Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:56 am

    Presidenti i Genoas takohet me Quaresman

    Genoa ka qenë skuadra që ka arritur sukses të madh këtë sezon në Serie A duke siguruar pozitën e pestë në tabelë dhe duke humbur mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve vetëm falë paraqitjeve më të dobëta në ndeshjet direkte përballë Fiorentinas.

    Për të qenë më konkurrues sezonin e ardhshëm, presidenti Enrico Preziosi tashmë ka siguruar shërbimet e Hernan Crespo (Inter) dhe Sergio Floccari (Atalanta) dhe është duke u munduar ta transferojë edhe lojtarin tjetër të Interit, Ricardo Quaresma.

    “La Repubblica” njofton se të premten Preziosi do të takohet me Quaresman për të diskutuar për mundësinë e kalimit të tij te Genoa, pas një sezoni të dobët me Interin dhe Chelsean.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:57 am

    Totti i bindur për qëndrimin e Spallettit

    Roma ka marrë një shtytje të madhe pasi ka mësuar se trajneri aktual Luciano Spalletti do të qëndrojë te skuadra në dy sezonet e ardhshme.

    Për shkak të formës së dobët të Giallorossëve pati shumë spekulime për largimin e mundshëm të Spallettit, ndërsa kapiteni Francesco Totti nuk është i befasuar që ai ka vendosur të qëndrojë.

    “Asnjëherë nuk kam dyshuar për pozitën e Spallettit te Roma. E kam ditur se ky do të ishte rezultati, pasi që mentaliteti i tij (Spallettit) nuk ka ndryshuar. Sezonin e ardhshëm të gjithë do të jemi më të motivuar dhe më garues”, ka thënë simboli romak.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:57 am

    Cesar shpreson për transferimin e Melos dhe Elanos tek Inter

    Portieri i Interit, Julio Cesar, beson se ardhja e Felipe Melos nga Fiorentina dhe Elanos nga Manchester City, do ta përmirësonte dukshëm skuadrën zikaltër.

    “Shpresoj që Felipe dhe Elano t’i bashkëngjiten Interit. Ata janë dy mesfushorë të shkëlqyer dhe shpresoj që të arrihet marrëveshja. Të kesh dy lojtarë tjerë brazilianë tek Inter do të ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Cesar për fiorentina.it.

    Elano luan te Manchester City që nga viti 2007, ndërsa sezoni që shkoi ishte i pari për Melon te Fiorentina.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:57 am

    Barca shpërblen Iniestan dhe Puyolin

    Njoftohet se Barcelona ka filluar bisedimet për t’i shpërblyer dy nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Carles Puyol dhe Andres Iniesta, me kontrata të reja.

    Sipas “AS”, Blaugranët dëshirojnë t’ia përmirësojnë kontratën Iniestas me shtimin e fitimeve në favor të lojtarit, për shkak të paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë sezon, me ç’rast Barca fitoi tre trofetë e mundshme.

    Nga ana tjetër, një zëdhënës i Blaugranëve ka deklaruar se katalunasit janë duke biseduar për t’ia zgjatur kontratën mbrojtësit të hekurt, Puyol (e cila përfundon në qershor të vitit 2010).

    Ndërkohë, ende mbeten disa çështje të pazgjidhura sa i përket lojtarëve Rafa Marquez, Samuel Eto’o dhe Victor Valdes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:58 am

    Mourinho kërkon Carvalhon, Decon dhe Eto’o-n nëse shkon Ibra

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, është afër largimit te Barcelona, ndërsa trajneri i zikaltërve, jose Mourinho, ka kërkuar nga udhëheqësit e kampionit italian që t’i sjellin disa lojtarë për ta plotësuar hapësirën që do ta lë sulmuesi suedez nëse largohet.

    Shtypi italian dhe spanjoll kanë njoftuar se presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjendet në Barcelonë për të negociuar shitjen e lojtarit të tij, ndërsa Jose Mourinho ka dhënë PO-në e tij, por me kusht.

    Trajneri portugez kërkon dy lojtarët e Chelseat, Ricardo Carvalho dhe Deco, si edhe sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, për të lejuar largimin e Ibracadabras.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:58 am

    Rijkaard trajneri i ri i Galatasarayit

    Ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, është zgjedhur trajneri i ri i ekipit turk Galatasaray.

    Pas largimit nga Barcelona në sezonin 2007/2008, Rijkaard pauzoi rreth një vit, dhe tash sërish i kthehet futbollit, duke zënë vendin e ish-trajnerit të Galatasarayt, Bulent Korkmaz.

    Korkmaz u largua nga stoli i ekipit turk të mërkurën, pas një sezoni zhgënjyer ku përfundoi në pozitën e pestë të tabelës.

    Rijkaard karrierën e filloi si përzgjedhës i Holandës, ndërsa pastaj drejtoi ekipin Sparta Rotterdam prej ku kaloi në Barcelona.

    Në Barcelonë, holandezi përjetoi suksesin më të madh të tij si trajner, duke fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy kampionate të Spanjës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:58 am

    NBA: Lakers shkatërrojnë Orlando Magic

    Kampioni i Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për të shkatërruar me rezultat 100-75 kampionin e Lindjes, Orlando Magic, në ndeshjen e parë finale të NBA-së të zhvilluar në Los Angeles.

    Kobe Bryant shënoi 40 pikë dhe kontribuoi edhe me tetë asistime dhe tetë kërcime, për të udhëhequr te Lakers, që kërkojnë titullin e parë që nga viti 2002, kur kishin në radhët e veta edhe shtyllën Shaquille O'Neal.

    Pau Gasol shënoi 16 pikë për Lakers, ndërsa Lamar Odom, kontribuoi me 11 pikë dhe 14 kërcime.

    Ylli i Magic, Dwight Howard u ndalua në vetëm 12 pikë, ndërsa Hedo Turkoglu shënoi 13.

    Ndeshja e dytë finale mes të dy ekipeve do të zhvillohet të shtunën po në Los Angeles.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:58 am

    Dossena dëshiron të transferohet në Juventus

    Futbollisti i Liverpoolit, Andrea Dossena, thotë se ai mund të kalojë në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.

    Mbrojtësi i majtë nuk la shumë mbresa në sezonin e parë në Liverpool, dhe thotë se është marrë vesh me Benitez të largohet nga Anfield gjatë kësaj vere.

    “Kam folur me Benitez. Ai është një njeri i shkëlqyeshëm i cili e kupton problemin tim. Ai më tha se nëse marrin ndonjë ofertë konkrete, e cila është e mirë edhe për mua edhe për klubin, ai do të insistojë në transferimin tim”, ka thënë Dossena.

    “Do të transferohesha në Juventus. Ata treguan interesim për mua vitin e kaluar, por Liverpool hyri në garë dhe arriti të më marrë. Në Angli luhet individualisht dhe stërvitja më e vështirë nuk zgjat më shumë se 40 minuta. Mua më duhet stërvitje më e gjatë”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:58 am

    Milan dhe Chelsea në bisedime për Maloudan

    Rossonerët dhe Blutë janë duke negociuar për transferimin e mesfushorit Florent Malouda.

    “Sky Sport Italia” njofton se dy skuadrat janë duke mbajtur takime për të vendosur për të ardhmen e Maloudas drejt San Siros.

    Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, admiron lojën e anësorit francez dhe e konsideron si lojtar shumë të rëndësishëm në planin dhe taktikat e tij të lojës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:59 am

    Perez: Wengeri refuzoi ofertën e Realit

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se Mbretërit kishin dashur ta angazhonin trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, në postin e trajnerit, mirëpo francezi i kishte thënë JO ofertës së Los Merengues.

    “Që nga fillimi kemi punuar në dy opsione- Wenger dhe Pellegrini. Ne kemi qenë gjithmonë të joshur nga puna e francezit dhe kemi biseduar me të disa herë”.

    “Ai nuk erdhi sepse ndihet shumë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë te Arsenali”.

    “Ai nuk dëshiroi të largohet nga klubi për të cilin ka dhënë aq shumë”, ka thënë Perez për “L'Equipe”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:59 am

    Reali konfirmon interesimin për Riberyn

    Real Madridi vazhdon rrugën për epokën "Galaktikët 2", ndërkohë që drejtuesit e skuadrës po mundohen të sigurojnë edhe shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

    “Sky Sports” njofton se presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, dëshiron që ta realizojë sa më shpejtë transferimin e ‘magjistarit’ francez.

    “Do të ishte një kënaqësi e pamasë që ta kishim Riberyn në skuadër. Mirëpo para së gjithash duhet të bisedoj me klubin e tij aktual, Bayern Munich”, është cituar Perez nga “L'Equipe”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:59 am

    Lampard: Chelseat i mungon mprehtësia

    Frank Lampard mendon se Chelsea ka nevojë për më shumë mprehtësi në përbërje dhe më shumë depërtueshmëri në sulm.

    “Nëse shikojmë prapa sezonin që përfundoi, do të shohim se kemi një përbërje të fuqishme dhe futbollistë të mirë, por ndoshta kemi nevojë për më shumë mprehtësi. Pikërisht këtë e ka thënë John Terry kur i ka propozuar Riberyn dhe Villan”, ka thënë Lampard.

    “Ndoshta na mungon ajo mprehtësi, dikush që do të na sjellë atë, për shembull ndonjë lojtar anësor ose mesfushor kreativ, ose secili që do të mund të punojë me Drobgan ose Anelkan”, shton më tej anglezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:59 am

    Beckham: I përkushtuar ndaj LA Galaxy

    Mesfushori anglez, David Beckham, thotë se ka pasur kënaqësinë gjatë periudhës sa është aktivizuar në Milan, por qëndron i përkushtuar ndaj Los Angeles Galaxy.

    David Beckham aktualisht është në përgatitje me përfaqësuesen angleze për përballjen e radhës kundër Kazakistanit dhe Andorrës, dhe pas tyre anglezi do të rikthehet në Amerikë.

    “Për të fituar rast me kombëtaren e Anglisë, e dija se duhej të shkoja në huazim te ndonjë ekip i cili luan në nivel të lartë. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë ishte të kaloja në një klub të madh dhe nuk mund të gjeja më të mirë se Milani”, ka thënë Beckham.

    “Pata kënaqësinë gjatë gjashtë muajve këtu. Së pari planifikova se do të ishin tre muaj dhe pastaj do të kthehesha. Por gjërat shkuan në të mirë dhe luajta mirë dhe Milani tregoi interesim të madh të qëndroja”.

    “Por unë jam shumë i përkushtuar ndaj Galaxy dhe dua ta shoh se si përparon kjo lojë në Amerikë”, ka shtuar anglezi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:00 am

    Chelsea e kërkon Ashley Young

    Sipas mediave angleze, Chelsea dëshiron të ketë në radhët e veta anësorin e Aston Villas, Ashley Young.

    Që kur Carlo Ancelotti ka arritur në Stamford Bridge, gjithnjë e më shumë emra lidhen me një kalim te klubi londinez, dhe një prej tyre është edhe Ashley Young.

    Young kaloi edhe një sezon fantastik dhe u shpall si lojtari i dytë më i mirë në Premier League, si dhe lojtari më i mirë i ri. Chelsea një kohë të gjatë interesohet për anglezin, të cilin e sheh si një lojtar i cili do ta ‘rinojë’ ekipin.

    Edhe Guus Hiddink ishte i impresionuar nga Young, dhe holandezi i ka propozuar Chelseat të blejë më shumë lojtarë anglez.

    Megjithatë Aston Villa nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij, pasi tashmë e humbën një mesfushor të rëndësishëm, Gareth Berry, i cili u transferua te Manchester City.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:00 am

    Trezeguet drejt rivalëve të përjetshëm të Juves ?

    Sulmuesi në largim i Juventusit, David Trezegut, mund të largohet në drejtim të rivalëve të përjetshëm të Juves nga qyteti i Milanos, Milan dhe Inter.

    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar ardhjen e një sulmuesi në San Siro, mirëpo nuk e ka përmendur emrin e tij, ndërkohë që mediat italiane spekulojnë se ky mund të jetë pikërisht sulmuesi francez.

    Po ashtu spekulohet se Trezegol mund të përfshihet në një shkëmbim me sulmuesin e Interit, Julio Cruz.

    Porse agjenti i francezit ka deklaruar se nëse Interi e dëshiron Trezeguet, përveç Cruzit duhet të paguajë edhe 20 milionë euro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:00 am

    Federer përballë Soderling në finalen e French Open

    Roger Federer është rikthyer dy herë nga një set disavantazh për të mposhtur rivalin e gjysmëfinales, Juan Martin Del Potro, me rezultat 3-2 në sete (3-6; 7-6; 2-6; 6-1; 6-4), dhe për të arritur kështu për të katërtën herë radhazi në finalen e French Open.

    Federer ka humbur në tre finalet e kaluara në Roland Garros ndaj rivalit të tij, numrit një të tenisit botëror, Rafael Nadal, dhe do të ketë në finalen e sivjetme një kundërshtar më të dobët, suedezin Robin Soderling (i 23-ti), i cili sot më herët mposhti kilianin Fernando Gozales 3-2 në sete (6-3; 7-5; 5-7; 4-6; 6-4).

    Nëse Federer fiton në finale, do të barazojë rekordin e Pete Sampras, me 14 tituj Grand Slam, të cilin tashmë një kohë të gjatë është duke e kërkuar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:00 am

    Zidane rekomandon Ibrahimovicin

    Legjenda franceze Zinedine Zidane, aktualisht kwhilltar i presidentit tw Real Madridit, Florentino Perez, e ka rekomanduar sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, si njeriun e duhur për ta veshur fanellën e Real Madridit.

    Së fundmi boshnjaku me pasaportë suedeze ka qenë i lidhur me një transferim te rivalët e Barcelonës, mirëpo Zizu ka shprehur simpatinë për sulmuesin e Interit, duke thënë se po të pyetej ai, atëherë Ibra do të ishte i pari në listën e transferimeve të Los Blancos.

    “Po të isha unë president do të provoja ta transferoja Ibrahimovicin. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe njëri nga heronjtë kryesorë të Interit për titujt e fundit. Ai është njëri nga ata pak lojtarë, i cili di se si ta ndryshojë një skuadër”, ka thënë Zidane për “Corriere dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:01 am

    Ronaldo kushton 75 milionë funte

    Cristiano Ronaldos mund t’i lejohet kalimi te Real Madridi këtë verë, pasi që trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka caktuar vlerën e lojtarit: 75 milionë funte (86 milionë euro).

    “The Mirror” njofton se Ferguson dhe shefat ekonomikë të kampionit anglez mendojnë se ky është çmimi i duhur për ta shitur portugezin, kështu që në ditët e ardhshme presin një ofertë zyrtare nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

    Nga ana tjetër, ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon, ka të nënshkruar një marrëveshje me Unitedin, që do të thotë se nëse Mbretërit dështojnë ta transferojnë Ronaldon këtë sezon, atëherë ata duhet t’i paguajnë Unitedit dëmshpërblim prej 26 milionë funtesh (30 milionë euro).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:01 am

    Juve përgatit listën e lojtarëve që do të largohen

    Pas caktimit zyrtar të Ciro Ferraras si trajner për sezonin e ri, skuadra e Juventusit mund të fillojë në mënyrë më efektive që t’i shqyrtojë gjërat para fillimit të sezonit 2009/2010.

    Zonja e Vjetër tashmë ka siguruar shërbimet e Fabio Cannavaros, Diegos dhe Gaetano D'Agostinos, që lë të kuptohet se formacioni i zakonshëm 4-4-2 do të ndërrohet në 4-3-1-2.

    Sportmediaset.it njofton se Ferrara ka dhënë disa ide se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet.

    Trajneri ka kërkuar qëndrimin e Olof Mellberg me kusht që të ketë më shumë mbrojtës në dispozicion, ndërkohë të riun Sebastian Giovinco do ta shfrytëzojë si zëvendësues të denjë të Diegos për sezonin r i.

    Njëri nga lojtarët i cili është më afër largimit nga Bianconerët është sulmuesi francez David Trezeguet, ndërsa nëse vijnë oferta të mira, atëherë Tiago, Christian Poulsen dhe Mauro Camoranesi do të shiten.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:02 am

    Roma do ta shesë Mexesin ose Brighin

    Njëri nga agjentët më të famshëm në Serie A, Dario Canovi, gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se Roma do të detyrohet ta shesë Philippe Mexesin ose Matteo Brighin këtë verë.

    Sipas tij, Giallorossët patjetër duhet të heqin dorë ose nga mbrojtësi Mexes ose nga mesfushori Brighi, të cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë nëse largohen.

    “Sipas mendimit tim Roma do ta bëjë një shitje të madhe. Janë dy kandidatë kryesorë: Mexes dhe Brighi”, ka thënë Canovi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:03 am

    Barca nuk i frikësohet ardhjes së Kaka

    Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka deklaruar se Barcelona nuk do ta ketë vështirë as sezonin e ardhshëm të dalë fituese përballë rivalëve të Real Madridit, përkundër se Mbretërit do ta kenë në dispozicion superyllin Kaka.

    “Kaka është një lojtar i madh, i cili mund ta përmbysë një ndeshje futbolli vetëm për pak sekonda, mirëpo Barca nuk i frikësohet ardhjes së tij”.

    “Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe padyshim që do të luftojmë për t’i fituar të gjitha trofetë edhe në sezonin e ardhshëm... megjithëse Madridi do të jetë skuadër më e rrezikshme”, është cituar Alves nga “Marca”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:03 am

    Ronaldinho mund t’i zgjidhë problemet e Milanit

    Milani është shumë pranë humbjes së Kaka, i cili do të kalojë te Real Madrid, mirëpo presidenti i Rossonerëve, Silvio Berlusconi, ak premtuar se skuadra e tij do të jetë e fuqishme në garën për të fituar tituj në sezonin e ri.

    “Milani do të përfshihet në biznesin e transferëve ashtu që të jetë konkurrues i fuqishëm i Interit”.

    “Kam besim të madh te Ronaldinho, ai është sakrifikuar si shumë lojtarë të tjerë, prandaj ka qenë i demoralizuar.

    “Mirëpo, kur ai është në fushë, gjithmonë u ofron kënaqësi atyre që i kanë blerë biletat për ta përcjellë ndeshjen. Sezonin e ardhshëm do të përqendrohemi tek ai”, ka thënë Berlusconi për “Milan Channel”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:09 am

    Interi ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Ibran

    Shpresat e Barcelonës për ta transferuar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic pothuajse janë shuar, pasi që presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka refuzuar ofertën e homologut të tij te Blaugranët, Joan Laporta.

    Moratti ka qenë në Barcelonë për të diskutuar mundësinë e shitjes së lojtarit kryesor të skuadrës, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar në Camp Nou, mirëpo duket se Ibra duhet të presë një kohë më të gjatë për t’u transferuar atje, pasi që “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Moratti i ka thënë JO kalimit të tij te kampioni spanjoll.

    I njëjti burim shkruan se Laporta kishte ofruar 25 milionë euro dhe Samuel Eto'o-n për të fituar shërbimet e Ibrahimovic dhe Maxwell, gjë që kishte qenë shumë e pakënaqshme për presidentin Moratti.

    Kjo pamundësi e Barcelonës për ta transferuar Ibracadabran, ua jep shansin Real Madridit dhe Chelseat që të jenë më të efektshëm nëse dëshirojnë shërbimet e suedezit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:09 am

    Kuze: Shqipëria mund ta mposhtë Portugalinë

    Të shtunën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa", Shqipëria do ta zhvillojë përballjen kundër Portugalisë në kuadër të fazës kualifikuese të Grupit të Parë për Kampionatyin Botëror 2010.

    Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje “të parëndësishme” pasi që është jashtë mundësive për t’u kualifikuar, ndërkohë që kjo ndeshje ka rëndësi vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mund të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror i cili zhvillohet në Afrikën e Jugut.

    Nga ana tjetër, në këtë përballje do të debutojë trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuze.

    "Jam munduar të ndërtoj një formacion me ide te qarta të lojës mbrojtëse, por edhe sulmuese. Duhet të them se kemi vetëbesim. Jam optimist se futbollistët do të tregojnë diçka", ka thënë Kuze.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:09 am

    Chelsea me ofertë zyrtare për Villan

    Gazeta britanike "The Independent" shkruan se Chelsea është gati të bëjë ofertë zyrtare për sulmuesin e Valencias, David Villa.

    Njoftohet se Blutë do të bëjnë një ofertë prej 40 milionë funtesh (45.7 milionë euro) me shpresën për të siguruar shërbimet e spanjollit 27-vjeçar.

    Edhe pse është e qartë që Valencia do të shesë yjet kryesore të skuadrës për të zvogëluar paksa borxhin (që llogaritet të jetë 457.5 milionë euro), megjithatë për të fituar shërbimet e Villas, Chelsea duhet të përballet me konkurrencën e Real Madridit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:10 am

    Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë

    Mesfushori shqiptar Lorik Cana ka reaguar ndaj provokimit të trajnerit të Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në stolin e Përfaqësueses kuqezi në përballjen e të shtunës mbrëma në "Qemal Stafa".

    “Nuk do të dëshiroja të isha në vendin e (trajnerit Josip) Kuze dhe të shqiptarëve në këtë përballje”, ka deklaruar Queiroz duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për Portugalinë.

    Ndërkohë, kapiteni i Olimpique Marseille është shprehur krenar që është shqiptar edhe në këtë mbrëmje të vështirë duke thënë se pavarësisht rezultatit, futbollistët kuqezi do të dalin nga fusha kryelartë.

    "Nuk jam në pozicionin për t‘iu përgjigjur Queiroz, por ai duhet të dijë se shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Si në humbje ashtu edhe në fitore do ta kemi kokën lartë dhe do të mbetemi krenarë për origjinën tonë”.

    “Këtë le ta tregojmë në fushë, me mundësitë tona. Ne nuk dorëzohemi dhe në asnjë moment nuk i trembemi Portugalisë", është shprehur mesfushori kosovar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:31 am

    Fabregas drejt Milanit

    "La Gazzetta Dello Sport" njofton se Milani dëshiron ta sjellë në San Siro asin e Arsenalit, Francesc Fabregas.

    Rossonerët janë pranë humbjes së Ricardo Kaka, i cili pritet që të hënën të nënshkruajë kontratë me Real Madridin, ndërkohë drejtuesit kuqezi dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën me paratë e fituara nga shitja e brazilianit.

    Mediat italiane njoftojnë se Fabregas do të ishte lojtari i duhur për klubin nga Serie A, ndërsa mesfushori spanjoll ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Topçinjtë pas aventurës gjashtëvjeçare në Londër.

    Mësohet se ish-bashkëlojtarët e tij, Mathieu Flamini dhe Philippe Senderos, janë duke bërë orvatje për ta bindur Fabregasin që të nënshkruajë për Milanin.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:32 am

    Vettel niset nga pozita e parë në Turqi

    Ngasësi i skutrisë Red Bull, Sebastian Vettel, do të jetë në pol-pozicion në garën e nesërme të Formula 1 për Çmimin e Madh të Turqisë.

    Pas tij është renditur lideri i tabelës, ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, i cili do të ndiqet nga ngasësi tjetër i kësaj skuadre, Rubens Barrichello.

    Nga reshti i dytë (pozita e katërt) do të niset ngasësi i Red Bull, Mark Webber, duke dëshmuar dominimin e dy skuterive, Brawn GP dhe Red Bull.

    Ish-kampioni, ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, do të niset nga pozita e gjashtë, prapa ngasësit të Toyotas, Jarno Trulli, ndërsa kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, është renditur vetëm i 16-ti në provat e sotme.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:32 am

    Florentino do të paguajë 60 milionë për Riberyn

    Real Madrid president Florentino Perez është i gatshëm të harxhojë jo më pak se 60 milionë funte për të marrë shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Franck Ribery.

    Perez më herët tha se se ai është mik me kryetarin e bordit të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, dhe drejtorin Uli Hoeness.

    “Do të ishte një satisfaksion i madh të kishim Riberyn këtu. Unë do të kontaktoj me miqtë e mi Karl-Heinz dhe Uli për t’i pyetur ata se si dëshirojnë t’ia bëjmë”, pati thënë Perez.

    Mediat spanjolle shkruajnë se Reali është i gatshëm të ofrojë madje 60 milionë funte, për të sjellë francezin në Bernabeu. Disa media tjera shkruan se Reali është i gatshëm t’i ofrojë Arjen Robben dhe Wesley Sneijder në shkëmbim të francezit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:32 am

    Kuznetsova kampione e re e French Open

    Tenistja e shtatë në botë, rusja Svetlana Kuznetsova, ka fituar titullin e parë French Open, duke mposhtur në finale bashkë-vendasen e saj, numrin një të botës, Dinara Safina, me rezultat 2-0 në sete (6-4’ 6-2).

    Kuznetsova bëri një fillim nervoz, por shpejt u rikuperua për të rimarrë kontrollin e ndeshjes dhe për të ngritur titullin e dytë të saj Grand Slam, pas atij të vitit 2004, US Open.

    Safina, e cila humbi edhe në finalen e vitit të kaluar nga Ana Ivanovic, tash çon në tre numrin e dështimeve në finalet Grand Slam, duke mos arritur ta fitojë asnjërën.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:32 am

    Anglia shënon katër gola kundër Kazakistanit

    Kombëtarja e Anglisë ka shënuar edhe fitoren e gjashtë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore 2010, duke mposhtur në udhëtim Kazakistanin me rezultat 4-0.

    Gareth Barry dhe Emile Heskey shënuan nga një gol në fund të pjesës së parë të ndeshjes (40’ dhe 45’), para se Wayne Rooney të trefishojë në pjesën e dytë (72’). Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, vulosi rezultatin nga penaltia, 13 minuta para fundit të ndeshjes (77’).

    Pavarësisht rezultatit bindës dhe suksesit të 100-të të Fabio Capellos me kombëtaren angleze, ata nuk bënë një paraqitje mbresëlënëse në këtë ndeshje të fundit.

    Në ndeshjen tjetër të grupit 6, Bjellorusia ka shkatërruar Andorrën me rezultat 5-1, ndërsa Kroacia pret në fushë të vet më vonë Ukrainën.

    Anglia vazhdon kryesimin me 18 pikë, e ndjekur nga Kroacia me 10 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:33 am

    Shqipëria dënohet në fund

    Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa", ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë, ka përfunduar me fitoren e përfaqësueses mysafire me rezultat prej 2-1.

    Ndeshja kualifikuese e grupit të Parë për Kampionatin Botëror 2010, ishte një përballje e cila Shqipërisë i nevojitej vetëm për statistika dhe për prestigj, ndërkohë që kjo ndeshje ishte vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mbante gjallë shpresat për të udhëtuar në Afrikën e Jugut.

    Pjesa e parë

    Portugalia ishte skuadra e cila dominoi në pjesën më të madhe të fraksionit të parë të lojës, mirëpo vendasit ishin të rrezikshëm dhe patën momentet e tyre, kështu që pas 45 minutave të para rezultati ishte i barabartë, 1-1.

    Golin e parë në ndeshje e shënoi përfaqësuesja mysafire pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi që nuk arriti të largonte një krosim të mbrojtësit Bosingëas, të cilin e shfrytëzoi Hugo Almeida për të shënuar në portën e Hidit (27’).

    Mirëpo, ky gol nuk ndikoi aspak në moralin Kombëtares, e cila reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin. Golin e barazimit e shënoi sulmuesi Erjon Bogdani, i cili kërceu më së larti pas një krosimi të Ervin Skelës dhe e mposhti portierin mysafir, Eduardo (28’).

    Deri në fund të pjesës së parë nuk u shënuan më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

    Pjesa e dytë

    Në fraksionin e dytë të lojës pamë një Shqipëri ndryshe, e cila në disa rate e vuri në vështirësi skuadrën mysafire.

    Megjithatë portugezët vazhdonin të ishin të rrezikshëm kohë pas kohe, por duke mos qenë të saktë para portës shqiptare.

    Duhet përmendur se lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar Cristiano Ronaldo- i etiketuar nga tifozët kuqezi si “Miss Bota 2010”- nuk arriti të tregohet përballë mbrojtjes kuqezi.

    Nga ana tjetër, në minutën e 59-të sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, bëri një depërtim të shkëlqyer në zonën e rrezikshme të skuadrës mysafire, mirëpo ndërhyrjen e Ricardo Carvalhos, gjyqtari i ndeshjes nuk e sanksionoi me penallti.

    Megjithatë, si gjithmonë tradita vazhdon dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndëshkohet në fund. Një dalje të gabuar të portierit Hidi e dënoi Bruno Alves i cili shënoi golin e fitores për Portugalinë (93’).

    Duke lënë anash rezultatin e ndeshjes, duhet vlerësuar se Kombëtarja kuqezi bëri një paraqitje të mirë në këtë ndeshje nën udhëheqjen e trajnerit të ri Josip Kuze.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:33 am

    Danimarka përforcon pozitën e parë

    Përfaqësuesja e Danimarkës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Suedisë për të përforcuar pozitën e parë me 16 pikë në Grupin e Parë kualifikues.

    Takimi i vlefshëm për Kampionatin Botëror 2010, i zhvilluar në stadiumin Rasunda të Solnas në Suedi, ndërmjet përfaqësueses së Suedisë dhe asaj të Danimarkës, ka përfunduar me fitoren minimale të mysafirëve.

    Të vetin gol në ndeshje e shënoi Thomas Kahlenberg (22’), ndërsa duhet përmendur se në minutën e 12-të skuadra vendase humbi një penallti, pasi nga pika e bardhë dështoi Kallstrom.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:34 am

    Ukraina nxjerr një pikë në Kroaci

    Kroacia ka arritur të marrë vetëm një pikë në ndeshjen e radhës të grupit 6 të kualifikimeve për Botërorin 2010, duke barazuar 2-2 në fushë të vet ndaj Ukrainës.

    Kroatët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes me anë të Mladen Petric, por Andriy Shevchenko barazoi pas 11 minutash tjera për ukrainasit (13’).

    Pjesa filloi në të mirë të mysafirëve, të cilën morën avantazhin me anë të Gai, por kësaj here kroatët barazuan me anë të mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric (68’), gol që u dha vendasve një pikë, si dhe ruajtjen e pozitës së dytë në tabelën e grupit 6.

    Anglia vazhdon të kryesojë grupin me të gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje (18 pikë), derisa Kroacia mbledh 11 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia me 9 pikë dhe Ukraina me tetë, që të dyja këto të fundit me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:34 am

    Brazili shkatërron Uruguain

    Përfaqësuesja e Brazilit e ka shënuar fitoren e parë si mysafir në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010, duke e mposhtur Uruguain me rezultat prej 4-0.

    Serinë e golave e filloi mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, i cili kaloi në epërsi kombëtaren e tij që në minutën e 12-të të ndeshjes.

    Mysafirët dyfishuan me golin e një tjetër mbrojtësi, ndërsa këtë radhë ishte ai i Romës, Juan (36’).

    Luis Fabiano shënoi golin e tretë (52’) për Brazilin, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi ylli i Milanit, Ricardo Kaka, nga pika e bardhë (75’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:35 am

    Fitore minimale e Argjentinës

    Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Kolumbisë, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

    Takimi i zhvilluar në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të përfaqësueses vendase.

    Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 56-të, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi Daniel Alberto Diaz.

    Ishte ky një rikthim shumë i rëndësishëm te fitorja, pasi para kësaj xhiroje të zgjedhurit e Diego Maradonas pësuan humbje me rezultat prej 6-1 nga Bolivia.

    Ndërkohë, në takimin tjetër, fitore me rezultat prej 1-0 ka shënuar edhe Venezuela në udhëtim te Bolivia, me autogolin e Riveros (33’).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:35 am

    Tottenham favorit për transferimin e Nistelrooy

    Tottenham Hotspur është skuadra favorite e cila mund të fitojë shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.

    Tabloidi britanik “People” njofton se trajneri i Spursave, Harry Redknapp, ka kontaktuar me gjigantin spanjoll për të biseduar për mundësinë e transferimit të holandezit, i cili sipas këtij burimi ka vlerën 1.5 milion euro.

    Nistelrooy aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndimi gjatë, i cili e mbajti jashtë fushave thuajse gjatë gjithë sezonit (që nga nëntori i vitit të kaluar).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:35 am

    Barca ofron Eto’o-n ose Krkicin për Forlanin

    Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për të fituar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Forlan, mirëpo nuk dëshiron të paguajë 36 milionë euro për shërbimet e uruguaianit.

    Sipas “Sport”, Blaugranët planifikojnë të ofrojnë edhe ndonjërin nga sulmuesit për ta transferuar Forlanin në Camp Nou.

    Mundësia e parë do të ishte ndërrimi “kokë për kokë” me Samuel Eto'o-n, ndërsa opsioni tjetër, më i mundshëm, është oferta prej 20 milionë eurosh dhe huazimi dyvjeçar i Bojan Krkicit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:35 am

    Toure refuzon kontratën e Barcës

    E ardhmja e Yaya Toure në Camp Nou është vënë në dyshim, pasi që mesfushori e ka refuzuar kontratën e re që ia ka ofruar Barcelona.

    “El Mundo Deportivo” shkruan se bisedimet ndërmjet drejtorit sportiv të Barcelonës, Txiki Begiristain, dhe agjentit të Toure, Dimitre Seluk, janë ndërprerë.

    Edhe pse Blaugranët i kanë ofruar një kontratë e cila përmirëson vlerat e pagës aktuale të mesfushorit defanziv, megjithatë kjo nuk i është dukur e kënaqshme lojtarit nga Bregu i Fildishtë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:35 am

    Napoli në garë për Cassanon

    Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, i cili kërkohet nga Juventusi dhe Interi, së fundmi ka nxitur interesimin Napolit.

    Edhe pse mendohet se sulmuesi italian nuk do të largohet nga skuadra gjenovase, megjithatë konsiderohet se skuadra të shumta do të tentojnë transferimin tij gjatë këtij afati kalimtar.

    Nëse Ezequiel Lavezzi largohet nga Napoli, atëherë napolitanët do të jenë më të vendosur në kërkimin e tyre për ta blerë ish-sulmuesin e Romës, dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Interin, nëse largohet sulmuesi kryesor i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:36 am

    Shtyhet takimi për Trezeguet

    Takimi i planifikuar të mbahej ndërmjet Antonio Caliendos, agjentit të sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, dhe drejtorit sportiv të Bianconerëve, Alessio Secco, është shtyrë.

    Dy palët është dashur të takoheshin për të biseduar në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, mirëpo për shkak të prezantimit të trajnerit të ri, Ciro Ferrara, i cili nënshkroi kontratë të re me Juventusin, ky takim është shtyrë.

    “Takimi me Alessio Seccon është shtyrë për shkak të prezantimit të Ciro Ferraras”, ka thënë Caliendo për Datasport.it, i cili ka shtuar se nëse drejtuesit e skuadrës dëshirojnë ta mbajnë klientin e tij, atëherë ata duhet të dinë çfarë të bëjnë për ta mbajtur atë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:36 am

    Diarra: Do të qëndroj te Reali

    Edhe pse ka munguar gjatë gjithë sezonit të kaluar për shkak të lëndimit, mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, thotë se ai nuk do të largohet nga Bernabeu.

    “Jam i gatshëm për ta filluar sezonin e ri. Dua t’i dëshmoj trajnerit të ri se mund të jem i dobishëm për skuadrën”.

    “Në media ka shumë spekulime, mirëpo askush nga klubi nuk më ka thënë se nuk jam i nevojshëm për sezonin e ardhshëm”.

    “Gjërat po shkojnë mirë (me rikuperimin) dhe unë jam optimist që kur të fillojnë ndeshjet para-sezonale do të jem në gjendje të stërvitem me bashkëlojtarët e mi”.

    “Nëse vijnë të gjithë lojtarët për të cilët flitet, do të jetë sensacionale të luash këtu, edhe pse do të jetë vështirë për të fituar vend në formacionin bazë”, ka thënë Diarra.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:37 am

    Chelsea përgatit 30 milionë euro për Pirlon

    Andrea Pirlo është favoriti kryesor i trajnerit të ri të Chelseat, Carlo Ancelotti, i cili dëshiron që mesfushori italian ta veshë fanellën e Bluve.

    Sipas gsvs.it, Chelsea ka bërë gati 30 milionë euro për të fituar shërbimet e mesfushorit kryesor të Milanit, ndërsa lojtarit do t’i ofrohet një kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh.

    Këto janë shifra të cilat do ta joshnin cilindo lojtar, sidomos në moshë 30-vjeçare, siç është Pirlo, duke ia dhënë mundësinë që ta sigurojë kontratën e fundit të gjatë para se t’i japë fund karrierës së tij.

    Nga ana tjetër, Milani nuk dëshiron të humbë edhe një lojtar tjetër të rëndësishëm, porse shuma prej 30 milionë eurosh është e parefuzueshme.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:37 am

    Barca do të transferojë tre ose katër lojtarë të rinj

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se skuadra e tij do të blejë disa lojtarë në këtë afat kalimtar, ndërkohë ai ka theksuar se javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Samuel Eto'o-s për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit kamerunas.

    “Do të nënshkruajmë me tre ose katër lojtarë të rinj të nivelit të lartë për t’i plotësuar pozitat për të cilat stafi trajnues mendon se ka nevojë për përforcime”.

    “Ne e dimë se lojtarët dëshirojnë të vijnë te Barcelona, pasi që projekti ynë është solid. Ne dëshirojmë të transferojmë lojtarë për një çmim të arsyeshëm, pasi në këtë kohë të krizës ekonomike dëshirojmë të japim një shembull të mirë”, ka thënë Laporta për “Sport”.

    Më tutje, Laporta ka folur për sulmuesin Eto’o, duke mos detajizuar largimin apo qëndrimin e tij, por ka lënë të hapur çdo mundësi, mirëpo parimisht Laporta dëshiron të dëgjojë çfarë kërkon kamerunasi.

    “Ne dëshirojmë t’i dimë planet e Eto’-s. Ne dëshirojmë ta trajtojmë mirë lojtarin i cili na ka dhënë gjithçka, dhe kur e them këtë nuk mendoj vetëm për golat, por edhe për qëndrimin dhe karakterin tij”.

    “Samu është një lojtar i shkëlqyer dhe për të ka shumë oferta. Kemi caktuar takime me agjentin e tij për javën e ardhshme ku të dyja palët do t’i tregojnë qëndrimet e tyre”, ka shtuar presidenti i Barcës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:37 am

    Aguero dëshiron të luajë me Messin në Barcelona

    Lojtari i Atletico Madridit, Sergio Aguero, thotë se atij i pëlqen ideja të luajtë në Barcelona krahas Lionel Messi, por për të realizuar këtë duhet që të dyja klubet të arrijnë marrëveshje.

    Argjentinasi 21-vjeçar një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Atletico Madrid, edhe pse gjithmonë ka thënë se është i lumtur në klubin aktual.

    “Messi të më marrë në Barcelona? Po, shpresoj se Messi do të mund të marrë në Barcelona, por për këtë punë duhet të vendosin liderët e dy klubeve”, ka thënë Aguero për gazetën argjentinase Clarin.

    Aguero po ashtu ka thënë se ai nuk do të pranonte të kalojë te rivali i qytetit, Real Madrid, pasi kjo do të ishte mosrespekt për Atleticon.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:37 am

    United sërish lidhet me transferim të Benzema

    Mediat franceze shkruajnë se kampioni i Anglisë, Manchester United, është i gatshëm të harxhojë 30 milionë funte për të marrë shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema.

    United ende nuk e di nëse do të arrijë të mbajë Carlos Tevez në Old Trafford, dhe është duke u përgatitur të gjejë zëvendësim nëse argjentinasi largohet.

    Tevez është afër fundit të huazimit të tij dyvjeçar dhe United nuk dëshiron të paguajë shumën e caktuar sipas marrëveshjes për të bërë të përhershëm transferimin.

    Për sulmuesin argjentinas të interesuar janë edhe Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea, në mesin e klubeve angleze. Për këtë arsye, Sir Alex Ferguson ka një plan rezervë për të angazhuar sulmuesin francez, Karim Benzema.

    Francezi llogaritet si një prej talenteve më të mirë evropian dhe është cak i shumë klubeve të mëdha.

    Sipas Le Parisien, Ferguson është i gatshëm të humbë 30 milionë funte (rreth 35 milionë euro) për të marrë në radhët e veta francezin 21-vjeçar.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:38 am

    Torres: Pres shumë trofe me Liverpoolin

    Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pret të fitojë shumë trofe me ekipin anglez nën drejtimin e trajnerit Rafa Benitez.

    25-vjeçari spanjoll muajin e kaluar arriti marrëveshje për të vazhduar me klubin anglez deri në vitin 2014.

    “Nuk ka ndonjë vend tjetër në Evropë, ku do të doja të isha. Besoj se jemi para arritjes së diçka të veçantë dhe për këtë jam i kënaqur që jam besnik ndaj klubit”, ka thënë Torres.

    “Pres shumë trofe për Liverpoolin në vitet që vijnë. Menaxheri e di se çfarë dëshiron dhe cilat pjesë duhet të përmirësohen për sezonin e ardhshëm dhe çka do të që do të vendosë, ne e dimë se ai do të marrë vendimin e duhur, pasi të gjithë kanë besim të plotë në të”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:38 am

    F1: Button fiton edhe në Turqi

    Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, ka shënuar edhe fitoren e gjashtë këtë sezon, duke përfunduar i pari në garën për Çmimin e Madh të Turqisë.

    Anglezi u nis nga pozita e dytë, por shumë shpejt morri kreun ndaj Sebastian Vettel (Red Bull), i cili edhe pse u nis nga pol-pozicioni, arriti në cak i treti. I dyti garën e ka përfunduar ngasës tjetër i Red Bull, Mark Webber.

    Jarno Trulli (Toyota), Nico Rosberg (Williams), Felipe Massa (Ferrari), Robert Kubica (BMW) dhe Timo Glock (Toyota) po ashtu kanë përfunduar në pozitat që sjellin pikë.

    Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozita e 16-të, ka përfunduar garën në vendin e 13-të.

    Me fitoren e sotme Button forcon kreun me 61 pikë, 26 më shumë se shoku i tij i skuadrës, Rubens Barrichello, i cili u dorëzua nga fundi i garës (35 pikë).

    Prapa dy pozitave të para të pushuara nga ngasësit e Brawn GP, në dy pozitat e radhës qëndrojnë ata të Red Bull, Sebastian Vettel me 29 pikë dhe Mark Webber me 27.5 pikë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:38 am

    Roma kërkon sulmuesin e Newcastle, Michael Owen

    Ekipi nga kryeqyteti italian, Roma, është duke kërkuar sulmuesin anglez të Newcastle United, Michael Owen, bëjnë të ditur mediat angleze.

    Evening Chronicle shkruan se rekordi golashënues i Owen, i mbështetur edhe nga mundësia për të transferuar sulmuesin si lojtar të lirë nga fundi i këtij muaji, e ka nxitur klubin romak të interesohet për të.

    Për Owenin një kohë të gjatë interesim ka shprehur edhe Evertoni, dhe sulmuesi do të pranonte që me një pagë të mirë të transferohej te ky klub për të cilin ka bërë tifo si fëmijë.

    Mbetet të shihet nëse edhe situata e përkeqësuar financiare e Liverpoolit, ta shtyjë klubin të përpiqet të marrë shërbimet e ish-lojtarit të vet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:38 am

    Benitez rrit ofertën për Silvan

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke u munduar me çdo kusht të sigurojë shërbimet e anësorit të Valencias, David Silva.

    Mirror shkruan se Benitez kishte menduar se ishte në favor për të marrë shërbimet e Silvas nga ish-klubi i tij, Valencia, derisa në skenë nuk doli Real Madrid.

    Drejtori sportiv i Realit, Miguel Paradeza, dhe drejtori gjeneral Jorge Valdano, raportohet se janë takuar me agjentin e Silva, Julio Llorente, më herët gjatë kësaj jave.

    Duke parë ‘kërcënimin’ nga klubi spanjoll, Benitez raportohet se e ka ngritur ofertën e tij fillestare prej 15 milionë në 18 milionë funte.

    Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të mjaftojë për të sjellë edhe një spanjoll në radhët e Liverpoolit.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 18 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Sun Apr 28, 2024 6:18 pm