Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:39 am

    Arsenali afër angazhimit të Mesut Ozil

    Arsenal raportohet se është në biseda të avancuara për të marrë shërbimet e yllit të ri të Werder Bremen, Mesut Ozil.

    Siç shkruan gazeta gjermane Bild, topçinjtë kanë bërë një progres të dukshëm në negociata me klubin gjerman, për të angazhuar mesfushorin 20-vjeçar turk.

    Përveç Arsenalit, të interesuar për Ozil raportohet se janë edhe Manchester City dhe Juventus.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:39 am

    Federer fiton në French Open dhe hyn në histori

    Roger Federer ka fituar titullin e parë të tij French Open dhe të 14-tin titull Grand Slam duke mposhtur me lehtësi suedezin Robin Soderling, 3-0 në sete (6-1; 7-6; 6-4) në finalen në Roland Garros.

    Duke fituar turneun francez Federer, i cili ka të humbur vetëm një set gjatë 10 takimeve me Soderling, është bërë vetëm tenisti i gjashtë në botë që ka fituar të gjithë katër turnetë e mëdhenj në karrierë, si dhe ka barazuar rekordin e Pete Sampras me 14 tituj të mëdhenj të fituar.

    “Nuk ishte aspak e vërtetë të përballesha me emocionet. Mund të jetë fitorja më e madhe në karrierën time”, ka thënë 27-vjeçari, i cili ka humbur nga numri një i botës në tenis, Rafael Nadal, në tre finalen e kaluara.

    “Për mua ai është lojtari më i mirë në histori”, ka thënë Soderling për zviceranin, pas ndeshjes.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:39 am

    Interi kërkon Van Persien

    Kampioni i Italisë, Interi, do të dërgojë ofertë në drejtim të Arsenalit, për të marrë shërbimet e sulmuesit holandez, Robin van Persie.

    Mirror shkruan se Inter përgatit 25 milionë funte për sulmuesin e Arsenalit, i cili aktualisht është në detyrime me kombëtaren e Holandës.

    Menaxheri i klubi italian, Jose Mourinho, dëshiron ta transformojë klubin, i cili ka fituar katër tituj radhazi në Serie A, në një kampion të Evropës.

    Van Persie ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, dhe është në negociata për ta vazhduar atë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:39 am

    Kaka nënshkruan fanellat e Real Madridit

    Ylli i Milanit, Leite Kaka, tashmë ka filluar të japë autografe për fansat e klubit spanjoll Real Madrid.

    Mesfushori, i cili është i mbledhur me skuadrën e kombëtares së Brazilit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2010, raportohet është kontaktuar nga një fanse femër, e cila kishte të veshur një fanellë të Real Madridit dhe i kishte kërkuar nënshkrim.

    “Ai ishte shumë i mirë. Ai e pa se fanella ishte e Real Madridit dhe e nënshkroi atë afër simbolit. Gjithçka shkoi shumë mirë”, ka thënë tifozja e Realit.

    Braziliani raportohet se është shumë afër kalimit në Real Madrid, me disa media që madje kanë shkruar se ai tashmë ka nënshkruar edhe kontratë me klubin spanjoll, e cila thuhet se do të bëhet publike të hënën (nesër).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:40 am

    Ribery: Moti i keq përjashton transferimin në Angli

    Ylli i Bayern Munichut, Frank Ribery, thotë se klima në Angli është një faktorë që e ndalon atë të transferohet në Premier League.

    Mesfushori i talentuar francez është cak i një numri të madh të ekipeve angleze dhe spanjolle dhe mund të largohet nga Allianz Arena këtë verë, pavarësisht se drejtuesit e Bayernit janë kategorik të mos e lëshojnë atë.

    “Sinqerisht, nuk e di, por është një pyetje të cilën ia bëj vetes shpesh së fundi. Do të shoh se si do të evoluojë situata. Nuk është lehtë. Jam i lumtur në Bayern. Në Angli nuk do të zhvendosesha, pasi atje është mot i njëjtë si në Gjermani”, ka thënë Ribery.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:40 am

    Kuze ‘pozitiv’ për të ardhmen e kombëtares

    Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Josip Kuze, pavarësisht humbjes dhe zhgënjimit në ndeshjen e mbrëmshme, ku Shqipëria u mposht në çastet e fundit të ndeshjes nga Portugalia, mbetet optimist për të ardhmen e kuqezinjve.

    “Jam pjesërisht i kënaqur, sepse tifozët tanë prisnin një rezultat pozitiv dhe, të them të drejtën, pritën gjatë, deri në minutat e fundit të ndeshjes. Në fund të ndeshjes sigurisht nuk isha i kënaqur, sidomos kur pashë fytyrat e zhgënjyera të futbollistëve tanë”, ka thënë Kuze.

    “Ata luajtën me të gjitha forcat dhe dhanë gjithçka në këtë takim. Fundja, nuk morën atë që meritonin nga kjo ndeshje. Gjithsesi, vura re se kjo skuadër ka potenciale për të ardhmen”.

    “Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të vazhdojmë punën për ndërtimin e një skuadre sa më të fortë. Përshtypja ime e parë është mjaft pozitive, që do të më ndihmojë për të ardhmen”, ka shtuar kroati mes tjerash.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:40 am

    Zarate mbetet te Lazio

    Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka paralajmëruar kompletimin e transferimit të Mauro Zarates, duke thënë se ata kanë ndarë mjete të mëdha financiare për argjentinasin.

    “Procesi i transferimit të Zarates është më i rëndësishëm dhe më i shtrenjtë në kampionat. Lazio shkoi atje (në Katar) pa negociuar për kompensime dhe do të paguajë kesh”, ka thënë Lotito.

    “Ne treguam se ky klub investon dhe i respekton detyrimet e veta. Derisa klubet tjera shesin, ne blejmë”, ka shtuar italiani.

    Lotito po ashtu pret që nesër në konferencën e shtypit, Delio Rossi të pohojë se do të largohet nga klubi, dhe pastaj drejtuesit do të kërkojnë një strateg të ri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:40 am

    Edhe Fulham i interesuar për Nistelrooy

    Fulham do t’i bëjë konkurrencë Tottenhamit në kërkim të shërbimeve të sulmuesit të Real Madrid, Ruud van Nistelrooy.

    People shkruan se ish-golashënuesit të Manchester United, i është thënë se ai mund të shkojë edhe për gjysmën e çmimit, derisa Reali është duke përfunduar nënshkrimin me yllin e Milanit, Kaka.

    Van Nistelrooy ka munguar një kohë të gjatë, që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të lëndimit në gju, por pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ri.

    Krahas Tottenhamit, së fundi raportohet se edhe Fulhami po ashtu është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin holandez, i cili ka kaluar tri vite në Spanjë, pas pesë viteve të suksesshme në Old Trafford.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:40 am

    Agjenti: Seedorf do të qëndrojë në Milan

    Agjenti i mesfushorit holandez Clarence Seedorf thotë se veterani do të qëndrojë me Milanin.

    Seedorf është lidhur me një kalim në Chelsea që kur ish-trajneri i Milanit la klubin italian për të provuar veten në Premier League javën e kaluar, por agjenti i tij ka mohuar një lëvizje të tillë.

    “Seedorf është 100% lojtar i Milanit dhe do të mbetet këtu, derisa nuk dëshmohet ndryshe. Përsëris, nuk ka asnjë lajm të ri, nëse diçka do të arrijë në ditët e ardhshme nuk e di, do të shohim”, ka thënë agjenti i lojtarit, Giovanni Branchini.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:41 am

    Napoli kërkon Tonetton

    Napoli raportohet se është në kërkim të mbrojtësit të Romës, Max Tonetto.

    Napoli është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë për sezonin e ardhshëm dhe veterani italian mund të jetë një zgjidhje e duhur për klubin që kërkon të rikthejë shkëlqimin.

    Burime nga klubi italian bëjnë të ditur se marrëveshja mund të arrihet shpejt, pasi edhe Roma është e gatshme ta lëshojë mbrojtësin të largohet.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:41 am

    NBA: Lakers fitojnë në kohën shtesë

    Kampioni i Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë finale të NBA, duke mposhtur në kohën shtesë kampionin e Lindjes, Orlando Magic, me rezultat 101-96, për të dyfishuar avantazhin në serinë e ndeshjeve.

    Kobe Bryant si zakonisht udhëhoqi te Los Angeles me 29 pikë, por Lakers nuk ishin aspak dominues siç ishin në ndeshjen e parë të serisë.

    Pau Gasol kontribuoi me 24 pikë dhe 10 kërcime, derisa Lamar Odom përfundoi ndeshjen me 19 pikë.

    Magic u udhëhoqën nga Rashard Lewis, i cili shënoi pikët më të larta në ndeshje, 34. Hedo Turkoglu kontribuoi me 22 pikë.

    Ndeshja e tretë finale zhvillohet të martën dhe do të zhvendoset në Orlando.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:41 am

    Berlusconi: Milani do të jetë ekip sulmues

    Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se Milani i ri i drejtuar nga Leonardo do të jetë një ekip mjaft ofensiv dhe pret që Ronaldinho të jetë një prej protagonistëve kryesor.

    Pas largimit të Carlo Ancelottit në fund të sezonit, rosonerët kanë vendosur ta caktojnë Leonardon për strateg të ri të ekipit.

    “Nën drejtimin e Leonardos, Milani do të jetë ekip ofensiv, i cili nuk do të luajë me topa të lartë dhe pasime të gjata, do të kthehet kah teknika, shpejtësia dhe lojërat e shkurta, ku protagonist kryesor do të jetë Ronaldinho”, ka thënë Berlusconi.

    “Ai na ka munguar në ndeshje të caktuara, veçanërisht në ato në të cilat nuk kemi fituar dhe i kemi lejuar kundërshtarët të rikthehen në lojë, sepse nuk arrinim ta mbanim topin”, ka shtuar kryeministri italian.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:42 am

    Seko: Me Diegon, Juve do të bëhet kampion

    Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Seko, thotë se ardhja e Diegos në klub do t’i rikthejë biankonerët në pistat e kampionëve.

    “Kishim një fillim të mirë në tregun e transferove. E organizuar kompletimin e transferimeve për po thuajse një vit. E bëmë atë që ishte e patjetërsueshme. Tash nuk do të ngutemi”, ka thënë Seko në një intervistë për Corriere dello Sport.

    “Shuma e harxhuar (për Diegon, 24.5 milionë euro) është shumë e rëndësishme. Por duke marrë parasysh vitet dhe vlerën e lojtarit, mendoj se është reale. Diego është një prej lojtarëve të rrallë të cilët mund ta bëjnë ndryshimin”, ka shtuar italiani.

    Zonja e Vjetër tashmë ka kompletuar edhe një transferim të rëndësishëm, duke rikthyer në Torino ish-mbojtësin e saj, Fabio Cannavaro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:42 am

    Iniesta: Në Barcelona deri në fund të karrierës

    Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se ai dëshiron ta përfundojë karrierën e tij si futbollist te klubi katalanas.

    Spanjolli ishte lojtar kyç në ekipin e Pep Guardiolës, që fitoi tre trofe këtë sezon.

    I pyetur në një intervistë për El Mundo Deportivo, se nëse është i interesuar për të kaluar në Santiago Bernabeu, ai është përgjigjur negativisht.

    “Jo, jo, jam i qetë dhe i lumtur këtu. Ende ëndërroj të tërhiqem nga loja aktive me fanellën e Barcelonës”, ka thënë Iniesta.

    “Topi i Artë? Mund ta shoh veten si fitues të titujve me Barcelonën, por për të tjerat nuk mendoj shumë”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:42 am

    Zyrtare: Rossi largohet nga Lazio

    Siç edhe u paralajmërua, trajneri i Lazios, Delio Rossi, në konferencën e shtypit sot ka pohuar se sezonin e ardhshëm nuk do ta drejtojë ekipin romak.

    Në një intervistë për mediat italiane gjatë vikendit, Delio Rossi paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e Lazios në sezonin e ardhshëm. Sot trajneri italian pohoi edhe zyrtarisht se do të largohet nga klubi pas katër vitesh.

    “Për mua është vështirë të them se nuk do të vazhdoj me Lazion pas katër vitesh të kaluara në klub. Ky nuk është një vendim i lehtë, një kohë të gjatë kam menduar për këtë, por kuptova se më nuk jam pjesë e projektit të klubit”, ka thënë Rossi.

    “Fitova Kupën e Italisë para një stadiumi të mbushur dhe njerëz të gatshëm për festë. Më vjen keq që nuk do të jem pjesë e Superkupës”, ka shtuar mes tjerash italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:43 am

    Hiddinkk: Ferguson gaboi taktikisht

    Ish-menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka fajësuar Sir Alex Ferguson dhe taktikën e gabuar të tij, për disfatën e Manchester United nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve.

    “Finalen e Ligës së Kampionëve e shikova me një gëzim të veçantë. Ishte tepër e mërzitshme. Në fushë kishte vetëm një ekip dhe ishte Barcelona. Nuk kishte luftë të vërtetë dhe kjo është dëshmi se duhet më me kujdes ta analizoni kundërshtarin”, ka thënë Hiddink.

    “Barcelona e luajti futbollin e vet, por ata dinin si t’i shfrytëzonin pikat e dobëta të United. Messi nuk luante në anën e tij të zakonshme të djathtë dhe më shumë lëvizte në pjesën e qendrës, derisa Samuel Eto’o luante në të djathtë”, ka shtuar holandezi

    Hiddink nuk është i vetmi që e ka fajësuar Fergusonin për taktikë të gabuar. Pas finales së Romës, këtë e kanë bërë edhe Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:43 am

    Oweni preferon Aston Villan

    Mediat angleze shkruajnë se sulmuesi i Newcastle United, Michael Owen, dëshiron t’i bashkohet Aston Villas.

    Sipas People, Owen do t’ia kthejë shpinën Evertonit, që ka shprehur interesim për shërbimet e anglezit, dhe do t’i bashkohet ish-partnerit të tij të Liverpoolit, Emile Heskey, në Aston Villa.

    29-vjeçari do të refuzojë shansin për të nënshkruar me Evertonin, për shkak të së kaluarës së tij në klubin rival të qytetit, Liverpool.

    “Michael është plotësisht i vetëdijshëm për interesimin e Evertonit. Por ai ka bërë emër me Liverpoolin dhe t’u bashkohet rivalëve është diçka e parehatshme”, ka thënë burimi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:44 am

    Bruno Alves dëshiron vetëm klub të madh

    Babi i mbrojtësit të Portos, Bruno Alves, thotë se djali i tij do të pranojë të kalojë vetëm në ndonjë klub të madh, ku do të mund ta përmirësojë lojën e tij.

    Alves është temë kryesore e mediave në Portugali, pasi mbrojtësi shënoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të ndeshjes përballë kombëtares shqiptare në Qemal Stafa, duke i sjellë tri pikë që i mbajnë gjallë shpresat e Portugalisë për kualifikim në Botërorin 2010.

    Mbrojtësi ka marrëveshje me Porton deri në vitin 2012, por është cak i shumë klubeve, në mes të cilave Chelseat dhe Interit.

    “Bruno ka marrëveshje me Porton deri në vitin 2012 dhe mendimet e tij janë të kthyera vetëm kah Porto”, ka thënë babai i tij.

    “Në aspekt të organizimit dhe strukturës do të jetë vështirë të gjejë një klub më të mirë se Porto, andaj është shumë e qartë që ai do të mendojë për transferim vetëm nëse arrin ofertë nga ndonjë klub i madh”, ka shtuar ai.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:44 am

    Roma interesohet edhe për Pavlyuchenkon

    Roma është duke planifikuar të bëjë ofertë për sulmuesin rus të Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.

    Siç shkruan “Il Messaggero”, trajneri i Romës, Luciano Spalletti, e ka ndjekur rusin që kur ai luante për Spartak Moskën dhe do të provojë shansin për ta angazhuar atë këtë verë.

    Spalletti raportohet se ka edhe mbështetjen e presidentes së Romës, Rosella Sensi, për shërbimet e sulmuesit të Tottenhamit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:44 am

    Guardiola: Ibrahimovic do të bëhet më i mirë në Barcelona

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se transferimi në Camp Nou do ta bëjë një lojtarë më të mirë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic.

    Barcelona është në negociata me sulmuesin e Interit dhe duket se suedezi është shumë afër të kalojë në kampionatin spanjoll.

    “Ibrahimovic është një lojtar i shkëlqyeshëm. Shumë lojtarë të cilët vijnë në Barcelona, bëhen edhe më të mirë”, ka thënë Guardiola, duke i dërguar porosi të qartë suedezit.

    Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se Interi kërkon Iniestën dhe jo Eto’o, si pjesë të marrëveshjes për të lëshuar largimin e Ibrahimovic. Në anën tjetër klubi spanjoll thuhet se ka ofruar të përfshijë në marrëveshje mesfushorin Yaya Toure.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:56 am

    Kaka në prag të kalimit në Madrid

    Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, ka bërë edhe një hap drejt transferimit në Real Madrid, pasi i ka kaluar me sukses testet mjekësore, sipas Konfederatës Braziliane të Futbollit.

    27-vjeçari është ekzaminuar në Recife, ku Brazili do të përballet të mërkurën me Paraguain në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2010.

    “Stafi teknik i Brazilit është pajtuar me kërkesën e Kaka dhe të drejtuesve të Real Madridit dhe ka lejuar lojtarin”, thuhet në deklaratën Konfederatës.

    Shuma e transferimit thuhet se do të jetë rekord i ri botëror, rreth 65 milionë euro.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:56 am

    Shitet klubi anglez West Ham United

    Klubi anglez, West Ham United, ku aktivizohet edhe mesfushori kosovar Valon Behrami, i është shitur një grupi të bankave islandeze në një marrëveshje e cila raportohet të jetë mbi 100 milionë funte.

    Pronar i ri i klubit është CB Holding, një kompani që është në pronë të bankës investuese Straumur-Burdaras, me drejtor të ri jo-ekzekutiv Andrew Bernhardt.

    Pronarët e rinj kanë pohuar se detyrat e menaxherit Gianfranco Zola dhe asistentit të tij Steve Clarke janë të sigurta dhe se do të sigurojnë edhe një fond për transferime. Drejtori ekzekutiv Scott Duxbury, po ashtu do të mbetet në klub.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:57 am

    Pandev do të largohet nga Lazio

    Pas largimit të trajnerit Delio Rossi edhe sulmuesi maqedonas Goran Pandev ka pohuar se ai nuk do të luajë në Lazio në sezonin e ardhshëm.

    “Cikli im me Lazion ka përfunduar, tash dua të gjej motive të reja dhe të luaj për një ekip tjetër”, ka thënë Pandev për Sky Italia.

    “Juventus? Nuk e di nëse ai është ‘ekipi tjetër’ të cilin e dua. Dua të jem korrekt, bisedova me Lotiton (presidentin klubit) dhe ia shpjegova situatën. Presidenti nuk ishte i kënaqur, nuk mund të besoj se unë do të largohem, por unë përfundova me Lazion”.

    “Kam kaluar pesë vite të mira në Lazio, jam përmirësuar shumë si futbollist dhe gjithmonë jam sjellë mirë. Në disa muajt e fundit, aspak nuk isha i fokusuar, prisja të më ofrohej marrëveshje e re. Por tash vendosa, do të largohem”, ka shtuar maqedonasi.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:57 am

    Perez: Njëherë Kaka pastaj Ronaldo

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se Mbretërit janë shumë pranë kompletimit të transferimit të superyllit të Milanit, Riacardo Kaka, duke shtuar se shënjestra e kamotshme e Los Merengues, Cristiano Ronaldo, do ta ndjekë atë drejt Bernabeut.

    “Nëse Kaka vendos të largohet nga Milani, atëherë Real Madridi është i vetmi klub për të. Është e mundur që sonte (të hënën mbrëma) ai të bëhet lojtar i Madridit”.

    “Po ashtu, dëshirojmë ta sjellim te Real Madridi edhe Ronaldon, mirëpo njëherë duhet të flasim me Manchester Unitedin, pasi që është shumë e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira me Manchester United”, është cituar Perez nga “Sky Italia”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:58 am

    ZYRTARE: Kaka lojtar i Real Madridit

    Superylli brazilian Ricardo Kaka ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Mbretërit e Real Madridit.

    Mediat spanjolle dhe italiane ditët e fundit vazhdimisht kanë shkruar se marrëveshja ishte arritur më herët, ndërsa deklaratat zyrtare nga dy klubet vijnë tani.

    “Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaka është lojtar i Real Madridit, pas arritjes së marrëveshjes me Milanin. Futbollisti brazilian i ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore. Kaka Ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme”, shkruan në deklaratën e klubit madrilen.

    “Nga sezoni i ardhshëm, Kaka do të luajë për Real Madridin. Milani e falënderon Kaka-n, si njeri dhe si një kampion të madh, për kontributin e tij vendimtar në shumë fitoret e arritura gjatë gjashtë viteve të fundit”, shkruan në deklaratën e Rossonerëve.

    Kaka i është bashkëngjitur Milanit në vitin 2003, ndërsa gjatë viteve të qëndrimit të tij në San Siro ka luajtur rol vendimtar duke fituar Scudetton në vitin 2004, dhe sidomos ishte lojtari më i mirë i Milanit në vitin 2007 kur Rossonerët fituan titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vetë Kaka fitoi “Topin e Artë” dhe u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:58 am

    Dzeko e analizon seriozisht ofertën e Arsenalit

    Sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, është duke e marrë seriozisht ofertën e Arsenalit, bën të ditur agjenti i lojtarit, Irfan Redzepagic.

    23-vjeçari kërkohet nga shumë klube përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn, por duket se ky i fundit është jashtë kalkulimeve të tij dhe i pari ka shanse më reale.

    “Nuk është e mundshme për Dzeko, i cili është lojtari lider në Gjermani dhe ka shanse të luajë në Ligën e Kampinnëve, të shkojë te një klub i mesit të tabelës si Manchester City. Arsenali do të ishte më ndryshe. Oferta e londinezëve është për t’u marrë seriozisht”, ka thënë Redzepagic.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 5:59 am

    West Ham përcjell Balotellin

    West Ham United është në mesin e klubeve të Premier League që monitoron situatën e sulmuesit të Interit, Mario Balotelli.

    18-vjeçari i lindur në Palermo nga imigrantë të ardhur nga Gana, vazhdimisht po ofendohet dhe së fundi është gjuajtur me banane nga një grup i vogël i tifozëve të Romës gjatë vikendit.

    Kjo dhe pamundësia për të siguruar vend të qëndrueshëm në formacionin e parë, mund të nxisë Balotellin të largohet nga kampioni i Italisë, qoftë në formë huazimi të përkohshëm ose marrëveshje të përhershme.

    Edhe vetë italiani gjatë muajit të kaluar shprehu interesimin për t’iu bashkuar West Hamit, ku do të mund të luante nën urdhrat e italianit tjetër Gianfranco Zola.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:00 am

    Guardiola interesohet për Mascheranon

    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke kërkuar mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.

    Guardiola tashmë ka folur me Mascheranon rreth një largim nga Liverpooli, shkruajnë mediat në Argjentinë.

    Kampioni evropian e ka identifikuar Mascheranon si një prej disa lojtarëve të cilët mund ta përmirësojnë ekipin dhe është lidhur me një transferim në vlerë prej 22 milionë eurosh të tij.

    Rafa Benitez nuk dëshiron ta humbë mesfushorin e pakënaqur, veçanërisht me edhe Xabi Alonson po ashtu në vëmendjen e rivalit të Barcelonës, Real Madrid.

    Barcelona po ashtu interesohet edhe për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, por beson se Mascherano do të jetë më i lirë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:00 am

    Cristiano Ronaldo mendon për operacion

    Mediat angleze bëjnë të ditur se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, dhe kjo do ta linte atë një kohë jashtë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

    Portugezi një kohë të gjatë vuan nga lëndimet, që u duk edhe në ndeshjen e vikendit kundër Shqipërisë, ndërsa nuk do të luajë në ndeshjen e radhës miqësore që kombëtarja portugeze e luan kundër Estonisë.

    Ronaldo thuhet se vazhdimisht është në kontakt me ekipin e mjekëve të Manchester United, me qëllim që të marrë vendimin nëse do t’i nënshtrohet operimit gjatë kësaj jave, para se të niset për në pushime (Miami).

    Nëse vendos të operohet, portugezi do të duhet të pushojë së paku një muaj, dhe nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve para-sezonale, që fillojnë nga 6 korriku.Cristiano Ronaldo mendon për operacion
    Mediat angleze bëjnë të ditur se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, dhe kjo do ta linte atë një kohë jashtë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

    Portugezi një kohë të gjatë vuan nga lëndimet, që u duk edhe në ndeshjen e vikendit kundër Shqipërisë, ndërsa nuk do të luajë në ndeshjen e radhës miqësore që kombëtarja portugeze e luan kundër Estonisë.

    Ronaldo thuhet se vazhdimisht është në kontakt me ekipin e mjekëve të Manchester United, me qëllim që të marrë vendimin nëse do t’i nënshtrohet operimit gjatë kësaj jave, para se të niset për në pushime (Miami).

    Nëse vendos të operohet, portugezi do të duhet të pushojë së paku një muaj, dhe nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve para-sezonale, që fillojnë nga 6 korriku.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:01 am

    Laporta: Po të isha Etoo, do të vazhdoja kontratën

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mbetet me shpresa se do të arrijë të sigurojë kontratë të re për sulmuesin kryesor Samuel Eto'o.

    “Po të isha ai, do të ripërtërija kontratën. Ajo çfarë ndodh me Eto’o është normale, pasi ai është një lojtar për të cilin lakmojnë të gjitha klubet e mëdha evropiane dhe kësaj i shtohet fakti se kontrata e tij skadon në fund të sezonit”, ka thënë Laporta.

    “Shpresoj se ne do të arrijmë një marrëveshje, pasi ai është lojtar vendimtar dhe një profesionalist i madh”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:01 am

    Kaka: Nuk doja të largohem nga Milani

    Nënshkrimi rekord i Real Madridit, Kaka, thotë se ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani.

    Me transferimin e tij që u konfirmua mbrëmë, Kaka, i cili gjendet në detyrë me kombëtaren e Brazilit, ka thënë për reporterët brazilian se kjo ka qenë në interes të të gjitha palëve.

    “Doja të qëndroja në Milan, por kriza globale ekonomike preku shumë klube, veçanërisht ata si Milani të cilat zhvillohen si biznese. Kam folur me drejtorët dhe jemi pajtuar se transferimi do të ishte në interes të secilit në këtë moment”, ka thënë Kaka.

    Kaka thotë se nuk dëshiron ta mbajë numrin 5 të fanellës, të cilën e kishte mbajtur Zinedine Zidane, pasi kjo do të jetë përgjegjësi e madhe.

    “Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe. Zidane ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, si me Realin edhe me Francën, andaj nuk do të doja ta mbaj një numër të tillë. Do të presim një kohë më të gjatë për të zgjedhur numrin”, ka shtuar braziliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:01 am

    Real Madrid angazhon edhe David Villan ?

    Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje edhe për angazhimin e sulmuesit spanjoll David Villa.

    Sportivja spanjolle Marca thotë se David Villa është lojtari i ri i madh i cili i bashkohet Real Madridit.

    Reali ka arritur të mposhtë konkurrencën e klubeve nga Premier League si dhe Barcelonën, për të arritur te shërbimet e spanjollit, i cili zyrtarisht do të prezantohet si përforcim i ri i ‘mbretërve’ në ditët në vazhdim.

    Real Madridi thuhet se do t’i paguajë Valencias rreth 37 milionë euro, si dhe bonuse shtesë në varësi të sukseseve të klubit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:02 am

    Pato: Për të ardhmen time, do të flas me Ancelottin

    Sulmuesi i Milanit, Alexadre Pato, thotë se për të ardhmen e tij, njeriu i parë me të cilin do të bisedojë është ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti.

    I riu brazilian së fundi lidhet me një kalim në Chelsea, ku në sezonin e ardhshëm do të menaxhojë ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, njeriu që e solli Paton në San Siro.

    Drejtuesit e Milanit paralajmëruar se Kaka do të jetë i vetmi lojtarë që largohet nga Milani, duke përjashtuar largimin e Patos. Por vetë lojtari thotë se e ardhmja e tij do të zgjidhet në fund të muajit.

    “Ende asgjë nuk është vendosur. Në fund të qershorit, pas Kupës së Konfederatave, do të takohem me drejtuesit e klubit dhe do të bisedoj për të ardhmen. Por më parë do të bisedoj me Ancelottin. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Më ka ndihmuar të stabilizohem në Milan dhe në futbollin italian. Para se të vendos për të ardhmen time, do të bisedoj me të”, ka thënë Pato për Gazzetta dello Sport.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:02 am

    Vieira drejt Ligue 1

    Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, i cili ka kaluar afër 15 vite jashtë vendlindjes, duket se më në fund do të kthehet në Francë për të luajtur për Olympique Lyonnais ose Paris Saint-Germain.

    “L’Equipe” njofton se presidenti i PSG-së, Sebastien Bazin, ka shprehur interesimin për Vieiran, edhe pse ish-lojtari i Arsenalit ka thënë se nuk ka marrë ndonjë ofertë nga klubi kryeqytetas.

    Ndërkohë, Lyoni ka reaguar shpejt për të shprehur interesimin për mesfushorin francez me anë të Bernard Lacombe, këshilltarit të presidentit Jean-Michel Aulas.

    “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shqetësimi i vetëm vjen nga lëndimet e tij, të cilat e kanë penguar në dy apo tri sezonet e fundit. Mirëpo nëse ai dëshiron të luajë në Kampionatin Botëror 2010, atëherë pse mos e transferojmë?”, ka thënë Lacombe për OLTV.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:03 am

    Tevez gjithnjë e më pranë Cityt

    Duket se spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Carlos Tevezit po u vjen fundi, pasi që mediat britanike njoftojnë se argjentinasi është pranë kalimit te Manchester City.

    Gazeta “The Guardian” shkruan se Tevez, i cili ka qenë i huazuar te Manchester United, është duke menduar seriozisht për një transferim të mundshëm te rivalët e qytetit.

    Të hënën mbrëma madje është thënë se Tevez tashmë ka arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, mirëpo asgjë zyrtare nuk është konfirmuar ende.

    United dëshiron ta mbajë argjentinasin në Old Trafford, mirëpo hezitojnë ta paguajnë shumën e caktuar nga pronarët e tij, derisa kjo shifër (25.5 milionë funte) nuk është problem për pasanikët e Abu Dhabi Group.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:03 am

    Marseille interesohet për Tiagon

    Olympique de Marseille dhe trajneri i ri Didier Deschamps dëshirojnë ta përforcojnë mesfushën duke transferuar mesfushorin e Juventusit, Tiago.

    Deschamps, i cili është i afërt me bardhezinjtë, të cilët i riktheu në Serie A, mund të arrijë shpejt marrëveshje për ta kthyer në Francë, ish-lojtarin e Lyonit.

    Nga ana tjetër, nëse trajneri francez nuk siguron shërbimet e portugezit, atëherë plan dytësor ka mesfushorin e Lorientit, Fabrice Abriel, shkruan “La Provence”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:04 am

    Valdano: Do të duhet shumë punë për transferimin e Ribery

    Menaxheri i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Mbretërit duhet të punojnë shumë për të siguruar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

    Los Blancos sapo kanë siguruar shërbimet e superyllit brazilian, Ricardo Kaka, ndërkohë në radhë janë Ribery, Ronaldo dhe David Villa.

    “Fjalët për Riberyn nuk janë vetëm spekulime. Negociatat janë një punë e vështirë dhe gjërat që duken shumë të thjeshta, në fakt janë të komplikuara”.

    “Jemi duke punuar në shumë gjëra përnjëherë, por dalëngadalë do të t’i arrijmë objektivat tona”.

    “Padyshim që do të vijnë lojtarë tjerë. Ne po punojmë ‘prapa skenave’ dhe po mundohemi ta ndërtojmë një skuadër të mirë”.

    “Mirëpo nuk do të japim parashikime ose diçka, por do të flasim vetëm atëherë kur të kemi nënshkruar me ndonjë lojtar”, është cituar Valdano nga "El Mundo Deportivo”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:04 am

    Mbetet e paqartë e ardhmja e Robben

    Arjen Robben nuk është në dijeni nëse do të jetë lojtar i Real Madridit në sezonin e ardhshëm edhe pas takimit të babait/agjentit të tij me drejtuesit e skuadrës.

    “Jam takuar me Valdanon dhe Pardezan për të diskutuar të ardhmen e djalit tim. Ata më kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë ofertë për Arjen-in”.

    “Arjen dëshiron të qëndrojë dhe shitja e tij do të ishte e gabuar, pasi që Madridi ka paguar 36 milionë për ta blerë nga Chelsea”, ka thënë babai i Robben, i cili është njëkohësisht edhe agjent i tij, duke shtuar se nuk ka marrë një përgjigje të qartë, nëse holandezi do të mbete apo do të largohet nga Bernabeu.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:05 am

    Gilardino: U largova nga Milani, por jo për para

    Sulmuesi i dikurshëm i Milanit, Alberto Gilardino, beson se një numër i madh lojtarësh largohen nga skuadrat e tyre për shkak të parave të mëdha që iu ofrohen.

    Gilla u largua nga Milani sezonin e kaluar për të shkëlqyer te Fiorentina, ndërsa thotë se largimi i tij nuk ka qenë për shkak të parave.

    “Kur më është dashur ta marr vendimin unë nuk kam qenë i interesuar te paratë. Thjeshtë kisha dëshirë të kthehem në formën time më të mirë”.

    “Kaka dhe Ibrahimovic janë lojtarë të mëdhenj, dhe është e kuptueshme që ata mundohen të arrijnë maksimumin në karrierë”, ka thënë Gilardino.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:05 am

    Deschamps: Marseille mirëpret Cissen

    Trajneri i Olympique de Marseille, Didier Deschamps, ka deklaruar se sulmuesi Djibril Cisse do të mirëpritet nga ai nëse kthehet në Velodrome, përkundër se lojtari ka shprehur dëshirën që të nënshkruajë me ndonjë skuadër nga Liga Premier.

    Sezonin që shkoi Cisse e kaloi te Sunderlandi që nuk është në gjendje të paguajë 12 milionë euro që ta mbajë francezin në skuadër, ndërkohë që lojtari ka shprehur dëshirën që të mos kthehet në Francë, por të luajë për ndonjë ekip anglez.

    Megjithatë, Deschamps ka deklaruar se do të ishte i kënaqur që ta shihte Cissen sërish në Marseille.

    “Nuk do të isha i shqetësuar po ta kisha Cissen në skuadër. Ai është një lojtar i cili shënon gola”, ka thënë ish-trajneri i Juves për “La Provence”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:05 am

    Juve nuk ngutet për kontratën e Del Pieros

    Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Juventusi nuk shpejton për t’ia zgjatur kontratën simbolit bardhezi.

    Është thuajse e paimagjinueshme që kapiteni i Zonjës së Vjetër të largohet nga skuadra e tij, ndërsa shtypi italian pohon se janë të nevojshme negociata të suksesshme që kapiteni të jetë i lumtur te Juventusi.

    “Corriere dello Sport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka shpjeguar se Bianconerët aktualisht kanë prioritet tjera dhe se do të bisedojnë me kapitenin e tyre kur të vijë koha.

    Sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të pranojë uljen e pagës vjetore vetëm të qëndrojë me skuadrën e tij të zemrës.

    Ikona e Juves bart fanellën bardhezi që nga viti 1993 dhe është rekorder si në numrin e paraqitjeve ashtu edhe për golat e shënuar me këtë fanellë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:10 am

    Fabregas lëndohet në fitoren e Spanjës

    Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë ndeshjes miqësore kundër Azerbajxhanit, pas të cilës duhej të zëvendësohej, ndeshje të cilën kampioni i Evropës e fitoi me rezultat 6-0.

    Spanja sot shënoi fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në Baku, por pësoi një goditje tjetër, kur para fundit të pjesës së parë Fabregas pësoi një lëndim në kokë, për të cilën arsye duhej ndërhyrja e ekipit mjekësor, ndërsa lojtari nuk mundi të vazhdojë ndeshjen.

    Tre gola për spanjollët i shënoi David Villa, ndërsa nga një e shënuan Riera, Guiza dhe Torres.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:11 am

    Pato: Kaka nuk është më, por e kemi Ronaldinhon

    Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, dëshiron që Kaka të jetë i lumtur te Real Madridi, ndërkohë është shprehur që dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve krahas bashkëkombësit tjetër, Ronaldinho.

    “Dëshiroj që ai (Kaka) të jetë i lumtur në Madrid, ndërsa unë dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve, vërtet e dëshiroj këtë titull”.

    “(Me largimin e Kaka) Milani ka humbur shumë, mirëpo Milani nuk është vetëm Kaka. Kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe e kemi Ronaldinhon, i cili mund t’i sjellë gjëra të mëdha Milanit”, është cituar Pato nga Goal.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:12 am

    Pirlo i pasigurt për të ardhmen e tij

    Një tjetër simbol i Milanit, Andrea Pirlo, ka dhënë një përgjigje e cila nuk do t’i lë të qetë tifozët Rossonerë për mundësinë e kalimit të tij te Chelsea.

    Mesfushori italian gjendet aktualisht në Afrikën e Jugut ku stërvitet me përfaqësuesen e tij, para fillimit të Kupës së Konfederatave, ndërsa i pyetur nga “Sky Sport 24” për mundësinë e kalimit te Blutë e Londrës, Pirlo është përgjigjur: “A do të shkoj te Chelsea? Do ta shohim...”.

    Pas marrjes së timonit të Chelseat, trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar menjëherë nga drejtuesit e skuadrës nga Liga Premier që ta sjellin në Stamford Bridgë ish-lojtarin e tij.

    Megjithatë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar menjëherë për të thënë se përveç Kaka, asnjë emër tjetër i madh nuk do të largohet nga San Siro këtë verë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:12 am

    Toni: Mund të largohem nga Bayerni

    Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares italiane, Luca Toni, ka thënë se ka mundësi që ai të largohet nga ekipi gjerman, sidomos pas arritjes së Mario Gomez.

    Pasi ka blerë sulmuesin Mario Gomez nga Stuttgart, Bayern Munich mund të detyrohet të shesë njërin nga sulmuesit tjerë.

    “Katër sulmues, janë pak si shumë në Bayern. Është e mundur që unë të largohem në drejtim tjetër”, ka thënë Toni.

    Toni iu bashkua Bayernit nga Fiorentina në vitin 2007. Më herët ai kishte luajtur edhe në Palermo dhe Brescia, ku në këtë të fundit kishte pasur në skuadër edhe trajnerin aktual të Barcelonës, Pep Guardiola, për të cilën arsye italiani së fundi është lidhur me një kalim edhe te klubi katalanas.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:12 am

    Tottenham favorit për Maxi Rodriguez

    Tottenhami është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me kapitenin e Atletico Madridit, Maxi Rodriguez, shkruan Daily Mail.

    Mesfushori 28-vjeçar ishte lidhur me një kalim në Liverpool gjatë vitit të kaluar, pasi është shok i ngushtë me Fernando Torres, por transferimi kurrë nuk u realizua.

    Argjentinasi edhe vetë pranon se do të dëshironte të provojë talentin e tij edhe në Angli ose madje edhe në Itali.

    “Tashmë kam marrë oferta, por nuk kam menduar se është koha e duhur për t’u larguar nga klubi. Nuk e përjashtoj një mundësi që në të ardhmen të përpiqem të provoj diçka të re në një ekip anglez ose italian”, ka thënë, Rodriguez.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:12 am

    Robinho: Kush nuk dëshiron të luajë për Barcelonën

    Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, ka dhënë një deklaratë tronditëse, pasi ka thënë se do të pranonte një kalim në radhët e Barcelonës.

    Braziliani u transferua në City pikërisht nga rivali i përhershëm i Barcelonës, Real Madrid, ndërsa thotë edhe se është i gëzuar që bashkëvendësi i tij Kaka do të transferohet në Santiago Bernabeu.

    “I dëshiroj çdo të mirë Kakas në radhët e Real Madridit dhe shpresoj se do të arrijë të bëhet përsëri lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Robinho.

    Disa media spanjolle e kanë lidhur Robinhon me një rikthim në La Liga, kësaj here te Barcelona, por sulmuesi thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë.

    “Për momentin ato janë vetëm spekulime, asgjë konkrete. Nuk kemi marrë kurrfarë oferte. Mund të them vetëm se Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm dhe secili futbollist do të dëshironte të luajë atje”, ka shtuar braziliani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:13 am

    Benitez: Do të kem mjaft para për të harxhuar

    Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se do të ketë mjete të mjaftueshme financiare për të sjellë një pjesë të caqeve të tij në Anfield.

    “E dimë se do të jetë vështirë, pasi ka krizë gjithkund në botë. Është e qartë se ne nuk kemi shumë para për të harxhuar, por mendoj se kemi mjaft para për të sjellë një ose dy futbollistë për të cilët kemi nevojë”, ka thënë Benitez.

    “Jam i kënaqur me përbërjen që e kemi. Ky sezon vërtet ishte i mirë dhe ishim konkurrues në të gjitha fronet. Nëse arrijmë të sjellim përforcime të duhura, atëherë mendoj se do të përparojmë”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:13 am

    Chelsea ofron 45 milionë funte për Agueron

    Mediat angleze përcjellin lajmin se Chelsea do të përpiqet të sjellë në Stamford Bridge yllin e Atletico Madrid, Kun Aguero, duke ofruar 45 milionë funte.

    Që kur blutë nuk arritën të angazhojnë Kaka, i cili kaloi në Real Madrid, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm të tregojë fuqinë e tij në tregun e transferimeve, duke angazhuar Sergio Agueron.

    Daily Mail dhe The Times kanë shkruar se Chelsea është i gatshëm ta thyejë rekordin britanik të transferimeve dhe të ndajë plot 45 milionë funte për shërbimet e argjentinasit.

    Spekulohet se sulmuesi, i cili shënoi 17 gola në La Liga këtë sezon, është i gatshëm të kalojë në Stamford Bridge, por problem mbeten vetëm kërkesat e tij të mëdha për pagesë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 6:13 am

    Maicon gjithnjë e më afër largimit nga Interi

    Pas deklaratave të agjentit të tij se Maicon mund të largohet pasi nuk ka një trajtim të duhur nga Interi, mbrojtësi i majtë brazilian e ka pohuar edhe vetë se mendon të largohet nga Giuseppe Meazza.

    “Unë nuk jam fenomen, po ashtu nuk jam një lojtar si çdo njëri tjetër. Interi më nënçmon tashmë tre vite. Ndoshta ata janë të preokupuar me atë se si ta kënaqin Ibrahimovic”, ka thënë Maicon në një intervistë për Gazzeta dello Sport.

    “Nuk jam xheloz në të. Ai është fenomen dhe unë nuk dua t’i referohem asaj se sa asistime i kam bërë në disa vitet e kaluara. Ky nuk është problem. Thjesht unë trajtohem si një i harruar nga klubi”, ka shtuar lojtari, i cili aktualisht është në detyrë me përfaqësuesen e Brazilit.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 19 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Thu Mar 28, 2024 10:04 am