Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:14 am

    Roque Santa Cruz në shitje

    Ekipi i Blackburnit përfundimisht ka pranuar ta shesë sulmuesin kryesor, paraguaianin Roque Santa Cruz.

    Blackburni më herët ka refuzuar katër ofertat e Manchester Cityt për shitjen e Santa Cruz, por presidenti i klubit mendon se situata e vështirë financiare do të detyrojë shitjen e tij këtë verë.

    “Sam Allardyce e kupton situatën financiare dhe gjithçka varet nga ajo se ku dëshiron Roque të shkojë. Nuk bëhet fjalë vetëm për paratë që do të fitojmë, por po ashtu duhet të gjejmë edhe një zëvendësim”, ka thënë presidenti i klubit, John Williams.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:14 am

    Inter dhe Barça merren vesh për Ibrahimovic ?

    Mediat spanjolle përcjellin lajmin se dy kampionët, ai i Italisë, Inter, dhe i Spanjës, Barcelona, kanë arritur marrëveshje për të shkëmbyer dy sulmuesit kryesor të tyre, Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.

    Sipas El Mundo Deportivo, gazetë kjo që është e afërt me drejtuesit e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është në prag të kalimit në ekipin spanjoll.

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe ai i Barcelonës, Joan Laporta, thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe në shkëmbim të Ibrahimovic, nerazurët do të fitojnë 10 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Samuel Eto’o.

    Mbetet vetëm që edhe kamerunasi të thotë “Po”, dhe transferimi të vërtetohet nga të dyja palët.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:14 am

    NBA: Magic ngushtojnë disavantazhin

    Orlando Magic është rikthyer në garë duke mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 108-104 në ndeshjen e tretë finale të NBA-së, duke ngushtuar deficitin në 2-1.

    Dwight Howard dhe Rashard Lewis secili shënuan nga 21 pikë për të udhëhequr te Magic, të cilët shënuar 63% të gjuajtjeve nga fusha.

    Bryant luajti lojën më të dobët të serisë, duke shënuar 31 pikë, por vetëm 11 nga 27 tentimet e tij, si dhe duke humbur gjysmën e 10 tentimeve të tij nga gjuajtjet e lira. Pau Gasol kontribuoi me 23 pikë në këtë ndeshje.

    Ndeshja katërt e serisë do të zhvillohet të enjten përsëri në Orlando.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:15 am

    Wolfsburg thotë se Dzeko nuk është në shitje

    Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, i ka paralajmëruar Arsenalin, Manchester Cityn, Chelsean, Milanin dhe të gjitha ekipet tjera të interesuara për, se sulmuesi nuk është në shitje.

    Lojtari i kombëtares së Bosnjë dhe Hercegovinës do të bëjë të ditur vet se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm, por Wolfburgu ka dalë me një qëndrim të fuqishëm se Dzeko nuk është për shitje.

    “Dzeko nuk është për shitje. Kemi pasur kontakt me Milanin, por nuk kemi biseduar për para. Mendimi jonë është i njëjtë, ‘Ka marrëveshje të caktuara dhe ato duhet të respektohen’,”, ka thënë menaxheri gjeneral i klubit, Juergen Marbach.

    Dzeko këtë sezon ishte në një formë të shkëlqyeshme dhe me 26 golat e shënuar, ndihmoi Wolfsburgun të arrijë te titulli i parë në Bundesligë. Sulmuesi ka kontratë me kampionin e Gjermanisë deri në vitin 2011.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:34 am

    Nëntë lojtarë do të largohen nga Reali

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se do të largojë së paku nëntë lojtarë nga skuadra për ta zvogëluar numrin aktual të lojtarëve.

    “Së paku nëntë lojtarë nga skuadra e parë do të largohen nga klubi”, ka thënë Perez duke shtuar se do t’u japë përparësi edhe lojtarëve të rinj, pasi që është i befasuar se shumë ish-lojtarë të ri të Madridit po tregojnë formë të shkëlqyer nëpër skuadrat ku luajnë.

    “Është turp, sepse në vitet e kaluara kemi pasur lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në nivelin e duhur te ne, ndërsa kur ata janë larguar kanë zhvilluar formë të shkëlqyer, siç është rasti me Alvaro Negredon dhe Juan Matan”, ka shtuar presidenti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:34 am

    Heinze pranë kalimit te PSG

    Mbrojtësi i Real Madridit, Gabriel Heinze, është pranë rikthimit te skuadra e tij e dikurshme, Paris Saint-Germain.

    Udhëheqësia e re e Los Blancos ka njoftuar se do të largojë disa lojtarë të cilët aktualisht bartin fanellën e Realit për të liruar vend për ardhjet e reja në skuadër, ndërsa njëri nga lojtarët që do të largohet është pikërisht argjentinasi.

    Edhe pse Heinze më herët ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Bernabeu, “Aujourd’hui Sport” shkruan se ai është tepricë në Bernabeu dhe se mundësitë janë të madha që të kthehet te skuadra e kryeqytetit francez, prej të cilës u largua në vitin 2004 në drejtim të Manchester Unitedit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:34 am

    Perez: Ribery nuk vjen nëse nuk e lëshon Bayerni

    Florentino Perez ka pranuar se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta transferuar anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, nëse bavarezët nuk dëshirojnë ta shesin atë.

    Francezi është njëri nga lojtarët që kryeson listën e transferimeve të Realit, mirëpo përkundër tentativave të Zinedine Zidane për ta sjellë në Bernabeu, Bayerni nuk lejon largimin e tij.

    “Ribery i takon Bayernit dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë atë. Unë duhet ta respektoj atë që e dëshiron skuadra e tij. Mirëpo, do ishte ndryshe nëse ata e ndërrojnë mendimin e tyre”, ka thënë Perez.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:35 am

    Zhirkov preferon Barcën para Chelseat dhe Milanit

    Anësori i CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, ka njoftuar se më shumë do të pëlqente të transferohej te Barcelona sesa te Milani apo Chelsea, përkundër orvatjeve të pronarit të Bluve, Roman Abramovich, për ta transferuar atë në Stamford Bridge.

    “Do të preferoja t’i bashkëngjitëm Barcelonës, mirëpo kjo nuk do të thotë se automatikisht do t’i them JO ofertës së Chelseat”.

    “Do ta përsëris edhe njëherë se është dallim i madh ndërmjet asaj nëse luan futboll apo nëse qëndron si lojtar rezervë. Nëse duhet të qëndroj në stol atëherë nuk do t’i bashkëngjitesha asnjërës skuadër”, ka thënë Zhirkov për “Sport Express”.

    25-vjeçari ka shtuar se ende pret oferta të reja, edhe përkundër ofertës së Milanit, duke përsëritur se edhe në këtë rast do ta preferonte Barcelonën.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:35 am

    Lippi: Lojtarët italianë duhet të luajnë në Serie A

    Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, u ka thënë lojtarëve italianë të cilët luajnë jashtë vendit që të kthehen në Serie A, duke sugjeruar se kjo do të ishte më mirë për ta.

    Disa lojtarë të përfaqësueses së Italisë, siç janë Andrea Dossena, Luca Toni, Giuseppe Rossi dhe Fabio Grosso, luajnë jashtë Italisë, ndërsa Lippi ka thënë se do të preferonte që të zgjedhurit e tij të luanin në shtëpi.

    “Nuk do t’i këshilloj skuadrat tona për atë se kë duhet ta blejnë, mirëpo u kam thënë lojtarëve italianë që janë me mua (në përgatitjet për kupën e Konfederatave) që të kthehen në Serie A”.

    “Sa më shumë lojtarë italianë në Kampionatin tonë, aq më mirë do të ishte për të gjithë”, ka thënë Lippi për “Rai Uno
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:35 am

    Toni i mahnitur për interesimin e Barcelonës

    Luca Toni ka pranuar se ndjehet krenar që Barcelona interesohet për të fituar shërbimet e tij, pasi trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola, është shprehur se dëshiron ta transferojë në Camp Nou sulmuesin e Bayern Munichut.

    Sulmuesi italian më herët ka deklaruar se ekziston mundësia që të largohet nga Allianz Arena, sidomos pas ardhjes së Mario Gomezit, për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, mirëpo ai është i ngazëllyer që emri i tij gjendet në listën e transferimeve të Barcelonës.

    “Barca ka skuadrën më të mirë në botë dhe unë jam i nderuar që ata janë të interesuar për mua”, ka thënë Toni për “La Gazzetta dello Sport”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:36 am

    Terry: Rooney futbollisti më natyral në botë

    Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, e ka lëvduar bashkëkombësin e tij Wayne Rooney për aftësitë e tij 'natyrale' të futbollistit.

    Të mërkurën mbrëma Anglia do të luajë kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve në Grupin e Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010. Ndërsa në konferencën për shtyp, Terry ka thënë se Rooney është lojtar ambicioz, i pjekur, i palodhshëm dhe jo-egoist.

    “Ai është pjekur shumë si lojtar. Është aq i mençur dhe futbollist i ditur. Tani për tani nuk ka futbollist më natyral se ai në botë. Ai i shkakton shumë probleme mbrojtjes kundërshtare. Ai është një lojtar i kompletuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Terry.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:36 am

    Alves: Kaka nuk do të na i vështirësojë punët
    Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, është i lumtur që Kaka i është bashkëngjitur Real Madridit, pasi që mendon se kjo është pozitive për futbollin spanjoll, mirëpo ai nuk mendon se ardhja e tij do t’ia vështirësojë punët Barcës në ‘el Clasico’.

    “Gjithmonë është vështirë të luash kundër Real Madridit. Ndërsa nuk do të jetë më vështirë vetëm për shkak të ardhjes së Kaka”.

    “Kam luajtur kundër Madridit dhe është vështirë. Është një skuadër e madhe- dhe njëra nga skuadrat më të rëndësishme në botë”.

    “Me ardhjen e Kaka , fitimtar është futbolli spanjoll. Sidoqoftë, ne duhet të përgatitemi për t’u përballur me një lojtar të këtillë”, u ka thënë Alves gazetarëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:36 am

    Reali në negociata me Ronaldon
    Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka njoftuar se Mbretërit janë në negociata me superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, të cilin e dëshirojnë në skuadër.

    Los Merengues qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e portugezit, ndërsa me ardhjen e Florentino Perezit në krye të Mbretërve, kalimi i lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008 në Santiago Bernabeu është më se i mundshëm.

    Valdano ka përsëritur edhe interesimin e Merengues për sulmuesin e Valencias, David Villa, duke shtuar se Los Che kërkojnë një vlerë të paarsyeshme parash për sulmuesin e tyre.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:36 am

    Shqipëria barazon në miqësore ndaj Gjeorgjisë
    Kuqezinjtë e kombëtares shqiptare kanë nxjerrë barazim 1-1 në ndeshjen e sotme miqësore të zhvilluar në Qemal Stafa përballë kombëtares së Gjeorgjisë.

    Ndeshja filloi keq për kuqezinjtë të cilët pësuan një gol nga sulmuesi Vladimir Dvalishvili që në minutën e dytë të takimit. Goli tregoi edhe një herë përgjumjen e mbrojtjes së ngathtë shqiptare, pasi goli u shënua pas një harkimi pa cak konkret.

    Kombëtarja më pas ka vazhduar lojën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por duke humbur disa raste të pastra, megjithëse pa raste nuk ishin as mysafirët me anë të kundërsulmeve.

    Në ndeshje u vërejt qartas mungesa e shtyllave të kombëtares, si Cana, Skela dhe Lala, megjithatë të rinjtë kuqezi ia dolën të barazojnë me anë të golit të mesfushorit Ansi Agollit, i cili gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje nga rreth 30 metra.

    Ndeshja, pavarësisht barazimit, ishte një test për disa lojtarë, që do t’i shërbejnë trajnerit Kuze të krijojë një skuadër më të kompletuar.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:36 am

    Hysi fitues i Kupës së Kosovës
    Ekipi i Hysit ka arritur të mposhtë me rezultat minimal, 2-1, ekipin kryeqytetas, Prishtinën, për t’u shpallur fitues i Kupës së Kosovës.

    Pjesa e parë

    Hysi kaloi në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes me anë të Labinot Osmanit. Sulmuesi bardhezi, depërtoi në mes të mbrojtjes kundërshtare, dhe shfrytëzoi një dalje të hershme të portierit Feim Statovci, për t’i dhënë avantazhin Hysit.

    Pavarësisht avantazhit, lojtarët bardhezi vazhduan të kërkojnë dyfishimin e rezultatin dhe patën një rast edhe pas tre minutash tjera me anë të Mentor Zhdrella.

    Prishtinasit në anën tjetër krijuan shumë pak raste në pjesën e parë, me anë të Berat Hysenit dhe Agron Skeraj, por nuk arritën të gjejnë rrjetën e portierit kundërshtar, Flamur Neziri.

    Pjesa e dytë

    Prishtina pati raste të barazojë në pjesën e dytë me anë të Hysenit, por sërish mbrojtja e Hysit reagoi në mënyrë të duhur. Hysi u mundua në disa raste me kundërsulme, por në disa raste Osmani nuk ishte i saktë si në pjesën e parë.

    Prishtina shënoi një gol 26 minuta në pjesën e dytë, por Suad Saliagic doli të kishte shënuar nga pozita jashtë loje. Megjithatë shpërblimi për kryeqytetasit erdhi pas gjashtë minutash tjera, kur një harkim i Maliqit gjeti në zonë Mirsad Idrizin, i cili shënoi nga afërsia (77’).

    Disa minuta më vonë Prishtina pati edhe një tentim tjetër, kur Skeraj dërgoi një goditje të fortë në drejtim të portës kundërshtare, por portieri Neziri bëri një hedhje spektakolare për të mbrojtur.

    Megjithatë gjithçka përfundoi keq për Prishtinën, kur pas një kundërsulmi të Hysit, Elami Berisha shënoi një gol të bukur duke paraboluar portierin Feim Statovci, gol që i dha edhe triumfin në Kupë ekipit të Hysit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:37 am

    Lippi i kënaqur pas fitores 4-3 ndaj Zelandës
    Trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, ka pranuar paraqitjen e mbushur me gabime në fitoren e mbrëmshme prej 4-3 në miqësoren përballë Zelandës së Re, por e ka quajtur atë si seancë stërvitore në prag të Kupës së Konfederatave.

    Kampioni i Botës u rikthye tri herë nga disavantazhi për të barazuar dhe për të shënuar në fund fitore, falë nga dy golave të shënuar nga Alberto Gilardino dhe dy tjerave nga Vicenco Iaquinta.

    “Ishte një seancë stërvitore dhe për këtë kishim nevojë sonte, që është edhe arsyeja se pse i lash jashtë fushe shumicën e ‘veteranëve’,”, ka thënë trajneri.

    Lippi ka thënë se e dinte se 11-shja startuese kundër SHBA-ve, të hënën e ardhshme, nuk do të ishte kjo, andaj iu dha rast disa lojtarëve të tjerë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:37 am

    Robinho shënon në fitoren e Brazilit
    Brazili i është afruar edhe më shumë Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010, pasi shënoi fitore 2-1 ndaj Paraguait në Recife.

    Brazilianët filluan fuqishëm ndeshjen dhe brenda dy minutash kishin dy tentime për të shënuar, me anë të Robinhos dhe Kakas.

    Kampioni i pesëfishtë botëror dominoi në posedim, por ishte Paraguai që kaloi i pari në epërsi me anë të Salvador Cabanas, goditja e të cilit u devijua nga Elano dhe përfundoi në rrjetën e Julio Cesar (24’).

    Pesë minuta para fundit të pjesës së parë rezultati u barazua, kur Robinho gjeti një harkim të Daniel Alves për të dërguar topin në rrjetë.

    Katër minuta në pjesën e dytë, Nilmar shënoi edhe golin e fitores për Brazilin, të cilët keqpërdoruan njësori rastesh në ndeshje.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:37 am

    Capello i kënaqur me fitoren e thellë
    Kombëtarja angleze ka shkatërruar Andorrën me rezultat 6-0 në ndeshjen e mbrëmshme kualifikuese për Botërorin 2010 të zhvilluar në Wembley, duke e lënë trajnerin Fabio Capello më se të kënaqur.

    Nga dy gola të Wayne Rooney dhe Jermaine Defoe, dhe nga një i Frank Lampard dhe Peter Crouch, e afruan Anglinë shumë më afër kualifikimit për në Afrikën e Jugut 2010.

    “Jam i lumtur për fansat. Ne shënuam pas katër minutash dhe kishim raste të tjera të hershme. Disponimi në grup është i shkëlqyeshëm, por ne duhet të fitojmë edhe një ndeshje tjetër për të qenë të sigurt (në kualifikim). Sigurisht se gjithmonë luajmë për të fituar”, ka thënë Capello.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:37 am

    Maradona, krenar me lojtarët
    Pavarësisht humbjes tronditëse nga Ekuadori, trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, beson se lojtarët e tij treguan një paraqitje të mirë.

    Argjentina pësoi edhe një humbje tjetër dëshpëruese, kësaj here me rezultat 2-0 në udhëtim te Ekuadori, por Mardona thuhet të jetë ‘krenar’ me lojtarët.

    “Si ta shpjegoj? Taktikisht dhe mentalisht ne e kontrolluam ndeshjen. Por futbolli është kështu, kur dështoni t’i shfrytëzoni rastet që i keni, i pranoni ata në rrjetën tuaj”, ka thënë Maradona pas ndeshjes.

    “E kemi studiuar Ekuadorin një kohë të gjatë dhe e dinim se çfarë kishin për të dhënë ata. Ua vështirësuam punët me Carlitos (Tevez), Jonas (Gutierrez) dhe Leo (Messi), me Maxi (Rodriguez), por humbën një penalti dhe disa raste të tjera që krijuam”, ka shtuar argjentinasi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:38 am

    Drogba refuzon mega-ofertën e Cityt
    Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thuhet se ka refuzuar mega-ofertën e dërguar në drejtim të tij nga Manchester City.

    City thuhet se është munduar të marrë sulmuesin e Chelseat për 18 milionë funte në muajin janar, por kjo ishte refuzuar, ndërsa City tash ka bërë edhe një hap tjetër për të marrë Drogban.

    “City kurrë nuk e ka humbur interesimin për Drogban, por lajmet që vijnë nga lojtari thonë se ai është stabilizuar dhe dëshiron të mbetet. Chelsea mund t’i ofrojë atij lojë në Ligën e Kampionëve, të cilën City nuk ia ofron, dhe për një lojtar të moshuar, kjo është e rëndësishme”, ka shtuar burimi për The Sun.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:38 am

    United konfirmon shitjen e Ronaldos
    Manchester Unitedi ka konfirmuar se e ka pranuar një ofertë rekorde nga Real Madridi për superyllin portugez Cristiano Ronaldo.

    Mbretërit janë në kërkim të lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008 qe një kohë të gjatë, që nga momenti kur ia kishte deklaruar se ëndërron ta vesh fanellën e Realit, mirëpo deri më tani Djajtë e Kuq kanë refuzuar ofertat e Los Merengues.

    Mirëpo, pas ardhjes së Florentino Perezit në krye të gjigantit spanjoll duket se çdo gjë është e mundur për Los Blancos.

    Pas sigurimit të shërbimeve të superyllit brazilian Ricardo Kaka (për 65 milionë euro), Reali është pranë të sigurojë edhe shërbimet e Ronaldos për një shumë rekorde parash prej 80 milionë funtesh (94 milionë euro).

    “Manchester Unitedi ka pranuar një ofertë rekorde prej 80milionë funtesh nga Real Madridi për Cristiano Ronaldon. Me kërkesë të Cristianos- i cili edhe njëherë ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar- dhe pas bisedimeve me përfaqësuesit e lojtarit, United është pajtuar që ta lejojë Real Madridin që të bisedojë me lojtarin”, shkruan në deklaratën zyrtare të Manchester United.

    Gjithçka në lidhje me transferimin pritet të kompletohet deri më 30 qershor, kështu që nga sezoni i ardhshëm, Ronaldo do ta vesh fanellën e Real Madridit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:39 am

    Bilic i hapur për Portsmouth
    Trajneri i kombëtares kroate, Slaven Bilic, do të marrë parasysh një angazhim të tij te ekipi anglez Portsmouth.

    Sipas disa burimeve të afërta me kroatin, puna edhe në drejtimin e klubit anglez dhe kombëtares së Kroacisë, mbetet një opsion real për Bilic.

    “Unë jam mik me Slaven, kam biseduar me të dhe e di se ai shpreson për një angazhim në Angli. Por ai dëshiron të shohë së pari kualifikimin e Kroacisë për në Kupën Botërore. Më ka thënë jo një, por disa herë”, thotë gazetari Andrea Gicic.

    “Liga Premier është atraktive për të, po ashtu. Për momentin ai e din se ka probleme serioze në gusht, kundër Bjellorusis. Ai duhet të fitojë, ose Kroacia do të humb çdo shans për kualifikim”, ka shtuar Gicic.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:39 am

    Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai është takuar me kolegun e tij të Interit, Massimo Morattin, pasi strategu i nerazurëve, Jose Mourinho, interesohet për Samuel Eto’o.

    “Takimi me presidentin e Interit, Massimo Moratti, ishte pasi trajneri i Interit, Jose Mourinho, e dëshiron Samuel Eto’on”, ka thënë Laporta.

    “Për transferimin e Ibrahimovic nuk kemi marrëveshje. Ne do të përpiqemi ta rinovojmë marrëveshjen me Eto’o, por jo me çfarëdo çmimi. Shumë klube e dëshirojnë atë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi ta mbajmë, por kjo varet nga dëshira e dyja palëve, pasi kemi një strukturë të pagave e cila duhet të respektohet”, ka shtuar Laporta.

    “Në këtë kohë krize duhet të jemi shembull, shpresoj se Samuel do të kuptojë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, ka shtuar spanjolli.

    Laporta po ashtu ka thënë se Lionel Messi do të ketë një përmirësim të pagës, për shkak të kontributit të tij në ekip.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:39 am

    Fenerbahce kërkon shërbimet e Altintop

    Fenerbahce është duke konsideruar transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Hamit Altintop.

    Kontrata aktuale e Altintop me gjigantin bavarez përfundon në vitin 2010, ndërsa sipas gazetës turke “Fanatik”, Bayerni dëshiron që ta shesë mesfushorin turk gjatë këtij afati kalimtar.

    Bavarezët kërkojnë shtatë milionë euro për 26-vjeçarin, shifër e cila nuk është problem për skuadrën e pasur turke.

    I njëjti burim njofton se përfaqësuesit e Fenerbahces tashmë janë takuar me agjentin e Altintop dhe pritet që ai të nënshkruajë kontratë trevjeçare me skuadrën nga Stambolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:40 am

    Cityt i nevojitet kohë për sukses

    Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka kërkuar durim në rrugën e ndërtimit të një skuadre, e cila do të jetë e suksesshme për një periudhë afatgjate.

    Uellsiani ka thënë se shndërrimi i Cityt në një forcë dominuese në Ligën Premier do të marrë kohë më shumë se një sezon.

    “Sezonin e kaluar nuk kam premtuar asgjë më shumë se vendi në të cilin arritëm të pozicionohemi”.

    “Gjithmonë kam thënë se nëse e ndërtojmë skuadrën në mënyrë të duhur dhe korrekte, atëherë do të jemi të suksesshëm, mirëpo kjo do të marrë kohë”, ka thënë Hughes për “Manchester Evening News”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:40 am

    Beckham ende i pavendosur për të ardhmen

    Mesfushori anglez David Beckham ka deklaruar se nuk do të ngutet për ta marrë vendimin e tij se për cilën skuadër do të luajë në të ardhmen.

    Beckham iu bashkëngjit Milanit në janar në formë huazimi nga Los Angeles Galaxy, dhe kaloi pjesën e mbetur të sezonit në Serie A, ndërsa tani ai do të kthehet te skuadra e tij për ta përfunduar sezonin në MLS, dhe pastaj në fund të vitit do të vendosë për vendimin që do të marrë.

    “Do të kthehem te Galaxy për ta përfunduar sezonin, ndërsa në dhjetor do të shoh se ku do të shkoj, qoftë te Milan ose diku tjetër. Tani për tani do të pres dhe pastaj do të shoh se ku do të shkoj”, ka thënë anglezi për “Setanta Sports News”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:40 am

    De Rossi: Transferimi i Ronaldos tregon se po mbesim mbrapa

    Mesfushori italian i Romës, Daniele De Rossi, ka paralajmëruar për dobësimin e Serie A, duke thënë se skuadrat italiane nuk mund të garojnë me ato spanjolle dhe angleze në cilindo nivel.

    “Skuadrat angleze dhe spanjolle janë në një planet tjetër. Thjeshtë mund të bazoheni në finalen e Ligës së Kampionëve (Barcelona - Manchester United)”, ka thënë italiani.

    De Rossi mendon se largimi i Kaka nga Serie A dhe kalimi (në pritje) i Cristiano Ronaldos te Real Madridi për një shumë marramendëse parash, tregon dominimin e këtyre skuadrave në raport me skuadrat italiane.

    “Ronaldo? Disa shifra janë jashtë kësaj bote, mirëpo pa retorikë, ky është futbolli. Lojtarët të cilët janë më të mirët në botë, siç është Messi, ndoshta vlejnë aq para”.

    “Dallimi ekonomik ndërmjet një klubi italian dhe ndonjë klubi të huaj (anglez dhe spanjoll) është i madh dhe do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Vetëm Interi mund ta mbajë hapin me të tjerët”, ka shtuar mesfushori romak.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:41 am

    I sigurt qëndrimi i Patos te Milan

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është munduar t’i qetësojë tifozët duke thënë se nuk do të lejojë largimin e ndonjë tjetër emri të madh nga San Siro.

    Pas shitjes së Kaka, tifozët e Milanit përballen me rrezikun e largimit të Andrea Pirlos, Alexandre Patos dhe së fundmi edhe Gennaro Gattusos, të cilët mund t’i bashkëngjitet trajnerit Carlo Ancelotti te Chelsea.

    “99.9% jam i sigurt se të gjithë lojtarët e mëdhenj do të qëndrojnë te Milan. Ndërsa jam i sigurt 100% që Pato do të mbetet te Milan”, ka thënë Galliani për “Sky Sport Italia”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:41 am

    Butragueno kthehet te Real Madridi

    Legjenda e Real Madridit, Emilio Butragueno, është kthyer te Los Merengues pasi i është dhënë një pozitë nga presidenti Florentino Perez.

    45-vjeçari kthehet në Bernabeu tre vite pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit dhe tani do ta luajë rolin e Drejtorit për Marrëdhënie Institucionale.

    Butragueno ka qenë lojtar i Real Madridit gjatë viteve 1984-1995, duke u paraqitur 341 herë me fanellën e Mbretërve dhe duke shënuar 123 gola.

    Butragueno ka qenë pjesë e pesëshes legjendare të përbërë nga: Manolo Sanchis, Martin Vazquez, Michel, Miguel Pardeza dhe Butragueno.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:42 am

    Benzema në vend të Ibrahimovicit

    "Il Corriere Dello Sport" njofton se drejtuesit e Interit kanë përgatitur planin e tyre nëse sulmuesi kryesor i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, largohet në drejtim të Barcelonës.

    Së fundmi është spekuluar se Interi do t’ia shesë Barcelonës boshnjakun me pasaportë suedeze, ndërsa përveç parave Blaugranët do ta lëshojnë edhe kalimin e Samuel Eto’o-s në Giuseppe Meazza.

    Mirëpo, “Il Corriere...” shkruan se Nerazzurët janë më të interesuar për sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, sesa për kamerunasin, pasi që kërkesa e Benzemas është katër milionë euro për sezon, ndërsa Eto’o kërkon dhjetë milionë euro në vit.

    Për më shumë, marrëveshja me Lyonin do të lehtësohej edhe më shumë, nëse Interi lejon kalimin e Patrick Vieiras në drejtim të skuadrës franceze.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:42 am

    Tevez përgatitet për largim

    Carlos Tevez do të jetë një tjetër lojtar i cili do të largohet nga Manchester Unitedi pas njoftimeve të fundit për largimin e Cristiano Ronaldos.

    Argjentinasi nuk është i kënaqur me tentativat e varfra të trajnerit Alex Ferguson për ta mbajtur atë në Old Trafford, për të cilin konsideron se nuk e ka trajtuar aspak mirë gjatë gjithë sezonit që shkoi.

    Një burim i afërt me lojtarin i ka thënë revistës “FourFourTwo” se të gjitha opsionet janë të hapura për Tevezin, duke specifikuar Manchester Cityn, Chelsean dhe Liverpoolin, si skuadra të mundshme ku do të mund ta vazhdonte karrierën sulmuesi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:43 am

    Ronaldo ndjehet i lajkatuar për ofertën e Realit

    Cristiano Ronaldo ka dhënë deklaratën e parë që nga momenti kur Manchester United pranoi mega-ofertën e Real Madridit për transferimin e yllit portugez në Bernabeu.

    Lojtari më i miri i sezonit 2007/2008 aktualisht gjendet në pushime në SHBA, ndërsa është shprehur për “Fox Sports” se mburret që dy nga skuadrat më të mira në botë (Reali dhe Unitedi) dëshirojnë shërbimet e tij.

    “Dëgjova për ofertën këtu në L.A., ndërsa bashkëpunëtorët e mi më treguan se Manchester Unitedi e ka pranuar atë. Po ashtu kam dëgjuar se Madridi dëshiron që një ekip mjekësor të më ekzaminojë, ashtu siç pritej”.

    “Kjo marrëveshje është historike. 80 milionë funte është një shumë e madhe parash”, ka thënë portugezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:43 am

    Eto’o në Milano për të negociuar me Interin?

    Gazeta franceze "L’Equipe" shkruan se Samuel Eto’o gjatë të hënës ka qëndruar në Milano, ku ka negociuar me Interin.

    Së fundi përflitet për një kalim të kamerunasit në Inter, si pjesë e marrëveshjes në të cilët Zlatan Ibrahimovic do të lëvizë në kahen e kundërt.

    Jose Mourinho raportohet se një fans i lojës së Eto’o dhe u përpoq ta blejë edhe kur ishte në kreun e Chelseat.

    Sipas L'Equipe, Et’o të hënën ka qëndruar në Milano në takim me Interin rreth transferimit të tij në Italië.

    28-vjeçari thuhet se kërkon pagën e njëjtë sa Ibrahimovic dhe marrëveshje pesëvjeçare, e cila do t’i japë atij rreth 10 milionë euro në sezon.

    I interesuar për Eto’o është edhe Mancehster City
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:44 am

    Eto’o në Milano për të negociuar me Interin?

    Gazeta franceze "L’Equipe" shkruan se Samuel Eto’o gjatë të hënës ka qëndruar në Milano, ku ka negociuar me Interin.

    Së fundi përflitet për një kalim të kamerunasit në Inter, si pjesë e marrëveshjes në të cilët Zlatan Ibrahimovic do të lëvizë në kahen e kundërt.

    Jose Mourinho raportohet se një fans i lojës së Eto’o dhe u përpoq ta blejë edhe kur ishte në kreun e Chelseat.

    Sipas L'Equipe, Et’o të hënën ka qëndruar në Milano në takim me Interin rreth transferimit të tij në Italië.

    28-vjeçari thuhet se kërkon pagën e njëjtë sa Ibrahimovic dhe marrëveshje pesëvjeçare, e cila do t’i japë atij rreth 10 milionë euro në sezon.

    I interesuar për Eto’o është edhe Mancehster City
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:48 am

    Iaquinta: Juve kampion në sezonin e ardhshëm

    Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i cila ka kaluar një formë të mirë në ndeshjet e fundit me Juventusin dhe me përfaqësuesen e Italisë, është shprehur se në sezonin e ardhshëm Zonja e Vjetër do ta fitojë Scudetton.

    “Skuadrat tjera po i humbin lojtarët e rëndësishëm: Milani shiti Kaka-n, Interi duket se do të mbetet pa Ibrahimovicin, ndërsa ne tashmë i kemi transferuar Diegon dhe Cannavaron dhe nuk do të ndalemi me kaq”.

    “Besoj se viti i ardhshëm do të jetë viti i Scudettos për ne”, ka thënë sulmuesi italian për Goal.com Italy.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:48 am

    Deco dëshiron të largohet nga Chelsea

    Mesfushori i Chelseat, Deco, planifikon të largohet nga Stamford Bridge pas një sezoni jo të kënaqshëm me klubin londinez.

    “Kam kontratë me Chelsean, por ka edhe disa oferta nga klube të tjera. Dua të ndjehem mirë dhe kjo nuk ndodh në Chelsea. Dua të gjej një klub, i cili mund të ma rikthejë kënaqësinë e të luajturit futboll”, ka thënë portugezi me prejardhje braziliane.

    Deco është lidhur me një kalim në Inter dhe ribashkim me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, me të cilin arriti sukses në Porto.

    “Kam kontratë, dhe e di se dy klubet kanë pasur biseda. Sidoqoftë, duhet ta respektoj dhe të pres. Nuk dua të qëndroj, e kam thënë këtë. Nuk më ka pëlqyer përvoja në Chelsea”, ka shtuar Deco.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:49 am

    Nani: Mund t’ia dalim edhe pa Ronaldon

    Mesfushori i Manchester United, Nani, beson se kampioni i Ligës Premier ka kualitet të mjaftueshëm në ekip për t’ia dalë edhe pa bashkë-vendasin e tij, Cristiano Ronaldon.

    Portugezi 22-vjeçar kishte miqësi të mirë me Ronaldon që kur në vitin 2007 iu bashkua djajve të kuq nga Sporting Lisbona, klubi i njëjtë ku edhe Ronaldo filloi karrierën.

    “Largimi i Cristianos nuk është i pamundur për t’u rregulluar. Ai do të mungojë, por United ka edhe lojtarë të tjerë të cilët mund ta zëvendësojnë atë”, ka thënë Nani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:49 am

    Nani: Mund t’ia dalim edhe pa Ronaldon

    Mesfushori i Manchester United, Nani, beson se kampioni i Ligës Premier ka kualitet të mjaftueshëm në ekip për t’ia dalë edhe pa bashkë-vendasin e tij, Cristiano Ronaldon.

    Portugezi 22-vjeçar kishte miqësi të mirë me Ronaldon që kur në vitin 2007 iu bashkua djajve të kuq nga Sporting Lisbona, klubi i njëjtë ku edhe Ronaldo filloi karrierën.

    “Largimi i Cristianos nuk është i pamundur për t’u rregulluar. Ai do të mungojë, por United ka edhe lojtarë të tjerë të cilët mund ta zëvendësojnë atë”, ka thënë Nani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:50 am

    Kaka i dëshiron mirëseardhje Ronaldos

    Mesfushori brazilian Leite Kaka është i kënaqur që sezonin e ardhshëm do të luajë në Santiago Bernabeu krahas Cristiano Ronaldos.

    Kaka, i cili është në detyrë me kombëtaren e Brazilit, me të cilën do të jetë në Kupën e Konfederatave që nga e diela, thotë se është i kënaqur që Reali ka angazhuar Ronaldon.

    “I dëshiroj mirëseardhje Ronaldos. Nuk dua të flas shumë për këtë temë, pasi jam këtu me kombëtaren e Brazilit dhe jam i fokusuar në triumf në Kupën e Konfederatave. Por nuk ka dyshime se Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai do t’i ndihmojë Real Madridit të luftojë për të gjithë titujt”, ka thënë kaka.

    Kaka ditë më parë u bë përforcimi i ri i Real Madridit për një shumë që thuhet të jetë afro 67.2 milionë euro. Reali është në prag të angazhimit edhe të Ronaldos, pasi United ka pranuar ofertën rekorde të vlefshme 94 milionë euro.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:50 am

    NBA: Lakers një fitore larg titullit
    Los Angeles Lakers i është afruar titullit të 15-të në NBA, duke shënuar fitore 99-91 ndaj Orlando Magic në kohën shtesë të ndeshjes së katërt finale.

    Me fitoren e sotme, Lakers udhëheqin 3-1 në serinë e ndeshjeve dhe mund ta sigurojnë titullin e parë që nga viti 2002 me një fitore të dielën në Orlando.

    Bryant udhëhoqi te Lakers me 32 pikë, por ish-MVP i sezonit të kaluar nuk ishte në formën e tij më të mirë duke shënuar vetëm 11 nga 31 gjuajtjet. Pau Gasol dhe Trevor Ariza secili kontribuan me nga 16 pikë për Los Angeles.

    Hedo Turkoglu kryesoi te Magic me 25 pikë, derisa Dwight Howard ndihmoi me 16 pikë dhe 21 kërcime.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:51 am

    Tottenham interesohet për Huntelaar

    Sipas spekulimeve të fundit mediatike, ekipi i Tottenhamit së shpejti do të kontaktojë me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin holandez Klaas Jan Huntelaar.

    L’Equipe shkruan se presidenti i klubit anglez të hënën do të niset për në Madrid për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll, me arsyen për të angazhuar sulmuesin holandez.

    Huntelaar nuk arriti të dëshmojë veten në Real Madrid, pas transferimit nga Ajaxi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa duket se do të jetë i rendit të dytë edhe në sezonin e ardhshëm, nëse vendos të mbetet në klubin spanjoll.

    Mediat spanjolle paralajmërojnë arritjen e edhe një sulmuesi në Real Madrid, David Villa, dhe pritet që holandezi të kërkojë një stacion të ri.

    Tottenham provoi të angazhojë Huntelaar edhe në verën e kaluar, kur ai luante për Ajaxin, por klubi holandez refuzoi ofertën aso kohe.

    -------

    https://kosova-forum.darkbb.com/viewtopic.forum?t=5950

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 20 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 5:21 pm