Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
egzonn
Y||!
6 posters

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:13 am

    Konfindustria: Të krijohet tregu ekonomik mbarëshqiptar

    Konfindustria, me anë të një njoftimi zyrtar ka shpreh shqetësimin e saj se vonesat në ndërtimin e politikave të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për krijimin e Tregut Mbarëkombëtar Shqiptar 7 milionësh do të ulin ndjeshëm në afatgjatë efektivitetin ekonomik të investimeve strategjike me vlerë të lartë, sikurse është rruga Durrës-Kukës dhe investimet në rrjetet energjitike të të dy vendeve.

    Konfindustria, i ka kërkuar vendimmarrjes politike në Shqipëri dhe Kosovë, që sa më shpejt të merret nisma për krijimin e një Këshilli të Përbashkët i Nivelit të Lartë, për të bërë të mundur hartimin e politikave të nevojshme për ndërtimin e Tregut Ekonomik Shqiptar të hapur dhe për vendet e tjera të rajonit, sipas përvojës së BE.

    “Konfindustria, e quan kohë të humbur me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mirëqenies së shqiptarëve, vonesat e krijimit të legjislacionit të nevojshëm për ndërtimin e Tregut Ekonomik të Hapur Mbarëshqiptar, si mundësia më e madhe për të bërë të mundur tërheqjen e investimeve të mëdha strategjike të huaja, fuqizimin ekonomik/industrial të domosdoshëm dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve”.

    Në njoftimin zyrtar të Konfindustrisë thuhet se, me keqardhje vihet re se ndërkohë që investimet në infrastrukturë rrugore, portuale dhe energjitike po ecin me hapa të shpejtë, ndërtimi i politikave për krijimin e legjislacionit të duhur për krijimin e tregut të përbashkët shqiptar është mjaft i ngadaltë.

    “Përjashtim bën sektori i energjitikes në të cilin është përparuar në mënyrë të kënaqshme në harmonizimin e sistemit energjitik të Kosovës dhe Shqipërisë me përfitim të ndjeshëm të dyanshëm”. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:13 am

    Maqedonia përballë kolapsit ekonomik, shkak mos-hyrja në NATO dhe kriza

    Kriza globale ekonomike dhe mosanëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE janë dy arsyet kryesore për mungesën e investimeve nga jashtë në ekonominë e këtij vendi.

    Eksperti i çështjeve ekonomike, Sem Vaknin thotë se Maqedonia për herë të parë gjendet para një kolapsi të ekonomik dhe financiar, prandaj qeveria duhet të ndërmarrë masa antikrizë, për ta zbutur sadopak impaktin ndaj ekonomisë dhe papunësisë në vend.

    “Maqedonisë i nevojiten edhe një sërë masash të reja antikrizë, sepse në të kundërtën shteti do të përjetojë një cunami ekonomik. Qeveria e Maqedonisë duhet të harrojë se do të vijnë investues të huaj dhe do të sjellin para në Maqedoni”, shprehet eksperti ekonomik ndërkombëtar, Sem Vaknin.

    Sipas tij, qeveria duhet të përqendrohet tek investimet vendore dhe në punësimet e reja, sepse kjo qeveri nuk ka politika punësimi, thotë Sem Vaknini.

    Në Maqedoni për çdo ditë anulohen investimet e huaja duke shfaqur mosinteresim për investime të projekteve të tyre.

    Deri tani janë shfaqur edhe të pasigurta edhe investimet e paralajmëruara të kompanisë turke për aeroportet TAV, kompania franceze për pjesë të makinave "Montipe", kompania kroate "Agrokor", ndërsa nuk ka asgjë nga ndërtimi i "Qytetit të diellit" në Vodno.

    Një dështim tjetër dhe investime të parealizuara janë edhe ato të paralajmëruara nga kompania sllovene "Iskra" dhe asaj turke "Buroteknik otomotiv".

    Pjesa më e madhe e këtyre investimeve u paralajmërua vitin e kaluar si rezultat i fushatës qeveritare "Investoni në Maqedoni", me të cilën shteti u reklamua si parajsë afariste në Evropë. Për shkak të krizës pritet që edhe investitorët tanishëm në Maqedoni, si "Lukoil", "Makstil" dhe EVN t'i pakësojnë investimet në vend.

    Duke u mbështetur të disa të dhëna që janë publikuar, Maqedonia në aspektin ekonomik për shkak të krizës botërore ekonomike ,këtë vit që sapo ka filluar duket se nuk do ta fillojë mirë. Këtë vlerësim e kanë dhënë edhe analistët dhe ekspertët ekonomik, të cilët theksojnë se vendi ynë do të përballet me anulim të investimeve të huaja në vlerë të përgjithshme prej rreth 350 milionë euro. /ina/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:13 am

    Përshpejtohet ndarja e 20-përqindëshit
    Procesin e privatizimit e ka përcjellë edhe vonesa kronike e pagesës së fondeve që u përkasin punëtorëve - 20 për qind nga vlera e aseteve të shitura. Deri më tani, nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore janë grumbulluar rreth 403 milionë euro, prej të cilave Agjencia Kosovare e Pronës ka mbledhur 18.5 milionë.


    Nga kjo shumë, punëtorëve u takojnë pak më shumë se 80 milionë euro. Mirëpo, atyre deri më tani u janë shpërndarë vetëm 18,6 milionë euro, ose diçka më shumë se një e treta e parave që u takojnë.

    Anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bahri Shabani, pohon se shpërndarja e mjeteve të 20 përqindëshit mbetet një ndër prioritetet kryesore të agjencisë.

    “Ka një përshpejtim të këtij procesi, por ky proces është paksa i komplikuar, pasi që listat, të cilat aprovohen nga bordi i AKP-së, duhet të verifikohen përmes odës së veçantë, kështu që mund të jetë një vonesë reale kur kihet parasysh se është bërë një numër i madh i listave të punëtorëve”, thotë zoti Shabani.

    Sipas përfaqësuesve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kjo agjenci ka rritur numrin e punëtorëve që do të punojnë në njësinë e 20 përqindëshit. Sipas tyre, AKP ka krijuar një njësi të veçantë, që do të merret ekskluzivisht me shqyrtimin e ankesave të punëtorëve.

    Prioritet tjetër i Agjencisë mbetet edhe nënshkrimi i kontratave dhe transferimi sa më i shpejtë i aseteve dhe pronës tek pronarët e rinj, proces ky i cili thuhet se po shkon me një ritëm shumë dinamik.

    Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit, që nga marrja e kompetencave nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, ka shpallur katër raunde të privatizimit. /rel/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:14 am

    SHBA: Niveli i papunësisë më i larti në 25 vjet

    Papupësia arriti nivelin më të lartë në 25 vjet me 9 presje 4 përqind në maj, megjithëse ritmi i shkurtimeve të vendeve të punës u ngadalësua.

    Raporti i Departamentit të Punës thotë se 345 mijë vende pune u shkurtuan muajin e kaluar, numri më i ulët që nga shtatori.

    Shifrat e reja bënë që indeksi i bursës të rritej sot ndërsa çmimet e naftës arritëm në mbi 70 dollarë për fuçi për herë të parë që nga shtatori me shpresat se shifrat më të ulta nga parashikimet tregojnë se mund të ketë kaluar periudha më e vështirë e recesionit.

    Megjithatë niveli i lartë i papunësisë sugjeron se punëdhënësit po ngurojnë të punësojnë derisa të ketë shenja të tjera se recesionit po i vjen fundi. /woa/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:14 am

    FMN do të vazhdojë ti ndihmojë vendet e goditura nga kriza financiare

    Drejtori ekzekutiv i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss Kahn sot deklaroi se institucioni financiar ndërkombëtar edhe më tej do t'u japë ndihmë të gjitha vendeve, ekonomitë e së cilave janë më së shumti të goditura për shkak të krizës ekonomike globale.

    Strauss Kahn sqaroi edhe për qëllimin e Fondit të ndërmarrë, gjatë muajve të ardhshëm, për shkak të eliminimit të krizës ekonomike, masa të ndryshme që sa më shpejtë të arrihen kushtet për stabilizimin e ekonomisë botërore dhe kthimin e ekonomisë gloable në gjendje të zhvillimit, të publikuar në Internet faqen e FMN-së.

    Ekspertët e Fondit në prill kanë potencuar se sivjet, në ekonominë globale mund të pritet rritje e parë negative pas përfundimit të Luftës së dytë botërore.

    Fondi, duke e pasur parasysh intenzitetin dhe kohëzgjatjen e krizës ekonomike, "do t'i përforcojë masat për vendosjen e sistemit të mbrojtjes globale financiare, do t'i zmadhojë mjetet për miratimin e huave stabilizuese në kushte të volitshme, do t'u japë kredi të lira vendeve me të ardhura të ulëta devizore dhe do ta përforcojë ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të programeve ekonomike të kontraktuara me FMN-në", deklaroi Strauss Kahn.

    Ai si masë pozitive e vlerësoi pajtueshmërinë e arritur paraprakisht, që Fondi ta ndajë limitin për miratimin e huave të volitshme për vendet të cilat kanë të ardhura të ulëta.

    Gjatë javës së ardhshme Këshilli ekzekutiv i FMN-së duhet ta shqyrtojë mundësinë për kreditim plotësues të shteteve-anëtare me të ardhura të ulëta.

    FMN-ja nga vjeshta e kaluar u ka miratuar hua një grupi prej njëzet vendeve të rrezikuara me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 180 miliardë dollarëve, por llogaritet se ato kredi, për shkak zgjatjes së vazhduar të periudhës së krizës, në fund do të jenë shumë më të mëdha. /mia/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:14 am

    BEG, gati të investojë në Hidrocentralin e Zhurit

    Vetëm dy ditë pas prezantimit të projektit nga ana e qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e hidrocentrali të Zhurit, që pritet të kushtojë rreth 300 milionë euro, kanë ardhur investitorët italianë nga kompania BEG,- BECCHETTI ENERGY GROUP, të cilët janë duke ndërtuar një hidrocentral në Shqipëri në vlerë prej 250 milionë euro.

    Investitorët italianë gjatë të shtunës janë takuar me ministren e Energjetikës dhe Minierave, Justina Pula, ndërsa gjatë pasdites kanë vizituar edhe vendin ku parashihet të ndërtohet hidrocentrali.

    “ Investitorët u ndan mjaft të kënaqur nga vizita. Pamë gjithashtu edhe vendin nga afër. Ka disa probleme me sasinë e ujit dhe rregullatorin, por besojmë se do të tejkalohen”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë së Shqipërisë, i cili shoqërori në këtë vizitë delegacionin e investitorëve italianë.

    Hidrocentrali i Zhurit pritet të kushtojë rreth 300 milionë euro ndërsa pritet të prodhojë rreth 300 megavat orë energji elektrike. Punimet pritet të zgjasin 5 vjet. Ndërsa procedura e përzgjedhjes së investitorit pritet të bëhet përmes tenderit të hapur. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:15 am

    Nafta drejt 100 USD/fuçi

    Çmimi i naftës mund të arrijë shumë shpejt 100 dollarë për fuçi.

    Parashikimin e bëjnë ekspertët amerikanë të fushës, duke e lidhur me faktin e krijimit të likuiditeteve monetare, të cilat në fakt nuk ekzistojnë, por që japin presione te lëndët e para.

    Sipas tyre, problemi i vërtetë qëndron në faktin se ekonomia botërore nuk është ende gati të përballojë çmime të larta të karburantit, lënda e parë më e përdorur në shumë biznese.

    Ndërkaq, bursat po mbyllën me çmime gjithnjë e në rritje të naftës, duke treguar shenja të përkeqësimit të situatës. Pas rekordit historik të fuçisë së shitur në gusht 2008, me 147 dollarë dhe uljes në janar 2009, në 32.08 dollarë, aktualisht "ari i zi" është kuotuar me 70,32 dollarë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:15 am

    Kriza: Aviokompanitë në botë do të humbin 9 mld USD

    Aviokompanitë në botë këtë vit me siguri do të humbin nëntë miliardë dollarë për shkak të krizës globale ekonomike, paralajmëroi sot Asociacioni Ndërkombëtar për Transport Ajror (IATA).

    "Kjo është situata më e vështirë, me të cilën ballafaqohet sektori", deklaroi drejtori i përgjithshëm i IATA-së Giovanni Bisignani në konferencën vjetore të kësaj organizate, e cila mbahet në Kuala Lumpur.

    Asociacioni vetëm para tre muajve parashikonte se aviokompanitë në botë këtë vit do të humbin dy herë më pak para - 4,7 miliardë dollarë.

    "Ardhmëria jonë varet nga një ndryshim drastik i partnerëve, qeverive tona dhe nga vetë sektori", theksoi Bisignani.

    Ai paralajmëroi se lehtësimi tatimor i aviokompanive është shumë i lartë, ndërsa partnerët e tyre e keqpërdorin pozicionin e tyre të monopolit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:15 am

    Sindikalistët e bujqësisë të shqetësuar për zvarritjen e projektit për Agro-kreditë

    Sindikata e bujqve të Kosovës shqetësohet për zvarritjen e projektit për Agro kreditë, projekt i premtuar nga Qeveria e Kosovës.

    Sipas kësaj sindikate kjo zvarritje po e shton mosbesimin e bujqve për zhvillimin e këtij sektori edhe ashtu të varfër.

    Sipas Tahir Tahirit zvarritja e këtij projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të mbjellat vjeshtore.

    Televizioni i Kosovës nuk ka arritur të marrë një prononcim nga Ministria e Ekonomisë. Edhe pas 3 ditë tentimesh zyrtarët e kësaj ministrie kanë qenë të zënë për të shpjeguar se deri ku ka arritur ky projekt.

    Sektori i bujqësisë në Kosovë llogaritet si sektori më i varfër i rajonit.

    Qeveria e Kosovës kohë më parë pat premtuar se do të krijojë një fond, me qëllim të dhënies së kredive të volitshme për sektorin e bujqësisë. /rtk/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:15 am

    Paraja jashtë bankave rritet me 37 për qind

    Treguesit e parasë në qarkullim shënuan ritme rritjeje të papara prej shumë vitesh në Shqipëri gjatë muajve të fundit, bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Sasia e parave jashtë bankave paradepozituese u rrit me 37 për qind në bazë vjetore gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërkohë që ishte rritur me më pak se 8 për qind mesatarisht gjatë gjashtë viteve të fundit.

    Rritja e treguesit M3, i cili përfshin të gjithë ofertën për para në ekonomi, u rrit në mënyrë më modeste për shkak të kufizimit të kreditimit nga ana e bankave.

    Baza monetare, e cila përfshin paranë kartëmonedhë e monedhë në qarkullim, u rrit me 19 për qind gjatë vitit 2008 dhe me 27 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Baza monetare nuk duhet të rritet më shpejt sesa niveli i rritjes nominale të ekonomisë, në mënyrë që të mos prodhojë inflacion. Kështu, gjatë gjashtë viteve që nga viti 2003, rritja e bazës monetare në Shqipëri pati një mesatare vjetore prej 9 për qind.

    Gjithçka eci siç duhej deri në shtator të vitit të kaluar, gjë që i dha Shqipërisë inflacion të ulët. Pothuajse e gjithë rritja e inflacionit gjatë këtyre viteve në Shqipëri është prodhuar nga shkaqe të tjera, jo nga oferta monetare. Por në tetor, situata ndryshoi rrënjësisht.

    Të ardhurat e qeverisë filluan të ngadalësohen deri sa ndaluan ecurinë normale, ndërkohë që qeveria vijoi të shpenzojë si më parë. Për pasojë, qeveria iu drejtua bankës qendrore për borxh, gjë që solli edhe rritjen e parasë në qarkullim. Një situatë e tillë është shfaqur edhe në vende të tjera perëndimore, gjë që ka shtuar frikën e ekonomistëve se këto vende mund të përballen sërish me makthin e harruar të inflacionit dyshifror.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:16 am

    Edhe 7 ndërmarrje në privatizim

    Lista e tenderëve për privatizim për valën 36 përmban 7 Ndërmarrje Shoqërore, prej të cilave janë krijuar 9 Ndërmarrje të Reja. Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

    Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 1 korrik 2009.

    Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë me 8 korrik 2009, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

    Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 36:

    Ndërmarrja e Re Agimi Supermarket – Blloku 1 SH.P.K.- përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë sipërfaqen e supermarketit në Rr. Skënderbeu (përballë Stacionit Policor të Gjakovës/Dakovica, afër pompës së benzinës ish-Jugopetroll), në Komunën e Gjakovës/Dakovica, Zona Kadastrale Gjakovë/Dakovica Qendër, e përshtatshme për tregti, apo dhënie me qira që do të gjeneronte profit. Sipërfaqja e supermarketit është 253m².

    Ndërmarrja e Re Agimi Supermarket – Blloku 2 SH.P.K. - përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë sipërfaqen e supermarketit në Rr. Skënderbeu (përballë Stacionit Policor të Gjakovës/ Dakovica, afër pompës së benzinës ish-Jugopetroll), në Komunën e Gjakovës/Dakovica, Zona Kadastrale Gjakovë/Dakovica Qendër, e përshtatshme për tregti, apo dhënie me qira që do të gjeneronte profit. Sipërfaqja e supermarketit është 253m².

    Ndërmarrja e Re Bujqësia Tokë Bujqësore Sverkë 2 SH.P.K. - Ndërmarrja e Re e propozuar përfshin vetëm tokën e punueshme të Ndërmarrjes në komunat e Pejës, dhe Klinës. Toka që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe prej rreth 60 22 38 hektarësh të tokës bujqësore në zonën kadastrale Sverkë, Komuna e Pejës dhe në zonën kadastrale Nagllavkë, Komuna e Klinës. Në këtë tender duhet cekur se NUK përfshihen kurrfarë ndërtesa, bagëti apo asete të luajtshme.

    Ndërmarrja e Re Liria “Administrata Sheshi i Lidhjes së Prizrenit” SH.P.K. - Kompleksi i Njësisë me pakicë për t’u bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin ndërtesën dykatëshe (kati i parë përfshin katër shitore, ndërsa kati i dytë përfshin gjashtë zyre) që ndodhet në rrugën “Sheshi i Lidhjes së Prizrenit” në Prizren. Ndërtesa përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 261m². Aktualisht shitoret dhe zyrat janë të dhëna me qira palëve të treta. Njëra prej shitoreve mbahet e mbyllur nga ana e qiraxhiut aktual.

    Ndërmarrja e Re Koritniku – Shitorja Kryshevë SH.P.K. Prona e ndërmarrjes për t’u bartur në Ndërmarrjen e Re përmban lokalin që ndodhet në fshatin Kryshevë dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 00, 02, 29ha.

    Ndërmarrja e Re Çyçavica Shitorja Servisi dhe Ngastra komerciale SH.P.K. - përbëhet nga një shitore dhe një ngastër komerciale të cilat ndodhen në lokacione të ndryshme në pjesën kryesore të qytetit të Vushtrrisë. Shitorja që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në Rrugën Mic Sokoli përballë Xhamisë qendrore të qytetit të Vushtrrisë dhe përfshin një ndërtesë dhe tokën në sipërfaqe përreth 58m². Ngastra komerciale që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në Rrugën Çamëria dhe përfshin tokën në sipërfaqe 129m².

    Ndërmarrja e Re Kooperativa Bujqësore Turiqevci SH.P.K. – u ofron investitorëve potencial një mundësi të shkëlqyer për çfarëdo lloj biznesi, duke përfshirë 3036m² tokë, disa ndërtesa si dhe një lokacion të përshtatshëm në fshatin Turiqevc, Regjioni i Skënderajt.

    Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në anën perëndimore SH.P.K. - Ky tender ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e tri shitoreve që ndodhen në anën perëndimore të rrugës Dëshmorët e Kombit në Ferizaj, e përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 420m².

    Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në Shtëpinë e Bardhë Sh.P.K. - Ky tender ofron mundësi për blerjen e shtatë shitoreve, që ndodhen në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes, komuna e Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 224m².
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:16 am

    Superfuqitë ekonomike, drejt lirimit nga kriza

    Ekonomitë udhëheqëse botërore tregojnë shenja të buta të lirimit nga kriza ekonomike, thuhet në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

    Ndonëse OECD-ja paralajmëroi se është shumë herët të vlerësohet nëse të dhënat për industritë udhëheqëse janë vetëm të përkohshme, ose nga ana tjetër paraqesin pikë kthese, indeksi i kësaj Organizate bën të ditur në ngadalësimin e rënies së aktiviteteve.

    Treguesit për muajin prill bëjnë të ditur në ngadalësimin e tempos së rënies së aktiviteteve ekonomike në shumicën e ekonomive, me sinjale të fuqishme për përmirësim të mundshëm në Kanada, Francë, Itali dhe Britani të Madhe, qëndron në raportin.

    Indeksi, i cili fitohet në bazë të më shumë treguesve për aktivitetet prodhuese për të 30 anëtaret e OECD-së, është rritur për gjysmë pike në muajin prill, në krahasim me muajin paraprak, por në nivel vjetor është më i vogël për 8,3 për qind.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:16 am

    Greqi, gati të mbyllen 100 hotele luksoze

    Në Greqi janë para mbylljes mbi 100 hotele të klaseve të mesme dhe të larta për shkak të problemeve me kreditë bankare.

    Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilët komentojnë gjendjen e turizmit grek, në prag të fillimit të sezonit turistik për këtë sezon.

    Sipas njoftimeve, mbi 100 hotele luksoze dhe komplekse turistike ballafaqohen me kreditë bankare, që ishin shfrytëzuar më parë për investime.

    Bankat greke dhe ato të huaja kanë refuzuar prolongimin e shlyerjes së detyrimeve të hoteleve, të cilët janë të goditur nga kriza ekonomike, që ka përfshirë edhe turizmin.

    Gjatë këtij sezoni është regjistruar ulja e numrit të turistëve të huaj në Greqi për afër 8 për qind. Mediat bëjnë të ditur se qeveria po e ndjek krizën në hotelieri dhe turizëm, ndërsa tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:16 am

    Blerja e armëve, bota arrin rekordin prej 1 trilion dollarësh

    Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë "vendin e nderit" në krye të listës së vendeve që shpenzojnë më shumë në botë për armatimin. Pas tyre vijnë vende si Kina dhe Rusia, të cilat gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kanë trefi shuar shpenzimet në këtë drejtim.

    Shtete të ndryshme të botës prej vitesh shpenzojnë shuma të mëdha për armatime, që tejkalojnë disa herë në buxhetin e shteteve përkatëse për sa i përket shëndetësisë, apo arsimit. Por kjo garë e çmendur ka arritur këtë vit një pikë kulmore. Kështu, sipas shifrave të fundit në shkallë botërore, shpenzimi i armëve ka kapur rekordin prej 1 trilion dollarësh.

    Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shpenzimet globale për ushtrinë janë rritur me 45%. Kjo dhe shifra të tjera janë pjesë e botimit të përvitshëm.

    "Armatimet, çarmatimet dhe siguria ndërkombëtare" të publikuara
    nga Instituti për Kërkimet e Paqes në Stokholm të Suedisë.

    Kjo rritje e buxhetit të armatimeve ka ardhur paralelisht me rritjen ekonomike të vendit, si dhe lidhet ngushtësisht me aspiratat e saj për t‘u shndërruar në një superfuqi botërore. Fuqi të tjera rajonale janë India, Brazili dhe Argjentina që në thelb kanë rritur shpenzimet e tyre për armatimin.

    Përveç rritjes së shpenzimeve ushtarake me 3% në terma realë, në vitin 2008 dhe me 21% që nga viti 1999, Britania e Madhe është përballur me një rënie të ndjeshme të buxhetit të armatimeve. Kjo pjesërisht për shkak të përfshirjes së Anglisë në dy konfl ikte atë në Afganistan dhe atë në Irak, që kanë një kosto tërësore prej 18 miliardë dollarësh për Britaninë e Madhe.

    "Ideja e ‘luftës kundër terrorizmit‘ ka nxitur shumë vende që t‘i shohin problemet
    e tyre përmes një optike tepër luftarake, duke e përdorur atë për të justifi kuar shpenzimet ushtarake gjithnjë e në rritje. Ndërkaq, luftërat në Irak dhe Afganistan kanë kushtuar deri më tani 903 miliardë dollarë, të dala këto vetëm nga xhepi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në materialin e Institutit Suedez listohen edhe 100 kompanitë kryesore të prodhimit të armëve, duke përjashtuar
    këtu kompanitë kineze për të cilat nuk ka shifra dhe të dhëna të sakta. "Boeing" qëndron në krye të këtyre kompanive, të paktën për sa i përket vitit 2007 me një shitje që kap shifrën e 30 miliardë dollarëve. Në këtë listë kryesojnë kompani evropiane dhe amerikane.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:17 am

    Nënshkruhet memornadum në mes në odave ekonomike të 4 vendeve të rajonit

    Sot në Vlorë të Shqipërisë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Odave të Ekonomisë se Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë e cila u vlerësua si kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të asociacioneve të bizneseve të këtyre vendeve.

    Me iniciativën e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dje dhe sot në Vlorë është mbajtur takimi i delegacioneve të odave ekonomike, gjegjësisht të dhomave të tregtisë dhe industrisë të katër vendeve te rajonit i cila kishte për qëllim gjetjen e mundësive për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të asociacioneve të biznesit në këto vende dhe hartimin e programeve të zhvillimit të cilat do te financoheshin nga Fondet e Unionit Evropian.

    Delegacionin e Kosovës në këtë takim e përbenin kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë Safet Gërxhaliu.

    Ata kishin edhe takime të veçanta me homogët e tyre nga këto vende me ç’rast u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit dhe krijimit të grupit të përbashkët të eksperteve të cilët do të merreshin me eliminimin e barrierave të ndryshme në bashkëpunimin e bizneseve dhe ekonomive të këtyre vendeve, çështjet e qasjeve në fondet evropiane dhe ngritjen e bashkëpunimit në nivel me të lartë.

    Si rezultat i këtij takimi një delegacion i Odës Ekonomike të Maqedonisë, kryesuar nga kryetari Branko Azevski dhe biznesmen nga ky vend me 16 qershor do të vizitojnë OEK-në ku do të bisedohet për format konkrete të bashkëpunimit. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:17 am

    Qeveria zvicrane shet pjesën e saj në UBS

    Qeveria zvicrane sot lajmëroi se negocon me disa blerës të mundshëm të pjesës së saj në bankën UBS, me vlerë prej gjashtë miliardë frankave (5,5 miliardë dollarë).

    Periudha gjashtëmujore e ruajtjes së detyrueshme të letrave pronësore skadon sot, që liron Qeverinë për të shitur të gjithë ose një pjesë të pjesëmarrjes në bankën më të madhe zvicrane, lajmëroi Ministria e Financave.

    Pjesëmarrja ishte pjesë e pakos për shpëtim prej 60 miliardë dollarëve që në tetor të vitit të kaluar u formua për UBS-në. Banka pësoi humbje rekorde në krizën me kreditë e helikopterëve në SHBA dhe me ngadalësimin ekonomik që vijoi.

    Ministria e Financave konfirmoi qëllimin e Qeverisë që pjesëmarrjen e saj financiare në UBS ta mbajë në afat të kufizuar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:17 am

    8 orë në ditë eksport energjie

    Prej disa ditësh kanë hyrë në fuqi kontratat e reja për eksportin e energjisë elektrike. Burime zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se duke filluar nga 1 qershori po shitet energji drejt kompanisë kosovare të energjisë KEK dhe kompanisë austriake, "Verbund".

    "KESH, përveç detyrimit ligjor që ka ndaj furnizimit me energji elektrike të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, po eksporton energji elektrike në bazë të kontratave të shitjes me këto dy kompani",- shprehet Muharrem Stojku, drejtori i Divizionit të Prodhimit të korporatës.

    Sipas tij, sasia e energjisë së eksportuar do të kryhet 4 deri në 8 orë në ditë, sidomos në orët e pikut, kur dhe çmimi i shitjes së energjisë është më i lartë.

    "KESH do të kryejë gjithashtu gjatë muajit qershor shkëmbime të energjisë elektrike me KEK-un e Kosovës gjatë orëve të natës, kur çmimi është më i lirë",- deklaron Stojku.

    Ai shton se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, me anë të shitjes së energjisë elektrike, po bën shfrytëzimin optimal të kaskadës. "Liqeni i Fierzës ka arritur nivelin 296 metra dhe prurjet llogariten në 165 metra kub në sekondë. Prodhimi ditor i energjisë për gjithë vendin është 12.5 milionë kilovat orë në ditë",- shprehet Stojku.

    Korporata Elktroenergjetike Shqiptare ka nisur eksportin e energjisë elektrike që prej datës 1 janar të këtij viti. Burime zyrtare nga KESH bëjnë të ditur se deri tani nga shitja e energjisë janë arritur të sigurohen më shumë se 15 milionë euro, para këto që ndihmojë gjendjen financiare të korporatës. Zyrtarët e KESH-it kanë deklaruar se eksporti do të vazhdojnë gjatë muajve të verës, veçanërisht gjatë periudhës së pikut kur çmimet janë edhe më të larta.

    Gjatë muajit të kaluar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i shiti energji Greqisë dhe një kompanie zvicerane. Nga të dhënat zyrtare të KESH-it, rezulton se gjatë këtij viti janë eksportuar rreth 407 milionë kilovat orë energji elektrike, si dhe janë bërë shkëmbime me vendet fqinjë, në bazë të marrëveshjeve të lidhura. Ekspertët e korporatës shpjegojnë se shkëmbimet janë bërë në periudhat kur prurjet e ujit në kaskadë kanë qenë të shumta dhe në këtë mënyrë, është evituar derdhja e ujit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:17 am

    Kosova anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Cilësi

    Pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë dhe disa vendeve të rajonit, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Cilësi, në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik dhe atë për Menaxhimin e Projekteve. Kështu njoftuan zyrtarët e Aleancës Kosovare të Biznesit, në një konferencë për media në Prishtinë.

    Kosova, përveç përfaqësimeve diplomatike dhe njohjeve ndërkombëtare, ka nevojë të integrohet edhe në mekanizma profesional e shkencorë. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se anëtarësimi i Kosovës në këto tre mekanizma ndërkombëtarë, pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme.

    Përfaqësuesi i AKB-së për Evropë, Edmond Hajrizi, tha se Kosova ka aplikuar para një viti për t’u bërë anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi, dhe vlerësoi se vetëm përmes investimeve në cilësi, mund të arrihet synimi për zhvillimin ekonomik të vendit.

    Në Organizatën Evropiane për Cilësi bëjnë pjesë 34 bizneset dhe institucionet evropiane që merren me menaxhim të cilësisë, dhe ajo bashkëpunon me organizatat simotra në SHBA dhe Azi. Prandaj, përmes pjesëmarrjes aktive, Kosova është integruar në një aleancë globale të vlerave, theksoi Hajrizi.

    Ai njoftoi edhe për anëtarësimin e vendit në Federatën Ndërkombëtare të Kontrollit Automatik dhe Asociacionit për Menaxhimin e Projekteve.AKB-ja ka kontaktuar me qeverinë dhe së shpejti pritet të ndërmerren hapa konkretë për paraqitjen në këto mekanizma si një trup i përbashkët, theksoi kreu i AKB-së, Agim Shahini./rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:18 am

    PTK edhe zyrtarisht operatori i katërt në Shqipëri

    Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka pranuar sot njoftimin nga AKEP (Autoriteti për Komunikime Elektronike dhe Postare), me të cilën është njoftuar edhe zyrtarisht se ka fituar licencën për operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri.

    Pas këtij njoftimi, PTK do të veprojë në bazë të vendimeve të nxjerra nga aksionari i saj i vetëm, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bordi i Drejtorëve të kompanisë.

    PTK ka njoftuar se do të bëjë publike me kohë çdo vendim që do të merr lidhur me këtë çështje.

    Ndryshe PTK do të zotërojë 30% të aksioneve dhe do të ketë kontroll të plotë mbi paketën e aksioneve. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:18 am

    Vazhdojnë akuzat mes PTK-së dhe organizatës “Çohu”

    Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës u është përgjigjur akuzave të Organizatës për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, duke i quajtur ato si shpifje.

    Sipas zëdhënësit të PTK-së, Menduh Abazi, shpifjet dhe shantazhet e “Çohu” kanë penguar punën e menaxhmentit të PTK-së.

    Abazi ka thënë se PTK-ja të gjitha veprimet si dhe aktivitetet e saj është duke i kryer në pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.

    Ndërsa Zogiani thotë se ka fakte për akuzat që i ka bërë. Ai thotë se duhet të priten rezultatet e prokurorisë.

    Ndërkaq, Abazi ka mohuar edhe akuzat e “Çohu” për trajnimin e 40 inxhinierëve të saj. Ai ka thënë se për këtë ata kanë marrë aprovimin e Bordit të drejtorëve si dhe leje nga Autoriteti për Prokurim Publik.

    Po ashtu ka thënë se shpifjet për konsulencën e Projektit për licencën e 4-t në Republikën e Shqipërisë janë qesharake dhe të pabaza.

    Zogiani thekson se “Çohu” nuk ka asgjë personale me PTK-në, por ata monitorojnë të gjitha organizatat publike.

    Drejtuesit e PTK-së në konferencën për shtyp po ashtu kanë bërë të ditur se do të iniciojnë edhe një aktpadi tjetër për Zogianin. /ktv/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:18 am

    Gjykata i hap rrugë shitjes së Chrysler

    Gjykata e Lartë Amerikane i ka hapur rrugë shitjes së prodhuesit të makinave "Chrysler" të një grup i gjigandit italian të industrisë së automobileve "Fiat SpA", një vendim që përfaqëson një fitore të rëndësishme për kompaninë e falimentuar dhe për administratën e presidentit Obama.

    Gjykata e Lartë ka refuzuar një kërkesë të fondit të pensioneve në Indiana dhe të kundërshtarëve të tjerë të këtij transaksioni të rëndësishëm.

    Për të përfunduar plotësisht shitjen, 2 miliardë dollarë fonde të akorduara nga qeveria amerikane duhet t'u transferohen kreditorëve të "Chrysler", ndërkohë që afati për transferimin kishte kaluar përpara se Gjykata e Lartë të lejonte mbrëme shitjen e kompanisë. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:18 am

    FMN: Nevojitet plan për përmirësimin e bankave në eurozonë

    Mungesa e koordinimit dhe planit agresiv për pastrimin e bankave nga plasmanet e këqija do të mund të ishte pengesë për përmirësimin ekonomik të eurozonës.

    Kjo bëhet e ditur në raportin më të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 16 vendet që kanë vendosur valutën e përbashkët evropiane - euro.

    Sipas FMN-së, rrezet e paradokohshme të shpresës për përmirësim, do të mund të vihen në pikëpyetje për shkak të dobësive në sektorin bankar në ekonomitë udhëheqëse evropiane.

    "Për të siguruar përmirësimin dhe kthimin drejt rritjes së qëndrueshme, ligjdhënësit doemos duhet të ndërmarrin aksion të mëtejshëm vendimtar në sektorin financiar", bën të ditur FMN-ja.

    Njëherit, FMN-ja lëvdoi pakot voluminoze për shpëtimin e bankave dhe stimulimin e ekonomive, duke i dhënë mirënjohje të veçantë Bankës Qendrore Evropiane për përgjigjen e saj impulsive ndaj krizës.

    Megjithatë FMN-ja bën të ditur se element kryesor që mungon është strategjia proaktive për përmirësimin e sistemit financiar. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:19 am

    Delegacioni kosovar pjesëmarrës në Konferencën e ILO-së

    Sot ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës një delegacion i Republikës së Kosovës, kryesuar nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, ku do të merr pjesë në Konferencën e 98-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

    Përveç MPMS-së në përbërje të këtij delegacioni janë edhe përfaqësuesit e BSPK-së, Konfederatave të Sindikatave të Lira të Kosovës, të OEK dhe përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit.

    Gjatë qëndrimit në Gjenevë delegacioni i Republikës së Kosovës, pritet të zhvillojë një varg takimesh me ministra, zyrtarë dhe autoritete të larta shtetërore që janë anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

    Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për politikat e punës, zhvillimin ekonomik dhe çështjet sociale.

    Në fokus të bisedave do të jetë edhe çështja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, si mekanizëm mjaft i rëndësishëm i OKB-së, pasi që Kosova me sukses ka filluar anëtarësimin në struktura të rëndësishme ndërkombëtare, anëtarësimi në ILO do të kishte një rëndësi të veçantë.

    Pritet që gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj konference të pranishëmve me një fjalë t’iu drejtohet edhe zv/ministri i PMS-së, Gjergj Dedaj, njofton Zyra për komunikim publik MPMS-së.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:19 am

    Nis ndërtimi i hidrocentralit së Devollit prej 320 megawat

    Ndërtimi i veprës më të madhe energjetike në Shqipëri ka nisur dje. Bëhet fjalë për kaskadën e Devollit, një projekt që do të realizohet nga dy kompanitë më të mëdha energjetike të Evropës EVN nga Austria dhe Statkraft nga Norvegjia.

    Kaskada e Devollit do të jetë investimi më i madh energjetik për momentin në Evropë. Ai përllogaritet të punësojë rreth 5 mijë persona. Pjesa e investimit janë 3 hidrocentrale, të cilat planifikohet të kenë një fuqi prej 320 megavat.

    Parneri lokal në ndërtimin e kësaj vepre është kompania VEVE.

    “Së bashku me partnerin tonë norvegjez firmën Shtatkraft ne kemi paraqitur një koncept teknik ambicioz për ta kthyer Shqipërinë në një pikë të rëndësishme energjetike për rajonin”, - tha Burkard Hofer, drejtues i EVN.

    Puna aktuale e ndërtimit fillon vetëm pas një planifikimi të detajuar të përfunduar dhe të miratuar nga autoritetet, si dhe pasi t’i jenë dhënë të gjitha lejet dhe licencat e kërkuara projektit të Devollit. Fillimi i punës kryesore të ndërtimit varet në studimet e paraprake dhe zgjatjen e procesit të marrjes së lejeve dhe licencave.

    “Projekti i Devollit është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për kompaninë e Statkraft-it dhe EVN, por dhe për gjithë njerëzit që jetojnë në këtë zone dhe gjithë shqiptarët”, - tha Bredo Ericsen i kompanisë Statkraft.

    Projekti i Devollit është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Shqipëri dhe është një ndër projektet më të mëdha hidroenergjetike në Evropë për momentin.

    Shoqëria shqiptare do të përfitojë nga krijimi i vendeve të reja të punës, nxitja e ekonomisë si në nivelin kombëtar dhe në nivelin rajonal dhe në atë lokal, por edhe në rritjen e sigurimit të furnizimit me energji.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:19 am

    Vankuveri, qyteti më i mirë në botë për jetesë

    Vankuveri është qyteti në të cilin jetohet më së miri, ndërsa kushte më të këqija për jetë ka në Harare, tregon hulumtimi i kumtuar nga revista britanike "Ekonomist". Pas Vankuverit, në listë janë Vjena, e më pas vijojnë Melburni, Toronto, Perthi, Kalgari, Helsinki dhe Gjeneva. Sidnei dhe Cyrrihu e ndajnë vendin e nëntë.

    Në hulumtim u përfshinë 140 qytete të botës dhe ato u klasifikuan sipas pesë kritereve: kushteve sanitare, stabilitetit, kulturës dhe mjedisit jetësor, arsimit dhe infrastruktirës.

    Gjashtë nga dhjetë qytetet e para të listët, të cilët janë vlerësuar si më të mirët për të jetuar ndodhen në Kanada dhe Australi.

    Në fundin e listës janë qytetet nga Afrika dhe Azia, ku destabiliteti dhe infrastruktura e keqe e vështirësojnë jetën, theksohet në hulumtim.

    Në klasifikimin, në të cilin qytetet vlerlsohen prej 0 deri në 100, Vankuveri vitoi notën 98, ndërsa kryeqyteti i Zimbabues - Harare është vlerësuar me notën 37,5.

    Në mesin e qyteteve evropiane në të cilat ekzistojnë kushte të volitshme për jetë, janë zhvendosur Stokholmi dhe Hamburgu (vendi i 14-të), Parisi (vendi i 17-të), Frankfurti (vendi i 19-të). Vlerësimin më të ulët nga qytetet evropiane e mori Athina, e cila është zhvendosur në vendin e 63-të.

    Uashingtoni është në vendin e 35-të të listës, Los Anxhelosi në vendin e 48-të, Roma në të 52-tin, Moska në vendin e 69-të ndërsa Pekini në vendin e 76-të.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:19 am

    Apartamenti në bregdetin kroat, nga 59 në 95 euro në ditë

    Në qoftë se në qershor dëshironi të udhëtoni në Kroaci për apartament cilësor prej 60 metra katrorë duhet të ndani midis 59 dhe 94 euro në ditë, thuhet në hulumtimet e portalit për patundshmëri dhe turizëm Crozilla.com.

    Çmimi më i lartë ditor për apartament edhe mëtej është vërejtur në Dubrovnik, ku çmimi ësht 94 euro.

    Apartamentet në jug të Kroacisë megjithatë janë për 35 euro më të shtrenjta nga ato për shembull në Pullë, ku për të njejtën sipërfaqe në ditë duhet të ndahen 59 euro.

    Disa punonjës turistikë kanë njohuri më të mirë për krizën, e cila do të mund të shkaktojë zvogëlim të mysafirëve, kështu që çmimi për vendosje janë zvogëluar për 10 për qind në Bashka Vodë, ku apartamenti i cili kushtonte 75,6 euro, tani mund të merret për 68 euro në ditë.

    Ulje ka edhe në Zarë (7,7 për qind), Pullë (3,5 për qind) dhe Umag (1,4 për qind).

    Numri më i madh i agjencive kanë vendosur të mos i japin në shpallje çmimet, por të negociojnë me mysafirët potencial, thekson Crozilla.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:19 am

    Jordanezët të interesuar për investime

    Përfaqësuesit e biznesit nga Jordania janë të interesuar të bashkëpunojnë me afaristët kosovarë dhe të investojnë në fusha të ndryshme në Kosovë, veçmas në bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Kjo u bë e ditur gjatë takimit ndërmjet afaristëve të të dyja vendeve, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në Prishtinë.

    Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni i afaristëve nga Jordania zhvilloi takim me ministrin e tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharkun dhe me afaristë kosovarë të lëmit të bujqësisë. Nënkryetarja e Odës Ekonomike të Kosovës, Zineta Daci, u shpreh se Kosova ka shumë nevojë për investime, sidomos në bujqësi, pasi 2 të tretat e popullatës jetojnë në zonat rurale dhe merren kryesisht me këtë degë të veprimtarisë.

    Afaristët kosovarë thanë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Jordania do të ndikojë në lehtësimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare ndërmjet dy vendeve. Kurse përfaqësuesi i delegacionit jordanez, Halil Alhajaj, tha se Kosova ka tokë bujqësore të mjaftueshme, për përmbushjen e kërkesave të tregut.

    "Kemi kaluar fazën e takimeve formale dhe nesër e pasnesër do të kemi nënshkrimet e para me kompanitë kosovare. Njëkohësisht i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të lehtësojë çështjet e marrjes në shfrytëzim të tokave bujqësore, qoftë përmes kompensimit, apo edhe privatizimit të tyre, në mënyrë që të fillojmë punën sa më parë", tha Alhajaj.

    Alhajaj tha se janë të interesuar të investojnë në bujqësi, në shëndetësi dhe arsim, sidomos në shkollimin e lartë.

    Përfaqësuesit e delegacionit shfaqën interesim edhe për fillimin e raporteve tregtare. Ndërkohë, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit, u paralajmërua edhe një vizitë e afaristëve kosovarë në shtetin e Jordanisë./rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:20 am

    Çavez ndaloi produktin Coca cola zero

    Qeveria e Venecuelës në krye me Hugo Çavezin sot i urdhëroi kompanisë së famshme botërore "Coca cola" ta tërheqë produktin e saj "zero" nga shitoret e Venecuelës.

    Në arsyetimin bëhet e ditur se pija e lartëpërmendur paska qenë e dëmshme për shëndetin, por me këtë rast nuk saktësohet se çfarë pasojash të dëmshme shkakton.

    Ministri i Shëndetësisë i Venecuelës Hesus Mantila lajmëroi se Coca cola me zero kalori nuk duhet të shitet më dhe menjëherë duhet të largohet nga vitrinat.

    Kompania "Coca cola" tani për tani s`ka kurrfarë komenti.

    Edhe përkundër politikës antikapitaliste të Çavezit, banorët e Venecuelës vlejnë si kombi më i amerikanizuar në Amerikën e Jugut, duke marrë parasysh numrin e madh të restoranteve "fast-food".

    Paraprakisht Qeveria e Çavezit nacionalizoi disa kompani perëndimore në mesin e të cilave edhe atë amerikane Kargil.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:20 am

    Kredi e Bankës Botërore për tri akse rrugore të Korridorit 10

    Kredi prej 388 milionë dollarëve do të aprovojë Banka Botërore për Serbinë për ndërtimin e tri akseve të autostradës së Korridorit 10.

    Kredia ka të bëjë me akset Grabovicë-Gërdelicë, Vlladiçin Han-Dollni Neradovac dhe Dimitrovgrad-kufi me Bullgarinë.

    Banka Botërore lajmëroi se pas negociatave të përfunduara me Qeverinë e Serbisë pritet që kredia, me afat pagese prej 20 vitesh, grejs periudhë prej tetë viteve dhe shkallë kamatore prej 1,6 për qind në vit, të aprovohet në korrik.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:20 am

    Rruga Durrës-Kukës, shqetëson Maqedoninë

    Sipas mediave maqedonase, qarqet shtetërore dhe të biznesit në Maqedoni kanë frikë se me hapjen e autostradës Durrës-Kukës do të shmangen udhëtimet nëpër Maqedoni, që për destinacion kanë portin e Selanikut, por edhe ato për në shtetet e tjera.

    Maqedonia shqetësohet se me hapjen e autostradës Durrës-Kukës, ky vend do anashkalohet si rrugë transporti.

    Sipas mediave maqedonase, qarqet shtetërore dhe të biznesit në Maqedoni kanë frikë se tani do të shmangen udhëtimet nëpër Maqedoni, që për destinacion kanë portin e Selanikut, por edhe ato drejt shteteve tjera. Shmangia e këtij korridori kryesisht do të bëhet nga kompanitë e Kosovës, të cilat deri tani e shfrytëzonin territorin dhe rrugët e Maqedonisë për transportim të mallrave.

    Mediat maqedonase po ashtu njoftojnë se gati të gjitha vendet e rajonit po investojnë në infrastrukturë rrugore. Kështu, Shqipëria ka investuar në segmentin e rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës, në Kroaci investimet në rrugë kanë kapur shifrën e 10 miliardë eurove, ndërsa në Serbi po vazhdon ndërtimi i katër autostradave, si pjesë e Korridorit 10.

    Mediat maqedonase pohojnë se, në Maqedoni ndërkohë nuk po kryhen punime në ndërtimin autostradave. Njëri prej projekteve të vetme është ai ndërtimit të autostradës 7-kilometërshe, që lidh Kumanovën me vendkalimin kufitar me Serbinë, Tabanovc. Sipas mediave, qeveria maqedonase, me rebalancin e buxhetit për vitin 2009, i ka ndërprerë projektet e paralajmëruara për ndërtimin e rrugëve ndërkombëtare. (News24)
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:20 am

    Graniti merr gjobë prej 1.4 milion euro

    Për shkak vonesave prej 10 muajve ne shtrimin e pistes, menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës e ka dënuar kompaninë nga Maqedonia me gjobe prej 1.4 milion euro. Kur kësaj shume ti shtohet TVSH dhe rishtrimi i platformës para disa muajsh, gjoba arrinë shifrën prej 2 milionë euro

    Sipas gazetës Express e cila citon drejtorin menaxhues, Agron Mustafa, vendimi për dënimin u zbatua pas rekomandimeve që menaxhmenti ka pranuar nga organi kompetent për mbikëqyrjen e punimeve, kompania me renome botërore, “SWEDAVIA”, ka pohuar sa.

    Kjo kompani duhej ta mbaronte rishtresimin e pistës në gusht të vitit të kaluar, por ka dështuar që ta kryejë sipas kontratës.

    Pista e re e Aeroportit u përurua para disa javësh së bashku me sistemin e ndricimit. Rishtimi i sajë është vlerësuar si cilësorë dhe me garancë 15 vjecare.

    Më herët drejtori Mustafa pati detyruar kompaninë Graniti ta rishtronte nga e para platformën për shkak se qe konstatuar se ajo nuk i përmbushte kualitetet e kërkuara. Kjo i pati kushtuar kompanisë së paku 300 mijë euro. /Telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:21 am

    Nafta shkon në 72 dollarë

    Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare vazhdon të rritet. Dje një fuçi naftë është kuotuar me 72 dollarë, duke pësuar rritje kështu krahasuar me pak ditë më parë.

    Sipas mediave të huaja çmimi i arit të zi do të vazhdojë të rritet, por çdo luhatje e çmimit të karburanteve në tregjet e huaja ndikon edhe në atë vendas.

    Kjo për vetë koniunkturën që ka tregu vendas ku mbi 90 për qind e nevojave për konsum plotësohet nga importi. Vetëm pak ditë më parë tregtarët e karburanteve rritën me pesë cent cmimin për litër çmimet e karburanteve në vend dhe kjo si pasojë e rritjes së arit të zi në bursat ndërkombëtare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:21 am

    FMN: Në 2010-ën, rritja ekonomike 2.4%

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka riparë vlerësimin për rritjen ekonomike botërore, duke konkluduar se në 2010-ën ajo do të jetë 2.4 përqind, një shifër më e madhe se vlerësimi i prillit të shkuar që fliste për 1.9 përqind.

    Të dhënat pozitive lidhen me efektet e paketave stimuluese të vëna në përdorim muajt e fundit.

    Për të dalë nga kriza, sipas presidentit të Bankës Botërore, Robert Zoellick, duhet “të stimulohet tregu i kredisë pasi stimulimi i ekonomisë është i panevojshëm nëse bankat nuk japin para”. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:21 am

    Krizë e re e mundshme globale në tregun e ushqimit

    Dështimi në luftimin e shkaqeve për krizën e vitit të kaluar në tregun e ushqimit mund të shkaktojë situatë të ngjashme në fillim të vitit të ardhshëm.

    Paralajmërim të këtillë parashtroi raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për siguri ushqimore Olivier de Schutter.

    Ai akuzoi se kreatorët e politikës botërore nuk kanë bërë asgjë në luftën kundër blerjes spekulative të lëndëve të para ushqimore, që ishte arsyeja për shtrenjtimin e madh gjatë vitit të kaluar.

    "Nuk janë miratuar kurrfarë masash më të rëndësishme që do të ndikonin në faktorët strukturorë që shkaktojnë krizën globale për ushqim", shprehet Schutter.
    Çmimi mesatar i ushqimit gjatë vitit të kaluar është rritur për 43 për qind, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme në disa shtete, ndërsa diku rezultoi edhe me ndërrimin e qeverive.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:22 am

    Eurozona në recesion edhe një vit

    Recesioni në zonën e euros do të mund të zgjaste deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur pritet rritje e sërishme e ekonomisë.

    Kjo bëhet e ditur në raportin më të ri mujor të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në të cilin nuk përjashtohet mundësia për krizë të re bankare.

    BQE-ja pret që ekonomia në eurozonën, e cila përbëhet prej 16 shteteve, sivjet të shënojë rënie prej 4,6 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm 2010 për 0,3 për qind.

    Anëtari i Këshillit të guvernatorëve të BQ Kristian Nojer deklaroi se prej gjysmës së vitit të ardhshëm, duke iu falënderuar stimulimeve qeveritare, ekonomia botërore do të shënojë rritje.

    Ai njëherit paralajmëroi se papunësia në rritje do të mund të ketë ndikim negativ në konsumin me çka do të ndikohet në gjasat rritëse për përmirësimin e institucioneve financiare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:22 am

    Fillon faturimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore

    Që nga dita e hënë (15 qershor) të gjitha shërbimet shëndetësore edhe në sektorin publik, pavarësisht nëse paguhen nga shfrytëzuesi, do të faturohen. Ministria e shëndetësisë tash më e ka të gatshme çmimoren për të gjitha shërbimet dhe barnat.

    Sipas ministrit të Shëndetësisë Alush Gashi kjo nuk do të ndikojë asgjë në xhepat e kosovarëve, por do të dihet sa do të kushtojnë shërbimet, por edhe barnat të cilat jepen falas nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ky hap nga ministri Gashi konsiderohet si parapërgatitje e institucioneve shëndetësore për të implementuar sigurimet shëndetësore në Kosovë. Kjo çmimoren e përkohshme do të ketë efekt për kontraktimin e shërbimeve shëndetësore për kompanitë e sigurimeve, apo të siguruarit tjerë që pranojnë shërbimet shëndetësore në institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

    Çmimet në çmimore janë unike në gjithë vendin, me fatura unike, në pajtim me koston e shërbimeve. /rtklive/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:23 am

    Banka Botërore zvogëloi parashikimet për 2009-ën, FMN-ja i rriti për 2010-ën

    Ekonomia botërore sivjet do të shënojë rënie prej tre për qind, lajmëroi Banka Botërore, duke rividuar parashikimin paraprak për rënie prej 1,75 për qind.

    Recesioni, që filloi në ekonomitë e pasura, pritet të përhapet edhe në disa vende në zhvillim, bëhet e ditur në raportin.

    Kryetari i Bankës Botërore, Robert Zelik, theksoi se në vitin 2010 mund të pritet njëfarë rritje ekonomike, por tempoja e përmirësimit edhe e pasigurtë, meqë shumë vende në zhvillim edhe më tutje do të jenë nën trysninë e krizës.

    Përkundër pohimit të këtillë, FMN-ja sot në një raport të ndarë parashikon rritje të ekonomisë botërore në vitin 2010 prej 2,4 për qind.

    Këto parashikime mbështeten në disa tregues, siç është rritja e qarkullimit në shitjen me pakicë, rënia e numrit të të papunëve në SHBA dhe rritja e kërkesës për energji në botë.[i]
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:23 am

    Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po del nga recesioni

    Ka shenja të reja që tregojnë se ekonomia më e madhe e botës po del nga recesioni por jo pa pasoja të konsiderueshme për shumë amerikanë.

    Raporti i sotëm i Departamentit të Tregëtisë thotë se shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara u rritën në maj për herë të parë në tre muaj. Ekspertët vëzhgojnë nga afër shitjet me pakicë pasi kërkesa e konsumatorëve përbën dy të tretën e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

    Departamenti i Punës thotë se tregu u përmirësua javën e kaluar ndërsa numri i njerëzve që kërkuan asistencë për papunësi ra me 25 mijë në mbarë vendin. Ky është përmirësimi i tretë në katër javët e fundit.

    Por një studim i ri nga Banka Qendrore thotë se familjet amerikane humbën më shumë se 1 presje 3 trilion dollarë pasuri në tre muajt e parë të këtij viti nga rënia e vlerës së aksioneve dhe shtëpive.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:23 am

    Vala: 3 euro kartela mbushëse dhe GPRS roaming

    Operatori publik mobil Vala, lansoi të premten dy shërbime të reja për konsumatorët e vet, kartelën grithëse (mbushje) në vlerë prej vetëm 3 eurosh dhe shërbimin GPRS roaming, për roamerët e huaj.

    Në vazhdën e sukseseve të reja, Vala po vazhdon me risi për konsumatorët e saj, duke ua lehtësuar komunikimin me botën dhe duke u ofruar produkte dhe shërbime sa më të lira dhe të volitshme.

    Të dy këto risi, në një konferencë për shtyp, i paraqiti Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a., Prof. Dr. Shyqyri Haxha.

    “Kartela grithëse në vlerë prej tre (3) eurosh, ka kohë që është kërkuar nga konsumatorët tanë dhe tashmë ajo është në dispozicionin e tyre. Kjo kartelë është më e përshtatshme për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë”, ka thënë prof. Dr. Haxha, në lansimin e këtij produkti.

    Shërbimi tjetër, GPRS roaming, është edhe një hap më afër botës.

    Të gjithë të banorët e huaj apo edhe kosovarët nga diaspora që vizitojnë Kosovën, tash e tutje do të mund të përdorin shërbimin GPRS roaming, ndërkohë që nuk do të faturohen nga operatori mobil Vala. Faturimi do të bëhet vetëm nga operatori që ata shfrytëzojnë në vendin prej nga vijnë.

    “Shërbimi i ri GPRS roaming, vizitorëve të huaj në Kosovë, ju mundëson shfletimin e faqeve të internetit, leximin e mail - ave, përdorimin e MMS, etj., thjeshtë u ofron qasje dhe lehtësim komunikimi”, ka shtuar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së.

    Fokusi kryesor i Vala-s, është përdorimi i Blackberry dhe aparateve e aplikacioneve të ngjashme për internet, e-mail etj.

    Ky shërbim, është i vlefshëm për banorët e shteteve të rajonit që vijnë në Kosovë si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria. Ndërkohë, operatori Vala në ditët në vijim, do të zgjerojë bashkëpunimin e vet edhe me operatorët e shteteve të tjera evropiane për përdorimin shërbimin GPRS roaming.

    Prof. Dr. Haxha, në konferencë për media ka bërë të ditur se edhe për konsumatorët e Valas, në cilët do të udhëtojnë jashtë vendit, këtë verë do të mund të kenë qasje në shërbimin GPRS roaming, dhe do të mund të jenë në kontakt të vazhdueshëm me botën virtuale përmes telefonave të tyre mobil.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:25 am

    IPKO, tani rrethi vetem 1 cent

    Në kuadër të ofertës më të re “Super-Rrethi” kompania telekomunikuese IPKO zbriti çmimet e bisedave telefonike dhe dyfishoi numrin e anëtarëve të shërbimit Rrethi Im per këtë shërbimin, nga 5 në 10 anëtarë. Përmes shërbimit të ri “Super Rrethi” të gjithë konsumatorët pre-paid të IPKO mund të bisedojnë për vetëm një 1 cent gjatë tërë muajit me 10 persona. Për përdoruesit e këtij shërbimi IPKO ka dyfishuar numrin e personave në rrethi nga pesë në dhjetë persona.

    Me aktivizimin e pakos “Super-Rrethi” të gjithë përdoruesit e pakove Allo dhe Tung mund të flasin për vetëm 1 cent në minutë, gjatë një muaji të plotë me 10 persona brenda shërbimit Rrethi Im.

    Aktivizimi i ofertës “Super-Rrethi” për një muaj bisedë me 1 cent për minutë me 10 anëtarë në rreth kushton tri euro. Njëkohësisht, konsumatorët e pakove Allo dhe Tung e kanë edhe opsionin për aktivizim të ofertës edhe për një jave të vetme, me mundësi të vazhdimit, duke paguar vetëm një euro në javë.

    Të gjitë konsumatorët që vendosin të përdorin shërbimin “Super Rrethi”, në fakt në rrethin e tyre nuk do të jenë të lidhur me 10 persona, por me qindra mijëra konsumatorë të tjerë që poashtu janë në rreth me njëri tjetrin. Shërbimi Rrethi Im ka për qëllim që të lidhë me njëri tjetrin të gjithë shfrytëzuesit të cilët së bashku krijojnë një rreth të madh prej qindra mijëra personash dhe përfitojnë tarifa më të ulëta të bisedës dhe të SMS’it.

    Për të aktivizuar për tërë muajin shërbimin “Super Rrethi”, konsumatorët e pakove Allo dhe Tung duhet të dërgojnë një SMS në numrin 123 me mesazhin “MSuper”, ndërsa për një javë duhet të dërgojnë mesazhin “Super” në po të njëjtin numër.

    Konsumatorët të cilët nuk janë pjesë e shërbimit Rrethi Im, fillimisht duhet të përzgjedhin njërën nga pakot (Allo ose Tung) dhe më pas të përfitojnë nga tarifat shumë të lira për komunikim të pandërprerë me vetëm 1 cent në minutë për një muaj, me 10 anëtarë të rrethit duke aktivizuar shërbimin “Super Rrethi”.

    IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë shfrytëzuesit e shërbimit Rrethi Im të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:27 am

    Aeroporti drejt koncesionit, nuk flitet për punëtorët

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro, por pa sqaruar se si do të arrihet kjo. Fitimet neto të aeroporti janë rreth 7.5 milionë euro në vit. Asnjë fjalë nuk është thënë për punëtorët e kompanisë, të cilët janë rreth 700

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë, të 68-ën me radhë, theksoi se rekomandimet e Komisionit Ndërministror për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës synojnë që aeroportin ta shpijnë prej kualifikimit si i pamjaftueshëm, në një aeroport të rangut botëror, me standarde ndërkombëtare.

    Në mënyrë që të financohet ky program i investimeve të fuqishme, studimi rekomandon përfshirjen e sektorit privat përmes koncesioneve, - njoftoi kryeministri Thaçi.

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro. Kjo i ofron Kosovës benefitin më të lartë ekonomik. /telegrafi/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:27 am

    Greqia do të mund të kërkojë ndihmë nga FMN-ja

    Greqia do të mund të jetë vendi i parë anëtar i evrozonës që do t'i drejtohet për ndihmë Fondit Monetar Ndërkombëtar, lajmëruan mediumet perëndimore.

    Ministri i Financave Yannis Papathanassiou këtyre ditëve bisedoi me Komisionin Evropian për planet për luftën kundër recesionit ekonomik, ndërsa njëra nga paragrafet kryesore është ajo se Greqia sivjet doemos duhet të huazojë 54 miliardë euro, që t'i mbulojë shpenzimet shtetërore dhe t'i paguajë këstet e kredive duhet paguar në vitin 2009.

    Komisioni Evropian publikisht shprehu druajtjet se Greqia gjendet në situatë të rrezikshme financiare dhe se shumë lehtë mund të gjendet në prag të bankrotit.

    Greqia, si dhe shumica e shteteve evropiane, në vitin 2009 hyri në recesion, ndërsa sipas disa parashikimeve pritetet të realizojë rënie të BPV-së prej 5.1 për qind.

    Krahas kësaj, Athina ka deficit buxhetor prej pesë për qind të BPV-së dhe borxh shtetëror prej 97.6 për qind të BPV-së.

    Këto shifra nuk janë vetëm si rezultat i krizës financiare, por edhe vite më parë kanë qenë të larta, për shkak të përplasjeve të brendshme politike, të cilat kontribuan për rritje të tepruar të shpenzimeve shtetërore, vlerësojnë analistët. /Makfaks/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:27 am

    Nga shtatori, starton bursa transportuese e Maqedonisë

    Në Maqedoni nga muaji shtator do të funksionojë bursa transportuese. Përmes kësaj burse, kompanitë të cilat do të marrin informacione rreth çmimeve, cilësisë të shërbimeve të cilat i ofrojnë transportuesit e mallrave prej një shteti në shtet tjetër

    këtë qëllim ministria e transportit dhe lidhjeve dhe lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë firmosën memorandum bashkëpunimi.

    “Qëllimi i këtij projekti është lidhje e shpejtë e transportuesve me kompanitë të cilat kanë nevojë për transportin e mallrave të tyre për eksport dhe import”, deklaroi Zllatko Kalenikov, kryetar i Lidhjes së Odave të Maqedonisë.

    “Shpresoj që në kohën kur të gjitha lejet dhe licencat transportuese jepen në formë elektronike, kjo bursë do të jetë shllagu mbi tortën në pjesën e komunikacionit transportues”, theksoi Mile Janakievski, ministër i Transporti dhe Lidhjeve.

    Sipas ideatorëve të kësaj burse, inspirimi për themelimin e një institucioni të tillë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shpresojnë se dukshëm do ta lehtësojë transportin e mallrave brenda dhe jashtë shtetit. /alsat/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:27 am

    G8: Ekonomia po tregon shenja stabilizimi

    Ministrat e finansave të tetë vendeve më të industrializuara të botës kanë vlerësuar se ekonomia po tregon shenja të “stabilizimit”, por ende ka rreziqe për stabilitetin ekonomik.

    Në komunikatë tërhiqet vërejtja se megjithëse ka filuar rritja e prodhimtarisë, papunësia ende mund të rritet.

    Ministrat e G8 kanë vlerësuar se duhet të përgatiten të ashtuquajturat strategji dalëse, respektivisht programe të masave stimuluese, të cilat do të jenë të nevojshme kur rimëkëmbja ekonomike të jetë e sigurtë. /rel/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:28 am

    Është marrë vendimi për rritjen e pagave në arsim, tha Thaçi

    Kryeministri, Hashim Thaçi, mbrëmë para qindra mësimdhënësve gjilanas, duke vlerësuar punën e tyre që po bëjnë në edukimin e brezave dhe ndërtimin e shtetit, premtoi se do të ketë edhe një ngritje pagash për punëtorët arsimorë gjatë mandatit të tij qeverisës.

    Kryeministri Thaçi premtoi mbështetje të qeverisë për arsimin dhe rritje të reja të pagave të mësimdhënësve.

    Në kuadër të takimeve me punonjës të arsimit nëpër komuna, ai mbrëmë në Gjilan tha se qeveria është e përkushtuar për investime në sistemin arsimor. /rtk/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:28 am

    KE ndihmon Slloveninë me 1.2 mld $

    Komisioni Evropian i akordoi ndihmë Sllovenisë, në vlerë prej 1,2 miliardë eurosh, për kapërcimin e pasojave nga kriza ekonomike dhe financiare në ekonominë e saj.

    Sipas ndarjeve aktuale në Bashkimin Evropian ndihma mund të ndahet në lloj garancie për kredi investuese dhe kredi për kapital qarkullues, të lidhura deri më 31 dhjetor të vitit 2010.

    Komisioni Evropian kumtoi se ndihma është me kufizim kohor dhe vlen vetëm për ndërmarrje që kanë rënë në situatë të vështirë pas 1 korrikut të vitit 2008.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:29 am

    Ekonomia kosovare në 10 vjet

    Kosova, në 10 vjetët e pasluftës, sipas ekspertëve, nuk ka arritur të ketë një ekonomi të qëndrueshme. Ata thonë se janë zhvilluar pak projekte kapitale dhe se ekonomia është e varur nga mjetet që vijnë nga jashtë. Edhe energjia elektrike thuhet të jetë një problem ende i pazgjidhur.

    Ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të organeve ekonomike në Kosovë thonë se sundimi i ligjit, funksionaliteti i gjykatave ekonomike, luftimi i korrupsionit - kanë mbetur me prioritet shumë të lartë edhe 10 vjet pas luftës.

    Zhvillimi ekonomik në Kosovë në 10 vjetët e pasluftës, sipas kryetares së Odës Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë më shumë një formë e ngritjes së infrastrukturës ligjore, e më pak e asaj fizike.

    “Sfida ose problemi kryesor ka qenë energjia elektrike, edhe 10 vjet pas luftës dhe pas shumë investimeve që janë bërë në këtë sektor, sidomos në KEK. Ende nuk kemi një situatë të zgjidhur. Ende është në proces zgjedhja e kompanisë për projektin e ri ‘Kosova e re’. Një proces gati i vonuar".

    Gjithashtu, ngritja e institucioneve, të cilat duhet të jenë në funksion të ekonomisë së hapur dhe të lirë të tregut gjatë këtyre 10 vjetëve, sipas zonjës Kusari-Lila, ka prezantuar dhe prezanton një sfidë për institucionet dhe shtetin e ri të Kosovës.

    Ndërsa, Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik, thotë se gjatë këtyre 10 vjetëve institucionet e Kosovës kishin lënë anash zhvillimin ekonomik dhe prioritet kishin zhvillimet politike.

    Ai konsideron se gjatë këtyre 10 vjetëve procesi i zhvillimit ekonomik në Kosovë ishte i pakontrolluar dhe jo i stimuluar në mënyrë institucionale dhe se Kosova momentalisht, është shteti më i pazhvilluar në Evropë në aspektin ekonomik, me papunësinë më të madhe, me zhvillim më të ulët ekonomik dhe me të gjitha problemet ekonomike dhe sociale. /rel/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:29 am

    Gripi, turizmi meksikan në krizë

    Gripi i derrave po i kushton jo pak turizmit të Meksikës. Parashikimet janë të zymta dhe specialistët e quajnë këtë një “verë të humbur” pasi vizitorët kryesisht nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë anuluar pushimet.

    Disa kompani ajrore kanë reduktuar fluturimet dhe tragetet apo anijet e mëdha turistike evitojnë portet e Meksikës.

    Turizmi përfaqëson 8% të Produktit Kombëtar Bruto dhe punëson rreth 2 milionë njerëz.

    Për analistët kjo është një sfidë tjetër për vendin tashmë të goditur rëndë nga recesioni botëror.

    Qeveria meksikane po përgatitet për një fushatë që do të nxisë kthimin e turistëve.

    Zyrtarët thonë se përhapja e virusit mund të ndikojë pozitivisht pasi turistët do të kuptojnë se mund ta marrin gripin si të qëndrojnë në shtëpi apo të udhëtojnë drejt Meksikës. /Telegrafi/tch/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:29 am

    Prodhuesit e lëngjeve kërkojnë heqjen e akcizës së brendshme

    Prodhuesit e lëngjeve në Kosovë edhe më tej kërkojnë heqjen e akcizës së brendshme, duke potencuar se po i dëmton bizneset e tyre.

    Qeveria ende nuk po mund të vendos rreth kësaj çështjeje, përderisa kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini shprehet optimist se vendimi do të merret sivjet. /rtk/
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 10:30 am

    Merovci: Së pari ligjet pastaj privatizimi dhe koncesionimi i NP-ve

    Duke u mbështetur në paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës se Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do ta japë me koncesion si dhe bazuar në zhvillimet e fundit rreth operacioneve financiare të PTK-së, me fondet e saja që paraqesin fonde publike, e të cilat janë duke u investuar edhe jashtë vendit, por pa pasur ndonjë bazë të duhur ligjore, Partia e Drejtësisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës aprovimin e ligjeve për koncesion dhe atij për partneritet publiko-privat.

    Gjatë një konfernce të mbajtur sot për shtyp, nënkryetari i kësaj partie, Safet Merovci, pasi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për fillimin e procesit të privatizimit dhe koncesionimit të ndërmarrjeve publike, përderisa nuk ka ligje të aprovuara për këto procedura, ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës aprovimin e ligjit për koncesion si dhe të atij për partneritet publik – privat.

    “Parlamenti i Kosovës duhet të aprovojë një ligj modern për koncesion, që mbështetet në parimet themelore të cilat bazohen në standardet e pranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të përcaktuara nga mekanizmat relevantë ndërkombëtarë”.

    Ndërkaq sa i përket ligjit për partneritet Publik-Privat, Merovci ka pohuar se ky ligj kërkon perfomancë dhe ndërmarrje të përbashkët bazuar në përgjegjësitë dhe rreziqeve midis entitetit publik dhe partnerit privat.

    Gjatë kësaj konference të mabjtur për shtyp Merovci ka, kërkuar nga Qeveria e Kosovës edhe aprovimin e ligjit për Bankën Kosovare për Infrastrukturë (I-Bank).

    Sipas tij, krijimi i Bankës Kosovare për Infrastrukturë (I-Bankës) do të ishte një ndërmarrësi e rrallë, por tepër domethënëse, për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse është rruga më e drejtë e alokimit më të mirë dhe më të frytshëm të fondeve shtetërore, respektivisht publike. /Telegrafi/

    Sponsored content


    Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi - Page 12 Empty Re: Lajmet më të reja nga ekonomia dhe biznesi

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:09 am