Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:48 pm

    Rossi: Fitorja nuk e siguron të ardhmen time

    Trajneri i Lazios, Delio Rossi, refuzon të pranojë se fitorja e mbrëmshme ndaj Juventusit dhe kualifikimi për në finale të kupës së Italisë, i kanë siguruar atij të ardhmen te klubi romak.

    “Tashmë kam thënë se puna e një trajneri nuk duhet vlerësuar me një ndeshje të vetme ose një grup ndeshjesh. Nuk jam një alkimist”, ka thënë Rossi, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor.

    “Klubi ka të drejtë të vlerësojë taktikën bazuar në atë që është arritur dhe në atë se çfarë dëshiron të arrihet. Do të flas për të ardhmen time më vonë. Tash është koha ta gëzojmë këtë fitore”, ka shtuar Rossi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:49 pm

    NBA: Heat barazojnë ndaj Hawks

    Dwyane Wade është rikthyer në formë duke shënuar 33 pikë për Miami Heat që fitoi me rezultat 108-93 në udhëtim tek Atlanta Hawks.

    Daequan Cook shënoi 20 pikë për Heat, derisa Mike Bibby me 18 pikë dhe Josh Smith 17 pikë dhe 10 kërcime udhëhoqën tek Hawks.

    Me këtë fitore Heat barazojnë në 1-1 ndeshjet e rundin të parë të play-offit në Konferencën Lindore, para ndeshjes së tretë mes dy ekipeve, që zhvillohet të shtunën në Miami.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:49 pm

    Gerrard: United do të ngecë sërish

    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Manchester United ka gjasa të ngecë në tentimin për të fituar titullin e këtij sezoni.

    “United ka një ekip fantastik dhe duhet të shohim vetëm ecjen e tyre, të shohim nëse do të humbasin pikë. Do të ishte shumë më ndryshe nëse ne do ta kishim humbur ndeshjen (ndaj Arsenalit)”, thotë Gerrard.

    “Mendoj se një pikë do të thotë shumë. Duhet të presim dhe të shohim sa e madhe do të jetë kjo pikë për ne”.

    “Tash duhet që United të mposhtet që është shumë e vështirë për t’u bërë, pasi është një ekip i mirë. Ende besoj se do të ketë kthesa në garën për titull dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shtuar kapiteni i të kuqve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:50 pm

    Iniesta paralajmëron Barcelonën të mos ndalet

    Andres Iniesta thotë se Barcelona ende nuk duhet të jetë e qetë, pavarësisht fitores së thellë të mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sevillas.

    Fitorja e mban Barcelonën me gjashtë pikë mbi Real Madridin në tabelës e La Ligës, por Iniesta thotë se rreziku ende ekziston.

    “Ne nuk jemi kampionë, por ndjenja është shumë e mirë. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Ne shënuam gola dhe vazhdimisht sulmuam, sikur kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Iniesta.

    “Kemi edhe disa ndeshje të mëdha në vazhdim, por gjithë çfarë duhet të bëjmë është të luajmë siç po luajmë tash”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:52 pm

    Edhe Lisandro Lopez në planet e Interit

    Kampioni i Italisë, Inter, është duke planifikuar të bëjë një ofertë për sulmuesin e Portos, Lisandro Lopez, njofton "Tuttosport".

    Julio Cruz dhe Hernan Crespo konsiderohen si tepricë nga trajneri Jose Mourinho dhe në fund të këtij sezoni pritet largimi i tyre, ndërkohë zikaltrit planifikojnë që të sjellin një tjetër argjentinas në skuadër.

    Cruz po ndiqet nga Napoli, ndërsa Crespo mund të bëjë një rikthim shokues te Lazio. Interi do të largojë nga skuadra edhe Adrianon, që do të thotë se vetëm Mario Balotelli dhe Zlatan Ibrahimovici do të mbeten në vijën e sulmit.

    Ndërkohë mësohet se Robert Acquafresca mund të kthehet nga Cagliari, ndërsa shtypi italian njofton se Nerazzurët janë afër transferimit të argjentinasit tjetër, Diego Milito, nga Genoa.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:52 pm

    Spalletti më afër Juventusit

    Udhëheqësit e Juventusit janë gati të bisedojnë me Romën për t’i propozuar një këmbim trajnerësh, ndërmjet Luciano Spallettit dhe Claudio Ranierit.

    “La Repubblica” njofton se humbja nga Lazio në takimin kthyes gjysmëfinal të Kupës së Italisë, ka bërë që drejtuesit e Zonjës së Vjetër të rishqyrtojnë planet e tyre për sezonin e ardhshëm, pas sezonit të dytë radhazi pa asnjë trofe.

    Presidenti Giovanni Cobolli Gigli dhe drejtuesit e Juventusit gjithmonë kanë thënë se Ranieri do të mbetet në skuadër, mirëpo të mërkurën mbrëma tifozët u kanë fishkëllyer lojtarëve dhe janë shprehur aspak të kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tyre të zemrës këtë sezon.

    Kështu, sipas mediave italiane, Spalleti mund të kalojë në krye të Juventusit, ndërsa Ranieri mund ta marrë udhëheqjen e Romës në fund të këtij sezoni.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:53 pm

    Vieri do të transferohet në Brazil

    Sipas njërit nga agjentët e tij, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit, Christian Vieri, do të fillojë një aventurë të re, këtë radhë në Brazil.

    Sulmuesi italian së fundmi ka luajtur për Atalantën me të cilën e ka shfuqizuar kontratën në fillim të këtij muaji, ndërsa “Sky Sport Italia” më herët kishte njoftuar se Vieri do të transferohet te Corinthians për t’iu bashkëngjitur ish-bashkëlojtarit të tij, Ronaldo.

    “Mundësitë janë 90% që Vieri të luajë në Brazil. Ai dëshiron të luajë atje dhe është i mahnitur me mundësinë për t’u transferuar në Brazil”, ka thënë agjenti i tij, Franck Assuncao, për LanceNet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:54 pm

    Anelka: Chelsea është skuadër më e madhe se Arsenali

    Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka shprehur bindjen e tij se skuadra aktuale e tij është skuadër më e madhe se skuadra e dikurshme, Arsenal.

    Anelka ka luajtur për Topçinjtë gjatë viteve 1997-1999, ndërsa në 65 paraqitje ka shënuar 23 gola, dhe pastaj ishte shitur për 25.6 milionë euro te Real Madridi.

    “Chelsea është një skuadër e madhe e përbërë nga lojtarët më të mirë në botë, dhe me këtë skuadër duhet të fitosh secilën ndeshje, sepse presioni është i madh. Njerëzit flasin shumë më tepër për Chelsean sesa për Arsenalin, prandaj presioni është shumë më i vogël tek Arsenali”.

    “Arsenali është i kompozuar nga lojtarët e rinj, të cilët luftojnë për vendin e tretë ose të katërt, dhe askush nuk flet se ata mund të jenë konkurrentë për titull”.

    “Chelsea është si Real Madridi, ku presioni është maksimal”, ka thënë francezi për “Les Dessous du Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:54 pm

    Bayerni përcjell Van der Vaartin

    Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është duke përcjellë situatën e mesfushorit të Real Madridit, Rafael van der Vaart, i cili nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Bernabeu.

    Sipas DSF, gjigantët bavarezë janë afër t’ia plotësojnë Van der Vaartit dëshirën për t’u larguar nga Los Blancos, pasi që po përgatisin një ofertë për të.

    Në fund të këtij sezoni Bayerni mund të mbetet pa mesfushorin francez Franck Ribery, pasi që për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Real Madridin.

    Mësohet se Mbretërit tashmë kanë bërë një ofertë për Riberyn, ndërsa ata mund ta përfshijnë në marrëveshje edhe kalimin e Van der Vaart në Allianz Arena.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:55 pm

    Sampdoria në finale të Coppa Italia

    Kampioni i Serie A, Inter , ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Sampdorias, për t’u eliminuar nga gara.

    Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, i vlefshëm për Coppa Italia, ndërmjet Interit dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e Nerazzurëve me rezultat prej 1-0 .

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Zlatan Ibrahimovic (27’), por ky gol nuk u kreu punë kampionëve për të vazhduar tutje.

    Takimi i parë i zhvilluar në Luigi Ferraris kishte përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase, e cila me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kualifikohet në finale të Kupës, ku do të përballet me Lazion.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:56 pm

    Marchisio: E kuptojmë dhimbjen e tifozëve

    Juventusi do ta mbyllë edhe një sezon të dështuar pa asnjë trofe, ndërsa pas eliminimit edhe nga Kupa e Italisë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma nga Lazio, tifozët i kanë fishkëllyer trajnerit Claudio Ranieri dhe lojtarëve për paraqitjen e dobët.

    Të enjten, tifozët ishin grumbulluar pranë fushës stërvitore në Vinovo me ç’rast mbanin një pllakat ku shkruante: “Nuk kemi më kohë të humbim me ju”.

    “Reagimi i tifozëve është shumë normal. Hidhërimin e tyre e ndjejmë edhe ne”.

    “Tifozët e dinë se ne kemi dhënë gjithçka nga vetja, por ata kërkojnë më shumë. Tashmë po përgatitemi për ndeshjen e të dielës kundër Regginas që të nxjerrim një rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori italian Claudio Marchisio për “Juventus Channel”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:57 pm

    Santanderi deklason Atleticon

    Skuadra e Racing Santanderit ka shënuar fitore të thellë prej 5-1 kundër Atletico Madridit duke ua vështirësuar punët kryeqytetasve, të cilët kërkojnë një vend i cili çon në Ligën e Kampionëve.

    Serinë e golave e filloi Christian Salas (9’), ndërsa pas pesë minutash (16’) dyfishoi Ezequiel Garay. Pa përfunduar pjesa e parë, vendasit shënuan edhe një herë, ndërsa këtë radhë golashënues ishte Mohammed Tchite (38’).

    Në pjesën e dytë mysafirët ngushtuan rezultatin në 3-1 me një gol nga pika e bardhë të shënuar nga Diego Forlan (62’), por kjo ishte krejt çka bënë ata në këtë ndeshje.

    Tre minuta më vonë (65’), Pedro Munitis ngriti sërish epërsinë për vendasit, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 5-1, e vendosi Nikola Zigic (87’).

    Ndërkohë, Villarreali i ka dhënë fund serisë së dobët të ndeshjeve, pasi të enjten mbrëma e ka mposhtur Recreativo Huelvan me rezultat prej 2-1, për të shpresuar për vendin e katërt, i cili është tre pikë larg dhe mbahet nga Valencia.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 3:57 pm

    Zambrotta: Rijkaard do të ishte i shkëlqyeshëm për Milanin

    Gianluca Zambrotta thotë se Frank Rijkaard do të ishte një zëvendësim i mirë për Carlo Ancelottin nëse ai do të largohej nga Milani.

    Zambrotta punoi me trajnerin holandez gjatë kohës sa ishte në Barcelona, para se të rikthehej sërish në Itali, tek Milani.

    “Ai do të ishte një alternativë pasi ai tashmë ka drejtuar një klub të shkëlqyeshëm. Mendoj se ai është i gatshëm. Sidoqoftë nuk e pres këtë pasi menaxheri gjithmonë ka thënë se ai do të mbetet edhe për 2010”, ka thënë Zambrotta.

    “Ai gjithmonë ka thënë se ka kontratë deri në vitin 2010 dhe se vitin tjetër do të jetë ende në Milan”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:01 pm

    Reina i pakënaqur me mbrojtjen

    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka shprehur zhgënjimin e tij pas pranimit nga katër gola në dy ndeshjet e fundit.

    “Ne kurrë nuk kemi pasur një seri të tillë, kur kemi pranuar 11 gola në katër ndeshje. Ne shënojmë shumë gola, por duhet të përpiqemi të përmirësohemi edhe në mbrojtje”, thotë Pepe Reina.

    “Shënimi i golave është gjëja më e vështirë në futboll, por tash duhet t’i zgjidhim disa probleme të cilat i kemi në mbrojtje”.

    “Gjithmonë duhet të gjejmë një ekuilibër në mes të sulmit dhe mbrojtjes. Kjo është arsyeja se pse gjithmonë jemi në Ligën e Kampionëve dhe në garat e kupës, pasi jemi një ekip me ekuilibër. Duhet t’i rikthehemi kësaj mënyre”, ka përmendur më tej spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:02 pm

    Mourinho: Liga e Anglisë është parajsë

    Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se puna në Ligën Premier të Anglisë është ‘parajsë’ për trajnerët.

    “Anglia është parajsë për trajnerët të cilët mund të planifikojnë të ardhmen pa presionin për të fituar në afate të shkurta. Arsene Wenger punon në qetësi. Arsenali nuk ka fituar titull në katër vite, por ai vazhdon punën e tij fantastike me lojtarë të rinj”, ka thënë Mourinho.

    “Mendoj se Rafa Benitez do të humbasë shansin për të fituar Ligën Premier edhe për të pestën herë, por ai vazhdon të bëjë një punë fantastike dhe kontrata e tij është vazhduar”.

    “Në Itali, mendoj se 10 trajnerë tashmë janë zëvendësuar këtë sezon. Këtu ka një obsesion me rezultatet, pikët. Lojtarët e kampionatit, ose duhet të bëhen kampionë ose do të kemi një dramë të vërtetë”, ka vazhduar portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:03 pm

    Benitez: Liverpool më i mirë se United

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka bërë edhe një ngacmim ndaj Manchester United dhe trajnerit Sir Alex Ferguson, duke përsëritur se Liverpooli është më i mirë se kampioni në fuqi.

    “Nuk po krijoj luftë fjalësh me Alex Ferguson, por besoj se ai mund të shohë se ne jemi ekip më i mirë dhe jemi shumë afër United. Ai është mësuar të luajë lojëra të tilla mendjeje për shumë vite”.

    “Askush nuk ka thënë asgjë kundër tij, ose të ngrihet ndaj tij, pasi ai ka një ekip shumë të mirë i cili mund të fitojë trofe. Duket se ai ka licencë për të bëra gjëra të tilla”, thotë Benitez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:09 pm

    NBA: Celtics-at shkatërrojnë Bulls-at

    Boston Celtics ka shënuar fitore bindëse prej 107-86 ndaj Chicago Bulls, fitore e cila i jep kampionit në fuqi epërsinë prej 2-1 në rundin e parë të ndeshjeve të play-offit të Konferencës Lindore.

    Veterani Paul Pierce udhëhoqi tek Boston me 24 pikë, ndërsa edhe katër lojtarë tjerë të këtij ekipi shënuan pikë dyshifrore.

    Ben Gordon shënoi vetëm 15 pikë për Bulls, që është një kontribut i dobët krahasuar me 42 pikët e shënuara në ndeshjen e kaluar.

    Ndeshja e katërt mes dy ekipeve do të zhvillohet të dielën në Chicago.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:10 pm

    Resino: Nuk do të largohem nga Atletico

    Trajneri i Atletico Madrid, Abel Resino, nuk ka koment pas humbjes së mbrëmshme turpëruese prej 5-1 nga Racing Santander.

    “Ka pasur shumë gabime dhe ekipi kurrë nuk e kontrolloi ndeshjen. Këto janë gjëra të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme. Nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund ta shpjegoj”, ka thënë Resino.

    “Nuk do të largohem. Sonte u ndjeva keq. Por nesër duhet të rikthehem në punë dhe t’i mbledh lojtarët. Do të vazhdoj përpara, jam tip luftarak”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:10 pm

    Vata dëshiron të luajë edhe një sezon

    Edhe pse 37-vjeçar, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, i cili aktualisht luan për skuadrën e Koblenzit, nuk e ka ndërmend ende të heqë dorë nga futbolli aktiv.

    Kontrata e tij me ketë klub përfundon me 30 qershor të këtij viti, Vata beson se ka ende fuqi në këmbe për të përballuar të paktën edhe një sezon tjetër në Bundesliga 2.

    “Kontrata ime skadon në vere dhe akoma askush nuk ka folur me mua. Por unë do të kisha dëshire të qëndroj në këtë skuadër. Besoj se e përballoj edhe një vit tjetër në Bundesliga 2”, është cituar sulmuesi shqiptar nga “Top Channel”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:15 pm

    Carrick kërkon qëndrimin e Tevez

    Michael Carrick ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi, Carlos Tevez, që të mos largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.

    “Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë. Carlos është një lojtar klasi. Ai ka shënuar disa gola shumë të rëndësishëm për skuadrën në vitet e fundit”.

    “Ne kemi një skuadër të klasit botëror, kemi lojtarët të klasit botëror dhe Carlos është njëri nga ata”.

    “Ne dëshirojmë që të përparojmë vazhdimisht si skuadër dhe si ekip, prandaj dëshirojmë t’i mbajmë lojtarët më të mirë këtu”, është cituar Carrick nga “The Sun”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:15 pm

    Zyrtare: Interi shfuqizon kontratën e Adrianos

    Interi dhe Adriano janë 'shkurorëzuar', pasi që edhe klubi edhe lojtari janë pranuar në mënyrë reciproke që të shfuqizohet kontrata e tij.

    Fabulës së brazilianit dhe Interit i ka ardhur fundi zyrtarisht dhe tani Adriano është i lirë për të gjetur një skuadër të re.

    “FC Internazionale njofton se kontrata e Adriano Leite Ribeiro është shfuqizuar me efekt që nga 1 prilli 2009. Një përqafim për Adrianon për tetë vitet e kaluar tek Inter dhe për 74 golat e shënuar”, janë disa fragmente të deklaratës zyrtare të klubit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:15 pm

    Spalletti: Vetëm fitore kundër Violas

    Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shënojnë fitore në takimin e të shtunës kundër Fiorentinës.

    Giallorossët gjenden vetëm tre pikë prapa Violas dhe me fitore eventuale do të barazoheshin me pikë dhe do t’i afroheshin në dy pikë diferencë Genoas që mban vendin e katërt, e cila të dielën do të jetë mysafir i Bolognas.

    “Po pres tre pikë të plota nga ndeshja e të nesërmes, sepse është vendimtare për ne. Fiorentina ka fituar dy nga tre ndeshjet e fundit dhe ata po luajnë në shtëpi, prandaj duhet të luajmë me të gjitha forcat”, ka thënë Spalletti për “Il Corriere Dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:16 pm

    Ibrahimovic: Do të largohem nga Inter

    Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano, sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë bombastike duke thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë tjetër.

    “Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse tashmë qe pesë vite jam në Itali”.

    “Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend. Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh diçka të re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:19 pm

    Guardiola: Takimi kundër Valencias thelbësor

    Trajneri Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ndeshja e të shtunës mbrëma kundër Valencias në Mestalla do të jetë vitale për liderin e La Ligas.

    “Gjithmonë e kam përsëritur të njëjtën gjë: ‘Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja’. Mirëpo këtë herë do të jetë paksa më e veçantë, sepse fitorja do të na jepte një shtytje të madhe drejt titullit”.

    “Secila ndeshje duhet të fitohet, ndërsa këtë të shtunë kemi një tjetër test të vështirë, pastaj të dielën mund të flasim për Chelsean, ndërsa të mërkurën për Real Madridin”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:20 pm

    Sezoni merr fund për Pepen

    Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë dënim prej 10 ndeshjes moslojë për incidentin në ndeshjen kundër Getafes.

    Portugezi u përjashtua në fund të ndeshjes, pasi e goditi Casqueron në mënyrë tepër josportive.

    Pepe pritej të ndëshkohej me një dënim të lartë, i cili erdhi sot e që do ta mbajë mbrojtësin e Realit jashtë fushe për 10 ndeshje.

    Kjo do të thotë se sezoni për Pepen merr fund, pasi ai do t’i humbë gjashtë ndeshjet e mbetura këtë sezon, si dhe katër ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:21 pm

    FA ngre akuzë kundër Fabregas dhe Brown

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas dhe menaxheri i Hull Cityt, Phil Brown, janë akuzuar nga ana e Asociacionit të Futbollit për sjellje të pahijshme.

    “Është ngritur akuzë për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, dhe menaxherin e Hull, Phil Brown, për shkak të sjelljeve të pahijshme. Akuza i takon ngjarjeve në Emirates gjatë ndeshjes së Kupës në mes ekipeve të Arsenalit dhe Hull të zhvilluar më 17 mars”, thuhet në deklaratën e FA.

    “Fabregas do të përballet me dy akuza për shkak të sjelljes së tij në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Së pari për shkak të sjelljes gjatë futjes në fushë pas fundit të ndeshjes, dhe së dyti për shkak të incidentit me pështymje”.

    “Kundër Brown do të ngrihet akuzë për shkak të sjelljes së pahijshme dhe për shkak të komenteve në mediume ndaj arbitrit Mike Riley”, shtohet më tej në deklaratë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:21 pm

    Vazhdon paraqitja e dobët e Hoffenheim

    Skuadra e cila i befasoi të gjithë në Bundesliga këtë sezon, ajo e Hoffenheimit, ka pësuar dështimin e radhës. Hoffenheimi nuk di për fitore që nga java e tetëmbëdhjetë, përkundër se një kohë të gjatë kishte udhëhequr Ligën e parë e gjermane.

    Në takimin e zhvilluar të premten mbrëma në Rhein Neckar Arena, skuadra vendase e Hoffenheimit është mposhtur me rezultat minimal nga Hertha Berlin.

    Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Patrick Ebert, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (41’), dhe me këtë fitore Hertha pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më shumë se Bayern Munich që mban pozitën e tretë, dhe dy pikë më pak se Wolfsburgu që gjendet në pozitën e parë, megjithatë takimet tjera të javës së 29-të të Bundesligas zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:23 pm

    Lyon dhe PSG ndahen pa gola

    Derbi i javës së 33-të në Ligën e Parë franceze i zhvilluar të premten mbrëma në Stade de Gerland, ndërmjet Olympique Lyonnais dhe Paris Saint-Germain, ka përfunduar pa gola.

    Ky barazim e afron Lyonin në një pikë pranë vendit të dytë që e mban Bordeaux dhe tre pikë më afër Olympique Marseille që mban pozitën e parë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Me fitore eventuale të dielën kundër Lille, skuadra e Lorik Canës do të largohej për gjashtë pikë nga kampionët në fuqi drejt garës për titull.

    Ndërkohë, PSG do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më pak se Lyoni që gjendet në vendin e tretë dhe katër pikë më shumë se Toulouse që mban pozitën e pestë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:24 pm

    Hiddink: Zola mund të bëhet një menaxher i shkëlqyeshëm

    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se kolegu i tij nga West Ham United, ish-lojtari i bluve, Gianfranco Zola, ka potencial të bëhet një menaxher i shkëlqyeshëm.

    “E shoh potencialin. Nuk kam parë menaxherë të rinj duke punuar, por shoh disa djelmosha të cilët, kur diskutoni me ta ose kur paraqiten në televizor, duken shumë inteligjentë”, thotë Hiddink.

    “Zola është një prej djelmoshave i cili mund të bëhet një menaxher i zoti. Por po ashtu shoh disa menaxherë anglez”.

    “Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, është një njeri inteligjent dhe mendoj se ai ende dëshiron të mësojë shumë. Por nuk mund të gjykoj nëse ai është i aftë ta bëjë atë tash (të menaxhojë Chelsean)”, ka shtuar holandezi.

    Chelsea sot pasdite udhëton në fushë të West Hamit në kuadër të ndeshjeve të javës së 34-të të Ligës Premier.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:24 pm

    NBA: Philadelphia trondit Orlando Magic

    Philadelphia 76ers në mënyrë të paimagjinueshme ka tronditur ekipin e Orlando Magic kur një gjuajtje në sekondën e fundit i dha këtij ekipi fitoren prej 96-94 dhe avancimin prej 2-1 në takimet e play-offit të Konferencës Lindore.

    Andre Iguodala, gjuajtja e të cilit ishte vendimtare për fitoren, kontribuoi për 76ers me 29 pikë gjatë ndeshjes, derisa Andre Miller shënoi 24 pikë dhe nëntë kërcime. Dwight Howard shënoi 36 pikë dhe 11 kërcime për Magic.

    Në ndeshjen tjetër të Lindjes, LeBron James ka shënuar triple-double për Cleveland Cavaliers që shënuan fitore 79-68 ndaj Detroit Pistons, që është në prag të eliminimit.

    James shënoi 25 pikë, 11 kërcime dhe nëntë asistime, derisa Joe Smith erdhi nga stoli për të kontribuar me 19 pikë dhe 10 kërcime për Cleveland, që tash avancon me 3-0 dhe mund të eliminojë Detroitin nëse fiton në udhëtim edhe në ndeshjen e ardhshme, të katërtën.

    Në ndeshjen e Perëndimit, Houston Rockets ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 86-83 ndaj Portland Trail Blazers, për të avancuar 2-1 në ndeshjet e rundit të parë të play-offit.

    Luis Scola ndihmoi ekipin me 19 pikë, ndërsa 16 të tjera erdhën nga Shane Battier. Ylli i All-Star, Brandon Roy, kontribuoi vetëm me 19 pikë për Portland.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:26 pm

    Etoo: Nuk do të largohem nga klubi më i mirë në botë

    Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, thotë se ai nuk ka në plan të transferohet në Angli pasi luan në klubin më të mirë në botë.

    Kamerunasi ka marrëveshje me Barcelonën deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe shpesh është lidhur me një largim nga Camp Nou, veçanërisht pasi verën e kaluar nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola.

    “Nuk kam në plan të largohem nga klubi më i mirë në botë. Më lejoni t’u bëj një pyetje. Nëse ju do të luani në Barcelona dhe në mënyrën e lojës se si luajmë, a do të donit të shkoni në ndonjë klub tjetër?”, ka thënë Eto’o në një inversit për Daily Mail.

    “Sipas meje ne e kemi sulmin më të mirë në futbollin botëror. Jam i nderuar të luaj për këtë ekip me aq shumë talent. Jam i kënaqur edhe me formën time golashënuese këtë sezon”, ka shtuar mes tjerash sulmuesi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:26 pm

    Kaka në Manchester United ?

    Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester United tashmë ka rënë në kontakt me agjentët e Kaka dhe kanë diskutuar për transferimin e brazilianit në Old Trafford.

    Daily Mail dhe The Sun kanë shkruar se drejtuesit e United janë të gatshëm ta sjellin njëshin brazilian në radhët e veta, veçanërisht nëse Ronaldo transferohet në Real Madrid këtë verë.

    Të dyja gazetat shkruajnë se kontakti në mes të përfaqësuesve të United dhe agjentëve të Kaka tashmë është zhvilluar dhe ka qenë një takim pozitiv, edhe pse asgjë nuk është vendosur.

    Spekulohet e përfaqësues të Manchester United brenda disa javësh do të takohen edhe me drejtuesit e Milanit për të parë nivelin e dëmshpërblimit në rast të transferimit eventual.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:27 pm

    Jose Bosingwa përballë Lionel Messi

    Jose Bosingwa do të startojë në pozitën e mbrojtësit të majtë në ndeshjen e sotme kundër West Hamit, ndërsa pritet që të njëjtin rol ta ketë edh enë ndeshjen në Camp Nou kundër Barcelonës.

    Ashley Cole është i suspenduar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, andaj Hiddink mendon se Bosingwa është zgjidhja më e mirë, edhe pse portugezi është mbrojtës i djathtë.

    “Bosingwa do të fillojë në këtë pozicion. Ditët e fundit e kemi praktikuar këtë. Kemi disa opsione, por nuk kemi zëvendësim natyral. Cili do që do të luajë kundër Messi do të ketë një detyrë shumë të vështirë. Ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë trajneri Guus Hiddink.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:27 pm

    Lippi hedh poshtë spekulimet për kalim në Juventus

    Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marccelo Lippi, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një angazhim tek Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.

    Lippi kohë më parë u pa në një takim me menaxherin e Zonjës së Vjetër, Jean Claude Blanc, dhe kjo nxiti spekulimet se mund të merr nën drejtim Juventusin.

    Trajneri italian, i cili pati dy periudha të suksesshme me biankonerët, nga viti 1994 deri më 1999 dhe nga 2001 deri më 2004, ishte arsyetuar se takimi kishte të bëjë me Amaurin, brazilianin i cili kërkon nënshtetësi italiane.

    “Për momentin do të vazhdoj edhe pas 2010, derisa Abete (kryetari i Federatës Italiane të Futbollit) nuk dëshiron të më largojë”, ka thënë Lippi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:27 pm

    Rio nuk mendon se do të largohet ndonjëherë nga Manchesteri

    Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se ai nuk planifikon ndonjë largim nga kampioni aktual i Anglisë, Evropës dhe botës.

    30-vjeçari është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë pas kalimit në Old Trafford nga Leeds në vitin 2002, transferim i cili kushtoi plot 29 milionë funte.

    “Ideja për të luajtur në Itali është e bukur, por kam një familje të re dhe nuk dua t’i dëmtoj dhe të transferohem atje. Transferimi nga Londra në Manchester ishte vërtet i vështirë”, ka thënë Ferdinand.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:28 pm

    Mourinho: Zlatan mbetet në Inter

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, beson se Zlatan Ibrahimovic edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë në Giuzeppe Meazza si edhe ai vet.

    Suedezi mbrëmë deklaroi se dëshiron një sfide të re në karrierë, por Mourinho thotë se Ibrahimovic do të mbetet në Inter dhe beson se intervista e suedezit në Eurosport mund të interpretohet në më shumë mënyra.

    “Intervista për Eurosport mund të interpretohet në shumë mënyra dhe secili ta protokollojë ashtu siç dëshiron. E di intervistën që para 15 ditësh dhe atë që ai e thotë nuk është ndryshe nga fjalët e Kaka dhe Tevez. Ai flet si një që nuk dëshiron ta kalojë gjithë karrierën në një klub”, ka thënë Mourinho.

    “Edhe unë thash se dua të sprovohem në Spanjë pasi të fitoj tituj në Angli dhe Itali. Por sigurish se do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm. Ai tha se e ka mirë këtu dhe një ditë dëshiron të shkojë në një vend tjetër. Mendoj se kjo është normale”, shton portugezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:28 pm

    Moyes: Klubi nuk do t’i shesë yjet

    Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se nuk do të provojë t’i shesë yjet e kategorisë së Arteta, Cahill ose Leskot.

    Evertoni siguroi vend në finalen e Kupës FA dhe gjendet në top gjashtëshin e tabelës së Ligës Premier. Moyes pranon se disa klube interesohen për një pjesë të lojtarëve të tij, por i këshillon që mos ta harxhojnë kohën.

    “Ka një interesim të caktuar për disa lojtarë, pasi garojmë në nivelin maksimal. Por nuk kemi dëshirë të shitemi, nuk është e nevojshme t’i shesim yjet, nuk dëshirojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Moyes.

    “Shumë lojtarë do ta pranojnë se jo vetëm që janë të mirë në Everton, por edhe klubi është i mirë për ta. Duam ta përmirësojmë përbërjen dhe mund të ju siguroj se asnjë lojtar të cilin dëshirojmë ta mbajmë nuk do të largohet”, ka shtuar skocezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:28 pm

    United përgatit marrëveshje të re për Rooneyn

    Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, këtë verë do të ofrojë marrëveshje gjashtëvjeçare për Wayne Rooneyn.

    23-vjeçari anglez ka edhe dy vite nga marrëveshja aktuale, pasi para tre vitesh nënshkroi për të marrë pagë prej 100 mijë funtesh.

    Sipas The Sun, United planifikon t’i fillojë bisedat për marrëveshje të re me Rooneyn, sipas të cilës ai do të barazohet me pagë me Cristiano Ronaldon dhe Rio Ferdinand, të cilët marrën nga 125 mijë funte në javë.

    Manchesteri zakonisht nuk lejon që futbollistët e vet më të mëdhenj të hyjnë në dy vitet e fundit të marrëveshjes. Rooney është sulmuesi kryesor i United, dhe pritet që negociatat të fillojnë menjëherë pas fundit të sezonit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:29 pm

    Schalke godet shpresat e Bayernit për titull

    Schalke ka tronditur kampionin në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich, të cilin e mposhti në Allianz Arena me rezultat minimal 1-0, duke e lënë ekipin e trajnerit Jurgen Klinsmann në pozitën e tretë.

    Halil Altintop ishte ai i cili solli fitoren e Schalkes, me golin e shënuar në minutën e 21-të të ndeshjes.

    Në pjesën e dytë të dyja ekipet mbetën me nga 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Jermaine Jones në radhët e Schalkes me kartonin e dytë të verdhë (70’), dhe të Frank Ribery në radhët e Bayernit, për shkak të faulimit ndaj Jefferson Farfan (76’).

    Wofsburg, i cili ruan kreun me 57 pikë, nesër udhëton tek Energie Cottbus dhe mund ta forcojë kryesimin.

    Hertha Berlini me 55 pikë gjendet në pozitën e dytë pasi mposhti Hoffenheimin me rezultat 1-0 gjatë të premtes, ndërsa Bayerni në pozitën e katërt mbledh 54 pikë.

    Stuttgart, pas fitores 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ngjitet në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Bayernin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:32 pm

    Vazhdojnë shpresat e Liverpoolit

    Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim tek Hull City, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e Premier League këtë sezon.

    Pavarësisht paraqitjes inkurajuese të Hull në pjesën e parë të ndeshjes, ishte Xabi Alonso ai që hapi rezultatin disa çaste para fundit të pjesës së parë, me anë të një goditje prej 23 metrash.

    Nikoqirët dështuan të rikthehen në lojë dhe kur Caleb Folan u përjashtua për shkak të një veprimi ndaj Martin Skrtel në minutën e 59-të, shpresat e Hull për të barazuar pësuan një goditje. Katër minuta më pas, Dirk Kuyt dyfishoi rezultatin për Liverpoolin (63’).

    Vendasit ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të një goli të shënuar nga Geovanni në minutën e 73-të, por ishte sërish Kuyt që shënoi edhe një gol tjetër në fund të ndeshjes (89’), për t’i dhënë fitoren 3-1 të kuqve.

    Me tre pikët e reja Liverpooli merr kreun e Ligës Premier me pikë të barabarta me United (74), që pas dy orësh mund të rimarrë kreun nëse nxjerr pikë ndaj Tottenhamit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:32 pm

    Edhe Chelsea ruan hapin

    Një gol i shënuar nga Salomon Kalou në pjesën e dytë të ndeshjes, i ka ndihmuar Chelseat të shënojë një fitore të vështirë në udhëtim tek West Ham United, të cilët patën një penalti të humbur.

    Edhe pse Chelsea pati posedimin më të madh të topit, rastet më të mira në ndeshje i kishte West Ham.

    Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme, për të plotësuar performancën pa gjallëri të pjesës tjetër të ekipit të Chelseat. Anglezi asistoi në golin e vetëm të ndeshjes, të cilin e shënoi sulmuesi Salomon Kalou në minutën e dhjetë të pjesë së dytë (55’).

    Për tre pikët e Chelseat meritor ishte edhe portieri aq i kritikuar së fundit Petr Cech. Çeku mbrojti një pe nalti të gjuajtur nga Mark Noble në minutën e 71-të të ndeshjes, pasi autori i golit të vetëm, Kalou, tërhoqi lojtarin kundërshtar Herita Ilunga pa nevojë në zonën e rreptësisë, për t’u dhuruar vendasve një gjuajtje nga pika e bardhë.

    Derisa Chelsea ruan atë fije shprese që ka mbetur për të fituar titullin e këtij sezoni, duke qëndruar në pozitën e tretë me tre pikë prapa dy liderëve, Manchesterit dhe Liverpoolit, ekipi i trajnerit Gianfranco Zola zbret në pozitën e shtatë të tabelës, duke ia lëshuar vendin e gjashtë Fulhamit, që sot shënoi fitore minimale ndaj Stoke Cityt.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:33 pm

    City shënon fitore ndaj Evertonit

    Manchester City ka shënuar fitoren e parë në udhëtim në Premier League që nga muaji gusht, pasi sot mposhti Evertonin në Goodison Park me rezultat 2-1.

    Dy gola, nga një në secilën pjesë, të shënuar nga Robinho (35’) dhe Stephen Ireland (54’), i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit mysafir, para se vendasit të barazojnë në çastet e fundit të ndeshjes.

    Djelmoshat e David Moyes, që festonte ditëlindjen e 46-të të tij, mbetën në fushë me 10 lojtarë për shkak të rënies në fushë të Phil Jagielka pa asnjë lojtar në afërsi të tij (60’) dhe pasi ishin harxhuar të tri zëvendësimet.

    Edhe pse me një lojtar më pak në fushë vendasit çfarë arritën të ngushtojnë epërsinë në minutat shtesë të ndeshjes me anë të një goli të zëvendësuesit Dan Gosling.

    Evertoni vazhdon të mbajë pozitën e gjashtë me 53 pikë, derisa Manchester City po ashtu vazhdon të mbajë pozitën e nëntë me 44 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:33 pm

    F1: Trulli në pol-pozicion në garën e Bahrejnit

    Skuteria Toyota ka dominuar në kualifikimet për garën e nesërme të Çmimit të Madh të Bahrejnit.

    Jarno Trulli do të niset nga vendi i parë në garën nesërme, që është hera e parë që nga viti 2005, dhe do të ndiqet nga shoku i skuadrës, Timo Glock.

    Fituesi i Çmimit të Madh të Kinës, Sebastian Vettel, ishte ngasësi i tretë më i shpejtë, duke lënë pas kryesuesin aktual të renditjes në Formula 1, ngasësin e Brawn GP, Jenson Button.

    Kampioni aktual i Formula 1, Lewis Hamilton, do të niset nga pozita e pestë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Heikki Kovalainen, nga e 11-ta.

    Ferrari ka dështuar edhe kësaj here me Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen që do të startojnë nga vendi i tetë, respektivisht i 10-të.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:34 pm

    Rooney dhe Ronaldo mposhtin Tottenhamin

    Nga dy gola të shënuar nga Rooney dhe Ronaldo i kanë ndihmuar kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, të bëjë një rikthim sensacional nga disavantazhi 2-0 në pjesën e parë, për të fituar në Old Trafford me rezultat 5-2.

    Pjesa e parë

    Mysafirët nga Londra ishin të parët që kalua në epërsi. Pas më pak se gjysmë ore lojë, Rio Ferdinant nuk arrin një top të hedhur nga Corluka, që gjen Bent i cili shënon nga afërsia (29’).

    Turma në Old Trafford u hesht kur pas tre minutash tjera Tottenhami shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, kësaj here me anë të mesfushorit kroat Luka Modric. Lennon shmang Evran dhe topi i tij arriti tek kroati i cili kontrolloi me gjoks, para se ta dërgojë prapa rrjetës së Van der Sar.

    Pjesa e parë ishte mjaft zhgënjyese për Manchester United, por i stimulojë djajtë e kuq të bëjnë një paraqitje të jashtëzakonshme pas pauzës.

    Pjesa e dytë

    Rastet e pa shfrytëzuara në pjesën e parë, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney i shpaguan në dyfishtë në pjesën e dytë.

    Një penalti e shkaktuar nga portieri Gomes ndaj Carrick, i dha rastin Ronaldos të ngushtojë epërsinë për Manchesterin (57’), goli cili duket se iu dha fuqi kampionëve.

    Dhjetë minuta më pas erdhën edhe dy gola të shpejtë që përmbysën rezultatin.

    Së pari Berbatov dhe Tevez bashkëpunuan mirë për të asistuar për Rooneyn i cili dërgoi topin në rrjetën për të barazuar (67’). Një minutë më pas, Ronaldo solli avantazhin parë për Manchesterin. Një top i shkëlqyeshëm nga Rooney, dhe Ronaldo u gjend për mrekulli.

    Nuk zgjati shumë, pas tre minutash tjera, një lojë tjetër e përkryer Ronaldo-Rooney, rezultoi edhe golin e katërt për nikoqirët, kësaj here ishte angleze që shënoi golin e tij të dytë në ndeshje (71’).

    Në listën e golashënuesve nuk mungoi as Dimitar Berbatov, i cili vulosi rezultatin me një gol të shënuar 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, ku protagonist sërish ishte Rooney me një asistim për bullgarin.

    Tre pikët e ngrejë Manchesterin sërish në maje të tabelës, me 77 pikë, tre më shumë se Liverpooli dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:34 pm

    Fiorentina shkatërron Romën

    Roma ka pësuar edhe një goditje të radhës në shpresat për të siguruar vend për në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 4-1 në udhëtim te rivali direkt për pozitën e katërt, Fiorentina.

    Vendasit kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit peruan Juan Manuel Vargas pas vetëm gjashtë minutash lojë, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë të ndeshjes.

    Me të filluar pjesa e dytë ish-rosoneri Alberto Gilardino dyfishoi rezultatin për Fiorentinën (47’). I njëjti lojtar shoi shpresat e mysafirëve duke shënuar golin e dytë të tij dhe të tretin për ekipin vendas në minutën e 73-të të lojës.

    Pas gjashtë minutash tjera, mesfushori italian Massimo Gobbi shënoi edhe golin e katërt për Fiorentinën (73’), ndërsa golin e nderit për Romën e shënoi Julio Baptista, katër minuta para fundit të kohës së rregullt (86’).

    Me këtë fitore Fiorentina merr pozitën e katërt me 58 pikë, një më shumë se Genoa që nesër do të udhëtojë tek Bologna. Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:35 pm

    Valencia ndalon hovin e Barcelonës

    Valencia ka nxjerrë barazim me rezultat 2-2 përballë Barcelonës në fushë të vet në kuadër të derbit të javës së 32-të në La Liga, duke i dhënë shpresa Real Madridit që në ndeshjen e nesërme të ngushtojë diferencën e pikëve në krye të tabelës.

    Pjesa e parë

    Mysafirët kaluan të parët në epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Mestala, me anë të golit të Lionel Messi. Pas një kombinimi me Andres Iniesta në minutën e 24-të të lojës, argjentinasi shënoi nga afërsia.

    Por vendasit përmbysën rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë. Së pari ishte Maduro ai i cili barazoi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, pas një harkimi nga këndi.

    Dy minuta më pas, në minutën e fundit të pjesës së parë, Valencia shënoi edhe golin e avantazhit me anë të Pablo Hernandez, pas një kombinimi të mirë me David Silva, që ishte një gol në stilin Barca.

    Pjesa e dytë

    Ndryshe nga pjesa e parë, Barcelona vuajti në fillim të pjesës së dytë me vendasit arrinin të bllokojnë në mënyrë të përkryer sulmin katalanas.

    Kjo zgjati deri në minutën e 86-të, kur pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Messi dhe grushtimi nga portieri vendas Cesar, topi arriti tek zëvendësuesi Thierry Henry, i cili në mënyrë ‘të qetë’ e hodhi në rrjetë.

    Pika e fituar e mban Barcelonën në krye të tabelës me 82 pikë, shtatë më shumë se Real Madrid (75), që të dielën do të ketë një punë të vështirë përballë Sevillas, dhe mund të ngushtojë diferencën në katër pikë.

    Valencia në anën tjetër humbi rastin të kalojë në pozitën e tretë dhe do të vazhdojë të mbetet në të katërtën me 56 pikë, një më pak se Sevilla.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:36 pm

    Ferguson: Berbatov ishte fantastik

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka gjetur vetëm fjalë të mira për paraqitjen e Dimitar Berbatov në fitoren 5-2 ndaj Tottenhamit.

    “Ishte një paraqitje fantastike nga Berbatov. Nuk mendoj se ai e humbi topin të paktën një herë. Ai ishte lojtari jonë më i mirë në pjesën e parë, dhe në të dytën tregoi disa momente të shkëlqyeshme”, ka thënë Ferguson.

    Bullgari asistoi në dy gola dhe shënoi golin e fundit në fitoren e mbrëmshme.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:36 pm

    Zola i kënaqur me kontratën e re

    Pas humbjes minimale nga Chelsea, menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, konfirmoi se ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare.

    “Sapo kam nënshkruar kontratën dhe jam i ngazëllyer. Jam shumë i kënaqur. Kemi një projekt këtu të cilin po e shtyjmë përpara me stafin teknik”, ka thënë Zola.

    “Ne po punojmë së bashku, besojmë në projektin dhe do të bëjmë gjithçka që ai të ndodhë”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:37 pm

    Hughes lavdëron paraqitjen e Robinhos

    Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ishte i ngazëllyer me fitoren e djeshme në udhëtim te Evertoni dhe paraqitjen e shkëlqyeshme të Robinhos.

    “Robinho është kritikuar për paraqitjet në udhëtim, për veprimet e pajustifikueshme, por unë mendoj se ai ishte i jashtëzakonshëm sot. Lidhja e tij në lojë me Stephen Ireland po përmirësohet, mendoj se të dy ishin të jashtëzakonshëm”, ka thënë Hughes.

    “Falë tyre fitorja në udhëtim është tash këtu. Ne luajtëm shkëlqyeshëm në disa ndeshje dhe sot mendoj se ishte një paraqitje e mirë solide në Premier League”, ka shtuar trajneri anglez.

    Fitorja ishte e para në udhëtim për Manchester Cityn që nga muaji gusht, kur mposhti Sunderlandin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue May 05, 2009 4:38 pm

    Redknapp: Titulli është i Manchesterit

    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Manchester United tashmë e ka siguruar titullin pas fitores së djeshme prej 5-2.

    Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney shënuan nga dy gola, dhe një tjetër Dimitar Berbatov, për të ndihmuar Manchesterin të rikthejë rezultatin nga 2-0, në 5-2.

    “Nëse do t’i kishim mposhtur, gjithçka do të ishte e hapur. Por unë nuk shoh se ata do të rrëshqasin tash. Nëse sheh orarin e ndeshjeve, nuk shoh se ku mund të humbasin”, ka thënë Redknapp.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 4 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:39 pm