Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:56 am

    Valdes duhet të harrojë rritjen e pagës
    Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, duhet të harrojë ngritjen e dukshme të pagë nëse ai dëshiron të qëndrojë në Barcelona.

    Sportivja As thotë se presidenti i Barçës, Joan Laporta, nuk ka synim ta vendosë portierin në një rend me yjet më të paguara të klubit, Lionel Messi dhe Samuel Eto'o.

    Kontrata aktuale e Valdes skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe agjenti i tij Gines Carvajal, thotë se qetësia po humb sa i takon marrëveshjes së re dhe mund të pritet një largim i portierit.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:57 am

    NBA: Vazhdon mrekullia Cleveland Cavaliers
    LeBron James ka shënuar 24 pikë dhe ka kontribuar edhe me 12 asistime, për të udhëhequr ekipin e tij Cleveland Cavaliers të shënojë fitoren e 12-të radhazi, pas triumfit 102-74 ndaj Dallas Mavericks.

    Maurice Williams shënoi 22 pikë për Cavaliers në ndeshjen e mbrëmshme, derisa te Dallas Mavericks më i saktë ishte gjermani Dirk Nowitzki me 20 pikë.

    Cavaliers ngrejë kështu rekordin e tyre në NBA në 12 fitore radhazi, që ishte edhe fitorja e 60-të kundrejt 13 humbjeve këtë sezon, i cili raport në shtëpi është 35-1.

    Clevelard, që kryeson Koferencën Lindore, tash është një ndeshje e gjysmë para Los Angeles Lakers, që ka 58 fitore dhe 14 humbje në krye të Konferencën Perëndimore.

    Humbja e vetme e Cleveland në shtëpi erdhi pikërisht nga Lakers.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:57 am

    Rooney: Jam nën kontroll
    Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, ka hedhur poshtë fjalët se nervozizmi i tij mund t’i kushtojë në ndeshjen e Kupës Botërore.

    “Jam gjithmonë nën kontroll. Jam një lojtar me më shumë përvojë dhe kam luajtur në ndeshje të mëdha në nivel klubi, që vërtet më ka ndihmuar”, ka thënë Rooney.

    Sulmuesi anglez do të bëjë paraqitjen e tij të 50-të me Anglinë në ndeshjen e të mërkurës kundër Ukrainës, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.

    “Jam i kënaqur që mund të arrij 50-shin, por më shumë dua të fitoj trofe. Shpresoj se në të ardhmen do të arrijmë ta bëjmë këtë”, ka shtuar anglezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:57 am

    Lopez porosit të rinjtë të largohen nga Reali dhe Barcelona
    Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, i ka porositur të rinjtë e Real Madridit të mos kenë frikë nga largimi në kërkim të ngritjes së karrierave të tyre.

    “Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh se klubet e mëdha si Real Madrid ose Barcelona nuk janë gjithçka. Ka shumë pak vend për lojtarët, dhe për pozitat specifike si e imja, edhe më pak”, ka thënë Lopez.

    “Kam vendosur të largohem siç bëri edhe Pepe Reina (tash në Liverpool). Tash jemi së bashku në ekipin kombëtar. Të rinjtë duhet të mësojnë në klube të mëdha, por nuk duhet të kenë frikë të largohen”, ka shtuar portieri spanjoll.

    Diego Lopez ishte pjesë e të rinjve të Realit para se të kalojë në Villarreal, derisa Pepe Reina ishte pjesë e Barcelonës para kalimit të tij në Villarreal dhe pastaj në Liverpool.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:57 am

    Vieira i pasigurt rreth qëndrimit në Inter
    Mesfushori francez Patrick Vieira thotë se ai nuk është i sigurt nëse ende do të luajë me Interin në sezonin e ardhshëm.

    Ish-kapiteni i Arsenalit, nuk ka qenë një startues i rregullt për Interin nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho këtë sezon, dhe ka shprehur dyshimin rreth qëndrimit të tij në Milano.

    “Më takon mua të punoj shumë, me qëllim të mund ta rikthej formën më të mirë. Nuk do të ankohem, pasi tash kam nevojë të flas më së paku dhe të punoj më shumë”, ka thënë Vieira.

    “Kam kontratë me Interin deri në vitin 2010 dhe dua ta respektoj atë, dhe ndjehem shumë i afërt me këtë ekip. Sidoqoftë, duhet të pres dhe të shoh, kjo varet edhe nga ajo se çfarë dëshiron klubi të bëjë me mua”, ka shtuar francezi.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:58 am

    Giovinco: Dua të fitoj trofe me Juventusin
    Ylli i ri i Zonjës së Vjetër, Sebastian Giovinco, ka thënë se dëshirë e tij është të mbetet në klub dhe të fitojë trofe.

    Mesfushori 22-vjeçar këtë sezon nuk fiton shumë raste nga trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, por në disa ndeshje që është aktivizuar ka treguar paraqitje të mira.

    “Thjesht. Në moshën 22-vjeçare nuk mund të kërkoni diçka më të mirë në jetën tuaj. Sigurisht se nuk do t’i kaloj 15 vite në stolin rezervë, por punoj pa ndalur dhe dua të mbetet në Juventus”, ka thënë Giovinco.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 5:58 am

    Adebayor: Dua të qëndroj në Arsenal
    Sulmuesi i topçinjve, Emmanuel Adebayor, thotë se absolutisht nuk është bërë pishman që ka qëndruar në klub, pasi dëshirë e tij është të fitojë trofe me Arsenalin.

    Përfaqësuesi i kombëtares së Togos verën e kaluar u lidh me një largim nga Arsenali, por në fund vendosi t’i besojë trajnerit Arsene Wenger dhe të qëndrojë në Emirates.

    “Jam i lumtur këtu. Kurrë nuk pendohem për asgjë. Për momentin e kemi ca të vështirë, pasi lëshuam disa ndeshje, por ende jam i lumtur që jam në Arsenal. Kjo është dëshira ime, e kam thënë para të gjithëve dhe këtë do ta them sërish. Dua të mbetem në Arsenal”, ka thënë Adebayor.
    egzonn
    egzonn
    A. i suksesshemë
    A. i suksesshemë


    Gjinija : Male
    Postimet : 653
    Age : 29
    Vendodhja : 'NqytTet
    Reputation : 9
    Pikët : -2107
    Registration date : 2009-02-03

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by egzonn Mon Mar 30, 2009 6:32 am

    Shevchenko dëshiron të shënojë kundër Anglisë
    Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, thotë se ai ka dëshirë të zjarrtë të luajë dhe fitojë kundër Anglisë edhe pse tek rosonerët është vetëm pjesë e ekipit rezervë.

    “Ekipi kombëtar ma jep mundësinë ta bëj atë që gjithmonë kam dashur, të luaj futboll. Por për përzgjedhësin nuk është e lehtë të nxjerrë në lojë një futbollist i cili nuk luan për ekipin e tij. Kjo është një ndeshje e madhe për ne”, ka thënë Sheva.

    “E dimë se Anglia është një prej përfaqësueseve më të mira dhe shpresojmë se do të mund të bëjmë diçka të mirë në Wembley. Ëndërroj të luaj dhe të shënoj, pasi ky do të ishte goli im i 40-të me fanellën e kombëtares. Ëndërroj edhe për një gol që do të na mundësonte të kualifikohemi”, ka shtuar ukrainasi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:04 am

    Chelsea thyen Liverpoolin në Anfield

    Dy gola të Branislav Ivanoviq dhe një i shënuar nga Didier Drogba kanë ndihmuar Chelsean të rikthejë rezultatin nga disavantazhi 1-0 për të shënuar në fund fitore 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
    Vendasit kaluan të parët në epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, por të zgjedhurit e Rafa Benitez nuk ishin të aftë ta ruajnë rezultatin.

    Pjesa e parë

    Ishin pikërisht vendasit ata të cilën ishin më ngulmues në fillim të ndeshjes, me Dirk Kuyt që tentoi të çajë portën e Petr Cech pas vetëm tre minutash.

    Dhe, nuk vonoi shumë dhe goli i parë në ndeshje arriti shumë shpejt, kur në minutën e gjashtë të ndeshjes sulmuesi spanjoll Fernando Torres përfundoi në mënyrën më të mirë një harkim të Alvaro Arbeloas, pas një loje të mirë nga Kuyt.

    Por avantazhi i Liverpooli u kërcënua shpejt, kur Salomon Kalou i dha një rast të artë Didier Dogbas për të barazuar. Blutë kërkuan vazhdimisht golin e barazimin, i cili erdhi gjashtë minuta para fundi të pjesës së parë.


    Gëzimi i lojtarëve të Chelseat pas golit të barazimit. Foto: Reuters

    Mbrojtësi serb Ivanovic, i cili u përfshi në ekip vetëm pas mungesës së të lënduarit Jose Bosingwa, shmangi mirë Xabi Alonson, për të dërguar topin me kokë në rrjetën e Pepe Reinas, që ishte edhe goli i tij i parë në fanellën e Chelseat.

    Pjesa e dytë

    Pas dy golave të pjesës së parë, pritej një pjesë e dytë ndoshta më e qetë, por ndodhi tërësisht e kundërta, me Chelsean që dominoi këtë pjesë.

    Ivanovic gjeti edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 62-të të ndeshjes, që ishte po thuajse një kopje e golit të parë, me vendasit të paaftë për të mësuar nga gabimi i mëhershëm.


    Zhgënjimi i të kuqve (anash) dhe festa e bluve (në mes). Foto: AP

    Pas pesë minutash tjera, ishte Didier Drogba ai i cili i siguroi Chelseat fitoren e rëndësishme të mbrëmjes, duke shënuar nga afërsia (67’).

    Chelsea pati rastin të shënojë edhe golin e katërt, por Reina mbrojti një gjuajtje të Frank Lampard në minutën e fundit të ndeshjes.

    E vetmja gjë jo e këndshme për Chelsean ishte kartoni i verdhë i kapitenit John Terry, i cili do të mungojë në ndeshjen e javës së ardhshme, që zhvillohet të martën në Stamford Bridge, ku shpresojmë të shohim një lojë më të hapur nga Liverpooli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:05 am

    Barcelona pothuajse në gjysmëfinale

    Katër gola të shënuar në pjesën e parë i kanë dhënë fitoren e thellë ekipit të Barcelonës në përballje me kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Camp Nou.
    Vendasit kryen punën e vet që në pjesën e parë të ndeshjes, me anë të golave të treshes sulmuese, Messi, Eto’o dhe Henry.

    Pjesa e parë
    Ndeshja filloi në mënyrë të përkryer për katalanasit të cilët që në pjesë të parë i qerasën bavarezët me një katërshe golash, të cilët në anën tjetër nuk patës asnjë kërcënim serioz në portën e Victor Valdes.

    Lionel Messi hapi rezultatin pas vetëm nëntë minutash lojë, pas një loje të mirë të Andres Iniesta dhe Samuel Eto’o. Ky i fundit dyfishoi rezultatin pas edhe tre minutash tjerë, dhe asistimi këtë herë erdhi në anën e kundërt, pikërisht nga Messi.


    Thierry Henry reagon pas golit të shënuar. Foto: AP

    Duke parë tërheqjen e mysafirëve, Barcelona nuk ndaloi së sulmuari, që rezultoi edhe me dy gola të tjerë. Një lëvizje e Henry në anën e majtë, dërgoi topin në qendër të portës së portierit gjerman Hans-Jörg Butt, ku u shfaq këmba e djathtë e Messi, që dërgoi topin në rrjetë.

    Ishte sërish argjentinasi protagonist edhe i golit të katërt për Barcelonën. Një ‘fluturim’ i tij nëpër mbrojtjen bavareze bëri që topi të arrijë tek Thierry Henry në këndin e majtë, i cili nuk fali nga afërsia për të mbyllur serinë e golave.


    Lojtarët e Barcelonës festojnë gjatë fitores 4-0 ndaj Bayernit. Foto: Reuters

    Barcelona pati edhe një dyshim për penalti, kur në minutën e 17-të Messi u rrëzua në zonën e rreptësisë, por e gjitha çfarë fitoi ishte një karton i verdhë. Në anën tjetër reagimi i trajnerit Pep Guardiola i kushtoi edhe atij me largim nga stoli drejtues i ekipit, për ta dërguar në atë të tifozëve.

    Pjesa e dytë

    Vendasit kontrolluan ndeshjen edhe në pjesë të dytë por, mbase të kënaqur me rezultatin e pjesës, ishin më pak sulmues dhe nuk arritën të shënojnë në 45 minutat e fundit.


    Demichelis dhe Oddo shprehin zhgënjimin e tyre gjatë ndeshjes. Foto: AP

    Lojtarët e Bayernit në anën tjetër dështuan tërësisht edhe në këtë pjesë të ndeshjes, duke pranuar rezultatin përfundimtar 4-0.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Allianz Arena.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:05 am

    Hiddink lavdëron Ivanovic dhe Essien

    Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer me dy golat e shënuar nga Branislav Ivanovic gjatë fitores së mbrëmshme prej 3-1 ndaj Liveproolit në Anfield.
    Ivanovic shënoi me kokë dy gola që rikthyen rezultatin në favor të Chelseat, pasi Torres më herët kishte shënuar për avantazhin e Liverpoolit.

    “Ai është një djalosh shumë i vendosur dhe kur nënshkruani me Chelsean dhe nuk luani shpesh, nuk është lehtë. Por ai ka vazhduar të stërvitet shumë mirë dhe, edhe pse nuk ishte në pozicionin e tij natyral, ai e ka bërë shumë mirë punën e mbrojtësit të djathtë.

    Hiddink po ashtu ka lavdëruar edhe lojën e Michael Essien, për të cilin thotë se ka qenë çelësi i fitores.

    “Ne punuam shumë për të ndaluar armët e tyre, Gerrard dhe Torres, dhe trekëndëshin të cilin ata e shfrytëzuan me Arbeloan. Michael ishte çelësi në mesfushë ai nuk e ndiqte vetëm Gerrard gjithkund, por ishte në gjendje të jetë pikë fillestare e shumë sulmeve tona”, ka shtuar holandezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:05 am

    Ronaldinho: Nuk jam i kënaqur

    Mesfushori i Milanit, Ronaldinho, thotë se ai mund t’iu bëjë ballë kritikave të tij pas një sezoni të parë të paqëndrueshëm në Itali, por megjithatë shton se nuk është i kënaqur me situatën në të cilën ndodhet.
    “Kritikat nuk më shqetësojnë, nuk i dëgjoj fjalët, pasi kam qenë i lënduar. Jam përgjegjës në fushë dhe jam i sigurt se mund të jap kontributin tim”, ka thënë braziliani.

    “Nuk më pëlqen të qëndroj në stol, por jam një profesionist dhe e pranoj vendimin e Carlo Ancelottit. Sidoqoftë, nuk mund të them se jam i kënaqur. Edhe nëse nuk luaj për shkak të formës”, ka shtuar ish-lojtari më i mirë në botë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:05 am

    Benitez: Liverpool kurrë nuk e kontrolloi Chelsean

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se ekipi i tij kurrë nuk arriti të ketë kontrollin e ndeshjes ndaj Chelseat, pavarësisht shënimit të golit të parë.
    Pas golit të hershëm të Torres, të kuqtë u liruan shpejt dhe lejuan që Chelsea të dominojë më tej ndeshjen, e cila përfundoi 3-1 në të mirë të bluve.

    “Ne shënuam të parët, por pastaj kurrë nuk ishim në kontroll të topit. Pësuam një barazim të keq. Nuk ishte për shkak të mbulimit, por sepse lojtarët bënë gabim duke iu lejuar njerëzve shumë hapësirë dhe kohë”, ka thënë Benitez.

    “Për golin e parë të tyre ishin tre lojtarë afër shënuesit dhe nuk arritën ta ndalojnë. Dhe një gjë e ngjashme ndodhi për të dytën herë. Ne kemi bërë gabime në momentet vendimtare”.

    “Tash kemi një ndeshje kthimi shumë të vështirë. Duhet të shënojmë tre herë dhe do të jetë shumë vështirë. Por duhet të besojmë se mund t’ia dalim. Kemi shënuar katër gola në Manchester, andaj e dimë se kemi kapacitet për këtë”, ka shtuar me vendosmëri spanjolli.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:05 am

    Ferguson: Mbrojtja e ka humbur përqendrimin

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se mbrojtja e Djajve të Kuq e ka humbur përqendrimin në ndeshjet e fundit.
    United pësoi dy humbje radhazi (kundër Liverpoolit dhe Fulhamit), shënoi një fitore të vështirë ndaj Aston Villas në minutat e fundit të ndeshjes, dhe barazoi ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

    Trajneri Sir Alex Ferguson ka filluar të shqetësohet seriozisht, dhe mendon se faji kryesor është tek mbrojtja.

    “Luanim shumë mirë kur nuk pranonim gola, pasi kishim një rekord në mbrojtje. Njëherë sapo pranuam gol kundër Blackburnit, beteja për të vazhduar rekordin humbi. Që atëherë kemi pësuar vërtetë gola të pakëndshëm”, ka thënë Ferguson.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:06 am

    Ancelotti i thotë po Chelseat?

    Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, raportohet se i ka thënë Chelseat se është i gatshëm të marrë detyrën te Guus Hiddink që nga sezoni i ardhshëm.
    Tabloidi britanik The Sun shkruan se trajneri i Milanit i ka premtuar Roman Abramovich se do të bashkohet me klubin gjatë verës.

    Ancelotti ishte caku kryesor i pronarit të Chelseat për të zëvendësuar të shkarkuarin Phelipe Scolari, por ishte e pamundur që ai të largohet nga Milani në mes të sezonit.

    Sidoqoftë, burime nga klubi italian kanë dhënë shenja se një marrëveshje është arritur me klubin anglez, e cila do ta shohë Ancelottin si trajnerin e ri.

    Kontrata raportohet të jetë tre vjeçare dhe e vlefshme 5.8 milionë funte në sezon dhe duhet të nënshkruhet në qershor.

    Për trajnerin 52-vjeçar italian, i interesuar është edhe kampioni i Spanjës, Real Madrid.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:06 am

    Edhe Sunderland shpreson t’ia dalë përballë Manchesterit

    Menaxheri i Sunderlandit, Ricky Sbragia, duket se është shumë i inspiruar nga loja e Portos, derisa ekipi i tij përgatitet të përballet me Manchester United këtë vikend.
    “Porto i befasoi. Ata sulmuan që në fillim të ndeshjes, shënuan gol dhe krijuan një sërë rastesh dhe e bënë ndeshjen shumë interesante”, ka thënë Sbragia.

    “Ata luajtën shumë mirë kundër Manchesterit, por mendoj se sa më shumë kalonte ndeshja, Manchesteri kontrollonte më shumë. Ata shënuan për 2-1, që për mua duhej të ishte kështu. Por Porto u rikthye dhe shënoi sërish më vonë” ka shtuar trajneri skocez.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:06 am

    Buffon: Skudeto për Juventusin ka marrë fund

    Gianlugi Buffon mendon se gjasat e Juventusit për të fituar titullin në kampionatin italian kanë marrë fund me barazimin 3-3 ndaj Chievos.
    “Barazimi që luajtëm me Chievon duket se do të jetë vendimtar për garën e skudetos, pasi Interi tashmë është shumë në avantazh pas fitores në Udinese”, thotë Buffon.

    “Për ne, skudetoja tash është shumë e komplikuar. Sigurisht, ne do të vazhdojmë të luajmë deri në fund, por nuk do të jetë lehtë që Interi të dështojë”, shton njëshi i Italisë.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:06 am

    NBA: Cavaliers vazhdojnë shkëlqimin në fushë vendore

    LeBron James ka shënuar 21 pikë në vetëm tre çereke lojë, derisa Cleveland Cavaliers shënuan fitoren e 38-të të sezonit si vendas, duke mposhtur ekipin e Washington Wizards me rezultat 98-86.
    Fitorja është e 63-ta kundrejt 15 humbjeve në NBA këtë sezon, ndërsa e 38-ta në ndeshjet si vendas, ku kanë vetëm një ndeshje të humbur.

    Mo Williams kontribuoi me 14 pikë dhe Zydrunas Ilgauskas arriti më së shumti kërcime në ndeshje, 13 sosh. Nick Young udhëhoqi tek Wizards me 16 pikë.

    Nëse Cleveland i fiton dy ndeshjet e radhës në shtëpi, kundër Bostonit të dielën dhe Philadelphias të mërkurën e ardhshme, Cavaliers-at do ta përfundojnë sezonin me raport 40 fitore - 1 humbje në ndeshjet si vendas, duke u barazuar me rekordin më të mirë të të gjitha kohërave të vendosur nga Bostoni në sezonin 1985-1986.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:06 am

    Cech: Chelsea mund të kishte shënuar më shumë

    Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka fituar shumë vetëbesim pas fitores së mbrëmshme ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, dhe beson se bashkëlojtarët e tij mund të kishin shënuar edhe më shumë gola.
    “Ende jemi në gjysmë të rrugës për kualifikim në gjysmëfinale, por rezultati 3-1 është një avantazh i shkëlqyeshëm dhe është një rezultat shumë i favorshëm për ne”, ka thënë Cech.

    “Patëm një fillim të tmerrshëm dhe pësuam, që ishte gjëja e fundit që dëshironim. Por treguam një reagim të duhur dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë”, ka shtuar portieri çek pas ndeshjes së mbrëmshme.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:07 am

    Zidane: Florentido do t’ia rikthejë lavdinë Realit

    Ish-legjenda e Real Madridit dhe e futbollit francez, Zinedine Zidane, thotë se Florentino Perez do të mund të sjellë një atmosferë të shkëlqyer në Bernabeu nëse rimerr pozitën e presidentit të kampionit spanjoll.
    Perez përmendet si favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale në Real Madrid, të cilat do të organizohen këtë verë, ndërsa Zidane beson se Perez do të sjellë diçka të veçantë në klub.

    “Florentino Perez do t’i sjellë diçka të veçantë klubit nëse bëhet pjesë e zgjedhjeve presidenciale në Real. Madridit i duhet një president karizmatik, një personalitet i cili dëshiron ta rikthejë klubin në krye”, ka thënë Zidane.

    Zidane po ashtu ka pranuar se ka një raport të afërt me Perez dhe se mund të rikthehet në Real si pjesë e stafit drejtues të tij.

    “Florentino është njeriu i cili bëri që unë të vij në Real Madrid dhe unë jam shumë falënderues. Nëse kam mundësi të punoj me të, sigurisht se do ta pranoj ofertën e tij”, ka shtuar francezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:07 am

    Henry: Ende nuk jemi në gjysmëfinale

    Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, mendon se katalanasit janë me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por kanë edhe një punë të vështirë në Gjermani.
    Barcelona shkatërroi Bayern Munichun duke e mposhtur me rezutlta 4-0 në Camp Nou, derisa ndeshja e kthimit çerekfinale zhvillohet të martën që vjen në Allianz Arena.

    “Për momentin ndjehem vërtet mirë, ekipi luan mirë për momentin. Kemi bërë një hap të madh për kualifikim në gjysmëfinale, por nuk mund të them se tashmë jemi atje”, ka thënë Henry.

    “Ende mbaj mend përballjen mes Milanit dhe Deportivos, ishte 4-1 për rosonerët në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit Deportivo fitoi me rezultat 4-0. Andaj ne duhet të udhëtojmë në Gjermani si profesionistë dhe ta fitojnë edhe atë ndeshje”, shton francezi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:07 am

    United i bashkohet Cityt në garën për Buffon

    Mediat italiane shkruajnë se Manchester United është i gatshëm t’i bashkohet rivalit të qytetit, Manchester Cityt, në garën për të marrë shërbimet e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.
    Buffon është pjesë e rëndësishme e biankonerëve, por drejtuesit e klubit mund ta shesin atë nëse do të kishin ndonjë ofertë të lartë për të.

    Sipas Tuttosport, City tashmë nuk është i vetmi klubi i interesuar për Buffon, pasi edhe Sir Alex Ferguson dëshiron ta shohë portierin italian në klubin e tij.

    Juventusi mund të gëzohet më shumë për këtë, pasi konkurrenca mes dy klubeve sigurisht se do të bëjë një oferta të rritet.

    Krahas dy klubeve anglez, më herët u spekulua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim për italianin.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:07 am

    Cana: Duam finalen e Kupës UEFA

    Kapiteni i Olimpique Marseille, Lorik Cana, në prag të takimit të sotëm çerekfinale të Kupës UEFA përballë Shakhtar Donetsk, ka thënë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ekipin e francez që synim kryesor e ka finalen e kësaj gare evropiane.
    “Kur kemi hyrë në këtë garë, qëllimi ynë ka qenë të arrijmë në finale. Kemi arritur t’i mposhtim dy kundërshtarë të fuqishëm në dy rundet e mëhershme. Tash kemi sfida edhe më të vështira nga fundi”, ka thënë mesfushori kuq e zi para gazetarëve.

    Cana e ka vlerësuar ekipin ukrainas edhe si një ekip me ‘burime të mëdha financiare’, me ‘përvojë të gjatë në Evropë’ dhe që ka në gjirin e saj shumë lojtarë të mirë.

    “Ne nuk kemi ardhur këtu për të mbrojtur”, ka paralajmëruar Cana kundërshtarët. “E dimë sa e rëndësishme është për ta të fitojnë në shtëpi, sepse do ta kenë më vështirë këtë ta bëjnë në Velodrome. Por ne do luajmë ashtu siç dimë të luajmë”, ka shtuar Cana.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:07 am

    Laporta: Rijkaard i përkryer për Milanin

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se Frank Rijkaard do të ishte një trajner ideal për Milanin.
    Holandezi disa herë është lidhur me pozitën trajnerit të Milanit, me Carlo Ancelottin që spekulohet se mund të largohet në fund të sezonit.

    “Ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe pa problem do të kishte sukses në ndonjë klub dhe për më shumë në Milan, pjesë e të cilit ka qenë edhe më herët”, thotë Laporta.

    “Vendimi për të mos vazhduar në Barcelona ka qenë më i vështiri gjatë periudhës sa kam drejtuar klubin. Kam shpërthyer në lot kur i thamë njëri-tjetrit lamtumirë”, shton presidenti i klubit katalanas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    Marseille humbet në fushë të Shakhtarit

    Ekipi i mesfushorit kosovar, Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës UEFA në fushë të Shakhtar Donetsk.
    Ukrainasit shënuan nga një gol në secilën pjesë, për t’u siguruar se do të udhëtojnë më të qetë në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në Velodrome.

    Golin e parë për Shakhtar Donetsk e shënoi mbrojtësi çek Tomas Hubschman, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë (39’), derisa rezultatin e vulosi mesfushori brazilian Jadson pas 20 minutash lojë në pjesën e dytë (65’).

    Në radhë janë edhe tre ndeshje tjera çerekfinale të kupës UEFA, ku në takimet e para Hamburgu pret ekipin anglez Manchester City, Paris Saint Germain pret Dinamo Kievin, dhe takimi tjetër interesant ku ekipi i vetëm italian në garat evropiane, Udinese, udhëton tek ekipi gjerman Werder Bremen.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    Beckenbauer: Barcelona na dha leksion

    Franz Beckenbauer thotë se Barcelona e kishte mësuar Bayern Munichun se si luhet futbolli, në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
    Duke folur pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës, Beckhenbauer ka qenë plotësisht i sinqertë duke pranuar se ishte i ‘turpëruar’.

    “Për të parën herë kam parë një futbollin më të keq në historinë e klubit. Ishte po thuajse poshtërim. Barcelona na dha leksion në futboll”, ka thënë Beckenbauer.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    Kupa UEFA: Werder dhe Hamburg fitojnë me rezultat të njëjtë

    Pas turpërimit të djeshëm të Bayernit, dy ekipet tjera gjermane që garojnë në Evropë, Hamburgu dhe Werder Bremeni, ia kanë zbardhur fytyrën Bundesligës, duke shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, respektivisht Udineses.
    Diego i jep fitoren Werderit

    Diego ka shënuar dy gola, nga një në secilën pjesë (34’ dhe 67’), ndërsa një tjetër Hugo Almeida (69’), për të ndihmuar Werderin të shënojë fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës UEFA përballë ekipit të vetëm italian në garat evropiane, Udineses.


    Lojtarët e Bremenit duke festuar golin e tretë. Foto: Reuters

    Të vetmin gol për italianët e shënoi Fabio Quagliarella në minutën e 87-të të ndeshjes, që mund të jetë një pikë shprese për Udinesen për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të enjten e ardhshme.

    Hamburg rikthen rezultatin përballë Cityt

    Ekipi tjetër gjerman në Kupën UEFA, Hamburgu, po ashtu ka shënuar fitore me të njëjtin rezultat, 3-1, duke mposhtur në fushë vendore Manchester Cityn.

    Mysafirët anglezë kaluan të parët në epërsi, pas vetëm 35 sekondash, kur një top i gjatë i Robinhos gjeti Stephen Ireland.


    Robinho i mbuluar nga lojtarët e Hamburgut. Foto: AP

    Por gjermanët rikthyen rezultatin, së pari duke barazuar në minutën e nëntë me anë të Trochowski, dhe pastaj për të shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesë të dytë. Autori i golit të parë, Trochowki shënoi edhe golin e parë të avantazhit për gjermanit, kësaj here nga penaltia (63’), ndërsa rezultatin e vulosi Guerrero, 11 minuta para fundit të ndeshjes.

    Francezët dështojnë përballë ukrainasve

    Ekipet franceze në anën tjetër, Olimpique Marseille dhe Paris Saint Germain, kanë dështuar përballë atyre ukrainase, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Kiev.


    Lorik Cana në duel me Tomas Hubschman. Foto AP

    Marseille i Lorik Canës ka humbur me rezultat 2-0 në fushë të Shakhtar Donetsk, derisa PSG ka nxjerrë barazim pa gola në fushë të vet përballë Dinamos së Kievit.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    NBA: Bryant shënon 33 pikë në fitoren e Lakers

    Kobe Bryant ka shënuar 33 pikë në fitoren e Los Angeles Lakers me rezultat 116-102 ndaj rivalit të Konferencës Perëndimore, Denver Nuggets.
    Për Los Angeles Lakers nga lëndimi u rikthye edhe Andrew Bynum, që ndihmoi ekipin të shënojë fitoren e 63-të të sezonit. Bynum luajti 31 minuta dhe shënoi 16 pikë dhe shtatë kërcime.

    Pau Gasol ndihmoi me 27 pikë dhe 19 kërcime për Lakers, derisa Carmelo Anthony udhëhoqi tek Nuggets me 23 pikë.

    Denver qëndron në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, menjëherë prapa Lakers, që garojnë me liderin e Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers, për numrin më të madh të fitoreve në NBA.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    Gerrard jo i sigurt për ndeshjen përballë Blackburnit

    Liverpool është duke u përballur me lajme jo të mira sa i takon formës së kapitenit të ekipit, Steven Gerrard, i cili raportohet se ka pësuar një lëndim të ri.
    Daily Mail shkruan se Rafa Benitez është duke u përballur sot me një vendim kritik rreth gjendjes së Gerrard, derisa sezoni i Liverpooli është në momentet më vendimtare.

    Testet kanë treguar se Gerrard kishte pësuar edhe një tendosje tjetër të ijëve gjatë humbjes 3-1 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

    Pas rihapjes së garës për titullin e Ligës Premier, spanjolli duhet të vendosë nëse do të rrezikojë me Gerrard në ndeshjen e nesërme kundër Blackburnit, ose do ta pushojë atë deri në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    Bayerni kërkon Arsene Wengerin

    Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, planifikon të bëjë një ofertë për menaxherin e Arsenalin, Arsene Wenger.
    Daily Mail ka shkruar se Bayerni përgatitet t’i ofrojë francezit marrëveshje të vlefshme 5 milionë funte në vit me mundësinë që ai të rekrutojë lojtarë francez dhe afrikan, në mënyrë të njëjtë siç vepron edhe në Arsenal.

    Ai po ashtu do të mund të përkrahet edhe me para kesh për të financuar kontratat dhe nënshkrimet e emrave të mëdhenj.

    Wengeri është njohur për besnikërinë e tij ndaj klubit, pasi më herët ka refuzuar edhe oferta të Real Madridit dhe Barcelonës.

    Ai është ende nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2011 dhe së fundi ka bërë të ditur se do të përgatitet për vazhdimin e kontratës.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Fri Apr 10, 2009 4:08 am

    Giovinco: Ndeshjet e këtij vikendi duhet të shtyhen

    Ylli i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se ndeshjen e këtij vikendi në Serie A duhet të shtyhen si shenjë respekti për viktimat e tërmetit në Itali.
    “Mendoj se nuk duhet të luajmë. Të jem i sinqert është hera e parë që diçka e tillë më ndodh. Vendimi për të luajtur vjen nga njerëz mbi ne dhe nuk mund të them nëse është vendim i duhur apo jo”, ka thënë Giovinco.

    “Nëse shënoj, nuk do të festoj, por do t’ua dedikoj golin të gjithë viktimave dhe familjarëve të tyre”, ka shtuar italiani.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:33 am

    Ireland: City nuk u treguam të guximshëm në Hamburg

    Mesfushori i Manchester Cityt, Stephen Ireland, thotë se ata nuk ishin treguar të guximshëm, duke lejuar të mposhten me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale të Kupës UEFA në udhëtim tek Hamburgu.

    “Ne nuk arritëm ta mbajmë. Bëmë një fillim të shkëlqyeshëm dhe nuk u mbrojtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer, por kemi edhe një ndeshje tjetër rikthimi që na favorizon si vendas”, ka thënë Ireland, i cili ishte autori i golit të vetëm për Cityn.

    “Mendoj se mund t’ua bëjmë të njëjtën gjë atyre. Ata krijuan më shumë raste dhe na vendosën nën presion më të madh. Nuk ishim shumë të guximshëm në ndeshjen e mbrëmshme”, ka shtuar Ireland.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:34 am

    Ribery i mahnitur me Barcelonën
    Mesfushori i Bayern Munichut, Frank Ribery, është i mahnitur nga loja e bukur Barcelonës, por shton se për të ardhmen e tij do të vendosë më vonë.

    Katalanasit shkatërruan Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampinëve, duke e mposhtur me rezultat 4-0 në Camp Nou.

    “Loja e tyre ishte shumë bukur për t’u parë. Lojtarët argëtoheshin atje. Ata ishin thjesht shumë më fuqishëm për ne. Për pjesën time të lojës, absolutisht nuk ishte kënaqësi të luaj”, ka thënë Ribery.

    “Pas ndeshjes i thash Thierry Henry se tash shumë më mirë kuptova nga ajo që më thoshte ai vazhdimisht, për futbollin që luhet dhe për atmosferën”, ka shtuar francezi.

    Ribery vazhdimisht është lidhur me një kalim në kampionatin spanjoll, ku raportohet se do të ketë një luftë të ashpër në mes dy rivalëve kryesor, Barcelonës dhe Real Madridit, për të marrë shërbimet e tij.

    “Sa i takon të ardhmen time, do të shohim më vonë...”, ka qenë përgjigja e mesfushorit rreth kësaj çështje.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:34 am

    Wenger paralajmëron: Liverpooli mund të rikthehet

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Liverpooli është ende në garë me Chelsean për të siguruar vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Wenger ka thënë se askush nuk do të duhej ta fshijë nga gjasat Liverpoolin, edhe pse u mposht në Anfield nga Chelsea me rezultat 3-1.

    “Arsenal – Villarreal dhe Manchester United – Porto ende duhet të vendosen. Barcelona duhet tërësisht e sigurt, dhe Chelsea është në një pozitë të fuqishme”, ka thënë Wenger.

    “Por edhe kjo ndeshje ende pritet të vendoset, pasi Liverpooli mund të përgjigjet dhe të jetë i fuqishëm në udhëtim. Gjithkund ku luani duhet të jeni 100%. Nëse jepni vetëm pak nga forma e juaj ndëshkoheni”, ka shtuar francezi.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:34 am

    Berlusconi kërkon dyshen braziliane Neymar, Keirrison

    Milani është i gatshëm të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm, duke sjellë në radhët e veta dyshen braziliane Neymar dhe Keirrison.

    Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i vendosur t’i bëjë për veti fansat e rosonerëve me një marrëveshje të ngjashme me atë që solli ish-sulmuesin e Internacional, Alexandre Pato, në San Siro.

    Sulmuesi 17-vjeçar i Santos, Neymar, i vlerësuar rreth 25 milionë funte, është caku kryesor i Berlusconit, ndërsa edhe mesfushori me tipare sulmuese i Palmeiras, Keirrison, po ashtu është duke u marrë në konsideratë.

    Nga Evropa, sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, është një sulmues tjetër si opsion për ekipin italian.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:34 am

    Diarra: Nga Wengeri nuk mësova asgjë

    Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, e ka sulmuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, dhe thotë se nuk ka mësuar asgjë nga strategu francez.

    Diarra kaloi nga Chelsea në radhët e Arsenalit në vitin 2007 me qëllim që të fitojë një minutash më të madh, por nën drejtimin e Wengerit ai luajti dy herë më pak ndeshje se në Chelsea dhe i pakënaqur u largua në fund të sezonit në drejtim të Portsmouthit.

    Pas një viti të kaluar atje dhe paraqitjeve të mira, në afatin e fundit kalimtar u transferua në Santiago Bernabeu, ku tash është një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekipit të Juande Ramos.

    “Çfarë kam mësuar nga Wenger? Asgjë! Nga Wenger nuk kam mësuar asgjë. Ai më mësoi vetëm të dyshoi në gjithçka. Kam një ndjenjë sikur kurrë nuk kam luajtur në Arsenal”, ka thënë Diarra.

    “Nëse nuk ma rikujtonit do të harroja. Është diçka e fshirë nga kujtesa ime. Kam luajtur vetëm 15 ndeshje dhe raporti me Wenger nuk ishte i mirë. E respektoj mënyrën e tij të stërvitjes, por më shumë kam mësuar nga Mourinho”.

    “Mourinho më ka mësuar si të luftoj. Kam folur me të duke e shikuar në sy. Nëse kishte probleme, i diskutonim. Wenger kurrë nuk ka folur me mua, deri në momentin kur i thash se do të largohem. Ai fliste me tjerët, por jo edhe me mua”, ka shtuar Diarra.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:35 am

    Perez dëshiron të shesë Robbenin

    Anësori holandez i Real Madridit, Arjen Robben, duket se do ta ketë të vështirë qëndrimin e tij tek në Bernabeu.

    Siç shkruan Marca, nëse Florentino Perez i fiton zgjedhjet për president të Real Madridit, menjëherë do të kërkojë të shesë ish-mesfushorin e Chelseat.

    Sipas sportives spanjolle Perez ka shumë dyshime rreth formës së holandezit dhe nuk dëshiron ta përfshijë atë në planet e tij afatgjata.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:35 am

    Bayern Munich dëshiron Cannavaron

    Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është duke kërkuar mbrojtësin e Real Madridit, Fabio Cannavaro.

    Veterani italian është pa kontratë që nga qershori i këtij viti dhe ka tërhequr vëmendje e dy klubeve angleze Manchester City dhe Tottenham.

    AS shkruan se Bayerni ka vënë kontakte me agjentin e Cannavaros, Gaetano Fedele, që nga shkurti duke shfaqur interesimin e vet.

    Dështimi i fundit në Ligën e Kampionëve e ka nxitur Bayernin të marrë kapa të shpejtë në freskimin e ekipit dhe Cannavaro mund të jetë një opsion për forcimin e mbrojtjes së ekipit bavarez.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:35 am

    Alarmohen Juve dhe Barca për shitjen e Silvas

    Zëvendëspresidenti i Valencias, Fernando Gomez, i ka deklaruar gazetës italiane “Sport Studio” se Los Che kërkojnë 25 milionë euro për mesfushorin e shumëkërkuar, David Silva, lajm i cili do t’i çojë në këmbë disa ‘superfuqi’ evropiane.

    Juventusi dhe Barcelona qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar, ndërsa ky lajm do t’i detyrojë ata të veprojnë shpejtë me ofertat e tyre për ta joshur anësorin spanjoll.

    Ata do t’i kenë konkurrencë edhe Real Madridin, Liverpoolin dhe Interin, të cilët po ashtu janë të interesuar për shërbimet e Silvas.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:36 am

    Totti luan në derbi

    Lazio dhe Roma këtë të diel do të përballen në derbin e 132-të, ‘Derby della Capitale’, në stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian.

    Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka deklaruar se simboli i klubit, Francesco Totti, do të jetë në fushë të dielën në këtë ndeshje të madhe dhe shumë të rëndësishme për Gaillorossët, të cilët e dëshirojnë një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

    “Totti definitivisht do të luajë. E them këtë sepse kam biseduar me të dhe e kam parë në stërvitje. Ai i ka kaluar mirë fazat stërvitore dhe gjithçka jepte shenja pozitive që ai të jetë në fushë”.

    “Ai është gjithmonë i gatshëm që të sakrifikohet në ndeshje të kësaj rëndësie dhe për këtë arsye, e di se ai do të luajë këtë fundjavë”, ka thënë Spalletti për “Roma Channel”.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:36 am

    Wenger: United është në garë për pesë trofe

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Manchester Unitedi ende është në garë për t’i fituar pesë tituj këtë sezon, pavarësisht barazimit 2-2 kundër Portos në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Old Trafford.

    “Nuk është një mision i pamundur, sepse Unitedi ka aq shumë kualitet për të shkuar te Porto dhe thjeshtë të shënojë fitore”.

    “Ata janë të vetëdijshëm se do ta kenë shumë të vështirë atje, sepse Porto ka një kulturë që vazhdimisht të Luajë në Ligën e Kampionëve, mirëpo për Manchester Unitedin, asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Wenger.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:36 am

    Hiddink konfirmon largimin, Ancelottit i ofrohet kontratë

    Sipas tabloidit britanik, "The Sun", trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, është shumë afër marrjes së postit të trajnerit te Chelsea në fund të këtij sezoni, pasi që Guus Hiddink ka konfirmuar largimin e tij nga Blutë.

    “Unë kam një kontratë formale me Rusinë dhe për mua është shumë me rëndësi që ta mbaj fjalën. Standardet morale në biznesin tonë nganjëherë shkojnë poshtë e lartë, mirëpo unë dëshiroj që përkushtimin tim ta dërgoj deri në fund”, ka thënë Hiddink.

    Ndërkohë, në Itali spekulohet se Ancelottit i është ofruar një kontratë nga Blutë, që mban vlerën 5.5 milionë euro në sezon (neto), plus 1.1 milion për secilën trofe që do ta sjellë në Stamford Bridge.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:36 am

    Interi i jep fund kontratës së Adrianos

    Interi po përgatit përfundimin e marrëdhënieve me sulmuesin Adriano, të cilit do t’ia shfuqizojë kontratën në fund të sezonit.

    “Il Corriere Dello Sport” njofton se Nerazzurët dëshirojnë t’i japin fund bashkëpunimit me brazilianin, i cili ka thyer shumë rregulla disiplinore të klubit italian.

    I njëjti burim pohon, se Interi do t’i japë fund kontratës së Adrianos në maj, ndërsa përveç kësaj mësohet se zikaltrit do t’ia kufizojnë brazilianit mundësinë për të luajtur, dhe se atij do t’i lejohet të luajë vetëm për ndonjë skuadër braziliane.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:36 am

    Nuk ka kontratë të re për Fabregas

    Topçinjtë janë të bindur se do t’u rezistojnë ofertave të Real Madridit dhe Barcelonës për kapitenin, Cesc Fabregas.

    Mesfushorit spanjoll i mbesin edhe pesë vite në kontratën e tij, mirëpo paratë e mëdha të cilat mund t’i fitojë Arsenali me shitjen e tij, si edhe paga e lartë të cilën mund ta marrë Cesc në një skuadër tjetër, gjithmonë do ta vënë në dyshim qëndrimin e tij te Topçinjtë, ngjashëm sikurse ndodhi me Thierry Henryn.

    “The Times” njofton se drejtuesit e Arsenalit janë të bindur se do ta mbajnë Fabregasin në Emirates, prandaj ata nuk planifikojnë që t’i ofrojnë atij kontratë të re dhe më të avancuar.
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by FooSe Sat Apr 11, 2009 5:37 am

    Gigli: Napoli nuk e shet Hamsikun

    Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik, mirëpo ka bërë të ditur se napolitanët nuk e shesin mesfushorin e tyre.

    “Gjithmonë e kam respektuar Aurelio De Laurentiis (presidenti i Napolit) dhe do të vazhdoj ta respektoj”.

    “Nuk është fshehësi që ne e pëlqejmë Hamsikun, mirëpo nëse Napoli nuk e shet atë, atëherë ne e respektojmë vendimin e tyre. Nuk dëshiroj të them asgjë më shumë në lidhje me këtë, sepse mund të keqinterpretohem nga mediat”, ka thënë Gigli për “Il Roma”.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:01 pm

    Liverpooli mban Manchesterin nën presion

    Të kuqtë e Liverpoolit janë rikthyer nga humbja e të mërkurës kundër Chelseat, për të shënuar edhe një fitore të thellë me rezultat 4-0 në Anfield, kësaj here ndaj Blackburnit, për të marrë edhe kreun e tabelës së Premierligës.
    Dy golat e parë për ekipin e Rafa Benitez i shënoi Fernando Torres, të dyja në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa nga një gol tjetër shënuan Daniel Agger dhe Davide N’Gog, të dy në pjesën e dytë.

    Të kuqtë hapën rezultatin pas pesë minutash lojë, kur Torres pranoi një top të gjatë nga Jamie Carragher, e kontrolloi atë me gjoks dhe pas një rrotullimi dërgoi topin në rrjetë.

    Edhe goli i dytë u shënua nga spanjolli, i cili kësaj here dërgoi topin në rrjetë me kokë, pas një harkimi nga gjuajtja e lirë.

    Edhe pse me dy gola epërsi, Liverpooli nuk ndaloi së sulmuari dhe shënoi edhe gola të tjerë në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Së pari Agger goditi nga largësia për të shënuar një gol spektakolar në minutën e 83-të të ndeshjes, ndërsa në minutën e fundit të lojës, Lucas asistoi shumë bukur me kokë për N’Gog, i cili vulosi rezultatin po me gol të shënuar me kokë.

    Kapiteni Steven Gerrard, i cili ishte në dyshim për ndeshjen e sotme, u mbajt në stol nga trajneri Benitez, duke e ruajtur për ndeshjen e radhës të Liverpoolit, sfidën kthyese të Ligës së Kampionëve përballë Chelseat.

    Liverpooli me tre pikët e reja merr kreun e tabelës, me 70 pikë, dy më shumë se Manchesteri, që më vonë mund ta rimarrë kreun, nëse shënon fitore në udhëtim tek Sunderlandi.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:02 pm

    Lazio ekipi më i mirë romak

    Edhe një dridhje në Itali, kësaj here në stadiumin Olimpico, ku Lazio ka dalë të jetë fituesi i derbit romak, pasi mposhti Romën në një ndeshje mjaft emocionuese, që solli plot gjashtë gola, 4-2, dhe tre kartonë të kuq.
    Pjesa e parë

    Vetëm në dhjetë minutat e para të ndeshjes u shënuan tre gola. Sulmuesi maqedonas Goran Pandev ishte ai i cili shënoi i pari për Lazion që në minutën e dytë të ndeshjes duke bërë të gjëmojë stadiumin Olimpiko.

    Nuk kaluar as edhe dy minuta lojë dhe argjentinasi Mauro Zarate shkaktoi një ‘tërmet’ tjetër në stadium duke shënuar një gol të mrekullueshëm për të dyfishuar epërsinë për vendasit.

    Por, shpresat u rikthyen shpejt për gialorosët, që ngushtuan rezultatin me golin e Philippe Mexes në minutën e dhjetë të ndeshjes. Roma ishte më dominuese dhe tentoi të barazoi gjatë pjesës së parë të mbetur, por nuk arriti të çajë portën e Fernando Muslera.


    Lojtarët e Lazios duke iu gëzuar golit të dytë. Foto: AP

    Pjesa e dytë

    Lazio filloi shkëlqyeshëm në sulm edhe pjesën e dytë të ndeshjes, me portierin Doni që mbrojti një tentim të Goran Pandev, por nuk arriti të mbrojë një goditje me kokë të Stephan Lichtsteiner, që doli të ishte më i larti në mesin e tre lojtarëve të Romës (58’).

    Po ky lojtar ishte meritor që Roma mbeti me dhjetë lojtarë në lojë, pasi faulimi i Panuccit ndaj tij i kushtoi me përjashtim këtij të fundit (62’).

    Roma pësoi edhe një goditje tjetër kur Mexes po ashtu u përjashtua nga loja duke lënë ekipin me nëntë lojtar, por edhe Lazio në anën tjetër mbeti me dhjetë lojtar për shkak të përjashtimit me karton të kuq edhe të Francelino Matuzalem (76’).

    Pavarësisht se me një lojtar më pak, gialorosët shënuan me anë të Daniele De Rosit për të ngushtuar rezultatin në 3-2 nëntë minuta para fundit të ndeshjes, por shumë shpejt Lazio riktheu epërsinë e dyfishtë me anë të mbrojtësit serb Aleksandar Kolarov (85’).

    Me fitoren e sotme Lazio ruan vendin e nëntë të tabelës së Serie A me 44 pikë. Roma mban pozitën e gjashtë me 49 pikë, gjashtë më pak se pozita e katërt, duke pësuar një goditje të fuqishme në shpresat për të siguruar këtë vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:02 pm

    Fitore minimale e Milanit

    Skuadra e Milanit ka shënuar fitore minimale në Stadio Bentegodi të Veronës, kundër skuadrës së Chievos, duke iu afruar Juventusit në vetëm dy pikë diferencë.
    Të vetmin gol për Rossonerët e shënoi mesfushori holandez Clarence Seedorf në pjesën e dytë të ndeshjes (53’), kur skuadra kishte mbetur pa trajnerin Carlo Ancelotti, i cili u largua nga bankina me karton të kuq (37’).

    Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, u inkuadrua në formacionin bazë të Chievos dhe luajti të gjithë ndeshjen, mirëpo nuk arriti ta dënojë portierin Dida.

    Me këtë fitore, Milani është vetëm dy pikë larg vendit të dytë, të cilin e mban Juventusi që në mbrëmje e zhvillon ndeshjen e vështirë si mysafir i Genoas.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:02 pm

    Palermo ndal Interin

    Kampionët e Italisë nuk kanë arritur më shumë se një barazim në përballjen e sotme kundër Palermos.
    Takimi i zhvilluar të dielën në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Palermos ka përfunduar me rezultat 2-2.

    Nerazzuarët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Mario Balotellit (15’) dhe Zlatan Ibrahimovicit nga pika e bardhë (39’).

    Mirëpo dy gola të shpejtë të mysafirëve në pjesën e dytë (73’ dhe 75’), bënë që zikaltrit të nxjerrin vetëm një pikë nga ky takim dhe kështu ia japin mundësinë Juventusit që me fitore eventuale kundër Genoas të afrohet në shtatë pikë diferencë dhe të ringjall shpresat për të luftuar për Scudetto.
    The End
    The End
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 2712
    Age : 31
    Vendodhja : Gjakova City
    Reputation : 34
    Pikët : 619
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by The End Sun Apr 12, 2009 5:02 pm

    Bayerni shfryn nervozën, Wolfsburgu përforcon kreun

    Pas dy dështimeve të fundit ndaj Wolfsbourgut dhe Barcelonës, kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, duket se ka rimarrë veten duke nxjerrë nervozizmin mbi Eintracht Frankfurtin, të cilin e mposhti me rezultat 4-0 të shtunën në Allianz Arena.
    Serinë e golave për bavarezët e hapi mesfushori francez Frank Riobery, i cili shënoi që në minutën e tretë të lojës, ndërsa rezultat e dyfishoi sulmuesi italian Luca Toni në minutën e 17-të. Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë Bayerni trefishoi rezultatin me golin e Lucios.

    Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger, i cili shënoi porsa filloi pjesa e dytë (48’).

    Nga ana tjetër, Wolfsburgu ka përforcuar kreun e tabelës me fitoren prej 2-1, si mysafir i Monchengladbach, duke u larguar tre pikë nga Hamburgu që të dielën e viziton Mercedes Benz Arena për t’u përballur me Stuttgartin.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:13 am