Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:02 pm

    Arsenali rikthen rezultatin

    Topçinjtë e Arsenalit kanë arritur të rikthehen nga disavantazhi 1-0 në pjesën e parë, për të shënuar katër gola në pjesën e dytë dhe për të fituar me rezultat thellë 4-1 në ndeshjen si mysafir i Wigan Athletic.
    Mido iu dha vendasve një epërsi të hershme, kur shënoi pas 18 minutash lojë në JJB Stadium, por dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Theo Walcott (61') dhe zëvendësuesi Mikael Silvestre (71') ia sollën barazimin dhe epërsinë ekipit të Arsene Wenger.

    Për të siguruar gjithçka Arsenali shënoi edhe dy gola të tjerë, të dy në kohën shtesë të lojës, me anë të Andrey Arshavin dhe Alexandre Song.

    Kjo ishte ndeshja e 18 radhazi e Arsenalit si i pamposhtur. Fitorja e forcon pozitën e katërt për topçinjtë, që tash mbledhin 61 pikë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:05 pm

    Macheda mban Manchesterin në krye

    Frederico Macheda edhe një herë doli të jetë heroi i Manchester United, pasi shënoi golin e dytë, atë të fitores përballë Sunderlandit.
    Djajtë e kuq kaluan në epërsi të hershme me anë të mesfushorit anglez Paul Scholes, i cili shënoi në minutën e 19-të të ndeshjes, pas një harkimi të sulmuesit Wayne Rooney.

    Por vendasin në anën tjetër nuk u dorëzuan përballë kampionëve dhe dominuan fundin e pjesës së parë, pavarësisht se nuk shënuan. Kjo u shpërblye në pjesën e dytë kur Sundeland barazoi me anë të sulmuesit Kenwyne Jones dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

    Heroi i ndeshjes së kaluar në Ligën Premier, asaj përballë Aston Villas, Frederico Macheda, doli sërish të ishte pika vendimtare e fitores së Manchesterit.

    I riu italian u fut në lojë sërish si zëvendësues, kësaj here i Berbatov, dhe arriti të shënojë që në minutën e parë të inkuadrimit të tij, që doli të ishte sërish goli i fitores.

    Fitorja rikthen Manchesterin në krye të tabelës së Premier League ku për dy orë qëndroi Liverpooli, që tash ka një pikë më pak. Ekipi i Sir Alex Ferguson ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    Fitojnë edhe Blutë

    Takimi me më shumë gola në Ligën Premier këtë të shtunë, është zhvilluar në Stamfrod Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Boltonit, ku janë shënuar plot shtatë gola.
    Blutë kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat 4-3, për të vazhduar presionin ndaj Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilën gjenden në vendin e dytë dhe të parë, respektivisht.

    Lojtarët e Chelseat arritën të shënojnë katër gola, para se kundërshtari i tyre të shënojë. Ishte mesfushori gjerman, Michael Ballack, lojtari që filloi serinë e golave, pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë (40’).

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Dider Drogba, shënoi golin e dytë për vendasit në minutat e para të pjesës së dytë (48’), ndërsa pas saktësisht një ore lojë (60’), mesfushori anglez, Frank Lambard, shënoi golin e tretë për Blutë, nga pika e bardhë.

    Tre minuta më vonë (63’), Drogba shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe golin e fundit për Chelsean.

    Në njëzet minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët u këndellën dhe filluan të shënojnë gola në portën e Petr Cech, dhe brenda tetë minutash shënuan tri herë.

    Andy O'Brien shënoi golin e parë për Boltonin (70’), pas katër minutash shënoi Chris Basham, ndërsa rezultatin përfundimtar, 4-3, e vendosi Matthew Taylor në minutën e 78-të.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    Barcelona marshon drejt titullit

    Barcelona ka forcuar kreun e tabelës së La Ligës, pasi shënoi fitore me rezultat 2-0 në Camp Nou përballë Recreativo Huelva, përfshirë edhe një penalti të humbur nga Lionel Messi.
    Andres Iniesta shënoi gol pas vetëm 42 sekondash lojë, për t’i dhënë epërsinë e hershme Barcelonës. Spanjolli shënoi pas një loje të mirë nga Thierry Henry.

    Ishte sërish Iniesta protagonist edhe i golit të dytë, goditja e të cilit u devijua nga Nasief Morris dhe përfundoi në rrjetën e Recreativos (68’).

    Për Barcelonën u akordua edhe një penalti, por Lionel Messi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (81’). Rereativo në anën tjetër shumë shpejt pas penaltisë së humbur të Messi shënoi një gol, që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

    Tre pikët e reja e çojnë në nëntë epërsinë e Barcelonës ndaj Real Madridit në krye të tabelës së La Ligës. Reali do të mund ta ngushtojë këtë epërsi sërish në gjashtë kur nesër pret në Bernabeu ekipin e Valladolidit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    Genoa fundos Juventusin

    Ish- lojtari i Juventusit, Raffaele Palladino, ka shënuar në portën e ish-skuadrës së tij, për t’i shuar shpresat e Zonjës së Vjetër për një rihapje të mundshme të garës për titull.
    Ndeshja e fundit e javës së 31-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio Ferraris ndërmjet Genoas dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase, me rezultat prej 3-2.

    Pjesa e parë

    Genoa ishte dukshëm skuadër më e mirë në gjysmën e parë të ndeshjes duke krijuar raste të shumta para portës kundërshtare dhe duke e mbyllur Juventusin në gjysmën e vet të fushës.

    Lojtari i padëshiruar në mbrëmjen e sotme për portierin Buffon ishte Tiago Motta, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë.

    Golin e parë Motta e shënoi në minutën e 29-të, ndërsa kapiteni bardhezi Alessandro Del Piero, barazoi rezultatin nga pika e bardhë (45’+1), pas një akordimit të një penalltie të dyshimti në favor të Bianconerëve.

    Tiago Motta nuk lejoi që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë, pasi që e mposhti për të dytën herë Gigi Buffonin (45’+3), këtë radhë me kokë pas një krosimi nga këndi.

    Pjesa e dytë

    Genoa vazhdoi të ishte skuadër e fuqishme në fushë edhe në pjesën e dytë, ndërsa për t’ua përkeqësuar punët edhe më shumë mysafirëve, ishte vendimi i gjyqtarit për ta përjashtuar Mauro Camoranesin me karton të kuq (65’), për një ndërhyrje, e cila ndoshta meritonte karton të verdhë.

    Përkundër mungesës së një lojtari në fushë, Juventusi u tregua skuadër e vendosur dhe arriti t’i barazojë sërish shifrat me anë të Vincenzo Iaquintas (84’).

    Mirëpo, vendasit shfrytëzuan mbrojtjen e dobësuar të Zonjës së Vjetër për ta shënuar golin e fitores, me anë të Raffaele Palladinos, i cili gjatë gjithë mbrëmjes u shkaktoi probleme të vazhdueshme mbrojtësve mysafirë.

    Kjo humbjen mban Juventusin dhjetë pikë prapa liderit Inter, ndërsa tashmë bardhezinjve u rrezikohet edhe vendi i dytë, pasi që Milani është vetëm dy pikë prapa.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    Del Piero: Juve nuk dorëzohet

    Të shtunën mbrëma Juventusi ka pësuar humbjen e gjashtë të sezonit duke mbetur dhjetë pikë prapa Interit, kur janë edhe shtatë javë për t’u luajtur, ndërsa ikona e klubit Alessandro Del Piero pranon se edhe këtë sezon Scudetto do t’i takojë Interit.
    “Mendoj se eliminimi nga Liga e Kampionëve është shkaku kryesor për paraqitjet tona të dobëta, megjithatë nuk mund të arsyetohemi me asgjë”.

    “E patëm mundësinë, të cilën nuk e shfrytëzuam, megjithatë meritojmë respekt për ndeshjet që kemi treguar. Tash e tutje do të jetë shumë vështirë, mirëpo ne nuk do të dorëzohemi deri në fund”.

    “Është turp që humbëm, mirëpo as barazimi nuk do të na vlente asgjë. Do të provojmë të jemi më luftarakë të shtunën kundër Interit”, ka përfunduar Del Piero
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    City dëshiron Iniestan

    "News of the World" njofton se Manchester City dëshiron ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta.
    Tabloidi britanik njofton se ‘pasanikët’ janë të gatshëm të ofrojnë 39 milionë euro për të fituar shërbimet e fantazistit spanjoll, në procesin e përforcimit të skuadrës.

    24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2014 me Barcelonën dhe javë më parë ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën në Camp Nou, megjithatë City vazhdon të flasë me “bisedën e parave”, e cila mund ta ndryshojë mendimin e kujtdo.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    Ferguson: Ronaldo ka rënë prej forme

    Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se ai ka biseduar me Cristiano Ronaldon për formën e dobët që ka shfaqur së fundmi.
    “Sunday Mirror” pohon se Fergusonit i ka përfunduar durimi për angazhimin e dobët të portugezit edhe në ndeshje edhe në stërvitje.

    Spekulimet vazhdojnë ta lidhin Lojtarin më të mirë në botë për vitin 2008, me një transferim të mundshëm te Real Madridi këtë verë, dhe kjo është arsyeja kryesorë e mos përkushtimit të Ronaldos ndaj Djajve të Kuq, të cilët janë në një pozitë ku rrezikohen të eliminohen nga Liga e Kampionëve, si edhe janë në presion të vazhdueshëm nga Liverpooli në Ligën Premier.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:06 pm

    Terry: Hiddink, jo Mourinho

    Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka njoftuar se Blutë nuk janë të interesuar ta rikthejnë Jose Mourinhon në Stamford Bridge, por ata do të dëshironin që Guus Hiddink ta udhëhiqte skuadrën.
    “Gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe mendoj se do të ketë bisedime për qëndrimin e Hiddink. Nëse vazhdojmë të kemi sukses, atëherë ndoshta ai do të ndërrojë mendje”.

    “Hiddink ka kryer një punë të shkëlqyer. Ai na përcjell çdo moment në stërvitje dhe nuk lejon që asgjë të tejkalohet pa u analizuar mirë”.

    “Jose ka qenë një trajner i shkëlqyer dhe ka bërë një punë shumë të mirë këtu. Mourinho është menaxher i klasit botëror, dhe shumë lojtarë të klubit janë ende në kontakt me të, mirëpo unë mendoj se ne kemi nevojë për stabilitet”, ka thënë Terry.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:07 pm

    Marcos Senna mungon përballë Arsenalit

    Villarreali do të jetë pa kapitenin Marcos Senna në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit në Emirates.
    Senna në humbjen e mbrëmshme në El Madrigal ndaj Malagas pësoi lëndim, 10 minuta para fundit të ndeshjes.

    Spanjolli ishte autor i golit të vetëm të Villarrealit në barazimin e ndeshjes së parë përballë Arsenalit, që përfundoi me rezultat 1-1.

    Senna sot do të zhvillojë disa teste shtesë, pas të cilës do të dihet periudha e nevojshme për rikuperimin e mesfushorit, i cili me siguri do të mungojë në ndeshjen e radhës në Emirates.

    Trajneri i Villarrealit, Manuel Pelegrini, po përballet me probleme shtesë, pasi Cani dhe Mati Fernandez po ashtu janë në dyshim për ndeshjen kundër Arsenalit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:07 pm

    Mourinho beson se United do ta mposhtë Porton

    Ish-menaxheri i Portos, Jose Mourinho, thotë se Manchester United mund ta fitojë Porton në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
    Pas barazimit 2-2 në Old Trafford, Manchester United do të duhet të fitojë të mërkurën në Stadiumin Dragao, nëse dëshiron të sigurojë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    United po ashtu është duke u përballur edhe me një traditë të pakëndshme, pasi asnjë ekip anglez ende nuk e ka mposhtur Porton në Portugali.

    Mourinho, i cili arriti ta eliminojë Manchester United në vitin 2004 dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve atë sezon me Porton, thotë se Sir Alex Ferguson do të bëjë histori të re.

    “Sa herë deri tash United i ka thyer rekordet? Sir Alex është ekspert në këtë pyetje. Po ashtu ata kanë kualitet të fitojnë në cilindo vend të botës”, ka thënë Mourinho.

    Trajneri i Interit po ashtu i ka paralajmëruar bashkëvendësit e tij që personi të cilin duhet ta kenë nën vëmendje është Wayne Rooney, pasi ai paraqet kërcënimin më të madh.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:08 pm

    Tare dhe Spalleti ballafaqohen në TV

    Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, tash drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pasur një konflikt me trajnerin e Romës Luciano Spalletti, në pauzën mes pjesëve të derbit të djeshëm romak, dhe italiani e ka kritikuar shqiptarin për “gishtin” e ngritur.
    “Në fund të pjesës së parë fola me referin rreth incidentit. Por Tare erdhi dhe nuk e dija se çfarë donte, andaj e pyeta dhe Morganti na nxori jashtë të dyve. Tare erdhi në drejtim timin me gishtin e çuar lartë në formë kërcënimi dhe i thash ta ndërpresë atë gjest”, ka thënë Spalletti.

    Por Tare i është bashkuar Spallettit në një intervistë pas ndeshjes dhe debati i tyre ka vazhduar edhe në televizion.

    “Nëse je burrë, duhet tu thuash atyre atë çfarë më the mua”, ka thënë Tare.

    “Të thash ta fusësh gishtin diku tjetër. Erdhe me gishtin e çuar lartë mu para fytyrës time”, është përgjigjur Spalletti.

    “Nuk ishte para fytyrës tënde. Thjesht thash se kjo nuk ishte mënyra e duhur për të reaguar, duke bërë presion në referin”, ka shtuar Tare.

    Lazio doli fitues i derbit të djeshëm romak, duke e mposhtur Romën me rezultat 4-2.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:08 pm

    Ferguson: Macheda është disi i veçantë

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar sulmuesin e ri Federico Macheda pasi ky i fundit shënoi edhe një gol vendimtar, në fitoren e djeshme 2-1 ndaj Sunderlandit.
    Fitorja e fundit e riktheu Manchesterin në maje të tabelës së Ligës Premier, ku për një kohë qëndroi Liverpooli që kishte mposhtur më herët Blackburnin me rezultat 4-0.

    “Djaloshi ka diçka të veçantë. Ai e goditi topin sapo i erdhi afër. Është një mendim i shpejt të cilin e kanë golashënuesit. Ai e ka atë instinkt”, ka thënë Ferguson.

    I pyetur çfarë instruksionesh i ka dhënë ku ai duhej të zëvendësonte Dimitar Berbatov në minutën e 75-të të lojës, skocezi është përgjigjur: “Asgjë. Ai e din rolin të cilin ne e kërkojmë nga ai. Ne duam që ai të depërtojë prapa tyre”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:08 pm

    Guardiola: I gjithë presioni është mbi Realin

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, pranon se të zgjedhurit e tij nuk ishin në formën e tyre më të mirë në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Recreativo Huelva.
    Një gol nga Andres Iniesta dhe një tjetër autogol nga lojtarët mysafirë i dhanë fitoren Barcelonës në ndeshjen në Camp Nou si dhe tre pikë të rëndësishme që e forcojnë më shumë në krye të tabelës.

    “Ne fituam, na mungoi rritmi por fituam, edhe pse nuk ishte e lehtë. Atmosfera ishte e ftohtë, por kjo është saktësisht ajo se pse i çmoj kaq shumë këto lojëra. Ata janë më të rëndësishme se të tjerat”, ka thënë Guardiola.

    “Kanë mbetur edhe tetë ndeshje dhe ne i afrohemi titullit, presioni tash është mbi Real Madridin. Tash është radha e tyre të fitojnë, ne e kemi bërë punën tonë”, ka shtuar spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:08 pm

    Villa dhe Evertoni ndajnë pikët

    Aston Villa ka arritur të marrë një pikë përballë Evertonit, pasi u rikthye nga disavantazhi i dyfishtë për të barazuar me rezultat 3-3, në një ndeshje mjaft emocionuese në Villa Park.
    Everton morri avantazhin me anë të Marouane Fellaini në minutën e 19-të të lojës, pas një harkimi të bukur nga Leighton Baines, ndërsa Tim Cahill dyfishoi rezultatin pas edhe katër minutash tjera.

    Por Villa u përgjigj me anë të një goli të shënuar nga afërsia nga John Carew (33’), për të ngushtuar disavantazhin para pauzës mes pjesëve.

    Një goditje e shkëlqyeshme nga Steven Pienaar shtoi në 3-1 avantazhin e mysafirëve (53’), por ekipi i Martin O'Neill u përgjigj me shpejtësi kësaj radhe me një gjuajtje të lirë të James Milner që përfundoi në rrjetën kundërshtare (55’).

    Barazimi mbase ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes dhe Gareth Barry ndihmoi vendasit të arrijnë këtë me anë të një penaltie të shndërruar në gol (66’).

    Me pikën e fituar Aston Villa ruan pozitën e pestë me 53 pikë, derisa Evertoni humb rastin të marrë këtë pozitë dhe vazhdon mbetet një vend më poshtë, në të gjashtin me 52 pikë të grumbulluara.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:09 pm

    Reggina me nëntë lojtarë humbet ndaj Udineses

    Reggina vazhdon të fundosen në tabelën e Serie A, pasi ka humbur me rezultat 2-0 në fushë të vet ndaj Udineses pas një ndeshje të tensionuar që e la ekipin vendas me nëntë lojtarë në fushë.
    Pas një pjese të parë të qetë, ndeshja shpërtheu befas në minutën e 55-të me një akordim kontrovers të një penaltie për Udinesen dhe përjashtimin e pasuar të Maurizio Lanzaro.

    Mbrojtësi i Regginas ‘u qeras’ me një karton të kuq për shkak të reagimin të tij ndaj vendimit të arbitrit, derisa në anën tjetër Maurizio Domizzi humbi rastin duke dërguar topin mbi shtyllë.

    Antonino Barilla po ashtu u dërgua jashtë loje pas gjashtë minutash të tjera, pasi morri edhe kartonin e dytë të verdhë për të përkeqësuar edhe më shumë ditën e vendasve.

    Megjithëse me nëntë lojtarë në fushë vendasit patën rastin të kalojnë në avantazh nëntë minura para fundit të ndeshjes, kur për Regginan u akordua penalti, por goditja e Franco Brienza u mbrojt nga portieri Samir Handanovic.

    Antonio Floro Flores iu dha fund shpresave të vendasve duke shënuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes (85’ dhe 90’).

    Reggina mban fundin e tabelës me 20 pikë, derisa Udinese mbledh 39 pikë në pozitën e 13-të.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:10 pm

    Reali nuk dorëzohet

    Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e radhës të ligës spanjolle përballë Valladolidit në Bernabeu, duke vazhduar të ndjekë Barcelonën me gjashtë pikë ngecje.
    Ishte kapiteni i ekipit, Raul Gonzales, ai i cili hapi rezultatin një minutë para fundit të kohës rregullt të pjesës së parë, pas një depërtimi të mirë të Higuain, duke çuar Realin në pauzë me një gol epërsi.

    Edhe pjesa e dytë pavarësisht rasteve nuk solli gol derisa ndeshja iu afrua fundit. Kësaj here ishte Arjen Robben që dyfishoi rezultatin nëntë minuta para fundit të ndeshjes, për të vulosur rezultatin.

    Reali mbledh 69 pikë në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit në La Liga.

    Valencia ka shënuar fitore të rëndësishme prej 3-2 në udhëtim ndaj Sporting Gijon, duke marrë pozitën e katërt të tabelës me 49 pikë, derisa Villarreali me një pikë më pak, zbret në të pestën pas humbjes së djeshme para tifozëve të vet ndaj Malagas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:10 pm

    Dy gola të Dempsey ndihmojnë Fulhamin të mposhtë Cityn

    Fulhami është rikthyer nga një gol disavantazh për të shënuar fitore bindëse me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Manchester Cityt.
    Stephen Ireland i dha avantazhin ekipit të Mark Hughes me anë të një goditje të shkëlqyeshme nga largësia që përfundoi në rrjetën e Mark Schwarcer në minutën e 28-të të ndeshjes.

    Por pjesa e dytë i takoi tërësisht ekipit mysafir. Clint Dempsey barazoi pesë minuta pas pauzës, para se pas nëntë minutash tjera Dickson Etuhu të dërgojë një goditje të fuqishme, e cila i solli avantazhin Fulhamit.

    Dempsey shënoi edhe golin e tij të dytë shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt për të vulosur fitoren e mysafirëve.

    Me këtë fitore Fulhami ngjitet në vendin e tetë, derisa City mbetet në të 11-tin.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:10 pm

    Atletico fiton ndaj Deportivos

    Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen në udhëtim tek Deportivo La Coruna.
    Mysafirët kaluan në epërsi të dyfishtë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Riazor, para se vendasit të ngushtojnë atë në 2-1.

    Golin e parë për Atleticon e shënoi sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, në çastet e fundit të pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa rezultatin e dyfishoi Simao në minutën e 69-të.

    E gjitha çfarë arriti Deportivo ishte të shënojë një të vonshëm me anë të Rodolfo Bodipo, tre minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

    Tre pikët e reja mbajnë Atleticon në pozitën e gjashtë me 46 pikë, sa ka edhe Malaga në vendin e shtatë. Deportivo do të vazhdojë të mbajë pozitën e tetë me 43 pikë.

    Sevilla në ndeshjen tjetër të sotme ka dështuar para tifozëve të vet, duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Getafe.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:11 pm

    Lyoni barazon, Marseille merr kreun

    Kampioni në fuqi i Francës, Olimpique Lyon, ka barazuar në fushë të vet me rezultat 2-2 përballë Monacos, duke humbur kreun e tabelës të cilën tash e mban ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, që më herët mposhti ekipin Grenouble.
    Lyoni dy herë ishte në disavantazh, por të dy herët arriti të barazojë për një nxjerrë një pikë në ndeshjen përballë Monacos në Stade Gerland.

    Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë me golin e mesfushorit kroat Jerko Leko, por Lyoni barazoi në pjesë të dytë me anë të brazilianit Cris (65’). Pas një minute lojë mysafirët rikthyen avantazhin me anë të sulmuesit Juan Pablo Pino (66’).


    Zhgënjimi i lojtarëve të Lyonit pas golit të dytë të pranuar. Foto: AP

    Një pikë për vendasit arriti ta sigurojë sulmuesi francez Frederic Piquionne, nëntë minuta para fundit të ndeshjes.

    Marseille në ndeshjen e mëhershme ka shënuar fitore të thellë në Velodrome ndaj Grenoble, duke e mposhtur me rezultat 4-1.

    Dy gola për marsejezët i shënoi Taiwo, të parin nga penaltia (52’ dhe 65’), ndërsa nga një shënuan Hilton (59’) dhe Bradao (89’). Të vetmin gol për mysafirët e Grenouble e shënoi Courtois në minutat shtesë të ndeshjes (90’). Kapiteni Lorik Cana u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes dhe ishte pjesëmarrës i aksionit të golit të katërt.

    Festa e lojtarëve të Marseillet pas njërit prej golave. Foto: OM

    Barazimi i Lyonit i jep rastin ekipit të Canës të marrë kreun e tabelës së ligës franceze. Marseille tash mbledh 61 pikë, një më shumë se kampioni në fuqi që zbret në pozitën e dytë të tabelës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:23 am

    United do t’i ofrojë kontratë të re Machedas

    Manchester Unitedi dëshiron t’ia zgjasë kontratën talentit 17-vjeçar, Federico Macheda, i cili pritet të fitojë 10.000 funte në javë.
    Daily Mail njofton se ‘Kiko’ aktualisht fiton 400 funte në javë dhe ka bonus prej 2.000 eurosh për paraqitjet e tija në skuadrën e parë.

    Macheda shënoi golin e fitores të shtunën kundër Sunderlandin pas më pak se një minute inkuadrimi në lojë, dhe po ashtu kishte shënuar golin e fitores kundër Aston Villas në debutimin e tij, gjë që i ka nxitur Djajtë e Kuq që ta shpërblejnë italianin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:24 am

    Cesc: Do të vazhdojmë pa humbje

    Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Topçinjtë mund t’i fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit.
    “Kanë kaluar 18 ndeshje pa humbje në Ligën Premier, dhe ne i kemi premtuar vetes të mos humbim asnjë ndeshje deri në fund të sezonit”.

    “Jam i bindur se mund ta realizomë këtë premtim. Kemi luajtur mirë gjatë gjithë sezonit, megjithatë kemi marrë kritika negative dhe tash po e dëshmojmë se ata kanë gabuar”, ka thënë spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:24 am

    Benayoun: Jemi të gatshëm për Chelsean

    Yossi Benayoun thotë se fitorja e Liverpoolit kundër Blackburn Rovers, i ka përgatitur ata për një ndeshje të madhe në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
    “Fitorja ishte shumë me rëndësi se ne reaguam mirë pas asaj humbjeje zhgënjyese nga Chelsea”.

    “Duhet të vazhdojmë me fitore në Ligën Premier dhe t’i bëjmë presion Manchester Unitedit dhe shpresoj se kjo do të mjaftojë që ta fitojmë titullin”.

    “Tani jemi të gatshëm të ndeshemi me Chelsean. E dimë se do të jetë shumë vështirë të martën në Stamford Bridge, por të do të provojmë të japim maksimumin nga vetja dhe do të shohim se çka do të ndodhë, sepse në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë izraeliti për liverpoolfc.tv.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:24 am

    Ballack kërkon qëndrimin e Hiddink

    Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, dëshiron që menaxheri i përkohshëm i Bluve, Guus Hiddink, ta vazhdojë punën në Stamford Bridge.
    “Sigurisht që do të donim të qëndrojë. Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë ai për një periudhë kaq të shkurtër”.

    “Është pikërisht puna e tij që na ka bërë të jemi më të fortë, prandaj do të jetë zhgënjyes largimi i tij”, ka thënë gjermani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:25 am

    Torres i pikëlluar për mungesat e shumta këtë sezon

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka munguar në një pjesë të madhe të ndeshjeve për Të Kuqtë gjatë këtij sezoni për shkak të lëndimeve të shpeshta në tendinin e gjurit, megjithatë është shprehur i kënaqur me golat që ka shënuar.
    Vitin e kaluar Torres ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit me 33 gola në të gjitha garat dhe po ashtu pati disa paraqitje të mira me Spanjën, me të cilën u shpallu kampion i Evropës, mirëpo pësoi disa lëndime të cilat ia kufizuan paraqitjet këtë sezon.

    “Është një frustrim i madh me këto lëndime të shumta. Megjithatë 11 gola në 19 ndeshje të Kampionatit, nuk janë keq. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jem 100% në formë”, është shprehur spanjolli, për të cilin Banitez së fundmi ka deklaruar se “po të luante Torres në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, Liverpooli do të ishte në një pozitë më të mirë në garën për titull”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Apr 13, 2009 3:25 am

    Van Bommel: Ribery dëshiron të luajë për Barcën

    Kapiteni i Bayern Munichut, Mark van Bommel, ka pohuar që bashkëlojtari i tij, Franck Ribery, ëndërron të transferohet në Camp Nou.
    Mesfushori francez është në shënjestër të disa skuadrave të mëdha evropiane, mirëpo bavarezët nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e tij nga Allianz Arena.

    “Franck dëshiron të luajë për Barcelonën. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, më i miri në Bundesligë dhe loja e tij përshtatet me atë të Barcelonës”, ka njoftuar ish-lojtari i Barcelonës, Van Bommel.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:16 am

    Chelsea në finale të FA Cup

    Gjysmëfinalja e parë e Kupës FA e zhvilluar të shtunën në Wembley, ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.
    Topçinjtë ishin skuadra e parë që hapi rezultatin me anë të Theo Walcott (18’), megjithatë të zgjedhurit e Guus Hiddink u treguan të vendosur duke arritur ta përmbysin këtë rezultat.

    Në minutën e 33-të, Blutë i barazuan shifrat me anë të mesfushorit Florent Malouda dhe ishte ky rezultati i pjesës së parë.

    Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt, në skenë doli i rikthyeri në formë, Didier Drogba, i cili e dënoi Arsenalin me golin e fitores që e dërgon Chelsean në finale të FA Cup, ku do të ndeshet me fituesin e përballjes Manchester United-Everton.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:16 am

    Grygera ruan nderin e Juves

    Ndeshja kryesore e sezonit, Derby d’Italia, e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërmjet rivalëve të përbetuar të Serie A, Juventusit dhe Interit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.
    Kampionët e Italisë e filluan ndeshjen me dhjetë pikë diferencë nga Zonja e Vjetër, që do të thoshte se vetëm fitorja e Bianconerëve, mund të mbante ndoshta ende gjallë shpresat për ndonjë mrekulli për ta fituar Scudetton, cilido rezultat tjetër i jepte fund ëndrrës edhe ashtu të zbehtë të Juventusit.

    Pjesa e parë

    Gjysma e parë e ndeshjes u zhvillua me një ritëm energjik që rrallë shihet në futbollin italian, mirëpo përkundër lojës aktive nuk pati gola.

    Rastin më të mirë në 45 minutat e para e pati Mario Balotelli (11’), kur gjuajtjen e tij e largoi pranë vijës fatale mesfushori i Juves, Tiago.

    Një shans shumë të mirë për skuadrën vendase e pati Marchionni (33’), i cili dështoi të shënonte përballë Julio Cesar.

    Edhe pse Juventusi pati iniciativën në pjesën më të madhe të gjysmës së parë, një rast tjetër shumë të mirë e pati Luis Figo, i cili u ndal nga portieri Buffon (39’).

    Përkundër disa rasteve tjera, sidomos të vendasve, skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

    Pjesa e dytë

    Fraksioni i dytë i lojës pati një ritëm më të plogësht nga ana e të dyja skuadrave, megjithatë pikërisht në këtë pjesë u panë gola.

    Pas një superaksioni të zikaltërve: Ibrahimovici hapi lojën te Muntari, ky i fundit pasoi te SuperMario Balotelli, i cili e mposhti Buffonin (64’).

    Pas golit të pësuar nervat e Bianconerëve lëshuan dhe pas dy ndërhyrjeve radhazi të Tiagos, gjyqtari i lojës tregoi karton të kuq (76’) duke e lënë Juven me një lojtar më pak në fushë.

    Megjithatë mungesa e një lojtari nuk u vërejt aspak te vendasit, të cilët ishin dominues në minutat e mbetura të ndeshjes, me ç’rast nuk lejuan të turpëroheshin para tifozëve të vet.

    Ishin minutat e fundit të ndeshjes (90’+1), dhe pas një goditje nga këndi për Juventusin, më së larti kërceu mbrojtësi Zdenek Grygera, i cili shënoi në portën e Julio Cesar, për të çuar në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium.

    Si do që të jetë, ky barazim i konvenon më shumë Interit, sepse kaloi edhe një javë dhe zikaltrit janë sërish dhjetë pikë para bardhezinjve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:16 am

    Fitore minimale e Barcelonës

    Skuadra lidere e Primera Divisionit ka shënuar fitoren e radhës në Kampionatin spanjoll, këtë radhë kundër Getafes.
    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Coliseum Alfonso Perez, ndërmjet Getafes dhe Barcelonës, ka përfunduar me fitoren prej 1-0 të skuadrës mysafire.

    Të vetmin gol për Blaugranët e shënoi Leo Messi, i cili pranoi një top nga Xavi për të shënuar në portën e Vladimir Stojkovic (19’).

    Me këtë fitore Barca vazhdon të udhëheqë Kampionatin me nëntë pikë përpara Real Madridit, që sonte zhvillon ndeshjen e javës së 31-të kundër Recreativo Huelvas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:16 am

    Fiton edhe Reali

    Kampionët spanjollë kanë shënuar fitore minimale të shtunën mbrëma si mysafirë të Recreativos.
    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Nuevo Colombino, ndërmjet Recreativo Huelvas dhe Real Madridit, ka përfunduar me fitoren prej 1-0 të skuadrës së dytë në tabelë në Primera Divisionin spanjoll.

    Tre pikë për Los Blancos i siguroi Marcelo në minutat e para të pjesës së dytë (49’).

    Me këtë fitore Mbretërit ngushtojnë sërish diferencën në gjashtë pikë ndajt Barcelonës dhe vazhdojnë të jenë pretendentë për titull derisa kjo gjë të jetë pamundur matematikisht.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:19 am

    Zanetti: E merituam fitoren

    Në derbin e të shtunës mbrëma, Juventusi dhe Interi janë ndarë baras, ndërsa kapiteni i zikaltërve Javier Zanetti thotë se kampionët merituan të dalin fitues nga kjo përballje.
    “Jemi të zhgënjyer me këtë barazim, sepse Interi tregoi superioritetin e vet. Nga ajo që u pa në fushë, ne është dashur të fitojmë”.

    “I humbëm dy pikë, megjithatë askush nuk ka shanse që ta ndryshojë faktin se ne do të shpallemi kampionë, nëse vazhdojmë të luajmë mirë në javët e mbetura”, ka thënë kapiteni zikaltër për faqen zyrtare të Interit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:19 am

    Drogba: Ende nuk kemi fituar asgjë

    Heroi i Chelseat në gjysmëfinalen e FA Cup, Didier Drogba, është shprehur i ngazëllyer me eliminimin e Arsenalit, por i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se ende nuk kanë fituar asgjë.
    “Jemi në finale të Kupës FA dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Jemi pak mbrapa në Premier League, por ende jemi aty”.

    “Megjithatë, do të themi që kemi pasur një sezon të mirë, vetëm atëherë kur të fitojmë diçka, përndryshe të gjitha do të jenë dështim”.

    “Është kënaqësi që jemi në finale të FA Cup, por do të jemi të lumtur vetëm atëherë kur ts fitojmë trofeun”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:19 am

    Sneijder mungon disa javë

    Në fitoren e të shtunës mbrëma kundër Recreativo Huelvas, është lënduar mesfushori i Real Madridit, Wesley Sneijder, i cili nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë.
    Ekzaminimet e para mjekësore pohojnë që holandezi do të mungojë për “disa javë”, duke mos e caktuar kohëzgjatjen e saktë të mungesës së tij.

    Trajneri i Los Blancos, Juande Ramos, është shprehur i shqetësuar për këtë lëndim, duke llogaritur se edhe Lassana Diarra do të mungojë në ndeshjen kundër Getafes si pasojë e kartonit të verdhë që e mori në përballjen e mbrëmshme.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:19 am

    Muriqi i hakmerret Garaçenkos

    Boksieri kosovar Elvir Muriqi ka triumfuar në meçin e të shtunës ndaj boksierit ukrainas, Aleksandër Garaçenko, pas 10 rundeve në spektaklin e boksit profesionist "Kosova Fight Night", që u organizua në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë e Sportit në Prishtinë nga Federata austriake e boksit profesionist, Federata e Boksit e Kosovës dhe nga klubi Peja.
    Muriqi ka qenë dukshëm më i mirë se sa ukrainasi, Garaçenko, i cili përkundër goditjeve të pareshtura të boksierit kosovar, ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në fund të meçit. Në këtë mënyrë Muriqi iu ka hakmarrë Garaçenkos për humbjen e shkaktuar në prill të vitit 2005.

    “Unë jam krenar që jam shqiptar dhe dua t’u them se jam i të gjithë shqiptarëve. Kam thënë se nuk i dua padrejtësisë. Në meçin e parë ndaj Garaçenkos ma vodhën fitoren dhe tash dëshmova se çfarë niveli jam unë, e çfarë është ai”, ka theksuar Muriqi. /rtk/telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:19 am

    Iniesta i kënaqur me fitoren kundër Getafes

    Edhe pse nuk ishte një fitore e tipit të Barcelonës me shumë gola, Blaugranët kanë regjistruar fitoren e radhës në Kampionatin spanjoll duke e mposhtur Getafen me rezultat minimal, ndërsa mesfushori Andres Iniesta e ka konsideruar këtë fitore si më të rëndësishmen e sezonit.
    “Në stadiumet e këtilla fitohen kampionatet. Jemi në formë të jashtëzakonshme dhe shpresoj të kemi pikë të mjaftueshme në fund për ta fituar titullin”.

    “Kjo ishte një ndeshje mjaft e vështirë, prandaj e kemi bërë një hap përpara. Dëshirojmë që të vazhdojmë me fitore dhe ta mbajmë distancën ndaj Real Madridit”, ka thënë spanjolli pas ndeshjes.

    Ndeshjen e radhës Barcelona e zhvillon në Camp Nou kundër Sevillas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:19 am

    Vettel triumfon në garën e Shangait

    Piloti gjerman i skuderise “Red Bull”, Sebastian Vettel, pas fitores së të dielës për Çmimin e Madh të Shangait, nuk është befasi që të konsiderohet si pasardhësi i Michael Schummacher.
    21- vjeçari ka zhvilluar një garë të përsosur pavarësisht shiut të rëndë, duke arritur kohën më të mirë prej 1:57:43 dhe duke lëne pas pretendentët tjerë.

    Në vendin e t dytë është renditur piloti tjetër i “Red Bull”, Mark Webber, ndërkohe që fituesi i garave të para Janson Button me “Brawn Mercedes” ka zënë vendin e tretë.

    Kampioni i botës ne fuqi, Luis Hamilton ka zënë vetëm vendin e gjashtë, ndërkohë që skuderia “Ferrari” ka qene e pafat pasi piloti i saj Felipe Massa është tërhequr nga gara në xhiron e njëzet. /tch/telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    Katanec në postin trajnerit të Kombëtares?

    Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që brenda dy javësh ta zgjedh trajnerin e ri të Kombëtares. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e parë pas largimit të Arie Haan, për të diskutuar në lidhje me trajnerin e ri të ekipit kombëtar.
    Alternativat për zëvendësimin e holandezit janë të shumta dhe në listë janë 20 emra pretendentë për stolin e Përfaqësueses kuqezi.

    Mirëpo mediat shqiptare njoftojnë se më i favorizuar nga lista e ngushtë është ish-trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Srecko Katanec, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga drejtimi i vendit fqinj. /bw/tch/telegrafi/
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    Roma më afër vendit të katërt

    Roma ka shënuar fitore kundër Lecces për t’u afruar në pesë pikë diferencë nga pozita e katërt e cila çon në Ligën e Kampionëve.
    Ndeshja e zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico ndërmjet Romës dhe Lecces ka përfunduar me fitoren skuadrës vendase me rezultat prej 3-2.

    Giallorossët arritën të krijojnë avantazh të dyfishtë në minutat e para të ndeshjes, mirëpo mysafirët u treguan të vendosur duke e barazuar rezultatin, pori ky barazim zgjati shumë shkurtë.

    Ende pa filluar mirë ndeshja (3’), kapiteni romak Francesco Totti ia dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa dhjetë minuta më vonë dyfishoi (13’) Matteo Brighi.

    Mysafirët reaguan që në pjesën e parë (31’) për të ngushtuar epërsinë në 2-1 me golin e Gianni Munarit. Ndërsa dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), Dimitrios Papadopoulos e barazoi rezultatin.

    Golin e fitores për Romën e shënoi simboli i skuadrës Francesco Totti nga pika e bardhë (59’).

    Me këtë fitore Roma i është afruar në tre pikë Fiorentinës që mban vendin e pestë dhe gjendet vetëm pesë pikë larg vendit të katërt, të cilin e mban Genoa.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    Cannavaro do të kthehet te Juventus?

    Njoftohet se mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, do të kthehet te ish-skuadra e tij, Juventus, gjatë afatit kalimtar veror, me ç’rast do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
    Edhe pse ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëra skuadër, këtë e kanë bërë të njohur mediat më të mëdha italiane, “Sky Sport 24”, “Tuttosport”, “Datasport” dhe “Goal.com Italia”, të cilat pohojnë se marrëveshja është bërë të shtunën mbrëma pas ndeshjes kundër Recreativos.

    Kontrata e mbrojtësit italian me Mbretërit skadon këtë verë, ndërsa pritet kalimi i tij te Bianconerët ku qëndroi gjatë sezoneve 2004-2006.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    Diarra: Trajneri është meritor për fitoret e Realit

    Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka thënë se trajneri Juande Ramos është meritor që Mbretërit janë ende në garë për titull.
    “Në fillim unë nuk e njihja atë, vetëm e kisha dëgjuar emrin e tij ‘Juande Ramos’”.

    “Ne jemi shumë të disiplinuar nën udhëheqjen e tij dhe falë tij Real Madridi është ende në garë për titull”.

    “Këto fitore po vijnë falë punës së madhe të tij. Jam shumë i lumtur këtu dhe është me rëndësi për mua që të vazhdojmë me fitore”, ka thënë 23-vjeçari për “El Mundo Deportivo”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    50 milionë euro nuk mjaftojnë për Villan

    Mësohet se Valencia, para dy javësh ka refuzuar një ofertë të Chelseat për sulmuesin kryesor David Villa, ndërsa arsyeja kishin qenë paratë e ofruara nga skuadra e Ligës Premier.
    “The Observer” njofton se Blutë kishin bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të fituar shërbimet e spanjollit, mirëpo Los Che janë shprehur të pakënaqur me këtë shifër.

    27-vjeçari vazhdon të mbetet sulmuesi më i kërkuar në merkato dhe Valencia e futur në borxhe është e detyruar ta shesë atë, por siç duket do të mundohet të nxjerrë maksimumin e mundshëm nga kjo shitje.

    Për shërbimet e sulmuesit janë të interesuara një varg skuadrash duke filluar nga gjigantët Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Liverpool, pastaj Atletico Madrid dhe Manchester City.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    Cana përjashtohet në fitoren e Marseille

    Skuadra e Olimpique de Marseille ka shënuar fitore të vështirë si mysafir i Lorientit me rezultat prej 2-1.
    Vendasit krijuan avantazhin që në minutat e para të ndeshjes (7’) me anë të Kevin Gameiro dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

    Mirëpo liderët e Ligës së Parë franceze arritën që në pjesën e dytë ta përmbysin rezultatin dhe të dalin fitues nga kjo përballje duke u distancuar katër pikë nga Lyoni që sot e zhvillon ndeshjen derbi kundër Bordeaux.

    Golat për mysafirët i shënuan Renato Civelli (59’) dhe Brandao (79’).

    Në këtë përballje gjyqtari tregoi dy kartonë të kuq, njërin prej të cilëve mori kapiteni i Marselles, mesfushori kosovar Lorik Cana (88’).
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:20 am

    Evertoni eliminon Unitedin

    Skuadra e Evertonit ka siguruar finalen e Kupës FA, pasi i ka eliminuar Kampionët e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, Manchester United.
    Takimi zhvilluar të dielën në Wembley, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Evertonit, përfundoi pa gola edhe pas vazhdimeve, ndërsa fituesin është dashur ta vendosin penalltitë.

    Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, skuadra e dytë nga Liverpuli doli më e suksesshme duke siguruar finalen e Kupës FA ku do të përballet me Chelsean.

    Nga pika e bardhë për Djajtë e Kuq dështuan Dimitar Berbatov dhe Rio Ferdinand, ndërsa për Evertonin nuk shënoi vetëm Tim Cahill.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:21 am

    Valencia fiton derbin

    Skuadra e Valencias ka shënuar fitore me rezultat prej 3-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Mestalla kundër Sevillas.
    Mysafirët nga Sevilla shënuan të parët me anë të Julien Escudes (9’), mirëpo ky ishte i vetmi gol që shënoi skuadra andaluziane në këtë përballje.

    Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2) u akordua një penallti në favor të vendasve, të cilin e shndërroi në gol David Villa.

    Në pjesën e dytë u akordua sërish penallti për Los Che, ndërsa këtë radhë ekzekutues ishte Mata (83’).

    Rezultatin përfundimtar në këtë ndeshje me shumë kartonë të verdhë dhe një të kuq (Adriano Correia, 44’), e vendosi Pablo Hernandez (90’+3).
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:21 am

    Milani në pozitën e dytë

    Skuadra e Milanit e ka deklasuar Torinon në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Serie A për t’u barazuar me pikë me Juventusin, dhe falë golaverazhit më të mirë Rossonerët pozicionohen në vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë prapa Interit.
    Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro ndërmjet Milanit dhe Torinos ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultat prej 5-1.

    Njeriu të cilin e kërkon vetë goli, Pippo Inzaghi, shënoi hat-trick në këtë përballje, duke bërë që pjesa e mbetur e ndeshjes të luhet vetëm për prestigj.

    Golin e parë superPippo e shënoi në minutën e 13-të, të dytin (37’) pasi pranoi një krosim nga David Beckham, ndërsa kompletimin e hat-trickut ia mundësoi Ronaldinho, i cili bëri një pasim të bukur te ‘njeriu gol’, dhe Inzaghi nuk gaboi përballë portierit Sereni (60’).

    Golin e katërt e shënoi Ricardo Kaka (68’) nga pika e bardhë, pasi gjyqtari kishte akorduar penallti për shkak të një ndërhyrje të portierit mysafir në Massimo Ambrosinin.

    Golin e nderit për Toron e shënoi Ivan Franceschini (80’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ambrossini në minutën e fundit të kohës së rregullt.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:21 am

    Voronin kërkon shans në Liverpool

    Sulmuesi ukrainas Andriy Voronin shpreson se do të ketë shans për të treguar veten edhe në Liverpool në sezonin e ardhshëm.
    Voronin u huazua tek Hertha Berlin nga Liverpooli këtë sezon ku po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë klubeve tjera, por ai shpreson të tregojë veten mu në klubin anglez.

    “Vërtet dua të luaj në garat evropiane dhe shpresoj se do t’ia ofroj këtë mundësi vetes. Liverpooli është një prej klubeve më të mëdha në Evropë. Çdo profesist ëndërron të luaj atje”, ka thënë Ukrainasi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:21 am

    Redknapp: Dua të jemi në garat evropiane

    Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ai dëshiron t’i rikthejë ndeshjet e garave evropiane në White Hart Lane në sezonin e ardhshëm.
    “Do të më pëlqente ta bëj atë tash. Do të ishte një arrije e mirë, fantastike. Nuk është aq e rëndësishme sa mbijetesa në Premierligë, pasi kjo është ajo për të cilën kemi folur”, ka thënë Redknapp.

    “Z. Daniel Levy (presidenti i klubit) nuk ka flejtur disa javë pasi mendoi se ne do të biem nga liga. Vë bast se ai tash po flen”, ka shtuar Redknapp.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:21 am

    Wenger: Arsenali do ta mposht Chelsean nëse takohemi sërish

    Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij është i aftë të mposhtë Chelsean.
    Dëshira për të marrë hak ka filluar të sillet në mëndjen e Wenger, i cili është i bindur se ekipi i tij ka fuqinë të mposhtë rivalin londinez nëse të dy ekipet eventualisht takohen në finale të Ligës së Kampionëve.

    “Do të doja të luajë me Chelsean sërish. Ne mund të hakmerremi pasi besoj se jemi mirë të pjekur. Ishim ca të lodhur të shtunën dhe u ndjemë ca të pafat”.

    “Por tashmë i kemi mposhtur ata njëherë dhe mund ta bëjmë këtë sërish, megjithëse së pari duhet të përballemi edhe më një ekip tjetër, të luajmë së pari me Manchester United”, ka thënë Wenger.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Mon Apr 20, 2009 2:21 am

    Ancelotti lavdron Inzaghin

    Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer nga Pippo Inzaghi pas hat-trickut të shënuar në fitoren e mbrëmshme prej 5-1 ndaj Torinos, fitore që ndihmoi rosonerët të marrin vendin e dytë të tabelës së Serie A.
    “Kam punuar me Inzaghin për 10 vite, nuk mund ta largoj shikimin nga ai. Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur kështu. Ai ndoshta mund të jetë 36-vjeçar, por ka një entuziazëm të fëmjës dhe ky është sekreti i tij”, ka qeshur Ancelotti.

    “Ky ekip ka ende për të dhënë, edhe pse paraqitjet këtë sezon kanë qenë të paqëndrueshme. Sonte treguam të dyja, rezultatin dhe një futboll të mirë, të cilin së fundi e kemi menaxhuar gjithmonë“, ka shtuar italiani.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Tue Apr 21, 2009 7:13 am

    Dunga: Julio Cesar më i miri në botë

    Trajneri i Brazilit, Dunga, ka deklaruar se portieri i Interit, Julio Cesar, është më i miri në botë.
    “Erdha për të parë Julio Cesar i cili ka qenë i lënduar, dhe doja të flas me të gjithë brazilianët tjerë këtu”, ka thënë Dunga, i cili ndodhet në Itali.

    “Julio Cesar është pa dyshim më i miri në botë për momentin. Gianluigi Buffon po ashtu është i shkëlqyeshëm, por për momentin Julio Cesar është në një formë fantastike”, ka shtuar trajneri brazilian.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 2 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:13 am