërkon stabilitet më të mirë financiar të Rossonerëve, shkruan “Il Corriere Dello Sport”.

    Kaka është njëri nga lojtarët më të paguar në Serie A dhe njëkohësisht njëri nga lojtarët i cili ka vlerën më të madhe në treg.

    Real Madridi është i gatshëm të ofrojë një shumë të majme parash për të fituar shërbimet e brazilianit, ndërsa familja e Berlusconit është duke bërë presion te shefi i Milanit që ta shesë atë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:41 am

    Tre kandidatë për trajner të Realit

    Jorge Valdano, i cili pritet të jetë krahu i djathtë i Florentino Perezit (nëse zgjidhet president i Real Madridit), ka deklaruar se janë tre kandidatë potencialë për ta fituar postin e trajnerit të Mbretërve në sezonin e ardhshëm duke mos përmendur emra.

    “Gjithmonë kanë ekzistuar tre opsione për ne, mirëpo nuk do të them se cili është i pari, i dyti apo i treti”.

    “Ata janë trajnerë të cilët kanë stil unik të punës, janë të qëndrueshëm dhe ne do të vendosim se cilin do ta angazhojmë”, është cituar Valdano nga “Marca”.

    Shumë emra janë lidhur me mundësinë për ta fituar postin e trajnerit te Los Blancos, me Manuel Pellegrinin dhe Michael Laudrupin, si favoritët kryesorë.

    Jose Mourinho është përjashtuar nga lista pas vazhdimit të kontratës me Interin, ndërsa Arsene Ëenger është shprehur se do t’i qëndrojë besnik Arsenalit.

    Manuel Pellegrini, njëri nga kandidatët e mundshëm për trajner të Real Madridit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:42 am

    Marchisio lëvdon Cannavaron dhe Diegon

    Të martën Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Werder Bremenit, Diego, lojtarit të dytë pas Fabio Cannavaros, i cili ditë më parë iu kthye Zonjës së Vjetër, ndërsa mesfushori i ri i Bianconerëve, Claudio Marchisio, ka thënë fjalë të mira për dy, tashmë bashkëlojtarët e tij.

    “Klubi ka reaguar menjëherë dhe në mënyrën më të mirë për përforcimin e skuadrës”.

    “Edhe këtë vit luajtëm mirë në Ligën e Kampionëve, mirëpo do të kemi nevojë për yje dhe për përvojë në sezonin e ri”.

    “Cannavaro dhe Diego janë lojtarë të nivelit të larët”, ka thënë Maechisio për “Corriere dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:42 am

    Zyrtare: Aquilani zgjat kontratën me Romën

    Mesfushori i Romës, Alberto Aquilani, e ka zgjatur kontratën me Giallorossët deri në vitin 2013, shkruan faqja zyrtare e klubit.

    Sipas asroma.it, Aquilani do të fitojë 3.2 milionë euro për këtë sezon, 3.6 milionë euro për sezonin 2009/10, 3.9 milionë euro për sezonin 2010/11, dhe nga 4.5 milionë euro për dy sezonet tjera.

    Marrëveshja e mëparshme e 24-vjeçarit skadonte në vitin 2010 dhe për të ishin të interesuara shumë skuadra, duke përfshirë edhe Interin dhe Juventusin, mirëpo kryeqytetasit reaguan menjëherë duke ia vazhduar kontratën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:42 am

    Guardiola: Do ta sulmojmë Manchesterin

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij do ta sulmojë kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në finalen e Romës dhe planifikon ta ngrejë trofeun në fund të ndeshjes.

    “Do të përpiqemi ta fitojmë kampionin aktual. Erdhëm në romë për t’u argëtuar, këtu jemi për t’i treguar botës se jemi në gjendje ta ngrejmë trofeun. Do të luajmë si zakonisht dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë guardiola.

    “Do ta sulmojmë kundërshtarin dhe do të përpiqemi t’i shkaktojmë sa më shumë probleme me United. Dëgjova se Manchesteri nuk dëshiron të luajë me kundërsulme, dhe besoj në këtë, pasi është një klub që gjithmonë fiton me futboll ofensiv”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:42 am

    Gilardinho: Fitorja ndaj Milanit është kremi i tortës

    Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardinho, thotë se fitorja mbi Milanin gjatë të dielës do të jetë kremi i tortës së sezonit të shkëlqyeshëm të Fiorentinës.

    Ekipi violë tashmë e ka siguruar pozitën e katërt dhe nëse shënon fitore me më shumë se dy gola dallim diferencë ndaj Milanit, do të mund të ngrihet në pozitën e tretë dhe të sigurojë Ligën e Kampionëve pa ndeshje kualifikuese.

    “Do të jetë kremi i tortës, fitorja ndaj Milanit dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve pa luajtur ndeshje kualifikuese”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:42 am

    Ferguson kërkon të hyjë në histori

    Sir Alex Ferguson synon ta shkruajë emrin e tij dhe të ekipit në historinë e futbollit, me fitore në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.

    United dhe Barcelona do t’i përballin forcat sot në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe djajtë e kuq dëshirojnë të jenë të parët që do ta mbrojnë këtë trofe (me emrin Liga e Kampionëve).

    Milani ishte ekipi i fundit që mbrojti titullin evropian (1989-90 dhe 1990-91), por që kur kjo garë ka ndryshuar në vitin 1992, asnjë ekip nuk e ka mbrojtur atë.

    “Kjo është një mundësi për ne të vendosemi në krah të shumë klubeve të Evropës. Nëse shikoni në të kaluarën, ekipe si Ajax, Milan dhe Bayern Munich vazhdimisht kanë fituar në sezone të njëpasnjëshme”, ka thënë Ferguson.

    “Është e pazakonshme fakti që askush nuk ka arritur ta mbrojë atë që kur ka filluar Liga e Kampionëve, por ne jemi të mirë kur është fjala për t’i bërë gjërat për herë të parë dhe kjo është mundësia jonë”, ka shtuar skocezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:43 am

    Zarate dëshiron ta përfundojë karrierën në Lazio

    Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, thotë se ai është shumë i kënaqur me jetën në Romë dhe dëshiron të mbetet te klubi italian edhe për dhjetë vite të tjera.

    Argjentinasi arriti në Lazio në fillim të këtij sezoni dhe llogaritet si një prej befasive më të këndshme në Serie A këtë sezon. Sulmuesi ende është në pronë të klubit Al Saad, por presidenti i Lazios që më herët ka filluar negociatat për një transferim të përhershëm për të.

    “Dëshirë e imja është të mbetem në Romë, unë tashmë e kam zgjedhur këtë por në të njëjtën kohë duhet të pranoj se nuk është gjithçka e kompletuar. A mungon diçka? Po, dhe kjo është e thjeshtë: duhet të paguhet Al-Sadd (20 milionë euro) dhe gjithçka do të zgjidhet”, ka thënë argjentinasi.

    “A jam i bindur se do të ketë marrëveshje? Shpresoj se gjithçka do të përfundojë mirë, pasi dua të mbetem këtu, pesë ose ndoshta dhjetë vite. Nëse kjo është e mundur, do të jem njeriu më i lumtur në botë, por edhe nëse nuk ndodh kjo, nuk do të jetë dëshpëruese. Nuk varet gjithçka nga unë”, ka shtuar Zarate.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:43 am

    David Moyes - Menaxheri i Vitit në Premier League

    Asociacioni i Menaxherëve (LMA) e ka zgjedhur strategun e Evertonit, David Moyes, për Menaxherin më të Mirë të Vitit në Premier League.

    Edhe pse nuk harxhoi shuma të mëdha të parave për të transferuar yje, Moyes arriti tek pozita e pestë në tabelën e ligës angleze dhe është finalist i Kupës FA, të cilën do të ketë mundësi ta fitojë të shtunën, kur luan kundër Chelseat.

    Moyes e ka fituar këtë shpërblim edhe në vitin 2003 dhe 2005, dhe është menaxheri i parë që arrin këtë titull për të tretën herë.

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, po ashtu ka fituar dy shpërblime, atë për Merita të Veçanta, për suksesin në vitin e fundit, duke filluar me triumf në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar dhe deri te mbrojtja e titullit në Premier Legue.

    Ferguson po ashtu është zgjedhur Menaxher i Vitit në Ligën Premier nga Paneli Barclays.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:43 am

    Ronaldo: Liga Premier më e fuqishme në botë

    Anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, pranon se ka simpati për kampionatin spanjoll, por shton se Liga Premier është më e fuqishmja në botë.

    Portugezi më shumë se një vit lidhet me një kalim në kampionatin spanjoll, te Real Madridi, dhe ky tregim vazhdon edhe më tej, edhe pse Ronaldo këtë vit i bën ballë presionit në mënyrën më të mirë.

    “Më pëlqen kampionati spanjoll, por ndjehem mirë në Angli dhe besoj se për momentin Liga Premier është kampionati më i fuqishëm në botë”, ka thënë Ronaldo.

    Ronaldo ka folur edhe për kundërshtarin e sotëm të Ligës së Kampionëve, Barcelonën, duke thënë se në Olimpico do të tregohet se kush është klubi më i mirë.

    “Barcelona ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe tashmë e kam thënë se më pëlqen ta shoh lojën e tyre. E respektoj. Por në fund besoj se United është ekipi më i mirë dhe do ta tregojmë këtë në ndeshjen finale”, ka shtuar fituesi i Topit të Artë sezonin e kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:44 am

    NBA: Magic në prag të finales

    Dwight Howard ka dominuar në periudhën shtesë të ndeshjes, për të ndihmuar ekipin e tij Orlando Magic të shënojë fitore me rezultat 116-114 ndaj Cleveland Cavaliers, dhe për të qenë në prag të triumfit të finales së Konferencës Perëndimore.

    Dy gjuajte të lira të Howard kur kishin mbetur 21 sekonda pa përfunduar ndeshja u treguan vendimtare për triumfin e Cleveland. Howard përfundoi ndeshjen me 27 pikë dhe 14 kërcime.

    MVP i sezonit, LeBron James, shënoi 44 pikë për Cleveland, që është hera e tij e tretë në katër ndeshjet finale që shënon që shumë se 40 pikë, por që të tre këto herët ekipi i tij është mposhtur.

    James shënoi dy gjuajtje të lira me më pak se një sekondë të mbetur në kohën e rregullt, për të çuar në lojën shtesë, por nuk ishte i saktë nga tentimi i tij për trepikësh për të fituar ndeshjes, në çastet e fundit të lojës shtesë.

    Orlando tash avancon 3-1 në finalen perëndimore dhe do të mund ta vulosë dilemën e fituesin në ndeshjen e pestë e cila zhvillohet të enjten në Cleveland.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:44 am

    Mourinho interesohet për Decon dhe Carvalhon

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta sjellë në Giuseppe Meazza, dyshen e Chelseat, Ricardo Carvalho dhe Deco.

    Daily Mirror ka shkruar se Mourinho është i interesuar për dy futbollistët portugez me të cilët kishte punuar në Porto.

    E ardhmja e Carvalhos në Chelsea është e pasigurt, pasi në katër muajt e fundit ai ka vetëm dy paraqitje për blutë.

    Deco në anën tjetër, kaloi nga Barcelona në Chelsea duke bërë një debutim impresiv, por me kalimin e kohës ai e humbi ritmin.

    Mediat angleze shkruajnë se Mourinho do të përpiqet ta shfrytëzojë situatën e tillë për t’i sjellë të dy lojtarët në Inter.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:44 am

    Capello: Interi mund të luante në finale

    Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, beson se Interi mund të ishte pjesë e finales së Ligës së Kampionëve në Romë këtë sezon.

    “Inter meritoi të jetë në finale, ose së paku në gjysmëfinale. Fatkeqësisht ata u takuan me Manchester United në një moment kur nuk ishin të fuqishëm siç janë tash”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.

    “Juve dhe Roma nuk janë në të njëjtin nivel me gjysmë-finalistët tjerë të këtij sezoni. Italianët duhet të bëjnë më shumë, jo vetëm për lojë dhe përgatitje fizike”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:44 am

    Ronaldo shpreson për fitore nuk mendon për Messin

    Të mërkurën mbrëma zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit, në Stadio Olimpico të Romës, ndërsa superylli i Djajve të Kuq, Cristiano Ronaldo shprehet i gatshëm për t’i treguar aftësitë e tij.

    “Jam qind për qind i fokusuar te ndeshja. E di se njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë diçka për mua dhe Messin, por unë jam i përqendruar te ndeshja”.

    “Shpresoj të luaj mirë në finale, për shkak të fushës, stadiumit, tifozëve- është mahnitëse. Planifikoj të luaj më së miri këtu dhe të shënoj fitore”, është shprehur lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:45 am

    Senderos: Dua të qëndron në Milan

    Mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos, dëshiron ta vazhdojë qëndrimin e tij te Milani, ku në sezonin e fundit luajti si huazim.

    Gjiganti italian ka opsionin për të blerë mbrojtësin zviceran në kontratën e huazimit, e cila është afër fundit.

    Edhe pse ai bëri vetëm 19 paraqitje për Milanin, Senderos dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në klubin italian.

    “Ndjehem shumë mirë këtu dhe do të doja të qëndroj. Kam punuar shumë me trajnerin dhe kjo më ka ndihmuar shumë”, ka thënë zvicerani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:46 am

    Vucinic tifoz i Barcës

    Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, shpreson që Barcelona ta mposhtë Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

    “Shpresoj që Barcelona të shënojë fitore, sepse mendoj se luan futboll më të bukur”, ka thënë malazezi për “Sky Sport Italia”.

    Sulmuesi i Giallorossëve nuk e fsheh dëshpërimin që kryeqytetasit nuk kanë arritur në finale, sepse jo shpesh të vjen mundësia ta luash finalen në terren vendas.

    “Kemi qenë shumë të zhgënjyer (që nuk kemi arritur në finale), pasi jo gjithmonë finalja të vjen në fushën tënde. Megjithatë, mendoj se këto dy skuadër e kanë merituar finalen, sepse janë skuadrat më të forta dhe më spektakolare në botë”, ka shtuar Vucinic.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:46 am

    Cruyff: Manchesteri është favorit

    Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, thotë se Manchester United është favorit për finalen e sotme të Ligës së Kampionëve.

    “United luan një futboll të mirë, të guximshëm dhe do të jetë një spektakël i vërtetë”, ka thënë ish-sulmuesi holandez.

    “Por suspendimet e Dani Alves, Eric Abidal dhe Darren Fletcher, do të thotë se ata do të mungojnë në ndeshjen e vitit. Suspendimet do ta lëndojnë Barcelonën, pasi nëse shikoni në stolin e United, mund të shihni një ekip më të fuqishëm”, ka shtuar Cruyff.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:46 am

    Xavi: Barcelona kërkon hakmarrje

    Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Balugranët nuk janë e njëjta skuadër e cila u eliminua sezonin e kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pikërisht nga kundërshtari në finalen e mbrëmjes së sotme, Manchester United.

    “Manchester Unitedi na ka mposhtur në gjysmëfinalen e vitit të kaluar, por tash gjërat janë ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar dhe ne jemi të përgatitur për ta fituar trofeun”.

    “Në finale llogariten vetëm golat. Nëse fitojmë nuk ka rëndësi nëse kemi luajtur mirë, pasi që tifozët i mbajnë mend vetëm kampionët, dhe jo finalistët”.

    “Çelësi i fitores do të jetë posedimi i topit. Barca nuk mund të dominojë ndaj Unitedit nëse nuk e posedon topin, sepse kjo do të ofronte mundësinë për kundërsulme”, ka thënë Xavi për “Sky Sports”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:47 am

    Gomez: Zgjodha Bayernin përkundër ofertave tjera

    Sulmuesi i ri i Bayern Munichut, Mario Gomez, ka njoftuar se ka refuzuar shumë oferta të skuadrave italiane dhe angleze për të qenë pjesë e skuadrës bavareze.

    Bayerni i ka paguar 30 milionë euro Stuttgartit për të fituar shërbimet e Gomez, i cili është shprehur se i kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vendosur për kalimin e tij në Allianz Arena.

    “Po transferohem, sepse dëshiroj të bëj një hap përpara në karrierën time dhe Bayerni është njëra nga skuadrat gjermane, e cila mund të bëjë ballë edhe në Evropë”.

    “Kam pasur oferta nga Italia, Anglia dhe Bayerni, ndërsa më janë nevojitur vetëm dy ditë për të vendosur”, ka thënë Gomez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:47 am

    Guti kundër Barcelonës

    Mesfushori i Real Madridit, Guti, do jetë tifoz i Manchester United, në finalen e sotme të Ligës së Kampionëve.

    “Jo nuk dua të fitojë Barcelona. Nuk më intereson kush do të shënojë për Manchesterin, por nuk dua që Barcelona të fitojë”, ka qenë i qartë Guti.

    Guti së fundi ka pasur mosmarrëveshje edhe me trajnerin e Real Madridit, Juande Ramos, duke e fajësuar atë për sjellje të padrejta.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Thu May 28, 2009 3:47 am

    Valdes: Duhet ta neutralizojmë Ronaldon

    Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, pranon se neutralizimi i Cristiano Ronaldos është kyç për të mposhtur Manchester United.

    “Duhet të analizojmë fuqitë e tij dhe t’i neutralizojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Manchester është një prej ekipeve më të mira në botë”, ka thënë Valdez.

    “Shpresoj se kjo do të përfundojë me fitore të Barcelonës. Kam besim të plotë në kolegët e mi. Mendoj se secilin që do ta zgjedhë trajneri, do të jetë i aftë të kryejë punën e tij”, ka shtuar spanjolli.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 15 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Wed May 15, 2024 8:15 am