Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

5 posters

    Lajme te reja nga bota e Sporti

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:01 pm

    Zyrtare: Ballack vazhdon kontratën me Chelsean

    Chelsea ka pohuar sot se mesfushori gjerman Michael Ballack ka vazhduar marrëveshjen me klubin anglez edhe për një vit.

    Gjermani kishte zbuluar pas finales së Kupës FA se ishte pajtuar për vazhdim njëvjeçar të marrëveshjes, ndërsa sot edhe vetë blutë kanë pohuar këtë.

    “Chelsea mund të pohojë se ka arritur marrëveshje me Michael Ballack për të vazhduar kontratën deri në vitin 2010. Michael ishte kyç për ekipin tonë gjatë tri viteve të kaluar, dhe në mënyrë të natyrshme jemi të gëzuar që ai është pajtuar të vazhdojë kontratën”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Chelseat.

    “Jam shumë i lumtur që do të mbetem në Chelsea edhe një vit, pasi kjo gjithmonë ishte dëshirë e imja, të luaj në Londër deri në Kupën Botërore 2010”, ka thënë Ballack.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:01 pm

    Gerreth Barry nënshkruan me Manchester Cityn

    Mesfushori anglez Gareth Barry sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Manchester Cityt, pasi sot i ka kaluar me sukses testet mjekësore.

    City ka pohuar në faqen e vet zyrtare se lojtari është pajtuar të kalojë në Eastland pasi ky klub kishte arritur marrëveshje të vlefshme 12 milionë funte me Aston Villan për transferimin e tij.

    28-vjeçari ka luajtur 400 ndeshje në 12 vitet e kaluar në Aston Villa. Ai ishte cak i shumë klubeve nga Premier League, përfshirë këtu edhe Liverpoolin, ku ishte shumë afër të kalonte gjatë verës së kaluar.

    Pasi siguroi të ardhmen e Stephen Ireland, me Berryn, City sjell në radhët e veta edhe një mesfushor me përvojë. Berry ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:02 pm

    Mediat spanjolle dhe italiane: Kaka lojtar i Realit

    Dy gazetat spanjolle të afërta me Real Madridin kanë shkruar sot se Kaka është lojtari i ri i klubit spanjoll, dhe për të marrë shërbimet e tij Reali do të paguajë 65 milionë euro.

    Mediat spanjolle tashmë e shohin Kaka të veshur me fanellën e Real Madridit, dhe përcjellin lajmin se klubi mbretëror është pajtuar të paguajë 65 milionë euro për brazilianin.

    AS dhe Marca shkruajnë se Kaka do të marrë pagë prej 9 milionë eurosh pas largimit të tatimeve, ndërsa Reali do ta ketë në pronë edhe 50% të imazhit të futbollistit.

    Më herët mediat shkruan se zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, së bashku me babanë e Kakas, kishin udhëtuar në Madrid, edhe pse në faqen zyrtare të rosonerëve vizita përshkruhej si miqësore.

    Mediat italiane: Kaka pajtohet t’i bashkohet Realit

    Edhe mediat italiane raportojnë që braziliani është pajtuar t’i bashkëngjitet Real Madridit.

    “Sky Italia” njofton se Kaka më në fund e ka dhënë PO-në e tij për të arritur marrëveshje me Mbretërit.

    Ajo që mungon është vetëm njoftimi zyrtar nga të dyja skuadrat, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejt.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:02 pm

    Amauri në planet e Milanit

    Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, tashmë ka përcaktuar lojtarin të cilin do ta transferojë nëse largohet Kaka, dhe ky është sulmuesi i Juventusit, Amauri.

    “Gazzetta dello Sport” njofton se Rossonerët do të përgatisin 30 milionë euro për sulmuesin brazilian, të cilin dështuan ta transferonin një vit më parë.

    Bianconerët tashmë kanë siguruar qëndrimin e Vicenzo Iaquintas, dëshirojnë ta mbajnë David Trezeguet dhe janë në kërkim të sulmuesit të Lazios, Goran Pandev. Që do të thotë se nuk do të rezistonin shumë për një ofertë të mirë për lëshimin e Amaurit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:04 pm

    Viola dhe Napoli në kërkim të Panuccit

    Agjenti i Christian Panuccit, Oscar Damiani, ka njoftuar se Fiorentina dhe Napoli kërkojnë shërbimet e klientit të tij.

    Sipas agjentit Roma nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’ia vazhduar kontratën mbrojtësit veteran, kështu që njëra nga dy skuadrat e përmendura mund të bëhet shtëpia e re e lojtarit italian.

    “Fiorentina është mundësi, sikurse edhe Napoli. Megjithatë, tash për tash po presim edhe pse nga Roma nuk ka asgjë të re”, ka thënë Damiani për Romanews.eu.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:05 pm

    Gasperini i ngazëllyer për transferimin e Crespos

    Trajneri i Genoas, Gian Piero Gasperini, e ka lëvduar presidentin Enrico Preziosi për sigurimin e shërbimeve të Hernan Crespos.

    “Presidenti Preziosi është duke ndërtuar një skuadër të mirë. Kur kuptuam që Milito mund të largohet, objektivi ynë kryesore ishte Sergio Floccari”.

    “Sido që të jetë, ne kishim mungesë përvoje në skuadër dhe për këtë arsye kërkuam transferimin e Crespos. Të gjithë i njohim profesionalizmin dhe kualitetet teknike të Crespos, prandaj për ne ai është një përforcim i madh”, ka thënë Gasperini për tuttomercatoweb.com.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Mon Jun 08, 2009 3:05 pm

    Pique në Kupën e Konfederatave

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka konfirmuar se do të jetë pjesë se e përfaqësues së Spanjës e cila do të paraqitet në Kupën e Konfederatave (FIFA Confederations Cup), që do të mbahet ndërmjet datave 14 dhe 28 qershor.

    “Të enjten do të jem në fushën stërvitore me përfaqësuesen, përkundër lëndimit tim”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

    Pique pësoi një lëndim gjatë ndeshjes kundër Deportivo La Coruna dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe së paku dy javë, megjithatë ai do të jetë në gjendje të luajë në disa ndeshje në Kupën e Konfederatave.

    “Besoj se pas një fizioterapie të mirë do të jem në gjendje për fazat vendimtare te Kupës së Konfederatave”, ka shtuar Pique.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:33 pm

    Gerrard: Na duhen më shumë

    Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë Ligën Premier sezonin e ardhshëm, por me kusht që të transferojë dy apo tre lojtarë të klasit të lartë këtë verë.

    “E kemi përfunduar sezonin pa asnjë trofe, gjë që është e dhimbshme, mirëpo nga pikëpamja e Liverpoolit, kemi përparuar shumë”.

    “Kemi krijuar të gjithë përvojën për t’u shpallur kampionë, prandaj për ne janë shumë me rëndësi dy apo tre transferime të reja, të cilët do të na ndihmojnë që ta fitojmë Ligën sezonin që vjen”.

    “Si mund ta arrijmë këtë? Duke sjellë lojtarë të nivelit të Torresit. Ai është një lojtar i madh për ne dhe ju e keni parë ndikimin e tij edhe në sezonin e parë edhe në këtë që kaloi”, u ka thënë Gerrard gazetarëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:33 pm

    Galatasaray kontakton me Ramosin

    Të hënën Juande Ramos është larguar nga posti i trajnerit të Real Madridit, pas ardhjes së Florentino Perezit si president i Mbretërve, i cili angazhoi Manuel Pellegrinin në postin e trajnerit, megjithatë duket se Ramos nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, pasi që skuadra turke Galatasaray dëshiron ta angazhojë ish-trajnerin e Tottenhamit.

    Sipas “AS”, përfaqësuesit e Galatës kanë vendosur kontaktet e para me Ramosin gjatë ditës së martë.

    Sipas të njëjtit burim, në tre ditët e ardhshme pritet të merret vendimi nga të dyja palët, me ç’rast Ramos mund ta merr timonin e Galatasarayt në dy sezonet e ardhshme.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:49 pm

    Nëse jo Villa, atëherë Forlan

    Derisa e gjithë bota po pret njoftimin zyrtar për transferimin e superyllit brazilian Ricardo Kaka, gjiganti spanjoll Real Madrid vazhdon punën për t’i siguruar lojtarët tjerë.

    Los Merengues kanë në listë sulmuesin e Valencias, David Villa, mirëpo thuhet se presidenti i Realit, Florentino Perz, nuk dëshiron të paguajë më shumë se 35 milionë euro për shërbimet e spanjollit.

    Derisa kjo shifër mund të jetë e papranueshme për drejtuesit e Valencias, “AS” njofton se Los Blancos kanë shënjestruar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:49 pm

    Nani: Do të qëndroj te United

    Anësori portugez i Manchester Unitedit, Luis Nani, ka reaguar për t’i mohuar spekulimet për largimin e tij nga kampioni i Anglisë.

    “E ardhmja ime është te Manchester Unitedi. Është privilegj të jesh në një skuadër të tillë”.

    “Kam lindur për të luajtur futboll dhe ndjehem shumë mirë te United, edhe pse nuk kam luajtur shumë. Nuk do të largohem nga Manchester Unitedi dhe as nuk do të huazohem në ndonjë skuadër tjetër”, u ka thënë Nani gazetarëve portugezë.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:49 pm

    Saha shpreson ta zgjatë kontratën me Evertonin

    Louis Saha ka njoftuar se dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e tij aktuale Everton.

    Sulmuesi francez u transferua te skuadra e dytë nga Liverpuli në vitin 2008 nga Manchester United, ndërsa pasi tejkaloi problemet me lëndime u bë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm tek Evertoni.

    “Shpresoj të dëshmoj në të ardhmen se jam lojtar i vlefshëm për të qëndruar sa më gjatë tek Evertoni”, ka thënë 30-vjeçari për “The Daily Mirror”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:50 pm

    Mutu: Do ta përfundoj karrierën te Fiorentina

    Sulmuesi i Fiorentinas, Adrian Mutu, është betuar se do ta kalojë gjithë karrierën futbollisitke te skuadra vjollce.

    Sezonin e kaluar Mutu ishte afër transferimit te Roma, ndërsa këtë sezon Galatasaray ka shprehur interesim për sulmuesin rumun. Mirëpo 30-vjeçari i ka dhënë fund çdo mundësie për t’u larguar nga Viola.

    “Unë tashmë e kam bërë të njohur ëndrrën time: Do të dëshiroja që ta përfundoj karrierën në Firence duke bartur fanellën e Violas”, ka thënë Mutu për “Corriere dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:50 pm

    Pato: Shpresoj që Kaka, Milan dhe Real të jenë të lumtur

    Mediat italiane dhe spanjolle janë të bindura se Ricardo Kaka do të nënshkruajë për Real Madridin, ndërsa bashkëlojtari dhe bashkëkombësi i tij, Alexandre Pato, thotë se ai vetëm dëshiron që të gjitha palët të jenë të lumtura.

    “Shpresoj që në fund të gjithë të jenë të lumtur: Kaka, Milani dhe Reali. Ose ndoshta edhe Chelsea, që është po ashtu e interesuar për Rickyn”.

    “Jam i sigurt se Kaka do ta marrë vendimin e duhur për të dhe për Milanin”, ka thënë Pato për “La Gazzetta dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:50 pm

    Di Natale dëshiron të luajë për Napolin

    Kapiteni i Udineses, Antonio Di Natale, dëshiron t’i bashkëngjitet partnerit të tij në sulm, Fabio Quagliarellas, duke u transferuar te Napoli.

    Këtë javë Quagliarella nënshkroi me napolitanët, ndërsa të njëjtën gjë planifikon ta bëjë edhe ‘Toto’.

    Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Udineses, Giampaolo Pozzo, i cili ka thënë për “Gr Parlamento” se ka filluar të shqetësohet për mundësinë e largimit të numrit dhjetë të skuadrës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:50 pm

    Liverpooli ofron Voronin dhe para për Silvan

    Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, do të fillojë planet e rindërtimit të skuadrës, derisa Redsat do t’i konkurrojnë Real Madridit për blerjen e mesfushorit të Valencias, David Silva.

    “The Daily Mirror” njofton se Të Kuqtë ofrojnë para dhe Andrei Voroninin për të fituar shërbimet e spanjollit, ndërsa nëse ekipi spanjoll nuk e dëshiron Voroninin, Liverpooli do ta ofrojë holandezin Ryan Babel.

    Valencia do të detyrohet t’i shesë lojtarët kyç të skuadrës, ku përfshihet edhe David Silva, për shkak të borxheve të mëdha, ndërsa Los Che do të mundohen të nxjerrin fitimin maksimal nga shitja e yjeve të skuadrës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:51 pm

    Guardiola do ta shesë sulmuesin Eto’o ?

    Samuel Eto’o duhet të pajtohet me kontratën dyvjeçare të cilën ia ofron Barcelona nëse dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, pasi që Pep Guardiola tashmë ka kërkuar nga skuadra të gjejë një sulmues të ri.

    Sezonin e kaluar Eto’o ka mundur të largohet bashkë me Ronaldinhon dhe Decon, mirëpo ai siguroi një vend në skuadër, ndërsa tani “El Mundo Deportivo” njofton se kamerunasi duhet të vendosë shpejt për kontratën dyvjeçare të cilën ia kanë ofruar Blaugranët, ose do të shitet.

    Manchester City dhe Inter janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit, ndërsa “AS” shkruan se Guardiola tashmë e ka marrë vendimin për shitjen e Eto’o-s dhe aktualisht po kërkon një sulmues të ri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Tue Jun 09, 2009 2:51 pm

    Hughes pohon interesimin për Tevez

    Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka pohuar se ekipi që ai drejton është i interesuar për të angazhuar sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.

    Argjentinasi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pasi kontrata e tij e huazimit tek Manchester United skadon në fund të këtij muaji.

    United e ka të drejtën ta angazhojë Tevez, por ata nuk dëshirojnë ta paguajnë shumën për të cilën janë marrë vesh para dy vitesh.

    “Carlos Tevez është një futbollist i mirë. Nëse lojtarët e mirë janë në tregun e transferove sigurisht se secili menaxher është i interesuar për ta”, ka thënë Hughes për Sky Sports.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:43 am

    Delio Rossi largohet nga Lazio

    Menaxheri i Lazios, Delio Rossi, ka thënë për mediat italiane se vitin e ardhshëm ai nuk do të jetë pjesë e ekipit romak.

    “Vitin e ardhshëm nuk do të jem trajner i Lazios. Sonte do të takohem me presidentin dhe do t’ia përcjell vendimin tim, ndërsa nesër me siguri se do të ketë konferencë shtypi në të cilën do të bëhet i ditur vendimi im”, ka thënë Rossi.

    E ardhmja e Delio Rossit me Lazion kishte qenë në dyshim edhe më herët, edhe pse arriti ta fitojë Kupën e Italisë.

    Mediat italiane në të kaluarën e kanë lidhur Rossin me një kalim në Palermo, dyer të cilat hapen me largimin e fundit nga Lazio.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:43 am

    Silvinho largohet nga Barcelona pas pesë vitesh

    Ekipi i Barcelonës nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Silvinho dhe lojtari do të largohet nga Camp Nou që nga 30 qershori.

    “Barcelona e ka informuar Silvinhon se marrëveshja e cila skadon më 30 qershor nuk do të vazhdohet. Ekipi i Barcelonës dëshiron ta falënderojë Silvinhon për besueshmërinë në pesë vitet e kaluara në të cilat fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Spanjës, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

    Ish-lojtari 35-vjeçar i Arsenalit dhe Celta Vigos, ndeshjen e fundit për blaugranët e pati në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë, ku ndihmoi ekipin të triumfojë ndaj Manchester United.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:43 am

    Gattuso: Katastrofë, nëse largohet Kaka

    Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk dëshiron të komentojë në lidhje me largimin e Leite Kaka, përderisa nuk ka asgjë zyrtare, por pranon se do të jetë dëm nëse braziliani largohet.

    “Përderisa transferimi nuk është zyrtar, do të ishte më mirë të mos komentoja. Nëse ai largohet, atëherë do të jetë shumë zhgënjyese, pasi Milan do të humbë një kampion, një person i cili mund ta sjellë fitoren kur është në formë”, ka thënë Gattuso.

    “Nëse Milani vendos ta shesë Kakan, ky është vendim i klubit pasi ata tashmë e kanë vlerësuar situatën”, ka shtuar italiani.

    Mediat italiane dhe spanjolle shkruajnë se Kaka është në prag të kalimit në Real Madrid, ndërsa kjo do të zyrtarizohet të hënën. Braziliani raportohet se do të mbajë fanellën me numër 5 në Santiago Bernabeu.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:44 am

    Steve Bruce trajneri i ri i Sunderlandit

    Sunderland ka caktuar Steve Bruce si menaxher të ri të ekipit, pasi ai arriti marrëveshje për t’u larguar nga rivali i Premier League, Wigan Athletic.

    “Steve do të sjellë profesionalizëm dhe karakter të fortë në klub, që do të na ndihmojë vërtet për të ecur përpara drejt asaj ku të gjithë duam të jemi. Ai e di më shumë se çdokush, çfarë do të thotë futbolli për njerëzit e këtij regjioni dhe jam i bindur se ai do të jetë në gjendje të rrënjosë në lojtarët tonë sistemin e saktë me të cilin duhet të luajë ky klub futbolli”, ka thënë drejtori i klubit, Niall Quinn.

    48-vjeçari Bruce ka nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare dhe do të marrë detyrën nga trajneri i përkohshëm Ricky Sbragia, i cili morri drejtimin e skuadrës në mes të sezonit, duke zëvendësuar të larguarin Roy Keane.

    Bruce, i cili kishte një karrierë të bujshme si lojtar i Manchester United, deri tash ka menaxhuar Sheffield United, Huddersfield Town, Wigan-in dy herë, Crystal Palace dhe Birmingham City-n, që kur është pensionuar si lojtar në vitin 1999.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:44 am

    Carvalho do të largohet nga Chelsea

    Ricardo Carvalho thotë se ai pajtohet me largimin nga Chelsea dhe të transferohet në ndonjë klub tjetër, i cili do të bëjë ofertë për të.

    31-vjeçari pati një sezon të fundit jo të këndshëm për të, të shoqëruar me lëndime dhe me mosaktivizim. Portugezi luajti vetëm 12 ndeshje në Premier League këtë sezon.

    “Jam i hapur për klubet të cilat më dëshirojnë. Por para se të kontaktojnë me mua, duhet të merren vesh me Chelsean. Jam i gëzuar që disa klube interesohen për mua”, ka thënë Carvalho.

    “Kisha katër vite të shkëlqyeshme në Chelsea, deri te ky që nuk ishte shumë i mirë, dhe mund të quhet si më i keqi në karrierën time. Nuk isha në formë pasi nuk luajta. Por, edhe nëse nuk bëj transfer, do ta kem mirë edhe në Chelsea”, ka shtuar portugezi.

    Carvalho së fundi u lidh me një transferim tek kampioni i Italisë, Interi, ku ai do të mund të ribashkohej me trajnerin Jose Mourinho.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:44 am

    Tenis: Federer në gjysmëfinale të French Open

    Numri dy i botës në tenis, Roger Federer, është rikthyer në formën e tij të shkëlqyeshme, duke tejkaluar me lehtësi favoritin vendas, Gael Monfils, me rezultat 3-0 në sete (7-6; 6-2; 6-4), për të siguruar vend në gjysmëfinale të turneut French Open.

    Zvicerani do të luajë të 20-tën ndeshje gjysmëfinale radhazi në një Grand Slam, kësaj here kundër argjentinasit të pestë të renditur në botë, Juan Martin del Potro, i cili mposhti Tommy Robredon me rezultat (6-3; 6-4; 6-2).

    Federer mbetet kështu favoriti kryesor për të fituar turneun pasi kampioni i katërfishtë i këtij turneu, Rafael Nadal, u eliminua në rundin e katërt nga suedezi Robin Soderling.

    Soderling doli fitues edhe në çerekfinale, ku mposhti rusin Nikolay Davydenko, dhe gjysmëfinalen tjetër do të takohet me kilianin Fernando Gonzales.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:44 am

    Arsenali nënshkruan me mbrojtësin belg Vermaelen

    Mediat angleze shkruajnë se Arsenali ka nënshkruar sot me mbrojtësin belg të Ajaxit, Thomas Vermaelen, për një shumë rreth 10 milion funte.

    Belgu së fundi është lidhur vazhdimisht me një kalim në klubin londinez, dhe tash duket se trajneri Arsene Wenger e ka përvetësuar lojtarin e kërkuar.

    Vermaelen, 23-vjeçar, ka pasur një paraqitje impresive për Ajaxin këtë sezon dhe pritet të jetë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit. Transferimi pritet të bëhet zyrtar brenda dy ditëve.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:45 am

    Edhe Pato drejt largimit

    Kaka nuk është i vetmi lojtar i Milanit, i cili duket të jetë në largim. Pas shfaqjes së interesimit nga Chelsea, qëndrimi i Alexandre Patos te Rossonerët nuk është i sigurt, thotë agjenti i tij, Gilmar Veloz.

    “Milani duhet të vendosë për situatën e Patos. Ne jemi entuziastë për interesimin e Chelseat, mirëpo Milnai e ka fjalën e fundit”.

    “Pato ka një kontratë me Milanin, mirëpo nëse skuadra do të arrijë marrëveshje me Chelsean, atëherë ne jemi të hapur për t’i filluar bisedimet”.

    “Tash për tash nuk mund t’u garantoj tifozëve nëse Pato do të qëndrojë te Milan, skuadra nuk është e imja dhe vetëm ndonjë anëtar i menaxhmentit të klubit mund ta japë përgjigjen e duhur”, ka thënë Veloz për Repubblica.it.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:47 am

    Spanja vazhdon kryesimin sipas FIFA-s

    Spanja vazhdon të kryesojë rangimet për përfaqësueset më të mira në futboll, derisa skuadrat e renditura nën të, kanë nderuar pozitat kohë pas kohe me kalimin e muajve.

    Spanja fitoi Kampionatin Evropian të vitit të kaluar (Euro 2008), ndërsa është shumë pranë kualifikimit në Kampionatin e ardhshëm Botëror (Afrika e Jugut 2010) pasi ende nuk është mposhtur në fazën grupore.

    Italia është ngritur në pozitën e katërt, ndërsa Gjermania është zhvendosur në vendin e tretë, derisa të dytin e ka zënë Holanda. Ndërkohë, Anglia dhe Argjentina kanë ndërruar pozitat.

    Shqipëria ka mbajtur pozitën e 92-të sikur muajin e kaluar duke mos lëvizur as lartë e as poshtë.

    Lista e 20 skuadrave të para sipas ranglistës së FIFA-s dhe pozicioni i Shqipërisë (në kllapa është shënuar pozita e tyre në muajin e kaluar):

    1. (1) Spanja
    2. (3) Holanda
    3. (2) Gjermania
    4. (5) Italia
    5. (4) Brazili
    6. (7) Anglia
    7. (6) Argjentina
    8. (8) Kroacia
    9. (9) Rusia
    10. (10) Franca
    11. (11) Portugalia
    12. (14) Turqia
    13. (17) Paraguai
    14. (15) SHBA
    15. (12) Republika Çeke
    16. (18) Zvicra
    17. (16) Uruguai
    18. (13) Greqia
    19. (22) Ukraina
    20. (23) Serbia
    ...
    92. (92) Shqipëria
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:50 am

    Barca dhe United ndajnë vendin e parë

    Barcelona e ka përfunduar sezonin 2008/2009 si skuadra më e mirë në botë sipas rangimeve të fundit të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit- IFFHS (International Federation of Football History & Statistics).

    Megjithatë fitimi i të gjitha trofeve të mundshme nuk mjaftoi që Blaugranët ta sigurojnë pastër pozitën e parë, sepse pozita e parë në rangimet e reja të IFFHS ndahet ndërmjet dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

    Përkundër suksesit të Barcelonës futbolli spanjoll është shqetësues, pasi që pas Barcelonës vetëm në vendin e 24 renditet një skuadër spanjolle (Atletico Madridi), derisa Real Madridi është zhvendosur në pozitën e 39-të.

    Situatë shqetësuese është edhe për ekipet e Serie A, pasi që asnjë skuadër nuk bën pjesë në top-dhjetëshin. Juventusi është pozicionuar në vendin e 12-të gjashtë pozita më lartë se Interi, ndërsa Milani është në pozitën e 36-të, gjashtë pozita më poshtë se Roma.

    Ndërsa jo-befasisht skuadrat nga Liga Premier dominojnë vendet e para, ku Chelsea, Liverpooli dhe Arsenali mbyllin top-pesëshin.

    Dhjetë skuadrat më të mira sipas IFFHS (në kllapa janë shënuar pozitat e mëparshme):

    1. (2.) Barcelona (Spanjë) – 315 pikë
    - (1.) Manchester United (Angli) – 315 pikë
    3. (3.) Chelsea (Angli) – 276 pikë
    4. (6.) Liverpool (Angli) – 248 pikë
    5. (5.) Arsenal (Angli) – 247 pikë
    6. (10.) Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – 245.5 pikë
    7. (7.) Dynamo Kiev (Ukrainë) – 234.5 pikë
    8. (11.) Estudiantes (Argientinë) – 232 pikë
    9. (8.) Hamburger SV (Gjermani) – 228 pikë
    10. (16.) Gremio (Brazil) – 222 pikë
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:50 am

    D’Agostino pranë Juventusit

    Juventusi është ende pa trajner zyrtar për sezonin e ri, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar drejtorin sportiv, Alessio Secco, të punojë për ta përforcuar skuadrën.

    Secco është i angazhuar në përforcimin e mesfushës, e cila padyshim ka qenë pika më e dobët e Juventusit gjatë sezonit që përfundoi.

    Pas sigurimit të shërbimeve të Diegos, “Gazzetta dello Sport” njofton se Secco aktualisht është duke punuar për transferimin mesfushorit të Udineses, Gaetano D'Agostino.

    Udine kërkon 20 milionë euro për lojtarin e vet, ndërsa Bianconerët ofrojnë 10 milionë euro si edhe bashkëpronësinë e Sebastian Giovincos.

    Gjithçka pritet të kompletohet në ditët në vijim, ndërsa duhet të llogariten edhe tifozët e Juventusit, të cilët kanë simpati për Giovincon dhe nuk dëshirojnë largimin e tij.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:51 am

    Eto’o drejt Cityt

    Sipas tabloidit britanik "The Daily Mail”, pasanikët e Manchester Cityt janë të bindur se do ta transferojnë sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o.

    Madje thuhet se është shumë pranë për t’u arritur marrëveshja ndërmjet dy klubeve dhe lojtarit.

    Të martën City nënshkroi me Gareth Barryn për 13,7 milionë dollarë, ndërsa oferta e tyre e fundit për kamerunasin Eto’o ka vlerën prej 23 milionë eurosh.

    Kontrata e Eto’o përfundon sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se Blaugranët nuk dëshirojnë ta mbajnë më shumë sulmuesin, për shkak të kërkesave të tij të mëdha.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:51 am

    Van Gaal kërkon Van der Vaartin dhe Sneijderin

    Trajneri i ri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, dëshiron ta shfrytëzojë momentin e ndryshimeve të mëdha te Real Madridi duke kërkuar transferimin e mesfushorëve holandezë Rafael van der Vaart dhe Wesley Sneijder te skuadra bavareze.

    Ish-trajneri i Barcelonës do ta drejtojë Bayernin nga sezoni i ardhshëm dhe sipas gazetës gjermane “Bild”, ai kërkon dyshen e mesfushës së Realit, Van der Vaart dhe Sneijder, si dy shënjestrat e para të transferimit.

    Dy lojtarët nuk janë pjesë e planeve të Florentino Perezit, ndërkohë që “AS” njofton se presidenti i Merengues mund t’i shfrytëzojë ata për ta sjellë në Bernabeu yllin e Bayernit, Franck Ribery.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:51 am

    Eboue: Qëndrimi te Arsenali jo i sigurt

    Emmanuel Eboue ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë tek Arsenali sezonin e ardhshëm.

    Eboue është ‘trajtuar keq’ nga tifozët në muajin dhjetor dhe kjo mund të ketë ndikim të madh në vendimin e tij për t’u larguar nga Emirates.

    “E ardhmja ime te Arsenali nuk është e qartë ende. Nuk kam luajtur sa duhet gjatë sezonit ndërkohë që po afrohet kampionati Botëror”.

    “Shumë skuadra janë të interesuara për mua, prandaj le të presim. Para se të fillojë sezoni i ri unë do të marr një vendim”, ka thënë Eboue për “Soir Info”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:51 am

    Liverpool kërkon 40 milionë euro për Alonson

    Edhe pse mendohej që Xabi Alonso do të jetë një lojtar të cilin Florentino Perez shumë lehtë do ta sjellë në Bernabeu, kështu nuk mendojnë drejtuesit e Liverpoolit.

    Real Madridi dëshiron ta transferojë mesfushorin e Të Kuqve, porse presidenti i Los Blancos kishte planifikuar një shifër të vogël parash, megjithatë pala tjetër kërkon 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Alonsos.

    Veç kësaj, trajneri Rafa Benitez ka kërkuar nga lojtari që të deklarojë publikisht që dëshiron të largohet nga Anfield dhe pastaj do të lejojë largimin e tij nëse paguhet shifra e kërkuar e parave.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:52 am

    Shkëmbimi Pirlo-Drogba gjithnjë e më i mundshëm

    Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, sapo ka marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa përnjëherë disa lojtarë kuqezi po lidhen me mundësinë e transferimit në Stamfrod Bridge.

    Clarence Seedorf, Kaka, Alexandre Pato dhe Andrea Pirlo, janë lojtarët për të cilët spekulohet se mund të kalojnë te Chelsea, ndërsa dy të fundit kanë mundësinë më të madhe që të veshin fanellën e kaltër.

    24oredisport.com njofton se Ancelotti ka kërkuar nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich, që të bëjë gjithçka për ta transferuar Pirlon.

    Nga ana tjetër, Rossonerët do të lejojnë largimin njeriut kryesor të mesfushës nëse sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:52 am

    Galliani: Kaka ose shkon te Reali ose mbetet te Milan

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se Kaka nuk do transferohet te skuadra e Chelseat.

    Është njoftuar se Blutë kanë bërë një ofertë shumë më të lartë se Real Madridi (afër 85 milionë euro) për ta rrëmbyer yllin brazilian, mirëpo Galliani është i bindur se ish-lojtari më i mirë në botë nuk do ta vesh fanellën e Bluve.

    “Një marrëveshje me Chelsean nuk ekziston, Kaka ose shkon te Reali ose mbetet te Milan. Ky është vendimi i tij dhe ne po bëjmë gjithçka për ta kompletuar marrëveshjen”, ka thënë Galliani për “Gazzetta dello Sport”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:52 am

    Aston Villa interesohet për Hleb

    Sipas mediave angleze, Aston Villa ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Aleksandr Hleb.

    Pas transferimit për 17 milionë funte nga Arsenali, Bjellorusi kaloi një sezon të parë të vështirë te Barcelona, ku shumë rrallë u aktivizua.

    Barcelona do të përpiqet të shesë disa prej futbollistëve të saj, përfshirë edhe Hleb, me qëllim që të mbledhë fonde për të dërguar një ofertë të bujshme për Cesc Fabregas.

    Klubi katalanas do të pranojë edhe ofertë prej 10 milionë eurosh, të cilën menaxheri i Aston Villasm, Marton O’Neill, është i gatshëm ta ofrojë. Hleb më herët u lidh me një kalim te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:52 am

    Deco mund të kalojë tek Inter

    Mesfushori i Chelseat, Deco, shpreson të bashkohet me dikur trajnerin e tij Jose Mourinho me një transferim te kampioni i Italisë, Inter.

    31-vjeçari nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Bluve, pasi që trajnerët kanë preferuar Michael Essienin, Frank Lampardin dhe Michael Ballackun në mesfushë, para portugezit.

    Kështu që Deco nuk ndihet i nevojshëm te Blutë, prandaj ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me trajnerin e dikurshëm te Porto, Jose Mourinho.

    “Do të ishte kënaqësi të bashkohesha sërish me Mourinhon”, ka thënë Deco për The Daily Mail”.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:53 am

    Galliani: Pato do të qëndrojë

    Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se klubi do të angazhojë një emër tjetër të madh në sulm nëse Kaka do të largohet, ndërsa sa i takon Alexandre Pato, Galliani ka thënë se braziliani tjetër do të qëndrojë.

    Galliani u prit nga gazetarët para hyrjes në zyrën e tij në Federatën italiane, ku zhvilloi takimin e caktuar të ekipeve nga Calcio liga.

    “Nuk e di nëse ai do të largohet ose jo, por nëse Kaka largohet, sigurisht se do të sjellim një emër të ri të madh në pozicionin e sulmuesit. Është e vërtetë së City ofroi shumë më shumë para se Real Madridi, por lojtari nuk dëshironte ta pranojë ofertën për dallim prej tash”, ka thënë Galliani.

    “Ronaldinho? Ai është lojtar i Milanit, ne negociojmë vetëm për shitjen e Kaka, të gjitha yjet e tjera do të mbeten në klub. Pato do të mbetet. Ai nuk është në shitje. Reagimi i fansave? Më vjen keq për ta, edhe unë jam fans i Milanit”, ka shtuar italiani.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:53 am

    Nedved mund të luajë, por jo te Juve

    Lojtari i larguar nga Juventusi, Pavel Nedved, ka thënë se karriera e tij ende nuk ka marrë fund, përkundër se javën e kaluar përfundoi qëndrimin e tij te Zonja e Vjetër.

    “Duhet të mendoj nëse do të luaj ose jo dhe duhet të jem i qetë derisa ta marr këtë vendim. Do të filloj nga e para”.

    “Juventusi më ka trajtuar shumë mirë dhe ata dëshirojnë që unë të jem në kontakt me skuadrën. Unë kam pasur shumë oferta për të luajtur dhe për të bërë diçka tjetër. Ajo që është e sigurt është se nuk do të mbetem i papunësuar”.

    Do të jetë një vendim i vështirë për mua. Do të shkoj në pushim dhe do të mendoj për këtë gjë. Nuk mund ta planifikoj të ardhmen time, mirëpo me Juventusin gjithçka ka marrë fund”.

    “Nuk po ngutem për të marrë vendim, mirëpo kurrë nuk i dihet. Nuk mund të them se ka marrë fund gjithçka për mua”, ka thënë Nedved për “Denik Sport”
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:53 am

    Juventus nënshkruan me D’Agostinon

    Juventus ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino, për të cilin ka paguar një shumë prej tetë milionë eurosh, si edhe bashkëpronësinë e Michele Paoluccit dhe Davide Lanzafame.

    Ende nuk është bërë njoftimi zyrtar nga asnjëra skuadër, mirëpo “Studio Sport” njofton se marrëveshja është kryer.

    27-vjeçari ka kaluar një sezon të shkëlqyer me Udinen duke shënuar 11 gola, ndërsa javët e fundit vazhdimisht është spekuluar për afrimin e tij me Zonjën e Vjetër, dhe tash më në fund njoftohet që mesfushori italian është lojtarë i Juventusit.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:53 am

    Berlusconi: E dëshiroj Ronaldon te Milani

    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se i ka thënë yllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, se dëshiron që ta shohë atë me fanellën e Rossonerëve.

    Berlusconi ishte ndërmjet personaliteteve të njohura në finalen e Ligës së Kampionëve dhe aty ka pasur mundësinë të takohet me portugezin, të cilit i ka pëshpëritur në vesh se e dëshiron në San Siro.

    “I thash se dëshiroj ta shoh atë duke luajtur me ngjyrat e Rossonerëve, dhe ai më buzëqeshi”, është cituar presidenti nga Studio Sport.

    Fjalët e presidentit të Milanit sugjerojnë se ai e dëshiron Ronaldon në vend të lojtarit në largim Ricardo Kaka.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:53 am

    Safina – Kuznetsova, finalja e femrave në French Open

    Numri një i botës në tenisin e femrave, Dinara Safina, ka mposhtur sllovaken Dominika Cibulkova në dy sete, (6-3; 6-3), për t’u kualifikuar në finalen e turneut French Open, ku do të takohet me rusen tjetër Svetlana Kuznetsova.

    Safina, është një hap afër titullit të parë Grand Slam, pas një loje të zjarrtë dhe të fuqishme tenisi në gjysmëfinalen përballë Cibulkova.

    Rusja, e cila vitin e kaluar ishte po ashtu finaliste në Roland Garros, ku u mposht nga serbja Ana Ivanovic, pati nevojë për një orë e 41 minuta për të mposhtur tenisten e 20-të në botë.

    Safina në finale do të takohet me bashkëvendësen e saj, Svetlana Kuznetsova, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti australianen Samantha Stosur 2-1 me sete, (6-4; 6-7; 6-3).
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:54 am

    Sneijder dhe Robben në shkëmbim të Kaka ?

    Real Madridi pasi ka mposhtur konkurrencën e Chelseat për yllin e Milanit, Leite Kaka, dëshiron të ulë çmimin e lojtarit duke përfshirë Arjen Robben dhe Wesley Sneijder në ofertë.

    Mediat spanjolle shkruajnë se për të arritur shumën e 70 milionë eurove, sa kërkon Milani për brazilianin, në drejtim të kundërt do të lëvizë dyshja holandeze Arjen Robben dhe Wesley Sneijder.

    Ndërkaq, një lajm tjetër nga ky tregim është se Kaka ka kërkuar që së bashku me të në Real të arrijë edhe vëllai i tij i vogël, Digao, i cili po ashtu aktivizohet te Milani si mbrojtës i qendrës.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:54 am

    Riise krenar për interesimin e Barcelonës

    Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, ka pranuar se i pëlqen fakti që ai lidhet me një kalim tek kampioni i Evropës, Bacelona, por thotë se këto janë vetëm fjalë.

    Mediat spanjolle e lidhën ish-lojtarin e Liverpoolit me një kalim në Barcelona, pasi me largimin e Silvinhos ekipi spanjoll është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë.

    “Fakti që më lidhin me një klub si Barcelona, më pëlqen, vërtet. Është klubi më i mirë këtë sezon, por unë jam lojtar i Romës dhe ato janë vetëm fjalë”, ka thënë Riise.

    Norvegjezi në vitin 2001 kaloi nga Monaco në Liverpool, ndërsa verën e kaluar u transferua te Roma.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:54 am

    Mourinho: Kemi nevojë për tre përforcime

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se klubi ka nevojë edhe për tre përforcime të reja, për të qenë më konkurrentë në garat në të cilat do të luajnë sezonin e ardhshëm.

    Mourinho sot zhvilloi një takim me presidentin Massimo Moratti, në të cilin ka folur për planet për sezonin e ardhshëm.

    “Më e rëndësishme është ajo që virtualisht është kompletuar transferimi i Motta dhe Milito. Nuk e di nëse gjithçka është e kompletuar, por së shpejti gjithçka do të dihet. Për t’u përmirësuar klubi, kemi nevojë për një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës”, ka thënë Mourinho.

    “Carvalho, Deco dhe Eto’o? Jo. Milito, Motta dhe një tjetër. Një mbrojtës i mirë i qendrës”, ka shtuar spanjolli.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:55 am

    Ferrara do të vazhdojë si trajner i Juves

    "RAI Sport" njofton se Ciro Ferrara do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ardhshëm.

    Mbrojtësi legjendar i Juves mori drejtimin e përkohshëm të Bianconerëve pas shkarkimit të Claudio Ranierit, ndërsa tani njoftohet se ai do të qëndrojë në stolin e bardhezinjve gjatë sezonit 2009/2010.

    Për ta fituar postin e trajnerit të Juves, Ferrara ka garuar me trajnerin e Barit, Antonio Conte, dhe atë të Romës, Luciano Spalletti.

    Conte nënshkroi kontratë të re me Barin, ndërsa presidentja e Romës, Rosella Sensi, deklaroi se nuk do ta lejojë largimin e Spallettit, kështu që drejtuesit bardhezi vendosën të mos shkojnë më larg dhe ta caktojnë legjendën e tyre për trajner në sezonin e ri.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:55 am

    Santon përfshihet në ekipin për Kupën e Konfederatave

    Davide Santon do të jetë pjesë e turneut të parë ndërkombëtar me fanellën e serinorëve të Italisë, pasi trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, e ka përfshirë lojtarin e Interit në ekipin që do të luajë në Kupën e Konfederatave.

    Marcello Lippi ka vendosur ta përfshirë mbrojtësin e ri të Interit, Davide Santon, edhe në ekipin e tij për Kupën e Konferedeatave, pasi që më herët e futi atë në listën e lojtarëve edhe për miqësoren e të shtunës kundër Irlandës së Veriut.

    Trajneri fitues i Kupës Botërore, zbuloi dy lista një javë më parë, një listë të përbërë kryesisht prej debutuesve të cilët do të jenë të përfshirë vetëm për miqësore, dhe një tjetër që përfshinte lojtarë më me përvojë, dhe të cilëve u është garantuar vend për në Kupën e Konfederatave.

    Ja lista e plotë e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës së Konfederatave:

    Portierë: Amelia, Buffon, De Sanctis

    Mbrojtës: Cannavaro, Chiellini, Zambrotta, Dossena, Legrottaglie, Gamberini, Grosso, Santon

    Mesfushorë: Camoranesi, De Rossi, Pirlo, Gattuso, Montolivo, Palombo

    Sulmues: Gilardino, Iaquinta, Pepe, Quagliarella, Toni, Rossi
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:55 am

    Zizu: Kaka ka nënshkruar për Realin

    Legjenda franceze Zinedine Zidane, aktualisht këshilltar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se i shumëpërfoluri Kaka tashmë ka nënshkruar kontratë me Mbretërit.

    “Kaka tashmë ka nënshkruar për Realin. Do të jem shumë i lumtur nëse ai e merr numrin tim, 5. Nuk do ta xhelozoj”, është cituar Zidane nga “El Mundo Deportivo”, duke konfirmuar transferimin.

    Tifozët e Milanit kanë protestuar kundër këtij transferimi, mirëpo duket se këtë radhë nuk do të dëgjohet zëri i tyre.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:56 am

    Moratti në Barcelonë për ta shitur Ibrahimovicin

    Mediat spanjolle njoftojnë sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, do ta veshë fanellën e Blaugranëve në sezonin e ardhshëm.

    “El Mundo Deportivo” shkruan se presidenti i Nerazzurëve, Massimo Moratti, aktualisht gjendet në Barcelonë për të diskutuar mundësinë e kalimit të sulmuesit suedez në Camp Nou.

    Javët e fundit vazhdimisht është spekuluar për mundësinë e kalimit të Ibracadabras te kampioni i Evropës për klube, ndërsa ky transferim do të kushtojë shumë para për t’u realizuar. Megjithatë për këtë qëllim janë edhe negociatat.
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by MBerisha Wed Jun 10, 2009 4:56 am

    Milan bën presion për shërbimet e Vidic

    Duket se Milani do t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëdha në skuadër, pasi që pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti drejt Chelseat, mediat po spekulojnë për një "kaos" transferimesh të mundshme.

    Veç largimeve të mundshme (të Ricardo Kaka, Alexandre Pato dhe Andrea Pirlo), Milani mbeti edhe pa mbrojtësin legjendar Paolo Maldini, i cili i dha fund karrierës së tij të gjatë dhe për këtë arsye ka nevojë për ta përforcuar mbrojtjen.

    “The Daily Mail” njofton se trajneri i ri i Rossonerëve, Leonardo, ka shënjestruar mbrojtësin serb të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, si transferin e parë të mundshëm për sezonin e ri.

    Rossonerët janë shumë të interesuar për shërbimet e 27vjeçarit dhe ata janë në proces të përgatitjes së një oferte prej 25 milionë eurosh për ta bindur Unitedin që ta lëshojë Vidicin.

    Sponsored content


    Lajme te reja nga bota e Sporti - Page 17 Empty Re: Lajme te reja nga bota e Sporti

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Mon May 13, 2024 4:04 pm