Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

+2
GOx94
NIKE
6 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:51 am

    Laporta: Ne krijojmë, të tjerët blejnë

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi katalanas krijon lojtarë më të mirë në botë, derisa rivali i tyre, Real Madrid, blen lojtarët më të mirë.

    Klubi mbretëror tashmë ka kompletuar transferimin e Kaka, ndërsa është në prag të transferimit edhe të Cristiano Ronaldos, që do të bëhet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

    Pas 160 milionë eurove të harxhuara për disa ditë nga Reali në dyshen e Lojtarëve më të Mirë, Laporta ka reaguar duke pyetur se nga vijnë paratë për transferimet e tilla.

    “Ne jemi një klub që krijojmë lojtarë të cilët bëhen Futbollistë më të Mirë të Vitit sipas FIFAs, derisa të tjerët i blejnë lojtarët e tillë. Barcelona ka një model tjetër të zhvillimit. Ne kemi stabilizuar një model të punës së vazhdueshme, derisa të tjerët kanë një model të harxhimit të kohëpaskohshëm për të qenë garues”, ka thënë Laporta.

    “Për momentin Madrid po angazhon vetëm futbollistë të njohur dhe do ta ketë vështirë t’i kombinojë të gjithë në fushë. Nuk dua të jem mos-respektues, por të gjithë pyeten? Prej nga erdhën të gjithë këto para për mega-transferime?”, ka shtuar mes tjerash presidenti i Barçës.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:52 am

    Maldini refuzon ofertën e Chelseat

    Ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, ka refuzuar rastin për t’iu bashkuar Carlo Ancelottit në Chelsea.

    Sipas The Times, menaxheri i Chelseat ka hedhur idenë që ish-lojtari i Milanit të marrë një pozitë të re, atë të menaxherit gjeneral të klubit, por Maldini, 40-vjeçar, dëshiron të bëjë pauzë nga futbolli, pasi muajin e kaluar i dha fund karrierës së tij 24-vjeçare në futboll.

    Ancelotti thuhet se ndjehet i vetmuar në Londër, pasi ish-zëvendësi i tij Filippo Galli, vendosi të mbetet në San Siro.

    Megjithatë italiani është i kënaqur me strukturën e trajnerëve të Chelseat dhe nuk ka plan ta ndryshojë atë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:53 am

    Capello: Rooney mund të bëhet edhe më i mirë

    Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, është i bindur se ylli i Manchester United, Wayne Rooney, mund të bëhet një lojtar edhe më i mirë.

    “Wayne është i ri dhe mund të përmirësohet. E pranoj se është më vështirë të arrihet 90% se sa 70%, por ai mund të përmirësohet edhe për tre deri në katër për qind dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Capello.

    “Jam shumë i kënaqur me Wayne. Këtë sezon ai ia ka dalë mirë. Ai është në një moment fantastik aktualisht dhe shpresoj të jetë i njëjtë edhe vitin e ardhshëm”, ka shtuar italiani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:53 am

    I mundshëm kalimi i Dossenas te Juve
    Agjenti i Andrea Dossenas, Roberto La Florio, ka deklaruar se klienti i tij mund të kalojë te Juventus, megjithëse edhe skuadra aktuale, Liverpool, dëshiron ta mbajë mbrojtësin italian.

    “Kemi folur me Liverpoolin edhe Benitezin dhe ata na kanë konfirmuar se kjo skuadër dëshiron ta mbajë Dossenan”.

    “Sido që të jetë, të gjithë e dimë se si është ‘tregu’ dhe nëse vjen një ofertë e mirë, menjëherë fillojnë bisedimet”.

    “Dossena është i lumtur në Angli. Atij do t’i pëlqente të kthehej (në Itali) por nën kushte të caktuara. Juve është duke bërë llogaritë e veta dhe presim që përfaqësues nga klubi të na kontaktojnë nëse janë të interesuar”, ka thënë La Florio p
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:54 am

    Milani nënshkruan me Edin Dzekon

    "Sky Sports Italia" njofton se Milani ka nënshkruar një para-kontratë me sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko.

    I njëjti burim pohon se sulmuesi boshnjak ka nënshkruar një para-kontratë me Rossonerët, ndërsa tani duhet që gjiganti italian të arrijë marrëveshje me skuadrën nga Bundesliga gjermane.

    Wolfsburgu deri më tani ka thënë se nuk lejon largimin e Dzekos, mirëpo vendimi i lojtarit për t’u transferuar në San Siro mund t’i detyrojë ata që ta lejojnë largimin e tij.

    Ndërkohë thuhet se kampioni gjerman kërkon 30 milionë euro, ndërsa italianët ofrojnë vetëm 20 milionë.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:54 am

    Barca dëshiron ta mbajë Hlebin

    Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, thotë se Blaugranët nuk dëshirojnë ta shesin mesfushorin Alexander Hleb.

    Hleb u transferua në Camp Nou sezonin e kaluar nga Arsenali, mirëpo nuk pati paraqitje të mirë me fanellën e Barcës, kështu që spekulohet për mundësinë e largimit të 28-vjeçarit, sidomos në drejtim të skuadrës së tij të dikurshme Stuttgart.

    “Para një viti kemi punuar shumë për ta transferuar dhe për ta angazhuar Alexander Hlebin, prandaj nuk do të dëshironim që ta lejojmë largimin e tij kaq shpejt”, ka thënë Begiristain.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:55 am

    Cannavaro: Ronaldo nënshkroi sezonin e kaluar

    Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka njoftuar se Los Blancos kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldon që në vitin e kaluar duke e bërë kështu meritor ish-presidentin Roman Calderon për këtë mega-transfertë.

    “Cristiano Ronaldo ka qenë lojtar i blerë nga menaxhmenti i vjetër, para ardhjes së Florentino Perezit, dhe ata ishin afër të siguronin edhe shërbimet e Kaka, mirëpo nuk patën kohë për ta realizuar marrëveshjen”.

    “Mendoj se Madridi do të transferojë edhe lojtarë të tjerë, sidomos sulmues pasi skuadra ka mentalitet sulmues. Tre fitoret e Barcelonës nuk ‘gëlltiten’ lehtë nga Madridi prandaj ata duhet të jenë sfidues”, është cituar Cannavaro nga” La Stampa”
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:56 am

    Caliendo: Juve do ta mbajë Trezeguet

    Gazetat italiane vazhdojnë të shkruajnë për mundësinë e largimit të David Trezeguet nga Juventusi, për shërbimet e të cilit janë të interesuara shumë skuadra, mirëpo agjenti i tij Antonio Caliendo është shprehur se Juve ka konfirmuar se do ta mbajë francezin në Torino.

    “Alessio Secco me ka thënë se Trezeguet nuk është në shitje, kështu që ai nuk do të jetë në listën e transferimeve (gjatë këtij afati kalimtar)”, ka thënë Caliendo për “L’Equipe”.

    Që nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, u luhatën marrëdhëniet e Trezegol me drejtuesit e Juventusit, ndërkohë për shërbimet e tij janë të interesuara skuadrat e tilla, si Olympique Lyonnais, Olympique de Marseille, Roma, Manchester City etj. Mirëpo, duke u bazuar në deklaratën e agjentit të tij, duket se francezi do të vazhdojë ta bartë fanellën bardhezi.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:56 am

    Pellegrini: E logjikshme që të gjithë duan të luajnë për Realin

    Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është i kënaqur me punën e deritanishme të presidentit Florentino Perez, dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij për të gjithë lojtarët të cilët dëshirojnë të luajnë në Bernabeu.

    Mbretërit arritën që për një periudhë të shkurtë kohore të sigurojnë shërbimet e dy nga lojtarët më të mirë në botë që qarkullojnë tani, Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo.

    “Kjo është një periudhë shumë e rëndësime për Real Madridin: në skuadër është kthyer Florentino Perezi- njeri me kapacitet të madh menaxherial, dhe Jorge Valdano, personalitet i lidhur me të gjitha pjesët e hierarkisë së klubit. Ata paraqesin një ekip të shkëlqyer së bashku, dhe është normale që të gjithë lojtarët dëshirojnë të vijnë te Real Madridi”.

    “Numri i lojtarëve që do të transferohen është fiks, prandaj po mundohemi të ndërtojmë një ekip të fuqishëm, sepse e dimë se Real Madridi do të konkurrojë në tri gara (La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve) në të cilat do të luftojë për trofe”, ka thënë Pellegrini.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:56 am

    Ribery do ta zëvendësojë Ronaldon?

    Djajtë e Kuq, të cilët do ta shesin Cristiano Ronaldon për një shumë të madhe parash te Real Madridi, janë vënë pas yllit të Bayern Munichut, Franck Ribery, shkruan në faqen zyrtare të Manchester United.

    Krahas emrave për të cilët është i interesuar United, siç janë Arjen Robben (Real Madrid), David Silva (Valencia), Antonio Valencia (Wigan Athletic) etj., renditet edhe emri i anësorit francez Ribery.

    Në faqe, po ashtu shkruan se bavarezët nuk heqin dorë nga ylli i tyre për më pak se 87 milionë funte (102 milionë euro), mirëpo tashmë përfaqësues nga kampioni anglez kanë udhëtuar në Munih për të biseduar në lidhje me këtë transfer.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:57 am

    Inter ofron 40 milionë euro për Benzeman

    Sipas gaztës franceze "Le Progres", Interi është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për ta transferuar yllin e Lyonit, Karim Benzema.

    Sulmuesi francez ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, ndërsa Nerazzurët e konsiderojnë atë si zëvendësues të denjë të Zlatan Ibrahimovicit, nëse ai largohet drejt Barcelonës, apo si partner të tij në sulm nëse boshnjaku me pasaportë suedeze vendos të qëndrojë me zikaltrit.

    Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka deklaruar se Benzema do të qëndrojë në Stade Gerland edhe sezonin e ardhshëm, mirëpo një mega-ofertë nga Massimo Moratti, vështirë se mund të refuzohet nga homologu i tij francez.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:57 am

    Martins dëshiron të mbetet në Newcastle

    Sulmuesi nigerian Obafemi Martins dëshiron të qëndrojë në St James' Park dhe t’i ndihmojë ekipit të rikthehet në Ligën Premier që në sezonin e parë në ligën e dytë të Anglisë.

    Martins është lidhur me Arsenalin, Aston Villan dhe Evertonin, si destinacione të mundshme të transferimit të tij gjatë verës, por ai thotë se nuk dëshiron të largohet nga Newcastle.

    “Shpresoj të mos shitem. Nëse klubi vendos të më shesë, nuk kam zgjidhje por të shkoj. Por synimi im është të qëndroj dhe të ndihmoj Newcastlen që gjatë sezonit të ardhshëm të rikthehet në Premier League”, ka thënë Martins.

    “Më pëlqen të jetoj në Newcastle dhe ka shumë vende të mira për të jetuar dhe luajtur. E di se klubi është në shitje dhe kjo është vështirë për fansat. Por ndjej se mund të ketë dritë në fund të tunelit eventual”, ka shtuar nigeriani.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:57 am

    Benayoun: Më mirë Liverpooli se Reali

    Yossi Benayoun ka deklaruar se më shumë i pëlqen të qëndrojë te Liverpooli sesa të luajë për Real Madridin.

    “Momentalisht jam lojtar i Liverpoolit, dhe derisa të mos ndodh diçka e papritur do të mbetem i tillë”.

    “Pasi kalova një sezon të mirë, kam pasur oferta nga skuadrat tjera angleze dhe spanjolle. Me gjithë dëshirën time për të qëndruar duhet të bisedoj me drejtuesit e skuadrës, pasi që gjithçka duhet konsideruar”.

    “Megjithatë, edhe nëse më kërkon Real Madridi, unë do të vazhdoja të qëndroj te Liverpooli”, ka thënë izraeliti për “The Daily Mail”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:57 am

    Zambrotta dëshiron Brazilin në finalen e Kupës së Konfederatave

    Mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta, shpreh dëshiron për ta fituar Kupën e Konfederatave që do të fillojë të dielën në Afrikën e Jugut.

    Lojtari 32-vjeçar i Milanit, është optimist se do të arrijë në finalen e 28 qershorit, ku dëshiron të takohet me Brazilin.

    “Ky turne do të shërbejë të ndërtojë grupin para Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Andaj, dëshirojmë të arrijmë në finale dhe të hakmerremi kundër Brazilit”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit.

    Brazili mposhti Italinë në takimin e fundit miqësor mes tyre në muajin shkurt, duke fituar me rezultat 2-0 në Emirates me golat e Robinhos dhe Elanos.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:58 am

    Chiellini: Shpresoj që tifozët mos e shqetësojnë Cannavaron

    Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka kërkuar nga tifozët bianconerë që ta respektojnë mbrojtësin e rikthyer Fabio Cannavaro.

    Cannavaro ishte njëri nga lojtarët që e braktisi Zonjën e Vjetër pas skandalit Calciopoli në vitin 2006, kështu që tifozët bardhezi e konsiderojnë atë si tradhtar.

    “Kam biseduar me tifozët ultras Bianconerë, ata janë më të qetë tani. Shpresoj që do ta lënë të qetë Cannavaron”, është shprehur Chiellini.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:58 am

    Vucinic në planet e Ferguson

    Manchester United ka filluar të bëjë planet e shpenzimit të 94 milionë eurove që do t’i fitojë pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

    Djajtë e Kuq dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën, sidomos në repartin sulmit, ndërsa Sir Alex Ferguson dëshiron shërbimet e sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, i cili përveç si qendërsulmues, mund të luajë edhe në krah për ta zënë vendin e lënë bosh nga Ronaldo.

    “Po, është e vërtetë. Vucinic do të jetë njëri nga zgjedhjet e para të klubit. Megjithatë ende nuk ka asgjë konkretë”, ka thënë një burim i afërt me United për Calciomercato.com.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:58 am

    Arsenal arrin marrëveshje me të riun Angha

    Arsenali ka siguruar shërbimet e mbrojtësit premtues të Zurichut, Martin Angha.

    Sipas “Setanta Sports”, Topçinjtë kanë arritur marrëveshje me kampionin e Zvicrës për ta transferuar 15-vjeçarin në janar të vitit 2010.

    Pas arritjes së tij, Angha fillimisht do të inkuadrohet në formacionin U-16 të Arsenalit, ndërsa pritet shumë shpejt që ai të inkuadrohet në formacionin e parë të klubit.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:59 am

    Figo falënderon Mourinhon për mundësitë që ia ka ofruar

    Ish-lojtari i Interit, Luis Figo, ka treguar se me ardhjen e trajnerit Jose Mourinho në Giuseppe Meazza, atij iu ofruan më shumë mundësi që të luajë në sezonin e kaluar, i cili ishte i fundit në karrierën e tij futbollistike.

    “Askush nuk nënshkruan një kontratë në të cilën thuhet se e ke të sigurt vendin në formacionin bazë të skuadrës”.

    “E dija që Mourinho më respektonte dhe për këtë arsye duhej të filloja nga zeroja. Nuk është mirë të jesh në një vend ku e di nga fillimi se gjendesh në rendin e dytë. Ndërsa nuk është pjesë e karakterit tim që të qëndroj në një skuadër vetëm për të fituar para”, është shprehur legjenda portugeze për “Sky Sport”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:59 am

    Cannavaro mungon kundër SHBA-ve

    Mbrojtësi veteran i Italisë, Fabio Cannavaro, është lënduar sërish dhe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave kundër SHBA-ve, e cila zhvillohet të hënën.

    Kapiteni i Azzurëve e ka lënduar pulpën e këmbës dhe ekziston frika që ai mund të mungojë gjatë gjithë turneut, ngjashëm sikurse i ndodhi në Kampionatin Evropian ë vitit 2008.

    Mediat njoftojnë që mbrojtësi i Juventusit nuk është stërvitur të premten, ndërsa mjeku i përfaqësueses së Italisë, Enrico Castellacci ka deklaruar se ai nuk do të mund të luajë të hënë
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 7:59 am

    Reali ofron Heinzen dhe Robbenin për Xabin

    Real Madridi po vazhdon me punën për të ndërtuar “formacionin e ëndrrave”, ndërsa mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, është në listën e transferimeve të Florentino Perez.

    Tablodi britanik “The Sun” njofton se presidenti i Los Blancos ia ka ofruar Liverpoolit anësorin Arjen Robben për shkëmbim “kokë për kokë” me Xabin.

    Reali tashmë ka bërë një ofertë prej 18 milionë funtesh për spanjollin, mirëpo Liverpooli dëshiron 27 milionë. Holandezi Robben ka po ashtu vlerën prej 27 milionë funtesh dhe në këtë mënyrë një shkëmbim do të ishte më se i qëlluar për Perezin, i cili nuk dëshiron të shpenzojë shumë para (pasi tashmë ka shpenzuar 142 milionë funte për shërbimet e Kaka dhe Ronaldo).

    Megjithatë nëse edhe kjo orvatje dështon, atëherë Reali do ta ofrojë mbrojtësin Gabriel Heinze dhe 18 milionë funte, vetëm e vetëm që ta transferojë Xabin në Bernabeu.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 8:00 am

    Rossi dëshiron Juventusin

    Sulmuesi italian i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka pranuar se do t’i pëlqente të luante në Serie A duke i dërguar kështu një mesazh skuadrës së Juventusit, e cila është e interesuar për shërbimet e tij.

    Rossi ka kontratë me Nëndetësen e Verdhë deri në vitin 2013, mirëpo ai është shprehur se nëse Zonja e Vjetër dëshiron shërbimet e tij dhe nëse Villarreali e shet atë, atëherë ai me kënaqësi do të kthehej në Serie A.

    “Kam dëgjuar për mundësinë e kalimit te Juventus, mirëpo unë kam kontratë me Villarrealin dhe po ia kaloj mirë këtu”.

    “Ëndrra ime është që të kthehem në Itali, mirëpo për të ndodhur kjo duhet të më shesë Villarreali”, ka thënë sulmuesi italian për “Tuttosport”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 8:00 am

    Mourinho: Ardhja e Decos do të ishte mahnitëse

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron me çdo kusht ta transferojë mesfushorin e Chelseat, Deco.

    Pas transferimit nga Barcelona, Deco nuk tregoi formë të mirë në Stamford Bridge, ku është i pakënaqur dhe planifikon të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

    “Deco më ndihmoi të shpallem kampion i Evropës (me Porton) dhe unë i ndihmova atij të shpallet lojtari evropian i vitit. Nëse do të jetë e mundur që ai të vijë tek Inter dhe të punojmë sërish bashkë, do të ishte gjë e shkëlqyer për të dy”, është cituar Mourinho nga “The Sun”.
    NIKE
    NIKE
    Super Moderator
    Super Moderator


    Gjinija : Male
    Postimet : 1733
    Age : 26
    Vendodhja : Gjakove
    Reputation : 11
    Pikët : -92
    Registration date : 2008-11-16

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by NIKE Sat Jun 13, 2009 8:00 am

    Robinho kërkon nga Tevez t’i bashkëngjite te City

    Robinho ka kërkuar nga sulmuesi argjentinas Carlos Tevez që t’i bashkëngjitet atij te Manchester City.

    “Ne padyshim që do ta kompletonim sulmin e Cityt. Shpresoj që skuadra ime ta transferojë atë”.

    “Do të ishte kënaqësi të luaja bashkë me Carlosin. Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe është turp që nuk ka më shumë hapësirë në skuadrën aktuale (Manchester United)”

    “Nëse largohet nga United, ashtu siç po lexoj ditët e fundit, dhe nëse konfirmohet interesimi i Cityt, kuptohet që unë do të mundohem që ta bindë atë të vijë te ne”, është cituar Robinho nga “The Sun”.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 30
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by GOx94 Sun Jun 14, 2009 12:37 am

    Buffon: Brazili favorit për Kupën e Konfederatave
    Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka folur për përfaqësueset favorite për ta fituar Kupën e Konfederatave, duke pohuar se Brazili mbetet favoriti kryesor për ta fituar turneun, i cili fillon të dielën.

    “Brazili ka më shumë kualitet dhe më shumë talentë. Mirëpo edhe ne (Italia) dhe Spanja do të mundohemi të fitojmë. Për mua ky turne vlen shumë, pasi që janë të përfshira përfaqësueset më të mira nga të gjitha kontinentet”.

    “Nëse ne e fitojmë kjo do t’i ndihmonte shumë futbollit italian, sepse ne ndihemi si ambasadorë të futbollit italian”, është shprehur portieri i Juves për “La Gazzetta dello Sport”.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 30
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by GOx94 Sun Jun 14, 2009 12:37 am

    Wenger: Arsenali do të jetë fitues sezonin e ardhshëm
    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se ekipi i tij do të sjellë medalje në Emirates në sezonin e ardhshëm, për të parën herë në katër vite.

    “Çfarë kanë arritur tashmë këta lojtarë në atë moshë, është e pashpjegueshme. Ata lojtarë janë fitues, ata do të zgjerohen dhe ata janë shumë, shumë të ri. Të jesh në top katërshen evropiane dhe të rikthehesh mbi Aston Villan nga tetë pikë disavantazh, është e mrekullueshme. Besoj se e ardhmja duket shumë e ndritshme”, ka thënë Wenger.

    “Ne kishim William Gallas, Gael Clichy, Emmanuel Adebayor, Theo Walcott dhe Cesc Fabregas jashtë fushe për një kohë të gjatë. Dhe Tomas Rosicky nuk luajti asnjë ndeshje këtë sezon. Mund ta besoni? Dhe kjo është pse unë besoj se ajo që kemi arritur është e mrekullueshme”, ka shtuar francezi.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 30
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by GOx94 Sun Jun 14, 2009 12:37 am

    Roma interesohet për Shevchenkon?
    Roma raportohet se është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Andriy Shevchenko, bën të ditur Daily Mail.

    Ekipi italian pret të marrë sulmuesin ukrainas si transferim të lirë, pas edhe një sezoni të tij të dështuar, kësaj here i rikthyer si huazim te Milani.

    32-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por i është thënë se mund të largohet nga Stamford Bridge dhe madje duke i paguar edhe 7 milionë funte të kontratës së tij, se sa ta marrë atë sërish në radhët e veta.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 30
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by GOx94 Sun Jun 14, 2009 12:38 am

    Barcelona përgatit 60 milionë euro për Riberyn
    Mediat spanjolle përcjellin lajmin se Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë gjithçka për të sjellë mesfushorin Frank Ribery në Camp Nou sezonin e ardhshëm.

    Francezi është cak i shumë klubeve, mes tjerash edhe Real Madridit, Manchester United, Chelseat dhe Barcelonës.

    Florentino Perez publikisht ka pranuar interesimin e tij për Riberyn, por ka zbuluar se Bayern Munich nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit dhe se do ta respektojnë dëshirën e bavarezëve.

    El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola ka biseduar me drejtuesit e Barcelonës dhe ka qenë shumë i qartë, duke kërkuar që Ribery të arrijë në Camp Nou me çfarëdo çmimi.

    Duke marrë parasysh interesimin e madh për francezin, Pep ka kërkuar nga drejtuesit të punojnë intensivisht, ndërsa thuhet se katalanasit do të dërgojnë një ofertë të vlefshme 60 milionë euro në drejtim të Bayernit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:31 pm

    Juventus në kërkim të Mottas

    Juventusi ka vendosur që transferojë mbrojtësin e Udineses, Marco Motta, i cili kaloi një formë të shkëlqyer në gjysmën e dytë të sezonit pas kalimit te Roma në formë huazimi.

    Roma ende është skuadra e favorizuar për të nënshkruar me 23-vjeçarin, mirëpo nëse kryeqytetasit nuk bëjnë një ofertë, atëherë Bianconerët do ta kenë mundësinë ta transferojnë lojtarin.

    “Njëherë duhet të bisedoj me Seccon (drejtorin sportiv të Juves), sepse lojtari dëshiron të dijë se sa hapësirë do t’i jepet në skuadër”, është shprehur agjenti i Mottas, Bruno Carpeggiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:31 pm

    Ferguson: Kemi bërë gjithçka për ta mbajtur Ronaldon

    Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ai ka qenë në dijeni që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Old Trafford, duke shtuar se Djajtë e Kuq kanë dhënë maksimumin për ta mbajtur atë deri më tani.

    Portugezi gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur me Mbretërit e Real Madridit dhe tani duket se do t’i realizohet ëndrra e tij, pasi që Los Blancos janë pajtuar të paguajnë 80 milionë funte për shërbimet e tij.

    “Ai dëshironte të largohej dhe kjo është shumë e thjeshtë. Kurdo qoftë ai do të largohej. Ne kemi dhënë më të mirën nga vetja duke e mbajtur deri më tani”, ka thënë skocezi Ferguson.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:32 pm

    Messi nuk është i shqetësuar për transferimet e Realit

    Real Madridi ka siguruar shërbimet e dy nga lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Kaka, dhe së shpejti pritet ardhje e lojtarëve tjerë të mëdhenj në Bernabeu, ndërsa superylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është i shqetësuar për këtë gjë.

    “Transferimi i Ronaldos është një transferim i mirë. Me të dhe me Kaka, Reali do të jetë më i fuqishëm, mirëpo ne do të jemi luftarakë sërish”.

    “Do të jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë dhe në do të mundohemi të jemi edhe më të suksesshëm se sezonin që shkoi (kur Barcelona i fitoi të gjitha trofetë e mundshme- Kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve)”, është shprehur argjentinasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:33 pm

    United me ofertë shokuese për Torres

    Njoftohet se Manchester Unitedi do të bëjë një ofertë shokuese për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.

    “Sunday Express” shkruan se Djajtë e Kuq do të provojnë transferimin e spanjollit, i cili duhet ta zë vendin e lojtarit në largim- Crisitano Ronaldo, ndërsa i njëjti burim pohon se menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, do të ofrojë 40 milionë funte (47 milionë euro) për ta bindur rivalin e përjetshëm Liverpool, që ta lejojë largimin e Torres.

    Kjo shifër është thuajse sa dyfishi që Redsat i paguan Atletico Madridit për shërbimet e ‘El Ninos’, ndërsa nëse largohet edhe Carlos Tevez, Manchesteri duhet që me çdo kusht ta forcojë sulmin.

    Kampioni anglez është në garë edhe për të fituar shërbimet e disa lojtarëve, emrat e të cilëve qarkullojnë në treg këtë sezon: Karim Benzema, Samuel Eto’o, Franck Ribery, Antonio Valencia dhe David Silva.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:33 pm

    Higuain dhe para për Ibrahimovicin

    Real Madridi ia ka ofruar Interit sulmuesin Gonzalo Higuain dhe para për të fituar shërbimet e Zlatan Ibrahimovicit.

    Javët e fundit është spekuluar për mundësinë e kalimit të Ibracadabrës te Barcelona në formë shkëmbimi me Samuel Eto'o-n, ndërsa Balugranët duhet t’i paguajnë para shtesë Interit.

    Megjithatë, “Marca” shkruan se Reali ka kontaktuar me zikaltrit, ndërsa përgjigja e tyre ka qenë se nuk do ta shesin Ibran për më pak se shifra të cilën Mbretërit do të paguajnë për Cristiano Ronaldon (94 milionë euro).

    Megjithatë, presidenti Florentino Perez dëshiron ta zbutë paksa shifrën e kërkuar nga Interi, ashtu që do ta ofrojë argjentinasin 21-vjeçar dhe një shumë të reduktuar parash.

    Nëse Mbretërit arrijnë të sigurojnë edhe shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze, atëherë Reali do ta ketë “sulmin e ëndrrave” me Kaka, Ronaldo dhe Ibrahimovic.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:33 pm

    Chelsea do të bëjë ofertë për Juan

    "Corriere dello Sport" njofton se trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Romës, Juan.

    Blutë janë në bisedime me Interin për shitjen e Ricardo Carvalhos, ndërsa Ancelotti e ka caktuar mbrojtësin Juan si zëvendësuesin e tij.

    Së shpejti pritet që disa të dërguar të Chelseat të udhëtojnë në kryeqytetin italian për të diskutuar për mbrojtësin brazilian me Giallorossët, të cilët do të detyrohen të shesin disa lojtarë këtë afat kalimtar, pasi që nuk luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:35 pm

    Zyrtare: Milani nënshkruan me Cissokhon

    Milani ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje zyrtare me mbrojtësin francez të Portos, Aly Cissokho.

    Rossonerët do të paguajnë 15 milionë euro për shërbimet e francezit, si edhe nga një milionë euro për çdo trofe të fituar gjatë kohës së qëndrimit të Cissokhos në San Siro.

    “Bisedimet kanë qenë mjaft intensive. Mendojmë se Cissokho është një lojtar i fuqishëm, pasi kjo është dëshmuar edhe me interesimin e skuadrave të rëndësishme evropiane, madje edhe në momentet vendimtare derisa po arrinim marrëveshjen. Mirëpo, në fund, miqësia jonë e gjatë me drejtuesit e Portos triumfoi”.

    “Përvetësimi i Thiago Silvas, i cili ende nuk i ka mbushur 25 vjet, dhe Cissokho që ende nuk i ka 23 vjet, është përgjigje për një projekt preciz: një skuadër të re, të freskët, konkurruese dhe me baraspeshimin e llogarive. Kjo është rruga të cilën do ta ndjekim edhe në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, për faqen zyrtare të klubit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:35 pm

    Ferguson në përpjekje për të angazhuar David Silvan

    Sipas mediave angleze, Sir Alex Ferguson, do të përpiqet ta plotësojë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos duke e zëvendësuar atë me mesfushorin e Valencias, David Silva.

    Besohet se Sir Alex Ferguson tashmë ka dhënë dritë të gjelbër për kompletimin e transferimit të 23-vjeçarit spanjoll për një shumë prej 25 milionë funtesh.

    Silva mund të luajë në të dy krahët e mesfushës, ashtu si edhe Ronaldo, ndërsa mund të luajë edhe si mesfushor i qendrës. Silva edhe para largimit të Cristiano Ronaldos ishte vlerësuar larg në listën e dëshirave të Ferguson.

    Edhe pse Valencia ka mohuar se do t’i shesë yjet, kriza ekonomike vazhdon në klub dhe është e mundshme që lojtari të shitet këtë verë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:36 pm

    Mascherano dhe Alonso nuk janë në shitje

    Liverpooli ka bërë të ditur me anë të një deklarate në ueb faqen e klubit se dy mesfushorët, Javier Mascherano dhe Xabi Alonso nuk janë në shitje.

    Dyshja e Liverpoolit vazhdimisht lidhet me një largim drejt Spanjës, Mascherano në Barcelona dhe Xabi Alonso në Real Madrid. Por klubi anglez thotë se dy yjet do të mbeten në Ligën Premier edhe në sezonin e ardhshëm.

    “Pavarësisht shkrimeve në media dhe spekulimeve për të ardhmen e Xabi Alonsos dhe Javier Mascheranos, Liverpooli nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga asnjë klub për këta lojtarë”, thuhet në deklaratë.

    “As lojtarët në anën tjetër nuk janë në shitje, e as Liverpooli nuk ka interes nga lista e gjatë e futbollistëve nga kampionati spanjoll të cilët lidhen me një kalim në Anfield, si pjesë e marrëveshjeve”, shtohet më tej në publikim.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:37 pm

    Barca dëshiron t’ia ‘vjedhë’ Villan, Realit

    Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona është duke u përpjekur ta vjedhë David Villan para hundës së Real Madridit, pasi katalanasit mbrëmë kanë dërgua ofertë në drejtim të Valencias.

    David Villa është caku i tretë i Real Madridit pas dy përforcimeve të mesfushës, Kaka dhe Cristiano Ronaldo, dhe negociatat me Valencian zhvillohen tashmë disa ditë.

    Por, El Mundo Deportivo thotë se negociatat janë ende të hapura, pasi Barcelona ka dërguar ofertë në momentet e fundit për David Villan. Barcelona ka dërguar ofertë prej 35 milionë funtesh për Villan, pasi e shes si të vështirë procesin e angazhimit të Zlatan Ibrahimovic.

    Oferta e Realit është pak më e lartë, 37 milionë funte, por duke marrë parasysh se të dyja nuk dallojnë shumë, do të jetë vetë lojtari ai i cili do të ketë fjalën kryesore në transferim.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:37 pm

    Eto'o kërkon 200 mijë funte në javë nga City

    Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto'o, dëshiron pagë të vlefshme 200 mijë funte në javë për t’iu bashkuar Manchester Cityt.

    The News of the World shkruan se kamerunasi ka kërkuar të paguhet plot një milionë euro në muaj, që t’i bashkohet klubit anglez.

    Nëse ai do të nënshkruante marrëveshje pesëvjeçare me Cityn, klubi anglez do t’i paguante atij plot 60 milionë euro (51 milionë funte) gjatë asaj periudhe.

    Manchester United, Liverpool dhe Inter janë në mesin e klubeve të tjera të cilat janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit, dhe në të gjitha rastet kërkesat e lojtarit janë të përafërta.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:38 pm

    Kupa e Konfederatave: Afrika e Jugut dhe Iraku luajnë baras

    Afrika e Jugut dhe Iraku kanë luajtur pa gola në ndeshjen e parë që hapi garën e Kupës së Konfederatave.

    Nikoqiri i kësaj gare, Afrika e Jugut, nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e fushës vendore për të nxjerrë pikë të plota nga ndeshja e parë.

    Takimi ishte i ngadaltë, jo dinamik, me vetëm disa raste për gol, të cilat erdhën në minutat e fundit të ndeshjes.

    Rasti më i mirë i takoi Afrikës së Jugut, 12 minuta para fundit, kur Mashego u gjend vet para portierit të Irakut, por Gassid ndaloi goditjen.

    Një mundësi tjetër shënimi vendasit patën edhe në minutën e 84-të, pas një goditje të lirë nga Gaxa, por edhe ky rast nuk u shfrytëzua. Ndeshja e radhës zhvillohet po ashtu sonte në mes të Zelandës së Re dhe Spanjës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:38 pm

    Manchesteri ringjall interesimin për Valdes

    Kampioni i Anglisë, Manchester United, vazhdon të ruajë interesimin për portierin e Barcelonës, Victor Valdes.

    The News of the World shkruan se kontrata e portierit spanjoll skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai dëshiron të ndahet nga klubi i tij i tanishëm.

    United ka vëzhguar Valdes gjatë gjithë sezonit, por ka pritur që kontrata e tij të vazhdohet pas fundit heroik të sezonit në Ligën e Kampionëve. Por Barcelona është tronditur nga kërkesa prej 7.6 milionë dollarësh e portierit dhe nuk ka në plan ta vazhdojë atë.

    Krahas Valdes, nën radarin e United është edhe portieri i Villarrealit, Diego Lopez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:38 pm

    Lippi preferon lojtarët e tij të vjetër

    Në prag të takimit të parë të Kupës së Konfederatave kundër SHBA të hënën, trajneri fitues i Kupës Botërore, Marcelo Lippi, është zotuar të mos heqë dorë nga veteranët e tij.

    Pavarësisht kritikave që fajësojnë Lippin për përfshirjen e lojtarëve të vjetër në ekip, trajneri italian duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga ta.

    “Nuk do të heq dorë nga djelmoshat e mi të vjetër. Nuk do të heq dorë edhe sikur Brazili ose Spanja të kenë një mesatare të moshës shumë më të ulët se e jona”, ka thënë Lippi.

    “Me siguri nuk do t’i kisha ata në ekip nëse nuk do të shkëlqenin. Por, me siguri do t’ia dalim shumë më mirë në Kupën e ardhshme Botërore”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:39 pm

    Kaka: Gjithmonë do ta dua Milanin

    Mesfushori brazilian Kaka edhe një herë ka pohuar lidhjen e tij me Milanin, duke thënë se rosonerët gjithmonë do të jenë në zemrën e tij.

    “I jam shumë falënderues Milanit. Nëse sot jam futbollist i klasit botëror, kjo është për shkak të rosonerëve dhe përfaqësueses së Brazilit”, ka thënë Kaka, i cili është në Afrikën e Jugut në Kupën e Konfederatave.

    “Vërtet më vjen keq për atë që ndodhi me Milanin, por tash duhet ta pranoj faktin se e ardhmja ime është në përbërjen e Real Madridit dhe raportet e mia profesionale me rosonerët ndërpriten”.

    “Shpresoj se Milani do të mund të bëjë gjëra të mëdha me strategun e ri Leonardo dhe iu dëshiroj gjithçka të mirë. Gjithmonë do t’i dua ngjyrat kuqezi”, ka shtuar braziliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Sun Jun 14, 2009 3:39 pm

    Kupa e Konfederatave: Spanja shkatërron Zelandën e Re

    Kampioni i Evropës, Spanja, ka shkatërruar me rezultat 5-0 ekipin e Zelandës së Re, në takimin e grupit A të Kupës së Konfederatave.

    Spanja dominoi ndeshjen si në posedim dhe raste, po ashtu edhe në gola, duke marrë kryesimin e grupit A.

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, shënoi hat-trick, duke të qenë i saktë në tre tentimet e para për Spanjën (6’, 14’ dhe 17’), para se Cesc Fabregas të shënojë edhe golin e katërt kundër Zelandës së Re që në pjesën e parë të ndeshjes (24’).

    Me të filluar pjesa e dytë, një gabim tjetër i mbrojtjes së Zelandës i kushtoi kësaj kombëtare edhe me një gol tjetër, të cilin rast këtë herë e shfrytëzoi sulmuesi David Villa (48’).

    Pasi siguruan fitoren, spanjollët qetësuan ndeshjen dhe nuk ngulmuan në më shumë gola.

    Spanja tash mban kreun e grupit A, e ndjekur nga Afrika e Jugut dhe Iraku, që më herët barazuan në takimin mes tyre. Zelanda e Re do të mbajë fundin e tabelës.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:51 am

    Trezeguet në listën e Realit

    Antonio Caliendo, agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, ka konfirmuar se Real Madridi është i interesuar në shërbimet e klientit të tij.

    Pritet që gjatë këtij afati kalimtar sulmuesi francez ta braktisë Zonjën e Vjetër, ndërkohë që shumë skuadra dëshirojnë shërbimet e tij.

    Dhe tashmë spekulimet për interesimin e Mbretërve për ta transferuar Trezegolin janë konfirmuar nga agjenti i tij, i cili në një intervistë me “Sette Gold” ka thënë se Los Blancos dëshirojnë ta transferojnë 32-vjeçarin.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:51 am

    Di Vaio nuk largohet nga Bologna
    Përkundër spekulimeve të fundit, sulmuesi i Bolognas, Marco Di Vaio, nuk dëshiron të largohet nga skuadra e tij aktuale, thotë agjenti i lojtarit, Marco Pastorello.

    Është spekuluar se ish-lojtari i Juventusi kishte kërkuar zgjatjen e kontratës dhe njëkohësisht rritjen e pagës, gjë të cilën nuk mund t’ia plotësojë Bologna, prandaj thuhej se ai mund ta braktisë skuadrën e tij.

    Mirëpo, agjenti i italianit ka thënë se Di Vaio nuk dëshiron të konsiderohet ‘tradhtar’ nga tifozët e Bolognas, dhe kjo është njëra nga arsyet më të fuqishme për të cilën ai dëshiron të qëndrojë.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:51 am

    Neville i përkushtuar ndaj United
    Mbrojtësi veteran i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka mohuar spekulimet për largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.

    34-vjeçari ka pasur probleme me lëndime të cilat ia kanë kufizuar mundësinë për lojë, kështu që Nevillë është në grupin e lojtarëve rezervë të kampionit anglez.

    Duke llogaritur mosparaqitjet e tija është spekuluar se mbrojtësi legjendar mund t’i bashkëngjitet skuadrës së Middlesbrough. Mirëpo komentet e fundit të Neville i japin fund çdo spekulimi për largimin e tij.

    “Kam luajtur në disa ndeshje në sezonin e kaluar dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm të vazhdoj të luaj këtu, sepse të qenit në këtë klub ka rëndësi të veçantë për mua”, ka thënë mbrojtësi i krahut të djathtë për “The People”.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:52 am

    City: 140 mijë funte në javë për Tevez
    Manchester City duket të jetë favoriti kryesor për ta transferuar sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.

    “Sky Sports News” njofton se në dy ditët e ardhshme Manchester City, Manchester United, Liverpooli dhe Chelsea do të fillojnë bisedimet me pronarët e Tevez për mundësinë e transferimit të tij. Ndërkohë mësohet se do të përfshihet edhe një skuadër italiane dhe një spanjolle, emrat e të cilave nuk janë bërë të njohura.

    Megjithatë, “The Guardian” shkruan se ‘pasanikët’ janë më pranë transferimit të Tevez, pasi që ata janë pajtuar të paguajnë 25.5 milionë funte (30 milionë euro) për të fituar shërbimet e argjentinasit, ndërkohë që mësohet se City do t’i ofrojë Tevezit 140.000 funte në javë (164.000 euro)- që është 75% më e lartë se paga e tij aktuale.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:52 am

    Kaka i del në krah Perezit
    Presidenti i Real Madridit, Forentino Perez, është kritikuar për shpenzimet e mëdha që po bën, sidomos pas parave që ka ofruar për Kaka dhe Crisitano Ronaldo, ndërsa ylli brazilian i ka dalë në mbrojtje presidentit të tij.

    Ish-lojtari i Milanit, i cili u transferua në Bernabeu për shumën prej 67.2 milionë eurosh, beson se Perez ka një qëllim të qartë se si ta rindërtojë skuadrën e tij dhe se ai nuk gjuan thjeshtë para për të treguar superioritetin ekonomik të Los Blancos.

    “Secili njeri ka mënyrat e veta të arritjes së qëllimeve. Florentino ka një politikë shumë të qartë dhe një mënyrë të vendosur për t’i arritur qëllimet e tij. Ai po bën gjithçka që Real Madridi të bëhet sërish një skuadër e madhe”, ka thënë Kaka në një intervistë për “O Globo”.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:52 am

    Ibrahimovic zgjedh Interin
    E përditshmja suedeze "Sportblade" njofton se Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë tek Interi për arsye familjare.

    Sipas një burimi shumë të afërt me lojtarin, boshnjaku me pasaportë suedeze nuk do të largohet nga Giuseppe Meazza, pasi që gruaja e tij, Helena, dhe dy fëmijët janë mishëruar me jetën në Milano.

    Disa vite më parë legjenda franceze, Zinedine Zidane, u largua nga Italia në drejtim të Spanjës, për arsye familjare, ndërsa tani duket se do të ndodhë e kundërta, pasi që ish-lojtarit të Juventusit i pëlqen jena në Itali.
    Game Over
    Game Over
    Moderators
    Moderators


    Postimet : 1141
    Reputation : 6
    Pikët : 473
    Registration date : 2008-10-28

    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Game Over Mon Jun 15, 2009 1:53 am

    Laporta: Suksesi i Barcës e detyroi Realin të shpenzojë
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se arsyeja që Real Madridi po shpenzon para të majme për ta forcuar skuadrën, është triumfi i Barcelonës në të tri garat ku mori pjesë.

    “Suksesi ynë i trefishtë e detyroi Real Madridin të shpenzojë pa masë dhe kjo gjë e ka çrregulluar tregun”.

    “Perez transferon lojtarë në bazë të preferencave të tij dhe kjo vetëm sa e tregon arrogancën që ka”, ka thënë Laporta duke shtuar se edhe Blaugranët do të bëjnë disa transferime të rëndësishme për t’i dhënë skuadrës pak freski.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Tue May 07, 2024 2:27 pm