Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:33 am

    Alonso: Nuk është i pamundur kalimi te Reali



    Xabi Alonso ka shpjeguar se ekziston mundësia që të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa destinacioni i tij i radhës mund të jetë Real Madridi.

    “Nuk ia kam mbyllur derën askujt, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë”.

    “Është gjithmonë pozitive kur skuadra të ndryshme të dëshirojnë. Kjo është shumë më mirë sesa kur askush nuk interesohet për ty”.

    “E di se duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe pastaj do të vendosi se çfarë do të bëj nëse vjen ndonjë ofertë”.

    “Nuk mendoj se kalimi te Real Madridi është i pamundur, mirëpo nuk do të më pengonte edhe po të mbetesha te Liverpooli”, ka thënë mesfushori spanjoll.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:33 am

    Berlusconi: Pirlo sjell para



    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, dëshiron ta shesë Andrea Pirlon pas interesimit serioz të Chelseat.

    “Corriere della Sera” njofton se Berlusconi i ka thënë zëvendësit të tij, Adriano Galliani, që të rihapë bisedimet me Blutë për shitjen e mesfushorit italian.

    Sipas presidentet të Rossonerëve, Pirlo është një lojtar nga i cili mund të nxjerrin para dhe kjo është arsyeja kryesore që ai dëshiron ta shesë.

    Ndërkohë ish-trajneri i Milanit, aktualisht trajner i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shumë i interesuar që të punojë serosh me Pirlon.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:34 am

    Saviola shpreson të kthehet në përfaqësuese

    Real Madridi e ka shitur Javier Saviolan te Benfica për shumën prej pesë milionë eurosh, ndërsa argjentinasi shpreson që të fitojë një vend në përfaqësuesen e udhëhequr nga Diego Maradona.

    “Ardhja te Benfica është padyshim gjëja më e mirë që mund të ndodhte në karrierën time, sepse është shumë me rëndësi se do të luaj dhe ndjehem i rëndësishëm për klubin”.

    “Do të më pëlqente shumë që kjo sfidë e re të ma siguronte kthimin tim në përfaqësuesen e Argjentinës, ku nuk kam qenë për një kohë të gjatë”, ka thënë 27-vjeçari.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:34 am

    Roma dëshiron ta mbajë Vucinic

    Agjenti i sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, ka thënë ekipi italian dëshiron ta mbajë në radhët e veta malaziasin.

    Mediat angleze sot shkruan se Manchester United dhe Tottenham ishin vërtet të interesuar për të transferuar Mirko Vucinic, por agjenti i tij thotë se ende askush nuk ka vënë kontakt me të dhe shton se Roma dëshiron ta mbajë atë.

    “Mirko dëshiron të qëndrojë në Roma. Ai e ka rinovuar marrëveshjen, është i lumtur në klub, klubi është i kënaqur me të dhe për momentin nuk ka arsye pse ai të largohet nga klubi”, ka thënë agjenti.

    “Mua klubi kurrë nuk më ka thënë asgjë, përveçse dëshiron t’i mbajë të gjithë lojtarët e rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Vucinic”, ka shtuar ai më tej.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:35 am

    Gjermania fiton kampionatin evropian U21

    Të rinjtë gjerman kanë shënuar fitore bindëse prej 4-0 ndaj të rinjve të kombëtares Angleze duke fituar titullin e parë të kampionatit evropian për futbollistë deri në moshën 21 vjeçare.

    Gjermanët kaluan në epërsi në që pjesën e parë të ndeshjes me anë të Gonzalo Castro, që erdhi pas 22 minutash lojë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e tretë të pjesës së dytë, Mesut Ozil shënoi golin e dytë për gjermanët nga gjuajtja e lirë.

    Duke e parë veten në disavantazh të dyfishtë, anglezët filluan të sulmojnë në kërkim të barazimit, por ndodhi e kundërta. Sulmuesi Sandro Wagner shënoi dy herë në minutat e fundit të ndeshjes (79’ dhe 84’), për t’i siguruar trofeun e merituar Gjermanisë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:36 am

    ZYRTARE: Interi nënshkruan me Militon

    Diego Milito ka kompletuar transferimin nga Genoa te kampioni i Italisë, Inter. Marrëveshja është arritur qe një kohë të gjatë, mirëpo të hënën mbrëma është zyrtarizuar kalimi i argjentinasit te Nerazzurët, me të cilët ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2013. Njëkohësisht, Robert Acquafresca ka kaluar në drejtim të kundërt, ndërsa pritet që mesfushori i Genoas, Thiago Motta, po ashtu ta vesh fanellën zikaltër këtë sezon.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:36 am

    Një ditë e paharruar për Kaka

    Lojtari i ri i Real Madridit, Ricardo Kaka, do të kthehet nga Kupa e Konfederatave drejt në Santiago Bernabeu ku do të bëhet prezantimi i tij para tifozëve të Los Blancos.

    Reali ka caktuar mbrëmjen e të martës kur braziliani do ta veshë fanellën e Mbretërve.

    “Jam i sigurt se do të jetë një ditë e paharruar në karrierën time. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe jam i lumtur që po shkoj në Madrid”, është shprehur Kaka për “AS”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:36 am

    Edhe Napoli në garë për Cruz

    Agjenti i Julio Cruz ka njoftuar se veç Fiorentinas edhe Napoli është i interesuar për të fituar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

    Këtë javë skadon marrëveshja e Cruz me Interin, kështu që agjenti i tij, Jorge Cyterszpiller, duhet t’ia gjejë një skuadër tjetër.

    “Jemi duke i shqyrtuar të gjitha ofertat. Nuk kemi vendosur ende ku do të luajë Cruz sezonin e ardhshëm. Të mërkurën do të kthehem në Itali dhe do t’i fillojmë konsultimet”.

    “Asgjë nuk është definuar me Fiorentinën. Napoli? Kam folur me Marinon (drejtorin gjeneral të Napolit) për këtë gjë”, është shprehur Cyterszpiller për tuttonapoli.net.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:36 am

    Juve do të provojë transferimin e Pandev

    Juventusi ka hequr dorë nga sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, sepse shifra të cilën e kërkon Nëndetësja e Verdhë, është e lartë për bardhezinjtë.

    “Sky Sport” njofton se të hënën bordi i Bianconerëve ka vendosur që Juve të fokusohet te sulmuesi i Lazios, Goran Pandev. Ky vendim është marrë pavarësisht faktit nëse do të shitet David Trezeguet ose jo.

    Maqedonasi dëshiron të transferohet në një skuadër të madhe, ndërsa deri më tani është penguar nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Mirëpo nëse vjen një ofertë e cila plotëson kërkesat e Lotitos, atëherë Pandev do të luajë për Juventusin.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:37 am

    Silva i lumtur te Valencia

    Pas kthimit nga Kupa e Konfederatave ku ishte me Spanjën, mesfushori i Valencias, David Silva, i ka heshtur të gjitha spekulimet për ndonjë largim të mundshëm.

    “Jam i lumtur këtu dhe mendoj vetëm për Valencian që është një skuadër e madhe dhe që po ashtu ka lojtarët fantastikë”.

    “Ajo që dëshiroj të bëj tani është të pushoj pas një sezoni të gjatë, sepse dëshiroj që bateritë e mia të jenë të mbushura kur të fillojnë ndeshjet parasezonale”, është shprehur 23-vjeçari për të cilin është spekuluar se mund të kalojë te Real Madridi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:37 am

    Arshavin dëshiron të luajë për Barcelonën

    Deklarimet e fundit të Andrey Arshavin nuk do t’i gëzojnë tifozët e Arsenalit, pasi që anësori rus ka thënë se do të ishte më se i kënaqur po t’i bashkëngjitej Barcelonës.

    “Po të më jepet mundësia të luaj për Barcelonën do të isha shumë i lumtur”, është cituar 28-vjeçari nga “The Sun”.

    Arshavin kaloi te Topçinjtë gjatë afatit kalimtar dimëror nga Zenit St. Petersburgu për shumën prej 15 milionë funtesh (17.7 milionë euro).
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:37 am

    Dzeko shuan shpresat e Milanit

    ulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, i ka dhënë fund mundësisë për të kaluar te Milani duke shprehur besnikërinë e tij për skuadrën aktuale.

    Sulmuesi boshnjak para disa ditësh deklaroi se kampioni gjerman e ka detyruar atë të qëndrojë në skuadër kundër dëshirës së tij, mirëpo tani duket se e ka ndryshuar “melodinë”.

    “Jam mirë këtu dhe jam i lumtur që do të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam 100 për qind i sigurt se në vitet e ardhshme unë do të vazhdoj të luaj për Wolfsburgun”, ka thënë boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:38 am

    Dynamo Kyiv bën ofertë për Shevën

    Skuadra ukrainase Dynamo Kyivi shpreson ta rikthejë në skuadër sulmuesin e Chelseat, Andriy Shevchenko.Mësohet se Kyivi ka kontaktuar me drejtuesit e Chelseat për të bërë ofertë për sulmuesin 32-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e tij e dikurshme, Milan.

    Trajneri i Dynamo Kyivit, Valery Gazzaev, është shprehur i entuziazmuar që mund t’i ofrohet mundësia të punojë me Shevën, ndërsa presidenti i klubit ukrainas, Igor Surkis, ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij për dikur-njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.

    “Jemi të interesuar për Shevchenkon. Një ofertë është bërë dhe jemi duke pritur përgjigjen”, ka thënë Surkis për “The Daily Mail”
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:38 am

    Toni: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Luca Toni, i ka qetësuar spekulimet se ai mund të kthehet në Itali duke thënë se do të mbetet te skuadra bavareze.

    “Nuk mendoj për ta ndërruar klubin. E konsideroj veten shumë mirë këtu në Munih, ndërsa Bayerni më ofron gjithçka që dëshiroj”.

    “Bayerni ka një perspektivë të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe unë mendoj se mund ta fitojmë me një skuadër kaq të fortë”.

    “Do të stërvitem maksimalisht dhe do të dëshmoj se akoma mund të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Toni për “Bild”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:39 am

    Melo vazhdon kontratën me Fiorentinan

    Mesfushori brazilian Felipe Melo u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke u lidhur me Fiorentinën deri në vitin 2013.

    Kontrata e mëparshme e Melos skadonte në vitin 2012, mirëpo Viola ka reaguar për t’ia vazhduar kontratën, pasi që shumë skuadra të mëdha evropiane ishin të interesuara për shërbimet e brazilianit.

    Në faqen zyrtare të Fiorentinas shkruan se Drejtori Pantaleo Corvino është takuar të martën në Milano me agjentin e mesfushorit të Violas me ç’rast është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2013.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:39 am

    Reali ofron 60 milionë për treshen e Liverpoolit

    Klubi spanjoll Real Madrid pritet të dërgojë një ofertë të vlefshme 60 milionë funte për tre lojtarë të Liverpoolit.

    Sipas Sport, Reali është në kërkim të dyshes së mesfushës Javier Mascherano dhe Xabi Alonso, së bashku me mbrojtësin Alvaro Arbeloa.

    Sidoqoftë, oferta ende është larg vlerës që kërkon Rafa Benitez, i cili i vlerëson Mascheranon dhe Alonson në kuotën e 35 milionëve dhe Arbeloan me 8 milionë funte.

    Benitez tashmë ka refuzuar një ofertë të veçantë të Realit prej 3 milionë funtesh per arbeloan
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:40 am

    Ancelotti: Maldini me refuzoi

    Trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai dëshironte që ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, t’i bashkohet atij në stafin drejtues të bluve.

    Ancelotti iu bashkua klubit londinez në muajin e kaluar dhe shpresonte se edhe Maldini do ta ndiqte atë në Stamford Bridge, pasi vari këpucët në fund të sezonit.

    “I bëra këtë propozim atij. Por ai dëshironte të bënte një kohë pauzë pas aq shumë vitesh lojë, dhe kjo është e kuptueshme. Por nëse do të mund ta merrja ndonjërin në Chelsea, do të ishte pikërisht Maldini”, ka thënë Ancelotti.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:40 am

    Marseille i gatshëm të heqë dorë nga Cana

    Spekulimet për largimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nga Olimpique Marseille, janë gjithnjë e më të zëshme së fundi.

    France Football më herët kishte shkruar se Hamburg kishte bërë ofertë prej 5 milionë eurosh për kapitenin e Marseillet, edhe pse vështirë se klubi francez mund të heqë dorë nga shqiptari për këtë shumë. Marseille raportohet se nuk do të analizojë asnjë ofertë që është nën 8 milionë euro.

    “Nuk është se ai e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, thjesht është se për momentin, Lorik, i cili ka qenë këtu për katër vite, ka dëshirë të përpiqet dhe të eksplorojë diçka tjetër. Sot dera është e hapur, dhe nëse ka oferta do t’i analizojmë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Jose Anigo.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:41 am

    Kaka: Gjithmonë do të jem fans i Milanit

    Superylli brazilian Kaka, i cili sonte në Santiago Bernabeu do të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit, ka thënë se ai gjithmonë do të jetë fans i ish-klubit të tij.

    Braziliani ishte përforcimi i parë më i madh i verës i gjigantit spanjoll dhe i kushtoi këtij klubi plot 67 milionë euro, që shkuan në drejtim të Milanit.

    “I falënderoj të gjithë fansat e Milanit. Ata janë gjithmonë në zemrën time. Milani është pjesë e historisë time dhe unë jam pjesë e historisë së Milanit. Ne gjithmonë do ta kemi këtë raport”, ka thënë Kaka në një intervistë të fundit.

    “Falënderoj të gjithë që më kanë dërguar mesazhe përkrahëse. Gjithmonë do të jem fans i rosonerëve”, ka shtuar më tej braziliani.

    Kaka së fundi triumfoi në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Brazilit dhe u shpall lojtari më i mirë i këtij turneu nga votat e gazetarëve.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:41 am

    Tevez: Do ta fitonim LK po të kisha luajtur unë

    Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez ka akuzuar trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, për shkak se kishte shpërdorur rastin të fitojë Ligën e Kampionëve, duke e lënë atë jashtë formacionit fillestar.

    “Nuk mund të argumentoni me Alex Ferguson. Ai është si një president i Anglisë. Është e pamundur, gjithmonë humbisni me të”, ka thënë Tevez për Daily Mirror.

    “Por ai bëri gabim kur më la mua në stol. Kjo ka qenë e vetmja finale të cilën ekipi e ka humbur, që kur unë kam qenë pjesë e Manchester United”, ka shtuar argjentinasi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:42 am

    Torres: Paratë nuk janë problem në Liverpool

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pranon se mungesa e financave do të thotë se të kuqtë nuk do të mund të nënshkruajnë me yje si bashkë-kombasi i tij David Villa, por kjo nuk do ta ndalojë klubin për të fituar trofe.

    “Nuk e di situatën financiare në Liverpool, por e di se nuk kemi të njëjtat para që kanë Manchester United ose Chelsea”, ka thënë Torres.

    “Ne po luftojmë me më pak para secilin sezon. Ky nuk është problem për ne, ne jemi ekip i fuqishëm dhe do të fitojmë trofe me ose pa para. Gjëja më e rëndësishme është se ne po i afrohemi titullit”.

    “Ka qenë ca shqetësuese për mua të kaloi tre vite pa trofe në Liverpool, kjo është shumë. Por, në sezonin e ardhshëm që vjen, jam i sigurt se do të fitojmë”, ka shtuar spanjolli.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:42 am

    United transferon Valencian

    Manchester Unitedi ka siguruar shërbimet e 23- vjeçarit Antonio Valencia nga Wigan Athletic.

    Valenca ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Djajtë e Kuq, ndërsa çmimi i këtij transferimi nuk është bërë i njohur.

    “Antonio është një lojtar të cilin e kemi admiruar qe një kohë të gjatë. Jam i sigurt se shpejtësia dhe teknika e tij do t’i kontribuojnë shumë skuadrës tonë”, është shprehur trajneri i United, Sir Alex Ferguson.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:43 am

    Kaka: Reali më josh në të gjitha mënyrat

    Transferi i ri i Real Madridit, Ricardo Kaka, është paraqitur në konferencën e parë për shtyp, pasi u prezantua të martën mbrëma me fanellën e Los Blancos me numrin 8. “Dita e sotme për mua ishte e jashtëzakonshme, e paharrueshme- jo vetëm për mua por për jetët e shumë njerëzve, ishte një ditë historike për mua”.



    “Kam zgjedhur Madridin sepse më tërheq në të gjitha format. Kur bisedoj me kolegët e mi nga kombëtarja, ata gjithmonë më flasin për Real Madridin.

    “Prandaj nga këto informata të grumbulluara, vendosa që nëse një ditë largohem nga Milani, atëherë do të luaja për Real Madridin. Dhe sot kjo është realizuar”, ka thënë braziliani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:43 am

    te gjitha lajmet per futboll mund ti merrni ketu:www.max-sport.co.cc
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:51 am

    Arsenali vazhdon ta kërkojë Lorik Canën

    E ardhmja e kapitenit të Marseille, Lorik Cana, mbetet e papërcaktuar, ndërsa spekulimet vazhdojnë që Arsenali është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.

    Trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, dëshiron të transferojë një mesfushor defanziv, ndërsa “The Daily Express” njofton se francezi e ka kthyer vëmendjen kah Lorik Cana.

    “Dera mbetet e hapur për largim, edhe pse kam edhe tre vite në kontratën time. Do të flas me familjen dhe përfaqësuesit e mi. Dhe gjithçka do të varet nga ajo çfarë dëshiroj të bëj”.

    “Nga destinacionet e mundshme, Anglia dhe Gjermani janë dy ligat që më joshin më së shumti”, është shprehur kosovari.

    Edhe Evertoni dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e Canës, ndërsa oferta e vetme zyrtare është bërë nga Hamburgu, që ka ofruar pesë milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Përfaqësueses kuqezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 27
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Wed Jul 01, 2009 1:51 am

    Të mërkurën ose të enjten një tjetër transfer i Realit

    Pas ceremonisë prezantuese të superyllit brazilian Ricardo Kaka, në Santiago Bernabeu, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se transferimi i radhës i Mbretërve do të ndodhë brenda 24 ose 48 orëve.

    “Transferimi i ri do të ndodhë ose sot (të mërkurën) ose nesër (të enjten). Mirëpo nuk do të them se kush do të vijë, derisa të kompletohet marrëveshja.

    I pyetur nëse do ta transferojë David Villan ose Diego Forlanin, Perez u përgjigj: “Po më vini në pozitë të palakmueshme. Më pëlqejnë të dy lojtarët. Mirëpo Valencia dëshiron ta mbajë Villan, ndërsa Atletico dëshiron që Forlan të mbetet. Dhe meqenëse është kështu, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta transferojmë asnjërin nga ata”.
    Stivi
    Stivi
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Male
    Postimet : 26
    Age : 34
    Reputation : 0
    Pikët : 30
    Registration date : 2009-06-22

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Stivi Wed Jul 01, 2009 2:35 pm

    Zyrtare: Benzema nënshkruan me Real Madridin
    Vetëm disa orë pasi mohoi se kishte arritur marrëveshje me Real Madridit, për të hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Karim Benzema, Olimpique Lyon del me një deklaratë krejt ndryshe, duke konfirmuar se marrëveshja në fakt është arritur.
    Në deklaratën e fundit të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se sulmuesi do t’i kushtojë Realit 35 milionë euro për fillim, e cila në varësi të paraqitjeve të lojtarit do të mund të shkojë deri në 41 milionë.

    “Disa ditë më herët, Karim Benzema e kishte informuar presidentin Jean Michel Aulas se ai dëshironte t’i bashkohet Real Madridit, që ka qenë gjithmonë klubi i dytë i preferuar pas Lyonit. Por kjo ndodhi më herët se që është pritur”, thuhet në deklaratë.

    “Olimpique Lyon ka pranuar vendimin e Benzema dhe negocioi për kushtet e transferimit, të cilat i kanë kënaqur të dyja palët”, shtohet më tej.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:28 am

    Fabiano dëshiron të kalojë te Milan
    Agjenti i Luis Fabianos ka njoftuar se sulmuesi i Sevillas dëshiron të transferohet në San Siro.

    Braziliani i cili shkëlqeu në Kupën e Konfederatave është shënjestra kryesore e Milanit tani për tani, ndërsa agjenti i tij thotë se Fabiano dëshiron fanellën kuqezi.

    “Shpresoj që Jose Maria del Nido (presidenti i Sevillas) ta kuptojë anën humanë, dhe kjo është se lojtari dëshiron të shkojë te Milan”, ka thënë agjenti për “AS”.[b]
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:28 am

    Van Gaal i hapur për largimin e Ribery
    Franck Ribery ka thënë publikisht se dëshiron të transferohet te Real Madridi, ndërsa trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, nuk e mohon mundësinë që francezi të largohet nga Allianz Arena.

    I pyetur për mundësinë e kalimit të anësorit francez në Stantiago Bernabeu, trajneri holandez ka shpjeguar se për marrjen e një vendimi të tillë ndikojnë shumë faktorë.

    “Ka shumë faktorë që luajnë rol, duke filluar nga paratë. Ai nuk është i rehatshëm sepse spekulimet ndikojnë tek ai. Kemi folur për këtë gjë”.

    “Thashethemet nuk i bëjnë mirë Franckut, nuk i bëjnë mirë Bayernit dhe nuk më bëjnë mirë mua”, është shprehur Van Gaal për “Bild Am Sonntag”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:28 am

    Liverpool rikthen interesimin për Canën
    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është rikthyer në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik Cana.

    Siç shkruan The Mirror, burime nga Franca kanë zbuluar se spanjolli vazhdon të kërkojë kapitenin e Olimpique Marseille, derisa përgatitet të humbasë mesfushorin Xabi Alonso, që mund të transferohet në Real Madrid.

    Klubi francez tashmë ka nënshkruar me dy mesfushorë të rinj, Lucho Gonzalez dhe Stephane M’Bia, dhe qëndrimi i Canës është vënë në dyshim.

    Ndërkohë klubi i fundit që ka shprehur interesim për Canën është kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, që ka ofruar 7 milionë euro.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:29 am

    Evertoni planifikon ofertë për Scholes
    Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është duke planifikuar të bëjë ofertë për veteranin e Manchester United, Paul Scholes.

    Daily Star Sunday shkruan se Moyes dëshiron ta sjellë mesfushorin Anglez në Goodison Park, ku ai do të luante krahas tre ish-lojtarëve të United, Tim Howard, Phil Neville dhe Louis Saha.

    Scholes, 34-vjeçar, nuk është më një lojtar i rregullt nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, dhe Moyes shpreson se do të mund ta transferojë atë duke i ofruar vend në formacionin startues.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:29 am

    Totti rinovon marrëveshjen me Romën
    Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se ai ka rinovuar marrëveshjen dhe tash do të jetë i lidhur me ekipin romak deri në vitin 2014.

    “E kam rinovuar marrëveshjen për edhe katër vite dhe kam edhe një vit nga marrëveshja fillestare, andaj jam i lidhur me Romën deri në vitin 2014”, ka thënë Francesco Totti në konferencën e sotme të shtypit.

    “Pas fundit të përgatitjeve dhe rikthimit në Romë, unë edhe zyrtarisht do të nënshkruaj marrëveshje të re e cila do të zgjatë deri në vitin 2014. Pa dallim të përforcimeve që do t’i sjellim, mendoj se do të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Qëllimi gjithmonë është i njëjti, sigurim të pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar italiani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:29 am

    Reali heq dorë nga Xabi Alonso
    Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi do të heqë dorë nga përpjekja për të angazhuar Xabi Alonson, pasi shuma të cilën e kërkon Liverpooli është shumë e lartë edhe për mbretërit.

    Sport ka shkruar se Madridi nuk është i gatshëm të japë rreth 50 milionë euro, aq sa kërkon Liverpooli për spanjollin.

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk dëshiron të paguajë më shumë se sa vlera reale e ndonjë futbollisti.

    Reali më së shumti do të paguante 35 milionë euro, por Liveprooli nuk dëshiron të heqë dorë nga futbollisti për një shumë të tillë.

    Nëse Liverpool nuk e ndryshon qëndrimin, duket se Alonso edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Anfield.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:29 am

    Ronaldo: La Liga më e mirë se Liga Premier
    Cristiano Ronaldo beson se ekipet e La Liga do të t’i lërë prapa ekipet e Premier League, pas harxhimit masiv të Real Madridit gjatë kësaj vere.

    “Premier League është një garë shumë e mirë, por mendoj se liga spanjolle tash do të ketë ca më shumë kualitet për shkak të lojtarëve që arrijnë këtu”, ka thënë Ronaldo.

    “Të dyja ligat janë shumë të mira, por mendoj se me nënshkrimet e Florentino Perez liga spanjolle është më superiore në krahasim me atë angleze. Do të ketë një garë madhështore këtë vit në Spanjë. Të gjithë lojtarët kanë shumë kualitet dhe referët i mbrojnë lojtarët më shumë”, ka shtuar portugezi.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:30 am

    Tottenham i interesuar për Figon
    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai ka folur me mesfushorin e Interit, Luis Figo, rreth mundësisë që portugezi ta luajë sezonin e tij të fundit në White Hart Lane.

    Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Figo, zbuloi se do të largohet nga futbolli aktiv që nga fundi i sezonit të kaluar, por Redknapp thotë se portugezi mund ta ndërrojë mendjen dhe t’i bashkohet ekipit të tij.

    “Jam takuar me Figon. Ai më ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij”, ka thënë Redknapp për Sportmediaset.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:30 am

    Lyoni kthehet kah Martins
    Olympique Lyon raportohet se ka në planë të bëjë ofertë për sulmuesin e Newcastle United, Obafemi Martins.

    News of the World shkruan se Lyon e sheh sulmuesin nigerian si zëvendësim të përkryer për të larguarin Karim Benzema, i cili u transferua në Real Madrid për një shumë prej 35 milionë funtesh.

    Edhe pse Martins ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në klub, pavarësisht rënies nga Liga Premier, ekipi anglez pritet ta shesë dhe të përfitojë materialisht nga largimi i Martins.

    Për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Bundesligës, Wolfsburg.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:30 am

    Milani duhet të ofrojë 20 milionë euro për Fabianon
    Një ofertë prej 20 milionë eurosh do të bëjë që Sevilla t’i fillojë bisedimet me Milanin për sulmuesin Luis Fabiano.

    “Il Corriere dello Sport” njofton se agjenti i brazilianit është i bindur se nëse Rossonerët bëjnë ofretë, atëherë skuadra andaluziane do të lëshojë pe.

    “Mendoj se një ofertë ndërmjet 20 dhe 22 milionë eurosh do të sillte deri te marrëveshja”, është shprehur agjenti i 28-vjeçarit.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:31 am

    Marseille gati ofertën për Huntelaar
    Olympique Marseille do të ofrojë 13 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.

    Holandezi u transferua në Bernabeu nga Ajaxi për shifrën prej 20 milionë eurosh, mirëpo me ardhjen e Karim Benzemas, ai nuk do të ketë vend në formacionin e Realit, prandaj largimi i tij është më se i mundshëm.

    Të dielën Goal.com njoftoi se Mbretërit kanë refuzuar ofertën e Milanit për ta huazuar 25-vjeçarin në San Siro, mirëpo një shifër e pëlqyeshme nga Los Merengues do të bënte që Huntelaar të largohet, pasi që ai nuk bën pjesë në projektin e madh të presidentit të Realit, Florentino Perez
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:31 am

    Silva: Dua të hy në histori të Milanit
    Mbrojtësi 24-vjeçar i Milanit, Thiago Silva, dëshiron të ndjekë hapat e bashkëkombësit të tij, Ricardo Kaka, dhe të hyjë në historinë e Milanit duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

    “Nuk kam luajtur gjashtë muaj dhe kjo më ka lënduar, mirëpo tani do të vijnë shumë gjëra të mira, Scudetto dhe Liga e Kampionëve, ndërsa Milani mund të arrijë sukses në të dyja frontet”.

    “Dëshiroj të hy në historinë e Milanit, ashtu siç bëri Kaka. Nëse dëshmoj vlerat e mia, po ashtu mund të kthehem edhe në përfaqësuesen e Brazilit”, ka thënë Silva për “Jornal do Brasil”.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:31 am

    Juventusi do të luajë si Barcelona
    Trajneri taktik i Asociacionit Futbollistik të Italisë, Franco Ferrari, beson se në sezonin e ardhshëm Juventusi do të luajë sikurse Barcelona duke u ofruar spektakël tifozëve bardhezi.

    Trajneri i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, është njëri nga studentët e Ferrarit, ndërsa ky i fundit pohon se Bianconerët do të shfaqin futboll fantastik në sezonin e ri.

    “Juve do ta mbajë shumë topin. Do të ketë pasime të shkurtra, duke lëvizur vazhdimisht topin dhe duke pritur mundësinë për ta dënuar kundërshtarin. Stili i lojës së Juves do të jetë sikurse ai i përfaqësues së Spanjës, Barcelonës, ose Milanit (në formën më të mirë) nën udhëheqjen e Ancelottit”, ka thënë Ferrari për “Tuttosport”.

    Sipas Ferrarit, ikona e Juves, Alessandro Del Piero, duhet t’i përshtatet stilit të ri të lojës, sepse ai është mësuar të luajë pas sulmuesit, ndërsa këtë gjë tani do ta bëjë Diego, dhe ai duhet të shndërrohet në sulmues tipik.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:31 am

    Chelsea do të dërgojë ofertë për Sneijder
    Chelsea është duke menduar të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Wesley Sneijder.

    News of the World shkruan se blutë tashmë kanë hequr dorë nga nënshkrimi me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, dhe kanë kthyer vëmendjen kah mesfushori holandez.

    Pozita e Sneijder në Bernabeu është në dyshim, pas arritjes nga Manchester United të Cristiano Ronaldos.

    Dhe, Chelsea do të përpiqet të arrijë marrëveshje me çmim të përgjysmuar për 25-vjeçarin, i cili nënshkroi për 22.5 milionë funte dy vite më herët.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:32 am

    City tash kërkon kapitenin e Barcelonës
    Klubi i Premier Leage, Manchester City, duket se ka vendosur të provojë të mbledhë të gjithë yjet në ekip, pasi raportohet se tash kërkon kapitenin e Barcelonës, Carlos Puyol.

    The Sun shkruan se City do të dërgojë ofertë për spanjollin nëse Chelsea do të vazhdojë të rezistojë në përpjekjet e këtij klubi për të marrë shërbimet e John Terryt.

    City dëshiron të marrë Terryn, por mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle Puyol, 31-vjeçar, shihet si një alternativë nëse ata dështojnë të transferojnë cakun e parë.

    Barcelona është duke bërë edhe një ‘betejë’ tjetër me Cityn, për të mbajtur ose shitur sulmuesin Samuel Eto'o, por në rastin e Puyol, largimi i tij kurrë nuk ka qenë opsion për klubin spanjoll.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:32 am

    Moratti synon trofeun evropian
    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Liga e Kampionëve do të jetë caku kryesor i nerazurëve për sezonin e ardhshëm.

    Interi fitoi edhe skudeton e katërt radhazi në sezonin e fundit, por edhe njëherë dështoi në garën evropiane duke humbur nga finalistët Manchester Unied, por Moratti beson se kjo do të ndryshojë shumë shpejt.

    “Liga e Kampionëve është ëndërr dhe caku kryesor, por po ashtu duhet të keni fat për ta fituar atë. Nuk është lehtë ta thuash këtë, por mund të them me siguri se Interi është një ekip shumë i fuqishëm, ekipi i sezonit të fundit plus Milito dhe Motta. Mendoj se jemi ekip i mirë”, ka thënë Moratti për Corriere dello Sport.

    “Juve ka bërë lëvizje të qëlluara dhe janë të rrezikshëm. Më pëlqen Diego, ai vërtet është i fuqishëm”, ka shtuar italiani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:32 am

    United pyet Barcelonën për çmimin e Toure
    Kampioni i Premier League, Manchester United, i është drejtuar Barcelonës duke pyetur për çmimin e mesfushorit Yaya Toure.

    Sipas Daily Mail, United interesohet për mesfushorin e Barcelonës pas dyshimeve rreth rikthimit në formacion në kohë të Owen Hargreaves.

    Hargreaves ka luajtur vetëm 25 paraqitje që kur iu bashkua United nga Bayern Munichu për një shumë prej 17 milionë funtesh dy vite më herët. Forma e tij vazhdon të jetë e dyshimtë pas dy operacioneve të mëdha që pati në gju sezonin e fundit.

    Ai pritet të rikthehet në fund të këtij viti, por Sir Alex Ferguson tashmë është hedhur në kërkim të një zëvendësuesi të tij dhe ka pyetur për Toure, që mund të lejohet të largohet nëse Barcelona arrin të marrë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:33 am

    Berlusconi: Milani nuk ka nevojë të blejë lojtarë
    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se rosonerët nuk kanë nevojë të blejnë lojtarë të rinj gjatë kësaj vere.

    Milani është lidhur me një numër lojtarësh këtë verë, por asnjë përforcim i madh nuk ka arritur në ekip, derisa stërvitjet para-sezonale tashmë kanë filluar.

    “Ne kemi zgjedhur të shohim përpara, duke synuar rinovimin. Megjithatë, ekipi ynë mbetet i frikshëm dhe nga ky aspekt unë parashoh një sezon të mirë. Fansat duhet të mbeten të qetë: nuk do të ketë mentalitet humbës në Milan”, ka thënë Berlusconi për Gazzetta dello Sport.

    “Ne kemi kampionë të mëdhenj si Pato, Ronaldinho dhe Pirlo, dhe shumë lojtarë të rinj premtues. Asnjë ekip në Itali, në aspektin teknik, nuk ka ekip të fuqishëm si i yni, as edhe Interi”.

    “Objektivat? Milani, si gjithmonë, fillon sezonin të fitojë gjithçka, edhe pse ka vite kur është më shumë me fat ose më pak. Përforcimet? Problem nuk janë emrat. Nëse disa dyer në treg do të hapen, dikush do të arrijë, përndryshe jemi mirë edhe kështu. Nuk duhet të blejmë me çdo çmim”, ka thënë Berlusconi.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:33 am

    Ronaldo i ngazëllyer që do të luajë me Kaka dhe Benzema
    Ish-ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se suksesi me Real Madridin është më i rëndësishëm se sa trofetë personale.

    “Ëndrra ime e madhe është të fitoj Ligën e ardhshme të Kampionëve në Santiago Bernabeu. Shpresoj se do të mund të fitoj shumë Topa të Artë me Real Madridin. Ka disa aspekte në të cilat mund të përmirësohem ende si lojtar”, ka thënë Ronaldo.

    “Por, prioritet i imi nuk është Topi i Artë, por suksesi kolektiv. Do të doja një ditë të kem aq shumë tituj sa Di Stefano”.

    “Po ia dal shumë mirë me Kaka, pasi si lojtarë jemi plotësisht të përshtatshëm. Karim Benzema është shumë i mirë, i shkëlqyeshëm, shpresoj t’i jap shumë pasime për të shënuar gola”, ka shtuar portugezi.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:33 am

    Barcelona e gatshme të transferojë Forlan
    Barcelona raportohet se e ka marrë me seriozitet transferimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Forlan, pasi nuk arrin të sigurojë marrëveshje për sulmuesin e Valencias, David Villa.

    Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, do të mbajë një konferencë për media sot ku pritet të tregojë të rejat e fundit në lidhje me situatën e David Villas dhe bashkë-lojtarëve të tij, Juan Mata dhe David Silva.

    AS shkruan se Barcelona nuk do të lejojë që situata të zvarritet dhe nëse Llorente thotë se ai nuk është i gatshëm ta shesë Villan për një çmim të arsyeshëm, kampioni i Evropës do të rikthehet kah Forlan.

    Uruguaiani është favorit i drejtorit të Barcës, Txiki Begiristain, i cili ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester United para se ish-trajneri Frank Rijkaard ta bllokonte transferimin dhe të blinte Eidur Gudjohnsen nga Chelsea.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:33 am

    Zyrtare: Chelsea pohon transferimin e Zhirkov
    Chelsea ka pohuar se ka angazhuar mesfushorin e majtë rus të CSKA Moskës, Yuri Zhirkov.

    Rusi një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në ekipin anglez, ndërsa për të e interesuar ishte edhe Barcelona.

    “Ekipi i Chelseat mund të pohojë se është arritur marrëveshje me CSKA Moskën për transferimin e Yuri Zhirkov. Lojtari është në Londër dhe sot do t’i bashkohet ekipit pasi të tejkalojë testet mjekësore dhe të arrijë marrëveshje për kushtet personale”, thuhet në publikimin në ueb faqen e Chelseat.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:34 am

    Terry nuk do të largohet kurrë nga Chelsea
    Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se John Terry do të mbetet në Chelsea dhe se kapiteni nuk është në shitje për kurrfarë çmimi.

    Në disa ditët e fundit vazhdimisht po shkruhet për një ofertë astronomike të Manchester Cityt për kapitenin e bluve. Chelsea ka refuzuar tashmë dy oferta, por spekulohet se City do të provojë shansin për të marrë Terryn edhe njëherë duke ofruar 45 milionë funte.

    “John Terry është simbol i ekipit. Ai do të jetë kapiten në sezonin e ardhshëm. Ai ka thënë se dëshiron të mbetet këtu përgjithmonë dhe ne duam ta mbajmë atë përgjithmonë”, ka thënë Ancelotti.

    “City interesohet për Terryn, por nuk ka çmim me të cilin do ta shesim. Terry do të jetë gjithmonë në Chelsea”, ka shtuar italiani.
    avatar
    Vizitor
    Guest


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Vizitor Mon Jul 06, 2009 11:34 am

    Interesimi për prezantimin e Ronaldos sa edhe për El Classico
    Mediat spanjolle kanë përcjellë lajmin se në Santiago Bernabeu do të grumbullohen më shumë se 75 mijë fansa për të parë prezantimin e Cristiano Ronaldos.

    AS dhe Marca kanë shkruar se stadiumi i Realit do të jetë i mbushur përplot, edhe pse ky nuk do të jetë derbi në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, por prezantimi i futbollistit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

    Cristiano Ronaldo, i cili i kushtoi Realit 94 milionë euro, do të paraqitet për të parën herë para publikut spanjoll sonte në ora 21.

    Të bazuar në praninë e 50 mijë fansave që ndoqën prezantimin e Kaka një javë më parë, Reali ka dyfishuar stafin në Bernabeu për ngjarjen e sotme.

    Nuk do të jenë vetëm fansat spanjoll që do të ndjekin portugezin, por pritet të ketë të ardhur edhe nga Portugalia për të parë Alfredo di Stefano i cili do t’ia dhurojë fanellën me numër 9 Ronaldos.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 6 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:14 pm